VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Meta shpërndan video-mesazhin e gazetarëve: Mos e shit dinjitetin! Mbro me votë jetën, lirinë dhe të drejtat e tua! Mbro demokracinë!

By | April 20, 2021
blank

Komentet

blank

(Video) VOTE Marko Kepi on TUESDAY June 23rd!

Honored to receive a Gold medal from President Donald J. Trump.

The President’s Volunteer Service Award is a civil award bestowed by the President of the United States for recognition of outstanding volunteer contributions for community service to the United States.

VOTE TUESDAY June 23rd! 🇺🇸 #DonaldJTrump #maga #StatenIsland #BayRidge #USMC

———-

Marko Kepi është nderuar me një Medalje të Artë nga Presidenti Donald J. Trump.

Çmimi i Shërbimit Vullnetar i Presidentit është një çmim civil i dhuruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për njohjen e kontributeve të jashtëzakonshme vullnetare për shërbimin e komunitetit në Shtetet e Bashkuara.

VOTONI të martën 23 Qershor për Marko Kepi ! #DonaldJTrump #maga #StatenIsland #BayRidge #USMC

 

 

 

blank

(Video) Justina Aliaj meteori i artit shqiptar – rikthehet në skenë – gjithmonë, një jetë e mbushur me art dhe emocione

Justina Aliaj meteori i artit shqiptare – rikthehet në skenë – gjithmonë, një jetë e mbushur me art dhe emocione.

Ju ftojmë ta ndiqni këtë dokumentar kushtuar Artistes të madhe.

 

blank

“Le Figaro” godet reformën në drejtësi: “Krimi i organizuar dhe korrupsioni dy fusha ku Shqipëria shkëlqen”

Hosanatë dhe duartrokitjet për historinë e suksesit me reformën në drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Dhe si gjithmonë përpara institucioneve ndërkombëtare, sinjalet e alarmit i jep shtypi perendimor. Një gazetar i njohur francez, reporter i madh i të përditshmes prestigjoze të së djathtës, Le Figaro, Thierry Portes që ishte javën e shkuar në Shqipëri i ka kushtuar një shkrim asaj që nga diplomatët është konsideruar si reforma e reformave. Konkluzioni: Nga vonesat po përfitojnë të pandëshkueshmit.

 

“Ndërkohë që popullata është e zemëruar nga ngadalësia e procedurave dhe shfaq padurim për të parë më në fund goditjen ndaj banditëve të famshëm, krimi i organizuar dhe rrjetet e korrupsionit – dy fusha në të cilat Shqipëria shkëlqen – janë të vetmet që përfitojnë nga një reformë që supozohej se do ti ndëshkonte” thuhet në artikull.

Pasi jep një pamje të përgjithshme të asaj që ka ndodhur me reformën, që prej vitit 2016, duke cituar njërin prej zbatuesve të saj Sokol Sadushi, që justifikohet se ky proces “ka më shumë anë pozitive sesa negative”, gazeta flet edhe për mosarritjet e SPAK.

Lexo më tej:

Prokuroria Speciale nuk ka dashur të flasë me gazetarin francez. Ai shkruan: “Eshtë e vërtetë që SPAK do të diskreditohej përfundimisht nëse një prej të goditurve të tij të parë nuk do të qe një pjestar i elitës politike, në mënyrë që popullatës ti rikthehej  besimi tek drejtësia”.

 

Pasi përshkruan në detaje të gjitha gropat dhe institucionet e paplotësuara që ka lënë peshqesh reforma në drejtësi, Le Figaro i mer të mirqena akuzat se kullat e Tiranës po shërbejnë për pastrimin e parave të drogës: “Dhe për sa kohë që të përzgjedhurit e rinj të reformës nuk do të vendosin ligjin dhe drejtësinë, rrokaqiejt që pastrojnë paratë e drogës dhe korrupsionit do të vazhdojnë të ngrihen në qiellin e Tiranës”, e mbyll shkrimin e tij reporteri i madh, Thierry Portes.

Burimi Le Figaro, përgatiti Lapsi.al

blank

Rreth 7 mijë kosovarë ia mësyjnë Ulqinit në këto ditë pushimi

Ditët e pushimit që tashmë kanë nisur kanë bërë që në Ulqin të shkojnë rreth 7 mijë kosovarë.

Sipas Gëzim Hajdinagës, drejtor i organizatës turistike në Ulqin, ky vend gradualisht po i kthehet normalitetit.

