VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Meta: Situata para drejtorisë së Policisë absurde. Sait Dollapi duhet të shoqërohet në spital

By | May 11, 2019

Komentet

MEPJ: Presim që në Kakavijë pala greke t’i vijojë testimet për Covid-19 edhe gjatë natës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tjetër reagim për situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku si pasojë e kryerjes së testit për Covid 19 janë krijuar radhë kilometrike, duke lënë mes rrugës për disa ditë rresht edhe fëmijë e të moshuar.

MEPJ thotë se qëndron në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, e cila ka rritur kapacitetet testuese dhe po bisedohet që të vijohet edhe në orët e natës.

NJOFTIMI I PLOTE

Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe çertifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka patur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.

Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i metejshëm i kapaciteteve testuese në oret në vijim.

Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në rradhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare.

Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshë me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë.

Frika në Kosovën e thyer si xham!! Nga Skënder MULLIQI

 Frika është masa më e mirë e krizave në një vend.Ajo edhe nuk mund të menagjohet në situata të tilla.Ndjenjat e keqja dhe pasiguria e bëjnë njëriun jo të qetë .Kjo është frika sot në Kosovën e thyer si gjami?!Copat e thyera kur më nuk vendosen si kanë qenë .Njeriu ynë po ju nënshtrohet presioneve të mëdha politike, ekonomike sociale , psiqike dhe çdo presioni tjetër që po na servojnë politikat e instaluara që dy decenie. Njeriu normal zor e ka ti nënshtrohet presionëve të tilla dhe të mbëtet imun.Kjo është kur fytyrën ta mbulojnë krejtë më baltë. Shumica janë thyer fizikisht dhe moralisht, janë bërë si druri i kalbur.Qytetarët janë duke e paguar shumë shtrejtë këto regjime ?!Çmimin e okupimit nga Serbia e paguam shumë shtrejtë , për të rënë në kurthat e regjimeve tona ! Sigurisht së tash askush nga miqët tanë nuk është i interesuar për të na dalë në ndihmë.Bota demokratike sikur gjithnjë e më shumë po i qon duartë nga Kosova. Nuk po i mbrojmë vlerat tona shtetërore e kombëtare .Kemi lejuar kwtw kastë politike të na hypin në qafë ?! Nese nuk i aktivizuam të gjitha mekanizmat shoqërore për të ndryshuar gjendjën për të mirë , e kemi mundësinë e bojkotit ?!Heshtja jonë është duke na shkatërruar përfundimisht.Kur shumica heshtin , pranohet edhe kapitulimi para të keqës. Kjo është e pa akceptueshme për njerëzit normal.Është e pa lejueshme tu lejohet një grushti njerëzish që tna përcaktojnë fatin tonë ! Edhe ne po bëhëmi faktikisht pjesë e fatit tonë të keq .Tek e fundit njerëzve që pranojnë nënshshtrimin nuk meritojnë ndonjë përkrahje. Ska përkrahje për të “torturuarit”, por ka “mburrje” për njerëzit më kamgjikë?! Kështu e kemi pru situatën, dhe tash veq po i numërojmë të rënat .Lojaliteti ynë është i pa kuptueshem karshi grupeve politike përfituese !Nuk ka ofendim më të madh së kjo për një popull!Kjo pashpirtësi e tyre po ngjan në tragjedi epike .Frika po e zgjëron rrethin duke marr përmasa dramatike , edhe më pandeminë .Sikur gjithëqka është e lejuar në Kosovë?! Sikur nuk po gjëjnë “kundërshtar” më të mirë e të përshtatshem së qytetarët e Kosovës?!Dhe, a ka frikë më të madhe se kjo ?Sigusht që jo. Jemi bërë rob i frikës tonë . Përtej kësaj nuk ka ku shkohet…

Trishtim shqiptar…. – Nga Adriatik Riza Dosti

 

Shqiptare qe mbesin rrugeve te Botes e flene me gjithe femijet e tyre te mitur neper stolat e Aeroporteve …sepse shteti i tyre bastard i ka lene krejtesisht ne meshire te fatit…

Shqiptare qe dynden para Ambasades se tyre ne Athine per te vazhduar te jene e te quhen ende shqiptare …dhe shteti i tyre palaco i torturon, i stermundon e kurre nuk ju a zgjidh hallin …

Shqiptare qe gdhihen e ngrysen neper rradhet e gjata kilometrike me femije e familje …ne kufirin me Greqine dhe shteti i tyre Ame i perbuz, i sikteris per se gjalli e ju kthen shpinen sikur te mos ishin e te mos kene qene kurre qytetare e shtetas te tij…

Shqiptare qe ”pranojne” te mbyten Deteve e te vriten Maleve dhe te kalben Burgjeve te europes e te botes …ndaj dhe ikin cdo dite, jave, muaj, e viit nga syte – kembet e te tmerruar nga Atdheu i tyre …dhe askush nuk guxon ti thote Ndal kesaj katastrofe e katrahure te dhimbeshme kombetare me pasoja tmerresisht te pa parashikueshme per ate vend e ate popull e askush nuk guxon ta drejtoje gishtin nga shkaktaret e vertete te tragjedise sone shqiptare te shekullit te 21…

Lere me pastaj qe …as qe behet fjale ti ndeshkoje ATA…antishqiptaret !

