Sot Futbolli korcar dhe Shqiptar u gdhi në zi! Lajm i hidhur dhe tejet i trishtë për sportin korcar dhe atë kombëtar, ikja në amëshim e ikonës dhe legjendës së futbollit shqiptar, Profesor Teodor Vaso!
Trishueshëm dhe dhimbshëm m’u përgjigje oh zot në këtë të dielë mes marsi, 2024. Lajmi i ndarjes nga jeta, e ikonës dhe legjendës të Skënderbeut dhe Partizanit të viteve ‘70ë, Prof. Teodor Vaso, trishtoi dhe tronditi thellë Korcën e Korcarët mëngjesin e kësaj të diele.
Profesor Teodor Vaso është një nga personalitet më shquara të elitës korcare, që na ka dhënë aq shumë mund, djerësë, inteligjëncë dhe kulturë sportive në fushat e blerta kombëtare e ndërkombëtare, duke na falur emocione të përhershme…
Profesor Teodor Vason e kisha mik të mirë e të hershëm, nuk më bashkonte vetëm ndjenja e bashkëqytetarisë të qënit korcarë 24 karat, por kemi qenë edhe kolegë te gjimnazi “Themistokli Gërmenji” për gati dy vjet.
Pikërisht kjo miqësi mua më dha shansin e bukur e mbresëlënës të zhvilloja edhe një Super Intervistë në vitin 2016-ë. Dhe jo vetëm kaq! Sa herë vija në Korcë, me Todon( kështu e thërrasin korcarët) organizonim evente përkujtimore në nderim të figurave të shquara të futbollit korcar, që janë ndarë para kohe nga jeta.
Edhe pse sot është një ditë e trishtë dhe e dhimbëshme se Todoja ynë iku në amëshim, unë sot dëshiroj të kthehem ndër ato vite të shekullit të kaluar, dhe të sjell panoramën- kujtesë, mbresëlënëse dhe historike, legjendën, ikonën e futbollit korcar dhe atij shqiptar, – të Pakalueshmin,-Teodor Vaso- një figurë sportive dominuese në ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare, që i dha famën dhe bëri historinë e një futbolli më profesional, spektakolar, historik e mitik të shekullit të kaluar! Prof. Teodor Vaso është futbollisti mes më të mëdhenjve futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Profesori dhe Mjeshtëri Teodor Vaso i përket elitës së shquar të sportit shqiptar, ma i miri i të mirëve, i përket futbollistëve legjendë dhe heronjve të kohës që jetonin dhe ia dolën, bënë dhe shkruan me gërma të arta historinë e futbollit shqiptar. Me inteligjencë, pasion, talent e profesionalizëm, Teodor Vaso arriti të shkruante historinë e futbollit korcar në nivel kombëtar, europian e botëror. I pakalueshmi Vaso prej sot do të prehet në Paqen e Amëshur, Fisnik dhe Krenar, Idhull dhe Legjendë!
Sepse Legjendat nuk vdesin kurrë!
Profesor Teodor Vaso do të mbetet figura madhore, jo vëtëm për gjeneratën që i përkiste dhe të ardhmes, por edhe për ata ëndërrimtarët, sportistët e rinj, që dëshirojnë t’iu ngjajnë atyre, që bënë Epokën e Futbollit Shqiptar!
Profesor Teodor Vaso, kjo figurë sportive dominuese, vlerë kombëtare dhe historike, është futbollisti mes më të mëdhenjve futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Më një karrierë të artë, që përputhet me biografinë e mahnitëshme e të Pakalueshmit -Teodor VASO.
Lindi, u rrit dhe jetoi në qytetin e lindjes, në Korcën e tij të dashur, që nuk e “braktisi” kurrë.
Teodor Vaso është diplomuar në Institutin e Kulturës Fizike ”Vojo Kushi” në Tiranë. Trajner dhe Specialist futbolli pa ndërprerje, që nga viti 1972-, -55 vjet aktivitet sportiv. Në dy vitet e fundit, 2012-2013, në funksionin e të deleguarit të FSHF-së, për ndeshjet në qarkun e Korcës. Kampion kombëtar me ekipin”Partizani”në vitin futbollistik 1963-64 dhe fitues i Kupës së Republikës në atë vit dhe në vitin 1966-ë. Fitues i Kupës Ballkanike me klubet, në 1970 –ën, vecmas me ”Partizanin”. Fitues i anketës 5 Sportistët “Më Të Mirë të vitit 1967-ë”, në përbërje të ekipit kombëtar të futbollit, që eliminoi RFGjermane, në 17-12-1967—ën. ”Mjeshtër i Merituar i Sportit”, dekoruar me “Medaljen e Artë” për merita të shquara në sport’, me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Shoqërisë së parë kulturalo- sportive, në Korcë. Medalje e FSHF-së, me motivacionin për rezultate të larta në ndeshjet e futbollit me ekipet, që ka luajtur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Futbollisti ”Më i Mirë i Shekullit ” për Korcën, në anketën e bërë me rastin e 90 vjetorit në fjalë. Ka luajtur në të gjitha rolet e formacionit futbollistik, me përjashtim të rolit të portierit, në të gjitha ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombetare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën”Partizani dhe 3 me skuadrën Korcare.
Lamturimë miku dhe kolegu im i hershëm, Profesor Tedodor Vaso- Legjendat nuk vdesin kurrë!
Prehu në Paqen e Amëshur , Super Mbrojtësi historik kombëtar, -I pakalueshmi, Teodor Vaso!
Të Qoftë Dheu i lehtë në Korcën tënde që TI e doje, e respektoje dhe e krenoje aq madhërishëm në Futbollin korcar e shqiptar, në jetë e qytetari!
Ngushëllimet e mija të përzëmërta Familjes Vaso, klubit të Futbollit Skëndërbeu të Korcës dhe klubit “Partizani”!
Ngushëllimet e mija të përzëmërta bashkëqytetarëve dhe sportdashësve korcarë dhe shqiptarë, kudo që ndodhen, në Korcë, Amerikë dhe në Botë.
Me Dhimbje dhe Respekt të pakufi
Pranë Familjes Vaso
Raimonda Moisiu & Familja
Author/Freelance journalist
Jacksonville, Florida SHBA
Shyqir qe i hoqi shumicen e kriminelve sepse edhe sot do te ishim Kore du Nord ( koreja e veriut)
Bej edhe krushqi po deshe me femijet e atyre qe te vrane babane ,por mos harro kurre qe ne rastin e pare qe ti do te varesh prej tyre ,do te te vrasin edhe ty ,pasi geni qe vret nuk zhduket lehte per shume gjenerata …!!!
Arbeni eshtë artist ne kuptimin e plote te fjales , i ritur me ndjenjen e dashurise njerzore dhe te se bukures ne jete dhe ne art. Te dhurosh miqesi e dashuri dhe ta shohesh persekutorin tend prodhim te nje sistemi eshte se shpirt madhesia dashuria per njeriun eshte me e madhe se virusi i urejtjes dhe hakmarjes . Kjo tregon vyrtyt qe duhet kultivuar ne mënyrë qe dhe shoqeria jone do ecte me shpejt në krijimin e nje shoqerie humane te mbeshtetur mbi vlera te bukura njerzore mbi dashurine dhe respektin njerzor.
more ky njeri a asht mire ne kry po kaq shpejt e paska harru luften e klasave ky pinjoll do te ishte mire sikur fmit e bllokmeneve ata miqt dhe shoket e ti se nje mut jeni te tan tju vrasin do te isha kenaq phuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu as fara mos ju bifte per ket jet .
Beni Babai yt qe i shkelqyer fatkeqsi qe koha qe e tille te punonte per ate sistem si dhe baba im Sirri Jasa qe vdiq i helmuar me ke punonin i thoshte shefqet peci cdo dite ne qytet stalin do te var do te pushkatoj. Te kesh mbaru fulzin dhe pastaj te kesh studiuar per ing elektrike ne Prage para lufte dhe te degjosh njerez te till. Por Beni me te motren Ninen qene te talentuar te mire te edukuar dhe ska se si te sillen ndryshe . Une per vete nuk e harroj trajtimin e keq qe i kane bere babait.
Ben Thepdhosi ke qënë dhe mbetesh i shkëlqyer si artist dhe si njeri , sepse vlerat nuk janë vetem te tuat por edhe te familjes tënde dhe veçanërisht te babait tend . Njihemi qe në vitet 70 i përjetuam te gjitha lëvizjet shoqërore por ti ishe i thjeshte i dashur ne çdo moment me te gjithe pa dallime pushteti familjare kemi ndare te miren dhe te keqen bashke gezime dhe hidherime shkurt ti kishe dhe ke dashuri dhe respek per njerzit panvarsisht shtresës funksionit apo meritave.
Keshtu kam njohur edhe babain tuaj në vite kure vinte në minierën e batrës dhe Krastes Martanesh njohës i mirë i minierave dhe teper i komunikueshëm faleminderit kesaj familje per njohjen dhe vlerat qe kishin dhe ruan Beni sot.
Ben Theodhosi ,duhet ta ruaje ,dhe ta mbaje ,miqesine me djemte e atyre qe i vrane banane ,pse jo….i jat i tij o do te vriste e do ta vrisnin ,e vrane ate me pare , komunistet njesoj ishin ,filozofine ,vra , perca dhe sundo ,te gjithe ,njesoj e kishin….tani ai nuk ka miq dhe shok te tjere ,vecse djemte e udheheqesve te komunizmit ,se edhe i jati i tij minister i bllokut ka qene ….
E doni sdromin e Stokolmit…..ja ku e keni tek ky artisti qe u burrerua me dashurine per partine dhe shokun Enver…..dhe boton libra zoteria…..edhe ate pak respekte qe kisha per babain e ketij artisti, e humba nga kjo pjelle……..ja shembulli sinjifikativ i psikanalizmin froidian kur thote – edukimi baze i njeriut fillon qysh ne barkun e nenes……dhe mbaron ne moshen 7 ( shtate ) vjecare…po qe se ky njeri nuk ka mare edukim normal, eshte e veshtire qe te behet i mire per shoqerine….