VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

MRIZI I ZANAVET – XXV. MBI VORR T’AT ANTON M. ZANNONIT S.J. – Poezi nga GJERGJ FISHTA

By | December 22, 2018

Komentet

Si e botova në Amerikë poezinë e Moikom Zeqos – Nga Wayne Miller

 Unë u takova me Moikom Zeqon në fillim të pranverës të vitit 1997, kur isha ende student në Kolegjin e Oberlinit dhe ai erdhi në kampus si lektor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Pas orëve të leksionit, unë iu afrova Moikomit dhe e pyeta nëse mund të përktheja disa prej poezive të tij për një projekt të fundsimestrit.

Mbas disa telefonatave, unë dhe miku im, Aaron Page, e gjetëm veten disa javë më vonë në Uashington D.C. duke punuar së bashku me Zeqon për një përkthim literal (fillimisht, versionet literale të poezive) për një projekt akoma edhe më të madh; përkthimin e “Meduzës”.

Shkrimtari që ne arritëm të njihnim gjatë kohës së shkurtër që kaluam me të – 10 ditë në mars dhe një javë a pak më shumë gjatë verës së atij viti (1997) – përmbush atë çka shumë amerikanë presin nga një poet europiano-lindor.

Zeqo së bashku me familjen e tij u treguan jashtëzakonisht fisnikë me mikpritjen e tyre, duke na servirur çdo ditë një drekë ekstravagante të gatuar në shtëpi dhe një shishe verë të mirë. Zeqo, Aaroni dhe disa herë i shoqëroja edhe unë, pinim nga një gllënjkë uzo ndërsa punonim, dhe kur kishim nevojë për pushim rrufisnim filxhanë të mëdhenj të tejmbushur me kafe të zezë ndërsa mblidheshim në ballkonin e vogël të apartamentit për të pirë cigare (apo cigareta siç i quante Moikomi).

Sidoqoftë, ne bëmë me Meduzën aq mundëm, – me ndihmën e pavlerësueshme të vajzës 10-vjeçare të Moikomit, Arnisës, anglishtja e së cilës ishte shumë e mirë.

Në kohën që Zeqo dhe familja e tij u kthyen në Shqipëri, të dy bashkë unë dhe Aaroni ndiheshim shumë afër me ta, dhe kishim bërë gati përkthimin literal të më shumë se gjysmës së “Meduzës”.

Për fat të keq, ne ishim shkrimtarë të rinj dhe pa eksperiencë dhe kështu që ne ende nuk i kishim aftësitë e nevojshme për t’i përkthyer në mënyrë efektive poezitë e Zeqos në anglisht.

Që atëherë, mu deshën shumë vite pune ripërpunimi të konsiderueshëm për të përfunduar një dorëshkrim të përkthyer që, të paktën për mua (veshin tim), është i përbërë me poezi efektive në anglisht.

Gjatë kësaj rruge të gjatë, unë, i jam mirënjohës, ndihmës së padiskutueshme që më dhanë tre shqiptarë që jetonin në USA: Petrit Rragamit – një emigrant shqiptar që e njoha në Nju Jork – edhe Silvana Fajës dhe Adriatik Likcanit – ky i fundit profesor dhe këshilltar që jeton në Warresnburg, Missouri.

Edhe pse shumica e këtyre poezive të këtij libri u përkthyen kryesisht nga bashkëpunimi im me Moikom Zeqon (dhe me kontributin e rëndësishëm të dhënë nga Aaron dhe Arnisa, vajza e madhe e Moikomit).

Pjesa tjetër e këtyre poezive, të cilat s’arritëm t’i mbaronim para se Zeqo të kthehej në Shqipëri, u përkthyen nëpërmjet bashkëpunimit të tre kolegëve shqipfolës të lartpërmendur.

Vlen për t’u përmendur fakti se shumica e poezive të këtij libri janë produkt i shumë ripërpunimeve të herëpashershme dhe, për këtë arsye, ky libër është përkthyer nëpërmjet bashkëpunimeve të shumëfishta.

Padyshim, situata më adekuate për përkthimin e një libri me poezi në përgjithësi përfshin një poet anglisht-folës që përkthen në një gjuhë në të cilën ai është plotësisht fluent.

Megjithatë, është shkruar shumë për përkthimin në bashkëpunim, dhe përkthime të fuqishme janë shfaqur ndër vite nëpërmjet përpjekjeve bashkëpunuese.

Për këtë projekt, unë fillimisht ndoqa hapat e marra nga libri i Robert Bly “Tetë etapat e përkthimit”.

Me aq sa jam informuar unë, vetëm pak prej këtyre poezive janë botuar në një antologji të vogël në anglisht, dhe, që atëherë, asnjë prej poezive të librit “I don’t believe in ghosts (Nuk besoj në fantazma)” nuk është botuar më parë në anglisht.

Në këtë përkthim poezish, jam munduar të jem sa më i hapur që kam mundur, megjithë inkorporimin (përfshirjen) efektiv tonal dhe zgjedhjeve prozodike.

Siç thuhet, nëse poezitë në anglisht janë trajtuar aktualisht si poezi, procesi i përkthimit poetik, ashtu siç dhe ka cituar përkthyesja e njohur Jascha Kessler, duhet të jetë më tepër një “rikrijim” sesa një përkthim literal, direkt.

Si rrjedhim, kur ka qenë e nevojshme, unë i jam drejtuar asaj që mund ta quaj “përafërsi (sinonim).”

Për shembull, ka ndodhur që kam derivuar paksa nga forma e vargut në shqip, apo kam hequr një mbiemër, kur, në anglisht, vetëm një prej mbiemrave ishte i nevojshëm për të përçuar kuptimin e dy mbiemrave në shqip.

Shpesh, kam hequr pikëçuditëset e përdorura nga Zeqo, që thjesht nuk kanë qenë efektive në anglisht.

Dhe, disa herë kam ndryshuar rendin e fjalisë (vargut) nëpërmjet ndarjes së vargjeve.

Shpesh herë, një referencë e përdorur nga Zeqo mund të përmbante ngarkesë të ndryshme apo të tepërt për një audiencë anglishtfolëse në krahasim me atë shqipfolëse; në raste të tilla, kam bërë maksimumin tim për të gjetur kuptimin më të përafërt dhe efektiv në të njëjtën kohë.

Gjithsesi, shpirti i përkthimit tim të librit “I don’t believe in ghosts (Nuk besoj në fantazma)” është bazuar kryesisht në të punuarin “close to the bone (sa më afër eshtrave)” (ashtu si dhe J.D.McClatchy e përshkruan në parathënien e tij për Horacin, the Ods).

Jam përpjekur të përdor kuptimet e përafërta vetëm kur ka qenë vërtet e nevojshme.

Në këtë aspekt, “Meduza” ka qenë disi më i thjeshtë se ç’mund të ishte ndonjë libër tjetër për dy arsye kryesore.

Së pari, poezia e Zeqos tek “Meduza” pothuajse nuk rimon asnjëherë, dhe s’ka qenë e nevojshme për mua të vija në diskutim pyetjen tepër të rëndësishme dhe mëse të zakonshme nëse duhej të rimonte poezia në gjuhën angleze apo jo.

Së dyti, libri origjinal i “Meduzës” përmban 152 poezi.

Si rrjedhim, ishte disi më e përshtatshme mospërfshirja e disa poezive që nuk ishin shumë efektive në gjuhën angleze apo të koklaviteshin së tepërmi gjatë procesit të përkthimit – për shkak të problemeve sintaksore apo referencave të zbehta në gjuhën shqipe – por prapëseprapë u përfundua një libër i përkthyer që për nga madhësia është mëse i kompletuar.

Pra, ajo që do të gjeni tek “I don’t believe in ghosts (Nuk besoj tek fantazmat)” është në të vërtetë një koleksion i 67 poezive më të fuqishme dhe më të përthyeshme të shkëputura nga “Meduza”.

Përsa i përket renditjes, i kam grupuar poezitë në bazë të vitit në të cilin janë shkruar; brenda poezive të shkruara në të njëjtin vit unë jam munduar të krijoj diçka të tillë të ngjashme me një hark poetik në mënyrë që poezitë të ishin në bashkëveprim me njëra tjetrën si nga ana tematike dhe nga ajo estetike.

Unë jam i bindur se ky libër dhe situata politike ku

“është më e vështirë të largohesh ,

se sa të zhveshësh dorashkat nga duart e ngrira

(it’s more difficult to leave

than to take gloves off icy hands)”

e vërteta dhe e bukura vazhdojnë të ndërthuren me vështirësitë e përditshme të eksperiencës njerëzore.

Por në rastin e Zeqos, plagët – e të dyja situatave, asaj të jetës së përditshme dhe presionit politik – u shndërruan në “sedef- (wrapped in mother of pearl)”.

ËNDËRRIMTAR SURREALIST, I NGECUR NË NJË VEND PLOT BUROKRACI SHTYPËSE

 Nuk besoj në fantazma

 (I don’t believe in ghosts)

 Moikom Zeqo,

  përkthyer nga shqipja

nga Waynne Miller, BOA

 (Consortium, dist.) $26.95 (174 p)

ISBN 978-1-934414-00-2; $21.95 paper

ISBN 978-1-934414-01-9

Të ndaluara dhe të censuruara në Shqipërinë staliniste të viteve 1970, poezitë e  Moikom Zeqos e tronditën realizmin socialist me flakë të harlisura imagjinate.

Edhe pse Zeqo shprehet se

“Unë nuk dua t’ju shastis me metafora”,

kjo është thjesht një nga truket e shumta të veshura nga ky ëndërrimtar surrealist i ngecur në një vend plot burokraci shtypëse.

Në të gjithë këtë koleksion – ku janë përzgjedhur 67 poezi nga “Meduza” – Zeqo nuk bën gjë tjetër veçse na trondit me shëmbëlltyra drithëruese:

“Ten dolphins jump/in the April sea./

Ten living hearts/in the sea of my blood”.

Duke sjellë ndërmend poetë të tjerë rebelë që lulëzuan në mes-shekullin e 20-të nën hijen e Bashkimit Sovjetik (si Tomaz Salamum nga Sllovenia dhe polaku Piotr Sommer), poezitë e Moikom Zeqos reflektojnë një pikëpamje të hollësishme shqiptare:

“And now, unpredictably: / in this beauty parlor in an alpine town,/girls sit fearlessly in the dryers,/helmeted against this history.”

Shpesh gjuha e përdorur nga Zeqo (apo përkthimi i Millerit) bëhet tolerante pothuajse në mënyrë komike – “I want to kick the planet like a soccer ball/into the open goal of the future” – por çdo poezi e tij ecën me kërcëllimat e jetës.

Kjo është një poezi e çliruar nga kufijtë e një “realizmi” të imponuar, dhe nëse ka raste që është e zjarrtë, në tërësi ngelet një kënaqësi. (Nov.).

Revista amerikane WEEKLY,

7 sep. 2007

 

Më 25 maj 1803 lindi poeti e filozofi i shquar amerikan Ralph Waldo Emerson

VOAL – Ralph Waldo Emerson, eseist dhe poet, si dhe një nga filozofët e shkrimtarët amerikanë më me influencë, lindi në Boston më 25 maj 1803. Babai i tij është Reverend William Emerson, pastor i Kishës Unitariane. Djali i tij do të bëhet gjithashtu ministër pastor: ai gradualisht do të largohet nga doktrinat e kolegëve të tij dhe së pari do të formulojë filozofinë e Transhendentalizmit, me botimin më 1836 të esesë së tij “Natyra” (Natyra).

Babai i tij vdiq më 1810, kur Emerson ishte vetëm tetë vjeç. Katërmbëdhjetë vjeç, Emerson regjistrohet në Universitetin e Harvardit; ai u emërua President i studentëve të vitit të parë, një pozicion që do t’i japë atij mundësinë për të pasur një dhomë pa shpenzime. Mjetet e tij ishin të pakta dhe për të mbajtur shpenzimet, ai shërbente kamarier në restorant. Gjatë pushimeve të dimrit ai punoi gjithashtu si mësues dhe tutor në shkollën e Uncle Ripley në Waltham, Massachusetts.

Emerson u diplomua në vitin 1821; atëherë ai fillon veprimtarinë si asistent i vëllait të tij në një shkollë për vajzat që ndodhej në shtëpinë e nënës së tij. Vëllai shkon në Göttingen për të studiuar teologjinë, dhe Ralf merr përgjegjësinë për shkollën. Pas disa viteve në të cilat Emerson mbajti postin e Dekanit, më 1825 ai u thirr nga Universiteti i Harvardit, në fakultetin e teologjisë (Harvard Divinity Hall). Më 1826 ai u pranua të predikonte.

Ralph Waldo Emerson u shfaq si pastor i Kishës Unitarian në 1829. Dy vjet më vonë gruaja e tij e re Elena Louisa Tucker vdiq. Në vitin 1832 Emerson dha dorëheqjen për shkak të një mosmarrëveshjeje me kishën zyrtare, lidhur me administrimin e shërbimit të Bashkimit (Emerson nuk e konsideron Eukaristinë si sakrament) dhe ngurrimit ndaj lutjeve publike.

Ai pastaj fillon një udhëtim në Evropë nga i cili ai do të nxjerrë frymëzim për esenë e tij “Tiparet Angleze” (1856). Gjatë udhëtimit të tij Emerson takohet me shkrimtarë dhe intelektualë të tjerë duke përfshirë Wordsworth, Samuel Taylor Coleridge, John Stuart Mill dhe Thomas Carlyle. Me këtë të fundit Emerson do të mbajë një marrëdhënie intensive epistolare gjatë gjithë jetës së tij.

Në 1835 Emerson u vendos në Concord, New Hampshire, duke u bërë shpejt një nga qytetarët më me ndikim të qytetit. Këtu ai martohet me Lydia Jackson.

Në shtator 1836, së bashku me intelektualë të tjerë të lidhur, ai themeloi Klubin Transcendental, i cili do të shërbejë si qendër e lëvizjes; në korrik 1840 ai botoi gazetën “The Dial”.

Emerson publikon esenë e tij të parë, “Natyra”, në mënyrë anonime në shtator 1836: vepra do të bëhet manifest themelor i Transcendentalizmit dhe do të përmbajë parimet dhe thelbin e kësaj filozofie. Kjo doktrinë idealiste e kundërshtonte materializmin dhe pikëpamjen kalviniste të jetës dhe në të njëjtën kohë ofroi argumente për lirinë e individit nga çdo përmbajtje artificiale.

Gjatë kësaj kohe Emerson formoi një miqësi të fortë me shkrimtarët Nathaniel Hawthorne dhe Henry David Thoreau, në shoqërinë e të cilëve është e lehtë ta shohin atë duke ecur rreth Concord.

Më 1838 ai u ftua të kthehej në Fakultetin e Teologjisë të Harvardit për të dhënë një fjalim në dhënien e gradave. Vërejtjet e tij janë të drejtuara në fyerjen e themelimit të Kishës dhe duke shkaktuar tronditje në të gjithë bashkësinë protestante të kohës: Emerson thotë se Jezu Krishti kishte qenë një njeri i madh, por ai nuk ishte Perëndi.

Për këtë fjalim, Emerson akuzohet se është ateist dhe akuzohet si helmues i mendjeve të të rinjve. Pavarësisht nga thirrjet e akuzuesve të tij, Emerson nuk do të përgjigjet, duke lënë mbrojtjen e tij të tjerëve.

Ai nuk do të ftohet më për të folur në Harvard për më shumë se 40 vjet; në vitet rreth vitit 1885 pozicioni i tij do të jetë pozicioni zyrtar i doktrinës unitariane.

Në fillim të vitit 1842 Emerson humbi fëmijën e tij të parë, Waldo, i cili vdiq nga ethet e kuqe. Emerson do të shkruajë për këtë dhimbje në dy vepra të mëdha: poema “Threnod” dhe eseja “Përvoja”. Në të njëjtin vit lindi William James.

Ralph Waldo Emerson është i famshëm si shkrimtar abstrakt, por ai rrëmbente një numër të madh njerëzish me fjalimet e tij. Ai konsiderohet si një nga gojëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Emerson gjithmonë këmbënguli se nuk donte pasues, por u përpoq t’i kthente njerëzit në vetvete, si individë.

Kur u pyet për të përmbledhur punën e tij me pak fjalë, ai u përgjigj se në doktrinën e tij pafundësia e individit mbeti qendrore.

Ai vdiq më 27 prill 1882; trupi i tij është varrosur në varrezën Sleepy Hollow, në Concord.

Qyteti i Emersonit, Manitoba, e mori emrin prej tij.

APOLOGJIA – Poezi nga RALPH WALDO EMERSON (1803-1882) – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Mos mendo për mua rreptë e vrazhdë,
Se shëtis vetëm lugut e zabelit;
Unë shkoj tek perëndia e pyllit
Fjalën e tij të marr për njerëzit.

Mos më quaj përtac pse unë
Përkul krahët e mi pranë përroit;
Çdo re që qarkullon në qiell
Shkruan në librin tim një shkronjë.

Mos u grind me mua, turmë bajate,
Për lulet e venitura që prura;
Çdo zymbyl në dorën time shkon
Në shtëpi me një mendim ngarkuar.

Nuk ishte kurrë një mister,
Por është qëndisur luleve,
Nuk qe kurrë histori e fshehtë,
Por zogjtë e tregojnë skutave.

Të korra plot nga ara jote
Sollën në shtëpi qetë e fortë;
Një prodhim të dytë japin dynymët,
Të cilin unë mbledh në këngë sot.


THE APOLOGY

Think me not unkind and rude,
That I walk alone in grove and glen;
I go to the god of the wood
To fetch his word to men.

Tax not my sloth that I
Fold my arms beside the brook;
Each cloud that floated in the sky
Writes a letter in my book.

Chide me not, laborious band,
For the idle flowers I brought;
Every aster in my hand
Goes home loaded with a thought.

There was never mystery,
But ’tis figured in the flowers,
Was never secret history,
But birds tell it in the bowers.

One harvest from thy field
Homeward brought the oxen strong;
A second crop thine acres yield,
Which I gather in a song.

NOBELISTI I PAQES, POETI ERNESTO KAHAN VIZITOI KLUBIN LETRAR “GJON NIKOLLË KAZAZI” (video)

Nobelisti për paqe, izraelito-argjentinasi, Ernesto Kahan, poet dhe humanist, në një vizitë që po i bën Kosovës, ku shpallet doktor Honoris Kausa në Universitetit AAB, dje vizitoi Klubin letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë. Me këtë rast, iu promovua libri me poezi, “Pakti im testament”, i botuar nga IWA “Bogdani”, si dhe bëri një bashkëbisedim me qytetarët e Gjakovës, duke evokuar paralelet e luftës nga koha e hebrenjve dhe rasti më i fundit i luftës në Kosovë.

Klubi letrar, e kishte për nder ta priste këtë poet e humanist, pasi që në vitin 1985, ishte laureat i çmimit për paqe, duke luftuar kundër armëve nukleare. Erneste Kahan, është mjek në pension, por, ka një renome të bujshme të aktivitetit të tij, si mjek, profesor i mjekësisë në disa universitete të botës, prej nga edhe e merr çmimin Nobel. Biografia e tij, jep përmasën e një njeriu, emrin e të cilit e ruan kujtesa e botës, poliglot me shumë gjuhë të njohura, por, ai kudo esencën e tij e shpjegon në dashurinë ndaj njeriut, pa diferenca që sot po rriten deri në kërcënim serioz të njeriut, thuhet në biografinë e tij.

Në emër të Klubit letrar “Gj.N.Kazazi”, foli kryetari, Muharrem Kurti e Agim Byci, duke e konsideruar se ky është nderi më i madh që po bëhet klubit letrar, por edhe popullit tonë në tërësi. Ndërsa me një fjalë përshëndetëse dhe me mirënjohje e shpërbleu kryetari i Asamblesë në Komunën e Gjakovës, Anton Shala. Ndër të tjera, prof. Jeton Kelmendi, shoqërues dhe botues i librit me poezi, dha një pasqyrë biografike të tij, ndërsa e njohu humanistin me gjenetikën dhe historikun e këtij populli, me shumë ngjashmëri me fatin e hebrenjve, duke shpjeguar se ju hebreut keni dhënë mësim se si duhet ndjekur fatin e vet secili popull, deri në fitore.

Redaktori i librit “Pakti im testament”, krijuesi Engjëll I. Berisha, në recensionin që i bëri kësaj vepre theksoi  Libri kapë shumë tema, Tel Avivi, Aushvicin, dhomat e gazit, Holokaustin, Sirinë, vende e ngjarje, si dhe popuj, pa i ndarë në kontinente as prejardhje, por, gjithnjë konfrontohet me simbiozën e besimit e të ndërgjegjes. Gjendja psikologjike e përmasës,  ia kaplon individualitetin e tij, lufta që ndodhë në Lindje dhe kudo tjetër, krijimtaria e tij në një përmasë bëhet herë rënkim e herë mallkim, me vetveten e tij në mbijetesë të pambrojturve të nënave e fëmijëve të pafajshëm.

Nga ky mendim i Berishës, del dhe një prezantim se: “Këto poezi që ia ekspozojmë lexuesit në gjuhën shqipe, kanë një tipologji referente të rrëfimit sa historik, po aq edhe të vetë autorit, aq sa është koncepti i identitetit të tij, është një skicë e dobësisë njerëzore. Dhimbja që bën dergjë, në këtë përmbledhje, është e formës së palimpsestit. 

Ndërsa në përfundim, nga mendimi kritik i krijuesit Berisha del mesazhi nga vepra e poetit e humanistit Kahan “Predikuesit e rrejshëm”.

Paralajmërimi që nga Zanafilla e Re, se do të dalin predikues të rremë, shikuar poezinë, e krahasuar me biografinë e tij, në mes shkencës e  poezisë, është krijuar mendimi refleksiv, gati si puna e laborantit antropologjik, për ta rigjetur vetveten, e në këtë rast, autori integron gjithë realitetin që e rrethon atë, popullin e tij, paragjykimet e thella që shpesh e përcaktojnë edhe fatin e njerëzimit, me moton se shkenca e vetëdija pa dashurinë njeri,  janë të pamjaftueshme. 

Ndonëse, në përgjithësi poezitë janë të një sensi delikat aty këtu shihet trishtim i zymtë, poeti gjithnjë e ruan sensin krijues brenda forcës shpirtërore të tij, gjithnjë me një dritë për fatin e popullit të vet. Kjo është fuqia humane e tij prej profesionit që ushtroi dhe shkrimit me të cilin, sikur thotë biografia, ka mbajtur hallkën e lidhur ndërmjet izraelit, vendit të tij, migrimit dhe karakterin si faktor me rëndësi edhe për revolucionet që bëhen ndonjëherë.

 

Biografia

Prof. Ernesto Kahan. Izraelit – argjentinas. U lind në vitin 1940, dhe u arsimua në Argjentinë (Universiteti i Buenos Aires) dhe në SHBA (Universiteti i Uashingtonit). Doktor i mjekësisë, pedagog i universitetit dhe poet. Nënkryetar i Akademisë Botërore të Arteve dhe Kulturës. Profesor në universitete në Argjentinë, Izrael, Peru, Rep. Domenikane, Meksikë, SHBA dhe Spanjë.

• 1985 – Kandidatë për të marrë Çmimin Nobel për Paqe iu drejtua mjekëve Ndërkombëtare për Parandalimin e përçarjeve në çështjet Bërthamore IPPNË në Oslo / Norvegji

Autor i 7 librave dhe më shumë se 200 artikujve në revistat ndërkombëtare. Libri i tij “GENOCIDE” i shkruar me Taki Yuriko (në tri gjuhë), krijoi çmimin “Çelësi i artë i letërsisë dhe Culturës Hanchon” dhe u vlerësua në shumë festivale. Hartuesi i antologjisë “Los Escritores del Alba”, editorial Certeza, Spanjë. Themelues i Shoqatës së Mjekëve për Paqe në Izrael, Uruguaj, Kili dhe Bolivi; Nënkryetari i Mjekëve Ndërkombëtar për Parandalimin e Luftës Bërthamore – IPPNË, (1985 Lauerat i çmimit Nobel për Paqe), President i Grupit Letrar “BRASEGO”. Nënkryetar i Forumit Ndërkombëtar për Letërsinë dhe Kulturën e Paqes (IFLAC). Redaktor i Letërsisë për Paqe në “Palabras Diversas”.Nënkryetar i Kongresit Botëror XXV të poetëve, Los Anxhelos 2005, nënkryetar i Kongresit Botëror XXVI të poetëve Mongolia 2006. Nënkryetar i Kongresit Botëror të Poetëve XXVI,  Meksikë 2008. / KultPlus.com

Të enjten, me datë 23 maj 2019, në orën 11-të, ne Bibloteken “Ibrahim Rugova”, erdhi në Gjakovë, mysafir i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, NOBELISTI për paqe ERNESTO KAHAN.

Ernesto Kahan, ka fituar Çmimin Nobel në vitin 1985, për Paqe në Botë, duke luftuar kundër armëve nukleare.
– Është poet me renome ndërkombëtare, Mjek i mirënjohur në Botë. Ligjërues për mjekësi në disa shtete botërore dhe predikues i paqes.

Ka botuar në shqip librin me poezi “Pakti im testament”.

Klubi letrar “Gj.N.Kazazi” promovoi librin dhe zhvilloi një bisedë për paqen në Botë.

– Është Nobelisti i parë që vjen në Gjakovë…

 

Me poshte linku (e TV Syri Vision), i vizites se Z. Ernesto Kahan, ne Klubin letrar “Gj.N.Kazazi”.

ATENTAT NË PARIS – Fragment romani nga SKIFTER KËLLIÇI

(Fragment nga romani i mirenjohur i shkrimtarit Skifter Këlliçi, me rastin e 99-vjetorit të atentatit të Avni Rustemit kunder Esat pashë Toptanit, (13 qershor 1920)

Ora shënonte 12.30, kur Avniu la restorantitn. Pas paku ndodh në krye të rrugës “Kastilione”. Qëndroi ca. Pastaj, me hapa të ngadalshëm zuri t’i afrohej hotelit “Kontinental”. Makina e Esat pashës, si zakonisht gjatë atyre ditëve, qëndronte  buzë këmbësores. Eci përgjatë saj dhe u ndodh para shkallëve të hotelit. Në holl nuk kishte lëvizje, por përmes qelqeve shqoi Esat pashën dhe përkrah tij një grua të re që po gajasej.

Avniu shtrëngoi revolverin që mbante në xhepin e zhaketës dhe bëri tutje, pranë njerës prej kolonave me harqe, që mbulonin balloren e “Kontinentalit”.

Priti… Kaluan kwshtu edhe njwzetw minuta tw tjera.

Ndwrkohw, Esat pasha u duk në shkallët e hotelit dhe nisi t’i zbriste ato ngadalë, për të shkuar te makina që priste gjithnjë pranë këmbësores. Përreth kalimtarët e paktë nxitonin, pa u shkuar ndërmend se ç’do të ndodhte ca më pas.

Diell zhuritws, vapw, zaguzhi. E tillë ishte ajo mesditë e 13 qershorit të vitit 1920.

Avniu u shkëput nga kolona pranë së cilës kishte qëndruar deri atëherë. Tani ndodhej thuajse përballë tij, përballë Esat pashës.

Roja pranë  tendës e shoqëroi me sy atë që po sillte habere valiut. Dhe ai  ishte Gjoleka.Valiu e këqyri nga sytë këmbët. Edhe Gjoleka e këqyri valiun. Valiu i kishte duart të skuqura, sikur të kishte vrarë dikw dhe prej tyre të ridhnin pika gjaku…Vrasësi duhej vrarë. Gjoleka nxori koburen. Valiu deshi të ngrihej, t’i sulej. Por ishte tepër vonë

Edhe Avniu nxori revolverin. Vetëtimthi si Gjoleka. Esat pasha shqeu sytë dhe u drodh.

U dëgjua një e shtënë. Një klithmë e çjerrë shpërtheu përmes buzëve të llagavituratë Esat pashës. Sytë e tij me vështrim të mjegulluar po humbisnin çdo lidhje me gjithçka përreth tij, që valëvitej, shfigurohej, shuhej. Veçse vdekja në trajtat e një djaloshi përftohej gjithnjë e më shkoqur.

U dëgjua njëtjetër e shtënë.

Dërgoi Gjolekë Spanoi,

Tafil Buzit të m’i thoi,

Gjoleka s’e turpëroi,

Me të shtata e qëlloi…

Esat pasha lëshoi goja një rënkim që zuri të shuhej si llokoçitjet e ujërave të ndenjura. Trupi i tij i bëshëm u lëkund, u mpak dhe u këput për tokë.

..Në brinjët e shekujve të zymtë, mbi të cilët shkelte atdheu, kërrusur, por kurrë  gjunjëzuar, tradhtia ishte shfaqur jo rrallë në trajtat e një vogëlusheje lozanjare, ose të një gruaje fatkeqe që të ndjell mëshirë, duke fshehur kthetrat e saj të kobshme dhe të lemerishme. Por mjaftonte një grimë dhe ajo, kur nuk e prisje, t’i ngulte ato kthetra në grykë, ose, për më keq, të hidhte kupën e helmit për të të mbytur e për të të vajtuar pastaj të nesërmen me kuje, ashtu si$ dinte të të vriste e të të qantevetëm ajo, tradhtia…

Avniu shtrëngoi edhe një herë këmbëzën e revolverit, thua se duke qëlluar mbi Esat pashën, po qëllonte mbi tradhtinë,që për shekuj e shekuj, duke u ngjeshur e shtrydhur si plehra të mykura, si zhele të ndotura, si fëlliqësira të neveritshme, kishte marrë përmasat e këtij pashai. Revolveri këtë herë nuk mori zjarr. Avniu e shtëngoi sërishmi këmbëzën e tij, por arma edhe këtë radhë heshti.

U bë rrëmujë. Dy gra që po kalonin praën, ia dhanë ulurimës. Të tjerë atypërreth, u hallakatën si mundën. Britma, vikama, lebetije mbuluan rrugën “Kastilione”.

-Ndihmë, ndihmë! Dikë qëlluan, ndihmë!…

Avniu u përkul tërë ankth mbi trupin e Esat pashës.

“Dy të shtëna, vetëm dy…Thua të këtë vdekur?…”.

Ai deshi të vintë dorën në gjoksin e pashait të gremisur përdhe, për të parë nëse i rrihte zemra, por ndjeu se dikush e gotiti fort nga pas. Pastaj një tjetër dhe ca më pas disa të tjerë.

-Vrasës!

-Ti je vrasës mizor!…

Ktheu kryet. Mbi të u sulën sakaq edhe të tjerë, që zunë ta qëllonin ku të mundnin, në kurriz, nw kokw, gjoks, fytyrw.

– Nuk jam vraës, jam student shqiptar, – briti Avniu.- Befas m’u shfaq përballë ky,Esat pasha, tradhtar i popullit tim dhe unë nuk u përmbajta e kështu qëllova mbi të.

– Atë do ta shohim, ndaj mos bëj gëk!…

– Lereni, nuk e shihni që ai nuk kërkon të ikë?…

– Vërtet, as që e bëri këtë përpjekje…

Dy policë e mbërthyen Avniun nga krahët dhe me forcë e shtynë përpara.

Turma njerëzish u grumbulluan tanimë në hyrje të hotelit. Policët mezi i përmbanin. Disa prej tyre e ngritën trupin e Esat pashës dhe e futën në hollin e hotelit.

-Një mjek, gjeni një mjek!- briti dikush.

U dëgjua një klithmë e mbytur.

– Gjenerali im, gjenerali im!…

-Kush është kjo? – pyeti dikush.

-Ndoshta e bija!

-Ç’thua! E njoh unë këtë. Esat pasha e kishte të dashur…Pale, ishte edhe i martuar!..

-Ç’burrështeti na qenkësh, pra, ky Esat pasha?…

Turmat e kurreshtarëve shtoheshin gjithnjë e më shumë. Policët përsëri mezi i përmbanin.

-Më lini të futm brenda, – i tha ndërkohë dikush një polici.

Ishte Gaston Rishari, që sapo kishte arritur para hotelit “Kontinetal”.

-Nuk lejohet!

-Ju lutem, më lini! Jam gazetar i “Lë Pëti Parizienit”. Erdha këtu, sepse dua t’i marr një intervistë Esat pashës.

-Keni ardhur tepër vonë. Atij sapo i bënë atentat.

-Atentat ? Cili pati këtë guxim prej të çmenduri?- pyeti Gaston Rishari i $meritur.

-Një djalosh nga Shqipëria.

-Ç’u bë, ia mbathi?

-Jo, çuditërisht shtjeu mbi të dhe nuk bëri asnjë lëvizje tjetër.

“ E habitshme, – tha me vete Gaston Rishari.- Ky djalosh qwllon mu nw mes tw ditws, pashain e Tiranws dhe nuk bwn si atentatorw të tjerw, qw pasi shtien, nw vrimw tw miut kwrkojnw të futen.

-Po pse nuk ia mbathi? – pyeti dikush.

-Vwrtet, nw kwtw zallamahi , nuk e kishte tw vwshtirw qw thembrat t’i shpine prapa kokws., – u dwgjua njw zw.- Po njw djall e merr vesh e pwrse nuk e bwri kwtw…

– Po Esat pasha wshtw gjallw? – pyeti pwrswri Gaston Rishari duke kapsalitur sytw.

-Nuk e di, zoti gazetar. Plumbat e kanë qëlluar në gjoks.

Gaston Risharit thuajse nuk i besohej se ç’kishte ndodhur.

-Qenka me të vërtetë e çuditshme, – tha pastaj.

-Për ju gazetarët atentatet janë sensasionet më të mëdha…Do të keni me se ta mbushni gazetën, – ia priti dikush nga turma.

Avniun e futën në hollin e hotelit, gjithnjë nën mbikqyrjen e rreptë të policëve.

Mbi tapetin e gjerë të hollit dergjej trupi i Esat pashës.

-Ka vdekur?- pyeti Gaston Rishari, që mundi të depërtonte deri aty.

Dikush u përkul mbi trupin e viktimës. Ishte një mjek që rastësisht ishte ndodhur në rrugën “Kastilione”.

-Për fat të keq, po. Dy të shtëna nga afër i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, – shpjegoi pastaj mjeku.

“ #’trim! – mendoi Gastin Rishari.- Vret Esat pashwn, nuk pwrpiqet tw humbw gjurmwt, por qwndron aty ku ishte, që tw presw ditwn e gjykimit tw tij.. Si$ duket, ka $’tw rrwfejw pwr kwtw pasha, qw besonte se shpejt do kthehej sultlan nw Shqipwri.

Avniu ndjeu se ankthi, që si kafshë e padukshme e kishte brejtur nga brenda gjatë atyre katërmbëdhjetë ditëve kur, hap pas hapi e kishte ndjekur Esat pashën, kudo që vinte, po tretej nga qenia e tij.

Ktheu sytë nga trupi i shtrirë i pashait.

Por ai trup tanimë ishte kufomë.

(Ky fragment është shkëputur nga romani “Atentat në Paris”, (1978 dhe ribotur me 2011). Në qendër të romanit është akti heroik i atdhetarit Avni Rustemi, i cili më 13 qershor të vitit 1920 vrau në qendër të Parisit një ndër tradhtarët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, Esat pashë Toptanin. I ndodhur në kryeqytetin francez, ai thurte intriga në favor të Fuqive të Mëdha, të cilat kërkonin copëtimin e vendit tonë pas Luftës së Parë Botërore dhe vendosjen e Esat pashw Toptanit nw krye tw shtetit shqiptar).

Festivali nderkombetar i poezise ” Azem Shkreli” mbledh poete nga Bota Nga Entela Kasi, Presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë

Letërsia mbetet atdheu universal i njerëzimit në të gjitha kohët.

Prej 17 vjetësh, Peja është kthyer në një qytet të kulturës evropiane dhe asaj botërore, falë Takimeve Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, të cilat i kanë sjellë Kosovës, personalitete të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare.

Përmes këtij manifestimi nderkombëtar, Kosova ka shpalosur vlerat e humanitetit, parimet universale të lirisë, duke dëshmuar trashëgiminë kulturore jo vetëm letrare por edhe atë historike të shqiptarëve e cila mbetet një pasuri e çmuar për njerëzimin dhe kulturën botërore, e sidomos për Evropën e shekullit në të cilin vlerat e dinjitetit njerëzor mbeten vlera të mbarë njerëzimit.

Letërsia , artet, janë pasuri e çmuar për njerëzimin. Punët e artit janë trashëgimia e kulturës së qytetërimeve nga antikiteti në kohët moderne.

Ky Manifestim i cili mban emrin e poetit Azem Shkreli, një prej majave të letërsisë shqipe, mbetet i një rëndësie të veçantë, dhe njëkohësisht një urë lidhëse midis Kosovës, rajonit të Ballkanit, Evropës dhe botës.

Komuna e Pejës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sporte, stafet organizative të këtij Manifestimi Ndërkombëtar, kanë ditur të sjellin elita të mendimit botëror në Kosovë, duke i dëshmuar krejt kryeqendrave të botës, jo vetëm trashëgiminë kulturore identitare të shqiptarëve, por vlerat e humanitetit të kulturës shqiptare e cila mbetet përfaqësuese dhe e rëndësishme për botën e madhe të letërsisë.

Ismail Kadare, shkrimtar dhe intelektual i përmasave evropiane dhe botërore ka nderuar Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, në vitin 2016. Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar Letrar Azem Shkreli në vitin 2016, me pjesëmarrjen e tij në këtë manifestim të përmasave elitare, i bëri një shërbim të çmuar Pejës dhe Kosovës. Fjala e Kadare drejtuar lexuesit, publikut dhe autoriteteve përcjell ende edhe sot mesazhe të rëndësishme për shqiptarët, rajonin dhe botën.

Poetë shqiptarë dhe të huaj kanë qenë Laureatë të Çmimeve Azem Shkreli, mes tyre Visar Zhiti, e shumë të tjerë, maja të poezisë dhe letrave. Studiues, albanologë, përkthyes, nga vendi dhe bota mbeten ambasadorët më të mirë të përfaqësimit të kulturave duke ndërtuar me punën dhe veprën e tyre ura komunikimi midis kulturave tashmë të përfaqësuara ku secila mbetet pasuri e çmuar për njerëzimin pavarësisht kufijve gjuhësorë, politikë dhe kufizimeve të tjera.

PEN International, Organizata Ndërkombëtare e Poetëve , Eseistëve, Shkrimtarëve, e themeluar në Londër në vitin 1921 nga autoritetet e letërsisë dhe mendimit botëror, gjatë këtyre ditëve është në Pejë, Kosovë, në Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, duke u përfaqësuar nga personalitete dhe autoritete të letersisë botërore të sotme.

Emmanuel Pierrat, shkrimtar, Kryetar i PEN Francës, njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe të PEN International, do jetë i pranishëm në këtë Manifestim, në ceremoninë zyrtare të Takimeve Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, ku do ketë fjalën ceremoniale dhe po ashtu do të lexojë gjatë takimeve fragmente nga libri i tij Morali i lajmit dhe morali i çensurës. Veprat e Emmanuel Pierrat janë botuar nga Gallimard dhe Fayard në Francë. Po ashtu janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë dhe vende të ndryshme të botës.

Sylvestre Clancier, poet dhe intelektual francez, një prej drejtuesve të bordit të PEN International, po ashtu mik i çmuar i letërsisë shqipe dhe njohës i thellë i veprës së Kadare, është pjesëmarrës në këto takime. Clancier me elegancën e mendimit dhe diplomacinë në komunikim ka bërë të mundur që PEN Kosova, themeluar në vizionin e Presidentit Ibrahim Rugova, të pranohet në asamblenë ndërkombëtare të PEN mbajtur në Tromso të Norvegjisë, kur për herë të parë Kosova kishte vendin e vet në këtë Organizatë të rëndësishme për kulturën botërore, përfaqësuar nga Presidenti i PEN Kosovës, poeti Basri Qapriqi.

Antonio Della Rocca, poet dhe shkrimtar italian, nga Trieste vjen në këtë manifestim nën përkthimin e poetes dhe gazetares së njohur Ilire Rugova Zajmi. Vepra e Antonio Della Rocca prej vitesh i ka kapërcyer kufijtë e Italisë.

Rafaël Newman, poet, kritik arti, përkthyes , një nga artistët hebrenj të Zvicrës është pjesëmarrës në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Për herë të parë në Pejë , vjen nga Izraeli poetja dhe studiuesja e njohur Hava Pinhas Cohen, autore e shumë librave në gjuhë të ndryshme të botës. ‘ Të bashkosh të ndarët’ është libri më i ri i saj i cili ka tërhequr vëmendjen e kritikës letrare në botë.

Hemuth A Niederle, poet, antropolog, drejtues i PEN Austrisë, një emër i njohur për kulturën evropiane, e njëkohësisht një përkrahës dhe mbështetës i kulturës shqiptare dhe autorëve shqiptarë me banim në Austri, vjen në këtë manifestim nderkombëtar, duke sjellë jo vetëm poezi por kujtimet dhe lidhjen e tij tepër të veçantë me Kosovën dhe Shqiptarët.

Përveç autorëve të huaj, poetë dhe studiues të letërsisë shqipe do të jenë gjatë ditëve të këtij aktiviteti me promovime librash, lexime dhe takime me publikun.

Erestina Halili, Anton Nikë Berisha, dhe të tjerë autorë do të promovohen gjatë ditëve të manifestimit.

Poetë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe rajoni do të lexojnë poezi të tyre.

Mes emrave të 18 autorëve shqiptarë, në Takimet Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, do të jenë për publikun në orën qëndrore të Manifestimit, Aleksandër Çipa, Rozafa Shpuza, Naime Beqiraj, Arjan Kallço, Flamur Shala, Xhevat Latifi, Irena Gjoni, Lindita Ramushi Dushku, Rami Kamberi, e shumë autorë të tjerë shqiptarë nga hapësirat mbarë shqiptare.

Në këtë vit, djali i poetit Azem Shkreli, Valon Shkreli, do të jetë në të gjitha ditët e Manifestimit.

Ashtu siç është në traditën e Takimeve Ndërkombëtare Letrare Azem Shkreli, do të ndahen edhe çmimet letrare.

Përgjatë këtyre ditëve Peja , vendlindja e poetit Azem Shkreli, do të jetë një qendër e Kulturës Evropiane.

Me këtë rast, Qendra PEN e Shqipërisë , Qendra PEN e Kosovës dhe PEN International, do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Pejës, për aktivitete të rëndësishme të cilat do të bëjnë të mundur që qyteti i Pejës të gëzojë statusin e qytetit të kulturës evropiane.

Entela Kasi
Presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë
Tiranë,
21 Maj 2019

Një ditë – Poezi nga NEKI LULAJ

Do të shkruaj ninulla, detyra e vargje

Kur mes jush një ditë më s’do të jem

Do rrah krahët si pulëbardhë në livadhe.

Do më keni thellë tokës në mermer.

 

S’do të jem një ditë në shetitore

As nuk do të  hipi në agim në makinë.

Do të mbetem gjallë mes një shkronje

Kur t’kërkoni me qiri  diturinë.

 

Aty unë nuk do të gërhas më i lodhur.

Për një kafe në çajtore  nuk ju ftoj.

Dora e balli mes dheut do jenë ftohur

Kur në livadhet me bar do të shkoj

 

Ma vini diku ditarin e punës tek vatra

Se profesori më nuk do t’i shfletojë

Bankat të  jenë përherë të pastra

Pa lapsa, libra, gazeta e ndonjë gomë.

 

Një vend i zbazët do të jetë

Ilaçet e mbetura hidhini në shportë

Ato shpesh me ndihmuan diku në jetë

Por ja erdhi koha e që të shkoj me shokë

 

Shumë herë për to ju kam munduar

Dhe ndonjë kollë kam bërë më shumë

I leni të lexojnë në Biblotekën e shenjtëruar

Ku ditët me të bukura i kam kaluar dikurë

Ca gjëra që ndodhin veç në ëndërr – Tregim lirik nga Përparim Hysi


Po shkruaj nën mbresat e një ëndërre dhe nuk kam se si mos pohoj një fakt! Sa të drejtë paska patur ai që shkroi  për dashurinë:”  Përplas një flutur krahët në Kinë dhe shkakton furtunë në Karaibe”. Kjo metaforë kaq groteske i rri qepur si kostum kësaj postëndrrës sime. Dhe është aq e vërtetë, se them unë, nuk ka se si të ndodhte ndryshe që ti erdhe dhe më gjete në gjumë që nga mijëra kilometra larg. Më gjete në gjumë dhe,pikërisht, në gjumë filloi dalldia ime.
M’u shfaqe si në ato pikturat e Botiçelit me një lëkurë prej petale trëndafilash. Mandej si ajëri,sado i padukëshëm dhe gjithmonë i pranishëm, për të cilin kishin nevojë mushkëritë e mia. Ozoni që solle me vete, zuri të m’i mbushte mushkëritë me ajër të pastër dhe,sakaq, aorta zuri të përcillte gjak të pastër nga gjithë atë gurgullimë gjaku,pasojë e asaj dalldie apo ca më sakt: kënaqësie. Ti qe për mua një lule që nuk vyshkeshe kurrë. Me buzët krejt të hapura që ndillnin vetëm etë dhe,veç atëherë kuptova, që sa të drejtë kanë  ata që besojnë,kur thonë:” Eva ka dalë nga një brinjë e Adamit”.
Mua më dukej se nuk ishin më dy trupa në atë”dalldi kolovitëse”,por një. Dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur: ose ti kishe dalë nga trupi im, ose unë kisha hyrë atje, tek trupi yt. Dhe nuk ke pse shqetësohesh,nëse unë shkruaj kështu. Sekreti ynë është i siguruar. Të paktën nga ana ime. Ti e shikon që unë nuk po lakoj emrin tënd dhe i vetmi, i demaskuar, jam vetëm unë. Nga kjo anë, unë e kam vënë kryqin mbi shpinë dhe i pres hapur gjembat që më shpojnë. Çdo grimë e qenies sime u ndje e ekzaltuar. Në atë”dalldi aq mbresuese”, ti kishe një lulëzim e dritë të tillë si ai feneri i ndritshëm drejt të cilit lëshohen dhe rrahin krahët qindra flutura nate. Një nga ato”flutura nate”,nën dritën e atij feneri, më duket qeshë dhe unë që pashë tek ti një fytyrë aq të bukur,që nuk e kisha parë ndokund kurrë. Dhe rashë nën”kthetrat e asaj dalldie”. Nuk kam gjë për të fshehur apo të hiqem si ndonjë moralist par exelencë. Jo.Edhe burrat që,me demek,  hiqen si trima, gjunjëzohen para një”beteje të tillë”. Nuk ka burrëri në dashuri.
Qe apo nuk qe betejë? Për mua qe një”betejë” e shkuar betejës. Ti erdhe me një buzëqeshje mbushur me çiltërsi dhe, kur m’u afrove më shumë se sa duhej, gjoksi i hapur m’u bë “kërcënues” me ato thithkat (po unë i kisha thithur dikur) dhe,ndërsa sytë e kaftë përcollën diçka në shpirt,  ja tek u “dorëzova” rob i gjallë. Mora frymë thellë,si ata palombarët që zhyten thellësive për të kërkuar perlat në det, dhe humba në një kundërmim kënaqësie që më dhe si një lule e rrallë, rritur në një kopsht magjik. Çdo gjë e mëpastajme qe veç nga ato gjërat që ndodhin veç në ëndërra.
Tek afrohej,e harlisur dhe tërë energji gjallese; tek lëshon britma kënaqësie të thellë; britma që shndrrohen në drithërima që regëtijnë në shpirt, nuk mbet gjë tjetër,po ta zhytësh kokën tënde në hapësirat e gjirit dhe,pasi ta thithësh këtë “lloj droge” aq të njohur, të  sosësh atë që ke nisur.

Se,nën mbresat e kësaj ëndrre të bukur,shkrova:
“Humbën buzët mbi supet e zhveshur
Të një Diane të mbushur me freski pylli
Duart e mia shtrëngojnë gjinjtë si të zilepsur
Ndërsa mushkëritë m’u ngopën me erë jasemini.”
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
O çaste të bukura! Rehat pse nuk më lini?…
 
                                  Tiranë, 20 maj 2019

JAM KOSAR – Poezi nga THANI NAQO

Livadhin kosit nën të fundmen hënë,
Psherëtin bari fshap-fshup, fshap-fshup.
Majëdirekut të mullarit vari limën e ngrënë
E gjysma e hënës m’u ul mbi sup.
Livadhin e fundit kosit sonte,
Hapësira e zhveshur më fut në trishtim.
Përçartazi i flas me gjuhët e përbotshme,
Gjoksbardhës nuselalë që u fsheh për dimërim…
Tehu i kosës fap-fap, fap-fup,
Mpikset nata me klorofil të tretur.
Gjarpëron mes yjeve një meteor, e u zhduk,
Prej syri më del yll’ i vockël, i mekur.
Hije dyshimtare pret tehu i kosës.
Gjysma e hënës mbi sup më rëndon,
I verbër, qofsha, në anën tjetër të botës,
Dielli të më shohë, mjafton!…
Brymohet streha e kapelës së vjetër,
Zemra e mullarit më fal shtratin me bar.
Në ardhtë dimri, fshehur, si dhelpër,
S’ka ç’ të më bëjë; jam kosar!
2015

TI MOS MË LER VETËM – Poezi nga FATOS ARAPI

Une jam pare sy – me – sy me jeten,
Une jam ngrene dhemb – me – dhemb me vdekjen.
Dhe jeta dhe vdekja ishin te egra
Ti mos me ler vetem.

Tiranet me njohen, ne firome u prene
Me ndjene qe erdha, ne zemer u zbehne
E di: me ta do perleshem prape neser
Ti mos me ler vetem.

Liria ime eshte si jam vete
I vdekur? – U ngrita: Serish me therrasin…
Prej meje kerkojne dhe jeten dhe vdekjen
Ti mos me ler vetem.

“Lotët që përcëlluan faqet e mia dhe të plakut tim madhështor…” – Fragment nga libri i posa botuar “Njeriu ‘pa’ vendlindje” – Nga SEJDI BERISHA

SI U PËRJASHTOVA NGA GJIMNAZI, SI E FSHEHA KËTË “TRAGJEDI” DHE SI E KUPTOI BABAI SE ISHA PËRJASHTUAR NGA SHKOLLA…!
LOTËT QË PËRCËLLUAN FAQET E MIA DHE TË PLAKUT TIM MADHËSHTOR…

Një ditë prej ditësh, në një “lojë” me shokun e bankës, Xh. M., duke vrapuar shkallëve për në katin e parë të ndërtesës së gjimnazit, morëm “n’thua” në bustin e një prej figurave politike të ish Jugosllavisë. Dhe,… ndodhi më e keqja: busti u bë copë e grimë. Ishte kjo ngjarje që ndodhi “pa dashje”. Pas kësaj, sikur i tërë gjimnazi u trondit, dhe, normalisht pasoi përjashtimi im (me 04 janar 1967) dhe i shokut të bankës nga procesi mësimor!
Isha maturant, dhe më së shumti më dhembte zemra e shpirti, kur për këtë ngjarje do ta merrte vesh babai. Por, pasi na kumtuan përjashtimin përmes librit të shpalljeve dhe njoftimeve klasë për klasë, sikur e “zgjodha” problemin me babanë: për çdo mëngjes dilja nga shtëpia si gjithnjë kur shkoja për mësim në gjimnaz. E bëja këtë, për ta mos kuptuar babai këtë, sepse, më kishte djalë hasreti, dhe më kishte thënë se do ta hiqte nga goja edhe kafshatën e bukës vetëm e vetëm që të shkollohesha unë dhe të mos vuaja si ai që ishte punëtor krahu por bujk i përkryer.

Është interesant të theksohet se gjimnazi i Pejës konsiderohej një ndër shkollat e mesme më të forta dhe më në zë për mësimin dhe gjeneratat që shkolloheshin aty. Por, thënë të drejtën, nëse vetëm pak analizohet puna e personelit mësimor, nuk ishte edhe ashtu. Ndoshta këtë e “ndrydhte” edhe frika nga regjimi i atëhershëm, por kishte edhe mësimdhënës që nuk kishin kualifikim përkatës për lëndën që ligjëronte. Kurse, për sjelljen pedagogjike mbase edhe edukative, edhe kjo ishte lëngim dhe çalim në vete, i cili ndoshta edhe sot ky sindrom e përcjell arsimin tonë.
Për këtë që theksova, dëshmon edhe dëshmia-shënimet nga ditari për suksesin dhe nivelin e notave, e cila dëshmon për gjendjen e atëhershme në mësimdhënie…!

Lotët që përcëlluan faqet e mia dhe të plakut tim madhështor…

Por, pas disa ditësh që isha përjashtuar, i kishte “shkuar” haberi se unë isha përjashtuar nga gjimnazi. Por, babai im, si gjithnjë ishte shumë i kujdesshëm dhe ruhej që të mos ma lëndonte as karakterin, as zemrën, as shpirtin dhe as rritën time në lulen e rinisë! Kështu, atëbotë ishte ditë e hënë, ditë vjeshte e vitit 1968, dhe, si çdo ditë, dola nga shtëpia kinse po shkoja në shkollë. Por, kur arrita tek Shatërvani”, ose, atëherë tek pompa e benzinës “Jugopetrol”, pa ndonjë qëllim, veç hajt, ktheva kokën pas dhe kur e pashë babanë që më vinte pas, më përcillte se a më të vërtetë shkoja në shkollë, apo ishte vërtetë ajo që kishte dëgjuar: isha përjashtuar nga shkolla?!
M’u bë se i tërë qyteti së bashku me Bjeshkët e Nemuna më ranë mbi mua dhe ma ndrydhen e shtrydhen çdo qelizë gjaku e trupi. Në atë moment sikur m’u kujtua e tërë jeta e babait tim, djersa e tij, qëndresa por edhe vuajtje që atë por edhe neve na bënë të fortë. Këtë moment, vetëm shpirti im e ka brenda të mbyllur si momentin më të rëndë, si momentin më të dhembshëm, por që brenda tij sikur ndriçonte diçka e lumtur dhe hyjnore.
Dhe, në atë moment, pa kontroll, pa marrë parasysh se kishim dallim të madh në moshë dhe që e doja shumë dhe pamasë, iu kam “vërsulur”: çfarë je zgjuar kaq herët,… Ku je duke shkuar…?!
Babai, nuk reagoi fare, por duke i buzëqeshur pleqëria e tij, më tha:
-Pashë të Madhin Zot, biri im, a je duke shkuar në shkollë apo të kanë përjashtuar?!!- dhe, përnjëherë iu kanë mbushur sytë me lot, kurse mbi mua edhe njëherë gjithçka dhe e tërë bota u rrënua mbi mua, ndërsa, lotët e babait i përcëlluan faqet e mia dhe të plakut tim madhështor…
Në atë mëngjes, te Shatërvani, ia shtrëngova duart dhe e përqafova duke i thënë:
-Për të Madhin Zot, më kanë përjashtuar nga gjimnazi, por po ta jap besën se do të diplomoj përnjëherë më shokët e klasës…!
Nuk e kisha idenë se si dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por vetëm m’u dha t’i them dhe t’i premtoj ashtu. Shpirti ashtu ma diktoi t’i them plakut tim, themelit të jetës dhe të lumturisë sime.
U buzëqesh, dhe në ato faqe plot rrudha, m’u bë se pashë amanetin tim për fatbardhësinë e jetës dhe për kryerjen e obligimit ndaj zemrës, shpirtit dhe madhështisë së tij që e kishte edhe në mua.
Edhe njëherë e përqafova duke i thënë që të mos merakoset. Më shikoi gjatë pa ma thënë asnjë fjalë dhe u kthye për në shtëpi. Ndërsa, unë vazhdova rrugën për në qendër të qytetit, sepse nuk kisha ku të shkoja diku tjetër, por lotët më tradhtonin, siç e kanë shprehi gjithherë, e edhe tash!
Prej asaj dite, pasi kuptova se babai veç e kishte marrë vesh se isha përjashtuar nga shkolla, më nuk dilja në mëngjes nga shtëpia kinse shkoja në shkollë. Por, tash më doli një problem tjetër. Sikur ngulfatesha derisa përfundonte mësimi në gjimnaz, sepse, isha mësuar ta kaloja ditën në mësim së bashku me shokë. Kisha mendjen se si ta mbaroja gjimnazi ashtu siç i kisha premtuar babait, sepse, nga gjimnazi më kishin përjashtuar pa të drejtë regjistrimi edhe një vit tjetër. Kjo, me siguri ishte një metodë perfide, që pas një viti, praktikisht të rinjtë ftoheshin nga mësimi dhe kështu ngelnin pa u shkolluar, që ishte edhe synimi i pushtetit serb.
Megjithatë, provova ta vazhdoja shkollimin në gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovës, dhe, edhe përkundër ndalesave ligjore, drejtori i atëhershëm i këtij gjimnazi, i cili më duket se ishte Ekrem Murtezai (më vonë një intelektual dhe shkencëtar i përkryer, e që pastaj na ra që të punojmë së bashku në Radio-Prishtina), me gjithë rreziqet, ma mundësoi vazhdimin e shkollimit. Por, pas një jave, këtij drejtori iu falënderova dhe e njoftova se nuk isha në gjendje t’i vijoja mësimet për shkak të kushteve të vështira sociale; sepse, duhej të udhëtoja për çdo ditë nga Peja në Gjakovë dhe e anasjelltas. Kurrë nuk e harroj mirësjelljen e këtij drejtori, i cili, kur ia tregova shkakun dhe arsyen, u përmallua, bile edhe iu përvodhën lotët. Më tha: më vjen keq, në aspektin material nuk mund të të ndihmojë…!
Më tha edhe këtë: mendo edhe pak dhe mos i tërheq dokumentet! Por, isha i prerë, të cilën gjë i “kontribuonte” edhe rebelimi im shpirtëror.
I tërhoqa dokumentet. Edhe njëherë u përshëndeta me drejtorin, i cili më përqafoi si fëmijën e vetë.
U ktheva në Pejë, dhe tash kishte ngelur vetëm një shpresë; që ta lusja sekretarin e gjimnazit të Pejës, z. Xhevat Gjikollin, që disi të ma mundësonte që vitin e katërt ta kryeja privatisht, edhe pse, sipas vendimit të kësaj shkolle nuk kisha të drejtë.
Një ditë prej ditësh, ktheva në Gjimnazin “11 Maji” në Pejë, edhe pse tani, dorën në zemër, edhe shokët dhe shoqet frikoheshin apo edhe nuk kishin dëshirë të takohen me mua. Bile, edhe disa nga profesorët bëheshin sikur kurrë nuk më kishin parë edhe as sikur kurrë nuk kisha qenë nxënës i tyre dhe as ata profesorë të mi!
Hyra në zyrën e sekretarit të shkollës, dhe kur më pa, më duket se nuk i erdhi fare mirë pse kisha kthyer tek ai. Andaj, pak si i befasuar, më pyeti:
-Hë, çfarë ka të re?!…
I rrëfeva për tërë atë problemin tim dhe e luta se nëse ka ndonjë mundësi të ma mundësojë që privatisht t’i kryeja provimet e vitit të katërt të gjimnazit.
Ne fillim, desh i doli flaka.
-Nuk bën! E din se edhe një vit nuk ke të drejtë shkollimi në këtë gjimnaz?!…
Por, decidivisht i thash:
-E di. Por, nëse mund të bësh diçka në këtë drejtim, kurrë në jetë nuk do ta harroj! Për asgjë tjetër nuk do të lutesha dhe as nuk do të të përkulesha, por për këtë, po…! Sepse, i kam premtuar plakut tim se përnjëherë me shokët e mi do ta mbaroj gjimnazin.
Për disa minuta më shikoi, më dukej se sikur të tërin më maste, sikur ma shprushte mendjen e synimin. Pas një kohe, më tha:
-Nuk mund të të premtoj asgjë, por eja edhe njëherë nesër…!
Shumë u gëzova dhe m’u shtua shpresa se do të ndodhte diçka mirë.
U ktheva në shtëpi plot shpresa, por asgjë nuk i bisedoja plakut. Të nesërmen, edhe me gëzim, edhe me shpresë, që më ishin të mbërthyera në frikë, ktheva në gjimnaz te sekretari. Nuk më shikoi fare dhe sikur nuk ma vente në fare. Nuk bëzaja as unë, dhe deri sa i rregulloi disa letra mbi tavolinën e punës e pasi u ul, edhe pse as tash më shikoi mu sikurse dje, megjithatë më tha:
-Nuk kam çfarë të të bëj… Nuk kam kurrfarë mundësie, prandaj më vjen keq…!
Tash, m’u bë se m’u mbyllen të gjitha rrugët dhe dyert. Nuk di si më erdhi, dhe i thash:
-Sikur të ishit Ju si unë, e unë në vendin Tuaj, do të bëja çdo gjë dhe do t’i hapja rrugët e shpresës dhe të ardhmërisë, edhe sikur të më kushtonte shumë një gjë e tillë…
Nuk më ecnin këmbët për të dalë nga zyra e tij. Por, çfarë ndodhi. Nuk e kisha të qartë se si iu ndërrua mendja, dhe më tha:
-Prit!… Sjelli nesër dokumentet për gjysmën e lëndëve-provimeve!
U dridha. Tash, nuk di si u s’lirova, dhe i thash:
-Jo gjysmën, por të gjitha lëndët-provimet…
-Si?!!… A je në vete…!
-Unë, nesër do t’i paraqes të gjitha provimet…
-Shiko, pra. Për këtë, askujt asnjë fjalë, dhe kur t’i sjellësh dokumentet, hynë atëherë kur nuk të sheh askush…
Ashtu edhe ndodhi. Kur erdhi koha e provimeve, asnjë prej profesorëve nuk bëri pyetje se pse e si për çështjen time.
Të gjitha provimet i kalova për mrekulli. Dorën në zemër, disa profesorë edhe e kishin në konsideratë edhe çështjen e rastin tim, për çfarë edhe atëherë por edhe tash u jam mirënjohës dhe u falënderohem.
Tash, i erdhi radha temës së diplomës. Kishin ikur të gjitha temat nga gjuha dhe letërsia shqiptare, në ç’drejtim unë jetësisht isha i interesuar, sepse, edhe kisha afinitet të jashtëzakonshëm nga kjo fushë.
E, për temën e diplomës kisha problem, sepse, arsyetimi ishte se i tërë viti i katërt i gjimnazit dhe diploma të jepeshin privatisht, nuk kishte kuptim që të përfundonte kështu. Megjithatë, edhe ky problem u zgjidh. Por, nga gjuha dhe letërsia shqiptare kishte ngelur vetëm një temë, të cilën, si duket nuk kishte pasur guxim ta merrte askush, ishte tema “Fati i femrës dhe i nënës në letërsinë shqiptare”.
Me të vërtetë ishte temë e gjerë por edhe kërkonte leximin e shumë veprave. Për atë, për te edhe nuk ishte për caktuar askush. Vërtetë ishte temë e rëndë, por shumë interesante dhe joshëse, që linte përshtypjen e diçkaje si nismë për një studim të mirë dhe të rrallë në letërsinë kombëtare. Më provokonte dhe më grishte me të vërtetë fati i nënave, i motrave, i vajzave dhe i gruas shqiptare.
U përcaktova për te dhe se një muaj e kam “humbur” duke e përgatitur këtë temë, sepse, libra dhe vepra kushtuar femrës sonë kisha lexuar bukur shumë, për të mos thënë edhe më shumë se që e kërkonte tema, dhe, isha shumë i lumtur, sepse, për mua tema kishte rëndësi të dyfishtë; një, sepse diplomoja në të njëjtën kohë me shokët e klasës, ashtu siç i kisha premtuar edhe babait tim. Dhe dy. Sepse, ishte një temë për mua monumentale, një temë e prekshme, aktuale, mbase ndoshta edhe shumë e veçantë.

Gjatë tërë kohës, për çdo ditë kam kthyer në Patrikanën e Pejës, dhe aty përbri Dudit Plak, atëherë 200-vjeçar, e pranë ujit që kalon përmjedis oborrit të Patrikanës. Aty, që nga mëngjesi e deri vonë lexova, studiova dhe u kënaqa por edhe u frymëzova për shumëçka duke punuar në temën e diplomës së maturës. Kisha material të bollshëm, bile bile, edhe më shumë se që ndoshta do të kërkonin profesorët dhe komisioni gjegjës.
Një muaj, që nga mëngjesi për çdo ditë qëndrova në oborrin e Patrikanës, të këtij kulti historik i tokës shqiptare, dhe askush asnjëherë nuk më ka pyetur se përse isha aty aq i rregullt. Nuk më ka pyetur askush as nga personeli i Patrikanës por edhe askush nga ndokush jashtë. Bile, përshëndetja ime e mëngjesit sikur e kënaqte personelin e këtij tempulli me histori të veçantë, me histori interesante, të drejtë, të shtrembëruar, mbase edhe jo të saktë…!
Në këtë Patrikanë, si nxënës i gjimnazit kisha punuar edhe në cilësinë e punëtorit fizik për ndërtimin e Kambanarit, për çfarë kishte financuar Dimitrije Funduc, një gjakon që atëherë kishte shkuar për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky njeri, e kishte financuar ndërtimin e këtij objekti, dhe prej themelit e deri në kulm të këtij kambanari, derdha edhe djersën time, për njëzetë e pesë dinarë të atëhershëm në ditë. Kuptohet, kjo ishte kënaqësi imja, sepse, edhe unë, përveç babait, e fitoja një “grimë” bukë për familje. Por, për këtë do të flasë më vonë.

Diplomimi në temën : “Fati i femrës dhe i nënës në letërsinë shqiptare”

Dhe, mori fund përgatitja e temës së diplomës. Gjatë mbrojtjes së temës, në komision ishin pesë profesorë, më shumë se zakonisht deri atëherë! Më sa më kujtohet mua, në komision ishin: prof. Xh. B. (Kryetar komisioni), prof. Sadik Berisha(anëtar komisioni), prof. Sveta Gjurishiq (profesor i gjuhës serbokroate-anëtar komisioni), prof. Ismet…(profesor i arrtit figurativ-anëtar komisioni) dhe një tjetër profesor, i cili ishte sa për formalitet, sa për ta kënaqur numrin e anëtarëve të komisionit.
Më pyeten se a isha përgatitur për të mbrojtur temën. Po, u thash. Dhe vazhdova: unë sot përgjigjem vetëm për notën pesë, ose për notën e dobët-njësh!
Edhe pse nuk ishte i mirë nga ana ime ky “kushtëzim”, unë këtë ua thash me gjithë mend. Po ashtu, u thashë se brenda temës mund të pyesnin gjithçka dhe çfarë të donin, ndërsa, jashtë temës nuk do të përgjigjem!
Pas kësaj, kryetari i komisionit ndërroi në fytyrë, por nuk foli. Më pyetën për gjithçka e për çdo gjë. Por, pa modesti po them se isha shumë i përgatitur. Dikur, nuk patën se çfarë të pyesnin gjë tjetër, por, Kryetari i komisionit më pyeti: cili personazh tek letërsia serbe mund të krahasohet me Hajrijen e romanit “Malësorja” e Nazmi Rrahmanit?!…
I thash se kjo pyetje që ma kishte drejtuar ishte jashtë temës, por megjithatë, po të përgjigjem: është Sofka te romani “Gjaku i papastër” i Bora Stankoviqit. Atëherë, profesori i gjuhës serbokroate, Sveta Gjurishiq, tha: “Pse po e mundoni djalin, a nuk po e shihni se temën e ka përgatitur për mrekulli!
Atëherë, sikur të gjithë anëtarët tjerë të komisionit që ishin shqiptarë u shliruan, kushedi nga ndonjë ankth i mundshëm. Dhe vetë, S. GJ. Tha: unë e vlerësoj me notën pesë! Atëherë “krisën” pesat edhe nga anëtarët tjerë të komisionit, dhe diplomova në Gjimnazin “11 Maji” në Pejë, me rezultat të shkëlqyeshëm përnjëherë me shokët e klasës me të cilët, para përjashtimit tim, e kishim vijuar mësimin e rregullt. Bile, unë diplomova dy-tri ditë më përpara.
Pas këtij akti, mëzi prisja të shkoja në shtëpi dhe ta gëzoja babanë duke ia komunikuar se kisha diplomuar ashtu siç ia kisha dhënë fjalën.
Ashtu, pjesë të shpirtit dhe shok siç e kam pasur por e kam edhe tani, edhe pse nuk është në këtë jetë, iu afrova dhe i thash:
-Babë, zgjate dorën!
Ma zgjati dhe ia shtrëngova e ia shtrëngova tej mase dhe e putha në të dy faqet, atëherë ia komunikova premtimin të cilin në atë moment nuk e kishte në mendje:
-Babë, unë sot diplomova!…
-Si…?! –ngeli pa tekst, por në vend të fjalëve e shoqëruan lotët, prapë të dyfishtë; lotët e tij që kishin aromën e peshën e moshës dhe të harresës së kohërave, dhe lotët e mi, që ishin si larje e borxhit ndaj babait, nënës dhe motrës Sofije.
Ishte një gëzim i përzier, i bërë “katralëmsh”, që sikur tani ndezi dritën e rrugës sime por edhe të familjes, e cila familje e tëra më bëhej se më ishte përkushtuar mua dhe vetëm mua…!
Tash, angazhimi dhe problemet për t’u regjistruar në fakultet…
25 mars 2018, kur po e nis këtë vazhdim të shkrimit pas gjashtë muajsh “pauzë”, paraprakisht por edhe në fillim sikur diçka ma rëndonte mendjen dhe shpirtin dhe u përmallova pa ditur as arsyen dhe as shkakun se për çfarë ndodhte kjo?! Ndoshta pse tash në kokën time kisha problemin e regjistrimit në fakultet, problemet dhe dhembjet e mëdha që i kisha për motrën Sofije, e cila tani ishte e sëmurë dhe ndodhej në Spitalin për Shërimin e Mushkërive në Pejë, dhe e treta, problemet sociale që m’i ngushtonin të gjitha rrugët. Këto çështje i merrja mëme “ngushtim”, sepse tani jetën e kuptoja ndryshe, isha më i pjekur, por edhe mosha rinore, normalisht, m’i “turbullonte” ndjenjat dhe përjetimet që ishin të pashmangshme.
I kompletova të gjitha dokumentet dhe u regjistrova në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Në fillim assesi nuk mund e përthekoja se do të mund të kalova jetë normale studentore pa para dhe mjete për të jetuar. Por, para se të fillonim me ligjërata në fakultet, unë më shokun tim të ngushtë nga shkolla, Prend Markun, në vitin shkollor 1968-1969, u punësuam në Shkollën fillore “Boro Millatoviq” në fshatin Zllakuqan të Klinës, për të marrë disa paga derisa sa të fillonin studimet. Unë, ligjëroja gjuhën shqipe, kurse Prendi, lëndën e kimisë.
Ishte hera e parë që takohesha me ditarin e shkollës, me ligjërimin, me orën mësimore, të cilat gjithnjë i kam konsideruar dhe i kam ëndërruar si diçka të shenjtë por edhe të paarritshme për mua!
E kisha ëndërr që gjeneratën e re ta edukoja me atë mendjen dhe tharmin e shëndosh të diturisë, atdhetarisë dhe të njerëzores. Dhe, ashtu edhe fillova, por nuk doli siç kisha ëndërruar. Mësimi dhe puna në arsim ishte shumë më komplekse se që kam menduar, dhe atë për shumë arsye, duke filluar nga kushtet në shkollë, nga kushtet dhe gjendja ekonomike e nxënësve, por edhe nga marrëdhëniet në mes të personelit mësimdhënës, të cilat shumë reflektojnë në suksesin e punës, por edhe në edukimin e gjeneratës së re në baza të shëndosha dhe të padjallëzuara…

Më 20 maj 1609 u botuan për herë të parë sonetet e Shekspirit

Më 20 maj 1609 – Sonetet e Shekspirit botohen për herë të parë në Londër nga Thomas Thorpe. Sonetet hapen me një përkushtim për ” WH”. Identiteti i këtij personi mbetet mister dhe, që nga shekulli i 19-të, ka nxitur shumë spekulime. Një gabim i thjeshtë për inicialet e Shekspirit, “WS” ose ‘WSH”, kjo është sugjeruar nga filozofi Bertrand Russell në kujtimet e tij. Sonetet (gjithësej 154) njihen edhe për ndikimin; nuk ka gjuhë të përhapura ose jo, që këto sonete nuk janë përkthyer, duke përfshirë gjuhët gjermanisht, frëngjisht, shqip, arabisht, hebraisht, esperanto, madje edhe në gjuhën e sotme angleze.

Sonet # 30, nga W.SH.

(shqipërim)

“Kur në heshtje rri

mendoj të kaluarën,

që rëndësi s’i dhashë,

mërzitem për gjërat

që nuk i kam por, doja…

Brengave të vjetra lot të rinj u shtoj,

sytë nga të qarët rrallë i pata njomur.

Por, tani përmbyten për miqtë

e çmuar humbur a vdekur.

Qaj, vuaj, ankohem edhe për të tjera

si të mos mjaftonte dhembja që provova,

atëhere, kur i humba shumë nga këto gjëra.

Janë plagë të kohës që prapa s’kthehet,

si për t’më dënuar me dhembje pa fund.”