VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

‘Mini-shengeni’, David Philips: Shqiptarët fillimisht të bashkëpunojnë me shqiptarët

By | November 17, 2019

Komentet

Iris Halili: Lider nuk lind, por bëhesh!

Intervistë me Iris Halilin

Dritare.net: Se pari Iris, doja t’ju pergezoja per kete liber risi ne studimet shqiptare dhe ta nisja intervisten ndoshta me pyetjen me klishe, por qe ne kete rast do te shuante dhe kurreshtjen e lexuesve: Si lindi ideja e ketij libri?

Iris Halili: Une besoj se njeriun pergjate gjithe jetes instikitivisht e shoqerojne tiparet apo aftesite e fituara nga profesioni i pare. Profesioni im i pare ka qene mesimdhenia ne Universitetin e Tiranes, Departamenti i Letersise, ku dhe per me shume se 10 vjet kam dhene lenden e Letersise Moderne. Mesimdhenia nga njera ane dhe edukimi letrar nga ana tjeter formesuan tek une profilin e nje karakteri dhenes. Nderkohe nje shtyse qe e perforcoi kete tendence eshte shkolla e doktorates per edukim ne lidership qe une e nisa dhe perfundova ne Shtetet e Bashkuara. Pergjate gjithe ketyere viteve te fundit sa me shume njihja, studioja apo botoja punime te miat per teorite e lidershipit aq me shume kuptoja sa boshllek ka per keto njohje ne librarite shqiptare dhe mjediset shqipfolese. Shtyre nga keto faktore, ndonese prej vitesh jetoj dhe punoj ne ShBA, une e pashe te natyrshme t’ju sillja bashkekombasve nje liber sinteze mbi lidershipin, te shkruar thjeshte ne te perceptuar dhe kuptuar. Liber sinteze sepse qellimi paresor ka qene te prezantoj ne pak faqe ate per te cilen jane shkruar mija e mijra faqe: cilat tipare e ndajne liderin e mire nga ai toksik- negativ? Liber relativisht te thjeshte, pasi une doja ta sillja te kuptueshem per lexuesin shqiptar jo shume familjar me keto teori.

Dritare.net: Po cila eshte risia e librit tuaj krahasur, do te pyesnim, me nje perkthim mbi teorite e lidershipit apo me cka eshte shkruar deri me tani ne Shqiperi?

Iris Halili: Une di qe ne gjuhen shqipe kane ardhur shume libra qe i sherbejne njohjes se lidershipit te shume figurave qendrore historike apo te biznesit dhe keto botime kane nje vlere vertet shume e rendesishme. Megjithate duhet thene se keto jane libra qe i sherbejne disiplines se lidershipit, por nuk jane libra te vete disiplines. Libri qe une sjell eshte nje liber shkencor i disiplines, pasi cdo teori qe une mbeshtes ne liber nuk eshte thjesht opinion im, por jane konkluzione te sjella nga mijra punime shkencore kualitative apo kuantitative dhe te provuara dhe aprovuara shkencerisht. Keto percaktime shkencore jane bazuar ne mijra teza doktoratesh apo dhjetra vite grupesh pune nga autore tashme te afirmuar apo certifikuar ne shkencen e lidershipit. Pra libri im i ofrohet fenomenit te lidershipit ne teresine e tij dhe nuk mbeshtetet tek analiza e nje apo disa liderve. Gjithashtu ajo cka mbetet krejt orrigjinale dhe autentike ne liber eshte afrimi qe une i kam bere ketyre teorive, menyra si i kam perzgjedhur, bashkuar, trajtuar apo pershtatur ne kulturen shqiptare dhe fakti qe cdo teori eshte sjelle si e tille pare nga nje interpretim sa shkencor po aq edhe perceptim imi personal duke prodhuar keshtu analiza krejt orrigjinale. Mbi te gjitha ky liber eshte shkruar duke patur gjithmone ne mendje lexuesin shqiptar.

Une uroj qe shume shpejt disiplina e lidershpit te filloj te studiohet edhe ne akademite shqiptare, por deri me tani ky eshte padyshim libri i pare i ketij lloji dhe them se kam hedhur hapin e pare modest drej librave te tjere qe mund te vijne ne te ardhmen.

Dritare.net: Ju faleminderit per kete kontribut . Tani le te kthehemi tek titulli qe duket se ka shtuar kurreshjen per kete liber. Pse sipas jush “lideri nuk lind por behet”, nderkohe qe shume besojne te kunderten?

Iris Halili: Shume here gjetja e titullit behet e veshtire, por ne rastin tim nuk qe e tille pasi vete mesazhi i librit e kishte bere percaktimin. Nese njeh teorite dhe praktikat baze te lidershipit si dhe perfundimet shkencore tashme te pranuara unanimisht, ajo qe kupton eshte se cdo lider vleresohet nga etika e vendimeve qe merr, dhe baza e cdo vendimi etik eshte karakteri apo empatia e liderit, te dyja keto te fundit jane cilesi te fitura ne jete dhe jo te lindura. Lideri mund te kete personalitetin me frymezues apo tiparet me autentike/ te vecanta, apo dhe te ngjall besimin me te madh fale konfidences qe ka apo terheqjes qe dhurron, por te gjitha keto e humbasin vleren nese ai deshton ne karakter. Eshte krejt e pamundur qe lideri te mos vihet perballe nje momenti ku duhet te marre nje vendim apo bej nje zgjidhje, ky moment eshte vete fati percaktues i tij, pasi ne cdo vendim ajo qe luan peshen me te madhe eshte karakteri i vete liderit. Eshte provuar tashme shkencerisht se 99% e deshtime ne lidership jane deshtime te karakterit. Karakteri sikur na mesonte Aristoteli, eshte ajo qe ne perseritim se beri cdo dite, fillimisht eshte ajo cka ne mendojme, me pas ne e veme ate ne veprim , me tutje e perserisim dhe ne fund ajo kthehet ne vete karakterin tone duke u bere pjese e jona dhe per te cilin ne jemi vete pergjegjes

Nje dukuri tjeter ne studimet e lidershipit eshte se duke qene nje disipline relativisht e re cdo dite ajo pasurohet me me teper studime dhe si rezultat gjetje te reja. Psh deri ne fillim te vitet 90 inteligjenca emotive (EQ) nuk njihej si nocion. Goleman po ate vit botoi nje liber per EQ, ai jo se e zbuloi inteligjencen emocionale, pasi si gjithmone se pari per te kishte folur Aristoteli, por ai e zhvilloi si teori te mirfillte, qe sot eshte e njohur si aftesia e njeriut per te perjetuar mendimet dhe ndjenjat e tjetrit, patur empati dhe kuptuar situatat dhe ngjarjet para se ato te ndodhin. Shtyre nga keto tipare, shkolla e lidershipit u hodh menjehere ne studime per te pare rolin qe luan EQ ne suksesin e nje lideri. Perfundimet ishin nje suprize e vertete. EQ u pa te ishte shume me e rendesishme se IQ dhe u konsiderua gjithashtu si sine qua e vete lidershipit. Kjo se pas studimeve te shumta, evidencave te qarta dhe hipotezave te provuara u provua qe lideri me EQ te larte eshte lideri qe merr vendimet me etike, te drejta dhe efektive.

Empatia dhe karakteri jane pra shkencerisht te pranuara si dy cilesite kryesore qe bejne liderin e sukseshem. Te dyja keto cilesi fitohen ne jete, dhe keshtu natyrshem ne fitojme edhe liderin e sukseshem qe behet dhe nuk lind si i tille.

 

Dritare.net: D.m.th behesh lider i sukseshem nese punon me empatine dhe karakterin personal?

Iris Halili: Po, suksesi i liderit te mire varet thelbesisht nga keto dy cilesi, qe sigurisht nuk ndertohen ne nje dite por ndertohen pergjate gjithe jetes, sikur po pergjate jetes ndertohen edhe cilesite e tjera shume thelbesore ne lidership sikur jane mirenjohja, ndershmeria, transparenca , menyra e komunikimit, dedikimi, dijet dhe edukimi, vullneti i mire etj etj. Per te mos harruar ketu sherbimin pa kushte , pikerisht ate qe perben edhe nje pjese te konsiderueshme te librit tim, liderin sherbetor, qe mbetet unanimisht i provuar si lideri me i dashur dhe qe ne kohen moderne e gjen pasqyrimin tek liderja femer me e madhe e te gjitha koheve si dhe shqiptarja me e madhe e te gjitha koheve, Nene Tereza. Thelbi i ketij lidershipi eshte “Ne fillim sherbe, e pastaj behesh lider”, por qe te arrish kete duhet patjeter nje shkalle e larte EQ apo empatie.

Padyshim nuk duhen lene menjeane lideret karizmatik pasi ata jane me frymezuesit mes te gjitheve. Karizma si tipar i lindur eshte fat per ate qe e ka, por eshte provuar shkencerisht qe karizma mund te te ofroje suksesin fillestar, por jane serisht karakteri dhe empatia ato dy cilesi qe e bejne liderin ta gezoje gjate suksesin.

Nje tjeter gje qe do te doja te sqaroja eshte se lider nuk duhet te konsiderohen vetem mbreterit, kryeminstrat, CEO, biznesmenet, kryetaret e partive etj etj. Ky eshte nje nocion shume i ceket ne percaktimin e liderit. Lider eshte gjithkush qe ne rrethin e ngushte apo te gjere arrin te kete ndjekes dhe te krijoj nje model qe pelqehet apo imitohet, cdo kush sipas fuqise se ambicjes apo interesave qe zgjedh te kete ne jete. Lideri nuk eshte vetem ai qe flet ne mitingje apo tribuna apo ai qe drejton koorporata, por ai qe te imponon respekt e qe seicli nga ne ka deshire ta degjoje apo t’i marr mend, psh eshte ai mesuesi qe adhurohet me shume ne shkolle , apo ai punonjesi qe ndonese nuk ka pozicion te larte ne zyre ne fund te dites te gjithe i rreferohen apo i marrin mendim si te veprojne, kjo per aresyen e thjeshte se lider nuk te ben pozicioni por forca e besimit dhe respektit qe krijon perreth. Lideri gjithashtu shfaq shpirt aktiv; kur duam ndihme apo keshille ne i drejtohemi pikerisht atij qe e dime qe do na jape zgjidhje, apo qe ne e kuptojme qe shpreh kujdes ndaj nesh dhe ka ndjeshemri per ne. Pra lideri i vertete nuk matet nga pozicioni qe ka por nga reputacioni qe ofron.

Dritare.net: Pse sot duket sikur gjithmone e me shume po mungojne lideret frymezues apo qe te ngjallin besim?

Iris Halili: Problemi i shoqerive post- moderne eshte se morali, karakteri, sherbimi pa kushte, empatia dhe ndershmeria nuk po edukohen aq dhe si duhen. Kjo ka sjelle edhe deformimet sociale dhe politke shume te dukshme kudo ne bote, perfshire kjo edhe ne Shtetet e Bashkura. Vini re si psh kinemaja e Hollywood sjell filma ku heroi kryesor kryen cdo lloj akti boll te mbroje familjen e tij; ne emer te familjes ai vret , mashtron, ben korrupsion dhe ky mbetet tash 20 vjet heroi me i pelqyer i ekranit … Poezia, si arti i ndjenjave me delikate nuk se lexohet me… etj etj.. Permenda vetem dy raste por ka me dhjetra te tjera, qe nuk eshte vendi per t’i rreshtuar ne kete interviste. Faktore si keto qe permendem dhe shume e shume te tjere kane formesuar shoqerite pa empati, pa shume ndjeshmeri, pa ndjenjen e sherbimit dhe dashurise pa kushte. Lideri eshte thjesht produkt i shoqerise qe e prodhon, dmth natyrshem kemi pranine e liderve jo empatik dhe atyre arrogant. Eshte sfida e koheve qe jetojme. Ne me te drejte nuk na pelqejne lideret qe kemi ne krye, por harrojme se ai apo ajo eshte nje nder ne, eshte ai apo ajo qe ne vete i kemi dhene forcen te na drejtoje. Nese nuk persosim veten veshtire se do persosen lideret. Nje shoqeri me karakter dhe empati do prodhoje lider te tille, apo anasjelltas. Kjo eshte teza baze e lidershipit.

Dritare.net: Ne liber por edhe ne artikujt mbi lidershipin qe ju here pas here keni botuar ne shtypin shqiptar dhe te diaspores por edhe qe portali yne “Dritare’ i ka botur nder vite tashme, une kam vene re se ju i jepni shume rendesi rolit te ndjekesve. A mund te na e shtjelloni me shume kete?

Iris Halili: E gjithe marredhenia lider ndjekes ndertohet keshtu: Cdo njeri ka brenda vetes nje fuqi apo pushtet dhe do e ushtroje kete instikt ne nje forme apo tjeter. Dikush ka ambicjen ta vete-ushtroje, ky eshte lideri, dikush tjeter (shumica e njerzve ne fakt )e delegon/transferon kete pushtet/apo kete force personale sipas ritit: “tani me pri “. Ky process “dhurimi apo transferimi” i forces behet kur ndjekesit gjejne tek lideri sublimin e atyre qe duan apo kane tek vetja. Ndaj themi ndjekesit jane pergjegjes per liderin qe zgjedhin dhe lideri eshte pasqyre e tyre. Gabimi i ndjekesve eshte se pasi e dhurrojne pushtetin, ato rendom harrojne t’a kontrollojne ate, dhe pikerisht ketu fillon te humbase forca e ndjekseve dhe te rritet ajo e liderit, i cili nese eshte pa empati dhe pa karakter do filloj te abuzoje me pushtetin dhe besimin e dhene dhe punoje vetem per interesat e tij apo rrethit te tij te ngushte. Ndaj dhe une them se ndjekesit jane faktori me i rendesishem ne marredhenien lider – ndjekes, dhe forca e tyre eshte e pamat. Ndjekesit nuk duhet te bien ne apati apo fatalitet. Ky mbetet edhe nje nder mesazhet me te qarta ne liber .

Dritare.net: Komplimente pasi libri eshte me mesazhe te qarta. Si ia ke dale kesaj?

Iris Halili: Libri eshte shkruar dhe lexohet thjeshte pasi ne shkollen e doktoratures ne SHBA kur merr leksionet e para si te shkruash tezen e doktorates te japin nje keshille themelore: “Shkruaj sa me thjeshte, aq sa ai qe se njeh si disipline te filloj ta doje dhe kuptoje, ndersa ai qe e njeh te filloj te bej shume pyetje dhe te gjeje pergjigjen e duhur nga ti si ekspert I fushes”. Theksoj se konciziteti ne liber eshte sinteze e dhjetra punimeve personale apo mijrave te tjerave te studiuara dhe konsultuara. Shkruan thjesht kur e ke te qarte mendimin dhe perfundimin. Le te marrim nje rast nga libri:nese pranohet qe lideri narcizist eshte problematik, kjo teze qe une sjell nuk eshte mbeshtetur ne nje apo dy leksione apo studime te preferuara nga une, por ne mijra studime qe jane marre me anet e mira dhe negative te narcizizmit ne lidership. Sinteza e ketyre studimeve mbi lidershipin narcizist me dhane mua mundesine te sjell ne liber ne forme sintetike dhe disi literare punimin mbi lideret narcizist dhe perfundimin qe shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri narciziste qe ka prodhur ne vazhdimesi lider te tille.

Kur e perfundova librin une mendova se tashme jam ne gjendje qe per cdo artikull ne liber une mund te shkruaj nje tjeter liber, per cdo teze qe hedh mund te argumentoj faqe te tera.

Dritare.net: Le te flasim pak per leksikun qe eshte perdorur, duke patur parasysh qe kete disipline ju e keni studiuar teresisht ne anglisht?

Iris Halili: Gjuha e nje fushe studimi eshte aq e zhvilluar sa eshte edhe zhvillimi i asaj fushe. Kuptohet fjalori i shkolles se lidershipit ne Shqiperi ka qene shume i varfer sidmomos deri ne fillim te viteve 90. Perdorimi i fjaleve te duhura qe bejne percaktimin e duhur mungojne per aq kohe sa ne Shqiperi mungon njohja/aplikimi/ studimi/ lekturimi i disiplines se lidershipit dhe shkollareve te saj. Nderkohe kur dihet qe baza e teorive te lidershipit eshte shkolla amerikane, i bie natyrshem qe cdo koncept baze apo nocion kryesor duhet te gjente perkthimin e duhur nga gjuha angleze ne gjuhen shqipe. Une kam pershtatur ne gjuhen shqipe ate terminologji qe mund te sjelle kuptimin e plote ne kete gjuhe, nderkohe fjale qe jane te njohura universalisht dhe i kam lene te tilla; te tille kam lene dhe fjalen lider apo lidership, pasi sikur e them ne liber, ndonese fjala “udheheqes” apo “udheheqje” ne shqip eshte shume e goditur serisht fale keqperdorimt ne komunizem ajo na sjell nje konotacion shume negativ dhe pesha e cdo fjale matet me konotacion qe ajo sjell..Te pakten une e kam kete ndjesi..

Me lejoni te shtoje ketu edhe nje paranteze tjeter. Edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe eshte atdheu i shkolles se lidershipit, kjo disipline nuk se ka shume vite aplikimi dhe te themi ka rreth 50 vjet qe afirmohet cdo dite e me teper. Duke qene relativisht e re, te tilla jane edhe prurjet e shumta ne studime, qe ndodh shpesh te sfidojne njera tjetren dhe rrjedhimisht e bejne sa dinamike aq edhe te komplikuar shkencen e lidershipit sikur bejne te pasur edhe fjalorin qe ajo percjell.

Gjithsesi mbetet shume e rendesishme qe lidershipi te studiohet si disipline me vete pasi eshte tashme shkence e pavarur dhe e pranuar si e tille. Ne fillim te shekullit qe jetojme dekani i Universitetit te Harvardit tha nje shprehje profetike: “Shekuli i 21 do te jete shekuli i lidershpit”. Cdo dite e me teper ne po bindemi per kete ndaj dhe une them se sa me shume te njohim studimet per lidershipim aq me shume do jemi te orientuar ne kohen qe jetojme.

 

Dritare.net: Ne liber ju thoni se kultura shqiptare nuk prodhon lidere te mire. Mos sjell kjo pesimizem?

Iris Halili: Kete nuk e them une, e thote autori me i sukseshem bashkekohor i studimit te rolit te kulturave ne format e ndryshme te lidershipit, Geert Hofstede. Ai arriti ne kete perfundim pas shume dekadave studimesh dhe perfundimesh te kulturave nga cdo cep i globit. Kultura shqiptare sipas ketyre studimeve ka kater cilesi qe seicila me vete ka ndikim jo te mire ne formen e lidershipit te nje vendi, por fatkeqesia e kultures sone eshte se na jane kombinuar dhe kemi te pranishme te katerta dhe nuk kemi asnje tjeter nga kater te tjerat qe mund te krijonin nje ekuiliber. Dmth jemi kulture maskile (jo positive per lidershipin) sikur jane dhe amerikanet, dhe jo feminile sikur jane skandinavet. Por nderkohe kur amerikanet e kane shume te afert distancen me pushtetin, ne e kemi shume te larget, (serisht jo positive ne lidership), kjo pasi i shohim lideret si zotat. Jemi kulture kolektiviste, pergjithesisht si vendet latine, suksesin e shohim dhe e arrijme mes klanit, (serisht jo positive ne lidership). Por ajo qe na fundos dhe qe eshte nje nder tiparet me jo te favorshme kulturore ne lidership eshte se shmangien nga paqartesisa e kemi shume te larte, dmth ndonese bejme shume argument apo zhurme serisht nuk se e pranojme lehte ndryshimin, dhe mbetemi me teper fatalista, e leme ne “dore te Zotit”, dhe eshte pikerisht kjo qe na ben te notojme gjate ne apati dhe te mos rekim ndryshimet ne castin e duhur, apo ti pranojme ato vetem kur ka ardhur vertet fundi.. Boll te shohim historine tone dhe bindemi per kete. Ketu ndoshta me ne fund gjejme pergjigjen pse jemi drejtuar gjithmone keq apo pse shqiptaret kane sukses jashte mjedisit te tyre. Dmth nuk na e kane fajin lideret por vete kultura jone.

