VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mesazh i Papës: para sfidave morale, të mbështesim martesën burrë-grua

By | August 7, 2015

Komentet

Tensionohet situata te Unaza e Re, FNSH rrethon zonën (FOTOT)

Tensionohet situata te Unaza e Re, atje ku banorët protestojnë prej muajsh në mbrojtje të banesave të tyre.

Mësohet se banorët kanë ndezur zjarr e kanë grumbulluar gurë për shkak të prezencës së shtuar të policisë.

Sipas ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu në vendngjarje ndodhen edhe FNSH-të.

Po ashtu raportohet se në mbështetje të banorëve përveç Balliut janë edhe dy ish deputetët e LSI-së, Petrit Vasili e Endrit Braimllari.

STATUSI I KLEVIS BALLIUT
Siç e kam paralajmëruar Edi Rama kërkon viktima dhe sot ka sjellë FNSH dhe gjithë Policinë e Shtetit për të ndaluar heronjtë e Unazës së Re që të protestojnë, siç ja lejon Kushtetuta duke provokuar dhunën dhe bërë arrestime të paligjshme tek Unaza.
Gjithçka ndodh sot është faji i Edvin Kristaq Ramës.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti bëjë thirrje qeverisë të tërhiqet për të parandaluar dhunën.
Unaza momentalisht është në shtet rrethim për të provokuar dhunë.

Presidenti Ilir Meta në Prishtinë, takohet me Ramush Haradinajn (fotot)

Kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar sot në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dy ditë më parë dha dorëheqjen.

Takimin e ka bërë publik vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, të cilin e shoqëron edhe me foto nga takimi.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, – shkruan Haradinaj.

Siç duket edhe nga fotot, takimi është bërë në një nga restorantet e Prishtinës. Vetë Presidenti Meta nuk ka bërë ende një koment për takimin, që vjen dy ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të thirrjes për të dëshmuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Meta ishte ndër të parët politikanë që reagoi pas dorëheqjes, duke besuar në pafajësinë e Haradinajt.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, ka shkruar Meta.

21-22 korrik 2016 – Vasili kujton “puthjen” Lu-Vlahutin: Si humbi drejtësia që kishim (foto)

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook kujton votimin me 140 vota të ndryshimeve Kushtetuese të Reformës në Drejtësi në vitin 2016. Sipas tij, nga ajo ditë asgjë nuk ka ndryshuar.

Ai shton se në vend të instalohej drejtësia e re, ka humbur edhe ajo pak drejtësi që shqiptarët kishin. Përmes ironisë, ai shton se ato ndryshime kushtetuese u vulosën me një “puthje” mes ambasadorëve të asaj kohë, Romana Vlahutin e BE dhe ai i SHBA-ve, Donald Lu.

STATUSI I PLOTE
Puthja e 21-22 korrikut dhe humbja edhe asaj pak drejtesie,qe kishim!!

Ne mesnaten e 21-22 korrikut te 2016 ndodhi nje puthje memorabile mes ambasadores Vllahutin dhe ambasadorit Lu per te kremtuar votimin me 140 vota te ndryshimeve Kushtetuese te Reformes ne Drejtesi.

Te gjithe pas kesaj puthjeje, imagjinuan se nje enderr po behej realitet dhe se drejtesia, qe kishim pare e admiruar ne filma hollyvudianë dhe europiane do te ishte nje realitet tashme edhe ndër ne.

Ne ndryshimet e miratuara ne 21-22 korrik, te bekuara edhe nga kjo puthje kuptimplote, kishte data dhe afate te shkruara me nje saktesi, te papare, ndaj edhe ne te gjithe u patem iluzionin se e kishim ne pellemben e dores drejtesine e re, e cila do te ndertohej fët e fët, sepse Kushtetuta e re e sapo miratuar nuk linte shteg nga te levizje.

Por pas kesaj puthjeje, as drejtesia re nuk lindi, por humben edhe ate pak drejtesi qe kishim.

Te gjitha afatet e shkruara ne Kushtetute u shkelen dhe neperkemben shume me keq se ne drejtesine e meparshme.

