Të gjendur në erësirën pa emër,herë pas here i gjori njeri, ka nevojë të hapë zemrën, siç hap sirtarët me kujtime, ftesa, foto, bizhu, bileta udhëtimi, fletushka shënimesh, dokumenta të ndryshme me, dhe pa vlera. Secila, mbart një njgjarje apo histori të çuditshme, më kot mundohesh t’u shmangesh drithijeve të jetës. Është e pamundur. E ndërsa kërkon ti sistemosh, i bën lëmsh. E atëhëre, prej sitarit të kujtesës, ngrenë krye, qëniet imagjinare si ato të Borgesit, kadra, hidra, mamuthë e dinosaur. Dhe filloj të vdes, pak e nga pak, ças për çast.
Që të shpëtoj, po filloj të ndaj me ju, njërën prej tyre. Tek shihihja një foto të tridhjet viteve përpara dalë me miket e mia kur punoja në gjimnaz, midis tyre dhe Meri Verli. Eh, e pata hequr nga albumi për ta dërguar tek një pervjetor i gjimnazit, më pas isha penduar. Sapo hapa sirtarin, më rëshqiti nga një bllok i vogël shënimesh. Më zgjoi kujtesën, shalli prej leshi, që kisha hedhur supeve. Sikur të mos mjaftonte kjo, po atë ditë Meriverli më shkruante në fb. se një fotoja ime hedhur në status, i kish’ kujtuar rebelimin tim, në një mbledhje të errët e të urryer të kohës. E cila endet në qënien time si perde merimange dhe dua ta gris. Gjërat nëse nuk zbulohen në kohën e duhur, nuk mundet as më parë e as më pas, dhe kurrë më. Erdhi momenti, pa asnjë mbulesë, në dritën e diellit. Se më pas drita e diellit kthehet në errësirën e të nesërmes.
Meri Verli, erdhi mësuese në gjimnaz, e re e bukur dhe e brishtë si një lule fushe. Ishte e gjatë e hollë fare, më shumë se elegante. Ndonjëherë kur krusej të shkruante i numëroheshin brinjët në shpinën e saj delikate. Fytyrën e bukur ovale dhe sytë e shkruar, ja mbulonin flokët e verdhë me rica, rica, që shkëlqenin nga dielli i mesditës. Vishte një fustan të thjeshtë nga copat sintetike më të lirat e kohës. Kishte një bluzë me vija të punuar me dorë dhe me shumë kotka nga brenda, me një fund të zi të ngushtë disi. Vetëm kaq. Oh, harrova kishte dhe një çantë kadifeje ngjyrë bezhë, me një rrip paksa të gjatë që e hidhte supeve të njoma. Një nuse e re e sapo martuar fill pas diplomimit shkëlqyshëm në fakultetin Gjeologji-Miniera. Me Kliton Verlin, shokun e bankës, prej katër vitesh, fort të dashuruar.Të cilin e kishin emëruar inxhinier në minierën e madhe të qymyr-gurit, “Patris Lumumba”në qytetin juglindor. Meri do t’u mësonte nxënësve në gjimnaz, lëndën e vizatimit teknik.
Natyra e saj e heshtur, e urtë, delikate, fliste pak dhe bënte me korektsë punën e saj. Meri, ishte nga Gjirokastra, qytet i madh me tradita të forta. Toni, siç i thërisnte shkurt Meri djaloshit, ishte një Tiranas i hershëm, ardhur familjarisht prej kohësh nga Saranda. Një familje me emër të mirë. Toni, ishte një djalë çakpkën me humor të hollë. Pasionant, ashtu si pas matematikës edhe pas arteve. I binte kitarës dhe pikturonte në kohën e lirë. Dy të martuarit e dashuruar, jetonin në një shtëpi me qera në një lagje pranë gjimnazit.
