VOAL

Please Wait ...
0%

Mediat, si shkolla publike – Nga Sulejman MATO

By | September 13, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Tahsin Xh. Demiraj . 1 week ago Reply

    I dashur Sulejman, o miku im i rinise, o poet nga me te miret e vendit tim! Ke shkruar shume mire per mjeshterine e te shkruarit. Po kush do ta lexoje nga ata qe shkruajn? O mik, nuk nuk eshte me te thene. Duhet nje kontroll i medjave te perditeshme te kioskave dhe te ekranit, duhet nje çenzure- kjo eshte me e arrijteshme, me e mundeshme…Do te duhej shume kohe dhe shume pak investim qe te arrihej ajo qe thua ti i dashur Sule me aqe thjeshtesi dhe sinqeritet e dhembje.Suksese ne mendime dhe ne pende, mos shterrofsh kurre. Miku jot tahsin Xh. Demiraj Lyon (Fr.)

Komentet

Shqiptarët përballë rrezikut të islamit agresiv (1) Pse duhet të mbyllët xhamia e Et’hem Beut dhe Sheshi Skënderbe për islamikët? – Nga Gani MEHMETAJ

 
Policia shqiptare u detyrua ta mbyllte xhaminë e Ethem Beut në Tiranë për shkaqe sigurie, ditën kur u mbajt Samiti i NATO-s. Policia shqiptare do të detyrohet ta mbyll këtë xhami sa herë që do të vijnë në Tiranë delegacione ndërkombëtarë nga fusha e sigurisë së lartë, nëse shqiptarët e duan sigurinë, por edhe nëse duan të integrohet në botën e qytetëruar. Askush nga perëndimorët nuk pranon të kalojë pranë një kazerme xhihadiste me ushtarë të mundshëm të ISS-it prapa shpinës.
 Herët a vonë Shërbimi i fshehtë shqiptarë me policinë e shtetit do të detyrohen ta mbyllin për gjithnjë këtë xhami, mbase ta lënë të hapur vetëm për turistë, nëse ka çka të shihet në te, megjithëse xhamia s’ka vlera: është e vonshme, është e qepur dhe e rinovuar copë-copë disa herë. Ndërkaq, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare jo vetëm kur mblidhen përfaqësuesit e NATO-s në Samit, por do ta rrezikoj kryeqytetin shqiptar gjithnjë.
Xhamia e Ethem Beut është në vijën e parë të kërcënimit të sigurisë, në vijën e parë të frontit për islamikët. Është vështirë të kontrollohet. Është po aq me rrezik kur në një ambient futën turistë e besimtarë. Kush mund ta ndal ndonjë arab a aziatik, i cili befas lëshon klithmën vrastare: “Allahu ekber”, duke hedhur në erë të huaj e vendës. Kush ka dosje për  arabët që vijnë në Tiranë me shoqatat islamike në xhaminë e Ethem Beut?
Xhamia e Ethem Beut megjithëse është pika më e kontrolluar nga shërbimet e fshehta vendëse e perëndimore, prapë paraqet rrezik të vazhdueshëm, sepse në një perimetër të vogël i ka  të gjitha institucionet e shtetit: Bashkinë, ministritë, kryeministrinë, presidencën, Parlamentin.
Sikur nuk mjafton kjo bombë me sahat në qendër të Tiranës, beduinët nga Arabia Saudite i udhëheqin maskaradat –faljen kolektive të myslimanëve nga e tërë bota në Sheshin Gjergj Kastrioti për festat islamike. Kjo paraqet rrezik edhe më të madh, sepse rrymat e ndryshme fetare në shtetet arabe e bëjnë copë e grimë njëri-tjetrin me bomba, ditën e bajramit, madje edhe nëpër xhami. Si do të ndërhynte shteti i dobët shqiptar po shpërtheu ndonjë bombë midis të turmës së besimtarëve, përballë shtatores së Skënderbeut?
Nesër: Katër xhamitë e Prishtinës, rrezikonin sigurinë kombëtare!  

Hienat “Vorio-Epirote” në OSBE – Nga SHABAN MURATI

Portali grek “Protothema.gr” njoftonte në 21 shtator se në mbledhjen e zbatimit të dimensionit human, HDIM, të organizuar nga Zyra e ODIHR-it të OSBE, në Varshavë nga 11 deri 22 shtator, mori pjesë edhe një e ashtuquajtur “Shoqatë kombëtare e Vorio-Epirit 1914”. Në sesionin e 10 të kësaj konference të OSBE iu dha fjala edhe të ardhurit të kësaj të ashtuquajture shoqatë dhe ai shpall në këtë konferencë të OSBE se “Zgjidhja e mbijetesës së grekëve në Epirin e Veriut, në shtëpitë e tyre stërgjyshore është zbatimi i Protokollit të Korfuzit të vitit 1914 të nënshkruar nga Shqipëria, që parashikon statutin e Autonomisë”.

Natyrisht nuk të habit dhe as mund të denjosh të merresh me përçartjet e folkloristëve të paguar të nacionalizmit grek, që kanë mbi 105 vjet që rivendikojnë territoret e Shqipërisë së Jugut. Por ajo që ngjall shqetësim është fakti i papranueshëm që një forum i OSBE, si konferenca vjetore e zbatimit të dimensionit human, lejon në tribunën e vet të propagandohen ide separatiste dhe irredentiste kundër një shteti anëtar të OSBE si Shqipëria.

Konferencën e organizoi ODIHR-i, që është Zyrë e OSBE dhe që i merr fondet nga shtetet anëtare të OSBE. Madje në dokumentet e ODIHR-it thuhet qartë se buxheti i konferencës për dimensionin human është miratuar nga shtetet anëtare të OSBE. Bazuar në vendimet e Këshillit të Përhershëm të OSBE nr. 1256 dhe 1265 të korrikut të vitit 2017 është vendosur për organizimin, çështjet që do të trajtohen dhe rendin e ditës të konferencës së zbatimit të dimensionit human, dhe për mbajtjen e saj në Varshavë nga 11 deri 22 shtator 2017.

Duke qenë konferencë e organizuar nga një institucion i OSBE, me një vendim të Këshillit të Përhershëm të OSBE, me miratim të OSBE dhe me buxhet të OSBE, është e paraditur që konferenca nuk duhet kurrsesi të lejojë cenimin dhe sulmet kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve anëtare. Konferenca nuk mund të lejojë që të bëhet tribunë e organizatave ekstremiste, që rivendikojnë territore të shteteve anëtare. Karakterin e saj të hapur rivendikues territorial, separatist dhe antishqiptar, e ashtuquajtura “shoqatë e Vorio-Epirit 1914” e ka qysh në emërtimin e saj.

Nuk mund të justifikohen organizatorët me temën e kësaj konference, që organizohet çdo vit si platformë për 57 shtete anëtare, për partnerët e OSBE në bashkëpunim, për strukturat e OSBE, për shoqërinë civile, për organizatat ndërkombëtare dhe për aktorët e tjerë relevantë. Askush nuk mund ta kuptojë se në cilën kategori e kanë përfshirë organizatorët këtë të ashtuquajtur shoqatë të të ashtuquajturit “Vorio-Epir”, e cila nuk është as shoqatë e legalizuar në Shqipëri dhe mund të jetë një krijim i shërbimeve të fshehta të një shteti tjetër, fqinj me Shqipërinë. Nuk mund të mos lindë pyetja se si është e mundur që të pranohet pjesëmarrja në një konference të organizuar nga OSBE e një shoqatë fantazmë, pa i kërkuar as identitetin legal dhe as shtetësinë e saj.

Është e habitshme lehtësia e sjelljes së organizatorëve, të cilët nuk kanë verifikuar fare se nga cili shtet vjen kjo e ashtuquajtur shoqatë dhe nëse i ka kredencialet, që të flasë në emër të një minoriteti, që jeton në një shtet tjetër, në Shqipëri. Nuk e besoj se organizatorët e konferencës së ODIHR-it në Varshavë do të ishin treguar kaq neglizhentë dhe do të kishin lejuar të merrte pjesë në konferencë dhe t’i jepnin fjalën ndonjë organizate apo shoqate nacionaliste nga Ukraina, që rivendikon territore polake, ose ndonjë shoqatë ekstremiste të djathtë gjermane, që rivendikon portet polake.

Është normale që në konferenca të tilla të ftohen apo të pranohen përfaqësues të partive politike ose të shoqatave legale të minoriteteve, që jetojnë në shtetin përkatës. Do të ishte normale të merrnin pjesë përfaqësues të disa partive politike dhe të shoqatave të shumta të minoritetit grek të krijuara në Shqipëri dhe që mund të kishin rezervat e tyre për kufijtë e tolerancës së shtetit shqiptar, i cili në të gjitha kohërat, që nga koha e komunizmit e deri në kohën e demokracisë, ka pasur kujdesin për t’u dhënë minoritetit grek hapësira ligjore të drejtash mbi mesataren e popullit shqiptar. Madje dy partitë kryesore politike shqiptare, PS dhe PD, në çdo legjislaturë janë kujdesur që numri i deputetëve të minoritetit grek në parlament të jetë disa herë më i madh nga çfarë u takon nga numri i votuesve minoritarë.

