VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mungesa e hekurit apo sëmundjet kronike – Si të dalloni shkakun e anemisë

By | January 10, 2019

Komentet

Kurat dhe ushqimet e duhura për pankreas të shëndetshëm

Nëse pankreasi del jashtë funksioni, organizmi nuk përthith dot substancat e mira nga ushqimi.

Pankreasi është një organ i vogël që rrallë herë të vjen ndër mend.

Pankreasi ka dy funksione bazë. Ky organ prodhon insulinën për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak dhe enzimat për tretjen e yndyrnave dhe proteinës.

Lëngu që prodhon pankreasi neutralizon acidet që lëshon stomaku, duke krijuar ambientin perfekt për enzimat tretëse.

Nëse pankreasi del jashtë funksioni, organizmi nuk përthith dot substancat e mira nga ushqimi.

Nëse pankreasi nuk funksionon mirë, mund të përballeni me këto probleme:

Diabet

Infeksion akut ose kronik të pankreasit

Rritje të mundësisë për zhvillimet tumorale

7 Ushqimet e Duhura Për Pankreas Të Shëndetshëm

Shkaqet e mosfunksionimit të pankreasit shpesh janë të panjohura, por ekspertët beosjnë se një ushqyerje e shëndetshme mund të rigjallërojë këtë organ.

Ekspertët kanë zbuluar disa ushqime dhe bimë mjekësore që përmirësojnë funksionet e pankreasit.

Megjithatë, këto kura duhen provuar vetëm me aprovimin e mjekut, në rastet kur jeni duke marrë ilaçe për pankreasin.

Gjethet e ullirit

Gjethet e ullirit përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe e pastrojnë atë nga toksinat.

Përbërësit e tyre largojnë radikalet e lira dhe ulin tensionin e gjakut.

Ngrënia e rregullt e këtyre gjeleve forcon mëlçinë, tiroiden dhe pankreasin.

Gjethja e ullirit përmban acid oleik që mbron qelizat e pankreasit dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

Kjo gjethe rekomandohet për të pakësuar rrezikun e kancerit të gjirit dhe të pankreasit.

Hudhra

Hudhra është mikja më e mirë e pankreasit.

Ajo ul sasinë e sheqerit në gjak dhe stimulon prodhimin e insulinës.

Hani një ose dy thelpinj hudhër në ditë për shëndet të mirë.

Çaji i hudhrës është gjithashtu një alternativë e mirë nëse e kombinoni me majdanoz për të freskuar gojën.

Lulerradhiqja

Ekspertët besojnë se lulerradhiqja është mjaft efikase kundër kancerit të pankreasit dhe veçanërisht ndaj qelizave që i rezistojnë trajtimeve kundër tumoreve.

Në vitin 2012, shkencëtarët në Kanada zbuluan se ekstraktet e lulerradhiqes nxisnin të ashtuquajturën ‘vetëvrasje’ të qelizave kancerogjene duke mbrojtur ato normale.

Çaji i lulerradhiqes largon toksinat nga sistemi tretës dhe shëron indet e dëmtuara të pankreasit.

Sanëza

Kjo bimë e verdhë me emrin botanik Gentiana gjendet në malet shtatlartë të Shqipërisë.

Ajo është një nga bimët më të mira për shëndetin e pankreasit.

Sanëza stimulon fshikëzën e tëmthit, shëndetin e stomakut dhe të pankreasit.

Ajo është e dobishme në prodhimin e enzimave dhe acidit të stomakut që inkurajojnë një tretje të shëndetshme.

Limoni

Frutat si limoni inkurajojnë çlirimin e enzimave jetësore tretëse nga pankreasi.

Kivi dhe limoni jeshil janë gjithashtu mirëbërës për këtë organ.

Jamballi

Jamballi është pjesë e trajtimeve efikase të problemeve me pankreasin.

Në mjekësinë tradicionale kineze, jamballi ka gjetur përdorim prej mijëra vitesh.

Ky zhardhok është i pasur me substanca kundër inflamacionit dhe dhimbjeve.

Rigoni

Rigoni është një bimë mjaft premtuese kundër problemeve të shkaktuara nga stresi oksidues siç është diabeti.

Rigoni përmban antioksidantë që ndihmojnë në menaxhimin e hiperglicemisë ose komplikacioneve afat gjatë të lidhura me diabetin.

