VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mjaft të këqijave për Kosovën!! Nga Skënder MULLIQI

By | March 1, 2021
blank

Komentet

blank

(Fotoreportazh) “Bouqet from Epidamn” -Buqetë nga Epidamn – Nga Qazim Kërtusha

“Bouqet from Epidamn” –

Ekspozitë në muzeun arkeologjik të Durrësit në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve.

Për nder të një grupi të madh artistësh që kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen e këtij muzeu duke qenë pjese në stafet e gërmimeve arkeologjike,

në sektorin e restaurimit, konservimit dhe të dokumentacionit fotografik , grafik si dhe në platformën e muzeut.

Pasioni dhe energjitë që dhanë për muzeun u shndërruan në frymëzim për krijimtarinë e tyre.

blank

blank blank

blank blank blank blank blank blank blank

 

 

blank

VOTA NUK SHITET Nga Kelmend Ahmetaj (Kelmend Keli Vuthaj)

 

Kështu matet karakteri dhe vlefta e njeriut.

Vota nuk shitet.

Me votë transmeton të ardhmen tate e të fëmijëve të tu.

Në se ti, prind e shet votën këtë do ta bëjnë edhe fëmiu jot.

Vota asht e çmuar.

 

___

Kelmend Ahmetaj, përndryshe: Kelmend Keli Vuthaj, është një ndër qindra djemtë ma të mirë të botës e kohës shqiptare, njeri i biznesit, i Shoqërisë Civile, me një fjalë të vetme: shqiptar i mirë. Njiherit dhe Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për krahinën e Plavë-Gucisë me rrethina.

blank

Gërvalla do të vizitojë Athinën – Kosova, optimiste për njohjen nga Greqia

Sandra Cvetkoviq

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka pranuar ftesën e Greqisë, që zyrtarisht ta vizitojë këtë shtet, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga MPJD-ja. Nga kjo ministri thanë se Gërvalla, me kënaqësi do t’i përgjigjet kësaj ftese, por nuk treguan se kur mund të ndodhë kjo vizitë.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë. Përveç Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja.

Ftesa për vizitën e Gërvallës në Athinën zyrtare, u bë përmes udhëheqëses së Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Chryssoula Aliferi, gjatë një takimi që ajo pati më 15 prill, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në këtë takim, Kurti ka kërkuar nga Aliferi, që Greqia t’i bashkohet shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por sipas qëndrimit të Athinës zyrtare, që është publikuar edhe në faqen e Zyrës ndërlidhëse në Prishtinë, çështja e njohjes varet nga rezultati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova, e interesuar për thellimin e bashkëpunimit me Greqinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës deklaron se Prishtina dhe Athina zyrtare tashmë kanë marrëdhënie të mira dypalëshe dhe shton se “Kosova është shumë e interesuar në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me Greqinë”.

“Kosova është e angazhuar për të forcuar bashkëpunimin në të ardhmen dhe në mënyrë që ky bashkëpunim të rezultojë me njohje nga Greqia, si një shtet i rëndësishëm për ne në BE dhe në rajon”, tha MPJD-ja në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.

MPJD-ja po ashtu tha se Kosova është optimiste për këtë çështje, duke pasur parasysh fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

“Për më tepër, ne jemi duke punuar në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e ekonomisë, kulturës, por edhe në fusha të tjera, që janë të rëndësishme për të dyja vendet”, tha ministria.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Zyrën ndërlidhëse greke në Prishtinë, nëse Athina zyrtare ka ndryshuar pozicionin e saj karshi statusit të Kosovës.

Por, deri në publikimin e këtij teksti, nga kjo zyre nuk janë përgjigjur.

Në faqen në internet të Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, thuhet se “politika greke frymëzohet nga një vullnet i sinqertë për të ndërtuar një mjedis paqeje dhe prosperiteti për të gjithë popujt në rajon, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”.

Ndërkaq, sa i përket qëndrimit politik të Greqisë ndaj Kosovës, thuhet se “ne mbështesim plotësisht dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nën ndërmjetësimin e BE-së, proces ky që i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme kursit evropian të të dyja vendeve”, duke përfunduar se këtë kurs, Greqia e promovon për Ballkanin Perëndimor në tërësi.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu nuk ka treguar saktë nëse autoritetet e Kosovës do të ndërmarrin ndonjë hap konkret për të bindur pesë shtetet anëtare të BE-së, që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Sa i përket marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Athinës zyrtare, Kryeziu theksoi se Greqia ka mbështetur Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si dhe mbështetë vendimin për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Ne besojmë se kjo qasje miqësore duhet të rezultojë në bashkëngjitjen e Greqisë me shtetet e tjera të BE-së që e kanë njohur Kosovën”, tha Kryeziu.

Hoti: Nga pesë shtetet, Greqia e para do ta njohë Kosovën

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti beson se ekziston një mundësi e madhe që Greqia së shpejti ta njohë Kosovën dhe ai vlerëson se ky shtet nuk e ka bërë deri më tani një gjë të tillë, për shkak të problemeve që ka me Qipron.

Hoti thekson se është shumë me rëndësi për Kosovën që në këtë kohë të sigurojë njohje nga njëra prej pesë shteteve të BE-së, që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Nga këto pesë shtete, unë mendoj se Greqia do të jetë e para që do ta njohë Kosovën”, tha Hoti.

Ai tha se Kosova dhe Greqia tashmë kanë marrëdhënie të mira, duke shtuar se “më problematikja” është Spanja, e cila gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Do të duhej të bëhej më shumë lidhur me këtë çështje, veçanërisht kur bëhet fjalë për Spanjën”, tha ai.

Peci: Politika e vendeve mosnjohëse varet nga dialogu

Në anën tjetër, Lulzim Peci, ish-diplomat dhe njëherësh drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, beson se Kosova nuk mund të bëjë asgjë që të ndikojë në vendimin e Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Spanjës për ta njohur Kosovën.

Politikat e këtyre shteteve, thotë Peci, varen nga rezultati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po zhvillohet në Bruksel që nga viti 2011, nën ndërmjetësimin e BE-së.

“Nga këto shtete, më së afërmi për ta njohur Kosovën janë Greqia, Rumania dhe Sllovakia, ndërkaq Spanja dhe Qiproja janë mjaft larg. Ky pozicion varet nga rezultati i dialogut (ndërmjet Kosovës dhe Serbisë). Nëse do të ketë një njohje eksplicite të Kosovës ose një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila do të përfshinte njohje, por jo në formë eksplicite, atëherë pozicioni i këtyre shteteve do të ndryshojë”, thekson Peci.

Ai thotë se rruga e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO është bllokuar, pikërisht për faktin se pesë shtetet e bllokut evropian ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kosova deri më tani, do të mund të ishte mjaft afër anëtarësimit në NATO dhe kjo do të nënkuptonte fundin e ndikimit të Rusisë në Ballkan. Integrimi euro-atlantik nuk është i mundur dhe asnjë hap i rëndësishëm nuk mund të bëhet në atë kuptim”, thotë Peci, duke shtuar se statusi i Kosovës është një problem evropian dhe kjo është arsyeja pse Kosova ka problem që të integrohet plotësisht në komunitetin evropian.

Deri më tani, Kosovën e kanë njohur 117 shtete dhe njohja e fundit erdhi nga Izraeli në shkurt të vitit 2021. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Prishtinës dhe Beogradit, që u nënshkrua më 4 shtator, 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Para kësaj, Kosova ishte njohur nga Barbadosi më 2018, por në atë periudhë, Beogradi zyrtar udhëhoqi një fushatë aktive për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Serbia pretendon se Gana, Lesoto, Liberia, Guinea-Bissau kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Por, në listën e shteteve njohëse, të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, këto shtete ende figurojnë si vende që e kanë njohur Kosovën.

Sipas Marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia është zotuar që ta pezullojë për një vit fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovë, ndërkaq Kosova është zotuar se nuk do të kërkojë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, po ashtu për një periudhë njëvjeçare.

blank

Tiranë, plagosen pesë persona në një xhami

Tiranë

Pesë persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas njoftimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, një shtetas në Rrugën e Kavajës është futur në ambientet e xhamisë dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 persona.

“Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu thuhet se shërbimet e policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë personave të lënduar, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili sipas policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

blank

Komandant Lleshi me memorial në Ternoc të Madh të Bujanocit

Monumenti kushtuar Ridvan Qazimit në Tërnocin e Madh.

 

Branko Vuçkoviq

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në një kodër mbi Tërnocin e Madh, në jug të Serbisë, kanë nisur punimet për rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e një objekti kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), Ridvan Qazimi, i njohur edhe si komandant Lleshi.

“Mund të quhet kompleks memorial, një park përkujtimor ose mund t’i vihet një emër tjetër, por në thelb, ky vend do të jetë një vend për të ruajtur kujtimin për komandant Lleshin, që ne këtu e shohim si një hero të historisë sonë të fundit, një njeri që sakrifikoi për të mirën e popullit të tij”, tregon Mustafi.

Pasi në opinion nisi të qarkullonte një informacion jozyrtar për nisjen e punimeve në këtë kompleks përkujtimor, për këtë temë u diskutua edhe në një seancë të rregullt të Parlamentit serb.

Në seancën e Parlamentit të Serbisë, të mbajtur më 13 prill, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Gjorgje Miliqeviq, pyeti Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale e të Veteranëve nëse Komuna e Bujanocit apo autoritetet lokale të Tërnocit të Madh, kanë paraqitur ndonjë kërkesë për miratimin e lejimit të ndërtimit të kompleksit përkujtimor për Ridvan Qazimin.

Me këtë rast, ai tha se Komuna e Bujanocit duhet të respektojë ligjet e Serbisë, pavarësisht përkatësisë etnike të qytetarëve të Bujanocit.

“Në Serbi ekziston një ligj ku rregullohet saktë se kujt dhe në çfarë kushtesh mund t’i ndërtohet monument përkujtimor. Kjo sigurisht nuk është e mundur për ata që morën pjesë në veprime terroriste”, u shpreh Miliqeviq.

Hero kombëtar për shqiptarët

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi, tha për REL se asgjë e rrezikshme dhe e tmerrshme nuk është duke ndodhur për Serbinë në kodrën mbi Tërnocin e Madh, pasi sipas tij, çdo nismë e shqiptarëve në jug të Serbisë, trajtohet si e tillë.

“Deklaratat që vijnë nga Beogradi janë të rrezikshme, në të cilat, shqiptarët janë gjithmonë armiq të shtetit”, tha Mustafi.

Në vend të kësaj, ai shton se shteti do të duhej të respektojë Ligjin për amnistinë, i cili, sipas tij, ka sjellë paqe në këtë pjesë të Serbisë.

“Me këtë ligj është paraparë që të gjithë luftëtarët e UÇPMB-së të amnistohen për pjesëmarrje në konflikte”, tha Mustafi.

Çka parasheh Ligji për amnisti?

Ky ligj, i cili është miratuar më 3 korrik, 2020 thotë se u jepet amnisti personave, shtetas të Jugosllavisë, të cilët në periudhën 1 janar, 1999 deri më 31 maj, 2001, në territorin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë bërë ose ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale të terrorizmit.

Sipas organizatës Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut më 2000 dhe 2001, në këto tri komuna, të banuar me shumicë shqiptare, ishte vendi i konfliktit të armatosur në mes të policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave në njërën anë dhe UÇPMB-së në anën tjetër.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, të drejtat themelore dhe të drejtat e minoriteteve, përkatësisht të shqiptarëve, që banojnë në këto komuna, vazhdimisht ishin shkelur gjatë viteve të 80-ta si dhe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, partisë të të cilit i përket edhe Miliqeviq, që gjatë seancës plenare, kritikoi ndërtimin e këtij monumenti.

Sipas të dhënave të këtij fondi, një numër i madh vrasjesh, i zhdukjeve me forcë, dëmtimit të pronës dhe torturave nga anëtarët e MUP-it serb dhe policisë ushtarake jugosllave, si dhe të formacioneve paralamilitare, që ndodhën në periudhën para se të përshkallëzohej kriza në jug të Serbisë, mbeten të pazgjidhura, njësojë sikurse shkeljet e të drejtave të njeriut nga të dy palët gjatë konfliktit më 2000 dhe 2001.

Ragmi Mustafi tha se Ridvan Qazimi luftoi për të drejtat e popullit të tij si dhe ai ishte njëri nga personat që nënshkruan marrëveshjen, e cila solli paqe në këtë zonë.

“Absolutisht është e papranueshme që ta quash atë njeri terrorist shqiptar. Kjo sjellje e shtetit, që shkel ligjet, rregulloret dhe vendimet e veta, është e papranueshme. Sepse, nëse të gjithë këta njerëz amnistohen, kjo do të thotë se në njëfarë mënyre, shteti e pranon se revolta e tyre ishte e drejtë dhe se amnistia është ajo që ua dha atyre mundësinë për pajtim”, tha Mustafi.

Pllaka në Tërnocin e Madh kushtuar Ridvan Qazimit.

Pllaka në Tërnocin e Madh kushtuar Ridvan Qazimit.

Kush ishte Ridvan Qazimi?

Ridvan Qazimi, i njohur edhe si Komandant Lleshi, është një hero kombëtar për shqiptarët nga jugu i Serbisë, e për autoritetet në Beograd një terrorist. Ai vdiq gjatë një konflikti me anëtarët e ushtrisë dhe policisë.

Sipas një studimi të vitit 2002 të kryer nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Qazimi ishte një nga përfaqësuesit e UÇPMB-së, që ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në negociatat me zyrtarët qeveritarë në fillim të vitit 2001.

Rrethanat e vdekjes së tij, më 24 maj, 2001, nuk janë sqaruar ende. Sipas FDH-së, ai ishte vrarë me një snajper, që kishte shtënë në vendin e quajtur Guri i Gat mbi fshatin Lluçan, teksa ai kishte qenë aty së bashku me tre bashkëluftëtarë.

Sipas deklaratave të mëparshme të bashkëluftëtarëve të Qazimit, ai kishte marrë pjesë në përgatitjet për nënshkrimin e një marrëveshjeje për dhënien fund të luftimeve, prandaj, ai konsiderohet si luftëtar për të drejtat e popullit shqiptar, që sakrifikoi veten për të ardhmen e brezave të rinj.

Një monument i Ridvan Qazimit është ngritur në qendër të Tërnocit të Madh, ku ai është varrosur.

Më 2002, një pllakë përkujtimore për Qazimin u vendos në hyrje të Tërnocit të Madh.

Në po atë vend, më 2012 është hapur një muze kushtuar komandant Lleshit, ku është ekspozuar automjeti në të cilin ai ishte kur është vrarë me snajper si dhe uniforma që e ka pasur të veshur. Në Bujanoc çdo vit mbahen Ditët e komandantit Lleshi, gjatë të cilave shfaqen programe kulturore-artistike, për të nderuar atë.

A mund të përsëritet “skenari i Preshevës”?

Megjithatë, çdo vendosje e monumenteve që u kushtohen personaliteteve nga ky konflikt i armatosur në jug të Serbisë, përcillet me tensione ndëretnike.

Vëmendjen më të madhe e mori një monument, i ndërtuar nga mermeri, ku ishin të vendosur 27 emra të luftëtarëve të vrarë të UÇPMB-së, që u zbulua në nëntor të vitit 2012, në qendër të Preshevës.

Tre muaj më vonë, 200 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe e hoqën këtë monument, pavarësisht reagimeve të shumta nga politikanët shqiptarë.

Arsyetimi kryesor i autoriteteve serbe ishte se ngritja e këtij monumenti ishte bërë pa lejen e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës nga Nishi. Sidoqoftë, udhëheqësi i SPS-së, njëherësh kryeministri i atëhershëm i Serbisë – kryetari aktual i parlamentit – Ivica Daçiq, e kishte quajtur këtë monument “provokim ndaj të cilit shteti duhet të reagojë”. Atëbotë, zëvendëskryeministri i parë, aktualisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu, publikisht kishte kërkuar heqjen e monumentit.

Edhe presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga e kishte cilësuar në kundërshtim me të drejtat themelore dhe lirive të njeriut heqjen e këtij monumenti në Preshevë.

Nga Misioni për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), atëherë kishin shprehur keqardhje që negociatat për një zgjidhje kompromisi për këtë monument ishin ndërprerë, për shkak të largimit të tij.

