VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

In memoriam – Ju tregoj për tim Atë, poetin Vehbi Skënderi – Ai ishte si një Shenjtor, që jetoi në kohë djajsh Nga Elida Buçpapaj

By | June 11, 2017
5 Comments
  • author avatar
    Përparim Hysi 2 years ago Reply

    … dhe kthehej në shtëpi, pasi e kishin pushuar nga puna dhe i tha së ëmës:
    -Moj mama! Mbase e kam faijin vet që kudo, më pushojnë mua të parin?!!!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 2 years ago Reply

      I nderuar Perparim, s’ka nje te dyte si Im Ate. Si poet dhe si njeri. Ju flm shume.

  • author avatar
    Bep Pjetri 2 years ago Reply

    Meqë je tuj e nda me ne lexuesit, që ishte bota e Tij nuk kam se si të hesht!
    Sparit meqë ka mbyll sytë bash Ditën e Shna Ndoit të Padovës pranoni prej mejet: Ngushllime të sinqerta ju, zj. Elida, bijë e poetit të madh V.Skënderi! Dritë pastë dhe kjoft pranë Zotit i qetë!
    Të jeni e qetë se i ndjeri baba ka lanë si trashëgim kombit shqyptar: Dashnin, sakrificat, vujtjet, veprat dhe shpirtin popullit Tij, kombit dhe kulturës Shqyptare! Unë e kam njohë si paraqitje dhe kam lexue pak prej poezis Tij te revista “Drita!. Poezia e Tij ishte frymzim, mesazh, gjenialitet për mue dhe ma merr mendja edhe për atë pjesë jo-konformiste të asaj periudhe absurde ! Ishte gjeni i guximit, shpallës i luftës ndaj perbindshit dhe lakejve të tij. E kujtoj babën t’uej në panelin e disa shkrimtarve midis Petro Markos në H/Centarlin e Vau dejsit në verën e 1969 në mesin e puntorve tuj folë për letërsin. Kush kishte pak ndjesi – lexohej në ftyrat e Poetit – Shqetsimi, stuhia, uragani, tërmeti i shpirtit Tij……..
    Ju lutem – Mos mbani tej dishprim për vujtjet e Babës sepse u banën për Atdhen, popullin dhe për Moralin Njerzor, ku ngadhnjeu triumfator!
    Falemnerës që e ndatë me ne!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 2 years ago Reply

      Qofshi i bekuar dhe shume falenderime nga gjithe familja jone i nderuar Bep Pjetri. Ju pershnes.

  • author avatar
    Gramoz Hoxha 2 years ago Reply

    U prehte ne parajse shpirti i poeti. Kur i humbasim kujtohemi sepse nuk na lene zhurmemedhenjte qe vargezojne

Komentet

Leave a Reply to Gramoz Hoxha Cancel reply

ti hajn i Atdheut Poezi nga Elida Buçpapaj

ti hajn i Atdheut
na e vodhe Atdheun
me gjithë çatinë e qiellit
e llampat e yjve mbi të
e tash retë e mallit
derdhin rrebeshe rebelimi

 

ti hajn i Atdheut
na bëre ta presim agimin
aty ku nuk na njeh as guri,
as druri, as dielli e hëna

 

ti hajn i Atdheut
na i vodhe jetët tona
trupëzimin e zakonshëm
të bijëve me Atin
e dheun
që mbjell e rrit farën

 

pavarësisht kësaj,
Atdheu jemi ne

 

pa ne 3 milionë të ikurit
Atdheu është pa sy e gjymtyrë
pa ne 3 milionë të dëbuarit
Atdheu s’ka si të jetë Atdheu

 

ti hajn i Atdheut
që ia këpute krahët
e ia thave shpirtin
që e le Atdheun
me sytë nga rrugët
deti e qiejtë
që i kthejnë bijtë
si turistë

 

bijtë e Atdheut
nuk janë turistë
ata janë kocka
dhe zemra e Atdheut

 

Atdheu pa ata
asht Atdhe i hajnave
jo i shqiponjave
ne jemi shqiponjat
kemi dy krena
lindur prej ankthit
e mallit mbërthyer
që e jetojmë
ndarjen me Atdheun
si nëpër balada
jemi edhe atje
edhe këtu
edhe këtu edhe atje
njëkohshëm

