VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Modriq mposht Ronaldon e Messin, fiton Topin e Artë

By | December 4, 2018

Komentet

Manchester United shkarkon trajnerin Mourinho

Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester United.

Klubi i famshëm anglez publikoi një njoftim të shkurtër ku shkruan se eksperti portugez është larguar nga klubi.

“Duam ta falënderojmë për punën e tij gjatë qëndrimit në Manchester United dhe i dëshirojmë sukses në të ardhmen”, kanë shkruar në Twitter.

Michael Carrick në pankinën e United deri në fund të sezonit

Mediat britanike shkruajnë se United pas shkarkimit të trajnerit Mourinho, deri në fund të sezonit pritet ta zëvendësojë Michael Carrick.

Carrick mbylli karrierën e tij në fund të sezonit të kaluar ndërsa këtë sezon ishte në stafin teknik të Mourinhos. Për United gjatë 12 sezoneve, sa kaloi në Old Traford, ka luajtur 446 ndeshje dhe ka shënuar 24 gola.

Klubi bëri të ditur se deri në fund të sezonit do të caktojnë një menaxher të përkohshëm dhe se në këtë periudhë do të përkushtohen në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

United këtë sezon nën drejtimin e Mourinhos pati një fillim jo të mirë në Premir Ligë. Pas 17 xhirove ndodhen në pozitën e 6 me 26 pikë, madje 19 pikë më pak se kryesuesi i tabelës Liverpooli dhe 18 pikë më pak se vendi i dytë, rivalët e City-t.

Manchester United në Ligën e Kampionëve me shumë probleme u kualifikua në të tetën e finales, ku vitin e ardhshëm do të takohet me Paris Saint-Germain.

Në Kupën e Ligës angleze klubi i famshëm u eliminua që në xhiron e tretë kur u mposht nga ekipi i ligës së dytë Derby County, pas ekzekutimit të penaltive.

Mourinho mori drejtimin e United në vitin 2016 dhe në 144 ndeshje, 58,3 për qind të tyre kanë përfunduar me fitore. aa

Caktohen dyshet e të tetës së finales së Ligës së Kampionëve (tabela)

Në qendrën e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për gjashtëmbëdhjet klubet që do të garojnë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet e para të të tetes së finales së Ligës së Kampionëve do të luhen më 12-13 dhe 19-20 shkurt, kurse ato të kthimit më 5-6 dhe 12-13 mars.

Përballjet që janë caktuar pas hedhjes së shortit janë si në vijim:

Schalke 04 (Gjermani) – Manchester City (Angli)

Atletico Madrid (Spanjë) – Juventus (Itali)

Manchester United (Angli) – Paris Saint-Germain (Francë)

Tottenham (Angli) – Borussia Dortmund (Gjermani)

Olympique Lyon (Francë) – Barcelona (Spanjë)

Roma (Itali) – Porto (Portugali)

Ajax (Holandë) – Real Madrid (Spanjë)

Liverpool (Angli) – Bayern Munich (Gjermani)

Kur Shqipëria skualifikonte nënkampionët e Botës, presidenti Meta kujton rezultatin historik ndaj Gjermanisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka kujtuar rezultatin historik ndaj Republikës Federate Gjermane.

 

Si sot 51 vite më parë Shqipëria skualifikoi nënkampionët e botës. Kreu i shtetit ka kujtuar me nostalgji golin e Gjinalit që u anulua në mënyrë absurde nga gjyqtari. Meta nuk ka nguruar të përcjellë mirënjohjen e veçantë për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik për emocionet e paharruara.

STATUSI I PRESIDENTIT ILIR META:

Si sot 51 vite më parë, Shqipëri-R.F.Gjermanisë 0-0. Ky rezultat historik për ekipin tonë Kombëtar të futbollit dhe skualifikimi i nënkampionëve të botës e riktheu vendin tonë të harruar në Europë përmes futbollit të luajtur me aq pasion e dashuri nga ai ekip i jashtëzakonshëm që është gdhendur thellë në kujtesën dhe zemrën e të gjithë sportdashësve.

 

Të gjithë kujtojnë ende me nostalgji golin e paparë të Gjinalit, që vetëm arbitri nuk e pa! Një homazh dhe vlerësim të veçantë për të mëdhenjtë, të cilët nuk jetojnë më, Loro Boriçi, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Panajot Pano, Medin Zhega e Frederik Jorgaqi. Një mirënjohje të veçantë për ata të cilët akoma na përcjellin ato emocione të paharruara si Koço Dinella, Alfred Gjinali, Teodor Vaso, Ramazan Rragami, Ali Mema, Sabah Bizi. Respekt për të gjithë Ju!

Uldedaj shpallet kampion bote në WBO Junior

Jurgen Uldedaj, boksieri i ri shqiptar është shpallur Kampion Bote në kategorinë WBO Junior, pasi mposhti argjentinasin Nikolas Leandro Arganaraz, në ndeshjen e zhvilluar në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës.

Djaloshi 21-vjeçar nga Lezha, zhvilloi një ndeshje të madhe përballë rivalit argjentinas.

Pas plot 10 raundesh, Jurgen Uldedaj u shpall fitues i ndeshjes dhe njëkohësisht kampioni i ri i botës, falë vendimit të gjyqtarëve, që i dhanë më shumë pikë djaloshit lezhjan.

Kjo ishte ndeshja e 9 e Jurgen Uldedajt në boksin profesionist, me lezhjanin që numëron po kaq fitore dhe nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.

Distria Krasniqi fantastike, merr medalje të artë në Kinë

Xhudistja jonë Distria Krasniqi e ka mposhtur japonezen Ami Kondo në finale të Masterit të xhudos në Gounzhgou të Kinës.

Krasniqi e mposhti japonezen qysh në fillim të meçit, saktësisht pas 16 sekondave me Ippon duka ia siguruar Kosovës një medalje tjetër të artë, raporton Gazeta Express.

Xhudistja mori medaljen e artë  në kategorinë -52 kg. Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.

Rrugëtimi i Krasniqit deri te medalja e artë erdhi duke mposhtur  koreanenen Yang, rusen Dolgova e në gjysëmfinale slovenen Stangar, dhe të gjitha  luftërat Distria i fitoi me Ippon.

Ndeshja Shqipëri-Turqi do të luhet në Shkodër

STAMBOLL (AA) – Ndeshja të cilën kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë përballë Turqisë më 22 mars të vitit të ardhshëm në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 do të luhet në qytetin e Shkodrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Federata e Futbollit e Turqisë, ndeshja e xhiros së parë në kuadër të grupit H midis Shqipërisë dhe Turqisë do të zhvillohet në stadiumin Loro Boriçi.

Maradona rreh të dashurën, ndahet çifti

Nuk ka kurrë paqe për Diego Armando Maradonën, i cili në një mënyrë apo tjetër mbetet në qendrën e vëmendjes.

Sipas njoftimeve të mediave argjentinase, marrëdhënia mes “Pibe de Oro” dhe Rocio Oliva është drejt përfundimit, pasi besohet se mes Maradonës dhe Olivas ka pasur një zënke mes tyre, ku nuk ka munguar as konflikti fizik. Maradona në këtë moment është teknik i Dorados, në Meksikë dhe largësia është një tjetër nga arsyet e ndarjes.

Megjithatë ish-e dashura e Diegos, siç raportohet nga disa media të Amerikës së Jugut, tashmë do të ketë një marrëdhënie tjetër.

Shorti i eliminatorëve të U-21, Shqipëria në grup me Kosovën

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës, shorti i eliminatoreve të Europianit 2021 të 21-vjeçarëve. Goglat janë treguar të pamëshirshme, ndërsa përballë njëra-tjetrës Kombëtaren Shpresa të Alban Bushit dhe përfaqësuesen U-21 të Kosovës.


Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në Grupin 3 së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që kuqezinjtë të përballen me dardanët në një kompeticion zyrtar.

“Vllazërorja” e 21-vjeçarëve, do të pritet me mjaft kureshjte, teksa “rivaliteti” i ndezur në distancë ka kohë që ka nisur.

Kujtojmë këtu që Kosova ishte pjesë e vazos së katërt në këtë short, ndërkohë që Shqipëria u pozicionua një vazo më poshtë, pra në të 5-tën.

Grupi 3

Angli
Austri
Turqi
Kosovë
Shqipëri
Andorrë

Nesër fillon Kampionati Botëror për klube, Reali mbron titullin

Të mërkurën fillon Kampionati Botëror për klube, i njohur si “FIFA Club World Cup”, në të cilin gjashtë kampionë kontinentalë dhe ekipi nikoqir Al Ain do të garojnë për titullin e klubit më të mirë në planet, raporton Anadolu Agency (AA).

Edicioni i 15-të i Botërorit për klube do të mbahet në datat 12-22 dhjetor në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Përveç nikoqirit, Al Ain, pjesë e garës janë edhe kampioni evropian Real Madridi, kampionët e Oqeanisë, Wellington FC nga Zelanda së Re, kampionët e Amerikës së Veriut, Guadalajara të Meksikës, kampionët e Afrikës, Esperance Sportive de Tunis nga Tunizia, kampionët aziatikë Kashima Antlers të Japonisë dhe kampioni i kupës Libertadores të Amerikës Jugore, River Plate nga Argjentina.

Hapjen e turneut do ta bëjnë ekipet Al Ain dhe Team Wellington me përballjen e tyre të mërkurën.

Real Madridi dhe River Plate do t’i bashkohen turneut në gjysmëfinale.

Kujtojmë se vitin e kaluar Real Madridi mposhti në finale brazilianët e Gremios me rezultatin 1:0.

UEFA nominon 50 futbollistë për “ekipin e vitit”

Votimi për 50 futbollistët për “Ekipin e Vitit” ka filluar, njoftoi sot UEFA.

Në të përfshihen pesë portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues.

Votat mund të hidhen në UEFA.com deri më 11 janar dhe finalja e fundit do të shpallet në të njëjtën ditë.

“Të nominuarit u përzgjodhën nga ekipi redaktues i UEFA.com, duke përfshirë gazetarët dhe korrespondentët ekspertë, në bazë të performancës së lojtarëve për një klub evropian ose kombëtar në garat e UEFA-së për vitin kalendarik 2018”, theksoi UEFA.

Fituesi i Ligës së Kampionëve të UEFA-së Real Madrid ka nëntë të nominuar. Më pas, finalisti i vitit të kaluar i UEFA Ligës së Kampionëve Liverpool dhe fituesi i Europa League Atletico Madrid secili ka nga gjashtë lojtarë.

Gjithsej 14 klube janë shfaqur në listë dhe 20 kombësi janë të përfaqësuara.

Vitin e kaluar u hodhën nëntë milionë vota.

Lista e plotë e kandidatëve është si vijon:

Portierë:

Alisson Becker (AS Roma/Liverpool), Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Keylor Navas (Real Madrid), Jan Oblak (Atletico Madrid), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtës:

Jordi Alba (Barcelona), Giorgio Chiellini (Juventus), Jose Gimenez (Atletico Madrid), Diego Godin (Atletico Madrid), Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Kalidou Koulibaly (Napoli), Kostas Manolas (Roma), Marcelo (Real Madrid), Gerard Pique (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), John Stones (Manchester City), Samuel Umtiti (Barcelona), Virgil van Dijk (Liverpool), Raphael Varane (Real Madrid)

Mesfushorë:

Casemiro (Real Madrid), Kevin De Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Isco (Real Madrid), N’Golo Kante (Chelsea), Toni Kroos (Real Madrid), James Milner (Liverpool), Luka Modric (Real Madrid), Saul Niguez (Atletico Madrid), Dimitri Payet (Marseille), Miralem Pjanic (Juventus), Paul Pogba (Manchester United), Ivan Rakitic (FC Barcelona), David Silva (Manchester City), Florian Thauvin (Marseille)

Sulmues:

Gareth Bale (Real Madrid), Edinson Cavani (Paris Saint-Germain), Paulo Dybala (Juventus), Edin Dzeko (Roma), Roberto Firmino (Liverpool), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Sadio Mane (Liverpool), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (Paris Saint-Germain), Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Juventus), Luis Suarez (Barcelona), Mohamed Salah (Liverpool)

