VOAL

Please Wait ...
0%

Metodë e re për të zbuluar gënjeshtrën

By | September 19, 2017

Komentet

Origjina e numrit Zero, misteri më i madh matematikor

Kërkuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan dorëshkrimin e Bakhshalit, teksti matematikan më i vjetër dhe përcaktuan origjinën e simbolit.

Zeroja sot njihet si një formë ovale, pak e gjerë, ndërkohë që në realitet ka filluar si një pikë. Ky lloj simboli përdorej për të shenjuar pozicion. Përfaqësonte fillimin e një sistemi numerik indian, tashmë jashtë përdorimit. Duke filluar që nga ai formoheshin numra më të mëdhenj. Për një farë kohe numri Zero u kthye në një obsesion të matematikanëve.

liber i vjeter

Deri më tani, regjistrimi i parë që kishim ishte e një shkrimi mbi murin e një tempulli indian në Gwalior, në shekullin e IX. Megjithatë një zbulim i fundit hodhi poshtë hamendësimet. Kërkuesit e Universitetit të Oksfordit morën nga biblioteka e Bodleian e cila ruhet që prej 1902, dorëshkrimin e Bakhshalit, një tekst i famshëm indian dhe e shqyrtuan.

Kërkuesit konfirmuan se Bakhshali që ka qindra zero në faqet e tij daton nga shekulli i III ose I IV, çka do të thotë se zbulimi i këtij numri përshpejtohet me 500 vite. Sot ky numër përdoret në të gjithë botën dhe është elementi kyç në botën digjitale.

Krijimi i numrit zero si numër që evuloi duke u nisur nga simboli në dorëshkrim është një nga përparimet më të mëdha në historinë e matematikës, – shprehet Marcus du Sautoy, professor i Oksfordit. Teksi ruhet që nga viti 1881 dhe u gjet në një fushë i groposur aty, ku sot është Pakistani.

Pavarësisht antikitetit të tij datimi ishte i debatueshëm, por njihet në të gjithë botën si teksti matematikan më i vjetër në botë. Kërkimet e reja treguan se është më i hershëm akoma. Vështirësia në datim vjen nga materiali i faqeve, janë 70 faqe të tilla me fletë thupre, e cila është përdorur në të paktën tri periudha. Tashmë e dimë se në shekullin e III matematikanët indianë hodhën farat e një ideje që më vonë do të kthehej në thelbësore për botën moderne. Zbulimet treguan se sa vibrues ishin matematikanët në nënkontinentin indian gjatë shekujve. /Bota.al/

FIGURË KËRCIMI – Poezi nga EZRA POUND – Përktheu nga anglishtja EDION PETRITI

Për martesën në Kanë të Galilesë.

 

Sy zezë,

O femër që banon ndër ëndrra;

Me sandale fildishi

Mes kërcimtaresh s’ka asnjë si ti

Asnjë me këmbë të shpejta.

 

Në mesnatën e thyer

S’të gjeta ndër tenda.

As në buzë të pusit

Mes grave me shtamba.

 

Si fidan të zhvoshkët i ke llërët

Fytyrën si rrëké me drita.

 

Të bardhë bajame i ke supet;

Bajame të reja pa cipë.

S’të ruajnë me eunukë

As pas shufrash bakri.

 

Argjend dhe bruz praruar ke në shtrojën tënde.

Në rroba të errëta qëndisur me ar

Je mbështjellë,

O Nathan-Ikanie, “Pemë buzë-lumit”.

 

Si rrëké mes shavaresh duart e tua mbi mua

Gishtërinjtë burim i ngrirë.

 

Vashat e tua të bardha si gurzit e lumit

E kënga e tyre rreth teje.

 

Mes kërcimtaresh s’ka asnjë si ti

Asnjë me këmbë të shpejta.

Ç’mësuan psikologët kur studiuan 5000 fëmijë gjeni

Ndiq mijëra fëmijë super të zgjuar për katër dekada e gjysmë, dhe do të mësosh një apo dy gjëra se si të rrisni njerëz të suksesshëm.

Një nga zbulimet më të mëdha: Edhe fëmijët me IQ të nivelit të gjenive, kanë nevojë për mësues, që t’i ndihmojnë ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Që nga fillimi i vitit 1971, “Studimi i Rinisë Matematikore të Parakohshme”, ose SMPY, ka gjurmuar 5.000 fëmijë të zgjuar në Amerikë – 1%, 0.1% dhe madje 0.01% në krye të të gjithë nxënësve. Është studimi më i gjatë i fëmijëve të talentuar në histori.

Ja se çfarë zbuloi studimi.

1%, 0.1% dhe 0.01% e fëmijëve në majë, bëjnë një jetë të jashtëzakonshme.

SMPY fillimisht i testoi fëmijët duke përdorur SAT, provime të hyrjes në universitete dhe teste të tjera të IQ. Më pas studiuesit nisën të shohin faktorë shtesë, si regjistrimi në kolegj dhe rrugët e karrierës më vonë në jetë.

