Reis Malile dhe Alfred Papuçiu në Pallatin e Kombeve Gjenevë
Pasi dëgjon sinfonitë e Bethovenit dhe gjen aty vetveten, duke u shkëputur tërësisht nga hallet e jetës dhe pesimizmi, kthehesh në njeriun më të lumtur të botës. Njerëzit lindin të gjithë njëlloj, por që të zhvillohen sa më mirë, duhet të heqin dorë nga qëndrimet armiqësore dhe paragjykimet ndaj njëri-tjetrit që mund të vijnë si pasojë e përkatësisë kombëtare, asaj fetare apo ideologjisë së regjimit të shtetit nga i cili vijnë. Pra, aftësitë e njeriut mund të zhvillohen maksimalisht vetëm në shoqërinë e harmonisë absolute, ku nuk ka më asnjë dallim midis njerëzve. A do ta arrijmë ndonjëherë këtë stad në Kombin tonë në tranzicion? Diskutojmë herë pas here me miq e dashamirës të Shqipërisë, me funksionarë ndërkombëtarë e personalitete të të drejtës ndërkombëtare dhe atyre u vjen mirë që edhe Shqipëria tashmë ka hyrë me të drejta të barabarta në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara. Një funksionar i lartë i Parlamentit Europian, ish i diplomuar në Institutin Europian të Gjenevës, ishte i pranishëm në 40 Vjetorin e krijimit të këtij Instituti tek « Château de Coppet ». Biseduam miqësisht me të për Parlamentin Europian, për Shqipërinë e vogël dhe ai ishte i predispozuar të ndihmonte për ecurinë e marrëdhënieve të vendit tonë me atë Parlament. Bile më ftoi për t’i bërë dhe vizitë dhe unë me takt i rekomandova të takohej me përfaqësuesit tanë atje, për të cilët kam shumë respekt, pa qënë nevoja të përmend emra. Tashmë jam vetëm një shqiptar i thjeshtë, ish diplomat pranë organizmave ndërkombëtare në Gjenevë, ish-funksionar ndërkombëtar ku punova vite të tëra pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD, si dhe në Byronë Ndërkombëtare të Punës.
Një vlerësim për vendin tim
Prandaj edhe në këto çaste nguroj të bëj një vlerësim të veçantë për marrëdhëniet e vendit ku kam lindur, megjithëse formimin fillestar e kam marrë në drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, apo në shkollën e madhe të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, apo Nju Jork, kur ndiqja vite radhazi (tetë vjet) punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Si ne ishin dhe fqinjët tanë algjerianë, amerikanë, apo të kombeve të tjerë, francezë, gjermanë, arabë, latino-amerikanë etj., që para se të caktoheshin diku në një shtet për të përfaqësuar vendin e tyre, kalonin një ose dy vite në shkollën e madhe të OKB-së në Nju Jork apo Gjenevë, ku janë grumbulluar numri më i madh i organizmave ndërkombëtare. Nuk ka shkollë më të mirë se sa të kesh mundësi që të shkëmbesh mendime me përfaqësues të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që janë për orë të tëra në komisionet e çarmatimit, të të drejtave të njeriut, të problemeve ekonomike e sociale, të energjisë, ato juridike. Pjesëmarrja në konferencat e shumta në kuadrin e Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjera ndërkombëtare në Nju Jork, Gjenevë, Paris, Vjenë, Kajro, Nairobi, Bruksel, Rhodes, Dubai, Nju Deli, Limasol, Antalia, Bazel etj., më kanë shërbyer pastaj në punën time afro njëzetë e pesë vjeçare me organizatat ndërkombëtare, si përfaqësues i Shqipërisë apo edhe si funksionar me status të veçantë, punonjës ndërkombëtar i pavarur. Le të më lejojnë lexuesit të bëj një digresion. Im atë i paharruar, Tuni Papuçiu, ka qënë kryeredaktor i parë i revistës « Sporti », në 1945, pas një pune si redaktor i gazetës « Përpjekja e rinisë » (në vitet 1943-44) bashkë me shkrimtarin fierak, penëartin Jakov Xoxa. Gjithmonë kujtonte Ballkaniadën e vitit 1946, kur bashkë me Andon Mazrekun e shokë, sportistët shqiptarë bënë që zëri i Shqipërisë të kalonte kufinjtë e Ballkanit. Kujtonte se si kish punuar qysh atëhere me organizma sportive të Ballkanit për të shtuar shkëmbimet me to. Paçka se ndonjë zë i çjerrë e që nuk donte të mirën e Shqipërisë e kish sulmuar pa të drejtë për këtë hap që kishte ndërmarrë. Ai vazhdoi rrugën e tij, megjithëse për arsye që nuk vareshin nga ai dhe për shkak të karakterit të tij të pavarur e fisnik, modest, nuk pranoi të bëhej urë e disa njerëzve meskinë, arrivistë e keqdashës…
Nuk mund të qëndroj pa përmendur qëndrimin burrëror, tepër të matur dhe domethënës të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në këto çaste kritike për vendin tonë jep një mesazh të qartë për të mirën e Shqipërisë mëmë dhe të vetë shqiptarëve ku janë edhe në Diasporë.
Në jetën time si funksionar ndërkombëtar, jam përpjekur të ndihmoj vendin tim, natyrisht me mundësitë e mija modeste. Vija nga një ekip i vogël prej tre vetësh, Piro Vito, Sulo Myftiu, Agron Agalliu dhe pak më vonë Shaqir Krasta që merreshim me organizatat ndërkombëtare në Shqipëri dhe që mbulonim dhjetra e dhjetra organizata ndërkombëtare dhe jo-qeveritare. Duhej në të njëjtën kohë të siguronim bursa për specialistët tanë të fushave të ndryshme, mjekësi, telekomunikacion, bujqësi, shkencë, arsim, pyje, specialistë të rritjes së ullirit, inxhinjerë të naftës, të energjetikës, të fizikës bërthamore, të sizmikes etj. dhe në të njëjtën kohë të ndihmonim në realizimin e udhëtimeve studimore për ta, si dhe për pjesëmarrjen në konferencat ndërkombëtare. Detyra nuk ishte e lehtë, pasi ishin pengesat e kohës. Mosnjohja e gjuhës nga disa specialistë pengonte pjesëmarrjen e tyre në udhëtime studimore. Ngulmonim pranë institucioneve shkencore që të shkonin të paktën me bursat e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) që ka ndihmuar shumë në atë kohë dhe tani, me dhjetra projekte për Shqipërinë, edhe specialistë që nuk e dinin mirë gjuhën. Ata shoqëroheshin nga një koleg tjetër që e dinte gjuhën mirë dhe shpesh shërbente edhe si përkthyes për shokun e tij. Gëzoheshim për arritjet e përfitimet e tyre, gjë që ata e shprehnin në bisedat e përbashkëta në institucionet e tyre, apo edhe rreth një tavoline midis miqsh të mirë. Kishim pranë specialistë të mirë që i njihnin organizatat ndërkombëtare në mënyrë të përkryer, si Sulo Myftiu që jepte përvojën e tij, pa u kursyer. Me ne shpesh bashkohej dhe i paharruari Rako Naço që me humor na fliste për përvojën e tij dhjetra vjeçare me organizatat ndërkombëtare, sidomos në Nju Jork. Kur përgatisnim sesionin e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së me ne qëndronte si shok e bisedonte shtruar, fisniku dhe i përkushtuari i diplomacisë shqiptare, Reis Malile që me përvojën e tij të madhe që nga 1945, modest siç ishte, na bënte vërejtje për fjalimet që përgatisnim apo për hapat që duheshin ndërmarrë me organizatat ndërkombëtare. Ai së bashku me të ndjerin Sokrat Plaka e vlerësonin shumë punën e punonjësve që merreshin me OKB, por edhe të stafit diplomatë në Nju Jork, Gjenevë, Paris, Vjenë e gjetiu. Kam marrë pjesë në dhjetra e dhjetra takime që ministri ynë i jashtëm Reis Malile organizonte me ministrat e jashtëm të vendeve fqinje apo të Europës etj., si me Andreotin, Papulias, Gensher , Ylmaz etj., dhe prej tyre kam mësuar shumë për jetën time të mëtejshme diplomatike. Shpesh aty afishoheshin probleme që nuk dilnin në shtyp, por që gjithmonë shprehnin dëshirën e mirë të bashkëbiseduesve për marrëdhënie të frytshme me Shqipërinë e vogël. Ende pa u vendosur marrëdhëniet diplomatike me SHBA, ne dëgjonin fqinjin tonë në sallën e Asamblesë të Kombeve të Bashkuara, së bashku me shokun tim të mirë, Ilia Jankun, të thoshte për fjalimin e Reizit “good Speech”. Ai siç na tha e bija u shpreh kështu pasi kishte qënë në fillimet e Shqipërisë pas luftës, ambasador i SHBA në Shqipëri dhe ruante kujtimet më të mira. Dhe ai Reis Malile i përkushtuar e la detyrën dhe nuk pranoi të ndërhyhej kur demostruesit u mblodhën në protestë para MPJ në 1991, me kërkesaat e tyre të drejta. Ai ishte njeri me karakter dhe kam qënë i pranishëm në zyrën e tij kur i tha kryetarit të shtetit të asaj kohe, Ramiz Alia se këshilltari i tij nuk duhej të ndërhynte pa kriter në hartimin e fjalimit të ministrit të jashtëm që do mbante në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Dhe Alia i dha të drejtë. Reis Malile kishte kaluar në jetën e tij “rebeshe” të cilat i përballoi me ndihmën e miqve dhe shokëve të mirë. E shoqja dhe dy fëmijët e tij kishin humbur jetën kur kishin nisur udhëtimin e tyre nga Pekini për në atdhe. Ai filloi një jetë të re shumë kohë më vonë me Verën fisnike dhe dy vajzat që lindën nga martesa e tij me të. Prandaj ai kur punoja në drejtorinë e organizatave ndërkombëtare përpiqej tu jepte zgjidhje edhe problemeve që kishin hasur të verbërit dhe na udhëzonte ti ndihmonim duke i lidhur me organizmat ndërkombëtare. Ai kishte në dorë një botim për përvojën e tij të madhe me organizatat ndërkombëtare, por nuk mundi ta përfundonte se e mposhti sëmundja e pabesë.
Si u botua Karta e OKB-së dhe Statusi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Nuk ishte e lehtë atëhere të botoje „Kartën e OKB-së dhe Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë“. Kjo u arrit vetëm në sajë të ngulmimit të Reis Maliles, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesit të saj, Nobuaki Oda, që u apasionua pas pikturës shqiptare dhe vlerësoi shumë mikpritjen shqiptare dhe në shkëmbimet që kishim më vonë. Gjithçka gjatë viteve u arrit edhe në sajë të këmbënguljes së diplomatëve dhe punonjësve që një pjesë të mirë të jetës e dhanë për ecurinë e Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare. Nuk mund të ri pa përmendur dhe specialistin e njohur për ndjekjen serioze qysh në fillim, të problemeve të ecurisë së marrëdhënieve tona me Organizatën Botërore të Tregtisë, Agron Agalliun, i cili ka qënë dhe mbetet fjalëpak, modest dhe nuk kërkoi diçka më tepër për veten. Ai përfaqësoi me dinjitet vendin tonë pranë organizmave ndërkombëtare në Bruksel, megjithëse ndonjë “qoftëlarg” u mundua të hedhë baltë mbi punën e tij të përkushtuar. Sa kemi bashkëpunuar me Gonen fisnik, ish shok i im i mirë i Fakultetit, si për ndihmën e tij për librat e mij, ashtu edhe gjatë qëndrimit të tij në Bruksel pranë Misionit shqiptar në Bashkimin Europian ku unë mora pjesë mëse njëherë në Konferencën e përbashkët Shqipëri, vendet e BE dhe organizatat ndërkombëtare për ecurinë e bashkëpunimit me Shqipërinë. Sa herë kemi diskutuar me Gonen për bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare kur ai vinte në Gjenevë për të marrë pjesë në konferencat e Organizatës Ndërkombëtare të Tregtise, ku ai ishte një ekspert me vlerë që vlerësohej nga ministrja Ermelinda Meksi. Pas largimit të saj mbi Agronin u lëshuan disa hiena dhe ai u detyrua të tërhiqej dhe të punonte si përkthyes zyrtar për disa organizma në Shqipëri. Puna e tij vlerësohej por ndërkohë ky njeri fisnik dhe i përkushtuar e kishte zemren të thyer. Apo bashkëshorten e tij, Ilirjanën, njohëse shumë e mirë e gjuhëve të huaja dhe me një përvojë të gjatë në fushën e komunikimit e të gazetarisë. Ajo na ka sjellë në shqip shumë botime me vlerë, si veprat e shkrimtarit Paulo Kuelo, i cili banon në Gjenevë. Ilirjana i qëndroi me përkushtim Agronit gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër dhe sidomos tre vitet e fundit që atë njeri të mirë e “pushtoi” sëmundja e pabesë.Të më falin të tjerët që për arsye vendi apo funksoni të tyre, nuk mund t’i përmend këtu, pa lejen e tyre. Por janë me dhjetra e qindra diplomatë të shquar që kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Paris, Nju Jork, Vjenë, Beograd, Bernë, Gjenevë, Stokholm, Kajro, Romë, Shkup, Uashington, Argjentinë, në vendet e Amerikës Latine, të Azisë dhe Afrikës, edhe në vitet kur puna e tyre ishte jo e lehtë: në një mjedis ku ndonjë keqdashës i vendit tonë hidhte rromuze apo donte të denigronte popullin tonë liridashës, patriot e të pavarur. Paçka se koha ishte e tillë dhe hapat që bëheshin për ecjen më tej në marrëdhëniet me vendet e veçanta apo me organizatat ndërkombëtare shpesh hasnin ndesh në meskinitetin e ndonjë „qoftëlargu“ që nuk mendonte për të mirën e Shqipërisë, si edhe tani ndonjë, por të siguronte vazhdimësinë e vegjetimit në një botë që po ndryshonte kudo. Sot, përfaqësuesit tanë në misionet diplomatike apo në organizatat ndërkombëtare, që fatmirësisht janë shtuar, kanë mundësi të shumta dhe të paçmuara për vendin e tyre. Në këtë drejtim janë bërë hapa të mëdha përpara por edhe më tepër mund të bëhet…
Emra të tjerë të diplomacisë profesioniste shqiptare
Pa e zgjatur, pasi duhen faqe të tëra për të përmendur punën e punonjësve që çdo ditë merreshin me organizatat ndërkombëtare, me mundësinë e pranimit të Shqipërisë në organizma të tjera ndërkombëtare, apo me ratifikimin nga ana e Shqipërisë të normave ndërkombëtare, apo pranimin e saj në organizma të tjera, më lejoni të përmend vetëm disa emra të shqiptarëve që kanë luftuar në çdo çast për të mirën e Shqipërisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit të saj me organizatat ndërkombëatre. Nuk mund të ri pa permendur punën këmbëngulëse të atij juristi fjalëpakë, por punëshumë, Prof. Dr. Ksenofon Krisafit që ka emrin e tij të shkruar në piedestalin e njerëzve që kanë ndërtuar një rreth miqsh e dashamirës ndërkombëtarë, si gjatë kohës që punonte për çështjet juridike dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për Shqipërinë në MPJ, ashtu dhe gjatë kohës kur ishte përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Zvicër. Organizimi i veprimtarive të shumta për Shqipërinë, kontaktet e tij frytdhënëse me diplomatë e funksionarë ndërkombëtarë të lartë, kanë bërë që edhe sot ai kujtohet me nostalgji nga shumë miq e dashamirës të Shqipërisë. Ai organizoi në Pallatin e Kombeve në Gjenevë ekspozitën me piktura të Leda Albaneze, me origjinë shqiptare dhe të piktorëve Bujar Marika dhe Dolor Hasanaj. Nga viti në vit ai na ka dhënë në dorë disa libra të çmuar si „Në kërkim të arit“ që përmban në mënyrë analitike historinë e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore apo për çështjen e detit, të punës me organizatat ndërkombëtare në Gjenevë, apo “Në Gjenevë për Kosovën” ku flet për Kosovën martire, që përbëjnë një ndihmesë të çmuar në historikun e diplomacisë shqiptare. Gjithashtu nuk mund ti mos përmend “Për tokën dhe detin e Shqipërisë” që përmban postulata për mbrojtjen e të drejtës për vendin tonë për tokat dhe detin e saj. Në to Ksenofoni nuk ka munguar të vlerësojë dhe punën e Misionit tonë pranë organizatave ndërkombëtare në Gjenevë gjatë kohës që unë e drejtoja me një staf tepër të kufizuar. Sidomos kemi bashkë punuar edhe për çështjen e arit të grabitur të Shqipërisë në bisedimet që u zhvilluan në Gjenevë me delegacionin e Britanisë së Madhe. Nuk mund të ri pa përmendur juristin Piro Vito që vite të tëra drejtoi drejtorinë e organizatave ndërkombëtare dhe dha një ndihmesë të çmuar si ambasador në Rumani. Më vjen keq që rruga e jetës këtë diplomat të zotë e ka detyruar të marrë një drejtim tjetër. A mund të ri pa permendur diplomatin e karrierës dhe këshilltarin e përkushtuar të Misionit shqiptar në OKB në Nju Jork, Ilia Janku me të cilin shpesh diskutonim hapur dhe gjërësisht në Nju Jork, si miq të mirë dhe të sinqertë për lidhjet e Shqipërisë me organizmat ndërkombëtare. Fatkeqësisht ai u largua shpejt nga kjo botë. Megjithatë unë ruaj kujtimet më të mira për këtë diplomat të zotë dhe fjalëpak, modest dhe i aftë në funksionin e tij të ngarkuar. Diplomacia e karrierës që ka marrë rrugë të mbarë edhe në vendin tonë, duhet të zerë më shumë vend në MPJ. Kjo nuk është kritikë, pasi në krahasim me të kaluarën statusi i diplomatit në përgjithësi është vendosur drejt, por nga përvoja personale, edhe nëse në vendet më të mëdha në botë, qeveritë ndryshojnë apo vijnë në pushtet njerëz të partive që kanë më shumë vota nga zgjedhjet elektorale, përsëri stafi diplomat, apo edhe i administratës që ndjek ecurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare apo dypalëshe të një vendi, mbetet. Duhet kohë pastaj që një i ri i posacaktuar të mund të japë diçka më tepër se sa një punonjës që ka shkrirë jetën e tij për të arritur diçka të mirë për vendin e tij. Unë nuk jam kundër angazhimit të njerëzve të rinj që pastaj kanë çarë rrugën në punën me organizmat ndërkombëtare. Përkundrazi, me këmbënguljen time dhe të ish kolegëve të mij, kam arritur të shkoj deri edhe tek zëvëndës sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe drejtor i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, njeriu i shquar, erudit e modest, suedezi Jan Martenson, i cili pas fjalës sime, pranoi megjithëse e kishte kaluar moshën e pranimit, një jurist të ri në kursin e së drejtës ndërkombëtare, i cili më vonë eci vetë në rrugën e vështirë, por të bukur të organizatave ndërkombëtare. Apo pas ndërhyrjes sonë pranë zotit Dhanapala, ish drejtor i UNIDIR (organizëm i Kombeve të Bashkuara për çarmatimin) u pranua një diplomat shqiptar i cili mbaroi shkëlqyeshëm kursin 6 mujor në Gjenevë, Japoni e gjetiu. Me punën dhe formimin e tij të shëndoshë, ai sot ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në forumet ndërkombëtare, sidomos pranë Bashkimit Europian dhe në marrëdhëniet dypalëshe. Shqipërisë i duhen njerëz të tillë që të mbrojnë pikpamjet apo të drejtat e saj, gjatë gjithë karrierës së tyre. Vetëm mirë do të shohë vendi ynë, specialistët tanë, në rrugën drejt Europës që i përkasim, por që për një arsye apo një tjetër, pranimi i saj vonohetdhe jemi akoma në “Europën tjeter” si edhe Zvicra dhe disa vende të tjera. Ndërkohë Zvicra nuk ka nevojë për Europën e Brukselit, ndoshta pak të atrofizuar, pasi marrëdhëniet e saj me fqinjët dhe Europën apo SHBA janë të shkëlqyera. Zvicra nuk ka kufinj me fqinjët, por vetëm lule dhe gjelbërim dhe disa mjete motorike për të penguar “qoftëlargët” që livadhisin akoma në vende të tjera. Një shembull që duhet marrë edhe nga vende të tjera, me vetëm shtatë ministra të të gjithë krahëve politike, por që janë në unison për të mbrojtur çështjet e Zvicrës. Zvicra i mban afër mbi 700 mijë bashkëpatriotë të saj që janë vendosur kudo në botë dhe i cilëson me nderin “Republika e pestë” e saj. Isha me një mikun tim, J.Fabre, i cili gjithë jetën ka punuar në një organizëm ndërkombëtar me prestigj si UNICEF dhe që gjithmonë ka qënë dashamirës për të më ndihmuar për botimet apo ndjekjen që i bëja ecurisë së marrëdhënieve të vendit tim me organizatat ndërkombëtare. Folëm ashtu midis miqsh dhe kujtuam ata diplomatë e pjesëmarrës të konferencave ndërkombëtare, bashkëatdhetarë të mij që ai i kujton edhe sot me respekt, megjithëse rrugët e jetës së tyre, i kanë shpënë në një drejtim tjetër apo ata nuk jetojnë më…
Përvoja e viteve ka dëshmuar se shumë përfaqësues shqiptarë të aftë në fushën e tyre, me gjuhë të huaj dhe njohje të mirë të diplomacisë ndërkombëtare, kanë përballuar me sukses pjesëmarrjen në mbledhjet apo seminaret e organizmave të sistemit të Kombeve të Bashkuara, si dhe punojnë me dinjitet në to, duke ndihmuar në ecurinë e projekteve dhe programeve të bashkëpunimit me Shqipërinë apo me vendet e rajonit te Ballkanit. Përfaqësues nga Shqipëria kanë marrë pjesë në veprimet e ruajtjes së paqes, në disa zona të botës, në vëzhgimin e zgjedhjeve në vende të ndryshme, në projekte bashkëpunimi rajonal etj. Edhe organizimi i veprimtarive për Shqipërinë në këto organizata do të ndihmonte per njohjen më të mirë dhe reale të Shqipërisë, të shqiptarëve, të kulturës, artit, zakoneve dhe virtyteve të tyre të mira.
Le të më lejojnë lexuesit të bëj një digresion lidhur me problemin e vazhdimësisë së ndjekjes nga ana e punonjësve apo diplomatëve më të mirë të Shqipërisë, të ecurisë së saj me organizatat ndërkombëtare. A ka gjë më dinjitoze që një specialist i njohur i organizatave ndërkombëtare, i problemeve të ecurisë së marrëdhënieve me vendin tonë, apo një njohës i përkryer i gjuhës angleze, si zoti Muhamet Kapllani, që për disa vjet punoi si këshilltar pranë presidentit të Republikës së Shqipërisë të japë ndihmesën e tij. Me përvojën e tij dhjetra vjeçare, me modestinë që e ka karakterizuar, ai nuk ka nevojë për fjalët e mija të mira, pasi unë jam një ish-nxënësi i tij që e dëgjoja me vëmendje vitet kur shkonim bashkë për tetë vjet rresht, në Kombet e Bashkuara. Do të kisha dëshirë, që ai të shkruajë për rrugën e tij të gjatë si njohës i përkryer i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai dhe të tjerë njohës të organizatave ndërkombëtare do t’i bënin në këtë mënyrë një shërbim të madh kombit dhe brezave të ardhëshëm. Më kujtohet i ndjeri miku im i mirë, Filip Kote që përvojën e tij disa dhjetëvjeçare me sindikatat në botë e hodhi në letër dhe besoj që edhe sot libri i tij mbetet një udhërrëfyes në marrëdhëniet e sindikatave tona me organizmat sindikale në botë. Ishte ai që më angazhoi qysh në moshë të re për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në 1971 në Kajro të Egjiptit, nga e cila fitova një përvojë të mirë dhe mësova shumë për shqiptarët atje që kanë dhënë një ndihmesë të çmuar për zhvillimin e atij vendi të madh dhe me tradita. . A ka përvojë më të bukur se ajo e prof. Luan Omarit, prof. Arben Putos, Javer Malos, Misto Treskës, Sokrat Plakës, prof. Ksenofon Krisafit, Prof. Shaban Muratit etj., që me modesti kanë hedhur një gur në historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare, apo për çështje të veçanta si ajo e detit apo të Kosovës martire. Shaban Murati tek libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”ndër të tjera paraqet një antologji të analizave sistematike të tij për problematikën diplomatike të shtetit të Kosovës, që nga krijimi i tij, deri në ditët e sotme. Sistematizimi i çështjeve, konsekuenca dhe dinamika e ndjekjes së tyre në zhvillim e sipër, e bëjnë librin aktual dhe lexuesi mund të gjejë në të disa përgjigje për pikëpyetjet dhe për zhvillimet e sotme rreth Kosovës. Analiza e autorit përmbledh çështjet më të mprehta, me të cilat është përballur diplomacia dhe shteti i Kosovës në dhjetëvjetëshin e parë të jetës së vet. Me Shabanin dhe të ndjerin kompozitorin e aftë dhe gazetarin penëartë, Kastriot Gjini, Vladmir Cicanin, Arshi Ruçaj, kemi bashkëpunuar rregullisht në vitet 70-të në shtypin shqiptar, sidomos me gazetarin e ndjerë dhe tepër të aftë Napolon Roshi të “Bashkimit”, apo me Agim Cergën e “Yllit”, me “Dritën” e gazeta të tjera të kohës. Jam i bindur se miku im botuesi i suksesshëm, Fatmir Toçi i botimeve „Toena“, me të cilin kam realizuar deri tani disa botime dhe së shpejti mendoj të realizoj dy të tjerë, do ta mirëpriste një nismë të tillë, në shërbim të Kombit. Gjithcka gjatë viteve u arrit edhe në sajë të këmbënguljes së diplomatëve dhe punonjësve që një pjesë të mirë të jetës e dhanë per ecurinë e Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare, si Bashkim Pitarka (funksionar ndërkombëtar i pakursyer për vendin e tij), Ilia Janku i paharruar që u largua shumë shpejt nga kjo jetë, por që edhe sot dëgjohet të përmendet emri i tij tek shqiptarët e Amerikës që ruajnë një respekt për këshilltarin serioz e këmbëngulës të Misionit shqiptar, për Tefta dhe Justin Papajorgjin që me njohuritë e tyre të gjuhes angleze, spanjolle etj., arritën të bënin shumë miq të Shqipërisë së vogël atje në Nju Jorkun e largët. Tani ata ndodhen në Australi dhe japin ndihmesën e tyre modeste për Shqipërinë mëmë. I tille ishte edhe Abdi Baleta, penë e fortë në OKB Nju Jork, me të cilin kisha bashkëpunuar në Nju Jork dhe u takova përsëri miqësisht në një konferencë për çarmatimin organizuar nga OKB, në Rod të Greqisë. A kishte diplomat më të zotë se Kujtim Hysenaj me të cilin ndamë vitet e fakultetit dhe më vonë në detyrat e tij diplomatike që i mbuloi me përkushtim në Nju Jork, Paris e Beograd. Sa herë kaloja në Paris për të shkuar në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bisedoja me Kujtimin haptas për rrugën që duhej të ndiqte Shqipëria në marrëdhëniet me organizmat ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe. Ai dhe bashkëshortja e tij fisnike Mimoza, më prisnin dhe shkëmbenim mendime si miq të vjetër dhe besnikë. Më kujtohet si tani buzëqeshja e tij e lehtë kur shoku ynë Ylli që nuk ishte aspak tifoz i futbollit diskutonte për një çast me pasion përr ndeshjet. Apo kur profesori ynë i nderuar Nonda Bulka na ftonte në apartamentin e tij dhe Ylli donte të merrte ndonjë libër nga biblioteka e tij e pasur, finsiku Nonda e qortonte duke i thënë se më parë duhej të dorëzonte librin që kishte marrë. Dhe Kujtimi qeshte me ë madhe. Nuk mund te ri pa përmendur edhe shkrimtarin dhe mikun Luan Rama, ish përfaqësues në UNESCO dhe ambasador në Francë, i cili është mik i përbashkët me mbajtësen e dekoratës “Legion d’ honneur”, Solange d’Angely që ka bërë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Solange më ka vlerësuar dhe ja di për nder kur u bë promovimi i tre librave të mij në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës, organizuar nga Albana Krasniqi-Malaj, ku ishin ndër të tjerë miq të mij të mirë si Prof. Jean-Philippe Assal, gazetari Pierre Barde që ka qënë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, Prof. Isuf Kalo etj. Ruaj me kujdes në Bibliotekën time librat e Robert d’Angely për gjuhën shqipe që ajo m’i ka dhuruar me autograf. A mund të mos përmend Isuf Vrionin, njeri fisnik dhe njohës i përkryer i gjuhës frënge që na përfaqësoi me dinjitet në UNESKO në Paris në vitet e fundit të jetës së tij . Më kujtohen bisedat me të në shtëpinë e tij në rrugën e Kavajës, tepër të ngrohta, domethënëse dhe inspiruese. Fliste me elokuencë dhe me pasion jo veteëm për letërsinë frënge që e njihte në majë të gishtave, por edhe për gjithçka që lidhej me aktualitetin. Gjithçka e shihte me një vizion realist dhe pa artifica.
Shqipëria dhe Kosova europiane
E kam ndjekur me interes si çdo shqiptar debatin e shfrenuar lidhur me mundėsinė apo jo qė Shqipėria tė bėjė pjesė nė familjen europiane tė Brukselit. Gjakrat janė ndezur dhe shkohet deri atje, sa “për inat të sime vjehrre”, disa janë gati “të flenë me mullixhinë”. Gazetat shqiptare shprehin mendime të kundërta dhe botojnė shkrime tė analistėve, qofshin kėta europianë, amerikanë, shqiptarë, deklarata tė atyre qė janė “kundër” apo “pro” pėrkatėsisė europiane tė Shqipërisë. E kuptoj se për interesat e tyre politike, grupime tė caktuara pėrpiqen tė imponojnė argumentet e tyre. Por kėtu nuk ėshtė fjala për interesat politike, ekonomike, sociale, vetėm tė njė grupimi qoftė ky i sė majtės, i qendrės, apo i sė djathtės, por kemi tė bėjmė me interesat e ligjshme tė tė gjithė kombit, popullit shqiptar tė shumėvuajtur: mundėsinė e futjes në Bashkimin Europian. Ėndrra europiane e brezave tė tėrė, siē duket, pėr egoizëm tė disave, mund tė shtyhet akoma. Nė këtë kor, futen edhe grupime të caktuara europiane, qofshin në Bruksel, Strasburg, Luksemburg, Bukuresht, Beograd, Athinė, Madrid etj., që kanë frikë siç duket nga ideja e Shqipërisë së Madhe, e cila në fakt nuk shtrohet tani dhe nuk pėrbėn realitet imediat. Shqipėria dhe Kosova janė dy shtete tė pavarura, me Presidentë dhe qeveri tė veçanta qė i kanė rritur shkėmbimet e tyre, dhe kjo ėshtė mëse normale, që flasin një gjuhë, ashtu siç ėshtė Zvicra me Italinė, Austrinė, Francėn, Gjermaninė, Lihtenshtejnin, ku flitet respektivisht italishtja, gjermanishtja, frėngjishtja apo romanshë dhe popuj tė kėtyre vendeve kalojnė lirisht dhe janė vendosur atje ku kanė gjetur punė apo ku kanė interesa dhe jetė mė tė mirė. E mbaj si gjë të çmuar letrën që kam marrë dikur nga ishministrja e jashtme e Konfederatës zvicerane, Micheline Calmy-Rey, ku më shkruante me përzemërsi për mbrojtjen e të drejtave të vëllezërve të Kosovës dhe rrugën e duhur që duhej ndjekur për Kombin tonë të lashtë europian. Ajo jep tani ndihmesën e çmuar në Universitetin e Gjenevës për rrugën europiane, duke dhënë përvojën edhe të Zvicrës. Historia e Europës e lidhur me atë të vendit tim, Shqipërisë, si dhe të vëllezėrve tė mij nė Kosovë, më tërheq së tepërmi. Kam edhe unë argumenta për t’i bindur bashkëbiseduesit për praninë e Shqipërisë dhe Kosovės edhe « De jure » në Europë. Me të drejtën e tyre të shkruar, romakët i dhanë Europës rregullat që drejtuan marrëdhëniet sociale. Misionarë të ardhur nga Roma, Irlanda dhe Kostandinopoli përhapën besimin kristian në Europë. Megjithëse kisha orientale u deklarua e vetmja kishë « orthodokse », duke u ndarë nga Roma, dhe megjithëse Reforma u imponua në shumicën e vendeve të Europës Veriore, parimet kryesore të kristianizmit janë të ngjashme për të gjithë kristianët e të gjitha besimeve dhe bazat e moralit kristian njihen kudo. Megjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime : mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në Europën e Brukselit. Ata që i mbajnë akoma në dorë fatet e Shqipërisë dhe Kosovës në Bruksel e gjetiu duhet ta dijnë mirë se kanë qënë shqiptarët ata që i kanë mbajtur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vatrat e tyre pa i dorëzuar tek nazistët gjermanë, mijra italianë që kishin ardhur si pushtues. Ata u mbrojtën dhe u larguan vetëm pas mbarimit të kësaj Lufte. Janë me mijra e mijra ata grekë që kanë marrë ndihma nga shqiptarët gjatë luftës italo-greke dhe si mirënjohje breza të tjerë të këtyre njerëzve humanë shqiptarë, marrin pension nga shteti grek. A nuk duhet në këto çaste, këta miq të Shqipërisë, grekë, që për çudi mbeten më tepër miq të serbomëdhenjve, apo italianë, si edhe çifutë (të vetmit shqiptarët në Europë që nuk i dorëzuan hebrejtë tek xhelatët nazistë) të ngrejnë zërin e tyre për të vënë në vend padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Apo tashmë ata e ”kanë kaluar lumin” dhe u intereson që edhe disa vite të përfitojnë nga puna e papaguar e atyre mijra e mijra shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, që rropaten rrugëve të Greqisë, Italisë dhe gjithė Europës!? Më kujtohet para disa vitesh, një bashkëkombas i yni, ju drejtua një ministri të jashtëm të një vendi europian, ku ishte vendosur: ”Zoti ministër, unë kërkoj nga autoritetet tuaja të departamentit të brëndëshëm të më japin lejen e qëndrimit këtu, pasi unë kam dhënë kontribut edhe për vendin tuaj duke luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Ministri qeshi me të madhe dhe u dha porosi atyre që ishin pranë tij t’i jepnin përgjigje pozitive qytetarit nga Shqipëria. A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Europën prej dhjetra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, Skënderbeu europian, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën, Mic Sokoli, Isa Boletini, Shote Galica, Adem Jashari, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm, vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, Kosova, edhe ata popuj që kanë ëndërruar të « kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Europë », në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë. Ndërtimi europian ka lindur nga një dëshirë për paqe në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore, me – ndër të tjera – pajtimin franko-gjerman. Disa mendje vizionare kishin parë, para të tjerash, domosdoshmërinë e një Europe të bashkuar. Midis tyre, Viktor Hugo, në atë që padyshim është një nga fjalimet e tij më të mëdha, sigurisht që është një nga më të mëdhatë në Europë. Në këtë tekst, me akcent lirik, autori i madh shpreh shpresat e tij për paqen universale, aderimin në votimin universal dhe besimin e tij në qytetërimin dhe progresin. jo pa naivitet. “Epoka e revolucioneve po mbyllet, fillon epoka e përmirësimeve,” na thotë ai. Sido që të jetë, ky tekst shpejt e përshkruan qëllimin e madh paqeruajtës të së ardhmes “Shtetet e Bashkuara të Europës”; edhe duke konsideruar një bashkëpunim të ardhshëm të atyre me Amerikën që “pastrojnë globin, kolonizojnë shkretëtirat, përmirësojnë krijimin”. Ose shprehja e një federalizmi intuitiv dhe lirik, providencial dhe mistik, por të dy europiane dhe universale: për të bërë të mundur zhdukjen e luftës, duke zëvendësuar demokracinë në vend të tiranisë, ndërmjetësimin dhe arbitrazhin në vend të betejave dhe luftës, kështu që të sjellë vëllazërinë universale të njerëzve. Do të vijë një ditë, shprehet Hygo në fjalën e tij të guximshme, kur ne do të tregojmë një top në muze, ndërsa tani tregojmë një instrument të torturës, të habitur që mund të jetë! Do të vijë një ditë kur do të shohim këto dy grupe të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkuara të Europës (Duartrokitje), të vendosura përballë njëri-tjetrit, duke shtrirë duart mbi det, duke shkëmbyer prodhimet e tyre, tregtinë e tyre, industrinë e tyre, artet e tyre, gjenitë e tyre, duke pastruar globin, duke kolonizuar shkretëtirat, duke përmirësuar krijimin nën shikimin e Krijuesit dhe duke kombinuar së bashku mirëqenien e të gjithëve, këto dy forca të pafundme, vëllazërinë e burrave dhe fuqinë e Perëndisë! Do të vijë një ditë kur topat dhe bombat do të zëvendësohen me votat, me votën universale të popullit, me arbitrazhin e nderuar të një senati të madh sovran, i cili do të jetë në Europë se çfarë është Parlamenti në Angli. Ushqimi është në Gjermani, çfarë është Asambleja Legjislative në Francë! Zotërinj, them në mbyllje, shprehet vizionari Viktor Hygo, dhe se ky mendim na nxit, nuk është sot që raca njerëzore po ecën në këtë drejtim të mrekullueshëm. Në Europën tonë të vjetër, Anglia mori hapin e parë dhe me shembullin e saj të vjetër u tha njerëzve: Ju jeni të lirë. Franca mori hapin e dytë dhe i tha popullit: Ti je sovran. Tani le të marrim hapin e tretë, dhe të gjithë së bashku, Franca, Anglia, Belgjika, Gjermania, Italia, Europa, Amerika, u thonë njerëzve: Ju jeni vëllezër! “. Këto fjalë të shkrimtarit të madh janë tepër aktuale për Europën e sotme në tranzicion, si edhe Kombi ynë. Në fund, desha të theksoj para lexuesit, që gjithçka shpreva më sipër janë vetëm mendimet e mija personale, që nuk angazhojnë kërkënd tjetër. Këtë shkrim e hartova vetëm për të dhënë një mesazh pa pasur asnjë prapamendim. Unë e kam zgjedhur rrugën time të jetës që më ka mbetur, dhe nuk mendoj ta ndryshoj, ashtu siç e kam për nder dhe falë autoriteteve zvicerane mbaj nacionalitetin e vendit ku kam lindur, ashtu si edhe punonjës që janë nga të gjithë kontinentet në Gjenevë. Kam miq e dashamirës të shumtë, si gjithë bashkëatdhetarët e mij që përfaqësojnë Shqipërinë e vogël në organizma ndërkombëtare apo rajonale në vende të Europës, e deri në Amerikën e largët, që më shtyjnë me mesazhet e tyre të simpatisë, të shkruaj diçka, pa dashur të jap postulata. Unë mendoj si një shqiptar që do mbetem gjithë jetën time, të jap një mesazh, për Atdheun tim: tokën ku kanë lindur prindërit e mij, ku jetojnë shokët e mij të dikurshëm, ata breza mjekësh, specialitësh të naftës, të bujqësisë, të pyjeve, që i kemi ndihmuar sado pak, të formohen për të mirën e Shqipërisë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Për Shqipërinë me bregdetin e bukur, për atë fushë pjellore të Myzeqesë, Devollit, apo Lezhës, për Alpet e bukura, Valbonën prallore, Dajtin, Butrintin, Voskopojën, Prizrenin e Prishtinën që me punën e njerëzve punëtorë, liridashës e paqësorë, me zhvillimin e turizmit, industrisë ushqimore, minerale, bujqësisë, ndërtimeve dhe infrastrukturës adekuate, dhe me ndihmën e organizamve ndërkombëtare, do të bëjnë që Shqipëria të kthehet në një vend rrugëkalimi për mallrat drejt vendeve të tjera të Ballkanit, duke siguruar kështu valutën e nevojshme për ecurinë e ekonomisë, por duke tërhequr në të njëjtën kohë investitorë të huaj dhe biznesmenë shqiptarë, apo njerëz të thjeshtë që duan të japin ndihmesën e tyre për vendin amë. Mjaft me tranzicionin e stërgjatur të Shqipëriisë mëmë. Ka ikur koha, kur vite më parë edhe pse Shqiperia kishte të drejtë të kishte përfaqësuesit e saj, si shtet anëtar, në organizma ndërkombëtare të sistemit ttë OKB-së, nuk mund të ishe funksionar në to, pasi nuk ishte e lejuar të flisje me amerikanin, rusin, izraelitin apo afrikano-jugorin. Ka ikur koha kur në ndonjë përfaqësi të Shqipërisë, përfaqësuesi, duke kujtuar se një funksionar ndërkombëtar i vendit të tij “i kishte zënë vendin” (?!!!), në një organizëm ndërkombëtar, si funksionar i pavarur, lëshonte anatema kunder bashkëpatriotit të tij, tek përfaqësuesi i lartë i atij organizmi, duke “nxirë” më tepër fytyrën e vet prej „qoftëlargu“ dhe duke lënë një përshtypje tepër të keqe… Natyrisht, nuk është fjala dhe koha për të bërë një dyndje me kandidatura të fushave të ndryshme nga Shqipëria, por për të patur edhe vendi ynë njerëzit e tij në organizmat ekonomike, politike, sociale, shkencore, kulturore, të të drejtave të njeriut, të tregtisë dhe zhvillimit, të bujqësisë, mjedisit, telekomunikacioneve, të pronësisë intelektuale, në biblioteka etj. Mundësite e sotme janë kolosale, pasi edhe njerëzit tanë janë më të përgatitur për një botë të re, për Europën e Brukselit të pa atrofizuar dhe burokratike, si tani, demokracinë dhe shtetin e së drejtes. Bashkësia e Kombeve të Bashkuara gjithmonë e më tepër është solidare dhe me Shqipërinë e vogël, gjë që është vënë në dukje më se njëherë nga personalitetet më të larta të saj, të cilët në shumë raste dhe botime të OKB-së kanë treguar interesimin e organizatës që ata drejtojnë për një vend anëtar si Shqipëria, për rrugën e zhvillimit dhe ecurinë e saj drejt një të ardhme sa më të begatë. Ato të kujtojnë se bashkësia e popujve është solidare me një popull të një vendi të vogël, por të lashtë, punëtor e paqedashës, që me rrugën që ndjek jep ndihmesë në kalanë e madhe të familjes së Kombeve të Bashkuara.
Një djalosh duke u lutur para varrezave të personave të vrarë në Reçak më 1999.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kanë përkrahur reagimet e ashpra kundër deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmes së cilave ai ka mohuar krimet e kryera në Reçak gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Në një deklarate të përbashkët, ato kanë thënë se në shoqëritë pas konfliktit është shumë e rëndësishme që të dënohen krimet e kryera.
“Secila deklaratë për ngjarjet rreth konfliktit duhet të jetë e bazuar në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Dënimi i krimeve të luftës duhet të sfidohet, sidomos kur bëhet fjalë për përfaqësues të institucioneve shtetërore”, është thënë në deklaratë.
Më 5 dhjetor të këtij viti, presidenti Vuçiq ka thënë se “krimi në Reçak është i fabrikuar, ku gjithçka është falsifikuar nga ai mashtruesi i botës, hajni dhe gënjeshtari (William) Walker”.
Kjo deklaratë e presidentit serb Vuçiq, ka ardhur si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka dënuar me dy vjet burgim ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq, nga radhët e Listës Serbe.
Ky i fundit, më 24 mars 2019, në një tubim të qytetarëve serbë në Zveçan kundër intervenimit të NATO-s, publikisht kishte thënë që “masakra e Reçakut ishte trillim” dhe se “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë”.
Përveç Ambasadës së Zvicrës dhe Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, lidhur me deklaratat e presidentit serb kanë reaguar ditë më parë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e cila ka konsideruar se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë “janë të papranueshme”, derisa Bashkimi Evropian ka cilësuar se ngjarjet e vitit 1999 në Reçak janë “të pamohueshme”.
Në vitin 1999, në Reçak u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe. Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet që shënuan kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.
Në zonën e Tiranës dhe Durazzo, ekipi i Zvicrës i reagimit të urgjencës humanitare po punon në tre fronte. Ndërsa ekspertët verifikojnë qëndrueshmërinë e shtëpive të dëmtuara, ka nisur shpërndarja e ndihmës dhe po ashtu plani i ndihmës financiare për popullatën e qyteteve të prekura.
Tërmeti i natës së 26 nëntorit 2019, me epiqendrën e tij rreth 10 kilometra në veri të qytetit portual të Durrësit, pati një magnitudë 6.4 dhe shkaktoi 51 viktima e bëri një numër të madh ndërtesash publike dhe private të papërdorshme, edhe një pjesë që kanë mbetur në këmbë, siguria dhe stabiliteti i të cilave është i pasigurt. Mijëra njerëz janë në kushte të pasigurta dhe nuk mund të bëjnë një jetë normale.
Ekipi i reagimit emergjent i Drejtorisë së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SDC) gjithashtu përfshin personel të aftë në inxhinierinë strukturore dhe civile, të cilët kanë filluar të inspektojnë shtëpitë e dëmtuara tashmë menjëherë një ditë pas tërmetit. Ndërkohë, qytetet e Durrësit dhe Krujës kanë qenë objekt studimesh të shumta në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierë shqiptarë. Deri më tani, më shumë se 2.500 njerëz kanë përfituar nga kjo ndihmë, e cila vazhdon dita ditës.
Shumë persona të zhvendosur janë mirëpritur nga të afërmit dhe miqtë, por shumë të tjerë kanë nevojë urgjente për një çati: Prandaj Departatementi Federal i Punëve të Jashtëme ka vendosur të dërgojë nevoja themelore, duke përfshirë 100 tenda dimri, 400 shtretër dhe 1200 batanije që do të shpërndahen në zona rurale të rajoneve Lezhë dhe Durrës. Për më tepër, shtretër dhe batanije do t’u sigurohen njerëzve që kanë gjetur strehë në strehimin kolektiv. Së shpejti do të fillohet një projekt për të siguruar mbështetje financiare për njerëzit në nevojë në njërën prej komunave më të prekura.
Angazhimi i ndihmës humanitare në Shqipëri mbështetet nga organizata humanitare Helvetas dhe nga përvoja shumë vjeçare e Ambasadës Zvicerane në Tiranë dhe Zyrës së Bashkëpunimit. Rrjeti i kontakteve dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë shqiptare, bazuar në besimin e ndërsjellë, i lejuan ata të reagojnë shpejt ndaj katastrofës. Nisur nga situata, Zvicra është e gatshme të adaptojë disa aspekte të programit të bashkëpunimit dhe tanimë ka kontaktuar autoritetet shqiptare.
Në krizën e tanishme, Ndihma Humanitare e SDC përqendrohet në ata që preken në bashkitë rurale, jetesa e të cilave është e lidhur me zonat në të cilat ata jetojnë dhe të cilat për këtë arsye nuk kanë zgjidhje tjetër përveç të qëndrojnë atje./Burimi: Komunikatë për shtypin e qeverisë të Zvicrës
Monedha e argjendit prej 20 frangësh me fytyrën e Roger Federer do të lëshohet në 23 Janar 2020. Janë bërë gati tashmë rreth 55,000 monedha të tilla.
Ëështë hera e parë që Instituti Swissmint ka kushtuar një monedhë në nderim të një personaliteti të gjallë.
Monedha argjendi 20 frangë do të lëshohet në 23 Janar 2020, njoftoi Swissmint në një deklaratë të hënën.
Do të ketë gjithashtu monedhë 30 frankshe e argjendtë me fytyrën e Roger Federer dhe monedhë ari me vlerë 50 franga, që do të jenë gati në majin e 2010.
Monedhat nga njëra në do të paraqesin fytyrën e Roger Federer dhe ana tjetër e monedhave do të ketë motiv tjetër, tha për gazetarët Swissmint.
Ndërmarrja publike që merret me krijimin e monedhës zvicerane zgjodhi të nderonte kampionin e tenisit jo vetëm për shkak të lojës së tij në fushën e tenisit.
Ai është gjithashtu një “ambasadori më i mirë për vendin e tij” për angazhimin e tij shoqëror, veçanërisht përmes fondacionit të tij për të ndihmuar fëmijët duke qenë gjithashtu edhe një ambasador i UNICEF, raporton përsëri Swissmint./Burimi Gazeta 20 minuta Zvicer/ Alfred Papuçiu
Ekspertët zviceranë vazhdojnë punën në terren. Në qytetin e Durrësit ata kanë kontrolluar disa nga ndërtesat e prekura nga tërmeti, ndërsa në fund pritet të japin fjalën e tyre nëse janë apo jo të banueshme. Në Krujë ekipi ka testuar stabilitetin e disa ndërtesave që kanë qëndruar për të përcaktuar nëse janë të sigurta për jetën.
Një ekip me 15 specialistë të mobilizuar nga qeveria zvicerane janë në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rënde në dekadat e fundit. Ekipi përfshin ekspertë në dy fusha: (1) inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave: (2) ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre, raporton Albinfo.ch
“Programi ynë i bashkëpunimit në Shqipëri duhej patjetër të përfshinte një përgjigje ndaj tërmetit tragjik që goditi të martën. Duke parë seriozitetin e gjendjes, qeveri zvicerane zgjeroi përpjekjet duke sjellë misionin e parë me ekspertë, të cilët do të vlerësojnë nevojat, do të japin asistencë të menjëhershme dhe do të propozojnë masa afatgjata pas tërmetit”, tha ambasadori zviceran në Shqipëri, Adrian Maître.
“Zvicra mbështet Shqipërinë jo vetëm në kohë të mira, por edhe në momente të vështira”, tha Sebastian Eugster, udhëheqës i ekipit të misionit zviceran dhe zv. kreu për ndihmën humanitare në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.
VOAL – Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, shkruan se fajin për kaq shumë viktima në tërmetin që ndodhi në Shqipëri e kanë ndërtimet.
Blick ka intervistuar një zviceran që jeton në Durrës me të shoqen, i cili shpërthen me zemërim. Rolf Alther, 77 vjeç, jeton me gruan kosovare në Durrës prej pesë vitesh.
“Kjo nuk duhej të ndodhte,” shan ai.
“Ky tërmet nuk është kaq i madh sa të shkaktonte dëme kaq të mëdha”.
Problemi është se askush nuk guxon këtu të thotë se pse ka dëme të tilla. “Shkaku i shembjeve janë ndërtimet e këqija shkel e shko”.
I zemëruar, ai i ka dërguar foto gazetës se si është dëmtuar banesa e tij dhe godina të tjera. Zvicerani, që dikur ka qenë përfaqësues politik në një parlament kantonal, thotë se këto janë ndërtime kriminale.
“Në Zvicër, fitimi i një ndërmarrje ndërtimi për një projekt është gjashtë deri në shtatë përqind, këtu është 70 përqind! Sipërmarrësit këtu fitojnë një qerre me para në kurriz të sigurisë”.
Alther nuk e ndal shpërthimin kur thotë se druhet se kriminelët do të përfitojnë edhe nga tërmeti.
“Shumë shtete dhe individë po dërgojnë donacione për rindërtim, që do të përfundojnë në xhepat e këtyre mashtruesve”, thotë ai.
Teorinë e tij për ndërtimet e dobëta e mbështet edhe profesori i ETH Zyrih, Bozidar Stojadinovic. Ai thotë se pasi sheh me kujdes fotot, e kupton se bëhet fjalë për ndërtime të dobëta. Sipas tij, ato duhen shembur.
“Ata fokusohen tek fitimi afatshkurtër, në vend që të mendojnë për të nesërmen dhe të investojnë në siguri. Ndërtesat moderne duhet të jenë në gjendje t’i rezistojnë një tërmeti si ai i të martës në Shqipëri,” thotë profesori.
Gazeta zvicerane « Le Temps »/Koha/ boton në numrin e saj të datës 25 nëntor 2019 një artikull të gazetarit Frederic Koller, në rubrikën Opinion, me titull : « Pse të zgjerohet Europa? »
Kufinj të rinj
OPINION. Prej dy vitesh, Europa i ka drejtuar sytë tek Brexit, gjymtimi i saj i parë, me ankthin se mund të shohë një efekt domino që të shkaktojë shpërthimin përfundimtar të Bashkimit. Megjithatë kjo e njëjta Europë, larg shkëlqimit, vazhdon të zgjerohet. Dhe shumë shtete ende trokasin portën e Brukselit për t’u bërë anëtar i klubit. Nëse kandidatura turke duket se për një kohë të gjatë është shtyrë për në kalendrat greke, nuk është e njëjta gjë me Ballkanin Perëndimor. Gjashtë shtete janë në listë: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Hapja e negociatave të pranimit duhej të ishte e vlefshme muajin e kaluar, me këto dy shtete të fundit. Të paktën ishte plani në dukje i njëzëshëm, përpara se Franca të vinte veton.
Parisi nuk vë në dyshim objektivin, anëtarësimin, por kundërshton metodën për ta arritur atë. Franca ka arsye të forta që do të bëjë një shtyrje: zgjerimi në Lindje nuk është pranuar akoma. Europianët e rinj zgjedhin qeveri që shkelin vlerat e BE-së. Numri i shteteve dhe pesha e tyre relative në mekanikën e Brukselit paralizojnë çdo vullnet të dobët për reformë institucionale. Eshtë koha për të rishikuar formulën për të zgjeruar familjen, mendon Emmanuel Macron. Franca propozon një model me shtatë etapa për anëtarësim të plotë: Shteti i së Drejtës dhe të drejtat themelore; arsimi dhe puna kërkimore; punësimi dhe çështjet sociale; çështjet financiare; tregu i vetëm dhe bujqësia; punët e jashtme; dhe “të tjera”. Një kandidat do të anëtarësohet në BE vetëm në përputhje me këto kritere.
Shumë mirë. Por nëse Franca nuk është plotësisht e izoluar në këtë betejë/Hollanda dhe Danimarka i përkrahin argumentat e saj/, ajo po përballet me një numër kritikash që dëshmojnë shumë mbi mënyrën se si Europa e mendon rolin e saj. Dhe nuk është surprizë, Gjermanët janë në vijën e parë. Cilat janë argumentat e tyre për të zgjeruar Europën? Kjo lidhet në radhë të parë me besueshmërinë e saj. Shqipëria dhe më tepër akoma Maqedonia e Veriut i kanë kryer detyrat për reformat e kërkuara nga Brukseli, prandaj nuk bëhet fjalë për të ndryshuar rregullat e vendosura. Do të ishte e padrejtë. Kjo lidhet pastaj edhe me aftësinë e Europës për të krijuar një fuqi me peshë. Nëse BE do të vononte pranimin e Ballkanit Perendimor, këto vende jo vetëm do të humbisnin durimin, por do të ktheheshin drejt “protektorëve” të tjerë. “Të tjerë do të mbushnin boshllëkun », shpjegonte këto ditët e fundit, Ursula von der Leyen, presidentja e re e Komisionit Europian. Cili? « Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite ».
Tridhjetë vite pas rënies së Murit të Berlinit, këto debate na kujtojnë arsyet që çuan në zgjerimin europian pas rrëzimit të bllokut sovjetik. Në një kohë që tregohen me gisht të dështuarit e ribashkimit gjerman apo diktatet e Brukselit ndaj europianolindorëve, është mirë të kujtohet se çfarë kërkohet dhe çfarë jepet. Si dje dhe sot, është kërkesa e ngutshme e shteteve të izoluara që të bashkohen me një lloj sigurie, prosperiteti dhe demokracie, për të garantuar paqen. NATO prej një kohe i ka eliminuar zvarritjet e procesit europian. Por zgjerimi drejt Lindjes u realizua në një kohë rekord, duke patur parasysh sfidat që duheshin kapërcyer. Dimensioni gjeopolitik është i dukshëm: nëse Europa nuk shtrin dorën drejt europianolindorëve, këta, të paktën për disa prej tyre, do të ktheheshin drejt protektoratit rus, të krijuar me vlera dhe rregulla të tjera. E njëjta gjë është sot në Ballkan, megjithëse oferta është ndryshuar në mundësi alternative. Ky “boshllëk” për të cilin flet Gjermania është një rrezik shumë real, siç mund të shihet këto ditë në Lindjen e Mesme.
Pohimi rus dhe kinez nuk u lë zgjedhje tjetër europianëve, veçse t’i pranojnë këto shtete.
Shtypi zviceran ka mbuluar gjeresisht termetin ne Shqiperi.
Duke shprehur solidaritetin me popullin shqiptar, si gazetat e zones gjermanofone, apo frankofone, si ” Le Temps”, ” Le Matin”, ” Tribune de Genève”, ” 24 heures”.
Po pergatiten te dergohen ndihma per popullsine e demtuar nga termeti.
15 specialistë të Njësisë Zvicerane të Ndihmës Humanitare (SCH) mbështesin në terren ekipet shqiptare të shpëtimit,
në kërkimin dhe shpëtimin e personave nën gërmadha, duke kontrolluar ndërtesat në fjalë për analizën e tyre strukturore dhe vlerësimet e nevojave humanitare.
Kanë arritur gjithashtu edhe dy avionë me ndihma nga Zvicera.
Köbi Kuhn fitoi reputacionin më të madh kur ai drejtonte përfaqësuesen nacionale të Zvicrës në periudhën 2001-2008
Ka vdekur sot Köbi Kuhn, ish trajneri shumëvjeçar i Ekipit Kombëtar të Zvicrës. Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila ka vuajtur një kohë të gjatë, në moshën 76 vjeçare në spitalin në Zollikerberg, njofton srf.ch.
Me vdekjen e tij, futbolli zviceran ka humbur një personalitet të përmasave të mëdha.
Si i ri Kuhn ka luajtur për FCZ me të cilin kishte fituar 6 herë titullin e Kampionit të Zvicrës dhe 5 herë Kupën e vendit, transmeton albinfo.ch. Ai ka zhvilluar 63 ndeshje për përfaqësuesen nacionale të Zvicrës.
Köbi Kuhn fitori reputacionin më të madh kur ai drejtonte përfaqësuesen nacionale të Zvicrës në periudhën 2001-2008. Atëbotë për meritat e tij si kryetrajner ishte mbiquajtur “Köbi National” pasi që kishte arritur që ta çonte Zvicrën në tre kampionate radhazi (Evropiane dhe botërore).
Në vitin 2006 Köbi Kuhn ishte shpallur “Zviceran i Vitit”.
Në kohën kur Kuhn drejtonte “Natin” kanë luajtur nën drejtimin e tij futbollistët shqiptarë si Milaim Rama, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.
VOAL – SBB, së bashku me partnerët e saj gjermanë (Deutsche Bahn), Francez (SNCF dhe TGV Lyria) dhe Italian (Trenitalia), kanë arritur një marrëveshje për të rritur, duke filluar nga dhjetori, ofertën në trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve. Trenat e rinj u prezantuan të Shtunën në Zyrih për një ngjarje të përbashkët.
Një përgjigje e duhur ndaj kërkesës në rritje të klientëve, e cila në vitin e goditjeve klimatike, kërkon më shumë lidhje hekurudhore. Në fakt, midis janarit dhe shtatorit, kërkesa për trafik ndërkombëtar u rrit me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në boshtin Gotthard, treni i ri SBB “Giruno” do të udhëtojë nga dhjetori, duke lidhur Bazelin dhe Zyrihun me Ticinon dhe më pas, nga pranvera e vitit 2020, me Milanon. Për më tepër, pas vënies në punë të tunelit bazë Ceneri nga viti 2021, SBB dhe Trenitalia do të ofrojnë lidhje të reja më të shkurtra ditore me Italinë, përveç atyre me Milano dhe Venecian.
Sa i përket Francës, nga muaji i ardhshëm TGV Lyria do të rinovojë të gjithë flotën, duke hedhur në qarkullim dy trena me shpejtësi të lartë të prodhimit të fundit: ky rezervë do të lidhë Zyrihun, Lozanën dhe Gjenevën me Parisin.
Në trafikun për në Gjermani, duke filluar nga dhjetori udhëtarët që nisen nga Kuri dhe Zyrihu do të jenë në gjendje të përdorin trenat e rinj ICE 4, një gjeneratë të re të materialeve që do të zëvendësojnë ICE në shërbim për rreth 30 vjet dhe do të rrisin kapacitetin me rreth 20%.
Më në fund, SBB tha që ata ishin të interesuar të vazhdojnë të zhvillojnë ofertën e trenit të natës në bashkëpunim me Hekurudhat Austriake (BBB).
VOAL – Kisha Katolike e Shën Françeskut në Ebmatingen, në kantonin e Zyrihut, mori çmimin Diellor Evropian 2019. E ndërtuar në vitin 1989, ndërtesa fetare u rehabilitua për 1.2 milion franga, gjë që e bëri atë shembullor si ngaprofili ekologjik (emetimet zero) dhe nga energjia.
Ngrohja me naftë, e cila harxhonte 7.000 litra në vit dhe lëshonte 21 ton CO2, është eleminuar dhe kërkesa vjetore prej 84.400 kWh u zvogëlua në 54.700 me një izolim më të mirë të çatisë, një pompë ngrohje enxehtësia gjeotermale që funksionon me energji diellore, ndriçim LED dhe 161 metra katror panele fotovoltaike.
Këto të fundit sigurojnë 78.900 kilovat-orë, kështu që kisha prodhon shumë më shumë energji sesa konsumon.
Pas publikimit të raportit të ekspertizës zvicerane për rastin “Astrit Dehari”, emisioni “Pressing” i T7, i datës 24 tetor 2019, iu kushtua këtij raporti. Të ftuar të drejtuesit të emisionit, z. Leonard Kërquki, ishin prindërit e Astrit Deharit (Avniu dhe Xhemilja) dhe avokati që përfaqëson familjen Dehari, z. Tomë Gashi.
Leonard Kërquki ma mundësoi të lidhem drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit dhe të jap disa sqarime lidhur me përkthimin skandaloz të konkluzioneve të këtij raporti.
Përkundër asaj se disa medie në Kosovë publikuan përkthimin tim të këtyre konkluzioneve, ende vazhdohet të citohen konkluzionet e shtrembëruara nëpërmjet përkthimit, të cilat u shpërndarë zyrtarisht nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe u publikuan në faqen zyrtare të internetit të Prokurorit të shtetit. E shoh të udhës t’i kthehem edhe një herë kësaj çështjeje.
T’i marrim konkluzionet një nga një.
Në tekstin origjinal në gjuhën frënge thuhet:
“CONCLUSIONS
Sur la base de l’ensemble des éléments à notre disposition et suite aux analyses effectuées dans nos laboratoires, nous pouvons admettre les conclusions suivantes:
Comme indiqué dans notre expertise EI 180001, nous avons des doutes concernant les circonstances du décès de M. DEHARI Astrit. En effet, l’hypothèse d’un suicide de M. DEHARI Astrit par le moyen avancé par les médecins légistes parait peu vraisemblable et l’intervention d’une tierce personne dans le processus fatal doit être évoquée”.
Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, hyrja dhe konkluzioni i parë është përkthyer kështu:
“Në bazë të të gjitha elementeve që kemi në dispozicion dhe në vazhdimin e analizës së kryer në laboratorët tona ne mund të pranojmë konkluzionet e më poshtme:
Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.
Përkthimi që kam bërë unë:
“Duke u mbështetur në tërësinë e elementeve që na janë vënë në dispozicionin tonë dhe pas analizave të bëra në laboratorët tanë, ne miratojmë konkluzionet që vijojnë:
Siç është theksuar në ekspertizën tonë EI180001, ne kemi dyshime sa i përket rrethanave të vdekjes së Z. Astrit Dehari. Në fakt, vërtetësia e hipotezës së vetëvrasjes së Z. Astrit Deharit, me mjetet që thonë mjekët ligjorë, duket e vogël dhe ndërhyrja e një personi tjetër në procesin fatal duhet të përmendet”.
Nga përkthimi zyrtar i konkluzionit të parë krijohet përshtypjen se gjoja ekspertët zviceran e lënë si diçka subjektive prezencën e personit tjetër (“personit të tretë” siç është përkthyer “une tierce personne”), të cilën “duhet ta kemi parasysh”.
Realisht ekspertiza vjen te konkluzioni se ndërhyrja e personit tjetër duhet të përmendet, që do të thotë se ai objektivisht ka qenë prezent. Ky objektivitet bazohet në rezultatet e ADN-së që ekspertët zviceran kanë gjetur në mostrat që janë marrë nga ora e Astrit Deharit.
Objektiviteti i personit tjetër në procesin fatal lidhet edhe me konkluzionin e dytë.
Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në konkluzionin e dytë thuhet:
“2. Les analyses ADN effectuées dans notre laboratoire ont permis de mettre en évidence un profil ADN sur un échantillon décrit par les experts au Kosovo comme contentant trop peu ou pas d’ADN”.
Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, konkluzioni i dytë është përkthyer kështu:
“2. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmbanë pak ose shumë pak ADN”.
Ky përkthim, me një sintaksë që nuk përkon me sintaksën e gjuhës shqipe, krijon huti.
Përkthimi që kam bërë unë:
“2. Analizat e ADN-së, të kryera në laboratorët tanë, kanë mundësuar të nxjerrin në pah një profil të ADN-së në një mostër, të cilën ekspertët e Kosovës e përshkruajnë sikur të përmbante pak ose aspak ADN”.
Fillimisht duhet të theksohet se nëpërmjet përkthimit të shtrembëruar (“pak ose shumë pak ADN”) është munduar të fshihet fakti që Agjencia e Kosovës për Forenzikë nuk kanë bërë analiza të ADN-së në mostrën e marrë nga ora e Astrit Deharit, me arsyetimin fse gjoja mostra ka përmbajtur “pak ose aspak ADN”.
Në batë të rezultateve të analizës së ADN-së (Nr. Labo: 19-T03497, të përfshira në ekspertizën plotësuese EI 190001, të datës 9 shtator 2019) ekspertiza zvicerane thekson se “Nga mostra që kemi marrë prej të njëjtës orë, ne kemi mundur të nxjerrim profilin e ADN-së së një burri të panjohur, i emëruar në raport si H1. Ky rezultat lë të nënkuptohet se, sigurisht mund të nxirren profile të ADN-së edhe nga gjurmët e tjera që nuk janë analizuar nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Analiza të tilla mund të bëhen edhe nga ADN-ja, që tanimë janë nxjerrë nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë ose nga mostrat që ka realizuar Qendra Universitare Romande e Mjekësisë Ligjore në Lozanë, për aq kohë sa ruhet materiali”.
Për këtë arsye kemi konkluzionin e tretë të ekipit mjeko-ligjor zviceran, nëpërmjet të cilit ata shprehin gatishmërinë e tyre të kontribuojnë në ndriçimin e rastit “Astrit Dehari”.
Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në konkluzionin e tretë thuhet:
“3. Au vu de ce qui précède, nous estimons qu’une nouvelle enquête est nécessaire afin de clarifier les circonstances du décès de M. DEHARI Astrit. Nos équipes et nos laboratoires sont à disposition des enquêteurs en charge de l’affaire.
Le matériel mis à disposition du CURML va rester préservé en attendant de nouvelles instructions de la part de notre mandant”.
Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, konkluzioni i tretë është përkthyer kështu:
“3. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.
Materiali që është vënë në dispozicion nga CURML do të ruhet në pritje të udhëzimeve të reja nga ana e mandatit ton”.
Përkthimi që kam bërë unë:
“3. Duke pasur parasysh atë që u tha më lart, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i domosdoshëm për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me këtë çështje.
Duke pritur udhëzime të reja nga ana e atyre që na e kanë dhënë mandatin për këtë hulumtim, materiali që është vënë në dispozicion të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë do të ruhet”.
Siç shihet, kur kemi të bëjmë me materialet që do të ruhen nga ana e Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë, përkthimi është tërësisht i gabuar. Në tekstin frëngjisht thuhet qartë se kemi të bëjmë me materialet që i janë vënë në dispozicionin e kësaj qendre nga ai që u kanë dhënë mandatin të bëjnë ekspertizën. Për të ngatërruar çdo gjë, në përkthim pohohet se gjoja këto materiale “do të ruhet në pritje të udhëzimeve të reja nga ana e mandatit ton” që do të thotë mandatit të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë.
Nuk mund të pritej konkluzion tjetër nga ata që kanë filluar t’i ngatërrojnë gjërat që në fjalinë e parë të përkthimit të ekspertizës së 14 qershorit 2019.
Paragrafi i parë i ekspertizës EI180001 sqaron se kush, kujt i jap mandat të bëjë këtë hulumtim.
Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në paragrafin e parë sqarohet:
“Nous avons reçu de M. Metush Biraj, Procureur national de la République du Kosovo, un mandat daté du 05 février 2018, dans le cadre d’une demande d’entraide internationale. Ce mandat est adressé au Centre Universitaire Romande de Médecine Légale avec la demande d’entreprendre toutes les investigations indépendantes nécessaires pour faire la lumière autour du décès de: M. DEHARI Astrit, né le 26 février 1990”.
Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, ky paragraf është përkthyer kështu:
“Në kemi pranuar nga z. Metush Biraj, Prokuror kombëtar i Republikës së Kosovës, një pako të datës 5 shkurt 2018, në kuader të një kërkese të ndihmës së ndërsjellë ndërkombëtare. Kjo pako i është drejtuar Qendrës Universitare Romand të Mjekësisë Ligjore me kërkesë për të ndërmarrë të gjitha hetimet e pavarura të nevojshme për të ndriçuar vdekjen e : Z. DEHARI Astrit, I lindur me 26 shkurt 1990…”.
Përkthimi që kam bërë unë:
“Nga z. Metush Biraj, prokuror shtetëror i Republikës së Kosovës, kemi marrë mandatin që mban datën 5 shkurt 2018.
Në kuadër të një kërkese për ndihmë reciproke ndërkombëtare, nga z. Metush Biraj, prokuror shtetëror i Republikës së Kosovës, kemi marrë një mandat, që mban datën 5 shkurt 2018. Ky mandat i është drejtuar Qendrës Universitare Romand të Mjekësisë Ligjore me kërkesë që të ndërmerren të gjitha hulumtimet e pavarura, të nevojshme për të hedhur dritë rreth vdekjes së Astrit Deharit, i lindur më 26 shkurt 1990…”.
Nuk është për t’u habitur nga ata që ngatërrojnë “mandatin” me “pako”, të kenë “paketuar” fjalitë që nuk u kanë konvenuar atyre që janë përpjekur të fshehin vrasjen e Astrit Deharit.
Në përfundim të këtij shkrimi por sjell në tërësi konkluzionet e përkthyera nga unë:
Konkluzione
Duke u mbështetur në tërësinë e elementeve që na janë vënë në dispozicionin tonë dhe pas analizave të bëra në laboratorët tanë, ne miratojmë konkluzionet që vijojnë:
Siç është theksuar në ekspertizën tonë EI180001, ne kemi dyshime sa i përket rrethanave të vdekjes së Z. Astrit Dehari. Në fakt, vërtetësia e hipotezës së vetëvrasjes së Z. Astrit Deharit, me mjetet që thonë mjekët ligjorë, duket e vogël dhe ndërhyrja e një personi tjetër në procesin fatal duhet të përmendet.
Analizat e ADN-së, të kryera në laboratorët tona, kanë mundësuar të nxjerrin në pah një profil të ADN-së në një mostër, të cilën ekspertët e Kosovës e përshkruajnë sikur të përmbante pak ose aspak ADN.
Duke pasur parasysh atë që u tha më lart, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i domosdoshëm për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me këtë çështje.
Duke pritur udhëzime të reja nga ana e atyre që na e kanë dhënë mandatin për këtë hulumtim, materiali që është vënë në dispozicion të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë do të ruhet.
VOAL – Nuk do të shërbejë për të fshirë të mallkuarin 8-7 40-15 nga mendjet e tifozëve të tij dhe nuk do të shërbejë as për rikthimin e titullit Wimbledon 2019, por ndërkohë Roger Federer (ATP 3) ka kryer një hakmarrje të rëndësishme ndaj Novak Djokovic (2 ). Në ndeshjen kundër Nole, e vlefshme për ditën e tretë të Borg Group, King Roger mbizotëroi 6-4 6-3 duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e finaleve të ATP në Londër dhe duke ndalur në të njëjtën kohë edhe ngjitjen e serbit për numrin në renditje si dhe rekordin e tij të 6 fitoreve të Masterit.
Seti i parë i 38-vjeçarit nga Bazeli ishte një kryevepër: i mbështetur nga një shërbim shumë efektiv, Federer mori 3-1 dhe nuk la asnjë shans që kundërshtari i tij të rikthehej.
Komentet