Monumenti më pas u zhvendos në oborrin e një xhamie ku edhe sot gjendet.

Në të njëjtin vit, u ndalë fillimi i punimeve në një kompleks memorial kushtuar pjesëtarëve të UÇPMB-së në fshatin Oraovicë të Preshevës. Sipas shkrimeve të mediave, në atë vend ishte planifikuar të ndërtoheshin tetë shtylla mermeri, në gjatësi prej 16 metrash, sipas një projekti të Prishtinës.

Në mesin e vitit 2015, u hoq edhe monumenti i ngritur në nder të 12 pjesëtarëve të policisë serbe, të vrarë te fshati Lluçan. Monumenti u zhvendos në oborrin e një kishe në Banjë të Bujanocit.

Në rajonin e jugut të Serbisë janë edhe të paktën 20 monumente, të cilat kundërshtohen nga njëra ose pala tjetër.

Çka thotë Ligji për monumentet?

Sipas Ligjit për memoriale të luftës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Veteranëve, bazuar në mendimin e Këshillit për ruajtjen e traditave të luftërave çlirimtare të Serbisë dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, vendos për ngritjen ose heqjen e monumenteve. Vetëqeverisjet lokale do të thotë, komunat apo qytetet, mund të jenë propozues, por nuk vendosin për propozimet për ngritjen e monumenteve.

Sipas ligjit, pushteti lokal zbaton vendimet e ministrisë – ngritjen, heqjen apo evidentimin e monumenteve në territorin e tyre.

Po ashtu sipas ligjit, nismat për ngritjen e monumenteve të reja, mund të vijnë nga qytetarët, personat juridikë apo nga institucionet shtetërore.

blank

Helikopteri i NASA-s kryen fluturimin e parë në Mars

VOA

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, njoftoi se helikopteri i saj robot Ingenuity kreu të hënën një ngritje dhe ulje të suksesshme në planetin Mars, duke realizuar fluturimin e parë të kontrolluar mbi sipërfaqen e një planeti tjetër.

NASA tha se fluturimi me sukses i mini-helikopterit me dy helika mund të hapë rrugën për mënyra të reja kërkimi në planetin Mars dhe destinacione të tjera të sistemit diellor, si Afërdita dhe hëna e Saturnit, Titan.

Drejtuesit e misionit në Laboratorin Jet Propulsionit të NASA-s pranë Los Anxhelosit shpërthyen në duartrokitje dhe brohoritje kur të dhënat inxhinierike që erdhën nga Marsi konfirmuan se helikopteri prej më pak se 2 kilogramësh që punon me energji diellore kishte kryer sipas planit fluturimin e parë prej 40 sekondash.

Helikopteri robot është i programuar të ngjitet 3 metra vertikalisht, pastaj të qëndrojë pezull dhe të rrotullohet në vend mbi sipërfaqen e Marsit për gjysmë minute para se të ulet përsëri mbi katër këmbët e tij.

Megjithëse kohëzgjatja ishte e shkurtër, kjo shënoi një arritje historike në aviacionin ndërplanetar, sepse fluturimi u realizua në një “fushë ajrore” 278 milion kilometra larg Tokës në dyshemenë e një pellgu të gjerë marsian të quajtur Krateri Jezero.

NASA e krahasoi arritjen me fluturimin e parë të vëllezërve Wright në dhjetor të vitit 1903. Fluturimi i tyre në Karolinën e Veriut me avion me motor zgjati vetëm 12 sekonda dhe distanca e përshkuar ishte 37 metra.

blank

Zgjedhjet e 25 prillit – Edi Ramën e lënë nervat, braktis në mes intervistën me Babaramon

Kreu i PS-së, Edi Rama duket se e ka humbur qetësinë një javë para zgjedhjeve.

Mësohet se ai ka ndërprerë në mes një intervistë me gazetarin Ilir Babaramo duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të tij.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë gazetari sot në Facebook.

‘Një intervistë e ndërprerë në mes nga Edi Rama gjatë regjistrimit, i cili refuzoi t’i përgjigjej më shumë se gjysmës se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar në mënyrë të beftë.

