VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Meta refuzon ministrin e ri të Jashtëm

By | January 10, 2019

Komentet

Basha: Nesër jam në protestë me familjen dhe dy vajzat e mia, do të jetë protestë masive qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk do të ketë dhunë në protestën e nesërme dhe se nuk do të preket asnjë fije floku e qytetarëve apo punonjësve të policisë.

 

Basha thotë se opozita i ka marrë të gjitha masat për të neuatralizuar provokatorët.

“Nuk do të ketë asgjë që të kërcënojë një fije floku të qytetarit apo punonjësit e policisë së shtetit. Ne kemi marrë të gjitha masat për të identifikuar provokatorët. Edi Rama është në grahmat e tij dhe fundi i tij do të vendoset nesër në një protestë masive qytetare”, tha Basha në “Opinion”.

Kreu i opozitës ka folur në lidhje me protestën e nesërme të opozitës, nëse tubimi i 9 kombëtar do të ketë elementë të dhunës, në kushtet kur prej disa ditësh opozita është përleshur me policinë në një sërqë qytetesh të vendit në KZAZ-të ku do të mbahen zgjedhjet.

Në një lidhje telefonike për Opionion, Basha mohoi kategorikisht se do të ketë shfaqje dhune, duke u shprehur se nesër në protestë ai do të shkojë me të gjithë familjen përfshi dhe dy vajzat e tij.

“Unë do jem në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia. Përpjekjet për të aminsituar krimet që është kapur në flagrancë Eid Rama ka dështuar tashmë. Nuk do ketë asgjë, që të kërcënojë një fije floku të një qytetari. Kemi marrë të gjitha masat për ata që duan të provokojnë, së bashku me partnerët ndërkombëtare që kam folur sot”, tha Basha.

Basha gjithashtu ka deklaruar se opozita i ka marrë të gjitha masat për të neuatralizuar provokatorët.

“Nuk do të ketë asgjë që të kërcënojë një fije floku të qytetarit apo punonjësit e policisë së shtetit. Ne kemi marrë të gjitha masat për të identifikuar provokatorët. Edi Rama është në grahmat e tij dhe fundi i tij do të vendoset nesër në një protestë masive qytetare”, tha Basha në “Opinion”.

Sipas tij në 30 qershor do të jetë një ditë, kur nuk ka zgjedhje në Shqipëri sepse në Fletoren Zyrtare është botuar Dekreti i Presidentit që ka hyrë në fuqi.

“Në 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe çdo prove tjetër farsë nuk do të ndodh dhe nuk do të njihet nga asnjë. Këtij regjimi po i numërohen minutat e fundit”, tha Basha.

 

FOTOT – Rama merr një telefonatë të “rëndësishme”, largohet me të shpejtë nga seanca

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës plenare të ditës së sotme ka marrë një telefonatë të rëndësishme, që e ka bërë atë të largohet menjëherë nga salla e seancave plenare.

Sipas fotografive të realizuara nga LSA, kreu i qeverisë shihet të largohet me nxitim me celular në dorë, për të folur në një ambiente, ndoshta më të qetë.

 

Ndërkohë që në disa fotografi të tjera të realizuara më vonë shefi I qeverisë është parë i mendueshëm, duke fërkuar sytë.

Ndoshta nga ngarkesa e ditës apo efekti i telefonatës, kjo nuk dihet.

“Viti 1997 me sa duket po sipërsëritet në Shqipëri”- Reagon ambasadori italian në atë periudhë: Shqetësuese heshtja e ndërkombëtarëve

Ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri në periudhën e vitit 1997, Paolo Foresti reagon për arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia.

 

Ish-ambasadori kujton se Spahiu me profesion kirurg ishte të premten e shkuar në Milano për të marrë pjesë në promovimin e librit të tij për vitin e vështirë 1997, i cili “me sa duket po përsëritet më shumë se 20 vite më pas”.

Foresti shkruan se është shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar.

Status ne Facebook i Paolo Forestit:

Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsioni në Shqipëri. I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më shumë se 20 vite pas. Është shumë shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike europiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale.

Padia për Becchettin – Del vendimi, Shqipëria duhet të paguajë 125 milione dollarë

Pasi humbi gjyqin ne padine e Francesco Becchettit, Shqipëria duhet tashme t’i paguajë  biznesmenit italian dhe bashkë-paditësve të tjerë 111 milionë euro,(124.6 milionë dollarë) për shpronësimin e investimeve të tyre në një stacion televiziv ne Tirane.

