VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Meta zbulon informacionin sekret: Do digjnin Kuvendin e Shqipërisë, ja çfarë do të shfrytëzohej (video)

By | September 9, 2019

Komentet

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi veprën e inxhinierit Filip Shiroka (video)

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi veprën e inxhinierit Filip Shiroka, i cili projektoi skelën e portit të kryeqytetit libanez, që ishte nga më të mëdhatë në Lindjen e Mesme.

Shqiptarë të tjerë kanë hise të madhe në modernizimin e shtetit, shkruan Klan Kosova.

(Video) Kristaq Rama ishte martuar me një ruse dhe ka edhe një djalë në Rusi, vëllain me babë të Edi dhe Olsi Ramës

Gazetari Artur Çani tregon për deklaratën që gjendet në Arkivin e Shtetit të lëshuar nga Kristaq Rama kur është pranuar në Kuvendin Popullor, në të cilën ka deklaruar se ka qenë i martuar në Rusi dhe ka patur një djalë, përveç dy të tjerëve pas martesës të dytë me Aneta Kolekën, mbesën e Spiro Kolekës.

 

Si e mirëpriste Ylli Ndroqi kryeministrin Edi Rama në Ora News

Ylli Ndroqi ka dalluar gjithmonë nga pronarët e tjerë të televizioneve për shkak të performancës përballë objektivit të kamerës së televizionit.

Gjithnjë i qeshur dhe pa komplekse u bë shpejt i njohur përmes prononcimeve ekzotike, ndërkohë që krijoi tek Ora News një studio të hapur për të gjithë politikanët.

SPAK ka risjellë në kujtesë me emrin e vjetër, Ylli Pamaciu, bashkë me aktivitetin e dyshuar kriminal dhe sot, imazhi nuk është i njëjti në publik.

Por pak vite më parë, ai ishte jo pak herë në shoqërinë e kryeministrit Rama. Shiheni në videot më poshtë kur e pret dhe e përcjell para një interviste në Ora News, apo kur Rama e mirëpret me batuta në kryeministri./TPZ.al

 

FOTOT+VIDEO: Policë me maska dhe të armatosur rrethojnë pasuritë e paligjshme të Ylli Ndroqit, “Ora News” transmeton live momentin

Furgonë policie, efektivë të armatosur të shpërndarë në të gjithë perimetrin e godinës janë parë të qarkullojnë në ambientet e televizionit “Ora News”, pas urdhrit të GJKKO për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit

SPAK dyshon se Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familja e tij kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Edhe më herët në njoftimin e SPAK u tha se shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, do vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konskuara.

Ndërkohë Avokatët e zotit Ndroqi thanë për mediat se kjo e sotmja është një sulm politik, ndërsa shtuan se vendimi për 26 sekuestrot do të ankimohet në Apel.

Ora News transmetoi live, teksa forca të shumta policie mbërritën pranë televizionit.

(Video) Presidentja e Zvicrës Simonetta Sommaruga me rastin e Ditës Kombëtare nderon shqiptaro-zviceranen Xhemile Fetaji me mirënjohjen “Heroinë e përditshmërisë”

Voal.ch – Këtë vit 1 Gushti Festa Kombëtare e Zvicrës u kremtua në mënyrë të veçantë.

E megjithatë, nën rregullat që dikton situata pandemike e koronavirusit, u festua nëpër familje, rrethe shoqërore e komunat në të 26 kantonet.

Po ashtu Presence Swisse hapi një faqe online për diasporën zvicerane nëpër botë.

Fishkzjarret shkëlqyen qiellin helvetik prej natës të 31 korrikut deri pas mesnatën e 2 gushtit.

Presidentja e Zvicrës Simonetta Sommaruga për ta kremtuar këtë ditë me kaq rëndësi kombëtare zgjodhi një mënyrë shumë të veçantë.

Në Rütli, në vendin që quhet “djepi i Zvicrës” buzë Liqenit të Lucernës, atje ku çdo vit kremtohet festa zyrtarisht, për të patur të pranishme gjithë Konfederatën, zonja Sommaruga kishte ftuar për çdo kanton nga një grua dhe burrë që ishin dalluar për kontributin e tyre gjatë pandemisë. Po ashtu ishin të ftuar edhe 2 përfaqësues të “Zvicrës të Pestë”, sikur quhet diaspora zvicerane. Gjithësej 54 përfaqësues, të cilëve  zonja Sommaruga u ndau mirënjohjet për kontributin e tyre të çmuar në përballimin e krizës, duke i quajtur ata “Heronjtë e Përditshmërisë”.

Në fjalën e saj zonja Presidente nënvizoi faktin se “forca e Konfederatës është solidariteti”. Ajo përmendi me nderim ndihmën e qytetarëve të Zvicrës në mbështetje të më të dobtëve dhe të moshuarve  me qëllim përballimin e situatës të jashtëzakonshme, që jeta e vendit në kushte aspak normale të vijonte normalisht, duke filluar nga supermerkatot, farmacitë, mjetet e transportit publik, por jo vetëm. Në ato momente të vështira u dëshmua solidariteti zviceran i qytetarëve për të ndihmuar të moshuarit, duke u bërë blerje dhe u ardhur në ndihmë atyre që kishin vështirësi ekonomike.

“Sot dua të them faleminderit. Faleminderit atyre që bënë blerje për të moshuarit në lagjet e tyre, atyre që i shërbyen vendit tonë pavarësisht virusit, stafit në spitale, stafit të shitjeve, punonjësve të hekurudhave, drejtuesve të kamionëve, fshatarëve, punëtorëve në vendet e ndërtimit dhe stafit në shtëpitë e të moshuarve “: këto ishin fjalët e Simonetta Sommaruga në kremtimet zyrtare për 1 gusht. “2020 ishte viti i koronavirusit, tha ajo, “por shpresoj që të quhet edhe viti i solidaritetit”.

Ceremonia po për shkak të situatës korona zgjati vetëm 90 minuta dhe prania ishte shumë e kufizuar, gjithësej ishin 150 të pranishëm.

Midis të nderuarve ishte edhe shqiptaro-zvicerania Xhemile Fetaji, me origjinë nga Gostivari, e cila mori direkt nga Presidentja e Zvicrës mirënjohjen bashkë me nga një fidan molle, që do të mbjellen në kantonet ku jetojnë.

Xhemile Fetaji është dalluar për kontributin e saj shembullor gjatë pandemisë si shitëse në Migros. Xhemilja ka punuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë periudhës të lockdown.  Xhemilja është shumë aktive në jetën sociale. Këtë vit kandidoi për parlamentare në zgjedhjet lokale të kantonit të saj.

Për voal.ch Xhemile Fetaji tha: “Dje ishte një ditë shumë speciale për mua. Nuk fjeta hiç natën e 31 korrikut kur u zbardh 1 Gushti. Aktiviteti kishte një organizim të përsosur. Nuk quhet kot Zvicër. Kur filloi ceremonia më prekën shumë fjalët e Presidentes, zonjës Sommaruga, kur na u drejtua dhe tha :” Ju me siguri e keni pyetur veten pse pikërisht unë jam e ftuar këtu!” Edhe unë kur më erdhi ftesa për Rütli i kisha bërë vetes të njëjtën pyetje: Përse unë. Sepse në Thurgau, kantonin ku jetoj unë, ka patur shumë njerëz që janë angazhuar kështu sikur unë. Zonja Sommaruga na falenderoi ne, 54 përfaqësuesave nga e gjithë Zvicra. Unë do të falenderoja Zonjën Sommaruga dhe Zvicrën, për shtetin demokratik që kemi.”

Voal.ch e uron për këtë nderim duke i uruar suksese të tjera./Elida Buçpapaj

 

 

Xhemile Fetaji, kandidate e SP për këshilltare kantonale në Thurgau në partin SP shpreson të fitojë Nga Hava Kurti Krasniqi

(Video) Kristina Kumi nena jone që rriti qindra bij e bija në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë Nga ILIR ÇUMANI

Ne, një grup ish – fëmijë të Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, 1. Arben Skëndo, 2. Artur Kiptiu, 3. Lulzim Treni, 4. Shpetim Vrako, 5. Bajazit Shehu dhe 6. Ilir Çumani, pas 35 vjetësh takohemi me shumë mall, dhe kështu së bashku, vendosëm që të shkojmë në Greqi për të bërë një surprizë të veçantë.

U nisëm të takojmë ish edukatoren tonë, Kristina Kumi, gruan që u bë simbol i dashurisë dhe humanizmit, ajo që u përkushtua për ne, për ata qindra fëmijë jetim të qytetit të vogël dhe të bukur bregdetar të Sarandës.

Ajo u kujdes dhe i rriti me shumë përkushtim dhe dashuri të vegjëlit pa kujdesin prindëror. Tashmë, në të mbi 80 – tat, Nënë Kristina jeton me familjen e saj në Athinë, me bashkëshortin i saj xhaxhi Koçon dhe dy djemtë, Gligorin dhe Vironin, që nga viti 1990.

Vajtja jonë atje, ishte jo vetëm një surprizë e bukur për atë, por edhe për ne. Mbi të gjitha, ishte një mesazh i madh për familjet shqiptare, për mbarë shoqërinë e ditëve tona.

Ta duam dhe ta vlerësojmë shumë familjen, ti duam dhe t’i respektojmë prindërit sa ata janë gjallë dhe i kemi në mes nesh. Në të kundërt, kur largohen për fare nga kjo botë, është vonë, tepër vonë….

Këtë e dinë dhe e ndjejnë më së shumti fëmijët jetimë, ata që fati padrejtësisht i privon nga mungesa dhe mospasja e një familjeje, nga mungesa pranë e figurave më të dashura që ka Njeriu në jetë: NËNA dhe BABAI….

Dokumentar i RTSH, viti 1993 kushtuar Arshi Pipës me skenar dhe regji të Ylli Pepos

Voa.ch – Lexuesit të nderuar të voal.ch po i sjellim një dokumentar të RTSH, prodhim i vitit 1993 me skenar dhe regji të Ylli Pepos mbi jetën dhe veprën e Arshi Pipës. Arshi Pipa lindi më 28 korrik 1920 dhe u nda nga kjo jetë më 20 korrik 1997. Mjerisht të gjithë kollosët e kombit diktatura mizore ose i burgosi, i vrau ose i detyroi të iknin nga Atdheu. Arshi Pipa pas vrasjes në mënyrë mizore të vëllait avokat Myzaferit dhe pas burgosjes të tij prej 1945 deri më 1956, sapo doli nga burgu duke ditur se do të burgosej rishtas, ai bashkë me të motrën Fehimen, me plagë në zemër largohen nga Shqipëria.

 

 

 

VIDEO – Agron Tufa: Drejtësia gjermane u shkon punëve deri në fund. Ta dinë shokët e kolegët e Edmond Cajës

Puna që nisëm ne po jep frytet e saj. Drejtësia gjermane u shkon punëve deri në fund. Kriminelin Edmond Caja unë e kallëzova në emër të ISKK në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për krime kundër njerëzimit (5 qershor 2019). Pas suprimimit të kësaj Gjykate me SPAK, kreu i tij, hetuesi i kohës së komunizmit – Arben Kraja, e nisi punën me pushimin e këtij kallëzimi. Por gjermanët nuk mendojnë si Arben Kraja.
Ju lutemi dëshmitarëve, si dëshmitë e atyre që i kam regjistruar e dërguar unë në München, si ato që po përgatit gazetarja Luljeta Proni, të mos ngurrojnë.
Drejtësia duhet të vendoset, qofte dhe simbolikisht e moralisht për hir të atyre që vuajtën e mbijetuan apo vdiqën nga plumbi dhe rrahjet e kriminelëve! Shokët e kolegët e Cajës që janë përhapur kapilarë në piramidën e pushtetit të etërve duhet ta marrin kjartë mesazhin!

(Video) Bolton flet rishtas për Fax News: Rama ishte pro shkëmbimit të tokave – Shkëmbimi i territoreve ide e Thaçit dhe Vuçiç që ka filluar më 2018 –

Intervistë nga Robert Papa

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Në fokus” në Fax News ku bëri deklaratën e fortë se ideja e shkëmbimit të territoreve erdhi nga vetë liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Bolton ngriti dyshimet se takimi që do të bëhej mes tyre mund të ishte një mundësi për fotografi në Shtëpinë e Bardhë, gjë që dështoi pasi Thaçi u kthye në Kosovë për shkak të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e Hagës.

“Ishte një dështim por mos mendoni që nuk ishte një mundësi për foto në Shtëpinë e Bardhë dhe kaq. Ka filluar që në 2018, nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Serbisë dhe Kosovës, pra Vucic dhe Thaci që kanë kërkuar të bëjnë këtë shkëmbim kufijsh.

Aktualisht kisha ndikim se mendova që duhej të ndërmerreshin disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore. E gjitha për të rritur ndikimin rus, për të rritur influencën e tyre duke u përpjekur që të sillnin aromën e luftës së ftohtë. Kryesorja është nëse Kosova dhe Serbia do të kishin arritur marrëveshjen, një pjesë do ishte shkëmbimi i tokave dhe një pjesë do thonin që nuk është e pranueshme për ne dhe ne do ta kundërshtojmë marrëveshjen që bëtë ju të dy, kjo nuk do të ndodhte.

Të dy vendet e kuptuan që futja në NATO dhe BE varej nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Është parim i NATOS, nuk pranohet një anëtar kur ka diskutime për kufijtë e tij. Pas një kohe e kuptuan që kjo cështje duhej zgjidhje. Për mua, cështja ishte nëse kjo kundërshti në Ballkan të mund të zgjidhej përmes një procesi si dhe stabilitet në një rajon të vështirë, por vecanërisht të ndalonte përpjekjet ruse që të mos shkaktonin më shumë destabilitet.

Ishte e qartë për mua se disa europianë kishin shikime të fiksuara se si prisnin të zgjidhej kjo dhe disa të tjerë ishin më fleksibël. Nëse të dyja palët binin dakord, ne ShBA nuk do e kundërshtonim dhe natyrisht në Europë kush do ta kundërshtonte”, tha Bolton.

I pyetur nëse Presidenti i Amerikës është pro serb apo pro shqiptar, Bolton thotë se nuk është cështje aq e madhe për të sa të zgjedhë një kah.

“Nuk mendoj se ishte një cështje e madhe për atë. Një nga arsyet që doja ta shikoja a ka ndonjë rrugë tek zgjidhja e kësaj ishte se ai gjithmonë thoshte se në respekt me NATO-n, nuk dua të hyj në një luftë me Rusinë prej Malit të Zi dhe pa thënë emrin e vendeve të tjera kur ata nuk po mbështesin mbrojtjen e tyre. Kësisoj historia e Ballkanit ishte shumë e ndërlikuar”, tha Bolton.

“Kur kanë të drejtë gjermanët, përse jo shqiptarët?”, John Bolton flet për kufijtë dhe krímet kundër njerëzimit. Ja cili është modeli më i rëndësishëm

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Në fokus” në Fax News ku foli për shkëmbimin e kufijve duke thënë se nuk bie dakord me teorinë se ndryshimi i kufijve sjell stabilitet. Sipas tij njerëzit ndryshojnë me kohën dhe kur gjermanët e kanë këtë të drejtë, përse të mos e kenë shqiptarët.

“Unë i kuptoj argumentet që bëjnë shumë vetë në Ballkan. Nëse fillon të ndryshosh kufijtë, cdo gjë do bëhet më e stabilizuar. Personalisht nuk jam dakord domosdoshmërisht me këtë. Mendoj se shumë nga këta kufij janë aksidente të historisë. Njerëzit ndryshojnë me kohën dhe duhet ta kuptojnë këtë. Kur gjermanët e kanë këtë të drejtë, përse jo shqiptarët”, tha Bolton.

Sa i përket krímeve komuniste, foli në detaje për disa modele teksa më të rëndësishmin e cilësoi atë të Afrikës së Jugut që ka komisionin e të vërtetës dhe pajtimit. Kujtojmë se në qendër të vëmendjes për ákuzat e krímeve të lùftës është Hashim Thaci, i cili nuk zhvilloi dot takimin në ShBA me Aleksandër Vucic për shkak se i erdhi áktakuza nga Prokuroria e Hagës.

“Kam shkruar shumë për krímet botërore kundër njerëzimit dhe konceptin e juridiksionit universal dhe gjykatës ndërkombëtare të krímeve. Një nga përfundimet e mia është se vendet duhet të jenë gjykuesit për njerëzit që kryejnë kríme në emër të një vendi. Nuk besoj ti transportojmë të gjithë në Gjykatën Ndërkombëtare. Ndërsa e kam studiuar këtë cështje, vende të ndryshme e kanë zgjidhur në mënyrë të ndryshme.

Shikimi im është që njerëzit duhet të jetojnë me vetveten dhe të dënojnë njerëzit që kryejnë kríme në emër të tyre. Në kohë të tjera thonë që kosto është shumë e madhe. Në vende si Gjermania thonë se të gjithë kemi qenë pak fajtorë dhe nuk duan ti dènojnë.

Më e rëndësishmja për mua është modeli i Afrikës së Jugut që apelon shumë ndaj meje. Komisioni i së vërtetës dhe pajtimit, mënyra se si merr një amnisti është duke thënë të vërtetën për krímet që keni kryer dhe ajo që është e rëndësishme është përpilimi i arkimeve për brezat që vijnë, ta dijnë se cfarë ndodhi. Ky duhet të jetë fokusi real”, u shpreh Bolton në Fax News.

Soros krijon káos në Reformën në Drejtësi? John Bolton: Të publikohen faktet (Flet edhe për lojën e rrèzikshme të Putin)

John Bolton ka folur për ndikimin e Soros në Reformën në Drejtësi pasi thuhet se përdor fonde federale për politikat e tij duke krijuar kaos në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Në fokus” në Fax News, Bolton thotë se duhet të krítikohet por mendon se duhet të nisin hetimet.

“Nuk kam hetuar peronsalisht, mbase për këtë duhet të kritikohem por mendoj se është dicka që duhet hetuar. Ka shqetèsime por duhen publikuar faktet”, tha Bolton.

I pyetur nëse Ballkani është i rrèzikuar nga Rusia dhe Kina, jep përgjigje pozitive dhe thotë se loja e Putin është e rrèzikshme.

“Po, absolutisht. Putin do kthehet si president, jam i sigurt që ju e dini këtë. Fjalimi i tij ishte kátastrofë gjeo politike. Ai dëshiron të rrisë ndikimin rus, vecanërisht në Europën Lindore dhe qendrore. Mendoj se është shumë e rrèzikshme. Mendoj se e kemi nënvlerësuar lojën që po luajnë prej kohësh. Nëse lejojmë që Rusia dhe Kina të lidhen bashkë, është gábim afatgjatë por gábim edhe për Perëndimin”, tha Bolton./source: tematv.al

 

(A.M/Faxweb.al)

(Video) Sami Lushtaku: Përgatitjet për luftë nga qeveria në mërgim, në Zvicër u takuan Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

E në një intervistë kohë më parë, Lushtaku kishte thënë se lufta e UÇK-se nisi me urdhër të Ibrahim Rugovës.

“Nuk e di nëse urdhrin e ka dhënë Ibrahim Rugova, por ishte koha e LDK-së ku pak a shumë të gjithë shqiptarët e Kosovës ishin në Lidhjen Demokratikë sepse kanë qenë dy rrugë. O me LDK-në o me Serbinë. Edhe unë vet kam qenë në LDK bashkë me familje”, kishte thënë Lushtaku.

Grupet e para në Shqipëri u dërguan për stërvitje shkuan me urdhër të qeverisë së Bujar Bukoshit. Grupi i dytë ishte ku bënte pjesë Adem Jashari.

E kjo nuk ka qenë hera e parë kur Sami Lushtaku ka folur për rolin e Ibrahim Rugovës.

Në një debat me ish deputetin e LDK-së, Gani Gecin, Sami Lushtaku ka treguar për takimin e presidentit Rugova me komandantin legjendar, Adem Jashari.

Edhe pse më herët nuk është përmendur ky rast, Lushtaku thotë se në fillim të ’90-tave Rugova e Jashari janë takuar në Zvicër.

“Kemi shku në Zvicër me Adem Jasharin. Atje e kemi taku qeverinë edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin 1991”, ka deklaruar Sami Lushataku, i cili ishte një ndër udhëheqësit kryesor të UÇK-së.

Ai kishte treguar se ishte arratisur përmes aeroportit të Shkupit dhe po shoqërohej nga Adem Jashari.

Sipas tij, kur kanë arritur në Zvicër, janë pritur nga qeveria në ekzil e Kosovës dhe vetë presidenti Rugova.

“Nuk e kemi ditë që atje e pret Rugova. Kur kemi shku në aeroport na ka pritur Imer Berisha. Atje na ka pritur edhe Ibrahim Rugova”, ka treguar Lushtaku.

 

 

(Video) Darka Historike në Sheraton New York në 1990 me Dr. Ibrahim Rugovën e të tjerë, të udhëhequr nga DioGuardi & Kongreseni Tom Lantos

 

2500 shqiptar-amerikanë merrnin pjesë në atë darkë historike –

Voal.ch po i sjell lexuesit një video të rrallë nga aktivitetet e komunitetit shqiptaro-amerikan nën drejtimin e ish-Kongresmenit Joe DioGuardi që kish mbledhur rreth vetes personalitete nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe emra të shquar nga administrata amerikane, senatorë dhe kongresmenë me në krye Senatorin Republikan Larry Pressler dhe Kongresmenin Demokrat Tom Lantos që ishte i praishëm me gruan e tij dhe me familjen e njërës prej vajzave.

Është darka historike e organizuar në Manhattan në 28 prill 1990 të organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane rreth një muaj para Dioguardi dhe Lantos dhe unë vizituan Hotelin Grand në Prishtinë për të paralajmëruar Millosheviqin që Kongresi amerikan do të vëzhgonte gjithçka që regjimi i tij brutal komunist dhe ultra nacionalist serb po i bënte popullatës civile të Kosovës. Më pas DioGuardi dhe  Lantos udhëtuan në Gjakovë dhe pastaj kaluan nga prizreni kufirin për në Shqipëri pak para qershorit 1990 për të takuar diktatorin komunist Ramiz Alia për t’i kërkuar atij që të hapte Shqipërinë drejt një Demokracie kur më pak se një vit më parë më 1989 ishte rrëzuar Muri i Berlinit. Mbi 2.500 përkrahës shqiptaro-amerikanë të AACL morën pjesë në darkën historike në Sheratonin e New York-ut, përpara krijimit të partive politike në shqiptare në Ballkan.

 

 

(Video) Arkiv – Jakup Krasniqi: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin

Jakup Krasniqi, ish zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish kryetar i Kuvendit të Kosovës në dhjetorin e vitit 2016 ka bërë një status në rrjetin social dhe pastaj  ka folur në TV për një incizim të cilin e posedon Ramiz Lladrovci.

Të njëjtin pohim zoti Krasniqi e ka përsëritur  në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, më 22. dhjetor 2016, “se Lladrovci me atë video ka shantazhuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.”

“Ai ka shantazhuar me një incizim të Adem Jasharit. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin. Raportet e tyre me familjen e Adem Jasharit unë i kam balancuar. Incizimi nuk e di që çfarë është, por nuk është në favor as të Kadriut as të Hashimit”, tha Krasniqi në Politikë. Familja Jashari nuk i pranon, ka thënë në video Jakup Krasniqi, të cilën mund ta ndiqni. Po ashtu po ju sjellim edhe statusin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe

 

 

 

Statusi i zotit Krasniqi i dhjetorit 2016

“Pas lufte kandidati për kryetar te Drenasit (i PDK-es) i ka shantazhuar Hashimin dhe Kadriun me një incizim. Ai duhet të tregojë se çka përmbante ai incizim me te cilin i shantazhonte shefat e tij të sotme?! Madje ai duhet t’i tregojë opinionit, çka bëri pas luftës me parat e “Fondit Vendlindja Thërret”? A e ke blerë ndonjë banesë në Tiranë? Si u bëre biznesmen? Ke e akuzoje për futjen në “Listën e Zezë” të SHBA-së? Si e fitove pozitën e Ambasadorit? Ke e shantazhove për marrjën e asaj pozite? Pse e la postin e Ambasadorit, me të ardhura shumë më të mira, për pozitën e Kryetarit te Komunës? Pse nga qyteti ke rënë në fshat?”, thuhet në reagimin e Krasniqit.

Këtyre njerëzve të pafytyrë duhet t’ua them se: Dy të parët dhe i treti, të merren vesh mes veti, se kush nga këta e mbajnë përgjegjësinë për ndarjen e Fondit në fjalë? Kush nga ata rrinin në Tiranë dhe me parat e kujt jetonin atje? Ku i merrte parat Ramiz Lladrovci? Ku i merrnin Hashimi e Kadriu? Kush nga ju i merrte parat nga Fondi i Zvicrës e kush nga ai i Gjermanisë? Madje në mes këtyre treve kishte dallime aq të mëdha sa edhe UCK-në e kishin bërë copa-copa. Këto copa kam arritur t’i bashkoj unë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri (pas kthimit nga Parisi). Ramizi besoj se nuk ka harruar se çfarë raportesh kishte me Xhavit Halitin dhe Azem Sylen në Tiranë. Raporte hiq më të mira nuk kishte as me Hashimin dhe Kadriun edhe shumë vite pas luftës. Pse ky anëtar i devotshëm i partisë i bëri lëvizjet nga PDK në AAK dhe përsëri në PDK? Çka u bë sot që u bëre bashkë me ata që i shantazheve gjatë? Dhe si duket nuk te shkoi bash huq!

Pas lufte kandidati për kryetar te Drenasit (i PDK-es) i ka shantazhuar Hashimin dhe Kadriun me një incizim. Ai duhet të tregojë se çka përmbante ai incizim me te cilin i shantazhonte shefat e tij të sotme?! Madje ai duhet t’i tregojë opinionit, çka bëri pas luftës me parat e “Fondit Vendlindja Thërret”? A e ke blerë ndonjë banesë në Tiranë? Si u bëre biznesmen? Ke e akuzoje për futjen në “Listën e Zezë” të SHBA-së? Si e fitove pozitën e Ambasadorit? Ke e shantazhove për marrjën e asaj pozite? Pse e la postin e Ambasadorit, me të ardhura shumë më të mira, për pozitën e Kryetarit te Komunës? Pse nga qyteti ke rënë në fshat?As unë e as Fatmiri, nuk kemi qenë asnjëherë pjesë e atij Fondi, kjo është një zbulim i ri i Ramizit pas 17/18 viteve. Gjithë kohën, para e gjatë luftës çlirimtare, kemi qenë në Kosovë. Në Shqipëri kam qenë vetëm pas kthimit nga Parisi. Për aktivitetin tim në Shqipëri, kush të dojë mund të informohet nga libri im: Kthesa e Madhe, botim i Shtëpisë Botuese Buzuku.

Kësaj që thoni për Fondin “Vendlindja Thërret” i thonë: “T’i them sa nuk me kanë thënë”. Por nuk është hera e parë që Hashimi e Kadriu i ndërsejnë njerëzit e pa integritet e dinjitet ndaj nesh! Nga njerëzit e tillë, Fatmir Limaj përndiqet që 13 vjet! Ku mbeti njerëzorja këtu?