Ajo që zbuluan është se fëmijët me më shumë dhunti vazhduan të marrin doktorata dhe diploma, si dhe të mbajnë të drejta patentash, në një përqindje më të lartë se fëmijët me më pak dhunti. Shumica e tyre janë tek 5% me të ardhura më të larta.

“Na pëlqen apo jo, këta njerëz vërtetë e kontrollojnë shoqërinë tonë”, thotë Xhonatan Uai, psikolog në Programin e Identifikimit të Talenteve në Duke University.

Fëmijët gjeni nuk marrin vëmendje të mjaftueshme.

Problemi është se fëmijët gjeni shpesh marrin shumë pak vëmendje nga mësuesit e tyre, të cilët mund të jenë të prirur që të injorojnë studentët e spikatur, që tashmë e kanë përmbushur potencialin e tyre.

Kur studiuesit e SMPY panë se sa shumë vëmendje u jepnin mësuesit këtyre fëmijëve të talentuar, ata gjetën se shumica dërrmuese e kohës së klasës ishte shpenzuar për të ndihmuar nxënësit me arritje të ulëta.

SMPY sugjeron që mësuesit duhet të shmangin mësimin e një kurrikulumi “një masë për të gjithë”, dhe në vend të kësaj të përqëndrojnë përpjekjet për krijimin e planeve individuale të mësimit për studentët.

Kalimi i një klase funksionon

Për të ndihmuar fëmijët të arrijnë potencialin, mësuesit dhe nxënësit duhet të konsiderojnë kalimin e një fëmije me dhunti një klasë më lart. Kur studiuesit krahasuan një grup kontrolli me studentë të talentuar të cilët nuk e kishin lënë pa bërë një klasë me ata që kishin kaluar menjëherë ma lart, këta të fundit kishin 60% më shumë gjasa për të fituar patenta dhe doktorata – dhe më shumë se dy herë më shumë gjasa për të marrë doktoraturë në një fushë të lidhur me shkencën, teknologjinë, inxhinierinë ose matematikën.

Inteligjenca varion

Të jesh i zgjuar nuk do të thotë thjesht të kesh aftësi për të mësuar përmendsh fakte ose për të kujtuar emrat dhe datat. SMPY ka gjetur në mënyrë të përsëritur, gjatë analizave të shumëfishta, se disa nga fëmijët më të mençur posedojnë një kapacitet të madh për arsyetime hapësinore.

Këta fëmijë kanë një talent për sistemet e vizualizimit, të tilla si sistemi i qarkullimit tek njeriu ose anatomia e një Honda. Në vitin 2013, vëzhgimet e mëpasshme gjetën një lidhje të fortë midis aftësive të arsyetimit hapësinor dhe numrit të patentave të paraqitura, si dhe dokumenteve e publikuara të shqyrtuara nga kolegët.

 

Testet e standardizuar nuk janë gjithmonë humbje kohe

Testet e standardizuara – SAT mbi të gjithë – nuk mund të matin çdo gjë që mësuesit dhe prindërit duhet të dinë për një fëmijë.

Por të dhënat e SMPY sugjerojnë që SAT dhe të tjera teste të standardizuara të inteligjencës kanë një fuqi parashikuese – ndërkohë që sërish llogarisin faktorë si statusi socio-ekonomik dhe niveli i praktikës.

Camilla Benbou, një nga studiueset në SMPY, tha se këto teste janë përdorur më së miri për të kuptuar se në cilën fushë fëmijët janë të mirë, në mënyrë që mësuesit të përqendrojnë vëmendjen e tyre në fusha të ndryshme. / Bota.al

Metodë e re për të zbuluar gënjeshtrën

Laboratorët SilverLogic me qendër në Siatëll të shtetit veriperëndimor Uashington, kanë zhvilluar atë që ata e quajnë “poligraf pasiv”, që në thelb është një variant i teknologjisë së lartë për të zbuluar nëse dikush po thotë të vërtetën. Kjo lloj metode kërkon filmimin e idividit dhe analizimin e videos në kohë reale ose pas përfundimit të intervistës duke përdorur një algoritëm të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim.

Metoda e intervistës nuk ka ndryshuar. Pyetjet të cilave u dihet përgjigja e saktë krijojnë një kufi bazë për nivelin e ankthit dhe reagimin emocional. Pastaj pasojnë pyetjet rreth gjërave për të cilat duhet zbuluar vërtetësia e tyre. Filmimi i intervistës shkarkohet më pas në kompjuter dhe aty fillon analiza. Jerimiah Hammon drejton Laboratorët SilverLogic:

“Pamjet filmike tjetërsohen në të dhëna kuantike ose matematikë kuantesh që analizojnë videon për të përcaktuar se si reagimi i një idividi është i lidhur me disa stimuj ose ngacmime”

Fillimisht, kjo teknologji u ndërtua për botën e argëtimit si një mënyrë për të vlerësuar reagimin e audiencës gjatë serialeve televiziv pilotë dhe filamve për të parë nëse ja vlen për të investuar më shumë. Kjo teknologji tani po përshtatet për përdorime të tjera.