Avokati i paditësve ka deklaruar nje dite me pare se “gjykata arriti në përfundimin se “kur merren së bashku, të gjitha çështjet e diskutuara … mbështesin fuqishëm përfundimin se vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve”.

Vendimi vjen dy vite pasi gjykata e ICSID kërkoi nga Shqipëria që të ndalojë procedurat e ekstradimit kundër Becchetti-t, ish pronar i klubit të futbollit Leyton Orient dhe de Renzis në lidhje me hetimet tatimore dhe penale.

 

Nga Caroline Simson/ Laë360 (19 qershor 2019, 7:33 PM EDT) – Një gjykatë ndërkombëtare ka urdhëruar Shqipërinë që t’i paguajë një biznesmeni italian dhe bashkë-paditësve të tjerë 111 milionë euro (124.6 milionë dollarë) për shpronësimin e investimeve të tyre në një stacion televiziv.

Avokatët e Francesco Becchettit dhe bashkë-paditësve të tjerë konfirmuan se një Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) ka marrë vendimin e datës 24 prill, pasi arriti në përfundimin se Shqipëria ka shkatërruar investimet e paditësve në një shoqëri televizive të quajtur Agonset Shpk. Bashkë-paditësit e Becchettit përfshijnë partnerin e biznesit Mauro de Renzis dhe dy shoqëri italiane: Hydro Srl, e formuar për të drejtuar një hidrocentral në Shqipëri dhe shoqërinë italiane të ndërtimit Costruzioni Srl.

Raportime nga mediat lokale kishin thënë se është dhënë vendimi, por të dyja palët kishin mbetur të heshtura deri më tani.

Becchetti dhe Bashkë-paditësit e tij pretenduan në arbitrazhin e filluar në vitin 2015, se Shqipëria i kishte vënë në shënjestër ata me pastrim të parave kriminale, evazion fiskal dhe akuza të tjera dhe kishte sekuestruar pasuritë e de Renzis dhe të tjerëve në shoqëritë, përfshirë Agonset, si ndëshkim për mbulimin mediatik të pafavorshëm  të qeverisë.

Avokati i paditësve tha në një deklaratë të mërkurën se gjykata arriti në përfundimin se “kur merren së bashku, të gjitha çështjet e diskutuara … mbështesin fuqishëm  përfundimin se vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve”.

Gjykata konkludoi më tej se marrja e Agonset nga  Shqipëria “nuk ishte një ushtrim legjitim i kompetencave të tij policore” dhe se investimi i Paditësve në Agonset u shpronësuar si rezultat, sipas deklaratës.

Vendimi nuk është bërë ende publik.

Becchetti vlerësoi vendimin në një deklaratë të mërkurën, duke thënë se ai vjen pas “katër vjet betejë të vështirë”.

“Marrja e konfirmimit se ke qenë subjekt i një persekutimi nga një shtet është i rrallë dhe ne jemi të kënaqur që fjalët e shkruar nga arbitrat tregojnë se jemi plotësisht të pafajshëm” tha Becchetti.

Partnerja e Debevoise & Plimpton LLP Catherine Amirfar, pjesë e ekipit ligjor që përfaqëson paditësit, gjithashtu vlerësoi vendimin duke thënë se “Ky vendim është një vërejtje e fortë kundër sjelljes së paligjshme të Autoriteteve shqiptare për të sulmuar mediat e pavarura dhe na kujton të gjithë vitalitetin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit.”

Avokati i Shqipërisë nuk mund të arrihej për koment jashtë orëve të zakonshme të punës në Evropë të mërkurën.

Vendimi vjen dy vite pasi gjykata e ICSID kërkoi nga Shqipëria që të ndalojë procedurat e ekstradimit kundër Becchetti-t, ish pronar i klubit të futbollit Leyton Orient dhe de Renzis në lidhje me hetimet tatimore dhe penale.

Të dy burrat i kishin thënë gjykatës në atë kohë se hetimet “pa bazë dhe abuzive” dhe procedimet penale kundër tyre u nisën si hakmarrje pasi Hydro Srl bëri kërkesë për arbitrazh përpara Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë për shkak të shkeljeve të pretenduara të Shqipërisë të marrëveshjes së koncesionit për hidrocentralin.

