VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

MUSTAFA MERLIKA – KRUJA: “KUJTIME VOGJLIJE E RINIJE” – NË GJYMNAZT TЁ JANINЁS

By | March 31, 2020

Komentet

Vlora më 1912 dhe 1920 – Nga Mid’hat Frashëri

( Me rastin e 100 vjetorit te Luftës së Vlorës, maj 1920-maj 2020)

 

Vlorë, një emër paskëtaj i lidhur me historinë e Shqipërisë; me lidhje të zgjidhshme.

Dy data 1912 dhe 1920, dy ngjarje, dy flakë. E dyta plotësoi të parën, e mbaroi, e forcoi, i dha shkëlqim, e bëri të vërtetë, reale, e shpëtoi prej mjegullës dhe dyshimit. E para i hapi udhë të dytës, po e dyta i dha trup së parës, e bëri të pashme, të gjallë, me shpirt, me frymë, ose më mirë akoma, mblodhi në këtë pjellë shpirtin dhe frymën e përhapur, që fluturonte në erë dhe s’kishte zënë vend përdhe, e forcoi në këtë zall me rërë pastaj e hodhi mbi gjithë Shqipërinë, si një vesë që bie dhe ngjall bimët e vyshkura prej të thatit.

Shumë herë fati i një njeriu, i një kombi, varet prej një të papandehur dhe më kot kërkojmë shkaqet e ngjarjes, pyesim si dhe pse u bë kështu. Ato janë ngjarjet, që rrjedhin befas, papritur, që i kanë rrënjët në faktorë të padukur. Po edhe disa ngjarje të tjera janë drejtësisht fryti i një dëshire dhe i një vullneti, që i bën, që i mejton dhe që i do. Thamë se fati është i verbër. Në kushtet e dyta fati e ka hequr shaminë, që i mbyll sytë dhe sheh, shikon, kupton.

Një mijë e nëntëqind e dymbëdhjeta mund të bëhej edhe gjetkë, në vend që të bëhej në Vlorë, në çdo qytet tjetër, në të parin fshat, edhe në të fundit.

Po një mijë e nëntëqind e njëzeta nuk mund të bëhesh veçse në Vlorë, në këtë baltë, prej këtyre njerëzve.

Dymbëdhjeta hodhi një flakë, se materializoi dëshirën dhe idealin e një kombi, mbaroi një ide, i dha formë mendjes.

Njëzeta i dha gjallim lëndës, e bëri me shpirt formën, e mbërtheu në zemra dhe në mendje.

Mbarimi i Dymbëdhjetës qe pak befas, e papritur, mbase dhe një grimë para kohe. Dhe në gaz e në turbullim të një ngjarjeje të lumtur, që nuk pritet, ndërgjegjja kombiare nuk gjeti kohë të kristalizonte aspiratat e saj, të merrte gjerësinë e fatit, të ndjente dhe të shijonte lumturinë e re. Ishte një ide, një ideal, një dëshirë e qëndruar pak në erë, e pazbritur fare në dhê.

Intervali dymbëdhjetë-njëzet është mbushur me të bëra të këqija dhe të zeza, po mbase jo të palogjikshme. Logjika është e pamëshirë dhe më tepër akoma kur komenton punën që ka rrjedhur, ngjarje të cilave u njohim shtytkat. Kështu që në tetë vjet mjerime, në qoftë se kjo jetë nga nisja dhe  në fund njeh “mjerime”, gjemë një shpjegim. Po të shpjeguarit, edhe me logjikë qoftë, s’e ndalon njeriun nga fatkeqësia dhe nuk ia praps dot as keqardhjen e turpin. Çdo të shpjeguar nuk fal, nuk e lan fajin. Komentimi nuk ecën bashkë me harrimin, mbase bën zgjimin, se në i gjettë shkaqet e një ngjarjeje (dhe ngjarjen fatkeqe njerëzit e quajnë faj dhe turp), sheh dhe mënyrat, mjetet e të prapsurit të së keqes, e të pjellit të ngjarjeve fatbardha.

Të parët dhe të gjykuarit me gjak të ftohtë është një lumturi, por bashkë me të edhe një pafatësi. Është një gëzim shpirti, si edhe një pikëllim zemre. Sido që të jetë, është një qetësi fryme dhe kush ka qetësinë, di të presë, të durojë, të ushqejë shpresën, se fundi i gjykimit është puna. Në debat të ndalimeve, të vështirësive, të veprimeve të zeza, e sheh njeriu se një punë dhe një veprim i lumtur mund dhe prish të palumturin. Puna, aktiviteti, të ushqen shpresën. Si mekaniku që njeh makinën dhe e ndreq, sado e prishur që të duket, ashtu edhe ai që analizon, ai që sheh dhe përkëdhel çarqet e panumërta të kësaj makine, që i themi jetë, e di se me punë, me durim, me palodhje e me papikëllim, sistemi i makinës mund të vihet në lëvizje në drejtimin, që duam.

Duhet një shkaktar, një që të dojë ta ndreqë makinën.

Ky shkaktar u bë Vlora. Shkaktar jo i fatit, befas, pa ditur, pa pandehur, pa dëshirë, po shkaktar i mençur, i ndërgjegjshëm për atë që duan, që dinë ç’bëjnë, që ka përgatitur kushtet, që ka mprehur vullnetin, në durim e në heshtje, të vendosur për fitim a për vdekje, që ka parë çdo rrezik, ka peshuar pse-në dhe si-në e shortet, duke mos kapsitur syrin, me gjak të ftohtë ka hyrë në zjarr dhe ka dalë me fitim në dorë.

Shpesh një punë e vogël, një shkak i vogël pjell një fryt të madh. Këtu kemi një punë të madhe, një shkak të madh, që i jep lindje një pune të madhe.

Edhe kështu njëzeta kurorëzon dymbëdhjetën. Njëzeta e fortë, më trime se e pushtetshme, e merr dymbëdhjetën, e nxjerr nga gjembat dhe greminat, e ngre në këmbë dhe i thotë: EC.

Dymbëdhjeta solli famë në këtë Vlorë. Njëzeta nderoi Vlorën. Vlora nderoi njëzetën.

Njëzeta i tha Shqipërisë: je e lirë, dhe këtë liri ja ke hua vetvetes. Nuk ke miq dhe dashamirë, po ke veten tënde. Dhe kur ke veten tënde, mos ki më frikë. Këtij urdhri, qe e pamundur mos t’i bindet njeriu; Shqipëria u mëkëmb, u forcua, u mbajt dhe eci. Fuqinë, shëndetin, shpirtin dhe gjëllimin e mori nga vullneti i saj.

Nderim, respekt dhe venerim për këtë vend!

Një dëshirë e kaq dhjetë vitesh po shtynte kombin drejt një të ardhmeje të re, drejt një jete të bërë dhe të shpënë për të mbarën, për dobinë, për interesin dhe për shkëlqimin e vendit. Një dritë ishte hedhur mbi udhën që po ecnim dhe ajo dritë rrëfente një udhë të re. Kandili qe ndezur dhe busulla e dëshirës kishte gjetur një pol, herë e ndritur, herë e zbehtë, shpesh herë në rrezik që të shuhej. Busulla e humbiste polin dhe udhëtari e lidhte udhën si anija pa timon, si barka pa vela. Yllit, që rrëfente qëllimin, re të zeza  e mbulonin shkëndijën dhe tallazet e valës bëheshin kanosëse.

Atij kandili i desh hedhur vaj, që të dilte flaka përmbi tymin dhe të ndriste rrugën. Edhe në qoftë se djersa bën pjellor çdo send, këtu djersa u mbyt me gjak dhe u ngjall me vullnet.

Venerim, respekt dhe nderim për ata njerëz!

 

***

Në këtë qytet të bërë vërtet “shqiptar”, çdo shqiptar ndjen një kryelartësi dhe një mburrje, kërkon të zbulojë shkaqe të reja për lëvdatë, burime për mburrje dhe në çdo çap, që bën zemra, bën një lutje, që ta gjejë këtë qytet më të lavdërueshëm dhe më të lulëzuar se nga çdo tjetër. Në ç’punë hyn ajo therori, ajo burrëri, po qe që një punë e palodhshme s’erdhi t’i jepte çdo ditë një shkëlqim të ri.

Edhe me këtë dëshirë në zemër nxitoj të bëj një vizitë të shpejtë. Tetë vjet jete turbullimi i kanë sjellë pak nderim fizionomisë së qytetit: këtu atje sheh ca shtëpi të reja, disa dyqane të modernizuara, një shesh tregu të rregulluar, një ndërtesë qeverie të mbajtur mirë, një kujdes prej bashkisë në pastrim të rrugëve dhe në ngritje të godinave të rrëzuara.

Mësoj se një kopsht qyteti, një park i vogël po përgatitet në këtë klimë të butë, këtu që rron ulliri, lulëzon limoni dhe portokalli, këtu që eukaliptusi, kaktusi dhe palmat me gjithë shoqet e tyre të vendeve të nxehta, gjejnë një diell mbrojtës dhe gjelbërim prurës, padyshim një park i kujdesur mund të bëhet një model bimësh dhe një kënaqësi për syrin e për shpirtin. Po pse të paralajmërojmë, le të presim mbarimin. S’është me të thënë, është me të bërë.

Ja spitali: mjeku më rrëfen udhën, më bën nderimet si një zot shtëpie, më rrëfen të sëmurët, sallat e operacioneve, depozitat, farmacinë … dhe tekdo një pastërti e kujdes mbretëron, tekdo sheh njeriu shenjën e një dashurie për mjeshtërinë, një dëshirë për shërbim.

Mësoj se flitet për formimin e një muzeu dhe mbrëmë që luajtur një pjesë teatri prej një trupe amatorësh.