Por kjo nuk me ben mua pesimiste, pasi fatmiresisht ne epoken e globalizmit dhe informimit sot zhvillimi i kultures se do vendi ka shance te hapet dhe adaptohet. Nese globalizmi do pranohet natyrshem dhe qevertie do e inkurajojne ate, une them se eksperiencat e kulturave botereore do kene ndikim tek ne dhe ngadale ne do te pershtatemi plotesisht ne arenen boterore dhe cdo shqiptar do e shoh veten “ qytetar i botes”, qe do ta thote ne vend qe te emigroje duhet te sjelle ndryshimin brenda vendit duke ruajtuar me te miren dhe marre/ adaptuar po me te miren. Ne kohrat qe jetojme kjo nuk eshte e veshtire pasi kurre me pare kulturat e ndryshme nuk kane pasur te fatin te marrin dhe japin me shume sesa ne kohen tone te informimit dhe une kam bindjen qe ne te ardhmen kjo do vije gjithmone duke u shtuar, ne kete globin tone qe po duket gjithmone dhe me i sheshte.

Dritare.net: Dhe duke ju afruar fundit te intervistet, a mund te na thoni shkurt perse lexuesi shqiptar duhet te blej librin tuaj?

Iris Halili: Une them se ai do te gjej nje informacion qe nuk ka pasur rastin ta lexoj nga nje autor tjeter shqiptar. Ne pak ore lexim do fitoje dije qe mua personalisht me jane dashur vite pune qe ti pervetesoje, dhe mbi te gjitha pas leximit do gdhihet optimist se cdo kush ne cdo kohe dhe ne cdo mjedis e ka shancin e mire te behet nje lider i sukseshem apo ndjekes aktiv. Nderkohe duke lexuar librin, do t’i vijne ne mend drejtues qe kane njohur pergjate jetes, dike do e kujtojne me mall e dike me neveri. Me pas do reflektojne dhe do kuptojne sa kthese mund te sjelle ne jeten e kujtdo prania e nje lideri te mire apo nje lideri negativ, apo dhe sa pike kyce eshte te jesh ndjekes i fuqishem. Por qe te shmangim te keqen dhe arrijme te miren ne lidership duhet pike se pari te kemi dijen e nevojshme, dhe qellimi modest i ketij libri eshte pikerisht ky.

Dritare.net: Pyetja e fundit mund te ishte dhe e para. Librin ja dedikon prinderve, perpos faktit qe padyshim prinderit mbeten njerzit me te dashur, a ka ndonje aresye pertej kesaj?

Iris Haili: Une tek prinderit e mi kam pare modelin e sherbimit dhe dashurise pa kushte, karakterit dhe ndershmerise. Kam pare modelin e liderit sherbetor. Une besoj se kjo eshte edhe shkalla me e larte e vyrtytit njerzor, dhe sikur edhe titulli i librit edhe dedikimi i tij erdhi vetvetishem, ashtu sikur vjen emocioni i vertete!/dritare.net

Intervistë- Shaip Kamberi: Nuk frikësohem, edhe pse jetoj në shtetin që u përfshi në vrasjen e kryeministrit të vet

A janë të gatshëm njëmend serbët për luftë? Pse e vendosi flamurin e Shqipërisë e jo atë të Kosovës në Kuvendin e Serbisë? Çfarë komentesh mori prej serbëve pas fjalimit të tij kundër Vuçiqit? A frikësohet se mund të ketë atentat ndaj tij në Serbi? Në një intervistë për Gazetën Express, flet Shaip Kamberi, shqiptari nga Tërnovci i Madh, që është opozitari i vetëm i pushtetit të Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë.

Në Kuvendin e Serbisë, që duket si një tjetër objekt në pronësi të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është vetëm një zë ndryshe.

Fjalimi, që konsiderohet prej më të fuqishmëve në kuvendet e shteteve ballkanike, e ka autor Shaip Kamberin. Në seancën e fundit në Kuvendin e Serbisë, ai vendosi një flamur kuqezi para vetes. Me këtë, ai tregon se ka një kauzë para vetes, që dëshiron ta arrijë përmes kuvendit serb.

Kamberi thotë se nuk është naiv të mendojë se Serbia do të ndryshojë me Vuçiqin në krye, por ai do ta vazhdojë misionin e tij.

Intervista e plotë e Kamberit dhënë Gazetës Express:

Që ta nisim nga seanca e fundit në Kuvendin e Serbisë. Mediat serbe raportuan se z. Daçiq ju ka thënë juve se është i lumtur që e morët flamurin kuqezi, e jo atë të Kosovës. Pse, në fakt, flamuri i Shqipërisë dhe jo i flamuri i Kosovës?

Sh. Kamberi: Daçiqi vazhdon të paraqitet se kinse nuk e ka problem Republikën e Shqipërisë dhe shqiptarët si komb, por shtetin e Kosovës. Por z.Daçiq e demanton më së miri z.Daçiq. Është shumica aktuale parlamentare, ku bëjnë pjesë edhe deputetët e partisë së tij qeveritare, që e mban në fuqi ligjin aktual për minoritete, i cili e ndalon përdorimin e simboleve kombëtare që janë identike me ato të shteteve tjera. Pra, sipas këtij ligji, simbolet kombëtare shqiptare trajtohen si të Republikës së Shqipërisë, e jo të Republikës së Kosovës. Andaj, nëse z.Daçiq qenka i lumtur se paskam vendosur flamurin kuqezi e jo atë të Kosovës, atëherë pse nuk e inicon ndryshimin e ligjit aktual për minoritete, sipas modelit të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të zi, që mundëson përdorimin e ligjshëm të flamurit të Republikës së Serbisë në Graçanicë, Kumanovë dhe Kotor? Ky ndryshim i ligjit do ta legalizonte flamurin kuqezi në Serbi, e jo atë të Kosovës (që edhe ashtu nuk do të mund të legalizohej si simbol kombëtar i ndonjë pakice që do të deklarohej kosovare, përderisa Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës).

Kamberi në  Kuvendin e Serbisë 

A mendoni se iniciativat dhe kërkesat tuaja do të lënë shenja të pushteti serb?

Sh. Kamberi: Si Shef i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak”, që është e vetmja opozitë parlamentare në Serbi, detyra ime është t’i përfaqësoj zërat progresivë opozitarë, përfshirë ata të qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe të Sanxhakut. Nuk kam dilema se pushteti aktual në Serbi është autoritar dhe se nuk ka shpresa demokratizuese me këtë establishment. Dhe nuk jam naiv me menduar se ne do ta ndryshojmë Serbinë. Por, kjo nuk nënkupton se duhet të pasivizohemi duke u vetizoluar dhe duke u viktimizuar në periferi. Përkundrazi. Është arsye dhe motiv shtesë për veprim, organizim, angazhim dhe përfshirje. Nëse ju kujtohet, kishte zëra që deklaronin se pjesëmarrja jonë në zgjedhjet parlamentare (të cilat i bojkotoi opozita e sotme jashtëparlamentare në Beograd dhe që po dëshmon fatkeqësisht edhe sot se nuk është alternativë progresive ndaj pushtetit aktual në Serbi) ishte në funksion të legjitimimit të pushtetit autoritar të Aleksandër Vuçiqit. Por, veprimi ynë në parlamentin e Serbisë po e dëshmon të kundërtën. Kjo i ka befasuar pozitivisht edhe pesimistët më të mëdhenj. Përfaqësimi në çdo parlament varet nga politika që ndjek. Duket se po arrijmë sipas mundësive tona ta shpërfaqim të vërtetën për pushtetin e sotëm në Serbi. Aq më tepër që pati filluar të krijohet një përshtypje e rreme edhe në nivel ndërkombëtar, se Serbia po demokratizohet.

Si është të jeni opozita e vetme parlamentare e pushtetit të z.Vuçiq, që konsiderohet se përmbush të gjitha kushtet për t’u cilësuar si autokrat?

Sh. Kamberi: Kjo flet më së miri se ku është katandisur Serbia e z.Vuçiq. Edhe Millosheviqi kishte opozitë brenda hemisferës parlamentare. Paramendoni, në Serbinë e sotme nuk ka vend në parlament as për esktremistët e djathtë të Vojisllav Sheshelit, sepse sheshelistët janë integruar në partinë-shtet të Vuçiqit.

Pas fjalimit tuaj të parë në Kuvendin e Serbisë pas formimit të Qeverisë, pati reagime të shumta. A keni marrë kërcënime? A jeni ndier në ndonjë moment i rrezikuar?

Sh. Kamberi: Nuk i kam konsideruar serioze mesazhet kërcënuese. Por më shumë më kanë bërë përshtypje mesazhet mbështetëse që kam marrë nga qytetarët e nacionalitetit serb, të cilët dëshmojnë se ndryshe nga pushteti, shoqëria serbe nuk është homogjene dhe ekziston një potencial demokratik që e dëshiron një Serbi tjetër nga ajo që përfaqëson pushteti i sotëm.

Fotografi nga seanca ne Kuvendin e Serbise

Zyrtarë të Bashkimit Evropian e lëvdonin znj. Bërnabiq për formimin e Qeverisë. Ne e kemi dëgjuar fjalimin tuaj, por çfarë do t’u thoshit evropianëve që e uruan kryeministren serbe? Në fjalimin tuaj patët thënë se kryeqendrat botërore e duan stabilokracinë para demokracisë…

Sh. Kamberi: Nuk jam befasuar. Autoritarizmat janë bërë problem sot edhe i vet Bashkimit Evropian. Jo pak vende të Bashkimit Evropian po zhyten çdo ditë e më shumë në pushtete (gjysëm)autoritare. Madje disa prej tyre po e bllokojnë edhe zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Po jetojmë në një kohë ku po shumëzohen zërat edhe në kontinentin evropian që po i parapëlqejnë autoritarizmat, se kinse po mirëmbajnë më mirë stabilitet të brendshëm dhe marrëdhënie miqësore me fqinjët, duke zhvilluar njëkohësisht ekonomitë. Kjo frymë ka shkuar deri në pikën saqë nuk po paraqet problem as e djeshmja luftënxitëse e qeveritarëve, përderisa sigurojnë paqen e sotme, si në rastin e Serbisë. Prandaj, pushteti i sotëm i Serbisë është edhe reflektim i krizës së Bashkimit Evropian për nga perspektiva demokratike.

A frikësoheni se mund të ketë sulm apo atentat ndaj jush?

Sh. Kamberi: Nuk frikësohem, sado që jetoj dhe veproj në një shtet që nuk e respekton ende institucionalisht dhe nuk e vlerëson ende shoqërisht, ish-kryeministrin e saj, të vrarë në një atentat me përfshirjen e strukturave shtetërore, pak pasi pati deklaruar se “çdo shtet ka mafian e tij, e në Serbi mafia ka shtetin e saj”.

Cili është komenti juaj në lidhje me deklaratat e z. Vuçiq dhe krahasimi i Kosovës me Nagorno-Karabakun, që u panë si kërcënim për luftë?

Sh. Kamberi: Një ‘spin’ për matje të opinionit publik në Serbi dhe në Kosovë, por sidomos të reagimit të kryeqendrave botërore, veçmas të Uashingtonit, ku po pritet marrja e pushtetit nga administrata e re, Biden. Ngjashëm me trenin “rus”, që ishte lansuar pak para marrjes së pushtetit të administratës Trump.

Në disa sondazhe që janë publikuar nga mediat në Serbi thuhet se 52 për qind e serbëve janë pro që të sulmohet Kosova e një përqindje e përafërt shprehin gatishmëri që personalisht të marrin pjesë në luftë. A e besoni se kjo është njëmend atmosfera në popullin serb? A jeton akoma fryma e Millosheviqit në Serbi?

Sh. Kamberi: Ndonëse ekziston ende një disponim i thellë anti-shqiptar dhe anti-Kosovë, nuk besoj personalisht se ka shumë disponim nga qytetarët në Serbi për një luftë të re, qoftë edhe në Kosovë. Shoqëria në Serbi është mjaft e lodhur nga tranzicioni tridhjetëvjeçar që i ka sjellur serbëve shumë trauma, regres dhe humbje njerëzore e materiale. Nëse shihni anketat, shumica e njerëzve që e votojnë Vuçiqin motivohen nga shpresa për zhvillim shoqëroro-ekonomik në përgjithësi, e jo për ndonjë “rifitim” të luftërave të humbura nga Millosheviqi. Pushteti autoritar i z.Vuçiq luan në disa karta. Për nevoja të jashtme paraqitet si paqebërës rajonal dhe faktor stabiliteti nën petkun e “reformatorëve liberalë pro-evropian”, ndërkaq për nevoja të brendshme paraqitet si “parti patriotike”, duke ushqyer viktimizimin e popullit serb përmes diskursit të njohur konspiracionist të mitologjisë nacionaliste. Kjo politikë skizofrenike po manipulon me ndjenjat shoqërore për nevoja të ruajtjes së pushtetit. Serbia e Vuçiqit është herë kopje e keqe e Serbisë së Millosheviqit, herë kopje e keqe e Serbisë së Gjingjiqit, herë kopje e keqe e Jugosllavisë së Tito-s.

Zyrtarë të lartë shtetërorë në Kosovë dhe Shqipëri, pas fjalimit tuaj, u krenuan me ju. A ndieni ju krenari për atë që kanë bërë udhëheqësit brenda dy shteteve shqiptare dhe për shqiptarët jashtë tyre?

Sh. Kamberi: Ndryshe nga vitet e fundit, po shprehet tashmë një interesim dhe një përkushtim më serioz nga Prishtina dhe Tirana zyrtare për Luginën e Preshevës. Por, nevojat janë të shumta dhe dinamikat mbeten të ngadalshme. E rëndësishme është të fillojë një bashkëpunim serioz institucional me rezultate konkrete, duke respektuar autonomitë politike përfaqësuese dhe vendimmarëse të palëve.

Ose, po ju pyesim, po të mbani një fjalim në Kuvendin e Kosovës dhe të Shqipërisë, a do të dukej si një 2aktakuzë” karshi pushteteve?

Sh. Kamberi: Nuk kisha thënë aktakuzë, por fjalim politik edhe kritik.

Arben Morina: NË EVROPË PIKTUROVA PRINCESHAT, NË SHQIPËRI BURRAT E PAVARËSISË – ARBEN MORINA TREGON PËR JETËN MES TIRANËS, FIRENCES E NJU JORKUT

25. 11.25.2013

Nga Leonard Veizi
Nuk ka dilema dhe sforco teksa rreshket penelin me bojën mbi një telajo, a kur tërheq majën e lapsit mbi një fletë formati çfarëdo. Grafikë, akuarel a tablo në vaj marrin të njëjtin përkushtim dhe vlerë padyshim. Talentin e falur pa kursim tashmë ai e ka fokusuar në një punë që duket se nuk ka ndër mend të ndali ndonjëherë. Në Firence, Nju Jork apo Tiranë, ai është frymëzuar me të njëjtin pasion, dhe ashtu siç i “dhuroi” jetë princeshës së një oborri perëndimor, u dha “frymë” dhe baballarëve të kombit shqiptar, atyre që firmosën Pavarësinë… …Pasi ka njohur jetën mondane të elitës evropiane dhe ka shëtitur nëpër sallonet e disa prej familjeve të mëdha njujorkeze, Arben Morina, piktori shqiptar me origjinë të përbërë nga Morina e Gjakovës dhe Kanina e Vlorës është stacionuar në qytetin e tij, Tiranë. Kjo ka ndodhur disa vite më parë, ndërsa ftesat që e thërrasin sërish të jetë i pranishëm me penelin e tij në oborret princërore, nuk kanë reshtur asnjëherë. Thotë se ndjeshmëria që ka është dhuratë e natyrës dhe se kjo mbase nuk merr shumë rëndësi për artin e tij, për derisa i duhet shtuar dhe volumi i një pune këmbëngulëse.
Madje është pikërisht një gjë e tillë që e ka çuar drejt një suksesi të pabesueshëm. Për gazetën “Shekulli” Arben Morina tregon jo vetëm odisenë që e çoi në oborret më të famshme të Firences, e që padyshim njihet dhe një prej qyteteve më të famshëm të botës së artit, por dhe iniciativën stërmunduese për të bërë të njohur me penelin e tij portretet e 40 firmëtarëve të harruar. Si u njohët me botën perëndimore të pikturës? Rasti e solli që një kushëriri im, i cili punonte në Tregtinë e Jashtme, kishte krijuar marrëdhënie shumë të mira meprincin austriak Egon Von Fuerstenberg, i cili nga ana e nënës ishte dhe nip i familjes Anjeli, pasi nëna e tij ishte motra e Xhani Anjelit. Ai ishte një koleksionist i madh dhe i pëlqente ndjesia e pikturës, që vinte nga vendet e Lindjes. Ishte viti 1988 kur Egon Von Fuerstenberg i kërkon kushëririt tim ta ndihmonte me një piktor të mirë, pasi donte të bënte di-sa portrete të familjes. Ai i adresoi emrin tim, që në fakt, edhe pse i ri, në atë kohë kisha fituar goxha emër të mirë në Tiranë.

Si u lidhët me Princin Egon Von Fuerstenberg?
Vetëm në rrugë shtetërore. Në atë kohë s’mund të bëhej ndryshe. Nga ambasada më erdhi një zarf me stemën e familjes, ku brenda saj ishin katër fotografi: e Egon Von Fuerstenberg, e djalit Alesandro, e vajzës, Tatiana, dhe e mikes së tij të ngushtë, një gazetare e njohur e “Il Messagiero”.

Ju ndoqët të njëjtën procedurë për t’ia dërguar pikturat?
Jo. Shteti shqiptar në atë kohë ishte i interesuar që Egon Von Fuerstenberg të investonte në industrinë e tekstileve në Shqipëri, dhe kushëriri im (natyrisht në emër të shtetit) e ftoi princin austriak për një vizitë private. Ai u prit në hotelin e gjuetisë, në ishull Lezhë, në një drekë madhështore, ku isha i ftuar edhe unë. Egon Von Fuerstenberg erdhi vet i gjashtë, me mikeshën e tij, presidentin e sallonit më të madh të modës në Itali, presidentin e klubit të Gjuetisë, si dhe dy pilotët e avionit personal, me të cilin zbriti në Rinas.

Si reagoi nipi i Anjelit kur u njoh me punët tuaja?
Kisha më se një muaj që punoja me katër portretet. Dhe i vendosa në murin përballë tryezës së ngrënies. Për rreth 45 minuta ai vetëm diskutoi me mua dhe të pranishmit e tjerë për katër pikturat. Kishte mbetur fort i kënaqur. Pastaj u ul për të ngrënë dhe kërkoi që piktori, pra unë, të kishte vendin përballë tij. Them se në atë kohë, për dy orë u ndjeva si një mbret, pasi isha në qendër të vëmendjes.

Sa kohë qëndroi në Shqipëri princi Egon Von Fuerstenberg?
Ai qëndroi dy ditë, por me sa mora vesh, kishte mbetur i pakënaqur nga industria shqiptare e tekstileve dhe nuk e pranoi propozimin e palës shqiptare.

Kur u takuat sërish me të?
Sapo mbërrita në Itali në fund të vitit 1990. Isha vendosur në një hotel të vogël. Kisha kartëvizitën e tij dhe i rashë numrit të telefonit. Më doli sekretarja, por e ndjeva që ai e ndërpreu sapo njohu emrin tim: “Përshëndetje Morina, ku je? – më pyeti. “Jam vendosur në Itali, në Firence”, i thashë. Ai qeshi dhe më tha. “Urime, ke bërë zgjedhjen e duhur. Ndërsa unë do të të njoh me Mbretëreshën e Firences, që është Bona Frescobaldi”.

Dhe ju njohu me të?