Një gjykatë e ICC mbajti anën e Shqipërisë në një vendim të pjesshëm në janar 2018, duke urdhëruar Hydro të paguante rreth 1.26 milion euro si kostot ligjore të shtetit  dhe deri në 12.9 milion euro për disa shkelje.

Ajo spostoi një vendim mbi shumën e saktë që duhet t’i paguante Hydro Shqipërisë, duke përfshirë një vendim mbi shumën e dëmeve që shoqëria duhet të paguajë në bazë të shumës së tarifave të koncesionit që vendi do të kishte marrë në qoftë se projekti do të përfundonte. Statusi i tanishëm i këtij procesi nuk ishte i qartë menjëherë të mërkurën.

Becchetti kishte nisur transmetuesin Agonset në vitin 2012, duke përfshirë përmbajtje qeverisë shqiptare.

Pas ekspozimit të një skeme mashtrimi me identitetin qw prishwn zgjedhjet në vend në vitin 2015, autoritetet shqiptare lëshuan urdhër për të arrestuar Becchetti dhe de Renzis për falsifikimin, pastrimin e parave dhe taksat e evazionit fiskal.

Asetet që i përkisnin Agonset ishin gjithashtu të ngrira, dhe kërkesat e ekstradimit për Becchetti dhe de Renzis u dërguan në U.K në korrik 2015.

Ndërkohë, Becchetti dhe bashkë-paditësit e tij filluan arbitrazhin në qershor 2015.

Paditësit përfaqësohen nga David W. Rivkin dhe

Catherine Amirfar nga Debevoise & Plimpton, Quinn Emanuel

Urquhart & Sullivan LLP, Scemla Loizon Veverka & de Fontmichel dhe Saccucci Fares & Partners Studio Legale Internazionale.

Shqipëria përfaqësohet nga Avokatura e Shtetit dhe nga Felix Wardle, Peter Webster dhe Siddharth Dhar nga Dhoma Gjyqësore e Essex.

Çështja është Hydro Srl dhe të tjerët kundër Republikës së Shqipërisë, numri i çeshtjes ARB / 15/28 në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve./ Redaktimi nga Nicole Bleier.

PS takime elektorale në Shkodër, Voltana Ademi nuk miraton lejen

Pas përplasjeve në KZAZ-të e Shkodrës, kryebashkiakja e këtij qyteti Voltana Ademi nuk miraton lejen për partinë socialiste për të zhvilluar takimet elektorale.

Përmes një shkresë dërguar Partisë Socialiste si edhe policisë në qytetit, Ademi shkruan se Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.

Gjithashtu, në shkresën drejtuar policisë së qarkut Shkodër, Voltana Ademi shkruan se çdo aktivitet politik elektoral në sheshet publike të Shkodrës, konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhojë Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik.

Rama: Zgjedhjet do jenë të vlefshme edhe me një kuti votimi në bashki

Pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të bllokuar procesin zgje-dhor, kryeministri Edi Rama është i sigurt se zgjedhjet jo vetëm që do të mbahen, por edhe do të jenë të vlefshme. Teksa konsumoi një kafe me banorë të Njësisë 1 në kryeqytet dhe i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Rama u shpreh se me gjithë përpjekjet e opozitës për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve, mjaftojnë që në çdo zonë të ketë edhe një kuti të vlefshme votash për të shpallur fituesin e zgjedhjeve në çdo njësi. “Këta janë qesharakë. Pastaj është e kotë e gjitha, sepse zgjedhjet, edhe sikur ta zëmë se do prishësh këtu, do prishësh atje, në këto kushte kur janë pa kundërshtarë një kuti mjafton dhe mbaron, s’ka asgjë. Është një gjë e kotë”, – u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me banorët. Në fjalën e tij Rama ai foli edhe për situatën më të fundit që ka të bëjë me KZAZ-të, ndërsa theksoi se vështirësitë nuk e trembnin, por veçse e stimulonin për të punuar më shumë. Gjithsesi ai u shpreh se këto sjellje se opozita është në një situatë të vështirë për shkak të frikës që ka nga reforma në drejtësi.

