VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ministri Ahmetaj dhe dashnorja e tij, drejtoresha Zhanina Dapi: ai e quan “Nicole Kidman”, ajo e quan “Tom Cruise” Nga Kastriot Myftaraj

By | August 16, 2016
6 Comments
  • author avatar
    Albini 3 years ago Reply

    Po pse thone qe do ja rrisi n karrien? Do i japin ekonomine e financen, meqeese ka diplome per angisht. Turp i dheut

  • author avatar
    Alfons 3 years ago Reply

    Perfekt..!! Ky është korrupsion , degjenerim moral institucional . Jeni ju ; gazetarët dhe redaktorët ,shkimtarët asnjnës me armën më të fort mediat ,shtypin që do të bëni të mundur drejtësi,përparim e mirëqënie në vëndin tonë. “Lufta” sapo ka nisur .. Kërkohet zgjuarësi e këmbëngulje, rrezultatet janë të largëta, por jo! Të pa arritura.

  • author avatar
    Dashi 3 years ago Reply

    I jane errur syte nga paret e telekomit, ministrise e ekonomise e ssja te finances.
    Deri kur keshtu ma?

  • author avatar
    Ylberi 3 years ago Reply

    Ky dhe Ter Koka u filmuan. Terin e ka ne dore Iliri e nuk ben dot kompromis me PS e kete e ka ne dore Rama, qe jo vetem nuk mund ta bej minister te madh te ekonomise e finances, por edhe mandati i deputetit duhet pare. Pa pike turpi me diplime per anglisht drejton ekonomine e financat.

  • author avatar
    Alfonsi 3 years ago Reply

    Arbeni dihej qe ishte mjeshter i madh. Turp se cfare njerezish drejtojne vendin.
    Thirrje Edi Rames qe te emeroje njetez te zot e te ndershem

  • author avatar
    Daj Jaku 3 years ago Reply

    Nuk e kuptova nese aktiviteti zhvillohej ne orarin zyrtar apo jasht tij?Nese jasht…ku qendron problemi?

Komentet

Mistika e shenjtë e këngës “Eja, eja luleborë” Nga Laureta Petoshati

Ka shumë kohë, që rastësisht në shumë kujtime njerëzish mbi jetën apo rininë e tyre, jam ndeshur me këngën “Lulebora” si një emblemë, apo më mirë një ikonë e këngës qytetare shqiptare. Kureshtja më ka bërë që ta shoh me vëmendje këtë këngë jetëgjatë, e cila është kënduar dhe këndohet në çdo cep të botës me shumë dashuri e përkushtim edhe nga të huajt. Ajo që kam dalluar, është ndryshimi dalëngadalë i ndonjë fjale dhe retushimi pa paramendim, për ta bërë më të bukur këngën, por që sipas meje asaj nuk i duhet prekur as edhe një presje. Kjo këngë, e shkruar në dy vitet e para pas çlirimit të atdheut, u shpërnda me shpejtësi rrufeje në gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Në Vlorë, u dëgjua jo vetëm nga radioja, por e pati sjellë duke kënduar para njerëzve Artistja e Merituar Meliha Doda, e cila u vendos në Vlorë ne vitin 1952 si mësuese në shkollën “1 Maj”. Ajo kishte jetuar në Shkodër dhe kishte bashkëpunuar me kompozitorin e kësaj kënge Simon Gjoni. Çuditërisht dhe mrekullisht, artistja Meliha Doda, që nga dita që e mësoi e derisa mbylli sytë, e këndoi këtë këngë pa i lëvizur asnjë presje. Teksti i “Luleborës” së kënduar nga Meliha Doda dhe nga të gjithë ish nxënësit e saj, është pothuajse e njëjtë me atë që këndon sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse kështu e pat kënduar i ati i saj Avni Mula, i cili ashtu si dhe Meliha Doda, fillimet e karrierës i pati në Shkodër dhe që të dy ishin me origjinë nga Kosova. Duke parë këngën ashtu origjinale, siç e pati shkruar në vitin 1946 poeti shkodran Zef Pali, unë mendoj se kuptimi i saj është shumë më i thellë se e mendojnë të tjerët dhe hamendësimi, apo pohimi se i kushtohet të dashurës së kompozitorit apo poetit është pjesërisht i saktë dhe jo bindës. Ideja se i kushtohet kësaj, apo asaj, si pasojë e shkëndisë së dashurisë së kompozitorit apo të poetit mendoj se është për të mbuluar një dashuri më të thellë. E gjithë kjo më kujton atë shprehjen e shkrimtarit dhe poetit austriak Hugo von Hofmannsthal, i cili thotë se “Thellësia duhet të fshihet. Ku? Në sipërfaqe.”

Le të marrim strofën e parë dhe le ta analizojmë me kujdes, se çfarë mendoj se ka dashur të thotë poeti Zef Pali:

Tuj kërkue n’mal e n’kodër,
tuj prek lulet t’gjith’ me dor’,
veç n’nji kopsht ma t’bukrin n’Shkodër,
ty të gjeta lulebor’.

Dikush mund të mendojë se autori nënkupton që ka shëtitur kudo, ka parë shumë lule, i ka prekur me dorë dhe si përfundim, atë, që kërkonte sipas pritshmërive të tij, e gjeti në një kopsht, që ishte më i bukuri në Shkodër. Unë e mendoj ndryshe. Në malet dhe kodrat zakonisht janë ndërtuar vendet e shenjta. Që në fillimet e njerëzimit në kulturat e lashta ekzistonte bindja se hyjnitë banonin në qiell dhe vendi më i mirë për tu takuar me këto hyjni ishin majat e maleve. Kjo duket qartazi dhe në mitologjinë greke ku mali i Olimpit ishte si vendbanim i perëndive, por dhe në atë shqiptare mbi Malin e Tomorit, etj. Po ashtu dhe në Besëlidhjen e Vjetër, por dhe atë të Re kemi shfaqjen e Zotit apo komunikimin e tij me njeriun zakonisht në maja malesh. Zoti bisedoi me Moisiun në malin Horeb, një mal tjetër i shenjtë për popullin hebre është Mali Karmel, ku Elia ndërtoi një altar për Zotin, madje dhe qyteti i Jerusalemit ndodhet në malin Sion. Në Besëlidhjen e Re kemi predikimin në mal të Jezusit, i cili pastaj u shpërfytyrua para apostujve në malin Tabor, vuajti pas Darkës së Fundit në malin e Ullinjve dhe u kryqëzua në Malin e Kalvarit. Që në fillimet e krishterimit, të krishterët kanë zgjedhur vende të larta për shtëpitë e tyre të adhurimit. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria, e cila e përqafoi këtë fe qysh në kohët apostolike me ardhjen e Apostullit Pal në Iliri. Zona e Shkodrës me male e kodra ka qenë plot me kisha e manastire të shenjtë e me këtë të vërtetë historike poeti shkruan : ”Tuj kërkue n’mal e n’kodër…” Vargjet që vijnë më vonë tregojnë një mënyrë ekumenike të menduari nga poeti Zef Pali, i cili me këtë tekst e ka treguar veten thellësisht mistik. Vargu “tuj prek lulet t’gjith’ me dor’” është çelësi i zbërthimit të kësaj poezie me një nënkuptim të fshehur, që mund të kapet vetëm nga ata njerëz që kanë një përgatitje të thellë të mistereve të shenjta. Një katoliku të mirë, që e njeh mirë doktrinën e krishterë ky varg në mënyrë intuitive i sjell ndërmend Rruzaren e Shenjtë. Fjala rruzare vjen nga fjala latine “rosarium”, që do të thotë “kurorë trëndafilash”, ose “tufë trëndafilash” dhe nënkupton një tufë lutjesh, që i drejtohen Jezu Krishtit me anë të nënës së tij Shën Mërisë, e cila bën ndërmjetësimin midis besimtarit dhe birit të saj në qiell. Në çdo lutje që i bëhet Shën Mërisë është sikur ti dhurohet asaj një trëndafil dhe shuma e lutjeve e ndarë në mënyrë të barabartë formon një kurorë trëndafilash. Trëndafili është mbretëresha e luleve dhe Rruzarja është lutja më e përsosur dhe me anë të saj meditojmë të gjitha misteret e gëzimit, pikëllimit dhe lavdisë së Jezu Krishtit dhe Shën Mërisë. Pra me pak fjalë vargu “tuj prek lulet t’gjith’ me dor’”, nënkupton duke prekur rruazat e Rruzares së shenjtë, ku secila rruazë nënkupton një lutje, pra një trëndafil. Është si të thuash një bashkësi lutjesh mariane, brenda së cilës bashkë me Atynë, futen “Përshëndetje Maria”, “”Përshëndetje Mbretëreshë”, etj. Por le të shkojmë te vargu më poshtë: “veç n’nji kopsht ma t’bukrin n’Shkodër,”. Që të jetë një kopsht, aq i bukur, pra aq i lulëzuar, nënkupton që atë kopsht e ka bërë të bukur dora e një zonje, që në këtë rast del vetëm një, sepse nuk ka të tjerë si ai kopsht në Shkodër dhe kjo është Zonja, apo Zoja e Shkodrës. Aty gjendet lulebora. Por lulebora nuk është një lule që çel gonxhe e veçuar, por çel në bashkësi si një rruzull me petale. Dhe këtu fjala luleborë ka kuptim simbolik dhe multisemantik. Edhe pse në vendin tonë tani mund të gjenden disa ngjyra të petaleve të luleborës, në vitin 1946, flitej për ngjyrën e bardhë e të pastër. Lulebora në kopshtin e Zojës së Shkodrës, është Kisha e Zojës. Sepse kisha është një bashkësi njerëzish, besimi, shprese dhe dashurie. Papa Gjon Pali II te libri i tij “Të kapërcehet pragu i shpresës” faqe 153, thotë se “Si popull i Zotit kisha është në të njëjtën kohë dhe korpi i Krishtit.” Po ti shikosh me kujdes petalet e luleborës, të duken të njëjta me Korpin e Krishtit që e marrim në Eukaristi dhe kështu siç ka thënë apostulli Pal (1 Korintasve 12:27) se “në këtë mënyrë ne bëhemi të gjithë gjymtyrë të atij Korpi”, si dhe “individualisht gjymtyrë të njëri-tjetrit” (Romakëve 12,5). Nëse kujtojmë Biblën “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet” (Gjoni 15:5 ), do ta kuptojmë lidhjen limfatike të bashkësisë me krijuesin edhe te “Lulebora”. Këto vargje me kaq kuptime të fshehta, nuk mund ti shkruante dikush tjetër veçse një katolik i rritur në Shkodrën me tradita të hershme dhe të thella ekumenike. Vargjet refren janë si më poshtë:

“Je e vogël por e plot’,
ty t’kërkoj un’ tash sa mot,
tash sa mot un’ ty t’kërkoj,
vi me ty jetën ta çoj …”

Gjithçka nënkupton një kishë të vogël, të mbushur, ndërsa vargu “vi me ty jetën ta çoj”, të jep idenë e një ndjekësi, e një njeriu që kërkon të ecë sipas dhe bashkë me dikë tjetër dhe patjetër që është Ungjilli, që e shoqëron njeriun në rrugën e jetës. “Eja pas meje” thuhet te Mateu (Mt, 8, 22) dhe besimtari, në këtë rast poeti Zef Pali thotë “vi me ty jetën ta çoj”. Qëllimi i besimtarit është takimi me Zotin, me Jezu Krishtin, drejt të cilët të çon nëna e tij, me të cilën lutemi, themi Rruzaren e Shenjtë, apo “thurrim kunor”:

Eja, eja lulebor’,
se me ty do thur kunor.
Eja, eja lulebor’,
se me ty do thur kunor.

Këtu kushdo mund të mendojë se kemi të bëjmë dhe më martesën e “luleborës” me atë, që në rrugëtimin e tij kërkon që të eci me ungjillin. Këtu është përmasa e padukshme dhe madhështia e kësaj poezie, sepse shëlbuesi apo shpëtimtari i botës, Jezu Krishti është Dhëndri i Kishës dhe i të gjithë atyre që janë në të, sipas Mateut (Mt, 9, 15): “Dhëndri është me ju”. Nëse do ti shikojmë me kujdes vargjet “ty t’kërkoj un’ tash sa mot,/ tash sa mot un’ ty t’kërkoj”, si dhe vargjet “Pash ma t’bukrën stinë t’pranverës / pash mbretneshën dranofil/ mos ja fal kujt ti erën, /se për mu vetëm ke çil”, do të kuptojmë një histori të tërë, që ka të bëjë me Kishën e Zojës së Shkodrës dhe me fakte historike që lidhen me të, sepse historia e saj është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë. Poeti tashmë është besimtari i të gjitha kohërave, që iu mbyll kisha gjatë pushtimit osman, që ikona e Zojës përfundoi më 25 Prill 1467 matanë detit në Genazzano të Italisë, që pastaj kisha u rihap më 1917, por dhe që në atë kohë 1946, që u shkrua kjo poezi po vinin kohëra të errëta për kishën katolike me pushkatime dhe persekutime të pashoqe të klerik katolik. Stina e pranverës nënkupton Pashkët, mbretëresha Drandofil është Shën Mëria, mbretëresha e qiejve dhe e të virgjërave, e quajtur në litanitë e Zojës “drandofillja e mrekullueshme,” apo në literaturën fetare “trëndafili Mistik”. Vargjet “mos ja fal kujt ti erën, /se për mu vetëm ke çil,” aq sa duken si dëshira e poetit, ashtu si e çdo mashkulli për të gjetur një vajzë të paprekur si Virgjëresha Mari, aq dhe thellë-thellë ato kanë të bëjnë me moscënimin e frymës së Kishës Katolike, që pushteti komunist donte ta vinte në shërbim të tij. Strofa e fundit “Fjalët e mia ti dëgjoi” nëse mund të thuhet “Lutjet e mia ti dëgjoi” të kujtojnë litanitë e Zojës së bekuar, me të cilën besimtari kërkon që këtë Hyjlindëse të Fjetur, ta zgjojë nga gjumi, pra ta shohë dhe në kohët e errëta. Fjalët që çdo besimtar i mirë thoshte, qoftë dhe në gërmadha të asaj kishe mbas rrënimit, ishin këto: “O Zoja e Bekueme, Nana e Këshillit të Mirë, po të thërrasim ty, që je Bija e zgjedhuna e Zotit Atë, Nana e Jezu Krishtit, Nusja e Shpirtit Shenjt, Tempull i së Shenjtnueshmes Trini: ndërmjetëso për ne në qiell!”

“Fjalët e mia ti dëgjoi
Ma ke ftyrën porsi të zanës,
Unë prej gjumi do të zgjoj
Për me t’pa në dritë të hanës.”

Kjo këngë kaq mistike me kuptime të shumëfishta, i rezistoi kohës dhe nga zgjuarsia e një poeti, që dinte si ta shprehte dashurinë për besimin e tij dhe u bë simbol i dashurisë dhe i familjes, sepse vë në qendër gruan si shëmbëlltyrë të Marias në virtyte dhe përkushtim. Vendosja e Rruzares, në mënyrë të tërthortë, bëri që kjo këngë të moskuptohej nga fanatikët apo ateistët e regjimit komunist, as nga myslimanët, por edhe nga ortodoksët, të cilët edhe pse të krishterë nuk e kanë traditën e rruzares si katolikët dhe që misteret e fesë i kremtojnë ndryshe. Ata që mund t’ia nuhasnin kuptimin ekumenik me shëmbëlltyrën e diçkaje konkrete dhe të kapshme nga shqisat, siç ishte lulebora, ku shihej ekzistenca e Zotit dhe bashkekzistenca në shtëpinë e Zotit, kishin një inteligjencë të lartë dhe e kuptonin dinjitetin e të pagëzuarit, si”Christianus alter Christus”, që do të thotë se i krishteri është një Krisht i dytë. Ata, në atë kohë të errët, tekstin e kësaj kënge e kanë parë si një mënyrë të shpalljes së mistereve kryesore, apo Simbolit Apostolik dhe janë ndjerë mirë që brenda tyre kanë parë të vërtetën e zotit që as mund të gënjejë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, kjo këngë ka në bazë familjen dhe lutjen sipas asaj që thotë Papa Gjon Pali II te Letra Apostolike “Rruzarja e Virgjërës Mari” e vitit 2002 se “familja që lutet e bashkuar mbetet e bashkuar.” Por kjo gjë nuk mbetet vetëm për katolikët, por edhe për besimtarët e feve të tjera. Kjo këngë pavarësisht mistikës së saj, do të vazhdojë që të jetë simbol i dasmave shqiptare dhe virtytit mbi të cilin ngrihet familja dhe dashuria si shëmbëllim të Shën Mërisë, e cila njihet si Hazretja Merjeme në Kuranin e madhëruar dhe është e vetmja grua, që përmendet me emër dhe përshkruhet si e dëlirë, e ndershme, shembullore. Lindja e hz. Isait a.s. përshkruhet në dy pjesë të Kuranit; sure 3 dhe sure 19, ku thuhet shprehimisht: “Oj Merjeme, Allahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ) dhe të lartësoi mbi gratë e botës.” ( Kuran 3: 42 )

Është një kapitull i tërë në Kuran i quajtur Sure Merjem. Një nder të tillë që i është dhënë Merjemes në Kur’an nuk i është bërë asnjë gruaje tjetër , madje, nuk ka asnjë kaptinë në Kuran me emrin Emine, emri i nënës së Muhamedit (a.s.), as Hatixhe, gruaja e tij, apo Fatime, vajza e tij.

Kjo poezi, apo ky tekst kënge është vetë si një trëndafil mistik, si një grua e bukur e veshur me petka të dëlira, që bukurinë nuk e ka te lakuriqësia, por te shpalosja dalëngadalë e misterit dhe dashurisë së saj njerëzore.

HASHIM THAÇI MUND TE ARRESTOHET NË HAGË?! – Nga Binak MAXHARRAJ

Pas ngritjes se aktakuzes nga Gjykata Speciale ne Hagë kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK Kadri Veselit,këto ditë si për çudi Presidentit i erdhi ftesa për tu intervistuar nga kjo gjykatë me datë 13 korrik 2020. Data 13 ne popull konsiderohet si një datë baksuse,e pafat.

Ftesa për presidentin Hashim Thaçi këto ditë ishte ne qendër te vemendjes te pushtetarëve vendor,te partive politike,shoqerisë civile.Por me shumë kjo ftesë u përdreth dhe u ç’përdredhë nga analiste te ndryshëm dhe nga avokat.Nga te gjithë këta u shpreh një habi,një surprizë së pse është dështë që kjo te ndodhë veç kur është ngritë aktakuza për te dhe e bërë publike.Derisa vetë Hashim Thaçi nuk e ka bërë publike arsyen(shkakun) e shkuarjës ne gjykatë,ne çfarë cilësie po shkonë,se a është ftuar nga prokuroret apo nga veta Gjykata Speciale,çfarë mundësoi qe analistet dhe avokatet të bëhën lemsh për arsyen e shkuarjës së Thaqi në Hagë.

Disa thonë së është ftuar për tu intervistuar nga prokuroret,ateherë vetëvetiu shtrohet pyetja së a është e mundur qe një të dyshuari ti ngritët aktakuza penale nese nuk është intervistuar asnjëhërë,apo ndoshta Thaçi është intervistuar por qe kurr së ka bërë publike.Disa te tjerë thonë së është ftuar për te dhënë sçarime plotesuese rreth aktakuzës,nese është kjo e vërtëtë pse nuk u ftua edhe i akuzuari i dytë Kadri Veseli,apo nuk paskanë prokurori pyetje për te.

Por pëkundër këtyre dilemave se për çfarë është ftuar Presidenti Hashim Thaçi ne Hagë mbetet të shihët.
Por derisa egziston dilema se më çafrë qellimi është ftuar Presidenti Hashim Thaçi ne Hagë,ekziston si e mundshme se presididenti edhe mund te arrestohet në Hagë,mbars ndoshta gjykatesi i procedures paraprake veç e ka mbaruar punën e vetë te paraparë me ligjë mbrenda gjashtë muajve.Arrestimi i presidentit Thaçi mund te qendroi vetëm si hipotezë te cilën nga shumë hipoteza tjera mund te jetë e mundshme.

Së këndejmi derisa jemi këtu të kjo hipotezë është mirë,e deshirueshme dhe fisnike nga vetë Presidenti Hashim Thaçi qe para shkuarjes ne Hagë te jepë doreheqëje,ashtu siç veproi dy herë Ramush Harajdinaj.Do te ishte skandalize qe presidenti aktual i një vendi te arrestohet ne gjykatë.Kjo do të lente një hije te zezë në arënën ndërkombëtare për vetë Kosovën e sidomos edhe për vetë presidentin Thaçi.

Në historin e gjykatave nuk mbahet mend,aq sa di unë,qe një president ne detyrë ti lejoj vehtes diçka te këtillë.

Dhe ne fundë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet qe si një gjest moral por edhe ndaçi ligjor qe para shkuarjës në Hagë te hënën te jepë dorëheqeje si gjest i vullnetit të mirë për të mos i lënë hije te keqë Kosovës.

Prandaj zoti president dorehiqu i bënë mirë Kosovës por edhe vehtës,sepse doreheeja nuk është akt qyqar por është parasegjithash akt burreror.

Amerika ka nevojë për një strategji më të fuqishme ndaj Rusisë – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Me provat në rritje (që tregojnë) se Kremlini ka financuar Talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan, ka ardhur koha që Uashingtoni të hartojë një strategji më të fortë kundrejt Rusisë. Kjo strategji duhet të përfshijë të kuptuarit më qartë të objektivave anti-amerikane dhe anti-europiane të Presidentit Vladimir Putin si dhe instrumenta më efektivë për të ndaluar ambiciet e Kremlinit.

Synimi afatgjatë i Moskës është të shpërbëjë Perëndimin duke përmbysur ndryshimet e epokës së pas Luftës së Ftohtë, gjatë së cilës Rusia humbi territoret nën sundimin sovjetik dhe satelitët e tij. Përpjekjet e Kremlinit për të ndërtuar “polin e pushtetit” euroaziatik janë të planifikuara për të siguruar dominimin nga Rusia të secilit fqinj, për të dobësuar unitetin perëndimor, dhe për të krijuar trazira në rajone të paqëndrueshme si Ballkani.

Një përbërës thelbësor i politikës së Moskës është një ofensivë anti-amerikane për të eliminuar praninë ushtarake amerikane nga Europa dhe Lindja e Mesme dhe për të ulur ndikimet politike të Uashingtonit. Dhe për të kompensuar dobësinë ushtarake dhe ekonomike të Rusisë në krahasim me NATO-n, Moska, për të arritur objektivat e veta, përdorë një shumëllojshmëri të mjeteve politike, financiare, kibernetike dhe informuese.

Administrata e SHBA-së nuk mund të jetë pasive ose thjesht t’i kundërpërgjigjet sulmeve të vazhdueshme të Putinit, pasi ky (qëndrim) veçse e inkurajon atë të intensifikojë ofensivën dhe të pretendojë se Uashingtoni ka frikë të provokojë Rusinë. Përveç përforcimit të mbrojtjes amerikane, si dhe konsolidimit të aleancave politike dhe ushtarake të Amerikës dhe ndihmës ndaj partnerëve të NATO-s që gjenden nën kërcënim të drejtpërdrejtë, veçanërisht Ukrainës dhe Gjeorgjisë, Uashingtonit i duhet të përdorë dy armë të ndërlidhura sulmi, (ato) politike dhe informuese.

Politikat e suksesshme të SHBA-së ndaj bllokut Sovjetik gjatë drejtimit të Presidentit Ronald Reagan mund të shërbejnë si një mësim i hidhur mbi rigjenerimin e parimeve thelbësore në marrëdhëniet me Rusinë. Duhet të mbështetet në promovimin e pluralizmit politik, demokracisë, të drejtave të njeriut, decentralizimit dhe federalizmit të mirëfilltë. Pa një transformim politik gjithëpërfshirës dhe paqësor, Rusia do të degjenerohet në një shtet të dështuar, të ngjashëm me Jugosllavinë pas Titos.

Disa kriza të njëkohshme gjatë muajve të fundit kanë ekspozuar hapur dobësitë e Rusisë, përfshirë rënien e çmimeve të naftës, ekonominë në tkurrje, pandeminë (me përhapje) të shfrenuar, rënien e mbështetjes publike për Putinin dhe rritjen e trazirave në rajone. Rusia është e prekur nga shumë më shumë sëmundje ekonomike, sociale, politike, etnike, fetare dhe rajonale sesa demokracitë perëndimore.

Autoritarizmi në rritje i Kremlinit nuk ngjan me brutalitetin komunist dhe shtimi i rezistencës në fund të fundit do të kontribuojë në copëtimin e vendit. Kombësi të shumta dhe rajone të ndryshme janë zënë në lak brenda një strukture nga çfarë përfiton vetëm një elitë e vogël personeli sigurie, burokratësh dhe oligarkësh. Me pabarazitë ekonomike në rritje në rajone, investimet e pamjaftueshme nga Moska, dhe mungesat e autonomisë vendore, struktura federale do të bëhet gjithnjë e më e paqeverisshme.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Reagan miratoi transmetimin e fakteve kombeve të robëruara të bllokut Sovjetik, në mënyrë që t’i kundërvihej trillimeve të vazhdueshme komuniste. Uashingtoni tani i duhet të mbështesë përpjekjet për të informuar më mirë opinionin publik rus mbi dështimet dhe mashtrimet e Kremlinit. Perëndimi zotëron ekspertët kibernetikë, mjetet dixhitale dhe domosdoshmëritë gjeopolitike për të ndërmarrë një sulm të qëndrueshëm informacioni bazuar në fakte mbi fajtorët e vërtetë për përkeqësimin e Rusisë. Një shumicë mediash dhe platformash sociale mund të përhapin të dhëna të hidhura të shmangura nga propaganda shtetërore e Rusisë, veçanërisht mbi varfërinë në rritje, infrastrukturën e shkatërruar, katastrofat mjedisore, korrupsionin qeveritar, rënien demografike dhe zgjerimin e trazirave rajonale.

Ashtu sikurse Moska humbi luftën e saj propagandistike kundër Perëndimit gjatë periudhës sovjetike, ofensiva informative e tanishme e udhëhequr nga Amerika duhet të manovrohet drejt fuqizimit të kombeve dhe shoqërive për të zëvendësuar sistemin Putinist. Mediat perëndimore, OJQ-të dhe platformë të ndryshme të informacionit mund të synojnë rininë, studentët, punëtorët, grupet etnike dhe fetare, rajonalistët dhe të tjerë segmente të pandikuar të popullit, që të ndihmojnë në frymëzimin e shfaqjes së lëvizjeve alternative. As Rusia nuk është imune ndaj populizmit kundër klasës sunduese të vendosur (anti-establishment) që ka përfshirë Europën dhe SHBA-në vitet e fundit.

Një komponent tjetër kryesor i një sulmi Perëndimor është shpërndarja e materialeve komprometues për Putinin dhe rrethin e tij të afërt të zyrtarëve të korruptuar. Vendosja e sanksioneve financiare për sulmet e Moskës ndaj Perëndimit është e pamjaftueshëm pa informimin e qytetarëve rusë se edhe ata janë gjithashtu viktima të Putinit. Padyshim që shërbimet perëndimore të inteligjencës posedojnë informacion më të plotë sesa aktivisti i opozitës Alexei Navalny mbi vjedhjen e buxhetit rus nga zyrtarët dhe oligarkët.

Zbulimet në lidhje me grykësinë dhe goditjet pas shpine brenda elitës qeverisëse gjithashtu mund të krijojnë pasiguri në qarqet qeveritare dhe të ekspozojnë dobësitë politike të regjimit. Dyshimi dhe mosbesimi do të ngjallin frikën e spastrimeve politike ose të shpronësimit të oligarkëve nga shteti dhe do të përkeqësojnë luftimin mes grupimeve. Një sulm informacioni do të ndihmojë në zbehjen e fushatës anti-amerikane të Kremlinit, ndërsa Uashingtoni përgatitet për pasojat ndërkombëtare të copëtimit të mundshëm të Rusisë.

Dita77, Albania

AMERICA NEEDS A STRONGER RUSSIA STRATEGY

Janusz Bugajski, 10 July 2020

With evidence mounting that the Kremlin funded the Taliban to assassinate U.S. soldiers in Afghanistan, the time has come for Washington to devise a stronger strategy toward Russia. Such a strategy mustinclude a clearer understanding of President Vladimir Putin’s anti-American and anti-European objectives and more effective instruments to stifle Kremlin ambitions.

Moscow’slong-term objective is to dismantle the West by reversing the transformations of the post-Cold War era during which Russia lost its Soviet dominions and satellites. Attempts by the Kremlin to build a  Eurasian “pole of power”” are designed to ensureRussia’s dominance overeach neighbor, to weaken Western unity, and to create havoc in unstable regions such as the Balkans.

An essential component of Moscow’s policy is an anti-American offensive to eliminate the U.S. military presence from Europe and the Middle East and to undercut Washington’s political influences. And to compensate for Russia’s military and economic weakness vis-à-vis NATO, Moscow deploys an assortment of political, financial, cyber, and informational tools to achieve its objectives.

The U.S. administration cannot remain passive or simplyreactive to Putin’s constant attacks, as this only encourages him to intensify the offensive and claim that Washington fears provoking Russia. In addition to strengthening U.S. defenses, consolidating America’s political and military alliances, and assisting NATO partners under direct attack, particularly Ukraine and Georgia, Washington must deploy two interconnected offensive weapons – political and informational.

Successful U.S. policy toward the Soviet bloc during President Ronald Reagan’s administration can serve as a poignant lesson for reinvigorating core principles in dealing with Russia. It must be anchored in promoting political pluralism, democracy, human rights, decentralization, and genuine federalism. Without a comprehensive and peaceful political transformation Russia will degenerate into a failed state similar to post-Tito’s Yugoslavia.

Russia’sweaknesses have been glaringly exposed in recent months by several simultaneous crises, including collapsing oil prices, a contracting economy, a rampant pandemic, falling public support for Putin, and growing regional unrest. Russia is afflicted by many more economic, social, political, ethnic, religious, and regional maladies than the Western democracies.

The Kremlin’s increasingauthoritarianism cannot match communist brutality and an upsurge of resistance will eventually contribute to fragmenting the country. Numerous nationalities and diverse regions are trapped within a structure that benefits a narrow elite of security personnel, bureaucrats, and oligarchs.With growing regional economic disparities, insufficientinvestment by Moscow, and an absence of local autonomy, the federal structure will become increasingly ungovernable.

During the Cold War, Reagan endorsed the transmission of facts to the captive nations of the Soviet bloc in order to counter persistent Communist fabrications. Washington must now support efforts to better inform the Russian public about the Kremlin’s failures and deceptions. The West possesses the cyber experts, the digital tools, and the geopolitical imperatives to mount a sustained information offensive based on facts about the real culprits for Russia’s deterioration.A multitude of media outlets and social platforms can disseminate poignant data avoided by Russia’s state propaganda, particularly the growing poverty, crumbling infrastructure, environmental disasters, government corruption, demographic decline, and expanding regional unrest.

Just as Moscow lost its propaganda war to the West during Soviet times, the current American-led informational offensive must be geared toward empowering nations and societies to replace the Putinist system.Western media outlets, NGOs, and various information platforms can target youths, students, workers, ethnic and religious groups, regionalists, and other disaffected sectors of the population to help inspire the emergence of alternative movements. Russia is also not immune from the anti-establishment populism that has swept through Europe and the U.S. in recent years.

Another key component of a Western offensive is todisseminate compromisingmaterial about Putin and his inner circle of corrupted officials.Simply imposing financial sanctions for Moscow’s attacks on the West is insufficient without informing Russian citizens that they are also Putin’s victims. Western intelligence services certainly possess more comprehensive information than opposition activist Alexei Navalnyabout the theft of the Russian budget by officials and oligarchs.

Disclosures about the greed and backstabbing within the ruling elite can also generate uncertainty in government circles and expose the regime’s political weaknesses. Suspicion and distrust will raise fears of political purges or state expropriation of oligarchs, and aggravate factional infighting.An information offensivewillhelp undercut the Kremlin’s anti-American campaign, while Washington prepares for the international repercussions of Russia’s potential fragmentation.

Ernest Koliqi: agjent i huaj, antishqiptar apo shqiptar i vërtetë, antikomunist? – Nga ERALD KAPRI

Mungesa e studimeve profesionale dhe sistematike mbi historinë tonë, ka lënë vend për spekullime nga “historianë” amatorë apo kureshtarë ambulantë, disa prej të cilëve kanë qëllim jo të vërtetën, por sensacionin apo prapavijat politike.

Shenjestra e këtij sensacionalizimi me historinë janë bërë këto ditë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, dy figura të rëndësishme të letërsisë dhe antikomunizmit shqiptar, akuzuar respektivisht për bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja dhe ish-Sigurimin e Shtetit.

Akuzat ndaj Koliqit dhe Camajt nuk bazohen mbi veprime konkrete të tyre, nuk bazohen mbi fakte të asaj që ata kanë bërë apo thënë; secila është ngritur nisur nga një dokument i vetëm i shërbimeve sekrete, me informacion indirekt, të hamendësuar, pa fakte apo prova për veprimtari informimi ndaj agjenturave nga Koliqi dhe Camaj.

Dokumentacioni i CIA-s i periudhës 1945-1960 është deklasifikuar pothuaj i gjithi nga qeveria amerikane dhe mund të hulumtuhet nga çdo kush.

Historianët kanë paralajmëruar se, përveç domosdoshmërisë së hulumtimit metodik të së kaluarës, trajtimi i informacionit të shërbimeve sekrete duhet bërë me shumë kujdes: këto informacione nuk janë të besueshme, veçanërisht raportimet e informatorëve sekretë, të cilët shpesh gënjejnë apo japin informacione të pasakta. (Vetë CIA ka deklaruar se nuk garanton dhe nuk mban përgjegjësi për vërtetësinë e informacioneve operative që ka deklasifikuar).

Ky paralajmërim i historianëve nuk është dëgjuar nga hulumtues amatorë apo spekulantët sensacionalë, që duke përfituar nga moria e informacionit sekret që tashmë gjendet kudo, po përhapin të pavërteta dhe shtrembërime historike.

Ernest Koliqi, një nga intelektualët shqiptarë me me ndikim në perëndim, ka qenë nën shenjestrën e CIA-s qysh në fundin e viteve 40-të.

Në një nga raportet e para për të, më 1950, CIA nënvizonte se Koliqi “është një nga më të shkolluarit dhe ndoshta më inteligjenti mes komunitetit shqiptar në Romë. Politikisht është antikomunist, por pro-italian. Nuk ka preferencë mes monarkisë apo republikës, por advokon vetëm për Shqipëri të lirë dhe të pavarur”.

Fragment nga materiali i CIA-s për Ernest Koliqin

CIA e ka mbajtur nën vëzhgim Koliqin, gjatë gjithë kohës që ai jetoi në Romë, pas largimit nga Shqipëria më 1943.

Në vitin 1946, Koliqi dhe mërgimtarë të shquar shqiptarë në perëndim, përfshi Gjon Markagjonin dhe Ismail Vërlacin, krijuan Bllokun Kombëtar Indipedent, një nga tre grupimet kryesore antikomuniste të mërgatës shqiptare.

Një grup tjetër mërgimtarësh formuan Komitetin Shqipëria e Lirë, drejtuar nga Mid’hat Frashëri, ku bënin pjesë edhe Abaz Kupin, Said Kryeiu, Zef Pali dhe Nuçi Kotta; ndërsa një grup i tretë krijoi Komitetin e Prizrenit në ish-Jugosllavi, i cili ishte nën ndikimin e qeverisë jugosllave.

Amerikanët dhe britanikët u investuan fillimisht në Komitetin Shqipëria e Lirë, ndërkohë që ishin pesimistë dhe mbajtën nën vëzhgim dy grupet e tjera, për shkak se anëtarë të tyre kishin shërbyer në administratat nën pushtim në Shqipëri dhe mund të ishin pre e propagandës.

Me vdekjen misterioze të Mid’hat Frashërit, në fundin e 1949-së, amerikanët vendosën që të investohen tek Blloku Kombëtar Indipendent që kishte udhëheqës shpirtëror Ernest Koliqin.

Për këtë qëllim ata ndërmorën dy operacionet e para infromuese mbi mërgatën shqiptare dhe ndikimin e Koliqit mes shqiptarëve të arratisur, të koduara “Obstacle” dhe “Charity”.

Si pjesë e këtij operacioni, më 1953, CIA mori një raport nga një burim konfidencial i saj, punonjës i Qendrës së Mynihut në Romë, mbi veprimtarinë e Koliqit. Ky raportim, një dokument i vetëm, është përdorur për akuzat kundër Koliqit.

Sipas raportimit, një gjerman i quajtur Karl Hass, i cili kishte qenë funksionar nazist dhe që në atë kohë punonte për shërbimin sekret të Republikës Federale Gjermane, kishte krijuar kontakt me Koliqin dhe dyshohej se mund ta kishte përdorur atë për të marrë informacione mbi përbërjen e mërgatës shqiptare.

Raporti i informatorit të CIA-s pretendon se Hass ishte agjent i dyfishtë, i cili punonte për sovjetikët, duke hamendësuar se ai mund t’u kishte kaluar sovjetikëve edhe informacione të mësuara nga Koliqi mbi mërgatën shqiptare.

Në raport, informatori i fshehtë i CIA-s shprehej, gjithashtu, se Koliqi ishte i gatshëm të jepte informacion për shërbimet gjermane kundrejt një pagese.

Kaq është i gjithë informacioni dokumentar, që është përdorur për të akuzuar Koliqin se ka bashkëpunuar me shërbimet gjermane apo KGB-në sovjetike—një dokument i vetëm informatori operativ, indirekt, hamendësor, i cili madje nuk e akuzon dhe as nuk aludon për Koliqin si agjent, por vetëm se mund të ishte përdorur miqësisht, pa e ditur, nga një agjent i supozuar gjerman.

Familjet e viktimave të Srebrenicës kujtojnë momentet e fundit me të dashurit e tyre

Familjet e viktimave të identifikuara së fundmi të gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995, po përgatiten të varrosin të dashurit e tyre, 25 vjet pasi u vranë nga forcat serbe.

Nëntë viktima të identifikuara rishtazi të gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995 do të varrosen nesër në Potoçari, në veriperëndim të Srebrenicës, për të shënuar 25-vjetorin e gjenocidit.

Familja Ibisheviç po përgatitet të varrosë njërin nga dy djemtë e tyre që u vranë gjatë gjenocidit, ndërsa ende janë në kërkim të trupit të djalit tjetër.

Familja do të varrosë djalin e tyre të madh, Salko Ibisheviç, i cili ishte 23-vjeçar kur u vra.

Babai Ahmo Ibisheviç tha se ka humbur rreth 40 të afërm në gjenocid.

Përkundër faktit që kanë kaluar 25 vjet nga gjenocidi, ata ende nuk kanë arritur të arrijnë trupin e djalit tjetër, Samirit.

Ahmo shtoi se gjithashtu nuk kanë mundur t’i gjejnë të gjitha eshtrat e djalit të tyre të vogël, Salko.

Ai tha se janë përpjekur të gjejnë pjesën tjetër të mbetjeve të tij për nëntë vjet.

“Pasi Srebrenica ra në duart e forcave serbe, unë shkova me djemtë e mi në rrugën pyjore për të arritur në zonën e kontrolluar nga boshnjakët. Kur pashë Salkon për herë të fundit, ai mbante një të afërm të plagosur në shpinë […]. Samiri po ecte përgjatë rrugës pyjore me dy miq të tij. Unë u tregova ku të shkojmë dhe ku të takohemi”, tha Ahmo.

Ahmo thotë se varrosja e djalit të tij pas 25 vjetësh nuk do t’i japë fund dhimbjes së tij.

“Do të jetë e vështirë në fillim, por të paktën tani do të ketë një gur varri. Dhimbja jonë nuk do të ndalet dhe ne do të vazhdojmë të jetojmë me dhimbjen e djalit tonë të vogël, të cilin ende nuk e kemi gjetur”, tha Ahmo.

Nëna Zineta Ibisheviç tha që askush nuk u kishte thënë boshnjakëve të rrethuar të mbronin fëmijët e tyre nga serbët.

“Ne muslimanët jetonim në të njëjtën lagje me serbët. Askush nuk na paralajmëroi se ne duhet t’i mbronim fëmijët tanë prej tyre. Unë i pashë ata herën e fundit anë rrugës përmes dritares së autobusit. Ata po ecnin në dy rreshta të shoqëruar nga ushtarë serbë që ua kishin drejtuar pushkët atyre”, tha Zineta.

Salko Ibisheviç, 23 vjeç kur u vra, do të jetë viktima më e re që do të varroset këtë vit. Hasan Peziç, më i vjetri, ishte 70 vjeç dhe gjithashtu do të varroset në ceremoninë e këtij viti.

Çdo vit, më 11 korrik, viktimat e identifikuara rishtazi të gjenocidit, gjatë të cilit u vranë mbi 8.000 njerëz, varrosen në varrezën përkujtimore në Potoçari. Mijëra vizitorë nga vende të ndryshme marrin pjesë në ceremoni.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të marrë pjesë në programin përkujtimor të këtij viti përmes video-lidhjes.

Më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuar me detyrë si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Këshilli i Sigurimit i OKB e kishte shpallur Srebrenicën si “zonë e sigurt” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, i shpallur më vonë fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, u futën në zonën e OKB-së.

Trupat holandeze nuk arritën të veprojnë teksa forcat serbe pushtuan zonën, duke vrarë rreth 2.000 burra dhe djem vetëm më 11 korrik. Rreth 15.000 banorë të Srebrenicës ikën në malet përreth, por trupat serbe vranë 6.000 prej tyre në pyje.

Ardian Ndreca: E mori dosjen Camaj në mënyrë të paligjshme, Tare: U konsultova aty

Fatmira Nikolli – Dosja është marrë në mënyrë të paligjshme dhe ka tendenca denigruese ndaj Martin Camajt”. Ishte kjo deklarata e ashpër e studiuesit Ardian Ndreca për artikullin e Auron Tares për Camajn e Koliqin si agjentë të shërbimeve të huaja sekrete.

Studiuesi Ardian Ndreca, profesor në Universitetin Urbaniana në Romë tregohet shumë i ashpër, ndaj studimit të Auron Tares për Ernest Koliqin e Martin Camajn. Ai madje, hedh akuza se dosja nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Për të, studimi është “pa metodë shkencore, pa rend logjik. Ai përpiqet të denigrojë figurën e Camajn. Tare e mori dosjen në menyrë të paligjshme pranë Autoritetit dhe për këtë Auroriteti duhet të përgjigjet. Ai thotë se Camaj firmosi për Sigurimin e Shtetit, por nuk thotë, se ai u arratis më pas dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë raportuar pranë Sigurimit”. Sipas tij, mes të vërtetave janë fshehur edhe detaje me rëndësi. “Ka tendenca denigruese, Camaj firmosi, por s’bashkëpunoi. Më pas, ai ka bashkëpunuar dhe ka folur me persona të ndryshëm. Bashkëpunimi i Camajt ka qenë me gjermanët, por këto kanë qenë konsultime duke qenë se ai pyetej për çështje të ndryshme. Janë detaje të vogla, por në këto detaje, bëhet çështja. Ndreca jep edhe arsyet se pse shumë shqiptarë bashkëpunuan për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës. “Po, Koliqi e Camaj kanë bashkëpunuar me shërbime të huaja. Janë shkruar dhjetra libra për këtë çështje dhe ka libra që shpjegojnë puzzle-n e bashkëpunimeve”. Sipas Ndrecës,  bashkëpunimi ka qenë krejt i zakonshëm për intelektualët e lindjes për të rrezuar qeveritë e vendeve nga vinin. Në anën tjetër, ai sqaron edhe çështjen e financimit që pretendohet nga Auron Tare për revistën “Shejzat” të Koliqit. “Bëhet fjalë për financime të revistës Shejzat që tani drejtor unë. Nëse ka pasur financime të tilla, e para kjo duhet vërtetuar. Por në fund, duhet të shohim se fryti i subvencioneve ka qenë pozitiv, ndryshe nga Sigurimi i Shtetit që paguante marksistë e leninistë, që paguante për  vrasje. Sepse janë bërë një sërë vrasjesh në Europë nga sigurimi, ai nuk ka financuar për kulture. Ndërsa subvencionet e Koliqit kanë rezultat kulturor” –thotë Ndreca. Ai mendon se gjykimi historik mbi Camajn  nuk mund ta japë Tare ndërsa thotë se konteksti kur u krijuan dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit, duhen pare me reverva. “Dokumentet e ish-Sigurimit nuk jane ar i kulluar. Duhen marrë me rezerva. Nëse para 1990-ës dosjet janë përdorur, pas 1990-ës, dosjet janë shperdoruar”. Ndreca i jep një tjetër lexim situtaes, duke hedhur hije dyshime mbi arsyet e përdorimit të disa dokumenteve, ndaj ka një thirrje për Autoritetin e Dosjeve. “Ka përpjekje per te hedhur balte mbi klerin katolik dhe  baltë mbi shkrimtarë e artistë të asaj kohe. Nëse Autoriteti i Dosjeve e lejon këtë, e humb misionin e tij”. Më anën atjetër, ai krahason dokumentet e Sigurimit me ato të KGB-së e Stasit kur thotë se s’ka histori serioze me materiale Sigurimi e KGB-je. Debatet për figura të njohura të letrave shqipe, kanë ngjallur gjithnjë ndjeshmëri të lartë publike.

REAGIMI I AURON TARES
Në interesim të të gjithë gazetareve apo studiuesve që ditët e fundit janë përfshirë në debatin mbi shkrimin tim “Dritëhije në Histori” botuar në “Peizazhet e Fjalës”, ku flitet për disa të panjohura në lidhje me shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi mund t’ju them se:

Dokumentet e Deklasifikuara të Arkivit Amerikan ndodhen në
700 Pennsylvania Avenue, NW. Washington, DC 20408-0001 Dosjet mbi Operacionet BGFiend/Valuable. Një numër i kufizuar është online pjesa më e madhe jo.

Për të interesuarit mund të shtoj se do të ishte më ekonomike marrja e autobuzit nga Smithonia Museum apo nga qendra nëpërmjet Bulevardit Pennsylvania. Duhet të aplikoni paraprakisht të merrni miratimin dhe pasi të paraqiteni me kartën e duhur mund të kërkoni Dosjet. Rekomandimi nga një Institucion shkencor është i rekomandueshem për akses më të menjëhershëm. Për Dosjet e Arkivit Britanik, ndodhen ne Arkivin Kombetar Britanik ne adresen The National Archives/Keë, Richmond, Surrey, TË9 4DU. Dosjet e periudhës së Luftës janë të Deklasifikuara. Disa Dosje për Operacionet kunder Shqipërisë në periudhën 48-59 ende nuk janë hapur.

Për Dosjet e Sigurimit të Shtetit të Deklasifikuara dëshiroj t’ju bëj me dije se ndodhen në Fondin e AIDSSH. Duke parë reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do të doja t’ju bëj me dije se me interesimin e një studiuesi që ka shkruar për një kohë të gjatë për çështjet e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe te Pas Luftes jam paraqitur në Autoritetin AIDSSH shpesh herë ku me një korrektësi më janë vënë në dispozicion për njohje një seri Dosjesh për të cilat kam qenë i interesuar, ndër të tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Çam” Komiteti “Shqipëria e Lire, Dosja Camaj e keshtu me rradhe.
I kam pare i kam konsoltuar dhe kam mbajtur shenime per ceshtjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kerkesen per tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe proceduren ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion. Dosja e Martin Camajt është miratuar ndërsa ‘Dosja e Koliqit’ ende është në përpunim. Në shkrimin tim të botuar para disa ditësh kam shfrytëzuar të gjithë materialin e konsultuar paraprakisht në këto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit është hedhur në CD për t’u tërhequr prej meje. Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar përpara 10 ditësh per t’u paraqitur për marrjen e materialit. Jam paraqitur sot për ta marrë dhe për ta pasur në koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur më parë. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të më kontaktoni direkt. Për autenticitetin e materialit të botuar jam përgjegjës publik. Në se ndokush pretendon se në këto materiale ka shtrembërimi apo material jo të vërtetë përgjegjësia bie mbi mua. Ju faleminderit.

Thaçi dhe Rama lobuan për copëtimin e Kosovës, duhet të japin dorëheqje – Nga ALEKSANDËR BIBERAJ

HASHIM THACI DHE EDI RAMA DUHET TE JAPIN DOREHEQJE DHE TE GJYKOHEN PER TRADHTI KOMBETARE! QEVERIA HOTI E PROJEKTUAR NGA HASHIM THACI SI QEVERI KURBAN KOLABORACIONISTE E SERBISE! KOSOVA DUHET TE SHKOJE NE ZGJEDHJE TE REJA! VETEM NJE QEVERI MBAREKOMBETARE E DALE NGA ZGJEDHJET DHE NJE PRESIDENT I RI I VOTUAR NGA PARLAMENTI I RI MUND TE NEGOCIOJNE ME SERBINE! NEGOCIATAT ME SERBINE SI PALE E BARABARTE APO SUPERIORE DHE JO SI VASAL!



Ish-Keshilltari i Sigurisë së Presidentit Amerikan Donald Trump, John Bolton tronditi por edhe qartësoi në fundjavë opinionin publik shqiptar kudo që ndodhet, me rrëfimin e tij për gazetarin Rober Papa, duke ndërtuar skemën e krimit të Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, me bekimin, lobimin dhe mbështetjen edhe të Tony Blairit dhe të Alex George Sorosit. Tani pazlli është mëse i qartë dhe i plotë, dhe dihet se çfarë ka ndodhur që nga viti 2018, kohë kur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lançoi i pari idenë e copëtimit të Kosovës, nëpërmjet “shkëmbimit të tërritoreve” apo “ndarjes së kufijve”. Hashim Thaçi me përkrahjen, lobimin dhe mbështetjen e Edi Ramës, ka bërë pazare të pista me Aleksandër Vuçiçin për trojet shqiptare të lara në gjak shqiptarësh ndër shekuj, ka bërë pazare të pista me armikun e betuar të shqiptarëve, pasuesin e Sllobadan Milloshevicit dhe Vojisllav Sheshelit, me atë që do të deklaronte para 25 vitesh se “për çdo serb të vrarë do të vriste 100 muslimanë”.

