Kënga Rozafës sjell një tragjedi nga historia pellazgo-ilire në vitin 335 të shekullit të IV para erës se re ku në një nga ngrehinat më te lashta pellazgo ilire në atë të Skutarit hyjnor kryeqendrës së e Ilirisë ka ndodhur nje flijim njerëzor, sakrifica e Rozafës..
Parahistoria e Skutarit na daton 13 shekuj para krishtit . Hylli njihet si mbreti më i hershëm që sundoi mbi familjet dhe fiset e shpërndara pellazge,të njohura si Mbretëria e Ilirisë . Ai vdiq në vitin 1225 p.e.s.Zotërimet e tij shtriheshin përgjat bregut lindor të detit Adriatik,në veri deri ne Gjirin e Triestes kurse ne jug deri në lumin Vjosa.Historiani Gibon shprehet se,më vonë ,Iliria përmblodhi të gjitha trevat në jug të Danubit,ndërmjet detit Adriatik dhe Detit të Zi (Kjo mbretëri ,me një shtrirje kaq të madhe ,përbëhej nga një numër fisesh të ndryshme si : taulantët ,në krahinën e Durrësit,liburnët, përgjat bregdetit të Shkodrës .Ulqinit(Dulcigno) dhe Tivarit,dalmatët,më në veri ,duke përfshirë edhe Triesten ,si dhe dardanët ,përreth Kosoves . Thuhet që venecianët mund të kenë patur origjinë ilire, ndonëse zakonisht nuk renditeshin si të tillë.( Mommsen 2.94).
Dhjetë shekuj më pas mbret qe Bardhyli “ Ylli i bardhë ‘’(449-335 p.e.s ) e zgjeroi mbretërinë Ilire duke futur në të edhe disa territore të Epirit dhe Maqedonisë . Dihet se Bardhyli sundoi nga viti 393 deri 335 p.e.s vit deri në moshën 90 vjeçar kur vritet mbi kalë në fushë betejë ,ndërmjet liqenit të Prespës dhe të Ohrit, nga gjenerali i Filipit të Maqedonise PARMENION.
Pas vdekjes së Filipit të Maqedonisë ,të bijtë e Bardhylit Kliti dhe Glauku,u përpoqën t’i rimerrnin prapë teritorret ,por në betejën e zhvilluar ne 335 p.e.s në Pilur ,pranë grykës së Devollit në veriperëndim të Korçës në ndeshjen e dytë,Aleksandri i Ri (I Madh) i biri i Filipit,i mundi .
Ngadhnjyesi i ri,Leka i Madh, me këtë betejë duke mundur pinjollët e Bardhylit do te njihej edhe si zot i Ilirisë . Por në këtë fitore Leka do të zbulonte misterin e lavdisë se tij.Ai shpërfilli shkëlqimin e triumfit të parë si mbret i ri Maqedonisë dhe parapëlqeu rikurorëzimin e mbretërve te rinj të Ilirise Glakut dhe Klitit duke kërkuar prej tyre besën e aleatit të mbretërisë maqedonase.Rreptësia dhe vlerësimi i kundërshtarëve të mundur do të përbënte veçanësi taktike të Aleksandrit që do ta shëndronin atë në hyjni jo vetëm të sivëllezërve të tij ilir por dhe kudo ku shkeli këmba në Egnatën e tij. Glauku do të qe një nga flamurmbajtësit besnikë deri në vdekje të shpurës prej 35000 burrash pelazg(iliro,trako maqedonas ,epirjot) të atij bashkimi shpirtëror që qe bazë e nuklit të fuqisë Aleksandrit, dhe që qenë të gjithë baballarë djemsh që shoqëruan Aleksandrin e Madh deri në Sanskritinë e largët.
Pse i duhej Iliria dhe për më shumë besëlidhja pellazge Aleksandrit të Madh?(Ka shumë gjasa që kjo Besëlidhje pellazge e 335 p.krishtit te jetë lidhur në Ljesh(Lezha e sotme)qytet-port i ndertuar prej Aleksandrit(një nga 19 të tilla të ndërtuara prej tij deri në Indinë e largët) dhe per nder te tij u pagezua me emrin Ljesh.Është fakt që ne dialektin arberesh dhe çam të shqipes Aleksandri thirrej Ljesh. Nuk është rastesi për mendimin tim ,qe edhe beslidhja Iliro-Epirjote me 1444 ,e njohur si Liga e Kapedaneve Shqipëtarë,pas afro 18 shekujsh ,te zgjidhte Lezhen si qytetin Tempull te Beses,per të përuruar Leken e Ri,Skënderbeun,si kryekomandant te Ligës së tyre.)
Qe Ai,Leka i Madh, që ua kishte provuar shpatat dhe burrërinë mbretit Bardhyl dhe djemve te tij, njihte paepshmërin ,urrejtjen ndaj padrejtësisë besnikerinë ,nderimin dhe bujarinë e dajave te tij molloso epirjot;trimërinë ,disiplinën dhe artin luftarak te maqedonasve te tij; pamposhtmërinë dhe qëndresën në luftë të Dardanëve ,lynknestëve të stërgjyshit Herkul,apo trakasve zëmëdhenj . Ka të ngjarë që Leka i Madh të ketë kuptuar dhe të jetë këshilluar nga mesonjësit e tij që të fitonte pa mëdyshje këto vlera të shpirtit burrëror si dhe nderimin,zemërbardhesinë dhe vllamërinë e sivellezerve te tij, si tipare këto të një nukli hyjnor për të realizuar ëndrrën Sanskrite që kishte filluar të realizohej. Spikatin edhe sot e kesaj dite te shqiptaret kudo ku jane këto tipare. Qe i pari pellazgu hyjnor Homeri që i gdhendi 32 shekuj më parë te kënga e 23 -të e Iladës te pritja ,nderimi ,dhe përkujdesja që Akil Pelidi tregoi ndaj Priamit kur ky shkon për të marr trupin e Hektor zëmadhit . A nuk do të mjaftonte e tërë kjo psikogramë për të kuptuar cili qe shpirti që i përjetësoi madhështinë e Aleksandrit të Madh.