Kanella, xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë gjithashtu erëza të mira për shëndetin e pankreasit./AgroWeb.org

Kolla e Natës – Si të kuptoni nëse është ftohje apo alergji, trajtimet që ju ndihmojnë

Gjethet e dafinës janë fantastike për shëndetin e gjithë organizmit.

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.

Çdo vit miliona njerëz vuajnë nga simptoma të ndryshme të ftohjes, gripit, sëmundjeve të frymëmarrjes apo alergjive.

Kollitje pa pushim natën, dhimbje fyti apo teshtima, por nuk jeni të sigurt nëse po përjetoni simptomat e një ftohje të vjetër apo të një alergjie që sapo ka filluar?

Mjekët japin disa mënyra se si mund t’i dalloni ato fare lehtë megjithëse janë shumë të ngjashme.

Është shumë e rendësishme të kuptoni saktë simptomat të cilat po vuani që të mund të merrni trajtimin e duhur.

AgroWeb.org  ju tregon një listë me këshilla të cilat duhet të merni parasysh për të bërë këtë ndarje.

Alergjitë

Kolla e natës që shkaktohet nga alergjitë shfaqet në periudhat kur në ajër ka shumë polene lulesh, kryesisht në pranverë.

Ajo  shfaqet papritur dhe zgjat me javë të tëra derisa alergjia të kalojë.

Mund të shkaktohen nga pluhuri , një element i ri në dhomë, një parfum apo detergjent i ri rrobash.

Në rastin e alergjisë përveç kollës ju nuk do të përjetoni simptoma të tjera siç janë dhimbjet trupit  apo temperatura.

Kontrolloni nëse ndjeni rëndesë në zonën e syve, zonën e hundës dhe sinuseve.

Kur trupi ndjen rreziqe të jashtme si alergjitë lëshon istaminën e cila  shkakton alergjitë.

Nëse ndjeni zonën poshtë syve të rënduar atëhere me shumë mundësi ju po vuani nga ndonjë alergji.

Nëse keni shqetësime të fytit, por jo dhimbje dhe ndjesia është ajo e gërvishtjes dhe deshirës për ta kruajtur njësoj siç ndodh me lëkurën atëherë po vuani nga ndonjë alergji.

Ftohja

Kolla me natyrë inflamatore shkaktohet nga gripi apo ftohje të ndryshme të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

Kjo lloj kolle shfaqet edhe gjatë ditës, por përkeqesohet natën duke penguar gjumin e qetë.

Kolla e ftohjes  ndryshe nga alergjitë është e avashtë dhe zgjat  3-14 ditë.

Në rastet e ftohjeve do të keni edhe sekrecione të shumta të hundës apo dhimbje të fytit të cila vazhdojnë gjatë gjithë ditës duke ju penguar të konsumoni lehtësisht ushqim.

Kur vuani nga gripi apo ftohja në shumë raste do të keni edhe temperaturë apo dhimbje të trupit.

Për të qetësuar kollën nga i ftohti përdorni çajin e dafinës duke zierë tre gjethe dafine në një filxhan çaji dhe nëse dëshironi mund t’i shtoni dhe pak mjaltë. Pijeni para gjumit.

Për të qetësuar alergjinë përdorni çaj mente. Çaji i mentes është një balancues natyral i cili ul nivelin e istaminës, që shkakton alergjitë në trup.

Përgatitja

1 lugë mente e thatë (10gr)

1 lugë mjalt (25gr)

1 flixhan ujë (250ml)

Kollën që shkaktohet nga gripi apo ftohja mund ta qetësoni duke përdorur çaj bliri.

Çaji i blirit ul temperaturën e turpit  dhe lufton të ftohtin. Ka veti qetësuese ndaj dhimbjeve të trupit apo fytit duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

1 çaj bliri (10gr)

Pak sheqer ose mjaltë

1 filxhan ujë (250ml)

Mbroni sytë dhe trurin nga lodhja e ekranit me këto tri lloje ushqimesh

Muskujt e syve tuaj do të dobësohen  më shpejt duke ju sjellë problem në fokusim.

E mbyllni ditën me dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i kompjuterit  apo telefonit?

Shikimi juaj është dobësuar dhe keni vështirësi në fokusim?

Ju mund të jeni duke vuajtur simptomat  ndaj ekspozimit të madh ndaj dritës së ekraneve.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ekraneve të kompjuterit, televizorit apo telefonit mund të shkaktojë probleme duke filluar që nga shëndeti i syve deri tek problemet me pagjumësinë.