Të nominuarit e ekipit të vitit nga klubet janë si më poshtë:

9 Real Madrid

7 Barcelona

6 Atletico, Liverpool

4 Juventus

3 Manchester City, Paris

2 Bayern, Chelsea, Marseille, Roma, Tottenham

1 Manchester United, Napoli

Të nominuarit e ekipit të vitit nga kombëtaret janë si më poshtë:

10 Franca

6 Spanja

5 Brazili

4 Uruguaji

3 Anglia, Gjermania

2 Argjentina, Belgjika, Bosnnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Senegali

1 Kosta Rika, Egjipit, Greqia, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Uellsi

Të nominuarit e ekipit të vitit nga ligat vendore janë si më poshtë:

22 La Liga (Spanjë)

14 Premier Liga (Angli)

7 Serie A (Itali)

5 Ligue 1 (Francë)

2 Bundesliga (Gjermani)

Ronaldo sfidon Messin: Eja në Itali

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është shprehur se rivali i tij i madh i cili luan me Barcelonën, Lionel Messi, do të duhet t’i bashkohet në Itali.

Në një intervistë me La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, ylli portugez u shpreh se në Juventus ka parë një shpirt më të madh ekipor se sa te Reali i Madridit.

Në intervistën në fjalë, ku ka folur për shumë çështje, siç është gjasat për të fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin, Ronaldo u pyet nëse i mungon Messi.

“Ndoshta më mungon pak. Megjithatë unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, me ekipin kombëtar, ndërkohë që ai ka qëndruar vetëm në Spanjë, ndoshta ai ka më shumë nevojë për mua”, ka thënë Ronaldo.

Ai është shprehur se jeta është një sfidë për të, dhe se dëshiron të jetë i lumtur.

”Do të doja që ai të vijë në Itali, të bëjë atë çfarë bëra unë, të pranojë sfidën. Sidoqoftë, nëse është i lumtur atje, e respektoj”, tha Ronaldo, i cili ka folur në superlativa për Messin duke thënë se është një djalë i shkëlqyer. aa

Java e fundit në Ligën e Kampioneve

STAMBOLL – Ndeshjet e javës së fundit në grupet e UEFA Ligës së Kampioneve do të fillojnë nesër.

Organizimi më i madh i futbollit evropian në nivelin e klubeve vazhdon nesër dhe të mërkurën më 12 dhjetor me ndeshjet e javës së 6-të dhe të fundit.

Para javës së fundit ekipet që janë avancuar në të gjashtëmbëdhjetën e finales janë Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Barcelona, Porto, Schalke 04, Bayern Munich, Ajax, Manchester City, Real Madrid, Roma, Juventus dhe Manchester United.

Programi i ndeshjeve të javës së gjashtë është si në vijim:

Nesër :

18.55 Schalke 04 (Gjermani) – Lokomotiv Moska (Rusi)

18.55 Galatasaray (Turqi) – Porto (Portugali)

21.00 Monaco (Francë) – Borussia Dortmund (Gjermani)

21.00 Club Brugge (Belgjikë) – Atletico Madrid (Spanjë)

21.00 Inter (Itali) – PSV (Holandë)

21.00 Barcelona (Spanjë) – Tottenham (Angli)

21.00 Crvena Zvezda (Serbi) – Paris Saint-Germain (Francë)

21.00 Liverpool (Angli) – Napoli (Itali)

12 dhjetor e mërkurë:

18.55 Viktoria Plzen (Çeki) – Roma (Itali)

18.55 Real Madrid (Spanjë) – CSKA Moska (Rusi)

21.00 Benfica (Portugali) – AEK (Greqi)

21.00 Ajax (Holandë) – Bayern Münih (Gjermani)

21.00 Manchester City (Angli) – Hoffenheim (Gjermani)

21.00 Shakhtar Donetsk (Ukrainë) – Olympique Lyon (Francë)

21.00 Valencia (Spanjë) – Manchester United (Angli)

21.00 Young Boys (Zvicër) – Juventus (Itali)