Te gjitha detyrimet e vena ne Kushtetute ne 21-22 korrik nga strikte, te prera e rigide, u bene si llastik qe e hapte qeveria,pa kushtetute e ligj,sa i do qejfi per ta kapur totalisht drejtesine, shume me keq se me pare.

Prokurorin e pergjithshem, e shpiken te perkohshem, kunder kushtetutes dhe nga kerkesa e Komisionit te Venecias per te mos e zgjedhur as me tre te pestat per te evituar kapjen, e grabiti Edi Rama dhe qeveria me 69 vota dhe pa veting,shume me keq se me pare.

Humbem Gjykaten Kushtetuese,qe kishte dhene me pare dhjetra vendime kunder te gjitha qeverive te majta e te djathta, me keq se me pare

Kemi sot Gjykata si e Durresit,qe jep dy vendime te kunderta per te njejten ceshtje per votimet e 30 qershorit, gje qe s’ndodhte kurre me pare,pra me keq se me pare.

Kemi prokurori qe as hap,as heton por vetem mbyll ceshtje te korrupsionit gjigand dhe krimit zgjedhor,kur se paku dikur edhe hapeshin e hetoheshin ca ceshtje edhe ketu me keq se me pare.

Kishim Gjykate te Larte qe sot pas tre vjetesh as kemi as nuk e dime kur do ta kemi dhe 35 mije ceshtje sa,nje mal,qe rrine e presin e ku njerezve s’do tu dale as jeta per te marre drejtesi,pra me keq se me pare.

Kemi KLGJ dhe KLP te mbushura me njerez pa integritet te kontestuar edhe nga nderkombetaret vete qe do te ndertokan drejtesine e re sipas reformes edhe ketu me keq se pare.

Tre vjet pa sistem drejtesie si dhe kapja totale nga qeveria edhe e atyre pak organeve jane ngritur,jane nje zhgenjim shume i madh tek qytetaret,te cilet besuan dhe enderruan tek drejtesia e re,e barabarte per te gjithe dhe mbi cdo gje te pakapur nga qeveria.

Koha nuk pret ,duhet vene gishti ne plage sepse shteti i se drejtes eshte kapur totalisht dhe duhet shpetuar sot.

Qytetaret i besuan puthjes se 21-22 korrikut,por zhgenjimi i tyre pasi humben edhe ate pak drejtesi qe kishin, kerkon sot qe nderkombetaret ti japin shuplaka dhe jo levdata qeverise per kapjen skandaloze te drejtesise gjoja te re, kete presin qytetaret nga ata.

Policia holandeze jep detaje për vrasjen e Festim Latos

Sot është vrarë Festim Lato, ‘presidenti i Çamërisë’. Mediet shqipe çame kanë dhënë informacione rreth vrasjes.

Duke cituar policinë holandeze, Lato thuhet të jetë vrarë nga një grup terroristësh të quajtur Palestinians Liberation Organization apo Organizata Çlirimtare e Palestinës.

“Presidenti i Çamërisë po dilte nga një takim me mikeshën e tij, kur para tij në ecje, një furgon Mercedes-Benz Viano i zi, hapi zjarr duke shkaktuar terror por edhe duke goditur drejtë Presidentit dhe mikeshën e tij”, thonë mediet çame.

Sipas Policisë Holandeze, personat janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

Si ndodhi atentati ndaj Festim Latos, reagon ‘Kryeministri i Çamërisë’: Dritë tu bëftë gjaku o trim

Sipas burimeve të policisë hollandeze mësohet se mbrëmë në darkë dy persona e kanë ftuar për kafe Festim Laton, Presidenti i Vetëshpallur i Çamërisë. Ai sapo ka dalë në prag të shtëpisë është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Njoftimin e vrasjes e ka bërë një person Angelo Aliu, i cili është vetëshpallur si kryeministër i Republikës së Çamërisë. Ai shkroi në facebook se është vrarë në Hollandë pas një atentati Festim Lato.

‘Në Holandë nga vrasës të paidentifikuar, iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për vrasjen e Festim Latos, sot e familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t u bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm!

Kryeministri i Republikës së Çamërisë
z. Ali Aliu’ shkruan ai në rrjetet sociale.

