VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mos jeto me gënjeshtra – Esé nga ALEKSANDËR SOLZHENICIN – Përktheu KUJTIM MORINA

By | April 14, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Përparim Hysi 3 months ago Reply

    Ky,SOLZHENICINI, sikur i harroi ato që hoqi dhe,sado që qe në ekzil në Amerikë dhe,sado që mori çmimin NOBEL, nuk përtoi që lavdisë t’i hidhte katran: u bë altoprlanti esrbofilëve dhe tundi tërë kambanat që tël lëshonte “hordhitë ruse” kundrë popullit të KOSOVËS që” po rrezikonte vëllezërti ortoodksë sërbë”:

Komentet

Perla, që s’ka shoqe!… – Poezi nga gjyshi Albert HABAZAJ

 

Më e bukura në shoqe,

Të t’ them flutur është pak,

Të t’ them: E qershorit gonxhe

Mos vallë prap’ të hyj në hak?

 

Vishesh vetë e ha ushqim,

Vetë lahesh se je e madhe,

Të keqen, o shpirti im!

O thëllëzë e o sorkadhe!

 

3 korrik – 3 vjeçe mbushe.

Vetëm Perla di shumë gjëra,

Të keqen, moj Pupurushe

Që ne na i mëson të tëra…

 

Më e bukur…, sa më s’ka

Porsi bora – drit’ e pastër

Thua fjalë të mëdha,

Nga buron fjalor i kaltër?

 

Moj më mira në botë

Ti s’e kupton sa  të dua

Ç’ëmbëlsirë kanë, o zot

Ato fjalkëzat e tua…

 

Fjalkëzat si gurrë mjalti

Me fllad pranvere më vinë,

Kur shëtitje dalim detit

Dhe tutje lozin delfinë…

 

 

Vlorë, 03.07.2019

Dashuria është kënga që vetes ia kemi borxh – Cikël me poezi nga GLORIA MINDOCK* – Shqipëroi: Ukë ZENEL Buçpapaj

 

AVENTURË

Shiu godet tokën
me sa ka fuqi, njom dheun,

e pastron, që ajo të fillojë aventurën e radhës.

 

Kur shfaqet dielli, thahet gjithçka,

prapë bëhet siç ka qenë –

kjo ndodh pareshtur dhe përherë.

 

Kështu sillet edhe dashuria. Ditë për ditë dikush

bie në dashuri.

Të mos mashtrohemi nga kjo lumturi…

bota është katastrofë dhe duhet

të luftojmë kundër saj, të mbajmë qëndrim.

Mbijetesa ëmbëlsohet kur ka dhëmbë të përsosur,

Buzagaze, ngjitëse si sëmundjet.

 

Dashuria i sjell buzagazet, i ndalon vrasjet

që kanë ngujuar tokën.

 

Ditë për ditë arma i drejtohet dikujt.

Armët zbrazen ditë për ditë.

Ditë për ditë ka shpërthime, therje me thika, valle hanxhari.

Kurrë nuk sosen këto imazhe.

Rreshtat me arkivole nuk kanë fund. Na i shtien të dridhurat.

 

Dashuria mund të na rilindë, të na dhurojë dhimbje

në bark a në gjoks… të na bëjë mendjelehtë

Dashuria është kënga që vetes ia kemi borxh –

Ejani të dalim në rrugë dhe rruga do të shpaloset para nesh.

 

Trishtimi na zë ndonjëherë.

Mund të zgjohemi nga ankthi

me sy të hapur, pa derdhur lot, përjetësi…

 

Psherëtijmë të lehtësuar.

Nuk jemi vetëm. Veç trupin kishim në gjumë.

 

MOS

 

Mos më thuaj se shkrimi im është aq i gjallë

Sa të ngjethë mishtë ty që rri në banesën tënde të këndshme,

duke shijuar ditën, duke fjetur si qengj gjithë natën.

 

Ti mund ta bësh këtë, të tjerët nuk munden.

 

Shtrirë përdhe mes lëmishteve, pa futur gjumë në sy nga frika,

fshatarët presin vdekjen, mitralozat, thikat,

që t’i dëbojnë nga vatrat.

Gratë përdhunohen, u zhvishen rrobat,

lihen të japin shpirt në lakuriqësinë e vet.

 

Mos më pyet pse shkruaj për tmerret e kësaj bote.

Këtë mund ta bëje edhe ti. Por nuk po e bën.

A mund të përfytyrosh se si do të ndiheshe sikur të ta vrisnin

djalin 5 vjeç a më të vogël, sikur të ta rrëmbenin vajzën

a sikur t’ua këputnin këmbët fëmijëve të tu?

 

Më thuaj se ku shkojnë këta njerëz për të kërkuar ndihmë.

Ti e di ku shkon.

 

Mos më kërko të heq dorë nga të folurit për mizoritë.

Ndoshta një ditë do të më sjellësh ndërmend,

ndoshta një ditë do ta humbësh “mbretërinë” tënde të rehatisë.

 

Nuk kam asnjë urim për ty. Janë rrëzuar të gjitha yjet.

Kape njërin syresh buzë rrugës dhe merru me diçka.

 

DÉJÀ VU

 

Në një shfaqje televizive pashë ndërtesën që pata dashuruar teksa

po shkonte në Vatikan.

 

A është kjo shenjë që më këshillon të hap dyer

me përkushtim të verbër? Por për

çfarë? Për ngjyrën e ndërtesës,

për vjetërsinë, përkanatat?

Për se si duket nga brenda?

A është e bukur apo e shëmtuar si disa nga uniformat

që vishja kur isha e vogël.

Pse dua të kthehem dhe të trokas në derë?

A do të më lejojë ndokush të shikoj zemrën time vjedhurazi?

 

ALPET

 

Nga dritarja e avionit sodit bukurinë.

Alpet vallëzojnë pa më humbur nga sytë.

Këto male janë aq të fuqishme

Sa këtë botë mund ta bëjnë zap, qeleshet prej bore, blindat e tyre.

 

Malet lëvizin dhe shtypin të keqen, ëndërr që e di.

Pikturë që dua ta shoh përjetë.

Dua të jetoj mes tyre…

 

Teksa vështroj me vëmendje, më shfaqet një fytyrë,

Vjen në jetë një çast i shkurtër qartësie.

Zoti i Lum po fluturon në ajër duke zgjatur duart për të kapur avionin.

 

Kur shihet kjo hijeshi, toka zgjohet nga gjumi.

Shumica në këtë botë janë vonuar aq shumë sa nuk mund ta shohin këtë mrekulli.

 

MELODI

 

Për vite të tëra askush nuk arriti të gëzohej.

Bisedat ishin fund e krye pëshpëritje.

Askush nuk arriti të qeshte.

 

Njerëzit në fshat po vdisnin.

Vetëm ecnin si majmunë, vetëm merrnin frymë…

Një nga një të gjithë u dorëzuan në duart e vdekjeve të tmerrshme.

Trupa që kalben, zogj që u futën në gojë duke u zvarritur –

festë.

 

Çfarë do t’ju tregoni fëmijëve tuaj për këtë botë?

Për vdekjen, për diktatorët mizorë, për zhurmat

e armëve që copëtojnë trupa?

Çfarë do t’ju tregoni atyre për thikat që presin fyte

Dhe hanxharët që këputin gjymtyrë?

 

Fëmijët do të qajnë, ju e dini.

 

Çfarë do t’ju tregoni fëmijëve për lulet që nuk

çelin? Gjaku ka përmbytur tokën.

Çfarë do t’ju tregoni atyre për arkivolet e panumërta dhe mungesën

e tokës për varre?

 

A do të keni nge për të fshirë lotët dhe pafajësinë e tyre,

për t’i mësuar të mos çajnë krye, të mbajnë gojën mbyllur dhe shpirtin të vdekur?

Një zbrazëti e tillë do t’ua lëndojë stomakun dhe ata

do t’i shumëfishojnë ulërimat…

Një zbrazëti e tillë do t’i detyrojnë fjalët të heshtin.

Një zbrazëti e tillë do të shkaktojë verbim. A do t’i mësoni

ata për të shikuar?

A do ta vrisni mendjen për çfarë t’u tregoni, apo jo? A do t’ua thoni të vërtetën?

 

Mbi të gjitha, a do t’i mësoni të këndojnë? Duke lënë melodi të bukura

të pushtojnë tokën me hare.

 

Po të dëgjoni me vëmendje… në heshtje, edhe ju do t’i dëgjoni.

 

 

                          Dashuria është kënga që vetes ia kemi borxh

Nga Alisa VELAJ

Gloria Mindock është autore e pesë vëllimeve me poezi. Libri i fundit   “I wish Francisco Franco would love me”, publikuar më 2018 është prodhim i Nixes Mate books. Mindock është themeluese e shtëpisë botuese Cervená Barva Press dhe një prej redaktorëve amerikanë të revistës Levure Litteraire (Francë). Poete e botuar gjerësisht në SHBA dhe jashtë saj, poezia e Glorias është përkthyer dhe botuar në rumanisht, kroatisht, serbisht, gjuhën malazeze, spanjisht, estonisht dhe frëngjisht. Ndër revistat e shumta letrare përmendim: Gargoyle, Web Del Sol, Poet Lore, Constellations: A Journal of Poetry and fiction, Muddy River Poetry Review, Unlikely Stories dhe Nixes Mate Review. Gloria Mindock është nderuar me çmimet Ibbetson Lifetime Achievement Award dhe The Allen Ginsberg Award for Community Service nga Newton Writing and Publishing Center. Mindock është Poetja Laureate e Somerville, MA në vitet 2017 dhe 2018.

Alegoria e udhës vjen e formësohet në poezinë e Gloria Mindock-ut në dy kahje që duken si të përkundërta në një lexim të parë të tekstit, por në fakt kanë për vendmbërritje të njëjtën Itakë. “Dashuria është kënga që vetes ia kemi borxh – / Ejani të dalim në rrugë dhe rruga do të shpaloset para nesh”. Ne njohim rrugët që duhet të ndjekim, ndërsa poetja rrëfen për udhë që duhet të na ndjekin ato ne. Jo qenia që kërkon udhën, por udha që kërkon qenien. Në të dy rastet e përbashkët është rrugëhumbja. Po t’u rreferohemi shkrimeve biblike gjejmë vargun më alegorik të krejt Testamentit te Ri: Jezusi u përgjigj: “Unë jam Udhae Vërteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ati përveçse nëpër mua” Alegorizohet për udhën që duhet të ndjekim. Rrugën e të vërtetave që na shpie drejt jetës së vërtetë. Jezusi flet për njerëz rrugëhumbur. Poezia e Mindock-ut për udhë që humbasin njerëz. E përbashkët siç edhe e përmendëm më lart është rrugëhumbja. Po kush është shtegdalja nga kjo çoroditje? “Dashuria është kënga që vetes ia kemi borxh”, pergjigjet Mindock. Kërkimi i udhëve që do të ndjekësh apo i udhëve që do të të ndjekin kërkon kthjelltësi dhe durim. Kërkimi i udhëve që do të ndjekësh apo i udhëve që do të të ndjekin kërkon kthjelltesi dhe durim. Një aventurë plot të papritura, ku moskthjelltësia shpie në drejtime absurde dhe mosdurimi ngjz përkushtime të verbëra. Në poezinë “Déjà Vu” poetja merr rol profetik ndërsa shkruan:“A është kjo shenjë që më këshillon të hap dyer/me përkushtim të verbër?”
            Dashuria dhe përkushtimi përqafojnë së bashku të vërtetën. Atë të vërtetë që bën apel për realitetin tragjik të botës në ditët e sotme. Luftëra të panevojshme diku larg teje dhe fëmijë të sakatuar që sot janë të tjetrit,  por nesër mund të jenë të tutë, të mitë… Tanët mbi të gjitha!!! Duhet të mësojmë të shohim, këmbëngul poetja dhe paralel me veten të mesojmë fëmijët tanë. Para se të jetë tepër vonë. Para se fëmijët e sotëm, ata të pamësuarit,  të shkaktojnë drama të reja tek fëmijët e së nesërmes.“Një  zbrazëti e tillë  do të shkaktojë verbim. A do t’i  mësoni/ata për të shikuar?” Ne të lindurit nga dashuria, ne të pashpirtët që shpikëm luftërat dhe shkatërrimin duhet të jemi mirënjohës që jetojmë në kohën e hirit, ose siç thuhet në Bibel, kohën kur gjërat na dhurohen jo sepse i meritojmë, por sepse Zoti nga dashuria dëshiron të na i falë si shperblesë për shpëtim. If you look (sipas origjinalit, shën i imi ) përkthehet: nëse e kupton kohën e hirit.  Për të mos shkuar drejt shkatërrimit përfundimtar, sepse pikërisht tani për shumë njerëz në botë është tepër vonë. Pra ndiq udhën ose bëhu udhë janë dy kredot kryesore të poezisë së Gloria Mindock-ut.

ESE ME RRËNJË KUTELIANE – Nga THANI NAQO

Ka ndryshuar Moti Letrar, miku im!. Kuteli mbetet rrëfimtari ynë klasik, brilant, dhe bëri ç’kish për të bërë pa mbirë filizi komunizmit shqiptar. Sa filluan të “mbillen” lule artificiale të letërsisë, iu përkushtua përkthimeve nga rusishtja e gjuhë të tjera, aq sa edhe Paustovskin e kutelizoi! Kështu ndodh me talentet e mëdhjenj kur lëvrojnë gjuhën e folur. Ishte domosdoshmëri në kohën e duhur, njëlloj e vyer si dhe të shkruarat e Rilindësave. Por, në shekullin XXI, mendoj ,ka ndryshuar Moti Letrar. Sado që të folurat dialektore e nëndialektore janë kolorit gjuhësor, por ato, mendoj, se duhen përdorur me doza të vogla, aq sa e mban letërsia, përndryshe…Çfarë përndryshe? Kam parasysh veten miku im, sepse e kam aplikuar kutelizmin në disa personazhe në romanin Përgjumje-Iluzione, por jo në të tjerët…Sa për kolorit gjuhësor dhe estetik. Kaq. Teprimi, mendoj, është i dëmshëm. Nëse do t’ia heq “nuk”- un frazës së parë të status idesë, hapen avaze shumë të mëdha, miku im! Kam hallin e vetes, e jo të të tjerëve; megjithëse jam fshatar e qytetar kokëngjeshur me realitet, është guxim prej të marri të fluturosh me mjete rrethanore….Për shembull me fshesa prej shavari, rakite, me ombrella, me tullumbace, e gjer tek….perimet me gjethe…Nuk po përmend emërtimet e tyre botanike se më zemërohen ata/ ato që nuk i kam në listën e miqësisë…E ç’ë pastaj? Fluturimi me mjete rrethanore ka hyrë në modën letrare shqiptare! E ja kështu o Faruk, ta kam fjalën, kësaj here, për Motin Letrar, për atë lloj art letrar që plekset me Motin e Natyrës dhe Motin e Karaktereve, nuk duhen lënë në harresë…Ti e di shumë mirë se këto Mote na ndjekin këmba -këmbës. Lerë ç’thotë Thani i status idesë, ai Odisea me pantallona bluxhins dhe këpucë të bardha atlete, i ka rënë botës tej e ndanë.Eshtë planduar në sofatin e dikurshëm të vendlindjes, enkas për të gjykuar veten e për t’ma mbushur edhe mua mendjen se letërsia është ëndërr e magjishme por, në shumicën e rasteve, mbetet ëndërr e hidhur në gjumin e thellë të harresës…Letërsinë, miku im, njëlloj si ti, edhe unë kam marë me seriozitet, përndryshe nuk do trazoja foletë e grerave, sepse grerat nuk mbledhin mjaltë e as bëjnë dyllë e propolis për të shëruar plagët e letërsisë, por vjedhin kosherret e bletëve…Sidoqoftë, miku im, të gjithë që shkruajmë prozë, duam ose jo, jemi pakëz kutelianë. Pa kutelizëm nuk rrëfen dot, gjë, pa të cilën nuk bëhet as letërsi moderne!
(Sqarim: kjo ese, Me Rrënjë Kuteliane, lindi nga biseda me mikun tim, shkrimtarin Faruk Myrtaj.)

TANGO NETËSH NËN HËNË – Poezi nga ATDHE GECI

Ne banojmë në historinë e njëritjetrit
të përvuajtur, të dhimbshëm, në eros
banojmë mbi plagë të padukshme të
së kaluarës, e të kohës sonë. Shpirt
më thotë mikja; tek zhvishej e krihej
para pasqyrës, e zhveshur jam e lirë,
e zhveshur unë dashuroj shkëlqyer
Shpirt, në dashuri më pëlqen kur ka
hënë dhe yje, rrezet e diellit të ditës
së munguar janë një çast për puthje
Zemër, vetëm t´i mund të ma lexosh
hartën e trupit tim, të mirat e hireve
shih, kam shalët dhe at´mes shalëve,
më të nxehtë se llava e vullkaneve
Shpirt, s´e shtjerrim dot njëri-tjetrin
pirë kemi, sa për të nxitur etjen tonë
dehja është një tjetër akt i pakryer
e dëshiroj shumë bririn mes shalëve
s´është e dosdoshme të jetë qershor
verë apo të jemi në hotel tek plazhi
jam grua e vendit, di të dashuroj në
truallin e tokës sime, me një kusht
këta gjinj të bukur me thithëz pëpjetë
të mos m´i lësh si shegët nëpër degë!…

“Nxehtësi” korriku – Cikël me poezi lirike nga Përparim Hysi

 

1.Kur nuk bën asgjë

Sa e”ëmbël” është që mos bësh asgjë
T’i lëshosh mendimet pa kapistall
Parasysh sheh një”film pa zë”
Ti veç vështron dhe sikur bën “pallë”

Sheh fëmijërinë që kalon zbathur
Pastaj çunak që zë e bubullon
Dhe, sado që tani je flokëzbardhur,
Sheh dashurinë që shpirtin ta trazon.

Fanepsen parasysh  shkëndijimet
Shkëndijime të dy syve vezllues
Të prekshme bëhen përjetimet
Se kujton kohën,kur nuk rrije “sus”.

 
Shkundesh nga “apatia”dhe bëhesh i gjallë
“Asgjëja” zhduket sikur nuk qe
(Po kur “nuk ke bërë asgjë”, more kokëbardhë?)
“Asgjënë” për ty e beson kush nuk të njeh.
 
2.Nuk dalin gërmat e alfabetit
Për timeshoqe,SIKËN!
Nuk dalin gërmat e alfabetit
Ato që do shkruaj për ty.
Jam  me fat dhe nga më të përkëdhelurit
Ndaj për ty,po  e shkruaj këtë poezi.

Kaluan mbi pesëdhjetë  e shtatë vjet
Që jemi bashkë të dy
I vetmi fat që kam patur në jetë
Që unë të zgjodha ty.

Ishte pak nga ZOTI si bekim
(Zoti është lart e poshtë shikon)
Që e bekoi dashurinë
Që,mes nesh, nuk shteron.

U plakëm bashkë e u thinjëm
Po, për ty, dashuria është në shkallë të epërme
Oh, veç me ty unë nuk nginjem
Moj, imja dashuri! E    v e t m e!

   3.  TI
        Sa  e hijshme ishe!  Sa e hijshme!
     Si një  lule gati në lulëzim
Një buzëqeshje dhe sa e gjindshme!
  (Kështu je në timin përfytyrim)
  Ti kishe shkëlqimin e një femre të lumturuar
Se dashuroje dhe ndjeje kënaqësi
Oh,e kujtoj atë kohë moteshkuar!
Se më bëhet sikur po e shijoj tani,
Qenë çaste me të vërtetë romantike
Sa pasionante, aq dhe të zjarrta!
Bëj t’hu, o moj kohë! Ku je, o moj mike?
Se, për mua, ke qenë më e veçanta.

 

4.Syri im

Syri im kullot azat
Mezalla, s’e njeh kufi
Sado dua unë ta bëj zap
Harron që nuk jam i ri.

Pa zë vihet në “përgjim”
(jo kush hyri apo doli)
Pa shiko, mor Përparim
Sa e bukur kjo që foli!

Edhe sulet pas asaj
Pas asaj që është e bukur
As që pyet në e kam kollaj
Në këtë moshë të bëhem turbull.

Syri im gabon në”çmim”
Dhe ma bën mendjen veri
Ndaj, i ziu Përparim
Veç këndon për dashuri.

 

5. U plaka

Ja: u plaka! Po pastaj?
Asgjësend tek unë s’ndryshoj
Se s’e kam hiç kollaj
Pas të bukurës, mbes pa gojë.

Si  i  ri ,prapë kam huqe
Sikur ndizem, lëshoj “xixa”
As që pyes unë nga turpe
Dhe në trup mbushem mornica,

Turrem  tutje pas asaj
Se më del nga koka tym
Sikur prapë e kam kollaj
Si, dikur, mor Përparim.

 
              Tiranë,17 korrik 2019

ERDHI BUZË MBRËMJES – Poezi nga EVGENIJ YEVTUSHENKO (Jevgeni Jevtushenko) Përktheu – FASLLI HALITI

 

Ne shikonim nga dritarja, atje
ku dukeshin
siluetat e zeza të blireve
në thellësi të oborrit.
Psherëtimë:
bora ende s’vinte,
dhe ishte koha, tashmë,
ishte koha …
Dhe bora erdhi,
erdhi buzë mbrëmjes.
Ajo
fluturonte
nga lartësia e qiejve
sipas drejtimit të erës
dhe në fluturim
tretej.

MIRUPAFSHIM, FLAMUR I KUQ – Poezi nga EVGENI JEVTUSHENKO – Përktheu FASLLI HALITI

 

MIRUPAFSHIM, FLAMUR I KUQ

Mirupafshim, flamur i kuq –

rrëshqitur nga Kremlini poshtë
jo siç çoheshe,

i shkathët,

zhele,

krenar,
nën mallkimin tonë

mbi Raishtagun e tymtë,
megjithëse edhe atëherë

rreth shtizës, zbatohej mashtrimi.
Mirupafshim, flamur i kuq…

ishe gjysmë vëlla, gjysmë armik.
Ishe shpresë në transhe

në gjithë Europën,
por ti me mburojë të kuqe

rrethoje GULAGUN
dhe shumë fatzinj

me tutat e burgut.
Mirupafshim, flamur i kuq.

Çlodhu ti,

shtrihu.
Dhe ne do të kujtojmë ata

që s’do të çohen më

nga varret.
Gënjeshtarët ke udhëhequr në masakër,

në kërdi.
Do të të kujtojnë edhe ty-

i gënjyeri ti vetë.
Mirupafshim, flamur i kuq.

S’na solle fat.
Kulloje gjak

dhe ne ty,

me gjak të keqim.
Ja përse tani

s’kemi lotë për të fshirë,
kaq brutalisht fshikulluar

me xhufka të kuqe bebëzat e syve.
Mirupafshim, flamur i kuq…

hapin e parë drejt lirisë
e bëmë spontanisht

mbi flamurin tonë
dhe mbi vetveten,

në luftën e ashpër.
Që të mos shkelej përsëri

”syzja” Zhivago.
Mirupafshim, flamur i kuq…

Hape vetë grushtin
që të shtrëngon përsëri,

duke kërcënuar ende me vëllavrasje,
kur në shtizë

kapet llumi
ose njerëzit e uritur,

të çoroditur nga retorika.
Mirupafshim, flamur i kuq…

Ti valvitesh në ëndërra,
ka mbetur një shirit

në trikolorin rus.
Në duart e kaltërsisë

dhe të bardhësisë,
ngjyra e kuqe, mbase

nga gjaku do të jetë çliruar.
Mirupafshim, flamur i kuq…

hap sytë, flamuri ynë,
mos mashtruesit e flamuajve

mashtrojnë me ty!
edhe për ty

mund të jetë i njejti gjykim që :
plumbat tanë dhe plumbat e huaj

të ta kenë grisur mëndafshin ?
Mirupafshim, flamur i kuq…

Që nga fëmijëria jonë
ne luanim të ”kuqtë”

dhe të ”bardhët” i godisnim fort.
Ne, të lindurit në vendin

që s’është më,
por në atë Atlandidë

ne ishim,

ne dashuronim.
Dergjet flamuri ynë

në pazarin e madh Ismaillovo.
E ”tregëtojnë” me dollarë,

si të mundin.
S’e kam marrë Pallatin e dimrit.

Nuk kam sulmuar Raishtagun.
Nuk jam një ”komanist”.

Por shoh flamurin dhe qaj.

Më 18 korrik 1932 lindi poeti i shquar rus Jevgenij Jevtushenko

VOAL – Evgenij Aleksandrovič Evtušenko (Jevgeni Aleksandroviç Jevtushenko), lindur Gangnus (rusisht: Евгений Александрович Евтушенко?; Zima, 18 korik 1932[1] – Tulsa, 1 prill 2017), ka qenë një poet dhe romancier rus.

Ai lindi më 18 korrik 1933 në Zima (një qytet i vogël në jug-lindje të Siberisë, i ndërtuar në shekullin e 19-të rreth një stacioni në linjën hekurudhore Trans-Siberian), biri i një studenti të gjeologjisë nga Universiteti i Moskës dhe një këngëtareje të mirënjohur të operas me origjinë ukrainase , Zinaida Evtusenko, nga e cila mori mbiemrin e artit. Yevtushenko e kaloi fëmijërinë e tij në Moskë. Vera e vitit 1941, pushtimi nazist i Bashkimit Sovjetik, shpërthimet e para të kryeqytetit kapin familjen në një moment krize: babai, braktis gruan e tij, shkon në punë në Kazakistan në një ekspeditë shkencore. Në vjeshtë poeti i ardhshëm dhe nëna e tij largohen nga Moska, për të marrë strehim në Zima ku do të qëndrojnë tre vjet.

Jeta dhe gjendja e atyre kohërave të vështira janë përshkruar në Dasma e Luftës, Ata janë të racës siberiane, Ballada në një sallam, Ata më kanë bërë fëmijë të hutuar, etj. Pas tërheqjes së gjermanëve, në vitin 1944 Evtušenko kthehet në Moskë me nënën e tij që e lë atë, por, pak më vonë, ajo do të shkojë e të këndojë për ushtarët në front. I braktisur për vete, djali neglizhon studimet e tij, ndërsa ai fillon të shkruajë vargjet e tij të para. Disa vjet më vonë, i përjashtuar nga shkolla, i shqetësuar dhe i etur për të mësuar risitë ekstravagante, Evtušenko u bashkua me babanë e tij në Kazakistan, i cili e mori atë punë në një punëtori në një ekspeditë gjeologjike, me kusht që të mos i zbulonte askujt se ai ishte djali i tij.

Kthehet në Moskë, e gjen nënën e tij të plakur para kohe, pa zërin e bukur të së kaluarës; ajo tani këndon në një kinema në intervalet midis shfaqjeve. Në atë kohë Evtušenko ndau zemrën e tij mes poezisë dhe futbollit. Por, nëse karriera e tij si një atlet përfundon së shpejti, do të jetë një gazetë sportive ku is karrierën poetin. Në vitin 1949, në fakt, redaktori i gazetës “Sovetskij Sport” botoi një artikull në të cilin ai tregoi pasionin e pakursyer të Evtušenkos për dy “sportet”, futbollin dhe letërsinë e tij.

Në të njëjtin vit Evtušenko u regjistrua në Institutin e Letërsisë dhe vazhdoi të shkruante poema lirike, të njohura vetëm për rrethin e miqve dhe kurrë nuk publikoi, dhe të lavdëruara prej atletëve dhe garave të mirëpritura nga shtypi sportiv në vend. Do të vinte patjetër viti 1952 për të botuar librin e parë të vargjeve, Eksploruesit e së ardhmes, të cilin vetë autori e përcakton “jo i lumtur”, por me të cilin ai fiton hyrjen në Unionin e Shkrimtarëve. Në ato vite, inkurajimi i erdhi Yevtushenkos nga disa prej poetëve më të njohur sovjetikë, si Tvardovskij, Semën Isaakovič Kirsanov, Svetlov, Simonov.

Pas vdekjes së Stalinit, me epokën e “shkrirjes”, fama e poetit është afirmuar mbi të gjitha në qarqet rinore. Ai lexoi poezitë e tij në mbrëmje të studentëve dhe në vitin 1955 pothuajse triumfoi nga studentët e Moskës, të cilëve u kishte recituar vargje nga shkallët e universitetit. Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (CPSU) në mars 1956 shënon një fazë të re në karrierën e Yevtushenko.

