VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NAOMI DHE LINDA I LENË NË HIJE TOP MODELET E REJA

By | June 19, 2015

Komentet

Kryetari i Bashkisë Bronx Ruben Diaz Jr kremton me Komunitetin shqiptar 107 vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë

Kryetari i Bashkisë Bronks
Z.Ruben Diaz Jr

Së bashku me
Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane
Qendrën e Komunitetit Shqiptar
&
Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në SHBA
Ju fton të merrni pjesë
në Festimet e 107 vjetorit të
Pavarësiesë të Shqipërisë
Të Ejten, 21 Nëntor, 2019 në orën 1:00 pm
në Veterans Memorial Hall, Rotunda
851 Grand Concourse
Bronx New York
Seating is Complementary and Limited
RSVP is Required
Esad A. Rizai
347-573-3972

 

Më poshtë po sjellim programin:

 

Gjashtë vite pa Sokol Olldashin, miku i tij nxjerr videon e rrallë

Ish-deputeti i PD, Sokol Olldashi humbi jetën më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Sot, kur bëhen gjashtë vite pa të, miku i tij, Çim Rexha, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku Olldashi shfaqet duke luajtur kitarë.

Në videon e filmuar disa vite më parë, shfaqet në 30 sekonda ish-deputeti i ndjerë demokrat, teksa shpalos talentin edhe në muzikë.

Kreu i opozitës pas takimit me Presidentin: Asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale

Kreu i opozitës, Lulzim Basha foli pas takimit me Presidentin Meta.

Basha ndër të tjera u shpreh se një prej çështjeve që u diskutua në takimin me Metën, ku të pranishëm ishin edhe aleatët e Partisë Demokratike, ishte zgjidhja e krizës politike.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka refuzuar në paktën katër raste ofertën e institucioneve ndërkombëtare për ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

“Nuk mund të ketë asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale kushtetuese.

Do të marrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitë për zgjedhjet e parakohshme dhe do i bëjmë thirrje edhe qytetarëve shqiptarë për të marrë pastaj të gjitha hapat e nevojshme”, tha Basha.

Takimi i Metës me partitë e opozitës: Përshëndes qëndrimin tuaj për zgjedhje të parakohshme të menjëhershme

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në njoftimin e publikuar nga presidenca bëhet me dije se Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.

Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Presidenti Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit.

Intervista – Appathurai: Raportet Kosovë-Serbi, ndër sfidat më thelbësore për rajonin

Zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, James Appathurai, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se raporti midis Kosovës dhe Serbisë, mbase paraqet sfidën më thelbësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Ai konfirmon se NATO-ja do të bëjë çmos për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, përderisa thekson angazhimin e saj për të siguruar një mjedis të sigurtë në Kosovë.

Lidhur me masat e paralajmëruara nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për bashkëpunimin e ardhshëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pasi institiconet e Kosovës miratuan ligjet për transformimin e saj në ushtri, Appathurai thotë se kjo çështje ende po diskutohet brenda NATO-s, mirëpo shpreh sigurinë se pasoja do të ketë.

Zyrtari i lartë i NATO-s në këtë intervistë flet edhe për procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në NATO përderisa për Serbinë thotë se paanshmëria politike ose mospërfshirja e saj ushtarake nuk e pengon Aleancën që të ketë marrëdhënie të mira me këtë vend.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Appathurai, shumë shpejt bëhet një vit që kur NATO-ja i ka ftuar autoritetet e Bosnje e Hercegovinës të paraqesin Programin Vjetor Kombëtar (ANP). Asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. A ekziston ndonjë mekanizëm përmes të cilit mund të obligonit autoritetet në Sarajevë që ta bëjnë këtë?

James Appathurai: Natyrisht se nuk ka. Ne u kemi ofruar atyre një ftesë, që të themi se jemi të hapur për të pranuar Programin Vjetor Kombëtar dhe jemi ende të hapur për këtë. Nga këndvështrimi ynë, ne duam që të dorëzojnë planin sepse kjo na jep mundësinë më shumë për të përkrahur reformat në Bosnje dhe Hercegovinë. Mendoj se të gjithë, në gjitha segmentet e qeverisë, por edhe qytetarët duan që reformat të zbatohen dhe kjo na mundëson që t’i ndihmojmë ata. Natyrisht se aty ka jehonë politike, por në të vërtetë është një mjet praktik për ne. Pra, ne jemi shumë të hapur që autoritetet e atjeshme të na dërgojnë planin, por sigurisht ne nuk i detyrojmë ata, ne nuk imponojmë asgjë. Kjo varet nga institucionet dhe qytetarët e vendit.

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për qeverinë, çështja e NATO-s është një pengesë për formimin e qeverisë. Si e shihni rolin e NATO-s në të ardhmen politike të vendit?