Muskujt e syve tuaj do të dobësohen  më shpejt duke ju sjellë problem në fokusim.

Një problem ky që mund të ju shkaktojë  vështirësi të përhershme në shikim.

Mënyrat më mtë mira dhe efiskase për t’u mbrojtur nga këto simptoma janë ato natyrale.

Sigurohuni të merni sa më shumë vitamina nga ushqimet.

Tri lloje Ushqime Që Mbrojnë Sytë dhe Trurin

AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju tregojë  tre lloje ushqimesh të cilat mbrojnë sytë dhe trurin.

Studimet e fundit tregojnë se për të përforcuar shikimin dhe për të shamngur lodhjen duhet të konsumoni sa më shumë fruta e perime.

Përdorni ushqime që përmbajnë karotenoide dhe antioksidantë të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shkimit dhe shplodhjen e syrit.

Ato lidhen edhe me veti të tjera kuruese siç janë parandalimi i dhimbjes së kokës, lodhjes apo pagjumësisë.

Ekspertët rekomandojnë tre lloje ushqimesh ato me ngjyrë të gjelbër, portokalli dhe të kuqe.

Perimet jeshile që përmbajnë burime të mira të karotenoideve  janë lakra, spinaqi dhe brokoli.

Vitamina të tjera të vlefshme mund të gjeni edhe tek produktet shumëngjyrshe siç janë porokalli, karrotat apo patatet e ëmbla.

Tek ushqimet e kuqe rekomandohet shumë speci i kuq, domatja, salmoni apo mishi i kuq.

14 Mars – Zgjohen Zanat e Pranverës

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit.

Në lashtësi, sipas Kalendarit Julian, marsi ishte muaji i parë i vitit.

Në Evropë, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos Kalendari Gregorian në vitin 1582.

Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian.

Pra, nëse viti kalendarik fillon me marsin, ka kuptim që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori.

Edhe muajt e tjerë kanë lidhje me bujqësinë. Qershori është muaji i Qershive dhe Korriku, muaji i korrjeve. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme.

“Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekërit e vjetër, në nderim të perëndive të luleve, të shelgjeve.

Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botticellit. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës…”

Ky është në fakt përkufizimi poetik i Faik Konicës për Ditën e Verës.

Nga pikëpamja historike, Dita e Verës është shumë e hershme, me origjinë të lashtë pagane.

Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Ka të bëjë me ringjalljen; me ringjalljen pranverore të natyrës në raport me dimrin, në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë.

Thuhet se ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtë) dhe festohet më 14 mars.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi.

Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Pse në Elbasan?

Rezulton se Dita e Verës është kremtuar në mbarë viset shqiptare.

Por Elbasani, ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndihet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit.

Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballakumeve.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë.

Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.

“Verore” quhet byzylyku prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Dita e verës, si festohet në qytete të ndryshme?

Fëmijët e Tropojës kanë zgjimin më të bukur në Ditën e Verës. Ata zgjohen mes lulesh, gjethesh e fijesh bari, të vendosura mbi jastëkë nga nënat e tyre herët në mëngjes.

Më pas, fëmijët gjatë gjithë ditës këpusin dëllinja dhe i bashkojnë ato në një vend në formën e mullarit.

Dëllinjave u vihet flaka në mbrëmje dhe fëmijët këndojnë dhe vallëzojnë rreth flakëve të larta.

Për shkak të klimës paksa më të ftohtë, në Tropojë dita e Verës festohet në fund të Marsit – fillim Prilli (zakonisht data 6 prill).

Edhe në Dibër fëmijët ndezin zjarre në mbrëmje. Por një tjetër karakteristikë e veçantë është se njerëzit atje zgjohen herët “për të mbyllur dyert”, një rit pagan ky i festimeve.

Në Skrapar gatimi i Ditës së Verës është lakror me hithra. Qyteti i Pogradecit e feston këtë ditë më vezë të ziera të lyera në të kuqe.

Fëmijët ndezin zjarre dhe vejnë në duar “veroret”. Në Korçë festohet nga disa në 1 Mars e nga të tjerë në 14 Mars. Përgjithësisht datat ndryshojnë sipas besimeve fetare.

Kosovë “Dita e Verëzës”

Në Kosovë, pjesë e festimeve janë daljet e të rinjve e të rejave në sheshe fshatrash, në bjeshkë, mbledhja e luleve të para.

Vallëzimi e kënga, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, të cilat kanë ngjashmëri, por nuk janë si ballokumet e Elbasanit.