Një muze! Të donin, sa lëndë të begatshme mund të mblidhnim! Të kishim dashurinë e së shkuarës dhe të na dhembte pak më tepër për të lënat e stërgjyshërve! Por pa u ngjitur në paranikët tanë të vjetër, pa vajtur në “antikat” e Pojanit dhe të kaq viseve të tjera, balta e të cilave mbulon qytete të moçëm, vetëm plaçkat, kujtimet dhe mbeturinat e këtyre dhjetë viteve të fundit sikur të mbledhim, vetëm për të mos harruarit e viteve 1912 dhe 1920 sikur të kujdesej muzeu i Vlorës, do të bëhej një koleksion prej më të vlefshmëve për ne.

Duke shëtitur mejtohem. Dhjetë vjet. Kujtimi është akoma tepër i ri për t’u harruar. Sa ndryshim, që atëherë e tëhu: n’atë kohë gjindja kishte një ç’interesim për çdo send që prekte punët e shoqërisë. Tani çdo gjë e Shqipërisë e intereson dhe e zgjon. Zgjedhjet e deputetëve, zgjedhjet e bashkisë janë bërë me një zell, që dëften se detyrat qytetare janë kuptuar mirë.

Ndërgjegjja kombëtare kur zgjohet, i jep një fisnikëri njeriut, si çdo dashuri dhe çdo frymë, që fisnikëron punët e të mortmit.

Por fisnikëria ka dhe detyra të rënda. Është gjë e rrallë dhe fort e madhe që të jesh fisnik, por dhe sa gjë e rëndë që të dish të mbash shkallën e asaj fisnikërie.

Sa barrë e rëndë bie tani mbi supet e kësaj Vlore, nga e cila të gjithë presin mbarimin e punëve të mëdha, zbukurim dhe lulëzim! Zgjimi i ndjenjës kombiare sjell entuziazëm dhe ky hov i zemrës e bën njeriun të përparojë, të naltësohet, të mos qëndrojë pa arritur kulmin e udhës, që ka zënë.

Dymbëdhjeta nuk zgjoi entuziazëm, nuk tronditi dejet, nuk flaku poshtë këtë atmosferë vdekjeje, që mbështillte çdo njeri të dënuar për prishje. Edhe mbeti në shpirtra e në zemra si gjumë i somnambulit.

Njëzeta nuk mund që të mos zgjonte entuziazëm. Jo, një punë e tillë nuk mund që të mos njihte detyrat që i ngarkoheshin. Do të qe më i madhi mëkat në botë përgënjeshtrimi i atyre shpresave të mëdha, që zgjoi Dymbëdhjeta. Vlora që bëri një hap kaq të madh dhe të shkëlqyer, nuk mund më të kridhet n’ errësirë.

Edhe sa punë akoma për të mbaruar! Sa çape të tjerë për të hedhur!

 

 

*

Ky fragment është nxjerrë nga “Një udhëtim nga Trieste ne Vlorë” 12 tetor 1922, një udhëpërshkrim i Mid’hat Frasherit (Lumo Skendo), njëherësh edhe një meditim historik, filozofik dhe artistikpër dy ngjarje madhore te  historisë së Shqipërisë, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ( 28 Nëntor 1912) dhe Luftën e Vlorës ( 21 maj 1920), që solli çlirimin dhe pavarësinë e vërtetë e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj.

Uran Butka

DY 75-VJETORË TË HISTORISË SË VUAJTUR TË SHQIPËRISË QË DUHEN KUJTUAR – Nga LEK PERVIZI

 

75 vjet më parë në muajt Mars e  Maj 1945  ndodhen dy akte kriminale të regjimit komunsit : Gjyqi Special në Mars,

dhe krijimi  kampeve e interimit në Maj.

 

75-vjetori i këtyre dy ngjarjëve që zyrtarizuan terrorin total të diktaturës komunste  e kemi për detyrë t’i kujtojmë dhe të përulemi me respkt para viktimave  të pafajshme që humbën jetën në burgjet e kampet e internimit,  që diktatura kishte krijuar për të shuar elitën patrioitike të kombit shqiptar.   

 

Lek Pervizi

 

 

Në muajit Mars e Maj 2020 , binin dy 75-vjetorë

që u kaluen e po kalohën në heshtje, jo vetëm nga shtypi e televizioni  zyrtar dhe mediat e tjerë, si brenda ashtu jeshtë vendit : 75-vjetori i  Gjyqit Special, 1 Mars – i Prill 1945, dhe krijimi i kampëve të Internimit, Berat e Krujë, Maj 1945, me një muaj ndryshim. Kjo s’ishte punë rastësie, por e programuar mirë. Mbas zyrtarizimit të Gjyqëve Speciale, patjetëR duhet të zyrtarizohëshin dhe kampet e internimit specilë. Për Gjyqin Special, kemi folur e shkruar, ndërsa për kampet po tregojmë një historik të shkurt.  PasI Morën pushtetin përfundimisht në nëntor 1944, menjeherë nisi ushtrimi i terorit, qyshë me pushtimin e Tiranës, ku me dhjEtra qytetarë të ndërshëm, krejtësiSht të pafajshëm  u pushkatuan  rrugicave të kryeqytetit. Ky veprim u përgjithësua në qyTetet e tjerë që kryen pushkatimet  të qytettarëve pa gjyqe,  veç merr e ço në breg të lumit  ku togat e pushkatimit kryeini punën e tyre kriminale. Por regjimi dhe kryesiht kreu i tij, Enver Hoxha me shokë të partisë, vendosën t’i  legalizojnë  ekzekutimet, mos u tërhiqnin vrejtje të jashtmit (që s’e qanini kokën fare), dhe vendosën të krihohej një Gjyq Special, dhe zgjodhi si vend, teatrin i ashtu quajtur  më vonë kombëttar, (ish kinema Savoja e Kosova). Kjo ngjarje  e kobshme, nuk gjeti asnjë përmndje sa me la gojën e kaloi në heshtje, i mbuluar nga protestat që behëshin për teatrin, se aty ia shtroni me   valle e kengë, e luajtur pjesë tearale për glorifikim e partisë e te Shqipërisë socialiste të lulëzuar, dhe pse jo, dhe luifta e klasave. Mbi atë skenë ku ihste luaajtur tragjedia gjakatare e eliminimit të 60 intelektualëve shqiptarë, në gjendje të drejtonin shtet, akademi e universitete, por jo, ata  duhet të denoheshin nga një trup gjykues, me kryetar një ish tenexhegji. Ky gjyq ishte themelimi i zyrtarizimit të  gjyqëve speciale në qytette e tjerë,  që benë kërdin në ekzekutimin e mija shiqptarve të pafajshëm. Ky Gjyq Special  që u anash kalua sot midis  demokracisë, sa që edhe bij e nipa të atyre që u masakruan aty nuk e permendën, hapi rrugën e ligjërimit të masave të tjera shtypëse. Menjëherë që në dhjetor 1944, u arrëstuan e u mbyllen ne burgjet e çdo qyteti famimjet e kundërshtarëve politikë të arrtisur në mal ose jashtë shtetit. Ato u mbajtën aty deri në muajin Maj. Kjo ishte e planifikuar mirë, kështu u krijua kampii Beratit, për familjet veriore, dhe ai i Krujës për ato jugore. Pra 75 vjet me parë nisi historia e kampëve të internimit. A  e ngrejti kush këtë problem ? A po e kujton kush këto përvjetor ? Të vjen keq për bashkëvuejtëist tanë, si në Shqipëri e në Diasporë, që për këto data as që u kanë shkuar mendja t’i kujtojnë. Pse u kujtua 45-vjetori i Spaçit e Qafëbarit ? Po ishin vetë të burgoqurit që e ngritën, dhe na erdhi mirë që e kishte kujtuar dhe Vatra pse nuk u kujtua per 75-vjetprin e Gjyqit Special, ku u pushkatuan edhe dy vatranë të shquar ? Apo rekëshi nostalgjikët  e së kaluarës komuniste. Ndërsa Berati e Kruja janë  pikënisja e kampëve të internimit, e atij Kalvari të gjatë e plot mundime, sakrifica dhe viktima të pafajshme, ku u përfshinë edhe fëmijët që humbën jetën aty prej shpurtit krimine të Enbver Hoxhës me gjithë Lady Makbethin e tij, shpirt katrane, aq ma keq kriminele duke qenë se ishte vetë dhe nenë fëmijësh.  Kështu Berati u mbush me familjet më të nderuara të Shqipërisë, historikish të njohura, dhe që kishin dhene kontributin e tyre të çmuar në historinë e Kombit shqiptar. I citojmë disa, për të nderuar kujtimn e sakrificat e tyre ; si familja e Gjon Markagjonit, kapidani të Mirditës, e Gjeneral Prenk Pervizit, nga fisi i pemendur i Skurajve. E Muharrme Bajraktarit, zot i Lumës. I dibranëve të shquar, Fiqri Dinës, Hysni Demës,   Cen Elez Ndreut, Murat Kaloshit, Pervizit tëZeqanit, Sina, Golja, Agolli, Cami, Mirakaj, Merlika, Kupi, llesh Mirashi, Deshtanica, Pirolët  Lala, Leka të Kurbinit, Ndue Bajraktrit  të Mirditës, të Preng Jakut të Lezhës, e të tjera famimje në za të Veriut. Fakti është se Berati u mbush plot me të internuar, të shtresave të larta dhe më të thjeshta. Qyshë në Berat filluan  vdekjet e të internuarve, pleq e fëmijë, gra dhe burra. Edhe në Krujë e njejta gjë, me familje jugore, për t’u përmendur, familjte  Kullajve  e Zemblakut, te AAbaz Ermenit,  Matjanit,  Argjendarit,  etj.  Por peshën më të rendë e kishte Berati, që pastaj me prishjen me Jugosllavinë u benë më shumë të internuar se Beratas. Kështu shteii krijoi si vend internimi Tepelenën, dhe i grumbulloi të internuarit  e i ndryri e stivosi  ne kapanone vigane.  Kulmin Tepemlena e arriti në 5000 të internuar, ku ne një ditë u kjinternuan 2500 mirditorë, pleq, gra e fëmijë. Nuk pu përmendim krimet që u bene, se nënkuptohën, por ngrejmë  çeshtjen, pse kjo datë 75-vjetorit të krijimit të kampëve të internimi nuk përmebdet. Kujt i shërben kjo heshtje kaq dashakeqe, ku kampet e inter,nimit  u ben tmerri i Shqipërisë, sepse përveç kampëve që përmendëm, ato u përapen në gjithë Shqipërinë, sa që çdo  rreth e kishte nje kamp të  tillë izolimi për të internuar e dëbuar.  Si përfundim 75-vjetor i krijimit të kampëve të internimit eshte nje datë historike, qe nuk mund të kapërcehet. Ata që nuk i përmendin këto data, të krimëve të komunizmit, bëhen si të thuash bashkëfajtorë me ata  që duan tt’i mbulojnë krimet e komunizmit. Revista Kuq e Zi, nuk mund të rrinte në heshtje, dhe të bashkohej  me të tjerë që të bente sehir si ata. U takon shoqttave qe e quejne veten patriotike, që të ngrejnë problemin e këtyre përvjetorëve, që shënojnë ngjarjet më tragjike që ka kaluar  historikisht Shqipëria e populli e Kombi shqiptar .
 