James Appathurai: Është e rëndësishme të sqarohet se NATO-ja kurrë nuk e ka vendosur si kusht që formimi i qeverisë është në njëfarë forme i ndërlidhur me ANP-në. Ne nuk kemi nevojë që qeveria ta bëjë këtë një çështje që përcakton nëse arrijnë ose jo ta formojnë atë. Sa na përket neve, sigurisht se ajo na duhet nga qeveria dhe jo nga një pjesë e saj. Kjo është shumë e rëndësishme. Por, ky është diskutim i brendshëm në Bosnje për formimin e qeverisë. Ne nuk i kemi ndërlidhur këto dy çështje.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë afat kohor për paraqitjen e Programit Vjetor? Thirrja e juaj e vitit 2018, a po qëndron pezull derisa ata të lëvizin përpara apo ekziston një kufi kur do të thuhet “mjaft më”?

James Appathurai: Nuk ka afat kohor. Ne mund të vazhdojmë bashkëpunimin në kuadër të programit ekzistues dhe kjo është ajo që bëjmë. Ne kemi një zyrë në Bosnje që ndihmon dhe mbështet reformën në mbrojtje. Reforma në mbrojtje është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit të përgjithshëm të reformës në vend, sepse mbrojtja duhet të jetë një çështje kombëtare në çdo vend të botës. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e Forcave të Armatosura, Ministrinë e Mbrojtjes, ne kemi një program për këtë, në marrëveshje me qeverinë. ANP-ja do ta ngriste këtë në një nivel më të lartë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të hapur për të, por nuk ka ndonjë afat kohor dhe ne nuk u imponojmë asgjë.

Radio Evropa e Lirë: A është Bosnja një bombë e kurdisur?

James Appathurai: Më lejoni ta them këtë, ne bashkëpunojmë për një kohë të gjatë me Bosnjën. Shqetësimi ynë më i madh është formimi i qeverisë sepse formimi i qeverisë do të na lejojë të zbatojmë reformat që ne besojmë se janë të rëndësishme për vendin dhe të cilat ne i mbështesim. Dhe, sigurisht, ne jemi të hapur dhe do të dëshironim ta shohim ANP-në sepse mund të zbatojmë më shumë reforma. Te çështja e sigurisë mendoj se është e rëndësishme të dihet se pothuajse çdo vend në Evropë përballet me çështjen e radikalizmit, çështjen e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria. Unë dhe ti tani po flasim në Belgjikë. Me sa di unë, Belgjika ka numrin më të madh të luftëtarëve për kokë banori, që kanë shkuar në Siri për të luftuar me Shtetin Islamik. Këto i thash, jo për të thënë se Bosnja nuk ka problem – ka një problem – të gjithë ne kemi sfida në një masë të madhe ose më të vogël. Të kthehem aty ku e fillova. Një nga mënyrat më efektive për t’u marrë me radikalizmin dhe kthimin e luftëtarëve nga frontet e huaja është të kesh institucione efektive të sigurisë, kontrolle kufitare dhe programe për përballje me radikalizmin, të gjitha këto kërkojnë reforma. Formimi i qeverisë, vendosja e një programi efektiv të cilin NATO-ja dhe BE-ja mund të mbështesin në njëfarë mënyre, është mënyra më e mirë për të trajtuar këtë problem, i cili është një problem si në Bosnje ashtu dhe në të gjithë Evropën.

Radio Evropa e Lirë: NATO-ja ka qenë dhe është faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjysma e vendeve tashmë janë anëtare derisa gjysma tjetër po pret t’i bashkohet NATO-s. E kemi çështjen e Maqedonisë së Veriut. Cili është afati kohor, a do ta respektoni atë të vitit të kaluar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, apo do ta shpejtoni procesin, për të riparuar, në njëfarë mënyre dëmin që e shkaktoi BE-ja kur mbylli dyert për këtë vend?

James Appathurai: Keni plotësisht të drejtë. NATO-ja ka qenë e përkushtuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Kemi pasur dhe ende kemi operacione ushtarake aty, kemi një program reformash me çdo vend joanëtarë, kemi tre zyra në rajon që mbështesin reformat. Kështu, qytetarët e të gjithë rajonit mund të jenë absolutisht të sigurt se NATO-ja ishte e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor dhe se do të mbetet e tillë. Kur bëhet fjalë për ‘dyer të hapura’, siç e quajmë ne pranimin e anëtarëve të rinj, ne jemi saktësisht sipas planit. Tashmë ne kemi pranuar Malin e Zi dhe jemi në pritje që të përfundojnë procedurat te të gjithë anëtarët e NATO-s për pranimin e Maqedonisë së Veriut. Por, as nuk vihet në pyetje nëse kjo do të ndodhë. Faktori i vetëm rëndues i kësaj janë vonesat në formimin e qeverisë në Spanjë. Siç e dini ata kanë pasur disa zgjedhje dhe ata i kanë disa mekanizma që qeveria të formohet në mënyrë që të ndodhin hapat e ardhshëm, të cilët edhe do të ndodhin. Ne presim që në fillim të pranverës Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Aleancës. Pra, po i respektojmë oraret dhe kështu do të qëndrojnë dhe shpresoj që në Samitin e liderëve, i cili do të mbahet në Londër në fillim të dhjetorit, do të jetë e qartë për të gjithë se Maqedonia e Veriut është në pragun e derës dhe së shpejti do të bashkohet me ne.