 

ti hajn i Atdheut
që i ke mbushur xhepat
me qiellin e shqiptarëve,
me detin dhe rërën e shqiptarëve,
me pyjet dhe me ajrin e shqiptarëve,
sidomos me kohën e shqiptarëve
të ikur sa më larg lukunisë të hajnisë,
kuçedrës me shtatë krerë
që ua ka hajnuar
jetën shqiptarëve
brenda dhe jashtë Atdheut

 

ti hajn i Atdheut
që na e vodhe detin tonë,
tokën tonë, ajrin tonë,
frymën tonë,
e na detyrove të marrim
ikën nga Atdheu
që na detyrove
t’i lindim e rrisim fëmijët
larg Atdheut
që na detyrove t’u mbetemi
borxh fëmijëve
Atdheun

 

ti llum i Atdheut
ti fundurrinë e Atdheut
ti mallkim i Atdheut
të zëntë përfund
pesha e mallit e shqiptarëve
që i dëbove
nga Atdheu
të djegtë e shkrumboftë
zjarri i mallit i shqiptarëve
që ti ua hajnove
Atdheun

 

ti hajn i Atdheut
mos prit të të falim,
të të mëshirojmë
ne bijtë e vërtetë të Atdheut
harrikanët e dëbuar për t’u harruar
që ti hajn i Atdheut na urren
sepse ne pranuam ikjen
por kurrë jo
që ta rripnim,
ta lëndonim e hajnonim
Atdheun

 

ti që je llumi
ne që jemi drita

 

ti hajn i Atdheut
mos bë sikur s’na njeh
mos i përdor prostitutat debile
të injorimit
sepse ne jemi
fytyra dhe shpirti i pastër
i Atdheut

 

ti hajn i Atdheut
Atdheu është yni
me gjithçka që ka
edhe kur jemi
ikur prej tij
ikja e largimi
na e shton ethen e kthimit
sepse rrënjët tona
shtrihen si rrënjët e lisit mitik
në gjithë trupin e Atdheut
ato na mbajnë
të lidhur me Atdheun

 

rrënjët tona
ti hajn i Atdheut
nuk i hajnon dot
sepse po t’i prekësh
me kthetrat e tua të zeza
ato kthehen në gjarpërinjtë
e shenjtë që na i ruajnë
e mbrojnë themelet
e ty hajn i Atdheut
të lidhen pas qafës

 

as dashurinë për Atdheun
ti hajn i Atdheut nuk e prek dot
dashuria nuk është para e pistë
sikur je ti i pistë
dashuria e Atdheut
as nuk shitet apo blihet
dashuria për Atdheun
që ti nuk do ta njohësh dot kurrë
eshtë supreme
dhunti veç për bijtë e vërtetë
të Atdheut

 

dashuria dhe malli jonë
për Atdheun
i ngjan shkëmbijve të Alpeve
është e kahershme,
e kahmotshme,

 

dashuria jonë për Atdheun
është e plotfuqishme,
është pasuria jonë
e patundëshme
që ka peshën e Atdheut
askush nuk na e ndalon dot
ta duam Atdheun
të jemi pjesë e Atdheut
kudoqofshim
kësaj apo asaj bote
aq më pak ti hajn i Atdheut
që nuk do ta njohësh dot
kurrë këtë ndjenjë hyjnore
të duash Atdheun
se çfarë do të thotë!

BARBARË TË LUMTUR – Poezi nga RADOVAN PAVLOVSKI

Ishin ato kohë të tjera dhe popuj të tjerë

Përngjasonin me ne

Rripit midis Shkupit dhe Stobit

Nga Zoti harruar në qiell

Prej nesh kujtuar në tokë

Shkatërrues të fuqishëm

Nga barku i tokës dalë

Zjarrvënës rrjepës me shtëpi në samarë Avarë, Antë

Hunë Tatarë Peçmezë Kumanë Dardanë

Nga qielli pikun mbinë nga toka

Normanë Tribalë Peonë

Me hark e shtizë me drapër e djepa fise

Toka e zezë me të kuq përzier

Me baltë e gurë ndërtuan qytetin

Kulla dhe teator ushtarakë

Të gjitha shtrëngatat e botës

Nga strehët e Shkupit rrodhën

Dhe ne i mblodhëm legen

Para gjumit, gjatë rrebeshit të natës

Lahemi para çdo të keqeje tokësore

Dhe ndërroheshim në mënyrë solemne

Sikur të shkonim

Në një mbretëri tjetër hyjnore

As Zoti nuk e do kaq shumë këtë botë

sa e duam ne, kur të nesërmen

Ktheheshim nga qielli me fyej

Për t’i nxjerrë dhentë kullotave

Mbi kazan hipur të zier e të pjekur

Të tjera kohë ishin ato

Kur të gjithë ndërmjet veti

Qemë barbarë të lumtur.