Dita e Verës përfshin festime të të dy kulteve tona të vjetra, të Diellit dhe të Gjarpërit.

Ndizen flakadane në majat e maleve dhe të kodrave, në shumë krahina bëhen zjarret e kashtës, thuren e jepen veroret, shëtitet në natyrë, mblidhen familjet e fiset.

Është ditë begatie. Zgjohen Zotat e Bimësisë./AgroWeb.org

Ëmbëlsira e Pranverës – Receta e vjetër e traditës arbëreshe

Ëmbëlsira e Pranverës.

Kjo ëmbëlsirë e thjeshtë dhe me shije të mrekullueshme i ka rrënjët në traditën e lashtë Arbëreshe.

Petët e mbushura me fruta janë një recetë shumë e veçantë e cila nue familjet arbëreshe kalohet brez pas brezi edhe në ditët e sotme.

E quajtur ndryshe Pitta N’Chiusa që do të thotë “petë e shtypur” kjo është ëmbëlsira tradicionale e festave për komunitetin arbëresh në itali.

Tipike për rastet e festave, kjo recetë është një nga ushqimet më të njohura dhe më të thjeshta në të gjithë fshatrat Arbëreshe.

Më poshtë do të gjeni recetën e plotë tradicionale të kësaj ëmbëlsire.

Përbërësit

500 gr miell

1 lugë kafeje kripë

1 lugë çaji sodë

100 ml vaj ulliri

2 vezë

1 lugë çaji kanellë

100 gr rrush i thatë

100 gr arra

100 gr bajame

100 lajthi

100 gr sheqer

250 mjaltë (sipas dëshirës)

150 – 200 ml ujë

Përgatitja

AgroWeb.org ju udhëzon të filloni me përgatitjen e brumit.

Bashkoni miellin, sheqerin, ujin dhe kripën.

Teksa përzieni miellin hidhni sodën dhe vazhdoni të punoni me duar miellin derisa të jetë formuar brumi.

Lëreni burimin të pushojë për  disa orë në një vënd të  errët dhe të thatë. Më pas ndajeni brumin  në 4 – 5 topa të vegjël.

Merni një nga copat e vogla të brumit që ndatë dhe filloni të hapni një pëtë të mesatare.  Herë pas here spërkatini petët me miell në mënyrë që të mos ngjiten.

Bëjeni këtë derisa të mos keni më kulaçë brumi.

Pasi të këni hapur petët lyejini me vaj ulliri dhe spërkatini me pak sheqer.

Thërrmoni  arrat dhe frutat e thata duke i përzier me sheqer, kanellë  dhe mjaltë sipas dëshirës duke i shtruar me lugë në të gjithë sipërfaqen e petëve.

Prisni me thikë petën në rripa të hollë të cilët më pas mblidhini në formë roleje.

Petët do të marin formën e një trëndafili.

Vendosini pranë njëra tjetrës në tepsi dhe piqini në 180 gradë rreth 40 minuta derisa petët të kenë marë një pamjë të artë.

Lëreni ëmbëlsirën të ftohet e më pas shijojeni.

Azma luftohet edhe në tavolinë – Ushqimet që duhet të konsumoni

Gjethet e spinaqit janë të pasura me vitamina dhe minerale.

Azma është një sëmundje inflamatore e cila prek rrugët e frymemarrjes dhe mushkritë.

Ajo karkaterizohet nga simptoma të ndryshme dhe të përsëritura, të cilat bllokojnë qarkullimin e lirshëm të ajrit në mushkëri.

Sëmundja e azmës është një bashkim i kushteve mjedisore, kryesisht gjatë rritjes së një personi dhe atyre gjenetike, të trashëguara.

Simptomat përfshijnë dhimbje në gjoks, kollitje, spazma të stomakut.

Faktorët mjedisorë dhe alergjitë luajnë një rol kyç në përkeqësim apo mbajtjen nën kontroll të kësaj sëmundjeje.

Rreth 20% e njerzve në botë vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërsa sipas të dhënave të fundit për Shqipërinë rreth 3% e popullsisë vuan nga lloje të ndryshme të azmës.

Mjekët thonë se azma mund të mbahet nën kontroll nëse përmirësohet cilësia e jetesës.

Duke u fokusuar në një ushqyerje të shëndetëshme dhe aktivitet fizik.