Është e papranueshme që organizatorët e konferencës nga Zyra e ODIHR-it të lejojnë në tribunën e OSBE që pseudo-shoqata të dalin dhe të paraqesin pretendime territoriale separatiste kundër një shteti anëtar. Kjo bie në kundërshtim të plotë me të gjitha dokumentet themelore të OSBE, me Kartën e Helsinkit, me Kartën e Parisit dhe me të gjitha ministerialet dhe samitet e OSBE.

Duke shqyrtuar këtë devijim të organizatorëve të konferencës së Varshavës nga mandati dhe nga qëllimet e konferencës dhe të dokumenteve dhe të frymës së OSBE, nuk mund të lesh pa prekur edhe përgjumjen apo inaktivitetin e Shqipërisë në drejtim të mbrojtjes së interesave të saj dhe të marrjes së masave parandaluese për ngjarje të papëlqyeshme, që cenojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit. Vendimi për organizimin e konferencës së Varshavës, për çështjet që do të trajtohen dhe për kategoritë e subjekteve, që do të ftohen në të, janë marrë qysh në korrikun e këtij viti. Ka pasur plot kohë që Shqipëria, si shtet anëtar me të drejta të barabarta dhe me të drejtë vetoje si shtetet e tjera, dhe që kontribuon në buxhetin e OSBE, të vendoste veton ndaj pranisë së shoqatës separatiste, që rivendikon territoret e saj. Shqipëria duhet t’u kishte bërë të qartë paraprakisht shteteve partnere në OSBE që ajo nuk mund të tolerojë pjesëmarrje në tribunat e OSBE të shoqatave separatiste, që rrezikojnë integritetin territorial të saj. Jam plotësisht i bindur se edhe shtetet e tjera anëtare do ta kishin mirëkuptuar këtë qëndrim, sepse asnjë shtet anëtar i OSBE nuk do lejonte që shoqata të krijuara në një shtet tjetër kundër sovranitetit të tyre, të merrnin pjesë në një konferencë ndërkombëtare, të paguar edhe me paratë e shtetit të cenuar anëtar.

Ka edhe një element tjetër të natyrës diplomatike lidhur me atë ngjarje. Duke përdorur të drejtën e replikës, përfaqësuesi i Shqipërisë i është përgjigjur provokacionit të të ashtuquajturës “shoqatë të Vorio-Epirit 1914”. Nga pikëpamja profesionale përfaqësuesi i Shqipërisë duhej t’i ishte shmangur një përgjigjeje të gjatë justifikuese për politikën zhvillimore të qeverisë në zonën e Himarës, sepse diplomacia nuk bën polemikë në një mbledhje ndërkombëtare me dikë, që nuk përfaqëson një shtet dhe që nuk ka identitet legal. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të duhej të protestonte për pjesëmarrjen e të ashtuquajturës shoqatë, të kërkonte largimin e menjëhershëm të saj dhe të denonconte propagandën rivendikuese ndaj integritetit territorial të shtetit shqiptar. Duke iu drejtuar përfaqësuesve diplomatikë të 57 shteteve pjesëmarrëse të konferencës, do të duhej të kishte sqaruar dhe hedhur poshtë artifisin historike të të ashtuquajturit Protokoll të Korfuzit, i cili është një letër e vdekur pavlerë, që nuk u ratifikua kurrë as nga qeveria e Shqipërisë e Mbretit Vid dhe as nga parlamenti i Greqisë.

Meqë është edhe rasti: konstatohet një qëndrim jo i drejtë dhe asimetrik i shtetit shqiptar gjatë vitit 2017, kur disa herë me radhë Ministria e Jashtme e Greqisë dhe deri presidenti i Greqisë kanë ndërhyrë në mënyrë flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë dhe nuk kanë marrë përgjigjet e duhura adekuate nga institucionet shqiptare. Madje, ishte tepër përulëse për dinjitetin e Shqipërisë kur sulmit dhe ndërhyrjes së përsëritur në punët e brendshme të Shqipërisë nga Ministria e Jashtme e Greqisë në 26 korrik 2017 për një objekt në Himarë iu përgjigj Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Heshtja e shtetit shqiptar ndaj ndërhyrjeve të intensifikuara të shtetit grek gjatë vitit 2017 në punët e brendshme të Shqipërisë është shpjeguar me formulën e vjetër inferiore si “urtësi” nga zyrat shqiptare, dhe është kuptuar si dobësi nga zyrat greke. Më të saktë kanë qenë grekët. Zyrat shqiptare ende nuk kanë mësuar se me heshtje dhe me mbyllje goje nuk e mbrojnë as sovranitetin dhe as dinjitetin e Shqipërisë. Përkundrazi, e shtojnë oreksin e hienave, që edhe pas 105 vjetësh pavarësi duan të na e shqyejnë sovranitetin dhe integritetin territorial. I nxorën dhëmbët në OSBE, por nëse vazhdohet të tolerohen, nuk duhet të habitemi kur t’i shohim edhe në forume të tjera ndërkombëtare.

 

Bashkimi Rama – Basha është politikë për progres, apo është dëshpërim dhe frikë nga Reforma antikorrupsion? – Nga Spartak Ngjela

Është frikë dhe çoroditje mendore që iu vjen të dyve nga Reforma antikorrupsion.

Këta të dy, kanë që nga muaji maj që po luajnë çdo mjet për të frenuar Reformën; por janë sa të trembur aq dhe naivë.

 

Rama në fakt priti që PS të mos i merrte në këto zgjedhje 71 vende në Parlament, që, të dy këta pastaj, ta arsyetonin qetë-qetë marrëveshjen e tyre si detyrim për të konstitucionuar parlamentin. Por shqiptarët ua hodhën: ata i dhanë PS-së shumicën absolute prej 74 vendesh në Parlament.

Veçse, bashkimi i tyre po vazhdon në kërkim, që këta të gjejnë mundësinë e bllokimit të Reformës.
Po si?

I.

Tani, menjëherë pas zgjedhjeve, sërish të dy dolën me çështjen e Kodit Zgjedhor, ashtu siç veproi Saliu në muajin prill për të bllokuar Vetingun.

Nuk mund të ketë kod të ri zgjedhor pa përfunduar më parë Reforma në Drejtësi.
Duhet kuptuar se Reforma në Drejtësi e përmban brenda vetes reformën në Kodin Zgjedhor, sepse nuk mund t’ia lënë në dorë korrupsionit shqiptar reformën elektorale në Shqipëri.

Po, pse janë lëshuar drejt Kodit Zgjedhor Rama dhe Basha?

Janë të dy të kapur nga Reforma në Drejtësi, prandaj. Tani ata kërkojnë të heqin vëmendjen e opinionit publik dhe të zvarrisin Reformën në Drejtësi, duke menduar se po kryejnë një punë parësore, siç është Kodi Zgjedhor.
Pse nuk e zhvilloi dhe Saliu këtë lojën e ligjit elektoral para zgjedhjeve si pretekst për të bllokuar Parlamentin, dhe njëjerësh të krijonte destabilizimin e Shqipërisë me Çadrën e tij?

Por, a do t’ua pranojë politika amerikanë këtë?
Jo, e kanë krejt të kotë, politika amerikane as që e pyet fare këtë lojë kalamajsh, se ajo ka prioritet të saj në Shqipëri Reformën në Drejtësi.
As Brukseli nuk ua pranon.
Prandaj, Reforma në Drejtësi do të kryhet, se këta nuk kanë më asnjë forcë bllokuese. Madje do të jetë më e lehtë për këta të mos ndërmarrin më hapa të tillë, edhe pse në fakt i kap Reforma.

Reformës në Drejtësi nuk ke çfarë t’i bësh: të gjithë do t’i nënshtrohen patjetër ligjit të vendosur ndërkombtarisht në Shqipëri. Rrugët antireformë janë vetëm në dëm të atyre që i dalin kundër Reformës.

ll.
Çështë ky ligj i ri zgjedhor që po kërkon ta bëjë korrupsioni menjëherë pas zgjedhjeve?
Në fakt kjo është frika e Ramës dhe e Bashës, që duan t’i thonë politikës perëndimore që ne do jemi dhe pas katër vjetësh drejtues në këtë vendi.

Por perëndimorët qeshin, sepse këta “trima” i kap Reforma, dhe shenjat janë se, deri në muajin mars të vitit që vjen, që të tre duhet të jenë nëpër procese.

Në fakt këta po kërkojnë kohë që të gjejnë një aleat nga Lindja. Por në këtë sipërmarrje po tregohen njëri më i paaftë nga tjetri.