Historikisht nga 335pk deri më 167 para krishtit te gjithë mbretërit ilir të Shkodrës që nga Glauku dhe Kliti e deri tek i të fundit Genti dhe Teuta qenë aleatët pa tjetersueshem të Maqedonasve .
Kështjella Akropol e Skutarit më 335 p k u bë një qytet shumë i populluar me një status te mirëfillt qytetar dhe një qëndër administrative , ushtarake dhe një nyje rrugore e tregtare shumë e rëndësishme që se ka humbur kurrë më famën e saj për më shumë se 2400 vjet. Po në këtë kohë rimori famën e të qënit një qytet hyjnor se në themelet e saj mbajti flijimin e një nuseje, ama e një djali trashigimtar.
Riti i flijimit të vashave të virgjera nuk ka qënë një ndodhi e pa dëgjuar edhe me parë te të lashtët e Ballkanit. Por flijimi i një gruaje lehone,që kamot e gjithë sot mençurisht është kuptuar si zana mbrojtese e jetes,ishte diçka e pa dëgjuar ,sa tragjike aq dhe misterioze dhe një kanun jo shumë i thjeshtë për tu kuptuar.Çfarë ju fsheh sakrifica se Rozafës kohrave ?Ç’kërkojnë të na kumtojnë të lashtët me këtë akt të mistershëm ?
Jehona e dhimbjes është frymëmekëse për këdo që ndeshet ose sjell ndërmend ngkarjen .Nje dritherim gjurmëlënëse pushton shpirtin e gjithëkujt që e di opo njihet me ngjarjen .Një gjë është e pa kundërshtueshme,ngjarja e kësaj balade gjeneron energji të përjetshme jetësore dhe nuk çuditemi kur ajo motërzohet në gjithë Ballkanin dhe i kalon kufije kohor 2400 vjeçar dhe vjen tek ne me nje fuqi magjike dhe na mrekullon me fuqinë ,besueshmërinë dhe kumtin hyjnor të saj.
Viti 335 p k qe pragfillimi i një Epoke të re qytetërues asaj që nga të gjithë njihet si epoka aleksandrine.Të lashtët e mençur e përcollën atë me një ceremoni të përhynyjshme dhe një ritual të denjë vetëm për një vezullim hyjnor si ai i Aleksandrit të Madh . Ja vlen te besohet që nuk është bërë vetëm blatimi i demit për perëndinë Diell dhe por u bë edhe një sakrificë njerëzore e Rozafatës Hyjnore për zanat fat- udhëmbërojtëse , që simbas besimit pellazg do të sillte mbarësi për Egnatën ( Udhën te gatën ,të gjatën ).
Ende sot e hasim në artin gojor popullor por edhe besohet në vetvete nga mjaftë krahina shqiptare se orët dhe zanat e malit jane shoqërueset e njeriut në rrugëtime e gjata të jetës , prandaj ndaj tyre të lashtët tanë silleshin me respekt e u blatonin të paktën verë të ëmbël me kupa te florinjta nëpër altare ,pse jo edhe sot ndër sofra familjare që shtrohen para se dikusht te udhetoj ose të nis ngjarjet e jetës së tij ,si dasma , te gjithe do të urojnë për mbarësi.
Kuptohet këtu ,që te lashtët i kanë kaluar kufijte e mitit, ata, për mendimin tonë , tentojnë ligjërojnë kanunin e konstitucionit shpirtëror të kësaj besëlidhejeje yjnore ndaj Aleksandrit te Madh por me një kusht që të mos prekej nuklin gjenetik dhe ardhmerine e kesaj race yjnore, si per nga prejadhja ashtu dhe për nga misioni.Dhe ishte gjetur filli ,çdo kush nga 35000 te përzgjedhurit e kësaj legjende duhej të linte me patjetër pas , djalin tragëshigimtar dhe nusen amë regjente te ketij nukli hyjnor. Plotefuqishmeria e figurës femrore qe e pa kushtëzuar nga çdo ndodhi e mëpastajme e luftës dhe i kanunonte asaj përgjegjësinë e patjetërsueshme si zana mbrojtëse e jetës, sot e gjithditen pranohet si kroi i nuklit ripërsëritës së jetës .
Ja vlen të respektohet lashtësia e këtij kanuni,që ndër familjet shqipëtare respektohet si një dëshirë për të patur një trashigjimtar djalë.
Nga Skutari hyjnor i hapej udhe për së treti epokës euro- sanskrite një epoke që do të zgjaste edhe ajo plotë 10 shekuj (shek 4 pk deri shek 6 hera e re ) kohë kur përfundon epoka Aleksandrine(në art,letersi ,arkitekturë dhe kulturë,etj ) .Kultura latine (eneida)dhe e tërë kultura Europiane në përgjithësi ,folklorike apo e kultivuar, qenë produkt i këtyre 10 shekujve . Të kësaj kohe datojnë te jenë krijuar edhe perlat e trashigimise popullore shqiptare eposi legjendar dhe baladat e në veçanti balada e murimit te Rozofatës
Stavri Trako
Leksion informues mitologjik i mrekullueshem !…Kenaqsi qe e lexova !…Suksese autorit !…
Suksese Stavri,shume e bukur.