Nga qershori pritet të hiqet edhe taksa e sigurimit prej 15 eurosh për turistët e Kosovës.

Mali i Zi për të pasur një sezon të mirë turistike ka lënë kufijtë e hapur për të gjitha shtetet fqinje pa ndonjë dëshmi testi PCR apo të vaksinës anti-Covid.

blank

(Video) Zbulohet SKANDALI/ Qeveria shpërndau 40 milionë euro në fshehtësi pak ditë para zgjedhjeve

Në datën 22 prill në telefonin e qytetares B.M nga Durrësi mbërriti një mesazh nga banka. Mesazhi shkruante: “Llogaria juaj u kreditua me 1 mijë dollarë”. Dërguesi i parave ishte buxheti i shtetit, më saktë program i granteve të rindërtimit nga tërmeti. Të nesërmen qytetarja u paraqit në bankë për të tërhequr çekun e dërguar nga qeveria, ndërsa pas dy ditësh shkoi të votojë.

 

 

Ky i qytetares B.M. nuk ishte një rast i izoluar, por një fenomen në shkallë të gjerë. I njëjti mesazh u ka mbërritur mijëra familjeve durrsake, dy deri në tre ditë para zgjedhjeve. MCN ka mundur të sigurojë dokumentet ekskluzive si dhe të gjurmojë qindra transferta bankare nga qeveria në llogaritë e familjeve. Këto që shihni në ekran janë vetëm disa prej transfertave nga buxheti në llogaritë e familjeve nga datat 19 deri në 23 prill.

Paratë kesh të derdhura nga buxheti në llogari të familjeve të Durrësit në javën e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi i një operacioni të mirëkoordinuar me arkitektë Bashkinë e Durësit. Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta kesh nga qeveria si kompesim për dëmet e tërmetit. Në 14 prill, Bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve iu derdhën 4 milionë euro kesh në llogaritë e tyre.

Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, Bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, ç’ka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.

Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte nje operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që kordinohej nga qeveria në tiranë. Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë.

Këto dokumenta konfidenciale të siguruar nga MCN, tregojnë se përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Fenomeni ka qenë aq masiv sa që mund të jetë operacioni më i madh i ndikimit të votës në shkallë të gjerë i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Jo me para informale, por drejtpërdrejtë me paratë e buxhetit të shtetit, pra me paratë e taksave të qytetarëve. Gjithçka në rrugë ligjore dhe gjithçka nën hundën e opozitës. Kjo e fundit madje, shëtiste nëpër Shqipëri autokolonat e militantëve. Por ndërsa opozita jetonte me ëndrrën e saj euforike për të fituar zgjedhjet, qeveria ishte duke realizuar në heshtje operacionin më të madh të ndikimit të votës, rezultati i të cilit u pa në 25 prill. /Marrë nga MCN TV

blank

VIDEO – Me një gjermanishte të rrjedhshme, Donika Gërvalla pati një paraqitje brilante në Parlamentin Europian

Me një gjermanishte të rrjedhme, Donika Gërvalla pati një paraqitje briliante në Parlamentin Europian

blank

Pamje të rralla të presidentit Rugova në themelimin e organit “Forumi Demokratik” më 1990

Ish-ambasadori shqiptar në Bosnje e Hercegovinë, Flamur Gashi ka kujtuar kohën kur presidenti Ibrahim Rugova ishte zgjedhur drejtues i “Forumit Demokratik” më 1 korrik 1990. Në një video-incizim të publikuar nga ish-bashkëpunëtori i presidentit Rugova, Adnan Merovci, kryetari i parë i LDK-së shihet duke tymosur cigare teksa bisedon me të pranishmit në ceremoninë e themelimit të organit “Forumi Demokratik” , raporton Gazeta Express.

Gashi ishte pjesëmarrës në ceremoninë e themelimit të “Forumit Demokratik” një organ në të cilin u mblodhën të gjitha partitë dhe organizatat që funksiononin në atë kohë në Kosovë.