Shqiptare ..te cileve Covid 19 po ju merr jetet me nje shpejtesi te frikeshme e marramendese dhe shteti i tyre …shkon me pushime duke i lene ne dore te vdekjes se sigurte…

Shqiptare qe ende ne kete kohe te cmendur qe po jetojme ne vend qe te shpetojne kokat e tyre vazhdojne e besojne perrallat bajate e te neveriteshme te Lali Erit me Kopeshte Zoollogjike …me Arinj e Ujqer…si dhe fluturojne me Presh ne By….e ..teksa i genjen mes dites me Diell krye-genjeshtari e krye-mashtruesi ende kry-minister Rama qe ju ri-inaguron rruget e bera nga Berisha 10 vjet me pare…..duke ju a prezantuar si suksese te medha te qeverise se tij super te korruptuar…

Shqiptare qe per shkak te kushteve mizerrabel ne spitalet e tyre gjejne dhimbshem si rrugezgjidhje vet – vrasjen…

Shqiptare qe ende heshtin kur nje Skulptor humb jeten e tij te re per aresyen banale e kriminale te mungeses se nje qeske – gjak…nderkohe qe Bashkim Finon po ky shtet bastard i tyre e dergon te holloje bythet ne nje nga klinikat me te zeshme mjeksore ne Itali…

Shqiptare qe gezohen e ferkojne duart teksa me se fundi UEFA, pas saj edhe vete CAS e Gjykata Federale e Zvicres e denuan dhe e masakruan Skenderbeun e Korces …nje nga krenarite kombetare te sportit e vecmas ffutbollit shqiptar te dekades se fundit…

Shqiptare te neperkembur e te perbuzur kudo…brenda e jashte shtetit e vendit te tyre e pike se pari po nga vete shteti i tyre qe sot i gezohet pasurimit te tij marramendes ne kurriz te fukarallikut extrem te popullit te tij…

Shqiptare…qe per 76 vjet resht ende s’jane ne gjendje te kuptojne qartesisht se nga ju vjen e keqja e tyre me e madhe …ndaj dhe vazhdojne te ngaterrojne Mikun me Armikun dhe Heroin me Tradhetarin e per rrjedhoje edhe ”shqiptarin”- me Shqiptarin !

Shqiptare te bere lemsh nga politika e hasem me njeri tjetrin po prej saj duke ju dale ne krah Partive e ne mbrojtje Lidereve te tyre …e duke u sherrosur e vrare me njeri tjetrin qofte edhe per nje vije uji, per nje gardh e mur e per nje te ”pame shtremet” …

Shqiptare qe kane dekada te tera qe u bene miq e vellezer me armiqte e tyre shekullore qe i kane vrare e prere, gjakosur e syrgjynosur … serbet, greket , turqit, ruset e deri edhe kinezet e prape se prape kurre s’hoqen dore duke urryer e vrare me shume njeri tjetrin se sa armikun e tyre …

Shqiptare qe kurren e kurres nuk po e kuptojne akoma se Komunizmi … te cilin vazhdojne ta duan po aq fort sa edhe deri dje …eshte Mortja, kolera, zgjebja, kanceri , Covidi e burimi i cdo lloj fatkeqesie te rende te tyre kombetare…e qe i ka lene ketu ku jane fatkeqesisht edhe sot e kesaj dite.,..

Shqiptare …qe deri dje per cdo gje e me te drejte fajesonit Diktaturen e Diktatorin…po sot 30 vjet pas renies se tyre kush ju a ka fajin ?…Ndaj dhe plotesisht e meritoni kete fat -fatkeq…sepse njeriu fatin e ka ne duart e tij e nuk e le ne meshire te fatit ok…

Nje vend e nje popull qe ne krye te tij vazhdon te zgjedh kriminele qe ta drejtojne e qeverisin… me se paku eshte bashkefajtor …

Shqiptare qe dje u bene Ateiste e shemben Kisha e Xhami dhe vrane sherbestaret e Zotit …e sot luten ne Zot e me syte nga Qielli per nje jete me te mire…duke qendruar mengjes-dreke – darke me duart mes shaleve , duke ndenjur gjithe diten e dites neper kafene e restorante e duke qare hallet e punet e botes e jo te tyret…e duke bere gam – gam e duke u marre non stop vetem me politike …

Shqiptare qe kur ju shan PS, PD, LSI etj …jane gati te te hidhen ne gryke e rrezik te marrin pisqollen e te te heqin qafe …e nderkohe qe greku e serbi ju hyjne ne toke te tyre, i perdhunojne, i poshterojne , i kercenojne me jete e ju a perdhosin Atdheun e tyre …ata [ shqiptaret] vazhdojne e luajne Telebingo , Kumar…e Lojera fati…

Shqiptare qe me se shumti i terbon suksesi i nje bashkeatdhetari te tyre ndaj dhe ne vend qe njerezisht e minimalisht ta urojne…nxitojne poshtersisht ti bejne gropen …ose ne te kunderten…shqiptare gjakprishur qe lumturohen nga fatkeqesite qe ju ndodhin Shqiperise e shqiptareve …

Shqiptare qe fatkeqesisht e mendje-lehtesisht kujtojne e besojne se Shqiperia duhet e mbrohet vetem duke kenduar ”Xhamadanin vija-vija” e duke uleritur se…kush s’kercen nuk eshte shqiptar e me keq akoma teksa kenaqen me folklorizmin e tyre banal tek bertasin vend e pa vend …ohhh sa mire me qene shqiptar….

Shqiptare sadiste e kanibale qe arrijne deri ne te pa imagjinueshmen cmenduri – njerezore teksa presin edhe koken e Nenes se tyre …

Shqiptare qe ekstradohen pa mbarimisht sa ne nje vend ne tjetrin e sa nga nje vend …drejt Atdheut te tyre per krime e droge, vrasje e perdhunime….dhe serisht ky shtet kriminal i tyre ben sehir …

Shqiptare pa orientim, pa busull, pa te sotme e pa te neserme qe per fatin e tyre te keq ende nuk po arrijne te kuptojne se dita dites po shfarosen e po firojne si popull e po degradojne drejt zhdukjes edhe si Komb …

Cfare fatkeqesie e cfare tmerri kur mendon historine krenare te tyre e tek sjell ndermend qenien e tyre nder vendet e popujt me te hershem e me te civilizuar ne historine boterore te njerezimit…

Dëbohet nga Shqipëria agjenti sekret i Iranit, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë

Ehsan Bidi, një agjent iranian, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë, një emër i njohur për autoritetet shqiptare por jo vetëm, do të dëbohet sot nga Shqipëria drejt Greqisë.

Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ai është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish-anëtar i PMOI” (Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak.

Pasaporta e Bidi, me të cilën ai hyri në Shqipëri, e regjistruar në 27 Janar 2013 dhe numër 16359072, është e vlefshme për pesë vjet. Kjo zbulon se nuk ka nevojë ta njohësh këtë individ si refugjat.

Transferimi i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e qelizës së një rrjeti spiunimi midis anëtarëve të PMOI / MeK të transferuar nga “Camp Liberty” në Irak, në Shqipëri.

Qëllimi i këtij misioni ishte sigurimi i informacionit të nevojshëm dhe të hapë rrugën për sulmet e ardhshme terroriste. Rezistenca iraniane ka ekspozuar të kaluarën dhe shërbimin e Bidi-it ndaj mullahëve në shumë deklarata të mëparshme.

Sipas deklaratës së publikuar më 2 dhjetor 2013, në 19 Prill 2012, Bidi u dorëzua para forcave Irakiane dhe shkoi në Hotelin Mohajer, i cili kontrollohet nga elementë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit (MOIS) dhe Forcës terroriste të Qods.

Në mesin e 2012, Bidi shkoi në Turqi dhe prej andej në Egjipt, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar. Zyrtarët egjiptianë e arrestuan atë./ dita

Shqipëri: Spitalet Covid mbingarkesë pacientësh nga të gjitha moshat

Në Shqipëri, pandemia Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjitha moshat dhe krahinat. Tirana është qyteti më i prekur nga virusi për shkak të numrit të madh banorëve.

Në kryeqytet janë vendosur edhe dy spitalet Covid, Infektivi dhe Sanatoriumi, të cilët mjekojnë një numër pacientësh përherë në rritje.

Një pacient me Covid vetëm 29 vjeç i dha fund jetës sot në orët e para të ditës, duke u hedhur nga katet e sipërme të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku po mjekohej prej 4 ditësh.

Pas Spitalit Infektiv në Qendrën Universitare Nënë Tereza, është spitali i dytë Covid “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Sanatoriumi, ai që po mban gjithashtu mbingarkesë të pazakontë pacientësh të infektuar nga koronavirusi.

Vdekjeve nga sëmundja sot iu shtua në spital edhe një vetëvrasje. Një pacient 29 vjeç nga Durrësi i dha fund jetës sot në orët e para të ditës duke u hedhur nga katet e sipërme të ndërtesës.

Përfaqësuesit e spitalit universitar deklaruan se i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Por mjekët thanë se janë organet e specializuara ato që po hetojnë mbi arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, dhe se ata kujdesen me përkushtim për shërbimin shëndetësor.

Sipas njoftimeve zyrtare, mosha mesatare e pacientëve me Covid është 47 vjeç.

Afro 20 për qind e të prekurve u përkasin moshave 55-64 vjeç, por po aq, rreth 20 për qind të tjerë janë pacientë të moshave të reja 25-34 vjeç.

Edhe sot përreth Sanatoriumit kishte një numër të konsiderueshëm forcash të rendit dhe familjarësh, të parët për të vendosur rregull dhe rritur sigurinë, të dytët për të ndihmuar sadopak nga jashtë e në distancë njerëzit e shtëpisë të shtruar aty.

Në Sanatorium janë të shtruar afro 120 pacientë, disa janë të intubuar dhe disa në tereapi intensive, por shifrat lëvizin përditë midis atyre që shërohen dhe lënë spitalin dhe atyre që shtrohen rishtas.

Kur dolën rastet e para me COVID në pranverë dhe nga vdekja e parë më 11 mars, sot pas afro 5 muajsh, numrat në Shqipëri janë mbi 208 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar. zëri i amerikës

“Ishte pranë shërimit”- Detajet nga vetëvrasja e 29-vjeçarit tek “Shefqet Ndroqi”

Gazetari Erjon Skëndaj jep detaje për lajmin tragjik të mëngjesit të sotëm, ku një pacient në kushte të rënda psikologjike u hodh nga kati i tretë i spitalit COVID 2 ku ndodhej të paktën prej një jave.



Skëndaj raportoi duke iu referuar burimeve nga spitali “Shefqet Ndroqi” se pacienti ishte në prag të shërimit dhe se kishte dhe pak ditë të mbetura për të kaluar në spital.

“Ai trajtohej me shumë pak oksigjen, 3-4 litra, pra në minimunimin e mundshëm të oksigjenimit të pacientëve. Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar i cili nuk kishte komplikacione të tjera është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit”, raportoi Skëndaj.

Policia pranon në komunikatë se 29-vjeçari me inicialet Xh.K. është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit. Ai ishte shtruar rreth 7 ditë më parë në spital.

MJERIMI DHE INJORIMI I SKENDËR HYSENIT!! – Nga Binak MAXHARRAJ

 

/Skender Hyseni mollë sherri ne qeverin e Strucave?

 

Skender Hyseni me një disharmoni trupore  vjenë nga kopshti i çudirave akademike të LDK qe udheheqet nga Isa Mustafa-Struci.Ky njeri i pa definuar mire,pa ndonjë profesion te caktuar,merret me çdo gjë për te përfunduar ne asgjë.Doli nga pluhuri ne raftet e akademis së LDK qe me qeeleim te bëhet mollë sheri ne qeverin e Strucave qe e udheheq Struci Avdullah Hoti.Është njeri kallauzë të cilit nuk i pretë goja kur fletë.Është njeri që pretendon se dine çdo gjë,por ne te vertetë nuk dine asgjë,pos pshtjellimeve dhe lepirjeve të duarve te atyre qe ua mbanë qantat.

Skender Hyseni është një vegel përdoruese i përshtatshëm për të gjithë,sidmos i atyre te cileve me plotë servilizëm dhe përulësi u sherben.

Skender Hyseni nuk ka ndonjë autoritet ne Partin e tij,por as ne popull hiq së hiq,ata te LDK e përdorin si mjet për kusuritje me partit tjera.

Skender Hyseni as vetë nuk e dine mire së cilës parti i përketë,ai është në shërbim atje kudo që bosat e tij/Thaçi-Mustafa/ e kanë interesin e përbashkëtë.Kur është puna te interesi ai nuk e dallon shefin e tij Isa Mustafën-Strucin nga Hashim Thaçi,sepse këta te dytë e grahin njësoi.

Në partinë e tij në LDK Skender Hyseni është një njeri i deshtuar,nuk ka autoritet te anëtarësia dhe elektorati I LDK.Ështe njeriu më i pa votuar ne LDK.Në zgjedhjet e viti 2017 pesoi katastrofë elektorale,nuk arrijti te bëhet as deputet I fitoi vetem 2069 vota,kurse ne zgjedhjet e 6 tetorit 2019 nga friga e deshtimit total nuk mori fare pjesë ne zgjedhje,sepse siç po vrehet është njeri i injoruar nga populli dhe nga zoti,por jo edhe nga mafia e krimit te organizuar mbrenda LDK.dhe Klanit Pronto

Pra, Skender Hyseni ka diçka te vacant,din me dredhë e çdredhë,është servile i mrekullueshëm i atyre qe e kanë fuqinë e vendosjes gjithëmonë është në shërbim te interesave te tyre.Ky njeri në cilësin e ministrit te mbrendshëm se bashku me Hshim Thaçin me 2015 në Vjenë e nenshkruan humbjen e teritorit te Kosovës Çakorrin dhe Kulllën duke ia kaluar(ku me dijtë se më çfarë çmimiMalit të Zi hiq më pak se 8200 hektar.

Por ajo së çka e damkos këtë biqim njeri është roli i tij në punët e liga në rreximin e qeveris Kurti me te mirën qe kishte Kosova deri me tani.Qeveria Kurti fillaoi punën mbarë sipas premtimeve qe i kishte dhënë gjatë zgjrdhjeve të:çkapë shtetin nga mafia e krimit te organizuar,të luftoi korrupcioni dhe te vejë drejtesi ne vend.I kapi paniku të gjitha klanet e krimit te organizuar dhe u betuan se do ta rrexojnë qeverin Kurti.Albin Kurtin e shpallen antiamerikan,po na prishë me Amerikën dhe u betuan se këtë njeri duhet rrexhu.Dhe Skender Hyseni doli nga hieja.

Ky njeri me urdherin e kupoles së krimit te organizuar dhe korrupcionit Skender Hysenin e derguan privatisht ne Uashington te miku i dallaverev te Hshim Thaçit Richard Grenell për të kërkuar ndihmë për rreximin e qeverisë.Richard Grenell nuk hetizoi u doli ne ndihmë pasiqe Albin Kurti e kishte akuzuar se po i jepë zjarr se bashku me Thaçin dhe Vuçiq për ndarjën e Kosovës.Qeveria  Kurti u rrexu.Për here te pare me ndihmën e një amerikani antiamerikan siç ishte Richard Grenell u përdhosën vrerat demokratike amerikane ne Kosovë duke e rrexuar qeverin e popullit dhe duke e këlthyer ne pushtet mafinë e korruptuar.Për këtë ambasadori Grinell nuk u pa me sy të mire në qarqet e pushteti ne Amerikë dhe si I këtill përjetoi fijasko.

Duke e dijtur besnikrin e Skender Hysenit kupola e krimit te organizuar dhe e korrupcionit më te ardhur në pushte perms qeverië kukull të Strucave te Avdullah Hotit Skender Hysenin e emeroi për koordinator ne dialogun Kosovë-Serbi,anipse lidhje nuk ka për këtë punë dhe së ështe i paaftë te ballafaqohet me Vupiqin tëpër agresiv.

Avdullah Hoti kishte vendosur qe me insistimin e Thaçit dhe te Mustafës për mbrojtjën e interesave te tyre bisnisore,korruptive ta emrojnë njeriun e tyre Skender Hysenin,njeriun me te pa autotitetshem ne LDK dhe pa kurrfarë peshe politike.Këtë emrein kryeministri Hoti e beri pa i pyet afre ,pa kurrfare koordinimi me Aleancen dhe Nismen.Për këtë arsye filloj pelcitja dhe përqarje midis subjekteve te ketij koalicioni te brishet,te papërfillet dhe pa peshë politike për te vendos për çeshtje te medha për vendin.I ashtuquajturi koordinator i Kosovës ne procesin e dialogut me Serbin nuk e pëfaqeson Kosovën,sipse ky fare kordinatori nuk ka mandate kushtetues dhe politike dhe se ne këtë dialog është ilegjitim.Thjesht është kordinator vetem për interest e Hashimit dhe të Isa Mustafës.