I pyes Hashimin e Kadriun, pse e yshtni kundërshtarin tuaj goxha të madh te luftës e të pas luftës ndaj shokëve e bashkëpunëtorëve tuaj të ngushtë te luftës me te cilët e ndatë jetën e vdekjen dhe hëngrët shumë bukë në familjet tona! A frikësoheni se do t’u vret ajo bukë?! Nuk jeni vetëm Ju qe do t’u vret buka e popullit, gjaku i dëshmorëve dhe mundi i luftëtarëve! Popullin që i përvetësuat shumëçka në mënyrë të pa ligjshme po e leni me gishta në gojë! Drenicës në veçanti e kombit në përgjithësi ia keni qitur faqen e zezë! Drenicës i latë emër te keq! Emër që nuk e meriton. Drenasi është dëshmia më e mirë.

Kandidati nga PDK-ja do të duhej t’i dinte, raportet e vëllait të tij, Heroit te Popullit – Fehmi Lladrovcit me mua e Fatmirin jo vetëm gjatë luftës dhe raportet e Fehmiut me shefat e tij të sotëm?! Apo më të rëndësishme sot e ka që të jetë kandidat për Kryetar të Drenasit? Merresh me ne a në garë për kryetar je me Isa Xhemajlajn!

Sa për çështjet tjera rreth PDK-së, të thëna në emisionin “Rubikon”, nga ky person më 14 dhjetor 2016, mund t’i them: Te gjithë ju që kokorisni në atë parti te tjetërsuar skajshmërisht, jeni duke e grabitur gjithë aktivitetin tonë politike te investuar me shumë mund, dije e punë të pa kursyer. Për to nuk dua të flas. Pasi shumë kush e dine më shumë më mirë se unë!

Sa për ftesën që ma çuat nga Negroci, Kadri po te them:

Nuk e formuam Nismën për te fituar ne, por për te fituar demokracia në Kosovë, Drenicë e Drenas, mbase edhe në Negroc, në fshatin tim të lindjes! Aty ku ju e kërkoni fitoren më me ngulm! Dhe ju te “urtët” e dini pse e bëni ketë! E bëni për të thënë nesër, në mediet e portalet tuja te shpifura e të blera: Jakupin nuk e do as fshati i vet?! A kush do të duhej ta dinte më mirë se ju, ku i kishit dyert e hapura në vitet e vështira në fshatin Negroc dhe jo vetëm aty? Po të kishit fare pak njerëzi, nuk do të m’i çonit porosit nga aty. Pse heshtet deri tani? Kur ju kërkoja te “Ariu” (para zgjedhjeve te vitit 2010) që ta ruajmë partinë, që më vonë e more. Me patet thënë: “Kam vendosur që t’i shikoj interesat e mia, secili le t’i shikon interesat e veta”. Aty e kam ndërprerë bisedën. Nuk me kujtohet që kemi biseduar ballë për ballë më për ketë çështje ndonjëherë tjetër. Ndërsa, nëse keni mbetur për votat e Negrocit, bëni si t’ia bëni, e merrni disi?! Nuk ka rëndësi sesi i merrni votat ju atje! Ketë gjithkush e dinë ne Republikën tonë! Mbase e dinë edhe Brukseli e Uashingtoni që shpesh thirreni e a thirreni për interesin e vendit, kjo është çështje tjetër!

Bashkëfshatarë te mi, sa i përket anës sime, jeni krejtësisht të lirë që të votoni për kandidatin që i besoni se e meriton votën tuaj! Zgjedhja duhet të jetë krejt e juaja. Por edhe ju “demokratët” e përbetuar, leni të lirë qytetarët e Drenasit që të votojnë sipas besimit te tyre të lirë, pa presion, pa joshje me vende pune që nuk janë askund e as me frikën për humbje të punës. Ju ata njerëz nuk i paguani me parat tuja. Buxheti është edhe i yni sa është edhe i juaj. Mos e shkelni dinjitetin e njerëzve deri në ketë derexhe! Boll ma!