Lufta e Dytë Botërore mund të ishte parandaluar me një dokument të vetëm… por Hitleri e shkatërroi para se të bëhej publik. Dokumenti sekret është zbuluar nga shërbimi sekret i Britanisë së Madhe, MI5.
Dëshira e fundit dhe testamenti i presidentit të Gjermanisë, Baron Paul von Hindenburg, para vdekjes në 1934-n, kundërshtonte pretendimet e Adolf Hitlerit mbi Reichstag-un dhe i kërkonte popullit të përqafonte demokracinë.
Respekti që kishte klasa politike gjermane për Hinderburg do të bënte që dëshira e tij përtej varrit të dëgjohej dhe Hitleri do t’i ishte bllokuar rruga për të marrë pushtetin, raporton “Times”.
Por, Hitleri e nuhati erën e dokumentit dhe bëri kërkesë që t’i dërgohej atij para publikimit. Pas kësaj dokumenti nuk u pa kurrë më.
Në një dokument sekret të MI5, të deklasifikuar muajin e kaluar, Baron Fritz Günther von Tschirschky und Boegendorff – një diplomat aristokrat dhe i besuar i Hindenburg, që e ndihmoi atë të shkruante testamentin – tregon për përmbajtjen e këtij dokumenti.
Tschirschky pretendon se dëshira e Hinderburg ishte një sulm i fortë ndaj ambicieve të Hitlerit, ku deklarohej se ushtria duhet të jetë e pavarur nga parlamenti, dhe kërkon themelimin e një monarkie kushtetuese ku pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të ishin të ndara.
Hitleri dhe Hindenburg e urrenin njëri-tjetrin. Presidenti gjerman refuzoi disa herë marrjen e postit të kancelarit nga Hitleri, deri sa u detyrua nga përkeqësimi i situatës politike duke plotësuar kështu dëshirën e liderit të partisë naziste.
Gjendja e tij shëndetësore e pengoi të ndalonte Hitlerin në marrjen e fuqisë për kontrollin administrativ. Por, Hinderburg hartoi dëshirën – që ishte bombë me sahat për kursin e Hitlerit – e shkruar nga historiani, Ben Macintyre.
Pak orë pas vdekjes së Hindenburg më 2 gusht të vitit 1934, Hitleri bëri të ditur se zyra e Kancelarit dhe Presidentit do të shkriheshin në një duke u bërë Fuhrer suprem.
Kjo dëshirë e Hitlerit për t’u bërë kreu u shtetit dhe i qeverisë, u hodh për votim dhe ndërkohë ai kërkoi që dokumenti të ishte në duart e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
Koloneli, Oskar von Hindenburg, djali i presidentit por që ishte një i besuar i nazistëve, ia dorëzoi dokumentin Hitlerit.
Pak orë para votimit, nazistët publikuan ‘testamentin politik’ të Hindenburg – ku shprehej mbështetje e flakët për Hitlerin dhe qëllimet e tij politike. Shumë historianë mendonin se kishim të bënim me një falsifikim.
Katër ditë pas kësaj, 38 milionë votues mbështetën Hitlerin, ndërsa 5 milionë dolën kundër.
“Hitleri nuk do të kishte ardhur kurrë në pushtet dhe nuk do të kishte luftë, nëse dëshirat e Hindenburg do të ishin bërë të njohura për popullin gjerman”, thotë Tschirschky.
“Ne kemi prirjen ta shohim historinë në termat e forcave të pandalshme, me lëvizje të mëdha ekonomike apo ideologjike që zbehin zgjedhjet apo vullnetin individual”, shprehet historiani Macintyre. “Por edhe gjerat e vogla ndryshojnë historinë”.
Ndërsa Hitleri shkatërroi dokumentin, dy drafte të dokumentit mbijetuan. Agjentët nazistë gjetën njërin në një llogari bankare në Zvicër dhe e shkatërruan, kurse kopja tjetër u mbajt nga Tschirschky.
Por, para se Tschirschky – një kundërshtar i palëkundur i nazizmit – të dezertonte duke shkuar në Britani, e dogji kopjen e tij të dokumentit të shkruar nga Hindenbrug, që tregonte për ndjenjat e vërteta për Hitlerin dhe të ardhmen e Gjermanisë.




Komentet