Një studim i Universitetit të Parisit ku morën pjesë 34 mijë persona me simptoma të azmës, tregoi se përgjatë një viti përsonat që ishin ushqyer me një dietë bazë frutash dhe perimesh rezultuan të kishin më pak shqetësime nga sëmundja.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë frutat, perimet dhe drithërat.

Ndërsa këshillojnë të bëhet kujdes me produktet e mishit dhe me ushqimet e përpunuara me sasi të madhe kripe e sheqeri.

Një dietë e pasur mesdhetare me bazë perimet është çelsi i bashkëjetesës me azmën, pa pasur nevojën e përdorimit të shumtë të antibiotikëve.

Po ashtu vitamina dhe antioksidantë të cilat gjenden me shumicë në ushqime si: mollët e kuqe, boronicat, kumbullat apo qershitë.

Më poshtë AgroWeb.org ju rekomandon disa nga ushqimet që duhet të konsumoni.

Arrat dhe farat

Përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E që përbëhet nga tokoferoli, një suplement që ndihmon në zbutjen e kollës së azmës.

Kjo vlen për personat që nuk vuajnë nga alergjitë nga arrorët.

Peshk

Peshku përmban sasi të mëdha të omega 3 që gjendet me shumice tek sardelet, salmoni apo peshku ton.

Omega 3 ndihmon në reduktimin e antitrupa të cilat shkaktojnë kollën e azmës.

Domatet

Domatja përmban liktopene, një suplement që ju ndihmon të merni frymë më mirë.

Fibra

Dieta me fibra është një mënyrë e mirë për të ndihmuar funksionimin e mushkërive.

Një kupë thjerrza përmban 15.6 gr fibra.

Ushqime të tjera të pasura me fibra janë molla, qepa, brokoli e bollguri.

Bishtajoret

Fasulet dhe lloje të tjera bishtajoresh përmbajnë probiotikë që ndihmon në luftën kundër bakterieve.

Spinaq

Gjethet e spinaqit janë të pasura me vitamina dhe minerale.

Në veçanti me vitaminën B e cila ndihmon në reduktimin e sëmundjeve të azmës.

Shegët

Shegët ofrojnë një dozë të madhe antioksidantësh që ndihmojnë të shërimin e inflamacionit të mushkërive.

Bllokimi i muskujve nga stresi dhe tensioni – Si ta kuptoni dhe çlironi trupin tuaj

Mbyllja në vete dhe mbajtja për brenda e trishtimit shpaloset fizikisht sidomos në pjesën e sipërme të shpinës.

Njerëzit që arrijnë të ‘fshehin’ emocionet janë më të prirur të vuajnë nga tensioni muskulor.

Bllokimi i emocioneve është shumë i rrezikshëm sepse shkakton vuajtje të panevojshme dhe nënshtron energjinë e trupit dhe shpirtit.

Ekspertët thonë se ndonëse njeriu me mendje mund të jetë në gjendje të fikë shumë emocione, trupi nuk është në gjendje ta bëjë këtë dhe vuan.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për rolin që luan ana shpirtërore në shëndetin e muskujve.

Tensioni i Pjesës së Sipërme të Shpinës

Mbyllja në vete dhe mbajtja për brenda e trishtimit shpaloset fizikisht sidomos në pjesën e sipërme të shpinës.

Ekspertët thonë që hapi i parë drejt trajtimit të tensionit të kësaj pjese të shpinës është çlirimi emocional.

Tensioni i Shpatullës

Njeriu mban mbi shpatulla një sërë përgjegjësish, angazhimesh dhe problemesh.

Kjo barrë e rëndë shkakton tension dhe dhimbje të shpatullës.

Ekspertët rekomandojnë që herë pas here të kujtoheni të çliroheni nga një barrë e panevojshme.

Tensioni i Pjesës së Poshtme të Shpinës

Kjo pjesë vuan shumë nga pasiguritë emocionale.

Dhimbja bëhet më e fortë kur njeriu injoron problemet e veta dhe nuk pranon veten ashtu siç është.

Tensioni Abdominal

Shtrëngimi në stomak ndodh kur njeriu duhet të përballet me diçka të rëndësishme emocionale.

Ndjenjat nuk duhen anashkaluar dhe injoruar, thonë ekspertët.

Flisni me dikë qe ju kupton.

Tensioni i Qafës

Tensioni i qafës ndodh kur njeriu refuzon të përballet me diçka stresuese.

Nëse kjo ndodh rregullisht, do të zgjoheni çdo ditë me dhimbje serioze të qafës.

Tensioni i Mesit

Në këtë rast kemi të bëjmë me diçka që bren ndërgjegjien tuaj.

Gabimet janë për njerëzit, thotë populli, ndaj merreni shtruar dhe faleni veten ose kërkojini falje të tjerëve.

Tensioni i Kokës

Tensioni në këtë zonë buron nga frika.

Zbuloni atë që ju frikëson dhe ky problem emocional do të largohet.

Tensioni i Kyçeve

Kyçet vuajnë kur njeriu është i mërzitur dhe i zemëruar.

Zemërimi manifestohet dashje pa dashje dhe trupi flet qartë.

Tensioni i Gjymtyrëve të Sipërme

Kjo zonë mbart problemet me të kaluarën dhe padurimin.

Të dyja këto probleme shfaqen me dhimbje në pjesën e jashtme dhe të brendshme të gjymtyrëve.

Tensioni  i Gjurit

Ky problem buron nga frika për të treguar brishtësinë emocionale dhe shpirtërore.

Sa më pak të frikësuar të jeni, aq më pak dhimbje fizike do të ndieni.

AgroWeb.org këshillon të mundoheni të çlironi emocionet, të flisni me miqtë e të ecni në natyrë. Trupi dhe shëndeti juaj vuajnë kur jeni të stresuar dhe kur mbani brenda jush emocionet. /AgroWeb.org

9 sinjale të diabetit të cilat femrat i injorojnë

Diabeti është një sëmundje e përhapur gjerësisht, sinjalet e para të të cilit shpesh neglizhohen. Bëni mirë që të bëni vetëkontroll dhe kjo vlen sidomos për femrat, të cilat shpesh i injorojnë sinjalet e mëposhtme:



Nevojë e shpeshtë për të urinuar
Nëse ndjeni më shpesh se normalja nevojën për të urinuar, ky është një sinjal diabeti.

Humbja e peshës
Dobësoheni pa arsye? Për shumë femra kjo mund të duket si një ëndërr e dëshiruar, por në fakt mund të bëhet fjalë për diabetin.

Plagët që me zor mbyllen
Priteni në kuzhinë dhe plagët nuk mbyllen? Gërvishtjet nuk ikin kollaj? Kjo mund të jetë një simptomë e qartë diabeti. Sistemi imunitar është i komprometuar dhe kjo gjë ndikon në procesin e shërimit.

Uri ose etje ekstreme
Kur trupi ynë nuk arrin që të tolerojë më glukozën, është normale që të kihet uri dhe etje përtej normales. Kjo gjë ndodh kryesisht në orët e vona të natës.

Dekolorim i lëkurës
Keni vënë re që lëkura nën sqetulla, në qafë apo në gjunj ju zbardhet? Kjo është një shenjë e pastër diabeti.

Lodhje
Një lodhje e tepërt pa shkak, është simptomë e qartë diabeti. Kjo gjë manifestohet edhe me nevojën për të dremitur gjatë ditës.

Probleme me shikimin
Glukoza që akumulohet në organizëm, shkakton mjegullim të shikimit, shkruan noa.al.

Mpirje
Nëse niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë, mund të ketë mpirje të duarve ose të këmbëve.

Gjak nga mishrat e dhëmbëve
Kur del gjak nga mishrat e dhëmbëve, kjo gjë flet për probleme lidhur me diabetin. Nëse ky problem nuk zgjidhet me këshillat e dentistëve, bëni mirë që të kontrolloheni për diabetin.

Vaksina kundër diabetit u testua me sukses, festojnë shkencëtarët

Diagnoza e njerëzve me diabet në të gjithë botën rritet çdo ditë e më shumë, ndaj autoritetet shëndetësore janë shumë të shqetësuara për këto shifra alarmante.



Zgjidhja më e mirë për të evituar që individë të tjerë të bëhen diabetikë, është parandalimi. Gjithsesi, përveç faktorit gjenetik dhe predispozimit, informacionet mbi masat që dhen marrë dhe testet paraprake nuk  janë ende të mjaftueshme për të ndaluar popullsinë të ketë rritje të rriskut.

Ëndrra për të patur një vaksinë në gjendje të ofrojë siguri dhe të jetë efikase në parandalimin e diabetit, u realizua.

Komuniteti mjekësor po feston tanimë suksesin. Pas shumë vitesh kërkime, FDA-ja (Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve), ka autorizuar që testet të aplikohen mbi njerëzit, ndaj 150 njerëz në moshë të rritur, të konsideruar në stad të avancuar të diabetit, u ofruan vullnetarë për të testuar vaksinën.

Ky lajm u bë i ditur falë një interviste që doktoresha Denise Faustman, përgjegjëse e ekipit eksperimentues, dha për agjensinë e lajmeve Reuters.

Suksesi i vaksinës u festua nga shkencëtarët, por për momentin do observohen më shumë vullnetarë, para se vaksina të hidhet në treg në të gjithë botën, në mënyrë që të gjithë njerëzit me diabet të munden më në fund të çlirohen nga sëmundja.

Skuadra e shkencëtarëve ka thënë që për të testuar vaksinën e re, vullnetarët duhet të kalojnë dy procese. Atyre u është dashur të marrin dy doza vaksine në një interval kohe prej 4 javësh.

Me monitorimin e bërë të çdo personi, për të njohur përgjigjen e saktë, u pa se qelizat përgjegjëse, nuk kishin më diabet.

Suksesi i kësaj vaksine është një rezultat për ekipin mjekësor, por do duhet ende kohë për daljen e tij në treg.

Deri më tani, të gjithë njerëzit që kanë diabet, do duhet të ndjekin rekomandimet mjekësore dhe të mos e lënë pas dore trajtimin.

Kjo është një sëmundje e heshtur që mund të shkaktojë dëme të shumta në trup.

Për mjekët kjo është një fitore dhe diabeti po godet si të moshuarit edhe fëmijët, por tani mund ta luftojnë me një ‘goditje’ të vetme që do i bëjë shumë mirë shëndetit tonë dhe prindërve tanë.

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Lëngu i limonit është shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik.

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm.

Çaji Jeshil

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit.

Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin e sistemit tretës.

Çaji jeshil kombinohet shumë mirë me xhenxhefilin, lëngun e limonit dhe mjaltin.

Lëngu i Limonit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org lëngu i limonit është shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik.

Pini ujë me lëng limoni çdo mëngjes me stomak bosh.

Lëngu i Boronicës së Kuqe Ose Ananasit

Këto fruta janë të pasur me antioksidantë dhe lëngun e tyre mund ta pini çdo ditë në mes vakteve ose gjatë drekës.

Nëse po përpiqeni të pastroni mushkëritë, atëherë shmangni pijet e gazuara dhe alkolike.

Lëngu i Karrotës

Karrota është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B.

Lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak.

Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.

Xhenxhefil

Xhenxhefili është një aleat kundër sëmundjeve të këqija.

Ai lehtëson eliminimin e sekrecioneve bllokuese të mushkërive.

Ushqimet e Pasura me Antioksidantë

Spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi janë ushqime të pasura me antioksidantë që forcojnë imunitetin, kapacitetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.

Rigoni Dhe Nenexhiku

Përbërësit organikë të rigonit përmirësojnë frymëmarrjen dhe çlirojnë mushkëritë nga bllokimet prej sekrecioneve.

Mund t’i përdorni si çaj si çdo çaj tjetër bimor.

Ato ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga bakteret.

Nenexhiku qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe të dyja bimët duhen bërë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Mbrojtja e mushkërive kërkon marrjen e ushqyesve të domosdoshëm dhe vitaminave jo vetëm nga ushqimi por edhe suplementët.

Këshillat e fundit por jo nga rëndësia janë që të mos pini duhan, të qëndroni larg zonave ë ndotura dhe të pini sa më shumë lëngje të ngrohta./AgroWeb.org

Tri këshillat kryesore për një sistem tretës super në formë

Stomaku është një prej organeve më të rëndësishme për funksionimin e organizmit.

Në një periudhë të caktuar të jetës rreth 30-40 vjeç, shumë njerëz përjetojnë shqetësime ose probleme me stomakun.

Problemi kryesisht qëndron tek prania e ajrit në sistemin tretës.

Mjekët, sipas të dhënave të AgroWeb.org, shpjegojnë se në momentin që ajri futet në traktin gastrointestinal, njeriu përjeton ndjesinë e një fryrjeje të madhe e të tepruar.

Ndjesia e fryrjes mund të jetë shumë e parehatshme dhe e sikletshme dhe nga ana tjetër tërësisht e shmangshme.

Më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të mund të mësoni tre këshilla kryesore për të pasur sistemin tretës në formë të shkëlqyer.