Deklarata e miratuar në “Forumin Demokratik” ishte baza e Deklaratës Kushtetuese që u miratua të nesërmën me 2 korrik 1990 nga delegatët e Kuvendit të Kosovës.

blank

Video- Me brohoritje e fishekzjarrë, rreth 200 simpatizantë të PS konfrontohen me kreun e PD dhe djemtë e tij në Manëz, disa të shoqëruar

Është shoqëruar me tensione fitorja në Durrës, menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave, ku rezultoi fituese PS me 8 mandate, ndërsa PD mori 6. Burime nga zyrat e PD në Manëz të Durrësit i thanë “BalkanWeb” se një grup me 150-200 simpatizantë të PS kanë shkuar pranë zyrave të shtabit elektoral të PD në këtë zonë, duke brohoritur e plasur fishekzjarrë.

Burime pranë PD thonë se në zyrë ndodhej vetëm kreu i PD në këtë zonë, Gazment Luku, me bashkëshorten e tij, Manjola Luku, që ishte dhe kandidate për deputete aty, si dhe dy djemtë e tyre. Siç pretendojnë demokratët, simpatizantët e PS janë përplasur verbalisht me kreun e PD në Manzës dhe djemtë e tij, dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka shoqëruar kreun e PD në Manëz, Gazment Luku, me dy djemtë e tij, për t’i pyetur rreth ngjarjes.

Ndërkohë, e kontaktuar nga “BalkanWeb”, Policia e Durrësit ka thënë se ka pasur konflikt mes dy palëve, ku për rrjedhojë, janë shoqëruar në komisariat persona nga të dyja palët, të cilët për merren në pyetje për zbardhjen e ngjarjes.

blank

Boiken Abazi denoncon vjedhjen e votave dhe sjelljen brutale të policisë (VIDEO)

Boiken Abazi në rrjetin social denoncon vjedhjen e votave dhe sjelljen brutale të policisë:

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, shkruan se votat që i janë dhënë si kandidat i pavarur po bëhen të pavlefshme.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Abazi shkruan se shumë prej votave të tij, po i kalojnë PS-së.

 “Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS. Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim,”

LVV në Shqipëri përveç Abazit kandidon me dy emra të tjerë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër dhe me Iliaz Shehun në Lezhë.

“Kjo është mënyra se si policia e shtetit trajton kandidatët, pasi kishte ndaluar hyrjen e vëzhguesve tanë në Shkollën “Bajram Curri”, KZAZ nr. 34, në Tiranë me urdhër të kryetarit të KZAZ-së. Ju lutem shikojeni videon me kujdes, është bërë sot rreth orës 2 të mëngjesit. Aty jam unë si kandidat i certifikuar nga KQZ, dhe një Polici që zbaton një urdhër të jashtëligjshëm nga kryetari i KZAZ-së që kishte lejuar brenda vetëm kandidatët, komisionerët dhe vëzhguesit e PS, PD, LSI dhe PSD, të cilët duket se ishin marrë vesh me njëri- tjetrin për “bukuri”.”

 

blank

Basha sërish thirrje qytetarëve: Dilni e votoni, është dita juaj!

Lideri demokrat Lulzim Basha nga Elbasani bëri sërish thirrjen e tij drejtuar qytetarëve, që t’i drejtohen kutive të votimit.

Në një prononcim për mediat Basha tha se sot është dita e qytetarëve, e fuqisë së tyre që shprehet me votë.

“Dua t’ju bëhej një thirrje qytetarëve që s’kanë dalë të votojnë, që të votoni. Se ditë me diell. Në këndvështrimin e përfaqësuesve tan n terren, situata është e mirë. Por mos prisni një shans të dytë, votoni. Kanë ngelur edhe rreth 4 orë. E kam bërë nga Tirana, po e bëj nga Elbasani, se jemi bërë një lagje. Kjo për shkak të lidhjeve të mia me Elbasanin. Do shkoj edhe në Durrës, ku do të bëjë një thirrje. Mesazhi është i njëjtë. Dilni dhe votoni, është dita juaj, e fuqisë suaj. Nderime për median, për këtë mision të rëndësishëm që keni, të shkoni edhe ju të votoni.”, tha Basha.

Prononcimi i plote:

Gazetarja: Jo rastësisht besoj jeni në Elbasan?