Natyrisht. Madje Bona Frescobaldi telefonoi vetë në hotel dhe e zonja e hotelit hidhej përpjetë nga gëzimi që gruaja më e fuqishme e Firences i kishte telefonuar. Më kujtohet që Bona Frescobaldi më priti në pallatin e saj, ndërsa unë shoqërohesha nga vëllai im dhe e zonja e hotelit, pas këmbënguljes së kësaj të fundit, dhe natyrisht pasi unë kisha marrë leje që edhe ajo të ishte e pranishme në takim. Duhet të them se Frescobaldët ishin një familje 1000-vjeçare në Firence, përfaqësuesit më të mëdhenj në botë të verërave të Toskanës. Familje që i ka dhënë jo vetëm Italisë, por edhe Evropës.

Ndërkohë, ju keni pasur dhe suksesin e duhur në Amerikë. Si mbërritët aty?
Në fakt, ishte një çift amerikanësh, që, pas një rekomandimi, erdhën në studion time në Firence. Burri ishte zv/president i një prej firmave më të mëdha të optikës, të quajtur “Bausch&Lomb”, në Rochester të Nju Jorkut. Në këtë mënyrë u lidha edhe me pjesën e artit amerikan. Pas disa kohësh e kuptova se emri im kishte filluar të lakohej në disa qarqe, madje edhe televizioni “FOX”, nga më të rëndësishmit në SHBA, më la një hapësirë disa minutëshe në edicionin e lajmeve, pra në një transmetim të drejtpërdrejtë.

Prej vitesh jeni stacionuar në Shqipëri, pse kjo zgjedhje?

U ktheva në Shqipëri sepse ndieja një thirrje, ndieja një detyrim ndaj vendit tim… Lirisë t’i japim një dimension tjetër, të thyejmë barrierat, të bashkojmë njerëzit, të krijojmë ura të fuqishme lidhëse, të bashkojmë idetë, të prekim kordat e ndjeshmërisë njerëzore dhe të gjithë bashkë të ndërtojmë, të krijojmë, ta bëjmë jetën më të bukur, t’i lëmë kësaj toke vlera e vetëm vlera.

Frymëzimi prej Firences

Pikërisht në Firence ai gjeti vendqëndrimin e tij. E duke e konsideroni këtë qytet, të cilin e viziton shpesh thotë: “Firence! Kjo zgjedhja ime është ëndrra e çdo artisti. Firence, nga hyjnore në tokësore. Pikërisht në këtë vend, në shekullin XV mori formë të jashtëzakonshme ai fenomen që shënjoi një kthesë thelbësore në art dhe kulturë: Rilindja. Firence është qyteti i shpërthimeve krijuese. Firence është dhe qyteti i njerëzve të imagjinatës… Firence është gjithashtu qyteti që la gjurmë të rëndësishme në thellësi të qytetërimit. Për të gjitha këto arsye çdo artist, po të kish mundësi, do të zgjidhte Firencen sigurisht”.

Kosova pjesë e trupit tim

Ai është nga Gjakova po aq sa dhe nga Vlora. Me një origjinë dyfishe prej prindërve të tij. E padyshim kjo e bën të ndihet shumë krenar kur shprehet: “Kosova është pjesë e trupit tim, pjesë e qenies sime, pjesë e popullit tim. Që fëmije jam edukuar me ndjenjat e dashurisë për njerëzit e vendin. Kosova gjithmonë ka qenë objekt i bisedave në familjen time. Kjo falë edhe origjinës nga babai. Motivet e Kosovës kanë shoqëruar gjithë krijimtarinë time. S’kishte si të ndodhte ndryshe. “Jehona kosovare”, e titullova ekspozitën e hapur me disa artistë kosovarë në Tiranë, ku ideatori isha unë.”

Jeta e piktorit

Arben Morina u lind më 10 gusht të vitit 1956, në Tiranë. Vazhdoi Akademinë e Arteve të Bukura në vitet 1978-1982 dhe ka punuar në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në dhjetor të vitit 1990 transferohet në Firence, ku qëndroi deri në fund të vitit 1998. Gjatë kësaj periudhe pikturoi një numër të madh tablosh. Veprat e tij janë të ekspozuara në koleksionet private italiane shumë të famshme. Në pallatin e Markez Frescobaldit në Firence ka të ekspozuara pjesëtarët e familjes dhe peizazhe me natyrë të qetë. Në pallatin e Markez Antinorit, Firence, ka hedhur mbi telajo pjesëtarët e familjes. Për princin austriak Egon Von Fuerstenberg ka punuar gjithashtu pjesëtarët e familjes. Në dhjetor të vitit 1998 transferohet në Rochester Nju Jork. Tanimë, prej disa vitesh jeton në Tiranë.

Si i realizova dyzet telajot e firmëtarëve

Ata që firmosën për pavarësinë e Shqipërisë tanimë e kanë nga një portret, me ngjyra e plot jetë Në vit më parë, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, në mjediset e Këshillit të Ministrave u hap ekspozita e portreteve të 40 firmëtarëve të deklaratës së Pavarësisë, të piktorit Arben Morina. At për “Shekullin: rrëfen odisenë e gjatë që përfundoi me ekspozitën e jashtëzakonshme ky 40 firmëtarët me Ismail Qemalin ën krye zonë vend në hollin e kryeministrisë. “Nuk ishte aspak një rastësi, as një përzgjedhje e paramenduar. Pavarësinë e kisha thellë në shpirt, ajo ishte brenda meje, ajo ishte brenda në familje. Gjyshi im, Zihni Abas Kanina (Hamzaraj), ishte njëri nga 40 firmëtarët e Pavarësisë. Janë dhe pesë kushërinj të tjerë të mij firmetarë të pavarësisë. Ata jane: Iljaz Vrioni, Qemal Mullaj, Ferid Vokopola, Qazim Kokoshi, Qemal Elbasani (Karaosmani). Natyrisht ajo mbetet një ditë epokale, një ditë historike, një emocion i mirëfilltë, ku filloi rrugëtimi.

Më është dashur punë jashtëzakonisht e madhe për t’i mbledhur bashkë dhe ia kam dalë mbanë falë edhe ndihmës së vyer të historianit të talentuar Niko Kotherja, njëkohësisht miku im. Ai më ndihmoi me fotot e firmëtarëve dhe më pas kam gjetur edhe vetë disa. Nuk ishte e lehtë, shumë miq e dashamirës më pyesnin: a do mund t’i realizosh 40 portretet e firmëtarëve të Pavarësisë? Shumë prej tyre ishin skeptike. Një ndërmarrje e madhe, pothuaj e pabesueshme për t’u realizuar. Unë isha i vendosur, në heshtje u betova …!!! Dhe kështu “aventura” filloi. Ishte një pune kolosale. Fillova grumbullimin e materialeve fotografike dhe dokumenteve. Nga çastet më të bukura ishin takimet me familjaret e firmëtarëve të pavarësisë, rrëfimet e tyre. Unë jetoja dy kohë në të njëjtën kohë. Ata firmosën pavarësinë, unë firmosa 40 portretet. 40 firmat kishin ngjyrën e flamurit”, thotë Arben Morina.


Princesha Tatiana von Fuerstenberg


Princesha Tatiana von Fuerstenberg

Arben Morina dhe firmëtarët e Pavarësisë

La Repubblica, Ismail Kadare:  DIKTATURA IA KISHTE FRIKËN DANTES, GULAGËT ISHIN SI FERRI – KADARE TREGON SHQIPËRINË MES SË SHKUARËS DHE SË ARDHMES

 

Në një intervistë për “La Repubblica”, Kadare rrëfen Shqipërinë mes së kaluarës dhe së ardhmes. Shkrimtari, i ndodhur në Tiranë për të prezantuar librin e tij të fundit “Mëngjeset në Kafe Rostand”, flet edhe për marrëdhënien me diktatorin shqiptar Enver Hoxha, patriotin e tij. Në qendër të mendimeve, e ardhmja europiane e Shqipërisë. “Për ne, të hyjmë në Europë është çështje jetë a vdekje”.

Sprova e tij e fundit letrare “Mëngjeset në Kafe Rostand- motive nga Parisi” lajmërohet si suksesi i radhës i një autori që mund të mburret me miliona kopje të shitura në çdo cep të globit. Ismail Kadare, i ulur në restorant “Juvenilia”, një lokal elegant në zemër të parkut me të njëjtin emër të Tiranës, një vend veçanërisht i dashur nga shkrimtari shqiptar. Një vend i dashur nga Kadare njësoj si ‘Kafe Rostand’ e Parisit, qytet që e ka pritur me të gjitha nderet kur kërkoi azil politik për të protestuar kundër elitës komuniste shqiptare, e cila po rrënohej në të largëtin vit 1990. Në librin e fundit, gati një autobiografi, rrëfen episodet më domethënëse të jetës së tij: një portret prekës i së ëmës, refleksione intime mbi disa miq poetë e shkrimtarë si Frederik Rreshpja (poet, që në gjykimin e tij, është autor i “shumë vargjeve brilante dhe befasues”- por i pazoti për të gjetur kohën e tij në kohën e madhe të botës”), miqësia me baronin Pierre–Bordeaux Groult, burrë i kulturës dhe drejtor i përgjithshëm i gazetës, i bindur se populli shqiptar është “më europiani nga popujt ballkanikë” dhe mbi nevojën e Europës për të mbështetur këtë komb “për të mundësuar emancipimin e gadishullit ballkanik”. Dhe disa faqe të tjera të kushtuara “zonjushave të vogla të letërsisë shqiptare”, shkrimtare shqiptare me talent të madh që kërkojnë të ecin përpara mes mijëra vështirësish në botën e letërsisë botërore, të cilave Kadare u kushton vëmendje të madhe. Shumë histori të vogla që plotësojnë një enigmë të jetës së tij, gjithnjë të rrëfyera me stilin e tij të pangatërrueshëm.

Takimi, është rasti për të folur edhe për marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, një marrëdhënie “intime” që as pushtimi italian i vendit nuk arriti ta gërvishte. Një afri kulturore që shpërfaqet edhe në interesin e madh për Dante Aligierin, “më i studiuari në Shqipëri dhe Francë” pavarësisht se diktatura komuniste druhej kur lexonte në Ferrin e tij gati një evokim të “gulagëve”.

Shkrimtari na pret në hapësirën e kafenesë së rezervuar për të. Ndjesia është ajo e të hyrit në një vend të pakohë, gati sikur të ishte një nga ato kafenetë letrare të Parisit, ku pëlqenin të kalonin ditët e tyre personazhe si Ernest Hemingway, Pablo Picasso, Jean Paul Sartre apo Samuel Beckett. Janë vite që shkrimtari është mes të parapëlqyerve për “Nobelin” në Letërsi, por edhe këtë vit çmimi prestigjioz i iku nga duart. Pak rëndësi ka për një autor që ka shkruar faqet më të bukura të letërsisë europiane dhe që me veprën e tij ka edukuar breza të tërë drejt mendimit të lirë. Në qendër të mendimeve të tij është gjithmonë Shqipëria, e ardhmja e saj, shpresa që vendi të mund të hyjë sa më parë në Bashkimin Europian “ një çështje jetë a vdekje” sipas Kadaresë, një kalim deciziv për të lënë pas krahësh vitet e vështirë të diktuarës dhe ata po aq të vështirë të tranzicionit, me në sfond çështjen e Kosovës që ka shtrënguar marrëdhëniet me Serbinë, ai afrim që për tani është “e nevojshme të bashkëpunohet nëse Shqipëria do të hyjë në familjen e madhe të kombeve europiane” siç pëlqen të përsëritë.

——————-

Panairi i Librit në Tiranë ishte rasti për të prezantuar sprovën tuaj të fundit letrare, “Mëngjeset në Kafe Rostand”. Për çfarë bëhet fjalë?
Është një libër i shkruar me reflektimet e mia. Ka disa pjesë letrare të nxjerra nga shënimet e mia, nga përmbledhje, nga mendime, nga skica. Vepra që nuk kam mundur t’i shkruaj më parë dhe që nuk di nëse do kem kohë t’i shkruaj. Është e vështirë t’i japësh një përkufizim këtij libri.

Ju jeni i njohur në të gjithë botën për disa prej faqeve më të bukura të letërsisë botërore të ‘900-ës dhe të dhjetëvjeçarëve të fundit, nga “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” te “Kronikë në gurë” te “Piramidat dhe “ E bija e Agamemnonit”, vetëm për të cituar disa. Ku e gjeni frymëzimin për veprat tuaja?
Asnjë shkrimtar nuk do i përgjigjet kurrë kësaj pyetje me të vërtetën. Këto janë sekrete që i përkasin familjes së madhe të shkrimtarëve. Dijeni se kur një shkrimtar flet për këto gjëra nuk thotë kurrë të vërtetën, sepse, edhe po të dojë, nuk mund ta thotë.

Të pyesësh një shkrimtar se cilat nga veprat e tij preferon është pak si të pyesësh një prind se cili është fëmija i tij i parapëlqyer. Por, a ka një vepër me të cilën ndiheni më i lidhur?
Sinqerisht nuk e di. Ndonjëherë ndihem më pranë njërës, herë tjetër më pranë një tjetre. Për shkrimtarët ka vepra që kanë një sukses të jashtëzakonshëm dhe të tjera që kanë më pak fat. Në të vërtetë libri që më ka sjellë më shumë fat, një prej romaneve të mi të parë, është një libër që çmoj mesatarisht. Padyshim që i jam mirënjohës këtij libri, por nuk është ai më i miri që kam shkuar.

Historia dhe gjeografia kanë bërë që si Italia, ashtu edhe Shqipëria të vendosura në qendër të Mesdheut, kanë pasur gjithnjë marrëdhënie të ngushta. Po sot si perceptohet Italia dhe italianët në Shqipëri?
Mendim i shqiptarëve drejt Italisë është një mendim shumë intim. Italia është fqinji ynë, prej më shumë se mijëra vitesh është e lidhur me Shqipërinë. Unë prej kohësh kam shfaqur një lloj pakënaqësie për sjelljen e Italisë drejt Shqipërisë, dhe nuk ka pasur një përgjigje adekuate. Janë dy vende përballë njëri-tjetrit. Kanë bashkëpunuar qindra herë, me parime dhe me ushtri. Në fund ndodhi që italianët zbarkuan në Shqipëri. Për italianët ishte një “bashkim” një pjesë e shqiptarëve konsideroi “pushtim”, edhe pse nuk mungonin shqiptarët që e mendonin si italianët. Historia dihet. Me kalimin e kohës vizioni i kësaj afërsie ndryshoi dhe nga ana e Italisë neglizhimi kundrejt vendit fqinj. Një vend që për katër vite ishte i bashkuar me Italinë: Viktor Emanueli III ishte “Mbret i Italisë dhe i Shqipërisë” dhe “Perandor i Etiopisë”. Ku ndërlikim historik do të krijonte në mënyrë të paevitueshme , probleme. Mendoj se pala shqiptare ka qenë gjithnjë dashamirëse kundrejt palës italiane. E theksoj këtë tezë. Populli shqiptar njeh shumë mirë kulturën italiane (pikturën, muzikën, letërsinë) dhe një ndërlikim politik ( pushtimi) nuk e ka modifikuar këtë gjë, domethënë interesin drejt Italisë.

Për shembull Italia dhe Shqipëria, të bashkuara kishin një Mbret dhe kështu një poet të madh zyrtar: ky ishte Dante Aligieri. Me diktaturën komuniste mund të pritje një ftohje ndaj vëmendjes për Danten. Shqipëria është vendi ish komunist ku Dante Aligieri është më i studiuar. Madje, Aligieri është më i studiuar në Shqipëri sesa në Francë. Kjo dashuri që nuk ndryshon për politikën apo për një pushtim ,është diçka e madhe. Vepra e plotë e Dante Aligierit është përkthyer tre herë gjatë komunizmit në Shqipëri. Dante është një shkrimtar që ka vënë në vështirësi komunizmin. Ferri i Dantes paralelizohej me gulagët komunistë dhe gjë që i bënte pak të pëlqyeshëm për regjimin komunist, sepse thelbi i veprës së tij ishte ndëshkimi i krimit: kush kryen krim duhet të paguajë. Për këtë komunizmi nuk e donte. Po pavarësisht kësaj, është përkthyer në Shqipëri.

Unë mendoj se Italia duhet të ishte më e vëmendshme ndaj Shqipërisë. Duhet ta ndihmonte. Siç ka bërë Franca me Algjerinë, gjithmonë shumë e ndjeshme kundrejt ish kolonisë së saj, pavarësisht se ishte larg, në një kontinent tjetër dhe me një fe myslimane. Ne kemi një komunitet të rëndësishëm shqiptar në Itali. Shteti me ne është sjellë shumë mirë. Por gjatë komunizmit Italia e dinte se çfarë po ndodhte në Shqipëri, duhet të ishte interesuar më shumë. Italia interesohet për vende shumë më të largëta, si Madagaskari, Angola dhe të tjerë, por jo për Shqipërinë. Ndonjëherë shoh dokumentarë italianë mbi Luftën e Dytë Botërore dhe në disa i kushtohet jo më shumë se 30 sekonda pushtimit italian të Shqipërisë më 1939-n, nga Musolini.

Në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike të Francës ju keni zënë vendin e një prej eksponentëve më të lartë të mendimit liberal të ‘900, Karl Popper-it. Çfarë ndjesie ju ka lënë të zëvendësonte një personazh kaq të rëndësishëm? A ishte një përgjegjësi?
Së pari, dua të them që nuk e konsideroj një përgjegjësi. Së dyti, është se shkrimtarët kanë një karakteristikë: nuk zgjidhen nga populli si politikanët. Nga ky këndvështrim shkrimtarët përfaqësojnë vetveten dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi, mund të thuhet se një shkrimtar është i “papërgjegjshëm”. Natyrisht po bëj shaka. Sigurisht që për mua ishte një nder i madh që u zgjodha në vend të tij. Karl Popper përveçse është një filozof i madh ishte një person simpatik, që kam pasur fatin ta njoh personalisht. Ishte një rastësi që unë u zgjodha në vend të tij. Dua të sqaroj: vendet e Institutit francez janë të kufizuara dhe ishte një nder i madh që Shqipëria përmes meje, pati një vend në këtë seli. Gjithsej anëtarët e huaj janë 12: ishte rastësi që më qëlloi mua.

Nuk mund të thuhet se ju mungon modestia…
Nuk është modesti. Përse ta quajmë kështu? Nuk e pranoj konceptin e modestisë kur i referohet shkrimtarëve. Në Shqipëri gjatë komunizmit përdorej shumë shpesh fjala “modesti” që i referohej letrarëve. Shteti i donte shkrimtarët të nënshtruar “kokulur” dhe përsëriste vazhdimisht “duhet të jeni modestë!”. Ajo e modestisë ishte një nga direktivave kryesore të dhëna nga Lenini.

Peter Morgan në librin e tij “ Ismail Kadarè, The writer and the dictatorship 1957-1990” krahason marrëdhënien tuaj me diktatorin shqiptar Enver Hoxha, me atë mes dy mjeshtërve të shahut, të angazhuar në një ndeshje të vështirë. E gjeni veten në këtë krahasim?
Nuk më duket krahasim i saktë. Jo vetëm në rastin tim, por në përgjithësi mes një shkrimtari dhe një diktatori nuk mund të ketë asnjë lloj lidhjeje. E vetmja lidhje mes tyre është fakti që janë të dy “tiranë”, por një i vërtetë dhe një i rremë. Në të vërtetë për një shkrimtar, diktatori është një tiran i rremë. E them në përgjithësi: ndërgjegjja e një shkrimtari nuk mund ta pranojë. Ju rrëfej dy anekdota për marrëdhënien time me hoxhën: jemi të dy nga i njëjti qytet ( Gjirokastra), nga e njëjta lagje dhe madje nga e njëjta rrugicë që ka një emër vërtet të çuditshëm “ sokaku i të marrëve”. Ky është një fakt, ju mund ta verifikoni nëse doni. Gjatë regjimit një gazetar suedez, duke bërë shaka, shkroi: dy shqiptarët më të famshëm të botës vijnë nga e njëjta rrugë e quajtur “Sokaku i të marrëve”. Një batutë e rrezikshme për kohën. Por që shpjegon shumë. Ndërsa episodi tjetër ka ndodhur me time bijë: ajo, gjenetiste, ka marrë pjesë vite më parë në një kongres mjekësor ndërkombëtar i përmbyllur me një ballo siç e do zakoni. Vallëzoi me një koleg t panjohur të huaj që e pyeti: “Ju nga vini?”. Ime bijë i përgjigjet: “ Vij nga Shqipëria”. Tipi i kërkon ndjesë sepse nuk dinte asgjë rreth Shqipërisë. Pas pak shton: “Më duket se kam dëgjuar diçka. Ju keni pasur në vendin tuaj një diktator shumë të egër”. “Po”, i përgjigjet vajza. Ai vazhdoi: “E sheh që di diçka rreth vendit tënd? Më vjen madje në mend edhe emri i tij: Ismail Kadare”. Ime bijë duke qeshur, i thotë: Kjo nuk mund të jetë e vërtetë pasi Kadare është im atë. Pjesa tjetër kuptohet vetë.