Motivet e vrasjes nuk bëhen me dije në njoftimet në fjalë, të cilat janë publikuar edhe në faqen e vetë të ndjerit.

Vritet në Holandë ‘presidenti i Republikës së Çamërisë’, Festim Lato

Vritet në një atentat presidenti i Republikës së Çamërisë, Festim Lato.

Vrasja e Festim Latos ka ndodhur në Holandë nga persona të paidentifikuar. Policinë e Holandës ka njoftuar familjen e të ndjerit dhe rasti ka filluar të hetohet.

Festim Lato ishte shtetas shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016. Ai madje kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë.

Ndryshe Lato një vit më herët kishte thënë se si pas informacioneve të tij Shqipëria e Madhe do të bëhet shumë shpejt.

“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, kishte thënë ai.

Frika se qeveria e shemb natën, teatri ruhet natë e ditë

Burime nga administrata e Teatrit na njoftojnë se natën do të bëhet zbrazja e plotë e Teatrit Kombëtar. Kërkohet mobilizim i plotë qytetar. Të gjithë që munden, janë të ftuar të na bashkohen që të qëndrojmë sot natën për t’i bërë qeveritarët që veprojnë si gjithmonë hajdutçe natën që të stepen në qëllimin e tyre të mbrapshtë”. Ka qenë ky njoftimi që ka nxjerrë mbrëmjen e së enjtes, duke u gdhirë e premtja dhjetëra qytetarë në sheshin mes dy teatrove kombëtarë. Pas zbrazjes që nisi të enjten paradite, njoftime kontradiktore vinin se qeveria kish vendosur ta zbrazte natën, për të nisur më pas shembjen e tij ku ka planifikuar që të ndërtojë një trekatësh me PPP, duke shënuar edhe humbjen ose tjetërsimin e një trualli të konsiderueshëm përmes angazhimit të privatit. Me të marrë sinjalin, Aleanca për Mbrojtjen e teatrit ka angazhuar aktivistë e qytetarë në mbrojtje të godinës.



Njoftimi i shpërndarë në orën 23:00 të mbrëmjes ka mbledhur në pak minuta dhjetra veta para godinës kur protestohet prej 18 muajsh. Një orë më vonë, në rrjetet sociale u shpërndanë njoftime dhe foto ku shkruhej “Këtu jemi! Në mbrojtje të Teatrit, deri në fund!”. Për t’u solidarizuar me qëndrestarët e Teatrit, qytetarë të ndryshëm sollën ushqime dhe pije. Gjatë ditës së premte, artistët qëndrestarë që nuk u shitën, bënë me dije se do të qëndrojnë deri në fund. “Ministrja e Kulturës mohon që të ketë një dokument për zhvendosjen e materialeve të Teatrit Kombëtar. Teatrit Eksperimental i kanë kërkuar që të largohen. Kemi dëgjuar shumë në gjithë këto kohë, ne e dimë që nuk vijnë dot dhe e gjitha kjo bëhet për provokim. Ne do të jemi 24 orë në 24 aty, janë thjesht skuthlliqet e Lali Erit dhe Edi Ramës, i provuan të gjitha taktikat me ne dhe nuk ia dolën. Unë personalisht mezi pres që të përballemi, pasi ka ardhur koha që ne të matim forcën tonë. Teatri Kombëtar është kthyer në një betejë kombëtare, kjo është vija për të mbrojtur vendin”, u shpreh në media Neritan Liçaj. “Ndjeshmëria ndaj Teatrit është shumë e madhe, ndenjën me ne gjithë natën edhe qytetarë që nuk kishin qenë kurrë më parë. Problemi më i madh është se ne kemi bërë aleancë shumë të fortë me intelektualë dhe me grupe të tjera opozitare, do të ndizet një vullkan shumë i madh. Ne nuk do të bëjmë pushime dhe t’ia lëmë Teatrin ca halabakëve që duan që të pastrojnë paratë e drogës. Unë e kam thënë edhe më parë që Teatri do të jetë fundi i tyre”, tha aktori.

Intervista – Serwer: Kosova duhet të shmangë çdo marrëveshje që rrezikon shtetësinë e saj

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, i tha Zërit të Amerikës se dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj ishte veprim i duhur i tij, që ka hapur rrugën për zgjedhje të reja në Kosovë. Në një intervistë me korrespondenten tonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, zoti Serwer tha se zhvillimet pas kësaj dorëheqjeje do të shtyjnë bisedimet me Serbinë dhe Kosova duhet të punojë për të siguruar një pozitë më të mirë në bisedime dhe për të shmangur ndonjë marrëveshje që do të rrezikonte shtetësinë e saj.

Zëri i Amerikës: Zoti Serwer, si e shihni ju dorëheqjen e zotit Haradinaj?

Daniel Serwer: Ju keni një sistem parlamentar, këto gjëra ndodhin. Ai ka qenë edhe dy herë më përpara në Hagë. Ai e ka bërë gjënë e duhur, sipas meje, duke dhënë dorëheqjen, por është ende pak e paqartë për mua se a po shkon si dëshmitar apo si i dyshuar. Por këto gjëra ndodhin në sisteme parlamentare dhe ju keni kaluar këtë rrugë edhe më parë. Ju duhet të mbani zgjedhje të reja në shtator dhe është pjesë e politikës normale. Unë isha në një ngjarje kulturore mbrëmë dhe mendoj se Prishtina është shumë e qetë.

Zëri i Amerikës: A është ftesa për në Hage e lidhur me qëndrimet e tij politike, përkatësisht bisedimet dhe tarifat?

Daniel Serwer: Kam menduar për këtë pyetje, por nuk jam i sigurt se cila është përgjigja e saj. Por nëse dikush ka menduar se do t’i mund qëndrimet politike të zotit Haradinaj duke e dërguar atë në Hagë, ka bërë një gabim të jashtëzakonshëm sepse në dy rastet e kaluara kur ai është dërguar në Hagë, ka fituar politikisht dhe kjo është diçka që unë e pres edhe këtë herë.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi mund të kenë këto zhvillime nëse Kosova shkon në zgjedhje ne procesin e bisedimeve?

Daniel Serwer: Bisedimet duhet të shtyhen edhe për pak kohë, nuk ka diskutim në këtë çështje. Çelësi për të arritur pozitë të mirë në dialog me Serbinë është shkalla e lartë e unitetit dhe aftësia për të ikur nga një marrëveshje e keqe. Kosova nuk ka pasur shkallë të lartë të unitetit dhe nuk ka arritur të ikë nga një marrëveshje e keqe, prandaj nëse zgjedhjet dhe një qeveri e re mund ta përmirësojnë situatën unë do të isha shumë i lumtur, por mendoj se kjo situatë gjithsesi se do të nxisë shtyrje të madhe të bisedimeve

Zëri i Amerikës: Zoti Serwer, a krijon kjo hendek në procesin e bisedimeve realisht?

Daniel Serwer: Po, përfundimisht paraqet problem por unë me të vërtetë nuk shoh shumë urgjencë sa u takon bisedimeve. E di që njerëzit këtu në Kosovë e ndjejnë këtë urgjencë. Më kujtohet menjëherë pas luftës njerëzit në Prishtinë thoshin se nuk duan të flasin më kurrë me Serbinë, ndërsa tani më thonë se asgjë e mirë nuk mund të ndodhë këtu deri sa t’i zgjidhim çështjet me Beogradin. Unë as atëherë nuk kam menduar se ju kurrë nuk duhet të flisni më me Beogradin, ndërsa as tash nuk mendoj se gjithçka varet nga bisedimet me Serbinë. Mendoj pra se uniteti dhe ikja nga një marrëveshje e keqe janë çelësi, dhe për këtë do të punoja nëse do të merresha me politikë sot në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Janë përmendur disa nisma për ripërtëritjen e bisedimeve. A besoni që mund të ndodhë diçka e tillë?

Daniel Serwer: Pa dyshim që mund të ndodhë, unë do të thosha se ju duhet të bëni krejt çka duhet të bëni sa u takon bisedimeve dhe të jeni të kënaqur me to, po ashtu Beogradi duhet të jetë i kënaqur. (Aleksandër) Vuçiçi është në një pozitë më të fortë sesa ka qenë ndonjë herë Ramushi, sepse shumica parlamentare e Ramushit është e kufizuar ndërsa e Vuçiçit është shumë e madhe, Vuçiçi pa dyshim është në komandë në Beograd, është një president i zgjedhur nga vota popullore. Hashim Thaçi në anën tjetër nuk është i zgjedhur nga vota popullore ndërsa gjykata Kushtetuese ka vendosur se bisedimet nuk duhet të jenë përgjegjësi e tij por e qeverisë. Pra unë mendoj se ju përballeni me disa disavantazhe në këtë fazë të bisedimeve dhe duhet t’i rregulloni këto gjëra. Më shumë unitet dhe më shumë vendosmëri për të ikur nga një marrëveshje e keqe, do të ishte këshilla ime.

Zëri i Amerikës: Çka nënkuptoni me marrëveshje të keqe në këtë rast?

Daniel Serwer: Për mua një marrëveshje e keqe përfshin këmbim territoresh, përshin pranimin përmes këmbimit të territoreve se ju nuk mund t’i trajtoni të gjithë qytetarët tuaj në mënyrë të barabartë. Kjo është marrëveshje e keqe sepse ju diskualifikon nga anëtarësimi në Bashkimi Evropian dhe le të mos ketë asnjë dyshim për këtë, nëse ka një ndryshim në kufij, e posaçërisht ndonjë që përfshin Shqipërinë, do të kthejë prapa tërë Ballkanin, pa e përmendur Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë. Prandaj mendoj se duhet të jeni shumë të kujdesshëm në bisedime me Serbinë në këtë fazë. Beogradi dëshiron Serbi më të madhe, ka njerëz në Kosovë që dëshirojnë Shqipëri më të madhe por le të jemi të qartë; Shqipëria më e madhe nënkupton shkatërrimin e shtetit të Kosovës, ndërsa unë jam mbështetës i shtetit të Kosovës.

Legjenda Fatmir Frashëri, Meta kujton ndeshjen me Ajax

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka mundur të mos shkruajë sërish për legjendën e futbollit shqiptar Fatmir Frashëri, i cili u ndaj nga jeta dje në moshën 78-vjeçare.

Në një postim në “Facebok”, Meta kujton fjalët e holandezit Johan Cruijff se nuk është rëndësishme vetëm të fitosh por edhe si fiton si dhe 14 rregullat bazë që siç thotë Presidenti i shkojnë shumë edhe legjendës kuqezi dhe bardhë e blu që u ndesh i barabartë me Ajax-in e madhërishëm të asaj kohe.

Kreu i Shtetit iu shpreh mirënjohjn familjes Frashëri, kolegëve dhe sportdashësve duke sjellë edhe fotot e tij në ndeshjen me Ajax-in.

MESAZHI I METËS
Njeriu i cili ndryshoi futbollin botëror, legjenda e Ajax, Johan Cruijff deklaronte se nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh, por edhe si fiton.

Për të mbështetur këtë filozofi të re, ai publikoi 14 rregullat bazë që i shkojnë aq shumë edhe legjendës kuqezi🇦🇱 dhe bardhë e blu⚪🔵, i cili u ndesh si i barabartë me Ajax-in e madhërishëm të asaj kohe. Sidomos rregulli i 14: “Bring beauty to the sport” i shkonte aq shumë Fatmir Frashërit.

Ndaj sot në këto momente dhimbje e nostalgjie, familjes Frashëri, kolegëve dhe të gjithë sportdashësve dua t’u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për veprën e tij, dhe ne do ta kujtojmë përherë me dashuri me këto foto nga ndeshjet me Ajax-in, ku u mësoi të gjithëve se si duhet të ndeshemi me dinjitet dhe të barabartë edhe me më të mëdhenjtë.🇦🇱

Letër e Hapur Presidentit të SHBA-I nderuari Presidenti Trump!Ju lutem shumë,shqiptojeni për John Bolton togfjalëshin Tuaj magjik:You’re fired! Nga Elida Buçpapaj

I nderuar President i SHBA!