(Përktheu Resul Shabani)

ATLAS – Poezi nga RADOVAN PAVLOVSKI

Të gjitha barrët vetëm i kam bartur

Sa me shpinë sa me duar

Nga njëra anë e botës në tjetrën

Magjistarë e ndjellakeqës

Vetëm nga vendi deshën të lëviz

Por gjithësia kërcëllonte midis gishtave

Të dorës sime si shalqin i verdhë

I kam hipur vetes

Dhe kam zbritur prej hëne

Me fruta të rëndë në tokë

Njërin krah e kam zëvendësuar

Me krahun tjetër, pa zëvendësimin

E zgjidhjes së botës në furtunë

Nëse dorëzohem

Para peshës sime gjithçka do të thyhet

Pastaj: as qiell, as tokë s’do të duket.

(Përktheu Resul Shabani)

DY GJELA: I KUQI DHE I ZIU – Poezi nga RADOVAN PAVLOVSKI*

Shamia kuqezi

E hedhur në qiell

Dy taborë në gjak të kobshëm

Luftojnë në vendin

Ku duhet të ndahet shpirti

Verës vizatojnë kryqin

Ku ta mbyll vajin

Shpirtin ua vjedh Maxhupja

Ua lidh nëpër lecka blu

Dhe i hedh në lumë

Mos u dihen gjurmët

Tre Maxhupë

Tre kumakë të verdhë

Me gjysmë shpirti në trup

I lexojnë yjet

Mbuloini në rërën e ngrohtë

Të mos kenë të ftohtë

Dëgjoj dy marshe ushtarake

Në gishtërinj më mblidhet shkuma e kuqe

Përse t’i ndaj

Përse t’i vras

Kur kanë lindur në luftë

Ulem në çardak

I stolisur me bozhurë të freskët

Ju shtruat cergën

Mbi gurë blu të rrufesë

Derisa fëmijët tuaj

Shkopinj të kuq

Dhe mendonin nën cilën re të qëndrojnë

Për ta pritur vesën

Ëndërr

Juve jua kanë ndërprerë ëndrrën

Me këngën e bufit përgjërues

Që e derdhi vrerin

Në plasaritjen e një druri

 

I gropova në kopsht

Ku ta mbyll vajin

Ku të arratisem

Gjeli i kuq dhe i zi

Luftojnë ne qiell

 

(Përktheu Resul Shabani)

*Radovan Pavlovski (23 nëntor 1937) – poet, udhëpërshkues dhe eseist maqedonas.

Diell i çoroditur – 16 poezi nga Rexhep Polisi

 

SARANDË

 

Mbrëmë

Të kisha aq afër,

Aq pranë,

Sa dorën po të zgjasja

Do të prekja

Buzëqeshjen tënde,

Që edhe detin

E la pa frymë…

Do të prekja

Ajrin që ti thith

Dhe gjithë

Madhështinë…

Por dora nuk m’u bind

Dhe u futa nxitimthi

Në lumin e njerëzve,

Mes dallgëve

Pa kthim

Duke lenë pas

Dhembje

E trishtim…

 

 

DIELL I ÇORODITUR

 

Ky diell i çoroditur në Jug,

M’i grisi mendimet e m’degdisi larg…

Dikur rrezet e tij ngrohnin qenien time

Edhe pse i rrethuar nga akullnaja…

 

Deti që më përkëdhelte

Ëmbëlsisht me dallgët joniane,

Tani gulçon fjalë të pakuptimta,

Deri në deje e ndjej tërbimin e tij,

E, toka po çahet nga hidhërimi…

 

 

VILSON BLLOSHMIT

 

Unë s’kam qenë në Sahara,

As në ëndrra s’e kam parë.

Saharaja njerëz ha,

Saharaja, tokë e tharë…

 

Unë s’kam qenë në Sahara,

As Vilsoni nuk pat shkuar,

Veç, kur shkroi vargjet për të,

Fundin kurrë s’e kish menduar.

 

Çdo vargu plumba i lëshuan,

Poetit që ndanë nga kjo jetë.

Mu në zemër e qëlluan,

Saharaja, ç’ferr i nxehtë!

 

Do të shkoj në Sahara,

Shpejt a vonë, do të shkoj.