Sistemi analizon shprehjet në fytyrë bazuar në shtatë reagime emocionale themelore – zemërim, përbuzje, neveri, lumturi, trsihtim, frikë, befasi dhe neutralitet.

Rabia Piacentini me ekipin hulumtues të “Laboratorëve SilverLogic” po zhvillon një intervistë me një vullnetare, ndërsa tregon mbi procesin:

“Fokusi duhet të jetë fytyra e sa,j që të kemi sa më shumë detaje në filmime. Të dhënat do të analizohen në bazë të ndryshimeve emocionale në fytyrën e saj. Kështu do të shohim vërtetësinë, nëse ajo beson apo jo në ato që po thotë.”

Të dhënat përdoren për të vlerësuar të shtatë pikat emocionale që përditësohen në kohë reale ndërsa analizohen filmimet. Shefi i “Laboratorëve SilverLogic” Jeremiah Hamon demostron se si analizohen reagimet e ndryshme emocionale.

“Kur nuk e di se cila do të jetë pyetja, ajo nuk e di nëse do të tregojë të vërtetën ose do të mashtrojë. Ndaj këtu shihet ankthi maksimal, ku ne do të parashikonim se ajo po mashtron, ose ajo nuk ndihet e kënaqur me përgjigjen që duhet të japë.”

Në këtë rast, algoritmi zbulon rritje emocionale të pikëllimit kur pyetet : “A keni dëmtuar ndonjëherë qëllimisht dikë?”. Sipas testuesit, kjo sugjeron që ajo nuk po tregon të vërtetën kur përgjigjet, pasi testimi fillestar bazë tregon se ajo ndjen siklet kur mashtron.

Nëse ky projekt ambicioz është i suksesshëm, kjo do të ndryshonte një pjesë të mirë të realitetit aktual, ndërsa kritikët thonë se do të binte ndesh me privacinë e individit.

Fytyra e tmerrshme e Harrikanit Irma

Harrikanët kanë fytyrat e tyra që ngjajnë me ato të përbindshave. Merreni me mend harrikani Irma shtrihej me një sipërfaqe sa hapësira e Francës, lëvizte me rreth 20 km orë ku shpejtësia e erës shkonte në 300m km në orë! Meteo e Europës kishte treguar se nuk do të ishte aq i tmerrshëm sa e parapanë amerikanët, por për ta parë se sa i frikshëm ishte duke bërë që të ikin nga shtëpitë e tyre me miliona banorë nga Florida, shiheni fytyrën e Irmës e fotografuar nga satelitët kur kalonte nëpër veriun e Kubës.

Më poshtë po ju sjellim foton e harrikanit Matthew tetorin e vitit 2016 duke kaluar nëpër Haiti dhe shkaktuar qindra viktima fotografuar po ashtu nga sateliti.

40 vjetori i anijes së hapësirës “Voyager 1”

40 vjet më parë, Presidenti Jimmy Carter ishte në vitin e tij të parë të mandatit presidencial dhe Amerika po mbante zi për vdekjen e mbretit të rock and rollit, Elvis Presley; NASA lëshoi në hapësirë dy anije të vogla, me shpresën për të mësuar më tepër për Jupiterin, Saturnin and Hënën e Saturnit, Titanin. Mendohej se ato do të kishin një jetëgjatësi rreth 3 vjeçare. Por përtej të gjitha parashikimeve, “Voyager 1” dhe simotra e saj, “Voyager 2”, vazhdojnë edhe sot të komunikojnë me kontrollorët e misionit në Tokë.

“Voyager 1” u lëshua në hapësirë nga Kepi Kanaveral i Floridës, më 5 shtator të vitit 1977, 16 ditë pas lëshimit të anijes tjetër kozmike, “Voyager 2”.

Ndryshimi në radhë u bë, ngaqë “Voyager 1” duhej të ishte anija e parë kozmike që do të shkonte në Jupiter dhe Saturn, planetet kryesore që ato do të eksploronin.

Një nga pamjet-ikonë të dërguara nga “Voyager 1”, u bë e njohur si “Pika blu e çelur”, një fotografi e planetit tonë e parë nga distanca rreth 6 miliardë kilometra.

Një tjetër imazh ishte fotografia e parë e shpërthimit të një vullkani, diku në hapësirë, në hënën e Jupiterit, Io.

Pas eksplorimit të Jupiterit dhe më pas të Saturnit, dy sondat e hapësirës e vazhduan udhëtimin e tyre drejt planeteve Uran dhe Neptun, duke sjellë në Tokë të dhëna të tjera shkencore.

Shkencëtarët shpresonin atëherë të arrinin në kufirin e sistemit Diellor, më tepër se 10 miliardë kilometra larg.

“Arritëm atje me anijen Voyager 1 dhe do të arrijmë së shpejti edhe me

Voyager 2,”– thotë shkencëtari që ndjek projektin.

Instrumentet e projektuara për të matur erën diellore tani do të vazhdojnë të masin erën e mistershme ndëryjore.

“Pra, do të kemi rastin që me këto instrumente të masim erën, për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë.”– thotë shkencëtari Stone.