I nderuari Presidenti Trump!

Jeni institucioni më i lartë në Amerikën e vlerave të demokracisë, zgjedhur me votën e popullit Amerikan!

Jeni institucioni i çlirimit dhe lirisë në rang botëror!

Jeni institucion i shoqërisë të lirë dhe i lirive të individit!

Jeni institucion i drejtësisë njerëzore, që merr në mbrojtje lirinë dhe lufton barbaritë!

Jeni institucioni që shqiptarët, si asnjë komb në glob, Ju falen dhe janë të gatshëm të vihen nën komandën Tuaj!

Sikur Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, që ka deklaruar botërisht se është ushtari i Amerikës! Ramush Haradinaj posa dha dorëheqjen, sepse po e thërrasin për të tretën herë në Hagë, kur pas shtatë vjet hetimi, prej 2005 deri më 2012, Haga e ka nxjerrë të pafajshëm!

Shqiptarët janë ushtarë të Amerikës dhe Perëndimit, sepse SHBA me aleatët e saj e shpëtuan Kosovën nga Holokausti i fundit i shekullit XX!

Gjermania ka 75 vjet që me të drejtë iu kërkon ndjesë Hebrejve për krimet monstruoze kryer nga regjimi hitlerian, ndërsa Serbia e shekullit XXI, që në kohën e Milosheviçit e përgjaku ish-Jugosllavinë dhe e njollosi ndërgjegjen e Europës të Bashkuar me Srebrenicën e Vukovarin jo vetëm që nuk lyp ndjesë, por tani agresionin militar dhe barbar të 1998-1999 synon ta arrijë me diplomacinë e neveritëshme të Ivica Daçiç që arrin dhe i fut kthetrat deri tek lobet pranë administratës të SHBA dhe pranë zyrës të këshilltarit Tuaj të (anti)Sigurisë, John Bolton i cili njihet botërisht pro-ndarjes së Kosovës, i mënjanuar nga Presidentët Republikanë George Bush senior dhe George W.Bush!

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, përpara se të mbërrinte në Washington D.C deklaroi për të miliontën herë se puna e tij si shef i diplomacisë serbe konsiston të ndalë njohjen e Kosovës nga shtete të reja dhe bëjë gjithçka që shtetet që e kanë njohur Kosovën ta anullojnë njohjen e tyre, pra 180 gradë ndryshe nga sa vepron diplomacia e SHBA, e cila synon që Kosova të jetë pjesë e OKB-së!

Kjo është strategjia e Serbisë, shtetit që nuk pranon të integrohet në NATO dhe blen armatime nga një vend i NATO-s për t’i bërë luftë kujt? NATO-s ?! Se Kosova mbrohet nga NATO dhe baza Amerikane Bondsteel!

Në këtë situatë Shqiptarët e Kosovës nuk mund të puthin duart e një Serbie agresive që nxit një luftë të re, as nuk mund të jenë palë e një dialogu-karikaturë që bie ndesh me parimet bazë të dialogut, ku dy palët iu shërbejnë interesave reciproke në favor të të mirës të përbashkët serbo-shqiptare!

Kosova nuk mund të ulet në një tavolinë me një Serbi që sot ka vënë në përdorim gjithë arsenalin diplomatik për të zhbërë të gjithë atë që ka arritur në Kosovë SHBA me aleatët e saj!

Strategjia e Vuçiçit dhe Daçiçit bie ndesh me strategjinë e SHBA dhe Bashkimit Europian në Ballkan për stabilitet dhe paqe afatgjatë, bie ndesh me strategjinë e shteteve që kanë luftuar për ta çliruar Kosovën dhe për të njohur pavarësinë e saj! Shqiptarët janë paqësorë! Shqiptarët duan ta ndërtojnë paqen në shtëpinë e tyre pa shqetësuar askënd! Shikoni rolin që patën shqiptarët në Maqedoninë Veriore!

Ndërsa Ivica Daçiç ad absurdum vjen në Washington DC, në kuartierin e Presidentit të SHBA të lobojë që Amerika të anullojë vendimin e saj për njohjen e Kosovës!