Nga fundi i janarit të vitit 1985, ku sapo kishte filluar simestri i dytë, dikush nga mësueset njofton se në laburatorin e fizikës do të bëhej një mbledhje shumë e rëndësishme. Kishin ardhur posaçërisht të deleguara L.S. nga komiteti i partisë, dhe E. Sh. e komitetit ekzekutiv. Teksa nisesha për tek salla e mbledhjes, me del përpara, sekretarja e organizatës së partisë së shkollës, Drita Z. Një nga sekretarat e ralla, të cilës nuk ja ndiente fare për partinë. Ajo shikonte jetën me kenaqësitë që i falte familja dhe shoqeria, e nuk desh t’ia dinte për punët e partisë, megjithese ishte gruaja e një pushtetari nga më të rëndesishmit të qytetit, dhe dikur pati qenë vajza e një njeriu po aq të rëndësishëm. Mu afrua dhe më tha me zë të ulët: -Nadi, për ty erdha, hiqe atë shallin nga krahët! – Ua, po kam ftohtë!- i them e habitur, -Pse ç’farë ka shalli ? –Hiqe të lutem, se për ty dhe nja dy të tjera, kanë ardhur ato të komitetit….! Ndërsa unë ngulja këmbë, Drita, vazhdoi të më mbushte mendjen duke më treguar, se për mua kishin ardhur më parë edhe letra anonime, ku shkruhej; se unë ndiqja modën, dhe po degjeneroja rininë. U stepa! Ndërkohë ajo duke parë moskuptimin tim, vazhdoi duke më thënë, se nuk duhej të mërzitesha, spse përgjigjen e kishin marrë ashtu si e meritoja, ishte e kundërta e asaj që thuhej. Përkundrazi edukoja rininë me prezencën dhe punën time të gjithanshme. Po kushedi se kush të ka inat, e mbylli bisedën sekretarja interesante e partisë. Pra kandrat kishin ngritur krye. Ishte koha e tyre.
Do doja të mburresha përpara jush, se unë atëherë por edhe sot, e gjithë kohët, kam ndjekur modën apo isha moderne. Aspak. E keqja, ishte se unë i qepja e i shqepja vetë veshjet e mia. Ishim 6 vajza dhe mamaja jonë, kujdesej të na mësonte gjithçka na duhej për jetën. Kishim një makinë qepse,“Baterflay” në shtëpi. Qepnim qëndisnim e bënim çdo gjë me duart tona. Më pëlqente shumë klasikja, kështu vishej dhe nëna ime me fustane të gjata. Ishte tradita shqiptare. Edhe unë kështu, moda ikte e vinte, herë minifund e herë zving, unë po njëlloj, gjithmonë të gjëra e të gjata, po jo si tani deri në fund të këmbëve. Se partia i donte deri në mesin e gjurit, as dy gisht më poshtë e as dy gisht më lart. Dhe në vend të asaj pak dekolteje që kisha, ata i deshin me golfe, që unë nuk i vesha kurrë. Gra të mira e të nderçme quheshin ato çorapeçjerat me shapka e këpucë të shqyera.
Sa për shallin, edhe sot më vjen të qesh e të qaj njëkohësisht. Për të bërë atë shall, pata shqepur një guvertë fëmijësh me lesh deleje, punuar me shtiza, me të cilën kisha rritur tre djemtë e mi, ajo ishte dëstilur aq shumë sa mezi shqepej, dhe fijet ku këputeshin i qepa me gjilpërë e pe të bardhë mos dukeshin kotkat, e kisha bashkuar me një fije mendafshi nga një tjetër guvertë kombinati. Kështu fija qe forcuar dhe ndriste pak. Bëra një shall trekëndësh me shtiza, që hërë e lidhja përpara e herë anash e herë, herë nga pas, poshtë apo sipër palltos. Brenda në shkollë e mbaja krahëve se më mbante ngrohtë në dimrin e egër.
Në këto andralla hyra në sallën e mbledhjes. Shallin sigurisht e kisha hequr. Pranë meje në bangën ku isha ulur, erdhi dhe Meriverli. E zbehtë, me duart të mbledhura e përhumbur, me zë të ulët që i dridhej më thotë:-Kjo mbledhje bëhet për mua! – Ou! Po me ty çkanë? –Çanta!-tha prerw. M’u kujtua, çanta kadife ngjyrë bezhë….kishin kaluar dy muaj nga ajo ditë kur me shpinën e brishtë kthyer, shihte nga dritarja e koridorit të katit të dytë si e ngrirë. U afrova, ishte e’ përlotur. -Ç’farë ke Meri? – e pyes. –Asgjë, pres Tonin. –Ke ndonjë problem, që mund të të ndihmoj. –Jo, jo! -dhe fshinte lotët me shami. –Ai po vonohet, kushedi s’do mund të ketë gjetur makinë…. –Do shkoni gjëkundi? -vazhdoj të pyes unë. – Jo, jo, ai shoku G.K. çdo ditë më thëret në zyrë, dhe më bezdis duke më qortuar; se duhet të kem kujdes, se bie në sy për keq se ndjek modën. – Mooodën? -habitem unë. – Ç’farë mode, përkundrazi, je një vajzë kaq e thjeshtë sa…! –Kjo çanta e kadifes qënka moderne, thotë ai. Ishte më e lira kur u martova. E sapo dalë nga bangat e uneversitetit, prindërit e mi, sakrifikuan shumë për katër vjet.- Kjo çanta jote bezhë…si ka mundësi? Më erdhi shumë keq, mendova peripecitë e mia të fillimit, pastaj i thashë për ta qetësuar. -Mos u mërzit, do ti them Dritës, ajo është sekretarja e partisë, ç’ne ky G-ja, ëshë zëvëndës.
