VIII. 28 NANDOR 1913.
Pervjetori i ngritjes së Flamurit të Pamvarsisë në vend qi me kenë ditë gëzimi për Poetin asht ditë vaji e ankimi. Dasitë e anmiqsitë në mes të vetë jetës politike shqyptare e të krahinave të ndryshme, të shitunit e shumë Shqyptarve propagandës së huej e deri luftat vëllaznore janë historia e atij viti. Nji notë karakteristike malinkonije prandej e rrëmben Zanen e Fishtës, e cila ankon, mjerohet, brigon, nxitë e shpreson, për me mujtë me trandë e me prekë zemrën e Shqyptarve, tue i drejtue nga atdhédashunija e vertetë.
Kanga kjé botue së pari në “H.D.” Dhetor 1913, në rasë të përvjetorit Flamurit.
- Oj Zanë, t’ këndojm…t’ vajtojm, deshta me thanun;
Pse sod ditë kanget s’ asht per mue e tye.
Po ç’ gzim kjo ditë né mundet me na dhanun,
Kur, qé, mbas nji motmoti q’ i u pelqye
Evropës Shqyptarin zot n’ shpi t’ vet me e lanun
E kuj, posë Hyut, m ’ketë jetë mos me i sherbye,
Shqyptari i dám prap me vetvedi gjindet
E shk’ asht ma zi, prej vedit edhe s’ bindet?….
- E ku kjo punë kisht’ ndodhë posë se n’ Shqypni,
Qi ‘i popull, s’ parit dalun prej robnimit,
Per nji motmot të rrijë ai n’ anarki
E t’ bahet prralla e gazi i rruzullimit,
Ké i zoti s’ asht ai sod m’ u vue m’ hulli,
Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerzimit:
“Un ktu sundoj! M ’ketë shkamb mue m’ vuni Zoti
E kndej nuk luej, pa u shuemun stina e moti”!?
- Ah! T’ mjerët na, t’ mjerët! E sod, me ‘i pecë të kuqe
E me ‘i orrl duem qi Shqyptarija e mjera
T’dalë vedit n’ dritë, si vedit çilë n’ bubuqe
Nji drandofille e njomë, kur kthen prendvera….
Jo, jo, Shqyptarë! Por banje flamrin duqe
E zhytnje n’ Dri t’ mos t’ a zhvillojë kurr era.
Flamri Kombtar nuk ka shka ban nder né,
Po kjé se dashtuni nuk kem’ p’ r Atdhé
- E, drue dashtni p’r Atdhé nuk ka Shqyptari;
Me gjasë, s’ çan kryet Shqyptari per komb t’ vet,
As per njatë gjuhë t’ ambel qi i la i Pari,
_________________________________________________________________________
- Q’i’u pelqye Evropës….Me 28 Nandor 1912 Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini etj. nëpër urdhen t’Austrisë ngritën Flamurin e Shqypnisë në Vlonë dhe lajmuen Fuqitë e Mëdha për shpalljen e pamvarsisë. Gjashtë Fuqitë e Mëdha, të mbledhuna në Kongresin e Londrës, në Nandor të vitit 1912 mbas Luftës Ballkanike, të shtyme prej Austro – Hungarisë e Italisë, njohtën Pamvarsinë e Shqypnisë. – prej vedit edhe s’bindet….: Nuk çuditet aspak për gjendjen e mjerë në të cillën gjindet.
- i rruzullimit…: i mbarë botës. – ké: tue kenë se…mbasi që. – m’u vue m’hulli: me u vue në rrugë të drejtë të perparimit. – pa u shuemun: pa u zhdukë, pa u sosun, pa u shkimë.
- me i pecë të kuqe….E me ‘i orrl: Me këte shprehje Poeti, tue dashtë me mundë (me dënue) të gjithë ata qi atdhédashuninë e venë vetem në simbolin e Kombit e nuk bajnë asgja për té, përshkruen në mënyrën përbuzëse të tyne për Flamurin Kombtar: Shqypen dykrenare në shtrojen e kuqe: Orrli. – bubuqe: ganxhe, bulë. – banje flamurin duqe: banje tutël, zhubul.
- xhixhllon: vezllon, shkelqen, shndritë. – Juda Iskarjoti: Nji ndër dymbdhetë Apostujt i quejtun kështu nga vendlindja Iskarjot, qi trathtoi Mësuesin e vet tue ia shitë kryetarve të Sinagogës për 30 sikla (aspra) argjentit. – zallotë: monellë turke me vlerë 30 pare.
-20-
As pse Shqypnija n’ vedi u ba sod shtet;
Pse e shoh se veç atje, ku xhixhillon ari
Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget:
Si Krishtin shiti Juda Iskarjotë,
Drue Atdheu nder né po shitet p’r zallotë…
- A thue mos fola keq?…Po lypi t’ falun;
Perse ktu vetë me fye nuk due kurrkendin.
E pse asht mirë fjalen n’ zemer t’ fryt m’e ndalun,
Por njai, qi të liruem me e pasë s’ do vendin,
A prej se s’ mundet vetë m’ shkamb t’ naltë me dalun,
A prej se tjervet s’ don m’ u a lshuemun rendin
A thue ai s’ asht Judë? Po, kambë e krye Iskarjota!,
E pra, ksi nipash ka ‘dhe shum Kastriota…
- E po p’r ata, qi, zyre e nderë harrue,
Qi, marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet,
M’ visar t’ Atdheut me t’ huejë shkojn tue tregtue
(Kush ndyt mbas Frankut rrejtë, kush mbas Sterlinet
Kush pse Dinari teper i asht lakmue),
E Atdhén prej s’ huejësh me e qitun duen bashtinet,
Thue edhe per ta ndokuj do t’ i hijë çuda,
Kur thom, se nuk janë tjeter, veç se Juda?…
- Po, Juda janë, e gjinde janë trathtarë,
Porsi njata, qi n’ mend prej s’ huejësh mahitun,
Varzat e djelmt, – e para uzdajë shqyptare –
Me ndjesi t’ hueja n’ shkollë i çojn me i rritun,
Tue lanë mbas doret t’ amblen gjuhë amtare,
Pa t’ cillen kombi s’ mundet n’ dritë me u qitun;
E me çakrrija t’ mbetna shkret mbas tregut,
E lanë me u rrejtë nipnin e Skanderbegut.
- O Skanderbeg Kastrjota! O rrfé mizore!
Serbjani i mnishem, po ké votra pshtetun,
Nipavet t’ vet u flet m’ lahutë zatore,
Sa forcë e anmikut pit nen shpatë t’ ka mbetun:
Por nipat t’u n’ Shqypni sod nder msojtore,
(Ku gjuha shqype hin si fmij i gjetun….)
As emni, ndoshta, nuk e dijn si t’ quhet;
_____________________________________________________________
- n’zemer t’frytë: n’hov t’idhnimit, i mbushun në inadë.
- zyre: detyrë. – flakrue mbas shpinet: qitun mbas shpine, lanë mbas dore. – M’visar t’Atdheut…lakmue: shkojnë tue ba tregti me t’huejt me tokë e pasuni t’Atdheut, tue ua shitë atyne qi ia paguejnë ma mirë. Dikush thehet nga propaganda franceze (Frankut), dikush prej Anglisë (Sterlinet), dikush prej Serbisë (Dinarit) të ndytë: në nji mënyrë të poshtme.
-E Atdhen prej t’ huejshë me e qitun duen bashtinet: Duen me e shitë Atdhenë krejt t’huejve. Me e qitë bashtinet: me e qitë ndokend pa plang pa shtëpi.
- Si ata qi shiten me pare, Poeti quen trathtarë edhe ata qi shkojnë në shkolla të hueja dhe përbuzin gjuhën amtare, qi asht faktor i parë i kombsisë. – mahitun: mahnitun, trullue, marrë mendësh. – çakrritja: sende të vogla, pa vlerë qi mbesin pa u shitë.
8.N’apostrofen e kësaj tubze, Poeti ankohet se deri Serbjani i mnishem këndon me lahutë të veten trimnitë e Skenderbeut, ndërsa të nipat e tij, të rritun në shkolla të hueja, nuk i dijnë ndoshta as emnin. Mbi Skenderbeun këndohen shumë kangë nga Sllavët e Jugut. – msojtore: shkollë. Ku, gjuha shqipe nuk ishte gjuhë mësimi, mbasi quhej gjuhë barbare.
-21-
Pse tjerë fatosa aty me zanë u duhet.
- Veç po, njat’ emen t’ and t’ bekuem, t’ madhnueshem,
Si t’ huejë, si nipa t’u, dijm me t’ a quejtun,
Kur ndonji lash dobijet fort t’ ngatrrueshem
Me té duem me zhgatrrue, e kur me vuejtun
Duem ndonji kundershtim, qi n’ vend t’ naltueshem
S’ na lên m’u kapë mbas dshirit t’onë të pruejtun:
Nen emen t’and, po, t’ gjith atëherë na strukmi,
Kur atdhetarë n’ sy t’ kombit duem qi t’ dukmi.
- Ah! Jo; kangë gzimit sod, moj Zanë, nuk due!
Sod un due qi kah fjalët e mija t’ dalin,
Si rrkajë Vullkanit t’ shkojn tue gurgullue:
T’ shkojn tue therun, si thika qi thér djalin
E vetem ambel m’ prehen t’ nanës pushue:
T’ bumbullojn, po, si rrféja, qi trandë malin;
Pse teper keq Shqypnija e ngratë ka ngelun,
Teper pa nderë pse nami i saj asht shkelun.
- Oh vaj! Oh kob! Oh marré e turp per né!
Sot sheklli mbarë prir synin prej Shqyptarvet,
Me pa si perkujdesmi per Atdhé;
E si u dishmojm me punë na kundershtarvet
Se jemi t’ zott me u lidhë me bésë e fé
Edhe vetë me sundue vendin e t’ Parvet:
E na, harû e si polipa deti,
Veç hapim syt me shkye ndoi ‘i send per veti!…
- Shqyptarë! Shqyptarë! Ndigjoni, pashë Zotin!
Pa ju kurr s’ mundet n’ dritë me dalë Shqypnija:
A thue, pra, n’ terr po e lini m’e shkue motin,
Tash qi dergoi t’ bardhë fatin Perendija
Flamur me ngrehun n’ vedi? E Gjergj Kastriotin
E t’ Parët, a thue, kshtu do t’ korisë nipnija,
Ké shoq me shoq enè s’ kem’ ra na n’ fije?
Ké vémë fitimin para çdo Shqypnije?
- Ah! Jo, Shqyptarë, jo; mos e lshoni doret
Shqypnin e mjerë, – ketë Atmè t’uej t’ bekueme
E cilla sod, pervujtë si vashë kunoret,
_____________________________________________________________
- lash:lamsh. – mbas dshirit t’onë të pruejtun: të prunjtun, t’ultë, të poshter.
- Në këte tubzë Poeti, mbasi zbulon plagët e jetës s’onë kombtare, i siellet Zanës e s’i lypë tjetër veç qi fjalët e tija të jenë porsi thika depërtuese e të bumbullojnë si rrfeja për me trandë të gjithë Shqyptarët. – ngelun: mbetun.
- O vaj…o kob! Ven ré shkallimin (gradato)! – sot sheklli mbarë prir synin…siellet per me i kundrue, per me i vrojtue. Poeti asht shumë i shqetsuem, se Pamvarsinë e Shqipnisë e kundërshtuen shumë shtete, të cillat metziç presin me i paraqitë Shqiptarët të padenjë me u vetqeverisë. – me besë e fé: Me besë të Zotit. (shih Kanga e I, strofa 12. shen).
- a thue, kshtu do t’korisë nipnija….: Poeti frigohet se mos po e koritë (turpnon) nipnija, brezi i rinj Heroin tonë, mbasi endè nuk po merremi vesh njeni me tjetrin. Zbulon nji të mbetë qi vazhdon me kenë aktuale në Shqipni dhe, qi bahet pengesë per mbarëvajtje.
- si vashë kunoret…: Nji krahasim i veçantë; nji vajzë e përvujtë qi shkon te fati i vet së pari, porsi nji nuse e ré e njerzishme…
-22-
S’ parit po hin nder fise t’ qytetnueme.
A thue pse teper t’ ngushta i ka terthoret
M’e lanë me dnesë prap nen kambë t’ huej t’ poshtnueme?
Ma e vogel se Rusija pat kenë Sparta,
Por nami i saj asht shkrue me shkrola t’ arta.
- Ah! Ktu, Shqyptarë, po, ktu, e m’ vorr t’ Kastrjotit
Per rreth Flamurit t’onë t’ gjith t’ bahmi ‘i vlla,
Edhe t’ apim shoshojt besen e Zotit
Se per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa da.
Tue shkri per té të gjitha ditt e motit:
Se para t’ gjith në vorr na kem’ me u kja,
Se e lamë Shqypnin me e shkelë prap themra e huej.
Posë Zotit n’ qiellë, s’ do t’ i sherbejm mâ kuej.
_____________________________________________________________
Sparta: Qytet i vjeter i Greqisë në Peloponez, kryeqytet i nji shteti të vogël, përveç se të fortë, e qi luftoi për shumë kohë me Athinën dhe mbas luftës së Peloponezit pat hegjemoninë e tij mbi mbarë Greqinë. Banorët e këtij shteti kjenë të përmendun për trimni, disiplinë, vetëmohim e atdhedashuni. Kjé atdheu i Likurgut, Leonidës, Pausanjës, Ageslaut e i të tjerë njerzve të mëdhaj. Shembulli i këtij shteti, Poetit tonë i duket i arësyeshem me iu paraqitë Shqiptarve, se edhe nji shtet i vogël si Shqypnija mund të mëkambej e mund të bahej i përmendun, mbasi s’janë vetëm kufinjtë e haptë ata qi përbajnë fuqinë e nji shteti.
14.shoshojt: shoqi-shoqit; trajtë qi ndihet në Veri. – m’u orvatë: me u përpjekë, me u mundue.
Komentet