Në më djegtë zjarri i saj,

Atë zjarr do përvëloj…

 

 

NATA DIGJET BRENDA MEJE

 

Në pëllëmbë të dorës më ka mbetur

Prekja e flokëve të zez si nata,

Më ka mbetur shtrirë dora, e

S’po mundem ta drejtoj nga vetja!

 

Nata digjet brenda meje, ashtu

Si zjarri që ndeze në retinën e syve.

Ç’të bëj me dorën time të zgjaturë!

Ti nuk më kthen asnjë përgjigje…

 

 

PULBARDHAT

 

U trembën pulbardhat

E ikën fluturim…

Mbi liqenin e trëndafilave

Të egër,

E tash

Nga dhembja e bardhë

Qajnë mëngjeset,

Gjithë trishtim…

 

 

PËSHPËRIMAT E DIELLIT

 

Koha shtangur ka qëndruar

Dridhet ankthi gjoksit tim.

Pranverën e mbaj mbi duar,

I gjithi bëhem blerim…

 

Kozmosin e kam pushtuar.

Puth e puth pa pushim.

Një mikrobotë të praruar

Më sjell ajo, ma përndrin…

 

 

PEZULL

 

Gjithçka pezull ka mbetur në motin gri,

Kjo mbrëmje pa ajër po më tharton,

Si vera e kuqe mbetur pa pirë…

Në një festë që pa filluar mbaron!

 

Përhumbur jam në këtë mbrëmje gri,

As vetë s’e di çfarë më mungon.

Kjo verë e kuqe mbi tavolinë,

Me ty më ngjan e më trishton…

 

 

PUTHJE DIELLI

 

Kam mall për atë puthje dielli,

Kam mall për atë përqafim…

Ti vështrimin ktheve nga deti,

E u përskuqe me perëndim.

 

Ku ndodhesh vallë këtë mbrëmjeë

Më kot të kërkoj në largësi,

Muzgun e puthjes pi me ëndje

Dhe vdes në perëndimin e tij…

 

 

ËNDËRR JETIME

 

Lotët e tu më mbetën në faqe,

Si kristal u thye mbrëmja.

Nuk ka hënë brenda kësaj nate

Pylli ndanë lumit oshëtin nga dhembja.

 

Iu luta ëndrrës, mos ikë këtë mbrëmje,

Ëndrrës jetime në botën e hirtë,

Nata e trishtë si gjysmë hëne

Ma plagosi ëndrrën gjer në shpirt.

 

 

NJË QERSHIZË

 

Një qershizë e brishtë buzë rruge

Paska çelur pa pritur muajin maj,

Londrojnë petalet në ditën e murrme,

Unë s’di pse ndjehem si i zënë në faj…

 

Harruar në shkresat mbi tavolinë,

Më ikën ditët krejt pa kuptuar…

Sot kjo qershizë më solli freskinë

E një stine që më kish munguar…

 

 

LOT BURRI

 

Nuk kam guxim ta shoh veten në pasqyrë,

Jo, nuk guxoj as sytë t’i ngre drejt qiellit,

Një gulç më mbyt në fyt dhe fytyrnxirë,

Derdhet një lot burri faqes së diellit…

 

As duart s’më bëjnë të kap laps të shkruaj,

Kanë ngrirë shqisat, asgjë nuk shquaj…

N’horizont më duket gjithçka e përshtirë

Dhe endem kuturu, kot më kot si i huaj…

 

 

* * *

 

Nuk di ç’ngjyrë kanë ditët atje larg,

A djeg dielli, apo po shtegton

Bashkë me ty

Në vise të tjera, nëpër largësi

Nuk e di, a dhemb deti atje,

A ka më stuhi brenda teje!

Ndërsa ndjej se

Brenda meje, dallgët e detit

I tërbojnë ditët e mia,

Ujë bëhem krejt dhe mbytem

Nga dashuria…

 

 

IKE NËPËR NATË

 

Tani që ike nëpër natë dhe

Le tek unë një mallëngjim,

Çdo minutë më duket i gjatë

Më dhemb kjo ikje e pakthim.

 

Dhemb si puthja e rrëmbyer,

Si dora që më mbeti pezull,

Si bukuria jote e përkryer,

Si syri i shkruar nënë’ vetull…

 

Më dhemb vështrimi i brengosur

Dhe fjalët thënë me përmallim,

Më dhemb takimi i përsosur

Ndaj pres të më vish në kthim…

 

 

BOTA MË RROTULLOHET NË DUAR

 

Ti më pyet së largu;

“Si është atje koha”…

Dhe zëri vjen i mjegulluar.

E bukur, sa ti, them,

Dhe bota

Më rrotullohet në duar…

 

 

VJESHTË

 

Rrugët janë shpëlarë nga shiu i natës

Që shkoi dhe një fllad i lehtë vjeshte

Më pershkon trupin tej e tej!

Janë po ato rrugë ku ecëm bashkë,

Po ato ndërtesa, po ato pemë,

 

Eshtë vjeshtë!

Një vjeshtë ndryshe nga vitet e tjera,

Një vjeshtë e përndritur

Si rrugët e Tiranës…

Vjeshta më sjell tek ti,

Tek kujtimet tona të bukura

Dhe ndjej mall…

 

 

FTOHTË NË TIRANË

 

Ftohtë, ftohtë në Tiranë,

Mbi Dajt bora po rigon,

Si krah zogu më ngjanë,

Malli që më hënëzon.

 

Mbuluar me tis trishtimi,

Dita zvarritet e mpirë.

Ti ndrin si rreze agimi,

Si pikë vese e dlirë…

 

Bën ftohtë në Tiranë,

Dajti zbardh i përlotur.

Flokët e borës savan

Mbi heshtjen e ndrojtur…

E M A T H I A – Poezi nga ATDHE GECI

Emathia – Emri i lashtë i Maqedonisë.

Historinë që unë e kam në shpinë
është histori krejt pak e njohur,
histori me shtrembërime emrash
dhe histori me dhimbje të kokës
Historinë që unë e kam në shpinë
mund të na tronditë rëndë me të
vërtetat e fshehura e të panjohura
Mbi këtë tokë të gjelbërt të atdheut
kam vërejtje për kohën tonë, dhe
për cenzorët që e mbajtën fshehur
alfabetin pellazg, dhe të fshehtën
për prejardhjen tonë pellazgo-ilire
Historinë që unë e kam në shpinë,
rrahur e kanë rëndë për të vërtetën,
rrahur e kanë rëndë për kryengritje
rrahur e kanë rëndë për luftimet…

Historinë që unë e kam në shpinë
poshtëruar ma kanë të mëdhenjtë,
poshtëruar ma kanë fqinjët dhe,
poshtëruar e kem nga pak dhe vetë,
Historinë që unë e kam në shpinë,
e kam me të rënë dhe të plagosur
me traktate, e tribunale gjyqesh,
me prejardhje e beteja të mohuara.
Historia që unë e kam në shpinë
është histori e të gjitha kohërave,
histori qytetëruese e atdheut tim,
histori me shumë hulli të gjakut.

Historinë që unë e kam në shpinë,
i ka 300 shekuj jetë të qytetarit,
300 shekuj të luftave të pakryera
dhe 300 shekuj me plis të bardhë.
Atdheu ynë; Epir, Iliri e Dardani
nuk ka luftë që s ́e ka një pikë lot,
nuk ka luftë që s ́e ka një varr
dhe s ́ka këngë që se ka një ëndërr!…

1 . Emathia – Emri i lashtë i Maqedonisë.

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2019

VARRI I BARIUT DIBRAN – Poezi nga MEXHIT PRENÇI

 

Kur  zëri i Attheut  e thirri

të luftojë për Liri, la delet,  fyellin

e krrabën dhe mori  amen., – amanetin

e t’parve  me e kry’. La delet që i kulloste

në  bjeshkë  fusha  e kodrina.. Zërin e tyre

njihte nga blegrima  si njihnin ato zërin e tij.

 

Fyellit si mjeshtër  i binte,

tingujt  jehonin  në hapësirë

e konkuronin, me zërat e bilbilit,

në sintoni  me zërat e pyllit

 

Këndonin

për gëzimet  e hidhërimet,

dashuritë dhe zhgënjimet,

për  bukuritë e natyrës dhe  guximin

e trimave në luftrat epike e tragjike

për  Atdhe, Liri dhe demokraci

 

 

Po, kush tha se

bariu  i BardhajReçit

botën e njeh sa kullota përrreth,

– s’ka dëgjuar  alarmin e tingujve

t ë fyellit  të tji, kur Shkjau po kalonte

Drinin e Zi , poshtë Gurit të Shqipes

vatrat  tona t’i pushtonte

e njerëzit  t’i masakronte.

*

S’ka dëgjuar  krismat e pushkës

për Liri, kur tufën e la e fyelli

s’u ndie më, kur  ra heshtja  në bjeshkë

e vërri e nëna thurte çorape  për  të,

S’ka dëgjuar zërin këmbanë:  Përpara

dibranë e lumjanë,  bjeruni  &  grijini

nazistët  germane, sa  t’u dridhet

dhe toka nënkambë….

 

Te një varr  mes malesh, prehen

eshtrat e bariut të BardhajReçit.

Era fryn tinguj melodish, nga  brimatt

e fyellit, jehojnë edhe sot

këngët  e Atdheut  dhe Lirisë!

SI KA MUNDËSI ATDHEU TË HARROHET – Poezi nga ATDHE GECI

Mendja e kraharorit ashpër më qortoi
si është e mundur të harrohet Atdheu
si është e mundur të harrohet Çamëria
Molla e Kuqe, Tivari e Kotorri, Iliriada
pse i dorëzuam armët pa e fituar lirinë
ç´janë këto gabime ndaj vetvetes sonë
kthimi tek atdheu nuk pranon harresa
Qielli im i përflakur me vetëtima, je ré
e ngjyer në gjak si këmisha e flamurit
liri, ky është im dhé, lisi i lëngut tim
nuk është e mundur atdheu të harrohet
kjo këngë ka një adresë, fushëbetejën!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2019

Më 23 gusht 1869 lindi poeti i shquar amerikan Edgar Lee Masters

VOAL – Poeti amerikan Edgar Lee Masters lindi në Garnett (Kansas, USA) më 23 gusht 1869. Nëna e tij Emma J. Dexter dhe babai i tij Wallace ishin shpërngulur në atë qytet vetëm për një periudhë të shkurtër për të filluar veprimtarinë juridike. Familja u kthye shpejt në fermën e gjyshërve të tyre atërorë afër Petersburg, në Qarkun Menard, Illinois. Fëmijëria shënohet nga dy vdekje të hershme: në vitin 1878 ajo e vëllait më të vogël; vitin e ardhshëm vëllai tjetër vdiq i shtypur nga një tren. Më 1880 ai u transferua me familjen e tij në Lewiston, Maine: këtu Edgar ndoqi shkollën e mesme dhe në të njëjtën periudhë ai botoi artikujt e tij të parë për Chicago Daily News.

Klima kulturore e qytetit, varrezat e qytetit në Oak Hill dhe lumi Spoon aty pranë do të jenë për Edgar Lee Masters burim i shkëlqyeshëm dhe i çmuar i frymëzimit për Antologjinë “Lumi lugë”, e cila do t’i japë shumë famë. Antologjia, e cila përfaqëson hakmarrjen e tij kundër hipokrizisë dhe mendjes së ngushtë të një qyteti të vogël, me siguri do të kishte dekretuar famën e autorit të saj, megjithatë edhe prishjen e pozitës së tij të prestigjit në shoqërinë e qytetit. Poezitë e tij, ndërkohë, mbledhin vlerësime nga e gjithë bota, nga Anglia në mesin e entuziastëve është edhe Ezra Pound.

Më 1889 dhe 1890 ai ndoqi Akademinë Knox (një kurs përgatitor që u mbajt në Kolegjin Knox) ​​të cilin autori u detyrua ta braktisë për shkak të vështirësive ekonomike.

Pasi punoi në departamentin juridik të babait të tij, ai pranoi punësimin avokat në shtetin e Illinois.

Ai u bë partner në Cikago i Kickham Scanlan në 1893. Edgar Lee Masters u martua në 1898 Helen M. Jenkins, bijë e një avokati, me të cilin pati tre fëmijë.

Përkundër një periudhe të gjatë paqartësish dhe trazirash (nga viti 1908 deri në vitin 1911) për shkak të një afere jashtëmartesore dhe një mosmarrëveshje me avokatin Clarence Darrow për të cilin ai kishte qenë partner, më 1911 ai ngriti biznesin e tij dhe hapi zyrën e tij juridike.

Vepra e tij mori “Mark Twain Silver Medal” më 1936, çmimet “Poetry Society of America” e “Academy of American Poets Fellowship” më 1942 e “Shelly Memorial Award” më 1944.

Dy nga djemtë e tij do të ndjekin gjurmët e tij letrare. Vajza e saj Marcia do t’i kushtohet poezisë, ndërsa djali i saj Hilary Masters do të bëhet një romancier. Ky i fundit, së bashku me gjysmëvëllain e tij, Hardin, do të shkruajnë një biografi të babait të tij.