 
75 vjet më parë në maj 1945 u krijuen kampet e internimit  në Berat e Krujë.. Të internuarit e Beraztit, pas tre vjet, u transferuan në kampin e Tepelenës, më 1948.
 
 
Kruja u bë kamp internim për familjet jugore, në maj 1945, pas tre vjet u transferuan ne Valias e Kamëz, më 1948, e më 1953 në kampin e Tepelenës. Këto ishin dy qytette që në atë maj 1945 u caktuan si qendra internimi, Berati për veruiorët e Kruja për jugorët.
 

 

Kampi i Tepelenës në vizatimet e piktorit të kampëve të vdekjës, Ku më 1953, përveç familjëve veriore u babshkuan  edhe ato  jugore. Kjo ishte një  çudi, sepse shënonte se kampi do të vazhdonte. Por me ngritjën e çeshtjës së kampit të Tepelnës ne OKB, kampi u mbyll.

Le Siècle (1850)- Fjalimi brilant i Victor Hugoit në varrimin e Honoré de Balzacut

Honoré de Balzac (1799 – 1850)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Maj 2020

 

Më 18 gusht të 1850 u nda nga jeta në moshën 51 vjeçare shkrimtari, dramaturgu, kritiku letrar dhe i artit, eseisti, gazetari dhe botuesi i shquar francez Honoré de Balzac.

 

Me këtë rast, gazeta “Le Siècle” ka botuar, të enjten e 22 gushtit 1850, në faqen n°2, fjalimin brilant të mbajtur nga shkrimtari dhe politikani i shquar francez, Victor Hugo, në momentin e varrimit të Balzac-ut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Victor Hugo (1802 – 1885)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zotërinj,

 

Njeriu që zbriti në këtë varr ishte një nga ata për të cilët dhimbja publike mban kortezh. Në kohërat në të cilat ndodhemi, të gjitha trillimet janë zhdukur. Tani, sytë janë fiksuar jo më mbi kokat që mbretërojnë, por mbi ato që mendojnë dhe i gjithë vendi dridhet kur njëra prej këtyre kokave zhduket. Sot, zija popullore është vdekja e njeriut të talentuar; zija kombëtare është vdekja e njeriut gjenial.

 

Zotërinj, emri i Balzac-ut do të përzihet me gjurmën e ndritshme që epoka jonë do të lërë në të ardhmen.

 

  1. Balzac ishte pjesë e asaj gjenerate të fuqishme shkrimtarësh të shekullit të XIX-të, të cilët erdhën pas Napoleonit, ashtu si plejada e shekullit të XVII-të erdhi pas Richelieu-t, — sikur, gjatë zhvillimit të civilizimit, të ketë pasur një ligj i cili ka bërë që dominuesit e shpatës të pasoheshin nga dominuesit e mëndjes.

 

  1. Balzac ishte një nga të parët ndër më të mëdhenjtë, një nga më të lartët ndër më të mirët. Nuk është këtu vendi për të thënë gjithçka që përfaqësonte kjo mëndje e shkëlqyer dhe sovrane. Të gjithë librat e tij formojnë vetëm një libër, një libër të gjallë, të ndritshëm, të thellë, në të cilin mund të shohim që vjen dhe shkon, ecën dhe lëviz, nuk e di me diçka frikësuese dhe të tmerrshme të përzier me realen, i gjithë civilizimi ynë bashkëkohor; libër i mrekullueshëm të cilin poeti e ka titulluar komedi dhe që mund ta kishte titulluar me të drejtë histori, i cili merr të gjitha format dhe të gjitha stilet, i cili tejkalon Tacitus-in dhe që shkon deri te Suétone, i cili përshkon Beaumarchais dhe që shkon deri te Rabelais; libër i cili është vëzhgim por edhe imagjinatë; që vë në pah të vërtetin, intimin, borgjezin, të parëndësishmin, materialin (lëndën); dhe që herë pas here, përmes realiteteve të papritura dhe të copëtuara, papritmas zbulon idealin më të errët dhe më tragjik.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pa dijeninë e tij, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo, pavarësisht nëse pajtohet me të, autori i kësaj vepre të jashtëzakonshme dhe të çuditshme bën pjesë në racën e fortë të shkrimtarëve revolucionarë. Balzaku shkon drejt e në pikë. Ai e sfidon shoqërinë moderne ballë për ballë. Ai zbulon diçka tek të gjithë, disave iluzionet, të tjerëve shpresën, disave të qarat, të tjerëve maskën. Ai gjurmon vesin, analizon pasionin. Ai gërmon dhe heton njeriun, shpirtin, zemrën, brëndësinë, trurin, humnerën që secili ka në vetvete. Dhe, nëpërmjet dhuntisë së natyrës së tij të lirë dhe të fuqishme, nëpërmjet privilegjit të zgjuarsive të kohës sonë që, duke parë nga afër revolucionet, shohin më mirë fundin e njerëzimit dhe kuptojnë më mirë Providencën, Balzac-u del në pah i buzëqeshur dhe i qetë nga këto studime të frikshme të cilat prodhuan melankolinë te Molière dhe mizantropinë te Rousseau.

 

Kjo është ajo që ai bëri mes nesh. Kjo është puna që ai na lë, një punë e lartë dhe e qëndrueshme, një grumbull i ngurtë vendesh prej graniti, një monument ! një vepër nga maja e së cilës tashmë do të shkëlqejë fama e tij. Njerëzit e mëdhenj krijojnë piedestalin e tyre; e ardhmja kujdeset për statujën.

 

Vdekja e tij mpiu Parisin ! Që prej disa muajsh, ai ishte kthyer në Francë. Duke e ndjerë se vdekja po afronte, ai dëshiroi të shihte sërish mëmëdheun, ashtu si një ditë para një udhëtimi të madh, kur vijmë për të puthur nënën tonë !

 

Jeta e tij ishte e shkurtër, por e mbushur; e mbushur më shumë me vepra sesa ditë!

 

Fatkeqësisht! ky punëtor i fuqishëm dhe kurrë i lodhur, ky filozof, ky mendimtar, ky poet, ky gjeni, jetoi mes nesh duke bërë një jetë stuhish, luftimesh, grindjesh, përballjesh, e zakonshme, në të gjitha kohërat, për të gjithë njerëzit e mëdhenj. Sot, ai gjendet në paqe. Ai u largohet kontestimeve dhe urrejtjeve. Po në këtë ditë, ai hyn në lavdi dhe në varr. Do të shkëlqejë tani, mbi të gjitha këto re që janë mbi kokat tona, midis yjeve të atdheut!

 

Të gjithë ju që jeni këtu, a nuk jeni të tunduar ta keni zili ?

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zotërinj, sido që të jetë dhimbja jonë në prani të një humbje të tillë, le t’i pranojmë këto katastrofa. Le t’i pranojmë ashtu siç janë me dhembshurinë e tyre. Ndoshta është mirë, ndoshta është e nevojshme, në një epokë si e jona, që herë pas here një vdekje e madhe tu komunikojë shpirtrave që gllabërohen nga dyshimet dhe skepticizmi një lëkundje (tronditje) fetare. Providenca e di se çfarë bën kur e vendos popullin ballë për ballë me misterin suprem, duke i dhënë atij mundësinë të meditojë për vdekjen, që është njëkohësisht barazia dhe liria e madhe.

 

Providenca e di se çfarë bën sepse është më e larta nga të gjitha mësimet. Nuk mund të ketë veçse mendime të errëta dhe serioze në të gjitha zemrat kur një mëndje e shkëlqyer hyn me madhështi në jetën tjetër! Kur njëra prej këtyre qenieve e ngritur shumë lart mbi turmën me krahët (fletët) e dukshëm prej gjeniu, papritmas, hap këto krahë të tjerë që ne nuk i shohim dhe zhytet në të panjohurën !

 

Jo, nuk është e panjohura! Jo, e kam thënë tashmë në një rast tjetër të dhimbshëm dhe nuk do të lodhem kurrë ta përsëris, jo, nuk është nata (ërrësira), por drita! Nuk është fundi, por fillimi! Nuk është asgjësia, por përjetësia ! A nuk është e vërtetë, të gjithë ju që më dëgjoni ? Arkivole të tilla demonstrojnë pavdekësinë. Në prani të disa të vdekurve të shquar, i ndiejmë më qartë fatet hyjnore të kësaj inteligjence që përshkon tokën për të vuajtur dhe për të pastruar veten e saj, dhe të cilën ne e quajmë njeri, dhe themi se është e pamundur që ata që kanë qenë gjeni gjatë jetës së tyre të mos jenë shpirtra pas vdekjes së tyre! (Duartrokitje të fuqishme.)