Nuk ia arrini dot, o të mjerë! as të zvarrisni Reformën në Drejtësi, dhe as të gjeni një strehë mbrojtëse në Lindjen e korruptuar.

Duhet të kujtohemi edhe për një gjë: edhe Enver Hoxhën reforma antistaliniane e Moskës e kapi, se kishte bërë krime kundrejt popullit të vet, prandaj ai shkoi në Kinë dhe izoloi Shqipërinë, dhe jo përpara ligjit siç shkuan të gjithën stalinianët e tjerë të vendeve të Europës Lindore.

E njëjta gjë edhe sot: frikë nga ligji antikorrupsion kanë dhe “tre mosketirët” e sotëm të korrupsionit shqiptar- Berisha, Rama dhe Basha.
Por këta nuk kanë ku shkojnë. Le të bashkohen. Në këtë rast bashkimi nuk bën fuqinë, por dobësinë maksimale të tyre.

PRONARËT E PARTISË DEMOKRATIKE JANË ANËTARËT E SAJ – Nga Flamur L. HOXHA

 
 
Dilema që kemi sot, nga unë lexohet si e tillë: të fitosh demokratët e tronditur e të zhgënjyer, të përbuzur prej zyrtarëve të tyre, të partisë së tyre, apo të mbash ata që u konsumuan egër, ata që shpesh kujtuan se janë pronarë të Partisë Demokratike.
 
Analizën që po duam në Partinë Demokratike më mirë se kushdo e bëjnë ata që takuam një për një në fushatën e fundit elektorale, ata që nuk i trembi frika e presioni, ata që nuk i joshi privilegji e paraja (edhe pse me pjatë bosh e halle plot), ata që nuk i nenshtroi varfëria e nevoja.  Thjeshtë janë ata që dinë shumë e më shumë se ne, pasi kanë mbi 26 vite që thonë ballëlartë, duke të parë në sy “Jemi me Partinë Demokratike’’.
 
Sot më mirë se kushdo analizën e humbjeve e bëjnë demokratët – njerëzit e thjeshtë, pronarët e saj (të PD), të Shtëpisë së Lirisë së Shqiptarëve, pa qenë të mëdhenj, pa e braktisur kurrë atë, pa zhurmë, pa shpërblime, pa dalë në media e gazeta, por duke kërkuar për të ndjekur pas dhe besuar atë që ata duan të zgjedhur prej tyre, ata thërrasin sot sfidën e madhe: Të fitosh demokratët dhe të dyfishosh elektoratin apo të mbash afër konsumatorët e moralit, të pushtetit, të frikacakëve së përballjes me elektoratin. Besoj se për të gjithë kjo zgjedhja e parë është e vetmja që duan antarët e Partisë Demokratike.
 
Bej atë që duhet bërë, zoti Basha, zgjidh dhe mblidh rreth vetes ata që ofrohen për të dhënë e jo për të marrë, ata që kanë pushtetin e moralin, ata që e kanë dashur dhe e duan cdo ditë Partinë Demokratike, sepse ka plotë, shumë… thjeshtë pyet antarët e saj, ata të cilët me plot krenari dhe dinjitet thonë gjithmonë: ‘’Jemi me Partinë Demokratike’’.

Rreth intervistës të Prof Kabos dhe pse jam pesimiste për profilin e kandidatëve të zgjedhur për Veting! Nga Iris Halili

Nje profesor ishte per pushime ne anije dhe nje prej diteve hyri natyrshem ne bisede me nje marinar dhe si çdo profesor qe ja do zanati filloi t’a pyeste per libra, histori, shkence . Pas pak bisede dukej qarte qe marinari nuk ja kishte haberin nga dijet . Kur mbaroi biseden – profesori me keqardhje i tha- “Me vjen keq mor djale por te paska shkuar gjysma e jetes kot. Fillo dhe lexo e do kuptosh bukurine e jetes”!

Nuk kaluan shume dite dhe gjate nje fortune anija filloj te fundosej dhe u dha alarmi qe te gjithe duhet te hidheshin ne det me not si e vetmja mundesi shpetimi. Qelloi qe perseri profesori ishte prane marinarit . “Hidhu profesor, çfare pret”- I thote marinari . “ Por nuk di not, ja kthen profesori “- Ua – nuk thua qe te iku gjithe jeta kot” – ja kthen marinari me keqardhje dhe hidhet nga anija me i sigurte se kurre.

Morali i fabules eshte i qarte . Edukimi i larte dhe dija eshte nje nder arritjet me te larta qe njeriu mund te fitoje e t’a kete vlere ne jete, por ato humbasin pa sensin praktik .

E pra te kthehemi tek buja e intervistes se kandidateve per veting. Çeshtja se pari eshte se deputetët qe do te japin voten finale nuk dine me shume se ata;

pra , mjaft i goditet kandidatet e rradhes se ka dhe me keq.

Pastaj aty u pyeten per Alush Dragotin dhe nuk u pyeten per Kanunin e Leke Dukagjinit qe eshte ‘kushtetuta’ e pare shqiptare e vleresuar edhe nderkombetarisht ; Nuk u pyeten per kushtetuten e Zogut por u pyeten per Kleanthi Koçin . Nuk u pyeten per natyren e korrupsionit ne vendet postkomuniste dhe metodat e sukseshme te luftes ndaj tij, por u pyeten per nje kryeprokuror shqiptar te shkarkuar a thua se ky i tha jo korrupsionit ne Shqiperi. Nuk besoj se atyre ju ben pyetje akademike apo krejt profesionale ndaj edhe epiteti injorant nuk se ka shume shume vend.

Ajo qe gjykova une nga sa pashe ishte nje fakt fare i thjeshte . Pame Profesor Kabon qe te gjithe e dine e njohin per nje erudit dhe nga ana tjeter pame portrete qe me shume se injorance demonstruan mungese konfidence. Ata dukeshin krejt te hutuar dhe kompleksuar. Fatkeqesisht , demonstruan mungese inteligjence me shume sesa injorance , pasi sikur thashe pyetjet nuk ishin percaktuese thelbesore te dijes apo mos dijes universale apo profesionale.

Te mos dish kush eshte Kleanthi Koci nuk eshte injorance ; Por te mos dish t’i pergjigjesh bukur pyetjes rreth tij eshte mungese e inteligjnce . Psh dikush inteligjent do qe pergjigjur – po, di qe Kleanthi Koçi eshte bashkekohes i Aranit Çeles; apo pyetjes cila eshte dhurata me e shtrenjte qe i ke bere vetes – dikush inteligjent do i qe pergjigjur – investimi ne edukim , libri qe kam shkruar, etj etj te ngjashme me keto . Qartazi pergjigjet nuk ishin inteligjente me shume sesa ishin injorante !

Dhe ne pozicionin qe kerkohet duhen se pari vlerat e ndershmerise dhe se dyti ato te super inteligjences !!

Bashkimi i ketyre te dyjave eshte nje fat i madh per çdo te zgjedhur te popullit, por kur i vihet dhe dija e pergjithshme eshte nje vlere kombetare .

Ne sherbimin publik, e para dmth ndershmeria, nuk mund te funksionoje pa te dyten, dmth inteligjencen , ndaj dhe jam shume pesimiste per profilin e kandidateve te perzgjedhur !!

Nga ekspedita arkeologjike në Plavë, Guci e Vuthaj (2) Plava e harruar qe nga koha e Prekë Calit e Ernest Koliqit – Nga Gani MEHMETAJ

 
 
Derisa ecnim nën erën fishkëllyese të bjeshkës në lartësinë mbi 1600 metra, në mëngjesin e freskët të shtatorit, para na doli tempulli magjiko – mistik ilir, rrasa e gurit me vizatime parahistorike. Shihnim dhe përsiasnin. Të ketë qenë ndonjë vend pelegrinazhi i kultit të diellit kjo rrasë guri? Të ketë qenë tempull i kultit të plleshmërisë të popullatës ilire, ndërsa artisti anonim ka  paraqitur jetën idil të burrit e të gruas, të fëmijëve e të familjes, të shenjave të caktuara, të kaheve të horizontit e të peizazheve apo skenë mortore vajtimi pas një tragjedie që ka goditur banorët e kësaj ane?
 
Plavën nuk arritën ta eksploronim. Pos bukurës përrallore, s’kishte gjurmë te këngëve të Gjergj Fishtës, as shenja të Prekë Calit. Shkollat shqipe të Ernest Koliqit ishin shuar. Një shitës pak para mesnatës kur u furnizuam në pompën e benzinës na e ktheu përshëndetjen serbisht, megjithëse ia pamë në mantel emrin Besim me një mbiemër shqiptar të sllavizuar. Plava kishte pak banorë, të rinjtë ishin edhe më të pakët, ikja nga vendlindja ishte sëmundje e vjetër e Plavës, por edhe e kësaj krahine në përgjithësi. Katundet shqiptare po shuheshin. Malazezët gjithnjë kishin qenë të pakët në këtë trevë shqiptare.   
Ndërkaq, katundi piktoresk Vuthaj ishte një ambient krejtësisht i veçantë: i veçantë me peizazhin përrallor, i veçantë me njerëzit, ku shquheshin malësorët me mikëpritjen e përzemërsinë tradicionale. Një buzëmbrëmje ishim mysafirë të Beqir Ulajt, u ulëm në restorantin përballë Gërles, në katundin me shtëpi të mira, por të zbrazëta. I kanë ndërtuar kurbetçarët nga Amerika, që vijnë dhe e gjallërojnë katundin,  kur bënë ngrohtë, na thanë që në fillim të herës. Ka edhe “kurbetçarë” nga Dardania, që nuk e harrojnë vendlindjen.
Beqir Ulaj, i cili një jetë të tërë e kaloi në Amerikë, kishte qene edhe aktor në një film të Zh. Zhilnikut. Ishte kthyer në pushime. Ai na tha se të rinjtë po ikin, sepse nuk shohin të ardhme në këtë vend të izoluar. Edhe  ai dikur shkoi në Nju-Jork e mbeti sikur qindra banorë të katundit.
Kurbetçarët e gjallërojnë Gucinë, bizneset marrin hov si kurrë më parë. Bukëpjekësi nga Hasi Agim Cakaj, me të cilin na lidhi nga Prishtina Isa Rugova,  na rrëfente për jetën në këtë  qytezë gjatë verës, kur ta ka ëndja të jetosh dhe gjatë vjeshtës e dimrit kur puna bie. Bukëpjekësi i zellshëm nuk pushonte ditën e natën, por e ndërpriste punën që të na dilte në ndihmë.
Duke e shijuar rakinw e mëngjesit, rastësisht takuam kushëririn e kompozitorit të famshëm Rexho Mulliqit, një djalosh gazmor, por  sikur e pengonte pse nuk e quajmë Rexho Mulliq, por e shqiptarizojmë. Me te flisnim sllavisht, sepse shqip nuk dinte.
Rrasa e gurit me vizatime parahistorike  
Kjo krahinë ishte e pasur jo vetëm me visore përrallore, por edhe me objekte prehistorike e antike ilire. Arsyeja tjetër pse kishim ardhur nga Prishtina ishte gravura në Kodrën e Gërbajës, vendi disa qindra metra mbi moçal. Udhërrëfyesi Nihad, djaloshi mbi të njëzetat jepte informacione të çmueshme. Edhe këto vizatime të skalitura në rrasë guri  ishin të periudhës ilire të broncit të vonë, ose të hekurit të hershëm.
Dukagjin Mehmetaj, kandidat për mastër të arkeologjisë, është anëtari më i ri me moshë i  ekspeditës, por nuk është i ri më përvojë. Ai mori pjesë në shumë hulumtime arkeologjike, e ka shkelur çdo katund e qytet të Kosovës. Gjithnjë e jep mendimin e vet për objektet e gjetura, ka aftësi të kap damarin, fillin e kuptimit të objekteve arkeologjike. Krahas hulumtimit, Dukagjini e bënë dokumentacionin, vizatimin e fotografimin e gjetjeve, që do të mbetën edhe për brezat e ardhshëm.
Vend gjetja ishte në një rrasë tw madhe guri pasi t’i kalonim dy kurora malore që e ndanin Shqipërinë me Malin e Zi. Në kërkim të rrasës së  gravuar për të cilin kishim informacione, na futi në një aventurë të re, të pa përjetuar më parë. Nëpër bjeshkë të rrëpijta pasi kaluam me xhip të fortë disa kodra me lisa ahu e pishë, ku kishte banorë që jetonin në tëbane verore me dhënë e me lopë, iu ngjitëm bjeshkëve si nëpër filma. Rruga ishte thikë përpjetë, shoferi që e quanin Sajo (Safet) ishte i shkathët, i sjellshëm dhe i papërtueshëm për aventura. Ndërkaq, udhërrëfyesi  yni, djaloshi Nihad, që i njihte mirë këto vise, studionte në Pejë, por përpiqej t’ia mbathe në Amerikë. Nuk shihte asnjë të ardhme në katundin e vet, as në bjeshkën ku jetonte familja e tij gjatë verës me lopë e me dele.
Derisa ecnim nën erën fishkëllyese të bjeshkës në lartësinë mbi 1600 metra, në mëngjesin e freskët të shtatorit, para na doli tempulli magjiko – mistik ilir, rrasa e gurit me vizatime parahistorike. Shihnim dhe përsiasnin. Të ketë qenë ndonjë vend pelegrinazhi i kultit të diellit kjo rrasë guri? Të ketë qenë tempull i kultit të plleshmërisë të popullatës ilire, ndërsa artisti anonim ka  paraqitur jetën idil të burrit e të gruas, të fëmijëve e të familjes, të shenjave të caktuara, të kaheve të horizontit e të peizazheve apo skenë mortore vajtimi pas një tragjedie që ka goditur banorët e kësaj ane?
Hamendjet e arkeologut nisnin që në analizën e parë të gravurave në rrasën e gurit, shigjetave që i prinin kësaj rrase e të një guri tjetër me dimensione më të vogla, disa qindra metra më poshtë, që po ashtu mbase mund të ishin vazhdim i rrasave të vizatuara. Arkeologët matën e fotografuan vizatimet, fiksuan tipin e vizatimit e dimensionet e figurave. Shoferi e udhërrëfyesi na ndiqnin me vëmendje, jepnin mendimet e tyre dhe na tregonin për rajonin. Pak më tutje ishin një grumbull varresh të antikës së vonë a të mesjetës së hershme, sipas hamendjes së arkeologut Mehmetaj. Këto varre duhej studiuar e hulumtuar më vëmendje, ndërsa koha e shkurtër nuk na lejonte. 
Ndërkohë dy boshnjakët dashamirës ndaj nesh na rrëfyen për shumë gjëra. E kishin mbajtur disa vjet një familje shqiptare nga Logja e Pejës me dele në bjeshkët e tyre. Njihnin familje shqiptare vendëse, por shqip nuk dinë, na than në fillim të njohjes, kur  i përshëndetem shqip. Në fund të ekspeditës na treguan se ishin nga fisi i Kuçit. Çuditërisht dikush u kishte thënë se fisi i Kuçit ishin ortodoksë sllavë. Desha t’ua citoja librin e Mark Milanit: “Fisi i Kuçit, jeta dhe zakonet e shqiptarëve”, por e ndala vetën, sepse nuk me dhanë shenja interesimi kur u thash se fisi i Kuçit ishin shqiptarë katolik. Katolikë janë edhe tash pjesa më e madhe e tyre, por në Mal të Zi e Kroaci flasin sllavisht, në Kosovë flasin shqip, por janë islamizuar. Nuk e kishin ditur. Nuk ua hapa temën që e trajton edhe malazezi Milovan Gjillasi për supozimin që edhe Josip Broz Tito ishte nga fisi i Kuçit, por u tregova se pjesë të këtij fisi kishte në Kosovë, ish- zëvendës kryeministrin nga fisi i Kuçit e kishim. Na shihnin por nuk kthenin përgjigje. Nuk u thash se Mark Milani kishte bërë luftëra të përgjakshme kundër shqiptarëve, pra edhe kundër fisit Kuçi, megjithëse gjysmë shqiptar ishte edhe M. Milani.
Arkeologu H. Mehmetaj ua zgjoi kureshtjen kur ua shpjegoi se fisi Kuçi e ka emrin pikërisht nga fytyra e shëndetshme dhe të kuqe që e kishin malësorët e këtij fisi, ashtu si i kishin faqet edhe këta dy malësorë.
Pastaj e hapem bisedën për filmin. Shtrova pyetje habitore edhe për vete: pse kineastët e shtetit të tyre apo ata të Ballkanit nuk i shfrytëzonin këto visore për filma. Vjeshta ka ngjyrimet e mrekullueshme, këtu bëhen edhe më farfuritëse. Prapë me doli se arsye e mosshfrytëzimit të terreneve për xhirim ishte përbërja etnike e banorëve.
Dy boshnjakët fisnik, fisnikërinë shihej se e kishin trashëguara nga fisi i Kuçit, na përshëndetën përzemërsisht.  
Fund

Nga ekspedita arkeologjike në Plavë, Guci e Vuthaj (1) – Aty ku u strehua Pjetër Bogdani! – Nga Gani MEHMETAJ