Lulzim Basha: Unë nuk jam kurrë rastësisht në Elbasan, vetëm rastësi nuk ka këtu. Kam një vëmendje dhe një dashuri për këtë qytet të cilit kam patur nderin t’i shërbej si deputet dhe ku vlerësoj qytetarinë, vlerësoj mençurinë, vlerësoj kulturën dhe shpirtin e dijes e të shkencës që i kanë dhënë kombit shqiptarë figurat e shquara dhe qytetarinë me të cilën Elbasani sot po del masivisht të votojë për të ardhmen e tij, për të ardhmen e familjeve të Elbasanit, për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj, dua t’ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë dal akoma të votojnë, të dalin masivisht, në veçanti tani pas orarit të drekës familjare, të kësaj të diele të bukur plot me diell, të dalin masivisht, të votojnë për fëmijët e tyre, për familjen e tyre dhe për të ardhmen e Elbasanit dhe të Shqipërisë.

Gazetari: Si ka vijuar deri tani procesi? Ka pasur problematika?

Lulzim Basha: Në këndvështrimin e vëzhguesve tanë në teren ka një pjesëmarrje shumë të mirë, por ka akoma qytetarë të cilët duhet ti drejtohen kutive të votimit dhe thirrja ime për ta është: Mos prisni shans të dytë, kjo është mundësia juaj. Dilni masivisht! Merrni me votën tuaj fatin e fëmijëve tuaj, e familjeve tuaja, në dorën tuaj. Masivisht drejt kutive të votimit deri në orën 7. Tani kanë ngelur dhe ato 4 orë, 3 orë e gjysmë, masivisht drejt kutive të votimit! Kjo është thirrja që i bëj gjithë qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen që nuk kanë votuar akoma nga Elbasani i qytetarisë, në këtë ditë të bukur pranverore pas një dimri të gjatë. Faleminderit!

Gazetari: Lideri i opozitës mund ta bënte këtë thirrje në Tiranë apo…

Lulzim Basha: E kam bërë nga Tirana, po e bëj nga Elbasani, për pak do ta bëj edhe nga Durrësi. Për një arsye shumë të thjeshtë, jemi bërë pothuajse një lagje, kjo për shkak edhe të lidhje të mëparshme të mijave me Elbasanin, mund të kisha shkuar edhe në Durrës në fillim por erdha më shpejt në Elbasan se sa në Durrës, tani që këtu do të shkoj në Durrës që ta bëjë dhe atje këtë thirrje. Natyrisht ka edhe qytete të tjera ku mund të shkoja, por dita është e kufizuar, mesazhi është i njëjtë, dilni dhe votoni, është dita juaj, është dita e fuqisë tuaj me votën tuaj. Faleminderit, një falënderim të veçantë për mediat, për mbulimin që po i bëni kësaj dite shumë të rëndësishme që është dita më e rëndësishme sepse janë zgjedhjet më të rëndësishme dhe këtë thirrje e kam edhe për ju, mos harroni pas këtij misioni të rëndësishme që keni të shkoni dhe ju si gjithë qytetarët e tjerë të shkoni të votoni për veten tuaj, për familjet tuaja, për mediat dhe për një Shqipërinë europiane.

blank

“Dielli do të shndërijë”, Basha: Elbasani duket se po i prin Shqipërisë me pjesëmarrjen

Pas takimeve me qytetarë në rrugët e Tiranës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Elbasanit.

Lideri demokrat ndodhet sot në Elbasan për t’i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Në një prononcim për mediat, Basha iu bëri thirrje qytetarëve që te votojnë masivisht.

“Ky diell do të shndrij. Se e dua shumë. Kam qenë në Elbasan, dhe falë punës që kemi bërë, e kam më të lehtë. Shembull i qëndresës për demokraci dhe liri.”, tha ai.

Pyetjes se gazetares Klodiana Lala nese do te pranonte rezultatin e zgjedhjeve nese humbiste, Basha
tha se kishte gjetur personin e gabuar.

“Gjejeni personin e duhur për t’ja bërë këtë pyetje. Elbasani do të fitojë. Elbasani po udhëheq me pjesmarrjen. Elbasani po i prin Shqipërisë. Të gjithë masivisht në kutitë e votimit. Votoni masivisht. Kutitë e votimit deri në orën 19:00. Jam këtu për të shijuar këtë kohë të bukur. Ky është shansi juaj. Mundësia juaj.”, tha Basha.

blank

PD tjetër mesazh për shqiptarët: Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni!

TIRANË

Përmes zëdhënëses së fushatës Floriana Garo, PD apeloi sërish mesazhin për shqiptarët që të dalin të votojnë.

“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë. Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë. Kjo është një ditë historike feste për demokracinë.

U bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë – të mos e humbin mundësinë.Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni!”- tha Garo nga selia e PD-së.

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend