Mësuesinë e nisi në Tepelenë, e vazhdoi në Tiranë e në Shkodër, në Korishë, në Prizren e në Gjakovë, e përmbylli në Prishtinë. Bëri shkollë në Institutin “Nana Mbretneshë” të Tiranës dhe la gjurmë në arsimin shqiptar.
Po e kujtojmë sot mësuesen Myzafere Hatipi, e lindur në vitin 1917, e cila bëri një jetë të vetmuar gati, me të birin, Blerimin, në Prishtinë.
“Zilja e shkollës akoma më jehon në veshë, rreshtat e nxënësve tek ngarendnin të ngjiteshin shkallëve, zhurma e tyre korridoreve të shkollës, janë tablo jete profesionale e imazhe që më shoqërojnë gjithë jetën” tregon mësuesja për Sanije Gashin në librin ku kjo e fundit ka përfshirë gratë shqiptare që lanë gjurmë me jetën e tyre.
Rruga e shkollimit për Myzaferen, që ishte fëmija i parë në familjen Gjinali, nis kur babai i saj, Ismail Gjinali, kalon për të jetuar në Shkodër në vitin 1932, me qëllim që ti shkollonte fëmijët. Myzaferja shkollohet në Institutin “Nana Mbretneshë” që ishte shkollë e vajzave për atë kohë, më e njohura në Shqipëri. Veç mësimeve, ajo ndjek edhe ligjëratat dhe në shkollën e dramës, shquhet si basketbolliste, luan në violinë, mëson frëngjishten e italishten, turqishten e zotëronte qysh më herët.
Në vitin 1937 ajo emërohet mësuese në Tepelenë. Si 20 vjeçare, këtu ajo merr ditarin për herë të parë në dorë. Me këtë përvojë ajo më pas transferohet në Shkollën “Nami Frashëri” në Tiranë.
Gruaja e quajtur Ngadhënjim ( në arabishte Myzafer do të thotë Ngadhënjim ) me gjithë vuajtjet më pas kalon të japë mësim në Gjakovë. Me hapjen e Normales Shqipe, 1946/47, ajo bashkë me elbasanasen Lirie Tanefi, si mësimdhënëse të para dhe me përvojë pedagogjike, fillojnë punën në ushtrimoren e Normales. Myzaferja ligjëronte edhe në lëndën e biologjisë, ndonëse, siç thotë ajo, dashuri të madhe ndiente ndaj matematikës, ndërsa Liria ligjëronte metodikën e mësimdhënies, vizatimin dhe punëdoren. Të dyja ishin shembull për emancipimin dhe shkollimin e vajzave të mbyllura. / KultPlus.com
E tmerreshme kjo me Mitrush Kutelin
Kurse , ne shqiptaret ketu ne Kosove vertete ishim te bindur se Shqiperija eshte ajo qe do te na shpetoje nga zgjedha serbe. Me 1990 u pa se te gjithe ne kishim qene ne lajthitje dhe ate kohe u varrosen illuziinet tona
Ne librin e tij ” titistet ” ai bandit i paskrupullt shkruante vec therash se :
” titua na mashtroi ” por , ne fakt ai kushte vepruar per 40 vite pikrishte ashtu si e kishte urdhuar Titua kurse , sa per mashtrim , kushe kend e mashtroi , i mashtroi Enveri shqiptaret e Kosoves dhe kjo tani me dihet edhe faktihrt