Pas suksesit të dobët të përmbledhjes “Lumi i Lugës së Re” “The New Spoon River” (botuar në vitin 1924), autori heq përfundimisht profesionin e avokatit për t’iu përkushtuar shkrimit. Vitet e fundit ai ka arritur të mbështesë veten në hotelin Chelsea në New York vetëm falë huazimeve të disa miqve. Këtu jetoi deri në vitin 1943, një periudhë në të cilën veprimtaria e tij u bë e furishme dhe shkonte nga vjersha në biografi, nga ese historike deri në romane të reja. Megjithatë nuk gjen as frymëzim e as sukses të poezive që lidhen me Luginën e Lumit. Kur gjendja e tij shëndetësore përkeqësohet, ai u transferua në Karolinën e Veriut me gruan e tij.

Edgar Lee Masters vdes nga pneumonia, në gjendje të pafat, më 5 Mars 1950; është varrosur në varrezat e Oakland në Petersburg. Epitafi i tij përfshin poezinë “Nesër është ditëlindja ime”, marrë nga vepra “Drejt Gjirit”:

(Miq të mirë, le të shkojmë në fusha … | Pas një shëtitje të vogël dhe afër faljes suaj, | Unë mendoj se do të fle, nuk ka gjë më të ëmbël. | Asnjë fat nuk është më i ëmbël se sa të flesh.) Unë jam një ëndërr e një pushim i bekuar, | Le të ecim dhe të dëgjojmë zërin).

Kodra – Poezi nga Edgar Lee Masters – Përktheu Skënder Buçpapaj

Ku janë Elmer, Herman, Bert, Tom dhe Charley,
I dobëti i vullnetit, i forti i krahut, kllouni, pijaneci, luftëtari?
Të gjithë, po flenë në kodër.

Dikush iku nga ethet,
Dikush u dogj në një minierë,
Dikush u vra në një përleshje,
Dikush vdiq në burg,
Dikush ra nga një urë i raskapitur nga puna për fëmijët dhe gruan—
Të gjithë, janë duke fjetur, duke fjetur, duke fjetur në kodër.

Ku janë Ella, Kate, Mag, Lizzie dhe Edith,
Zemra e butë, shpirti i thjeshtë, zëlarta, krenarja, e lumtura? –
Të gjitha po flenë në kodër.
Njëra vdiq në lindjen e turpshme të fëmijës,
Tjetra nga një dashuri e prishur,
Tjetra në duart e një brutali në një bordello,
Tjetra nga një krenari e thyer, në kërkimin e dëshirës së zemrës;
Tjetra pas jetës në Londër dhe në Parisin e largët
U sollën në hapësirën e ngushtë pranë Elës dhe Kate dhe Mag—
Të gjitha, janë duke fjetur, duke fjetur, duke fjetur në kodër.
Ku janë xhaxhai Isaac dhe halla Emily,
Dhe plaku Towny Kincaid dhe Sevigne Houghton,
Dhe kryebashkiaku Walker i cili kishte biseduar
Me burra të nderuar të revolucionit? –
Të gjithë, po flenë në kodër.

Ata pritën bij të vdekur nga lufta,
Dhe bija të cilat jeta iu ishte shkatërruar,
Dhe fëmijët e tyre pa baba, duke qarë —
Të gjithë, janë duke fjetur, duke fjetur, duke fjetur në kodër.
Ku është plaku Fiddler Jones
I cili luajti me jetën gjatë nëntëdhjetë viteve të tij,
Duke bredhur nëpër shi e borë me gjoks të zhveshur,
Duke pirë, duke u zënë duke mos menduar as për gruan dhe as farefisin,
As ar, as dashuri, as parajsë?
Hej ai babagjyshi i peshkut i shumë kohëve më parë,
Nga garat e kalit të shumë kohëve më parë në Grove Clary’s,
Për ato që tha Abe Lincoln
Një herë në Springfield.

Invictus – Poezi nga William Ernest Henley – Përktheu Skënder Buçpapaj

Out of the night that covers me,
Black as the Pit from pole to pole,
I thank whatever gods may be
For my unconquerable soul.

In the fell clutch of circumstance
I have not winced nor cried aloud.
Under the bludgeonings of chance
My head is bloody, but unbowed.

Beyond this place of wrath and tears
Looms but the Horror of the shade,
And yet the menace of the years
Finds, and shall find, me unafraid.

It matters not how strait the gate,
How charged with punishments the scroll.
I am the master of my fate:
I am the captain of my soul.

 

Nga thellësia e natës që më rrethon,

Si Pusi më i zi nga një skaj te një tjetër,

Falënderoj perënditë cilatdo janë ato

Për shpirtin tim të paepshëm.