“Vështirësitë na stimulojnë. Duhet t’i kuptojmë edhe ata, janë në hall të madh. Kanë hall të madh, s’kemi çfarë iu bëjmë. Është fatkeqësi e madhe ai njeri. Nuk kanë, janë përpjekje të dëshpëruara, janë grahmat e fundit mendoj. Do bëjnë akoma edhe disa sherre të tjera, por nuk kanë asnjë të ardhme. Janë pa të ardhme”, – u shpreh Rama. Duke u ndalur te ngjarjet e dy ditëve më parë në Shkodër Rama tha se ajo ishte një shfaqje e turpshme dhe përpjekje të dëshpëruar e drejtuesve të opozitës për të trembur njerëz që të mos marrin pjesë në zgjedhje. “Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme, është e gjitha një përpjekje e dëshpëruar. Nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë se s’kanë popullin me vete. Është e qëllimshme e gjitha, është për televizion, për fotografi, për të çuar jashtë, për të krijuar idenë që ky vend nuk meriton të respektohet dhe s’meriton të hapen negociatat, se kanë tmerrin që po të hapin negociatat fillon kapitulli i drejtësisë”, tha Rama. Ai njoftoi, gjithashtu, edhe nismën e shumicës që ai drejton për të ashpërsuar dënimet për veprat penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet, duke i ndaluar personat që do të dënohet për këto vepra që të dalin jashtë vendit deri në 10 vjet. “Do kalojmë Kodin Penal nesër. 5-10 vjet do ndalojmë daljen nga shteti të atyre që dënohen për krime elektorale me Kod Penal nesër.

Plus që jemi në kontakte dhe jam i bindur, që jo vetëm SHBA që e kanë të prerë këtë punë dhe s’ka për të shkelur njeri në SHBA, nga të gjithë këta që bëjnë këto, por edhe në Bashkimin Europian i kemi të gjitha indikacionet e qarta që do i vendosim nëpër listat e zeza. Le të shkojnë! 5-10 vjet do ta vëmë në Kodin Penal pasi dënohesh. Del nga burgu, nuk shkon më jashtë shtetit për 5 deri në 10. Të merret pasaporta edhe rri këtu”, – deklaroi ai. Sa i përket përgjimeve që lidhen me zgjedhjet e Dibrës në vitin 2016 dhe ku ai del duke biseduar me Arben Keshin, kryeministri konfirmoi edhe një herë se do ta bënte sërish atë bisedë. “Merren me pisllëqe, me përgjime. Nuk më shqetëson kjo pjesë, se ato biseda i bëj përsëri. Ato janë biseda për fushatën elektorale, për komisionerët, për objektivat, për pritshmëritë, patjetër, këtë punë bëjmë, prandaj i mundim ata, se jemi të organizuar, se dimë se çfarë bëjmë”, shtoi Rama. Por ai theksoi se pavarësisht këtyre përpjekjeve të opozitës, mazhoranca nuk do tërhiqet nga rruga për të qeverisur vendin, pasi mendon se është në të drejtën e saj. “Bërtet hajduti, “kape hajdutin”! Dihet ajo punë. Ishin mësuar ata që socialistët hapin rrugë, se janë të urtë, janë njerëz me paqe dhe bëjnë të fortin se hapin rrugë. Ka ikur ajo kohë. Ka shumë rëndësi a je me të drejtën, a s’je me të drejtën. Kjo është e gjitha. Nëse je me të drejtën nuk mund të tërhiqesh kurrë, nëse s’je me të drejtën është tjetër gjë pastaj”, – u shpreh kryeministri.

Moisi Habilaj dënohet me 15 vite burgim (video)

Gjykata e Catanias në Itali ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burgim Moisi Habilajn, i akuzuar për trafik droge nga Shqipëria në Itali. Ai është cilësuar si kreu i grupit të Habilajve që trafikonte marijuanë nga brigjet e Vlorës drejt shtetit italian.

Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit Saimir Tahiri, qëndroi i heshtur kur dëgjoi vendimin e Gjykatës, raporton “Meridionews”, e cila përshkruan në detaje edhe veshjen e kreut të grupit; me pantallona xhins, këmishë dhe këpucë me ngjyra të ndezura.

Avokatët e tij mbrojtës, Giuseppe Ragazzo dhe Maria Caltabiano, thanë në seancë gjyqësore se Moisi Habilaj ka pasur rol të thjeshtë në këtë organizatë kriminale, atë të transportuesit. Dhe për këtë arsye, ata kërkonin që mbi Habilajn mos të rëndonte edhe akuza e kreut të grupit.

Ndërkohë, gjykata italiane dënoi me 7 vite e 4 muaj burgim Nazer Seitin, i cilësuar si financieri i bandës së Habilajve. Procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Seiti u arrestua fillimisht në Shqipëri dhe më pas u ekstradua në Itali. Kurse Meridian Sulaj, pjesë e këtij grupi, u dënua me 8.4 vite burgim.

Në kërkim ka mbetur Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, që prejt Tetorit të vitit 2017 kur dhe u arrestuan anëtarët e kësaj organizate kriminale të trafikut të drogës.

Arrestimi i ish-deputetit, Voltana Ademi: Shkodra i ka hapur luftë kryemafiozit Edi Rama

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shpreh mbrëmë para drejtorisë së policisë së Tiranës ku u shoqërua ish-deputeti Bradh Spahia, se Shkodra i ka hapur luftë kryemafiozit Edi Rama.

“Sot qytetarët e Shkodrës, njerëzit e ndershëm i kanë hapur luftë kryemafiozit Edi Rama dhe kupolës qeverisëse të këtij vendi. I kane hapur lufte kriminelëve që sundojnë qytetin e Shkodrës dhe Shqipërinë. Përfaqësuesit e qytetarëve ata që protestojnë në emër të të drejtave të njeriut dhe kundër dhunuesve, arrestohen. Qytetarët e Shkodrës nuk kanë për ta lejuar kurrë këtë.

Ata do të bashkohen për të parandaluar një regjim diktatorial të mafias dhe të krimit të instalohet në Shqipëri. Bashkia Shkodër jemi në pozicionim legjitim për të jetuar dhe për të qenë të lirë në këtë vend. Qyteti i Shkodrës nuk mund të lejojë që një sistem monist të instalohet”, tha ajo.

“Mos harro t’i bësh të fala kushos që u dënua me 15 vjet”- Dritan Zagani shkruan për Saimir Tahirin: Kam pritur 5 vjet për ‘dhuratën’

Ish-polici i anti-drogës, Dritan Zagani, që denoncoi trafikun e drogës së Habilajve në Vlorë, i “kërkon” ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që t’i bëjë të falas kushëririt të tij, Moisi Habilaj, i dënuar sot nga drejtësia italiane me 15 vite burg.

 

Ai i shkruan Tahiri se ka pritur pesë vite pasi u arrestua teksa denoncoi atë që po ndodhte. Aktualisht, Zagani ka fituar azil në Zvicër.

Reagimi i plotë:

Sot lexova se Saja ishte mërzitur duke pritur drejtësinë dhe kërkonte sa më parë të mbyllej çështja në ngarkim të tije.

Një miku im gazetar nga Italia me dërgoi kete artikull ku mesova se kusho Moisi është dënuar 15 vjet e kusur në Itali.

Keshtu kuptova hallin e Sajes te jete sa me shpejt i gjykuar, s’paska faj se ia paska ndjere pak lagështirën hallit që e ka zënë.

Saje durim se ka kohe plot dhe per ty, durim e mos u merzit se une kam prit 5 vjet e akoma do pres për “dhuraten” qe ti me bëre  me zhdrejtësinë e vetuar se pari nga ti dhe ata si ti…durim që të kuptosh se herët a vonë do marrësh atë që meriton dhe ti.

Ahhh se desh harrova… mos me harro ti besh te fala kushos se do keni kohe plot të rrini bashkë.

Mustafaj: Ministri Cakaj i ka hequr pasaportën diplomatike Lulzim Bashës, një hakmarrje e ulët bizantine!

Ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka deklaruar se para disa ditësh Ministria e Jashtme e drejtuar nga Gent Cakaj i ka hequr pasaportat diplomatike një sërë politikanëve, përfshi këtu edhe liderit të opozitës Lulzim Basha.

Mustafaj u shpreh se një akt i tillë është mjaft i ulët dhenjë sjellje bizantine. Sipas Mustafajt në asnjë vend të botës nuk mund t’i hiqet pasaporta diplomatike liderit të opozitës.

“Para 3 ditësh iu hoq pasaporta diplomatike Bashës. Heqja e pasaportës diplomatike të Bashës është hakmarrje e ulët bizantine”-theksoi ai.

Në lidhje me përplasjet mes policisë dhe militantëve të opozitës dy ditët e fundit, ish- Ministri i Jashtëm deklaroi se ka frikë se situata mund të përshkallëzohet.

“Kjo nuk ka filluar sot, por kjo ka disa ditë që vjen në ngjitje. Ka pasur problematika sot në disa qytete. Unë kam frikë se këto janë paralajmërime se mund të këtë përplasje para dhe pas datës së 30 qershorit. OSBE nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë e dekretit të presidenti të republikës”-tha ai.

Analisti foli edhe për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi se kush përfshihet në krim elektoral nuk lejohet të dalë nga vendi. Sipas Mustafajt, kjo deklaratë e shefit të qeverisë është tërësisht e paligjshme.

“Kjo deklaratë është e paligjshme . Dalja jashtë shtetit lidhet me rrezikshmërinë qe mund të kesh ti. Gjykata është ajo që merr vendimin. Lëvizja e lirë është e drejtë universale. Është një shantazh. Nuk ka asnjë mundësi që të realizohet kjo. E çon në Gjykatën e Strasburgut dhe ajo e shpartallon një vendim të tillë. Unë po të isha, e kisha lënë të fitonte në 61 bashki, por çfarë do të thoshte me 1 korrik. Kjo do të këtë kosto për të dyja palët”- tha ai.

“Situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë”- Agron Duka letër kryeministrit Rama

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i shkruan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku thekson midis të tjerash se situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë, duke shtuar se përplasja duket e pashmangshme.

 

“Nuk është turp të tërhiqesh dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet”, shkruan gjithashtu ai.

Letra e plotë e Agron Dukës:

I dashur Edi,

Ndryshe nga ty, nuk kam qenë kurrë i aftë të ndaj politikën nga miqësia, por, ashtu si ty, nuk kam bërë ndonjëherë politikë me dimensionin privat të miqve apo kundërshtarëve. Sot po e thyej këtë rregull dhe po të shkruaj si mik, si një person me të cilin më ka lidhur jo vetëm puna por edhe momente jete.

Nuk di nëse po të keq këshillojnë apo nëse pushteti të ka hequr aftësinë për të parë qartë atë që po ndodh; por më lejo të të them se je bërë i mirë i botës, të paktën i atyre që të rrethojnë sepse nga ty varen privilegjet dhe suksesi që gëzojnë, dhe i keqi i vetes.

Situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë, dhe tashmë përplasja duket e pashmangshme. Paraardhësit e tu, pa asnjë përjashtim, janë ndodhur përballë mundësisë së humbjes së pushtetit. Megjithatë, Nano, Meta, Berisha, në mënyrat e tyre, kanë ditur të bëjnë një hap pas. Për këtë arsye, qytetarët janë treguar bujar me ta, edhe kur kanë gabuar, madje u kanë dhënë besimin për t’i qeverisur sërishmi.

Nuk është turp të tërhiqesh dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet. Sepse e vetmja gjë që të përket është familja jote dhe nderi yt, gjithë të tjerat janë të përkohshme dhe mbi të gjitha janë të shqiptarëve. Herët apo vonë do të duhet t’i dorëzosh, veçse mënyra se si e bën këtë dorëzim do të jetë domethënëse për interesin e vendit.

Nëse vazhdon kështu, kam frik se do të jesh ti vetë kurbani që lips fundi i tranzicionit. Bëj që kurban të bëhet pushteti yt, jo ti, jo vendi ynë.

Reflekto robo, je ende në kohë për të bërë gjënë e duhur.

Goni

Kokëdhima: Rama është çmendur, ka dalë mendsh! E njoh mirë, ai kishte për idhull Eskobarin (video)

Koço Kokëdhima ka bërë këtë të martë një deklaratë mjaft të fortë në lidhje me kryeministrin Edi Rama.

I konsideruar si “mentori” i Ramës, Kokëdhima ka deklaruar se Rama është një i çmendur dhe i dalë mendsh. Më tutje, Kokëdhima deklaroi se Rama ka patur për idhull Eskobarin, por ia kaloi atij.

“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të”.

“Ai e kishte për idhull Eskobarin dhe ia kaloi Eskobarit. As Eskobari nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”.