VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mesjeta është ulur në timonin e trurit shqiptar – Nga SHABAN MURATI

By | May 13, 2019

Komentet

PD-së më 2005 pushtetin në tavolinë ia dhuroi Fatos Nano – Nga SHABAN MURATI

Të vazhdosh të thuash sot se PD-në në pushtet në 2005 e solli shoqata joqeveritare “KOP” don të thotë të tallesh me KOP-in dhe me historinë, sepse PD-së në vitin 2005 pushtetin në tavolinë ia dhuroi kryetari i PS, Fatos Nano, në bazë të marrëveshjes së fshehtë të Triestes të shkurtit 1992 midis tij dhe kryetarit të PD Sali Berisha për rotacionin, marrëveshje e pazbardhur edhe sot e kësaj dite.

Derexheja e diplomacisë shqiptare – Nga SHABAN MURATI

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias deklaroi në 10 qershor se u deshën mbi 40 vjet bisedime që të arrihej marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë për zonat ekonomike ekskluzive detare, e cila u nënshkrua në 9 qershor 2020.
Shqipëria, e cila i merr nga rruga ministrat e saj të jashtëm, bisedimet e saj me Greqinë për kufijtë detarë, për shelfin kontinental dhe për zonat ekonomike ekskluzive i mbylli njeri ministër i jashtëm për 9 muaj dhe tjetri ministër i jashtëm për 6 muaj.

Pikëpyetje të historisë – Nga SHABAN MURATI

Edhe pas më tepër se 100 vitesh historiografia shqiptare nuk ka dhënë një shpjegim të qartë se kujt i duhej “Republika Autonome e Korçës” e krijuar nga forcat luftuese franceze në vitin 1916, në një kohë që Shqipëria ishte shpallur shtet i pavarur në vitin 1912 dhe Franca kishte njohur legjitimitetin e qeverisë së Princ Vidit dhe të shtetit shqiptar në vitin 1914.
Nuk na është thënë kurrë se nga cili autoritet qendror shtetëror distancohej “Republika Autonome e Korçës” dhe shpallte autonominë .
Nuk na thuhet se cili është kriteri historik shqiptar që për Luftën e Parë Botërore forcat italiane, që hynë në Vlorë quhen pushtues, kurse forcat franceze, që hynë në Korçë nuk quhen të tillë.
A vërtet nuk i kuptojnë historianët shqiptare se çfarë ishin këto “republika autonome lokale”, që mbinin në trupin e shtetit të ri shqiptar në zonat, që i rivendikonte Greqia, e cila ishte aleate e Francës dhe e Rusisë në Luftën e Parë Botërore?

I pashenjtë dhe i prekshëm nga ligji në demokracinë shqiptare mbetet vetëm qytetari i thjeshtë – Nga SHABAN MURATI

Demokracia shqiptare në mohim të demokracisë dhe të barazisë ligjore dhe njerëzore ka krijuar sistemin e saj të kastave si në Indi. Në regjimin demokratik shqiptar është shpallur i shenjtë dhe i paprekshëm nga ligji deputeti, ministri, politikani, polici, oligarku, bankieri, akademiku, kleriku, gjyqtari, trafikanti, moderatori televiziv, eskorta televizive, komedianti, etj. I pashenjtë dhe i prekshëm nga ligji në demokracinë shqiptare mbetet vetëm qytetari i thjeshtë.
Nuk di a konsiderohet kjo gjë progres në krahasim me regjimin e kaluar antidemokratik, ku e shenjtë ishte vetëm partia.

 

Më 1999 ishte Serbia agresore ajo që i preu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë – Nga SHABAN MURATI

Nuk di si do ta shpjegojnë historianët tanë në tekstet e tyre faktin e dhimbshëm që në kohën e agresionit të përgjakshëm serb në Kosovë në vitet 1998-1999, të spastrimit etnik të Kosovës, të vrasjes së mbi 15 mijë shqiptarëve dhe përdhunimit të mijra grave dhe motrave shqiptare, të rrëmbimit e zhdukjes në varret masive serbe të mijra shqiptarëve, si dhe të dëbimit me dhunë të një milion shqiptarëve nga shtëpiat, nga tokat e tyre dhe nga Kosova, qeveria e Shqipërisë as ndërmori sanksione kundër Serbisë dhe as i preu marrëdhëniet diplomatike me Serbinë.
Ironia historike është se qe Serbia, shteti agresor, e cila preu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë të nesërmen e 24 marsit 1999.

 

Provokimi i dytë zyrtar i Serbisë për kufijtë e Shqipërisë dhe të Kosovës – Nga SHABAN MURATI

Qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht në 12 maj 2020 se në kuadrin e lehtësimit të masave të koronavirusit ajo do të hapë kufijtë për qytetarët e katër shteteve fqinjë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Në datën 8 gusht 2019 kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç njoftoi zyrtarisht se Serbia do të hapë së shpejti pikëkalim kufitar të përbashkët të integruar me Shqipërinë, njësoj si me Bosnjë-Hercegovinën.
Pra qeveria e Serbisë shpall zyrtarisht Serbinë me Shqipërinë shtete fqinje dhe kufitare.
Meqë qeveria shqiptare ka vdekur, meqë diplomacia shqiptare ka vdekur dhe meqë shteti shqiptar ka vdekur, a mos duhet që qytetarët e Shqipërisë t’i drejtohen Kryqit të Kuq Nërkombëtar për ndihmë, para se Serbia të na shpallë shtetas të saj?

Akuzat e rreme duhet të sjellin pasoja për akuzuesit – Nga Aurel Dasareti

Një sqarim (plotësim) për qëllimin e letrës time të fundit:

“Kur errësira tundon”

Akuzat e rreme duhet të sjellin pasoja për kryesin.

Sot, akuzat e rreme kundër kundërshtarëve politikë (VV-së), për të fituar sërish zgjedhjet e Kosovës, po përdoren nga partitë politike të korruptuara kriminale antikombëtare që e terrorizuan, boshatisën dhe shkatërruan Kosovën gjatë 20 vjetësh sundimi. Këlyshët, për t`u kthyer në pushtet, për të mos rrezikuar konfiskimin e pasurive të tyre astronomike joligjore-kriminale dhe dënohen për të gjitha ligësitë që ia bënë Kosovës – keqpërdorin tragjedinë e një të riu që bëri vetëvrasje para disa ditësh, duke e fajësuar për këtë qeverinë aktuale. Në vend që të tregojnë dhembshuri për të ndjerin dhe ngushëllime për familjen, ata përpiqen të fitojnë avantazh politik për veten e tyre – në kurrize të viktimës.

Ata janë virusi më i keq se ky aktual kinez. Ata gënjejnë shumë dhe shpesh, edhe atë, në kohën kur gjithë rruzulli tokësor gjendet nën karantinë, bënë grusht shteti.   

Të akuzosh në mënyrë të rreme (që bëjnë figurat publike – politike “shqipfolëse”) është një abuzim serioz që duhet të sjellë pasoja serioze – dhe jo si sot, gjë që ia vlen! Sot është e lehtë dhe e lirë të hedhësh akuza false. Nga dita që mund të mbani përgjegjësi për këtë, ne do të shohim që ajo përfundon!

Respekt për ju, Aurel Dasareti

Qeveria në ardhje shkoi në pushim vjetor – Nga Xhafer Shatri

Të rraskapitur nga punët e mundimshme, gjithnjë në interes të popullatës së rrezikuar nga pandemia, anëtarët e qeverisë në ardhje, në krye me Avdullah Hotin, kanë marrë unanimisht një vendim madhor.
Të gjithë do të shkojnë në pushim të merituar vjetor. Disa prej tyre në Sutomore, disa në Zllatibor, disa në Borsh e disa të tjerë në Theth…
Punët e rënda dhe hallet e shumta të popullatës, qeveria në ardhje ua besoi nunëve të saj, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
Sipas z. Avdullah Hoti, siguria, mirëshendeti dhe e ardhmja e popullatës së Republikës së Kosovës kurrë nuk ka qenë në duar më të sigurta e në prehër më të ngrohtë.

A nuk e shikoni që Serbia në Prishtinë vetëm ndërron autobusin? – Nga SHABAN MURATI

Që politikanët shqiptarë nuk dinë të bëjnë diplomaci e tregojnë deklaratat e tyre të përsëritura se Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë. Kjo është njësoj sikur aleatët pas Luftës së Dytë Botërore të deklaronin se duhet t’i jepej diçka Hitlerit.
Zyrtarët serbë, të shtetit të mundur në vitin 1999 nga Nato dhe UÇK, nuk deklarojnë kurrë se Serbia duhet t’i japë diçka Kosovës, sepse për ta bisedimet do të bëhen që Kosova të mbetet provincë serbe.
Në diplomaci, edhe kur je i detyruar nga zori të lëshosh diçka, nuk i shpallet publikut para se të ulesh në tavolinën e bisedimeve, sepse kjo do të thotë të shkosh cullak në bisedime.
Gabimet diplomatike shqiptare vijnë ose nga injoranca, ose nga shërbimi…
A nuk e shikoni që Serbia në Prishtinë vetëm ndërron autobusin?

 

Pse asnjë ikonë ndërkombëtare e artit nuk është edhe ikonë morali? – Nga SHABAN MURATI

Meditim në kohë korone
-Përse asnjë ikonë ndërkombëtare e artit kinematografik, televiziv, poetik, muzikor, figurativ, etj. nuk është edhe ikonë morali?
-Përse ndodh, siç thotë në një këngë të njohur të tij këngëtari hollandez Oscar Benton, “që kur ne ndajmë të njejtin shtrat, nuk ndajmë më të njejtën ëndërr”?
-Përse quhet normal sistemi i vlerave, ku punonjëset e seksit, me tarifën 50 euro cilësohen me emër përçmues, kurse punonjëset e seksit me tarifën 5000 euro, që janë eskorta të narkotrafikantëve, vrasësve dhe përdhunuesve, konsiderohen Vipa dhe çajnë natë e ditë ekranet televizive?