Takoj sekretaren dhe i tregoj. Pa merak më thotë ajo, do ti them unë G.K-së. –Po pse e besdis, jam kurioze?. –pyes me habi –Po ja se ç’paska një kleçkë në biografi Meri, dhe këta si G-ja. kaq duan, thonë se është motra e atij piktorit Bashkim Ahmetit.-Po ai eshtë piktor me emër? –E po dhe ai thonë se paska biografi të keqe.-përfundoi ajo.
Eh! Sa çudira ka ajo kohë! Përpiqemi t’a harrojmë si një anije të fundosur në fund të oqeanit. Po algat s’të lenë. Kolegia jonë Drita, e cila nuk e meriton ti thuash sekretarja e partisë, i tha G.K-së, të mos e bezdiste më vajzën dhe ashtu ndodhi. Po, pas pak ditësh Meri erdhi pa çantën bezhë në shkollë, dhe Drita Z. e ngacmoi: -Meri, të paskan bërë mirë vërejtjet e G-së. –Jooo, e lava! –u përgjigj me naivitet Meri e mirë! Ndërsa ne qeshëm.
E kisha haruar këtë episod të shëmtuar. Dhe ja tani mbledhja e rihap përsëri. I pari foli drejtori i shkollës, Dh. M. me porositë që kishte marrë në drejtori para mbledhjes, për gratë me buzë të kuqe, që ndjekin modën. Me argumentat absurde të delegateve të kometeteve. Drejtori nuk përmendi emra. Në të vërtetë, ai ishte një njeri i drejtë, aspak dashakeqës, as anëtar partie nuk ish. Po urdhri duhej zbatuar, ndryshe do ta pësonte ashtu si e pësoi vite mw pas. I dyti e mbajti fjalën shoku G.K. I cili foli për figurën moralë të mësuesit. Dhe se, disa persona në kolektivin e gjimnazit, kishin mendime të mbrapshta për klasën punëtore. Kanë thënë se koridoret e shkollës, janë më tym e pluhur si galeritë e minierës. Ndaj duhen çuar ca vjet atje në minierë, e të shohin se si shkëlqejnë galiritë e minierës…dhe plot gjera trillane, idiote dhe të paqëna.
Ajo, që kishte thënë këto fjalë për minierën, isha unë. Në kulmin e dëshpërimit, nuk mu durua, dhe ju përvesha e rebeluar për gjithçka dëgjova prej fillimi. Falë gojtarisë time, prej kultures së leximit, dhe biografisë time të mirë familjare denbabaden. Argumentova dhe hodha poshtë gjithë sa thanë. Se ç’far thashë nuk po j’ua lodh kokën me to, po e fillova nga tradita dhe perfundova tek figura e mësuesit si pasqyra ku shihen nxënësit, dhe nëse pasqyra nuk është e pastër të nxjerr të pisët. E plot figura e metafora. Reagimi im u mbështet fort nga kolelektivi, herë me ndonjë batutë,buzëqeshje zëra mbështetës, “të lumtë” etj.. Pas meje, foli Flutura, një zonjë e përkryer në gjithçka, Flutura paskish qenë e treta, në listën grave që ndiqnin modën. Ajo u spjegoi se atje në Amerikën e largët imperialiste, prezenca në pritjet e përfaqësisë tonë, duhet të ishte sa më e denjë dhe përfaqësuese për të nderuar vendin tonë Shqipërinë, e nuk mund ta lëshonte veten se ju tekej disa të tjerëve…
Po pikën në fund si gjithmonë e vuri, prof. Petro P. Ai u vinte vulën të gjitha mbledhjeve. Anëtar partie dhe pedagogu i të gjitha lëndeve. Kish qenë shef arsimi, por dhe me influencë të lartë tek pushteti, kjo thjesht për dijet dhe përgatitjen e lartë profesionale dhe intelektuale. Prof. Petro Ishte një figurë erudite që të impononte respekt. Jepte mesim në lëndët, matematike, fizike astronomi, filozofi, e çfar të ishte e nevojshme. Ishte në të vertët, një ekselent i gjithanshëm. Gjeni! Dhe pas tij nuk pipëtinte më njeri. Ai na mbrojti ne, mbrojti të vërtetën, me filozofinë e kohës, ashtu si dinte ta rrotollonte marksizmin, sipas rastit. Po, edhe me,“Kurbën e bukurisë”, të matematikës, apo yllësitë e astronomisë. Dhe pikë. Kështu shpëtuam ne, “liberalet moderne” pa na çuar në minierë të shihnim galeritë lluksoze! Delegatet e komiteteve, të heshtura u larguan pa u ndierë. Për hir të së vërtetës, ishin gra, nga familje shumtë mira të qytetit, po detyrat e partisë i kryenin me devotshmëri të lartë. Partia mbi të gjitha ishte formula e tyre e kohës! Udhëzimet vinin nga lart!