Meqenëse 40 vjet më parë transmetuesit dixhitalë të zërit nuk ishin zbuluar ende, të dyja anijet kozmike janë të pajisura me pllaka gramafoni të lara me ar, me fotografi dhe zëra karatketersitikë për Tokën, kahas me një shpjegim se si të interpretohen.

Anijet e hapësirës “The Voyager” kanë jetëgjatësi të madhe në saje të gjeneratorëve të tyre të vegjël bërthamorë, që sigurojnë energji për dërgimin të Tokë të të dhënave, për të paktën një dekadë.

Do të duhen më tepër se 40,000 vjet për të arritur tek yjet më të afërt në konstalacionet Ursa Minor dhe Andromeda.

Në atë kohë anijet mund të përfaqësojnë veçse gjurmët e civilizimit njerëzor.

Zbulohet vrima e zezë 100 mijë herë më e madhe se dielli

Shkencëtarët japonezë në kërkimin e zhvilluar nën drejtimin e Tomoharu Oka nga Universiteti Keio, njoftuan se vrima e zezë e zbuluar është e rrethuar me gazra molekulare

Në një distancë 200 vite dritë në qendër të galaktikës së Rrugës së Qumështit zbulohet një vrimë e re e zezë.

Shkencëtarët japonezë në kërkimin e zhvilluar nën drejtimin e Tomoharu Oka nga Universiteti Keio, njoftuan se vrima e zezë e zbuluar është e rrethuar me gazra molekulare.

Hulumtuesit kanë njoftuar se vrima e zezë e masës mesatare të cilën e kanë zbuluar me teleskopin ALMA në shkretëtirën Atakama në Kili, është shembull i parë në llojin e saj dhe se ajo është vrima e zezë e dytë më e madhe e zbuluar deri më tani në Galaktikën e Rrugës së Qumështit.

Vrima e zezë e zbuluar gjatë vëzhgimeve të reve të gazit brenda një lëvizjeje të pazakontë në Galaktikë, thuhet se është 100 mijë herë më e madhe se dielli.

Më parë në Galaktikën e Rrugës së Qumështit është zbuluar vrima e zezë me një super masë e cila është emëruar “Sagittarius A*” dhe që ka një masë 4 milionë herë më të madhe se dielli.

Detajet e zbulimit janë publikuar në revistën “Nature Astronomy”. aa

Zbulimi shkencor në Greqi mund të ndryshojë teoritë mbi evoluconin njerëzor

Gjurmët e këmbëve të fosilizuara, të vjetra 5.7 milionë vjet, që u gjetën në Kretë mund të trondisin teoritë e pranuara gjerësisht rreth evolucionit të hershëm njerëzor, raporton Daily Mail.

Ato kanë formën e një këmbe të njeriut, me një gisht të qartë dhe tabanin (shtratin nën shputë) që nuk mund të gjenden te majmunët.

Data tregon se gjurma u krijua në kohën kur mendohej se njerëzit origjinalë ishin të vendosur vetëm në Afrikë dhe kishin këmbë majmuni.

Të gjitha studimet, në dekadat e fundit, kanë treguar se të gjithë paraardhësit njerëzorë, gjurmët e fosilizuara, të të cilëve, ishin më të vjetër se 1.8 milion vjet, jetuan dhe u zhvilluan në Afrikë.

Studiuesit thonë se tani ka shanse që Hominidët e hershëm mund të jenë vendosur jo vetëm në Afrikë, por edhe në Europën Juglindore përpara se Kreta të jetë ndarë nga pjesa greke dhe para se Sahara të ketë ekzistuar.

“Ky zbulim sfidon narrativën e krijuar të evolucionit të hershëm njerëzor dhe ka të ngjarë të gjenerojë shumë debate”, thotë paleontologu suedez Per Ahlberg.

Varësia tek interneti dhe sulmet kibernetike

Njoftimet për sulme kibernetike ndaj kompanive dhe qeverive në mbarë botën, këtë vit kanë qënë më shpeshta si titujlajmesh kryesore.Ekspertët e sigurisë kibernetike shpjegojnë pse rreziku nga ndërhyrjet kibernetike tani është më i madh, kush po i kryen ato dhe çfarë mund të bëhet për të parandaluar ose minimizuar dëmet e tyre.

Nga rrjetet e energjisë elektrike, tek korporatat e mëdha, askush në botë nuk është imun ndaj sulmeve kibernetike dhe ky është një problem në rritje.

Jonathan Homer, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare:

“Interneti po integrohet gjithnjë e më shumë në jetën tonë të përditshme. Qytetarët, korporatat dhe qeveritë po bëhen më të ndërlidhura dhe po përdorin internetin si shtyllë kryesore të komunikimit dhe bashkëpunimit. Kjo e zgjeron fushën e sulmeve për me qëllime keqdashëse”.

Vartësia më e madhe dhe shtimi i informacioneve dixhitale në internet krijonë mundësi për përfitime më të mëdha financiare për kriminelët. Vitin e kaluar ka patur një rritje të sulmeve me një virus që bllokon informacionet që përdoruesit kanë në kumpjuter duke kërkuar pagesë për zhbllokimin e tyre.