Plava e Gucia me kanë provokuar nga fëmijëria. Në imagjinatë më dilnin burrat e kreshpëruar të Kelmendit se si luftonin e binin, se si suleshin e tërhiqeshin si në filmat e luftës, të cilët kurrë nuk i xhiruam për këtë periudhë tragjike të historisë sonë. Por asnjëherë nuk me ra rruga të vizitoja këto toka të kënduara në Lahutën e Malcisë. Dhjetëra herë kam kaluar përskaj Plavës e Gucisë, kur shkoja në det nga Çakorri a nga Kulla.  
Kësaj here u nisa me një ekspeditë arkeologjike një pasdite të ngrohtë shtatori. Mbërritëm vonë në Plavë, atë natë nuk pamë asgjë, në terrin e natës kaluam nëpër Guci. Miku im nga Rozhaja, Ali Daci, kur i tregova për ekspeditën, na këshilloi që të fiksonin çdo visore të kësaj krahine që të mahnitë.
 Vetëm të nesërmen na mrekulloi peizazhi i dy qytezave provinciale, ku koha pothuajse ishte ndaluar, njerëzit dukeshin si të përgjumur, por të përzemërt, mikëpritës  e të përmalluar për shqiptarë Kosove. Ata të jepnin shumë informacione, por të bënin edhe pyetje, që s’dije si t’u përgjigjeshe, sepse shihje që i ndiqnin me interesim ngjarjet në Dardani. Ne dimë e interesohemi fare pak për ta, që është e pafalshme, përderisa ata sytë i kanë nga ne. Jemi mbyllure në gëzhojën tonë dhe na mjafton vetja. 
 “Ç’u bë puna e Çakorit? Po rruga Deçan- Vuthaj, kur do të ndërtohet?” Me pyeten, duke treguar se janë paralizuar e varfëruara disa katunde shqiptare të Malësisë në mungesë qarkullimi nga Dardania. E mbyllen rrugën e vjetër e nuk e hapin rrugën nga Deçani nëpër të cilën për 40 kilometra rrugëtim do të ishim në Plavë e Guci pa pasur nevojë t’i binim qark gjysmës së Malit të Zi.
Këto ishin hallet e përditshme të banorëve të Gucisë, Plavës e Vuthajve. Asnjë gjurmë nga luftërat tragjike, asnjë kujtim i përjetësuar për heronjtë e dikurshëm. Nuk pashë shtatore, as buste. Njerëzit punojnë të qetë, në rastet më të shpeshta e gëzojnë pensionin amerikan, duke ndenjur me një gotë raki a kafe para pijetoreve të provincës. Shumica e banorëve të Plavës, Gucisë e Vuthajve janë kurbetçarë. Gjatë verës kthehen në vendlindje, takojnë e pinë me miqtë e vjetër, flasin për Shkup e për Shkodër dhe kujtojnë kohën e shkuar. Disa duhet të kthehen sërish, sepse i pret puna, i pret familja.
Të rinjtë e papunë në Plavë, Guci e Vuthaj ëndërrojnë Amerikën. Vendlindja nuk u ofron asnjë mundësi punësimi, nuk shohin asnjë të ardhme në këtë krahinë epike, që e ka braktisur Zoti e robi. E ka braktisur edhe Kosova, kurse Shqipëria që nga koha e Prekë Calit, Mustafa Krujës e Ernest Koliqit, kurrë më s’ka treguar interesim për bashkëkombësit e vet. Kufiri nuk është larg. Kufiri nuk hanë më koka, por hëngri shumë koka, ndërsa prapë kufiri i ndanë njerëzit e një gjaku, e përgjysmon territorin.    
Ato ditë të qëndrimit tonë në Guci e Vuthaj, në rrjetin social që e ndiqja nga maja e bjeshkës, shpërtheu polemikë e ashpër në mes të  intelektualëve shqiptarëve dhe islamo-komunistëve të Tiranës për Prekë Calin, të cilin këtu e mbanin në mend për bëmat e tij. Ishte heroi i tyre.
 
Gravurat ilire 3200 vjeçare në shpellën e kryqeve
 Gucia të shpalon një bukuri të rrallë. Natyra nuk ia kurseu hiret. Burimet e Ali Pashës janë mrekulli e natyrës që i vizitojnë të huajt. Në Shpellën e Kryqeve sipëri burimeve të Ali Pashës, që sipas banorëve i takon Vuthajve, ndërsa administrata e fut në Guci, duhej të ngjiteshe nëpër një dhiare që ta nxirrte shpirtin me pjerrësinë e vet. Shpella ishte caku ku duhej të hulumtonte ekipi i arkeologëve. Udhërrëfyese e ekipit ishte vendasja, Holë Gjonbalaj, pronare e restorantit “Krojet” më të bukurin restorant në këto anë. Pas rrugëtimit disa orësh, nen strehën e shpellës, ekipi i arkeologëve eksploroi një thesar për lakmi të vizatimeve e gravurave, që ishin skalitur me aq mjeshtri e përkushtim në shkëmb. Njeriu parahistorik shpalonte artin e tij dhe preokupimin me jetën e tokës e jetën e përtejme. Paraardhësi ynë e pati preokupimin e vet e të bashkësisë që i takonte.
Sipas arkeologut Haxhi Mehmetaj, gravurat ishin të vjetra mbi 3200 vjet, i takonin periudhës ilire të bronzit të vonë, apo hekurit të hershëm, paraqisnin artin e njeriut parahistorik dhe mënyrën e tyre të jetesës e të besimeve. Gravura të ngjashme kishte vetëm në Shqipëri e përtej detit  në Itali, ku janë studiuar më shumë. Megjithatë këto vizatime, të skalitura në shkëmb ishin të papërsëritshme, ishte i mendimit arkeologu i Institut Arkeologjik të Prishtinës, Mehmetaj.
Ekipi i hulumtuesve matnin e vlerësonin, fotografonin e komentonin, bënin skica e retushime, ndërsa mua me interesonte ajo që flisnin banorët. Streha e shpellës, ku ruheshin vizatimet ishte në një bjeshkë të thepisur me vegjetacion të dendur. Ndërkaq, arkeologët ishin të mahnitur me ato që gjetën nën strehën e shpellës.
Gravurat e Vuthajve a të Gucisë i mbështillte oreoli i gojëdhënave të ndryshme, banorët u jepnin fuqi magjike, i respektonin, por rrallë i vizitonin, sepse terreni ishte tepër i papërshtatshëm, gati i pakalueshëm nga pjerrësia e vegjetacioni.
Jo pak banorë i jepnin fuqi magjike e të mistershme këtyre mbishkrimeve, ishin të sigurt se kryqet-svastika, u dilnin herë 21, herë 22, por asnjëherë në të njëjtin numër. Që ishte diçka e magjishme askush nuk dyshonte, secili ia jepte peshën e fuqinë që duhej ta kishte sipas tyre.
Por ajo që më bëri përshtypja ishte një rrëfim i veçantë. Sipas këtij rrëfimi që e dëgjuam në Guci, Pjetër Bogdani ishte strehuar tri vjet e gjysmë në këtë strehimore, aty ku ishin gravurat parahistorike. Kelmendasit e Vuthajve e të Gucisë e mbanin dhe e ruanin arbërorin e lavdishëm, sepse pjesën më të madhe të këtyre burrave deri në Rugovë e Rrafsh të Dukagjinit, Bogdani pastaj i rekrutoi në luftë kundër Turqisë, kur ia behu gjenerali austriak Pikolomini në Dardani. Janë 6000 mijë ushtarë arbëror të Pjetër Bogdanit që e çliruan Prishtinën, para se të vinin trupat austriakë.  Sikur të mos e mbyste murtaja Bogdanin e të mos e përgjysmonte ushtrinë arbërore e atë austriake sëmundja, historia jonë do të ishte ndryshe.   
 
Nesër: Plava e harruar qe nga koha e Prekë Calit e Ernest Koliqit

DEZINFORMIMI RUS – NJË KËRCËNIM SERIOZ NDËRKOMBËTAR – Nga Frank Shkreli

  1. Kohët e fundit, mediat amerikane dhe evropiane kanë shkruar dhe komentuar me shqetësim duke dhënë alarmin mbi përpjekjet e Rusisë së Presidentit Putin për të përhapur lajme të rrejshme anë e mbanë botës, me qëllim për të avancuar agjendat e politikave të Kremlinit.   Desinformation”, sipas fjalorit të Websterit, është informacion fals që ka për qëllim për të çorientuar, ose pë të futur në rugë të gabuar, veçanërisht i refererohet propagandës së përhapur nga një ent qeveritar kundër një shteti, një fuqie kundërshtare, ose medies.   Këtij shqetësimi publik në rritje e sipër në media perëndimore, i janë bashkuar edhe ente qeveritare dhe jo-qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë. Një prej këtyre enteve është edhe Kongresi amerikan.

 

Javën që kaloi, Komisioni i Helsinkit i Shteteve të Bashkuara, organizoi një forum ose një sesion dëgjimi për të diskutuar desinformimin rus, — përhapjen e lajmeve të rreme – fenomen ky të cilin eskpertët e cilësuan si kërcënimin më të madh ndërkombëtar, kërcënim që bën të mundur dhe justifikon agresionin nga ana e Rusisë, si mbrenda vendit ashtu edhe në mbarë rajonin e 57 vendeve anëtare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkpunimin në Evropë, (OSBE-së).   Komisioni i Kongresit amerikan u shpreh se dezinformimi rus, me anë të përhapjes së lajmeve të rrejshme, i shërben interesave strategjike ruse të regjimit të Putinit, duke shkelur rëndë normat dhe standardet e përcaktuara të OSBE-së, duke filluar nga abuzimet me të drejtat bazë të njeriut mbrenda Rusisë e deri tek ndërhyrjet ushtarake në vendet fqinje si dhe ndërhyrjet ruse në zgjedhjet elektorale në disa vende, thuhet në njoftimin e Komisionit Amerikan të Helsinkit.   Në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet elektorale, Fondi Marshall Gjerman njofton se ka dokumentuar ndërhyrjen ruse në zgjedhje ose në punët politike të të pakën 27-shteteve, duke filluar nga viti 2004 e këtej, nepërmjet fushatave dhe sulmeve hibernetike në rrjetët më të njohura sociale botërore.

 

Në fjalën e hapjes së sesionit në Kongresin amerikan mbi këtë çështje – ku morën pjesë senatorë dhe kongresmenë nga të dy partitë politike kryesore të vendit –theksohet në njoftimin për medien, se Senatori republikan i shtetit Kolorado, Kori Gardner nënvijoi kërcënimin serioz që paraqet përhapja e lajmeve të rrejshme nga Rusia ndaj rendit liberal politik ndërkombëtar dhe nënvijoi se si masat desinformuese të ndërmarra nga Rusia, “Minojnë sigurinë dhe shkelin të drejtat e njeriut të popujve në rajonin e vendeve anëtare të OSBE-së.   Objektivi i Rusisë nepërmjet kësaj fushate”, shtoi senatori amerikan, “Është që të përhapë frikën, të shkaktojë mosmarrveshje dhe keqkuptime midis palëve, me qëllim për të minuar institucionet demokratike dhe për të dobësuar institucionet politike dhe aleancat jetike Perëndimore, siç janë NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.”   Ndërsa, kolegu i tij, Senatori demokrat i shtetit Mariland, Ben Kardin, vuri në dukje fushatën ruse të desinfomimit, në lidhje me agresionin rus në Krime dhe në rajonin Donbas, duke theksuar gjithashtu përpjekjet ruse për të influencuar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Amerikë, duke nënvijuar se fushata të tilla ndërmirren duke përdorur dhe duke përfituar nga institucionet tona demokratike të hapura, me qëllim për të avancuar agjendat strategjike të Rusisë.   Ndërkaq, bashkryetari i Komisionit të Helsinkit, Kongresisti republikan Kris Smith i shtetit Nju Xherzi – i njohur si mbrojtës i vendosur i të drejtave të njeriut anë e mbanë botës — i karakterizoi përpjekjet ruse të desinformimit, si pjesë e një strategjie ruse të një “lufte hibride” që duhet të përballohet nga Shtetet e Bashkuara dhe nga aleatët e tyre, duke përdorur një strategji të një “mbrojtjeje hibride”, kundër dezinformimit aktiv të Rusisë.

 

Në sesjonin e Kongresit amerikan, javën e kaluar, mbi këtë temë, ishte i ftuar edhe Xhon Lansing, Drejtori i Bordit të Transmetimeve të SHBA, (BBG), kreu i agjencisë që ka nën mbikqyrje Zërin e Amerikës, Radion Evropa e Lirë dhe transmetues të tjerë qeveritarë.   Z. Lansing në dëshminë e tij para anëtarëve të Kongresit bëri një paraqitje të strukturave dhe të veprimtarisë transmetuese të enteve nen mbikëqyrjen e tij, si dhe rolin shpjegoi  rolin që ato luajnë në neutralizimin e përpjekjeve ruse të dezinformimit.   “Strategjia ruse” — tha përgjegjësi për transmetimin e programeve amerikane anë e mbanë botës –“përpiqet të shkatërrojë thelbin e vet idesë të ekzistencës së fakteve dhe objektivitetit.   BBG-ja po i përshtatet sfidës së re duke u ofruar audiencave anë e mbanë botës një alternativë ndaj dezinformimit rus, me informacione dhe lajme objektive, të pavarura dhe profesionale”, u tha ai ligjvenësve amerikanë.

 

Ndërsa Molly McKew, Drejtoreshë e“Fianna Strategies” i tha Kongresit se fushata e desinfomimit nga ana e Rusisë, “Është thelbi i një lufte që shteti rus ka ndërmarrë kundër Perendimit në përgjithësi dhe kundër Shteteve të Bashkuara, në veçanti.”   Ajo u foli ligjvenësve amerikanë mbi nevojën për një përgjigje të bashkrenduar mirë ndaj kësaj fushate ruse, nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe nga aleatët e tyre, ndërsa propozoi që ushtria amerikane të luaj një rol më të madh për të kundërshtuar përpjekjet ruse të desinformimit.

 

Melissa Hooper, Drejtoresha e “Human Rights and Civil Society Programs at Human Rights First”, i tha Kongresit se dezinformimi në fushën mediatike, është vetëm një prej metodave që përdor Moska për realizimin e agjendës së saj në nivel ndërkombëtar.   Dezinformimi i Rusisë, shtoi ajo, “Është pjesë e përpjekjeje të koordinuara mirë, me qëllim që të ndërpriten dhe të sulmohen normat liberale të demokracisë perëndimore kudo që paraqitet mundësia, duke përdorur influencën e saj ekonomike, ndërprerjen e zgjedhjeve dhe dobësimin e institucioneve shumëpalëshe perëndimore.”   Ajo veçanërisht theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Gjermani më 24 shtator dhe mundësinë që përpjekjet ruse të desinformimit, të influencojnë rezultatin përfundimtar të tyre.

 

Sesioni në Kongresin e Shteteve të Bashkuara mbi përpjekjet ruse të desinformimit në mbarë botën sidomos në rrjetët kryesore sociale, u mbyll me një paralajmërim të fortë nga Senatorja Xhinë Shahinë e shtetit Nju Hampshër.  “Unë besoj”, u shprej ajo, “se dezinformimi rus është një prej kërcënimeve më të mëdha me të cilën përballet sot demokracia jonë.   Ky është një kërcënim ndaj themeleve të vet demokracisë amerikane.   Dhe kjo nuk ka asgjë të bëjë me republikanë ose me demokratë.

 

Ekspertët diskutuan gjithashtu edhe për efikasitetin e kundërmasave të marra nga Shtetet e Bashkuara ndaj dezinformimit rus, në platforma të ndryshme, përfshirë rrjetët sociale.   Dhe nëse burimet aktuale buxhetore janë të majftueshme për t’u përballur me këtë kërcënim serioz ndaj rendit demokratik dhe nëse është i mjaftueshëm bashkpunimi aktual në luftën kundër manipulimit rus të rrjetëve sociale mbrenda vet qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, Departamentin e Mbrojtjes dhe USAID-i, por edhe nëse bashkrendimi me aleatët e Amerikës në Evropë, është i mjaftueshëm.

 

Senatori republikan i shtetit Kolorado, Kori Gardner – duke venë në dukje seriozitetin e situatës së krijuar nga përhapja e lajmeve të fals nga Moska – bëri në fund të forumit një paralajmërimin se, “Objektivi përfundimtar i përpjekjeve për dezinformim nga ana e regjimit rus të Putinit, është për të zëvëndësuar rendin aktual botëror të udhëhequr nga Perëndimi  — dmth, sundimi i ligjit dhe institucionet demokratike perëndimore — me një rend të udhëhequr nga autoritarët, që kërkojnë nënshtrim të verbër e pa kundërshtim ndaj pushtetit autoritar të tyre”.

Akademiku Skënder Kodra ua përplasi në fytyrë autoriteteve zyrtare në Shkup, mos i diskriminoni shqiptarët! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik
 
 
*** Objekt  shqyrtimi  i këtij komenti është  vizita  e presidentit të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut, Prof.Dr.Skender Kodra, që u bëri  disa akademikëve, shoqatave joqeveritare dhe liderëve politikë në Maqedoni, siç ishte dhe takimi i frytshëm dhe përmbajtësor me kryetarin e Degës së ASHASHA-së, Abdulla Mehmeti dhe me Zijadin Selën (deputet në paralamentin e Maqedonisë).
 
Mirëpo, për t’i hyrë në thelb kësaj  “temë”, së pari, nevojitet të njiheni (shkurtimisht) me këtë  “letërnjoftim” personal të akademikut Skënder Kodra, që jeton dhe vepron në Nju-Jork të Amerikës, që vitet e 60-të shekullit XX, edhe sot (XXI, viti 2017).
 
 Ia vlen të theksojmë se për meritat, për  veprimtarinë  kombëtare atdhetare dhe për veprën e tij jetësore, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e nderoi  Akademikun Skënder Kodra me dekoratën kombëtare “Kalorësi i  Urdhërit të Skënderbeut” (25 korrik 2017).
 
1.
Akademiku Skënder Kodra, 70 vjet në shërbim të Kombit dhe të Shqipërisë Etnike. Ky është patriotizmi, dinjieteti dhe vlera e njëmendtë e kombit dhe e atdheut.
 
Pra, siç theksuam më sipër, në këtë koment nuk flitet në hollësi dhe gjerësisht (por, vetëm “telegrafikisht”)  për biografinë dhe krijimtarinë jetësore dhe atdhetare të  akademikut Skënder Kodra ( i cili, në vitet e 60-ta të shekullit XX, si nxënës i shkollës mesme për idetë, pikëpamjet dhe veprimet e tij  patrriotike atdhetare shqiptare, dënohet nga UDB-a serbojugosllave dhe nga larot  e saj shqipfolëse, dhe më t’u arratisur nga CZ-ja e Beogradit në Itali, më pas si emigrant politik vendoset përgjithmonë në Amerikën demokratike. Mirëpo, gjatë  7-të dekadave (1960-2017), akademiku Skënder Kodra, asnjëherë nuk e harroi vendlindjen dhe atdheun e tij shqiptar. Por, punoi  me zell dhe studioi pareshtur për të mirën e vet dhe të shoqërisë amerikane, duke mos e harruar dhe braktisur asnjëherë interesin jetik të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
 
-Ideali dhe dashuria për njeriun e thjeshtë të vendlindjes dhe të atdhut, ish-emigrantin politik Kodra nuk e penguan, por e ndihmuan, që ta donte, ta nderonte  dhe ta mbronte kombin e vetm, si dhe ta kuptonte me kohë dhe gjithanshmërisht rëndësinë e interesave jetike dhe  të vlerave më të çmueshme të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Për të jetësuar këtë ëndërr 70-vjeçare, akademiku ynë Skënder Kodra gjeti përkrahjen e sinqertë morale, materiale, politike dhe njerëzore nga elita e shoqërisë demokrattike amerikane.
 
2.
    Zëri i bashkatdhetarit dhe i patriotit Hasan Prishtina, nga Nju-Jorku  u dëgjua edhe në Shkup!
 
-Edhe në Shkup, akademiku Skënder Kodra ngre  zërin lart për mbrojtjen e shqiptarëve të diskriminuar në Maqedoni, dhe kudo në trojet etnike shqiptare. Kjo nuk është rastësi,  as biznes personal, as  liderësh e oligarkësh qeveritarë shqiptarë (siç i ka “notuar” në mënyrë enciklopedike ambasadori amerikan në Tiranë, Donal Lu),   por vetëdije, humanizëm, dinjitet, patriotizëm dhe atdhetarizëm, që buron e nuk shteret,  këtu e 70 vjet më parë (që nga mosha rinore e deri më sot).
 
-Gjatë pushimit veror (gusht dhe shtator) presidenti i Aakademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut, Prof.Dr.Skënder Kodra përfitoi nga rasti, që  të vizitonte Prishtinën, Tiranën dhe Shkupin, ku u takua me përfaqësuesit  akademikë të degëve të ASHASHA-së, me përfaqësues të shoqatave joqeveritare, si dhe me disa liderë politikë në këto treva të Shqipërisë etnike.  Veç  takimeve dhe bisedave të frytshme me ta lidhur me çështjet e shkencës, të kulturës, të artit, etj. si dhe të gjendjes së lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Ballkan,  profesori Skënder Kodra u angazhua, që  nga dora e parë, të mësonte për statusin dhe për fatin e shqiptarëve të akuzuar dhe të dënuar për “rastin Kumanova”. Për këtë qëllim, ai nga bashkombësit e vet  të dëmtuar mblodhi shumë dëshmi me shkrime dhe procesverbale, siç shkruan në FB  të dates 21 shtator 2017.
 
-Akademiku Kodra nuk  u përfill nga “demokrati”  Zaev!
 
-Turp për kryeministrin Zoran Zaev dhe për autoritetet e drejtësisë sllavomaqedone-shqiptare, që Kodrës nuk ia plotësuan kërkesën, të merrte pjesë drejtpërdrejt në sallën e gjyqit” të procesit “Kumanova”, siç thuhet në shkrimin e tij  në FB (21 shtator 2017).
 
-Nuk është befasi e as kurrfarë çudie, pse kryeministri Zoran Zaev nuk ia ka plotësuar kërkesën akademikut Skënder Kodra nga Nju-Jorku i Amerikës Mirëpo, përfaqësuesit shqiptarë (deputetë dhe ministra), patjetër, duhet të  përfillin dhe të mbështesin njëzërit  kërkesën e profesorit Kodra, që  “rasti Kumanova” të investigohet dhe të zbardhet  nga ekspertët dhe miqtë amerikanë. Jo, të lihet në “mëshirën” e atyre që kanë gisht në kurdisjen dhe kryerjen e krimit të Kumanovës, siç ishte  Jankullovska dhe Mijallkovi me shërbimet e tyre të sigurisë, të policisë dhe të ushtrisë.
 
Mosgjetja e mirëkuptimit dhe e përkrahjes nga kryeministri i qeverisë maqedone Zoran Zaev dhe Refuzimi nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë, që presidenti i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut, Prof.Dr.Skënder Kodra, të merrte pjesë në  “sallën e gjyqit” të procesit “Kumanova”, me qëllim të deponimit të procesverbaleve dhe të shumë dëshmive të dëshmitarëve shqiptarë  për zbardhjen e këtij rasti të montuar, është argumenti më i qëndrueshëm se edhe në Maqedoni, ashtu siksurse në Shqipëri dhe në Kosovë, fjalën kryesore e ka politika, krimi i organizuar dhe korrupsioni, që mbajnë peng shtetin e së drejtës dhe reformat demokratike, duke manipuluar, duke  diktuar dhe duke  dirigjuar  institucionet dhe organet e drejtësisë (Prokurorinë, Policinë dhe Gjykatat).
 
Kjo formë e qeverisjes antiligjore dhe antidemokratike e pushtetarëve  dhe e institucioneve sllavomaqedone-shqiptare,  teorikisht dhe praktikisht pasqyron sundimin diktatorial totalitar të sistemeve të dikurshme bolshevike komuniste në Ballkan. Ky problem ugurzi antinjerëzor dhe antiqytetërues ende “mbijeton” edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në viset e tjera të Shqipërisë etnike.
 
Ky është virusi më i rrezkishëm epidemik, që kërcënon lirinë e  shprehjes së lirë të mendimit dhe të fjalës së individit, sigurinë individuale dhe kolektive, rendin, drejtësinë, barazinë, ekzistencën dhe mirëqenien e  të gjithë qytetarëve.
 
Së fundi, e mbështesim fort dhe e përgëzojmë z. Skënder Kodra për kurajon, ineteresimin dhe kontributin e tij dhënë në këtë çështje tejet të rëndësishme dhe akute, që duhet të zbardhet me ndërhyrjen dhe me pjesëmarrjen e direkte të ekspertëve dhe të gjykatësve përkatës ndërkombëtarë të Amerikës, në mënyrë që të dalë në sipërfaqe e vërteta lidhur me rastin makabër  të “Kumanovës”, të shkaktuar nga institucionet dhe nga organet ndëshkuese të sigurimit, të policisë dhe të ushtrisë së  qeverisë  sllavomaqedone-shqiptare.
 
Së fundi, duke qenë se  opinioni i gjerë i brendshëm ende nuk e di të vërtetën e saktë për vrasjen, për burgosjen dhe për dënimin e shqiptarëve të pafajshëm në “rastin Kumanova”, qeveritarët dhe parlamentarët shqiptarë (aleatë të kryeministrit Zaev) të Qeverisë së Koalicionit dhe të Parlamentit të Maqedonisë, urgjentisht, duhet të kërkojnë ndihmë juridike nga SHBA-ja, në mënyrë që ekspertët amerikanë ta investigojnë dhe ta  nxjerrin në shesh të vërtetën. Ndryshe, nëse, edhe më tej, kjo çështje  u “besohet” institucioneve dhe organeve  të caktuara shtetërore të Maqedonisë, e vërteta për “rastin Kumanova” nuk do të mësohet kurrën e kurrës. Si rrjedhim, sikurse këtu e 70 vjet më parë (1945-2017), shqiptarët  e pafajshëm, do të jenë viktimë e terrorit, e masakrave, e racizmit, e aparteidit dhe e segregacionit   të shtetit sllavomaqedon-shqiptar.
 