Radio Evropa e Lirë: Në të njëjtën kohë në pranverë, do të bëhet një vit që kur NATO-ja, më saktësisht, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi ashpër autoritetet e Kosovës për vendimin e tyre për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës. Një takim ministror u mbajt këtu në selinë e NATO-s ku ju njoftuat që do të dilnit me disa vendime më vonë gjatë vitit. Por në fakt asgjë nuk ndodhi?

James Appathurai: Ajo që po ndodh është se, nga njëra anë, misioni i KFOR-it mbetet ashtu siç është dhe siç duhet të jetë.

Radio Evropa e Lirë: Por kjo nuk është vënë në pyetje asnjëherë!

James Appathurai: Nuk është vënë në pyetje, por disa kanë pyetur nëse nënkuptohet edhe roli i KFOR-it. Por, ne nuk e menduam këtë. Pra, njerëzit mund të sigurohen që operacioni ushtarak do të mbetet dhe do të vazhdojë të bëjë punën e tij, që është të ofrojë siguri dhe një ambient të sigurt. Kur bëhet fjalë se çfarë lloj ndihme për reformë do t’i ofrojë NATO-ja Forcës së Sigurisë së Kosovës ose potencialisht një Ushtrie të ardhshme të Kosovës, tani jemi duke e shqyrtuar nga brenda se çfarë nënkupton ajo. Ky është një debat praktik, por edhe politik mbi ndikimet në Kosovë dhe në marrëdhëniet e saja me fqinjët. Por, gjithashtu nuk është fshehtësi që ne në Aleancë kemi edhe problemin e shteteve që e njohin dhe nuk e njohin Kosovën. Për ta kjo është një çështje e ndërlikuar. Ne duhet ta diskutojmë këtë pak më shumë dhe unë jam pothuajse i sigurt se do të ketë disa pasoja, por ende nuk kemi arritur deri aty.

Radio Evropa e Lirë: Por këto pasoja kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe jo Kosovën. Sepse në disa paraqitje të mëparshme, Sekretari i Përgjithshëm u është referuar marrëdhënieve midis NATO-s dhe Kosovës?

James Appathurai: Nga mënyra sesi i shikoj gjërat, pasojat e vërteta kanë të bëjnë me mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ose Ushtrisë së Kosovës. Sigurisht, ka edhe çështje më të mëdha politike që lidhen me mbështetjen tonë, për shembull mbështetjen tonë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Por NATO-ja është e përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt, por edhe për të kontribuar në marrëdhënie më të mira midis Kosovës dhe fqinjëve të saj. Ne gjithashtu kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme me Serbinë. Nuk kanë mbetur shumë sfida thelbësore në Ballkanin Perëndimor, por një prej tyre është marrëdhënia midis Prishtinës dhe Beogradit dhe zgjidhje e kësaj çështjeje. Prandaj, ne duam të bëjmë çmos për të kontribuar në këtë.

Radio Evropa e Lirë: Por kjo ndoshta nuk ndikon në marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë, duke pasur parasysh se është i vetmi vend që nuk e dëshiron anëtarësimin e plotë në NATO. A shpresoni se në një moment ky neutralitet do të ndryshojë dhe se Serbia do të bëhet një nga vendet e rajonit që me të vërtetë të përpiqet të bëhet anëtare e NATO-s?

James Appathurai: Sinqerisht, ne nuk jemi në kërkim të anëtarëve të rinj. Qasja jonë është që ta lëmë derën e hapur për vendet që plotësojnë standardet dhe duan të bashkohen. Serbia e ka bërë të qartë 100 për qind se nuk është e interesuar për anëtarësim as tani, as në të ardhmen e afërt. Ne e respektojmë atë. Ne e respektojmë paanshmërinë e tyre. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Austrinë, Suedinë, Zvicrën, Finlandën, Irlandën. Paanshmëria politike ose mospërfshirja ushtarake nuk është problem për ne që të kemi marrëdhënie të mira praktike dhe politike me vendet që kanë një qasje të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Duke pasur parasysh rolin e NATO-s në ndërtimin e paqes jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në pjesë të tjera të botës, si ndihen zyrtarët e Aleancës kur dëgjojnë se ky institucion thuhet se është në një gjendje të “vdekjes së trurit”?

