VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Moisiu në Mal – Poezi nga FAN NOLI (6 janar 1882-13 mars 1965)

By | January 6, 2017
6 Comments
  • author avatar
    agnesa 2 years ago Reply

    ne kete poezi behet fjal per malet

  • author avatar
    arilon 2 years ago Reply

    Oj agnes ketu behet fjam per moisiun e jo per malin . B Ti a sdin me komentu fare

  • author avatar
    Anonymous 1 year ago Reply

    Shikoni fjalet kyce, ndoshta do kuptoni se si quhet perëndia…

  • author avatar
    Sokol 1 year ago Reply

    Ketu p.o. quiet emir I perendise!!!Sa I lumtur jam qe e di!!!!!

    • author avatar
      Anonymous 1 year ago Reply

      Shumë mirë sokol që e di emrin e perëndisë por ka shumë njerëz që nuk e pranojnë atë

  • author avatar
    Anonymous 1 year ago Reply

    Ketu Noli vetes i ka dhene fatin dhe karakterin e Moisiut.Dhe ne menyr metaforike tregon vendodhjen e ti larg atdheut.

Komentet

MUSTAFA MERLIKA – KRUJA: “KUJTIME VOGJLIJE E RINIJE” – ORGANIZIMI SHKOLLUER I TYRQÍS S’ABDYL – HAMIDIT II

Organizimi shkolluer i Perëndorís othomane në fillimt të këtij shekulli na paraqet nji trajtë krejt të përgjashme me atê të Shtetevet perëndimore: shkolla fillore, të mesme e të nalta. Por për sa i përket lândës e metodës së mësimit, ndryshimi ndërmjet njânës e tjetrës palë ishte i madh. Ky ndryshim, i prospektuem në nji formë gjeometrike, mund të përfaqsohet prej nji koni të premë. Në bazët të poshtër të këtij koni shohim të mêtat e mësimit filluer, të cilat shkojnë tue u pakue kah maja në mënyrë qi baza e epër e konit na tregon përgjithsisht dhe afrisht ato të mësimit të naltë në krahashim me atê të botës së qytetnueme.

Në nji monarkí theo – autokrate orjentale si ajo e Tyrqís s’Abdyl – Hamidit II çdo organizim shtetnuer ishte, natyrisht, i frymzuem prej fés së popullit sundues, e s’kishte si me qênë ndryshe as për shkollat. Mësimi i fés mohamedane e kapte nxânsin për fyti qyshë prej abecés e s’e lëshonte, në mâ të shumën e shkollavet, edhe të nalta, deri në mbarim të studimevet! Kjo ishte plaga mâ e mëndershmja e arsimit n’atë Shtet. “Me u ngjitun në hoxhë, me shkue në hoxhë donte me thânë në Shqipní me u ngjitun në shkollë, me u shkrue në shkollët fillore e me shkue në shkollë. Pse në hoxhë? Se hoxhë ishte mësuesi, nji hoxhë qi bânte të gjitha shërbimet fetare. E pra t’a merr mêndja se fëmijët e të krishtenvet s’kishin vênd n’ato shkolla. Ata kishin shkollat e bashkarive të tyne fetare, me ato pasoja politike e shoqnore qi dijmë të gjithë në Shqipní. Shkolla fillore myslimane, veç disa qyteteve të mëdhá e shum’a pak të përparueme, ishte nji kând xhamije ase nji sallë e ndërtueme ngjit me tê. Mësohej kâmbëkryq për tokë me banka të ngrituna deri në krahnuer të nxânësve e hoxha vetë ulun edhe ai kâmbë-tyrqisht përmbi nji tribunë nja dý pëllâmbë mbi tokë e të shtrueme me shilte ase vetëm ndêjtun mbi këtê pa tribunë fare. E ç’u mësonte? Fëmija fillonte me mësimin e abecés arabishte, qi ishte aq’e vështirë për Shqiptarin, për Boshnjakun, për Llazin e për Kurdin sa dhe për Tyrkun vetë. Vinte mbandej rroksimi e dalkadalë këndimi, gjithmonë arabisht. Se arabisht ishte shkrue korani e sŷnesa supreme e nxânsit mohamedan do t’ishte leximi i drejtë i “Fjalës së Zotit” në tekstin origjinal, pa kuptue asnji send në tê kur s’ishte arab prej Arabije. Përkthimi i Koranit në tjetër gjuhë ishte nji sakrilegjë aso kohe e prandej të tânë myslimanët e botës e kishin për detyrë të nxêjshin me e këndue arabisht. Metoda e mësimit ishte jo aq’e përsosun sa as vetë hoxhën qi mësonte, nji Arab i Hëxhazit s’kishte për t’a marrë vesht po t’a ndëgjonte tue lexue Koranin.

Klasët e shkollës fillore praktikisht s’ishin të caktueme. Hoxha bânte bashkë mot për mot nji tog nxânsish qi mbas 3, 4, 5 ase 6 vjet mësimesh i quente të pjekun për t’i çue në Ryshdije, ata qi sŷnojshin me vijue ndër shkolla civile e ushtarake, në medresé, ata qi prirshin kah mësimi fetar, ase në shtëpí të vet, ata qi s’dojshin me vijue mâ.

Ryshdija kishte trí klasë të caktueme. Ishte nji farë shkolle plotore dhe vlente për trí klasët e para të gjymnazit. Ksosh me gjasë duhej të kishte në çdo kryevênd nënprefekture, mbasi deri Krujës i kishte ramun për pjesë nji. Mund t’ishte civile ase ushtarake, me programë e disiplinë shum’a pak të ndryshme. Ryshdijet ushtarake, natyrisht ishin shumë mâ të rralla. Ndoshta vetëm ndër kryevênde vilajetesh. Shkodra e ka pasun nji, me sa Durrsi, qi ishte kryevênd prefekture dhe  jo vilajeti e  as  selí komande  ushtarake  të naltë si Shkodra s’kishte. Anasjelltas, Durrsi kishte nji gjymnaz t’ulët pesë klasësh, civil, e Shkodra jo. Shkupi, Manastiri e Janina kishin gjymnaze të plota shtatë klasësh.

Në disa qêndra të Mbretnís kishte dhe gjymnaze ushtarake, qi përgatitshin nxânsat e Akademís, siç kishte dhe shkolla normale t’ulta për të nxjerrë mësuesa për shkolla fillore. Këto të fundit porsa kishin fillue me u hapun.

Nji organizim universitar në kuptimin e ksokohshëm Tyrqija e vjetër s’e ka pasun. Kishte shkolla të nalta, të barasueshme me Fakultetet e soçme: Medicinën, Ligjën, Ingjinerín, Akademín ushtarake, Shkollën e Luftës, “Shkollën Civile Mbretnore”, Veterinarín, Bulqsín, Normalen e naltë, Shkollën e kadilervet e Medresét. Në disa prej këtyne shkollave të nalta a Fakultete universitare, të grumbullueme të gjitha në Stamboll, s’ishte gjâ e domosdoshme me i pasë mbarue të gjitha klasët e gjymnazit, sigurisht nga nevoja e madhe qi ndiente Administrata për njerëz dosido të diplomuem.

Kështu, b.f., në Ligjë mund të hyhej edhe me nji provim të lehtë pa paraqitun kurrfarë deshmije gjymnazore; n’Ingjinerí mjaftonte me pasë krye edhe vetëm rendin e pestë të gjymnazit. Krejt në kundrështim me këto, dyert e Shkollës Civile Mbretnore ishin të ndrŷme me shtatë drŷj, qi, për me i çelun, s’ishte mjaft as deshmija e rregullt e gjymnazit, por me këtê në dorë duhej me fitue edhe nji konkurs të fortë. Kjo shkollë ishte ândrra e gjithë të rijvet shum’a pak të squet e ambicjozë. Administrata civile e diplomatija othomane prej saj i thithshin elementet e vet mâ të çmueshëm.

Dardanët sipas Homerit – Nga SULEJMAN MATO*

Në jug të Istrit e deri në Heladë banojnë fiset ilire dhe thrake (dardanët) dhe të gjithë ata që janë përzier me fise kelte ose me disa fise të tjera. Straboni.

Problemi kyç që lidh apo zgjidh të gjitha fiset e lashtësisë së hershme të kohës së bronzit në trevën e Dardaneleve, mbetet ai dardan. Dëshmitë për dardanët janë tepër të lashta. Ata shfaqen si një popullsi aktive qysh në luftën greko-trojane, shek. XII para Krishtit. Kur ushtarët grekë u hodhën nga anijet në tokën e Trojës, i pari që vrau ushtarin e parë të akejve, sipas dëshmisë homerike, ishte një dardan:

“Protesilaun, një burrë dardan e vrau,

sa nisi të zbriste nga anija…”

(Iliada 39,vargu 86.3)

 

(Po tek “Iliada”) thuhet:

“Në luftë”dardanëve u printe

Eneu, djali trim i Ankisit”.

 

Në një vend tjetër thuhet:

“Trojanët zemërakë e bestarë të ndritur”.

 

Më poshtë jepet një informacion për një koalicion fisesh në mbrojtje të lirisë dhe të tokave trojane:

Thrakë, misë, ipomolengë, trojanë e liqenas…e kordhëtarë dardanas”.

Sipas legjendave homerike, dardanët radhiten në rreshtat e parë të ushtrisë mbrojtëse të mureve të Trojës. Përdorimi i armëve është i veçantë. Ata përdorin më mirë kordhën (shpatën), ndërsa teukrët i besojnë heshtës. Peonët përdorin më mirë harkun.

Nga “Iliada” marrim edhe një të dhënë tjetër, një karakteristikë të luftës së tyre, ballë për ballë dhe trup me trup me armikun:

“Trojanë, liqenas dhe dardanë që luftojnë afër”, (Iliada,kap.VII,v.173.)

Karakteristikat trimërore të fisit dardan janë të dukshme kudo në “Iliadën” homerike. Për sa i përket gjenezës dardane, në këtë vepër na jepet një e dhënë me rëndësi, që përbën themelin mbi të cilin duhet të ngrihen apo të nisin studimet mbi këtë fis, me biografi të dokumentuar mbi tremijëvjeçare: “Dardanin e lindi i pari Zeusi rembledhës” (Iliada , kap.XX, vargu 215)

Ky informacion dëshmon që fisi dardan ka rrjedhë hyjnore. Pra, jo vetëm kemi të bëjmë me një nga fiset më të vjetra, por edhe që epiqendrën e vet më të hershme dardanët e kanë pasur më në perëndim, meqë vetë Zeusi rembledhës e ka pasur selinë në Dodonë, në malin Tomarus. Për të dalluar fiset autoktone të shpërndara në Mesdhe, në Veri dhe në Jug, te “Iliada” përdoret termi “hyjnorët”.

Hyjnorët quheshin ato fise që bartnin të fshehtën e orgjinës së tyre njerëzore prej zotave. Po nga Homeri kemi një tjetër informacion për dardanët. “II dardanidi ishte gjyshi i Hektorit”. Kështu, teukrit, sado që dalin të parët në listën e luftëtarëve, luftojnë në mbrojtje të trojeve dardane.

E.Zanger flet për një zanafillë dardane qysh në ishullin legjendar të Atlantidës. “Janë të njëjtat madhësi të mureve që përkojnë me muret e Trojës”,- thotë ai.