Derisa e tërë bota,po edhe SHBA si dhe Kosova janë në vorbullën e luftes kundër pandemisë,dhe se lideret e SHBA nuk levizin nga vendi I tyre sepse janë te angazhuar në luftimin kundër pandemisë.Por,ky biqim njeriu Skender Hyseni pa pritmas deklaroi se do te udhetoi për ne Uashtington, ku do te zhvilloi takime me zyrtatët e lartë te Departamentit te shtetit dhe ne Shtepinë e bardhë,për ti koordinuar punët rreth dialogut në procesin e negociatave.

Nuk dihet se për këtë udhetim misterioz a ja dha vizën Isa Mustafa,Hashim Thaçi apo Avdullah Hoti,apo ndoshta me pelqimin e te treve qe ai te shkojë ne Uashington ne këtë kohë krize pendemike.

Befasia është edhe me e madhe kur dihet se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington është ndërprer qysh më 27 qershor,pas lajmit skandal për Hashim Thaçin te cilit iu be publike aktakuza për krime lufte dhe kerime kundër njerzimit,

Pra si është e mundur qe dikush re shkoj në Uashington gjoja për bisedime ne një dialog i cili është ndërprer dhe si i till është zhvendosh ne BE. Por,ky dialog është ndërprerë edhe për shakun se nuk kishte pajtueshmeri të plotë midis Shtepisë së Bardhë dhe Departmentit te shtetit Amerikan.

 

Por,sekreti qendron diku tjetër,kjo shkuarje ka te bejë më lojrat e Thaçit dhe Mustafës, më prekje pulsit se si do reagonë Uashtingtoni për këtë vizitë pas ngritje se akuzës nadj Hashim Thaçi.

Vizita e Skender Hysenit sipas skenarit te Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës kaloi sikur nepër ferr.Njeriu i pare i  politikës së jashtme  Mike Pompeu kategorikishte e refuzon takimin me këtë njeri te panjohur në skenën politike të Kosovës,për te cilin nuk kishte asnjë paralajmerim me parë për ndnjë takim te mundshëm

Habia është edhe më e madhe se me çfarë te drejte ky koordinator i djallit ka te drejtë ta takojë këtë figure te lartë politike pa paralajmerimi cili edhe me pare kishte telashe dhe ngatrresa me Hashim Thaçin rreth Gjykatës Speciale.

Vallë a mos ka menduar se Skender Hyseni po shkon ne LLap dhe mund ta takojë kendo dhe në çdo kohë qe derishiron,si ka guxim dhe fytyrë te sillet kaq ulët ky fakir i Hashim THaqit dhe Isa Mustafës.Më çfarë te drejtë ky hut dhe Struc i Isa MUszafes tenton qe te ia qetë hijën e zezë Kosovës me miqet tanë duke u sjellë ne këtë menyrë primitive duke derguar atje njerez primitive te kalibrit te Skender Hysenit.

Eu,bre me plasë njeriu nga inati kur i shikon këto sjellje makabre te këtij fakiri,sikur Amerika e madhe paska mbetë me e mesuar dhe këshilluar Skender Hyseni se si duhet të koordinohet procesi i negociatave ne dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I deshpruar nga deshtimi dhe injorimi qe ia beri Mike Pompeu,Skender Hyseni tentoj bile ta takoj ambasadorin e deshtuar ne dialog Richard Grenell.Telefonoj gjithandej Amerikës.Por kot edhe ky nuk i doli nuk e takoi,sigurisht  i irituar për “tradhetin” qe i bari Hashim Thaçi me Isa Mustafën për ta bindë qe te ndikojë ne rreximin e qeverisë Kurti,per çka pati edhe kritika nga Deparmenti i shtetit për rreximin e qeveris legjitime duke ia lenë një hije te keqe demokracis amerikane.

Pra,takimi I Skender Hysenit ishte i pamundur me Grenell,sepse pot e takohej do te shkretonte perseri,do te shpifte diçka perseri për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.Por deshtoi takimi me Grenell,sepse thjeshtël Skender Hyseni ishte i padeshiruar për për vizitë në Amerikë.

Sa për satisfakcion Skender Hyseni i deshpruar dhe i injoruar totalisht nga zyrtaret Amerikan e takoi disi si përshqitas Matthew  Palmer(dhendrrin eSerbisë) te parendesishëm.Me  këtë njeri takime ishte i deshtuar sepse ishte pa ndonje peshë politie.Më këtë njri Skender Hyseni do e mund te bisedonte me telefon edhe pa shkuar ne Amerikë,e as me tepër kur dihet se Palmer ende nuk i është bashkuar zyrtarisht deialogut mes Kosovës dhe Serbisë në BE.

Pra,vizita e Skenderë Hyseni në Uashington ishte injoruar totalisht nga zyrtaret me te larrtë Amerikan,nuk rezultoi me kurrfar me kurrfarë aktiviteti.Kjo vizitë deshtoi qe ne fillim,sepse atje u dergua njeriun i padeshiruar dhe i deshtuar ne skenën politike në Kosovë.Vizita nuk ishte parapregadit dhe koordinuar me pare,shkojë Hyseni si Hasani siç thotë populli,pa dijtë se ku pa shkonë,për çka po shkonë,me kend do te takohet.

Kjo vizitë me këtë deshtak dhe injorant i la hiej te keqe Kosovës,I la një sjellje jo miqesore me mikun tone te Madh Amerikën,por kështu ndodhë kur ne Kosovë hala sundojn bandat e krimit te organizuar të ciltë ne skenën politike qendrojnë vetem për interest e tyre personale,duke e mbrojtur krimin e tyre te njeri tjetri tdhe duke  injoruar interest e shtetndertimit.

 

Shqipëri, tjetër rekord rastesh të reja dhe 3 viktima nga Koronavirusi

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u rregjistrua një tjetër rekord i rasteve të reja të konfirmuara pozitivë ndaj Koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 141 të prekur dhe 3 viktima, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare, për të cilët nuk u bë e ditur të kishin patur sëmundje shoqëruese. Në total janë 208 personat që kanë humbur jetën.

Numri më i lartë i të infektuarve i vërejtur së fundmi ka ardhur paralelisht dhe me një rritje graduale të testimeve që po kryhen në Institutin e Shëndetit Publik. Që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, deri më tani, rastet pozitive ndaj koronavirusit janë në kuotën e 6817 të prekur, nga të cilët mbi 5500 të infektuar vetëm në 9 javët e fundit. Sipas të dhënave të bëra publike pasditen e së mërkurës, rastet e fundit janë zbuluar në 19 qytete të ndryshme të vendit: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, dhe Selenicë.

Në të gjithë vendin janë 3057 persona aktivë. Një shifër që vjen duke u rritur nga ditë në ditë, ndërsa numri i atyre që shërohen mbetet ndjeshëm më i ulët se i rasteve të reja. Më shumë se gjysma e personave aktivë janë në Tiranë, 1678 raste. Durrësi dhe Shkodra vijojnë të jenë qytetet e tjera me shifrat më të larta, respektivisht 367 dhe 263 raste.

E njejta tendencë në rritje vërehet me pacientët e shtruar në spitalet ku trajtohen personat që shfaqin shenja klinike të sëmundjes. Deri pasditen e të mërkurës ishin 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, nga të cilët 16 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 të tjerë të intubuar. Por ndërkohë, krahas tyre, në spital është rritur dhe numri i atyre që janë të dyshuar si të prekur nga virusi i rrezikshëm. zëri i amerikës

Kush prek shqiponjën përballet me luanët: Të gjithë shqiptarët janë UÇK dhe UÇPMB – Nga Azgan Haklaj

 

Vuçiç, shqiptarët e duan paqen, nëse ju doni luftë do të përballemi në fushë të mejdanit e do të mundim prapë, ashtu si stërgjysherit tuaj Brankoviçin dhe Sulltan Muratin e dytë, e Babain tuaj shpirtëror Millosheviçin.

Kur Gjergj Kastrioti dermonte ushtritë barbare otomane, Mbreti Brankoviç i dhuronte për harem bijën e tij Sarën Sulltan Muratit të dytë

Brenda dy- tre ditëve Serbia u kthye në identitetin e vet të vertetë si shtet i mbarsur në çdo qelizë të tij më ideologji fashiste, ultranacionaliste, paranojake e ksenofobi ndaj fqinjëve të saj.
Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, brenda kufijëve të Republikës së Kosovës, një shtet tashmë i lirë dhe sovran, aspirant për anëtar të OKB-së, Natos dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë dhe nga ana tjetër heqja brenda dy – tre ditësh e Flamurit Kuqezi, simbolit kombëtar të shqiptarëve, në Luginën e Preshevës, në dasëm janë shenja që tregojnë se shteti e qeveria e sotme serbe nuk janë distancuar aspak nga e kaluara e tyre e errët historike, nga e cila edhe vetë e kanë pësuar jo pak herë për gjatë historisë.
Diplomacia serbe si krahu i zgjatur i Akademisë së Shkencave Serbe, kishës ortodokse, qarqeve shoviniste është munduar të fsheh të vertetën historike për Kosovën duke e konsideruar atë si tokë të vehten, e madje djep të qytetërimit e identitetit të saj kulturor e fetarë.
Tashmë që kohët kanë ndryshuar, e përrallave të tyre s’ua vën veshin asnjë kancelari e fuqive të mëdha botërore sejmenët e Vuçiçit, nostalgjikë të Hitlerit të mesjetës Car Dushanit e të kasapit të Ballkanit Millosheviçit, të bindur se Kosovën e kanë humbur përgjithmonë për shkak të vertetës së hidhur, se nuk e kanë patur asnjëherë të tyren, kanë kurdisur lojën e dyfishtë:
Nga njëra anë bëjnë sikur janë për bisedime me Qeverinë e Kosovës, bisedime të cilat në fund të fundit nuk kanë asnjë kuptim pa njohjen reciproke të dy shteteve, e në anën tjetër, më qëllimin djallëzor për t’i prishur këto bisedime fabrikojnë dosje krimesh e ngrejnë male akuzash krejtësisht fallco, për të delegjetimuar luftën e UÇK- së e prijëseve të saj, por që do të shkërmoqen si rëra si gjithnjë kjo nuk ka asnjë dyshim.
Historia e krimeve serbe në Kosovë është e “denjë” për muzeun e ardhshëm të kombeve dhe e meriton të vendoset në një pavion të emërtuar “Pavioni i Trupit”, ashtu si Hitleri në shekullin e XX – të, i cili mendoj ta “zgjidhte” Çështjen Hebreje duke i shfarosur si komb.
Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Car Dushani I Serbisë në shekullin e XIV-të ndaj shqiptarëve.
Doktrina e tij kanibaleske e shfarosjes së shqiptarëve u bë fanari ndriçues i shtetit të pavarur serb të Grashaninit, frymëzim për Çubriolloviçin, Qosiçin, Rankoviçin, për Akademinë e Shkencave Serbe dhe makinës ushtarake shtypëse serbe, nga e cila për gjatë një shekulli e kanë pësuar qindramijëra shqiptarë, kroatë, boshnjakë e nacionalitete të tjera të Jugosllavisë së parë dhe të dytë siç shprehen historianët.
Ksenofobia deri në kufijtë e çmendurisë që ushqejnë serbët ndaj shqiptarëve e Flamurit të tyre Kombëtar është së pari një ndjenjë e thellë inferioriteti që ata kanë ndaj genit të racës tonë, e cila ka nxjerrë në të gjitha epokat historike figura të ndritura, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Europës e atë të mbarë njerëzimit.
Arsyeja e dytë e urrejtjes patologjike të serbëve ndaj shqiptarëve është lakmia e tyre e shfrenuar ndaj tokës e nëntokës së tyre të begatshme, të cilën Zoti ua ka blatuar dhe e ka vendosur në pozicion gjeografik nga më të përsosurit në botë dhe po aq të rendësishëm në aspektin gjeostrategjik.
Serbët në pamundësi për tu përballur tashmë në fushëbetejë, apo në mejdan si i thonë në anët tona me 10-të milionë shqiptarë, të cilët shekujt e luftërave i kanë pagëzuar si luanë guxojnë të dhunojnë Flamurin e tyre në dasëm, siç patën bërë para do kohësh në Stadiumin e Beogradit duke ju sulur shkabës dy krenare si dema të tërbuar, por u mundën e u turpëruan në shtëpinë e tyre nga matadorët Kuqezi.
Natyrshëm lind pyetja?!
A e dinë akinxhinjtë dhe jeniçerët e sotëm të Vuçiçit së po prekën shqiponjën do përballesh me luanët?!!
Ai Flamur me zhgabën dy krenare që zbukuronte mburojën e Pirros e të Teutës e të kolosëve iliro- dardanë, Flamuri Kuqezi i shqiptarëve është Flamuri më i vjetër i Europë.
Ai është Flamuri i Luanit Shqiptar Gjergj Kastriotit, i cili në kohën kur Mbreti Brankoviç e princat serbë ja puthnin këmbën sulltanëve të Azisë e ju dergonin vajzat në harem, siç bëri me të bijën e vet Sara Brankoviçin që ia dergoj Sulltan Muratit të Dytë, Gjergji ynë legjendar i thyente e i dërmonte ushtritë barbare otomane.
Nuk është rastësi që heqja e simbolit kombëtar të shqiptarëve u bë për tu hakmarrë ndaj kryetarit të veteranëve të luftës së UÇPMB-së z Nazmi Haradinaj, për të ngjallur panik dhe për të prishur dasmën, e pikërisht në Luginën e Preshevës, në një trevë, e cila ka qenë prej shekujsh një nga epiqendrat e qëndresës për liri e pavarësi të Kombit Shqiptar.
Vuçiç e Sejmenët e tij duhet të jenë të bindur se Presheva, Bujanoci e Medvegja tashmë nuk janë e nuk do të jenë kurrë vetëm.
Nëse ish ministri i Millosheviçit, fashisti Aleksandër, Rankoviçi i dytë do ta shkelë edhe njëherë folenë e shqipes me çizmet e xhandarëve të tij siç bëri në Karaçevë e të prekë simbolin e shenjtë të 10-të miloon shqiptarëve i duhet të përballet me luanët e kësaj toke të lashtë, të cilët kanë treguar përballë ushtrive shumë më të fuqishme se ajo serbe se dinë të mbrojnë shqiponjën, simbolin e qiellit e lirisë së tyre.
Kryeministri serb duhet medeomos të kujtojë profecinë e gjeniut Ibrahim Rugova të para tre dekadave së:
“Nëse deshton diplomacia, Çështja e Kosovës do të zgjidhet me luftë”.
Në vitin e bekuar 1999-të mrekullia ndodhi.
Ishin në koalicion kundër kuçedrës militare serbe, në qiell avionët e Natos dhe në tokë bijtë e shqipes, luanët e UÇK-së së lavdishme, të cilët e shpartalluan ushtrinë e Millosheviçit dhe Vuçiçit.
Harrojeni Kosovën zotërinj të Beogradit e kthejuni Realpolitikës, pas kaq shekujsh eksperience të hidhur.
Prej dy dekadash në mijëvjeçarin e tretë Amerika dhe Presidenti Trump po përpunojnë Dokrinën e Paqes, lirisë e Rendit të Ri Botërorë, ku atyre që zgjatin kthetrat ndaj fqinjëve të tyre do tu pritëm njëherë e mirë krahët.
Vuçiç, shqiptarët duan paqe.
Nëse ju doni luftë do të përballeni me luanët në fushën e mejdanit.
Të gjithë shqiptarët janë UÇK dhe UÇPMB.

Haradinaj i tërheq vërejtje Hotit dhe LDK-së: Bëni disa hapa mbrapa, keni ulur nivelin e dialogut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të shprehë pakënaqësi ndaj kryeministrit Avdullah Hoti në raport me dialogun që po zhvillohet në Bruksel.

Haradinaj ka thënë se Hoti ka ulur nivelin e bisedimeve duke dërguar koordinator për të përfaqësuar Kosovën.

“Po i tregoj këtij kryeministri dhe kolegëve të mi në LDK që me apo pa vetëdije jeni futur në një klishe ku dialogun e keni ulur më poshtë se në kohën e Thaçit e Mogherinit. Dialogu ka qenë në nivelin e vendimmarrësve të Presidentit Trump, Presidentit Macron e Kancelares Merkel”, ka thënë Haradinaj në RTV21.

I pari i AAK-së ka këshilluar Hotin të bëjë disa hapa mbrapa në raport me dialogun.

“Bëni disa hapa mbrapa. Mos lejoni që t’iu thojnë ky është dialogu. Ky nuk është dialogu. Dialogu është kur ulen në tryezë Kryeministri Hoti Presidenti Macron, Kancelarja Merkel por edhe Presidenti Trump apo i dërguari i tij për këtë temë. Nuk kemi nevojë për një dialog ku njerëzit tonë enden poshtë e lartë”.

Haradinaj thotë se AAK nuk e ka synim ta drejtojë dialogun por nuk do të bëhet pjesë në këto rrethana.

“Ne e pranojmë se dialogu i takon Kryeministrit, por Aleanca nuk pranon të bëhet bashkëpjesëmarrëse në devijimin e dialogut nga vendimmarrësit politike te Lajçaku e Skënder Hyseni. LDK po e aprovon këtë. Unë e kam problem këtë dhe nuk qëndrojë prapa saj. Pasojat politike rreth kësaj teme nuk i pranojë. Pasojat e këtij dialogu teknik le t’i bartin ata”, ka deklaruar ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Shqipëri: Pandemia dhe konfuzioni social e ekonomik që shkaktoi

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, pandemia Covid-19 ka shkaktuar një konfuzion të përgjithshëm social dhe ekonomik nga fillimi i vitit e në vazhdim.

Janë mbi 200 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar nga koronavirusi. Por sociologët pohojnë se shoqëria shqiptare po reagon në mënyrë kaotike dhe shpesh indiferente ndaj këtij rreziku.

Studiuesit theksojnë se me shfaqjen e këtij virusi deri në gjetjen e një mjekimi për të, shqiptarët duhet të heqin dorë nga traditat e jetës kolektive dhe zakonet ceremoniale në komunitet.

Koronavirusi dhe pandemia sollën edhe në Shqipëri një konfuzion reagimesh kontradiktore, ku njerëzit nga një anë përpiqen të mbrojnë jetën e familjarëve dhe nga ana tjetër duhet të punojnë për të siguruar të ardhurat e mbijetesës së familjes.

Studiuesi i njohur i sociologjisë, prof.dr. Zyhdi Dervishi, thotë që, ashtu si për mjekët, kjo është një periudhë e pazakontë edhe për sociologët, që vëzhgojnë reagimet e shoqërisë përballë një sëmundje me hije kaq të rëndë, që ka mbërthyer gjithë sektorët e jetës shqiptare e botërore.

“Kjo sëmundje ka krijuar një pështjellim të madh, ka krijuar një anarki shpirtërore dhe problematikat e tyre shpesh janë të frikshme. Shpesh njerëzit e prekur nga Covid, ose kanë patur të afërm të tyre të prekur nga Covid, janë të çoroditur. Masat që rekomandohen për mbrojtjen duhen zbatuar, por është e rëndësishme që njerëzit të kenë një pmje më të qartë për natyrën e kësaj sëmundje” – thotë zoti Dervishi.

Studiuesit vlerësojnë se reagimi më i papritur i shqiptarëve ndaj koronavirusit ishte mohimi fare i ekzistencës së sëmundjes dhe refuzimi i vetëmbrojtjes ndaj saj.

Por kjo i rriti shifrat e viktimave dhe spitalet janë plot, thotë profesor Dervishi, prandaj besojnë apo nuk e besojnë shqiptarët, sëmundja është aty, po merr përditë jetë njerëzish dhe ata duhet të mbrojnë jetën e tyre dhe të tjerëve që i rrethojnë.

“Në shoqërinë shqiptare konfuzioni është i shumëfishtë. Ka njerëz që mendojnë se Covid nuk ekziston dhe shkojnë të shkujdesur e të pambrojtur përballë një rreziku real. Të tjerë mendojnë se ky nuk është si viruset e tjera, por është armë biologjike. Shfaqja e Covidit edhe në shoqërinë lipset të riperceptohet edhe në aspektin e rikonfigurimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve” – tha prof. Dervishi.

Një mori me gjoba dhe ndëshkime po marrin aktualisht lokalet dhe restorantet, ndërsa mjekët konstatuan se shumica e infektimeve të reja me COVID po shkaktohen nga ceremonitë martesore dhe ato mortore, festat dhe ditëlindjet në mjedise të tejmbushura pa masa mbrojtëse.

Tashmë që autoritetet ndaluan edhe muzikën në restorante si stimuluse e festave dhe tubimeve të pakontrolluara, të rrezikshme për shëndetin, është koha, thotë zoti Dervishi që shqiptarët duan apo nuk duan, duhet të heqin dorë hap pas hapi nga traditat e jetës kolektive dhe zakonet ceremoniale në komunitet.

“Përgjithësisht shqiptarët bëjnë jetë shumë aktive kolektiviste. Ata e kalojnë një pjesë të madhe të kohës nëpër kafene, duke biseduar dhe duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit. Kjo sëmundje, hija e saj e rëndë sidomos, kërkon që shqiptarët duhet të rrinë më larg njëri tjetrit, duhet të rrinë të distancuar edhe fizikisht. Kjo është masë e detyrueshme parandaluese për këtë sëmundje dhe për sëmundje të tjera” – thotë prof. Dervishi.

Deri tani në Shqipëri janë mbi 200 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar nga koronavirusi. Në dy spitalet Covid janë të shtruar mbi 120 pacientë, një pjesë në gjendje të rëndë, ndërsa një pjesë tjetër e konsiderueshme më lehtë po marrin mjekime të izoluar në shtëpi.

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 140 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 140 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 5 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.676 dhe numri i të vdekurve në 205.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në gjithsej 3.480 dhe rastet aktive janë 2.991.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 47.051 testime dhe ISHP vazhdon punën në terren për testimet ndaj personave të dyshuar me koronavirus.