Ndiqni në orën 20.55 çfarë ndodhi sot në studion e ‘5 Pyetjet’’- shkruan Babaramo duke lajmëruar këtë incident që i ka ndodhur gjatë intervistës me kreun e qeverisë./

Disa ditë më parë ai hoqi mikrofonat dhe ndërpreu dhe një intervistë live me gazetarin Endri Xhafo, duke refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të tjera të tij dhe panelit të gazetarëve.

 

blank

blank

Irani dhe Serbia nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Teheran

Irani dhe Serbia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta dhe respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, i cili zhvilloi vizitë zyrtare në Teheran, u takua me homologun iranian Mohammad Javad Zarif, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Iranit.

Gjatë takimit të tyre, Zarif dhe Selakoviç diskutuan zhvillimin e bashkëpunimit politik, tregtar dhe kulturor midis dy vendeve.

Pas takimit, dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, i cili parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta, respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.

blank

Rama gënjen, s’ka linjë direkte për në aeroportin e Kukësit, avioni nga Londra do të ulet më parë në Rinas (dokumente)

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, ditën e sotme do të zbresë në Aeroportin e Kukësit avioni i parë. Por, ndryshe nga sa kishte deklaruar kryeministri Edi Rama, faktet tregojnë se nuk ka një linjë direkte nga Aeroporti i Kukësit për në vendet e tjera.

Në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shihet se avioni i “Air Albania” pritet të zbresë në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa prej aty do të niset për në Kukës.

Kjo tregon se avionët do të ulen më parë në Aeroportin e Rinasit, për të vijuar më tej rrugën për në Kukës, pasi nga aeroporti i ri i bërë tashmë në vend nuk ka linjë direkte me vendet, ku është parashikuar të ketë udhëtime.

Vetë kryeministri Rama ka premtuar se do të sjellë me avionin e parë në Aeroportin e Kukësit kuksianë, që jetojnë në Londër, por që votojnë për Partinë Demokratike.

blank

blank

blank

Si monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.

Por nën ethet e “mandatit të tretë” në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.

Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Në dokumentin e siguruar nga Lapsi.al, qështë afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

Shkelet privatësia e qytetarëve, reagon PD: Do e ndjekim në mënyrë ligjore këtë çështje

Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj.

Lapsi.al mësoi se njësoj siç ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave, e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.

Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo.

Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.

blank

Petrit I., “patronazhisti” im, nuk me kish gjetur ne shtepi…! – Nga DENISA DAKA

Petrit I., “patronazhisti” im, nuk me kish gjetur ne shtepi…!
E sipas ketij buratino surrogato, nuk isha as e sigurte per partine…!
Keta burrece e bythece qe shesin gjithshka per te lepire nje kocke pergjate rruges, kane percjelle e pasqyruar me kujdes te dhenat tona ne kundershtim te plote me ligjin.
Ky Petrit djali, versniket e tij gjithashtu, jane viktima te nje zinxhiri te kalbur ne kete vend.
Por fijet duhet te shkojne e zbulojne burimin doemos.
Krimi i grabitjes se te dhenave personale për qëllime elektorale duhet ndeshkuar me cdo kusht.
Si rrodhi informacioni?!
Kush e porositi kete database shoqeruar me te dhena sensitive?!
Kush i infiltroi keta buratino, te cilet konsiderohen tashme bashkepunetore ne krim?!
Kush ka akses ne serverat shteterore?!
Kush arriti ti siguroje keto te dhena ne menyre te paligjshme?!
Kush po i perdor keto lista?!
Keto prova jane të pakundërshtueshme.
Koha e spiunit te lagjes dhe era e prangave te ftohta ne duar ka kohe qe ndihet dhe se largu…!
Me gjase historia po perseritet pike per pike njesoj!
Me kete buratinon a kllounin e partise do te takohem ne gjykate.
Cilitdo prej jush mund te me bashkohet per kete shkak.
Ndryshe e gjitha kjo maskarade e ulet dhe e pashoq nuk do te zbrapset!
blank

Sllovenia ngre pyetje të pakëndshme me bisedat për “shpërbërjen” e Bosnjës

Andy Heil

Nisja e tij ka qenë e papritur, motivet e paqarta, ndërsa serioziteti i dyshimtë.

Një debat publik, që lindi në Slloveni, u përhap këtë javë në Bosnje e Hercegovinë dhe në BE dhe nxiti pyetje të pakëndshme për qëndrueshmërinë e kufijve dhe të institucioneve në Ballkan, e sidomos në Bosnje.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, raportohet se ka folur për “shpërbërjen” e mundshme të Bosnje e Hercegovinës gjatë një bisede me presidencën trepalëshe të Bosnjës, muajin e kaluar.

Raporte të pakonfirmuara këtë javë kanë cituar një “non-paper” të kryeministrit slloven, Janez Jansha, që u bën jehonë bisedave për ndryshimin e mundshëm të kufijve.

Publikisht, të dy udhëheqësit i kanë mohuar sugjerimet se mbështesin një ide të tillë.

Pahor ka thënë të premten se i hedh poshtë “lojërat e rrezikshme” për ndryshimin e kufijve, ndërsa Jansha ka mohuar se ekziston një “non-paper” i tillë.

Por, alarmi është ngritur tek ata që mendojnë se reformat janë mënyra më e mirë për ta nxjerrë Bosnjën nga paraliza politike.

“Ideja e ndryshimit të kufijve është e rrezikshme”, thotë Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri.

Ai përmend rrezikun e veçantë në Ballkan, ku është përfolur se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë e kanë konsideruar shkëmbimin e mundshëm të territoreve, tre vjet më parë.

Por, ai po ashtu paralajmëron për përhapjen e paqëllimtë të rrezikut në vende si Ukraina, ku Rusia ka aneksuar Krimenë shtatë vjet më parë dhe vazhdon të mbështesë separatistët e armatosur.

“Ishte shumë e rrezikshme të flitej për ndryshimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, e kjo është edhe më e rrezikshme në Bosnje, sepse do të përfshinte jo vetëm një proces jokonsensual, por do t’i ndikonte edhe njerëzit kundër vullnetit të tyre, si dhe do ta flakte qasjen e komunitetit ndërkombëtar, që ka qenë në fuqi qysh në vitin 1991, e që do të thotë se asnjë ndryshim kufiri përgjatë vijave etnike nuk është i pranueshëm”, thotë Bieber.

Një portal slloven i lajmeve ka njoftuar së pari më 11 prill se Pahor i ka pyetur bashkëpresidentët e Bosnjës, në një takim më 5 mars, nëse “ndarja në mënyrë paqësore” është një mundësi për Bosnjën, e cila ende qeveriset në dy entitete: Federata Boshnjake-Kroate dhe Republika Sërpska.

Kjo qeverisje e ndërlikuar është paraparë me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, më 1995.

Kroati Zhelko Komshiq ka thënë një ditë më vonë se pyetja i është bërë atij dhe dy anëtarëve të tjerë të Presidencës së Bosnjës në një takim në mars.

Zyra e Pahorit më vonë ka konfirmuar se ai i ka pyetur udhëheqësit e Bosnjës për “idenë e shpërbërjes së Bosnje e Hercegovinës dhe ripërcaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor”, gjatë një vizite në Sarajevë, në fillim të marsit.

Sipas raporteve, Millorad Dodik, anëtari serb i Presidencës dhe udhëheqësi i Republikës Sërpska, i cili së voni i ka intensifikuar thirrjet e tij për shkëputje nga pjesa tjetër e Bosnjës, i është përgjigjur më ngrohtë idesë sllovene, sesa homologët e tij, ai boshnjak dhe kroat.

Pahor më pas ka theksuar “mbështetjen” e tij për anëtarësimin e Bosnjës në BE dhe respektin e tij për integritetin territorial të vendit.

Pastaj, këtë javë, kanë dalë raporte që sugjerojnë se Jansha personalisht i ka dorëzuar një “non-paper” presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku përmenden ndryshimet e mundshme të kufijve.

Jansha, aleat politik i kryeministrit nacionalist hungarez, Viktor Orban, ka mohuar se ka shkruar një “non-paper” të tillë.

Një zyrtar i BE-së është përgjigjur në emër të zyrës së Michelit më 12 prill, duke thënë se “ne nuk mund të konfirmojmë se kemi marrë” një dokument të tillë.

Më 15 prill, një medium me qendër në Lubjanë, necenzurirano.si, ka botuar atë që ka thënë se është “non-paper”-i në fjalë.

Në këtë “non-paper” të pretenduar, me titull “Ballkani Perëndimor – rruga përpara”, Jansha propozon “zgjidhje” që përfshijnë “bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë” dhe “bashkimin e një pjese më të madhe të territorit të Republikës Sërpska me Serbinë”.

Ai propozon status të veçantë – duke ndjekur modelin e Tirolit të Jugut, provincës kryesisht gjermanishtfolëse në veri të Italisë – për “pjesën serbe të Kosovës”.

Po ashtu sugjeron ose “bashkimin e kantoneve kryesisht kroate të Bosnje e Hercegovinës me Kroacinë, ose dhënien e statusit të veçantë për pjesën kroate të Bosnje e Hercegovinës”.

Boshnjakët, “kështu do të fitojnë një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur dhe do të marrin përgjegjësinë për të”.

Presioni për ndryshim

Bosnje e Hercegovina është përballur me probleme pothuajse konstante të qeverisjes, që nga krijimi i saj me dy njësitë etnike.

Brukseli dhe përfaqësuesi i tij i lartë për politikën e jashtme, Josep Borrell, kanë theksuar vazhdimisht dëshirën e bllokut për të parë një angazhim më të madh të zyrtarëve të Bosnjës për reforma, që do t’i mundësonin vendit të përparonte drejt BE-së.

Por, çështjet e pazgjidhura, përfshirë paqëndrueshmërinë e vazhdueshme politike të Bosnjës, vazhdojnë.

Policia kufitare e Bosnjës pranë Lumit Drina në Zvornik.

Policia kufitare e Bosnjës pranë Lumit Drina në Zvornik.

Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme e Kroacisë është cituar të ketë thënë se Zagrebi ka qenë “nxitësi” i një nisme këtë vit, për të hartuar një “non-paper”, ku Bosnja do të nxirrej si “një çështje e rëndësishme për Bashkimin Evropian, e cila duhet të jetë më e dukshme në hapësirën gjeopolitike në Evropën Juglindore”.

Institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, herë pas here, ndajnë dokumente të tilla konfidenciale, por jozyrtare, që sugjerojnë korniza të mundshme për diskutimin e temave veçanërisht të mbingarkuara.

Në “non-paper”-in kroat, ministri i Jashtëm, Gordan Gërlliq Radman, ka mbështetur statusin e kandidatit të Bosnjës për anëtarësim në BE.

Sllovenia ishte midis nënshkruesve të tjerë, ashtu si edhe Bullgaria, Qiproja, Greqia dhe Hungaria.

Gërlliq Radman ka thënë pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, më 22 mars, se homologët e tjerë evropianë – përfshirë ata nga Franca dhe Gjermania – kanë shprehur gjithashtu mbështetje për dokumentin.

Në “non-paper” është thënë se Bosnja duhet të reformojë legjislacionin e saj zgjedhor, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje presidencës trepalëshe të Bosnjës këtë muaj, që të punojë drejt reformave të paktën modeste, përfshirë “ndryshime të limituara kushtetuese… për të reformuar sistemin zgjedhor”.

Sllovenia do të marrë presidencën e radhës të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Ndoshta Pahor dhe Jansha thjesht kërkojnë të mbledhin pikë politike, duke ofruar zgjidhje për paqëndrueshmërinë e vazhdueshme midis ish-republikave jugosllave në juglindje.

Disa analistë spekulojnë se udhëheqësit sllovenë mund të kanalizojnë pakënaqësinë me Bosnjën edhe midis “aktorëve më të mëdhenj” brenda Bashkimit Evropian.

Mateusz Seroka, një studiues në Qendrën për Studime Lindore në Varshavë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ripërcaktimi i kufijve është një gjë e dështuar – “një mundësi e tillë do të shkaktonte më shumë probleme, sesa do të mund të zgjidhte teorikisht”.

Por, duke folur përpara rrjedhjes së “non-paper”-it, ai ka thënë se “ka ende grupe që mendojnë për ndarjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor përgjatë vijave etnike” dhe nuk ka fajësuar domosdoshmërisht Lubjanën për ngritjen e kësaj teme.

Përgatiti: Valona Tela

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend