VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

In Memoriam Fadil Hasa: Seriale turke & shtet kriminal ndaj Artit, Artistëve e Kulturës Shqiptare! Nga Elida Buçpapaj

By | July 17, 2018
5 Comments
  • author avatar
    Lexues i voal.ch 3 months ago Reply

    Nje shkrim model e nderuar Lida. Flm per kete trajtese me kaq seriozitet e permbajtje te vlereshme.
    Urime.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 3 months ago Reply

      Mik dhe lexues i nderuar i Voal.ch. Ju flm shumë. Me mirënjohje dhe të falat tona.
      Elida Buçpapaj

  • author avatar
    Qiriu i Tunelit! 3 months ago Reply

    Vetëm nji atdhetare si ju Zj. Elida Vehbi Skënderi dini t’i shprehni kto konstatime dhe mnyra të daljes nga kjo peshtjellim të qellimshëm nga kryefeudalët e tiranës me anë të nji tablo të skjaruem mbi kulturën dhe artistat. Çdo ditë qi merr frym ky i pagenë, vetëm dame prodhon ndaj ktij populli, racës, kombit sepse e urren ma shum se gjiça në ket botë!
    Ky kryevagabondi sapo erdhi nga kazanat e parisit nisi me thojt e papremë e me urrejtje patologjike vandalizmin ndaj artit, duke i mbyllë teatrot, duke i hedhë në rrugë të madhe aktorët e të gjitha niveleve, gja qi shkaktoi kriza të randa psihike deri në vetë-shuemje nga kjo jetë e shum aktorve qi lan gjurmë në teatër, kinema, muzikë e kudo, sepse prej 1992 e deri në 1998 kur u emnue ministër kulturet kjo specie e pagene shqyptare do hakmerrej ndaj tyne sepse kishin stigmatizue, vu në lojë kryediktatorin enverin, qi e kishte per zemër ky soj surrogatit dhe familja e tij. Bëmat e tij s’kan të numruem. Urrejtjen ma të madhe e ka pasë për artistat, në nji kohë, qi ky vetë derdemenë asht kenë pedagogë ne pikturë, babën skulptor. Si mund të ndodhi nga ky soj pjellet gjithë kjo mëri e gazep mbi artistat e persekutuem nga diktatura????? Ky i pageni e ka marrë të gjitha nivelet e shkollave pa msue sepse babën antar i komitetit qendror dhe deputet….I huptë kryeti dhe gjithë fara e fisi dhe kodoshat e tij e perfundoftë komplet soji i tij në zift ër sgjallit!

  • author avatar
    lola 3 months ago Reply

    Ja dhe bucja e tropojes u ngrit nga gjumi letargjik qe e kishte zene per 27 vjet. Kasta kriminale e kesaj kamikazeje vrau e shkaterroi,mohoi e perbuzi per 27 vjet cdo gje qe ishte ndertuar dhe arritur deri ne ’92 ,ku ben pjese dhe veprimtaria artistike e artistit Fadil Hasa,dhe kjo kerme nuk e ngriti zerin kurre .Eshte e cuditshme se si lepiresit e kockave marrin nga pronaret e tyre jo vetem perfitimet materiale por dhe menyren e te menduarit.Dhe kjo felliqesire,ashtu si lideri saj shpirteror,Sllobodani shqiptar, e sulmon prene sa eshte gjalle dhe derdh lot krokodili menjehere pasi largohet nga kjo bote.

    • author avatar
      Anonymous 3 months ago Reply

      Buçe je ti. Buçe jane grate dhe dashnoret e atij plehres te gjate. EBuçe edhe ministrleshja e dekulturizimit. Buçe edhe nenat tuaja. Qerrohu prej ketej.

Komentet

Bisedimet Dardani-Serbi duhet t’i udhëheqë Uashingtoni – Nga GANI MEHMETAJ

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO duhej t’u prinin nga fillimi bisedimeve të Dardanisë me Serbinë, nëse kishte nevojë për bisedime të këtilla. ShBA-të e BE-ja nuk është dashur të lejojnë cirkun e vajtje-ardhjeve maratonike në mes të Prishtinës e Beogradit në Bruksel, sepse Serbia ka dëshmuar edhe në të kaluarën, dëshmon edhe tash se nuk dëshiron të zgjidhë asnjë problem në Gadishullin Ilirik. Ndërkaq, shtetarët e Dardanisë nuk janë treguar as të shkathët në bisedime, as që i përfill kush në propozime. Por edhe sikur ta kishim diplomacinë elitare, bisedimet me Serbinë do të dilnin shterpe.
Serbia është shkaktari i krizës, ndërsa shkaktari i krizës nuk mund të jetë çelësi i zgjidhjes. Është një gabim nismëtar diplomatik, që po na hakmerret, sepse çdo funksion elementar i shtetit tonë është paralizuar nga kushtëzimet serbe. Serbia e humbi luftën me 1999, prandaj bashkësia ndërkombëtare s’duhej t’ia pranonte diktatet. Kushtëzimet nuk duhej t’ia pranonte as shteti ynë, edhe atëherë kur s’mund t’i kundërvihej ushtarakisht, mjaftonte të tregonte vullnet kundërshtimi këmbëngulës.
Prishtina duhej të hiqte dorë nga bisedimet shterpe në Bruksel, kur shihej se delegacionet tona kot shkonin atje, pa asgjë ktheheshin, sepse serbët i përsërisnin gjërat e njëjta si papagalli pa afruar asgjë.
Serbët e nxitën luftën në disa shtete të gadishullit, bënë gjenocid në Dardani, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, prandaj bashkësia ndërkombëtare gaboi kur i dha mundësi të kushtëzonte bisedimet me shantazhe. Kroatët u dhanë fund që në fillim shantazheve serbe me sëpatën e dardharit e me diplomacinë e të mençurit. Ne nuk e patëm forcën ushtarake të kroatëve, nuk e patëm as mençurinë e diplomatëve. Ndërsa nuk ua kërkuam ndihmën, as nuk i përfillem shpëtimtarët tonë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë etj.
Prandaj që të mos vazhdoj edhe më tutje cirku maratonik Beograd- Prishtinë, është mirë që bisedimet t’i udhëheq Uashingtoni, sepse pos që e kanë forcën ushtarake të zbatimit të marrëveshjes, ata e kanë edhe aftësinë që ta bindin Serbinë, ashtu si duhet t’i bindin. Serbët e kuptojnë gjuhën e amerikanëve më mirë se kushdo.
Nëpër kuluare thuhet kinse “korrigjimet” i kërkon SHBA-ja, zyrtarët më të lartë amerikanë i mohojnë publikisht shpifjet e tilla. Pse të mos ua mbyllim gojën fjalëve të kuluareve?
Është gabim tjetër i pafalshëm që iu dha mandati kryeministrit shqiptar Edi Ramës të zhvillojë bisedime me kryeministrin serb në Nish për fatin e Dardanisë. Ky shtetar i shantazhuar me dosje e i lëndueshëm politikisht e bëri rrëmujë shtetin e vet. Si mund të negociojë për neve atëherë?
Shteti ynë i ri gjendet para një kthesë dramatike, të ngjashme me vitin 1998-99. Atëbotë, ia kërkuam Amerikës e NATO-s ndërhyrjen urgjente, sepse nuk mund ta dëbonim agresorin serb, nuk mundem ta shpëtonim kombin nga gjenocidi e rreziku i shfarosjes. SHBA e NATO na çliruan e na shpëtuan. Do të na ndihmojnë e do të na nxjerrin nga situata kritike edhe tash, po i morën ata frenat e bisedimeve. Përgjegjësinë do ta kenë shumë më të madh se sa tash si vrojtues pasivë.
Jam i sigurt që nuk do t’ua kërkojmë ndihmën, por ata duhet të ndërhyjnë pa na pyetur sa s’është bërë vonë.

FOTO: Ashtu si e dëbuan Serbinë nga Dardania, SHBA mund ta dëbojnë edhe politikisht Beogradin pa ia dhënë territor tonin: – Avionët amerikanë duke bombardua Serbinë.

Për bashkëkombësit e mi përtej Drinit – Jugosllavia e Titos ishte Serbia e zgjeruar – Nga GANI MEHMETAJ

Të mbërthen tmerri kur i lexon bashkëkombësit përtej Drinit sa pak dinë për Josip Broz Titon e për ish-Jugosllavinë, dhe sa më kompetencë e përgjërim flasin për një shtet fantazmë që u shpartallua me viktima të shumta. Nuk e dinë as nuk duan ta dinë se Jugosllavia u ndërtua mbi krime të mynxyrshme e gjenocid. Ideatori francez i Jugosllavisë së parë më 1932 bëri vetëvrasje, kur e pa me sytë e vet sajesën që e kishte menduar ndryshe, ndërsa i doli monstër që hante kombe.

Pas Luftë së Dytë Botërore, serbët që e sajuan Jugosllavinë e dytë, bënë gjenocid jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj italianëve në bregdetin dalmat, kryesisht në Istri, bënë gjenocid ndaj gjermanëve e hungarezëve vendës në Fushën e Panonisë, vranë mijëra kroatë e sllovenë që nuk e pranuan diktaturën serbe me emër të Titos. Serbët u bënë të  vetmit komunistë mu si rusët. Shqiptarët e Enverit kopjonin serbët si majmuni që kopjon zotërinë e vet.

Ndërkaq, serbët që e kolonizuan Slloveninë e Kroacinë ishin primitivë, të dhunshëm, arrogantë e cinikë. Primitivë, të dhunshëm, arrogantë e cinikë ishin kolonistët serbë edhe në Dardani. Kështu, askush nuk e besonte parajsën e Jugosllavisë së vëllazërim-bashkimit, pos nipat e Enver Hoxhës.

Prandaj pakënaqësia e kombeve sllave-kroate e sllovene dhe e shqiptarëve të Dardanisë e fundosi Jugosllavinë. Serbët parazitë e përtacë e kishin në dorë Armatën jugosllave, administratën federative, shërbimin sekret federativ, diplomacinë etj, ndërsa fondet për armatim e mbajtje të ushtrisë i vilnin nga Sllovenia, Kroacia e Dardania. Vetëm Beogradi e shfrytëzonte dyzet për qind të buxhetit të Jugosllavisë. Tito i dinte këto gjëra, por e pëlqente pushtetin. Titos ia krihnin bishtin edhe Perëndimi, shtete arabe e Bashkimi Sovjetik. Perëndimi ia krihte bishtin edhe Shahut iranian, duke i druajtur terrorit të ajatollahëve e ndikimit rus.

 Por prapë kam frikë se nuk i binda nipat e Enverit se Tito nuk ishte ai që e duan ata, por ishte ndryshe. Sikur të këndellej biles kreu i shtetit shqiptar dhe të mos na fuste në humnerën e frikshme të bisedimit me serbë. Ndërkaq, ndikimi i kreut të shtetit shqiptar mbi shtetin e brishtë të dardanëve është fatal.

Mos i thirrni fantazmat se zgjohen lugetër! – Nga GANI MEHMETAJ

Kam frikë nga shqiptarët e të dy anëve të Drinit që nuk po shkëputën nga fantazma e Enverit dhe nga puthja djallëzore e Titos. Kanë nisë ta vajtojnë në Dardani Titon, e vajtojnë grarishte në Shqipëri Enverin. Titon e vajtojnë fatkeqit e parealizuar edhe në Shqipëri, mu si dardanët e mjerë që e gjakojnë Enverin “e tyre”. Sikur të kishim shtete të mirëfillta do ta ndalonin me ligj Titon e Enverin, mu sikurse e kanë ndaluar në Gjermani Hitlerin.
Bashkëkombës të mi se, mos u mbeten akrepat e orës në vitet e gjashtëdhjeta? Mund të nxjerrim fakte sa të doni se cili vrau më shumë shqiptarë: Tito a Enveri. Tito ishte më i djallëzuar, nuk ua prishte ndërkombëtarëve. Enveri mu si Don Kishoti i shpalli luftë botës së qytetëruar, e bunkerizoi shtetin. Enveri vrau vetëm shqiptarë, Tito vrau më shumë shqiptarë, por vrau edhe kroatë, edhe pse vet ishte kroat. Kur kroatët e kanë shlyer nga historia e tyre, pse duhet ta kujtojmë ne?
Të dytë ishin diktatorë: Tito, diktator me pedigre ndërkombëtare, Enveri me pedigre “kombëtare”.
Mos i thirrni fantazmat se zgjohen lugetër!

GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU SI UDHËRRËFYES I SHQIPTARËVE DHE SHËMBULL I SHKËLQYER I DIASPORËS – Nga Frank Shkreli

Në kuadër të aktiviteteve të Vitit Mbarëkombëtar 2018, kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, në Prishtinë po mbahet një konferencë me pjesëmarrje nga studiues shqiptarë dhe të huaj.

Konferenca është organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup. Disa medie të Kosovës kanë njoftuar se ndonëse Presidenti i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi dhe Kryeministri, Z. Ramush Haradinaj, kishin premtuar se do të merrnin pjesë në këtë konferencë kushtuar Gjergj Kastriotit-Skenderbe, asnjëri prej tyre siç duket nuk ishte i pranishëm në këtë tubim, megjithse ishin pjesë e programit të konferencës, të njoftuar më heret.

Përfaqsuesi më i lartë i shtetit dhe i qeverisë së Republikës së Kosovës që mori pjesë në këtë konferencë akademike, ishte Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Në fjalën e tij drejtuar të pranishëmve në këtë konferencë, Ministri Bytyqi, tha se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është njëra nga figurat më të respektuara në historinë tonë kombëtare.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishëmve në këtë konferencë, Ministri Bytyqi, tha se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është njëra nga figurat më të respektuara në historinë tonë kombëtare. “Si figurë unifikuese” shtoi ai Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, “Çdo herë ka qenë dhe mbetet adresa kryesore e identifikimit të popullit shqiptar. Skënderbeu, si njëri nga strategët më të njohur të artit luftarak, për 25 vite rresht, arriti që të vë themelet e shtetit mesjetar shqiptar. Edhe përkundër që ai u ndesh me ushtrinë më të fortë të kohës — pra me atë osmane — ai ishte i pathyeshëm dhe pengesë kryesore për depërtimin e ushtrive osmane në Evropën Perëndimore”, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Z. Shyqiri Bytyqi.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishëmve në këtë konferencë, Ministri Bytyqi tha se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është njëra prej figurave më të respektuara në historinë tonë kombëtare. “Si figurë unifikuese” shtoi ai Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, “Çdo herë ka qenë dhe mbetet adresa kryesore e identifikimit të popullit shqiptar. Skënderbeu, si njëri nga strategët më të njohur të artit luftarak, për 25 vite rresht, arriti që të vë themelet e shtetit mesjetar shqiptar. Edhe përkundër që ai u ndesh me ushtrinë më të fortë të kohës — pra me atë osmane — ai ishte i pathyeshëm dhe pengesë kryesore për depërtimin e ushtrive osmane në Evropën Perëndimore”, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Z. Shyqiri Bytyqi.

Ministri Bytyqi theksoi se Skënderbeu, për vite të tëra shërbeu si figurë pikënisëse e shumë proceseve të mëdha të popullit tonë dhe si i tillë, për shqiptarët e Kosovës, ai ishte shembulli me i mirë për vetëdijesimin e ndërgjegjes kombëtare. “Ai, ishte udhërrëfyesi i jonë në momentet më të rëndësishme të ndërtimit të shtetit tonë, që nga vlimet e mëdha politike në fillim vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, më pas gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e deri në ditët tona”, tha në fund të fjalës së tij, Ministri Bytyqi.

Një prej të folësve në këtë tubim akademik në Prishitnë ishte edhe Përfaqësues i Kishës Katolike të Kosovës, Dioqezës së re Prizren-Prishtinë, Don Lush Gjergji i cili iu drejtua pjesëmarrësve me këto fjalë: “Historia flet dhe thërret në këtë përvjetor të madh, 550 vjetorin e vdekjes së të pavdekshmit Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, i cili si dikur i mblodhi dhe i afroi Arbët, ashtu edhe sot na afron dhe na bashkon ne Shqiptarët me shumë porosi, qortime, vërejtje, synime dhe frymëzime për të tashmen dhe të ardhmen tonë më të mirë”. Në fjalën e tij, Don Lush Gjergji bëri pyetjen se çfarë na mëson sot figura, jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit – Skenderbe, për kohën dhe hapësirat tona ndërsa theksoi strategjinë largpamëse dhe vendimtare të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, duke nënvijuar se, “Takimi, afrimi, bashkimi, bashkëpunimi dhe bashkëjetesa e bëjnë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun figurë historike dhe aktuale unike për ne dhe për botën. Njeri që diti, deshi dhe mundi të krijonte këtë rrugëtim shkallor, si art të suksesit, vëllazërisë, afërsisë, vlerësimit pozitiv, të jetës dhe të suksesit të përbashkët me të gjithë dhe për të gjithë.”

Don Lush Gjergji tha se nga Heroi Kombëtar i tyre, shqiptarët në këtë vit mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriotit-Skenderbe, mund të mësojnë shumë edhe sot, sidomos për bashkim, për bashkpunim dhe për bashkjetesë me njëri tjetrin. Për një bashkim, theksoi ai, “Si shprehje fuqie të bashkimit në dallime, për çdo ngadhënjim dhe sukses, që mbështetet në të vërtetën dhe në dashurinë për njëri-tjetrin, për idetë dhe idealet e përbashkëta, i bazuar në të vërtetën historike ilire dhe arbërore për përballimin vëllazëror të baticave dhe zbaticave historike dhe aktuale” dhe në bashkpunim nënvijoi ai, “Si domosdoshmëri për çdo kohë dhe vend, shprehje e fuqisë dhe jetës, veprimtarisë dhe synimeve të përbashkëta, ku ne shpesh çalojmë dhe mungojmë, si një lloj dobësie pothuaj karakteristike e “thembrës së Akilit” për Popullin tonë”. Nga Prijsi i Madh, sipas Don Lush Gjergjit, duhet të mësojmë edhe bashkjetesën, “Si shprehje atdhedashurie dhe flijimi, kërkimi të vazhdueshëm i të mirës së përbashkët, pa të cilën s’ka as të mira personale, individuale, familjare, grupore, që lehtëson fuqinë shpirtërore, morale, jetësore, që edhe ne, si Gjergji ynë dikur, t’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës”, ka thënë ai.

Këtë temë siç duket trajton edhe libri më i ri i autorit Z. Jakup Krasniqi, “Skënderbeu dhe Porositë për Shekullin XXI”, që u përurua të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Duke folur për Gjergj Kastriotin – Skenderbe, të cilin ai e cilësoi si ndër figurat historike më të larta jo vetëm evropiane por edhe botërore, historiani Jakup Krasniqi ka veçuar faktin duke thekësuar se ne e kemi njohur Heroin Kombëtar Skënderbeun si komandant dhe ushtar i fuqishëm, por duhet ta shohim edhe në këndin e mendimtarit të fortë, të një qeveritari që di çka don dhe jo vetëm për kohën e tij, duke i shërbyer edhe kohëve të tjera. Gjatë promovimit të librit, Z. Krasniqi ka porositur qeveritaret shqiptarë t’a shfrytëzojnë pasurinë e begatë që vjen nga Skënderbeu në të tashmen dhe për të ardhmen tonë, njoftojnë disa burime mediatike të Kosovës.

Ministri Shyqiri Bytyqi e cilësoi Skenderbeun si udhërrëfyesin e shqiptarëve të Kosovës gjatë gjithë historisë e deri në luftën e fundit për çlirimin e vendit, ndërsa Don Lush Gjergji u tha pjesëmarrësve në konferencë se Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, “Nuk e kishte humbur kujtesën historike personale, familjare, fetare dhe kombëtare. Edhe pse babai i tij Gjon Kastrioti qe i detyruar t’ua dorëzonte Gjergjin në moshën e brishtë 9 vjeçare, diku në fillim të vitit 1415”, Gjergj Kstrioti-Skenderbeu, sipas Don Lush Gjergjit, “Është shembëll i shkëlqyer i përfaqësuesit të “diasporës”, i cili nuk mendonte me “bark”, por me krye, vlerësonte me mendje dhe me zemër dhe thënë me gjuhën e Shën Nënës Tereze, e “Jep pjesën më të mirë të vetvetes”, por për të tjerët, për të mirën e përbashkët për të gjithë, si model flijimi dhe dhurimi, altruizmi dhe atdhedashurie shembullore”. Skënderbeu shtoi ai — “Shtyllë jete dhe veprimi pati BESËN dhe me Besëlidhjen Shqiptare më 2 mars 1444, vuri themelet e reja dhe të vjetra tona komb-formuese dhe shtet-formuese, duke nderuar traditat e përbashkëta, simbolet — mbi të gjitha synimet, idetë dhe idealet tona — nën flamurin e përbashkët drejt historisë dhe ardhmërisë”, përfundoi Don Lush Gjergji, fjalën e tij përshëndetëse me rastin e hapjes së konferencës shkencore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”, mbajtur në Prishtinë më 16 Tetor, 2018.

Frank Shkreli

Një harresë e qëllimshme – Nga Prof.dr. Eshref Ymeri

Para pak ditësh dhe pikërisht më 12 tetor, u përkujtua 60-vjetori i hapjes së Shkollës së Mesme Pedagogjike në Vlorë (1958-2018). Tani ajo shkollë nuk funksionon më. Në vend të saj është ngritur dhe vazhdon veprimtarinë e vet Instituti i Infermierisë.
Me këtë rast, u zhvillua një aktivitet përkujtimor, në të cilin morën pjesë ish-nxënës të asaj shkolle, të cilët qenë ulur për herë të parë në bankat e saj. Ata kishin ardhur nga shumë qytete të vendit, si Berati, Fieri, Gjirokastra, Lushnja, Shkodra, Tirana. Të pranishëm ishin edhe të ardhur nga emigracioni, gjer edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dikur nxënës njomëzak, të moshës së pararinisë, tani ishin pushtuar nga thinjat e viteve që kanë lënë pas. Si dikur në klasat e asaj shkolle, të pranishmit thoshnin emrin dhe vitin kur kishin mbaruar maturën. Sigurisht që emocionet ishin të fuqishme. Domosdo. Gjithsecili e ndiente në qenien e vet peshën e gjashtëdhjetë viteve që i rëndonte mbi supe. Sado shumë vite të kalojnë, vitet e shkollës çdonjërit i mbeten të skalitura në honet e kujtesës, jehona e tyre ushton deri në çastet e largimit për në botën e përtejme. Prandaj të gjithë të pranishmit vitet e shkollës i kujtonin me një emocion të jashtëzakonshëm. Sepse ajo shkollë pedagogjike dhe profesorët e saj, nxënësve ua patën skalitur një herë e mirë në mendje atë shprehjen e bukur me vlera aforistike:
“Jeta është shkollë”.
Prandaj jo më kot, shkrimtari dhe gazetari i njohur polak Gabriel Laub (1928-1998), i përmendur për morinë e aforizmave që u ka lënë brezave pasardhës, thotë:
“Ne gjithë jetën mësojmë, pa llogaritur një dhjetëvjeçar që e kalojmë në shkollë”.
Nismën për zhvillimin e atij aktiviteti përkujtimor, e pati marrë një komision prej tre vetash, me në krye ish-nxënësin e maturës së vitit 1963, zotëria Sulçe Çela, i cili profesionin e mësuesit e pati ushtruar për vite me radhë, duke mbuluar edhe detyrën e drejtorit të Shkollës 8-vjeçare të Kotës, tani në moshë pensioni. Mes të pranishmëve ishin prof.dr. Spiro Çaushi, pedagog i Universitetit “Ismail Qemali”, në të cilin ka kryer funksionin e rektorit dhe të zëvendësrektorit. I pranishëm ndodhej edhe Skënder Kamberi, ish-pedagog i kësaj shkolle, Artist i Popullit.
Takimin e çeli një ish-nxënës i maturës së parë, i cili uroi mirëseardhjen në atë takim përkujtimor. Në shenjë nderimi, ai lexoi një listë shumemërore të shokëve e shoqeve që nuk jetojnë më, për të cilët u mbajt një minutë heshtje.
Fjalën kryesore e mbajti organizatori Sulçe Çela, i cili foli për historikun e shkollës, për stafin pedagogjik shumë të përkushtuar, me në krye drejtorin e jashtëzakonshëm, Mësuesin e Popullit Harilla Kuçuli, Kristaq Suli, Marika Bezhani, Epaminonda Papakroni, Vangjel Pici, Kastriot Misja, Bubulina Arapi, Xhevdet Kofina, Koço Baltatori etj. Më pas Sulçe Çela foli për brezat e mësuesve që ka nxjerrë kjo shkollë, duke përmendur veçanërisht emrat e disa personaliteteve që kanë dalë nga bankat e saj, si aktori i njohur prof.dr Birçe Hasko, Mjeshtër i Madh, aktori Anastas Kristofori, prof.dr. Agron Duro, akademik Xhevahir Spahiu, Mjeshtri i Madh i Sportit Gani Mezini, prof.dr. Rahmi Memushaj, gjuhëtar i njohur.
Por në fjalën e vet, zotëria Sulçe Çela, kishte harruar qëllimisht të përmendte emrin e një personaliteti të shquar të kulturës shqiptare, emrin e maturantes së vitit 1962, zonjës Vilhelme Vrana Haxhiraj, Mjeshtre e Madhe e Penës, shkrimtare, poete dhe publiciste e talentuar, autore e 45 librave të botuar në disa gjini letrare, mes tyre 20 romane. Zonja Vilhelme ka rënë në sy me kohë për publicistikën e saj nacionaliste dhe aktivitetin e saj të shquar në këtë fushë të dijes e ka konkretizuar me botimin e disa librave. Mes tyre duhet përmendur libri që i ka kushtuar përsonalitetit të madh të kulturës botërore, prof.dr. Isuf Luzaj, që mban titullin “Rrugëtimi filozofik i prof.dr. Isuf Luzajt”, dhe libri tjetër me titull “Tradhtia e Madhe ndaj Kombit”, dy vepra këto të nivelit akademik.
Krijimtarisë së zonjës Vilhelme i janë bërë vlerësime me mirënjohje dhe me 22 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat veçohen Mirënjohje (Vlorë, Kaninë, Prizren, Greqi, Rumani), Çmimi i parë (Shqipëri, Mali i Zi, Suedi), Çmimi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (Itali), Çmimi “Premio Internazionale di Poezia (Firence, Itali, 2011, ku ishte e vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota, të përfshirë në antologjinë italiane në tre vite – 2010-2012), tre Çmime karriere. Ajo është përzgjedhur dy herë personazh i vitit dhe ka marrë medalje argjendi, është vlerësuar me “Penën e Kristaltë” në Suedi, ka marrë “Medalje Ari”me rastin e dekorimit nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Penës”.
Po atëherë si është e mundur që zotëria Sulçe Çela, në ceremoninë festive në përkujtim të 60-vjetorit të Shkollës Pedagogjike “Jani Minga”, në listën e personaliteteve që kanë dalë nga bankat e asaj shkolle, nuk e përmendi emrin e zonjës Vilhelme?
Pëgjigjja është e thjeshtë:
Zonja Vilhelme vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë. Babain e saj të nderuar, me prejardhje nga një familje fisnike kaninjote, regjimi diktatorial i kriminelit Enver Hoxha e burgosi padrejtësisht në vitin 1951. Zonjën Vilhelme e patën përjashtuar nga universiteti në vitin 1966, kur i kishin mbetur pa dhënë tre provimet e fundit të diplomës. Universitetin, degën e historisë, zonja Vilhelme e mbaroi në vitin 1975, duke vazhduar punën si punëtore. Por edhe pas marrjes së diplomës nuk e lejuan të punonte në arsim si mësimdhënëse. Sepse shefi i seksionit të arsimit i pati deklaruar në zyrë:
“Ti nuk mund të punosh në arsim, sepse nuk je në gjendje të zhvillosh luftën e klasave”.
Sigurisht që zonja Vilhelme nuk ishte në gjendje të zhvillonte luftën e klasave, me të cilën Enver Hoxha i shkaktoi popullit shqiptar gjëmën e përçarjes së madhe, në përputhje me orientimet e Beogradit, i cili, sipas historianit dr. Kastriot Dervishi, i pati vënë atij tre objektiva kryesore: shndërrimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë në agjenturë të Beogradit, futjen e vendit në luftë civile dhe shfarosjen e përfaqësuesve të nacionalizmit shqiptar. Zonja Vilhelme nxënësve të vet nuk mund t’u fuste në gjak urrejtjen e shqiptarit për shqiptarin, sipas idesë kriminale të Enver Hoxhës. Formimi i saj intelektual, në vazhdën e traditave atdhedashëse nacionaliste, e nxiste që ajo t’i edukonte nxënësit me frymën e dashurisë së shqiptarit për shqiptarin, me frymën e respektit për njëri-tjetrin, me qëllim forcimin e unitetit mbarëshqiptar.
Dhe zonja Vilhelme vazhdoi të punonte si punëtore deri në vitin 1990. Vetëm pas ndërrimit të sistemit, zonjës Vilhelme iu dha mundësia të punonte në arsim. Por profesionin e mësueses në Shkollën “Ismail Qemali”, zonja Vilhelme e vazhdoi deri në vitin 1997. Pikërisht këtë vit e larguan nga arsimi. Me sa duket, valët e luftës së klasave nuk qenkeshin fashitur pas ndërrimit të sistemit. Përvoja e deritanishme në jetën e vendit tonë ka vërtetuar në praktikë se te ne nuk u bë përmbysja e sistemit komunist, u bë vetëm ndërrimi i tij me një sistem neokomunist. Ky sistem i ri, neokomunist, nuk i persekuton haptas përfaqësuesit e shtresës së të përndjekurve politikë: nuk i burgos, nuk organizon demaskime publike, nuk i internon, por përdor kundër tyre një tjetër model lufte klasash: të përndjekurit politikë i braktis, i anashkalon, nuk u kthen pronat (sipas porosisë së kriminelit Ramiz Alia), përdor kundër tyre armën e heshtjes, armën e urisë dhe të shpërfilljes tërësore.
Majtizmi shqiptar, në heshtje të kujdesshme, nuk i respekton përfaqësuesit e shtresës së të përndjekurve politkë, i përjashton nga politika, sepse ata kanë pasë qenë edukuar me traditat e nacionalizmit shqiptar, kurse nacionalizmi, për majtizmin shqiptar, është një ideologji “antikombëtare”, në përputhje të plotë me politikën e grekosllavizmit.
Kjo është arsyeja që për zonjën Vilhelme, megjithëse ka qenë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe aktiviste e shquar e lëvizjes demokratike, asnjëherë nuk u kujtua kush nga radhët e funksionarëve të lartë të kësaj partie që ta përfshinin në listën e kandidatëve për deputetë. Do të ishte në nderin e parlamentit shqiptar që të kishte në radhët e deputetëve një zonjë të nderuar, me prejardhje nga një familje me brumosje nacionaliste. Nuk u kujtua kush, sepse shumica dërrmuese e krerëve të asaj partie mbartte me vete mendësitë e edukatës komuniste: elementi nacionalist nuk duhet të ketë vend në parlamentin shqiptar. Dhe, për fatkeqësinë tonë kombëtare, gjatë këtyre 28 vjetëve që kanë kaluar pas ndërrimit të sistemit, në parlamentin shqiptar, si në asnjë vend tjetër të botës, nuk ka një krah nacionalist. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Sepse majtizmi shqiptar, antinacionalist, ka pushtuar çdo pore të jetës shqiptare. Themelet prej “betoni” të majtizmit shqiptar, të kësaj ideologjie antikombëtare, u hodhën në aleancën e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për integrim para zgjedhjeve politike të vitit 2009. Kurse në takimin e fshehtë prej pesë orësh të Lulzim Bashës me Edi Ramën më 18 maj 2017, ato themele “u betonuan” edhe më shumë. Sepse Lulzim Basha, me “çimenton” e markës më të fundit që i solli Edi Ramës në atë takim të fshehtë, i çelikosi përfundimisht ato themele.
[Për dijeninë e lexuesve të nderuar, majtizmin shqiptar e vlerësoj si një ideologji antikombëtare, për arsye të lëshimeve skandaloze të njëpasnjëshme që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë politikës greke në dëm të interesave tona kombëtare, për braktisjen e Çështjes Kombëtare të Çamërisë dhe për qëndrimin shpërfillës ndaj Kosovës, krerët politikë të së cilës e kanë shndërruar në një “koloni të pavarur” të shovinizmit serbokaragjoz.]
Pikërisht këto janë arsyet se pse zotëria Sulçe Çela, në ceremoninë festive nuk e përmendi emrin e zonjës Vilhelme, si një figurë e shquar e kulturës shqiptare. Si një përfaqësues i majtizmit shqiptar, zotëria Sulçe Çela, duke mos përmendur në fjalën e tij emrin e zonjës Vilhelme në ceremoninë festive të 60-vjetorit të Shkollës së Mesme Pedagogjike “Jani Minga”, dëshmoi më së miri se ai nuk ka lëvizur as edhe një fije nga piketat që ka vendosur neokomunizmi shqiptar në qëndrimin ndaj përfaqësuesve të shtresës së të përndjekurve politikë, figurat e shquara të së cilës i ka mbuluar me një heshtje të plotë. Por gaboi. Se dielli me shoshë kurrë nuk mbulohet.

Tiranë, 16 tetor 2018

TANI ËSHTË KOHA PËR VEPRIM KUNDËR KORRUPSIONIT! – Nga Frank Shkreli

Konferenca Ndërkombëtare kundër Anti-Korrupsion
Javën që vjen, më 22 deri më 24 Tetor në Kopenhagen të Danimarkës do të mbahet Konferenca e 18-të Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit me temën, “Tani është koha për të vepruar”. Kjo konferencë ndërkombëtare që mbahet çdo dy vjet — e që cilësohet si forumi më i madh ndërkombëtar në luftën kundër korrupcionit — organizohet sivjet nga qeveria e Danimarkës e përfaqësuar nga Ministria e Jashtëme e atij vendi dhe nga organizata ndërkombëtare anti-korrupcion, Transparency International, me ndihmën e degës së saj në Danimarkë.

Sipas të dhënave nga organizata Transparency International, ky forum është mbajtur dy vjet më parë në kryeqytetin e Panamasë ku kanë marrë pjesë më shumë se 1600 përfaqësues nga mbarë bota. Edhe këtë vit, pritet që kjo konferencë ndërkombëtare kundër korrupcionit të mbledhë në Danimarkë, udhëheqës shtetesh, përfaqësues të shoqërisë civile, të sektorit privat dhe më gjërë, për t’u marrë me sfidat gjithnjë e më të sofistikuara që paraqet korrupcioni kudo në botë. Konferenca Ndërkombëtare anti-korrupsion mbahet çdo dy vjet, në një rajon të ndryshëm të botës, me qindra pjesëmarrës nga më shumë se 135-vende. Punimet e konferencës tre-ditore javën që vjen në Kopenhagen, do të hapen me një fjalim nga Kryeministri i Danimarkës, Z. Lark Lokke Rasmussen. Parashikohet që të mbahen mbi 50-seanca dhe takime plenare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë, ekspertë të njohur, inovues, aktivistë, akademikë dhe përfaqsues qeverishë dhe të shoqërisë civile nga mbarë bota, të cilët do të diskutojnë mbi mënyrat për të luftuar korrupsionin, i cili po dobëson demokracitë në shumë vende të botës, thuhet në njoftimin e Transparency International.

Siç dihet, organizata Transparency International është një ent ndërkombëtar jo qeveritar me qëndër në Berlin të Gjermanisë, themeluar në vitin 1993 me objektivin për të luftuar korrupcionin anë e mbanë botës, me masa anti-korrupsion të shoqërisë cibile si dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale që rrjedhin si pasojë e praktikave të korrupsionit.

Korrupcioni në botë, sipas Transparency International, po merr forma gjithnjë e më të ndërlikuara dhe si rrjedhim po dobëson gjithnjë e më shumë proceset e qeverisjes demokratike anë e mbanë botës. Sipas saj, përdorimi i dhunës është në rritje kundër aktivistëve, gazetarëve dhe qytetarëve të cilët ngrejnë zërin e tyre kundër padrejtësive dhe korrupsionit.

Ndërsa po bëhen përgatitjet përfundimtare për forumin ndërkombëtar të këtij viti kundër korrupsionit, javën që vjen në Danimarkë, Transparency International, nga ana e saj u bën thirrje – siç shprehet ajo — të gjithëve, nga veriu në jug, për të punuar edhe më me bindje dhe me vullnet më të fortë drejt një zhvillimi më të qëndrueshëm dhe më të bararabart ekonomik dhe shoqëror si dhe drejt një sigurie dhe paqeje të përgjithëshme – si objektiva për një qeverisje më të mirë, që ka për qëllim edhe luftën kundër korrupsionit.

Kjo është koha për të vepruar, thekson Transparaency International, që është edhe tema e konferencës e javës që vjen, në Danimarkë. Sipas këtij enti ndërkombëtar anti-korrupsion, ka ardhur koha tanimë për të këthyer në vepra premtimet dhe angazhimet e konferencave dhe forumeve të mëparshme ndërkombëtare për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar transparencën nga të gjithë.

Transparency International vepron në më shumë se 100-vende anë e mbanë botës, si pjesë e një veprimi mbarë global anti-korrupsioni, duke sfiduar këtë plagë të rëndë ekonomiko-shoqërore dhe të gjithë ata që e praktikojnë atë kudo në botë.

Në këtë frymë, kjo organizatë u bën thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave kudo në botë që t’i bashkohen kësaj lëvizjeje anti-korrupsion dhe që, njëkohësisht, të bëhet një forcë frymëzimi në luftën kundër korrupsionit. Koha për të vepruar kundër korrupsionit është tani! Si pjesë e festimeve me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Transparency International — në Ditën e Ndërkombëtare të Anti-Korrupsionit më 9 Dhjetor, 2018 — njoftohet se në bashkpunim me Ministrinë e Gjermanisë Federale të Bashkpunim dhe Zhvillim Ekonomik, do të nderohen disa të rinjë e të reja nga mbarë bota, të cilët sfidojnë korrupsionin me mjetet më frymëzuese dhe inovative që është e mundur.

Natyrisht, se përpjekjet serioze të rinisë kudo qoftë kundër korrupsionit dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë në vendet ku jetojnë, do të kontribojnë dukshëm në luftën kundër këtij fenomeni global, por siç sugjeron edhe tema e Konferencës Ndërkombëtare Anti-Korrupsion e javës që vjen në Kopenhagen të Danimarkës – nuk ka kohë për të humbur, pasi koha për veprim kundër korrupsionit, jo vetëm nga të rinjët e të rejat, por nga të gjithë, është tani!

Në politikën dhe gazetarinë kosovare… – Nga AGRON SHABANI

…!

Në faqet e para i quajnë presidenti, kryeministri ose kryeparlamentari i R. Kosovës dhe kështu me radhë, në kuader të të ashtuquajturave “studimëve”, “analizave” ose “hulumtimëve” të tyre editoriale, redaksionale dhe të tjera, ndërkaq i quajnë “vrasës të aktivistëve ose patriotëve të LDK-s, hajna (hajdutë), kriminelë ordinerë ose ambulant, matrapazë, nipa ose stërnipa të boshnjakëve, shkijeve (serbëve), bij kurvash, të paditur, nebulozë, analfabet”, përditë ua shajnë gruan, familjen, nanën e babën përmes skribomanëve, “analistëve” ose komentuesve të ndryshëm anonim ose klandestinë që komentojnë për redaksitë e tyre… Lansojnë “lajme senzacionale” ose “bombastike” mbi “aferat seksuale të gruas së Hashim Thacit me Kadri Veselin”dhe plot shpifje tjera! Ua publikojnë fyryrat e  shqyera, shtypura ose të përgjakura nga konfliktët e dikurshme me ushtarët rusë apo me dikënd tjetër.  I akuzojnë për vrasjet ose krimet e ndryshme që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës në Kosovë të cilat i dijnë vetëm bordet editoriale ose redaksionale të “Bota Sot”, “Kosova Sot”, “Koha Ditore”, “Express” etj….!
Në anën tjetër ndërkaq, tek faktorët e ndryshëm vendorë dhe ndërkombtarë ankohen për cenzurë, mediokraci ose vrasje dhe kërrcnime të gazetarëve të tyre, për hudhje bombash ose granatash të ndryshme në redaksitë e tyre në Zvicër ose dikund tjetër nga bandat kriminale të Ramush Haradinajt, Hashim Thacit ose dikujt tjetër!  Bubu!

Thonë se Hipokriti, pasiqë i kishte vrarë dhe masakruar të dy prindërit e tij në Antikë, nën parullat ose sloganet e ndryshme blasfemike dhe demagogjike të një të “ngeluri jetimë” ose “bonjak” në sytë e botës, dikur kishte zënë të kërkonte edhe lëmoshën ose mëshiren e të tjerëve në pretekstin e mesipërme të jetimit të ngelur pa prindër! Shih ti!

 

T’i akuzosh dhe kriminalizosh përditë presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj, kryeparlamentarin Veseli ose dikënd tjetër për vrasje ose akte të ndryshme kriminale dhe të tjera që kanë ndodhur gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë: në shtetët ose shqëritë e zhvilluara ligjore, konstitucionale dhe demokratike të Perëndimit, ose duhësh të kesh prova, fakte ose deshmi të fuqishme ligjore, burimore, materiale, konfidensiale, relevante dhe të tjera, ose shkon në burg dhe gjobitësh (denohësh) në menyrë maksimale dhe drakonike më të holla si dhe më sanksione dhe reperkusione të tjera. Kjo aq më tepër nëse dikujt ia shanë ose ofendon nanën (ëmën), gruan, familjen etj.

 
Thaçi, Haradinaj, Veseli ose dikush tjetër atje, nga komplekset e ndryshme rurale, tribale ose provincialiste të Edipit, inferioritetit dhe maliciozitetit, si duket nuk e kanë aspak dertë me ua sharë gazetat e ndryshme kosovare gruan, familjen, babën, nanën, familjen ose farefisin, vetëm më u thën ose më i quajtur z. president, z. kryeminister, z. kryetar kuvendi etj. Shumë keq kjo. Le të provojnë në Gjermani, SHBA, Francë ose dikund tjetër me ua sharë gruan, burrin, familjen ose farefisin, apo më shpifur dhe spekuluar pa fakte ose argumente kundër presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit ose qytetarit të thjeshtë si në Kosovë! E të shohm mëpastaj….! Por…
 
…!

Si dukët në mendjen (koshiencën) ose “logjikën” e sëmuar violente, iracionale, infantile dhe patologjike të secilit(akëcilit) botues (editor), kreredaktor, redaktor ose moderator të disa gazetave, agjensive të lajmëve ose mediumëve kosovare, edhe sot e kësaj dite sikur ndodhën ose ekzistojnë muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës-kundër Kosovës dhe shqiptarëve!? Mbase, si shfaqje, toteme ose “relikte” të trashëguara nga e kaluara e hidhur nën serbin. Si recidive dhe fiksione të njohra komplotiste, autoritare dhe totalitariste që i kanë mësuar dhe ushtruar dikur nepër “shkollat” e ndryshme të UDB-s, KOS-it ose shërbimëve tjera sekrete të Serbisë etj. Ndonëse, jetojmë në epokën e e re të dritës, edukatës, kulturës, zhvillimit, civilizimit, arsimimit dhe emancipimit të gjithëmbarëshem global ose universal.  Kjo si duket nuk u bën aspak pështypje gazetarëve, redaktorëve dhe editorëve të gazetave ose mediumëve të ndryshme kosovare të cilët pjesën më të madhe të kohës ose jetës e kalojnë ose e kanë kaluar në Beograd ose Serbi. Ndërkohë që shumë prej tyre thuhet se janë të varur finansiarisht dhe në forma të tjera nga Behgjet Pacolli dhe nëntoka ruso-serbe.

E tërë kjo në një periudhe të fluidshme dhe tepër hektike ose turbulente të raportëve dhe marëdhëniëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare ku Rusia dhe Presidenti i saj, Vladimir Putin, gjithënjë e më shumë po vazhdojnë të lozin ose kërkojnë rolin ose “misionin” e dikurshëm të ish BRSS-së në ‘masivin’ ose ‘parketin e ri’ të konstelacioneve ose marëdhënieve botërore ose ndërkombtare në të cilat, Rusia dhe Serbia ka kohë që i kanë drejtuar shtizat ose shigjetat e tyre kundër Kosovës dhe shqiptarëve në të gjitha frontët ose drejtimet e mundshme. Sidomos në arsenalin e tyre agjitues dhe propagandistikë në kuader të luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, subverzive ose propagandistike kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Se këndejmi, ka zëra të ndryshëm që thonë se zhvillimët e fundit në Kosovë, gjegjësisht “lojërat” e njohura mbi “ndryshimin” ose “korigjimin e kufijve shtetrorë ose nacional” në mes Kosovës dhe Serbisë, janë kurdisur dhe projektuar në takimet ose “samitët” e fshehëta ose tepër sekrete të Behgjet Pacollit dhe disa botuesve (editorëve) ose publicistëve të ndryshëm shqipfolës nga Kosova, Presheva ose Bujanoci me Vladimir Putinin e Rusisë, Erdoganin e Turqisë dhe Vuçiqin e Serbiseëëëë?!
 
E tërë kjo për të shpëtuar si thuhet Hashim Thaçin dhe Xhavit Halitin & Company nga ndjekjet e mundshme nga tribunali ose gjykata speciale.  Kush e di…?!
 
U mor vesh se Behgjet Pacolli me “zonat e lira tregtare ose ekonomike” në mes Kosovës dhe Serbisë, është atuja ose xhokeri kryesor i atij ‘pokeri’ ose ekuacione të rrezikshëm më shumë të panjohura dhe të papritura.
 
Në Kosovë, të marrë, të paditur, të çmendur dhe tëe marre janëëë vetëm ata qëëëëëë janë më të marrë, më të paditur dhe më të çmendur se të gjithë.
 
Kohëve të fundit psikologjia është futur ose ka depërtuar si të thuash në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, drejtësi, shtet, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Sidomos psikologjia sociale dhe psikologjia politike. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu në shëndetin e përgjithëshëm mental ose psikologjik të personit ( individit), grupit të caktuar politikë ose parapolitikë dhe kolektivitetit. Psikologjia moderne ose bashkohore, si të thuash më tepër është shkencë globale ose universale ku ndikimet, interferimet ose reflektimet e saj determinante dhe paradigmatike në jetën e njeriut modern ose bashkëkohorë, janë të mëdha, të fuqishme, të shumëta ose të shumëfishta.
 

Në ketë frymë sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: logjika ose koshienca e lartë njerëzor, ndodhën të fshehura ose maskuar në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme.

Me fjalë tjera,

koshienca ose logjika e lartë njerëzore, janë operative dhe funksionale si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme shtetrore, nacionale, intelektuale, profesionale, kadrovike, institucionale, funksionale etj.

 
Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, më tepër janë instrumentale, sensuale, eksperimentale, kognitive, stimulative, inkarnative, ataraktive etj.
 
Logjika në radhë të parë është ‘ligjë‘ ose një ‘princip i lartë universal’ e cila e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike, botës trupore ose fizike si dhe botës shpirtërore ose materiale.
 
Kjo do thotë se mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët në ju . Respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën, vetëdijen dhe nënvetëdijen tuaj. Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetës tuaj.

Ndryshe nga kjo, shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situaë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme toksike në gjak. Gjegjësisht, ç’rregullime të brendshme dhe të jashmte me pasoja, ndikime, reflektime ose interferime të pashmangshme edhe në “fizikën” dhe “kiminë e brendshme” të trurit dhe shpirtit të njeriut. Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë organizmin e njeriut. Duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psiçik ose psikologjik. Sidomos tek “pacientët e lartë” institucional ose funksional që i japin shpifur zanatit ose profesionit të tyre nepër mekanizmat ose institucionet e ndryshme shtetrore, qeveritare, politike, diplomatike, kulturore, informative dhe të tjera në Kosovë dhe jashtë saj.

Se këndejmi, sipas psikologëve: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale, negative, infantile dhe patologjike, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese. Apo, në komplekse të Edipit, inferioritetit, maliciozitetit etj.

Në këtë

prizëm, të gjithë ose shumica në fillim ose shpeshherë bartin maska ose fytyra të bukura liderësh ose intelektualësh të ndryshëm , në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popujve ose kombëve të ndryshme përkatëse ose respektive. Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, hipokrizinë ose skizofreninë e tyre në forma ose profile të ndryshme.

Shih për këtë, sipas sociopsikologëve ose antropologëve të ndryshëm kulturorë dhe politikë, personat ose individët e ndryshëm me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, intelektuale, profesionale, mentale ose psikologjike, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon ose satanë.

Mos u frikësoni nga “neo-osmanizmi”, por nga kolonializmi dhe nga neokolonializmi gjenocidal sllav! – Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Detyrë dhe përgjegjësi morale, profesionale dhe kombëtare e çdo shkencëtari,  studiuesi, analisti, publicisti dhe gazetari, është që të pohojë, të shkruajë  dhe ta mbrojë të vërtetën, jo ta shtrembërojë dhe ta sakrifikojë për interesa të ulta meskine personale, ideologjike, politike, mafioze, grupore, partiake, karrieriste dhe latifundiste. –Flerti me të vërtetën është tradhti dhe përgjegjësi ndaj së vërtetës, ndaj ndërgjegjës njerëzore, ndaj profesionalizmit, ndaj interesit të përgjithshëm kombëtar, si dhe ndaj humanizmit  dhe drejtësisë si vlera universale.  

 

-JO strategjisë së frikësimit dhe të dezinformimit të kombit shqiptar, me qëllim të shpërqëndrimit nga sundimi i kolonializmit gjenocidal sllav (1878-2018) !

 

Duhet ta themi të vërtetën se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë mes dy superfuqive botërore, SHBA-së dhe BRSS-së ( 1989-2018) shqiptarët ende nuk kanë pranuar kurrfarë oferte zyrtare nga politika dhe nga diplomacia e Anakarasë, që të mbështesin  strategjinë dhe doktrinën e  “neo-osmanizmit”. Mirëpo, nëse pranojnë një ofertë tillë për shqyrtim,  atëherë dihet se cila, do të ishte përgjigjja e Tiranës dhe Prishtinës,  një JO e Skënderbeut dhe e Ismail Qemalit, sepse shqiptarët përjetësisht   fatin e tyre e kanë të lidhur me Evropën Perëndimore dhe me Amerikën, JO me  Turqinë, as me Rusinë, as me   satelitët e saj  të Ballkanit, të Evropës Juglindore, as me vededet e Afrikës  e as të Azisë.

Prandaj, nuk kemi pse të frikësoemi, të preokupohemi dhe të bëhem robër të propagandës zhurmuese sllave dhe filosllave të “neo-osmanizmit”, sepse ky fenomen nuk ka asnjë gjasë reale, që të ringjallet në katër vilajetet shqiptare, të cilat dikur ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane (1385-1912). Pra, mos u friksoni nga propagandimi i “neo-osmanizmit”, por nga kolonializmi dhe nga neokolonializmi gjenocidal sllav. Ky është rreziku permenant dhe varri i hapur i shqiptarëve të copëtuar dhe të aneksuar nga amalgama sllavo-bizantine (1878-2018). Ndërrimi i kësaj teze justifikon dhe legalizon politikisht dhe juridikisht kolonializmin dhe neokolonializmin gjenocidal sllav mbi gjysmën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

  

-Po, supozojmë se, edhe sikur të ishte i shpërfaqur “neo-osmanizmi” (teorikisht  dhe praktikisht) hëpërhë  shqiptarët nuk janë superfuqi ballkanike e as evropiane, që të luftonin në pesë (5) fronte me pesë (5) kundërshtarë në të njëjtën kohë, sepse ky do të ishte epilogu tragjik për lirinë dhe për vetëvendosjen e  kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Mirëpo, pavarësisht nga spekulimet dhe nga dezinformimet  me “pompë” të  “politikës matematikore” të   qendrave të ndryshme kishtare dhe shtetërore të aleancës sllave ballkanike dhe të eksponentëve të tyre “kujdestarë” në përhapjen e strategjisë së frikësimit nga “neo-osmanizmi” as shqiptarët, as kroatët e as popujt e tjerë josllavë në rajonin ballkanik nuk kanë pse të frikësohen nga një “fantazmë” e tillë e paragjykuar, e ekzagjeruar dhe e dramatizuar  ( me qëllim që sa më parë shqiptarët t’i fusin në luftë me Turqinë, sepse kjo do të ishte strategjia  më e sigurt  dhe më e leverdishme politike dhe gjeopolitike, që Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia ta “konservonin” edhe më tej kolonializmin gjenocidal të tyre mbi gjysmën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike), SEPSE  Ballkani nuk është më  zonë e kontrolluar vetëm nga Turqia si dikur para 600 vitesh, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga aleatët e saj të Evropës Perëndimore (Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Franca), si dhe nga Rusia.

Prandaj, pavarësisht nga propaganda perfide sllavo-bizantine dhe kuislinge në “elektrizimin” dhe në provokimin  shumëtehësh të shqiptarëve, se gjoja “ka ardhur koha të dalin në mal për ta luftuar neo-osmanizmin”, ne nuk duhet të bijmë viktimë e kësaj propagande  serbo-greke antishqiptare, sepse realisht as në afat të shkurtër e as në afat të gjatë nuk ekziston asnjë shans më i vogël, që të vijë në shprehje “neo-osmanizimi” e as “sllavizimi” i Ballkanit mbase ky, tanimë është zonë e sferës së interesit  PERËNDIMOR (AMERIKA, GJERMANIA, BRITANIA E MADHE, FRANCA DHE ITALIA) dhe e atij LINDOR (Rusia).

Ndaj si politika, diplomacia, ashtu edhe propaganda masmediale shqiptare nuk preferohet, që të  “karrabythen” me të,  sepse nuk është detyrë e as përgjegjësi e tyre kinse  për “korrigjimin” e “neo-osmanizmit”, në asnjë fromë,  sepse,  nëse ky fenomen ekziston si i tillë ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme  të Turqisë, jo të Shqipërisë e as të Kosovës.

 

Prandaj, para së gjithash dhe, mbi të gjitha objektiv prioritar i interesit të përgjithshëm nacional, duhet të jetë shkolonizimi dhe ribashkimi  i Shqipërisë Natyrale, JO hapja e ndonjë konflikti eventual me Turqinë, sepse kjo do të ishte fitorja më e madhe e aleancës ortodokse sllave me Rusinë në krye ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Për krijimin e një konflikti të tillë mes shqiptarëve dhe Turqisë, qe më se një shekull janë duke punuar  intensivisht “fabrikat”  dhe “kuzhinat” politike dhe propagandistike të  kishave ortodokse të Athinës dhe të Beogradit, me qëllim që të fitonin aleatin e pestë-Turqinë për luftimin e shqiptarëve në Ballkan.

Mirëpo, shqiptarët nuk duhet të jenë aq naivë dhe mendjelehtë, që t’i fryjnë një zjarri të tillë serbo-grek (kinse për ta luftuar “neo-osmanizmin”), sepse do të digjeshin në flakën e tij sikurse më 1878,  1912, 1913, 1919, 1945, 1989 dhe më 1999, kur Slobodan Milosheviqi me ndihmën, me mësimet dhe me bekimin e Kishës Ortodokse  Serbe dhe të Kishës Ortodkse Greke, bëri 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

 

Jo konflikt, por bashkëpunim dhe miqësi me Ankaranë

 

Deri tani kemi dëshmuar se ne  nuk duan kurrfarë konflikti me Turqinë, sepse  mjaft i kemi mbi kokë 4 armiq shekullorë sllavë ballkanikë, të cilët edhe sot mbajnë në sundimin e tyre kolonial mbi 3 milionë shqiptarë dhe më se gjysmën e Shqipërisë etnike (1878-2018). Ky është problemi  i shqiptarëve, JO “neo-osmanizmi” i imagjinuar  dhe i fabrikuar sllavo-bizantin  i “Unholly Alliance”  ortodoks i Beogradit dhe i Athinës.

Nëse Ballkani qenka në rrezik nga “neo-osmanizmi”, atëherë le t’i përgjigjet aleanca sllave ortodokse me Serbinë dhe me Greqinë në krye, sepse kanë në mbështetje Rusinë,  jo shqiptarët (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), sepse më se 50% e tyre ende janë nën çizmen e kolonialzimit gjenocidal sllav. Zgjidhja e  këtij problemi jetik ka prioritet për kombin shqiptar dhe për Shqipërinë Etnike, Jo kurrfarë “neo-osmanizmi”  i Turqisë.

        Gjenocidi  serb dogji Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, jo  “neo-osmanizmi” turk !

 

-Vërtet,“neo-osmanizmi” nuk e shkatërroi Jugosllavinë Socialiste të Titos (1945-1990), por Serbia e Madhe me 3 gjenocidet e saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, me ç’rast rrezikoi jo vetëm Ballkanin, por  edhe sigurinë dhe paqen e Evropës dhe të bashkësisë ndërkombëtare (1990-1999). Kjo ishte arsyeja pse  RFJ-ja (Serbia+ Mali i Zi)e drejtuar nga kryekkrimineli Slobodan Milosheviq, u bombardua nga forcat ushtarake të Alencës së Atlantikut Verior (NATO), jo më pak se 78 ditë (24 mars-10 qershor 1999).

 

Ndaj e gjithë amlagama slavofile, duhet ta ketë të qartë se Shqipëria Etnike Natyrale  dhe shqiptarët në Ballkan janë në konflikt të hapur më se njëshekullor (1878-2018)  me  kolonializmin gjenocidal sllav të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Ky është problemi kyç që  prêt zgjidhje nga shqiptarët dhe nga aleatët e tyre ndërkombëtar, JO   shpallja e luftës  dhe propaganda mediale filosllave kundër Turqisë, gjoja për  ta luftuar “neo-osmanzimin” e saj në Ballkan, duke e harruar kolonializmn gjenocidal sllav ortodoks! Kjo nuk është “detyrë shtëpie” parësore e politikës, e propagandës as e diplomacisë  shqiptare, POR   ndërtimi i strategjisë së përbashkët konzistente, konsensuale dhe afatgjatë për luftimin e kolonializmit gjenocidal  sllav nga territoret e Shqipërisë Etnike.

 

Disa pyetje, që në asnjë formë nuk mund t’i atribuohen “neo-osmanizmit”, por kanë të bëjnë  me barbarizmin, me  gjenocidin, me terrorizmin, me shfrytëzimin, me korrupsionin, me terrorin, me krimin, me dhunën, me plaçkën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike

Së pari, për të hyrë in medias res në këtë “temë”, shtrohen këto pyetje: Kush janë ata, që pas përfundimit të luftës së ftohtë (1989-2018) po e rrezikojnë Ballkanin, janë turqit, grekët, shqiptarët, kroatët, myslimanët boshnjakë apo serbët me 3 gjenocidet e tyre (1990-1999)?   Kush bëri gjenocid ndaj Kosovës (1998/99)? Kush i vrau mbi 12.000 mijë shqiptarë në Kosovë? Kush i dhunoi mbi 20.000 mijë femra shqiptare në Kosovë? Kush i masakroi mbi 3.mijë foshnja dhe fëmijë në Kosovë? Kush i zhduku mbi  2.000 mijë shqiptarë nga Kosova? Kush i shpërnguli mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova? Kush e ndërkombëtarizoi veriun e Kosovës? Kush  po kërkon këmbimin e kufijve të Kosovës? Kush e varfëroi Kosovën? Kush e korruptoi sistemin e drejtësisë në Kosovë? Kush e legalizoi krimin  dhe plaçkën e organizuar?  Kush shkaktoi papunësinë mbi 40%, kush po nxit eksodin sistematik të shqiptarëve nga Kosova dhe nga Shqipëria , e cila, edhe pse nuk ishte përfshirë në luftën e Kosovës, përjetoi ekzodin sistemtik të qytetarëve të vet, ku prej vitit 1990 e deri më sot (2018) mbi 1 milion shqiptarë kanë emigruar në vendet e Evropës, në Amerikë dhe në Greqi? Kush e shndërroi  Shqipërinë në “livadhe” kanabisi?  Kush e korruptoi  sistemin e drejtësisë në Shqipëri?  Kush po vret për çdo ditë në Shqipëri? Kush i vrau heronjtë shqiptarë të UÇK-së në Shqipëri, më 1998 (kolonel Ilir Konushevcin, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Dr. Hazir Mala) ? Pse institucionet dhe organet përkatëse  të drejtësisë në Shqipëri, që 20 vjet (1998-2018) ende nuk kanë zbardhur këto krime të terrorizmit politik?

Të gjitha këto dukuri  të zeza negative dhe shkatërrimtare janë prodhim i drejtpërdrejtë i politikave të gabuara të dështakëve korrupcionistë, miliarderë dhe mafiozë  politikë  të Kosovës dhe të Shqipërisë, JO presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, e as  kurrfarë “NEO-OSMANIZMI” i Turqisë, i shpifur dhe i trilluar nga kuzhinat tradicionale sllavo-biznatine të  industrisë  politiko-propagandistike serbo-greke sllave të djeshme dhe të sotme (1331-2018).

 Fantazma e “neo-osmanizmit” makth për kolonialistët dhe për neokolonialistët sllavo-bizantinët në Ballkan

Derisa nuk ekziston asnjë fakt konkret për shfaqjen e “neo-osmanizmit” në Ballkan, me qëllim të mohimit të lirisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve, si dhe të tëkurrjes së territorit të Shqipërisë Etnike, politika dhe propaganda shqiptare nuk duhet të bëhen robër  të këtij fenomeni të  “patentuar” dhe të përpunuar nga kuzhinat politike kishtare dhe shtetërore të Serbisë dhe të Greqisë   për të dominuar sllavët në Ballkan mbase  bashkëpunimi ekonomik, tregtar, kulturor, politik dhe diplomatik i Turqisë me vendet fqinje ballkanike,  në asnjë kuptim nuk mund të cilësohet si “neo-osmanizëm”, por  si bashkëpunim normal, i  vullnetshëm, reciprok, i ligjshëm, demokratik, miqësor dhe paqësor në frymën e standardeve  dhe të kritereve të axhendës së integrimeve të BE-së dhe të globalizmit.

Pse Turqia ka marrëdhënie të mira dhe të suksesshme  politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe të biznesit etj. me  të gjitha vendet e Ballkanit, kjo nuk mund  të paragjykohet dhe të akuzohet se, pas këtij bashkëpunimi të ndërsjellë dhe të  frytshëm fshihet   ndonjë “plaformë strategjike neo-osmaniste” e Turqisë për ta kolonizuar Ballkanin. Ky është nonsens, shpifje, dhe sulm i drejtpërdrejtë i “UNHOLLY ALLIANCE” i frontit të përbashkët të politikës së kishës ortodokse serbo-greke për ta destabilizuar bashkëpunimin, sigurinë dhe paqen në Ballkan, ashtu siç vepruan në dekadën e fundme të shekullit XX, me rastin e “bombardimit” dhe të shkatërrimit total të ish-RSFJ-së, ku Serbia me 3 gjenocidet e saj shkretoi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën (1990-1999).

Në këtë kontekst si politika, propaganda shtetërore, ashtu edhe kisha ortodokse e Greqisë luajti rol të madh, duke e mbështetur kishën serbe dhe politikën gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit kundër kroatëve, myslimanëve  dhe shqiptarëve në Kosovë, të cilët me qindra e mijëra u maskaruan nga makineria çetniko-fashiste  hitleriste e forcave militare, paramilitare dhe policore  të Serbisë, të përgatitura, të komanduara dhe të urdhëruara nga kryekriminelët Slobodan Milosheviq, Vojislav Sheshel, Arkan, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq etj.

Kjo luftë shfarosëse  nuk pati karakter të luftës civile, por thejsht, ishte një luftë me strategji dhe me përmbajtje  religjioze dhe të pushtimit territorial të kroatëve, të myslimanëve dhe të shqiptarëve në Kosovë.

 

 Shqiptarët nuk duan luftë me Turqinë, sepse që 100 vjet jetojnë në paqe me të (1923-2018)

Vetëm ndonjë politikë e paekuilibruar sllavofile, do të mund t’i konfrontonte shqiptarët me Turqinë, me qëllim që t’ia lehtësonte darën  aleancës  sllave ortodokse në Ballkan si  “sundues legjitimë” të territoreve të kolonizuara të Shqipërisë etnike (1878-2018).

Mirëpo,  shqiptarët, duhe të kuptojnë se nuk janë në konflikt me Turqinë, por me aleancën  kolonialiste sllave ballkanike antievropiane  dhe antiamerikane.

Prandaj, shqiptarët nuk duhet të bijnë viktimë e propagandës së boshtit ortodoks sllav (Beograd-Athinë),  duke e mbështetur dhe  afirmuar strategjinë e “neo-osmanizmit” të tyre,  se gjoja  “Turqia po paraqet rrezikun më të madh për shqiptarët në Ballkan”, sepse kjo është vetëm një gënjeshtër e madhe dhe provokim serioz për t’i futur në grindje shqiptarët me turqit e sotëm, si dhe me partnerët  dhe me miqtë shpëtimtarë të tyre evropianë perëndimorë (Amerika, NATO dhe BE).

Prandaj, ne duhet të jemi aq largpamës, që të mos i bëjmë “argatë”  një politike dhe një propagande të tillë antishqiptare, antiturke dhe antievropiane  perëndimore  të  “Anshlusit Sllav”, që me çdo kusht po lufton  dhe po trumbeton me të madhe se gjoja “Ballkani është në rrezik nga ringjallja e neo-osmanizmit”. Kjo është rrena  dhe shpifja më  absurde, që nuk ka lidhje me realitet e krijuara në Ballkan (1990-2018), sepse  “neo-osmanizmi” nuk bëri asnjë luftë terroriste dhe gjenocidale ndaj Kroacisë, ndaj Bosnjës dhe ndaj Kosovës (1990-2018), por Serbia  fashiste, kolonialialiste, militariste dhe gjenocidale është ajo që i bëri 3 agresione gjenocidale mbi bazën religjioze, raciste dhe gjeopolitike për rizgjerimin e territoreve të Serbisë së Madhe (1878-1999).

Ky ishte dhe, edhe sot është “neo-osmanzimi” serbo-greko-sllav, i ringjallur  edhe si doktrinë, edhe si praktikë në “luftën e shenjtë” për shfarosjen e popujve josllavë të Ballkanit. Prandaj, mendja e shëndoshë dhe interesi i përgjithshëm kombëtar, shtetëror dhe territorial shqiptar e thotë që, si politika, diplomacia, propaganda masmediale shqiptare, me çdo kusht, duhet të distancohen  dhe t’i shmangen  një rreziku të këtillë serbo-grek antishqiptar dhe antievropian, cili ka për qëllim që Shqipërinë Etnike  dhe Turqinë, t’i shndërrojë në një Siri të dytë.  Prandaj,  ne, në asnjë mënyrë nuk duhet të jemi as  avoaktë, as gjykatës, as  “gardianë, as “lojtarë” e as luftëtarë të Aleancës Serbo-Greke Sllave, e cila  për t’i mbrojtur  edhe më tej të paprekura  kolonitë shqiptare, si rrjedhim i gjenocidit kolonial të saj (1878-2018), i apelon shqiptarët, që të ngrihen në luftë kundër të ashtuquajturit  “neo-osmanizëm” të Turqisë së Rexhep Taip Erdogan.

Mirëpo, ky apel serbo-grek sllav nuk është ndonjë novus, por, theshjt një reprizë e apelit të aleancës së vendeve sllave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913, kur u  bashkun me kryengritësit shqiptarë në luftën e kundër sundimit të Perandorisë Osmane për çlimin e Ballkanit. Mirëpo, pas çlirimit të Ballkanit nga sundimi osman, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria pushtuan territoret shqiptare të KATËR VILAJETEVE SHQIPTARE (Manastir, Janinë, Shkodër dhe Kosovë), të cilat edhe sot i mbajnë si plaçkë koloniale jolegale.

Prandaj, duhet kuptuar qartë dhe objektivisht se zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, politik , kulturor, sportiv, diplomatik, si dhe marrëdhënet e mira e miqësore të Turqisë së sotme me vendet fqinje të Ballkanit, nuk mund të karakterizohen si “neo-osmanizëm” , sepse nuk përbëjnë kurrfarë rreziku për stabilitetin dhe për paqen në Ballkan. Përkundrazi, Turqia është faktor stabiliuzues dhe unifikues i të gjithë popujve të Ballkanit. Këtë e dëshmoi edhe mospërzierja dhe mosinvolvimi i saj në luftërat gjenocidale të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1990).

Fakte e as shembuj konkret të “neo-osmanizmit”  për gllabërimin e Ballkanit nuk ka, por ky është produkt i propagandës serbo-greke, i gatuar nga kisha serbe dhe nga ajo greke, që në dekadën e fundme të shekullit XX, kur si rrjedhim i ndikimit dhe i mbështetjes së tyre, edhe shpërthyen 3 gjenocide serbe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Për t’iu shmangur keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve të gabuara dhe qëllimkëqia të propagandës mediatike serbo-greko-sllave dhe prosllave se gjoja “Neo-osmanizmi po paraqet rrezik për Ballkanin”, së pari, ֝ është  e domosdoshme, që masmediat shqiptare në Ballkan, si dhe ato në diasporë, në asnjë formë të mos ushqehen dhe të mos operojnë me burimet  dezinformuese të propagandës politike, publicistike, diplomatike shtetërore dhe kishtare serbo-greke, se gjoja  “Turqia e presidentit Taip Rexhep Erdogan po rrezikon Ballkanin me politikën e saj  për ringjalljen e osmanizmit”. –Jo,  Turqia nuk po kërkon asgjë specifike nga  partnerët fqinjë ballkanikë veç mirëkuptimit dhe bashkëpunimit recirpok në të gjitha fushat.

Këtë e provuan edhe tri gjenocidet e fundit të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999), jo “neo-osmanizmi” këto tri gjenocide nuk i bëri në asnjë pëllëmbë të Ballkanit. Përkundrazi, Turqia e sotme evropiane si anëtare e NATO-s,  e OKB-së dhe si aleate e Amerikës i denoncoi këto luftëra gjenocidale të Serbisë në Ballkan, ku trupat e saj morën pjesë edhe në kuadrin e OKB-së dhe të NATO-s në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë. Gjithashtu, Turqia është ndër shtet e para, e cila së bashku me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me Francën, me Gjermaninë dhe me Italinë e njohu Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

 

Ballkonin po e kërcënon “Unholly Alliance” serbo-greke JO “neo-osmanizmi” e as Shqipëria Natyrale

Për ata që nuk e dinë dhe për ata që nuk duan ta dinë “neo-osmanzimi” është pjellë politko-propagandistike e “Aleancës jo të shenjtë” serbo-greke dhe e bishtave të  agjenturave të tyre, që punojnë për interest e shërbimeve të zbulimit  dhe të kundërzbulimit sekret  shtetëror, kishtar, policor, ushtarak, informativ, publicisitik, diplomatik dhe shkencor, me qëllim të dezinformimit dhe të indoktrinimit të njerëzëve të painformuar dhe  të atyre, që ushqehen me  përfitime të ndryshme materiale, financiare dhe karrieriste, gjithnjë të disponuar dhe të gatshëm për t’i mbështetur dhe justifikuar tezat, shpifjet, gënjeshtrat dhe akuzat e rënda paragjykuese dhe paranoide të “Aleancës jo të shenjtë” sllavo-bizantine, përkatësisht serbo-greke, se gjoja “Turqia e sotme evropiane me presidetin e saj, Rexhep Taip Erdogan në krye  po rrezikon Ballkanin” !?

Mirëpo, kjo është vetëm propagandë e zezë (me burime të panjohura) dhe e bradhë(me burime të njohura), që si mjet kryesor operativ politiko-propagandistik, diplomatik, shtetëror, kishtar, publicistik dhe informativ medial po përdorë “NEO-OSMANIZMIN” e trilluar, edhe pse nuk ekzistojnë fakte e as argumente të qëndrueshme se “neo-osmanizmi po rrezikon Ballkanin”.

Përkundrazi, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë (1948-1989) e deri më sot, politika e jashtme, as diplomacia e as masmediat turke nuk kanë dëshmuar  asnjë fakt dhe asnjë argument se  Turqia e sotme ka  pretendime për “neo-osmanizimin” e Ballkanit. Kjo akuzë nuk qëndorn as në “tokë, as në qiell”, por është produkt strategjik afatgjatë  i Platformës  së Aleancës jo të shenjtë serbo-greke për ta serbizuar dhe greqizuar-kolonizuar në tërësi Ballkanin me popujt sllavë, duke i luftuar turqit, shqiptarët dhe kroatët nga teritoret e tyre autoktone sikurse këtu e shumë shekuj më parë, që nga car Dushani-mizori (1331-1355), e, edhe sot në shekullin XXI (2018).

Sa më sipër, politika dhe diplomacia shqiptare, duhet  të fokusohen në përzgjedhjen e prioriteteve të veta kombëtare dhe shtetërore, gjithnjë duke u mbështetur në  respektimin e parimit të interesave vitale, që përbëjnë kuintesencën  e mbrojtjes së interesit të përgjithshëm nacional dhe shtetëror gjithëshqiptar, sepse kjo është froma më e qëndrueshme dhe më oportune për të mënjanuar çdo formë agjitacioni, propagande dhe dezinformacioni, si dhe format e e tjera subversive të ndërhyrjes  në çështje të brendshme, me qëllim të “bombardimit” të sovranitetit dhe të pavarësisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, që të gjitha këo e pengojnë dhe e bëjnë të pamundur krijimin e atmosferës së mirëbesimit dhe të respektimit reciprok për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes popujve dhe shteteve të ndryshme.

PËRFYTYRESA E SHQIPËRISË DHE POLITIKA SHQIPTARE – Nga EUGJEN MERLIKA

11 korriku, me votimin “bullgar” të reformës së drejtësisë, duket se qe një përjashtim i rrallë. Kryetari i Shtetit, të cilin reforma e detyron të propozojë emrat e gjyqtarëve që do t’i nënështrohen vettingut, tregohet i shqetësuar, mbasi i mungojnë dekretet plotësuese të ligjit për reformën. Për pasojë nuk din se çfarë kriteresh duhet të zbatojë për caktimin e atyre emrave. Kryetari i komisionit për reformën, i cili duhej t’i kishte gati, në vija të përgjithëshme, ata dekrete, mbasi ka gati dy vjet që merret me atë punë së bashku me bashkëpuntorët e tij, duket si i shastisur nga “zbulimet” e Opozitës mbi veprimtarinë e vëllait të tij. Simbas saj, ai ishte i prekur nga një mandat arresti, i lëshuar nga organet e drejtësisë të Venezuelës, një Vend model i sprovës së fuqisë shkatërruese të ideve komuniste, të cilat në pak vite janë t’afta të katandisin në gjëndje urije edhe shtetin më të begatë të Amerikës Latine.
Opozita e cila, mbas shumë dredhash jo vetëm politike e juridike, për ndonjë çështje edhe me të drejtë, si pasojë e trysnisë së pashembullt për logjikën e thjeshtë të marrëdhënieve ndërmjet shteteve, nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, në çastet e fundit t’asaj dite “historike”, pranoi “konsensusin” e votoi njëzëri reformën. Ajo votë u përshëndet me entuziazëm nga të gjithë, shqiptarë e ndërkombëtarë, duke krijuar idenë se, më së fundi, mbas një të katërt shekulli dështimesh në zbatimin e ligjëshmërisë, veçanërisht në fushën gjyqësore, u krye hapi  i nevojshëm që do të bëjë Shqipërinë një shtet të së drejtës, në të cilin korrupsioni dhe paligjshmëria nuk do të kenë më të drejtë qytetarie. Duket si një ëndërr sa e bukur, po aq e vështirë për t’u besuar, edhe se nunët e saj në pagëzim janë ambasadorët e SHBA dhe BE.
Pa u thelluar në këtë rast n’arsyet, rrethanat apo motivet që sollën në këtë gjëndje të rëndë të drejtësisë e politikës shqiptare, që bëri të domosdoshme jo bisturinë, por sëpatën e shteteve perëndimore e që e kanë burimin në strategjinë e fshehtë të tjetërsimit të sistemit, të hartuar në fjalimin famëkeq të Ramiz Alisë në byronë politike të PKSH, në tetor 1989, një farë mosbesimi, përsa i përket rezultateve të pritëshme, bëhet i detyrueshëm. Për të krijuar besimin duhet një zotim i përgjithshëm, jo thjesht për të dënuar ndonjë gjyqtar që është pasuruar me ryshfetet e marra për të dhënë vendime të padrejta, por për të ndryshuar mendësinë zotëruese të këtyre viteve, të përmbledhur në moton “Shqipërinë do t’a gëzojmë ne dhe fëmijët tanë”, me të gjitha mjetet e mënyrat për t’u vënë në jetë. Por çfarë besimi mund të frymëzohet nga ata që e përqafuan me bindje dhe e bënë synimin kryesor të veprimtarisë së tyre postulatin e Ramiz Alisë, të cilët sot veshin qyrkun e “reformatorit”, për t’u ligjëruar në sytë e përfaqësuesve të SHBA apo të BE ?
Ai zotim kërkon një minimum bashkërenditje të bindjeve e veprimeve, një minimum respekti të ndërsjelltë. Në kundërshtim me këtë kërkesë të nevojshme, jemi të pranishëm në një garë të shfrenuar padish të ndërsjellta, të cilat shprehen pothuajse çdo ditë, jo vetëm nga zëdhënësit, por edhe nga përfaqësuesit e lartë të PD apo PS, në moskokëçarjen e përgjithëshme të institucioneve shtetërore shqiptare, përfshirë këtu edhe prokurorinë. Simbas padive të PD, qeveria shqiptare, kryesisht Kryeministri Edi Rama dhe ministri Tahiri, janë vetëm “baronë të drogës” të cilët, nëpërmjet sejmenëve të tyre në funksione të ndryshme, kryesisht n’organet e rendit, e kanë kthyer Shqipërinë në një mori plantacionesh me kanabis, nga shitja e të cilit nxjerrin fitime përrallore. Një realitet i tillë do t’i bënte t’u dridheshin eshtrat në varre të gjithë atyre që, njëqind vjet më parë, u munduan të krijonin Shqipërinë e pavarur.
Pohimet e ditëve të fundit të kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, apo të kreut të departamentit të sigurisë t’asaj partie, Enkelejd Alibeja, të mbushura me shifra e me emra, edhe sikur t’ishin 50 % të vërteta, duhet të ngrinin në këmbë të gjithë shqiptarët, duke filluar nga Kryetari i Shtetit tek qytetari më i thjeshtë, përfshirë edhe oganet e drejtësisë. Imazhi i një shteti, në të cilin Kryetari i Qeverisë është pronar i paligjshëm i tokave të mbjella me kanabis që çohet fshehtas n’Evropë, jo vetëm duhet të jetë i papranueshëm për secilin shqipfolës, kudo që të ndodhet, por duhet të bëhet një problem edhe për organizmat ndërkombëtare si NATO apo BE, me të cilat ajo qeveri mban lidhje. Ҫuditërisht nuk vërehet asnjë lloj kundërveprimi dhe kjo gjë më duket e papranueshme.
Imazhin e Shqipërisë mundohen t’a ruajnë të pastër qindra mijra qytetarë në territorin e saj, apo në botën e madhe. Nuk kanë të drejtë Lulzim Basha, Edi Rama, Edi Paloka, Saimir Tahiri, apo kolegë të tyre të politikës t’a përdhosin para shqiptarëve e para botës. Organet e Prokurorisë dhe Kryetari i Shtetit, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e kanë për detyrë morale dhe shtetërore të nxjerrin të vërtetën në shesh. Nuk duhet ndonjë gjë e veçantë për të zbuluar se ku qëndron kufiri mes së vërtetës dhe gënjeshtrës në këtë batërdi akuzash e në këtë mori përbaltjeje, jo vetëm të personave të zënë në gojë, por edhe të emrit të vetë Shqipërisë. Heshtja dhe moskokëçarja, si i tyre ashtu edhe i shoqërisë civile, janë një barrë e rëndë në ndërgjegjen e secilit. Nëse janë të vërteta pohimet e eksponentëve të lartë të PD, jo qeveria teknike që kërkon drejtuesi i saj, por dorëheqja e këshillit ministror e proçedimi simbas ligjit bëhen veprime të domosdoshme për t’u mëtuar nga shqiptarët. Nëse nuk janë të vërteta ata zotërinj duhet të paditen për shpifje kundër autoritetit të Shtetit e për njollosje të figurës së tij.
Në të mirë të imazhit të Shqipërisë, nuk duhet të ketë rrugë të mesme, aq më pak indiferentizëm e kthim koke nga ana tjetër, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse politikanët tanë nuk e njohin aspak etikën e profesionit të tyre, sa që arrijnë në të tilla humnera poshtërimi, detyra e përbashkët kundrejt atdheut tonë dhe emrit të mirë të tij na detyron të mos jemi spektatorë të thjeshtë. Le shumë për të dëshëruar qëndrimi i kryeministrit dhe ministrave të tij kundrejt padive që u bëhen. Së pari ata janë qytetarë, të cilët, para akuzash “të paqena”, duhet të kundërveprojnë në përputhje me ligjet e shtetit dhe moralin e shoqërisë, ndërsa si njerëz me pushtet e kanë për detyrë që imazhin e tij t’a ruajnë të pastër. Mungesa e kundërveprimit apo të një të tilli shumë të vakët, kundrejt padive, tërthorazi i ligjërojnë ato. Habit fakti që ministri i brëndshëm “indinjohet” nga një shprehje pa rëndësi që një deputete i drejton një polici rrugor, por nuk kundërvepron aspak ndaj akuzave që i bëhen atij vetë si njeri i lidhur me krimin e organizuar, madje si pjestar e drejtues i tij!!!
Në këtë amulli idesh, qëndrimesh e veprimesh, në këtë atmosferë helmi, kundërshtie e guerriljeje politike, vihet në mëdyshje e gjithë ecja jonë drejt synimeve evropiane që, fatmirësisht, mbeten të pranuara nga të gjithë segmentet e jetës politike e nga shumica dërmuese e qytetarëve. Temperatura e lartë e kësaj fund vere politike çorodit mëndjet, sa që arrihet në veprime të njëanëshme e të pajustifikuara, si nga ana logjike ashtu edhe institucionale, siç ishte rasti i shpalljes si “i paligjshëm” nga ana e PS i dekretit të Presidentit për rivotimin e kryetarit të bashkisë së Peshkopisë.
Në këtë vorbull politike që nuk duhet të pengojë veprimtarinë e Kuvendit në plotësimin e reformës në të gjitha shtojcat e saj, deri në fillimin e zbatimit praktik, bie në sy aktivizmi i përshpejtuar i Kryetarit të PD, që “paralajmëroi dje nxitjen e revoltave popullore në rast se maxhoranca nuk do të pranojë kushtin e Opozitës për krijimin e një qeverie teknike”. Z. Basha e din mirë se një qeveri, në një Vend demokratik, ndërrohet kur nuk ka më votbesimin e parlamentit, gjë që tani për tani nuk është e vërtetë. Sigurisht Opozita e ka për detyrë të ndërmarrë të gjitha rrugët e mundëshme ligjore për të fituar dhe akuzat e përditëshme që i bëhen Qeverisë, mund të jenë një bazë e fortë për të kërkuar ndryshimin e saj. Ato padi nuk më duket se përbëjnë ende “pisqollën tymëse”, që do t’a vinte me shpatulla për muri kryeministrin, jo për peshën e tyre të padiskutueshme, por për vërtetimin e fakteve që paraqiten. Deri sa të mos ketë një pohim të organeve të Prokurorisë, që do të vërtetonte paditë e PD-së, Basha nuk duhet të mobilizojë masat e përkrahësve të tij në veprime që jo vetëm do të krijonin një mjedis të panevojshëm për çastin, por do të krijonin një preçedent që nesër mund të kthehej kundër tij, në hamëndjen e një fitoreje të mundëshme të zgjedhjeve t’ardhëshme.
Mendësia e shtrëngimit të ngjarjeve nëpërmjet të logjikës së forcës, në një formë apo një tjetër, e cila ka kushtëzuar pjesën dërmuese të jetës politike të Shtetit të pavarur shqiptar, nuk duhet të jetë ende zotëruese në kohën tonë. Shqetësimi për të patur “zgjedhje të lira e të ndershme” është më se i ligjshëm, e duhet të jetë i tillë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Fakti që ende mbas 25 vjetësh ne nuk kemi arritur t’i kemi normale ato, tregon sa të vonuar jemi në proçesin e ndërtimit të demokracisë sonë. Në këtë drejtim ka mjaft për të bërë, duke filluar nga parimi i përbërjes së KQZ-së, që nuk duhet të jetë një organ politik me përfaqësues të caktuar nga partitë, por një institucion gjyqtarie e paanëshme e përbërë nga juristë, në vartësi të Kryetarit të Shtetit apo të Gjykatës Kushtetuese. Sa i takon të parit, mendoj se është e domosdoshme të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së tij, duke kaluar në votimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve, për t’a paisur atë me autoritetin e duhur e të pakushtëzuar në ushtrimin e tagreve të tij. Madje në zgjedhjen e tij duhet të marrin pjesë të gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë këtu edhe ata që jetojnë jashtë shtetit, të cilët duhet të kenë të drejtën të paraqesin edhe kandidatët e tyre, pa kufizimet që politika shqiptare i ka vënë diasporës në këta vite.
Dihet se politika nuk është një vazo e artë ku jetojnë idealet, por një kazan ku vlojnë interesat, por mbi to duhet të ketë një synim të përbashkët për cilindo që merr rrugën e saj : përfytyresa e Atdheut, ideja e paraqitjes së tij në bashkësinë e Kombeve. Asaj ideje duhet t’i kushtojmë të gjithë një pjesë të shqetësimeve, të përpjekjeve, të vullnetit, të veprimeve tona.
Gusht 2016

KOLONEL, TË VRANË NATËN, TË VAJTOJNË DITËN – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Ishte hera e parë që primati për organizimin e Akademisë Përkujtimore, kushtuar Kolonel Ahmet Krasniqit, ishte zyrtare. Një pjesëmarrje numerike, pykuar në sallën e vogël të Teatrit, për ta përkujtuar njeriun e madh.
 
     Skena ishte përgaditur sa kujdesshëm, aq edhe falsifikueshëm. Ishte shmangur, qëllimshëm, emërtesa – Ministër i Parë i Mbrojtjes të Republikës të Kosovës -, në cilësinë e së cilës u ekzekutua Kolonel Krasniqi. Personalisht, nga ulsja e sallës, thirra përfaqësuesin e organizimit dhe i kërkova, zëshëm, t`i shtohet cilësori – Ministër i Mbrojtjes-. Dhe, ai u gjegj: “Ani, ani, po, mirë, mirë” dhe u largua për t`u konsultuar me shefat. Megjithatë, asgjë nuk ndryshoi.
 
     Dalja në foltore Hashim presidenti, zëri i tij i mekur, hipokrizia dhe cinizmi i skajshëm, ishin një provokim i rëndë për Familjen Krasniqi; bashkëluftëtarët e Brigadës 138 të Kosharës; miqtë dhe dashamirët e Kolonelit si dhe të gjithë të pranishmëve.
 
     Shumë syrësh sollën në kujtesë kërcënimin e drejtëpërdrejtë telefonik të Hashimit, ndaj Kolonelit: “…Së shpejti kam me mbarue punë me ty…!” Si dhe gëzimin e shprehur, pas ekzekutimit zyrtar të Kolonelit: “Djemtë tanë nxitohen për t`i krye punët më herët!” Dihet, Ministri Krasniqi asaj jave përgaditej të futej në Kosovë, në krye të një sulmi frontal, ballor.
 
     Por, banda e LPK-së, e cila për vite ishte thirrur për luftën dhe tani nuk po kalonin as Urën e Zogut, në Milot, nuk mund ta pranonin primatin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK). Andaj, duhej penguar dhe sabotuar luftën kundër Serbisë dhe kjo bëhej me vrasjen e kreut të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, pikërisht, në përgaditjet e fundit të mësyemjes të organizuar ushtarake.
 
     Eksponenti i përfolur, për skenarët kriminal të LPK-së, Xhavit Haliti, “rehabilitoi” zyrtarët komunistë shqiptarë, për vrasjet politike të kuadrove të luftës të Kosovës, brenda territorit të Shqipërisë. Në mënyrë shumë sempliste, të thjeshtëzuar, “sqaroi” këto vrasje, duke shfajësuar politikën.
 
     Paneli, simpatik e luftarak, i gazetarëve bëri, të paktën, një lëshim të madh: Pse nuk u pyeti zotin Haliti, për kontrollin e çdoditshëm të Kolonel Ahmet Krasniqit dhe të rojave të tij, deri në ditën fatale të ekzekutimit zyrtar, kur makina e dytë shoqëruese u ndal, në ecje e sipër, pas makinës së parë, ku ishte Ministri i Mbrojtjes. Atentatorët ishin aq të siguruar, për çarmatosjen e Kolonelit me rojat e tij, sa që njëri syrësh e tërhoqi për xhakete Ministrin!!
 
    Është dizinformim i qëllimshëm i zotit Haliti, kur thotë se “vrasja e Ilir Konushevcit, tashmë, është sqaruar”. E vërteta është se asnjë vrasje politike nuk është hetuar dhe as zbuluar në masën e duhur. Drejtësia është marrë, madje, përciptazi, me ndonjë vrasës ordinier, pa zbuluar urdhërdhënësin faktik të vrasjes.
 
     Nuk e kuptoj, pse zoti Haliti ndryshon deklaratën e parë, për vrasjen e gazetarit, në perspektivë, për të qenë zëdhënës i UÇK-së, Ali Ukaj. Dikur, Xhavit Haliti ka thënë se “për vrasjen e Ali Ukajt është akuzuar dhe arrestuar Hashim Thaçi. Unë i telefonova një gjenerali të SIGURIMIT, (pra, të SHISH-it) dhe Hashimi u lirua dhe çështja u mbyll”. 
 
     Fjala e Hashim presidentit u zbeh edhe më shumë, kur ai, mjerueshëm e turpshëm, anashkaloi, qëllimshëm, cilësorin përcaktues – Ministër i Parë Mbrojtjes të Republikës të Kosovës -, sepse Hashimi kishte emëruar një ministër të dytë të Mbrojtjes”, i cili trajtohej si i sëmurë psiqik në Zvicër, Azem Sylën dhe se “nuk i kishte pesë pare”, as për luftë dhe as për paqe.
 
     Organizimi i Akadaemisë Përkujtimore, me rastin e varrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit, nga institucionet aktuale zyrtare të Kosovës, ngjalli pakënaqësi masive, jo vetëm në sallën Përkujtimore, por edhe jashtë saj, kudo në Shqiptari. Sepse krerët shtetërorë dhe qeveritarë konsideroheshin si pjesë e atentatimit zyrtar, së bashku me Tiranën zyrtare dhe Serbinë armike.
 
     Vrasja e Azem Hajdarit, me regji e skenar, të të njëjtit shtab kriminal, që ekzekutuan zyrtarisht Ministrin e Parë të Mbrojtjes të Republikës të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqin, janë goditjet më të rënda të Kombit Shqiptar. Nëse vrasja e Tribunit të Demokracisë Shqiptare, Azem Hajdarit, konsiderohet – Vrasje e Shekullit – në Shqipëri, ekzekutimi i Kolonel Krasniqit është – Vrasje e Shekullit – për Kosovën. 
 
     Të vritet Ministri i Luftës, në qendër të Tiranës, në vlugun e luftës në Kosovë dhe projektuesit e urdhërdhënësit të jenë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, edhe pas 20 vitësh, ky është krim i shumëfishuar, është përdhosje, deri në dhjerje, të  një populli, të Kombit mbarë.
 
     Organizimi, pjesëmarrja, madje, edhe fjalimet e kryezyrtarëve të Kosovës, në Akademinë Përkujtimore, me rastin e ceremonisë të rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit, ngjallën shumë reagime: 
 
“Kolonel, dje të vranë, sot po të vajtojnë!” 
 
     Edhe Familja e Kolonelit u vu nën akuzë. Më të zëshme qenë Familjet, viktima të organizatave kriminale: SHISH, SHIK, “Shqiponjat e Zeza”. Këto Familje, mike e dashamire të Familjes të Kolonel Ahmet Krasniqit, janë të një mendjeje se Familjet e të vrarëve, për qëllime politike, nuk duhet të pranojnë as patronazh, as organizim përkujtimor dhe as dekorata nga zyrtarët e akuzuar apo të dyshuar, si pjesë e vrasjes ose të festimit të vrasjeve politike. Dhe, vërtet, shumë nga Familjet e viktimave të krimit politik, kanë refuzuar dhe stopuar çfarëdo paraqitje, apo lajkatimi hipokrit, joshje për pajtim të zyrtarëve, pa u sqaruar, madje, ligjërisht, ekzekutimet politike.
 
      Megjithatë, Ministri i Parë i Mbrojtjes të Republikës të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, u kthye trimfal, fitues në vatrën lindake. Sepse Kolonel Krasniqi krijoi infrastrukturën e UÇK-së, të dalë nga FARK-u, mbi bazën e së cilës shokët e tij ushtarakë, bënë luftën, duke e legjitimuar luftën e Kosovës, me formacione të organizuara ushtarake, gjë që shtabistët e LPK-së nuk e arritën asnjëherë dhe kurrë!
 
     Familja Krasniqi, miq, dashamirë, ushtarakë, kuadro e veprimtarë të Ibrahim Rugovës, qytetarë nga e gjithë Kosova, i bënë nderimet e çilëtra në hollin e Kuvendit, në sallën e Teatrit, në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, atje ku prehet, përjetësisht, edhe Kryekomandanti i Parë i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
 
     Nder e Lavdi për Kolonel Ahmet Krasniqin!
      Turp, mallkim dhe ndëshkim për urdhërdhënësit vrastarë!

Kur ikin shkrimtarët… – Nga SULEJMAN MATO

Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, kur ikin shkrimtarët, lënë një boshllëk të madh brenda zemrës së çdo njeriu që i ka lexuar dhe i ka dashur veprat e tij. Shkrimtari vetëm ikën, nuk vdes. Fatos Arapi ishte dhe do të mbetet një nga poetët më të shquar të letërsisë shqipe. Fatos Arapi e ndezi pishtarin e poezisë së tij kur poezia shqipe ishte në gjysmerrësirën e saj… I ri, simpatik, plot ëndrra kthehet nga studimet e tij, nga Bullgaria. Shumë shpejt do të paraqitet para lexuesit me librin e tij “Shtigje poetike” dhe shumë shpejt kritika letrare e asaj kohe do ta rendiste në treshen poetike, në kostelacionin e ri të poezisë shqipe: Kadare-Agolli-Arapi… Ky konstelacion i poezisë shqipe do të ndriste mbi Shqipërinë e vogël, e rrethuar me gjemba dhe të mbyllur nga bota, për tri dekada.

Tashmë, kur shkruaj këto rreshta, ndjej trishtim të madh dhe një boshllëk në shpirt si shumëkush që e ka njohur dhe e ka pasur mik Fatosin, edhe si i gjithë brezi i ri i viteve gjashtëdhjetë, që u rrit me poezitë e tij dhe me emrin e tij në gojë…

Lamtumirë, profesori ynë i nderuar i fakultetit, lamtumirë, mik, shok, vëlla, Fatosh! Kështu të thërrisnin në fëmijëri… Kështu të kemi thirrur të gjithë ne dikur, me dashuri, kështu e kishe poezinë dhe shpirtin, djaloshar.

Fillimisht Fatosin e kemi njohur si profesor i lëndës së ekonomisë politike… Një profesor si aktor filmash, simpatik, me një temperament të veçantë, poetik. Pas orëve të mësimit, ai nuk ishte më profesori ynë, profesori i Minush Jeros, Musa Vyshkës, Vath Koreshit, Helena Kadresë, Ruzhdi Pulahës, Sadije Agollit, por ishte thjesht miku ynë i veçantë, që na vizitonte në konviktet tona dhe polemizonte me ne, me zjarr, për çështjet e letërsisë… Më vonë, me Fatosin do të kalonim një jetë të gjatë. Si koleg pune, në Lidhjen e Shkrimtarëve… Kujtimet janë të shumta, por ajo që e forcoi miqësinë tonë dhe më tepër ishte aksidenti automobilistik që na ndodhi ne dhe familjeve tona, në hyrje të Sarandës. Viti 1968, Fatosi u shtrua në spitalin e Sarandës për dy muaj …Shpëtuam mirë. Pjesa tjetër e jeta që do të vazhdonte do të na quhej jetë e dytë… Kujtimet me Fatosin janë të shumta, por më emocionueset dhe më të paharrueshmet kemi pasur ditët e metingut të poezisë së Gjakovës. Viti 1978. Në ato vite ishte rast i rrallë, por dhe fat i madh që dy poetë nga Shqipëria të merrnin pjesë në një festival Ballkanik në Kosovë. Nga këto 15 ditë që jetuam së bashku midis vëllezërve kosovarë, Fatosi ishte shumë emocional. Prekej shpejt… Sidomos mbrëmjeve kur i kujtohej vëllai i tij Vllasi, që i kishte vdekur para kohe. Kur poeti Fatos Arapi përshëndeti publikun kosovar me fjalët “Të fala nga Vlora”, u ngrit i gjithë publiku në këmbë dhe u një ulërimë kaq e madhe, pasuar me fishkëllima dhe zëra që nuk e përmbanin dot gëzimin për praninë e poetit nga Vlora, të cilën, në bisedat tona do ta quanin “Jerusalemin e shqiptarëve”. Në kthim, në kufijtë e dy shteteve të ndarë padrejtësisht nga viti i mallkuar 1913, pamë një ngjarje të pazakontë. Shqiptarë nga të dyja anët e kufirit. Në largësi. Merreshin vesh me gishta dhe shami të lëkundura në erë… Në atë çast Fatosin e mbyti ngashërimi… Shkuam dhe i takuam anëtarët e familjes nga ana e kufirit malazes, Fatosi u premtoi se sa të kalonim kufirin, do t’i takonim pjesëtarët e fisit të tyre. Dhe ashtu bëmë…

Fatosi iku. Fatosi nuk është më… Por ai e ka lënë veprën e tij të madhe, në poezi dhe në prozë, në dramë dhe në kujtimin e gjithë atij brezi, që është rritur me poezitë e poetit të madh. Ndaj, tani them se ndryshe nga të tjerët, poetët vetëm ikin, por nuk vdesin. Poetët e mëdhenj si Fatos Arapi i përkasin kujtesës së kombit… Ata mbeten në piedestalin e këtij kombi… I dashur Fatos! Ti i dhe shumë dashuri këtij vendi, por qeveritarët që e kanë qeverisur këtë vend të dhanë pak dashuri, pak respekt dhe aspak përkujdesje, as ty, as krijimtarisë sate. Ti ishe i vetëdijshëm për këtë gjë. Ti e dije se kjo gjë nuk ndodhte vetëm me ty, por edhe me shumë shkrimtarë dhe artistë të tjerë. Se kjo shpërfillje nuk fillonte me ty dhe nuk mbaron me emrin tënd… Ti e dije se në vendin e vet nuk nderohen poetët… Lamtumirë o më i madh poeti i madh i viseve Jonike!

Atdheu është dhimbje, është dhimbje

Një prill i pikëlluar në shpirt.

Atdheu është kryqi, është kryqi.

E mban… dhe të mban ty në shpirt.

Atdheu është varr i hapur, është varr.

Një jetë drejt tij shkon me besë që lind.

Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë,

Në një pikël loti lirinë lind.

Atdheu yt, i vogli, i vogli…

Si hyjori, i pavdekshmi, si loti.

Fatos Arapi i kushtoi jetën poezisë, e cila kohët e fundit u përmblodh dhe u botua në këtë vëllim poetik… Poezia e tij metaforike është një koncentrat i mendimit të lirë dhe i lirikës filozofike, që buron nga peizazhi shqiptar i tokës që e lindi… Zvërneci, vendlindja e tij, është një nga fshatrat më të bukur të Ballkanit. Të tillë fat kishte poeti. Të ishte biri i kësaj vendlindjeje dhe të mbartte me vete reflekse të peizazheve jonike, të cilat e bënë poezinë e tij sa brilante, aq edhe të veçantë… Poezia “Deti” e Fatos Arapit është një perlë e papërsëritur e poezisë shqipe, ku Zvërneci dhe shpirti i tij lirik piqen në një pikë…

“Poeti Fatos Arapi, – shkruan publicisti Azis Gjergji – lindi duke shpresuar, u burrërua duke thirrur dhe u plak duke derdhur lot mbi komunizmin shqiptar, që kishte lindur i vdekur”.

“Nga sot e tutje atje në Zvërnecin e tij, Hëna do të shëtisë e trishtë”, shkruan në ‘FB’ poeti dhe bashkëfshatari i tij, Jani Malo… dhe “pulëbardhat në fluturim do të shkruajnë metaforat e pathënë të Arapit”.

Qysh me librin e tij të parë “Shtigje poetike”, Arapi do të publikonte kredon e tij poetike:

Unë nuk erdha në jetë që të lus perënditë

që profetët e mykur mësonjës t’i kem,

Unë erdha në jetë që t’i blatoj,

këngë të gëzuara mejtimit të lirë..

Poezia e Fatos Arapit është kënga e lirë e njeriut të lirë, një poezi entuziaste, e fuqishme, optimiste, me figuracion të veçantë dhe shërthyes… Poeti Preç Zogaj e cilëson Fatosin “si një Sovran i poezisë, që ka përndritur rininë e tij dhe ka modeluar konceptet e tij për të bukurën”.

Lavdi guximit të heshtjes! Ky varg më së shumti do t’i shkonte vetëm poetit Fatos Arapi, i cili për dy dekada e sfidoi kohën me heshtjen e vet… Ndërkohë, shkrimtarë të tjerë përpunojnë opinionin për lavdinë e tyre gjatë gjithë jetës, Fatos Arapi bëri tri dekada që e lartësoi veten me heshtjen dinjitoze, prej shkrimtari, duke qenë i vetëdijshëm për vlerat e krijimtarisë së tij…

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, Arapi u rreshtua përkrah disa intelektualëve që luftonin për një demokraci të vërtetë. Por, me intuitën e vet prej shkrimtari, ai e kuptoi shpejt se në Shqipëri kjo demokraci e vërtetë do të vonohej, ndaj dhe heshti. Arapi nuk ka qenë asnjëherë anëtar partie. Kështu që ai nuk ka dashur t’i gëzojë frytet partiake që u janë afruar disa intelektualëve… Fatos Arapi i mbeti besnik krijimtarisë së tij të veçantë si një intelektual i vërtetë dhe i pavarur, ai i mbeti besnik i parimeve njerëzore, jo vetëm në krijimtari, por edhe në jetën e përditshme. Arapi ka vlera të veçanta, si intelektual i pavarur dhe si një opozitar i heshtur, ndaj ai do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.

Aty ku ka politikë dhe politikanë pa kritere të njohura shkencore, intelektuale dhe profesionale, aty nuk ka shkencë! – Nga Agron Shabani

 
Arsimi, shkenca dhe politika janë pole ose “boshte” të kundërta që nuk përkojnë fare njëra me tjetren. Ato ndryshojnë mes veti si nata me ditën.
Aty ku hyn politika, aty nuk ka as arsim dhe as shkencë të mirefillët. Kur vdesin shkenctarët, kulturologët ose intelektualët e lartë kulturorë dhe politikë, populli ose kombi së bashku me shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare, vdesin ose shuhën në embrion. Arsimi, shkenca ose shkollimi janë epiqëndra ose boshti kurrizorë i edukatës, kulturës, zhvillimit dhe emancipimit të përgjithëshëm të një shteti dhe të një populli ose kombi të tërë.
Pa sistem të mirëfillët shkencor, arsimor, akademik ose pedagogjik, nuk mund të ketë as shtet dhe as pushtet të mirëfillët ligjorë, qytetar, parlamentar dhe demokratikë. Sidomos aty ku politikanët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike përzihen ose i fuasin duart në punët shkencore, universitare ose pedagogjike. Duke i cënuar ose shkelur rëndë me të dyja këmbët integritetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autonominë e preferuar shkencore ose akademike. Si dhe duke i dëmtuar procesët dhe vlerat e njohura mësimore ose akademiko-pedagogjike. Kjo përmes privatizimit, klanizimit, fosilizimit, instrumentalizimit, partikularizimit dhe relativizimit të shkollave, kolegjëve ose universitetëve të ndryshme në Kosovë si dhe të moralit të gjithëmbarëshëm shtetrorë, nacional, politikë ose partiak ku edhe kryetarët e do farë “kolegjiumëve” të degëve dhe nëndegëve të LDK-së dhe partive tjera kosovare në diasporë, nga ana e anonimusëve, skribomanëve, bedelëve dhe debilëve të ndryshëm stupid, nebuloz ose mediokritë krahasohen me Dr. Ibrahim Rugovën, Akademik Mark Krasniqin dhe kështu me radhë! Hejjjj….!!!
Kjo për faktin se shkollat, kolegjët ose univesritetët e ndryshme i udhëheqin ose sundojnë partitë-shtet në shtetin-parti! Dhe, jo kuadrot e specializuara dhe kompetente. Se këndejmi, si duket askund me tepër në botë, në Kosovë dhe diasporë, sot nuk keni analfabet ose gjysëmanalfabet me diploma universiteti?! Për të mos thënë edhe pedagog ose profesor universiteti!

Mos të flasim këtu mbi analfabetët ose gjysëmanalfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional….!!!

Kush i ka në dorë shkollat ose universitetët, ata i kane në dorë ligjet, shtetin, institucionet, shëndetin ose jetën e një populli ose kombi të tërë.

Më shumë se sa partitë dhe lideret ose politikanët e tyre, si duket atij kaosi ose asaj anarkie i janë gëzuar ose ekzaltuar  matrapazët e ndryshëm politik ose partiak në diasporë lidhur me ato humbje ose dështime të mëdha që i ka shkaktuar i ashtuquajturi “sestimi pedagogjik”ose ” akademik” në Kosovën e pasluftës. Sepse, duke ” prodhuar” në menyrë serike analfabet ose gjysëmanalfabet të ndryshëm ” shkencorë”, “universitar” ose “akademikë”, demagogët, hipokritët, analfabetët ose gjysëmanalfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional në Kosovë dhe diasporë, e shohin të sigurtë ose të garantuar sundimin dhe mbijetesën e tyre pushtetmbajtëse ose politike. Dhe, kjo duke i stisur, rimuar, valorizuar, ekzagjeruar ose glorifikuar të “arriturat” ose “suksesët” e tyre në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.

 

Ndërkohë që edhe ndryshimet ose substituimet e njohura në kuadrin e atjeshëm universitar ose pedagogjikë, sigurisht se janë bërë mbi “formulën” ose “binomin” e njohur të interesave të ngushta partiake, pushtetmbajtëse ose politike të të ashquajturit “koalicionit të madh” LDK- PDK dhe kështu me radhë! Dhe, jo në interesin e etikës, edukatës, kulturës, emancipimit dhe disiplinës së munguar shkencore, universitare, akademike ose pedagogjike në Kosovë.

Ndërkohë që ata i kanë pëzulluar ose anashkaluar edhe strukturat ose superstrukturat e ndryshme sovrane ose legjitime të universitetit të Prishtinës ose institucioneve tjera arsimore ose pedagogjike…? Duke i zëvendësuar ata ose ato sipas interesit qeveritar, klanor, qeveritar ose partiak me njerëz të përshtatshëm politikisht si dhe me bedel, vasal, poltron, kameleon ose servilë të LDK-se, PDK-së, AAK-së, AKR-së etj. . Apo, me drejtor shkollash të mesme ose fillore, dekanë ose prodekanë të ndryshëm politikë ose partiak dhe kështu me radhë.

Ndonëse, me rastin e ndryshmit të stafit akademik ose pedagogjik, me kutin e partive-shtet ose shtetit-parti, mëse tepërmi do pësojnë nxënësit, studentët dhe shoqëria e gjithëmbarëshme shqiptare në Kosovë. Ndërkaq, do fitojnë “etërit” ose “baballarët” e ndryshëm politikë ose partiak në Kosovë dhe diasporë ku edhe hajnat e 3 %,  fondit të luftës ose fondit të LDK-së në diasporë,  sot i thonë vetit (përmes “ciceronëve” ose bedelëve të tyre stupid ose nebuloz) lider politikë ose partiak! Duke e krahasuar vetën me Dr. Ibrahim Rugovën, Mark Krasniqin, Hashim Thacin etj.