Përtypja E Ngadaltë

Nëse dëshironi të shmangni fryrjen në stomak duhet të pakësoni sasinë e ajrit që arrin të futet në stomak nëpërmjet ushqimit ose pijeve.

Kjo arrihet duke ngrënë me kafshata të vogla dhe duke e përtypur ushqimin plotësisht.

Pini më pak pije me gaz dhe shmangni përdorimin e pipthave të shkaktojnë gazra në stomak.

Përtypja e çamçakëzit, ëmbëlsirave të forta ose përtypjet dhe gëlltitjet e vështira janë një tjetër arsye përse mund të ndiheni të fryrë.

Sindroma E Zorrëve Të Irrituara

Ndjesia e fryrjes mund të jetë shkak i të ashtuquajturës sindroma e zorrëve të irrituara.

Fryrja ndodh kur disa karbohidrate të fermentuara nuk përthithen mirë nga trupi.

Shmangni ushqime si brokoli, fasulet e pjekura, lakrën, pijet me gaz, lulelakrën, çamçakëzin dhe ëmbëlsirat që kërkojnë forcë për t’u përtypur.

Njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj disa ushqimeve duhet të shmangin ushqimet e bulmetit, laktozën e të tjerë.

Zmadhimi I Stomakut

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zmadhimi abdominal ndodh kur gazrat ose lëngjet akumulohen në stomak duke shkaktuar zgjerimin e tij.

Kjo ndodh edhe për shkak të muskujve të dobët abdominalë ose gëlltitjes së ajrit.

Një gjendje e tillë zgjidhet duke siguruar një qëndrim të drejtë të trupit, ecje ose  aktivitet fizik.

Ata duhet të shmangin edhe ushqime që shkaktojnë gazra.

Ekspertët thonë se sa herë që njerëzit përjetojnë problem të tilla, duhet të tregohen të vëmendshëm ndaj ushqimeve që shkaktojnë gazra dhe fryrje.

Perimet që duhet të mbillni në mars – Të freskëta dhe bio në ballkonin tuaj

Bimët që mund të mbillni në mars.

Marsi është muaji perfekt për të mbjellë bimët më të dashura.

Në këtë muaj ju mund të vini në përdorim njohuritë tuaja të kopshtarisë dhe të transformoni kopshtin apo ballkonin tuaj në një oaz perimesh, barishtesh dhe frutash të larmishme.

Perimet e Nëntokës

Në këtë muaj ju mund të mbillni farën e panxharit në vazo dhe ta mbani në ambiente të brendshme përpara se ta transferoni në ambiente të jashtme kur të jetë ngrohur koha.

Për lehtësi në rritjen e filizave mbajini farat në ujë për disa orë.

Fara e karrotës duhet mbjellë direkt në tokë dhe jo në vazo.

Ajo duhet mbjellë 4 javë përpara ngricës së fundit.

Barishtet

Spinaqi është perfekt për t’u mbjellë në Mars, veçanërisht 4-6 javë përpara ngricës së fundit.

Sallata  jeshile është gjithashtu një barishte e mirë ndonëse kërkon ndriçim të bollshëm por jo gjatë gjithë ditës.

Perime Të Tjera

Brokoli konsiderohet si një perime e vjeshtës por duke e mbjellë në Mars keni kohë të mjaftueshme për të pasur brokoli gjatë verës.

Fara e lakrës duhet mbjellë 7 javë përpara ngricës së fundit ndërsa kastraveci duhet mbjellë menjëherë pas ngricës së fundit.

Specat e duan shumë ngrohtësinë por ju mund t’i mbillni ato në Mars dhe t’i mbani brenda në shtëpi dhe më pas t’i transferoni në kopësht.

E njëjta gjë vlen edhe për domatet të cilat rriten mirë nëse mbillen pas ngricës së fundit.

Frutat

Farat e shalqinit mund të mbillen në Mars por të ruhen në ambiente të brendshme dhe më pas të transferohen në kopësht.

Bimët E Rëndësishme

Ndër bimët më të rëndësishme që mund të mbillni në Mars, ekspertët e AgroWeb.org rendisin: rigonin, trumzën, borzilokun, koprën dhe sherebelën.

Farat e tyre mund t’i mbillni në saksi dhe t’i mbani në shtëpi.

Më pas kur të ngrohet koha t’i transferoni në kopësht ose në ballkon.

Kësisoj ato do të shijojnë ngrohtësinë e pranverës dhe verës.