Materiali arkeologjik i gjetur nga epoka e bronzit në atë të hekurit (vitet 1500-800 para Krishtit) mbështet tezën se dardanët ekzistojnë në disa vende të Mesdheut me tipare karakteristike që i diferencojnë nga peonët dhe nga fiset e tjera më të përafërta, që historianët i kanë quajtur “ilirë”.

Samothraka quhet “Ishulli i dardanëve”. Dhe një qytet me emrin Dardanos përmendet në afërsi të Trojës.

Te “Iliada” nuk përmenden ilirët. Ndoshta do të kenë qenë një fis nën emrin e të cilit më vonë janë thirrur dhe fise të tjera. Në shekujt e mëvonshëm emri dardan nuk është më parësor. Parësore del rrënja “IL” (yll).

Gjurmët e ilirëve tashmë i gjejmë nga territori dalmat e deri në kufi me fiset epirote, duke përfshirë edhe fisin kaon, i cili te “Iliada”, përmendet për herë të parë brenda koalicionit trojan, me emrin e vet të hershëm:”Kaokhonë”.

Teza e qendrës së etnogjenezës ilire, Nish-Sofje-Shkup, e pranuar dhe e argumentuar nga shkencëtarë seriozë, gjuhëtarë e arkeologë, midis tyre dhe nga Çabej, duket më e sakta dhe tregon se dardanët, në lëvizjet Lindje-Perëndim, diku kanë bërë më shumë vend, diku kanë qëndruar më gjatë dhe kanë lënë gjurmë më shumë.

Shkencëtarja maqedone, Fanula Papazoglu, pranon se në lulëzimin e epokës së hekurit (shek.700 para Krishtit) në këtë territor, le ta quajmë “dardan”, infiltrohen ilirët. Duhet pasur parasysh që “baza autoktone dardane në këtë trevë është e pavarur nga ilirët”.

Ne nuk i njohim lëvizjet e fiseve dardane si dhe përzierjen e tyre të gjakut me fise të tjera dako-mize dhe me fiset trakopellazgo-ilire,por pranojmë idenë e një konglomeracioni fisesh, duke përzier këtu dhe ato greke.

Karakteristikë e fiseve në lashtësi ishin lëvizjet e tyre të vazhdueshme, drejt burimeve, kullotave, ndaj dhe banesat e tyre, në shumë raste kanë qenë të tipit të një popullsie me banim të përkohshëm. Nga një analizë e dukurisë ilire, del se ata asnjëherë nuk kanë arritur të krijojnë një bashkësi homogjene , sado që banonin në zemër të Ballkanit.

Kjo ka arsyet e veta të cilat lidhen jo vetëm me natyrën e tyre paqësore, por edhe me profesionin e tyre të parapëlqyer të blegtorit. Dardanët, në mos janë vetë pellazgët e kohëve parahomerike, i përkasin rrënjës së lashtë të popullsisë mesdhetare. Ky përfundim nxirret nga dy arsye: Së pari, dardanët ishin një popullsi që flitnin një gjuhë të vetën dhe, së dyti, ata ishin nën mbrojtjen e Zeusit. Dardanët kanë qenë një popullsi, një njësi e vetëdijshme e cila ka lëvizur nëpër kohë duke lënë gjurmët e veta që nga Azia e Vogël e në gjithë trevat ballkanase, por edhe në trevat e tjera ku ka ndodhur procesi i asimilimit gjatë dyndjeve romake dhe sllave. Dëshmia homerike flet për një prejardhje ballkanike të dardanëve të Dardaneleve. Këtë fakt e përforcon më vonë poeti romak Virgjili.

Pas shkatërrimit të Trojës, në udhëtimin e vet plot guxim kundrejt fatit, Eneu zbriti në Buthrotum, gadishull i ngushtë që zgjatet në ujërat e Korfuzit. Ishte ajo toka në të cilën Theb Kadmi kishte zënë vend dhe e kishte emërtuar me emrin e djalit të tij, Ilir. Te “Eneida” e Virgjilit thuhet: “Toka ku së pari lindën stërgjyshërit tuaj, kjo tokë do t’ju presë tani që po ktheheni. Kërkojeni nënën e lashtë.” (Eneida, libri II, v.94-98.)

Mos vallë enianët që banonin në këmbët e Dodonës, kanë lidhje me këto fise, me fiset dardane të emigruara prej kohe në Azinë e Vogël dhe emri Ene është një kujtim i të parit të enianëve?”Enianët ishin banorë të Dodonës dimërkeqe.” Kjo, gjithsesi, nuk duhet harruar, pasi me emrin e enianëve lidhet edhe vendbanimi i faltores dodonase.

Gjuhëtari i njohur, Hahni, emrin “dardan”e shpjegon me anë të shqipes “darda”, Dardaninë e quan “vendi i dardhave”.

Të dhëna të tjera të kulteve: materiale të gjetura në varre, portrete në relieve, motive të tjera astrale, punime në dru, teknika të punimit të terakotave etj., shprehin karakterin autokton të ilirëve, si vijimësi e fiseve dardane. F.Papazoglu ( në “Dardanskaja onomastika”,1964) tregon lidhjet dardano-ilire me praninë e elementit thrakas. Gjë normale për dy popuj fqinjë. Po kjo autore, gjen fisin dardi edhe në ilirët e Apulisë si dhe emërtimin “Galabroi dardan”.

Labanët e Jugut që emigruan në Itali dhe që në të vërtetë kanë një lidhje me fiset kaone dhe labe, do të jenë një përzierje fisesh, që këtu na dalin me një emërtim ku përzihet dhe elementi i tretë dardan, i cili merr përparësi.”Galabroi dardan”,nënkupton një degëzim dardan në edhe në Kalabri. Përcaktuesi “dardan” në togfjalëshim “Galabroi dardan” ka të bëjë me emrin e fisit galabroi, me prejardhje dardane. Edhe në kompozitat dyemërore dardanët dalin parësorë në origjinën e tyre.

Sipas Çabejt, historianët e vjetër, në emrin e një fisi emërtonin gjithë fiset e tjera më të vogla me të cilat kishin marrëdhënie fisnore. Teoria e hedhur së pari nga V.Georgievi i cili thotë se dardanët janë të origjinës dako-mize, nuk ka gjetur asnjë përkrahje. Të dhënat për dardanët janë të mjaftueshme për ta hedhur poshtë një pretendim të tillë.

Treva e etnogjenezës ilire përcaktohet në atë zonë gjografike të ndërmjetme, Nish-SofjeShkup, por me kufij të prerë qartë nga male e lumenj. Dardanët kanë lënë gjurmë në shumë vende, “si fise baritore që ishin, kanë qenë gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme”.

Ilirët dardanë janë pasardhësit e trojanëve dardanë “zemërakë dhe bestarë të ndritur”. Në shek.VI para Krishtit, vendi i zbuluar prej Enrik Shlimanit, Troja, quhej “Novum ll-um”. (Ylli i ri) Martiri i parë i luftës greko-trojane ka qenë Protosilau, i cili zbriti i pari nga anijet akease dhe ra në betejë. Homeri thotë e ai u vra nga një trim dardan.

Për gjenezën dardane gjejmë të dhëna te “Iliada”: “Zeusi që vrenjt e kthjell, i vdekatarëve, në fushë të Trojës ngritur, ende s’ishte. Njerëzit rronin ndër lugina të Id-ës, me tokë të ujitur prej burimesh të shumta. Pastaj Dardani bëri Eriktonin, mbret pasanik, si askush në faqe të dheut… Eriktoni, mbret i trojanëve, Troin e lindi, e Trojit i lindën tre djem, trima si zana: IIi dhe Isaraku dhe Ganimeti me bisht të bukur. Ili bëri Laomedont zëmadhin, prej Laomedonit lenë Titoni dhe Priami.”

Sipas këtij përshkrimi, me “Trojë” është emëruar fusha, jo popullsia teukre apo dardane.Gati në çdo këngë të “Iliadës” përmenden fiset ndërluftuese, duke i karakterizuar peonët harkëtarë, ndërsa dardanët kordhëtarë trima:

“Në breg të detit kanë zënë vend karianët

dhe ata peonët harklakuar, lelegët.

Kaokhonët diva, me pellazgët,

më tutje fushorja e Tibrës u ra short liqeve

edhe meonëve që luftojnë prej qerresh”

Nga ky përshkrim vihet re se besëlidhja, që mori emrin “trojane”, ishte shumë e madhe, ajo u ngrit mbi baza gjakësie dhe bese. Këtu përmendet dhe një fis tjetër, fisi i “trekëve”, që mori pjesë me trojanët. Ky fis mbetet në errësirë. Rreth 80 vjet pas rënies së Trojës, fisi grek i dorëve pushtoi Mikenën. Në ato vite Mikena ishte në lulëzimin e vet, ndërsa Troja “ishte e mbytur në ar”. Shkaqet e vërteta që i shtynë akejtë drejt Trojës nuk dalin hapur. Nuk dalin këtu as fushat pjellore, as qyteti “i mbytur në ar”, as vajzat e bukura teukre.

Legjenda e “Iliadës”, ashtu si ajo e “Odiseut”, ka në qendrën e vet një histori zemërimi të kreshnikut grek, Akilit, prijësit të mirmidonëve. Çdo përshkrim tjetër u përket shtresave dhe shtesave të autorëve të mëvonshëm, të cilët kanë zhvendosur legjendën, duke e lënë atë në plan të dytë dhe duke e mbushur shtratin e poemës me përshkrime luftarake të dy superfuqive të mëdha të kohëve të antikitetit të hershëm. Edhe brenda personazhit të Akilit, sipas përshkrimeve, ka gjëra që kundërshtojnë vetveten.

Poetët shtesarë që do të vinin, nuk i qëndruan besnik përshkrimit të figurës autentike të Akilit: njerëzor, i ndjeshëm, i ndershëm dhe trim,. e ndoshta edhe pak sentimental, si grek i vërtetë i ujërave të Egjeut, por krijuan brenda veprës një Akil mizor dhe tiran, që nuk i përshtatet Akilit të legjendës, që ruan kufomën e Hektorit të paprekur, për t’ia kthyer të atit, në fshehtësi të vëllezërve Atridë. Përse e bën këtë Akili? Askush gjer më sot nuk e ka vërejtur me vëmendje këtë fakt.

Homeri tregon se, fillimisht, Akili nuk deshi të luftonte. Ishte vrasja e mikut të tij të ngushtë, Patroklit, ajo që e bëri të ndërronte mendje dhe e hodhi në luftë. Nga ana tjetër, duhet menduar edhe se Akili kishte lidhje gjaku me fisin e dardanëve. Hektori jepet në vepër me tiparet e një njeriu familjar, fisnik, të mençur, paqësor, i besës, që lufton ballë për ballë, atdhetar dhe trim … Ky është prototipi i heroit dardan, që vjen si mesazh nga mijëvjeçarët.

Emrat dardanë të prijësve trojanë, si:Troji, Illi, Priami, Ankizi, Enea etj., janë në përshtatje të plotë me ligjërimin dhe kuptimin e gjuhës shqipe.

Në vepër përmenden djemtë, nuset dhe dhëndurët e shumtë të mbretit Priam. Siç mund të vihen re lehtë, emrat e tyre janë kalke dhe kompozita fjalësh të gjuhës së tyre. Ato gjejnë shpjegim kryesisht përmes shqipes dhe greqishtes së vjetër. Për të treguar lidhjet e këtyre emrave me gjuhën me gjuhën shqipe mund të përmendim disa prej tyre: Larti, Piriflijetoni, (biri fleik jeton) Guri, Kosti, Kadesi, Tiresi, (Thirrësi), Glauku (Gjaku), Ast-ai (ashtai) Aqroni, (Aqerroni), Hipsinor, Aengiala (ngjala).

Priam në shqip ka kuptimin “i parë”,ndërsa greqisht do të thotë: “blej”. Dardanët e shek. XII para Krishtit kishin njohur një lulëzim të paparë ekonomik, i cili u bë shkak i katastrofës së madhe dhe i shpërnguljes së tyre drejt Perëndimit..

Gërmimet arkeologjike kanë dëshmuar se Troja e shkatërruar i përket një mijëvjeçari më tej se Troja homerike dhe se 8700 sendet e artit të gjetura nuk mund të ishin lënë atje të harruara.

Duhet të ketë ndodhur një tërmet i madh që i ka detyruar banorët trojanë të iknin rrëmbimthi, pa marrë asgjë me vete.Edhe hiri i kuq i gërmadhave hedh një hije dyshimi për kohën e vërtetë të rrënimit të Trojës.

*VOAL po boton “ Dardanët sipas Homerit” e cila vijon librin studimor “Në kërkim të rrënjëve” të shkrimtarit dhe diejtarit të shquar Sulejman Mato.

“Populli i sëmurë” (Prehja që do vijë?!) – Esé nga REX KASUMAJ

Berlin, vjeshtë 2019
E ripunuar

1.
Ditë e bukur nëntori e vitit 1968. Vjeshta shpaloste bujarisht bukurinë e verdhë. Ar mbi gjithçka. Dhe mbi epokën e ringjalljes.

Për fatin e saj dhe fatkeqësinë e kancelarit, rojat e Berlinit, nuk e njihnin.
Po, po. Ishte ajo e askush tjetër. Dama e flokëkrehur kujdesshëm, kishte thërritur edhe më parë nga tribuna e vizitorëve në një seancë Bundestagu në Bon. Me patos. Guxim civil. E frymë të re që shenjëzonte brezin pasnacist.

Ishte kjo (sipas Jan Demas) 29 vjeçarja Beate Klarsfeld. Kongresi i CDU-së mbyllte punimet. Kancelari federal Kiesinnger kuvendonte lirshëm me të ftuar e admirues. Figurë markante. I qeshur. Plot entusiazëm. Pa përtesë e krejt mirësjellshëm, shpërndante autogramet e shumta.

Në një çast shpërqëndrimi, afrohet anësh një vajzë e vetmuar. Kancelari vonohet. Një përjetësi, gati si në ëndrrat e liga kur nuk mund parandalosh asgjë. Si t’a ndjente praninë, në çastin e fundit kthehet papritur dhe të dy gjenden përballë. Në vend të përshëndetjes, zonjusha symprehtë i jep atij një shpullë ftyrës, duke brohoritur tri herë: “Nacist”!

Një ditë më pas, ajo mori 50 buqeta lulesh. Dhe një vit burg për goditjen, e jo për fjalët. Gjermania kish mbyllur fletën e ariozofisë. Bënte katarsis të çiltër. Thuase lindej nga e para. Dhe përceptonte botën si treg pune e kurrë më arenë të gjakut dhe luftës.

2.
Kohë tjetër. Vitet e parë të shekullit të ri. Gebëllsi i Sllobodanit, Vuçiq, për të betonuar vazhdimsinë, fronsohet pushtetshëm në Belgrad.

I përfalet demiurgut shpirtëror. Me identifikim absolut. Idhujtari. Koherencë doktrine. Ishte i madh, thoshte pranë Ujmanit shqiptar. Liqenit, në syprinën e të cilit, hëna kish pasqyruar tmerrin e krimit përbindshor serb kundër tyre.

Frymëzuar nga skena gjermane, ngrejmë tani në amfiteatrin virtual shfaqjen e pamundshme.

Pallati i Dedinjes. Event salloni. Pjesëmarrës e ndjekës rrethojnë trashëgimtarin e burgtarit që ngrysi jetën qelive të Hagës. Ngadalë, pa e vërejtur askush, as syri zhbirues i sigurimsave, përvidhet një vajzë e bukur, simbol i një brezi dhe kulture të re pasfashiste. Dhe ndërsa Presidenti pret t’i kërkojë autogramin e ëndërruar, gjithçka përmbyset. Zymtohet. Hallakaten rojat. Prishet eleganca. Ai merr prej saj t’papriturën: një shuplakë ftyrës. Dhe tri herë atë thirrjen e prerë revoltuese: fashist!

Kjo mrekulli s’është shënuar në asnjë kronikë. Sepse, thjeshtë, s’ka ngjarë fare. E largët apo e mosqenshme është. Mbase përgjithmonë.

3.
Një “popull i sëmurë”? Kështu, në fakt, e shihte popullin e tij Friedrich Wilhelm Foersters në messhekullin e ikur. E trondiste ideja se të jesh gjerman qenkësh shéjtnia më e lartë në Univers. Ndaj librat e tij do bëheshin pjesë e “Listës së zezë”. Dhe, si pasojë, e ritualit të djegies së tyre. Ndërkaq, orgjia s’ndalonte dot. E poshtëruar nga Lufta e parë, Gjermania kërkonte shpagim: rend bote, madje religjion të ri që mohonte Vatikanin. Führeri kishte përkryer teorinë e mbiracës. Mirëpo, për çudi, ishte një sëmundje që nuk ligështonte. Lloji i saj i rrallë, do t’a bënte atë më fuqimadhen e kohës.

Veçse ky popull, kur murtaja do shporrej, gjeti formulën e përtëritjes. Do mposhtte lëngatën mortore për t’u bërë amzë përlindëse e Shtëpisë së hirshme Europë.

4.
Ndryshe prej tij, serbi, ky hipokondriak kolektiv, e do sëmundjen e vet që transmetohet nga koha në kohë. Trajtën vendore të delirit hegjemonial. Përherë. Qysh në motet e dyndjes këndej, në Gadishullin ilirik. Ajo i dhuron kuptim ekzistencës së tij. E bën të lumtur. Ndjehet vetja nën krusmën e saj, të rrallëngjashme në botë. Dhe kjo është, me gjasë, arsyeja që nuk lypë kurë asnjëherë e askund.

Si për të provuar këtë, një letrar mediokër serb, P. Sariq, rreth 30 vjet më parë, titullonte romanin e tij “Sundimtari vjen nesër”. Sikur desh të thoshte figurshëm e krejt fluturak “I Kryesëmuri vjen nesër”. Dhe vinte, vërtetë, si njëri prej tyre…

Ndonëse e pakuptimtë për qytetninë libertare, ajo ngjan të ketë një shpjegim. “Sëmundja” e dashur do dëshmohej dobiprurëse ndër vite. Meqë e mpakte dhe veniste, i siguronte atij keqardhje e mëshirë nga kanceleritë e mëdha. A nuk e cilësonte Serbinë frëngu Zhorzh Klemanso “ngordhësirë të aleatëve”? E tillë, ajo përfitonte nga kjo lëngatë territore, resurse, hapsirë jetike…

Rasha e vogël ngjitej lartë tek pragu i Vjenës dhe zbriste poshtë tek portë e Selanikut. Meskiniteti i saj, i veçantë, i fshehtë e i pambarimtë, vente përtej fantazisë së korifenjve mes Rinit e Spresë. Në “Listën e zezë”, për dallim pre tyre, hynin tashmë jo vetëm librat, ikonat, figurat, simbolet e huaja. Ishte vetë qenja, lashtësia dhe gjeni shqiptar që i zinte udhën për dalje nga burgu gjeopolitik. Adriatiku fanitej si makth i netëve të kota pa gjumë…

5.
Së fundmi, kur aleatët e mëdhenj, kësaj here dalzotës të shqiptarëve, riskiconin gjeografinë, “i Sëmuri” copërisht do merrte veten. Jugun shtrëngohej t’ia kthente të zott, por ajo ende bën vaj. Sëmundja e mundon, e shkrin, e moleps fare. Dhe s’do e s’arrin t’a kurojë kurrësesi. Janë njëshbërë në kalvarin e zgjebosur që drynohet me veprën dhe kujtesën gjenocidale.

Po shpresa nuk është shuar. Një ditë, kur t’i amputojë mbetjet e huaja gjymtyrore që nuk funksionojnë anatomikisht në trupin e tij, serbi, mbase, vetëm atëherë do gjejë prehjen e vet.

R. K.

NËSE NJË DITË DO TË KESH DËSHIRË TË QASH – Poezi nga GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ – Përktheu FASLLI HALITI

 

Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, telefonomë:

Nuk premtoj të të bëj të qeshësh por mund

të qaj me ty

Nëse një ditë do t’ia dalësh të ikësh,

mos hezito të më telefononosh:

Unë nuk premtoj të të kërkoj të qëndrosh,

por unë mund të vi me ty

Nëse një ditë nuk do të flasësh me askënd:

më telefono: do të heshtim

Por nëse një ditë ti më telefonon

dhe unë s’të përgjigjem,

eja duke vrapuar tek unë:

sepse sigurisht do të kem nevojë për ty !.

Përktheu: Faslli Haliti

ËSHTË E BUKUR, DASHURIA, TË NDIHESH AFËR MEJE NATËN – Poezi nga PABLO NERUDA – Përktheu FASLLI HALITI

 

 

Është bukur, dashuri, të ndihesh natën pranë meje,

e padukshme në ëndrrën tënde, seriozisht gjatë natës,

ndërsa unë shpërqendroj shqetësimet e mia

si të ishin rrjeta konfuze.

 

Në mungesë zemra jote lundron nëpër ëndrra,

por trupi yt kaq i braktisur merr frymë

duke më kërkuar pa më parë, duke plotësuar gjumin tim

si një bimë që dyfishohet nën hije.

 

Drejt , do të jeshi një tjetër që do të jetojë nesër,

por për kufijtë e humbur gjatë natës,

të kësaj qenie dhe jo të qenit atje ku jemi

 

mbetet diçka që na afron me dritën e jetës

sikur vula e hijes të tresgonte

me zjarr krijesat e saj të fshehta.

UNË JU JAP PARAJSËN – Poezi nga FRIDA KAHLO – Përktheu FASLLI HALITI

 

 

A është e lejueshme të shpiken folje të reja?

Dua t’ju jap një:

Unë të qielloj

kështu që krahët e mi

mund të tendosen pafundësisht,

për të të dashuruar pa kufij

TI MERITON NJË DASHURI – Poezi nga FRIDA KAHLO – Përktheu FASLLI HALITI

Ti meriton një dashuri që të do të shprishur,

me gjithçka dhe arsyet që të bëjnë të çohesh shpejt,

me gjithçka dhe demonët që nuk do të të lënë të flesh.

Ti meriton një dashurinë që të bën të ndjehesh e sigurt,

në gjendje të hash botën kur ajo ecën pranë teje,

se ndjen që përqafimet tuja janë perfekte për lëkurën e saj.

Ti meriton një dashuri që dëshiron të kërcejë me ty,

që e gjen parajsën sa herë që shikon në sytë e tu,

që nuk mërziten kurrë, së lexuri shprehjet e tua.

Ti meriton një dashuri që të dëgjon kur ti këndon,

që të mbështet kur ti bën qesharake,

që respekton qenien tënde të lirë, që të shoqëron gjatë fluturimit tënd,

që nuk ka frikë se mos bjerë.

ti meriton një dashuri që t’i fshin gënjeshtrat

që ti sjellë ëndrra, kafeja dhe poezia.

ME NJË BUKURI MARRAMENDËSE – Poezi nga FRIDA KAHLO – Përktheu FASLLI HALITI

Pushova  së numëruari herët kur,

arrita në rreshtin e dytë,

Anulova  dhe rishkrovaj përsëri gjithçka.

Po kërkoja një fillim efekti,

diçka poetike dhe të vërtetë në të njëjtën kohë,

diçka të grandioze, por në sy.

Nuk pata sukses.

Pastaj e kuptova,

duke kujtuar atë që s’e kisha kurrë:

që për zemrat e mëdha

që vdesin në trup

por që vazhdojnë ta rrahin në frymëmarrjen e natës,

nuk ka kanone apo bukuri të rregullta,

harmoni të jashtme,

por bubullima dhe stuhi shkatërruese

që çojnë në ndriçimin e një luleje,

të fshehur,

me një bukuri të egër.

Mares i gjyshit, më fal!… – Poezi nga Albert Habazaj

 

 

– nipit, që s’mund t’i shkoja dot për datëlindjen, kur mbushi 6 muajsh –

 

 

Si na u shtruan në vatër

Shirat e shtruar të prillit,

Tre prilli hap sytë e kaltër,

Ka Ditën e lindjes Nipi.

 

Princi ynë mbush gjashtë muaj,

Gugat sa qesh Universi.

Si ëndërr të njomë e zgjuan,

Gonxhe e çiltër mëngjesi.

 

Cicëron si zog i shkathët

Në mikrobotën me lodra,

Ajo gurgullimë e pastër –

Rrjedh ëmbël në fusha, kodra.

 

O mjalti i mjaltit tim,

E do për vete gjithçka,

Si Mares ku ka shërim

Kur nis, thot’: “ O ba!”, “O ma!”…

 

Për gjashtë muaj, i plotë viti,

Plaç “Coronë…!” Unë jam në mal,

Për Mares urimin gjyshi

Nis nga qelqi digjital.

 

Unë jam dhe nuk jam në mal,

“Corona…” keq më mërziti,

Mares i gjyshit, më fal!

Në Tiranë s’erdhi dot gjyshi…

 

Vlorë, Ujë i Ftohtë ,në shtëpi (karantinë)

 

E premte, 03.04.2020, ora 16:30’

Qytetar i botës jam – Poezi nga VIRON KONA

 

Jua kushtoj këtë poezi mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që sot janë në vijën e parë të zjarrit kundër “Covid-19” në Shqipër, Itali, Angli, Gjermani, Spanjë, Amerikë  dhe në mbarë  botën.

 

Shqiptar i lashtë,brez pas brezi jam,

por sot jam edhe anglez dhe italian,

francez, kanadez, polak e gjerman,

sot qytetar i gjithë botës jam.

 

Spanjoll, rus, grek, çek, amerikan,

austriak, hungarez, turk, zviceran,

kinez, japonez, rumun, egjiptian,

qytetar i lirë i gjithë botës jam.

 

Aziatik, skandinav e australian,

afrikan, indian, belg e brazilian,

sot banor i çdo kontinenti jam,

popujt e botës në zemër i kam.

 

“Covid-19” sot kam kundërshtar,

ndaj në front jam në vijën e parë,

unë qytetari nënshtetas shqiptar,

luftoj për jetën e botës mbarë.

Meditacion spontan e krejt kot, nga Bajram Sefaj

Diku, n Lisbonë, më 2016, foto Fatmir Alijaj

 

 

Po si e, për çka, e prej  nga, tash pjepri!

 

Po, Engjëlli im, ja kallëzimi i pazakonshëm, i rrallë dhe unik: Një çupëlinë, e vogël fare.

Bythëza sapo i kishte dalë nga pelenat, kur edhe vetë isha fëmijë kërthi, me veshët e mijë, e dëgjoj, për ta mbajtur në mend sa të jam gjallë, kur një moshatares saj i thotë: s’ka gjë me lezet se me e bë atë punën e grave, domethënë, me u lidh në seks! duke ngrenë pjepër! Haj, bela haj, po ku e dinte bytha e saj çka është, e çka nuk është lezet në seks, e duke ngrenë çka (pjepër!), se duke ngrënë pjepër është super lezet! Po të ishte gocë e sodit, e epokës se portale, fejzbukëve, tabletave, telefonave të mençur e të tjera shpikjeve e trikëve marramendëse teknike e teknologjike, hajde de, por ajo i takonte gjysmës së parë të  shekullit të kaluar. Kishte lindur me morth në p… ose këtë “zbulim” e kishte nuhatë nga biseda e prindërve të saj kur ishin më të pasurit në shtatë katundet e nahijes. E në mesin e të pasanikëve mund të  ndodhë gjithçka. Ata i gëzojë të gjitha të drejtat! Incesti, ishte tema tjetër që kisha ndërmend të diskutoja dhe të elaboroja me Ty, e çmuar. Pa thënë asnjë fjalë më shumë një lidhje me këtë fenomen, aq të pranishëm e aq të heshtur në shoqërinë tonë shqiptare, edhe të ditëve më të reja, synoj ta dëshmoje me të vetmen një fjali, që kallëzohet, sa herë t’i vjen  vakti. Një vashë e re dhe e shëndetshme fshatare, kuptohet pa të linjta fare hipë në dudë (man), na poshtë, baba i saj, nga poshtë ia sheh dhe i thërret: po të kuq e paske, he ta kultë Baku! Kur e kupton se ishte e bija e tij,  (po çika jote jam, i thotë ajo vetë!), ani, ani, ta ç’kultë Baku, pra. Ia kthen ai me nguti e si i zënë në faj! Homoseksualizmi, lezbeizmi, (dasmat – gratë me mustaqe) ky fenomen vështruar edhe nga faqja e botës shtazore! Tradhtia, pabesia, brutaliteti, dhuna… a flenë dhe kur flenë shtazët a shohin edhe shtazët ëndrra, po vaktet: mëngjes, drekë, darkë.. si i marrin, a mbajnë xhelozi, pikëllim, a pikëllohen, a gëzohen… kur ndahen prej fëmijëve, a ju ndodhin fatkeqësi, a bëjnë vetëvrasje…Masturbim, nuk  arushani ia futi veti në gojë e kreu punë, Homoseksualizmi privilegj vetëm njerëzor apo edhe shtazor, Intuita e njëjtë si të njerëzit si të shtazët e shpezët, madje (me hëngër me, më pi, me qi, me dhi…Kush lindë i varfër i varfër vdes, Prozë urbane (ç’pus prozë poetike … e ç’pus trille të tjera kësodore!),  Dumping në sport seks, si dumping në seks, fara e qenit a e gjen rrugën deri atje ku zihet fetusi. Jam shtatlartë por s’di çka me ka gjetur sot, aman, aman

                 Në parantezë (Këto fenomene meritojnë dhe duhet vështruar edhe nga prizmi i botës shtazore!

Homoseksualizmi, lezbejizimi, (dasmat – gratë me mustaqe) ky fenomen vështruar edhe nga faqja e botës shtazore! Tradhtia, pabesia, brutaliteti, dhuna… a flenë dhe kur flenë shtazët a shohin edhe shtazët ëndrra, po vaktet: mëngjes, drekë, darkë.. si i marrin, a mbajnë xhelozi, pikëllim, a e pikëllojnë, a gëzohen… kur ndahen prej fëmijëve qajnë  vajtojnë, a ju ndodhin fatkeqësi, a bëjnë vetëvrasje…, natyrisht se, vrushkulli i gjithë kësaj gjullurdie pyetjesh gjithnjë pa përgjigje të vyera e meritore, përfundon me tri pikat e infinitivit…, e lihet për shqyrtim të ngeshëm, të tjetërhershëm!).

(Nga shtrati i Vdejkës!).

në një burg frike – Cikël poetik nga PRENG MACA

  një apel  për ndihmë

 

 

 

 

ka ditë gjendem i mbërthyer

në një burg frike

ngre sytë nga qielli duke udhëtuar me mendje

nëpër gjithë Atdheun tim pushtuar prej pranverës.

kudo çelin pemët, lulet e tyre shumë ngjyrëshe

dhe trëndafilat kanë filluar të shohin ëndrra ,në sythe

në magjinë e kësaj magjistarje ngjyrash dhe gjelbërimesh

kësaj piltorje të pa imitueshme

që lëshohet me penelin e saj pyjeve

(që akoma prej babëzisë tonë kanë mbetur gjallë)

jeshilimi i gjetheve është lajmi i bukur i jetës

shpresa se ka kuptim shprehja, se ne do të jetojmë akoma

përpos  lajmin  e dhemshur të ikjeve …

 

pyje, pyje, pyje, pyje

drurë të drejtë e të lartë rritur me urdhër të Zotit

pisha, bredha, lisa, panja,frashër, bunga,qarra, rreper, mështekna, blirë erëmirë, plepa…mos na mbani inat për sulmin shfarosës

mos pranoni ta ushqeni më këtë vdekje

i thoni asaj stop, i thoni :

nuk ka më për ty arkivole!

 

bëjeni ju të mundur këtë stop

sepse ne ka gjasë, u lodhëm!

 

 

 

ditë ndryshe

 

 

lëviz nëpër dhoma

i vetëm mes mureve të ftohta

më merret fryma

sa shpejt u zvogëlua bota!

 

pastaj dal në ballkon,

dëgjoj cicërima gjoksbardhash, bishtëgërshërash

diku në qosh të në muri

ngrenë folenë dallandyshet.

 

krejt Bota duket se nis të marrë frymë,

si  një lajm e përjetoj  ardhejen e këtyre dallëndysheve

krejt ditën tani e përjetoj ndryshe

dhe të mërzitur e lë në një qosh…mërzitjen.

 

         Shënjestër

 

një vrasës i fshehur në shenjë çdo ditë na merr

na zgjedh çdo dite një e nga një.

 

kur e morëm lajmin, se është mes nesh

e kërkojmë, por ai fshihet

i padukshmi , në pritën e tmerrshme

na qëllon paprerë një e nga një

drejt e në zemër.

 

ne kemi mbetur mbështjellë mes frikës dhe dhimbjeve

të gjithë trembemi,

se mos ky i pamjohur,  i fshehur

na e shkruan, në listen e tmerrshme, emrin.

                  ?

 

 

ndjehem aq ngushtë nëpër shtëpi

sikur kam veshur një kostum tepër të ngushtë

kam frikën se po lëviza ai do të shkyhet

nga jashtë bota ma bën me sy.

 

më step ajo që nuk e shoh

i druhem domosdo.

ku të fshihem nuk kam askund

nga kjo e keqe e pafund.

 

si vezë më sillet në kokë globi

nga lart shpresoj të më vë re Zoti!

 

Ai di gjithçka ne aq pak dime

dëgjoj Botën që mezi merr frymë!

 

 

 

koha ndarë në tre

 

 

ishte koha kur nuk të njihja

si në bosh jetoja

nuk kisha frikë nga asgjë

as nga vdekja.

 

kur të njoha ty

Bota ishte plot ngjyra

lutja Zotin të jetoja gjatë

as sesi nuk doja të vdisja.

 

tani nuk jemi më bashkë,

qielli është i zymtë

dielli shfaqet herë pas here, si një plagë

dhe shfaqja e koronavirusit

nuk përbën ndonjë lajm.