Ditët e Universitetit – Tregim nga JAMES THURBER – Përktheu KUJTIM MORINA

Kalova në të gjithë lëndët e tjera që kisha në universitet por asnjëherë nuk arrita të marr notë kaluese në Botanikë. Kjo vinte sepse të gjithë studentët e botanikës duhej të kalonin disa orë në javë në një laborator duke shikuar me mikroskop qelizat e bimëve dhe unë kurrë nuk arrita të shoh gjë përmes mikroskopit. Kjo e tërbonte instruktorin tim. Ai bridhte nëpër laborator i kënaqur me progresin që kishin bërë të gjithë studentët e tjerë në skicimet e tyre dhe kështu më tregonte strukturën interesante të qelizave të lules derisa vinte tek unë. Unë vetëm qëndroja kot aty. “Nuk shoh asgjë”, i thosha. Ai fillonte mjaft i durueshëm, duke më shpjeguar sesi çdokush mund të shihte përmes mikroskopit por ai gjithnjë përfundonte i xhindosur, duke pohuar që unë mund të shoh në mikroskop, por thjesht shtirem se nuk mundem. ”Kjo më bën të mos e shijoj bukurinë e luleve”, i thosha. “Nuk na intereson bukuria në këtë aspekt”, thoshte ai. “Na intereson vetëm ajo që mund të quhet mekanika e shkrepjeve.”. “Po, i thosha, por unë s’arrij të dalloj gjë”. “Përpiqu edhe njëherë”, thoshte ai dhe unë do të vija syrin në mikroskop dhe të mos shihja aty asgjë përveçëse herë pas here një substancë të mjegulltë qumështore – që ishte fenomeni i mospërshtatjes. Supozohej të shihje aty një organizëm të gjallë nervoz të qelizave të bimës të konturuara qartë. “E shoh çfarë duket si ngjyrë qumështi”, i thosha atij. Kjo mendonte ai, vinte si rezultat i mosrregullimit të duhur të mikroskopit, kështu që ai do ta rregullonte atë përsëri për mua apo më shumë për veten e tij. Dhe unë do të shikoja përsëri dhe të dalloja vetëm qumësht në të.

Në fund mora një të drejtë kalimi me shtyrje provimi siç quhej dhe prita një vit dhe tentova përsëri. (Duhej të merrje notë kaluese në një prej shkencave biologjike ose ndryshe nuk mund të diplomoheshe). Profesori ishte kthyer nga pushimet i nxirë si boronicë me sy që i shkëlqenin dhe me padurim për të shpjeguar strukturën e qelizës përsëri në orën e tij. “Ok”, më tha, me fytyrë të çelur, kur u takuam në orën e parë të laboratorit të semestrit, ‘Do t’i shohim qelizat këtë herë, apo jo?.” “Po. zotëri,” i thashë. Studentët në të djathtë, në të majtë dhe përballë meje ishin duke parë qelizat dhe çfarë ishte më e mira, po vizatonin qetësisht pamje të tyre në fletore. Sigurisht, unë nuk shihja asgjë.

“Do të përpiqemi,” më tha profesori me seriozitet, “do ta rregullojmë mikroskopin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam dëshmitar Zotin tani që do ta rregulloj këtë xham kështu që ti të mund të shohësh qeliza në të apo do të heq dorë përfundimisht nga mësimdhënia. Në njëzet e dy vite botanikë, unë…”, ai befas e ndërpreu fjalën sepse filloi t’i dridhej gjithë trupi si Lionel Barrymore, donte vërtet të ruante durimin sepse i kishte tendosur mjaft nervat me mua.

Kështu që tentuam me çdo rregullim të mikroskopit që mund të bëhej. Në vetëm një rast, pashë diçka që ishte veçse errësirë apo një perde e njohur qumështore dhe në atë herë pashë për kënaqësinë time dhe për çudi, një konstelacion të shumëllojshëm të grimcave, piklave dhe njollave. Këto i skicova me nxitim. Instruktori, duke parë aktivitetin tim, erdhi prapë nga një tavolinë ngjitur, me një buzëqeshje në buzë dhe me vetulla të ngritura me shpresë. Ai shikoi në vizatimin tim të qelizave. “Çfarë është kjo?’, pyeti ai me një shenjë klithjeje në zë. ‘Kjo është çfarë pashë” i thashë. ‘Ti nuk ke parë gjë, asgjë, asgjë”, ulëriti, duke humbur kontrollin e durimit menjëherë, pastaj u përkul dhe shikoi vëngër në mikroskop. Koka e tij u ngrit menjëherë, “ai është syri yt”, bërtiti. “Ti ke fiksuar lentet kështu që ai pasqyrohet aty! Ti ke vizatuar syrin tënd!”
Një lëndë tjetër që nuk e pëlqeja, por disi ia arrita të kaloja, ishte ekonomiku. Shkova në atë klasë direkt nga klasa e botanikës, gjë që nuk më ndihmonte të kuptoj asnjërën lëndë. I ngatërroja shpesh me njëra-tjetrën. Por jo aq shumë sa një student tjetër i klasës sonë të ekonomikut i cili vinte direkt nga laboratori i fizikës. Ai ishte lojtar në një skuadër futbolli, quhej Bolenciecvz. Në atë kohë, Universiteti i shtetit të Ohajos kishte një nga skuadrat më të mira të futbollit në vend dhe Bolenciecvz ishte një prej yjeve më të shquara të tij. Me qëllim që të pranoheshe të luaje aty, ishte e domosdoshme për të që të vazhdonte studimet, një gjë shumë e vështirë ndërkohë që ai ishte gojëkyçur si një ká dhe nuk ishte i zgjuar. Shumica e profesorëve të tij ishin të butë dhe e ndihmonin mjaft atë. Asnjëri nuk i jepte atij pyetje me shumë aluzione në përgjigje apo i kërkonte atij përgjigje më të thjeshta sesa një profesor ekonomiku, një burrë i hollë, i druajtur i quajtur Bassum. Një ditë kur ishim në lëndën e transportimit dhe shpërndarjes, i erdhi radha Bolenciecvz për t’u përgjigjur. “Më thuaj një mjet transporti,” i tha profesori. Asnjë shenjë drite nuk u duk në sytë e lojtarit të madh. “thjesht një mjet transporti,’ tha edhe njëherë profesori. Bolenciecvz po qëndronte duke e parë ngulmët atë. “Kjo mund të jetë, vijoi profesori, çdo mjet, agjenci apo metodë e shkuarjes nga një vend në një tjetër.’ Bolenciecvz kishte shikimin e një njeriu të futur në kurth. “Mund të zgjidhni ndërmjet automjeteve me avull, të tërhequra nga kuajt apo me energji elektrike,” tha instruktori. “Unë mund të sugjeroj një që marrim zakonisht kur bëjmë udhëtime të gjata në tokë.” Ishte një heshtje e thellë në të cilën secili ndihej i parehatshëm, duke përfshirë Bolenciecvz dhe z. Bassum. Befas, z. Bassum e theu heshtjen në një mënyrë të çuditshme. “Ko- ko- ko,” tha ai me një zë të ulët dhe fytyra iu skuq menjëherë. Ai po shikonte me një vështrim lutës në klasë. Të gjithë ne, sigurisht ndanim dëshirën e z. Bassum që Bolenciecvz duhej të ishte në një nivel me klasën në ekonomik sepse loja e Illinois, një prej më të vështirave dhe më të rëndësishme të sezonit ishte vetëm një javë më pas. ‘Tu, tut, tuut, tuuuuut!’ një student me një zë të trashë gjëmoi dhe ne të gjithë shikuam me inkurajim drejt Bolenciecvz. Dikush tjetër bëri një imitim të mirë të lokomotivës që nxirrte avull. Vetë z. Bassum e përmbylli shfaqjen e vogël, ‘ding, dang, ding, dang,” tha ai me shpresë. Bolenciecvz ia kishte ngulur sytë dyshemesë, duke u përpjekur për ta gjetur, balli i tij i madh ishte rrudhur, duart e tij të mëdha ishin duke u fërkuar me njëra-tjetrën, fytyra i ishte skuqur.

“Si ke ardhur në kolegj këtë vit z. Bolenciecvz?” pyeti profesori. “Çufa, çufa, çufa, çufa”
“Babai im më ka sjellë”, tha futbollisti.
‘Me çfarë?”, pyeti Bassum.
“Unë paguaj me zbritje”, tha lojtari me një zë të ulët, të ngjirur, që dukej se ishte në siklet.
“Jo, jo, tha z. Bassum, më thuaj një mjet transporti me të cilin ke ardhur deri këtu?”
“Tren”, tha Bolenciecvz
“Shumë mirë, tha profesori, tani, z. Nugent a do të na tregoni…“

Nëse i kaloja me ankth botanikën dhe ekonomikun- për arsye të ndryshme- puna në palestër ishte edhe më keq. Unë nuk dua as ta sjell ndër mend. Ata nuk të lejonin të luaje lojëra apo të bëheshe pjesë e skuadrës duke mbajtur syze dhe unë s’mund të shihja me të miat larg. Përplasesha me profesorët, hekurat horizontalë, studentët e bujqësisë dhe rrathët luhatës të hekurit. Duke mos qenë në gjendje për të parë, mund ta merrja topin por s’mund ta pasoja atë. Gjithashtu, që të kaloje lëndën e palestrës (dhe ishte detyrim për diplomimin), duhej të mësoje not nëse nuk dije akoma. Unë nuk i pëlqeja pishinat e notit dhe as instruktorin e notit dhe pas gjithë këtyre viteve, ende nuk di not. Asnjëherë nuk bëra not por e kalova megjithatë lëndën e palestrës duke i dhënë një studenti tjetër numrin tim të palestrës (978) që të notonte në pishinë në vendin tim. Ai ishte një djalosh bjond, i qetë, miqësor me numër 473 dhe do të kishte parë edhe mikroskopin për mua nëse do të kishim arritur por nuk mundëm. Një gjë tjetër që nuk e pëlqeja në punën e palestrës ishte që të detyronin të zhvisheshe në ditën e regjistrimit. Është e pamundur për mua të ndihem rehat kur jam i zhveshur dhe duke më bërë shumë pyetje. Prapëseprapë e bëra më mirë sesa një student skarravel i bujqësisë që ishte ekzaminuar përpara meje. Ata pyesnin çdo student në çfarë kolegji ishte, pra në Arte, Inxhinieri, Tregti apo Bujqësi. ‘Në çfarë kolegji jeni?’ e pyeti fluturimthi instruktori të riun përballë meje. ‘Universiteti i shtetit të Ohajos’ u përgjigj ai me shpejtësi.

Nuk ishte studenti i bujqësisë, por ishte një tjetër, shumë i ngjashëm me të që vendosi të vazhdonte gazetari, ndoshta duke u bazuar në atë që kur bujqësia të telendisej keq, ai t’i kthehej prapë punës së gazetarisë. Ai nuk e kuptonte, natyrisht që kjo do të ngjante shumë si të biesh prapa me të gjithë trupin mbi një kuti të veglave të zdrukthëtarit. Haskins nuk dukej i prerë për gazetari, duke qenë shumë i sikletshëm për të biseduar me çdo njeri dhe i paaftë për të përdorur një makinë shkrimi por redaktori i gazetës së kolegjit e caktoi atë të merrej me shkrimet për haurin e lopëve, vathën e dhenve, stallën e kuajve dhe në përgjithësi për departamentin e fermës së kafshëve. Kjo ishte me të vërtetë një ‘goditje’ e fortë sepse i duhej pesë herë më shumë material dhe dhjetë herë më shumë kohë aq sa një përvetësim legjislacioni i Kolegjit të Arteve Liberale. Studenti i bujqësisë i njihte kafshët por prapëseprapë historitë e tij ishin monotone dhe pa ngjyrë. Atij i shkonte e gjithë mbasditja me një shkrim, sepse i duhej të kërkonte çdo germë në makinën e shkrimit. Nganjëherë ai duhej të pyeste dikë tjetër ta ndihmonte për të kërkuar “C’ apo “L” që në veçanti, ishin gërma të vështira për të për t’i gjetur. Redaktori i tij më në fund u bezdis aq shumë me fermerin-gazetar sepse pjesët e tij ishin jo interesante. “Shiko këtu, Haskins, u kthye ai papritur drejt tij një ditë, “përse nuk kemi asnjëherë diçka të freskët prej teje për stallën e kuajve? Këtu ne kemi dyqind krerë kuaj në këtë kamp, më shumë se në çdo universitet tjetër të Ligës Perëndimore përveçse në Purdue- dhe megjithatë ju asnjëherë nuk arrini të nxirrni ndonjë fakt real për to. ‘Tani heto në stallën e kuajve dhe qëmto diçka vërtet interesante. Haskins u çapit jashtë dhe u kthye brenda një ore, ai tha se çoç kishte bërë. ‘Mirë, fillo me diçka tërheqëse’, i tha redaktori. ”Diçka që njerëzit do ta lexojnë.” Haskins iu vu punës dhe brenda disa orëve solli një fletë gazete të shtypur mbi tavolinë; ishte një histori dyqind fjalëshe rreth disa sëmundjeve që kishin shpërthyer tek kuajt. Fjalia e tij hyrëse ishte e thjeshtë por rrëmbyese: “Kush i ka vënë re plagët tek kuajt më të mirë në stallën e fermës së kafshëve?”

Shteti i Ohajos ishte një universitet me fonde shtetërore dhe prandaj dy vitet e stërvitjes ushtarake ishin të detyrueshme. Ne u stërvitëm me pushkë të vjetra Springfield dhe studiuam taktikat e Luftës Civile megjithëse Lufta Botërore po vazhdonte në atë kohë. Në orën 11, çdo mëngjes, mijëra rrula dhe studentë të vitit të dytë dislokoheshin në kamp, duke u zvarritur të ngrysur, lart drejt ndërtesës së vjetër të kimisë. Ishte një trajnim i mirë për një lloj gjendje lufte që kishte filluar ndaj Shiloh por nuk kishte lidhje me çfarë po ndodhte në Evropë. Disa njerëz mendonin se pas saj qëndronte paraja gjermane por ata nuk guxonin ta thoshin hapur këtë ose ndryshe do të plaseshin në burg si spiunë gjermanë. Ishte një periudhë e mendimit të turbullt dhe shënoi, besoj unë, rënien e arsimit të lartë në Middle West.
Si ushtar, unë nuk isha asnjëherë i mirë, aspak. Pjesa më e madhe e kadetëve ishin ushtarë indiferentë të mërzitshëm, por unë isha edhe më keq. Njëherë gjenerali LittleField i cili ishte komandant i korpusit të kadetëve u shfaq papritur përballë meje gjatë stërvitjes së regjimentit dhe ma tha copë ‘Ju jeni telashi kryesor në këtë universitet”. Unë mendoj se ai do të thoshte se tipi im ishte telashi kryesor në universitet por mund ta kishte pasur fjalën edhe individualisht. Unë isha mediokër në stërvitje, sigurisht – gjë që shkoi kështu deri në vitin e fundit. Nga ajo kohë, isha stërvitur më gjatë se çdokush tjetër në Ligën Perëndimore, duke ngelur në Ushtarake në fund të çdo viti paraprirës kështu që duhet ta bëja çdo gjë përsëri. Isha i vetmi maturant ende me uniformë ushtarake. Uniformë e cila kur kishte qenë e re më kishte bërë të dukem si një faturist hekurudhe interurban dhe tani që i kishte dalë ngjyra dhe më binte ngushtë më bënte të dukesha si Bert Williams në rolin e tij të hamallit. Kjo kishte përfundimisht një efekt negativ në moralin tim. Madje edhe kështu, isha bërë në praktikën e përditshme, një tip i çuditshëm në manovrat e skuadrës.

Një ditë gjeneral Littlefield e zgjodhi kompaninë tonë nga i gjithë regjimenti dhe tentoi ta ngatërronte përmes dhënies së detyrave nga një lëvizje në një tjetër aq shpejt sa mund t’i ekzekutonim ato; skuadrat djathtas, skuadrat majtas, skuadrat në të djathtë në rresht, skuadrat në të djathtë në rreth, skuadrat e frontit të majtë në rresht, etj. Brenda rreth tre minutave njëqind e nëntë burra ishin duke marshuar në një drejtim dhe unë po marshoja tutje në një kënd dyzet gradë, vetëm. “Kompani, ndal! gërthiti gjeneral Littlefield, “Ai burri është i vetmi që po e bën drejt”. Për këtë arritje më bënë tetar.
Ditën tjetër gjenerali Littlefield më thirri në zyrën e tij. Ai po vriste miza kur hyra brenda. Unë isha i heshtur dhe ai ishte i heshtur gjithashtu, për një kohë të gjatë. Mendoj se nuk i kujtohesha apo e dinte përse më kishte kërkuar por ndoshta ai nuk dëshironte ta pranonte. Ai vrau disa miza të tjera, duke i mbajtur sytë mbi to nga afër përpara se t’i godiste me rrahëse. “Zbërtheje pallton”, theu heshtjen ai. Duke kujtuar këtë veprim tani mund të them se ai donte të thoshte se po shikonte aty një mizë por unë qëndrova pa lëvizur. Një mizë tjetër erdhi për të pushuar mbi një letër përballë gjeneralit dhe filloi të fërkonte këmbët e pasme me njëra-tjetën. Gjenerali ngriti rrahësen me kujdes. Unë lëviza pa u duruar dhe miza fluturoi tutje. “Ti e trembe atë!”, ulëriti gjeneral Littlefield duke më shikuar me ashpërsi. I thashë më fal. “Kjo nuk bën punë tani!”, ma ktheu gjenerali me logjikën e tij të ftohtë ushtarake. Nuk shihja çfarë mund të bëja përveçse të ofrohesha të ndiqja disa miza të tjera mbi tavolinën e tij por nuk thashë asgjë. Ai ia nguli sytë dritares tek figurat në largësi të kryqëzimit të skuadrave të integruara drejt librarisë. Më në fund më tha se mund të ikja. Kështu u largova. Ai ose nuk e dinte cili kadet isha ose ndryshe harroi për çfarë më kishte thirrur. Mund të ketë qenë që ai donte të kërkonte falje që më kishte quajtur telashi kryesor në universitet apo mbase kishte vendosur të më bënte kompliment për stërvitjen time brilante të një dite më parë dhe pastaj në minutën e fundit vendosi të mos e bënte. Nuk e di. Nuk e vrava shumë mendjen për të më pas.

*James Thurber (1894-1961) ishte një karikaturist, shkrimtar, humorist, gazetar, autor dramash dhe librash për fëmijë amerikan. Ai është veçanërisht i njohur për karikaturat dhe tregimet e shkurtra.

AI dhe TJETRI – Poezi nga Mexhit Prençi

 

… ai tundi koken
seç kishte’ ne mendje
askush s’e di…
_ dialog –

AI (i drejtohet Tjetrit) Pse hesht
kur eshte e domosdoshme
te flasesh per mua?!
TJETRI: Kam folur, nuk kam heshtur,…
AI: (ia pret fjalen) Ke folur jo siç duhet.
TJETRI: Se si flas e di une, kam thenë atë që
mendoj. Ty s’të pëlqen kritika ime.
s’te le mendjemadhesia te arsyetosh,,
U be edhe ky të më kritikojë…
AI: (pauzë) .Unë jam Unë….
TJETRI: (reciton) Edhe Unë, jam Unë. …
AI: Ti je brenda meje….
TJETRI: (tak-fap) Edhe ti je brenda meje.
AI: une e ka emrin me “A” të madhe,,
Ti me “t” te vogël. Duhet të më dëgjosh.
Bashkë behemi më të fortë,
Dëgjohet zëri ynë. Veçmas
është zë ne shkretetirë.
TJETRI: Po më flet me metafora si shkrimtar….
AI: Kjo gjuhë me shpoti nuk të shkon.,
TJETRI: I shkreti ti !
Të është errësuar mendja.
Fatkeqsisht ti këtë s’e di.
Ta them unë me “t” të vogël.
Të ka pushtuar alibia se ti je i ditur,,
ndaj se perfill mendimi tim kritikues,
sepse është ndryshe nga ç’mendon ti.
AI : Nuk e kuptoj gjuhën tënde… .
TJETRI: Nuk e kupton se s’të’ lë djalli,
që të peshperit në vesh:
Je, më i dituri me i mencri, mëi forti….
AI: Këtë e dijnë të tërë veç teje.
Fshati që duket s’do kallaus
thotë Utaku..
Tjetri: Nuk e thote për ty,….
…qe te ka zënë sëmundja
e deliromanisë..
Është qeshharake
ta konsideronsh veten Njësh.