Çfarë domethënieje ka pasur të bënit shkrimtarin nën një regjim diktatorial si ai shqiptar?
Sipas mendimit tim, nuk është aq e papritur sa mund të duket. Pjesa më e madhe e regjimeve të botës ka qenë, nëse jo krejt diktatoriale, të paktën shumë e ashpër. Letërsia është e mësuar me këtë.

Kryeministri aktual shqiptar, Edi Rama, ju ka propozuar të bëheni Presidenti i Republikës së Shqipërisë, por ju e keni refuzuar. Përse?
Rama nuk ishte i vetmi që ma ka propozuar presidencën e Republikës, edhe të tjerë ma kanë propozuar. Tashmë është bërë zakon. Duke e ditur që nuk do e pranoja, për ta ishte e lehtë të ma bënin këtë propozim. Një detyrë e tillë nuk është në natyrën time. Shkrimtari nuk është një qenie demokratike, shkrimtari është një qenie vetmitare, punon me kokën e vet. Gjë që është e mirë për letërsinë, por jo për demokracinë. Unë të paktën e mendoj kështu.

Gjatë viteve të fundit, prodhimet tuaja letrare janë përqendruar mbi çështjet ballkanike dhe veçanërisht mbi temën e Kosovës. Libri “Mbi krimet në Ballkan” rrëfen me saktësi dhe përpikmëri çështjen dramatike të Kosovës që ka pasur si epilog lindjen e shtetit kosovar. Për atë që i sheh nga jashtë zhvillimet dramatike është vështirë të kuptojë sesi është pjekur gjithë ajo urrejtje në atë tokë. Ju ç ‘përgjigje i keni dhënë ?
Është e vërtetë, është fatkeqësia jonë e përbashkët. Ndoshta i ka rrënjët e veta në një situatë anomalie në gadishullin Ballkanik. Mes tre gadishujve në jug të Europës ai Iberik, ai Italian dhe Ballkani, më i pafat ka qenë Ballkani sepse edhe pse pjesë e Europës, për pesë shekuj kanë qenë të shkëputur për t’u ribashkuar më pas me të, si fëmija i panjohur që rikthehet tek e ëma. Sipas meje e gjitha kjo ka krijuar këtë anomali që na bën me turp të gjithëve. Një ditë kjo urrejtje do të zhduket nga Ballkani. Është e pashmangshme qytetërimi europian ka rënë pikërisht aty ku ka nisur.

Në disa ese ju flisni për rivalitetin e gjatë serbo-shqiptar, një rivalitet që ka origjinë të lashtë dhe që siç ka treguar me ato që kanë ndodhur në Beograd gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri është ende larg shuarjes. A do të munden këto dy kombe të kenë herët a vonë një marrëdhënie fqinjësie të mirë?
Sipas një kulture humanitare unë duhet të përgjigjesha: po, do të vijë ai moment. Do të ishte bukur të thuhej kështu. Por nga një këndvështrim “i papërgjegjshëm” mendoj se kjo do të vijë vetëm falë një trysnie ndërkombëtare. Gjë që për mua është fat. Shtetet e vegjël nuk duhet të bëhen servilët e të mëdhenjve, por është e udhës që në disa raste të binden. Një sjellje e vendosur të Europës perëndimore do të ishte e shëndetshme për të gjithë gadishullin sepse thelbi i problemit që konsiston në atë shkëputje të Ballkanit nga Europa, është kthimi i mëpasshëm në Europë. Disa e mendojnë se do të ishte një luks të ishim europianë. Por për Shqipërinë të hyjë në Europë është çështje “jetë a vdekje”. Për Shqipërinë dhe për të gjithë shtetet ballkanikë. Do të shpëtojë i pari që do ta kuptojë.

Nuk shihni një paradoks që Shqipëria dhe vendet ballkanike duan të hyjnë në Europë pikërisht tani që BE është në krizë?
E di. Po një krizë kontinentale është një gjë e ndryshme nga kriza e vendeve më të vegjël. Unë, si thuhet, nuk jetoj me një idil për Europën. Unë e di si është Europa. Por unë mbroj gjithmonë tezën që ne ballkanasit duhet të jemi europianë me gjërat e mira dhe më pak të mira të Europës, sepse duhet të njohim që ky qytetërim ka gjëra të mira dhe më pak të mira.

Në këta muajt e fundit, kronikat ndërkombëtare janë mbushur me fakte dramatike të Lindjes së Mesme. Tmerri i pengjeve të ekzekutuar, të të krishterëve dhe të jazidëve në arrati prej tokave të tyre, gratë e përdhunuara dhe të shitura. Si mund të mbrohet bota nga ky kërcënim?
Ka disa lloj kërcënimesh nga të cilat bota mund të mbrohet vetëm me një këmbëngulje shumë të fortë, nuk duhet të jesh agresiv por duhet ët jesh i vendosur për t’u mbrojtur. Sepse kur dy forca përplasen ajo që është më e qytetëruar është me e dobët, ose thënë më mirë, duket më e dobët. I forti, i paqytetëruari, e kupton “çmendurinë” e tij si një forcë.

Në shtator, në Kosovë u arrestuan 15 persona të dyshuar për terrorizëm dhe për aktivitete të lidhura me ekstremizmin fetat dhe me rekrutimin e islamikëve të gatshëm për të luftuar krah ISIS dhe Al Nusra-s në Siri dhe Irak, ndërkohë pak javë më parë shkrime të ISIS u shfaqën në muret e manastirit ortodoks të Deçanit në Perëndim të Kosovës. Besoni se prozelitizmi i ekstremizmit islamik mund të ushtrojë ndikim mbi të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë?
Po, besoj te një ndikim i kufizuar dhe për një periudhë kohe të kufizuar. Do të jetë vetëm një valë kalimtare. Një grumbullim moskuptimesh. Disa ofrojnë shpjegimin e parehatisë sociale ndaj kësaj për shkak se çështjet sociale fryhen aty ku nuk duan të shihet e vërteta.

Më 9 nëntor e gjithë Europa kujtoi 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Në atë kohë, Europa shkonte drejt fundit të Luftës së Ftohtë, por sot me krizën e Ukrainës duket se po përsëritet një proces largimi mes Rusisë dhe Perëndimit. Vendet e Lindjes, mbi të gjitha vendet baltike dhe Polonia, i druhen shumë aktivizmit të presidentit rus Putin. Ju besoni se mund të përfaqësojë një kërcenim për paqen botërore?
Po, është e mundur. Por varet nga strategjia e përgjigjes, sesi do të përgjigjet Perëndimi.

Çfarë ideje keni krijuar mbi Putinin?
Për fat të keq, populli rus toleron lider të tillë, sepse zgjojnë iluzione. Duhet të kërkojmë ta kuptojmë Rusinë: ka qenë një vend i madh dhe do të kthejë atë prestigj të së kaluarës. Përse vallë Rusia do të rifitojë prestigjin e saj të lashtë? A është kaq i çmuar? Çfarë sensi do të kishte për një vend tre herë më të madh se Europa të rikthehet në prestigjin e së kaluarës? Është një fatkeqësi gjeografike. Njerëzimi duhet të gjejë një mënyrë për ta evituar. Është një sublimim për një vend që është 300 herë më i madh se një vend tjetër.

Disa muaj më parë, presidenti rus Putin ka krahasuar zgjedhjen e Krimesë për aderimin në Federatën rusë me çështjen që solli pavarësinë e Kosovës. Sipas jush a është e mundur të hiqet një paralele mes dy çështjeve?
Nuk besoj. Nuk mund të bëhet paralelizëm, Kosova është një rast shumë i qartë. Është një popull, vazhdimësi i një populli tjetër dhe i së njëjtës histori. Nuk mendoj se Krimea është vazhdimësi e Rusisë, është një rast shumë i ndryshëm.

Mendoni se një ditë, Kosova do të bashkohet me Shqipërinë?
Nuk përjashtohet, por kjo nuk është në programin e Shqipërisë. Nuk kemi ngritur çështje të tilla. Hyrja e Ballkanit në Europë është shumë e rëndësishme. Shqipëria dhe Kosova apo bashkim i i dy shteteve duke hyrë në familjen e madhe të Kombeve, do të gjejnë në mënyrë të natyrshme zgjidhjen më të mirë. Sinqerisht nuk mund të parashikoj se ç ‘zgjidhje do të gjendet, por duke qenë Kosova e ngjitur me Shqipërinë, duke pasur të njëjtën histori , të njëjtën gjuhë dhe një moral të përbashkët historik, nuk ka zgjidhje tjetër. Por kjo do të ndodhë kur nuk do të jetë kaq e rëndësishme.

Në qershor, Shqipëria u bë zyrtarisht një shtet kandidat për të hyrën BE. Ju shpesh keni theksuar në të kaluarën rëndësinë e këtij kalimi dhe keni tregu mbi rezistencat e brendshme mbi rrugën e Shqipërisë drejt Europës. A janë akoma këto rezistenca?
Për fat të keq, po. Janë, por janë të izoluara, të kufizuara, janë jashtë kohe, pa logjikë, pa asnjë arsye.

Në librin Mbi Krimet në Ballkan mund të lexohet edhe një këmbim epistolar mes jush dhe një prej personazheve të historisë së vonë botërore. Shumë prekëse letra e dërguar prej jush Papa Gjon Palit II, i shpallur pak muaj më parë shenjtor. Çfarë kujtimi keni për Karol Vojtilën?
Papa Vojtila ishte shumë pranë Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit për dy arsye: së pari sepse kishte një aspiratë europiane në Ballkan, në një univers ku aspirata europiane ishte parë si armike. Përtej kësaj, sillte në të njëjtën kohë një disidencë të brendshme ndaj komunizmit. Ai i kuptonte shumë mirë vendet ish-komuniste, dhe kjo për kohën kishte rëndësi të madhe. Papa Vojtila është i ngulitur thellë në kujtesën tonë.

Papa Françesku e bëri më 21 shtator udhëtimin e tij të parë në Europë, pikërisht në Shqipëri dhe e tregoi vendin tuaj si shembull i bashkëjetesës paqësore mes besimeve fetare. Ku bazohet harmonia fetare në Shqipëri?
Kjo është një harmoni e vërtetë dhe konkrete, jo një metaforë. Nuk është një vizion romantik, por një realitet. Shqiptarët para se të martohen, nuk pyesin mbi besimin fetar të bashkëshorti, por e kërkojnë vetëm pas martese. As nuk interesohen për besimin fetar të Presidentit të Republikës apo të Kryeministrit. Në këto fakte unë gjej konkretësinë e harmonisë.

Madje edhe në SHBA, besimi fetar i kandidatëve për president ka njëfarë rëndësie në terma elektoralë…
Kjo është e vërtetë. Për shembull në vitet ’30, kur ekzistonte një rivalitet i fortë politik mes monarkistëve dhe republikanëve, asnjë nuk theksonte se kundërshtari i Mbretit ishte një peshkop. Por kjo nuk kishte asnjë rendësi. Fan Noli ishte peshkopi i Shqipërisë, ishte rivali i Mbretit, por askush nuk i kërkonte çfarë feje kishte. Jam interesuar gjithnjë për Fan Nolin, sepse ai bënte pjesë në familjen e madhe të shkrimtarëve. Megjithatë detyra e tij peshkopiale nuk ishte as forca as dobësia e tij. Fan Noli nuk ka manovruar kurrë mbi besimin fetar si një instrument për të fituar apo humbur betejat e tij politike.

*Nga Giovanni Cedrone dhe Liljana Maksuti – La Repubblica /11.21.2014

“Kur rinia bën gati valixhet, diçka nuk shkon”, ministri gjerman flet për emigrimin

Në intervistë për DW ministri gjerman për Europën, Michael Roth, në prag të konferencës për perspektivën e të rinjve në Ballkanin Perëndimor: “Nuk është mirë për një vend, kur rinia bën gati valixhet për të mërguar”

Deutsche Welle: Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, por edhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për rininë. Si mund të zgjidhet kjo kontradiktë?

Michael Roth: Ne duam që të rinjtë në të gjithë Europën të mund të përfitojnë nga shanset si në vendin e tyre të lindjes, ashtu edhe gjetkë në kontinent. Por nuk është mirë për një vend, kur rinia bën gati valixhet për të mërguar. Sepse mungojnë punëtorët e kualifikuar, forcat inovative dhe dinamika shoqërore. Kjo është njëra nga arsyet pse qeveria gjermane e mbështet perspektivën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Reformat i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor më tërheqëse për investime dhe integrim në ekonominë e BE-së. Kjo sjell vetvetiu më shumë mirëqenie për popullsinë dhe perspektivë shumë më të mirë për të rinjtë.

Trajnimet dhe kualifikimet janë thelbësore për të nxitur zhvillimin e këtyre vendeve. Për shembull, ne angazhohemi në Ballkanin Perëndimor, ndër të tjera, edhe me anë të GIZ-it, në fushën e trajnimit të dyfishtë. Përmes mundësisë së arsimit dhe kualifikimit dhe përvojës së punës tek ne, ne duam të kontribuojmë që njerëz të kualifikuar në mënyrë të shkelqyer të mund të kthehen në vendet e tyre. Migrimi deri tani ka qenë një rrugë me një drejtim, por duhet të bëhet rrugë me dy kalime.

Çfarë u ofron Gjermania të rinjve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë në vendet e tyre?

Ne nuk duam që të mos vijnë të rinjtë tek ne. Ne duam që shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë një vend të përhershëm në BE. Lëvizja e lirë është një nga vlerat themelore në BE. Pra, siç thashë, ne duam që të rinjtë të jenë të lirë në zgjedhjen e tyre, e të mos largohen nga vendet e tyre nga halli. Kjo kërkon perspektiva në vend. Prandaj, ne e mbështesim gjerësisht zhvillimin e këtij rajoni, në radhë të parë përmes BE-së, por edhe në planin dypalësh. Në pranverë, në Samitin e Ballkanit Perëndimor të BE-së në Zagreb, ne vumë në dispozicion 3,3 miliardë për të luftuar COVID-in dhe pasojat e pandemisë në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, Komisioni i BE-së paraqiti në fillim të tetorit një paketë ekonomike dhe investimesh me vlerë 9 miliardë euro, e cila ka për qëllim modernizimin e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor. Veç kësaj, Gjermania mbështet në mënyrë shumë aktive këto vende në planin dypalësh me masa p.sh. në fushën e mjedisit, klimës, sundimit të ligjit ose arsimit të dyfishtë. Por ne mbështesim edhe pajtimin dhe forcimin e shoqërive të hapura, të larmishme dhe liberale.

Çfarë kërkon Gjermania nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor për ta mbajtur rininë në vend?

Politika e zgjerimit të Komisionit të BE-së është shumë e qartë: shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kritere të rrepta. Ideja e kësaj është: : We deliver, you deliver! (shq.: ne japim, ju jepni, shën. i red.) Kjo do të thotë që BE-ja është e gatshme ta fusë rajonin në gjirin e saj dhe është e mbështet këtë rrugëtim me ide, projekte, ekspertiza dhe shumë para. Por në këmbim ne presim reforma reale. Ka akoma mjaft hapësirë ​​për përmirësim në ritmin e reformave në fushat që sapo përmenda. Shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor thonë se mungesa e shanseve për shkak të institucioneve të korruptuara, klima e mostolerancës dhe mangësitë në sundimin e së drejtës janë shkaku për emigracionin. Përparimi i qartë në sundimin e ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të motivonin shumë prej të rinjve të ndërtonim një të ardhme në vendin e tyre. Dhe të njëjtat reforma do të sillnin bum ekonomik. Ne duam shoqëri të hapura, dinamike dhe përfshirëse./DW

Intervista e plotë – Jusuf Buxhovi tregon si duhet të themelohet Asociacioni, ‘godet’ rëndë politikanët e Kosovës

Gjatë javës së kaluar, Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Kosovë deklaroi se nuk do të ketë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen e Asociacionit të Komunave serbe.

“Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje, nuk do të ketë marrëveshje. Nëse nuk ka marrëveshje nuk ka normalizim e nuk do të ketë marrëveshje pa asociacion. Ne nuk kërkojmë ta rihapin tekstin, por vetëm të implementojnë atë çka është nënshkruar. Gjithçka çka është dakorduar, duhet të implementohet”, tha Lajçak.

E në Serbi Lajçak shkoi edhe më larg. Ai kërkoi që Kosova ta ndryshojë Kushtetutën e vendit, në mënyrë që të mundësohet formimi i Asociacionit të Komunave serbe.

“Dhe askush nuk tha që ishte e pamundur, Kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë sigurisht që duhet të pasqyrohet në Kushtetutë”, deklaroi Lajçak midis Beogradi.

Lidhur me atë se a duhet të formohet Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur historiani i njohur, Jusuf Buxhovi.

Sipas tij, Asociacioni është çështje kushtetuese dhe duhet të themelohet pa kompetenca ekzekutive.

Historiani Jusuf Buxhovi, vlerëson se Lajçaku nuk i ka krijuar problemet me të cilat sot po ballafaqohet Kosova në raport me Beogradin, por politikanët e papërgjegjshëm të Kosovës që kanë hyrë në pazare të ndryshme me Serbinë në dëm të sovranitetit të Kosovës! Buxhovi, thekson se Kushtetuta nuk është Bibel, e as të anatemohen ata që kërkojnë ndryshimin e saj, por duhet që të respektohen procedurat demokratike-parlamentare që e mundësojnë atë.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Kosovë deklaroi se nuk do të ketë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen e Asociacionit të Komunave serbe. “Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje, nuk do të ketë marrëveshje. Nëse nuk ka marrëveshje nuk ka normalizim e nuk do të ketë marrëveshje pa asociacion”. Si e shihni ju këtë?

Buxhovi: Asociacioni i komunave është çështje kushtetuese. Është futur në saje të kompromiseve të Pakos së Ahtisarit. Kjo as që duhet të diskutohet, pos të zbatohet. Nga viti 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Hagës (GJND), shpalljen e pavarësisë e ka deklaruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, është deshtë që Kosova, t’i përmbush edhe obligimet kushtetuese. Pra, është deshtë që çështjen e asociacionit ta trajtojë me prioritet dhe ta themelojë siç shkruan në kushtetutë – pa kompetenca ekzekutive. Po qe se kjo do të bëhej, e është dashtë bërë, atëherë sot nuk do t’i kishim problemet që i kemi dhe as nuk do të kishim debatet “e nxehta”, rreth atyre që u thanë nga Lajçaku dhe të tjerat që pritet të thuhen edhe më tutje për t’u thurur gjithfarë teori “konspirative” që gjoja Kosovës po i vinë nga jashtë dhe të ngjashme me të cilat fajtorët e kësaj gjendje, ata që nënshkruan marrëveshjet e vitit 2013 dhe2015, hudhin topin gjetiu dhe madje kthehen edhe në “gardien” të sovranitetit të Kosovës, kur dihet se atë e kanë rrezikuar dhe po e rrezikojnë nga të gjitha anët, veprim ky, që për fat të keq, u ratifikuan edhe në Parlamentin e Kosovës! Është e çuditshme se diskursi i “rrezikimit të sovranitetit nga jashtë”, vazhdon të mbllaçitet nga pjesa më e madhe e klasës politike si dhe mediumet, që madje edhe bëjnë sondazhe “të armiqësisë”, ndërkohë që harrohet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shumë nga nenet e këtyre marrëveshjeve i shpalli antikushtetuese, me çka çështja është deshtë të kthehet te pika zero dhe nënshkruesit të vihen para përgjegjësisë politike dhe juridike. Ndaj, nuk është e habitshme, që të tillët, kanë vazhduar me avazin e prapaskenave në dëm të sovranitetit të shtetit të Kosovës, që e pamë gjatë këtyre dy-tri viteve të fundit, që për pikënisje kishte veprimet antikushtetuese të Presidentit të Kosovës, po edhe përkrahësve të tij të shumtë nga radhët e politikanjve të korruptuar dhe të shantazhuar në forma të ndryshme, të cilave iu desh edhe ndërhyrja ndërkombëtare (ajo amerikane) që të ndërpriten.