Daçiçi vjen në SHBA dhe takohet me Këshilltarin tuaj të antiSigurisë, i cili nga pozitat e një zyrtari të lartë të administratës Tuaj harron thembësoren se të gjitha administratat e SHBA kanë qenë me një strategji të unifikuar, Republikanë e Demokratë. Bashkë me Aleatët e përhershëm në Perëndim, ku Amerika mori rolin drejtues u arrit një sukses të përbashkët, të ndalet një Shoah të ri në zemër të Europës dhe të shpëtohet ndërgjegjia e Europës nga një turp i ri, sikur ai që ngjau gjatë konfliktit Bosnje-Serbi, ku Europa mbajti një qëndrim pasiv, vëzhgues, injorues duke i lanë ata njerëz të mjerë, civilë, gra, fëmijë, burra e pleq pa mbrojtje nën kasaphanën e barbarive të karaxhiçëve, mlladiçëve dhe strategut të tyre Milosheviç!

 

I nderuar Presidenti Trump,

 

Shqiptarët nuk janë kundër Serbisë! Kundër Serbisë është administrata serbe që mban peng Ballkanin me  mitet e përgjakura të Milosheviçit, i cili po ta dinte fundin e tij, po t’i kishte marrë në konsideratë paralajmërimet e administratave Amerikane, do të kishte hequr dorë nga Kosova!

Në kohën e Milosheviçit, Kosovën dhe Serbinë e ndante muri i Perdes Së Hekurt, sot ky mur është rrëzuar, jo për të krijuar Shqipërinë e Madhe, por për të mbrojtur stabilitetin afatgjatë si arritje e SHBA dhe Perëndimit në ish-Jugosllavi dhe Ballkan!

Askush nuk e kërcënon Serbinë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin duke u armatosur dhe kërkuar rindarjen e Kosovës!

A duhet të gjunjëzohet SHBA dhe BE ndaj kërcënimeve të një shteti ish agresor që mban qendrim të pandryshuar ndaj ish-viktimave të shtetit kriminal që i shpëtoi Amerika dhe NATO nga zhbërja ?!

Pritja që këshilltari Juaj i Sigurisë John Bolton i bëri ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daciq i tronditi shqiptarët,

sepse z.Bolton nuk tha asnjë fjalë kundërshtuese ndaj deklaratave të përditëshme luftënxitëse që Daçiq bën ndaj asaj që SHBA dhe aleatët e saj konform vullnetit të popullit të Kosovës arritën në Kosovën 20 vjet më parë!

John Bolton edhe Ivica Daçiç janë në kundërshtim të hapur me gjithçka që për 30 vjet kanë kontribuar administratat e SHBA dhe BE deri sot në Kosovë!

Strategjia e SHBA dhe Perëndimit është të mos ketë ndryshime të kufijve!

John Bolton po del mbi Presidentin e SHBA, po del mbi strategjinë e Amerikës dhe Perëndimit për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Ballkan!

Shqiptarët kudo që janë, nuk e konfondojnë kurrë John Boltonin me Presidentin e SHBA, as me Amerikën e vlerave të lirisë!

Shqiptarët nuk janë agresorë, nuk e kanë sulmuar kurrë asnjë vend në Ballkan, shqiptarët janë viktima të një konflikti gjakatar nga një makineri kriminale si ajo e Milosheviçit, ithtarët e të cilit sot në krye të Serbisë po kërkojnë që t’i rikthehen luftës e cila u ndal me përpjekjet madhështore të Perëndimit të kryesuar nga SHBA!

Serbia e Vuçiçit dhe Daçiçit, bashkë me njerëz të komprometuar shterrshëm përfundimisht si Hashim Thaçi dhe Edi Rama, po mbajnë peng të ardhmen e rinisë serbe dhe shqiptare!

 

I nderuar Presidenti Trump,

 

Jam një gazetare me eksperiencë të gjatë, që Ju ka ndjekur si fanse prej kur në kulmin e Luftës të Ftohtë në fund të viteve ’70 Ju thyet tabutë dhe në emër të lirisë e dashurisë sfiduat sistemin e antivlerave!

Dashuria për liri është universale dhe sot kur shumë popuj në botë vuajnë nën thundrat e sistemeve diktatoriale etja për liri frymëzohet nga mbrojtësit e saj që janë SHBA dhe Perëndimi!  SHBA i kanë dalë në krahë Europës gjithmonë, por kur SHBA janë vonuar i kanë sulmuar me të pabesë si në Pearl Harbour!

Po ashtu e kam ndjekur në rrugën e suksesit Tuaj si brezi i tretë i një emigranti me rrënjë nga Europa, që prej lirive që Ju ka ofruar Amerika keni arritur deri në karriken e Presidentit të SHBA!

Kjo është Amerika Juaj! E krijuar prej Baballarëve të Kombit deri tek Ju! Dhe kështu do të vazhdojë!

Sot si President i SHBA, Ju jeni vijues i rrugës të Etërve të këtij shteti të madh, jeni vijues i Republikanëve, jeni vijues i vullnetit të unifikuar R-D, dmth gjithë popullit Amerikan dhe administratave të SHBA për çfarë kanë bërë për Kosovën, ndërsa John Bolton është një njeri i gabuar në stafin tuaj, nga ata që Ju i largoni me togfjalëshin Tuaj të famshëm që ka hyrë tashmë në të gjithë fjalorët e gjuhëve të botës: “You’re fired!”

Ju lutem shumë Z.President shqiptojeni këtë togfjalësh magjik, që nënkupton shkarkimin, shprehur përmes kësaj metafore kaq ekspresive “you’re fired!”, që thotë: “jeni i djegur! Që të ndalni zjarrin që është duke i vënë rishtas Ballkanit Serbia e Ivica Daçiçit!

Me nderim dhe respekt
Elida Buçpapaj

Instituti i Shëndetit Publik ngre alarmin për gripin e syrit në Shqipëri

Sytë janë tregues i disa sëmundjeve, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm.

Instituti i Shëndetit Publik ka ngritur alarmin për përhapjen pothuajse epidemike të virusit të gripit të syrit në vendin tonë. Sipas një paralajmërimi të publikuar në faqen e këtij institucioni në Facebook, ISHP thotë se virusi i gripit të syve është i formës agresive dhe manifestohet me simptoma dy javë pas prekjes.

ISHP ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes me higjenën sepse ky virus transmetohet përmes kontaktit të syve me duar të palara por edhe me anë të ajrit, peshqirëve, këllëfit të jastëkut dhe duarve.

Pishinat dhe plazhet janë ambientet që ofrojnë një terren më të përshtatshëm për përhapjen e këtij virusi, thotë ISHP.

Ndërkohë, okulistët konfirmojnë një numër në rritje të personave të prekur nga ky infeksion.

Ka pasur një numër rekord që ne nuk e kemi hasur asnjë vit tjetër. Ndoshta nuk kemi 100% një statistikë të saktë por numri ka qenë tepër i lartë në krahasim me vitet e tjera, pra ketë vit ka thyer cdo rekord”-tha okulisti Rubin Topi në një intervistë për Report TV.

Simptomat e Gripit të Syve

Virusi që shkakton gripin e syve shkakton një sërë simptomash dhe komplikacionesh.

Kur sytë preken nga ky grip ato fryhen dhe skuqen.

Njeriu e ka të vështirë të shikojë qartë ndërkohë që virusi mund të vështirësojë hapjen e syve.

Okulistët shpjegojnë se kur virusi është i pranishëm, sytë janë ndjeshëm të skuqur ndërkohë që në mëngjes njeriu mund të përballet me sekrecione në formën e sklepave.

Në shumicën e rasteve, kapakët e syve janë të ngjitur nga sklepat dhe nuk hapen dot natyrshëm.

Njeriut i duhet të përdorë dorën për të hapur syrin dhe për të parë, thonë ekspertët.

Komplikacionet mund të rëndohen duke kulmuar edhe me humbjen e shikimit.

Mjekët kanë paralajmëruar  që të sëmurët nga ky virus të mos frekuentojnë detin dhe pishinën sepse ky infeksion mund të përhapet edhe nëpërmjet ujit.