James Appathurai: Truri im dhe truri jonë janë shumë mirë dhe ne jemi gjallë. Më duhet të flas në emrin tim sepse nuk kemi asnjë pozicion zyrtar për këtë çështje. Nga njëra anë, ka tensione midis aleatëve rreth veriut të Sirisë apo mosmarrëveshje për mjedisin jetësor… unë e kuptoj që ka një debat politik rreth kësaj. Nga ana tjetër, ajo që unë mendoj se takimi i NATO-s në fillim të dhjetorit në Londër do të tregojë se është një angazhim madh i NATO-s. Mbrojtja kolektive është shumë e fortë dhe po bëhet edhe më e fortë. Ne kemi marrëdhënie politike me 40 vende të botës. Kemi të bëjmë me sfida të reja si universi, apo teknologjitë e reja dhe po i përshtatemi këtyre llojeve të reja të problemeve, përfshirë edhe kërcënimeve që vijnë nga Rusia, të cilat ne i quajmë hibride: sulme kibernetike ose dezinformata. Ne po bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë me BE-në. Në fakt, në fund të fundit thelbësore është fakti se aleanca po përshtatet. Kjo do të bëhet e qartë në samitin e udhëheqësve. Sidoqoftë, është e nevojshme që udhëheqësit tanë të sqarojnë disa çështje rreth të cilave duhet të diskutojnë së bashku.

Radio Evropa e Lirë: Njëri nga udhëheqësit madje është duke vënë në dyshim nenin 5 të NATO-s. Në Samitin e Londrës nuk ishte planifikuar të diskutohej për nenin 5 ose për të ardhmen e NATO-s. A do të shndërrohen papritmas këto pyetje në qendër të diskutimeve në Londër muajin tjetër?

James Appathurai: Unë nuk mendoj se neni 5 është vënë në dyshim. Ajo që tha presidenti (i Francës, Emmanuel) Macron kishte të bënte me angazhimin e SHBA-së në NATO. Ajo që unë e shoh është se gjatë mandatit të presidentit (të SHBA-së, Donald) Trump, SHBA-ja ka rritur numrat e trupave të saj në Evropë më shumë sesa presidenti (Barack) Obama; numrin e ushtrimeve ushtarake në Evropë, ka rritur sasinë e pajisjeve ushtarake në Evropë, por sjell gjithashtu në tryezë çështje politike që shqetësojnë Shtetet e Bashkuara. Për shembull, diskutimi i Kinës si një sfidë, por edhe një mundësi e re. Ajo që unë shoh, por edhe shumica e vendeve, nëse jo të gjithë, është një angazhim më i madh i SHBA-së ndaj NATO-s, si në sigurinë evropiane, ashtu edhe në aspektin ushtarak dhe politik. Dhe kjo do të jetë plotësisht e qartë.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Kongresmeni JoeDioGuardi & Keshilltarja per Çeshtje te Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi takim me diasporën në Zvicër

Me kenaqesi ju njoftojme se Presidenti i LQSHA-se, ish-Kongresisti i SHBA-ve Joe DioGuardi dhe Keshilltarja per Ceshtje te Ballkanit znj. Shirley Cloyes DioGuardi do te marrin pjese, si mysafire te vecante, ne nje manifestim madhor ne Zvicer me 24 Nentor 2019 prej ores 15:00 deri ne 19:00 ne:

Pentorama Amriswil
Arbonerstrasse 4,
8580 Amriswil

I ftojme te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Zvicer qe te marrin pjese ne kete manifestim bashke me Kongresistin DioGuardi dhe znj DioGuardi, qe shenon edhe 30 vjetorin e punes se palodheshme te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizates se vetme lobuese per shqiptaret te regjistruar ne Washington, DC.

Eshte pikerisht kjo pune e Liges se bashku me kontributin e madhe te Anetareve te Bordit, miqeve e perkraheseve, qe ka qene esenciale dhe instrumentale ne drejtimin e politikes se jashtme amerikane ne interes te kauzes kombetare shqiptare, e cila perfshine lirine dhe pavaresine e Kosoves, demokratizimin e Shqiperise, dhe sigurimin e te drejtave te plota per shqiptaret ne Mal te Zi, Maqedoni, dhe Lugine te Presheves!

Ju lutemi, shperndajeni kete lajmerim (share) tek te gjithe miqte dhe familjaret tuaj ne Zvicer.

Ju falemnderit!