“Bota sot”: Lajçaku tha se ne nuk kërkojmë ta rihapin tekstin, por vetëm të implementojnë atë çka është nënshkruar. Gjithçka çka është dakorduar, duhet të implementohet”.Mos do të thotë kjo që të implementohen marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, që Gjykata Kushtetuese i ka shpallur antikushtetuese?

Jusuf Buxhovi: Lajçaku nuk tha ndonjë të pavërtetë dhe nuk shpifi gjë. Përkundrazi, tha se duhet të implementohen ato që janë nënshkruar dhe ratifikuar në Parlamentin e Kosovës. Dhe, kur shikohet teksti i nënshkruar, theksohet edhe çështja e implementimit juridik të marrëveshjeve, që është fare e natyrshme. Por, implementimi juridik, që ka të bëjë pakon e infrastrukturës juridike që kërkon statusi i asociacionit siç e parasheh kushtetua e Kosovës, ka munguar dhe mungon. Me sa di, Qeveria e Kosovës dhe komisionet parlamentare, përkundër ndonjë deklarimi se po punojnë diçka, ende nuk kanë dalë me versionin zyrtar të statusit të asociacionit para Kuvendit të Kosovës me çka do t’i hapeshin dyert themelimit të asociacionit. Me këtë veprim, shteti i Kosovës do të përmbushte obligimet kushtetuese dhe do të krijonte rrethana normale për integrimin e pakicës serbe në sistemin juridik dhe kushtetues të Kosovës. Në vend të kësaj, ne kemi lojërat politike si dhe prapaskenat e ndryshme në relacionet Prishtinë-Beograd, që një detyrim kushtetues e kanë kthyer në objekt të manipulimeve dhe pazareve politike, që si u pa në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, Serbisë i mundësuan implikim të drejtpërdrejt politik në çështjet e sovranitetit të vendit. Andaj, Lajçaku i është referuar këtyre marrëveshjeve të ratifikuara në Parlamentin e Kosovës. Natyrisht se ai këtë e ka bërë, ngaqë nuk ka marrë përgjigjen e duhur se pjesët e marrëveshjes nga Gjykata Kushtetutës janë shpallur antikushtetuese dhe as që i është parashtruar teksti i ndonjë statusi të asociacionit që është dashtë të hartohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Bota sot”: E në Serbi Lajçak shkoi edhe më larg. Ai kërkoi që Kosova ta ndryshojë Kushtetutën e vendit, në mënyrë që të mundësohet formimi i Asociacionit të Komunave serbe. “Dhe askush nuk tha që ishte e pamundur, Kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë sigurisht që duhet të pasqyrohet në Kushtetutë”. Si e shihni ju këtë dhe a përbën kjo një rrezik për Kosovën?

Buxhovi: Ato që deklaroi Lajçak në Beograd, u interpretuan në mënyra të ndryshme në Prishtinë dhe në Beograd, të shumtën si “fajësime” dhe “shfajësime”, gjë që doli se shumë nga ato deklarata nuk ishin autentike, por pjesë e opinioneve të arrnuara. Sidoqoftë, harrohet ose anashkalohet qëllimisht fakti se ai iu referua marrëveshjeve të nënshkruara, të ratifikuara nga parlamenti i Kosovës me dy të tretat e votave, gjë që Kosovën e fut në obligim ndërkombëtar. Natyrisht, se rrugëdalje nga ky qorrsokak i krijuar nga politikanët tanë dhe assesi nga Lajçak dhe të tjerë që edhe mund të kenë pretendime të ndryshme politike kur hyhet në pazare të tilla, duhet kërkuar tek interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, meqë ajo kudo është gardiane e kushtetutshmërisë. Kosova mundet dhe duhet ta përdor këtë argument, siç do ta përdorte çdo shtet tjetër sovran kur ballafaqohet me situatat e ngjashme. Por, siç po shihet, te ne, ata që kanë sjellë këtë gjendje, për t’i ikur përgjegjësisë, ose që t’u mbesin besnik pazareve të ndryshme në dëm të shtetit, përpiqen që të krijojnë mjegull politike dhe mediale!

A duhet të formohet Asociacioni dhe te ndryshohet Kushtetuta?

Buxhovi: Asociacioni është obligim kushtetues dhe duhet të themelohet sa më parë, siç theksova, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, pra pa kompetenca ekzekutive. Ky obligim nuk duhet të jetë çështje e bisedimeve ose marrëveshjeve politike me Beogradin ose me faktorin ndërkombëtar, meqë del nga kornizat kushtetuese, siç ndodhi në të vërtetë. Ndërsa, sa i përket ndryshimit të kushtetutës, ose ndryshimeve kushtetuese, ato janë të mundshme dhe të natyrshme. Pra, nuk është kurrfarë gabimi të thuhet se Kushtetua nuk është Bibël. Madje, Kosova, ka nevojë për disa ndryshime kushtetuese që erdhën si kompromise të pavarësisë, që do t’i ndihmonin demokratizimit të vendit si dhe forcimit të sovranitetit shtetëror. Por, ndryshimet e kushtetutës duhet t’u nënshtrohen procedurave demokratike-parlamentare, që në rastin e Kosovës, kërkojnë konsensusin e dyfishtë: atë të dy të tretave të votave dhe konsensusin e pakicave, po ashtu me dy të tretat, që praktikisht, në këto rrethana është i pamundshëm. Edhe përkundër këtyre rrethanave, kërkesat për ndryshime kushtetuese nuk duhet anatemuar e as përjashtuar, ngaqë ato janë e drejtë demokratike.

Intervista – Whyte: Republika Srpska nuk do të jetë model për Asociacionin

Shkumbin Ahmetxhekaj

Serbia nuk ka alternativë tjetër pos pranimit të pavarësisë së Kosovës, por edhe kjo e fundit duhet të ofrojë garanci shtesë për minoritetin serb, thotë Nicholas Whyte, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare që ka këshilluar Kosovën në rrugën drejt pavarësisë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Whyte thotë se Kosova nuk ka arsye të frikësohet nga autonomia e gjerë për serbët, pasi nuk mund të ketë model të ngjashëm me Republika Srpskan në Bosnjë e Hercegovinë. Ai nuk pret që marrëveshja finale të arrihet së shpejti, por beson që BE-ja dhe SHBA-ja do të punojnë krah për krah drejt zgjidhjes afatgjate të mosmarrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Nicholas Whyte aktualisht drejton organizatën APCO, me seli në Bruksel, që është grup këshillues dhe avokues për komunikim dhe konsulecë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Whyte, Kosova ka shpallur pavarësinë qe 12 vjet, por mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi vazhdojnë. Cilat janë pritjet tuaja nga dialogu që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian? A mundet BE-ja e vetme të arrijë sukses në këtë proces?

Nicholas Whyte: BE-ja e vetme natyrisht që nuk mundet të arrijë sukses në këtë proces, pasi ky është një proces që më së paku përfshin vetëm Kosovën dhe Serbinë, pasi edhe interesi i Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbetet shumë i fuqishëm dhe shumë i rëndësishëm. Në fakt, ne kemi parë probleme në vitet e fundit, pasi e pamë që BE-ja dhe SHBA-ja kishin qasje të ndryshme. BE-ja e di se nuk mund ta bëjë këtë e vetme. Në anën tjetër, BE-ja nga aspekti gjeografik dhe strategjik, do të jetë organizata që e mban çelësin e përgjegjësisë për rezultatin. Pra, BE-ja nuk mund ta bëjë e vetme, por ky institucion duhet të udhëheqë.

Radio Evropa e Lirë: Kosovës aktualisht po i kërkohet që t’i përmbahet premtimit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Si e shihni këtë Asociacion?

Nicholas Whyte: Shikoni, fakti është se kur arrijmë në fund të këtij procesi, kur Serbia ta ketë pranuar pavarësinë e Kosovës, do të ketë nevojë që komunitetet joshumicë, sikurse në secilin shtet, të kenë garanci. Kjo nevojë ekziston edhe tani, por do të jetë edhe më e fuqishme, kur e arrijmë fazën finale. Mua më duket shumë e arsyeshme që do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse për komunat serbe në Kosovë. Nëse Kosova dëshiron që ta pranojë dhe ta ketë pjesë të saj komunitetin serb, atëherë duhet të zgjohemi dhe të shohim realitetin, se një lloj marrëveshje duhet të ribëhet. Kjo nuk do të thotë se zgjidhja e duhur është diskutuar deri më tash, por do të thotë se një zgjidhje që do të funksionojë, do të përfshijë një marrëveshje të veçantë për komunat me shumicë serbe.

“Koncesioni më i madh, pranimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia”

Radio Evropa e Lirë: Si një ekspert që e keni këshilluar Kosovën në rrugën e saj drejt pavarësisë, a mendoni se Kosova duhet ende të bëj koncesione? Dhe nëse po, çfarë koncesionesh?

Nicholas Whyte: Shikuar nga aspekti strategjik, mendoj se të gjithë duhet ta kemi parasysh se koncesioni më i madh është nga Serbia, që ka të bëjë me pranimin e pavarësisë së Kosovës. Unë nuk e them shprehimisht njohje, por them pranim. Kur kjo të ndodhë, mendoj se Kosova ka mjaft çfarë të ofrojë, pa e rrezikuar pozicionin e saj strategjik. Por mendoj se është çmenduri të flitet për koncesionet e Kosovës, kur e kemi parasysh se koncesioni më i madh që kërkohet është pranimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Radio Evropa e Lirë: Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po insiston se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet vetëm pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Si e lexoni ju këtë qëndrim, apo është pak a shumë në përputhje edhe me atë çfarë ju thatë më parë?

Nicholas Whyte: Mendoj se nuk duhet parë këtë çështje në formë të sekuencave. Të dyja këto janë të rëndësishme për zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme dhe nuk mendoj se duhet të jemi dogmatik për kohën se kur dhe cila ndodh më parë.

Radio Evropa e Lirë: Në Kosovë ka shqetësime se nëse ndodh autonomia e gjerë për komunat me shumicë serbe, atëherë do të krijohet një Republika Srpska dhe se shteti do të jetë jofunksional. A mendoni se ka vend për shqetësime të tilla?

Nicholas Whyte: Nuk kam parë asnjë propozim që i afrohet Republika Srpskas. Kam jetuar në Banja Llukë për një vit e gjysmë nga viti 1997-98 dhe kam parë drejtpërdrejtë dallimet që ekzistojnë mes këtyre dy rasteve, prandaj nuk duhet të marrim si shembull këtë. Nëse do të isha në Kosovë, gjëja për të cilën do të insistoja është në të vërtetë krejt tjetër. Do të insistoja që Beogradi të mbajë premtimet dhe të përmbushë angazhimin për kthimin e regjistrit kadastral të Kosovës. Për mua, kjo është një gjë që e bën pavarësinë e Kosovës të pakthyeshme, pasi kur e pranon që prona menaxhohet nga njerëzit që e kanë atë në pronësi, atëherë s’ka kthim prapa nga kjo. Mendoj se njerëzit duhet t’i kushtojnë pak më shumë rëndësi kësaj çështjeje.

Pranimi i Kosovës nga Serbia “pa njohje të plotë diplomatike”

Radio Evropa e Lirë: Platforma dialoguese e BE-së synon arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim raportesh, por nuk përmend njohjen reciproke. A mund të sjellë kjo formulë zgjidhje për paqe afatgjate?

Nicholas Whyte: Mendoj se me siguri ka pak hapësirë për manovrim për njohje të ndërsjellë, por ne duhet të jemi të qartë se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Serbia duhet ta pranojë se Kosova nuk është më pjesë e juridiksionit të saj. Ka mënyra për ta bërë këtë, pa njohje të plotë diplomatike, por unë do të pyesja, se çfarë rëndësie ka se si e emërtojmë këtë?

Radio Evropa e Lirë: Para se të kaloj në detaje, dëshiroj t’iu pyes për vlerësimin tuaj lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik. A është historike siç është proklamuar?

Nicholas Whyte: Është një fillim ri interesant kur sheh liderët e të dyja vendeve që qëndrojë bashkë në një ceremoni të tillë. Prandaj, mendoj se ishte rëndësishme. A është historike do të shihet, por mendoj se është lehtë të thuhet kur nuk je prezent atje vet. Në përgjithësi, mendoj se ishte e rëndësishme.

Ujmani, “koncesion për të mirën e përgjithshme”

Radio Evropa e Lirë: Opozita në Kosovë e ka kritikuar ashpër kryeministrin Hoti për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, pasi pos tjerash aty përfshihet një studim fizibiliteti për një pikë strategjike të Kosovës, Liqenin e Ujmanit, për mënyrën e përdorimit të ujit nga Kosova dhe Serbia. A është ky koncesion, apo ndoshta fillim i koncesioneve të reja?

Nicholas Whyte: Ky është koncesion për të mirën e përgjithshme, nuk është koncesion i Kosovës për Serbinë. Kosova ka një popullatë në rritje, do të ketë nevojë për më shumë furnizim me rrymë. Po, ka elemente politike aty, por në këto raste gjithmonë ka elemente politike. Ata që po e kundërshtojnë këtë, duhet të ofrojnë alternativa se nga ku do të sigurohet energjia elektrike, e jo të flasin për histori.

Radio Evropa e Lirë: Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) i ka kërkuar BE-së që të mos kufizojë opsionet në tavolinën e dialogut, duke sugjeruar se edhe shkëmbimi territorial mund të ndodhë, nëse pajtohen palët. A mendoni se akterët ndërkombëtarë, të përfshirë në proces, e konsiderojnë ende si opsion shkëmbimin e territoreve?

Nicholas Whyte: Hisedarët ndërkombëtarë në dialog nuk do të imponojnë shkëmbimin territorial në asnjërën palë. Por, nëse (kërkesa) vjen direkt nga rajoni, nëse qeveritë e Kosovës dhe Serbisë e thonë qartë se mund të pajtohen me të, është shumë e vështirë për ndërkombëtarët që të shprehen ndryshe. Këtë realisht, GNK e ka thënë edhe 13 vjet më parë kur unë kam punuar në këtë organizatë dhe këtë po e thonë edhe tash pasi kam lexuar raportin e tyre te fundit. Për mua, kjo është deklarim i asaj çfarë është më se e qartë.

“Jemi larg nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi”

Radio Evropa e Lirë: Duke marrë parasysh se Kosova ka një qeveri në limit të shumicës parlamentare, e po ashtu po përballet me valën e akuzave nga Gjykata Speciale, si e shihni fuqinë e Kosovës në këtë dialog?

Nicholas Whyte: Është fakt se Kosova në të vërtetë ka arritur mjaft deri më tash, ka shpallur pavarësinë. Ju thatë qe 12 vjet, por unë do të thosha që ka mbetur si vend i plotë qe 21 vjet, që pas bombardimeve dhe instalimit të UNMIK-ut. Prandaj, Kosova ka mjaft suksese të rëndësishme, te të cilat mund të shikojë prapa, por ajo që duhet të adresohet është se ku do të përfundojë kjo. Dhe kjo do të përfundojë me atë se Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe normalizimin e plotë të raporteve ekonomike dhe çështjeve të tjera. Mendoj se duhet të jemi të qartë se si të arrijmë atje dhe nuk është e mençur që të merremi me detaje se si do të arrijmë atje, pasi duhet të fokusohemi se ku do të arrijmë në fund të këtij procesi.

Radio Evropa e Lirë: Dhe në fund, a e shihni marrëveshjen finale të shkruhet në Uashington sërish, apo do të jetë ekskluzivitet evropian?

Nicholas Whyte: Le të mos e harrojmë se është shumë e mundur që së shpejti mund të kemi administratë të re në Uashington, nëse po i lexoj saktë lajmet nga SHBA-ja. Dallimi është se një administratë (e kandidatit demokrat për president, Joe) Biden do ta lejonte Evropën që të merrte lidershipin, pasi ata janë më pak të obsesionuar dhe nuk kanë qasje siç kishte (presidenti aktual amerikan, Donald) Trump në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj, pres që marrëveshja të nënshkruhet diku në Evropë, do të gjejnë një vend, por po ashtu mendoj se ende jemi larg asaj dite.

Intervista – Famà: Pa koncesione nuk ka marrëveshje finale Kosovë-Serbi

Shkumbin Ahmetxhekaj

Bashkimi Evropian duhet të shikojë mundësinë që në platformën dialoguese Kosovë-Serbi, ta përcaktojë se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, sugjeron Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin e fundit vjeshtor. Kjo organizatë e pavarur, që analizon konfliktet në botë, megjithatë parashikon se zgjidhja finale do të përfshijë koncesione të mëdha, duke përfshirë autonomi të gjerë për komunat serbe apo shkëmbim të territoreve.

Njëri nga hartuesit e këtij raporti, Giuseppe Famà, udhëheqës i Çështjeve Evropiane në këtë organizatë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se BE-ja nuk duhet të imponojë kufizime në dialog dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë rol në bindjen e Kosovës që të ridizajnojë platformën dialoguese. Sipas tij, nëse Kosova pajtohet për autonomi të gjerë për komunat me shumicë serbe, e njëjta duhet të vlejë edhe për Luginën e Preshevës në Serbi.

Radio Evropa e Lirë: Në raportin e fundit të organizatës tuaj, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, i keni bërë thirrje BE-së që ta përcaktojë nëse ka mundësi, fokusimin e qartë në arritjen një marrëveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që bazohet në njohje reciproke. A e shihni këtë si skenar të arritshëm?

Giuseppe Fama.

Giuseppe Famà: Hapësira manovruese është shumë e ngushtë dhe siç e dini diplomacia shpeshherë ka bërë një hap para e dy prapa, për shkak të kompleksitetit të kësaj çështjeje. Çelësi definitivisht është që të shtyhet sa më shumë drejt një zgjidhjeje potenciale finale. Përfaqësuesi i ri i BE-së, Mirosllav Lajçak ka njoftuar Këshillin për Politikë të Jashtme të BE-së, të cilët e miratuan strategjinë e tij nga bisedimet e fundit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ekziston një momentum ndërmjet evropianëve që kanë ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje eventuale. Por, është e diskutueshme nëse kjo mund të arrihet shpejt.

Bilanci deri tash mbetet i pandryshuar, pasi BE-ja ka pikëpyetjen e madhe për njohjen e ndërsjellë, pasi një gjë e tillë nuk është e thënë qartë në mandatin e përfaqësuesit special. Është e rëndësishme që për të arritur deri aty, të vijmë te një pajtim i ndërsjellë se marrëveshja për normalizim raportesh duhet të përfshijë njohjen, element që është i vështirë edhe për faktin se deri sot, pesë shtete anëtare vazhdojnë që të mos e njohin Kosovën. Prandaj, në të vërtetë do të jetë çështje diplomacisë.

Radio Evropa e Lirë: A e shihni të mundshëm arritjen e kompromisit në dialogun Kosovë-Serbi dhe a ka rrezik që bisedimet të dështojnë për shkak të retorikës aktuale?

Giuseppe Famà: Retorika nuk e ndihmon aspak dialogun dhe arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Një nga rekomandimet tona është që BE-ja të dyfishojë përpjekjet dhe të luftojë keqinformimin rreth dialogut. Janë dy gjëra që duhet të theksohen këtu. E para, duhet kuptuar se nuk ka zgjidhje, ku fitues i plotë do të jetë vetëm njëra palë. Nuk mund të ndodhë një skenar ku Kosova dhe Serbia do të arrijnë të përmbushin kërkesat e tyre plotësisht, prandaj do të duhet të bëjnë koncesione. E dyta ka të bëjë me rolin e BE-së, e që nuk duhet t’i ndalojë Beogradin dhe Prishtinën që të identifikojnë vet zgjidhjen potenciale, që mund të mos jetë në tërësi me atë çfarë rekomandon Brukseli.