Pas dënimit zyrtar të kultit të personalitetit, ai boton një seri poezish kundër “njeriut të çeliktë” dhe burokratëve të cilët ende fshehin trishtimin e diktatorit (poemat Stacioni i Zimës, Trashëgimtarët e Stalinit, Tabela e nxënësve, Frika, Dora e vdekur, Biseda, Fati i emrave, Qyteti i mëngjesit, O, mosmarrëveshjet tona të të rinjve dhe të tjerët). Temperamenti i zjarrtë dhe urrejtja e sinqertë kundër gjithçkaje që shtyp lirinë e njeriut, shtyjnë poetin përtej kufijve të lejuar.

Në pranverën e vitit 1957, pasi ka mbrojtur romanin e Vladimir Dmitrievič Dudincev “Njeriu nuk jeton vetëm me bukë”, që përmban një kritikë të ashpër të burokracisë staliniste, Evtušenko është dëbuar nga Komsomoli nën pretekstin zyrtar të mos pagesës së kontributeve dhe nga vetë Instituti i Letërsisë . Megjithatë, miqësia e anëtarëve të partisë me ndikim dhe Bashkimi i Shkrimtarëve së shpejti i lejon poetit të kthehet në Komsomol dhe Institut, ku, në të vërtetë, ai zgjidhet sekretar i seksionit Rinor Komunist lokal. 1957 shënon fillimin e periudhës së sukseseve më të mëdha të Evtušenkos.

Në këtë periudhë vijnë frymëzimi i fuqishëm poetik, “miqtë e tij politikë” dhe poetja Bella Achmadulina, e cila do të bëhet gruaja e tij, e mbështesin atë. Po atë vit, u takua edhe me Boris Pasternak, i cili përgëzoi poetin e ri. Ai do ta shndërrojë admirimin e tij duke shkruar, me vdekjen e shkrimtarit të madh, poemën Gardh. Përveç kompozimeve të angazhimit civil, Evtušenko shkruan tekstet e dedikuara për gratë e dashura, duke filluar nga Achmadulina, prej së cilës ai do të ndahet, tek nëna, tek miqtë (“Dashuri”, “Për qenin tim”, “Përshëndetje, nënë”, “Lilac” , “Do të vijë i dashuri im”, “Marieta”, etj.).

Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, në Mynih dhe mbi të gjitha në Paris, poeti e lejon veten të bëjë deklarata jo-konvencionale dhe autorizon botimin në Londër të Autobiografisë (1963), e cila provokon kundër tij një fushatë akuzash të drejtuar nga vetë sekretari gjeneral i Komsomol, Sergej Pavlov. Evtušenko është detyruar kështu të bëjë vetëkritikë, në të cilën akuzon botuesit perëndimorë për falsifikimin e dorëshkrimit.

Një stuhi e re shpërthen pas botimit në Gazetën Literaturnaja të poemës Babij Jar kushtuar shfarosjes së hebrenjve të Kievit (shih Babi Yar). Në një nga takimet midis udhëheqësve të Partisë Komuniste dhe atyre të kulturës, sekretari i përgjithshëm i SHPK-së sulmon shumë poetin, duke e akuzuar atë për të derdhur lot vetëm për hebrenjtë me Babij Jar, pa shtuar një fjalë të vetme zie për rusët dhe Ukrainasit masakruar po njëjtën Kiev. Evtušenko e justifikon veten, duke kujtuar se këto të fundit u eliminuan për shkak se ata i përkisnin rezistencës anti-naziste, ndërsa shfarosja e hebrenjve ishte e motivuar ekskluzivisht nga urrejtja racore.

Pasi ka rifituar besimin e partisë, Evtušenko vazhdon daljet jashtë vendit për të recituar vargjet e tij në qytete të ndryshme evropiane. Por poeti tani ka humbur entuziazmin e ngazëllyer të udhëtimeve të tij të para jashtë vendit, dhe është me një aftësi të kujdesshme dhe agresive që lufton me pyetjet ndonjëherë të fshehta të publikut. Në Romë, kur e pyetën nëse e njeh “Samizdat” (dmth. Shtypjen klandestine të veprave që nuk botohen nga botimet zyrtare), ai nuk e mohon ekzistencën e tij, por thekson se kjo iu ndodh shkrimtarëve më pak të talentuar të refuzuar nga publikimet zyrtare.

I pyetur për fatin e poetit leningradas Josif Brodskij, i dënuar me tre vjet kamp përqendrimi për “parazitizëm”, pasi nuk donte të pranonte një punë në edicionet sovjetike, Yevtushenko përgjigjet se Brodski është një poet me vlerë që, kur të kthehet në liri, publiku perëndimor do ta harrojë atë plotësisht (në vitin 1987 Brodski do të shpërblehet me çmimin Nobel për letërsi). Shumë krijime datojnë në këtë udhëtim në Evropë.

Vitet pasuese poeti u angazhua në udhëtime të shumta: Lindja e Mesme, Afrika, Shtetet e Bashkuara, Amerika Latine. Ai tani ka marrë rolin e ambasadorit itinerant të letërsisë zyrtare sovjetike. Krenar për të mbajtur pasaportën e vendit që udhëheq luftën e të varfërve dhe të shtypurve në xhepin e tij, poeti shpreh vëmendjen e tij ndaj botës, pasionin e tij për njeriun. Këto janë ndjenjat që shfaqen në krijimet e dedikuara për vendet e vizituara; e fundit nga këto, të raportuara këtu, janë fragmente nga një poezi ende e skicuar në udhëtimin në Amerikën Latine të bërë në vitin 1971: Lotët e të varfërve, Çelësi për të komanduar.

Për qindvjetorin e lindjes së Leninit, në revistën Novyj Mir të prillit të vitit 1970, Evtušenko boton një poemë të gjatë me titull Universiteti i Kazanit (ku Lenini ishte student), në të cilin, duke iu referuar historisë së universitetit të famshëm, iu ofron lexuesve një përmbledhje e historisë patriotike me evokimin e figurave të revolucionarëve, shkencëtarëve, shkrimtarëve, politikanëve. Në gusht të vitit 1970, në revistën Belarusian Neman, Evtušenko boton poemën Nën lëkurën e statujës së Lirisë, ku, duke kujtuar takime dhe biseda me personalitete nga bota politike dhe kulturore amerikane, ai sulmon njerëzit dhe institucionet e asaj shoqërie.

Në maj të vitit të ardhshëm, ai përpiqet të sjellë në skenë përmbajtjen në një dramë me titull të njëjtë që gjykohet në teatrin Taganka në Moskë, por që nuk merr autorizim për t’u prezantuar në publik. Pas dhënies së Çmimit Nobel për Aleksandër Solzhenicyn, Evtušenko boton në literaturën Literaturnaja Rossija (Nëntor 1970), një poemë kushtuar 90 vjetorit të lindjes së poetit Aleksandër Blok, titulluar Për ju, që nuk i shtrëngoi duart me Blokun. Me rastin e vdekjes tragjike të tre kozmonautëve sovjetikë Dobrovolsky, Pacaev dhe Volkov në Soyuz 11 në qershor 1971, një poemë nga Evtušenko dedikuar kujtesës së tyre botohet në Pravda, pranë deklaratës zyrtare.

Poeti, pak javë më vonë, është personaliteti i vetëm i kulturës sovjetike që shkon t’i bëjë homazh trupit të Nikita Chruščev, në indiferencën e përgjithshme të rezervuar, nga bota zyrtare e vendit të tij, tek ish-sekretari i partisë dhe kreu i qeverisë. Menjëherë pas udhëtimit në Vietnamin e Veriut, ku ai shkruan vargje që përcaktojnë udhëheqësit kinezë si “vëllezër mosmirënjohës”, Evtušenko vizitoi Shtetet e Bashkuara dhe në shkurt 1972 u prit nga Richard Nixon në Shtëpinë e Bardhë. Në Itali ishte, midis viteve gjashtëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, shkrimtari sovjetik ndoshta më i përkthyer dhe i njohur.

Yevtushenko botoi në prozë vepra të tilla si: Vendi i manave (Jagodneye mesta, 1981), Ardabiola, Mos vdis para se të vdesësh (Ne umiraj prezde smerti). Në 1980 libri i tij i fotografive u botua në Angli: si fotograf ai ekspozonte në shumë qytete, si në Rusi dhe jashtë saj. Si drejtor i filmit ai ka drejtuar: Asilo d’infanzia (Detskij sad, 1984), për të cilën gjithashtu ka shkruar skenarin.

Ai gjithashtu ka shkruar skenare për: Unë, Kuba (Ja, Kuba), funeralin e Stalinit (Pochorony Stalina). Atij u dha çmimi Znak Poceta në Rusi dhe më 1991 nga Komiteti i Hebrejve Amerikanë një medalje për aktivitetet e tij në mbrojtjen e të drejtave civile. Që nga viti 1993 ka qenë profesor i letërsisë ruse në Universitetin e Tulsa (Oklahoma), nga ka marrë një diplomë nderi. Poeti u njoh për edicionin XVII të Çmimit Librex Montale i cili u dha më 5 qershor 2006 dhe më në fund mori në Itali çmimin e karrierës së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë të Vercellit më 2007 dhe më 2008 ai ishte një mysafir nderi i Festivalit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve dhe Rinisë të Novaras.

 

 

Dy shkrime të Fan Nolit mbi J. Krishtin dhe Muhametin – Nga Prof. Nasho Jorgaqi

 

FJALA E PËRGATITËSIT

Lexuesi po merr në dorë një vepër që u projektua nga Fan S. Noli për t’u botuar, por që nuk arriti të shohë dritën e botimit në gjallje të tij.

“Portrete dhe skica” ka një histori disi të veçantë, po të kemi parasysh rrethanat në të cilat u hartua dhe mori trajtën e një vepre më vete. Në letrën që i shkruan shkrimtarit Bernard Shou më 15 mars 1948 Fan Noli njofton: “..Tani jam plotësisht i angazhuar me librin tjetër, të cilin ndoshta do ta quaj “Portrete dhe skica”, një përmbledhje artikujsh mbi njerëz të ndryshëm të famshëm si: Omar Khajami, Makiaveli, Kromuelli, Muhamed Aliu i Egjiptit, Tolstoi etj. Letra juaj e këndshme e II “nëntorit l947, më inkurajoi të mbledh gjithë shkrimet e harruara dhe të provo] përsëri fatin. ” Siç shihet, ideja dhe angazhimi i Nolit për t’i mbledhur dhe botuar artikujt e tij historiko- biografikë në një vëllim me titull “Portrete dhe skica” ndodhi në disa rrethana shumë inkurajuese. Noli sapo kishte botuar studimin monografik “Bet’hoveni dhe revolucioni francez” dhe përjetonte suksesin e merituar. Vepra, jo vetëm kishte gjetur jehonë të gjerë në shtypin shkencor, por kishte tërhequr vëmendjen dhe ishte çmuar lart nga një varg personalitetesh të përmasave botërore. Në mes tyre dallonin B. Shou që do ta quante “biograf të dorës së parë” dhe T.Mani që veprën do ta cilësonte “të shkruar me mjeshtri”. Me sa duket, këto vlerësime dhe mjaft gjykime pozitive për talentin dhe aftësitë e Nolit si historian — biograf, e bënë atë t’i hyjë punës për përgatitjen e veprës së re. Disa prej atyre ai i kishte shkruar dhe botuar ( O. Khajami, Makiaveli, Muhamed Aliu, Tolstoi e ndonjë tjetër), të tjerat i kishte në dorëshkrim (Jezu Krishti, Muhameti, Mbretëresha Viktoria, Monteverdi, R.Shtrausi etj) Po ndërkaq, punonte ose përgatitej të shkruante portrete ose biografi të shkurtra për figura të shquara historike si Piroja i Epirit dhe Ali Pashë Tepelena. Në një bisedë që ka zhvilluar me diplomatin Behar Shtylla në atë kohë, Noli i tregon atij për punët studimore me të cilat po merret:

“Tani po punoj për të shkruar një monografi për Piron e Epirit, Piron tonë… Për Ali Pashë Tepelenën kam një feblesë të veçantë, siç thonë francezët…Po mbledh materiale dhe dua të shkruaj për të” (Behar Shtylla: “Fan Noli siç e kam njohur”—Kujtime, 1997)

Nuk dimë nëse punimet studimore për këto dy figura do t’i përfshinte ose jo në vëllimin “Portrete dhe skica”, por dimë se studimin mbi Kromuellin ai e përmend në planin që i paraqet B. Shout. Fatkeqësia është se të tria këto vepra nuk janë gjetur deri më sot, dhe kjo përbën një zbrazëtirë në trashëgiminë noliane.

Fan Noli, me gjithë dëshirën e mirë që pati për t’i përmbledhur artikujt e tij historiko—biografikë në një vëllim, nuk arriti ta botojë librin “Portrete dhe skica”. Arsyeja kryesore, me sa duket, ka qenë ajo financiare. Me të ardhurat që kishte ai nuk ishte në gjendje t’i përballonte shpenzimet e botimit të librit të ri. Federata ”Vatra” që e ndihmonte, sapo i kishte botuar veprën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Për të kuptuar gjendjen e vështirë materiale të Nolit, mjafton të përmendim fjalët që i thotë Shout kur i shkruan se : “E hoqa qafe librin tim për Bethovenin dhe revolucionin e tij. Ia shita sa për një këngë Federatës ”Vatra”, e cila e shpërndau si shpërblim për abonuesit e rinj të botimeve të saj. ”

Është, pra, e qartë arsyeja se përse “Portrete dhe skica” mbeti dorëshkrim dhe nuk u bë fakt publik për kulturën shqiptare. Një realitet i tillë mund të na duket paradoksal, por ja që kështu paraqitet gjendja e vërtetë. Me këtë paradoks u ndesha për herë të parë kur bëja hulumtime në Arkivin e Nolit në Boston dhe lexova letrën dërguar B.Shout. Ndjeva menjëherë dhimbje dhe në çast më lindi ideja se vetë fakti që Noli nuk kishte arritur ta botonte veprën, e kthente atë në një amanet që priste të përmbushej.

Kështu dhe i hyra punës për të gjetur, mbledhur dhe sistemuar ato punime studimore të karakterit historiko—biografik, që do të përbënin përmbajtjen dhe fizionominë e librit “Portrete dhe skica”. Një pjesë ishin të botuara, disa i kisha gjetur në dorëshkrime më parë, të tjerat i zbulova në Arkivin e Bostonit. Në mes tyre përfshiva edhe portretet e U.Uillsonit dhe FKonicës. U mundova t’i afrohem sa më shumë projektit origjinal të autorit.