 

Në kthetrat e egra të rrethanave

Nuk u tërhoqa dhe as qajta me ankth.

Nën goditjet e rënda të sëpatës së fatit

Nuk më përkulet koka dhe pse rrjedh gjak.

 

Përtej këtij vendi zemërimi dhe lotësh,

Zgjohet vetëm Tmerri i hijes,

Megjithatë kërcënimi i viteve gjithmonë

Më gjen dhe do të më gjejë pa frikë.

 

Sado e ngushtë është dera,

Sado ndëshkuese është jeta.

Unë jam zot i fatit tim:

Unë jam kapiteni i shpirtit tim.

Më 23 gusht 1839 lindi poeti i shquar anglez William Ernest Henley

VOAL – Poeti William Ernest Henley lindi në Gloucester (Angli) më 23 gusht 1849, më i madhi i gjashtë djemve të William Henley, një shitës librash për profesion dhe i Mary Morgan, një pasardhëse e kritikut dhe poetii Joseph Warton.

Henley studioi në Crypt Grammar School në vitet 1861-1867; pastaj në periudha të shkurtëra – nga 1857 deri në 1863 – kur Thomas Edward Brown shërbeu si drejtor shkolle, Henley u ndikua thellësisht nga personaliteti i tij.

Përveç vendosjes së një miqësie të gjatë, Henley do të shkruajë në New Review (Dhjetor 1897) një memorial në të cilin admirimi për Brown është i dukshëm.

Në moshën dymbëdhjetë vjeç, Henley u sëmur rëndë nga tuberkulozi, kështu që pjesa e poshtme e këmbës së tij të majtë duhej të amputohej.

Gjatë gjithë jetës së tij, sëmundja nuk i jep qetësi, por Henley është një person me një fuqi të jashtëzakonshme mendore: ai u diplomua më 1867 dhe u transferua në Londër për të filluar profesionin e gazetarit. Në tetë vitet e ardhshme ai kalon periudha të gjata në spital, duke e gjetur veten në rrezik të amputimit edhe për ato që kanë të bëjnë me këmbën e djathtë. Henley kundërshton operacionin e dytë dhe pajtohet të bëhet pacient në The Royal Infirmary në Edinburgh, i kuruar nga Joseph Lister (1827-1912), një nga mjekët pionierë të operacionit modern.

Pas tre vjetësh të kaluar në spital – nga 1873 deri në 1875 – Henley doli nga spitali dhe, megjithëse trajtimi i Lister-it nuk ishte plotësisht i suksesshëm, prapë i lejoi atij të jetonte i pavarur për tridhjetë vjet.

Pikërisht në vitin 1875, ndërsa ishte në spital, ai shkroi poezinë e tij më të famshme, “Invictus”, kushtuar Robert Thomas Hamilton Bruce (1846-1899) dhe e bëri edhe më të famshëm në vitin 2009, kur regjisori Clint Eastwood bëri filmin homonim , në të cilën Presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela (luajtur nga Morgan Freeman) e përdor poezinë së pari si një frymëzim për të lehtësuar vitet e tij të burgosjes gjatë aparteidit dhe më pas për të inkurajuar kapitenin e ekipit të rugbit të Afrikës së Jugut François Pienaar (Matt Damon). Fjala “Invictus” vjen nga Latinishtja dhe do të thotë “invitto”, që do të thotë “kurrë nuk u mposht”, ose “nuk u mund”.

William Ernest Henley është një mik i shkrimtarit Robert Louis Stevenson i cili në veprën e tij të famshme “Treasure Island” ka përfshirë figurën e piratit Long John Silver, bazuar në figurën e Henley: Godson-i i Stevenson, Lloyd Osbourne, do të kishte duke vërtetuar këtë lajm, duke përshkruar Henley “një individ të madh, të përgjakshëm, me gjerësi të gjerë, me një mjekër të madhe të kuqe dhe një patericë; i gëzueshëm, i befasishëm i zgjuar dhe me një të qeshur që zhurmonte si muzikë; ai kishte një gjallëri dhe pasion të paimagjinueshëm; ishte absolutisht i jashtëzakonshëm” .

Veprat kryesore të tij janë “Një libër me vargje” (1888), “Shikime dhe Shqyrtime” (1890), “Kënga e shpatës” (1892), me titull “Vullnetarët e Londrës” nga botimi i dytë i 1893.

William Ernest Henley vdes më 11 korrik 1903.