Në raportin tonë të Grupi të Krizave, ne i bëjmë thirrje BE-së që të përmbahet nga politika që të ndalojë palët që të diskutojnë zgjidhje, ku përfshihet edhe shkëmbimi i territoreve. Shumica e vendeve evropiane megjithatë e preferojnë një alternativë tjetër, ku përfshihet devolucioni apo autonomia më e madhe për komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe për Luginën e Preshevës, por deri më tash palët mund të kenë qenë edhe për zgjidhje të tjera. BE-ja duhet të evitojë përcaktimin e rezultatit të dialogut, para se palët të pajtohen për zgjidhje që mund të jenë të pranueshme për to.

Radio Evropa e Lirë: Me këtë që po thoni, a besoni se ideja për shkëmbim territoresh është ende në tavolinë? Dhe nëse po, pse duhet të jetë?

Giuseppe Famà: Nga ajo çfarë kolegët tanë kanë identifikuar pasi e kanë përcjellë këtë çështje nga afër, të dyja palët kanë sinjalizuar gatishmërinë që t’i konsiderojnë alternativat, duke përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve. Natyrisht, se kjo mbetet çështje mjaft e ndjeshme, pasi edhe alternativa tjetër për autonomi të komunave serbe, shihet si çështje problematike, veçanërisht në Kosovë. Prandaj njëra nga mënyrat që BE-ja për ndihmë është që të testojë palët se çfarë duan dhe të diskutojë prospektin e këtyre opsioneve, pa dalë publikisht duke kundërshtuar gjithçka që nuk është në platformën e saj (BE-së).

Radio Evropa e Lirë: Pra, sipas jush, janë vetëm dy opsione: autonomi për komunat me shumicë serbe dhe shkëmbim territoresh. Por, Kosova deri më tash ka refuzuar që të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive. A besoni se do të jetë e gatshme për koncesione të tilla?

Giuseppe Famà: Më lejoni që të kthehem tek ajo se cilat janë opsionet në tavolinë, pasi as unë nuk mund t’i limitoj ato në vetëm këto opsione. Por, e vërteta është se i kemi analizuar opsionet dhe po ashtu edhe projeksionet publike lidhur me atë se çfarë është diskutuar deri më tash në dialog, përfshirë këtu edhe nga intervistat e shumta që i kemi pasur me palë të ndryshme në Kosovë dhe Serbi, e natyrisht edhe me diplomatët evropianë.

Ne si Grup i Krizave konsiderojmë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia ta kuptojnë se nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre pa bërë koncesione. Në rastin e Serbisë është e qartë se koncesioni në këtë rast është që duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Për Kosovën, nëse kjo çështje shkon drejt një autonomie për komunat me shumicë serbe, atëherë kjo do të përfshijë fuqi të mëdha për komunat me shumicë serbe. Janë disa modele evropiane që mund të përdoren, si rajoni i Katalonjës në Spanjë, apo rajoni i Trentinos- Tirolit Jugor në Itali. Pra, këto rajone janë autonome brenda një shteti. Këto janë disa opsione që Prishtina do të mund t’i konsideronte në rast se do të vije tek opsioni i autonomisë.

Radio Evropa e Lirë: Kosova e ka thënë qartë që i frikësohet dhe se nuk do të lejojë formimin e një Republika Srpska brenda territorit të saj. A mund të sjellë opsioni i autonomisë destabilizim dhe rrezikim të shtetësisë?

Giuseppe Famà: E thashë që ka raste të tjera në pjesë të tjera të Evropës ku sistemet janë të ndryshme, pa një skenar të tillë. Por, në këtë rast, kjo do të nënkuptonte që të dyja shtetet pajtohen që rajoneve ku jetojnë minoritetet, do t’u ofrojnë autonomi të gjerë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por duhet të aplikohet edhe për Luginën e Preshevës në Serbi. Është e rëndësishme që të dyja vendet të lëvizin para dhe të arrijnë te një marrëveshje, prandaj ne këtu i rekomandojmë BE-së që të ndihmojë sa më shumë që është e mundur.

Radio Evropa e Lirë: A ka BE-ja fuqi të mjaftueshme që t’i sjellë palët te një marrëveshje finale?

Giuseppe Famà: BE-ja është në një situatë komplekse për faktin se siç e thashë, dialogu ka ecur shpesh një hap para, dy prapa, po është një akter tjetër që mund të luajë rol të rëndësishëm dhe të punojë krah për krah me evropianët, SHBA-ja. Duke qenë se janë përfshirë shumë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës që pas përfundimit të luftës, duke përfshirë pavarësinë, SHBA-ja mund të ketë ndikim te Prishtina në këtë dialog dhe që do të sillte rezultate efektive. Prandaj, BE-ja bashkë me SHBA-në do të mund të punojnë bashkë që të ndihmojnë formësimin e marrëveshjes.

Radio Evropa e Lirë: A besoni se BE-ja dhe SHBA-ja kanë qëndrim të njëjtë sa i përket arritjes formës së marrëveshjes finale?

Giuseppe Famà: Në përgjithësi, jemi duke u përballur me një moment delikat ku konvergjenca relative ndërmjet BE-së dhe SHBA-së nuk është aq e fortë sa ka qenë në të kaluarën, duke përfshirë qëndrimet për shumë konflikte në botë. Kjo mund të ndryshojë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Por, në rastin e dialogut Kosovë Serbi, është në interesin e tyre që të jenë së bashku sepse ndajnë interesin e përbashkët për ndihmën që duhet dhënë në ofrimin e stabilitetit rajonal dhe absolutisht, mund të vazhdojnë të punojnë së bashku.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndihmuar marrëveshja e Uashingtoni për normalizim ekonomik në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse?

Giuseppe Famà: Kolegët e mi janë më ekspertë në këtë çështje, por ajo që do të theksoja është roli politik që SHBA-ja mund të luajnë në ‘shoqërimin’ e Kosovës në rihartimin dhe ridizajnimin e strategjisë negociuese, ndërkaq BE-ja ka ofertën për integrimin e tërë rajonit. Këto ndoshta janë elementet që duhet përmendur kur flasim për stimujt.

Radio Evropa e Lirë: Dhe në fund, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak janë shprehur së fundmi kundër afateve artificiale. Sa do të mund të zgjasë ky proces dialogues? A mund të jetë pafund?

Giuseppe Famà: Mendoj se fjalët e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ishin shumë optimiste, kur tha që marrëveshja në dialog mund të arrihet brenda disa muajsh, e jo vitesh. Por, është e rëndësishme që të dyja palët të angazhohen plotësisht në dialog dhe që eventualisht, të arrijnë sukses.

Intervista- Leh Valesa: Komunizmi u rrëzua me konsensusin e komunistëve, si mposhten sot regjimet autoritare

Gazetarët nuk janë gjithmonë të interesuar që ta intervistojnë. Përgjigjet e tij nuk janë gjithnjë të qarta, linja e tij e mendimit mund të jetë e vështirë të ndiqet, dhe vetë-siguria e tij është nganjëherë e dobët. E megjithatë, mbetet diçka vërtet interesante tek ky njeri me kaq plot kontradikta.

I lindur në një fshat në Poloni, dhe i shkolluar në një shkollë profesionale, Valesa u bë shpejt një udhëheqës i sindikatës së punëtorëve në kantierin detar të Gdanskut, dhe më pas lideri i lëvizjes më të madhe sociale në bllokun komunist.

Udhëheqja e grevave të vitit 1980, nxori në pah një varg talentesh që ai zotëronte:oratorinë, të menduarit në mënyrë strategjike, dhe aftësinë për të pasur si këshilltarë intelektualët më të mëdhenj të vendit. Solidarność (Solidariteti) u bë një forcë kryesore opozitare kundër regjimit komunist në Poloni, një lloj opozitë e ligjshme unike në bllokun lindor.

Në kulmin e vet, Solidarność kishte 10 milionë anëtare nga të gjitha sferat e mundshme të jetës, përfshirë edhe anëtarë të Partisë Komuniste polake. Në dhjetorin e vitit 1981, udhëheqësi komunist i Polonisë, gjenerali Vojçek Jaruzelski – nën presionin e madh të Moskës – futi në zbatim ligjin ushtarak, duke e nxjerrë jashtë ligjit Solidarność, dhe arrestuar udhëheqësit e saj, përfshirë Valesën.

Pas lirimit nga burgu, në nëntorin e viti 1982, ai vazhdoi të ishte një figurë kryesore në vend, dhe një simbol kombëtar i rezistencës ndaj regjimit; dhe vitin që pasoi fitoi Çmimin Nobel për Paqe. Në vitin 1990, u bë president i Polonisë, i zgjedhur në zgjedhjet e para të lira ndër dekada.

Ai mbikëqyri reformat novatore ekonomike dhe politike, negocioi largimin e trupave ruse nga vendi, dhe i hapi rrugë anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Konfliktet e shumta, sollën dorëheqjen e tij në vitin në 1995, duke u pasuar nga politikani i ri post-komunist Aleksandër Kvashnjevski.

Pjesa më e madhe e jetës së tij pas vitit 1989, është e përndjekur nga akuzat se ai ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete komuniste në vitet 1970. Dhe ka disa prova, që ai mund të ketë nënshkruar vërtet një lloj marrëveshje me regjimin.

Por historianët dakordësohen, se në fund të viteve 1970 ai nuk po bashkëpunonte në mënyrë aktive me to. Disa javë para 40-vjetorit të themelimit të Solidarność, Valesa dha një intervistë për “New York Books Review”

Kur e shihni 40 vjet më pas trashëgiminë e lëvizjes që ju drejtuat, a mendoni se ajo ishte e suksesshme, përkundër gjithçkaje që ka ndodhur që nga ajo kohë?

Mënyrat e luftës kundër komunizmit dhe sundimit sovjetik, ndryshuan me kalimin e kohës. Së pari, menjëherë pas luftës, lufta ishte me armë. Pastaj, dolën studentët në rrugë. Më në fund, mbërritëm në përfundimin se duhej të ndërtohej një lëvizje e vetme sociale kundër monopolit të pushtetit komunist.

Por vetëm kjo nuk qe e mjaftueshme. Në këtë luftë u përfshinë Evropa, SHBA-ja dhe Kanadaja, dhe vetëm bashkimi garantoi fitoren e “Solidarność”. Të gjithë ishim të bashkuar në luftën kundër komunizmit dhe Bashkimit Sovjetik.

Idetë e e“Solidarność” ishin të ndryshme. Për shembull, mes nesh kishte socialistë apo edhe njerëz që mendonin se rënia e komunizmit ishte thjesht në interesin e tyre. Emëruesi i përbashkët ishte lufta për liri. Kur më në fund fituam në vitin 1989, lindi pyetja nëse ”Solidarność” duhet të ndërtonte një monopol të ri të pushtetit, një forcë të vetme politike në kushte demokratike, apo nëse ne po ndërtonim pluralizmin.

Meqë e hodhëm poshtë idenë e një monopoli, edhe unë duhej të humbja. Nuk mund të isha kryetari i çdo partie, dhe të fitoja çdo palë zgjedhje. Unë e pranova këtë gjë. Dhe menjëherë pas kësaj, unë e humba presidencën.

A mendoni se 10 milionë polakët që u anëtarësuan në “Solidarność”, e kishin idenë se kjo lëvizje do të rrëzonte regjimin komunist?

Kush drejton një lëvizje të madhe, duhet të jetë si një trajner i mirë. Sportistët nuk mund ta fillojnë duke ngritur 500 kg, sepse askush nuk do të vijë të nesërmen e seancës së parë të stërvitjes. Ndaj unë i edukova brezat më të rinj, dhe ua tregova narrativën që u duhej. Nuk ishte një gënjeshtër, por një taktikë. Në vitin 1980, shumica e anëtarëve të “Solidarność” nuk e dinin që ne po luftonim për liri.

Çfarë ishte thelbësore për shembjen e sistemit?

U deshën vite derisa edhe vetë komunistët e kuptuan që sistemi duhej të rrëzohej. Nëse ata nuk do ta kishin kuptuar këtë gjë, beteja do të kishte qenë shumë më e vështirë. Ata thjesht ndaluan së besuari tek sistemi që ngritën.

A e mendoni ndonjëherë se kostot e transformimit ishin shumë të larta? Shumë njerëz pretendojnë se kriza e sotme e demokracisë në Poloni, e ka zanafillën në transformimin përmes “terapisë së shokut”?

Që të ecte ekonomia e tregut, na duhej ta tronditnim sistemin dhe të prishnim monopolin e shtetit, shpesh me koston e rritjes marramendëse të çmimeve në treg. Ato ishin vendime të vështira, por veprimet që ndërmorëm janë arsyeja pse ekonomia mori hov, dhe transformimi u bë i suksesshëm.

Në retrospektivë, si e vlerësoni rolin e luajtur nga politikanët post-komunistë në transformimin e Polonisë?

Nëse komunistët më të rëndësishëm nuk do të kishin studiuar në Perëndim, ata do ta kishin mbrojtur më me shumë zell komunizmin. Por ata e panë shumë mirë dobësinë e sistemit. Ka pasur një moment kur komunizmi mund t’u ketë lënë një përshtypje pozitive njerëzve.

Pra kur proletariati e shihte veten shumë të shtypur. Por kjo ishte shumë kohë më parë.

Në fund, komunistëve u mungonte besimi tek bindjet e tyre, dhe për pasojë nuk ishin të gatshëm ta mbronin sistemin. Por ata donin të ishin lojtarë edhe në lojën demokratike, dhe kjo është arsyeja pse nisën negociatat. Në këtë mënyrë, ne e rifituam lirinë tonë.

Kur u bëtë president, popullariteti juaj ra me shpejtësi…

Projekti im ishte të çoja polakët në “Stacionin e Lirisë” në udhëtimin e gjatë “hekurudhor” kombëtar. Unë besoja pak tek demokracia, mendoja se ajo të vinte vetvetiu. Kur erdhi liria, ne nuk kishim asnjë ide se çfarë duhet të bënim më tej. Unë mendova se duke u bërë president, mund t’i shtyja përpara reformat dhe të organizoja sërish pushtetin. Doja një sistem presidencial, në mënyrë që të qeverisja në një mënyrë më efikase. Por armiqtë e mi, u  siguruan që unë të mos isha në gjendje të zbatoja pjesën e dytë të këtij programi.

A ishte e vështirë të pajtoheshit me humbjen në zgjedhjet e vitit 1995? Si e shihni periudhën post-presidenciale të jetës tuaj?

Si president, unë vendosa dy prioritete:NATO dhe Bashkimi Evropian, por nuk arrita që t’i realizoja dot. Pas presidencës, vazhdova të loboja tek partnerët tanë në SHBA, që Polonia të bëhej një anëtare e plotë e Perëndimit.

A u ndjetë i zhgënjyer që Polonia nuk u mirëprit krahëhapur në këto organizata?

Jo, në atë kohë Perëndimi udhëhiqej nga interesat e veta; dhe kjo është normale. Ata na thanë që ne nuk ishim ende gati, nuk kishim burime. Ndërkohë, ndihma e tyre për Rusinë, për Gorbaçovin, ishte 95 për qind, ndërsa për ne vetëm rreth 5 për qind.

Kjo është arsyeja pse unë prezantova koncepte të çmendura si “NATO-bis” dhe “EU-bis”, pra “paradhomat” ku do të vendoseshin vendet kandidate ndërsa punonin për të plotësuar kushtet për anëtarësim të plotë. Ishte një luftë e tmerrshme.

A ju kanë ndihmuar në politikë marrëdhëniet private, si ato që keni pasur me Boris Jelcin apo Bill Klinton?

Unë jam një djalë i thjeshtë nga një fshat i Polonisë. Nuk bëra miq të natyrshëm në politikë.

Ishte thjesht biznes.

Pra s’keni pasur miq në politikë?

Jo. Kisha ide, dhe zgjidhja njerëzit e duhur për t’i zbatuar ato. Ky duhet të ketë qenë gabimi im. Por ky jam unë.

A do të dalim nga kriza demokratike në të cilën gjendemi aktualisht?

Ne ndodhemi në një situatë shumë të pakëndshme; jemi midis 2 epokave. Realiteti politik,

në të cilin formula themelore përfshinte vendet e grupuara së bashku në blloqe, është një

gjë e së kaluarës. Zhvillimi teknologjik – sidomos interneti, si dhe disponueshmëria e transportit ajror – e kanë ndryshuar botën.

Demokracia duhet t’i përshtatet këtij zhvillimi. Po shfaqet epoka e pronësisë intelektuale, informacionit dhe globalizimit. Dhe kjo kërkon një infrastrukturë të re. Zakonisht, shoqëritë zhvillohen ngadalë, por ndonjëherë ka një hop të madh. Ne po jetojmë në një moment të tillë. Jemi dëshmitarë të rënies së një epoke dhe shfaqjes së një epoke të re.

Për shembull, ju mbani një maskë në fytyrë. Sipas mendimit tim, pandemia e koronavirusit është një shenjë që ne nuk i kemi përshtatur institucionet tona me teknologjinë tonë. Zoti po na thotë:uluni në tryezë, dhe përpiloni një listë të çështjeve që nuk përshtaten në shtetin- komb. Ne duhet të ri-mendojmë kompetencat e duhura të vendeve dhe blloqeve shumëkombëshe, dhe atë mbi të cilën duhet të vendoset në nivel global.

Për shembull, çfarë duhet të ndryshohet?

Një nga problemet themelore që duhet adresuar, është pjesëmarrja e ulët në shumë zgjedhje. Nëse kjo prirje përkeqësohet, në votime do të shkojnë vetëm kandidatët dhe familjet e

tyre. Ndaj njerëzit duhet të riorientohen në mënyra të reja të menduari, për të rritur pjesëmarrjen në proceset demokratike. Përndryshe, demokracia me siguri që do të bjerë.

A përshtatet Bashkimi Evropian me epokën e re për të cilën po flisni?

Duhet të ekzistojë një organizatë që koordinon veprimin dhe sjelljen e shteteve. Nëse kjo është BE apo diçka tjetër, për mua nuk ka shumë rëndësi.

Por BE-ja është një institucion i tillë koordinues…

Ka dy mundësi. Ose ne e ripërtërijmë unionin, ose do ta lemë atë të shpërbëhet. Dhe 5 minuta më vonë, do të krijojmë një organ të ri me themele më të forta, me të drejta dhe përgjegjësi të qarta për të gjitha vendet anëtare, pa asnjë përjashtim. Kjo është diçka që i mungon unionit të sotëm.

Në politikë po shohim një kthesë të fortë drejt nacionalizmit, si në Poloni apo Hungari. A është kjo diçka e përkohshme, apo kemi një zhvendosje të përhershme?

Ne ua dhamë hapësirë të lirë demagogëve dhe populistëve, pasi parullat e tyre të thjeshta plotësonin nevojat e njerëzve të lodhur nga fakti se sa e ndërlikuar dhe mashtruese është kjo botë e re që po na shfaqet. Kjo është një botë që ata nuk e kuptojnë. Vrulli populist do të pritet kur ne t’i përgjigjemi me sukses tre problemeve.

Së pari, cila është baza për të ardhmen? Secili vend ka identitetin dhe fenë e vet. Por globalizimi kërkon baza të reja. Pasi të kemi krijuar këto themele të reja, dhe t’i kemi shkruar në një lloj kushtetute, ne duhet t’i përgjigjemi pyetjes së dytë:Çfarë sistemi ekonomik do të ndërtojmë?

Me siguri, përgjigjja nuk mund të jetë komunizmi ose socializmi, sepse ai nuk është një sistem efikas. Por as kapitalizmi që kemi sot. Ne nuk mund ta pranojmë “garën e minjve” midis shteteve që ka filluar të rishfaqet. Problemi i tretë:Si të përballemi me demagogjinë dhe mashtrimin e politikanëve, në një shkallë që i tejkalon kufijtë e imagjinatës.