Megjithatë, “Portrete dhe skica”duke qenë një vepër e hapur, në këtë botim të dytë u pasurua me shkrime të tjera. Na mban shpresa se një ditë do të gjenden dhe biografia e Piros dhe ajo e Ali Pashë Tepelenës dhe vepra do të marrë formën përfundimtare. Dua të falenderoj dhe t u shpreh mirënjohje botërisht të gjithë atyre që më ndihmuan në hulumtimet e kryera në Arkivin e E.Nolit në Boston dhe AQSH në Tiranë.

JETA E JEZUIT (Dorëshkrim i nxjerr nga Arkivi i Fan Nolit në Boston, shkruar në fillim të viteve 40 të shekullit të kaluar)

Problemi sinoptik

Tre Ungjijtë e parë, i Mateut, i Markut dhe i Lukës, njihen si Ungjij sinoptikë, sepse nga përmbajtja, nga gjuha dhe renditja, ata kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe prandaj mund të vështrohen së bashku ose në mënyrë sinoptike. Problemi sinoptik është problemi i marrëdhënieve midis këtyre Ungjijve, si për ndikimin, varësinë reciproke dhe origjinën e përbashkët, që rrjedh nga tiparet e tyre të përbashkëta.

Për ngjashmëritë dhe ndryshimet e katër Ungjijve janë paraqitur teori të ndryshme. ja disa prej tyre:

  1. Teoria e frymëzimit e cila i shpjegon ngjashmëritë si të dukshme dhe ndryshimet si plotësim për zbrazëtitë e Ungjijve të tjerë.
  2. Teoria e harmonizimit, e cila i shkrin pjesët e ngjashme dhe i përsërit pjesët e ndryshme si të dalluara nga njëra—tjetra. Përpjekja e parë në këtë drejtim është bërë në shekullin e il nga Tatiani, i cili kombinoi katër
  3. Teoria e rritjes e parashtruar nga Shën Agustini, sipas së cilës Ungjijtë u rritën njëri pas tjetrit si topa dëbore duke u shtuar ose duke u kondensuar.
  4. Teoria gojore sipas së cilës një Ungjill stereotip tradicional i ka paraprirë ngjashmëritë dhe ndryshimet kur Ungjillorët e ndryshëm në vende të ndryshme e vunë me shkrim Ungjillin gojor.
  5. Teoria e Ungjillit primitiv, sipas së cilës ngjashmëritë dhe ndryshimet kanë dalë nga përkthime të ndryshme të një Ungjilli origjinal në gjuhën aramishte, që ka qenë edhe gjuha Jezuit.
  6. Teoria fragmentare, e parashtruar nga Shlejer Maheri, sipas së cilës Ungjijtë tanë u montuan duke bashkuar fletushka fragmentare, përkujtesa, shënime lutjesh dhe shkrime propagande.
  7. Teoria dokumentare, sipas së cilës Ungjijtë tanë rrjedhin nga dokumente të ndryshme origjinale, të shkruara në gjuhën greke.

Nga teoritë e mësipërme, vetëm ajo dokumentare është mbajtur prej studiuesve modernë. Teoritë më të vjetra janë hedhur poshtë si të papërdorshme, me përjashtim të teorive gojore dhe fragmentare, të cilat janë pranuar me rezerva si ndihmëse për teorinë dokumentare.

Të gjithë studuesit e sotëm pajtohen që Ungjilli i Markut është dokumenti i Ungjillit më të vjetër, i shkruar jo më vonë se viti 70 pas Krishtit, megjithëse ka mendime të ndryshme për origjinën e tij. Ungjijtë e Mateut dhe të Lukës janë të varur prej Markut. Nëse tre Ungjijtë e

parë kanonikë paraqiteshin në kolona paralele, do të bëhej menjëherë e qartë se midis tyre ka lidhje letrare: Iu Nga 66! versete që ka Ungjilli i Markut, 600 janë riprodhuar ose paraqitur thelbësisht tek Ungjilli i Mateut, dhe rreth 350 tek Luka, ndërsa materiali i Markut, i cili tërësisht nuk paraqitet as te Ungjilli i Mateut, as te i Lukës, përbën gjithë—gjithë 3I versete. 2. Ngjashmëritë letrare janë fjalë për fjalë nganjëherë në të tria përmbledhjet, më shpesh ose midis Mateut e Markut, ose midis Lukës e Markut dhe vetëm rrallë, midis Mateut dhe Lukës kundrejt Markut. Për këtë arsye, i fundit është gjithmonë në mes. 3. Nga ana gjuhësore Marku është më i papërpunuar dhe më pak i lëmuar për nga stili, mjaft shpesh i zbutur dhe i korregjuar nga Mateu dhe Luka. 4.Jezui i Markut është më human dhe primitiv, ndërsa tek Mateu dhe Luka, Jezui bëhet gjithnjë e më shumë mbinjerëzor dhe qiellor. 5. Renditja e faktike e lëndës te Marku, pak a shumë riprodhohet te Mateu dhe Marku: Mateu e ndjek renditjen e Markut duke e zgjeruar lëndën, ndërsa Luka e riprodhon lëndën e Markut në blloqe, midis të cilëve shton lëndë jo të Markut. 6. Është e vërtetë se nganjëherë si Mateu edhe Luka e prekin, e redaktojnë, i zhvendosin, e ndryshojnë dhe e shkruajnë lëndën e Markut mjaft lirshëm. Megjithatë, nga faktet e përmbledhura më sipër, del një përfundim i pashmangshëm se, që të dy e kanë përdorur Markun si burim. Mateu e Luka kanë të përbashkët një lëndë, kryesisht Iigjërata, që nuk gjenden tek Marku dhe që arrijnë rreth 200 verseta. Pikëpamja se Luka ka kopjuar Mateun ose anasjelltas, ka më pak mundësi të jetë e vërtetë sesa hipoteza se këto e kanë prejardhjen nga një dokument tashmë i humbur që zakonisht përmendet me simbolin Q. simbol që përbën shkronjën e parë të fjalës gjermane Quelle, domethënë “Burim”. Është e pamundur që tradita gojore të ketë qenë burim i përbashkët, përderisa përputhjet shkojnë deri tek formulimi faktik i fjalëve në thëniet greqisht, duke treguar se kemi një varësi letrare. Përpjekjet për të rikonstruktuar Q—në kanë qenë të shumta, por rezultatet janë mjaft kontradiktore. Prof. Ropes, në librin e tij mbi Ungjijtë sinoptikë, është i prirur të mendojë se teoria e Q—së ose e Logias, që greqisht do të thotë “Thëniet”, “ka pasur prirje të modifikohej, të përpunohej dhe të ndërlikohej aq shumë, sa për këtë arsye, në mos për ndonjë tjetër, të krijonte dyshime për vlerën e saj.”. Dibelius nuk i jep ndonjë rëndësi të vecantë teorisë Q. Dibelius nuk kujdeset për thënien ose logian e mirëfilltë por për formën e tyre origjinale e cila përcakton vlerën e tyre historike sipas teorisë së tij të Formgeschichte (gjerm. historia e formës). Dhe është fare e qartë se Mateu dhe Luka i dhanë një formë të re Logias, kur i përfshinë në ungjijtë e tyre. Të shkëputura nga forma e tyre origjinale, Logiat humbën vlerën e veçantë, e cila, sipas Dibeliusit, edhe në rastin më të mirë, do të kishte qenë relative.

Ungjilli ynë i Markut dhe Q-ja hipotetike supozohet se kanë qenë dy dokumentet pre| të cilëve Mateu dhe Luka kanë nxjerrë pjesën më të madhe të lëndës së tyre. Kjo quhet Teoria e Dy Dokumenteve ose “Dy të Mëdhenjve”. Striteri nuk është kënaqur me këtë. Ai propozon teorinë e Katër Dokumenteve ose Katër të Mëdhenjtë. Sikurse thotë ai në studimin e tij “Katër Ungjijtë” (f223), “një shumësi burimesh është historikisht më e mundshme”. Si rrjedhim, “Katër të Mëdhenjtë” janë më të preferueshëm se “Dy të Mëdhenjtë” dhe ja cilët janë: I. Marku, që do të thotë pak a shumë Ungjilli i Markut dhe që përfaqëson traditën e Romës, viti 66 pas Krishtit. 2. Q. ose Logia, që përfaqëson traditën e Antiohut, viti 50 pas Krishtit. 3. M, që përfaqëson traditën e Jeruzalemit dhe shpjegon lëndën e pastër të Mateut, viti 60 pas Krishtit. 47 L, që përfaqëson traditën e Cezaresë dhe shpjegon lëndën e mirëfilltë të Lukës, viti 60 pas Krishtit.

Në të kaluarën kemi pasur “Dytë Mëdhenjtë”, tani kemi “Katër të Mëdhenjtë”, shumë shpejt do të kemi “Pesë të Mëdhenjtë”. Pa dyshim që dokumenti i Pestë është Ungjilli i Joanit, kulmi dhe konkluzioni logjik i evoluimit të Ungjillit. Joani përfaqëson traditën e Efesit. Ai është konsideruar si një i dëbuar në fillimet e kritikave të Ungjillit; më vonë u lejua të kthehej në shtëpinë prindërore si Djali Plangprishës, tani kërkon vendin e parë në Sofrën familjare si dishepulli i dashur i Zotit. Ai do ta marrë atë vend. Pavarësisht nga pakujdesitë, ai tregoi se kishte të drejtë për shumë çështje vendimtare, si mesianizmi i hapur, shërbesa Judaike. kryqëzimi në vigjile të festivalit fetar çifut në përkujtim të çlirimit dhe skllavëria në Egjipt dhe gjyqi romak i Pilatit, duke errësuar, ose pothuaj shmangur gjyqin çifut të Sanhedrinit. Në fakt, sipas Dibeliusit, tregimi i Joanit për Pasinin ndjek traditën më të vjetër të kishës aq besnikërisht, sa është e mundur të bëhet harmoni sinoptike e Pasionit (vuajtjet dhe vdekja e Krishtit) në katër Kolona, që të përfaqësojnë katër Ungjijtë tanë.

Kryesisht, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht qëkurse Dibeliusi hyri në arenën e kritikës së Biblës me Historinë e tij të Formës (Formgeschichte) në një mënyrë aq brutale, sa bëri copë e thërrime Ungjijtë, duke i copëtuar në pjesë të vogla paradigmash, përrallash, mrekullish, legjendash e mitesh. Dhe ja ku jemi prapë në kaosin e parë, në një labirint fragmentesh letrare, të cilat ruhen nga Ungjijtë tanë në formën e tyre origjinale, sikurse përdoreshin nga misionarët, predikuesit dhe priftërinjtë. Ato fragmente letrare përfaqësojnë traditat e ndryshme stereotipe gojore ose më tepër një material propagandistik të kishave të ndryshme mëmë. Ungjillorët thjesht i mblodhën dhe i shkruan. Ajo çka realisht kemi në Ungjijtë tanë përbëhet prej predikimesh, mësimesh dhe tregimesh predikuese.

A ka ndonjë material historik në këta katër mozaikë të artit të predikimit që ne i quajmë Ungjij? Po, ata përfaqësojnë doktrinat e kishës primitive rreth vitit 60 pas Krishtit deri në vitin I920. Por ata tregojnë shumë pak për Jezusin historik. Ajo çka dimë për të jashtë çdo dyshimi, sipas Ernest Renanit dhe sipas Alfred .Loisy, mund të shkruhet në një faqe me një rresht të vetëm. Martin Dibeliusi mund të shtonte se madje një rresht do të ishte një arritje, përderisa natyra e traditave origjinale që ruhen me Ungjijtë tanë dhe në Dhjatën e Re në përgjithësi, është teologjike dhe “jolaike” por nuk është historike. (fq. 300-301)

  1. Lindja nga Virgjëresha

Nuk ka dyshim se si Ungjilli i parë, ashtu dhe i treti, e paraqesin lindjen e jezuit si diçka të mbinatyrshme. Nëna e tij ishte fejuar me Josifin, por ishte ende e virgjër kur e lindi Krishtin. Lindja e mbinatyrshme tregohet nga Mateu l. 18—25. dhe nga Luka I. 26-38.

Tek Luka, Maria pyet: “Si do të ndodhë kjo kur unë nuk kam rënë me burrë? ” Dhe engjëlli përgjigjet: “Fryma e shenjtë do të zbresë mbi ty dhe fuqia e Zotit do të të mbulojë, prandaj edhe ai që do të lindë, do të quhet i shenjtë, Biri i Zotit”. Mateu u shpreh pak më ndryshe, po jo më pak qartë : “Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu : Kur nëna e tij, Maria ishte fejuar me Josifin, para se të bashkoheshin ajo u gjend me fëmjën e Frymës së Shenjtë” Dhe Mateu shton tekstin e tij vërtetues nga Isaia 14, i cili flet për lindjen e një virgjëreshe në tekstin greqisht të Septuagintës, ndërsa në tekstin origjinal hebraisht “Virgjëresha” që mbante fëmijën në trupin e saj, del se ishte një zonjë e re që priste të bëhej nënë e zakonshme, e vogël. Me përjashtim të këtyre dy pasazheve, të dy, si Mateu dhe Luka flasin më vonë për Jezuin si birin e Josifit. Marku dhe Pali nuk dinë gjë për lindjen nga Virgjëresha dhe as Joani nuk e përmend këtë sepse për të Jezui ishte mishërimi i Zotit. Historia e lindjes nga Virgjëresha shpjegohet kështu : Mateu dhe Luka e gjetën atë në traditat e tyre gojore ose në ndonjë lloj fletushke dhe iu desh t’i jepnin një vend në Ungjijtë e tyre. Ajo padyshim ka origjinë pagane, por me rrënjë të thella në imagjinatën popullore dhe kishës iu desh ta mishëronte si përbërëse të besimit në Kredon e Nikesë. Dibeliusi e klasifikon atë si Iegjendë

III. Pagëzimi i Jezuit

Ky fakt paraqitet nga Marku (I, 9—l I), nga Luka (III, 21—22), nga Joani (I, 2934) pa ndonjë shënim ose koment, dhe nga Mateu (III, [3—57) në një mënyrë që nënkuptonte se kishte nevojë për shpjegim. Tek Marku, Epifania duket se është eksperiencë e brendshme për Jezuin dhe në këtë rast për Dibeliusin ajo është një “legjendë”. Tek Mateu, Luka dhe Joani, Epifania ndodh për të mirën e njerëzve sikurse edhe të Jezuit dhe në këtë rast për Dibeliusin është një “mit”. Tek Mateu, Marku dhe Luka, Jezuit për herë të parë i vishet dinjiteti i Mesias, ndërsa tek Joani ai është vetë Mesia, të cilin Baptisti e shpall të tillë që para se ta pagëzonte.

Mateu ka të drejtë. Nevojitet një shpjegim për të sqaruar misterin: Si është e mundur që biri pa mëkate i Zotit, pranon një pagëzim pendimi për mëkate që nuk i ka bërë? Dhe Mateu, të cilit kurrë nuk i mungojnë tekstet e vërtetimit, nuk ka mundur të gjejë diçka që të ndihmojë në zgjidhjen e këtij rasti. Përgjigjen e jep Dibeliusi: Tradita e pagëzimit të Jezuit në duart e Joan Pagëzorit ka qenë unanime në të gjitha kishat mëmë.

Si rrjedhim Ungjillorëve u duhej ta shënonin dhe të pajtoheshin me të. Ekziston edhe një mister tjetër: Joani paraqitet direkt ose tërthorazi nga të gjithë Ungjillorët si dëshmitar i Epifanisë së parë të Krishtit, por pas Ungjijve sinoptikë e harron gjithçka rreth kësaj, kur është në burg dhe dërgon dishepujt e tij të pyesin Jezuin se ç’kuptonte ai kur pretendonte se ishte Mesia. Padyshim këtu kemi të bë|më me dy tradita në konflikt me njëra—tjetrën: !. Një rol mesianik i Jezuit që fillon me pagëzimin e tij. 2. Një rol mesianik pas burgosjes së Joanit.

Duket qartë se tradita e parë është më e vjetra dhe Ungjilli i Katërt është në rrugë të drejtë për sa i takon kësaj çështjeje.

  1. Tundimi

Joani e përjashton tërësisht tundimin, Marku (12—I3 ) e largon me një varg të vetëm; Mateu ( IV, I-II )dhe Luka ( IV—l-I3 ) e tregojnë gjithë historinë ndoshta nga Q ose Logia. Sipas traditës Mesias i duhej të mposhte Djallin, prandaj Jezui e fillon rolin e tij si Mesia me një duel kundër tunduesit. Ky është një lloj provimi për të hyrë në rolin e Mesias, ose më mirë beteja e hapjes së Fushatës Mesianike. Dibeliusi e quan atë një Epifani kundër Djallit. Tundimi i bukës del si i pari tek Mateu dhe Luka. Tundimi i politikës del i fundit tek Mateu dhe i dyti të Luka. Jezui refuzoi një Mesia të bukës, një Mesia të mrekullisë, një Mesia të politikës. Ai refuzoi të bëhej mbret pasi e ushqeu turmën e njerëzve tek Joani (Vl, 15).Iu shmang kryerjes së mrekullive me sa pati mundësi. I tha Pilatit se mbretëria e tij nuk ishte e kësaj bote. Por ka shumë pasazhe që provojnë të kundërtën: I. Ai shpërndau bukë, verë dhe peshk për 5000 vetë në dasmën e Kanas. 2. Kreu rreth 36 mrekulli të cilat duhet të provonin hapur rolin e tij si Mesia dhe siç shënon me të drejtë Dibeliusi të gjitha ishin Epifani çudibërëse. 3. Pretendonte se ishte një Mesia çifut, gjë që përfshinte në vetvete edhe një lloj mbretërimi politik, pavarësisht se si e përcaktonte ai.

Sikurse Jezui edhe Apostujt e pasuesit e tyre, përballuan të njëjta tundime dhe ranë në kundërshtime me vetveten: I. Ata shpërndanë bukë midis pasuesve të tyre në një mënyrë komuniste. 2. Kryen mrekullira. 3. Kërkonin fuqi politike edhe pse pretendonin se ishin të interesuar vetëm për një mbretëri të pastër shpirtërore. Sidoqoftë, prapë kemi tradita kontradiktore. Padyshim, roli i Mesias së bukës, të mrekullive dhe politikës është më i vjetër. Po si qëndron puna e fitores së Jezuit mbi Satanain? Apostujt dhe Kisha kanë menduar se do të ishte më e sigurt të predikonin që fitorja finale mbi Satanain do të vinte me ardhjen e dytë të apokalipsit dhe me gjyqin e fundit.

VII. Cezarea e Filipit

Në Cezarenë e Filipit, Jezui e zbulon veten si Mesia: “Kjo është Epifania përpara apostujve.” Pjetri bën shpalljen solemne: “Ti je Krishti”. Jezui pranon kurorën e Mesisë, e shpall Pjetrin si shkëmbim mbi të cilin do të ndërtonte Kishën e ti| dhe urdhëron apostujt të mos i tregonin njeriu se ai ishte Mesia. Në këtë perikope kemi tri probleme: Sekreti Mesia—nik, parësia e Pjetrit dhe Mesia e vuajtur. Sekreti Mesianik konsiderohet nga Dibeliusi dhe shumë studiues të tjerë si një shtesë pa kuptim gjatë redaktimit të Ungjijve sinoptikë. Si rrjedhim, duket se Joani me mesianizmin e tij të hapur përligjet përsëri. Glorifikimi i Pjetrit nuk u përshtatet vëllezërve tanë ortodoksë dhe protestantë, të cilët janë përpjekur ta zvogëlonin dhe kështu rastësisht, nxorën në shesh të vërtetën për Pjetrin, duke treguar mohimin e tij të trefishtë. Por Goguel (f. 49l—492) nuk mund të besojë se Pjetri do të mund ta mohonte Zotin kaq poshtërsisht dhe më pas ta udhëhiqte Kishën drejt fitores, pas Kryqëzimit. Ai mendon se gjithë kjo histori është ngritur mbi një thënie tradicionale të Jezuit se ai do të braktisej nga të gjithë, duke përfshirë edhe Pjetrin. Askush nuk mund të besonte se një profeci e Mjeshtrit mund të mbete| pa u plotësuar, kështu u krijua mendimi se Pjetri mohoi Jezuin. Dibeliusi pajtohet me Goguelin.

Volkmazi ( në Schëaitzer, {226—227 ) e vendos pas Ringjalljes incidentin e Cezaresë së Filipit dhe kjo ka më shumë kuptim, sepse që nga ajo kohë e më pas, Pjetri u bë me të vërtetë një shkëmb dhe meritoi titullin që i dha Jezui. Sidoqoftë është plotësisht e mundur të mohohen pretendimet e Kishës Katolike Romake të bazuara mbi këtë Perikope, pa e diskretituar Shën Pjetrin. Jezui u shpjegon Apostujve se ç’lloj Mesie do të ishte ai, duke treguar pasionin, vdekjen dhe ringjalljen, por Apostujt kurrë nuk e kishin kuptuar një Mesi të Vuajtur deri pas Kryqëzimit. Përsëri kemi tradita që kundërshtojnë njëra—tjetrën, por më e vjetra duket se është ajo e Mesias

Çifut Triumfator.

VIII. Hyrja në Jeruzalem

Sipas Dibeliusit, hyrja e tij në Jeruzalem ishte një Epifani Mesianike publike dhe vetë Jezui mendonte që ajo do të besohej si e tillë, pavarësisht nga redaktimet rregulluese që do të bëheshin pas vdekjes.

Robert Eisier, në librin e tij “Jezui, Mesia dhe Joan Pagëzori”, pohon se që të dy ata ishin rebelë politikë të mirëfilltë e të thjeshtë dhe u ekzekutuan si të tillë, por s’kemi pse e marrim shumë në konsideratë këtë pohim. Duhet vetëm të mbajmë parasysh se nuk mund të hiqej një vijë ndarëse ndërmjet politikës dhe fesë nga një çifut i kohës së jezuit. Pastaj, duhet të jetë e qartë se asnjë lloj roli i Mesias çifut nuk mund të shkëputej në mënyrë absolute, nga implikimet politike. Në Ungjijtë ka disa të dhëna që e mbështesin këtë pikëpamje: I. Luka (XXIII,2) numëron gjithë akuzat e ngritura kundër Jezuit, si mbretërimi si Mesi, refuzimi për të paguar tatim dhe agjitacioni revolucionar midis njerëzve. 2. Jezui kurrë nuk ka mohuar ato kategorikisht si trillime të mirëfillta.

Përkundrazi, ai i ka pranuar, në mos jo hapur, të paktën duke i lënë të nënkuptoheshin. 3. Ai e pranonte hapur se ishte Mesia, gjë që edhe Apostujt e tij mund ta kuptonin vetëm si titull thjesht politik, deri para kryqëzimit. 4. Sipas Lukës dhe Joanit, nuk ka pasur asnjë vendim dënimi çifut kundër jezuit, sipas Mateut dhe Markut, një dënim cifut nga Sanhedrini nënkuptohet vetëm në mënyrë të turbullt. Si rezultat ka pasur vetëm një gjyq romak, një vendim dënimi romak dhe një ekzekutim romak të një rebeli politik. 5. Jezui nuk shqipton asnjë fjalë të vetme proteste kur dënohet me kryqëzim si Mbret i çifutëve, gjë që do të thotë se këtë ai e quajti fare të natyrshme, përderisa ishte ky kuptimi i rolit të tij si Mesi çifut.

X.Ringjallja

Historia e ringjalljes është plot me mospajtime, të cilat mund të gjurmohen deri te një përzierje traditash të kundërta. Ka vetëm dy pika, në të cilat duket se të gjithë ungjillorët bien dakort: I. Varri bosh. 2. Besimi te Krishti i ringjallur. Është e vërtetë se ungjillorët janë dakort për varrin e zbrazët, i cili solli lindjen e besimit se Jezui u ngrit nga vdekja. Por, si është e mundur që as veprat, as Pali, të mos dinë gjë për varrin e zbrazët? Dibeliusi (fq 90) mendon se vërejtja e Markut, XVI.8: “Gruaja nuk i tha gjë njeriu, sepse kishin frikë”, do të thotë se tregimi për varrin bosh ishte akoma i panjohur në më shumë vende dhe hedh poshtë si një legjendë më të vonshme. Nga ana tjetër, Alfred Loisy mendon se ka të dhëna, të cilat tregojnë qartë se Jezui ishte varrosur me dy hajdutët në të njëjtin varr, siç ndodhte me kriminelët, sipas Deuteronomit XXl.23 (Les Evangeliles Sinoptiques, (vol. II f. 701, 709) dhe “Jesus et Ia Tradition Evangelique, f. 108).

Sipas veprave XIII, 29, nuk ishte Josifi i Arimatheas që e varrosi Jezuin, por ishin çifutët, dhe kjo nënkuptohet në letrën l për Korintasit, se ai u varros si kriminel “sipas shkrimeve të shenjta”. Megjithatë, Loisy e përjashtonte historinë e Josifit të Arimatheas dhe Nikodemusit si një legjendë të krijuar për të mbuluar një fyerje të turpshme ndaj trupit të pajetë të Shpëtimtarit.

Kështu, sipas traditës së vjetër, duket sesi vdekjan ashtu edhe varrosja kishin karakter të turpshëm. Sidoqoftë, nuk ishte varri i bukur i Josifit të Arimetheas ai që e ndihmoi Jezuin të ngrihej nga vdekja. Sipas veprave ll, 24, “Zoti e ngriti atë duke i zbutur dhimbjet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur ta mbante atë”. Kjo e zgjidhi punën. Apostujt e besuan dhe e shpallën para Botës. Është thjesht absurde të mendohet se ka pasur një mashtrim, një trukose një grabitje te trupit të Jezuit në fillim të Krishtërimit. Kjo është e pamundur, thotë Klausner (f.357). “Mashtrimi i paramenduar nuk është një lëndë nga e cila është krijuar feja e miliona njerëzve”. Jo, ishte padyshim besimi i patundur se Mesia i vuajtur do të kthehej si Mesia Triumfator dhe do t’i jepte fund botës sonë mëkatare e do të krijonte Mbretërinë e Qiellit mbi tokë.

MUHAMETI (Dorëshkrim nxjerrë nga Arkivi i Fan Nolit, Boston. Mban datën 4 janar 1938)

Burimet kryesore për jetën e Muhametit janë Kurani dhe Hadita, ose gojëdhënat e shenjta të Islamit. Të dyja këto burime janë të pasigurta dhe shumë herë të çojnë në rrugë të gabuar për kuptimin. Ka mbi 7000 gojëdhëna për Muhametin, të mbledhura nga El Behari. Prej këtyre, më se gjysma janë hedhur poshtë si të dyshimta nga studiuesit islamikë; gjysma e atyre që mbesin pranohet në mënyrë të përshpirtshme si pak a shumë autentike gjë që nuk do të thotë shumë. Origjina e Kuranit vetë është po aq gojore sa Hadita. Në fakt, përmbledhjen e parë të shkruar të Kuranit, u orvatën ta bëjnë pas vdekjes së Muhametit, pasardhësit e tij të drejtpërdrejtë KalifAbu Bekër dhe Kalifi Omar. Por, këto versione nuk i pranoi Kalih Omajad Otman, i cili urdhëroi të bëhej një përmbledhje e re dhe i dogji gjithë versionet e mëparshme. Më vonë, rreth 70 vjet pas vdekjes së Muhametit, u bë një botim “Në varetur”— ( që nuk duhet ndryshuar— Lat.) i Kuranit dhe përsëri gjithë versionet e mëparshme u shkatërruan pa mëshirë nga kalifët Omajadë. Këta kalifë ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të kundërshtarëve më të egër të Muhametit, domethënë të Omajadit idhulltar Abu—Sofian dhe gruas së tij kanibale, Hend Abu-Sofian, e cila në fushën e luftës së Ohodit, hëngri mëlçinë e ungjillit të Muhametit, Hamzait. S’ka nevojë të thuhet se Muhameti dhe mësimet e tij u paraqitën me qëllim në mënyrë të shtrembër në këtë Kuran, të revizionuar në dobi të dinastisë Omajade dhe të prejardhjes së saj. Ajo që gjejmë në Kur’anin dhe në Haditën në përgjithësi, është c’ka zgjodhën kalifët Omajadë për të na treguar për Muhametin dhe mësimet e tij. Për fat të mirë, kompiluesit që e bënë këtë punë qenë tepër praktikë për ta bërë atë në mënyrë të saktë. Ata lejuan të përfshiheshin gojëdhënat më kontradiktore njëra pranë tjetrës në Kuranin e revizionuar të

Omajadëve. duke i dhënë mundësi historianit ta hedhë poshtë atë në tërësi, gjë që do të ishte një mënyrë e lehtë të shkruari të historisë, ose të shoshisë faktet kontradiktore dhe të zbulojë e zgjedhë ato fakte që fshihen prapa tyre- çka përbën punën reale të një historiani.

Muhameti ishte një anëtar i fisit priftërortë Komishit, i cili ruante e mbikqyrte arkën e famshme të Kabës dhe tregun rreth e përqark kësaj arke në Meka qytet që ishte Venediku i karmëve arabë. Dy familje koroishe luftonin për udhëheqjen e qytetit, familja Heshemite, nga e cila zbriste Muhameti, dhe familja Omajade, e cila i dha Islamit një varg kalifësh të famshëm. Omajadi Abu—Solian, me një taraf aristokratësh dhe plutarkësh të Mekës, kontrollonte qytetin në kohën kur Muhameti u shfaq në skenë si profeti lslamit.

Biografia e Muhametit, mund të përmblidhet kështu: Lindi në Mekë në vitin 570, e humbi të atin në moshën 5 vjeçare, dhe u rrit nga ungji Abu-Teleb. U mor në punë si përçues dhe shoqërues gamilesh nga një vejushë e pasur, Hadija, me të cilën u martua në moshën 25-vjeçare. Islamin ai e themeloi fshehurazi më 610 dhe e shpalli veten botërisht më 616, si profet të fesë së re. U ndoq nga Abu—Sofiani dhe tarafi i tij dhe për të shpëtuar iku në qytetin rival Jatrib, që më vonë u quajt Medinat-an Nabi (qyteti i profetit ) ose thjesht Medina; ishte kjo një ngjarje që shënon fillimin e Hexhirias, së Erës Mohamedane. Duke pasur Medinën si bazë, Muhameti paralizoi tregtinë e Mekës me sulme të guximshme kundër karvanëve të saj dhe i detyroi kështu aristokratët e Mekës, me anë të urisë, që t’i nënshtrohen dhe të pranojnë Islamin. Hyn’ triumfalisht në Mekë më 630, shkatërroi idhujt e perëndive kanibale të Arabisë dhe u imponoi arabëve të egër adhurimin e një të vetmi Allah të madh, perëndi të Hirit dhe të Mëshirës.

Ai vdiq dy vjet më vonë në Medina. lslami ishte një lëvizje shoqërore të klasave të ulëta të Mekës, dhe në fillim ishte një sekt çifuto—kristian. Testamenti i vjetër dhe ai i ri shpallen në Kuran si libra të shenjtë të Islamit. Jerusalemi ishte qyteti i shenjtë i Islamit dhe i tillë mbeti gjer sot, krahas Mekës së Omajadëve. Muhameti e mbante veten po aq pasardhës të profetëve të Testamentit të Vjetër, sa edhe Paraklet (lutës, ndërmjetës pranë perëndisë) të paralajmëruar nga Jezui në Ungjillin e Shën Joanit, dhe ka shumë të ngjarë që ai jetoi e vdiq me një lutje çifuto-kristiane në gojë, i drejtuar nga Jerusalemi dhe jo nga Meka. Kjo e fundit u bë qytet i shenjtë vetëm pas vdekjes së tij, në kohën e kalifëve Omajadë Jezui dhe Shën Maria përshkruhen në Kuran pothuaj në një mënyrë ortodokse, me përjashtim të disa tipareve heretike, që mund të shpjegohen lehtë si korrigjime të mëvonshme, të cilat u bënë kur Islami u bë një fe e pavarur. Pjesët më të mira të Kuranit janë thjesht variacione të Ungjijve të Testamentit të Vjetër, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të varfrit e të shtypurit. Parajsa muhamedanë e “hyjrive” mund të lihet mënjanë si një shtojcë pagane e vënë nga Omajadët epshorë, sepse është në kundërshtim me pasazhin e famshëm të Kuranit, ku ruajtësi i portës së skëterrës thotë: “Unë shoh të kalojnë nëpër portën time krenarët, epshorët dhe të pasurit”, kurse rojtari i portës së parajsës thotë: “Vetëm i varfri, i dobëti dhe i përvuajturi kalojnë këndej”. Konfliktet që u zhvilluan me çifutët dhe të krishterët më vonë shpjegoknë ndërkalimin e shprehjeve kundër çifutëve dhe kundër të krishterëve në Kuran dhe në Haditë. Këto janë në kundërshtim me pasazhe të tilla si: “Ai që i bën keq një çifuti ose një të krishteri, do të më këtë mua si paditës ditën e gjyqit të fundit”.

Duke marrë parasysh faktet e përmendura më sipër, mund të themi se Islami barak (Ur—lslam) nuk ishte ai islam me krah të fuqishëm që u zhvillua gjatë sundimit të Kalifëve Omajadë, kështu që është shumë e vështirë të përcaktosh vijën e dallimit midis këtyre të dyve. Sidoqoftë, një varg reformash mund t’i atribuohen drejtpërsëdrejti Muhametit. Këto janë : Monoteizmi, zhdukja e idhulltarisë, heqja e flijeve njerëzore, heqja e vrasjes së Fëmijëve, heqja e feudëve fisnore, heqja e kasteve shoqërore në gjirin e islamit, ndalimi i pijeve alkoolike, kuiizimi dhe rregullimi i poligamisë, reforma në të mirë të grave dhe klasave të ulëta, trajtimi njerëzori skllevërve, vëllazërimi i përgjithshëm brenda përbrenda islamit pa dallim race dhe ngjyrë.

Ishte e natyrshme që Muhameti të ndërmerrte reforma në të mirë të gruas. Gruaja e tij e parë, vejusha e pasur Hadije, ishte një nga gratë më fisnike që kishin rrojtur mbi tokë. Ajo ishte dishepulli i tij i parë dhe qëndroi pranë tij gjer në fundin e hidhur në një nga luftërat më të egra për epërsi që janë zhvilluar në historinë e njerëzimit. Kurani i Omajadëve dhe Hadita përmbajnë shumë sulme të poshtra kundër karakterit të Muhametit dhe farefisit të tij, po për

Hadijen e devotshme ato kanë vetëm fjalë lavdërimi. e përshkruan atë në mënyrë epigramike: “Zoti nuk mund të më jepte një grua më të mirë, kur unë isha i varfër, ajo më pasuroi, kur gjithë bota më trajtonte si gënjeshtar dhe më përndiqte, ajo më besoi dhe më ngushëllonte”. Aishja, me të cilën Muhameti u martua pas vdekjes së Hadijes, tha një herë: “Duket sikur nuk ka pasur ndonjëherë një grua tjetër në botë veç Hadijes”.

Fakt i habitshëm për biografët e Muhametit është se ata të gjithë janë të një mendimi në dy pika:  I) Që ai paska qenë i dhënë pas epsheve, meqë pati një harem pas vdekjes së Hadijes. 2)Që ai ka ndërmarrë pogrome antisemite, meqë Kurani dhe Hadita i përmendin.

Mund të pranosh lehtë se arabët për shkak të klimës së vendit të tyre, janë pak a shumë më të dhënë pas epsheve dhe se Muhameti nuk qe një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm. Është po aq e natyrshme të besosh se Muhameti si udhëheqës i arabëve atëherë të egër, duhej të ishte i egër, dhe është krejt e mundshme që ai dënoi në mënyrë të rreptë disa çifutë që morën anën e kundërshtarëve të tij Omajadë. Porse një studiues i paanshëm i historisë duhet të verë në dukje në favor të Muhametit edhe dyshimin, dhe ka një varg faktesh të cilat flasin kundër këtyre akuzave. Është fakt historik se çifutët e Arabisë janë masakruar, grabitur dhe dëbuar nga një varg kalifësh pas vdekjes së Muhametit. A nuk është fare e natyrshme të besosh se këta kalifë i kanë ndërkallur në Kuran dhe në Haditën pasazhet që u vinin për shtat me qëllim që të përligjnin pogromet e tyre me një shembull të Muhametit? Për sa i përket faktit të dhënies pas epsheve, është pothuajse e tepërt të nënvizosh se kalifët Omajadë kishin çdo arsye në botë për të ekzagjeruar dobësinë njerëzore të Muhametit sepse kështu ata përligjnin epshet e veta, për të cilat ishin të famshëm, dhe në këtë mënyrë donin t’i para dilnin hyjnizimit të Muhametit, çka mund të bëhej një armë e rrezikshme në duart e farefisit të tij të drejtpërdrejtë, që u përjashtua nga Kalifati prej uzurpatorëve Omajadë. Ishin këta që mund të vërtitnin e korrigjonin Kuranin e Haditën sipas qëllimeve të tyre të veçanta. Le të marrim rastin e Aishes, aleates së tyre kundër farefisit të Muhametit, si një provë e qartë se Omajadët ishin plotësisht të aftë për çdo gënjeshtër që mund t’u vinte për shtat. Aishja ishte pa asnjë dyshim më e paturpshmja dhe më e përbuzshmja e grave të Muhametit. Në Kuranin e revizionuar të Omajadëve paraqitet e larë dhe e zbardhur në një mënyrë kaq trashanike, saqë të shtyn të shprehësh keqardhje për apolegjetët e kësaj gruaje të egër. Shqetësimi i vërtetë që shkakton “Haremi i Muhametit” qëndron në vetë emrin harem, çka në mënyrë të pashmangshme për njeriun e Perëndimit lidhet me nocionin e epsheve. Por është fakt historik, që çdo martesë e Muhametit pas vdekjes së Hadijes, mund të shpjegohet si një akt i nevojës politike, sepse të gjitha gratë e tij, me përjashtim të Aishes, ishin gra të veja të shokëve të tij të vrarë në luftë.

Këto ishin të gjitha të n|ë moshe mesatare, çka në Arabi ka kuptimin shumë të moshuara, sepse atje gratë janë të pjekura që në moshën 10 vjeçare.

Prandaj, ai koleksion i mjerueshëm grash —plaka ishte thjesht karikatura e një haremi siç e kupton zakonisht Perëndimi. Në të vërtetë ai qe një azil varfanjakesh për gra të veja e të moshuara. Aishja ishte e vetmja grua e re në këtë tufë dhe të gjitha gënjeshtrat e Omajadëve nuk duhet të na bëjnë të besojmë gabimisht se ajo ka qenë gruaja favorite e Muhametit. Sa herë iku e brodhi ajo me burra të rinj dhe bën’ të shoqin objekt talljesh të kundërshtarëve të tij..! I gjori Muhamet, duhej ta duronte atë sepse nuk mund t’i lejonte vetes luksin të dëbonte të bijën e Abu- Bekrit, njërit prej përkrahësve të tij më besnikë. Abu- Bekri vetë e dinte se çfarë bije kishte që kur ai e kishte zakon ta godiste në fytyrë në praninë e Muhametit, me qëllim që të rregullonte sjelljen e saj. Më në fund, ajo histori e ndyrë që tregohet për Muhametin se gjoja paska vjedhur gruan e njërit prej miqve të tij më të mirë pas disfatës së Ohadit, duket se nuk mund të qëndrojë. Si është e mundur që një udhëheqës që i vodhi gruan mikut të tij më të mirë, mundi të mbahej e të qëndronte edhe pas një disfate të tillë?

Ka plot pasazhe të tjera të shtrembëruara në Kuran dhe në Haditë që mund të hidhen poshtë si shpifje të Omajadëve. Kështu, figura e Muhamedit shfaqet jo vetëm më e hijshme. por edhe më historike, sepse është thjeshtësisht absurde të imagjinosh se një pushtanik vulgar i shthurur haremesh mund të bëhej themeluesi i një feje të tillë botërore që bëri epokë midis Beduinëve të Arabisë.

VILSONI DHE GENCI NË FERRIN E ÇARË TË VISAR ZHITIT

 

      Dy të rinj nga fshatrat e Librazhdit, dy poetë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, – shih, dhe emrat i kanë si në balada, – 42 vjet më parë, në 17 korrik 1977, u pushkatuan nga regjimi diktatorial me akuza të çmendura e barbare, të pavërteta.                                                         

Dy poetë të pafajshëm, por poezia e tyre ishte e lirë, metaforike, kundërshti dhe kërcënim i fshehtë për totalitarizmin dhe Realizmin Socialist të tij, Dhe gjyqi i shpalli “sabotatorë” të kooperativës bujqësore me bëma dhe me poezi(?!). Dhe i pushkatuan. Tmerr!

      I përkujtojmë me mall dhe dhimbje dhe me urrejtje të shenjtë ndaj së keqes, duke u lutur për drejtësi dhe nderim të përjetshëm.

Me këtë rast po sjellim pjesë tronditës nga burgologjia “Ferri i çarë” për Vilsonin dhe Gencin

 

 

       *   *   *

 

 

– Anonimi i skuadrës së pushkatimit tregon –                                                                                                                                                                                     

Ju flisni shpesh e shkruani nëpër gazeta për pushkatimin e atyre dy të rinjve nga Bërzeshta e Librazhdit, që bënin dhe poezi, Vilson Blloshmi e Genc Leka, botoni librat e tyre, i nderoni, u keni nxjerrë dhe eshtrat nga vendi ku i vramë dhe i mbuluam.                                                                                             

Është dhënë dhe një emision televiziv, e kam parë, ashtu është… Gjithmonë kam pasur frikë se mos shiheshim edhe ne, megjithëse isha i sigurt që atë natë s’kishte kamera a aparat fotografik, vetëm armë dhe plumba, dhe gjak.                     

Pres se mos dalin emrat tanë, me ankth, po ç’faj kemi ne? Vërtet ne i vramë, por s’ishim ne vrasësit. Gjejeni kush urdhëroi… Dhe unë sikur lehtësohem… Prandaj dua të tregoj ç’pashë atë natë, jam një nga ata të skuadrës së pushkatimit, burrë i vjetër tani, por mos më pyet për emrin, nuk ta them, as ku rri e ku do të iki, por s’mund të rri pa e treguar. E vërteta ka më rëndësi…

Pas mesnate, se ashtu bëhen pushkatimet, pa nisur zbardhëllimi, ndalën te vendi sekret, i caktuar më parë, një rrëpirë e shkretë në humbëtirë.

Zbritën nga karroceria e makinës ushtarake ata të skuadrës së pushkatimit. Nga “xhipat” dolën shefat, komandanti i skuadrës së pushkatimit, kryetari i Degës, prokurori i rrethit, mjeku…                                               Dhe i sollën ata të dy, Vilsonin me Gencin, të sfilitur, të torturuar. Të qethur, me nxirje në fytyrë e copërlime në gjymtyrë, as rrobat e shqyera nuk ua mbulonin. Mezi rrinin në këmbë. Gati me të shtyra shkuan tek ai pak shesh i gjymtë mes shkurreve e gurishtave. Terr dhe hije malesh më keq se terri. Heshtje, që prishej nga hapat e çizmeve ushtarake a nga ndonjë guriçkë që merrte të tatëpjetën. Groooopaaa…

Përroi i Firarit, tamam vend djajsh. Fenerët e dorës bënin dritë të frikshme a u ndezën dhe dritat e njërës nga makinat.

Ata të dy më këmbë, të zymtë përbuzshëm, të tronditur deri në moskuptim dhe në një si panik të shtypur, të drunjëzuar. A kështu u dukej atyre që ishin përballë, skuadrës së pushkatimit. Se ata s’do t’i shihnim më ata drurë përreth, as botën, njerëzit e tyre. Nuk mendoheshe dot më shumë, këputej çdo mendim, s’e dije ç’ishe e ç’ishin ata që do të pushkatoheshin.

Vilsoni dhe Genci. Anash rrinin drejtuesit e kësaj ceremonie vrastare, të tmerrshme, të pashembullt. Si në detyrë, si në punë.

Urdhri paraprak ishte që të qëllonin vetëm mbi Genc Lekën. Nga fare afër. – Zjarr!

Genci ra e po përpëlitej mbi barin e lagur me gjakun e tij. Rënkonte. Rrëketë e gjakut vërshonin nga plagët që sapo hapën plumbat në trupin e tij. Vilsoni, me sytë gjysmë të mbyllur i shtangur më këmbë.                       – E shikon shokun tënd? – u dëgjua një zë. Njëri nga shefat iu afrua kufomës ende më këmbë të Vilsonit. – Kështu do të biesh edhe ti, por prano. Duam bashkëpunimin… Di gjuhë të huaja, mund të na shërbesh, çështjes së madhe të…

– Kam thënë jo, mbaroni shpejt, – foli dënesshëm Vilsoni.

– Mendohu, por shpejt, s’ke kohë shumë, balta të pret.

– Më mirë baltë sesa me ju, – u duk sikur u përgjigj vetë balta.

– Shoku yt mbaroi, shiko te këmbët. Ti mund t’i arrish ëndrrat… – Ashtu guxoi e foli oficeri? Sa të poshtër!

– Jooo, – ndërpreu gjithçka ulërima e Vilsonit, – me shokun tim e nisa, me të ta mbaroj! – dhe po u bërtiste atyre, dukej sikur donte që të mbyllej sa më parë kjo tragjedi, ai i ishte dhënë vdekjes me kohë, që kur i arrestuan, në hetuesi, në gjyq, kur hodhën sentencën: dënim me vdekje, me pushkatim. Më herët akoma, ai endej në mbretërinë e vdekjes, që kur shkroi poezinë parë, që kur po përkthente fshehurazi njërin nga ata poetët e mallkuar, që, kur u dashurua me atë aktoren, por tani s’kishte kohë më për asgjë, veç për të nxjerrë dufin e fundit, para se të nxirrte frymën e fundit.

– Vrasës… më vrisni… se edhe ju… kriminelë…

– Zjarr! – u përsërit urdhri, më me rreptësi e më me mllef, dhe batareja e plumbave e griu të gjithin. Ra përsipër shokut të tij. Gjaku që sapo i vërshoi, iu përzie me të atij dhe, siç bëhen vëllamë duke pirë nga gjaku i njëri-tjetrit, ata u bënë vëllezër në pafundësinë e territ, ashtu siç është vetë vdekja.

Dy kokë të bronzta mbi siprinën e ujit, të mëdha, të rënda, si dy planete. Buzë rrugës në të hyrë të qytetit të Librazhdit. Grup skulpturor në nderim të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Uji është kujtesa a vetë koha, a kthjellimi i kujtesës. Sytë të mbyllur në një gjumë bronzi. U dola nga pas. Ndërrova prapë vend. Kërkoja vrimat e plumbave në kafkë. Më dukeshin të sapovrarë dhe uji më bëhej gjak. Se dhe pasqyronte perëndimin e diellit.                                    

Po shikoja i hutuar. M’u nëpërmend ajo ditë e largët, kur unë me shokun tim, Sherifin poet, të dy gjimnazistë, ishim në drekën e përshpirtjes së tyre në shtëpinë e motrës së Gencit, në Pluk, në internim. Ato dy kokë bronzi mund të ishin dhe tonat.                                                                                             

Iu afrova. Sikur i ngjan ca i biri Gencit, njëherë e kam takuar në një përurim të poezive të të atit. Kurse kokës së Vilsonit i ngjan tamam Bedriu, i vëllai. Në burg, kur e shihja, më dukej i sertë gjithmonë. I paafrueshëm. Hapu, i bërtiste kujtdo që gjente përpara. Mbase u thoshte xhindëve. Dhe atë e dënuan me vdekje, por ia kthyen dënimin pastaj me 25 vjet burg. Dhe ai jeton pas vdekjes tani, por jo në bronz, rojë në një shkollë. E ka çuar në Strasburg a Bruksel çështjen e pushkatimit të të vëllait dhe të mikut të tij. Kërkon drejtësi, se ata që e vranë, janë ende gjykatës, deputetë, punojnë nëpër ministri, tek të drejtat e njeriut, shpërblehen, kurse vajza e Vilsonit ka nevojë për ca para të paguajë spitalin në Milano, për një operacion të rëndë dhe do t’i mjaftonte dëmshpërblimi i të atit. Por ai vonon ose jepet me këste aq të pakta, sa nuk zgjidh dot halle.  Ç’është kjo demokraci me vrasësa?! Shih gazetat, na i mbushën me ligësi e spiunë, sikur vetëm kështu ka qenë. Po të tregojnë, të futen në tekstet e shkollave dhe bëmat e Sokolit me Tomën, Vilsonit me Gencin, baladë mbi baladat, si dhe të shokëve të tyre.                                                                                                  

Dy kokët e bronzta më dukeshin si mbi lot. Zgjata duart t’i ledhatoj.

     

      Sytë e… tragjedisë

…Shkresa që urdhëronte ekzekutimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, në anë kishte një shënim… e pabesueshme… të drejtorit të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale: Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t’u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore”.                                       Çfarë?! E lexova prapë. Tmerr! Vura duart mbi ballë si për të mbrojtur sytë nga një shkulje mizore. Ekzekutimi është bërë më 9 qershor, ora 24:00… pa togë pushkatimi, e kanë kryer dy persona… Cilët janë? Po ja, nga ata, të gjithë… Dhe pastaj u kanë nxjerrë sytë… si? Me bajonetë? Horror! Dhe ia kanë çuar ministrit sytë? Ku? Ia kanë lënë mbi tryezë? Po ai a ka trokitur në zyrën e Enverit për t’ia treguar? Shikonte diktatori? Vërtet ia dhanë Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore? Kriminale, thuaj. Ministritë e vdekjes!… Apo kanë dashur retinën a ndonjë nerv, që t’ia vendosnin syve të ngrirë të diktatorit? Si, me ç’mjet? Po ku mundin këta! Apo e kanë provuar njëherë. Dhe zgjodhën sy të guximshëm, nga të maleve… Po në ata sy të vdekur ka qenë revolta, pushkatimi… mos kanë dashur t’i shohin, t’i kalonin në ndonjë mikrofilm a t’i zhduknin fare…? Po më dhembnin sytë… E ç’nuk kanë bërë këta, kanë prerë këmbë e krahë nëpër tortura, me sharrë, kanë shkulur thonj, dhëmbë, të brendshmet, rropullitë i kanë derdhur, kanë mbuluar njerëz të gjallë me kokën përjashta mbi tokë, fol, i kanë ulërirë, u kanë prerë gjuhën për të mos folur kurrë. Dhe u paskan shkulur sytë të vrarëve. Jo, ua kanë shkulur para pushkatimit. Ej! U duheshin sy të gjallë… Mos! Po këta e paskan zhbërë njeriun fare!       

Botë Edip, qorre, ulëri e masakruar në fundin tënd!

 

* * *

Epilog i vogël:

– Çfarë kërkon, cilat janë fjalët e tua të fundit? – e pyetën Trifon Xhagjikën, pasi i dhanë dënimin kapital, me pushkatim.

– Do të doja një top, – tha ai, – jam altilier, që t’i bija Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë…

 

 

Ndahet nga jeta një ndër shkrimtarët më të mëdhenj italianë Andrea Camilleri

Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare një ndër shkrimtarët më të mëdhenj italian të letërsisë bashkëkohore, Andrea Camilleri.

Ai ndodhej prej rreth një muaji në spitalin Santo Spirtio në Romë, pas një arresti kardiak, ndërsa raportohet se ka ndërruar jetë.

Me figurën e inspektorit Salvo Montalbano, Camilleri i ka bindur intelektualët dhe madje edhe lexuesit e “dobët” të lexojnë veprat e tij.

Për humbjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe ambasada italiane në Tiranë, të cilin e cilëson si autor të madh bashkëkohor, një burrë që ka jetuar gjithmonë siç ka dashur.
“Andrea Camilleri, babai i Montalbano-s, ndërroi jetë sot në Romë në moshën 93-vjeçare. Autor i madh bashkëkohor, një burrë që ka jetuar gjithmonë siç ka dashur, që ka fituar bukën duke bërë atë që i pëlqente: të rrëfente histori.

“Nëse një personazh nuk është në gjendje të ngrihet nga faqja e shkruar dhe të ecë nëpër dhomë, atëherë sipas meje, ai personazh ende nuk është zgjidhur”. Rrugë të mbarë, mjeshtër!”, shkruan ambasada në “Facebook”.

Shkrimtair

Pak nga jeta dhe krijimtaria e tij

Andrea Camilleri lindi në Porto Empodokle (Agrigento) më 1925, dhe prej vitesh jetonte në Romë. Ai ka zhvilluar një karrierë si regjisor dhe skenarist në teatër dhe në RAI, ku u shqua për eksperimentimin e teatrit absurd dhe, në moshë të vonë, por me shumë sukses, nisi një “jetë” të re si shkrimtar.

Nga romanet e tij të para, Ecuria e gjërave (1978), Një fije tymi (1980) etj.,  Camilleri do të kthehej në një emër të njohur në Itali dhe Evropë.

Camilleri është shkrimtari italian më i lexuar, me më shumë se 10 milionë kopje të shitura. Nga krijimtaria e tij shumë e pasur përmendim: “Durimi i bretkosës”, ‘Pa titull”, “Hëna prej letre”, ‘Krahët e sfinksit”, “Delja dhe bariu”, “Djalli”, “I dashuruari”, “Novela e Antonelos nga Palermo”, “Pensioni Eva”, “Gruaja e bankierit”, “Tregime të Montalbanos” dhe “Një të shtunë me miqtë”.

“Thinjat e Atdheut” në vështrimin kritik e të pavarur të Eugjen Merlikës – Nga Albert Frasheri

 

Para një muaji, në Tiranë u organizua një takim interesant për të mirseardhur librin e fundit të autorit Eugjen Merlika. Ashtë fjala për librin “Thinjat e Atdheut” që përmbledh shkrime publicistike të autorit nga viti 2006 në 2014. Libri ashtë shtypur nga botuesi UETPRESS, Tiranë, maj 2019.

Ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut, 80 vite të shkuara, dy të rinj të dashuruar e të porsamartuar, shpresonin të kishin një të ardhme të lumtur e të qetë. Ai, një i ri i shkëlqyer, i porsa diplomuar inxhinjer elektrik dhe hidraulik në Francë e në Zvicër. Ajo, një profesoreshë e letërsisë dhe e filozofisë në shkollat superiore të Italisë.  Ai ishte i biri i një intelektuali patriot dhe politikani të shquar. Ajo, qytetare italiane e bukur dhe e kultivuar, ishte bija e adhuruar e një gazetari të shquar kolonjar, Sotir Gjikës, drejtor i gazetës “Kuvendi” të botuar në Romë në vitet 1918 – 1920.

I bashkoi dashuria këta dy të rinj: Petrit Merlika dhe Elena Gjika. Bir i kësaj dashurie ashtë autori ynë i nderuar Eugjen Merlika. Do të mjaftonte kalvari i jetës së tij për të karakterizuar tragjedinë që i solli kombit një diktator i pashpirt thellësisht antikombëtar. Prindërit dhe vetë Eugjeni mbetën për 45 vjet në burgje dhe në kampe internimi. Pra ai nuk ishte vetëm krijesa e një dashurie të mirëfilltë; ai u shndrrua në një viktimë të regjimit totalitar duke filluar nga mosha dyvjeçare e një miturie të pafajshme.

Aftësia për të vrojtuar e medituar dhe përgatitja kulturore e shumanëshme e Eugjen Merlikës, jo vetëm nga shkolla por edhe si autodidakt, i dhanë mundësinë të trasformojë vuajtjen personale të pafund në shkrime të vyera për shoqërinë. Ai ashtë përpjekur të kuptojë e t’i komunikojë brezit të ri njohjen e  mirëfilltë të së Keqes Absolute të regjimit komunist të Hoxhës, sikundër pati bërë me veprën “Una vita in dittatura” (Lampi di stampa, Milano, 2005).

Libri “Thinjat e Atdheut” ka tre pjesë kryesore dhe mbyllet me disa ndjesi personale të autorit, të gjitha interesante për pamjet njerëzore dhe të vërtetat historike që shprehin. Tre pjesët kryesore janë: Kombi shqiptar dhe vlerat e tij madhore, Përsiatje letrare, Kujtesë dhe nderim për bashkëvuajtësit që janë larguar nga kjo jetë.

Ky konceptim i librit më sjell ndër mënd një rapsodi harqesh e instrumentash frymorë ku, zakonisht, tre apo katër motive të ndryshme harmonizohen në një unitet muzikor emocionues. Pikërisht një strukturë e tillë i jep librit “Thinjat e Atdheut” një hir e kompaktësi që e shndrrojnë atë në një vepër të vyer të kohës sonë. E konsideroj si një koncert të muzikës klasike në të cilin çfaqen ndjesitë njerëzore të të gjitha frekuencave duke përfunduar me “Ndjesitë vetjake” që i ngjajnë një epilogu shumë origjinal.

Pa hyrë në detaje dhe në përmbajtjen e tyre, dua të shpreh disa mendime rreth librit në tërësi dhe sidomos mbi nevojën aktuale për vepra të tilla. Do përpiqem të anashkaloj konformizmin që shpesh herë karakterizon reçensionet e librave. Ky konformizëm konsiston në refrenin: titulli, disa anë pozitive dhe pastaj kritika apo sugjerime për ndonjë version apo për ndonjë shtesë qe vepra duhet të kishte (!!!). Personalisht mendoj që prezantimi i një vepre të re duhet të synojë njohjen e vlerave që ajo sjell në botën artistike apo letrare, nevojën dhe dobinë e saj. Do të jetë koha pastaj që konfirmon ose jo vlerën e librit dhe mendimet kritike që mund të jepen rreth tij.

Janë shkruar jo pak libra mbi gjysëmshekullin komunist dhe kjo në disa raste ka patur si autorë intelektualë me origjinë nga familjet e gjerarkëve që i patën shërbyer me zell e besnikëri diktatorit Hoxha. Familjet e tyre në terrorin e dy dekadave të fundit pësuan atë që njerëzit e thjeshtë patën vuajtur dhe vazhduan të vuajnë për një gjysëm shekulli. Theksoj që kam të njëjtën ndjeshmëri edhe kundrejt bijve të gjerarkëve të atij regjimi, por nuk mund te mos theksoj bindjen sipas së cilës “fëmijët e ofiqarëve partiakë jane viktima të veprës së prindërve të tyre edhe pse, për të njejtën arsye, kishin lindur e jetuar si të privilegjuar”. Pikëpamjet e tyre mbi realitetin e shoqërisë shqiptare u lëkundën vetëm pas të vjelave. Megjithatë drama e tyre shpreh një tjetër pamje tragjike të krimeve enveriste, pamje të cilën kam patur rastin ta përjetoj që në vitet e herëshme të rinisë sime kur shoqe apo shokë të klasës zhdukeshin në kalvarin e internimeve që familjet e tyre pësonin.

Njoh jo pak njerëz nga viktimat e mirëfillta, si familja Merlika, që lindën në lager apo u syrgjynosën në moshë fare të njomë për gjysëm shekulli. Këta njerëz sot flasin dhe rrëfejnë duke harmonizuar arsyen me ndjenjat që burojnë nga ai kalvar tragjik që ishte jeta e tyre. Ata vuajtën fizikisht e psikologjikisht por nuk i tradhëtuan mendimet dhe bindjet për realitetin që jetuan; pra rrëfimi i tyre ashtë objektiv dhe absolutisht i nevojshëm pë të kuptuar të kaluarën.

Nëse duam të kuptojmë historinë, të kaluarën e largët e të afërme, duhet të nisemi nga jeta e individit duke rrëfyer vuajtjen, emocionet, zhgënjimet dhe metamorfozën e tij. Rrëfimi që fokalizon vëmendjen te Njeriu e ndihmon kuptimin tërësor të historisë. Do të ishte kjo një nga funksionet themelore të letërsisë e të publicistikës në kohën tonë. Në këtë këndvështrim nevoja për të mbështetur dhe kultivuar letërsinë, rrëfimin e saj, bëhet imperative.

Përse imperative? Njeriu vrojton, mediton, kuvendon me të afërmit dhe vepron sipas ndërgjegjes së vet. Në të gjitha kohët dhe formacionet shoqërore ndërgjegjja dhe vetëdija janë formuar në familje, në shkollë, në ambjentin shoqëror, përfshirë besimet fetare. Sot, përkundrazi, ambjenti bëhet prè e formave të drejtpërdejta, të mimetizuara apo të maskuara të propagandës, të ideologjisë dhe të publicitetit që po pushton të gjitha sferat e jetës individuale e kolektive. Bota e sotme ashtë aq frenetike sa nuk i jep kohë meditimit dhe i thjeshton marrëdhaniet njerëzore thjesht në raporte të interesit. Pra duhet të ngadalsojmë hapin e të reflektojmë për metamorfozën e njeriut modern, prè e një krize ekzistenciale të thellë.

Nga ana tjetër nuk mund të kuptojmë të sotmen pa njohur mirë të shkuarën. Në këtë këndvështrim roli i letërsisë dhe i publicistikës bëhet themelor në dy drejtime që lidhen me momentin historik të kombit shqiptar. Këto drejtime mendoj të jenë: së pari, njohja e mirëfilltë e kombit, virtyteve, historisë dhe problemeve të tij; së dyti, njohja e thelluar e mizorive me të cilat regjimi komunist u zuri frymën shqiptarëve, i poshtëroi dhe i mjeroi në të gjitha pamjet e jetës. Kush mund të rrëfejë të kaluarën dhe historinë e shekullit të fundit? Regjimi totalitar e mjegulloi mësimin e historisë në shkollë, sepse ky komb në thelb gjatë ekzistencës së tij, ka kërkuar lirinë individuale dhe kolektive. Këtë të vërtetë historia dhe letërsia e 80 viteve të fundit e ka fshehur. Pra studimi i obskurantizmit komunist duhet konsideruar si një detyrë e rëndësishme në njohjen e historisë së kombit.  Kjo ndërlidhje apo vartësi reciproke na shtyn të vlerësojmë si ideale mundësinë që, në radhë të parë, ata që mund të shkruajnë mbi këto të vërteta të jenë viktimat maksimale të totalitarizmit komunist. Por, mjerisht, jo të gjitha këto viktima janë në gjëndje të kuptojnë e të shkruajnë mbi thelbin e të Keqes Absolute.

Rrëfimi dhe pubblicistica, vepra të Eugjen Merlikës, burojnë nga zëmra dhe mendja e viktimave maksimale të atij regjimi. Ky autor, që kam fatin të njoh, dallohet jo vetëm për kulturën, por edhe për urtësinë dhe objektivitetin e tij. Intelektualët si E.Merlika duhen admiruar për koherencën, qartësinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë përpara historisë. Shoqëria, klasa politike, editorët e shumtë duhet të mos humbasin kohë, por të kuptojnë e të vjelin nga këta qytetarë muzeun e gjallë të gjyësmshekullit të mënxyrës kombëtare.

Njohja e totalitarizmit komunist do të na ndihmonte të kuptonim edhe kohën tonë. Fjala vjen, mungesa aktuale e aftësisë për të kuvenduar edhe me kundërshtarin për zgjidhjen e problemeve kardinale në Shqipërinë e sotme,  dhuna dhe mungesa e respektit reciprok më sjellin ndër mend  arrogancën e diktatorit të urryer.

Publicistika e Merlikës, cilësia dhe karakteristikat e saj evidencojnë një konkluzion që dua ta shpreh qartë: që të shkruash për regjimin totalitar nuk ashtë e mundur pa njohjen direkte, përvojën personale dhe reflektime të thella nga ana e autorit. Reflektimi apo meditimi, në stilin e Eugjen Merlikës, marrin vlerën e një dialogu me lexuesin dhe, mendoj te jetë absolutisht i nevojshëm. Në rastin e letërsisë mbi periudhën e totalitarizmit komunist shembulli apo modeli  i kontributeve të Merlikës, më bëjnë të mendoj që për të kuptuar të kaluarën, ajo letërsi duhet të rivlerësojë meditimin si një natyrë thelbësore të saj. Theksoj këto ide sepse me rënien turpshme të regjimit enverian shume shkrimtarë apo artistë e shkencëtarë që i patën thurur lavde Hoxhës dhe regjimit, u shndrruan në demokratë të kulluar brënda njëzetekatër orëve, madje disa prej tyre, edhe pse integralistë fanatikë të ideologjisë komuniste, u vunë në krye të procesit të demokratizimit të vendit.

U përpoqa, deri këtu, të jap një profil të Eugjen Merlikës sepse libri “Thinjat e Atdheut” në një farë kuptimi ashtë edhe shprehje e ndjeshmërive të autorit që burojnë natyrshëm nga jeta e tij. Por autori nuk ashtë kufizuar vetëm me gjysëmshekullin e diktaturës komuniste. Ai ashtë thelluar edhe në probleme delikate të historisë kombëtare. Esèja e Merlikës mbi figurën e Skënderbeut përbën një model origjinal të mundësive që ofron liria e autorit kur zhbiron në periudha të vështira të historisë. Me liri të autorit nënkuptoj faktin që ai nuk i përket sistemit, d.m.th. rangjeve akademike që kanë fiksuar një kuadër apo teori të historisë. Kjo paraqitet si historiografia zyrtare dhe mjerë kush guxon të verë në dyshim bindjet teorike formale. Pikërisht në këtë prizëm Merlika është i lirë të shprehë mendimet e tija i pakushtëzuar nga dija sistemike.

Esèja me titull “Skënderbeu dhe Arbëria e kohës së tij” e provon mendimin që shpreha më lart. Analiza e Merlikës, ndër të tjera, e sheh epopenë e Skënderbeut si një përpjekje për të mbrojtur identitetin jo thjesht të kombit shqiptar, por edhe të popujve europianë. Ndeshja e tij me otomanët ishte lufta e dy kulturave për të cilat discriminanti themelor në atë periudhë ishte besimi fetar: i krishterë për Europën dhe islamik për hordhitë otomane. Kjo tezë e përkrahur nga Merlika ka edhe pararendës si, fjala vjen, historianin Giorgio Otranto, sipas të cilit « . . . Vepra e dyfishtë për të bashkuar vendin politikisht e ta lidhi atë në mënyrë të qëndrueshme me sistemin e shteteve europiane ishte nje projek i ndritur dhe modern, një lloj intuizioni largpamës, do të thoja dramatikisht modern, për të cilin Europa ende sot i detyrohet Skënderbeut dhe Shqipërisë.»

Shkrimtari dhe kandidati i çmimit Nobel, Pierfranco Bruni që prej dhjetë vitesh studjon veprën e heroit shqiptar, shprehet me shumë qartësi: “Skënderbeu ashtë një nacionalist që shihte te Atdheu simbolin e përkatësisë dhe te krishtërimi shpëtimin e popullit.  Pikërisht në këtë pikëpamje Skënderbeu mbetet një personazh që mbjijeton në modernitetin tonë dhe në një kohë kur Europa, Perëndimi, Mesdheu dhe dy brigjet e Adriatikut janë një gërshetim proçesesh që duhen kuptuar dhe thelluar jashtë logjikave ideologjike dhe larg fondamentalizmave që tashmë nuk i përkasin historisë moderne të kulturës kristiane.”

Këtë problem të një rëndësie tejkombëtare Merlika e trajton me urtësi, me argumenta e referenca koherente dhe më se të qarta. Personalisht mendoj që historiografia shqiptare nuk e ka rrokur në tërësinë e vet studimin e mesazheve që vepra e Kastriotëve i sjell botës moderne shqiptare dhe europiane.  A mundeshin historianët e sistemit enverist të flisnin për krishtërimin si një tipar themelor të popujve europianë, mes të cilëve shqiptarët janë nga më të lashtët? Eugjen Merlika në rreth 18 faqe e shpalos me qartësi këtë ide. Duke e konsideruar krishtërimin si një element identitar të kombit shqiptar, ai e interpreton realisht epopenë e Skënderbeut, jo me trajtat e një legjende, por si shprehje të Universit Kulturor kombëtar.

*       *       *

Të shkosh kah e ardhmja nuk ashtë e mundur pa iu referuar horizontit historiko kulturor të kombit. Do të ishte si të ecësh mbi ujë.  Në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit evolucioni i rendit shoqënor i ka zhgënjyer dashamirësit e demokracisë dhe, në një farë kuptimi e në mjaft raste, ka çuar në lindjen e nostalgjive për të kaluarën. Kjo dukuri përbën një problem edhe për shoqëritë demokratike perëndimore.

Në “Thinjat e Atdheut” lexuesi gjen të vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, mbi lavdinë e kombit dhe rrënimin që diktatura komuniste solli. Mozaiku i argumentave të shkrimeve të Merlikës të bën ta perceptosh atë libër si një enciklopedi. Esseja mbi nevojën e një të djathte serioze në Shqipëri trajton një nga problemet politike më të mprehta të ditëve tona. Ai jep ide mjaft konkrete kur flet për nevojën e një gazete mbarëkombëtare për probleme të trojeve të gjuhës shqipe. Shumë interesante jane edhe kontributet që sjell Merlika për figurat e Gjergj Fishtës e të Dom Nikollë Kaçorrit. Janë thellësisht prekëse shkrimet për Elena Mirakaj Luli dhe Princesha e Mirditës.

Shumë interesante janë bindjet e Fishtës për nevojat e rimëkëmbjes së vendit jo vetëm ekonomike, por edhe ato kulturore: “Fishta anonte nga simpatia për kulturën austriake e cila, nëpërmjet politikës, kishte qënë njëra nga mbështetjet kryesore të Shpalljes së Pavarësisë e nëpërmjet institucioneve të saja ndihmonte arsimimin e shqiptarëve.”

Në kohën tonë shkolla duhet të evidencojë e tu këshillojë të rinjve  leximin e veprave të tilla. Mendoj që shoqëria shqiptare nuk e ka bërë detyrën e saj për njohjen e thelluar historisë kombëtare dhe të  diktaturës enveriane.

Nuk ashtë e lehtë të analizosh e të gjykosh një vepër letrare, sidomos kur ajo lidhet me periudha të ndryshme historike dhe me ndjeshmëritë e një kombi që jo gjithmonë konvergjojnë në një qëndrim unitar. Nuk ashtë e lehtë të shkruhen e të përhapen libra të një rëndesie të tillë për formimin kulturor kombëtar të brezave të reja. Kjo vështirësi ashtë shprehje e problemeve komplekse me të cilat kombi po ballafaqohet në këto dekadat e fundit me një klasë politike që jo gjithmonë e ka në qendër të vemendjes të kaluarën e të ardhmen e kombit. Këto rrethana e bëjnë akoma më të vyer veprën e Eugjen Merlikës, pra le t’i urojmë mirëseardhjen dhe mbarëvatjen në botën e letrave shqiptare.