Dhe më e keqja e të këqijave është se ky pazar është bërë në kanale te zeza krejt informale, pa dijeninë dhe pa miratimin e Kuvendit, Qeverisë apo Partive Politike në Kosovë, duke shkelur jo vetëm kompetencat e tij kushtetuese si garantues dhe mbrojtës i sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Kosovës, por edhe Kushteteutën dhe Legjislacionin në Kosovë. Gjithçka që ka bërë Hashim Thaçi ka qenë në funksion të copëtimit të trojeve shqiptare, përfshirë edhe rrëzimin e qeverisë legjitime të Albin Kurtit dhe krijimin e qeverisë kukull “Hoti”, qeveri që varet nga Hashim Thaçi dhe votat serbe, me sa duket qeveri kjo e projektuar nga Hashim thaçi për të qenë qeveri kolaboracioniste me Serbinë e Aleksandër Vuçiçit. Shkaqet dhe arsyet, pasi të japë dorëheqje si President, le t’ia shpjegojë gjykatës Hashim Thaci, kur të paditet për tradhëti kombëtare dhe cënim të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Kosovës. Fatkeqësisht palë dhe bashkëpunëtorë shumë aktivë, lobuese dhe mbështetëse është bërë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili e ka mbështetur këtë projekt të zi, duke mbështetur pa rezerva Hashim Thaçin, përfshirë edhe vizitën e turpshme dhe të dështuar që bëri në Kosovë javën e kaluar.

Edi Rama ka lobuar nëpërmjet këshilltarit të tij britanik dhe noterit e tij politik, duke pasur si zëdhënës këshilltarin tjetër shqip-folës Baton Haxhiun, i cili ka shkuar edhe më tej se copëtimi i Kosovës, duke kërkuar amnisti për krimet makabre serbe në Kosovë. Pengesa që quhej Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë me emrin Ditmir Bushati, duhej “hequr qafe” nëpërmjet zëvëndësimit pa asnjë shkak me Gencin e Batonit në dhjetor 2018!? Të njëjtat shkelje që ka bërë Hashim Thaçi në Kosovë ka bërë edhe siamezi i tij në Tiranë, “lideri global” Edi Rama, duke shkelur Kushtetuten dhe Legjislacioni respektiv, pasi nuk ka njoftuar as Presidentin, as Kuvendin, as Qeverine dhe as Partitë Politike. Në këto kushte, gjëja e parë do të ishte doreheqja e të dyve, si e Hashim Thaçit ashtu edhe e Edi Ramës, pasi kanë tentuar të cënojnë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kosovës, gjë që juridikisht klasifikohet si tradhëti kombëtare, dhe siç parashikon edhe legjislacioni është vepër juridikisht e dënueshme.

Nga ana tjetër, është mëse e qartë që qeveria “Hoti” nuk ka legjitimite moral dhe as mbështetje popullore, aq më pak për të negociuar me Serbinë kur varet nga votat serbe, kështu që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, sa më shpejt që të jetë e mundur, ku një qeveri 100% shqiptare, me legjitimitet të plotë, pse jo një koalicion gjithëpërfshirës, të zgjedhë një president të ri, dhe të negociojë me Serbinë si palë e barabartë apo superior, dhe jo si vasal!

Camaj agjent? Reagon Akademia e Shkencave, kujton fjalët e Kadaresë: Një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë!

Ka reaguar Akademise e Shkencave të Shqperisë pas debatit të madh për Martin Camajn, pas publikimit të një shkrimi nga Auron Tare.


Përmes një reagimi zyrtar, Akademia e cilëson si nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë, duke iu referuar edhe percaktimit të bërë nga shkrimtari i madh, Ismail Kadare.

DEKLARATA E PLOTË

Martin Camaj – një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë

Tiranë, më 9 korrik 2020

Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare.

Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet.

Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.

Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qendrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike.

Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare:

Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

Publikohen detaje të reja nga vdekja e George Floyd

Në Shtetet e Bashkuara janë publikuar dokumente që tregojnë në detaje momentet e fundit të jetës së Georde Floyd, i cili vdiq pasi një polic e shtypi me gju në qafë për gati nëntë minuta.

Sipas transkripteve të gjykatës, polici amerikan i akuzuar për vrasjen e George Floyd, i tha atij të ndalojë së foluri derisa vazhdimisht i shtypte qafën me gju.

“Thuaji fëmijëve të mi që i dua. Unë jam i vdekur”, kishte thënë Floyd në momentet e fundit të jetës.

Floyd u përgjërua për ndihmë ndërsa ishte i shtrirë në tokë, sipas transkriptit të bërë publik të mërkurën, si pjesë e një mocioni të paraqitur në Gjykatën shtetërore të Mineapolis.

“Unë jam klaustrofobik. Më dhemb stomaku. Qafa ime më dhemb. Gjithçka më dhemb. Kam nevojë për ujë ose diçka tjetër, ju lutem. Ju lutem? Nuk mund të marr frymë oficer”, ka thënë ai.

Polici Derek Chauvin, u përgjigj “atëherë ndaloni së foluri, ndaloni të bërtisni, shpenzoni shumë oksigjen duke folur”.

Chauvin, i cili është i racës së bardhë, u arrestua në 29 maj, katër ditë pas vdekjes së Floyd. Ai ka thënë se nuk është fajtor për akuzat e vrasjes së shkallës së dytë.

Tre ish-oficerë të tjerë të policisë në Mineapolis, janë akuzuar si bashkëfajtorë në këtë rast.

Dokumentet ofrojnë fotografinë më të qartë të momenteve të fundit të Floyd. Vdekja e tij në maj nxiti trazira në pothuajse tërë botën.

Vdekja e Floyd çoi në një valë protestash kundër racizmit, të udhëhequra nga lëvizja “Black Lives Matter”, dhe ngjalli debate dhe reflektim në SHBA mbi historinë e ndarjes racore.
Çfarë ka ndodhur që nga vdekja e Floyd?

Incidenti ka nxjerrë në pah plagët e thella mbi pabarazinë racore në SHBA. Për shumë njerëz, zemërimi ndaj vdekjes së Floyd reflektoi gjithashtu vite të zhgënjimit për pabarazinë socio-ekonomike dhe diskriminimin.

Pas publikimit të pamjeve të vdekjes së Floyd, shpërthyen protesta në shumë qytetet të SHBA-së.

Forcat e policisë, qeveritë dhe bizneset premtuan reforma në trajtimin e pabarazisë racore.

Më 26 qershor, Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një Projektligj për reformën në polici, por ai ka pak gjasa të bëhet ligj, për shkak të ndarjeve të thella.

Dhoma e kontrolluar nga demokratët e votoi masën me 236 vota për dhe 181 kundër.

Projektligji është emëruar sipas George Floydit.

Zyrtarët e Pentagonit dëshmi para Kongresit

Drejtuesit e lartë të Departamentit të Mbrojtjes në SHBA do të dëshmojnë në Kongres më 9 korrik për përgjigjen e autoriteteve ndaj protestave pranë Shtëpisë së Bardhë gjatë trazirave të muajit të kaluar të shkaktuara nga vrasja George Floyd në polici kujdestarisë.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper dhe gjeneral Mark Milley, do të dëshmojnë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte insistuar për një reagim më agresiv ndaj trazirave, përfshirë përdorimin e trupave të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në shuarjen e trazirave në Uashington.

Derisa trazirat po vazhdonin, Esper dhe Milley u panë duke e shoqëruar presidentin, i cili vizitoi një kishë përballë Shtëpisë së Bardhë.

Ata më vonë shprehën keqardhje për veprimet e tyre dhe thanë se pjesëmarrja e tyre në fotografi ishte e papërshtatshme.
Përgatiti: Kestrin Kumnova

Zbulohet misteri? Sa i gjatë ishte Skënderbeu

Kur është fjala për ato personalitete që kanë lënë shumë gjurmë në histori, kureshtja njerëzore kërkon të mësojë për ta edhe gjëra e detaje nga më të voglat.

Kështu, figura më madhore e popullit shqiptar, Kryezoti mesjetar, Gjergj Kastrioti, i mbiquajturi Skënderbe, shpeshherë është portretizuar dhe përshkruar si një njeri fort i madh dhe tejet i fuqishëm.

Por sa realisht ishte i gjatë Gjergj Kastrioti? Ndonëse Skënderbeu ka jetuar në shekullin XV (1405-1468), falë një dokumenti prej 26 fletësh që ruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, historianët kanë arritur të përllogarisin përafërsisht gjatësinë e trupit të tij, shkruan “Koha.net”.

Këtë përllogaritje e ka bërë albonologu dhe prifti italian, At Giussepe Valentini (1900-1979), në një artikull të tij të botuar më 1971, në revistën “Shejzat”.

Në këtë artikull, Valentini citon një dokument të datës 8 korrik 1457, që Gjergj Kastrioti ia kishte shkruar Senatit të Venedikut, përmes të dërguarit të tij, priftit apostolik Xhorxhio Pelini, abat i Shën Marisë së Ratacit, pranë Antivarit (Tivarit).

Në këtë letër, Skënderbeu i drejtohej Venedikut me fjalët:

“Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje.

Mirëpo zotërinj, llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq jepmëni”.

Pra për Venedikun, 8 krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar një trup me shtat mesatar. Le ta marrim si gjatësi mesatare lartësinë trupore prej 1.75 m.

Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin 8 krahë rroba, kjo do të thotë se ai ka qenë më i gjatë se 1.75 metra.

Nëse ai ka kërkuar qoftë edhe vetëm një krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse nëse për një trup 1.75 m., mjaftonin 8 krahë rroba, atëherë me 9 krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 m.

Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë qenë rreth 2 metra i gjatë.

Vrau 4 punonjës policie, Gjykata e Elbasanit i hap Dritan Dajtit rrugën për lirimin me kusht

Dritan Dajti, njeriu që mbajti peng për më shumë se 10 vite drejtësinë shqiptare, me çështjen e vrasjes së 4 policëve dhe që në fund arriti të rrëzojë burgimin e përjetshëm, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite burg, ka kërkuar bashkim dënimesh. Kërkesa është depozituar në gjykatën e Elbasanit dhe siç mësohet në datën 11 maj 2020 gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.

Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjykata e Elbasanit sqaron se Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, ti hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti për bashkim dënimesh, ka qënë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, që çuditërisht dhe nuk dihet pse, pikërisht ky prokuror ishte ai që përfaqësonte akuzën në këtë proces gjyqësor për bashkim dënimesh, në një kohë kur duhet të paraqiteshin prokurorët e sektorit të ekzekutimeve. Sipas dokumentacionit që disponon “Shqiptarja.com”, thuhet se Dritan Dajti është dënuar tre herë nga drejtësia Shqiptare, dhe ka marë pafajsi një herë për plagosjen e rëndë me dashje në dëm të shtetasve Adnand Derraj dhe Ergys Ferhati ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2001. Rezulton se në 29 qershor 2004, Dritan Dajti dënohet në mungesë me 20 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në dëm të biznesmenit Agim Beqja, “Vjedhje me Dhunë” në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.

Gjithashtu në datë 14 nëntor 2005 Dritan Dajti është dënuar në mungesë me 9 vjet burgim për akuzën e “Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit” kryer me përdorimin e armës, “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Rezulton se në 17 mars 2006 gjykata e Tiranës ka kryer bashkimin e dy vendimeve me 20 dhe 9 vite burgim të mara në mungesë nga Dritan Dajti dhe dënuar atë sërisht në mungesë me një vendim të vetëm me plot 23 vite burgim.

Por gjatë qëndrimit në arrati, Dritan Dajti u përfshi në një vrasje të pesëfishtë në 7 gusht në Durrës, ku mbetën të vrarë efektivët e policisë Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec. Mes personave që mbetën të vrarë nga Dritan Dajti, sipas prokurorisë ishte dhe Ledio Mara, shok i Dajtit nga Lushnja dhe u plagos Fatjon Shamku. Për këto 5 vrasje në datën 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar Dritan Dajtin me 25 vite burgim duke i rrëzuar dënimin e shkallës së parë që e kishtë shpallur fajtor dhe dënuar Dajtin me burgim të përjetshëm.

Në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” thuhet se “…deri në datën 27 dhjetor 2019, Dritan Dajti ka vuajtur 19 vjet e 3 muaj e 10 ditë burgim. Kjo duke llogaritur vuajtjen e dënimit sipas dinamikës së paraqitur në gjykatë nga burgu i Peqinit si dhe paraburgimet që ka bërë Dritan Dajti nga dita e arrestimit në 20 prill 2001 dhe deri më datën 17 nëntor 2003 kur u arratis. Pas marjes së dënimit me 25 vite heqje lirie për 5 vrasje dhe një plagosje, Dritan Dajti në Muajin Maj 2020, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Elbasanit, ku ka kërkuar bashkimin e dy dënimeve me 23 dhe 25 vite burgim, në një të vetëm.

Kërkesa është shqyrtuar nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili së bashku me prokurorin Kreshnik Ajazi kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Dajtit, duke e dënuar atë me një vendim të vetëm prej 25 vite burgim. Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjyqtari i Ebasanit Tomor Kullolli sqaron se Dritan Dajtit, i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë e 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e arrestimit në 20 prill 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasja, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, ti hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

Koliqi e Camaj agjentë? Reagon Auron Tare që publikoi dokumentet e CIA-s: Nëse mendoni se ka shtrembërim…!

Vijon debati mes studiuesve lidhur me dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane mbi të shkuarën e shkrimtarëve Ernest Koliqi e Martin Camaj, nëse kanë qenë bashkëpunëtore të agjenturave të huaja.

Studiuesi Auron Tare, i cili publikoi dokumentet duke ngjallur një debat të fortë, tregon përmes një mesazhi në “Facebook” se ku ndodhen Dokumentet e Deklasifikuara të Arkivit Amerikan, ndërsa tregon edhe rrugën si mund të gjenden ato.

“Per autenticitetin e materialit te botuar jam pergjegjes publik. Ne se ndokush pretendon se ne keto materiale ka shtremberimi apo material jo te vertete pergjegjesia bie mbi mua”, shkruan mes të tjerash studiuesi.

Mesazhi i studiuesit Auron Tare:

Ne interesim te te gjithe gazetareve apo studiuesve qe ditet e fundit jane perfshire ne debatin mbi shkrimin tim “Dritehije ne Histori” botuar ne Pejsazhet e Fjaleve, ku flitet per disa te panjohura ne lidhje me shkrimtaret Martin Camaj dhe Ernest Koliqi mund tju them se:

Dokumentat e Deklasifikuara te Arkivit Amerikan ndodhen ne
700 Pennsylvania Avenue, NW. Washington, DC 20408-0001 Dosjet mbi Operacionet BGFiend/Valuable. Nje numer i kufizuar eshte online pjesa me e madhe jo.

Per te interesuarit mund te shtoj se do te ishte me ekonomike marja e autobuzit nga Smithonia Museum apo nga qendra nepermjet Bulevardit Pennsylvania. Duhet te aplikoni paraprakisht te merni miratimin dhe pasi te paraqiteni me karten e duhut mund te kerkoni Dosjet. Rekomandimi nga nje Institucion shkencor eshte i rekomandueshem per akses me te menjehershem.

Per Dosjet e Arkivit Britanik ato ndodhen ne Arkivin Kombetar Britanik ne adresen The National Archives
Kew, Richmond, Surrey, TW9 4DU

Dosjet e periudhes se Luftes jane te Deklasifikuara. Disa Dosje per Operacionet kunder Shqiperise ne periudhen 48-59 ende nuk jane hapur.

Per Dosjet e Sigurimit te Shtetit te Deklasifikuara deshiroj tju bej me dije se ndodhen ne Fondin e AIDSSH. Duke pare reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do te doja tju bej me dije se
me interesimin e nje studiuesi qe ka shkruar per nje kohe te gjate per ceshtjet e historise se Luftes se Dyte Boterore dhe te Pas Luftes jam paraqitur ne Autoritetin AIDSSH shpesh here ku me nje korrektesi me jane vene ne dispozicion per njohje nje seri Dosjesh per te cilat kam qene i interesuar, nder te tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Cam” Komiteti Shqiperia e Lire, Dosja Camaj e keshtu me rradhe.

I kam pare i kam konsoltuar dhe kam mbajtur shenime per ceshtjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kerkesen per tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe proceduren ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion. Dosja e Martin Camajt eshte miratuar ndersa Dosja e Koliqit ende eshte ne perpunim. Ne shkrimin tim te botuar para disa ditesh kam shfrytezuar te gjithe materialin e konsultuar paraprakisht ne keto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit eshte hedhur ne CD per tu terhequr prej meje.

Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar perpara 10 ditesh per tu paraqitur per marjen e materialit. Jam paraqitur sot per ta marre dhe per ta pasur ne koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur me pare. Per cdo informacion te metejshem mund te me kontaktoni direkt. Per autenticitetin e materialit te botuar jam pergjegjes publik. Ne se ndokush pretendon se ne keto materiale ka shtremberimi apo material jo te vertete pergjegjesia bie mbi mua. Ju faleminderit.