VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Muhaxherri: Nuk pres as nga Specialja ta zbardhë vrasjen e Ismet Rracit

By | April 24, 2018

Komentet

VIDEO – 32 vjet nga varja në Kukës e poetit Havzi Nela, bashkëshortja: SPAK të zbardhë vrasjen e tij

“Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Këto janë vargjet e poezisë “o liri, o vdekje” që poeti Havzi Nela hodhi në letër në vitin 1987, një vit përpara se të dënohej me vdekje dhe të varej në qendër të qytetit të Kukësit, me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Sot në 32 vjetorin e varjes së tij, bashkëshortja Lavdije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të vdekjes së Havzi Nelës. Ajo thotë se përgjatë gjithë kësaj periudhe askush nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar përpara drejtësisë urdhëruesit e vrasjes së poetit.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u mbyll në burgjet politike të Burrelit dhe Spacit e më pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit. më pas ai u shpall martir i demokracise dhe vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit vendosi bustin e tij në qytet, rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban edhe gjimnazi i qytetit.

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha kane përkujtuar 32 vjetorin e varjes së poetit, dhe kane publikuar vargje nga poezitë e tij. Sipas presidentit Meta, vargjet e Havzi Neles gjëmojnë edhe sot me një forcë të jashtëzakonshme. “Litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa” shkruan Meta. Ndersa Lulzim Basha e cilëson Havzi Nelën si poetin e pavdekësisë.

(BalkanWeb)

XXIX – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Visar Zhiti: Fishta e lajmëroi ardhjen e komunizmit 9 vjet para triumfit në Rusi – Përgatiti Fritz RADOVANI

XXIX – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Visar Zhiti: Fishta e lajmëroi ardhjen e komunizmit 9 vjet para triumfit në Rusi – Përgatiti Fritz RADOVANI

Visar Zhiti: Fishta e lajmëroi ardhjen e komunizmit 9 vjet para triumfit në Rusi –

SHKRIMTARI VISAR ZHITI SHKRUEN:

 

Ministrja e Jashtme përgënjeshtron KFORin: Hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë s’ishte e sinkronizuar

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë disa sqarime rreth “hyrjes ilegale dhe të paautorizuar” të xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në llogarinë e saj “Facebook” ka sqaruar se çka nënkupton patrullimi i sinkronizuar.

“Patrullimi i sinkronizuar nënkupton që secila forcë ushtarake vepron brenda territorit të vet dhe nuk e kalon kufirin. Palët dakordohen të lëvizin përgjatë vijës kufitare, dhe në kohë të caktuar e njoftojnë njëra tjetrën për atë se çka kanë hasë në terrenin e tyre gjatë patrullimit të sinkronizuar”, ka shkruar ajo, duke theksuar se ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por siç thotë patrullim i përbashkët me Serbinë, për të cilin nuk ka askush mandat e as autorizim.

“Popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATOn që ka hyrë 300m brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak! Terrorizimi i popullit shqiptar të fshatit kufitar me Serbinë, përmes defilesë së uniformës serbe dhe rikujtimit të krimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, nuk e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, e as vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Uniforma ushtarake e policore serbe në territorin e Kosovës hapë plagët e krimeve të pandëshkuara, dhe traumat e luftës së vitit 1999”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla.

Sipas saj mekanizmat e sigurisë në asnjë menyrë nuk do të duhej të lejojnë, e aq më pak të lehtësojnë patrullime të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, që shkaktojnë shqetësime dhe pasiguri tek qytetarët e asaj ane, trazojnë paqen, dhe provokojnë dhunë e vetëmbrojtje.

Haradinaj-Stublla tha se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, ashtu siç e kanë njohur gati mbi 2/3-tat e shteteve të botës, 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së, dhe 26 nga 30 shtete anëtare të NATOs, e poashtu të respektojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmoi ligjshmërinë e plotë të Pavarësisë të Republikës së Kosovës me 17 shkurt 2008 në kufijtë ekzistues. “Veprimi sipas Kushtetutës dhe Ligjit nuk është deklaratë pompoze, por obligim shtetëtor që duhet t’a ndjekim të gjithë”, ka shkruar tutje ajo.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, i njohur me shkurtesën KFOR, ka deklaruar se më 7 gusht, në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodonovc.

COVID-19 i merr jetën në moshën 53-vjeçare, skulptorit dhe pedagogut të njohur Arben Bajo

Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Bajo prej ditësh ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.

Intervista – Dr. Alpion mbi librin e ri, ‘Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj’ (video)

Ardita Dunellari

Sapo ka dalë në treg libri i ri i sociologut Gëzim Alpion me titull “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”. Në këtë libër Dr. Alpion, pedagog në Universitetin e Birmingamit, argumenton se vepra e humanistes së madhe u frymëzua nga virtyte shqiptare që ajo i mori në fëmijëri dhe rini të hershme nga familja. Në bisedë për Zërin e Amerikës, autori zbërthen të rejat që zbuloi mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës gjatë shkrimit të librit:

Dr. Gëzim Alpion: Në librin, “Mother Teresa: the Saint and her Nation” – “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj,” unë ndalem në tre çështje kryesore: në aspektin personal, në aspektin shpirtëror dhe në aspektin e traditës që la pas. Në aspektin personal, edhe më parë, por tani e theksoj më tepër, është rëndësia e studimit të jetës private të Nënë Terezës, të familjes së saj dhe për herë të parë të rrënjëve të babait dhe nënës, pra Prizreni dhe Mirdita, në këtë libër kanë një rëndësi të veçantë si asnjëherë.

Në aspektin shpirtëror unë ndalem në disa momente kyçe në 18 vitet e para të Nënë Terezës në Shkup dhe veçanërisht në vdekjen e babait, por edhe në vdekjen e gjashtë personave të familjes gjatë pandemisë së gripit spanjoll. Unë argumentoj për herë të parë që vdekja ka qenë gjithmonë prezente në fëmijërinë e Nënë Terezës dhe pasi humbi njerëz kaq të afërt në këtë moshë Nënë Tereza pati atë që e quante thirrja e parë e Zotit. Në këtë vepër për herë të pare argumentoj që ky ishte edhe fillimi i natës së errët të shpirtit, një lidhje tepër e ngushtë me Krishtin, si një baba hyjnor, por edhe fillimi i dyshimeve të ekzistencës së Zotit. Gjithashtu, për herë të parë ajo shprehu dëshirën për t’u bërë murgeshë në Kalkuta.

Në kontekstin botëror Nënë Tereza i tregoi njerëzimit se ne, në atë ambicjen tonë për përfitime financiare, kemi harruar atë që është kryesore: gjithëpërfshirjen e njerëzimit dhe respektin dhe dinjitetin e njeriut. Në këtë drejtim Nënë Tereza i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm njerëzimit.

Në aspketin shqiptar unë argumentoj se një personalitet si Nënë Tereza nuk lind rastësisht. Tradita nga e cila vinte Nënë Tereza, puna që bëri Nënë Tereza tregon që Nënë Tereza në vetvete është shembulli modern i atij përkushtimi, i traditës kristiane shqiptare me një gjenezë apostolike. Dihet që Shqipëria ishte ndër vendet e para, populli shqiptar, tradita iliro-shqiptare ishte ndër vendet e para që i ofroi kristianizmit shtëpi në Evropë dhe për mua kjo është e rëndësishme sepse mënyra se si Nënë Tereza ndërmori misionin e saj, si e kuptoi kristianizmin, si e kuptoi bamirësinë, shkojnë përtej perceptimeve filozofike që shqiptarët i kanë bërë kristianizmit.

Për mua Nënë Tereza është tregues tepër interesant i një tradite shpirtërore shqiptare, me kontekst pellazgo-iliro-shqiptar. Tradita ilire përpara kristianizmit është vërtetë mahnitëse në lidhje me atë tolerancën që është vetëm karakteristikë e vendeve të ndryshme të cilat mirëpresin tradita fetare, por asnjëherë nuk i bëjnë primare të karakterit të tyre kombëtar.

Zëri i Amerikës: Në librin e ri, ju ngrini argumentin se ka tipare të caktuara kombëtare shqiptare që kanë frymëzuar veprën e Nënë Terezës. Çfarë shembujsh konkretë sillni të këtyre tipareve kombëtare shqiptare në veprën e Nënë Terezës?

Dr. Gëzim Alpion: Nënë Tereza nuk bënte asnjëherë komente për Krishtin, por fliste për Zotin. Është kjo diplomacia e Nënë Terezës që arriti të bisedonte, të ulej, të mirëpritej nga myslimanët, nga hinduistët, nga të gjitha fetë e Indisë, por gjithashtu edhe në vende të ndryshme të botës, të bënte për vete edhe njerëz të cilët nuk kanë ndonjë afrimitet me fenë. Këtë tolerancë unë e kam parë në kishën dardane, në kishën ilire. Që në fillim, nëse kishte probleme me synodet, që në vitet para të kristianizmit kur njerëzit të cilët nuk binin dakord me dualitetin e Krishtit dhe njerëz të cilët dënoheshin nga kisha, kryepeshkopët e Dardanisë dhe Ilirisë thonin ‘le të vijnë këta njerëz ta bëjnë dënimin në Iliri’. Sepse tradita kristiane në Iliri dhe në Dardani, ka një tolerancë fetare, të cilën unë e gjej të bazuar në atë tolerancën fetare, shpirtërore që ishte karakteristike e rrënjëve pellazgo-ilire.

Zëri i Amerikës: Këto tipare të veprës së Nënë Terezës: humanizmi, zemërgjerësia, nuk janë unike për kombin shqiptar. Ka plot individë që kanë dedikuar jetën ndaj nevojtarëve; ka po ashtu shoqëri shumetnike e shumë-fetare që ekzistojnë në paqe. Çfarë provash keni zbuluar duke studiuar Nënë Terezën që në veprën e saj këto janë vërtetë tipare që ajo i mori nga kombi shqiptar dhe dallojnë nga shembuj të tjerë të humanizmit dhe bashkekzistencës shumetnike e shumë fetare?

Dr. Gëzim Alpion: Nënë Tereza pati aftësinë, që ndryshe nga fetarë qofshin kristianë, myslimanë, hinduistë e të tjerë ajo kuptoi rëndësinë e komunikimit masiv. Nënë Tereza ka pasur aftësi komunikuese, të cilat nuk mund të përfitohen nëpërmjet një diplome, ato përfitohen sepse janë aftësi të dhëna. Dhe këtë komunikim ajo e mori edhe nga babai i saj që ishte në të vërtetë kaq bamirës, poliglot, kaq i dhënë pas çështjes kombëtare, në të njëjtën kohë bënte gjëra bamirësie në Shkup. Nënë Tereza nuk mund dhe nuk është një rastësi, por duhet kohë, përkushtim dhe unë vetëm kam gërryer sipërfaqen që mund të bëjmë jo vetëm me Nënë Terezën, por edhe me personalitete të tjera, jo për t’u mburrur, por për të treguar se këto njerëz janë sinteza e vetive të një kombi të lashtë si kombi ynë.

Zëri i Amerikës: Nëse flasim për veti kombëtare që u reflektuan në punën e Nënë Terezës, si shpjegohet realiteti që vërehet në trojet shqiptare, ku eziston një polarizim ekonomik që po thellohet dita-ditës. Pas tërmetit në Shqipëri, ka njerëz që vazhdojnë të jetojnë në tenda, ka të tjerë që jetojnë në luks. Përse nuk shihen të reflektuara në shoqëri këto virtyte që mishëroi Nënë Tereza të ndihmës për nevojtarin, për humanizmin. Çfarë do të thoshte Nënë Tereza për këtë realitet?

Dr. Gëzim Alpion: Është gjë tjetër të flasim për tranzicionin e amullisë së 30 viteve të fundit, kur çdo shqiptar pati shpresë që ne do të ndahemi nga diktatura komuniste për të filluar me të vërtetë një proces demokratik. Duhet të ndajmë, si të thuash, kleptokracinë që ka 30 vjet që po zvetnon përkushtimin e shqiptarëve ndaj vendit të tyre, me njeriun e thjeshtë shqiptar, me shqiptarin e thjeshtë, i cili, pavarësisht gjithë këtyre peripecive është kaq atdhetar. Kur shikon ka varfëri dhe shteti në Shqipëri dhe Kosovë kanë lënë në baltë popullin shqiptar, por njeriu i thjeshtë, shqiptari, pavarësisht nga besimet fetare, ka ngelur në atë dinjitet njerëzor, i cili në këto 30 vitet e fundit, sidomos në Shqipëri, është sfiduar brenda çdo lloj norme humane. Këtij njeriu të thjeshtë, për të cilin Nënë Tereza gjithmonë pati shpresë, tek ky njeri unë shikoj vazhdimësinë e virtyteve të kombit shqiptar. Megjithëse kam qenë kritik për klasën politike, unë gjithmonë besoj tek dialogu dhe Nënë Tereza gjithmonë pati atë aftësinë për të argumentuar që gjithmonë njerëzit duhet të bisedojnë. Është për të ardhur keq që kemi një polarizim kaq të madh, por problemi është çfarë duhet të bëjmë dhe Nënë Tereza, për mendimin tim, do t’u thonte politikanëve në Shqipëri dhe Kosovë t’i thërrasin mendjes dhe të dialogojnë sepse ajo që nuk duam janë më shumë trazira dhe revolucione. Nënë Tereza ishte revolucionare, por asnjëherë nuk ishte revolucionare për shkatërrim dhe gjithë politikanët shqiptarë, të cilët e kanë kontaktuar Nënë Terezën, nuk kanë mësuar gjënë më esenciale nga kjo Nënë e Madhe, që ajo kurrë nuk u tundua nga pasuritë e kësaj bote, pasi e shikonte si gjënë më të shtrenjtë dinjitetin njerëzor dhe ne shqiptarët duhet të mësojmë të duam më shumë njëri-tjetrin dhe kjo duhet të fillojë nga istancat shtetërore sepse ka një hendek të madh ndërmjet shtetit, klasës politike dhe njeriut të thjeshtë tek i cili unë gjithmonë kam pasur dhe do të kem besim.

XXVII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Disa porosi të At Gjergj Fishtës për shkollat tona – Përgatiti Fritz RADOVANI

XXVII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Disa porosi të At Gjergj Fishtës për shkollat tona – Përgatiti Fritz RADOVANI

Disa porosi të At Gjergj Fishtës për shkollat tona:

“Gjithshka për shkollat dhe gjuhën Shqipe”

Kosnett: Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, i cili pritet të shqyrohet nga Kuvendi i Kosovës në seancën e së premtes, rrezikon të minojë lirinë e shprehjes.

“Përveç kësaj, ligji do t’ia çelte rrugën legjislacionit që do të penalizonte format e tjera të lirisë së shprehjes, duke vënë precedent të rrezikshëm. Penalizimi i kritikës ndaj çfarëdo grupi apo individi është hap i rrezikshëm, edhe nëse nuk është me atë qëllim, drejt autoritarizmit. Ka vende që, për shembull, penalizojnë kritikën ndaj një presidenti në detyrë ose ndaj prijësve të tjerë politikë – shprehje që është pjesë e diskursit të përditshëm të gjallë në Kosovë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në demokracitë e tjera”, ka thënë Kosnett përmes një deklarate.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë “kundër UÇK-së”, dhe përkundrazi e kuptojnë se sot “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese”.

Mirëpo, sipas tij, ky projektligj do të ishte e pamundur të zbatohej, pasi do të ishte “një barrë e panevojshme mbi sistemin e zbatimit të ligjit dhe atë të drejtësisë”.

“Ligji i propozuar, gjithashtu, do të mund të minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi. Dëshmitarët, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, do të pyesnin se a do të mund të dënoheshin për shkak të dëshmisë për krimet e supozuara të individëve të asociuar me UÇK-në, madje edhe nëse ata individë janë akuzuar se kanë vepruar të vetëm, e jo në emër të grupit”, ka deklaruar Kosnett.

Për më tepër, sipas ambasadorit Konsett, Kosova tashmë ka ligje kundër shpifjeve dhe fyerjeve. Këto ligje ekzistuese, sipas tij, duhet të aplikohen nëse njerëzit bëjnë pohime të rrejshme, të vërtetueshme, kundër veteranëve të UÇK-së.

“Përkundrazi, ligji i ri i propozuar do të vinte një barrë të panevojshme mbi sistemin e zbatimit të ligjit dhe atë të drejtësisë. Do të ishte e pamundshme të zbatohej. Do të ofronte mundësi të lehtë që rivalët të hedhin akuza mbi njëri-tjetrin duke pritur që menjëherë do të pasonte hetimi dhe ndjekja penale. Kjo do të hapte rrugën për manipulime të ardhshme politike”, ka potencuar Kosnett.

Më 6 gusht, edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, i ka bërë jehonë një postimi të Ambasadës Amerikane të bërë në fund të korrikut, në të cilin kritikohej projekligjit në fjalë.

“Unë ndaj vlerësimin e kolegut tim amerikan. Rrallë herë në një shoqëri demokratike është ide e mirë të përpiqeni të ngulfatni diskutimet duke i kufizuar ato përmes ligjit penal”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten do të shqyrtojnë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Qeveria e Kosovës, më 14 korrik ka mbështetur këtë projektligj, duke e proceduar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Çka parasheh projektligji?

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Vlerë e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtjen institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore. Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë eurosh, pa i llogaritur edhe investimet.

Sipas ligjit, “Çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës detyrohet t’i respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe çdo rrethanë brenda dhe jashtë vendit”. Gjithashtu, “me rastin e ndaljes dhe arrestimit të veteranit të UÇK-së, sipas fletë-arresteve ndërkombëtare të lëshuar nga Serbia, me motive politike, Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme për mbrojtjen e veteranit”.

Shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi. rel

Lëvizja Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket ai, nga sot (6 gusht) do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputëteve të kuvendit që ta përkrahin këtë nismë.

Megjithatë Selimi nuk ka treguar nëse ndonjëra parti ka treguar përkrahje për mocionin.

Para njoftimit të tij për mocionin, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se qeveria aktuale është “jokushtetuese dhe joligjore”.

“Në anën tjetër kjo qeveri tashmë e ka dëshmuar se është e paafatë për të qeverisur vendin. Edhe pse kur erdhi në pushtet kishim raste minimalisht të reja me virus dhe madje me ditë kur kishim shënuar edhe zero raste të reja të infektimeve, kur vendi ynë ishte shembull model në botë për menaxhimin e mirë të situatës me pandeminë COVID-19, në mungesë të planifikimit për t’u përballur me pandeminë kjo qeveri pa kompetencë e njohuri, e ka kolapsuar tërsisht sistemin edhe ashtu të brishtë shëndetësor të vendit tonë”, ka deklaruar Nagavci.

Përveç kësaj, Nagavci ka thënë se qeverisë Hoti i mungon edhe plani për rimëkëmbje ekonomike, duke vlerësuar se kjo përbërje qeveritare po e çon Kosovën “drejt një katastrofe humanitare”.

Për mbajtjen e seancës për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit nevojiten 40 vota.

Nagavci ka thënë se 31 vota tashmë veçse i kanë, duke aluduar në numrin e deputetëve që ka LVV-ja në kuvend.

Përgjatë konferencës, Selimi ka pretenduar se Qeveria e Kosovës nuk e ka më as shumicën në Kuvend.

Deklaratat e tij vijnë pas lajmit për urdhër-arrestin e lëshuar të martën nga Gjykata Themelore të Prishtinë ndaj deputetit të Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.

Deputeti Arifi është i dënuar me një vit e tre muaj burgim.

Qeveria Hoti ishte formuar me 61 vota, derisa Arifi ka qenë një prej deputetëve nga radhët e minoriteteve, që ka përkrahur formimin e kësaj qeverie.

Kujtojmë se qeveria e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje është rrëzuar më 25 mars përmes një mocioni të mosbesimit, të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti me të cilën LVV-ja kishte krijuar koalicion qeveritar.

Në mesin e arsyeve për mocion, LDK-ja pati përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Çka parasheh Kushtetuta me mocion mosbesimi?

  • Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, sipas Kushtetutës, mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
  • Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.
  • Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
  • Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
  • Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

(Video) Presidentja e Zvicrës Simonetta Sommaruga me rastin e Ditës Kombëtare nderon shqiptaro-zviceranen Xhemile Fetaji me mirënjohjen “Heroinë e përditshmërisë”

Voal.ch – Këtë vit 1 Gushti Festa Kombëtare e Zvicrës u kremtua në mënyrë të veçantë.

E megjithatë, nën rregullat që dikton situata pandemike e koronavirusit, u festua nëpër familje, rrethe shoqërore e komunat në të 26 kantonet.

Po ashtu Presence Swisse hapi një faqe online për diasporën zvicerane nëpër botë.

Fishkzjarret shkëlqyen qiellin helvetik prej natës të 31 korrikut deri pas mesnatën e 2 gushtit.

Presidentja e Zvicrës Simonetta Sommaruga për ta kremtuar këtë ditë me kaq rëndësi kombëtare zgjodhi një mënyrë shumë të veçantë.

Në Rütli, në vendin që quhet “djepi i Zvicrës” buzë Liqenit të Lucernës, atje ku çdo vit kremtohet festa zyrtarisht, për të patur të pranishme gjithë Konfederatën, zonja Sommaruga kishte ftuar për çdo kanton nga një grua dhe burrë që ishin dalluar për kontributin e tyre gjatë pandemisë. Po ashtu ishin të ftuar edhe 2 përfaqësues të “Zvicrës të Pestë”, sikur quhet diaspora zvicerane. Gjithësej 54 përfaqësues, të cilëve  zonja Sommaruga u ndau mirënjohjet për kontributin e tyre të çmuar në përballimin e krizës, duke i quajtur ata “Heronjtë e Përditshmërisë”.

Në fjalën e saj zonja Presidente nënvizoi faktin se “forca e Konfederatës është solidariteti”. Ajo përmendi me nderim ndihmën e qytetarëve të Zvicrës në mbështetje të më të dobtëve dhe të moshuarve  me qëllim përballimin e situatës të jashtëzakonshme, që jeta e vendit në kushte aspak normale të vijonte normalisht, duke filluar nga supermerkatot, farmacitë, mjetet e transportit publik, por jo vetëm. Në ato momente të vështira u dëshmua solidariteti zviceran i qytetarëve për të ndihmuar të moshuarit, duke u bërë blerje dhe u ardhur në ndihmë atyre që kishin vështirësi ekonomike.

“Sot dua të them faleminderit. Faleminderit atyre që bënë blerje për të moshuarit në lagjet e tyre, atyre që i shërbyen vendit tonë pavarësisht virusit, stafit në spitale, stafit të shitjeve, punonjësve të hekurudhave, drejtuesve të kamionëve, fshatarëve, punëtorëve në vendet e ndërtimit dhe stafit në shtëpitë e të moshuarve “: këto ishin fjalët e Simonetta Sommaruga në kremtimet zyrtare për 1 gusht. “2020 ishte viti i koronavirusit, tha ajo, “por shpresoj që të quhet edhe viti i solidaritetit”.

Ceremonia po për shkak të situatës korona zgjati vetëm 90 minuta dhe prania ishte shumë e kufizuar, gjithësej ishin 150 të pranishëm.

Midis të nderuarve ishte edhe shqiptaro-zvicerania Xhemile Fetaji, me origjinë nga Gostivari, e cila mori direkt nga Presidentja e Zvicrës mirënjohjen bashkë me nga një fidan molle, që do të mbjellen në kantonet ku jetojnë.

Xhemile Fetaji është dalluar për kontributin e saj shembullor gjatë pandemisë si shitëse në Migros. Xhemilja ka punuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë periudhës të lockdown.  Xhemilja është shumë aktive në jetën sociale. Këtë vit kandidoi për parlamentare në zgjedhjet lokale të kantonit të saj.

Për voal.ch Xhemile Fetaji tha: “Dje ishte një ditë shumë speciale për mua. Nuk fjeta hiç natën e 31 korrikut kur u zbardh 1 Gushti. Aktiviteti kishte një organizim të përsosur. Nuk quhet kot Zvicër. Kur filloi ceremonia më prekën shumë fjalët e Presidentes, zonjës Sommaruga, kur na u drejtua dhe tha :” Ju me siguri e keni pyetur veten pse pikërisht unë jam e ftuar këtu!” Edhe unë kur më erdhi ftesa për Rütli i kisha bërë vetes të njëjtën pyetje: Përse unë. Sepse në Thurgau, kantonin ku jetoj unë, ka patur shumë njerëz që janë angazhuar kështu sikur unë. Zonja Sommaruga na falenderoi ne, 54 përfaqësuesave nga e gjithë Zvicra. Unë do të falenderoja Zonjën Sommaruga dhe Zvicrën, për shtetin demokratik që kemi.”

Voal.ch e uron për këtë nderim duke i uruar suksese të tjera./Elida Buçpapaj

 

 

Xhemile Fetaji, kandidate e SP për këshilltare kantonale në Thurgau në partin SP shpreson të fitojë Nga Hava Kurti Krasniqi

Paralajmërimi i OBSH-së: Masat shtesë të padiskutueshme, mbyllja mbetet zgjidhja finale

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se situata që po ndodh në vendet e Amerikës së Jugut dhe asaj Veriore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, është një tregues i qartë se çfarë e pret botën në muajt në vijim.

“Të presësh që ne do ta shkatërrojmë këtë virus brenda pak muajve, nuk është realiste,” tha Majk Rajan, drejtor i programit për emergjencat mjekësore në OBSH.

“Të besosh gjithashtu se vaksina perfekte do të zhvillohet si me magji dhe të gjithë do të kenë akses ndaj saj, është po aq jo realiste,” shtoi ai.

Sipas Rajan, në vende të ndryshme ku përhapja e virusit ka dalë jashtë kontrollit, izolimi mund të jetë i nevojshëm dhe se autoritetet duhet të marrin masa shtesë, të rivendosin besimin tek populli, të komunikojnë dhe të ndërmarrin strategji të forta për të mbajtur situatën nën kontroll.

4 Gabime Që Përkeqësojnë Përhapjen e Koronavirusit

Karantina

Nëse dikush dyshon që është i infektuar nga COVID-19 ose ka simptoma si temperaturë, kollë dhe dhimbje fyti duhet të izolohet në karantinë që mos të infektojë të tjerët.

Izolimi duhet marrë seriozisht.

Të luash me jetën tënde dhe të tjetrit nuk është aspak shaka.

Ndaj mos bëni gabimin të anashkaloni rëndësinë e të treguarit kujdes dhe vigjilencë.

Teoritë Konspirative.

Rrjetet sociale po gëlojnë me informacione të rreme, duke cituar edhe burime jo zyrtare dhe teori konspirative që i hedhin benzinë zjarrit.

Nëse njerëzit besojnë gjithçka që lexojnë në internet, ata nuk do ta marrin sëmundjen seriozisht, do të besojnë se rakia e shëron atë, dhe do të rrezikojnë veten e të tjerët.

Jini skeptikë ndaj asaj që lexoni, zgjidhni burime të mira informacioni dhe ndiqni këshillën e autoriteteve zyrtare.

Mos harroni që Koronavirusi është një epidemi e re dhe asnjë prej nesh nuk është ekspert i fushës, aq më pak ata që besojnë se rakia është ilaçi që shëron çdo gjë.

Kurat Natyrale

Po, hudhra është e mirë për shëndetin. Po, ajo është e pasur me antioksidantë e vitamina, por Koronavirusi nuk do t’ia dijë për këto.

Deri tani NUK ka asnjë vaksinë që shëron Koronavirusin.

Përderisa nuk ka vaksinë, si mundet hudhra apo rakia apo vitamina C ta shërojnë atë?

A nuk do të ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë që do të këshillonte e para kura të tilla natyrale?

Mungesa e Higjenës

Me higjenën nuk bën dot shaka.

Larja e duarve duhet të jetë mbi 20 sekonda por nuk duhet të zgjasë aq sa të numëroni ju shpejt e shpejt deri në 20.

Duart duhen larë me sapun dhe nuk duhet thjesht shpërlarë siç shohim rëndom.

Njerëzit që tështinë duhet të vendosin bërrylin përpara gojës dhe jo dorën.

Stërklat mbeten në duar, dora prek diçka tjetër e kësisoj përhapet sëmundja.

Antidisinfektantët duhet të kenë mbi 60% përmbajtje të alkolit.

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të mundur virusin është të ndryshojmë mënyrën tonë të sjelljes dhe kjo nis me larjen e duarve.

Zvicra kremton 1 Gushtin, Ditën Kombëtare

Flamuri                                                              Stema

 

Zvicra (gjermanisht Schweiz; frëngjisht Suisse; italisht Svizzera; romançe Svizra), zyrtarisht Konfederata Zvicerane (gjer. Schweizerische Eidgenossenschaft: frëngj. Confédération suisse; ital. Confederazione Svizzera; rom. Confederaziun svizra) është një shtet pa dalje në det në Evropën Qendrore. Ajo kufizohet në veri me Gjermaninë, në lindje me Austrinë dhe Lihtenshtajnin, në jug me Italinë dhe në perëndim me Francën. Zvicra është e ndarë gjeografikisht midis Alpeve, Pllajës Zvicerane dhe Xhurës, që përfshin një sipërfaqe prej 41 285 km2. Ndërsa Alpet zënë pjesën më të madhe të territorit, popullsia zvicerane prej rreth 8 milionë banorësh është e përqendruar kryesisht në Pllajë, ku ndodhen qytetet më të mëdha. Midis tyre janë dy qendrat globale dhe ekonomike, Zyrihu dhe Gjeneva.

Konfederata Zvicerane është krijuar më 1 gusht 1291, që festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Zvicrës. Vendi ka një histori të gjatë të neutralitetit ndaj luftrave. Zvicra nuk ka qenë në gjendje lufte ndërkombëtarisht që nga viti 1815 dhe nuk iu bashkua Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Megjithatë ajo ndjek një politikë të jashtme aktive dhe është e përfshirë shpesh në proceset për vendosjet e paqes nëpër botë. Zvicra është vendlindja e Kryqit të Kuq, dhe në të kanë selitë organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë edhe zyrën e dytë më të madhe të OKB-së. Në nivelin evropian, Zvicra është një anëtar themelues i Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë dhe është pjesë e zonës Shengen, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Europian dhe Zonës Ekonomike Europiane.

Zvicra ndodhet në kryqëzimin e Europës gjermanike dhe romane dhe përbëhet nga katër rajone kryesore gjuhësore dhe kulturore: gjermane, franceze, italiane dhe romanshe. Prandaj zviceranët, edhe pse mbizotërojnë gjermanisht-folësit, nuk formojnë një komb në kuptimin e një etnie të përbashkët apo gjuhës. Ndjenja e fortë e Zvicrës e identitetit dhe komunitetit është krijuar mbi një sfond të përbashkët historik, vlera të përbashkëta të tilla si, federalizmi dhe demokracia e drejtpërdrejtë dhe simbolizmi alpin.

Zvicra renditet lart në disa parametra të performancës kombëtare, duke përfshirë transparencën e qeverisë, liritë civile, konkurrencën ekonomike dhe zhvillimin njerëzor. Ajo ka pasurinë nominale për të rritur më të lartë në botë (pronësinë financiare dhe jo-financiare) sipas Crédit Suisse dhe është e teta për PBB për frymë në listën e FMN-së. Qytetarët zviceranë kanë jetëgjatësinë e dytë më të lartë në botë. Zyrihu dhe Gjeneva renditen ndër qytetet me cilësi më të lartë të jetës në botë.

 

 

Etimologjia

Emri Switzer (shqip: Zvicër) vjen nga dialekti gjerman alemanik Schwiizer, në origjinë një banor i Schwyz-it dhe territori i lidhur me të, një nga kantonet Waldstätten që formuan bërthamën e Konfederatës së Vjetër Zvicerane. Emri rrjedh si një eksonym, i aplikuar për trupat e Konfederatës. Zviceranët filluan ta përshtatin emrin për veten e tyre pas Luftës Svabiane të vitit 1499, e përdorur së bashku me termin për “Konfedratën”, Eidgenossen (fjalë për fjalë: shokë të betuar), e përdorur që nga shekulli i 14-të.

Emri latin Confoederatio Helvetica u neologjizua dhe u fut gradualisht pas formimit të shtetit federal në 1848, duke u paraqitur në monedha që prej 1879, i gdhendur në Pallatin Federal në 1902 dhe pas 1948 u përdorur në vulën zyrtare. Ky rrjedh nga emri i Helvetive, një fis gal që jetonte në pllajën zvicerane para epokës romake. Helvetia shfaqet si një personifikim kombëtar i Konfederatës Zvicerane në shekullin e 17, me një dramë të vitit 1672 nga Johann Caspar Weissenbach.

Historia

Lashtësia

Zviceranët nuk janë një popull etnik apo një popull me një fe, gjuhë apo diçka të ngjashme që është karakteristike për kombet, por zviceranët janë një popull që si element të përbashkët kanë rregullimin politik në favor të tri shumicave. Zvicra është një konfederatë kantonesh disa prej të cilëve kanë histori 700-vjeçare.

Në vitin 58 p. e. s. fisi keltik i helvetikëve u sundua nga Jul Çezari në pjesën qendrore dhe perëndimore të Zvicrës dhe iu bashkangjit Perandorisë Romake, në vitin 15 p. e. s. u përhap perandoria edhe në pjesët lindore dhe alpine të fisit të retëve. Pas ikjes së romakëve në fillim të shekullit V, Zvicra mund të ndahej në katër rajone:

pjesët anësore jugore alpine, që nga viti 568 i përkisnin hapësirës lombarde;
hapësira rete (identike me ipeshkvinë e Churit);
rajoni i pllajës nga liqeni i Bodenit deri në rrethin e lumit Aare si pjesë e Dukatit së Alemanisë;
pjesa perëndimore që i perkiste Mbretërisë së Burgundit.

Mesjeta

Në vitin 497 u sundua Alemania, në vitin 534 Burgundi, në vitin 539 Retia dhe në vitet 773/774 Lombardia nga Mbretëria Franke.

Dukati i Schwabenit u bë në shekujt XII/XIII në Perandorinë e Shenjtë Romake nga dinastia e Stauferve (1138 deri 1250) e rrëndësishme. Kështu në mesjetë, Zvicra i përkiste një kohë të gjatë kësaj perandorie. Por pushteti i perandorit nuk ndiheje fortë në këtë pjesë të perandorisë dhe kështu mund të formohejn vende të mëdha dhe të vegjël që mund të quheshin autonome.

Dhe kështu këto vënde, më saktë përfaqësuesit e tre kantoneve të Uri, Schwyz, Unterwalden, në vitin 1291 nënshkruan konfederatën, kështu që këto tre njësi administrative janë themelet e Zvicrës.

Në betejën në Morgarten në 15 nëntor të vitit 1315, Zvicra mundi armatën e Habsburgut dhe siguroi pavarësinë si Konfederata Zvicerane. Habsburgët i humbën deri në shekullin XV posedimet e tyre në Zvicër.

Në vitin 1353, tre kantonëve të para iu bashkangjitën kantoni i Glarusit dhe Zugit dhe qytetet shtete Lucerni, Zyrihu dhe Berna duke formuar “Tetë Vendet e Vjetra”. Dhe më vonë në vitin 1481, Frajburgu dhe Solloturni u bënë pjesë të konfederatës. Me anëtarësimin e Shafhauzenit, Baselit dhe Appenzellit u riemërua Konfederata në “Trembëdhjetë Vendet e Vjetra”.

Flamuri aktual i Zvicrës në mesjetë qe në përdorim afërsisht që nga viti 1500. Dhe poashtu në atë kohë banorët të asaj konfederate u quajtën për herë të parë Zvicerian – një emër që fillimisht u përdor vetëm për banuesit të Schwyzit në Zvicrën qendrore.

Reformimi dhe zgjerimi i shtetit

Reformimi protestant në shekullin XVI e ndau Zvicrën në aspektion fetar. Një pjesë e kantonëve me udhëheqjen e Zyrihut dhe me priftin e tij Huldrych Zwingli e kryej përtëritjen kishe, ndërsa kantonet në qendër të Zvicrës mbetën katolike.

Poashtu në atë shekull Kantoni Bern e sundoi vendin në brigjet e liqenit të Gjenevës. Por ky qe zgjerimi i fundit i madh i Zvicrës. Deri në vitin 1798, kufijtë e vendit nuk ndryshuan shumë.

Pas Luftës Tridhjetëvjeçare dhe Paqes Vestfale në vitin 1648, Zvicra mund të shkëputej përfundimisht dhe faktikisht nga Perandoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman dhe u bë konfederatë e pavarur brenda botës shtetërore të Evropës.

Në vitin 1712 e fitojnë luftën protestantët kundër katolikëve dhe epërsia e kantonëve katolike mori fund përnjëherë.

Në shekullin XIX Zvicra është një nga vendet evropiane që përjeton zhvillimin industrial në ekonominë e saj dhe bëhet një nga shtetet më të industrializuara në kontinent. Absolutizmi epërson në shoqërinë zviceriane në atë kohë. Nga Gjeneva, Neuchâtel-i, Baseli dhe Zyrihu vijnë idetë të Iluminizmit.

Republika Helvetike dhe Kushtetuta Federale Zvicerane

Nga viti 1798 deri 1814 Zvicra është e zënë nga francezët në krye me Napoleon Bonaparte, që e prishi konfederatën e vjetër dhe e shpalli Republikën Helvetike. Por e cila nuk mbijetoi gjatë dhe pas humbjes së Napoleonit në luftën e tij kundër despotizmit evropian u shkatërrua përfundimisht. Pas 1814 Zvicra pushtohet njësoj si para 1798: despotizmi dhe absolutizmi i disa fisëve e përcaktoi politikën e brendshme.

Nga viti 1815 deri 1830 Zvicra zhvillohet ekonomikisht shumë shpejt, por kufijtë, doganat dhe monedhat e kantonëve i pengojnë shtetit shumë në zhvillimin e tij. Poashtu në vitin 1815 në Kongresin e Vjenës, Zvicrës i njohet “neutraliteti i përjetshëm”.

Në vitin 1847, luftohen kantonet katolike dhe liberale njëra-tjetrën për mosmarrveshjen e tyre në aspektin e pushtetit dhe sistemit politik. Liberalët kërkojnë një shtet me kushtetutë demokratike, por katolikët nuk e ndryshojnë mendimin e tyre dhe kërkojnë mbajtjen e sistemit e vjetër despotist. Fitoren e marrin liberalët dhe në vitin 1848 Kushtetuta Federale Zvicerane ngrihet në këmbë. Lufta si pasojë ka 130 persona të vdekur dhe 400 të plagosur. Është një nga luftat më të mëdha të Zvicrës. Zvicra për herë të parë është shtet federal me një demokraci përfaqësuese. Shteti i ri përbëhet nga 25 kantone dhe tre gjysmë-kantone dhe. Në vitin 1874, kushtetuta bën një revizion totale: e drejta e referendumit dhe elemente nga demokracia direkte hynë në fuqi. Në vitin 1891, i shtohet kushtetutës poashtu e drejta e iniciativës.

Në luftërat botërore Zvicra nuk merr pjesë, por organizata e Kryqit të Kuq (ide zviceriane) i ndihmon të plagosurit të luftës dhe e bën Zvicrën anëtare të luftës vetëm në aspektin human.

Gjeografia

Zvicra është e vendosur në sistemin e maleve të larta të alpeve. Shpesh në literaturën gjeografike përmendet si shtet alpin. Zvicra për një kohë të gjatë ka qenë e izoluar, larg rrugëve kryesore dhe bënte kufirin natyror ndërmjet shteteve të Evropës Qendrore dhe atyre të detit Mesdhe. Pozita ndërmjetësuese ka imponuar nevojën e një lidhjeje më të mirë me shtete fqinje. Parakushtet e mira të luginave të tërthorta dhe të qafave malore kanë qenë elemente të rëndësishme të vendosjes së një rrjeti të rrugëve përmes së cilave Zvicra hapet ndaj shteteve të zhvilluara të Evropës. Roli tranzit i saj shprehet në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën kur kushtet teknike të komunikacionit ndërrohen në saje të revolucionit industrial. Rrugët bashkëkohore e bëjnë Zvicrën prej një shteti të izoluar dhe të varfër të jetë nyje e shumë rrugëve që lidhin Evropën Mesdhetare me atë Atlantike dhe Evropën e Mesme.

Pozita qendrore e Zvicrës, e vendosur në rrugët e rëndësishme ndërkombëtare, periudha e gjatë e neutralitetit të saj, peizazhet e natyrës së Alpeve, luginat e thella të lumenjve, zona e përshtatshme e pllajës e kanë bërë që ajo të jetë atraktive dhe shumë tërheqëse në suaza botërore. Nuk është e rastësishme vendosja e shumë organizatave ndërkombëtare pikërisht në Zvicër. Organizata Ndërkombëtare E Kryqit të Kuq në Lozanë, Unioni Botërorë i Postave në Bernë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe e Punës në Gjenevë, bankat ndërkombëtare në Basel etj. janë vetëm disa nga funksionet që ajo kryen në suaza botërore.

Gjeografia e Zvicrës përfshin një larmi të madhe peizazhes dhe klimash në një zonë të kufizuar prej 41,285 kilometra katrorë, e cila shtrihet në të gjithë anën veriore dhe jugore të alpeve. Popullsia është rreth 8.1 milionë, gjë e cila rezulton në një dendësi popullsie mesatare rreth 195 njerëz për kilometër katror. Pjesa malore jugore e vendit është shumë më pak e populluar se gjysma veriore. Zvicra përmban tri zona kryesore topografike: alpet në jug, mesfushën qëndrore dhe malet Jura në veri. Alpet janë male të cilat shtrihen përgjatë pjesës jug-qëndrore të vendit, që përbën rreth 60% të sipërfaqes totale të vendit. Ndër luginat e larta të alpeve zvicerane gjenden shumë akullnaja, që arrijnë një sipërfaqe prej 1063 kilometra katrorë. Nga këto burojnë burimet e disa lumenjve të mëdhenj, të tilla si Rhein, Aare, Reuss, Inn, Ticino dhe Rhone, të cilat rrjedhin në katër drejtimet kryesore në të gjithë Evropën. Rrjeti hidrografik përfshin disa nga liqenet më të mëdha të ujërave të ëmbla në Evropën Perëndimore, ndër të cilat janë të përfshira liqeni i Gjenevës, liqeni i Bodenit dhe Liqeni Magjore. Zvicra ka më shumë se 1500 liqene, dhe përmban 6% të Evropës në ujë të freskët. Liqenet dhe akullnajat mbulojnë rreth 6% e territorit kombëtar.

Demografia

Numri i popullsisë së tashme është 8.1 milionë banorë nga të cilët 24% janë të huaj. Një pjesë e madhe të “të huajve” e përbëjnë edhe shqiptarët. Jeta mesetare e njeriut është 84.7 vjet për femra dhe 80.3 vjet për meshkuj (viti 2011). Gjuhët zyrtare janë gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja dhe gjuha romançe. Katolikët e përbëjnë 38.2% të popullsisë, protestantët 26.9% dhe 21.4% janë jo-fetarë (viti 2012).

Politika

Sipas legjendës Zvicr është krijuar më 1 gusht 1291. Për këtë shkak 1 gushti është ditë kombëtare (dita e pavarësisë) e Zvicrës.

Në politikën e jashtme Zvicra ndjekë rrugën e politikës neutrale dhe për këtë merret edhe si shtet “neutral”. Në Kongresin e Vjenës më 1815, i garantohet neutraliteti i përhershëm. Është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Këshillit Evropian, EFTA-së, WTO-së, por jo edhe anëtare e Bashkësisë së Evropës (BE).

Inicialet e shtetit janë: “CH”, që nënkuptojnë shkronjat e para të emrit latinisht Confœderatio Helvetica.

Njësitë territoriale

Konfederata zvicerane përbëhet nga 20 kantone dhe 6 gjysmë-kantone:

*Këto kantone njihen si gjysmë-kantone dhe përfaqësohen vetëm me një këshilltar (jo dy këshilltarë) në Këshillin e Shteteve Zvicerane.

Kantonet kanë një status të përhershëm kushtetues dhe në krahasim me situatën në vendet e tjera, një shkallë të lartë pavarësie. Sipas Kushtetutës Federative, të gjitha 26 kantonet janë të barabartë në status. Secili kanton ka Kushtetutën e tij dhe parlamentin, qeverinë dhe gjykatat e tij. Megjithatë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme midis kantoneve të veçanta, veçanërisht në aspektin e popullsisë dhe zonës gjeografike. Popullsitë e tyre ndryshojnë midis 15.000 (Appenzell Innerrhoden) dhe 1.253.500 (Zyrih), dhe sipërfaqet e tyre midis 37 km² (Basel-Stadt) dhe 7.105 km² (Graubünden). Kantonet përfshijnë një total prej 2485 komunat. Brenda Zvicrës ka dy enklava: Büsingen që i takon Gjermanisë, Campione d’Italia që i takon Italisë.
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zvicra ballafaqohet me shumë probleme, në radhë të parë me mungesën e lëndëve të para për industri, me kushte jo të favorshme natyrore në të cilin relievi malor përfshin 2/3 e sipërfaqes së shtetit me klimë të ashpër dhe me dendësi të vogël të popullsisë, sidomos në kompleksin malor të Alpeve. Edhe pse Zvicra ka kushte të kufizuara të zhvillimit ekonomik, ajo për të ardhurat nacionale të përgjithshme për kokë të banorit, me 44.350 dollarë, është pas Luksemburgut në vendin e dytë në botë. Është befasuese fakti se si ka arritur një zhvillim të tillë në një ambient jo aq të volitshëm. Pa dyshim, faktorët shoqërorë janë ata më esencialë të cilët kanë ndikuar në transformimin e rrethit gjeografik. Nëpërmjet kuadrit kualifikues të punëtorëve Zvicra ka mundur të zhvilloi industrinë precize që nuk ka pretendime të mëdha në lëndët e para. Me ndërtimin e rrugëve, tuneleve, urave, hoteleve, vendet për pushime rekreacion, çdo pjesë e saj, pa marrë parasysh lartësinë, mund të vizitohet.

Turizmi dhe roli transit i saj janë dy shtylla të rëndësishme të ekonomisë. Intensifikimi i ka gjetur mbështetje në potencialin energjetik të shfrytëzuar prej lumenjve. Mirëpo, për një zhvillim kontinuel të ekonomisë pa dyshim ka influencuar statusi i saj neutral prej vitit 1815. E kursyer prej shkatërrimeve të dy luftërave botërore, papasur për pasojë fuqinë tërheqëse të kapitalit të jashtëm, i cili ka kërkuar siguri në investimet e veta.

Bazën ekonomike e bën industria e cila karakterizohet për konceptimin e kapitalit sipas degëve. Kështu, në industrinë e aluminit është monopoli Alusisse, në industrinë e makinave – Orlikon, në industrinë ë orëve – Longine dhe Omega, etj. Vlera e prodhimtarisë industriale është dyfishuar në periudhën e fundit, sidomos zhvillim më intensiv kanë shënuar industria kimike, e makinerisë, e orëve dhe elektronika. (Wikipedia)

2020 – VITI I AT GJERGJ FISHTËS – PROFESOR ULLMAR QVICK shkruen për Fishtën. Përgatiti Fritz RADOVANI

2020 – VITI I AT GJERGJ FISHTËS – PROFESOR ULLMAR QVICK shkruan për Fishtën. Përgatiti Fritz RADOVANI

PROFESOR ULLMAR QVICK shkruen për Fishtën:

Sivjet kanë kaluar 80 vjet nga vdekja e poetit kombëtar shqiptar Gjergj Fishta. Zgjodha dhe përktheva suedisht një prej poezive të tij më të njohura: