VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mosmarrëveshja PS-LSI për dosjet – Nga Mimoza Dajçi

By | November 20, 2015

Komentet

Aktivistë shqiptaro-amerikanë mbi një takim të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë

Ardita Dunellari

Pas anulimit të takimit të planifikuar për 27 qershor mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, administrata e Presidentit Trump është shprehur e gatshme për të pritur palët në një takim të ri në të ardhmen e afërt. Njoftimi është mirëpritur nga disa aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan, ndërkohë që figura të tjera të komunitetit mendojnë se Kosova nuk është e përgatitur për momentin për bisedime produktive dhe në interes të saj. Kolegia Ardita Dunellari na sjell mendimet e këtyre aktivistëve.

Shtëpia e Bardhë ka hapur dritën e gjelbër për të pritur delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në një takim të ri, pas dështimit të planeve për bisedimet e 27 qershorit. Në bisedimet e javës së kaluar me Ambasadorin Grenell, aktivistë shqiptaro-amerikanë thonë se ai e bëri të qartë që kjo mundësi nuk duhet shpërdoruar.

E shprehu një lloj frustrimi. Kishte një drojë që Amerika si shtet mundet të frustrohet me procesin; se atij mund t’i japin detyra të tjera duke konstatuar që palët nuk janë gati për marrëveshje. Pasi e bëmë takimin me grupin të nesërmen ai kishte takimin me presidentin Trump ku ai i ka kërkuar dhe presidenti ia ka dhënë dritën jeshile që të vazhdojë me procesin, si një shans të fundit, mund të them,” thotë Martin Vulaj, ish-drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Fokusi i takimit, si edhe më parë, mbetet tek temat ekonomike, por zoti Vulaj beson se këto bisedime krijojnë një energji të re që ai e sheh si një hap drejt një zgjidhjeje politike.

Kryetari i Shoqatës Panshqiptare Vatra, Elmi Berisha beson se bisedimet e panumërta me ndërmjetësimin e evropianëve e kanë bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara mbeten faktori i vetëm për të garantuar një zgjidhje në favor të Kosovës.

Realizimi komplet dhe njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë nuk bëhet nga Evropa, as sot, as nesër dhe mëtutje. Unë mendoj që në mënyrë përfundimtare çështja e Kosovës dhe Serbisë kryhet vetëm nëpërmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne duhet të kërkojmë fuqishëm që mos ta neglizhojmë”, thotë zoti Berisha.

Kosova gjendet në një moment kritik, në pikëpamjet e shumë analistëve. Zoti Vulaj thotë se akt-paditë që po i paraqiten Gjykatës Speciale rrezikojnë të njollosin jo vetëm luftën e Kosovës, por mbarë çështjen shqiptare:

Nëse 11 krerë të UCK-së janë të akuzuar, tërë bota ka për ta pare sikur UCK-ja është e akuzuar dhe nëse UCK-ja është e akuzuar, Kosova është e akuzuar dhe rrjedhimisht edhe shqiptarizmi është i akuzuar. Krijohet një baraspeshim mes agresorit dhe viktimës… Në atë rast, pa mbështetjen e Amerikës, në duart e Evropës, unë shoh gjëra të errëta jo vetëm për Kosovën, por edhe për kombin tonë”, thotë zoti Vulaj.

Aktivisti Richard Lukaj ndan të njëjtin shqetësim me zotin Vulaj. Ai sheh në akt-akuzat e fundit një kurorëzim të përpjekjeve të Serbisë për ta etiketuar Kosovën si “shtet i dështuar” dhe për të penguar një zgjidhje të statusit përfundimtar. Ky realitet, thotë zoti Lukaj, ndërlikohet edhe më tej nga situata e rënduar politike në vend.

Mos të kishte qenë një realitet politikisht që populli i Kosovës sot nuk është i kënaqur me realitetin e politikës në Kosovë, sot do të kishte pasur demonstrata në Prishtinë kundër këtyre veprimeve. Por prej këtij niveli kaq të thellë të pakënaqësisë gjendemi në një gjendje kur njerëzit janë duke pranuar diçka që të gjithë e dimë se nuk është e mirë për ne”, thotë zoti Lukaj.

Aktivisti e mirëpret interesimin e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Por ai shprehet se përgatitjet për takimin ngrenë shumë pikëpyetje dhe dilema.

Dikush duhet të dalë me transparencë para se të bëhen mbledhjet dhe të thotë: Këto janë temat që kemi pranuar, këto gjëra do të bëjmë dhe do të dalim me një rezultat që pranohet. Përndryshe përfaqësuesit, kushdo që të jenë do të gjenden në një pozitë që do t’u imponohet një rezultat që ose do ta pranojnë ose do të kenë probleme, pasi nëse nuk e pranojnë, do t’i thonë ‘Jo’ Amerikës që është diçka e vështirë për çdo politikan në rajon, ose nëse e pranojnë do të përballen me popullin e vet për të shpjeguar se si dolën në këtë situatë shumë të dëmshme”, thotë zoti Lukaj.

Zoti Lukaj kujton se Kosova u ndodh para disa vitesh para një zgjedhjeje të imponuar, me krijimin e Gjykatës Speciale. Ai këshillon se nuk duhet të vendosen afate kohore, apo objektiva në një kohë kur brenda vendit mungon koezioni politik.

Duhet një investim nga ekipi kosovar që të ketë një përgatitje dhe mbështetje nga populli kosovar që do të durojnë ato që do të dalin nga ky rezultat. Për momentin ne jemi shumë të përçarë politikisht dhe, për mendimin tim, hapi i parë për të mirën e Kosovës është unifikimi i palëve të politikës”, thotë zoti Lukaj.

Aktivisti Martin Vulaj u bën jehonë këtyre shqetësimeve për zhvillimet e brendshme në Kosovë, por ai beson se mbështetja e Amerikës do të jetë faktori stabilizues në këto kohë të paqarta.

Arsyeja për të besuar në proces është sepse Amerika është e interesuar dhe (kjo çështje) po trajtohet në rangjet më të larta. Në vend që të jetë në tryezën e punës së Departamentit të Shtetit është në tavolinën e presidentit”, thotë zoti Vulaj.

Këto përpjekje të administratës amerikane, shton zoti Vulaj, bëhen vetëm për interes të palëve ndërbiseduese, duke iu kundërvënë spekulimeve se administrata Trump sheh tek kjo çështje e hapur në Ballkan mundësinë për një fitore diplomatike që do t’i shërbejë në zgjedhje:

Kjo është diçka pothuajse qesharake. Cështja e Kosovës nuk është askund në horizont të fushatës dhe vëmendjes së publikut në Amerikë. Nuk e besoj se do të kishte ndikuar në asnjë mënyrë marrëveshja më e mirë e mundshme, e jo pastaj situata aktuale”, thotë ai.

Mbetet ende e paqartë nëse dhe kur do të zhvillohet takimi i palëve në Shtëpinë e Bardhë dhe çfarë do të dalë prej tij. zëri i amerikës

Turi apo ana e djathtë e trurit ! Nga Iris Halili

Ne e permbyllem kapitullin e realizmit socialist me tipiken dhe tipizimin qe portretizohej me emrin Arben, shkurt Beni. Por ja qe na duhej dhe nje emer per heroin e tranzicionit dhe ai erdhi perseri nga letersia, kete here i quajtur Artur, shkurt Turi. Ky i fundit i nominuar disa jave me pare ne provimin e matures simbolizon me se miri tiparet e tranzicionit Shqiptar qe lekundet mes dallgeve, as andej, as kendej, as ne mes dhe as anash!! Kur Turi doli ne publik ne u njohem me te gjitha argumentet mes dy apo me shume fronteve. Tashme, pas disa jave debatesh shihet se te gjithe u moren me Turin e vitit te brishte 2020-te dhe asnje nuk dha zgjidhje çfare do behet me Turin e vitit 2021-nje? Degjuam vetem kritika dhe mllefe. Ministrija akuzon shkruesit e vjeter te testeve qe sipas saj mbeten ne lidhje organike me metodat demode te analizes letrare, te tipit “Si e ka emrin qeni i Odisese”; Grupet e interesit kunder ministrise, sidomos perfaqesuesit e katedrave, kritikuan ministrine per testin qe nuk kish asnje lidhje me programin e studimeve ne shkollen e mesme Shqiptare.

Une do te doja ta shihja dhe shtroja problemin nga nje tjeter perspektive dhe te hidhja ne kete shkrim disa mendime qe vijne edhe nga lidhjet e mia shume vjeçare me letersine. Se pari keto mendime mbeshteten ne eksperiencen personale me shkollen shqiptare, ne te gjitha nivelet e saj. Une kam qene fillimisht studente e letersise (ne Universitetin e Tiranes ) dhe me pas pedagoge ne Departamentin e Letersise ku per me shume se 10 vjet (1995 -2005) ne po kete Universitet dhashe lenden e Letersie Moderne te Shekullit te 20 . Ndersa ne Shtetet e Bashkuara, ku dhe jetoj, kam perfunduar Master ne Shkencen e Lidershipit dhe Doktoraten ne “Edukimim per Lidership dhe Drejtim Organizatash”.

Sipas meje konflikti per Turin ka nje baze solide. Ministrija e Arsimit Shqiptar e drejtuar nga nje ministre me edukim perendimor, por pa asnje dite edukimi ne token ame, hodhi hapin per te permbysur traditen e testeve te letersise duke shpejtuar te integronte ne maturen shteterore testet e tip Amerikan SAT apo ACT. Kjo me te drejte erdhi si nje shuplake ne fytyre ndaj stafit akademik dhe mesuesve apo maturanteve Shqiptare, pasi asnje reforme apo testim nuk duhet konceptuar pa nisur me pare pergatitjen e te gjitha paleve dhe arritur dakortesine mes te gjitheve.

Ketu gjykoj une eshte dhe fillesa e konfliktit qe mbetet sa metodik aq edhe emocional. Ministria mund te kete disa arsye per te qene e pakenaqur nga katedrat apo profesorati, apo ne teresi arsimi i mesem shqiptar, por te gjithe keta partnere jane serisht pjese e problemit te ministrise aq sa dhe pergjegjesi direkte e saj. Pa modernizuar mesimdhenien ne fakultete apo arsim te mesem nuk mund te pretendosh ta nisesh modernizimin me testet e maturanteve. Kjo eshte si te nisesh ne lufte ushtare te pergatitur per tankiste, por qe ne beteje do te duhet t’i jepnin avioneve ushtarake!!! Kam nje si ndjenje sikur ministrija me shume ka dashur te krijoje konflikt te hapur me palet ( katedra dhe staf mesimor ) sesa ka dashur te testoje dijet e maturanteve ne gjuhe dhe letersi. Te hapesh lufte me mesimdhenesit eshte sikur te djegesh fitilin ne duart te atyre qe ndezin llampat e dijes. Kjo rruge nuk te shpie askund.

Dija dhe percjellja e saj eshte pike se pari energji, qe pershkon si vale universitet apo stafin e mesuesve ne te gjitha nivelet e shkollave per te arritur tek nxenesit qe kurorezojne dijet e tyre ne mature. Ne menyre qe ajo te vije sa me e arrire dhe nepermjet metodave sa me bashkekohore duhet reformuar çdo qelize mesimdhenese dhe kjo duke vendosur detyrime studimesh, testimesh dhe promovimesh ne te gjitha nivelet e mesimdhenies.

Nderkohe kur vjen puna tek testet, specialistet e arsimit ne te gjitha nivelet do te duhet te ndalen disi me mire para se te vendosin si do te veprojne. Une do te thoja se aplikimi ne shkollat shqiptare i SAT apo ACT, eshte nje ndermarrje disi artificiale, per aq kohe sa keto teste nuk kane lidhje organike me traditen Shqiptare te mesimdhenies. Nderkohe, ne çastet qe flasim, te gjitha mendjet e avancuara dhe postmoderne ne Shtetet e Bashkuara mendojne se testet e tipit SAT apo ACT nuk se zbulojne te gjitha llojet e dijeve apo talenteve , por jane me shume te prirur te zbulojne talentet ne shkencat ekzakte. Arrihet deri aty sa te mendohet se keto teste jane krijuar pikerisht per te thithur trurin e Aziatikeve qe jane me shume te prirur ndaj ketyre degeve. Keto teste jane ideale per te provuar funksionimin e hemisferes se majte te trurit , ate ane qe prodhon aftesine tek matematicienet, shkencetaret, dijen teknologjike apo ate analitike, shkurt IQ ne pergjithesi. Keto teste nuk jane teresisht te fokusuara te masin hemisferen e djathte te trurit nga ku shihen aftesite ne shkencat humane, apo talentin letrar qe eshte direkt pergjegjes per analizen apo krijimtarine letrare, apo çdo lloj arti apo krijimtarie ne pergjithesi. Ne anen e djathte te trurit zhvillohen emocionet e njeriut, empatia, EQ (inteligjenca emocionale) qe sot konsiderohet edhe inteligjenca paresore per te qene i sukseshem ne shume fusha te jetes. Studimet bashkekohore reflektojne se nese ne kohen tone nuk do te kemi numrin e duhur te njerezve te specializuar ne shkencat humane, shume shpejt ne do te humbim shancin e suksesit per gjeneratat qe vijne. Ne fillim makinat zevendesuan kafshet dhe muskujt njerezor; me pas teknologjia zevendesoi anen e majte te trurit (edhe lojtari me i mire i shahut del i humbur me kompjuterin ne çdo gare qe kryejne ), por ende nuk eshte gjendur magjia qe do te mund te zevendesoje anen e djathte te trurit, ate ane nga ku buron gjithe emocioni njerezor, pikerisht ate qe ndan njeriun nga kompjuteri /roboti. Rikthimi i syve nga persosja dhe vleresimi i anes se djathte te trurit nuk do te thote nenvleresim i anes se majte, por nje dedikim qe do te sjelle nje shoqeri me emotive, me sociale, me humane. Nje nder hapat qe pershpejtojne vleresimin e anes se djathte te trurit eshte heqja dore nga pyetjet alternative qe kerkojne nje dhe vetem nje pergjigje, sikur ne rastin e Turit tone! Bukuria ne analizat letrare eshte se ajo nis me nje pyetje qe gjithmone ka me shume se nje pergjigje.Ne rastin e Turit , ai mund te kishte zgjedhur nje nder te kater varientet dhe te gjitha mund te kishin qene origjinale dhe gati befasuese ne arsyetim. Letersia pranon gjithmone me shume se nje pergjigje, dhe kjo fale venies ne pune te anes se djathte te trurit.

Po sjell ketu nje shembull konkret qe besoj u kujtohet studenteve te mi. Me ishte bere si tradite qe sapo niste viti I ri akademik une u drejoja atyre nje pyetje qe ne fakt kishte te bente me dijet qe kishin marre nje vit me pare ne lenden e Letersise se Huaj Shekullin 19-te. Pyetja qe: “Pse u vetvra Ana Karenina?” Qellimi ishte qe duke perdorur kete pyetje t’i keshilloja ata mbi rregullin baze te studimeve letrare: Cdo pergjigje ne letersi mund te jete e pranueshme dhe asnjehere shteruese.

Pergjigja qe studentet reknin te jepnin ishte: “Ana Kareninen e shpuri ne shinat e trenit shoqeria konservatore ruse e cila nuk mund te pranonte qe nje femer te braktiste familjen ne emer te dashurise”. Deri ketu analiza ishte e pranueshme. Por a ishte kjo pergjigja e vetme apo shteruese? Per t’i thelluar ne pergjigje ju kujtoja studenteve te rilexonin pasazhet e fundit te romanit ku vetem pak çaste para vetvrasjes Ana e pyet Vronskin: “A me do?”, nderkohe qe ai i pergjigjet: “Une kam shume respekt per ty”! Pergjigja qe Ana i jep Vronskit, jane dhe fjalet e saj te fundit ne roman: “Njerëzit e krijuan respektin per te mbushur ate vend te zbrazet ku do te duhej te ish dashuria”.

Nese do te ishte vetem shoqeria konstervatore ruse, Ana do te ishte vetvrare kohe me pare. Kjo shoqeri luajti pjesen e saj, por padyshim me shume se çdo gje Anen ne shinat e trenit e çoi zhgenjimi ndaj Vronskit dhe humbja e dashurise; Sikur pjese luajti edhe vete fati tragjik i Anes qe tashme i kishte humbur te gjitha: femijen, familjen, dashurine dhe shoqerine. Tolstoi vete i pergjigjej lexuesve: “Une nuk e shpura Anen ne shinat e trenit, ajo shkoi vete aty”. E gjithe dinamika e jetes se saj dhe fatit te saj te shpien ne kete perfundim. Pra pyetja, “Pse u vetvra Ana Karenina?” merr me shume se nje pergjigje dhe sa me shume e analizon aq me shume pergjigje mund te marresh, aq me i hapur behesh ne mendje, aq me shume rrit vlerat emocionale dhe si rezultat aq me shume ve ne pune anen e djathte te trurit.

Kjo eshte letersia, ajo nuk mund te futet ne kanale testimesh. Asaj duhet t’i afrohemi duke ja vleresuar pike se pari vete natyren e saj. Vetem ne kete forme do te arrijme te kemi nje formim jo vetem letrar tek brezat e nxenesve dhe studenteve, por dhe nje formim emocional, krijues, human, komunikues dhe mbi te gjitha nje formim qe zhvillon empatine dhe inteligjencen emocionale!

Turi dhe dilemat e tij te tranzicionit le te na sherbejne per te gjetur drejtimin e duhur. Dhe per kete duhet filluar qe tani te mendohet me hemisferen e djathte te trurit, qe padyshim do te drejtonte nje reforme te arrire dhe qe i ka munguar dhe i duhet sa me shpejt shkencave humane ne Shqiperi!

Esad A.Rizai, shqiptaro-amerikani i shquar që e lartëson shqiptarinë – Nga Skënder Buçpapaj

 

Esad Ali Rizai është një nga bijtë më të mirë që Tropoja ia ka dhënë shqiptarisë dhe një nga shqiptaro-amerikanët më të shquar. Ai lindi në fshatin Luzhë, një nga më piktoreskët e këtyre anëve, i shtrirë në prehrin e butë të luginës rrëzë vargmalit që ndan Bytyçin nga Lugu i Malësisë. ‘Rizaj’ është lagjia më e bukur e fshatit, me kulla të larta dhe të bukura malësore. Rrëzë malit që aty lartohet pjerrët, i famshëm në gjithë Malësinë e Gjakovës është burimi Delvia, me ujë të bollshëm, të ftohtë, të kthjellët si loti.

Në fshatin e Esadit unë, në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, e kam filluar mësimdhënien. Shkolla, e vogël dhe e vjetëruar, ndodhej në bregun e majtë të lumit Vitalina, që e përshkon Luzhën. Dy vjeshta, dy dimra dhe dy pranvera e kam bërë dy herë në ditë rrugën nga Tplani, fshati im që është fqinj me Luzhën. Nga këndej, sapo del në kodrën mbi fshat, Luzha i shpaloset udhëtarit e tëra përnjëherësh më bukur se ngado tjetër, nga këndi më panoramik, në tërë shtrirjen e saj.

Rruga më çonte gjithnjë pranë kullës ku ka lindur Esadi. Dhe takoja shpesh gjyshen e tij, Sosen, e cila ishte bijë nga farefisi im në Bujan, nganjëherë edhe banorin tjetër të asaj kulle, Sahit Ali Rizain. Më përshëndeste, më fliste, më përqafonte, si nipin e saj, Sahitin, vëllain e vogël të Esadit, pak më i rritur se unë, më jepte të fala për njerëzit e mi. Luzha, edhe pse e mbante ndaj të dyve distancën e imponuar nga lufta e klasave, nuk e fshihte dot admirimin dhe respektin që kishte për gjyshen dhe nipin, admirim dhe respekt që iu takonte edhe të zotit të shtëpisë, Ali Ali Rizait, zonjës së shtëpisë dhe dy djemve të tyre, Qazim Ali Rizait dhe Esad Ali Rizait, të cilët kishin bërë një nga arratisjet më të bujshme të kohës. Për pamundësi fizike kishin mbetur në atdhe vetëm më e moshuara e shtëpisë dhe më i vogli i shtëpisë.

Esadi është krenar për të atin, Ali A. Rizai, i lindur dy muaj pasi babain ia kishin vrarë si luftëtar të Bajram Currit. Nga mosha 18 vjeçare Ali A. Rizai, i radhitur në formacionet e Gani Beg Kryeziut, nuk kishte pushuar së luftuari kundër fashizmit, nazizmit, komunizmit. Më 1948, Ali A. Rizai ishte burgosur si njeri i rrezikshëm për regjimin komunist ngaqë nuk pajtohej kurrsesi me asnjë lloj shtypjeje dhe padrejtësie.  Më 1951 u arratis nga burgu, mori familjen dhe kaloi në Jugosllavi, ku përsëri u burgos, sepse nuk pranoi të spiunonte kundër Shqipërisë. Më 1960 u arratis nga burgu e nga Jugosllavia, kaloi në Itali dhe më 1962 u vendos përfundimisht në SHBA, ku gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare. Veprimtarët shqiptarë vlerësojnë se me ardhjen e Aliut, iu shtua një dimension i fuqishëm jetës së diasporës shqiptare në Amerikë. Më 2001, pas 49 vitesh, mundi të vizitojë Shqipërinë, mundi të ribashkohej me birin e tij, Sahit Rizai, të cilin e kishte lënë vetëm 3 vjeçar kur ishte larguar nga Shqipëria.

Esadi është krenar për Luzhën e tij. Dhe nuk ka si të mos jetë krenar për Dervish Luzhën, Nderi i Kombit , klerikun aq të dashur për tropojanët dhe shqiptarët gjithandej, sepse nuk iu përkul kurrë regjimit komunist dhe gëzoi mikpritjen e çdo shtëpie malësore. Fare pak larg kullës ku lindi Esadi, ndodhet tyrbja e tij dhe shtatorja, ngritur me mbështetjen e heroit Azem Hajdari, nip i Luzhës.  Të rrallë janë ata vizitorë që shkojnë në Tropojë dhe nuk ndalen te tyrbja e Dervish Luzhës, për të cilën kujdeset ish nxënësi im Neki Balaj. Esadi ka bërë shkrime portretizuese për Dervish Luzhën, në faqen e tij në facebook nuk ka ditë që të mos jenë të pranishme Luzha (Luzha City) dhe Dervish Luzha.

Në shkrimet e tij Esadi rrëfen se Dervish Luzha, njeri i veprave të larta, ka pasur te ai një ndikim të tillë që ia ka ndryshuar përgjithmonë jetën, duke u bërë frymëzim gjithashtu për vepra të larta. E frymëzoi Esadin vetë Dervish Luzha, vetë zëri i tij, për të ngritur shkollën e parë shqipe në Bronks të Nju Jorkut. Dervish Luzha është ai që ia lehtëson rrugën për çdo vepër të lartë që ai ndërmerr. Po atë vit, më  1993, themeloi Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro – Amerikane, i cili deri sot ka zhvilluar disa aktivitete me rëndësi për shqiptarët. “Në të gjitha këto aktivitete unë kam gjetur frymëzimin dhe kurajon tek vepra e Dervish Luzhës. Këtë personalitet të madh e kam takuar vetëm njëherë kur isha tre vjeç. E mbaj mend kur erdhi në shtëpinë tonë dhe më uli në prehër e më dha një mollë. Dervish Luzha ishte një bamirës i madh, një atdhetar, një parashikues, një profet tek i cili unë dhe shumë të tjerë kanë gjetur forcën e kurajos për të kryer punë me rëndësi për shqiptarët,” shkruan Esad Ali Rizai.

Esadi është krenar për nipin e tij gjeneral Tahir Sinani, heroi i luftës në Kosovë, në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Në nëntor të vitit 1998 Tahir Sinani iu përgjigj thirrjes së UÇK-së dhe u bë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. U dallua si komandant dhe si luftëtar drejtpërdrejt në luftime për guxim e trimëri të rrallë.  Më 2000 vepron me UÇPMB në Kosovën Lindore. Në pranverën e vitit 2001 është në beteja në shpatet e bjeshkëve të Sharit dhe në Likovë, në Maqedoninë e Veriut. Në qershor të vitit 2001 brigada 116-të e tij vendoset në Zonën e Gostivarit dhe Radikës. Më 29 korrik 2001 ra në Malsinë e Gostivarit së bashku me katër luftëtarë.

Esadi është krenar për Malësinë e Gjakovës, është krenar për Kosovën, për mbarë Shqiptarinë. Falë tij, në Bashkinë e Bronksit, Nju Jork, ditë të veçanta iu kushtohen figurave më të larta të historisë së shkuar dhe të sotme të kombit tonë. Ai ditë e natë mendon dhe vepron për të lartuar shqiptarinë.

Esad Rizajn e kam njohur personalisht në Nju Jork në fund të pranverës së vitit 1993, kur me zonjën Buçpapaj vizitonim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na ka organizuar drekën me ish kongresmenin shqiptar Joseph DioGuardi, anëtarë të tjerë të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe me veprimtarë të tjerë shqiptaro-amerikanë, na ka shetitur nëpër kryemetropolin botëror, na ka dërguar të vizitojmë edhe në shtëpi DioGuardin, me të cilin ndiheshin sivëllezër të vërtetë. Në të gjitha tryezat, Esadi shtron platformat e bisedave, rreth bashkimit të shqiptarëve për mbarëvajtjen e çështjes shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Diasporë e kudo tjetër. Në të gjitha bisedat, burojnë idetë e tij që gjenin miratim të menjëhershëm tek të pranishmit. Esadi është plot mbresa, plot vizione, vizita në Shqipëri sikur i ka dhënë flatra të reja.

Një nga veprimtarët e shquar të diasporës sonë në Amerikë, Sab Gashi, e cilëson Esadin kapacitet kombëtar. Ai Esadin e thërret Baci i Madh dhe thotë se vjen fill pas Joseph DioGuardit. Është ky Bac njëri nga të parët që i kërkoi DioGuardit:  “Duhet të afrohemi dhe ti do të na prish para.” Pikërisht atëherë DioGuardi filloi Ligën Qytetare Shqiptare Amerikane. Falë njerëzve të tillë si Baci i Madh, si DioGuardi e të tjerë ne shqiptarët arritëm deri te Presidenti i SHBA Bill Klinton, ku edhe u muar vendimi historik për kombin shqiptar, shkruan Sab Gashi.

Në krye të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro – Amerikane, Esadi nuk pushon së ndërtuari ura bashkëpunimi të shqiptarëve me kryetarët e Qytetit të Nju Jorkut, me guvernatorët, senatorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Nju Jorkut, veçanërisht me Rudy Giuliani III, Michael Bloomberg dhe Andrew Cuomo. Me nismën e Fondacionit më 1997, për herë të parë, filloi ngritja e flamurit shqiptar dhe kremtimi i 28 Nëntorit në Bashkinë e Qytetit. Dy herë me radhë, gjatë viteve 2000 dhe 2001, kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani ia dorëzoi fondacionit proklamatën me të cilën 28 Nëntorin e shpallte si ditë të shqiptarëve në New York.

Ai ka një bashkëpunim tejet të frytshëm mbi dhjetëvjeçar me Kryetarin e Bashkisë të Bronx në shtetin e New Yorkut të SHBA, Z. Ruben Diaz Jr., i zgjedhur në tri mandate, 2009, 2013, 2017, një figurë shumë e respektuar dhe e dashur për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton këtu. Z. Rubern Diaz Jr, e konsideron Esadin një aleat të sukseseve të tij dhe në shkurt të këtij viti i dha Vlerësim për Merita me motivacionin: “Sot, ndërsa hedhim një sy për një dekadë suksesi të Bronx dhe transformimin e vazhdueshëm pozitiv që bashkia jonë ka parë gjatë dhjetë viteve të shkuara, ne reflektojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm se këtë rrugë suksesi ne nuk mund ta bënim vetëm.  Mbështetja juaj ka qenë shumë e çmueshme për zyrën time gjatë dhjetë viteve të fundit.  Stafi im dhe unë jemi krenar që ju quajmë aleat dhe mik. Në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve të The Bronx, unë, Ruben Diaz Jr., ju përshëndes duke vlerësuar ndikimin tuaj pozitiv në bashkinë tonë.”

Esad Rizai është bashkorganizator në shumë manifestime të mbajtura nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe veçanërisht në ato të organizuara në Nju Jork. Dhe është një ndër oratorët kryesorë të shumë prej këtyre manifestimeve. Portreti i tij burrëror e fisnik në krye të veprimtarive atdhetare, e frymëzon përherë Disaporën Shqiptare në Amerikë, i jep guxim, trimëri e vizion për të qenë në krye të detyrave të larta në shërbim të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe të çeshtjes sonë kombëtare.

Esad A. Rizai ka bërë Miq të shqiptarëve tij gjithë figurat më të ndritura të New York-ut dhe Bronx-it.

Esad A. Rizai është institucion në NYC. Është Ambasador i vërtetë i vlerave të shqiptarëve!

Esad A. Rizai nuk organizon Gala mondane që të mbledhë para të cilave nuk u dihet adresa, por kontribuon me punë dhe dinjitet që lidhjet shqiptaro-amerikane të forcohen.

Më 2001 kryetari i atëhershëm i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, miku i shqiptarëve Rudy Giuliani (Rudi Xhuliani) nderonte Esat Rizain dhe Fondacionin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane (the Albanian American Society Foundation, Inc. ), duke deklaruar më 28 Nëntor 2001, “Ditën e Pavarësisë Shqiptare” (“Albanian Independence Day” ) në qytetin e Nju Jorkut.

Më 2003 kryetari i bashkisë të New York Michael Bloomberg, mik dhe bashkëpunëtor i Esat A Rizait do të vizitonte Kosovën dhe do të takohej me presidentn historik të Kosovës dr.Ibrahim Rugova.

Në 2009, Rubén Díaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx në New York, Mik dhe bashkëpunëtor i Esad A.Rizait emërtoi një bllok të Avenue Lydig midis Holland Avenue dhe Wallace Avenue, si  “Mother Teresa Way” – “Rruga Nëna Tereza”, ndërsa i njëjti kryetar bashkie e shpall 26 gushtin 2019 në Bronx si ditën e Nënë Terezës në nderim të trashëgimisë humanitare të Shenjtores Tereza dhe në respekt të komunitetit shqiptaro-amerikan në Bronx.

Me fondacionet që drejton Esad Rizai ka ndikuar që administrata e lartë e New Yorkut dhe Bronx-it të nderojnë e vlerësojnë figura të shquara të historisë, politikës dhe kulturës shqiptare si dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Esad Rizai i ka Miq e ka bashkëpunuar e bashkëpunon me të gjithë guvernatorët dhe kryetarët e bashkive të New York-t dhe Bronx! Janë të rrallë shqiptaro-amerikanët si ai! Rudi Xhuliani, Michael Bloomberg, Andrew Cuomo, Rubén Díaz Senior dhe Rubén Díaz Jr., Bill de Blasio! Të gjithë personalitetet më të larta të administratës të New York dhe Bronx e kanë për nder të bashkëpunojnë me një njeri si Esad A. Rizai.

Që i japin kombit, pa e zhvatur sikur është bërë sot në modë. Esat A.Rizai është një amerikan i nderuar dhe një shqiptar nder i kombit!

I urojmë jetë të gjatë dhe gjithmonë sukses në rrugën e tij në të mirën e përbashkët shqiptaro-amerikane!

 

Hon. Stephen B. Kaufma, Mayor Mike Bloomberg, Esad A. Rizai

 

Me Rubén Díaz Jr., kryetari i bashkisë të Bronx

Senator Alessandra Biaggi & Esad A. Rizai

Me guvernatorin e New York Andrew Cuomo

 

Me Rubén Díaz Jr., kryetari i bashkisë të Bronx dhe guvernatorin e New York Andrew Cuomo

Me Kongresmenin Eliot Engel

Me kryetarin e Bashkisë të New York-ut Bill de Blasio

Në New York autori i shkrimit me Esad A.Rizain gjatë një takimi me kongresmenin Joe DioGuardi

Novak Gjokoviq në krah të kishës ortodokse serbe kundër shqiptarëve dhe Kosovës – Nga Skënder Karaçica

 

Sportisti i njohur serb i lojës së tenisit, Novak Gjokoviq, në dritën e festës së Vidovdanit, ishte në krah të kishës ortodokse serbe në Beograd dhe me Patrikun Pavël, që është i njohur me skenarët e tij historik kundër popullit shqiptar dhe për njëfarë ,,zemra e Serbisë,, (sic!), ka provokuar shqiptarët dhe Kosovën  me diskurin e tij shovenist, që, në historinë e sportit është i pa pranueshëm në botën e qytetëruar.

Nuk është hera e parë që tesnisti serb i mbushur në shpirt me trajtat e njohura shoveniste deri në pambarim me skenarët e njohur shekullor të kishës ortodokse serbe në Beograd,që kanë irituar popullin dhe rininë serbe me mitet e rrejshme për tokën (shqiptare)të Kosovës për njëfarë ,,djepi dhe zemra e Serbisë,,ku u bë edhe më e keqja në Ballkan,lufta e përgjakur ndaj popujve jo serb dhe shqiptarëve në kohën e regjimit fashist të Sllobodan Millosheviçit në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Tenisti serb Novak Gjokoviq ka harruar se në fushat e këtij sporti finsik,qindra tifozë të kësaj loje në mbarë botën i kanë duartrokitur,por nuk e kanë dijtur se ai ka kaluar nga fusha e tenisit dhe me afshet shoveniste urren dhe fyen deri në pafundësi popullin e lashtë shqiptar dhe për të nxitur trajtat shekullore shoveniste për shfarosje deri në substancët të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.

I bëjmë thirrje organizatës ndërkombëtare të sportit të Tenisit,që ndaj sportistit serb Novak Gjokoviq të marrë masat e duhura sipas rregullave të njohura të sportit në frymën dhe rregullat sportive,që mos të merret dhe mos të bëhet viktimë e kishës ortodokse serbe në Beograd,që tash e një shekull ka orkestruar dhe sajuar lloj-lloj skenarësh për shfarosjen deri në shkallë të gjenocidit(1998-1999)kundër popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Kjo nuk i ka hije sportit të tenisit me sjelljet e sportistit si Novak Gjokoviq,i cili në krah të Patrikut Pavël në Beograd dhe në frymën e kishës ortodokse serbe,e përbaltë fushën dhe lojën e tenisit që,për sportdashësit në mbarë botën ka nis mesazhin më të keq për vitin 2020!

 

Të hiqen emërtimet osmane në BFI në Shkup – Nga Skënder Karaçica

 

Për këto dyzetë vjet të udhëheqjes së BFI-së në Shkup nga ana e (lexo:Reis Sulejman efendi Rexhepi),për vete i mori këto emërtime osmane(turke),në mënyrë që funksioni i tij si kryeimam i kësaj BFI-së të ketë titull sa më të ,,lartë fetar,,po me emërtime të huaja dhe jo shqiptare(sic!).

Pse me këto emërtime(lexo:reis dhe efendi),që sipas Fjalorit Shqip (thuhet se fjala efendi është titulli nderi që i jepej një njeriu me shkollë në periudhën e pushtimit osman(të trojeve shqiptare etnike në Ballkan),ndërsa fjala (reis)ka kuptimin modern,bujar,me fat,vemendshëm,i lumtur)!

Atëherë kujt i duhen  këto emërtime kaq ,,historike dhe fatare,,për shqiptarët dhe për besimin e tyre myslimanë në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut…?

Ndonëse jetojmë në shekullin XXI-të dhe të ndryshimeve që ka mbërri populli shqiptar në historinë e tij kombëtare,pjesë e qytetërimit në Evropë dhe tashti në rrugën e integrimeve në institucionet e rëndësishme të BE-së dhe në miqësi të përjetshme me SHBA,ka ardhur koha që,si thoshte profesor Ukshin Hoti,edhe trajtat e jetës e të besimit Islam tek populli shqiptar të zhvillohen në përmasën tradicionale pa ndikimet fetare nga vendet tjera të këtij besimi shekullor.

E kohës,në BFI-së në Shkup tërë korpusi i autoritetshëm të hoxhollarëve dhe të besimtarëve shqiptarë në rrugën e Zotit dhe të Islamit,të marrin nismën për qëllimin e mirë dhe në frymën e kombit shqiptar që,tash tutje të mos përdorën emërtimet  për zyrtarin e lartë(duhet:Kryeimami i BFI-së në Shkup)dhe jo emërtimet e huaja(lexo:Reisi dhe efendi) që nga viti 1912 e deri më sot ,veçse i ka kaluar ora i historisë së pushtimit osman në trojet tona etnike në Ballkan.

Pse në shkrimet zyrtare dhe në ritualët fetare të besim Islam në xhamitë nuk përdorët fjala (lexo:populli shqiptar i besimit Islam),por vetëm fjala myslimanët në Maqedoninë e Veriut(!).

Çikago,qershor të motit 2020

Dy tugjarët: Brestovci dhe Dreshaj edhe në (diplomaci) për Kosovën(!) – Nga Skënder Karaçica

Në vend të lajmit

Çfarë nuk (po)ndodhë në Kosovën tonë.Këto ditë kur qeveria Hoti po konsolidohet në kabinetin e tij(me zgjedhje  të zv.ministrave të shumtë),që po i dërgojnë partitë politike,sot u panë edhe dy emra të dy tugjarëve të njohur në ,,meridianet,,
e njohura evropiane(Bekim Brestovci dhe Gani Dreshaj),të cilët do të jenë në fushën e diplomacisë për shtetin e Kosovës.

Kjo,është më shumë se loja dhe (pa)përgjegjësia e partive politike,si është e mundur që dy tugjarë apo me qartë dy bisnesmenë Brestovci dhe Dreshaj të (rahatohen)në Ministrinë për Punë të Jashtme,kur dihet nga lartë se në jetë as që kanë lexuar të paktën dy rreshta se çka është arti politik i të mundshmës(diplomacia)…?!

Dhe,këta dy burrat e dheut,tashe tutje do të merrën edhe me ,,diplomaci,,se jo mahi,madje kur të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në arenën politike dhe të diplomacisë ndërkombëtare,ne kendej politikës,do të mbesim me gojë të mbyllur për çfarë (d)iplomacie do të dëgjojmë e do të lexojmë në Kosovë…!

Pse kaq shumë shembje?Pse kaq shumë lojë,,politike,,me politikën dhe diplomacinë kosovare?Kaq shpejt e mbushëm,,hambarin,,me kuadro politike dhe të diplomacisë,
apo kjo po i përngjanë thënies,,kush e ka nënën baçicë,,(sic!).

Pse Brestovci dhe Dreshaj,nuk bëhen burra të dheut e të dalin e të thonë publikisht:Nuk jemi për këtë punë(diplomaci),kur e kur ka djemë e vazja shqiptare  ,të cilët kanë përfunduar studimet në universitetet në Evropë dhe SHBA,që mund të jenë bartës të suksshëm të fushës së diplomacisë për shtetin e Kosovës!

Çikago,qershor të motit 2020

Letrat nga Amerika – Nga Skënder Karaçica

Jeta shkruan romane

 

Mahmut Skenderi është nga Veleshta. Jeta e kishte ndrydhur udhëve bashkë me vetminë, ndonëse qysh i ri i kishte vdekur nëna dhe kishte mbetur jetim. Ai rritej nën kujdesin e babait dhe,shpeshherë si fëmijë ai mbetej diku udhëve të fshatit nën ëndrrat e gjumit të fëmijërisë së vuajtur.

Jetimit të Veleshtës i rritej shtati dhe për shkak të varfërisë,ai një ditë me një valixhe merrë udhën e mërgimit.Shkon në Itali dhe tevona në Amerikën e largët,ku edhe sot pas dyzetë vjetësh,jeton në Çikago.

Mahmut Skenderi,shpeshherë na rrëfen se si kur e gërryente në shpirt malli për Veleshtën,ai merrte një letër nga Amerika dhe e niste për në atdheun e dashur…

Shkruante letrën me plot mall dhe kujtimet e tij për të afërmit,për motrën dhe shokët,që ishin rritur bashkë nën valet e liqenit dhe të Drinit plak…!

– E nisja letrën nga Amerika për në Veleshtë,-thotë përmes dhimbjes dhe të kujtimeve,mërgimtari i ri me flokët e zeza në ballë Mahmuti i Velshtës.

Dhe,letra ime ishte e mbushur me tregimet e jetës,këtu në Amerikën e largët dhe duke kërkuar që posa të arrijë në Velshtën time,mundësisht,të afërmit e mi të ma këthejnë përgjigjën sa më ,,shpejtë,,që është e mundur,rrëfen tashti nën hijen e rrudhave në ballë dhe të flokëve të bardha si dëbora mbi malet e Dibrës,Mahmuti i Veleshtës.

– Shkonte letra nga Amerika në Veleshtë,-thotë mërgimtari,-por nuk e dija se kur do të vjen përgjigjja që e prisja me padurim…

Mërgimtari priste përditë,mos vallë do të kthejë udhën postjeri amerikan në shtëpinë e tij në Çikago… Priste ndonjë letër nga Veleshta…!Letra vonohej gjatë,shumë gjatë,atëherë kur vinte me vete dërgonte mesazhin e vonesës,ashtu siç vonohej jeta në mërgim…!

– Pas shtatë muajve e merrja letrën nga Veleshta,-rrëfën mërgimtari i Veleshtës,-dhe kur me binte në dorë,sigurisht atje mund të kenë ndodhur shtatë palë ngjarje me njerëzit e mi,-e thotë në fund të frëfimeve të Mahmut Skenderit për letrat nga Amerika …!

Letrat shkonin me vonesë nga Amerika në atdhe dhe me vonesë ktheheshin përgjigjja në Amerikën e largët…!

Letrat me vete me sillnin aromën e valëve të liqenit dhe këngën e zogjëve në Veleshtës…-kështu mbyllë rrëfimet e tij mërgimtari veleshtar në Çikago!

Skënder KARAÇICA

Çfarë pati thënë në orët e tragjedisë së gjenocidit të Abrisë nga regjimi i Serbisë, Imer Delijaj, ish ushtar i UÇK-së? – Nga Skënder Karaçica

Dëshmi për luftën e drejtë të UÇK-së

 

,,Po të vinin kësajd pari,gra e fëmijë serb,po të kisha ndonjë sheqer do t`ua jepja,nuk do t`i vrisja…,,!

Jam dëshmitar i orëve të para të masakrës në shkallë të gjenocidit që patën kryer forcat ushtarako-policore dhe paramilitare në Abri të Drenicës më 1998.

Po atë ditë kam parë tërë lagjën Delijaj të kalllur shkrum e hi,banorë të djegur,të vrarë dhe varret kolektive në një livadh të lagjës pas masakrës më të rëndë në Drenicë,ku shtabi i kryekriminelit Sllobodan Millosheviç kishte bërë gati logjistikën ushtarake i njohur për ne,,Patkoj,,dhe vrasja e shqiptarëve deri në shkallë të gjenocidit dhe për tokën e djegur të Kosovës!

Në orët e dhimbjes,në lagjën Delilaj në Abri të Drenicës,po atë ditë e varrosëm Diturinë,e bija e ushtarit të UÇK-së(vetëm tre muajshe)pranë varrit të nënës së saj dhe të tjerëve të kësaj lagjeje,familja e shfarosur e ish-ushtarit të UÇK-së Imer Delijaj.

Në orët e dhimbjes dhe përmes lotëve të atyre pak njerëzve që kishin ardhur për të parë nga afër lagjën e shfarosur deri në substancë(skenar i gjenocidit serb ),Imer dhe Agim Delijaj që mbetën të vetmit gjallë,duke u ngitur kadrës përpjetë për të mbërri në lagjën e djegur dhe,tymi ende bënte ,,rojen,,e krimit të gjenocidit serb,Imer Delijaj i veshur me uniformën e UÇK-së dhe më pushkën që nuk e hoqi nga krahu,më pati thënë:

,,Po të vinin kësajd pari,gra e fëmijë serb,po të kisha ndonjë sheqer do t`ua jepja,nuk do t`i vrisja…,,!

Ky është një shembull i mirë që kanë pasur për artin e luftës dhe për konventat e saj,ku djelmenia shqiptare e UÇK-së bëri luftën e drejtë për Lirinë e Kosovës!

Krimet janë të sajuara nga shërbimet e fshehta ushtarako-policore të Serbisë!

Çikago,qershor 2020

Domosdoshmëria e zëvendësimit të pseudo të djathtës me atë reale! – Nga HAKIK MENA

Nji shkrim i imi i vitit 2017, qe akoma mendoj e ka vleren si ne at vit, madje dita dites, bahet ma i domosdoshem mesazhi.
Shpesh here ndigjojme qe populli ashte i majte. Jam dakord pak a shume e eshte normal kur ke parasysh mbylljen e tij 45 vjeçare nen terrorin sllavo-komunist dhe ne shushatjen qe i ashte ba qellimisht per 26 vjet prej Katovices.
Megjithese ne Mars te 1992 ishte po ky popull qe votoi kunder diktatures dhe te majtes …….
Nejse, por percaktimin dhe emrimin e popullit si te majte nuk kane te drejte morale ta perdorin ato qe ne programet e tyne jane ma te majte se vet e majta e deklarueme. Ndryshimi, ashte se populli me prirje jo te majte, ashte lodh e zhgenjy me programin, veprimet dhe qendrimet e te ashtuquajtunes te “djathte ” dhe me te drejte kane bojkotu.
Nuk mund te vihen ne nji llogore, nji pinjoll i nji familje nacionaliste qe ashte shkri e derrmu prej sistemit me pushkatime vrasje burgje e interrnime me nji pinjoll te nji familje komisari te kohes se enferrizmit. Nuk mund te vihen ne nji llogore nji pinjoll i nji familje pronari me nji pinjoll te nji familje proletari. Nuk mund te vihen ne nji llogore pinjoll te familjeve nacionaliste qe kane kontribu sinqerisht per ceshtjen kombtare me njerez qe hypnin tankeve dhe kercenonin stabilitetin e kombit ose me njerez qe permendnin varje kafkash ne shtyllat telefonike. Nuk mund te viheshin ne nji llogore pinjoj te familjeve qe kerkojne te drejtat e tyne te neperkamuna nga sistemi komunist me pinjoj te xhailave prokuror e sigurimsa e aq me keq te leje keto te fundit te kujdeseshin per krijimin e ligjeve per shperblimin e integrimin e te pareve. Jo mor jo, ishte e pa mundun nji sajese e tille dhe heret a vone do te shperbahej.
Kjo sajese artificiale u kriju prej Katovices ose ramizoviç-qoses per me realizu nji tranzicion fort mire te llogaritun, qe eterve dhe bijve te tyne , jo vetem qe mos t’ju hynte gjem n’kame, por edhe me u institucionalizu si klasa politike qe do te kontrollonte gjithçka ne çdo qelize te kombit dhe kjo do te arrihej vetem nepemjet nxjerjes jashte loje te se Djathtes Tradicionale sic eshte Legaliteti e Balli. E ja arriten.
Normal, qe ashte vertete e hidhun kur mendon qe bijte do te jene totalisht ne kontroll bazu ne zgjedhjet e fundit, por e frikshme do te ishte, nqs e djathta reale tradicionale, nuk mblidhet urgjentisht e te krijoj nji levizje a konfederate te djathte e te shkeputen perfundimisht nga ideja a iluzuioni se e djathta dhe interesat tona mund te perfaqsohen nga pseudo e djathta. Nuk jane fundi I botes nji pale zgjedhje, vendi yne e klasa jone humbi edhe me keq ne 1944, por humbja me e madhe do te ishte sic thash ma siper nqs : pinjojte e nacionalizmit, do te vazhdonin duke punu te veçuar seicili me vete, ne vend se te baheshin bashke, per te zevendesu ket boshllek te se djathtes reale e vendi te mbetej pa opozite te mirefillte te djathte. Per ato bashkevuejtes qe besuan naivishte ne pseudo te djathten ndjej keqardhje e per ato qe ne rastin me te keq kontribuan per kete pseudo te djathte te ndergjjegjshem per nji llokem a karrige, n’qafe paçin veten .
Perfundimisht, sot, ma shume se kurre, ashte terreni dhe domosdoshmeria, qe klasa nacionaliste, ne menyre urgjente, te gjej gjuhen e perbashket, e te perveshin manget, per me u perballe me bijte e eterve e te pregatisin terrenin per zgjedhjet e ardhshme. Perndryshe, do te kryenim te njejtat gabime te te pareve tane te 1944 dhe do te ishim drejte zhdukjes si si klase ose shtrese.
Shpresoj qe i Madhi Zot te na ndihmoj si klase !
Hakik Mena
Qershor 2017.

PERSECUTION ACCOUNTS TO CONFRONT THE PAST AND MOVE TOWARDS EMPOWERMENT By Rafaela Prifti

Three Albanian women who are collaborating on a manuscript titled “Even Walls Have Ears” shared their personal journey and vision with VATRA in a virtual meeting on Saturday. In reversing the metaphor of the walls, the project aims to be a platform to share the accounts of the persecuted in Albania, honor their legacy and pave the road to justice.

The founder of the project Even Walls Have Ears, Kristale Ivezaj Rama, is a Detroit native and first generation Albanian-American, who felt compelled to tell the story of her family’s persecution by the authoritarian regime. In the course of this mission, Kristale said she embarked on a personal inquiry into her own family’s suffering. She established a website by the same name. The official page indicates that it is designed with “the sole purpose of recording and preserving the narratives of Albania’s persecuted under communism 1933-1992. The 4M Group Communications Director travelled to Albania for the first time two years ago. She fully credits Albanian artists Alketa Xhafa-Mripa, film director Ervin Kotori and several professionals who collaborated in the production of the art installations consisting of light-projections of expressions by Albania’s formerly persecuted individuals and the documentary titled “Even Walls Have Ears”. Displayed prominently in six Albanian cities in May 2018, the project carried a lot of symbolism starting with its name “From sunset to sunrise” and the use of the metaphor of walls, in reverse semantic: from walls that could hear to the ones that speak through the visuals. In the communist past, the thousands of families were subjected to harsh treatment and fear of being heard anywhere they went. The expression only served as a reminder to go through the suffering in silence. Decades later, the walls are the chosen medium that speaks the horrible truths of the survivors. The design of the daunting project included three parts: the light installation, a documentary and the publishing of a book. Towards that last goal, Kristale and two Albanian women professionals have joined forces. Edlira Shero, who brings the legal expertise, is a recent JD Law School graduate who also comes from an ex-persecuted family. Hajrije Kolimja, an Education Research Assistant with the project, is a Fulbright recipient, who founded QeSHA Literacy Project, Laugh – The American Writing Center in Albania.

While working on the manuscript, the trio identified the gaps in Albania’s education system and acknowledged the old-fashioned style of teaching in schools around the country. With the goal of including the subject of political persecutions under communism in Albania, a partnership was born between QeSHA and Even Walls Have Ears. In the call, Kristale said that she appreciates having more partners that share the same philosophy and drive. She addressed specific points such as the need for the curriculum, an official public apology to the survivors and family members, the naming or designating a public holiday to honor the legacy of the victims of communist persecution. Mrs. Ivezaj-Rama, who communicated in English during her presentation, commented on how past injustices often beget injustices, and how the trauma is passed down generation after generation and the families of formerly persecuted continue to pay the price of mistreatment.

The team said that they are a grass roots group with no political agenda or party affiliations who have committed their time and resources towards this independent project. For the three of them it is important to begin by opening the conversation on the topic of how remembrance serves to acknowledge the deprivation of freedoms and civil liberties that the families of persecuted still carry with them. Yet, these stories and experiences are so removed when it comes to the millennials and young adults in the 21st century Albania, they said. Speaking for the group, Kristale said that “the project pays homage to the stories of politically persecuted. Yet, it goes beyond remembrance.” Then, with a more sober tone, she added: “It is a responsibility!”

“The approach of the manuscript,” Kristale explained, “is anthropological.” So far, they have collected about sixty interviews and have lined up some of Vatra members and their families to participate. The interviews are conducted with an open mind and a caring heart. Each interview takes from two to eight hours a day. Questionnaires have been signed off by psychologists and in consultation with trauma specialists. Mrs. Ivezaj-Rama said she is mindful of the sensitive matter and very protective of the interviewee’s rights. Asked about the validity of each case and a reliable database, the architect of the project said that she works closely with the Authority of the Ex-State Security Files.

President of the Pan-Albanian Federation of America VATRA, Elmi Berisha and Members of the Executive Council and Board of Directors who joined the online meeting expressed support and congratulated the group for the initiative. Among them, Leke Mirakaj, Dine Dine etc. have suffered in Albania’s prisons for decades and have first- hand accounts of the horrors that went on in these places. VATRA, as a well-respected organization has long been a staunch promoter of books on topics of denouncing communism and focusing attention on the politically persecuted class. Researcher and journalist Sokol Paja highlighted the importance of the new project and related some of the data that he has come across in his work. The length of the exposure to communism, “the communist footprint”, he said, “affects the individual’s behavior and mindset.” VATRA Secretary, Nazo Veliu, addressed the plight of the ex-persecuted families and was critical of the present-day administration of Albania that still mistreats them when it comes to education and employment. On Saturday, VATRA Deputy Chairman for Innovation, Integration and Youth, Ervin Dine, who has been supportive of the project since the early stages, initiated the meeting with VATRA officials and guests online. Following the call, Dielli’s English Editor asked the three members of the team how they see the project in the long run. Each answer identifies a unique feature and clear targets that are part of their mission for justice and eventually healing. Here are their responses:

“In my time as a research assistant for Even Walls Have Ears (from Feb. 2020 – June 2020), I have seen the ways in which Kristalé dedicates herself to being a vessel for the stories of the survivors of persecution. Her energy and passion are infectious, and anyone with whom she speaks on the matter is instantly captivated. This is not to say there is no resistance, that the work of EWHE is easy. However, the outpour of support and messages that EWHE receives is a sure sign of a movement, whether they come from survivors, artists, intellectuals, or everyday citizens. This momentum makes EWHE’s work all the more important. As the founder of the literacy project, QeShA: Qendra e Shkrimtarisë Amerikane, it is important for me to encourage the telling and listening of the stories of all Albanians–especially those that come from painful histories (such as persecution). While QeShA’s goal is to increase critical literacy skills, confidence, and open dialogue through the power and love of the written word, it also seeks to serve as a model for future education in Albanian-speaking communities. If EWHE and QeShA are able to successfully collaborate with educators in Albania to spread the stories of survivors and enhance workshop-based curriculum, we hope to see our stories and methodologies scatter throughout all Albanian communities. This is why a project like EWHE is valuable in collaboration with QeShA. Giving voice to and spreading stories about great pain will encourage healing in all forms in the Albanian-speaking communities; once someone witnesses the bravery of another, they will feel motivated to follow their lead. Herein is located the movement of EWHE and QeShA. No longer will Albanian voices be taboo. They will be heard.”

– Hajrije Kolimja, Founder of QeShA

“EWHE is a movement in pursuit of social justice and remembrance. We hope this movement will be a catalyst for institutional change in Albania and a form of healing for those who were punished and then silenced.”

– Edlira Shero, JD Law

“Remembrance in Albania continues to be a humanitarian crisis, and it’s the responsibility of the diaspora, and every Albanian to acknowledge the injustice experienced by thousands of families. The anger and pain is still felt by thousands more born from persecuted families and who hear the trigger word “dictatorship.” It is the source of our division, and does not allow the continued corruption to be challenged for what it is. It is what divides and further polarizes us as a nation. The current political, economic, and social predicament in Albania is the legacy of our Communist past. Albanians must confront this past to enact institutional change.

EWHE hopes to inspire more Albanian youth and non-Albanians to understand 47 years of the dictatorship through the experiences and perspectives of survivors and their families, as well as by encouraging more creatives to take part in this conversation.
The movement has begun as EWHE has already had writers, photographers, and many other peoples reach out to offer help to the project, and it looks forward to getting many more a part of this movement. Its new collaboration with the QeShA literacy project will ensure an open-dialogue approach to education around Albania’s Communist past.