Clifford Neuman nga Qendra e Universitetit të Kalifornisë Jugore për Sigurinë e Sistemit Kompjuterik thotë se:

“Ndërhyrjet e paligjshme në këto sisteme janë duke u bërë gjithnjë e më të lehta pjesërisht pasi mjetet e nevojshme për realizimin e tyre mund të gjenden më me lehtësi në tregun e zi të internetit”.

Ndjekja e kriminelëve nuk është e lehtë thotë John Brown me Byronë Federale të Hetimeve, FBI

“Raportimet për sulme kibernetike tek autoritetet, tek FBI-ja, shërbimi sekret ose agjencitë e tjera të zbatimit të ligji, janë më të ulta se sa ndodhin në realitet. Unë mendoj se është një vendim ekonomik. Ata janë të shqetësuar nga publiciteti”.

Ligjet federale mbi raportimin e ndërhyrjeve janë të paqarta, spjegon Clifford Neuman me Qendrën e Universitetit të Kalifornisë Jugore për Sigurinë e Sistemit Kompjuterik

“Ajo që ndodh në rastin e bizneseve është se në shumicën e rasteve ata nuk e dinë se çfarë informacioni është zbuluar, dhe ndoshta qëllimisht, i mbyllin sytë, duke thënë se e gjithë ajo që dimë është se dikush ka ndërhyrë në sistemin tonë.”

FBI thotë se njerëzit që bëjnë këto ndërhyrje mund të jenë kriminelë që e bëjnë këtë për para ose persona me motive gjeopolitike.

“Është e qartë se ka shtete që janë të përfshira në aktivitete kibernetike. Ato janë të interesuara për vjedhjen e sekreteve tona tregtare, informacionet mbi produktet që kompanitë tona po zhvillojnë, sekretet brenda qeverisë sonë”, thotë John Brown me FBI.

Jonathan Homer me Departamentin amerikan të Sigurisë Kombëtare thotë se:

“Shumica e sulmeve kibernetike shfrytëzojnë dobësitë ose masat e pamjaftueshme mbrojtëse për të arritur qëllimin përfundimtar të sulmuesit. Një nga dobësitë më të mëdha të çdo rrjeti korporatash është elementi njerëzor.”

Pra, nuk bëhet fjalë se a do të ketë sulme kibernetike, por kur do të ndodhin ato.

FBI thotë se ndërtimi i partneriteteve është kritik, në mënyrë qëtë ketë plane mbrojtëse para se të kryhet sulmi.Një mënyrë tjetër për t’u përgatitur është rishikimi i sistemeve të internetit.

“Individë të ndryshëm gjithmonë do arrijnë të ndërhyjnë në rrjet, por duhet të siguroheni që struktura e sistemeve të jetë e tillë që ta minimizojë dëmin e shkaktuar nga ndërhyrja”, thotë zoti Clifford Neuman

Pra, kur një pjesë e një sistemi të jetë komprometuar, të mos dëmtohet i gjithë sistemi, por të jetë ende funksional.

Mikrobet e Antarktidës mund të ndikojnë në studimet për evolucionin e viruseve

Një hulumtim i realizuar për 18 muaj nga shkencëtarët e Australisë, zbuloi se disa mikrobe brenda tyre përmbajnë rrethore të vogla të plasmideve të molekulave të ADN-së

Mikrobet e Antarktidës të cilët jetojnë në liqenet me ujë të kripur mund të hedhin dritë për evolucionin e viruseve. Një hulumtim i realizuar për 18 muaj nga shkencëtarët e Australisë, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “Nature Microbiology”, zbuloi se disa mikrobe brenda tyre përmbajnë rrethore të vogla të plasmideve të molekulave të ADN-së.

Shkencëtarët thonë se plasmidet të cilët mund të derivohen në mënyrë të pavarur nga qeliza nikoqire, mund të ndihmojnë në rritjen e viruseve dhe mbijetesën e tyre dhe që ky hulumtim mund të hedhë dritë për evolucionin e viruseve.

Udhëheqësi i hulumtimit, profesor në Universitetin UNSW Sydney, Rick Cavicchioli thotë se plasmidët e zbuluara te mikrobet e Antarktidës mund të ndryshojnë ashtu si viruset dhe që prodhojnë proteina të cilat hyjnë në murin qelizor.