It gives us great pleasure to announce that AACL President and former US Congressman Joe DioGuardi and Balkan Affairs Adviser Shirley Cloyes DioGuardi will be attending a major event in Switzerland, as special guests, on Sunday, November 24, 2019, from 15:00 to 19:00 at:

Pentorama Amriswil
Arbonerstrasse 4,
8580 Amriswil

We invite all Albanians in Switzerland to join Congressman DioGuardi and Ms. DioGuardi at this event, marking the 30th anniversary of the tireless work of the Albanian American Civic League, the only registered lobby for the Albanian people in Washington, DC.

It is the work of the Civic League and the support of its Board Members, friends and other supporters, that has been essential and instrumental in shaping America’s foreign policy in favor of the legitimate and righteous plight of the Albanian national cause, including a free and independent Kosova, a democratic Albania, and equal rights for Albanians in Montenegro, Macedonia and the Presheva Valley!

Please share this announcement with all your friends and family who live in Switzerland.

Thank you!

# # #

Festivali i 29-të shqiptar në Nju Jork (video)

Edhe pse larg vendlindjes, komuniteti shqiptar në Nju Jork ruan me zili vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është festivali shqiptar në këtë qytet amerikan, që çdo vit për gati tre dekada sjell këngë e valle folklorike. Në kronikën në vazhdim mund të ndiqni atmosferën e edicionit të 29-të të këtij festivali, të cilin e përcolli kolegu ynë Burim Goxhuli.

Festivali i 29 shqiptar në Nju Jork, solli program të pasur kulturor. Ky aktivitet synon të ruaj traditat dhe vlerat artistike të kombit, nëpërmjet këngëve dhe valleve folklorike të interpretuara nga artistë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Në skenë u ngjitën artistë shqiptarë që u përkasin tre brezave të ndryshëm. Famulltari i Kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, u shpreh me shumë krenari përpara të pranishmëve.

“Është kënaqësi kur shohim të rinjtë e të rejat e komunitetit tonë që kanë lindur këtu në Amerikë, duke kënduar e vallëzuar këngë dhe valle shqiptare. Kjo tregon se ata krenohen se janë shqiptarë”.

I pranishëm në festival ishte edhe një mysafir i veçantë. Krytari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engël, garantoi se do të vazhdojë kontributin për komunitetin shqiptar.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur, që të sigurohem se Kosova merr njohjen që meriton, që Shqipëria merr përkrahjen që e meriton dhe që të gjithë shqiptarët qofshin në Ballkan ose në Amerikë, të trajtohen drejtë dhe në mënyrë të duhur sepse edhe unë e ndiej veten pjesë të kombit shqiptar, pasi kam punuar për shumë vite për të.”

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kërkoi nga komuniteti shqiptar në Amerikë që të mos kursehet ndihma për vendlindjen.

“Dikush më pyeti se sa shumë duhet të bëjmë për vendet tona? Përgjigja ime ishte e thjeshtë. Imagjinojeni sikur ne jemi në shtëpi, ndërsa familjet dhe populli ynë janë këtu. Sa shumë do të kërkonim nga ata që të bënin? Kaq i kemi borxh popullit tonë dhe vendit tone.”

Të pranishmit në festival i vlerësojnë shumë ngjarje si këto, që të kujtohet e kultura e kombit shqiptar, në mënyrë që ajo të mos harrohet kurrë.

“Prej gjithë botës jetojnë këtu dhe fëmijët tanë gjithmonë kanë marrëdhënie, sidomos në shkollë. Por besoj se festivalet dhe tubime të tilla luajnë një rol të jashtëzakonshëm që ruajmë traditat tona”, tha Kol Cacaj.

“Është mirë të dish nga je. Ku e ke vendin dhe sa vështirësi kishin njerëzit tanë të vinin këtu. Shqiptarët e paten të vështirë të vinin në Amerikë, që të kenë familje e punë. Është mirë ta dish nga ke ardhur. Pa histori ske të ardhme”, tha Albian Velia, pjesëtar i komunitetit shqiptaro-amerikan.

Festivali i 29 shqiptar, iu kushtua figurës së Ismail Qemalit. Aktiviteti i organizuar nga qendra kulturore “Nënë Tereza” e Kishës Zoja e Shkodrës, është një nga shumë veprimtaritë për nder të 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

DOKUMENTI- Meta shpall ‘non grata’ në Presidencë ambasadorin e OSBE: Vuri në diskutim dekretin për 30 qershorin dhe u tregoi gishtin shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta shpall ‘non grata’ në Presidencë ambasadorin e OSBE Bernd Borchardt.

Në dokumentin që disponon “Panorama”, kreu i shtetit është drejtuar me një letër Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenghagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se “Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”.

LETRA E PLOTE

“Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i paraqet komplimentat Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenghagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se:

Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë dhe vlerësimet e konsideratës më të lartë’, shkuhet në shkresën që presidenca i dërgon Zyrës së OSBE-së.