Meriverli, vitin tjetër nuk erdhi më. Ishte në pritje të ëmbël. Pas pak vitesh, udhëtonim me Tonin në një tren. U takuam me përzemërsi dhe më tregoi se po kthehej në Tiranë duke I lënë përfundimisht lamtumirën qytetit juglindor. Tashmë kishin një vajzë të vogël të bukur….Pasi hëngrëm kulaçin me djathë që kisha marrë me vete.Toni, hokatar më thotë: -Rrofsh mike, të kam një borxh. Më ke shpëtuar jetën! –Ouuu! Qesha me zë!. –Po po, kisha vendosur : O unë o G.K. në atë qytet, nuk durroja dot më, Meri, vinte në shtëpi duke qarë. Imagjino, një vajzë e re jabanxhije ta mërzitësh çdo ditë kot më kot. Do ja thyeja turinjtë atij m…….! Po falë ndërhyrjes tënde, ai nuk e thirri më. Përndryshe, do ta kisha vrarë e do isha kalbur burgjeve. –Leri llafet Toni, shakara, me zarar këto, se sje nga ata ti! Biseda dhe humori me Tonin nuk pushuan derisa mbritëm në Tiranë.
I mora numrin e telefonit të shtëpisë dhe i premtova se do shkoja ta uroja Merin. Përgatita një kulaç tek nëna ime në Tiranë, sajuam me motrat një dhuratë të bukur për beben dhe shkova. U gëzuam të dy palët, edhe nëna e Tonit, një zonjë e urtë e pakët në trup, “mësuese e popullit”. Shtëpinë e kishin tëk pallatet e 21 dhjetorit. Atje pashë përherë të parë një bibliotekë të stërmadhe sa dy faqe muri cep më cep. Me lindi dëshira të kisha edhe unë një si ajo. Meri, mbarroi shkëlqyshëm edhe fakultetin Ekonomik, më pas, pedagoge po në atë fakultet.
Me ardhjen e demokracisë, çbëmë ne, thoni ju? Asgjë! Dhe me e bukura ish se “hakun”, nuk ja morëm ne liberalet. Po bijat e tyre të bukura, që për hir të së vërtetës, që pa hyrë mirë demokracia, visheshin me minifunde dhe fustane dekolte “Eksta e Alta Moda”. Madje u kenaqa shumë,njërës prej bijave, i qepa fustanin e fejesës. Kjo mjaftonte. Ne kishim triumfuar. Më pas gjithë dimrit punova, 60 shalle, për të gjitha, ti shihja të bukura. Rrallë qëllonte në qytet ku nuk ishin duart e mia.Tashmë jo vetëm që nuk i kam inat, po i përshëndes sa herë që i takoj. Edhe ata kanë vuajtur shpirtërisht, si persekutor të persekutuar.