Edhe mjekja Susanne Erdmann thotë se ky zbulim lë përshtypjen se disa viruse evulohen nga plasmidët. aa

SHKENCETARET DHE RIMA Nga Miranda Xhilaga, MBBS, PhD

Im bir po meson strukturat tre dimensionale dhe ndersa kerkoja material matematikor shprehur ne anglishte te thjeshte per femije, qe t’ja bej me te kendshem te mesuarit, ndesha ne nje poezi humoristike te James Clerk Maxwell, i famshem per teorine e tij te elektromagnetizmit:

Një zinxhir i pazgjatshem, i rëndë,
Shtrihet në një plan horizontal,
Një forcë impulsive zbatohet në A,
E domosdoshme per sinjalin fillestar …

Kjo forme e thjeshte e te shprehurit te teorive shkencore i ben femijet t’i mesojne perkufizimet e ndryshme me endje dhe t’i mbajne mend. Kam ne te vertete pervoje personale sa i perket ketij fakti. Kur isha e vogel, e sa kishim filluar te mesonim perkufizimet e nocionet algjebrike, mesuesi i frengjishtes na kishte mesuar teoremen e Pitagores ne kete gjuhe. Eshte i vetmi perkufizim qe mbaj mend edhe sot sepse ishte shkruar me humor dhe ne vargje (matematiken e urreja ne pergjithesi:).

Gjej pastaj se shume shkencetare i kane shprehur idete e tyre ne vargje dhe se nje nga revistat me cilesore shkencore “Natyra”, paskerka botuar vazhdimisht poezi.

Maxwell ishte i famshëm për transformimin e fantazive poetike ne vizualizime befasuese. Herë pas here, ai do ta përdorte këtë talent për ti bere lemsh kolegët e tij. Duke imituar në mënyrë dramatike stilin e fizikantit John Tyndall, më 1871, ai shkroi “Oda Tyndalike” per revisten “Natyra”:

Unë vij nga zjarret empirike,
Nga hapësira mikroskopike,
Ku molekulat me dëshira të ashpra,
Dridhen në përqafime të zjarrta.

Maxwell gjithashtu e gjeti veten të mahnitur nga shokët e tij më prozaikë. “Njoh njerëz që e shohin të gjithë natyrën në simbole”, thote ai ne një leter qe daton 1863. Dy vjet më vonë, teoricieni I termodinamikes, William JM Rankine, do te merrte shenje ne këta kolegë duke shkruar poezine “Matematikani i dashuruar”:

Një matematikan ne dashuri si i cmendur ra
Me një zonjë të re, të bukur simpatike
Format e permasat e saj i nxorri te pameta
Pare nga këndvështrime dhe raporte harmonike

“Ler x te simbolizoje bukurine,
y-i, sjelljen prej dere te fisme
“z, pasurine,- (kjo eshte krejt esenciale),-
“Ler L te simbolizoje dashurine ”- sic ka thene filozofi
“Ather L eshte funksioni i x, y e z,
“I njohur si potenciali.”

“Integro L perkundrejt d t,
“(t nenkupton kohe e keshilla);
“pastaj mes limitesh, eshte kollaj te shohesh
“Integrali I fundem Martesa! Etj etj….

Disa nga shkencëtarët poete e morën artin e tyre seriozisht. Matematikani dhe pionieri i teorise grafike James Joseph Sylvester, ishte i apasionuar pas vargut. Biografi i tij Karen Parshall shkruan se “Sylvester ishte po aq serioz kundrejt poezisë sa edhe kundrejt matematikës”. Me inkurajimin e mikut te tij, poetit Mateu Arnold, Sylvester botoi librin me titull: Ligjet e Vargut. Sylvester ishte jashtëzakonisht krenar për kete arritje dhe madje edhe pasi u bë Profesor Savilian i Gjeometrisë në Universitetin e Oksfordit, letrat do ti nenshkruante: “J.J. Sylvester, autor i Ligjeve të Vargut “.

Endrra ime eshte te shkruaj nje liber per femije ne vargje ku shpjegohen me thjeshtesi organet trupore e funksioni i tyre pa zhargone mjekesore….(Ecco do ta quante kete “stubborn incuriosity”…ose ne fjale te tjera, ti vesh vetes nje limit brenda nje fushe per te cilen vertet di dicka .

P.S Nje pjese e madhe e ketij informacioni eshte pershtatur nga: “Rima dhe arseyja” botuar ne newscientist.com Ky eshte nje artikull i hershem (2011). Qe atehere, Daniel Brown, Profesor i Anglishtes ne University of Western Australia ne Perth, ka botuar librin: The Poetry of Victorian Scientists: Style, science and nonsense. Cambridge University press. Ky liber eshte nje permbledhje poezish te shkruara nga shkencetare te fushave te ndryshme, Poezitë janë të mprehta, të gjalla dhe tregojnë shumë për interesat dhe personalitetet e autorëve të tyre.

KANCERI I GJIRIT, FAKTORET E RISKUT E TE MBROJTJES DHE RENDESIA E EGZAMINIMIT E MAMOGRAMES Nga A/Prof Miranda Xhilaga Drejtoreshe e Programit te Kerkimeve Shkencore PCFA, Melbourne, Australia

A/Prof Miranda Xhilaga
Drejtoreshe e Programit te Kerkimeve Shkencore
PCFA, Melbourne, Australia

Mjaftoi nje emerim ne Facebook nga nje kolegia ime ne Tirane per te me perfshire keshtu ne nje fushate sensibilizimi per kancerin e gjirit!

Qindra komente vershuan ne postimet e mia dhe te koleges time ne Itali e me inkurajimin e VOAL mendova se ndoshta eshte e dobishme t’i mbledh ne nje artikull te thjeshte disa njohuri elementare per kancerin e gjirit me shpresen se mund te sensibilizojne edhe gra, nena e motra te tjera.
***
Ia dedikoj kete artikull mikes time te shtrenjte qe per fat te keq e humbi betejen me kancerin e gjirit ketu e me shume se dhjete vjet me pare.

Kjo eshte per ty Benereta, qe te tjera gra te mund te kujdesen per veten e shtrenjta ime!
***
Kanceri i gjirit eshte nje nga kanceret me te shpeshta qe prekin grate ne Ameriken Veriore, Europe e Australi. Mbijetesa nga kanceri i gjirit eshte gjithnje ne ngjitje ne vendet e zhvilluara e kjo ne saj te masave parandaluese siç eshte mamograma vjetore ne moshat mbi 50 vjeçe dhe vete egzaminimi.

Por vdekjet nga kanceri ne pergjithesi e kanceri gjirit ne vecanti jane me te medha ne vendet e Europes Qendrore e Lindore me se shumti per shkak te diagnozes se vonuar.

Nje dignoze e hershme e ketij kanceri rrit shanset e jetegjatesise dhe formon bazen me te sigurte per nje kurim te plote.

Nuk duhet te jesh nje ekspert qe te mund te kontrollosh gjinjte e tu ne dush çdo mengjes por eshte e rendesishme te jesh ne dijeni te disa ndryshimeve qe mund te behen shkas per te shkuar tek mjeku ne kohe.

Tek kontrollon gjirin tend, bej kujdes per ndryshimet e meposhtme:

⦁ nje kokerr ose kokrra, sidomos nese ato jane te perqendruara bvetem ne gji;
⦁ ndryshim te formes e madhesise se gjoksit
⦁ ndryshime te thithes se gjirit si per shembull kore, plage, skuqje apo futje nga brenda te majes se saj;
⦁ rrjedhje qe nuk kerkon shtrydhje
⦁ ndryshime te lekures se gjirit si per shembull skuqje apo hendeqe
⦁ dhimbje e veçante dhe e vazhdueshme.

Shumica e ndryshimeve nuk ndodhin per shkak te kancerit te gjirit por eshte e rendesishme te shkoni tek mjeku per tu siguruar.

Pergjithesisht, nuk eshte e mundur te percaktosh shkakun e kancerit te gjirit tek çdo individ. Por nje numer kerkimesh shkencore kane nxjerre ne pah karakteristika te pergjitheshme qe jane te veçanta ne grate qe jane diagnostikuar me kancer te gjirit krahasuar me grate e shendosha.

Keto karakteristika, quhen faktore risku

Te jesh ne grupin me factor risku me te madh do te thote te kesh me shume gjasa te prekesh nga ky kancer.

Disa nga keto faktore risku perfshijne: moshen (sa me e vjeter ne moshe aq me i madh risku),

histori familjare te kancerit te gjirit, obeziteti, konsumimi i alkolit si edhe te tjere faktore te mjedisit e te menyres se jeteses..

Per fat te mire, te kesh nje apo dy nga keto faktore nuk do te thote qe do te diagnostikohesh me kete kancer and per fat te keq, gra qe nuk kane asnjë nga keto faktore risku mund te diagnostikohen me kete kancer.

Ne FAKTORET E RISKUT bejne pjese:

⦁ Mosha. Shumica e kancerit te gjirit diagnostikohet pas moshes 50 vjeç.
⦁ Mutacione apo ndryshime gjenetike. Mutacione te disa geneve sic eshte BRCA1 and BRCA2 jane te shoqeruara me risk me te madh jo vetem per kancer te gjirit por edhe ate te ovareve.
⦁ Menstruacione te hershme. Grate te cilave iu shfaqet menstruacioni i pare perpara moshes 12 vjecare jane te expozuara kundrejt hormoneve me gjate. Ky fakt e ngre paksa riskun per kancer te gjirit tek ky grup.
⦁ Barra te vona ose mungesa e tyre. Barrat pas moshes 30 vjecare si edhe te mos lindurit rrisin riskun per kancer te gjirit.
⦁ Fillimi i menopauses after 55 vjec. Per te njejten aresye si fillimi i hershem, keto gra jane te ekspozuara ndaj estrogjenit me shume se grate e tjera gje qe rrit riskun per diagnostikim te kancerit te gjirit.
⦁ Jete sedentare. Grate qe bejne jete sedentare e jo aktive jane ne grupin e grave me risk me te madh per kete kancer krahasuar me grate qe bejne nje jete active.
⦁ Obeziteti pas menopauzes. Krahasuar me grate ne peshe normale, grate me peshe mbi normalen pas menopauzes jane ne grupin me risk me te madh per kancerin e gjirit.
⦁ Gjinj me densitet te larte. Gjinjte e dendur kane me shume inde lidhore se sa indet yndyrore dhe mund te veshtiresojne percaktimin e diagnsozes me mamograme. Grate me gjinj te dendur kane me shume gjasa per t’u diagnostikuar me kancer te gjirit.
⦁ Marrja e hormoneve pas menopauzes (shume gra kane simptoma te paperballueshme menopauzale) Hormonet qe rrisin riskun e kancerit te gjirit kur merren se bashku quhen estrogjen and progjestin.
⦁ Marrja e kontracepiveve orale. Disa nga keto medikamente rrisin rriskun e kancerit te gjirit.
⦁ Histori personale e kancerit te gjirit. Eshte gjetur se grate qe diagnostikohen nje here me kete kancer kane me shume gjasa te diagnostikohen per here te dyte nga po ky kancer.
⦁ Histori personale e semundjeve jo-canceroze te gjirit. Disa semundje te gjirit si per shembull hyperplasia atipike dhe carcinoma lobulare in situ, jane te shoqeruara me risk me te madh per kancer te gjirit.
⦁ Histori familjare te kancerit te gjirit. Risku per tu diagnostikuar me kancer te gjirit eshte me i madh ne nje grua qe ka nenen, moter apo vajze or edhe me shume pjesetare te familjes me kancer te gjirit. Te kesh nje mashkull ne familje (baba, vella, djale) me kancer te gjirit gjithashtu e rrit kete risk.
⦁ Mjekimi i meparshem me rreze. Grate qe kane marre mjekim me rreze per nje kancer tjeter perpara moshes 30 vjeç, kane me shume gjasa te diagnostikohen me kancer te gjirit me vone.
⦁ Konsumimi i alkolit. Studimet shkencore kane treguar se risku i gruas per kancer te gjirit rritet sa me shume alkol konsumon ajo.
Kerkimet shkencore kane treguar gjithashtu se pirja e dyuhanit, ekspozimi ndaj disa lendeve kimikale si edhe puna ne turne nate mund te rrisin riskun e diagnoses se ketij kanceri.

FAKTORE MBROJTES NGA KANCERI I GJIRIT

Nje system tre yjesh eshte perdorur ketu poshte per te treguar nivelin e mbrojtes nga faktoret e permendur. Sa me shume yje perbri faktorit aq me shume mbrojtje nga kanceri i gjirit.

Aktivitet i rregullt fizik  * (1 yll)

Krahasuar me grate qe nuk merren me asnje aktivitet fizik, grate qe jetojne nje jete aktive jane ne grupin me gjasa me te vogla per diagnostikimin me kancer the gjirit.

Shpeshtesia e kohezgjatja e aktivitetit fizik per te siguruar kete mbrojte nuk dihet me siguri por kerkimet shkencore kane treguar se 1.5-4 ore ecje e shpejte ne jave redukton rrezikun nga kanceri i gjirit ne grate pas menopauzes. Sa me shume aktivitet fizik, aq me shume mbrojtje nga ky kancer.

Barra *** (3 yje)
Lindjet shoqerohen me gjasa me te vogla per nje diagonze te kancerit te gjirit. Sa me shume femije te linde aq me pak gjasa ka nje grua te vuaje nga kjo semundje.
Nder grate qe kane lindur femije, lindja e tyre kur nena eshte ne moshen nen 30 vjec, eshte e shoqeruar me gjasa me te vogla per kete diagnoze.

Te ushqyerit e femijes me gji * (1 yll)

Eshte konstatuar se ushqyerja e femijeve me gji per 12 muaj a me shume ul gjasat per t’u diagnostikuar me kancer te gjirit,

 

MAMOGRAME? KUR? KA DHIMBJE DHE A DO TE ME BEJNE DEM RREZET?

Shoqeria Amerikane e Kancerit rekomandon mamograme per grate me risk mesatar duke filluar nga mosha 45 vjec, çdo vit deri ne moshen 54 vjeç dhe dy here ne vit per grate e moshes 55 vjeç e siper.

Mendohet se ky testim e ul riskun e vdekjes nga kanceri i gjirit ne masen 20%.

Mamograma eshte radiografia me rreze X e gjirit marre me nje aparature qe e shtyp paksa gjirin per te mundesuar imazhin.

Imazhi i realizuar me ane te kesaj metode ndihmon mjekun te knfirmoje ndryshime ne gji dhe te beje diferencen mes nje gjendrre, nje cisti apo nje tumori.

Po, mamograma krijon pak shtypje e dhimbje te lehte per nje kohe te shkurter e cila normalizohet pak pasi mamograma ka perfunduar.

Kur mjeku dyshon per kancer te gjirit, mund te beje edhe nje ultrasound dhe te marre nje cope te vogel microkopike (biopsi) nga vendi ku lokalizohet gjendrra e dyshuar per analiza me te hollesishme qe ndihmojne diagnozen perfundimtare.

Doza e vogel e rrezeve qe perdoren gjate mamogrames nuk perben rrezik per jeten dhe nuk rrit riskun e diagnostikimit me kancer. Perfitimi i (diagnoza e hershme) eshte shume me i madh se risku i kesaj doze te vogel rrezesh te marra nepermjet mamogrames*.
———————————————————————————
*Per te mbledhur keto fakte e keshilla jane perdorur burime te ndryshme ne internet e artikuj te botuar ne PubMed.