Përveç demokracisë, çfarë duhet të marrim nga “bota e vjetër” për ta përdorur tek “bota e re”?

Ndarjen e trefishtë e pushtetit. Autoritetet duhet të kontrollohen, përndryshe tentojnë të abuzojnë me pushtetin e tyre.

Cili është qëndrimi juaj ndaj monumenteve kombëtare, shumë prej të cilave po rishikohen si këtu, ashtu edhe në vendet e tjera, me SHBA-në në krye?

Ne e sfiduam rolin e Zotit në jetën tonë, dhe tani njerëzit po kërkojnë një ri-përcaktim të vlerave të tyre. Prandaj, turmat duan që të nderojnë heronjtë e të kaluarës. Nëse duam të ndërtojmë diçka më të madhe, duhet që të rrëzojmë nga piedestalet dhe të gjejmë heronj të rinj tek të cilët të besojmë. Por ka edhe një mënyrë tjetër që ua sugjeron plakushi Valesa:të mos i rrëzoni këto monumente, por t’i përdorni ato për të kujtuar se sa gjëra të këqija ndodhën dikur, dhe sa gjak na kushtoi ajo që kemi sot.

Flitet se sot Bjellorusia mund të përsërisë atë që ndodhi në Poloni gjatë epokës së “Solidarność”. A do të kenë sukses njerëzit atje?

Ajo që po ndodh atje, është një pjesë e strukturës ruse. Kjo është arsyeja pse kjo luftë, do të jetë e suksesshme vetëm nëse BE dhe Perëndimi gjejnë një zgjidhje për Bjellorusinë. Kam frikë për atë që mund të ndodhë në dimër, kur Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz, dhe atëherë Bjellorusia do të vihet me shpatulla pas murit. Kam frikë se Evropa është ende shumë e dobët për të marrë rolin e partneres kryesore të Bjellorusisë. Për mendimin tim, çelësi i suksesit është të ruhet vrulli i revolucionit aktual deri në dimër.

A përbën Kina një kërcënim për botën perëndimore?

Njëzet vjet më parë, unë thashë që vendet evropiane duhet të ndërtojnë Shtetet e Bashkuara të Evropës, e cila nga ana tjetër duhet të krijonte sa më shpejt një bllok me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atëherë ne do të ishim të gatshëm të negocionim me Kinën në një botë të globalizuar.

Meqë aleanca e Evropës me Amerikën nuk ka arritur të konsolidohet, Kina dëshiron të udhëheqë botën. Dhe kjo rrit rrezikun e një konflikti. Me kë duhet të bisedojë Kina në Evropë? Këtu nuk ka një zë apo aktor të vetëm. Nëse marrim një vendim të përbashkët, Polonia do ta zbatojë atë, por për shembull Gjermania, mund të mos e zbatojë.

As Kina nuk ka nevojë ta dëgjojë SHBA-në, pasi shumë shpejt kinezët do të arrijnë të bëhen edhe më të pasur, pa bashkëpunimin apo ndihmën e amerikanëve. Por nëse Evropa dhe SHBA-ja krijojnë një bllok të unifikuar, Kina do të duhet të na trajtojë si të barabartë. / NYBOOKS – Bota.al

Intervista – Kraja: Të gjitha marrëveshjet janë koncesion që Kosova i bën Serbisë

Arton Konushevci

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, thotë se në dialogun me Serbinë nuk duhet të diskutohet për sovranitetin e Kosovës. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kraja thotë se të gjitha marrëveshjet me Serbinë, kanë një koncesion që Kosova i bën Serbisë. Ai flet edhe për Gjykatën Speciale dhe thotë se nëse ky institucion i drejtësisë ka atribute politike, duhet të kundërshtohet nga të gjithë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kraja, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në vlerësimet që ka dhënë deri tash, insiston se dialogu Kosovë-Serbi të jetë i hapur dhe transparent. Cili është vlerësimi juaj mbi këtë proces nën udhëheqjen e qeverisë aktuale?

Mehmet Kraja: Ne kemi dalë me një konstatim se dialogu Kosovë- Serbi, po duhet të jetë i hapur, duhet të ketë transparencë, duhet të mos ngutemi në këtë punë, se nuk kemi asnjëfarë emergjence dhe është një dialog i cili mund të presë, karshi situatave të tjera emergjente që i kemi.

“Të gjitha marrëveshjet, pa përjashtim, e përsëris të gjitha marrëveshjet pa përjashtim, të gjitha janë koncesion që Kosova i bën Serbisë”.

Ne kemi bërë një publikim, një publikim të dokumenteve të asaj që është realizuar, të marrëveshjeve që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe t’ju them të drejtën, po i morët dhe patë ato, shihet se ne kemi pasur një qasje joserioze ndaj krejt kësaj pune. Prandaj them unë, nëse bëhet një analizë e sheh se si janë zhvilluar gjërat, absolutisht vjen në një përfundim se ne jemi ngutur dhe shpesh kemi qenë të paqëndrueshëm në këtë dialog.

Në disa rrethana, ne kemi krijuar atmosferën e tillë sikur ne na ngutet shumë për një dialog, sikur ne luftojmë për jetë a vdekje, nuk është e vërtetë fare. Dialogu është i mirëseardhur, do të duhej të zhvillohej në mënyrë normale, por ne nuk kemi asnjë nguti dhe nuk mundemi për shkak të ngutisë të lëmë anash një sërë çështjesh ose t’i kalojmë me shpejtësi një sërë çështjesh.

Mund t’i shikoni dokumentet që ne i kemi botuar dhe aty do të shihni se si është bërë ky dialog që nga Asociacioni i 2013-ës e mbrapa. Të gjitha marrëveshjet në fundamentin e tyre kanë një koncesion të tmerrshëm që Kosova i bën Serbisë. Të gjitha marrëveshjet, pa përjashtim, e përsëris të gjitha marrëveshjet pa përjashtim, të gjitha janë koncesion që Kosova i bën Serbisë.

“Sovraniteti nuk mund të diskutohet”

Natyrisht kur i merr këto dokumente sheh mënyrën se si janë formuluar, nuk ke se si të mos vish në përfundim se ose jemi ngutur ose kemi deficit në mendje ose nuk kemi ditur çka bëjmë ose jemi në një trysni të jashtëzakonshme.

Kush dhe si mund të bëjë trysni për gjëra kaq vitale dhe kaq të rëndësishme për Kosovën. Sovraniteti nuk mund të diskutohet, nuk mund të vihet në dyshim për shkak të asnjë trysnie dhe asnjë ngutje. Marr në përgjithësi, e kemi thënë dhe Akademia ka dalë me një qëndrim rreth kësaj, se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë.

Ne kemi propozuar këtu kur ka qenë kryeministri që të ketë edhe grupe të ekspertëve, të cilët merren me çështja të caktuara që me sa e di, ata ekspertë përsëri janë – rekrutohen nga spektri politik, jo nga fushat e caktuara të dijes dhe kjo ka shumë rëndësi sepse, pastaj dalin edhe deficitet e mëdha që i kemi brenda këtyre marrëveshjeve. Si përfundim mund të them se dialogun ne duhet ta zhvillojmë, ta bëjnë njerëzit të cilët kanë kredibilitet moral, ta bëjnë njerëzit të cilët kanë dije dhe të cilët kanë mandat për ta bërë një punë të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Qeveria aktuale e ka mandatin?

Mehmet Kraja: Qeveria po, por qeveria nuk shkon në bisedime me Serbinë. Qeveria, kur shkon kryeministri diskutojnë për disa parime, por gjithmonë djalli fshihet te detajet. Edhe kryeministrat e mëhershëm kanë bërë, rregullisht janë marrë me kontaktet që kanë pasur me Serbinë, por marrëveshjet i kanë bërë njerëzit e tjerë dhe shihni tani se çfarë marrëveshjesh kemi në dispozicion.

As nuk ka preambulë dokumenti, as nuk dihet kush e nënshkruan, as nuk dihet kush e bën. Janë dokumente të cilat për shkak të koncesioneve që i bëhen Serbisë nuk i adresohen askujt. Si mund të bëhen kështu këto gjëra? Ne pretendojmë të jemi shtet, nuk e kemi komoditetin të jemi kaq joserioz.

“Serbia e pranishme në çdo pore të politikës në Kosovë”

Radio Evropa e Lirë: Ndërkohë, Kosova dhe Serbia kanë arritur një pajtim mbi bashkëpunimin ekonomik në Uashington. Cili është mendimi juaj për këtë marrëveshje dhe sa do t’i ndihmojë kjo arritjes së marrëveshjes finale?

Mehmet Kraja: Nëse kjo marrëveshje nuk është një hap në drejtim të marrëveshjes përfundimtare, kjo nuk ka shumë rëndësi. Kjo që po bëhet tani është më shumë zhurmë mediale sesa që ka ndonjë peshë të madhe në punët tona rreth marrëdhënieve me Serbinë.

Marrëdhëniet janë po ato, ne e shohim se asgjë nuk do të ndodhë. Investimet nëse ndodhin, nëse janë të formave të kredive të buta, nuk besoj se kanë shumë peshë për ekonominë e Kosovës, por edhe nëse kanë, mbetet të shihet. Ajo që ka rëndësi është se të gjitha këto marrëveshje duhet të çojnë në drejtim të një përfundimi.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për një gjë, Serbia është kthyer në Kosovë në të gjitha diskutimet dhe është e pranishme në çdo pore të politikës. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Kosovës. Ne asgjë nuk bëjmë pa shikuar se çfarë ndodh me Serbinë, pa shikuar se çfarë thotë Serbia, në mëngjes Serbia, në drekë Serbia, në mbrëmje Serbia dhe në njëfarë forme politikat na diktojnë marrëdhëniet me Serbinë.

Mirë është që kjo të hiqet nga rendi i ditës. Unë jam dakord që kjo ka peshë, ka rëndësi, po pati mundësi që të hiqet nga rendi i ditës që ne të merremi me vetën tonë, sepse kemi shumë probleme të cilat ne nuk po i trajtojmë ose nuk po i marrim në shqyrtim, ose nuk po merremi me to fare, për shkak të problemeve që i kemi me Serbinë. Në një rrethanë kësisoj, mendoj që kjo që ndodhi në Uashington, nëse çon në drejtim të një marrëveshjeje finale, ka rëndësi. Të tjerat unë i shoh krejtësisht të parëndësishme, krejt i shoh në kuadër të marketingut që i shërbejnë ose Amerikës ose Serbisë, më pak Kosovës, të jeni të sigurt.

“Pakoja e Ahtisarit, kulmi i të gjitha kompromiseve”

Radio Evropa e Lirë: Janë shtuar zëra mbi nevojën e një kompromisi që mund të çojë deri te marrëveshja finale dhe njohja eventuale mes Kosovës dhe Serbisë. Si duhet të reagojë Kosova lidhur me këto zëra?

Mehmet Kraja: Nuk kisha dashur që krejt biseda jonë të shkonte në atë drejtim sepse po e vërtetojmë atë që thash më herët, që prapë dhe ne te Serbia që te Serbia. Por, megjithatë, meqë pyetët po ju them se kompromiset ne i kemi bërë. Pakoja e Ahtisarit është e tëra kompromis. Ai që e lexon dhe ata që e lexojnë, unë besoj se ka të tillë që e lexojnë, Kushtetutën e Republikës së Kosovës është kompromis e cila përfshin Pakon Ahtisarit, është kompromis. Përtej kësaj, unë nuk e di se çfarë kompromise mund të bëhen.

Kompromise me sovranitet, kompromise me integritet as nuk bëhen e as nuk mund të bëhen, nuk i bën askush në botë dhe as ne nuk mund t’i bëjmë. Nëse dikush pretendon t’i bëjë, ai ka dalë jashtë rrjedhave normale, qoftë ai politikan apo njeri i zakonshëm. Pra, nëse është politikan dhe nëse është përfaqësues i institucioneve, vihet përballë sanksioneve kushtetuese sepse askush nuk ka të drejtë të luajë me sovranitetin dhe integritetin territoriale të një shteti. Kompromiset që i kemi bërë ne me Pakon e Ahtisarit janë kulmi i të gjitha kompromiseve. Nuk ka më përtej kësaj ku të shkohet.

Ajo që pretendon Serbia, sigurisht që ajo do më shumë se kaq, dhe ajo e do një kompromis në të cilin do të kontestohej pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës, veçmas pavarësia. Këtë gatishmëri tonën që e presupozon Serbia, besoj se ne duhet ta artikulojmë qartë që ne nuk kthehemi prapa dhe pastaj të gjitha kompromiset janë çështje detajesh.

Ja për shembull, nuk do të marrim reparacionet e luftës edhe 98-shin, por vetëm 99-shin, ose do të marrim 98, 99 dhe nuk do marrim më herët se kaq. Këto janë kompromiset që mund t’i bëjmë me Serbinë. Ose detaje që kanë të bëjnë me trashëgiminë, me kulturën, do të thotë kaq mund të bëhen kompromise. Aty mund të diskutohen dhe ato duhet të jenë të kujdesshme sepse pastaj mos të vjelin pasojat. Por, kompromise të tjera nuk besoj se mund të bëhen.

Radio Evropa e Lirë: Momentalisht nuk ekziston konsensus politik brenda në Kosovë mbi procesin e dialogut. Si e shihni ju rrugëdaljen nga kjo situatë, por që mund të jetë në dobi të Kosovës?

Mehmet Kraja: Një minimum konsensusi, ne duhet ta pranojmë, ekziston në Kosovë. Një minimum konsensusi ekziston për të gjitha gjërat, megjithatë gjenden se ku gjenden aty disa çarje midis partive, spektrit politik, qofshin edhe midis individëve, të cilët pastaj krijojnë në opinion, krijojnë situata tensioni të panevojshëm, për mendimin tim.

Ne kemi një krizë politike aktualisht në Kosovë, e cila nuk do të duhej të ishte rezultat i raporteve kush çfarë mendon për dialogun me Serbinë. Nuk do të duhej të ishte ky problemi. Problemi për ne do të duhej të ishte ose të një mospajtimi të ndërvetshëm të spektrit politik të Kosovës, cilat janë dinamikat e zhvillimit, cilat janë përparësitë tona, cilët janë partnerët tanë strategjikë, jo dikush e nxjerr Serbinë, e tjetri e nxjerr Turqinë.

Cili është orientimi ynë politik drejt integrimit euro-atlantik? Do të thotë për gjëra të tilla, mund të diskutohet për finesat, për detajet. Por nuk kemi pse diskutojmë e as nuk kemi pse të mos të merremi vesh në raport me Serbinë.

Aq më pak kur aty ekziston një limit, apo ekziston një prag i cili nuk guxon të tejkalohet prej askujt. Në raport me Serbinë, nuk kemi asnjë lloj… të shtrydhim mend shumë as të nxjerrim filozofi politike. Kemi nevojë vetëm të jemi të qartë dhe të mbajmë qëndrimet dhe t’i përballojmë trysnitë, të cilat ndonjëherë janë të pallogaritshme dhe vinë nga drejtime që si presim.

Radio Evropa e Lirë: Për çështjen e dialogut apo për ndonjë gjë tjetër a kërkohet ndihma e akademikëve nga drejtuesit e institucioneve?

Mehmet Kraja: Kryeministri kur ishte këtu në një takim, kryeministri aktual (Avdullah Hoti) e tha se do të bënte një grup ekspertësh. Deri tani nuk kam ndonjë njoftim se ka kërkuar dikush ndonjë ndihmë për një gjë të caktuar.

Ne, në fund të fundit nuk insistojmë në atë. Ne atë që mendojmë, atë që kemi për ta thënë do e themi gjithmonë, qoftë përmes komunikatave, qoftë me paraqitje individuale dhe nuk hezitojmë ta themi këtë, por nuk hezitojmë po ashtu, të ofrojmë ndihmë kur ajo kërkohet prej nesh.

“Njerëzit që e votuan Gjykatën Speciale tani po kërkojnë që të zhbëhet”

Radio Evropa e Lirë: Prokuroria e Specializuar në Hagë tashmë ka konfirmuar aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka arrestuar disa persona. Si i keni parë kundërshtimet ndaj kësaj gjykate e cila është formuar nga Kuvendi Kosovës?

Mehmet Kraja: Gjykata Speciale ka krijuar tensione politike në Kosovë dhe ka krijuar angazhim, ka shkaktuar angazhime divergjente që të jem më i qartë, se kush angazhohet në një drejtim se kush një drejtim tjetër, por ka një konsensus të përgjithshëm se Gjykata Speciale për Kosovën është e padrejtë.

“Nëse (Gjykata Speciale) ka atributet politike, të gjithë duhet t’i kundërvihemi, por më së pari duhet të marrin përgjegjësi ata që e kanë votuar”.

Ata që e thonë kështu janë shumica dhe unë pajtohem me ta. Por, Gjykata Speciale ka pas një gjë: për të arritur këtu edhe ka kaluar nëpër disa faza. Faza e parë ka qenë miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. Kush ju tha atyre 120 deputetëve – ai është miratuar me dy të tretat – që ta miratojnë atë. Janë po këta që sot ankohen për Gjykatën Speciale, të cilët kanë qenë në Parlamentin e Kosovës dhe e kanë votuar atë.

Kam dëgjuar të thonë që Parlamenti i Kosovës ose Kuvendi i Kosovës, hera herës ka dështuar në marrjen e vendimeve gjatë historisë tonë më të re, se ka marr vendime ku ta di unë në Prizren, mas Bujanit se ka marr vendime jo të drejta edhe me Kushtetutën e Serbisë, se pra ka pasur dështimet e veta në këtë histori sa ka parlamentare. Por, mos të harrojmë ky është parlament demokratik, është ndryshe nga parlamentet e përparshme.

Është parlament i zgjedhur me votën e popullit dhe ai ka vendosur në mënyre kushtetuese që të themelohet një Gjykatë Speciale. Po ata njerëz që e kanë votuar tani kërkojnë që ai të zhbëhet ose kërkojnë direkt ose indirekt, përmes ndërhyrjeve përmes kësaj, apo përmes asaj.

E vërteta është se drejtësia do vendos sepse Kosova nuk mund të mbajë barrën, peshën e kryqit për shumë kohë. Çështjet e drejtësisë duhet të përfundohen dhe duhet të marrin një epilog. Tani pse disa individë lajnë duart si Ponc Pilati dhe dalin me qëndrime ndryshe nga ç’thonë dhe ndryshe kanë vendosur vetë publikisht. Kjo është çështje ose ndryshe kërkojnë që të vendoset.

Kjo është çështje që duhet ta shikojnë veten e tyre, ku janë dhe vetë të identifikohen qartë se kush çfarë bën dhe çfarë mendon për këtë. Një gjë dua të them se Gjykata Speciale, nëse ka funksionin për të vendosur drejtësi ne nuk mund t’i kundërvihemi dhe askush nuk duhet t’i kundërvihet. Nëse ka atribute politike, të gjithë duhet t’i kundërvihemi, por më së pari duhet të marrin përgjegjësi ata që e kanë votuar. Ata le të dalin, le ta marrin përgjegjësin pse e kanë votuar dhe si kanë votuar.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kraja, cilat janë zhvillimet e fundit në Akademinë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të cilat bëhen në kuadër të plani strategjik gjithëpërfshirës të akademisë?

Mehmet Kraja: Për këtë vit, ne kemi pasur një sërë projektesh të cilat për shkak të rrethanave nuk kemi arritur t’i realizojmë, veçmas ato që kanë të bëjnë me format manifestative, siç është puna e promovimeve, pastaj e ekspozitave, e koncerteve si dhe një numër të tryezave shkencore dhe disa konferenca.

Situata e pandemisë doemos ka kërkuar që t’i përshtatemi kësaj rrethane dhe ne jemi përpjekur që megjithatë, aktivitetin, punën e akademisë të mos e ndalim, por kryesisht ta reduktojmë në ato forma të cilat janë më të mundshme, siç janë botime dhe disa projekte të cilat i kemi në zhvillim e sipër, në realizim e sipër.

Kemi realizuar një projekt për energjitë, tashmë është publikuar ose është në publikim e sipër. Pastaj, kemi realizuar një për arsimin të cilin nuk e kemi finalizuar akoma dhe kemi një për shkencë dhe kulturë të cilat presin të realizohen. Dhe natyrisht kemi bërë një përmbledhje dokumentesh për dialogun Kosovë- Serbi.

Atë e kemi bërë pak më herët, kështu që kemi arritur ta publikojmë. Të gjitha këto janë forma pune të cilat kanë vonesa, por po përpiqemi t’i mbajmë në veprim që aktiviteti dhe veprimtaria e akademisë të mos pezullohet dhe t’i përshtatet rrethanave të cilat u krijuan tani.

Intervista – Deimel: Rrjedhja e dokumenteve minon punën e Gjykatës në Hagë

Kestrin Kumnova

Rrjedhja e dokumenteve të Dhomës së Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, është një skandal i madh dhe shumë i rrezikshëm për dëshmitarët, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Johanna Deimel, anëtare e bordit të Shoqatës për Evropën Juglindore (Southeast Europe Association) në Mynih. Ajo thotë se zhvillimet e fundit e minojnë punën e Gjykatës.

Lidhur me marrëveshjen për normalizim ekonomik, të arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, analistja e pavarur Diemel, vlerëson se e gjithë ajo “shfaqje” mund të ketë një lojë tjetër në prapaskenë.

Radio Evropa e Lirë: Dhomat e Specializuara me seli në Hagë kanë kryer arrestimin e parë të enjten, më 24 shtator. Ky zhvillim ndodh pesë vjet pasi Kuvendi i Kosovës themeloi këtë gjykatë. Një tjetër zhvillim lidhur me këtë gjykatë është ai pretendimi i veteranëve të luftës në Kosovë, të cilët thonë se një person i paidentifikuar po u dorëzon atyre dosje nga gjykata. Kjo duket të jetë një sulm ndaj sigurisë duke ekspozuar dëshmitarët e mbrojtur. Si i shihni ju këto zhvillime?

Johanna Deimel: Ky është padyshim një sulm mbi sigurinë. Është një skandal i madh dhe shumë i rrezikshëm për dëshmitarët. Brenda dy muajsh, për të tretën herë me rradhë, ka pasur rrjedhje të dokumenteve konfidenciale të gjykatës. Kjo e minon punën e Gjykatës (Speciale) dhe siç e thashë të dëshmitarëve të cilët tashmë janë pjesë e saj dhe ata që janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Unë jam shumë e gëzuar që vendet e Kuint-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) ishin shumë të qarta duke e dënuar çdo përpjekje për të minuar dhe zhvlerësuar misionin e Gjykatës Speciale. Dhe, mbase për shkak të rrjedhjes së këtyre dokumente kemi edhe arrestimin e parë nga ana e gjykatës.

Radio Evropa e Lirë: Këto zhvillime ndodhin shumë vite pasi është themeluar Gjykata Speciale. Gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar miliona euro për funksionimin e saj, kryesisht para të taksapaguesve evropianë, përfshirë edhe tuajat. A e ka dëmtuar kredibilitetin e gjykatës kjo vonesë?

Johanna Deimel: Unë kam qenë njëra prej kritikueseve të kësaj gjykate për faktin se kishte kaluar shumë kohë dhe asgjë nuk po ndodhte. Por, në anën tjetër unë kam pasur besim se do të jetë një proces i kujdesshëm dhe kërkon kohë në identifikimin e dëshmitarëve për të shqyrtuar dokumentet dhe për të zhvilluar intervistimin. Tash, pasi kemi aktakuzën e parë të ngritur, do të shohim në muajt e ardhshëm se çfarë do të ndodhë.

Radio Evropa e Lirë: Të flasim për situatën politike në Ballkanin Perëndimor. Pas disa viteve të një lloj status-quoje, ky rajon ka parë zhvillime të rëndësishme në periudhën e fundit. Do të fokusohem të marrëveshja e Uashingtonin e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia. Si e komentoni ju atë?

Johanna Deimel: Nëse flas për marrëveshjen e Uashingtonit mund t’ju them se jam në mëdyshje. Jam në mëdyshje nga kjo shfaqje në Uashington; nga nominimi për çmimin Nobel; nga medaljet; nga Liqeni Trump pastaj nga këndimet për Virxhinian Perëndimore në Beograd. Të gjitha këto çojnë në karakteristika të një realiteti satirik. Unë jam konfuze edhe nga videoja që kemi parë nga Zyra Ovale në fillim të shtatorit, dhe po e pyesja veten, se çfarë në të vërtetë ka pasur mbrapa gjithë këtyre ‘qirinjve të tymit’ dhe thirrjeve bombastike ‘Amerika është e mrekullueshme’, të cilat i kemi dëgjuar këto ditë edhe nga Prishtina dhe Beogradi. Pra, e pyesja veten se si e lejuan veten presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të bien në atë situatë aq të padinjitetshme dhe nënshtruese. Vërtet ia bëra vetes këto pyetje.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, a erdhe te ndonjë përgjigje?

Johanna Deimel: Do të thosha se mbase ky është një skenar dhe se ka diçka prapa skenës të cilën ne nuk e dimë. Ka diçka që po ndodh në prapaskenë. Mbetet të shihet se kur do të materializohen këto dokumente ekonomike dhe financiare që u nënshkruan. Kam dyshime se ka diçka në prapaskenë që ne nuk e shohim dhe e cila do të ofronte një shpjegim për këtë kthesë nënshtruese të Serbisë në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Kjo gjithashtu e ndryshon tonin e raportit ndërmjet Moskës dhe Beogradit, po kjo vetëm në publik, më duhet të nënvizoj.

Nuk jam vetëm unë që kam shqetësime për këtë, janë edhe analistë tjerë siç është, Srecko Latal, i cili tha se me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, baraspesha e fuqive në Ballkan ka ndryshuar.

Gjithashtu analistët amerikanë, Janusz Bugajski dhe Daniel Server e kanë ndërlidhur këtë me zhvillimet në Mal të Zi, duke thënë se orientimi pro-perëndimor i këtij vendi është në pikëpyetje. Nëse kalojmë në Mal të Zi dhe shohim qeverinë e re e cila përbëhet nga forcat pro-serbe dhe pro-ruse, atëherë pyesim çfarë do të thotë kjo për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pastaj për anëtarësimin në NATO? A mund të ketë një ‘Montenegrexit’, ku do të shkojë Mali i Zi atëherë? A do të bëhet pjesë e projektit të ‘Serbisë së Madhe’, siç konsideron Janusz Bugajski? Pra, duke i vendosur pjesët e mozaikut pak më ndryshe, përfundimisht kam ardhur në idenë: Po, sikur presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë rënë dakord se si të veprojnë me Kosovën dhe Serbinë? A mund të ndodhë një shkëmbim territorial krejtësisht tjetër që mund të jetë në tavolinë, domethënë: që me pëlqimin e Putinit dhe Trumpit, Kosova të njihet si e pavarur nga Serbia, por si kthim, Mali i Zi të bashkohet me Serbinë?

Radio Evropa e Lirë: Kjo po tingëllon shumë hipotetike….

Johanna Deimel: Është hipotetike, po spekuloj, natyrisht. Siç e thashë në fillim, jam shumë konfuze për këtë shfaqje (në Uashington)….tërë kohën po mendoja se çfarë është duke ndodhur? Çfarë në të vërtetë po ndodh?

Radio Evropa e Lirë: Do të përqëndrohem te ajo që thatë më herët, ndryshimi i baraspeshës së fuqive në Ballkan. Na shtjelloni pak më shumë.

Johanna Deimel: Kemi parë një kthim të çuditshëm dhe të fuqishëm në politikën e jashtme të Serbisë në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Ky është një ndryshim i plotë i kursit. Kjo është e çuditshme. Ne po shohim sjelljet e Millorad Dodikut në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili sipas disa analistëve, po kërkon aleanca të reja. Pra, kemi një zhvendosje, përfundimisht kemi një zhvendosje ( të baraspeshës së fuqive në Ballkan). Se ku do të çojë kjo nuk e di. Por, mendoj se duhet të jemi të alarmuar.

Radio Evropa e Lirë: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka qenë i ngrirë për një kohë të gjatë. Shumë marrëveshje që janë arritur më parë nuk janë zbatuar ende. Ndërkohë Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar disa takime në Bruksel javët e fundit, por ende nuk ka rezultate konkrete? Ka shumë zëra që thonë se ky dialog po bëhet sikur ai i Qipros që po zgjat për gati 50 vjet?

Johanna Deimel: Po, Qiproja është ende një çështje për Bashkimin Evropian, marrë parasysh edhe atë që po ndodh tash me migrantët dhe shantazhin që po bën Qiproja për këtë çështje. Kjo është një traumë për Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja që gjërat duhet të parandalohen. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të presim që pas një ndërprerjeje kaq të gjatë të kemi menjëherë negociata të thukta politike. Më duhet të them se ishte shumë interesante kur lexova intervistën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe nëse lexoni mes rreshtave, dhe nëse unë e kam lexuar korrekt, atëherë mund të them se Shtetet e Bashkuara nuk janë kundër dialogut (të BE-së), pasi ai tha se të gjithë duhet kenë qasje të re ndaj çështjeve. Dialogu është një rrugë e vështirë dhe nuk duhet të ketë zgjidhje të shpejta nëse dëshironi të keni një marrëveshje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, procesi merr kohë.

Radio Evropa e Lirë: Ju jeni një njohëse e mirë e zhvillimeve politike brenda Kosovës. Më intereson mendimi juaj për qeverisjen aktuale?

Johanna Deimel: Është qeveri shumë e dobët. Shumë e dobët. Nuk është në gjendje as të sfidojë (presidentin e Kosovës, Hashim) Thaçin apo rrjetet e korrupsionit në ekonomi dhe politikë. Në mënyrë të qartë është vegël e të tjerëve të cilët po vendosin nga prapavija. Unë dyshoj se ata po dëshirojnë të zgjidhin disa çështje gjatë muajve të ardhshëm deri në zgjedhjet e reja që mund të ndodhin pas krizës së pandemisë. Qeveria në një farë forme po shërben për ruajtjen e këtyre interesave. Edhe pse Ramush Haradinaj po synon të pasojë presidentin Hashim Thaçi në këtë post dhe po e kritikon qeverinë, mendoj se kjo nuk është shumë serioze, në njëren anë për shkak të situatës me pandeminë dhe në anën tjetër pasi hulumtimet e opinionit tregojnë se Vetëvendosje është shumë përpara.

Qeveria Hoti është shumë e dobët edhe në mënyrën sesi po e trajton pandeminë e koronavirusit dhe për këtë më vjen keq për popullin e Kosovës. Më duhet të rikujtoj se presidenti Thaçi ka insistuar në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mes të muajit mars, kur pandemia ishte në fillim dhe jo në situatën çfarë është tash. Kjo pastaj çoi në dramën politike me mocionin në kuvend që u pasua me Qeverinë Hoti.

Intervista – Touval: Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës

Valona Tela

Yonatan Touval, analist pranë Institutit të Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se njohja e Kosovës nga Izraeli, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen në një kohë kur pozita e palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët.

Shqetësimet se pavarësia e Kosovës do t’i nxiste ndjenjat secesioniste në Izrael, nuk janë më dominuese, sipas tij.

Touval thotë se Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës, sidomos për faktin se administrata Trump ka ndërmjetësuar marrëveshjet e tij të normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera arabe.

Izraeli i detyrohet shumë SHBA-së – disa do të thoshin edhe për ekzistencën e tij, thotë Touval.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Touval, vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është sigurisht një zhvillim i mirëpritur nga të dyja vendet. Por, çfarë mendoni se ka ndryshuar tek Izraeli, marrë parasysh se ai ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës gjatë 12 vjetëve të kaluar?

Yonatan Touval: Kjo është një pyetje e mirë. Mendoj se refuzimi i Izraelit për ta njohur Kosovën ka pasur të bëjë gjithmonë me arsye të lëkundshme. Ka pasur të bëjë me ankthin rreth asaj që unë do ta quaja ‘paralale imagjinare midis Kosovës dhe Palestinës’, në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Pra, ka qenë i shqetësuar se [pranimi] i shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, do të siguronte precedent legjitimues për palestinezët, do ta inkurajonte pakicën e brendshme palestineze arabe të shkëputej [dhe] do të mund të impononte një zgjidhje ndërkombëtare për konfliktin izraelito-palestinez.

Unë mendoj se këto ankthe, këto shqetësime për këtë paralelen imagjinare midis Kosovës dhe Palestinës janë zbutur në mënyrë të konsiderueshme gjatë 12 vjetëve të kaluar.

Për këta 12 vjet, qëkur Kosova ka shpallur pavarësinë, historia ka treguar se ajo nuk ka pasur ndikim negativ në konfliktin [e Izraelit] me palestinezët. Qëndrimi i palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët. Ata nuk janë në pozitë për ta shpallur pavarësinë e tyre. Edhe sikur ta bënin, veprimi i tyre ndoshta nuk do të fitonte mbështetje të gjerë universale.

Pastaj, kur bëhet fjalë për ndjenjat secesioniste në mesin e popullsisë arabe palestineze të Izraelit, është gjithnjë e më e qartë se këto ndjenja janë dobësuar shumë dhe nuk paraqesin kërcënim real për Izraelin. Kështu që të gjitha këto shqetësime dhe ankthe nuk kanë më forcë aq dominuese në psikikën politike izraelite.

Radio Evropa e Lirë: Në një opinion për ueb-faqen Haaretz keni shkruar: “Fakti që Qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vendosur tani që është e gatshme ta njohë Kosovën, ndodh para së gjithash për shkak të presionit amerikan”. Pse do t’i nënshtrohej Izraeli presionit amerikan?

Yonatan Touval: Izraeli i detyrohet shumë SHBA-së – disa do të thoshin edhe për ekzistencën e tij. Tradicionalisht, nëse SHBA-ja i kërkon diçka Izraelit, që nuk është shqetësim ekzistencial për Izraelin, Izraeli e siguron atë. Në rastin e Kosovës, [presidenti amerikan Donald] Trump e ka pyetur Netanyahun nëse është i gatshëm ta njohë Kosovën, sidomos nëse Kosova angazhohet për hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem. Siç e dini, kjo është një çështje me rëndësi të madhe për Netanyahun.

Dhe, meqë nuk ka pasur ndonjë çështje rreth ekzistencës [së Izraelit], Netanyahu ka thënë me lehtësi ‘po’, sidomos për faktin se ai i ka borxh Trumpit për ndërmjetësimin e marrëveshjeve të normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera arabe.

Radio Evropa e Lirë: Si mendoni, cili do të jetë reagimi i autoriteteve palestineze dhe i shteteve arabe?

Yonatan Touval: Palestinezët nuk mund të jenë të kënaqur. Por ata kanë probleme më urgjente tani, kur disa shtete arabe dhe myslimane kanë nënshkruar, ose janë në proces të arritjes së marrëveshjeve dypalëshe të normalizimit me Izraelin. Andaj, nuk mendoj se në kontekstin aktual, vendosja e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Kosovës është shqetësuese për palestinezët, ose për vendet e tjera arabe që janë rezistente ndaj idesë së normalizimit me Izraelin.

Çështja e vetme shqetësuese këtu për palestinezët mund të jetë synimi i Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jerusalem. Ky do të ishte një veprim simbolik që e minon pozicionin palestinez dhe të shumicës së komunitetit ndërkombëtar, që thotë se statusi i Jerusalemit duhet të zgjidhet plotësisht në negociatat midis Izraelit dhe palestinezëve dhe, vetëm pasi të zgjidhet, qyteti ta fitojë njohjen si kryeqytet i Izraelit.

Radio Evropa e Lirë: Marrëdhëniet Kosovë-Izrael janë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e njohur ndryshe si Marrëveshja e Uashingtonit. A e shihni këtë marrëveshje si pjesë të një serie marrëveshjesh që Shtëpia e Bardhë i ka ndërmjetësuar midis Izraelit dhe vendeve të tjera nga Lindja e Mesme, dhe si ndërlidhet Kosova me to?

Yonatan Touval: Trump sigurisht që e sheh atë si pjesë të një serie marrëveshjesh. Ai po ndërmjetëson, ka marrë një hov diplomatik, sepse po përpiqet të prezantojë suksese të njëpasnjëshme përpara zgjedhjeve të nëntorit. Padyshim se marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës nuk ka asnjë lidhje me Izraelin. Por, Trump e ka detyruar këtë lidhje dhe kjo me të vërtetë i ka hutuar të gjithë, përfshirë Izraelin. Askush nuk e di se si ka lindur.

Raportet me Izraelin, Kosova në vijë me SHBA-në

Por, Trump thjesht mund të ketë parë një mundësi kur udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë kanë nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, që t’iu kërkojë atyre hapjen e ambasadave në Jerusalem. Dhe, e ka futur në agjendë.

Do theksuar se prejse SHBA-ja e ka zhvendosur ambasadën e saj në Jerusalem, më 2018, vetëm Guatemala dhe Hondurasi e kanë ndjekur shembullin. Trump dëshiron të shohë zhvendosjen e ambasadave atje, si mënyrë për legjitimimin e vendimit të tij për të zhvendosur ambasadën amerikane në Jerusalem.

Radio Evropa e Lirë: Siç po e thoni edhe ju, marrëveshja e Uashingtonit parasheh hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe transferimin e ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem. Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera, si Turqia, e cila është investitore e madhe si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, kanë paralajmëruar kundër një vendimi të tillë. Si mendoni se do të zhvillohen gjërat?

Yonatan Touval: Po, kjo është shumë interesante. Dhe, mendoj se e kemi parë tashmë Serbinë duke u zmbrapsur nga premtimi që ka dhënë. Kështu që, presioni i BE-së mbi këtë çështje do të peshojë në mënyrë të konsiderueshme, sidomos kur bëhet fjalë për Serbinë, e cila ka hapur bisedimet për anëtarësim në BE.

Sa i përket Kosovës, është më pak e qartë se si do të rrjedhin gjërat. Nëse Trump rizgjidhet, Kosova thjesht mund të shkojë përpara dhe ta hapë ambasadën në Jerusalem, me shpresën se një gjest i tillë do t’i shpaguhet në Uashington.

Por, nëse [kandidati demokrat Joe] Biden zgjidhet [president i SHBA-së], do të varet ndoshta nga ajo nëse Izraeli kërcënon me tërheqjen e njohjes së Kosovës, nëse Kosova nuk e hap ambasadën e saj në Jerusalem. Pra, duhet të shohim se si do të rrjedhin gjërat.

Radio Evropa e Lirë: Por, shumë kanë argumentuar, sidomos në Kosovë, se Bashkimi Evropian nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e jashtme të Kosovës, marrë parasysh faktin se vetë BE-ja nuk është unike në njohjen e Kosovës; pesë shtete të saj refuzojnë ta njohin…

Yonatan Touval: Po, saktësisht. Ky është një argument shumë i vlefshëm. Kështu mendoj se do të deklarojë edhe Kosova nëse vendos ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem. Mendoj se do të varet nga presione të ndryshme: nga Uashingtoni, nga Trump nëse rizgjidhet, nga Jerusalemi nëse qeveria aktuale është ende në detyrë…

Me siguri që do të ketë presion të konsiderueshëm mbi Kosovën për ta hapur ambasadën në Jerusalem. Dhe, Kosova mund ta bëjë atë. Siç e thatë edhe ju, ajo do të ketë argument të fuqishëm përballë Brukselit.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se rezultati i zgjedhjeve në SHBA do ta ndikojë zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit?

Yonatan Touval: Unë mendoj se pa marrë parasysh se kush zgjidhet në nëntor, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shtyjnë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe pajtim midis Kosovës dhe Serbisë. Trump sigurisht që do të dëshirojë të zbatojë marrëveshjen e fundit. Biden mendoj se ka qenë për kohë të gjatë mbështetës i pajtimit kosovar-serb.


Send this to a friend