Pas dhjetë vitesh gati, përfundimisht erdha me familjen në Tiranë. Miqtë e mirë duhen në kohë të vështirë. I marr në telefonin e shtëpisë dhe u takuam në një kafe tek Kisha Katolike. I tregoj për ardhjen time, doja të më ndihmonin të filloja punë diku, pasi tani, s’ka më as zyra partie e as zyra kuadri. Ishte viti 1977. Asgjë nuk funksiononte. –Patjetër përgjigjet Toni, tani s’ka më as zyra e as komb. “ Kombi jemi, unë- ti dhe Merushja ime” . Kam qeshur aq shumë dhe e kam treguar aq herë sa nuk e mbaj mend. Dhe këtë shprehje e përdor sa herë mërzitem me vendin tim. Vertëtë kombin e bëjnë njerëzit. Madje njerëzit e mirë. Unë fillova punë shpejt, përsëri falë mikeve të mia të fëmijërisë. Secili zhytur në dallgët e jetës, takoheshim rastësisht dhe rallë, pastaj nuk u pamë më.
Pas studimeve jashtë vendit, im bir i vogli, më thotë se ka njohur një vajzë të mirë, dhe do t’na prezantojë me prindërit e saj. –Bukur fort i themi. Nëse ti e ke pëlqyer, përse duhemi ne prindërit. Ai nguli këmbë fort. Im shoq akoma më fort, se nuk donte të vinte. –Ja juve ju ndërron mendja, apo s’dihet se si, dhe ne prindërit vuajm pasojat.- argumentonim ne. Im bir, ngulte këmbë se ajo ishte një vajzë shumë e mirë. Mu desh punë të bindja burrin po dhe veten, megjithëse ne nënat thyhemi shpejt para bijve. Lamë vendin dhe orën. Rrugës im shoq, më porosiste.- Dëgjo këtu!. Duhet të jesh shumë serioze dhe e prerë, mos fillo siç e ke zakon ti, të shkrihesh pas nuseve.- Ke të drejtë ! Do rrimë pak,e do flasim fare pak, se fundja, në dorë e kanë të rinjtë, neve veç të mirën ju duam. Ndodh ç’ndodh, s’kemi punë ne!
Mbritëm tek Pjaca, ku kishim lënë takimin. Pasi u përshëndetëm, folëm për njerzit e vendeve nga vinim. Ata lavdëronin qytetin tonë dhe ne vërtetë, kishim njohur djem e vajza shume të mirë nga Gjirokastra, sidomos, një vajzë, që quhej, Meri Verli. –Uu, po ajo është mbesa ime, u përgjigj krushku, Beso e quajn! Buzëqeshja ma çeli fytyrën. –Ku është Meri tani, ka kohë s’jemi parë.- Eshtë në Kanada, drejtuese e një firme të madhe shumë të rëndësishme atje, e paguajnë dhe e vlerësojnë jashtë mase. Edhe Klitoni, gjithashtu, janë regulluar shumë mirë! Me kërshëri e pyeta. Po ç’far problemi kishte mbesa, se edhe ju duhet të jeni të persekutuar, apo jo?. Ai qeshi dhe u përgjigj: -Është interesante kjo puna e persekutimit tonë, se dhe mua kështu më thanë , nuk ta japim shkollën e lartë se je me biografi të keqe. Ndërsa Merit që mbaroi gjimnazin shkëlqyshëm, nuk i dhanë degën që donte po Gjeologji Miniera. – Po Bashkim Ahmeti, vëllai i Merit?- Jo është xhaxhai i Merit, kanë ardhur, sinjalet gabim andej.-vazhdoi krushku, Beso. -E vërteta është se, gjyshi i Merit, nga babai, Zano Ahmeti, kishte katër xhaxhallarë, dy prej tyre ishin përkrahës të ballit. Mirpo, atje ku mbaron “Mali i Gjërë”, tek “Manastiri i Cepos”, i thonë. Ishte baza partizane me Shefqet Peçin në krye. Një ditë ky, dërgon një skuadër partizanësh dhe i marrin këta të dy, me pretekstin se i kërkonte Shefqet Peçi për tu sqaruar, dhe i vrasin rugës pa gjyq pa gjë prej gjëje. Kështu vepruan në shumë fshatra, thjesh për ti trembur fshatarët mos shkonin me ballin. Fshatarët e gjorë, që mos ja u diqte fshatin gjermani, ndaheshin midis tyre, ca me ballin ca me partizanët, e s’dinin ç’të bënin nga halli të gjorët. Mirpo