- XXIV. KATAKLIZMI I RRUZULLIT.
Fuqija paraqitëse e gjallë – veti e shqueme e Zanës së Fishtës – gjenë nji subjekt të përshtatëshem në përshkrimin e kataklizmit të rruzullit. Fjalë e shprehje të vetishme e plot fuqi, e fëtyra ndjekore (imitative), qi vështirë se mundë të kenë shembull as në letersitë e hueja, përbajnë karakteristiken e këtij karmi.
Kjé botue së pari në Perparimi, Prill, 1916 me titull: “Dita e Gjyqit”.
Dielli i marrun dritet, bjen rryetas ravës së herëshme, e bashkë me té mbi mbarë trupat tjerë qiellor. Njerzë e frymorë shuhen prej përhapjes së gjithfarë smundjesh. Por mënija e zemra e keqe mbretnon gjithnji në botë. Hyji, i neveritun prej mbrapshtishë së njerzve, kundron vrantë e rrebtas rruzullimin. Toka dridhet me themel: Himalaja turrshihet, Italija e Albjona përpihen prej shkulmash. Dielli shkimet. Nji terr i kobshem në mbarë botën. Kot mundohen njerzit me i hikun mënisë hyjnore. Pesha e rruzullimit lëshohet pa zot. Me zhurmë të termegshme trupat qiellor kapërdihen njeni mbi tjetrin. Nji kometë plandoset në Oqeanin Atlantik; ujët përmbytë mbarë Tokën, tue rrëmbye qytete e tue përpi ndër gjire njerzë e frymorë. Por ujët nuk mund të shlyjë njollat e gjakut të mizorive njerzore. Kometa ndezët flakë, e zjarri merr dheun. Nji luftë e tmerëshme kallet ndërmjet flakës frushkulluese e tallazësh. Oqeani shterri. Zjarmi, pa gjetë pengesë, iu përvesh mbarë terthorës së shekullit, tue shkrumue gjithshkahën.
At ditë disi tu’ u matë u çueka dielli;
E as dritë ai nuk po bante. Njato rreze,
T’ cillat motit shkelxyeshme e t’ xeta ngrohshin
Gjit e plleshem t’ natyrës, e gjallë mbi shekull
- Mbajshin flaken e jetes, ato të zbeta
E t’ marrta dheut po i bijshin: thue se gurra
E dritës isht’ shterrë. Por pesha e rruzullimit
Ajo ‘dhè atë ditë e ngathët e disi rryetas
Asaj ravës s’ hershme, (neper eter t’ cillen
- Gishti ia çili i Perendis s’ Amshuem),
Po i binte, e, shtekut, n’ kavaljete t’ shkueme
Rrahun me hap t’ sigurt, zatette prore:
Si ajo mokna, qi veglash grisë prej kohe,
Ngurrueshem lshon e ngelë pa da nder dhambza
- E as n’ punë ajo ma s’ hin. T’ thjermët e Empirit
– Ata t’ bredhun të dritës s’ lumnis s’ Parrizit –
Krejt isht’ irnue. N’ mjedis t’ terthores s’ qiellit
Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date,
Veç si varra n’ krahnuer t’ nji djali t’ vetem
- Kmishen e dekës ka’ atij ia veshë e ama.
Hyjt ‘dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,
_____________________________________________________________
- tue u matë: tue u mendue atë çohem a mos çohem, si njeriu i smurë. 3. motit: dikur.
- t’marrta: të marruna dritët. 7. Por pesha…:Me këte shprehje Fishta përcakton harmoninë e trupave qiellor. 8. ngathët: i mpimë, pijtas. – Rryetas: rryeshem, me tëzi, ngurrueshëm. 9. ravës: Në kuptim të vertetë thirren gjurmët në borë, rruga e shkelun. 11. kavaljete: shekuj, mote të kalueme. – zatettë porore: ndalej, mbetë për çdo çast, ngelë. 13. si mokna: Shih vj. Burrnija. – grisë: brejtun, hjekë nji copë. 14. Ngurrueshem lëshon e ngelë: vehët në lëvizje e ndalët pa prâ se dhambzat janë brejtë prej përdorimit e ndryshkut. 15. T’ thjermët: e kaltër e qiellit. 17. irnue: verenikë, mtizë, nxi (ngjyrë plumbi, qi merr mishi kur mretet, prishet). –terthores: shpatit. 18. Hana e pergjakun…si varra…: Krahasim i pikllueshem e i tmershëm njiheri, çveshet prej çdo ngjyre retorike dhe jep përshtypjen e nji pamjes së kobëshme. Sa vjen e rritet vlera e krahasimit me vargjët 21 e të tjerë pasues.
-71-
M’ qiellë xhixhillojshin si flaka e nji kandili,
Qi m’ tryezë skamnore vjen t’u shue n’ vedvedi,
Kè voj nuk ka m’u ushqye, e n’ terr n’ gjysë t’ bukës,
- T’ vorfnin e ngratë e len; aq sa njat lode,
Qi prej sysh i kjason mbi koje t’ mykuna
Ma as bulku i votres s’ mund t’ ia shohë…Mbarsë ajri
Me miamza morijet, mbi gja t’ gjalla
E m’ njerz randote porsi plumb, e t’ liga
- T’ pranshme e t’ vshtira perftote; e u shuete nieri
E u shuete gjaja e gjallë, si shuhet bari
Per nen kosë t’ bulkut. S’ t’ shihte syni tjeter,
Veç se vorre e stervina. Pse edh’ as toka
Ushqim ajo ma s’ epte, e m’ shekull ûja
- Bante kerdi. Jo n’ popuj ma, jo n’ fise
Mbledhë gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:
Si njata shpendt shtektarë, qi atje kah vjeshta
T’ dam çetet t’ shokvet, duken tue flutrue
Aty – ktu n’per pullaze, mjesa dimni
- Jeten mos t’ ua shkurtojë. – Me gjithkta mnija
E zemra e keqe prap sundonte m’ shekull;
E mberthye m’ shoqishojn, prap njerzt u grijshin
E u coptojshin nder lufta e nder degame,
Si kjen coptue gjithmonë, q’ prej se pik s’ parit
- Zemren e nierit kuprracija e flligji.
Kur qé, si atë ditë (sado qi zhargas) dielli
U kap mje m’ cak, pergjysë ku dahet dita
E buka n’ arë prej shpijet i shkon bulkut,
Ati i Pushtetshem nalt prej fronit t’ qiellvet,
- Neveritun mbi t’ fyeme t’ randa t’ shekullit,
Porsi dy t’ rrebta e t’ zjarrta rrfé mizore
Ngerthen Ai vetllat m’ rruzullim t’ shemtuem,
Edhe vrânët e kundron. Per nën shkreptima
T’ asaj mëni s’ hyjnueshme; qi prej syve
- Idhtë i vetote, hana, hyjt e dielli
E toka u mpin, e ngelën n’ vend pa luejtun,
Pezull fatin e mbramë tue pritun. Toka,
Pingul të cillen rrezja e syut t’ hyjnueshem
Flakë e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash
- Ma s’ permbrendshme bulroi me ‘i gjâmë t’ trishtueshme
E u trand shì‘mje m’ themel. N’ atë gjamë ushtuene
Gollet e rruzullimit; Himalaja,
Si gur gelqerjet n’ ujë, krejt u turshi;
_____________________________________________________________
- m’tryezë skamnore: në sofer të vorfnit. – shue: shkimë. 24 ke: tue kenë se, duke qenë. 26. kjason: dikohet, pikon. 27. bulku: njifarë insekti (ita.grillo) qi kndon natën në votër. – mbarsë: mbarsue, mbushë. 28. miamza morije: mikrobe vdekjepruese. – mori: vdekje, dekë. 29. t’liga..: sëmundje ngjitëse. – perftote: përftonte, shkaktonte. 33. stervina: trupa të coftë (të ngordhun) e të qelbun. 39. mjesa: derisa. 41. zemra e keqe: smira, 43. degame: grindje, shamatë. 46. zhargas: rrëshanas. 52. ngerthen: tërhjekë tue u mrudhë. 59. fill prej…: shi prej gjiut mbrendshëm. 60. bulroi: ushtoi. 61. mje: deri, gjerë. 63. u turshi: u thermue, u dermue.
-72-
E u shêmb Italja, kthelltë e cilla n’ gjire
- T’ tallazevet t’ perpishme t’ detit humbi;
N’ det edh’ Albjona u shue; e u derdh Stambolla
N’ Bosfor. Pellas ma n’ shekull s’ mbet, flligshtija
Ku t’ mujte ajo me u picaktue e pandershme
E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit.
- Veç po, syni i t’ Amshuemit m’ atë gjamë t’ botës
Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera
Sharte ma t’ randa m’ rruzullim skjyrtote,
Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’ mnershem,
I shkrepshin shkndijat si n’per grykë t’ Vulkanit;
- Aq, sa, friget u kput vallja e Parrizit,
E shkrehen valle e shuejten lyra t’ ambla,
E vetë banorët e qiellvet neper lugje
E n’per lulishta gjith herë t’ njoma u strukën,
E qiella u hesht.
Po, m’ krena t’ Kerubijvet
- Rregji i madhnis felgruese ndêjë pështetun
E ftyret vrâ, si nji thellim i kobshem:
Mbasi atë cak sheklli kapercei me t’ fyeme,
T’ cillin Mishrira ia pat vu e pamatne
Kurr mos me e kcye, e n’ Dije t’ vet i Lumi
- Dau me rroposë rruzullimin: Ai kah dielli
U prir e n’ rribë t’ tufanit t’ mnis s’ hyjnueshme
Prej fronit t’ vet i fryni. E flaka e diellit
U fik. E kobshme nji terrinë atëhera
Mbi rruzullim u shtri; e njerzt mbi shekull
- N’ per terr ravgojshin, porsi mijt nder vorre,
Kah mnis shemtuese s’ Perendis t’ idhnuem
Dojshin me i hikë. Por nuk i hiket Zotit!
Njatë dorë t’ Pushtetshme mbasandej, me t’ cillen
Persa e sa qinda kavaljetesh mbajti
- Peshen e rruzullit, Perendija e struku
E natyren e lshoi pa zot. Trishtueshem
Krisen thithat e shekllit, e rrmores
S’ humneres s’ rrmbyeshme t’ t’ kthellët avisit
Kulihum shtielli i rruzullimit brishti
- E u shêm, termegshem tue rrapllue n’ per kaos.
_________________________________________________________________________
- perpishme: përpise. 66. Albjona: Emni i vjetër i Britanisë së Madhe, qi e quejten Keltast dhe Helenët. 67. Pellas: pallat. 68. me u picakue: me u çveshë. 72. sharte …skjyrtote: shqyrtonte, mendonte për tjera gjana ma të randa. 73. ndezun zhari…: ndezun flakë e ba hi e pluhun. 75. friget: prej frigët, frikë. 77. lugje: lugina. 79. Kerubijvet: Engjujvet. 80. Rregji i…flagruese: Rex tremendae maiestatis. (Ecclesia). 81. thellim i kobshem: stuhi e tmershme. 85. me rroposë: me qitë fare. 86. u prir: u suell. – në rribë të tufanit: në hov, furi të stuhisë, të stuhisë së mënisë. 90. ravgojshin: udhtojshin, endëshin. 94. kavaljetesh: shekujsh. 96. Vëreni fëtyrat bindse të këtyne vargjeve, qi paraqesin fuqinë e gjallë të Zanës Fishtjane. – thithat e shekullit: çivijat qi mbajnë pezull rruzullimin. 99. e shtilli …brishti: pesha e rruzullimit rrëshqiti, ra, kulihum (pingul), rrmores avisit (humnerë). 100. termegshem: tue shungullue me ushtimë termeti nëpër pshtjellim (kaos) elementash.
-73-
Nji gjamë, nji krisme, atë botë, e nji rropâme
Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,
E nder gomna shunglluese t’ njani tjetrit
U shkaperderdhshin me duhi thellimit,
- Tue bumbullue n’per shekull. Hyjt e qiellit
Ata edhe, dalun jashta rrethit t’ hershem,
Me zhumhur t’ tmershem n’ pakthellim u rrposshin
Ka’ u ndeshin, ka’ u perpiqshin, e u turrshijshin
E flauri kah neper kaos u derdhshin.
- N’per tym, mandej, n’per pluhen e rê t’ murrta,
Qi shekllin kand e kand kishin mberthye,
Shkrepte pa da rruféja, porsi shkrepin
Shkndijat n’per tym t’ dullijavet. Prej duhmet
E prej termetit, tue bulritë frigueshem,
- Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut
M’ ujë, shkundullitej n’ rrymë t’ atij thellimi.
Kur qé, ‘i kometë n’ mes t’ kataklizmit t’ mnershem,
Shkepun prej s’ eprit, kulihum n’ teposhte
Me zhaurrimë t’ perfrigueshme goromiset
- E m’ Oqean Atlantik pingul plandoset.
Trandet toka m’atë t’ ndeshun; ujët e detit
Jashtë lugut t’ hershem del, e dynden sklafat
E kernalles n’ perpjetë si bjeshkë, si male,
Të cillt mandejna, me furi perpise
- Shkul kah Evropa e n’ Amerikë dikohen
E shkaperderdhen permbi Afrikë t’ zharitne:
Merr dhén boena. Felgrueshem tue gurgullue
Tallazi male kapercen e kodra,
E m’ rrymë t’ gjirevet t’ veta rrmben qytete,
- Mbretni perpin, e shkim gja t’ gjallë e nieri,
E gjithshka dora kavatoi njerzore.
Por, po; t’ gjith ujët e Oqeanit s’ mujt me i shlye
Njollet e gjakut t’ njerit, t’ cillat vrritshin
Enè kah qiella e gjyq prej s’ Drejtës s’ hyjnueshme
- Lypshin me zâ t’ mjeruem. Prandej i Amshuemi,
___________________________________________________________
- rropame: zhurmë, krizem.103. nder gomna: ndër gjire, golle. 104. me duhi…: me furi me terbim stuhije. 107. n’pakthellim..: u përmbyseshin në humnerë të pafund. 108. Ka’…: tue kenë se, (nga se), – u turrshijshin: u grimcojshin, u thërmonin nga se ndeshëshin me turr. 109. flauri: si hjedhë; me shpejtësi t’erës qi furishem hjedhë drithin, po me atë forcë trupat qiellor plandoseshin të shkatrruem nëpër rrumbujë (kaos). 110. të murrta: të zeza, t’murrme. 111. kand e kand: nga njeni skaj në tjetrin.- mberthye: rrethue. 114. bulritë: ushton, ose shungullon mënershëm. 115. gogel dushku…: gogel lisi mbi ujë. 117. kometë: hyll ravgues me nji shllungë drite (bishti). – N’mes kataklizmit…: n’ atë pshtjellim të përgjithshem të rruzullimit. 119. me zhaurrimë…gorromiset: rrëzohet tue ba zhurmë, rropamë të tmershme. 120. plandoset: përplaset, flakrohet. 121. t’ndeshun: shkapetje, përplasje 122. dynden sklatat. E kernalles…: çohen përpjetë tallazet qi u krijuene, dalin prej shtratit…125. shkul: derdhën si shkulma. 127. boena: Lexo, merr dheun përmbytja. – felgrueshem: Tmershëm. 131. kavatoi: hartoi, ndertoi, ndreqi. 133. njollet: dangat. – vrritshin: thërrisnin, me thirrë me forcë. 134. Enè..: endè, prap vazhdonin me thirrë me forcë e, me nji za t’mjeruem (135).
-74-
Syni i t’ cillit nuk mund t’ shohë pegame
E gja s’i rrshet Atij per pa u ndeshkue,
Premtoi qi flakë m’ atë hyll nji zjarm t’u kallte
– M’ atë hyll, qi token nen peshë t’ vet e ndrydhte –
- E mbarë dhén t’ a perlate e t’ a shkrumote.
E qé, xèn hylli rrebtë m’u shkundullitun,
Xèn rrebtë m’u trandë, e, tue shperthye me krisme
Nji dét zjarmit flakron mbi tokë t’ shemtueme.
Por edhe zhari, n’ gji qi ngrohte bota,
- Nen t’ rrebten frymë t’ s’ hyjnueshmes mni s’ t’ Amshuemit
Ndezet ai flakë e me ‘i furi trishtuese
Shperthen n’per zgorka t’ dheut nen valë t’ Oqeanit.
Ujët e zjarmi m’ atëbotë u kaperthyene
E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen
- E u perlan. Uluronte deti e dyndte
Mjè m’ rê tallazet. Flaka tue krepatue
E tue fishkllue, mbi det pa da ngerthehej
E me vapa të veta e frushkullote.
N’ zhaurrimë t’ mnertë t’ asaj lufte titanike
- Kobshem gjimojshin viset e rruzullimit
E shungullote kupa e naltë e Empirit.
N’ e mbramët m’ u lodhë xu deti, e, para zjarmit
N’ avull t’ u çue, krejt shterri. Zjarmi atëhera,
Lshue pa zangall, iu vesh terthores s’ shekullit,
- Edhe krejt e zhariti. Shkrini malet
E kodrat, e kunorat; e dogj fronet
Me shpata e me gjithshka, qi dikur m’ shekull
Krenin e mbajti m’ kambë; e kur s’ pat tjeter
Shka me shkrumue, n’ hi t’ vet u shkim prej vedit,
- E toka mbet veç hi e kthniell: si votra
N’ nji shpi të dalun faret, mbasi zjarmi
T’ i shuhet e me ferra dera t’ i mbyllet.
E kshtu u rropos sheklli e sosi puna e nierit.
_____________________________________________________________
- pegame: ndysi, ndytësirë. 138. Premtoi qi..: Bani qi flakë, ka lanë, lejoi… – t’u kallte: t’u ndezte. 140. t’a perlate..: t’a fshinte, përlante. 141. xèn…m’u shkundullitun: nisë me u trandë, fillon me u shkundë, zé me u lëkundur. 143. flakron: hjedhë. 147. n’per zgorka t’dheut: nëpër vrima, ndër plasa të tokës. – u kaperthyen: u ngatrruene. 149. me uturimë: me ushtimë, qi vjen nga ndeshja. Përdoret për zhurmen e avionit kur fluturon poshtë. 150. e u perlanë: e u përleshën, u kacafyten. – dyndte mje m’ rê: çonte përpjetë, drejt e ndër rê, termal deri mjedis rêve. 152.mbi det…: Lexo: Ngrihej kërcnueshëm e lëshohej kundër detit. 153. e frushkullote: e rrahte. Folja asht krijue nga emni frushkull: kamçik, vishkull, litar i lagun. 154. titanike: luftë e rrebtë, lufta e tmershme e titanvet (katallajve), kundër Jovit. 155. kobshem: tmerëshem. 157. m’u lodhë xu…: nisi m’u lodhë, zuri të lodhej. 159. Lshue pa zangall: lëshue pa gjetë pengesë. 160. zharriti: shkrumoi, dogj përfundimisht, e bani zhari, e bani thëngjill (qymyr). 163. kreninë: madhështinë. 165. kthniell: thëngjill. 168. sosi: mbaroi, mori fund. – Madhështija e Poetit, si artist i shquem vërehët në mënyrën si di të zbresë nga përshkrimet e frigueshme e bumbulluese, në heshtjen e vorrit.
Komentet