We also need more film makers, song writers, educators, artists, therapists, architects, more creatives to aid in the process of remembrance through their various mediums, and to do so genuinely, away from the political debate of the past, and the political interests of the future. We need intelligent, empathetic humans as part of this movement, people who sincerely care about the health and progress of our community!”

-Kristale Ivezaj Rama

 

PANDEMIA, PROTESTAT, MURTAJA Nga Rafaela Prifti, Kandidate e Shkencave për Antropologji Sociale

Filozofi francez-algjerian, autori dhe nobelisti i shekullit të 20-të, Albert Kamy, në romanin Murtaja shkruan: “Historia ka pasur aq shumë murtaja, sa edhe luftëra. Megjithatë njerëzit gjithmonë befasohen njësoj si nga murtajat, ashtu edhe nga luftërat.”

Analogjia e murtajës dhe luftës mund të transferohet në kontekstin e përhapjes botërore të sëmundjes infektive COVID-19 dhe shpërthimit të demonstratave për trajtim të barabartë racor. Në muajin mars pandemia e shkaktuar nga infektimi me një virus të ri, i identifiluar si Novel Coronavirus, kishte mbyllur shumë qytete dhe shtete amerikane për të ngadalësuar përhapjen në masën e popullsisë. Nju Jorku u kthye në epiqendër nga numri shumë i madh i të infektuarve dhe rasteve të vdekjeve. Jeta normale e vendit ishte paralizuar dhe qyteti i Nju Jorkut ishte zbrazur në formë të frikshme, sepse zyrat, muzeumet, shkollat, stadiumet, fabrikat, punishtet ishin mbyllur, gjithashtu edhe shitoret perveç ushqimoreve e farmacive.

Megjithatë në fund të majit, qindra e mijëra protestues (shumë prej tyre me maska që mbulojnë gojën dhe hundën siç ishin udhëzimet shtetërore për mjediset publike) dolën në protesta kundër racizmit dhe dhunës policore të shkaktuara nga vrasja e George Floyd në Mineapolis, qytet rreth 2,000 kilometra në perëndim të Nju Jorkut.

Kjo skicë jep vetëm një varg me mendime dhe vëzhgime personale të protestave në Nju Jork, si edhe bisedat e mia me përfaqësues të komunitetit dhe zyrtarë vendorë.

Mendësia e krijuar në momentet e përballjes me të keqen e përbashkët ka veçoritë e saj të kushtëzuara jo më nga individi por nga një fat kolektiv. Gjendja e pandemisë krijoi një lloj solidarizimi që ndodh kur njerëzimi ndeshet me një fatkeqësi të përmasave madhore. Kjo situatë u shoqërua me krizë ekonomike si mbyllja e bizneseve, humbja e vendeve të punës, pakësimi i të ardhurave, rrezikimi i sigurimeve shëndetësore. Rastet e fundit të vrasjeve të afrikano-amerikanëve nga policia nxorrën në sipërfaqe disa pyetje për problemin racor në Amerikë.

Autori, eseisti dhe aktivisti amerikan i shekullit të kaluar, James Baldwin, e shtjellon temën e dallimeve racore në shumë rrafshe për të evidentuar marrëdhëniet e ndërlikuara raciale në Amerikë. Për Baldwin, njeriu mund të ndryshojë gjithçka me të cilën përballet por kurrgjë nuk mund të ndryshohet pa u përballur.

Shumë nga anketimet e opinionit tregojnë se protestat kanë fituar përkrahje të gjerë në publikun amerikan. Brenda një kohe të shkurtër, grupe demografike të ndryshme dhe me bindje të dallueshme politike janë të të njëjtit mendim se duhen kryer reforma të menjëhershme në legjislacion si edhe në praktikat policore. Nga një sondazh i Schar School of Policy and Government në Virxhinia (Fakulteti Schar për Studime Politike dhe Qeverisje) 81% e të anketuarve thonë se duhet të ketë më shumë reforma policore.

A kanë lidhje protestat kundër racizmit me komunitetin?

Asnjë organizatë e komunitetit shqiptar nuk ka dhënë prononcim zyrtar, Nga vëzhgimet e mia të protestave në Nju Jork dhe bisedat me anëtarë të shoqatave shqiptare kam vërejtur se pjesëmarrja e komunitetit është sporadike. Në marshime kam takuar individë dhe nxënës shqiptarë që protestojnë por jo në formë të organizuar. Në parim, organizatat shprehin solidarizim me luftën kundër diskriminimit racor, gjinor, etnik etj ndërsa në realitet, komuniteti nuk duket se e shikon këtë revoltë të lidhur me kauzën e vet. Përjetimi i represionit të egër komunist dhe persekutimi politik nga regjimi totalitar në Shqipëri janë temë më vete nga shtypja dhe robërimi fizik dhe mendor i një shtrese të popullsisë në Amerikë.

Për sa i takon akteve të shthurrjes së rendit publik dhe të vagabondazhit ndaj pronës në ditët e para të protestave, pati dëmtime të një numri të bizneseve në disa zona të Bronksit. Nga intervistat e mia me përfaqësuesit zyrtarë rezulton se pronarët italianë dhe shqiptarë në ato pjesë të Bronksit ishin të përgatitur dhe nuk pësuan dëme, ndërsa bizneset portorikane dhe pakica të tjera patën shkatërrime të mëdha.
Ç’është më kryesorja, komuniteti shqiptar ka raporte të tjera me forcat e ruajtjes së rendit. Një pjesë e brezit shqiptar-amerikan të ardhur apo të rritur këtu janë të punësuar në njësitë e ruajtjes dhe mbrojtjes, kanë kryer akademi ushtarake apo janë arsimuar në sajë të mobilizimit të tyre. Gjatë bisedave, ata thonë se janë në krahun e forcave policore. Në debatin e hapur në Nju Jork për eliminimin e fondeve të policisë, ata paraqesin pozitën e tyre për shtimin dhe jo pakësimin e fondeve në një vend si Nju Jorku që është në shënjestër të akteve terroriste.

Duke iu kthyer edhe një herë alegorisë së romanit, Albert Kamy shkruante se në botë ka murtaja dhe viktima dhe se ne e kemi në dorë të mos jemi në anën e murtajës. Në formë të perifrazuar, ai thotë se nuk mund të jap gjykimin nëse kjo është diçka naïve, megjithatë, Kamy është i bindur se është e vërtetë.

Foto nga Rafaela Prifti, marrë  nga protestat ne Union Square, New York.

 

Djemtë e Shën Marisë organizoi koncert për festën e Babait – Nga Ardian Murraj (video)

Për të kujtuar dhe gëzuar “Ditën e Babait”, ngjarje e shënuar për familjen dhe shoqërinë amerikane që fetstohet të Dielën e tretë të muajit Qershor (që prej vitit 1910), Djemtë e Shën Marisë një degë e veprimtarisë së Kishës Orthodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”, së qytetit të Usterit kishin vendosur mbajtjen e një koncerti të vogël për banorët e Qendrës për të Moshuarit “Trinia e Shenjtë” përmes grupit “Mall” me këngëtaren Brunilda Sota-Hoxha, muzikantin dhe instrumentistin Rik Hoxha dhe Arian Papa.

Veçanërisht kjo periudhë e tre-katër muajve të fundit që ka sjellë një izolim të madh dhe mungesë kontaktesh mes familjarëve dhe moshës së tretë ishte një rast më shumë për të sjellë pranë tyre respektin, kujdesin dhe gjallërinë. Dana, punonjëse me programet e të moshuarve të qendres spjegoi se:”- kjo ishte një fundjavë ndryshe dhe e këndëshme për atë pjesë të të moshuarve që kanë shëndet të qendrueshëm dhe përfshihen në aktivitete fizike dhe mbahen në lëvizje.

Një bashkëpunim i tillë me Djemt e Shën Marisë dhe një nderim për Bill Johns që ata sollën në “ditën e baballarëve” tregon shumë. Një orë këngë dhe muzikë instrumentale prej grupit “Mall” përcolli një gëzim dhe respekt që nuk u shkëput nga ajo që ata morën. Njëra prej banoreve të moshuara u shpreh se do ta hedh në vizatim mbresën e kësaj dite. Një festë e thjeshtë dhe gëzim kur ndjehet pranë gjallëria e njerzve që kujdesen dhe ngrohtësia si e familjes.