Po lexoj lajmin e një zonje që ka pasur guximin të denoncojë Shullazin… E çuditshme, një grua ka pasur dinjitet dhe burrëri më shumë se 20 burra bashkë, përfshi dhe 2 rektorë që e hëngrën turpin me bukë, pasi nakatosën një vend të tërë. 

I drejtohem organeve ligjzbatuese dhe u kërkoj që ndaj kësaj zonje dhe familjes së saj të vihen masa të veçanta mbrojtje me qëllim që të shërbejë jo si shembull dekurajues, por si model inspirimi e kurajo.

Gratë janë pjesa më e mirë e këtij vendi.