Zano vetë, ishte luftëtar me çetat territoriale. Jo vetëm kaq, po nëna e Merit, Shemsija ishte nga Vlora, dhe ishte vajzë dëshmori, e kishte lenë të vogël i jati, Banush Dade, quhej. Edhe vëllai i Shemsies, d.m.th. dajua i Merit është dëshmor, vrarë në Kosovë, për çlirimin e Jugosllavisë, Muin Beleshi quhej. Muhini i gjorë, ish lindur e rritur në Francë, bashkë me familjen, por erdhi në Shqipëri, doli partizan dhe u vra. Kjo ishte e tërë e vërteta. Po, se pse na u qepën ne kaq keq me biografinë, nuk e morëm vesh, ata të partisë që erdhën në pushtet e bënë këtë. Kudo shkonim na ndiqte biografia… Thonë, se shkaku ishte prishja e një krushqie. Nuk e di mirë të them të drejtën. Përfundoi krushku. Ndërsa unë i kisha harruar porositë e burrit. Irisi, e dashura e djalit i ngjante shumë Merit. Jo vetëm në pamjen e saj elegante, po dhe në sjellje. -Gjatë studimeve, në UT, për gjuhë -letërsi, profesori më i mirë që kam patur e gëzoj respektinm më të madh është nga Gjirokastra, Valter Memisha, quhet.- vazhdoj unë ligjërimin. –Uaaa! Ai është dajua im më ndërpret krushka, Shpresa! – Ç’thuaaa! Epo fejesa mori fund, u krye! Asgjë nuk është rastësi, gjithçka është destinacion, apo mision që duhet ta kryej gjthsecili. Im shoq më pa në sy, më tundi kokën dhe bëri-çbëri, ngriti gotën bashkë me mua dhe thamë; ”të na trashëgohen!“– Jemi të lumtur dhe miq të mirë sot e kësaj dite. Me një krushqi si profesor Valteri, dhe një nuse si Meriverli, s’ka si ndodh ndryshe. Dashurinë e forcon një yll i vogël, nipi ynë Arkeli!
JU FALEM NDERIT NADIRE BUZO ME KTHEVE NE ATO KOHRA KU NE QE KISHIM 2 CERTIFIKATA DESHMORI ,ISHIM ARMIQ . Ne 5 maj 1973 shkoj te perkujtoj em tek nena ,por e gjeta duke qare vellane…. me tregoje qe sot nuk i kishin vajtur paria per vizite deshmori . Pyes dhe me thone shokuNuri kokona e di me qeune pothuaj se shkoja cdo dite ne sek.ushtarak nuk me pengonin eaq me teper qe sh Nuri pra sekretari i kom ekzekutuvishte ne nje kat . Trokita dhe shtyva deren dhe u futa …Ai i habitur me pyeti: po ti ngaPa pritur r hyre ?Nga dera i thashe dhe pa i lene kohei them:Qe vellaj i nenes time eshte DESHMORnuk e vendos Ty se e ka shkruar dhe vulosur ai me gjakun e tij aty ne Bosnje ,ne Vishegrad te Jugosllavise. Nena ime qysh athere esht veshur me te zeza dhe nuk i ndroje .Tezja ime (nena e Besos)edhe kur u martua u be nuse me roba ngjyre KAFE se edhe aty ku vajti gjeti nje kunat ( vellane e burrit deshmor .) shume vite me von kur u ngriten brezi tjeter e nuk kishin kok per shkolle u kapen nga dy llafe te nje gruaje te ndare nga burri dhe e bene arme ,shkalle per karjere dhe bene goxha por te dy nga 2 m vent kane mare ….. ika gjykuar perendija ,nuk ish puna jone . Jam plak 82 vjec dhe jam prane vajzave ne Toronto. .Vajza e Merit e martuar me ka ngritur ne pergjegjesi me ka bere STER GJYSH .JAM I LUMTUR ME FEMIJET E MI . RROFSH DHE QOFSH E LUMTUR ME TE GJITHE CTE DO ZEMRA .
Rrofsh Ahmet! Eshte koha e erret qe kemi kaluar e nuk po dalim dot plotesisht prej saj! Jeni me fat qe keni nje vaje dhe mbese te shkelqyer, dhe une gjithashtu qe jemi bere miq! Shendet dhe jete te gjate ju urroj!
Pershendetje zj.Nadire
Nuk ju njoh por ju falenderoj qe per fjalet e ndjera qe thoni per dy miq te shkelqyer qe kam pasur me fakultet por qe jeta na hodhi ne ane te largeta.