VIDEO – Me kostum kombëtar dhe flamur kuq e zi, Mali i Zi dëbon aktivistin shkodran

Mali i Zi dënon shkodranin e mirënjohur Irfan Domnori për shkak të përdorimit të simboleve shqiptare në një aktivitet në Tivar.

Ai ka rrëfyer ngjarjen me detaje duke e konsideruar paradoksal shkakun e dënimit që do ti kushtojë jo vetëm 300 euro, por dhe mos lejim të kalimit në Mal të Zi.

Një ngjarje paradoksale ka ndodhur me një ndër figurat më të njohura të Shkodrës në fusha të ndryshme për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktivitete kulturore dhe sportive.

Irfan Domnori pretendon se vetëm për shkak se në një festë në Tivar të Malit të Zi ka veshur simbole kombëtare dhe ka mbajtur një flamur shqiptar është ndaluar nga policia e shtetit fqinj dhe më pas gjykata e dënoi.

64 vjeçari me shumë të ngjarë nuk i njeh ligjet e Malit të Zi që në fakt nuk ndalon simbolet kombëtare të shteteve të tjera por bashkë me to duhet të ekspozohet dhe flamuri malazez.

Ky është rasti i dytë që një shqiptar dënohet nga drejtësia e Malit të Zi për shkak të simboleve kombëtare në evente.

Ja çfarë ndodh në Medvegjë në kohërat e përbetimeve dhe shengen-dashurive ballkanike

Liderët e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas mohimit të paktën përkohësisht të vazhdimësisë së rrugës së përfshirjes në BE, janë hedhur në një sulm zhurmues mediatik dhe gjeopolitik për treguar vullnetin e tyre të plotë për të ndërtuar të quajturin Minishengen Ballkanik.

Gjithcka në emer të fqinjësisë së mirë, demokracisë, paqes dhe mirëqënies së qytetarëve të tyre.

Pavarësisht, se nga brendia e asaj, që u shërbye publikisht në takimet e nivelit të lartë të mbajtura së fundmi në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, në thelb është vetëm Marrëveshja Cefta plus 5% e nënshkruar afër 15 vite më parë dhe e zbatuar në jo më shumë se 50% të përmbajtjes së saj, nisma të tilla janë për t’u përkrahur.

Por me një kusht: të jenë të sinqerta.

Ndërkohë, nga Medvegja shqiptare në Serbinë Jugore vinë dhëna dramatike se cfarë po ndodh në të vërtetë në terren. As më pak dhe as më shumë kemi spastrim etnik ” de facto” të egër të pothuaj 65% të shqiptarëve nga autoritetet e Beogradit, pikërisht në kohën e përbetimeve dhe dashurisë ballkanike të nismëtarëve të MiniShengenit.

Të dhënat e frikshme vinë në këndvështrimin e qartë të të zgjedhurit politik të shqiptarëve të Medvegjes dhe sipërmarrësit europian z.Muharrem Salihu. Gjithcka është paraqitur në letrën ndërgjegjësuese, që i është dërguar ambasadorit të RF të Gjermanisë në Serbi si dhe përfaqesuesve më të lartë të BE dhe SHBA-ve.

Shënim nga Gjergj Buxhuku

 

*****

 

Medvegjë, Bujanovc, 6 nëntor 2019

I nderuar Z. Thomas Schieb

Ambasador i RF të Gjermanisë

Beograd, Serbi

Lënda; Fushata e spastrimit të heshtur etnik të shqiptarëve të Komunës së Medvegjës

 

I nderuar Z. Ambasador,

Dua të paraqes përshëndetjet e mia të ngrohta për Ju si dhe falenderimet për vizitën e fundit në Bujanovc. Njëkohësisht dëshiroj të shpreh keqardhjen për pamundësinë Tuaj për të ardhur në Medvegjë dhe për tu takuar me përfaqësuesit e zgjedhur së fundmi të bashkësisë shqiptare.

I nderuar Z. Ambasador, sikurse mund të jeni në dijeni, ne përballemi me zhvillime politike dramatike në Komunën e Medvegjes. Duke filluar nga viti 2011 qytetarët e kombësisë shqiptare janë fshirë në mënyrë sistematike nga regjistrat e gjëndjes civile nga autoritetet shtetërore serbe. Ata janë cregjistruar pavarësisht, se janë qytetarë të Serbisë dhe janë në zotërim të gjithë dokumentave të lëshuar nga shteti. Qëllimi është të zbrazet Medvegja nga shqiptarët.

Sa më sipër përbën një akt të padëgjuar diskreminimi në Europën e shekullit të 21. Për më shumë gjithcka më sipër ka kaluar pa u bërë e njohur në media, shoqërinë civile dhe qarqet politike ndërkombëtare në Serbi dhe jashtë saj. Duke abuzuar me një paragraf të ligjit për statusin e residentit, konkrtisht neni 18, autoritetet e Serbisë janë duke shënjestruar residentët e përhershëm të bashkësisë shqiptare në Medvegjë. Mënyra e zgjedhur e diskriminimit është dërgimi nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë i fletëthirrjeve të posacme qytetarëve shqiptarë për tu paraqitur në stacionin e policisë.

Nuk ka të dhëna, që ftesat e mësipërme bëhen, se autoritetet përkujdesen vetëm për të verifikuar, nëse shqiptarët jetojnë ende në vendbanimet e tyre. Sikurse jemi vënë në dijeni në mijëra raste alarmante personeli i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë me cdo kusht kërkon dëshmi false kundër qytetarëve të kombësisë shqiptare. P.sh në mjaft raste autoritetet serbe përfshijnë dëshmi të rreme që një qytetar shqiptar nuk jeton më në Medvegje.

Në vazhdim këto të dhëna të falsifikuara i hedhin në një regjistër të dhënash në të cilin raportohet “mungesa e qytetarit” dhe si rrjedhim rreziku i marrjes së shërbimit shëndetësor, sigurimeve shëndetësore, shoqërore, paaftësisë në punë, etj. Autoritetet serbe jane duke i thonë shqiptarëve të Medvegjes se “ju nuk mund të përfshiheni në skemën e shërbimit shëndetësor”, “ ju nuk mund të përfitoni pension”, “ju nuk mund të regjistroni makinën tuaj”, etj. për të arritur te më e keqja që “ ju nuk mund të votoni sepse, nuk figuroni në listën e zgjedhësve”!

Sa më sipër është një krizë humanitare me përmasa epike dhe një goditje e drejtpërdrejtë e demokracisë. Ne kemi raste të qytetarëve të kombësisë shqiptare të sëmurë me kancer, që nuk mund të marrin shërbim mjeksor, kemi me mijra qytetarë shqiptarë, që kërkojnë të kenë të drejta të rifitojnë statusin e tyre si qytetarë të barabartë në Serbi dhe megjithatë MPB në mënyrë të prerë nuk i merr parasysh.

Përgjigjia standarte e autoriteteve vendore është, që “kemi udhëzime nga sipër” dhe “nuk jemi të detyruar të japim shpjegime për ju”.

Pasojë e diskreminimit të dhunshëm shtetëror është, që në Medvegjë në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor të mbajtura në 8 shtator 2019 vetëm 1800 shqiptarë ishin në lista e shpallura me të drejtë vote. Në vitin 2015 kishte 5000 shqiptarë të regjistruar me të drejtë vote. Kështu, brenda katër vitesh Qeveria e Serbisë u kishte hequr të drejtën e votës mbi 3200 ose pothuaj 65% të shqiptarëve nga regjistri civil dhe regjistri zgjedhor në bashkinë e Medvegjes.

Unë dua të theksoj, se shumica e shqiptarëve të Medvegjes janë fshirë nga regjistri civil ndërsa ende janë në zotërim të dokumentave zyrtare të vlefshme të lëshuara nga Republika e Serbisë. Autoritetet në fuqi nuk bëjnë dallim nëse janë të pamundur,  në pension, të rinj ose të vjetër, femra ose meshkuj. Kushti i parë dhe i vetëm për diskreminim është të qënit me kombësi shqiptare! Sa më sipër është tërësisht e papranueshme për një shtet kandidat dhe që synon të jetë antar i bashkimit Europian.

Si një përfaqësues politik i zgjedhur i shqiptarëve në Medvegje, unë jam thellësisht i shqetësuar, që deri më sot asnjë organizaë ndërkombëtare dhe asnjë ambasadë në Serbi nuk ka mbajtur qëndrim për pastrimin e heshtur etnik të shqiptarëve nga Medvegja. Ndërsa fokusi i vetëm i bashkisë ndërkombëtare ka qenë ulja në tavolinën e bisedimeve të drejtuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe autoritetet e Beogradit, në Medvegje po zhvillohet një pastrim i pastër dhe i heshtur etnik ndaj shqiptarëve.

I nderuar Z. Ambasador,

Duke parë zhvillimet dramatike në komunën tonë une dëshiroj t’Ju paraqes një ftesë të përzëmërt për të vizituar Medvegjen. Ju ejani dhe takoni njerëzit tanë të cilët janë zhveshur brenda natës nga të drejtat themelore të njeriut. Dhe Ju lutem ejani të takoheni me përfaqësuesit e zgjedhur të shqiptarëve të Medvegjës. Une kam kënaqësinë t’Ju uroj mirëseardhjen në komunën tonë dhe të jap të dhëna të tjera për cështje urgjente të natyrës politike si edhe marr përsipër të qëndroj krah Jush për të zgjdhur krizën dramatike politike dhe njerëzore në Medvegjë.

Ndërkohë, unë kërkoj nga Ju të shtroni cështjen në fjalë të të gjitha institucionet politike më të rëndësishme dhe trupat politike ndërkombëtare. Ju lutem mbani këtë qëndrim në emër të shqiptarëve të Medvegjës, sepse duke vepruar ashtu ju do të mbani qëndrim për një Serbi demokratike, gjithashtu. Ne kërkojmë nga Ju të na ndihmoni për të rifituar statusin e qytetarëve të kombësisë shqiptarë si qytetarë të barabartë të Serbisë.

Ne nuk mohojmë shtetin e Serbisë; Serbia nuk duhet të na mohojë qënien tonë si qytetarë.

Sinqerisht Juaji

Muharrem Salihu

Përfaqësues Politik i Komunitetit Shqiptar të Medvegjës,

Antar i Këshillit të Komunës së Medvegjës

 

VIDEO LAJM- “Rama ik”, momenti kur tifozët thërrasin në kor kundër kryeministrit. Simbolika e njëjtë me protestat e opozitës

Tifozët kanë shpërthyer në thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, gjatë ceremonisë së hapjes së stadiumit të ri “Air Albania Stadium”.

Sikurse mund të dëgjohet edhe në video, në kor, tifozët thërrasin “Rama ik”, në momentin kur në stadium fiken dritat dhe ndizen dritat e celularëve, një simbolikë kjo e përdorur edhe gjatë protestave të PD-së, ku protestues te shumte, ndriçuan bulevardin me dritat e celulareve.

tifozet thirrje rama ik on Vidnews.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së stadiumit së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Linda Rama dhe djalin Zaho. Në fjalën e tij, Rama e quajti ditën e sotme “ditë historike për sportin shqiptar”.

Mirush Kabashi: Adela Gjoka, 23 vjeçe i dha fund jetës për shkak të varfërisë ekstreme e pamundësisë për të gjetur një vend pune

Aktori i shquar Mirush Kabashi reagon në Facebook pas vetvrasjes të Adela Gjokës, vajzës 23 vjeçare, që posa ishte diplomuar në inxhinieri por nuk gjente dot vend pune. Ja si shkruan Kabashi:

“Adela Gjoka, një vajzë vetëm 23 vjeçe nga Rrësheni i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të rëndë për shkak të varfërisë ekstreme të familjes së saj dhe pamundësisë për të gjetur një vend pune.

E diplomuar për inxhinieri, ajo u end më kot dyerve shtetërore pasi nuk mori kurrë një përgjigje pozitive.

Çdo përplasje dere ishte një thyerje zemre për të. I vranë shpresën teksa i duhej me patjetër një punë që të shlyente borxhet e familjes. Prindërit e saj të papunë, ishin zhytur në halle vetëm e vetëm që të shkollonin Adelën. Kishin qenë entuziastë se së paku hallet do tu mbaronin kur e bija të diplomohej.

Diploma në perceptimin e tyre përkthehej me punësim. Punësimi, në para. E paratë në shlyerje borxhesh. Se dinin ende të gjorët se për një vend pune duhet të kesh zyrtar partie, 5 mijë euro, ose të jesh dashnorja e ndonjë drejtori idjot që vjen era kërmë e që paguhet për të bërë kurvarin, sekserin, spiunin e servilin.

Adela u hodh mbrëmë rreth orës 23:00 nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte në Rrëshen.

Britmat e Adelës në “fluturimin” drejt fatalitetit tmerruan një qytet të tërë.

Sot në Rrëshen të gjithë ulën kokat para trupit të së ndjerës.

Askush nuk pati guximin për ti hedhur sytë këtij engjëlli që me vetëvrasjen e saj deshi të vriste një shoqëri të tërë.

Deshi të vriste ata që e nëpërkëmbën. Ata që përqafojnë antivlerat dhe injorantët.

Ata që nuk i dhanë një dorë që të ngjitej si shoqet e saja që kanë prindër nëpunësa apo me poste politike.

Për Adelën askush se gjeti dot një vend pune. Aq shumë e donte punën sa së fundmi ajo po kërkonte të ikte nga vendi. Të gjente një punë edhe si babysitter diku në Europë, mjafton që të largohej…

Por fati se deshi dhe gjërat nuk shkuan në vijën e duhur. Ajo mbrëmë nuk e përballoi më gjendjen që e kishte kapluar. I

Iku duke na dhënë një shuplakë të mirë të gjithëve dhe për të pushuar e vetme në paqe!”😥😥

Ngushellime familjes për këtë humbje te madhe.🙏