Nje filozof gjerman
duke stgmatizuar delirantin thoshte:
“ Delirant, te vjen era pordhe.,
ti pandeh se është aromë trendafili”

AI: S’ka të bëje me mua kjo,
Mos na ngatërro me filzofët…
Po të jem unë ashtu, je dhe ti i tille..
Jemi pjesë e një te tëre.
TJETRI: E ke thene ate, por s’kupton
se une nuk jam skllavi yt.
Nuk të lë qoftëlargu me cicërimat e embla
si kenga e bilbilit: Ti je me i dituri,
me i mençuri, më i forti,; sikterise
nga vetja Tetrin. Ai do të të sfidojë ,
do të të zërë vendin…
AI; (pauzë) …
TJETRI : Mos i beso te pa besueshmes.
Mos e shiko të vërteë me syze të zeza..
Ti + une, nuk bëjnë dy, por nje.
Mos u çudit! Ti je mazhorancë.,
unë opozite, bëj kritikë,
ti të korrigjosh gabimet.
Hiqe maskën. Secili ka rolin e vet.
jo njeri padron e tjetri sherbwtor.
AI: Nuk e kuptoj këtë. …
TJETRI: Nuk e kupton,
apo s’do ta kuptosh.
AI:: Vertet s’e kuptoj.
TJETRI::Tani më duket
se po fillon të arsyetosh.
me kokën tënde, ndoshta.
pa dashje, i ke mbyll veshët
dhe nuk i dëgjon pëshpërimat
e qoftëlargut. minut pas minute,
te ciceron ne vesh me zë bilbil:
Je në i dituri, më i forti.Ti të drejte.
Ti thua tqeë vërtetën.
*
AI:….. ( Tundi kokën,
pa thënë asnje fjalë. ..
Se ç’kishte në medje askush s‘e di…
*
TJETRI: ( monologon)

Njeriu ka brenda vetes
të mirën dhe të keqen,
djallin dhe engjellin,
enigmatiken & te mistershmen..
-.të pa zbuluara… Si truri i njeriut.!…

ETYDE PER MIGJENIN – Cikël me poezi nga Konstandin Dhamo

 

 

 

SHTEPIA- MUZE

 

Ja, raftet me libra , karrigia,

Dhe tryeza;

Ora mbi të, e ndalur

Siç ndalet dhe zemra…

Pastaj stilografi

Pa bojë, si venë pa gjak .

 

 

Më shqetëson ky kompozim fetishesh,

Mbi tryezë

Ashtu gjithë feksje të zbehta drite.

Dridhshëm i prek një nga një

Si për t’më shkarkuar ndjesi nga Migjeni.

Por n’ekranin e vagullt të dritares,

Shkodra më shfaqet…

 

Mure të lartë mbyllës ,

Gurë të shtrënguar si grushte;

Tjegulla që gacullojnë,

Oborre të fshehur,hije përgjuese;

Pingul si nervozizmi

Minaret dhe kambanaret !

 

 

Qiell ndarë dysh

Mes kryqit dhe gjysmëhënës ;

E pandarshme

Shkodra klasike…

 

 

Kështu më shfaqet qyteti,

Dekor i lodhur drame absurde

Që s’mbyllet e s’mbyllet…

Por,shih malësorin e çmitizuar

Me thesin e shpuar mbi kurriz,

Prej të cilit

Kokërr më kokërr

Ronitet apoteoza e misrit …

 

                                                                 1968

 

 

 

              MENGJESET DHE MBREMJET

 

 

Si ishin mëngjeset e Shkodrës , Migjen,

Kur hapje portën e madhe të shtëpisë

Dhe tek përshkoje rrugicat dredhake

Si kapriçiot

Niseshe mbi biçikletën tënde

Për te nxënësit në katund ?

 

 

Prekeshe nga trëndafilat

Që çelnin petale gjaku

Dhe të joshnin trazueshëm

Për një jetë plot pasion e shqetësim ?

 

 

Prekeshe poet, prekeshe;

Ndër sy të yllëzohej Bojka,

E dashura e buzëqeshur

Mallëngjyeshëm,

Ashtu e bukur si gonxhja kur hapet,

Larg prej teje kur ndodhej

Shkodra këndonte, Migjen

Por ishte e varfër

Dhe e bezdiste shumë Zotin…

 

 

Po muzgjet kur ktheheshe

Si ishin poet?

Përse hëna me t’u shfaqur

Regëtinte mbi siluetat e shtëpive

Si kandili në të fikur ?

Regëtinte Migjen, regëtinte;

Dhe ti

Kolliteshe rëndë mbi biçikletë

Tek ktheheshe mes djerrinave me cikna

Dhe shpendë të shkrumbtë

Si të përftuar nga zezona e natës,

Të cilët veç çirreshin dhe grindeshin ngjethshëm

Në fluturim të ulët;

Shamia e parfumosur

Aksesori delikat i veshjes tënde

T‘u përgjak tradhtisht

Një ditë në kthim,

Duke vulosur kështu

Fillimin e një kalendari

Që afishonte vdekjen

E parathënë…

 

T’u skuq shamia e bardhë

Si dëbora e maleve apo

Si fletët ku shkruaje.

Kalendarit të shkurtër të vdekjes

Kalendarin dinamik të krijimit

I vure përsipër…

 

                                                             1992

 

 

 

                     SAN LUIGI . TORINO 1938

 

 

 

Kështu ndodhi në fund,

Në spitalin mes pyllit t’errët;

Qiell dhe hënë tavani dhe llamba lart,

Por jeta zhumhurte jashtë,

Larg këtij qielli, larg kësaj hëne…

Shtrirë në dhomën pa ngjyrë,

Ç’filozofi të vdekjes, Migjen,

I predikoje vetes ?

 

 

Rrugët e Shkodrës

Planimetria e mpleksur e kujtesës tënde;

Bojka pafajsisht e bukur

Si shën Maria,

Motrat , miqtë dhe fëmijët,

Nxënësit e mençur dhe t’uritur,

Që ta këputën shpirtin ;

Sa e sa herë !

Të gjithë të gjithë

S’ishin më , veçse ca shenja drite

Në një hapësirë pa lëvizje

Dhe, pa kohë…

 

 

Murgesha që i propozove ferrin

Tashmë , me flatra kerubini ,

Ndanë shtratit pret ,

Siç duket të të shoqërojë…

Por si ngrihet shpirti nga trupi i shuar

Migjen;

Mos vallë si feniksi nga shkrumbi i vet?

 

2000

 

 

                      NE PUKE TE SHKOLLA E MIGJENIT

 

 

 

Kur hyra në klasën – muze

Kërkova përnjëmend Migjenin

Ta përshëndesja nxehtësisht.

Zura vend në një bankë

Si nxënësit e tij të mençur, dikur…

Eh, duhej të përgjigjesha

Në mësim…

 

Kush nuk qahet nën zë

Këtu, Migjen,

Madje më zi se në kohën tënde.

Partiqeveria përgjon e gjurmon

Gjarpërisht gjithkënd;

Varfërimi i shqiptarëve

Është strategji ideologjike.

 

Dhe, s’ka më kishë,

Xhami nuk ka më.

Një ish prift

Që e vunë të ngulte gozhdë

Në një punishte qerresh, në fshat,

E burgosën, sepse pagëzoi

Fshehtësisht një fënijë

Por s’u ngopën dhe

E pushkatuan mizorisht…

 

Tashmë ka vetëm policë dhe ushtarë

Dhe një masovik të pirë

Të vatrës së kulturës,

Që tek qendron në sfond

Të veprave të kuqe t’Enverit

Iu rrëfen të rinjve

Sesi, një partizani të rënë

Në luftë kundër armiqve

I gjetën në gjoks Vargjet e Lira,

Të shpuara nga plumbi,

Të dekoruara me gjak.

Po kurrë një herë, ndonëse lehtësisht

E merrte me mend,

S’iu tha të rinjve se, ty

Nëse do të rroje më gjatë

Komunistët do të kishin vrarë…

 

Prej letrave q’i nisje miqve të tu

Kuptohet se dilje shpesh

Dhe vetëmoheshe tek shëtisje

Këtyre hapësirave të pjerrëta

Të kristalizuara nga bora rrëzëllitëse,

Apo të bleruara sensualisht

Nga pranverat e brishta të bjeshkëve ,

Teksa shqiponjat n’ajër

Kërleshnin sqep e kthetra

N’erotikë t’egër si te Uitmani…

 

Ah ç’letra poet, ç’letra,

Traktate të vërtetë filozofie.

Mendoheshe e mendoheshe, Migjen.

Integriteti yt prej gjeniu

Çdo herë të shpëtoi

Nga llumi i injorancës provinciale…

 

Mësuesit sot, këtu

I sjellin nga Tirana.

Mes tyre ka poetë të njëmendtë,

Migjen,

Poetë të programuar dhe agjitpropë,

Ndonëse, ashtu si edhe ty

Lulë të vocërr të pangrënë

Në klasë iu vinë,

Që i pikëllojnë

Dhe i dërrmojnë !

 

E përsëri këta poetë

S’janë të rebeluar,

Heretikë kurrsesi !

 

Leka, Blloshi, Nela, Trifoni…

Plejada me dritë

E poetëve martirë të Fjalës së Lirë

U pushkatuan !

Madje Avziun, poetin mësues

E varën, Migjen !

Ja këto ditë, në mes të qytetit

Që t’i tmerronin të mbeturit gjallë.

 

Këta mësues, gjithsesi

Përkëdhelshëm njeri – tjetrin

Migjen e thërrasin,

Siç duket, thjesht ngaqë ushtrojnë

Si ti dikur, mësuesinë.

Por ç’bëjnë ata kur zbresin

Me leje në Tiranë ?

 

Marrin me vete një çantë

Dëng më plaçka të palara

E ua plasin mamave përdhe

T’ua pastrojnë dhe arnojnë,

Gati t’i kenë kur të kthehen…

Dashnoret s’iu dalin më në takim,

Në majë të hundës atyre iu ka ardhur

Duke i pritur t’iu vijë emërimi

Në Tiranë .

 

Dhe rendin këta mësues poetë

Zyrave të shtypit letrar

Të çojnë vjersha për Partinë

Dhe Enverin, sa më parë…

 

 

Dhe unë, që shtëpinë

Dy herë fije – fije ma kanë bastisur,

Dhe unë, që kam dalë në gjyq

I akuzuar si shumëkush

Për agjitacion e propagandë

Dhe lëvrim të letërsisë dekadente,

Dhe unë që kam provuar

Heqjen e të drejtës së botimit

Vite me radhë,

Duhet ta them, Migjen

Se, nuk do të shpreh publkisht

Asgjë nga ky koment…

 

 

                                                                  1988   

JANË TË ÇUDIÇME LUFTËRAT DHE FITORET – Cikël poetik nga Mustafa SPAHIU

BALADA PËR METUSH DAJKOCIN

Në 30-vjetorin e vdekjes (1928-1986)

 

 

 

O, diell i arsimit – marathonomak – çatisur përpara,

– Me abetare çele sythat – kur nisi të na zhdukej fara!…

Ardhësit e zhgjebosur etnisë tonë donin t’i jepnin fund.

Si shqiponjë përballë stuhive u gjende qytet e katund.

 

Në atdheun e tkurrur, me afshin e zemrës i dashuruar –

As me “çlirimin” e Kosovës – n’ofshamë i pangushlluar…

Herët grushtin e ngriti si rilindësit me këngët lirike, e –

Një gof shashtarie të rroku për bashkimin e trojeve etnike…

 

Marije Shllaku me tharm të bymur magjës të kishte ngjeshur,

Profesor Gjon Serreçi flamurin kuqezi herët ta kish’ veshur.

– Tush[1], dëshmi besa jote peng i ardhmërisë – fat i Prometheut,

Vizatove hartën etnike – mbi të ngule këmbën e Anteut, se –

 

Disa shqiptarë Shumadie nëpër gjemba kishin shkelur,

Ajme!, idetë e tua prej kokës tinzisht duke t’i vjedhur, dhe –

Qentë e tërbuar të shqerisë kur nuhatën erën e barotit,

Metush Dajkocit një ferku ia hodhën hekurat krye të motmotit.

 

Katandisur burgjeve ia shtuan torturat natë e ditë, varg e vi,

Udbashët e përbindshëm s’ngopeshin gjakun duke ia pi’…

Dhe asnjë fjalë goje s’ia nxorrën – mbetën të hakërruar;

As dhelpërisht dot s’ia dolën një sekond për ta përvetësuar…

 

Tetëmbëdhjetë vjetë burg të rëndë dhe katër në vetmi! –

Naçallnikët trandeshin n’ëndërr nga Metushi për trimëri…

Shqiptarët – të burgosurit e ndërgjegjës e quanin babazot,

Kryeideologu s’biente në krahët e pendimit, s’jepej dot…

 

Llapaqenve kur s’iu kërkoi mëshirë – Tush zemërshkëmbi,

– Kalanë e qëndresës as të alivanosur askush s’ia shëmbi.

– Njerëz, po se, them të vërtetën (mua) më plaçin sytë!

Atdhetar si Metush Dajkoci kombi ynë s’ka një të dytë…

 

Një gjakpirës i pamëshirshëm me këpucët speciale, oh –

Tushin e godiste kraharorit – shpirtin ia nxirrte ngadale!!!

Udbash kryemonstrumi Zymer Zymeri faqezi nga Deçani,

Ia shkurtoi jetën martirit – me lot zemre – qante vatani…

 

U shua vigani, iku kolosi – mëmëdheut dielloi parreshtur,

– Për veprat dhe modestinë – gjuha jonë nuk rri heshtur…

Zjarrmoi fjalë e artë skalitur me smilarët e rrezeve prore

Ta ngjatjetojmë tribunin tonë – shesheve nëpër përmendore…

 

Në Vendlindje,

E enjte, 19 tetor, 2006

Në Shkup,

E premte, 20/21 maj 2016

 

 

 

 

HASAN BEJ PRISHTINA

(1873 – 1933)

 

Deputet kryengritës, kryeministër dhe guximtarë

Ideolog i pavarësisë – diell e mësues – për shkollarë…

– Për çlirimin e atdheut – shpirti i ndezur zjarr, dhe –

Me Ismail Qemalin – në shesh nderi – prijatarë…

 

E ndiqnin përbindshat në çdo vend dhe grykë;

– Për liri turkoshakët i godaste me mykë…

Dhe Europës lanete se ndalte shtegtimin

Me rreze të arta – ëndërronte bashkimin.

 

Cuname kaptonte – sysopatë prente dredhira,

Të klikës së Serbisë – kuçedrave të pangira…

Hasan bej Prishtina – granit kur i pathyeshëm,

Me memorandume kancelarive i arsyeshëm…

 

Monarku tromaksej – tha – fjalën e mbramë:

“Hasani tagër të paguaj – domosdo i vramë!”

Duke ndjekur Ibrahim Çeloja – qenziu presparë,

Në Selanik e vrau pabesisht – Krezin shqiptarë.

 

O, Çelo horri, bastard që kur të polli nëna!

Në rrugën Çimisqi pse zbraze pesë të shtëna?!?

– Hasan bej Prishtina – Diell në përmendore…

Ti tradhtar i Prespës s’meriton as nevojtore.

 

 

E enjte, 3/5 shtator 2015

Vendlindje, Shkup

 

 

 

 

 

 

DAFINA E SHENJTË

Akrostik Musine Kokalarit,

në 100-vjetorin e lindjes (1917-1983)

 

Muzë e muzave – hyjneshë pa kurorë,

U madhërove diturisht – me ninëza dielli! –

Safos i zbrisnin yjet për t’i dhënë polen qielli

Iliti lindjen e fëmijës ia ndal – mizorja dorë!

Nektari – kjo pije ta siguroi rinin’e përhershme,

E Bukura e Dheut tromaks Cerberin me zgjuarësi,

 

Kakusit – Ermira Velo – i kërkonte demokraci…

Orët “Doktoreshën e Letërsisë” e bën të përjetshme.

Kam 38 vjet që nuk di për familje – o çdo me thënë?!

Amanetet e panjohura flasin valixhes personale…

Luani i Nemeut e la beronjë – dot s’u bë nënë?!

Atropeja ia priste me gërshërë fijet e jetës,

Robiku ia fshiku rritën lules në male, dhe –

Idhulli adhurohet – me kultin e së vërtetës…

 

 

E shtunë/e diel, 18/19 fruer, MMXVII

Në Dardani

 

 

 

 

 

BARDI I FJALËS SË PAEPUR

Në 100-vjetorin e lindjes së poetit

Esad Mekuli (1916-1993)

 

Bard me diell në ballë – errësirës ndriçove,

Amanetin Tënd dhe gur’i truallit ta lëngëzon…

Cilësitë e shqiptarëve në vargje i madhërove –

Është pak “Për ty” Ndera e kombit “Jeta e re” – ngulmon!

 

Esad, or baba, çdo poet me djersë e ke rritur, e –

Sofrës arbërore këngën se ndale, lumë i heshtur,

Anës së anës kërkove – n’art për të na ngritur

Dashuri atërore na dhe me penë të parreshtur.

 

Me ninëza të përlotur asnjë shtrëngatë s’të trembi

Edhe Sezamin e bimësisë e hape ngadhnjimtar,

Kur të vërsuleshin, dot s’frikej zemërshkëmbi…

 

Urtinë dhe burrërinë ta lakmonte çdo zemëracar,

Lulet me pranverat për çdo përvjetor do amësojnë;

I falem madhështisë Sate – emërblertin e diellnojnë.

 

 

E hënë, 4 kallnor 2016

Në Vendlindje

 

 

 

 

VENDLINDJES PËRKUSHTIM

 

Lule më besnike – rrënjëthellë në bregore

Të gostitë me elikzir – dehesh me ngazëllim…

Rrugës së diellit Erosi me shigjetë harlisur prore,

Me fijet e Arianës pyjeve me dashuri në kërkim…

 

Do të ketë ëndrra – yll – magjinë dot s’ua gjeni…

Është strehë fshehtësie – dhimbje dhe përgjërim

Lotët e pasioneve të mia kurrë s’do t’i zhgënjeni,

Dhe qoftë Akili me kordhë do t’i kërkoj dyluftim.

 

Jam trishtil në fron – zërin simfoni – shpresëplot –

Urtësisht ndjell pranverë me zjarr për këngëtim…

– Nga konaqet e moçme s’shtegëtoi për jet’e mot.

Çurkajës së vargjeve tingujt jo s’kanë mbarim…

 

Në sythet e imazheve ti bija lirës ashtu si Orfeu

…për Euridikën me kurora lari teksa qe martuar…

Temida hyjnore për vendlindjen s’më gënjeu,

– Në kandar drejtësie lëkurën duke ma peshuar.

 

Me këngë e verë them: e dua at cep të mëmëdheut,

Me prehje e agmi frymëzimi për te këndova i pari…

Shpirtërisht i lidhur për truallin si këmb’e Anteut,

Mburrem me të nëse më ngjesin veshë gomari…

 

Do t’i dal Zot!, sikur të zotit qeni më i bindur,

Me trimëri të Herkulit – fuqishëm e përshëndes…

Si Asklepi njerëzit do t’i shëroja – këtu kam lindur,

Po të ringjallem si Adonis i them mirëmëngjes!

 

 

Në Vendlindje

E mërkurë, 1/22 maj 2013

 

 

 

 

 

VALLJA E VRANJËS

– Valle popullore e moçme mbi 200 vite

 

Dasmave shqiptare kur luhet kjo valle, dhe –

Osman Taka me kordhë e deshi me afshin e trimit!

Vargu i valltarëve bëhet – Shqiponjë krahëmadhe –

Bien zurnatë orfejane – topa daullet e kushtrimit…

 

Vallja e Vranjës hidhet me takt stinëve përngaherë,

Tok me vendësit e rreptë – skifterët e Hashanisë, –

Plisat borë, tirqit ngjeshur – këmbët iu bëhen erë,

Ndezën si barut truallit mbi gjurmët e shqerisë.

 

Vallja e Vranjës në çdo dasmë paq përhirohet,

Heqësi i vallës prijatar rribë më rribë Kosovës,

Kjo bukuri e hijshme me nuset trimërohet, se –

Është simotër me “Shotën” dhe Vallën e Rugovës…

 

Me fajkonjtë e Vallës së Vranjës – gufllon zemra! –

Kërcejnë valltarët e zgjedhur, trimoshët e mirë, e –

Nga lëvizja e gjunit – rrufeshëm iu duket thembra,

Ujëvare magjepsin këngët – simfoni gjuhë e dëlirë.

 

Dhe Vallja e Vranjës i ka tiparet më burrërore

Qëndismën e folklortë populli ngaherë e mbëltoi…

Përkujtim’i lashtë – papandehur nëpër oborre;

As atje në kurbet Vallën e Vranjës kush se harroi…

 

 

Në Vendlindje, maj 1996

Në Dardani, shtator 2016

 

 

 

 

QËNDRESA E VARGUT

„Kur lufton i vogli për emër të vet,

Edhe n’ja k’putësh duart, me zemër t’vret”

(Enver Gjerqeku, 1928-2008)

 

 

 

Qëndro vargu im në majë të gjilpërës

Qëndro vargu im para kalecëve të ferrit

Qëndro vargu im – turrju flakës së Luciferit

Qëndro vargu im gamile mbi prush të rërës

 

Qëndro vargu im kanionit më të vështirë

Qëndro vargu im pa ulë kokë gjer në këputje

Qëndro vargu im tempujve fare pa bërë lutje

Qëndro vargu im duke mos kërkuar mëshirë

 

Qëndro vargu im muzgjeve të pafund

Qëndro vargu im – shëro plagë të pashëruara

Qëndro vargu im – mos ik rrugëve të penduara

Qëndro vargu im me një mijë kuintalë mund

 

Qëndro vargu im më gjatë se trung ulliri

Qëndro vargu im krenar shtrezeve të fatësimit

Qëndro vargu im urisë së uritur të durimit

Qëndro vargu im – drithë – nën gurë mulliri

 

Qëndro vargu im me dhembje të sertë

Qëndro vargu im pafajshëm kur të vrasin me sy

Qëndro vargu im përballë shqotës jam me ty

Qëndro vargu im – prite rrufenë e mnertë

 

Qëndro vargu im nën damarët e lëkurës

Qëndro vargu im – duan të thyejnë me mëri

Qëndro vargu im hapësirës fluturo në liri

Qëndro vargu im – bëju qemer i çdo urës

 

Qëndro vargu im nofullave të hienës

Qëndro vargu im pa të mekur n’imazh lakmia

Qëndro vargu im kujdes e zezë është bukuria

Qëndro vargu im me durim Jobi barkut të balenës

 

Qëndro vargu im – para mallkimit ti hesht

Qëndro vargu im – thinja rrashtën ta gërmon

Qëndro vargu im kur urrejtja kocka thermon

Qëndro vargu im –i verbëri të ndrydh si plesht

 

Qëndro vargu im mos e shtang gjuhën pa nevojë

Qëndro vargu im nga truri e zemra ke lindur

Qëndro vargu im – kurrë i nënshtruar, i pabindur

Qëndro vargu im shpreshherë i vënë në peshojë

 

Qëndro vargu im më i urtë se Demosteni

Qëndro vargu im qëndresë shtigjeve të pakaluara

Qëndro vargu im i pathyer furtunave të tërbuara

Qëndro vargu im – fanar në dorë Diogjeni

 

Qëndro vargu im si lumë i palodhur prore

Qëndro vargu im delli i ballit – mbiu nga dheu

Qëndro vargu im – këmbëngulitur si Anteu

Qëndro vargu im nursyçelur në fjalën burrërore…

 

 

E diel, 5 prill 2015

Në Shkup

[1] Të gjithë fëmijët e nipërit e Metush Krasniqit – Dajkoci, babain e tyre e kanë tirrur Aga Tush…

Gjarpëri – Poezi nga Agim Hyseni

 

U rritëm bashkë
Unë dhe ti
Gjarpëri i shtëpisë.

Mbi portën e gurtë ishe kurorë
Të kishim orë,
Kur në këngën tonë kishim gjithçka,
Gjithçka që nuk kishim,
Kishim këngën,
Që shponte retë.
Mbledhur rreth zjarrit që na mbet.
Ne në këngë e gjemitë në det.

Për diell
Në këmbë pse na ike
Ti e di.
Më asnjë ditë e re nuk do që të na shoh,
Nuk do që të na vi.

Me të zezën magji
Si i bëre yjet lulëkuqe
E lulëkuqet i mbolle në qiell.

Si e ndave qiellin në dysh,
Shtëpinë e bëre ujk,
Ujkun si e bëre njeri?

Njeriu mund të bëhet gjarpër
E gjarpëri njeri?
Nuk varet nga unë,
Nuk varet nga ti.

Varet nga unë edhe nga ti.

Lakmitarë të ligësisë – Poezi nga Neki Lulaj

 

 

Janë bërë  shumë lakmitarë

Do qyqarë  historianë

Për një grusht para dhe ar

Po  përdhosin legjendarë

 

 

Si e mban, o Zot, te dheu

Paskal Milon, atë farë  „trimi“

Na përdhosi Skënderbeun

I bën nder turkosllavizmit.

 

Beligradi  çfarë  dhuroka

Këtij „mentarit“ kaq të rrallë

Tej, nga stepat  gëzon Moska

Para, turp, tradhëti  e gjallë.

 

Na përmbysi historinë

A mos deshi me u ba mbret?

Fletë e zezë në shqiptari

Damkë e zezë e shekullit njëzetë

 

Sikur hedh në grykë litarin

Kjo re e zezë  në horizont

E vërteta nuk do gardhin.

Kemi vetëm një Gjergj Kastriot.

XIV – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Kujtoj sot.. Hans Joachim Lanksch – Përgegnishten dhe gjuhën letrare – Përgatiti Fritz RADOVANI

2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Kujtoj sot… Hans Joachim Lanksch – Për gegnishten dhe gjuhën letrare – Përgatiti Fritz RADOVANI

Nuk fshihet dot nga sytë – Poezi nga MAYA ANGELOU – Përktheu Skënder Buçpapaj

 

Nuk fshihet dot nga sytë

e botës ai që e shpëton e nuk e di.

Është njëri nga ne, jo ndër më të mirët.

leximi i hartës! – meditacion nga bajram sefaj

 

Udhëtoj, do të thotë jetoj…

Njëmend, asgjë më bukur se të marrësh botën në sy! Të shohësh çfarë dëshiron të shohësh, të dëgjosh çfarë dëshiron të dëgjosh.

Dikush tha: udhëtoj – jetoj…

Ngeli në kujtesën gjithënjerëzore kjo porosi. Le anash përtacët e qyqarët, të gjithë të tjerët tok, dëshirojnë të udhëtojnë. Sa më shumë, sa më gjatë, aman!

Lakmia e përgjithshme njerëzore, mund të vrojtohet nga shumë kënde e aspekte.

Nuk jam as filozof, as sociolog. Gazetar jam.

Jetoj aq sa zgjatë leximi i këtyre rreshtave. Hiç më shumë, më gjatë!

Por më lind një dëshirë të cilës s’i shmangem  lehtë: ta vë gjykimin e mendimtarit në peshë kohe – atëherë kur u shqiptua ky mendim me ditën e sotme!

Vlerën e tij, dje, sot, nesër…

Dua të pyes, pra, a e ka rrugëtimi po atë vlerë që e kishte dikur, kur rrugët ishim të paketa, të ngushta, e të përbaltura, kur nuk kishe rrugë uji, kur për rrugët e havasë as guxonim të pandehnim…

*

Krejt filozofinë e  meditacionit dhe degëzimit të tij të mundshëm, mund ta nxjerr në breg me dy-tri fjalë: mjetet moderne të komunikacionit masiv (tekstualisht)  e shuajnë për aq, apo, nëse doni, e shtojnë etjen për udhëtim, për sa më shumë udhëtime, sa më të gjata, madje.

Digjem etjeje që, njëherë në jetë, të shoh Nepalin, Kinën, Alaskën, Guineja Bisao… e tjera e tjera qytete të panjohura e vise të pashkelura!

Si duket, porosia e mendimtarit “udhëtoj – jetoj” nuk zvetënohet kurrë.

Në udhëtim, pra!

Ju ftoj unë, t’i lexoni këto shënime, kallëzime udhëtimi që pasojnë, t’i kuptoni si dëshirë për rrugëtim  të përbashkët, asgjë tjetër.

Ju e dini se udhëtimi është shkollë e madhe, “njeriu sheh e dëgjon gjithçka” dhe, e dyta, në atë shkollë lëvizëse njeriu mëson leksionin e parë mbi dashurinë e pazëvendësueshme për trevën , truallin e vet, atdheun…

Kur, një ditë prej  ditësh, plakemi, shkurtohen rrugët,  nisim leximin e hartave, duke shënuar, me ngjyrë të kuqe, rrugët e kaluara…

Duke qenë bashkudhëtarë dëshirash, në këtë “tren special” do të ndalemi në disa qytete e kryeqytete të Evropës kryesisht, me disa lakime të buta në Izrael, Egjipt dhe Amerikë.

Ecim!