LETËR HAVZI NELËS – I DASHUR HAVZI, NUK ANKOHEM PËR NEBILAT – Nga REXHEP SHAHU

Me 19 shtator 2017, fotografinë tënde Havzi, debilat e nxorën krah për krah me kopertinën e librit të poetit serb Aleksandar Qotriq që unë botoj këto ditë, një libër i mrekullueshëm, me aforizma, që më ngjiten sapo i lexova.
E nxorën foton tënde krah kësaj kopertinë duke thirrë “Dritë! Dritë!” sikur panë dritën në gjirizin ku notojnë, sikur zbuluan kontinent të ri.
I turren thonjtë e pistë të palamë qe njëqind vjet si shigjeta të helmëta dhe ia drejtuan në sy Flamur Hoxhës, mikut tim, njeriut të përkryer, kandidat i PD për deputet në Kamzë që mori vota sa tre deputetë bashkë, por që siç po del, i kanë munguar votat e Nebil Çikës se ai nuk të jepka vota por dhe të nxirrka sytë nëse nuk i jep lekë kur të kërkon për punët e bizneset e tij.
Ia drejtuan thonjtë e llomtë me ia nxjerrë sytë, me ia shkulë kokërrdhokët e syve se pse nuk i ka dhënë lekë bosit Nebil. Sikur ia ka borxh bosit Nebil.
Unë nuk e di, por në supet e mia nuk mund ta mbështesë pushkën Nebili e të qëllojë pas shpinë, Flamur Hoxhën.
Se plumbi i kthehet mbrapsht Nebilit që e din se si kthehet plumbi mbrapsht.
E gjetën shkakun se pse biznesmeni humanist Flamur Hoxha nuk financon bustin e Havzi Nelës, (nënkupto biznesin e Nebil Cikës, nuk ia ndërroj unë germën e parë të emrit Nebilit).
Flamuri ka mëkatuar, thonë hijenat, i dashur Havzi se nuk financon bustin e Havzi Nelës por financon një libër të një poeti serb, Shitësit e Mjegullës.
Ky është mëkat i Flamurit, është krimi i tij thonë kalorësit e antikomunizmës.
Sikur Flamuri e ka për detyrë ta financojë bustin e Havziut dhe qejfet e Nebilit se ndryshe Flamuri nuk është antikomunist, ndryshe Flamuri nuk është patriot e atdhetar se të tillë të shpall Nebil Cikëa, natyrisht nëse paguan tek ai taksë patriotike taksë antikomuniste.
Fotografia jote krah kopertinës së librit të poetit serb i dashur Havzi nuk është turp as mëkat, por është nisë si plumb antikomunist kundër Flamur Hoxhës. Por kësaj radhe nuk është plumb në zarf, por plumb hapur për denigrim të Flamurit në emër të antikomunizmës.
Si, nuk di ti çfarë është plumbi në zarf… Mos më çudit i dashur Havzi. Plumbi në zarf është diçka si plumbi në pajë, si fisheku në pajë. Po ty të kanë pas varë e nuk e ke parë dramën Fisheku në pajë, të profesorit tim Fadil Kraja.
I dashur Havzi
Ty të varën në litar në 1988. Para teje, në kohën kur ti luftoje në Spaç dhe denoncoje atje diktaturën, Flamur Hoxhës partia ia ka pushkatur gjyshin në vitin 1974, kur Flamuri ishte në klasën e dytë fillore. E lanë pa gjysh, ia pushkatuan gjyshin dhe e internuan gjithë familjen e tij të madhe. Ishin pari e dinasti familja e tij, gjashtë skoda me rimorkio iu deshtën shtetit për ta internuar familjen e Flamur Hoxhës. 6 skoda aq sa spiuna u deshtën me të dënue ty edhe me 8 vjet të tjera burg mbi 15 vjetëshin e parë në Spaç.
Pra hijenat iu sulen Flamurit duke më goditë dhe mua.
Pse financon një poet serb e nuk i jep lekë biznesmenit të antikomunizmës Nebil Çikës që don të bëjë një bust për ty Havzi, sikur ai është pronari yt, tutori yt.
Flamur Hoxha, njeri i lirë, civil, qytetar, biznesmen i suksesshëm në Shqipëri e Itali, pa marrë pjesë kurrë në tendera shteti me fonde publike, ka financuar disa libra biblioteke, (nuk e dinë debilat çdo të thotë libër biblioteke) të munguara në bibliotekën shqiptare.
Shkrimtari i madh Zija Çela, për kontributin në financimin e librave të rrallë, e ka shpallur Flamurin “Deputet i Letërsisë”, po debilat nuk marrin erë nga këto punë.
“Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” të Vlladan Gjeorgjeviqit ishkryeministër i Serbisë, të përkthyer nga Mustafa Kruja ishkryeministër i Shqipërisë e financoi Flamuri dhe është sot në bibliotekën tonë. “Shpërngula e Shqiptarëve” e Vaso Cubrilloviqit u financua prej Flamurit dhe për herë të parë është libër në shqip. Patriotët skipëtarë dhe pronarët e antikomunizmës, nuk thanë asnjë fjalë pse unë botova këto libra urrejtje me financimin e Flamurit. As kur botuam me financimin e Flamurit Dimitrije Tuceviqin, as Kosta Novakoviqin, as Ballukxhixhin, as kur botuam humanistët e mëdhej francezë D’estournellë de Constant “Unë i kam shumë borxh Shqipërisë”, as kur botuam librin avokatues të shqiptarëve “Shqipëria në 1921” të Justin Godart, që veç të tjerave tregon masakrat greke në Jug të vendit si rrallë kund.
Flamuri ka financuar volumet e profesor Shefqet Hoxhës që nuk gjenden e përsëriten më, Përrallat, Baladat, Epikën dhe Lirikën disa mijëra faqe, që janë rrënjët tona.
Hijenat që mendojnë e shpallin se dinë shkrim e këndim përvecse dinë të hanë paçe e pilaf me qofte nuk folën kurrë asnjë fjalë për financimet e mësipërme të Flamurit, as të revistës letrare Illz, revistë letrare e Tiranës që e financon Flamuri.
Më fal i dashur Havzi se kërkova shumë e pretendova shumë nga gjobvënësit. Ku dinë ata çfarë është revista letrare ballkanike që e financon Flamuri. Ata dinë vetem çfarë janë lekët, eurot për biznesin e tyre, paçe e pilaf me qofte.
Biznesin tim unë e kam të suksesshëm i dashur Havzi se unë jam përmbushë intelektualisht me librat që ka financuar Flamuri, kam plotësuar ëndrrat e mia, por lekë nuk fitova me librat se keto janë libra që nuk sjellin lekë. Se as edhe gjenitë e antikomunizmës, as ata që shpallin e çertifikojnë kënd duan antikomunist, as ata nuk blejnë libra, nuk lexojnë libra, kanë lexuar mjaft, ia kanë nxjerrë rrënjët, ata duan ndonjë gotë raki, paçe e pilaf dhe ndonjë lekë nën dorë…
Në fletërrufenë ndaj Flamurit e meje që vunë dje kampionët e lirisë e të antikomunizmës i dashur Havzi, kishin përkthyer nga serbishtja CV e poetit Qotriq.
Kanë përkthyes që ua përkthejnë biografitë çetnikëve si Qotriqi dhe më hakërrehen me CV të tij në dorë duke qëlluar plumba (jo në zarf) kundër Flamurit pse financon aforizmat e Qotriqit e jo bustin e Havziut, pronar i të cilit është antikomunisti më i madh i Europës Nebil Çika.

I dashur Havzi Nela!
Kane dale do gjobvenesa te tmerrshem qe u vene gjoba njerzve per ty, gjoba patriotike ne emrin tend.
Mos u cudit, ti nuk je cudite asnjehere. Ne emrin tend jane bere e do te behen turpe te medha, turpe patriotike i dashur Havzi, turpe te lyera e te ngjyera me antikomunizem.
Por keto gjobat per ty, gjoba ne emrin tend, nuk i kisha degjuar i dashur Havzi. Por do degjojme shume te padegjuara, do rrefejme shume rrefenja te pa rrefyera…

I dashur Havzi Nela!
Po duan me ti marre edhe ato 910 leket qe ia pate lene amanet nenes tende para se me te var ne litar, po duan me ti marre edhe ato leke me ta ba nje bust prej bronxi, sa ma te holle, bust per ty qe vetem me ty nuk ngjan askund, askund aq sa ngjaj une me hazretin Lenin…

Ka dalë një hienë tjetër dhe po e shqyen Havzi Nelën.
Duro i dashur Havzi, duro…
I dashur Havzi Nela!
Antikomunistat me leje, biznes bejne, biznes gjobveniesh.

I dashur Havzi Nela, edhe bronxin per bustin tend duan me ta vjedhe patriotat.

I dashur Havzi Nela, do te shkruaj nje leter te gjate dhe do e fus ne liber. Ndoshta duhen thene te gjitha gjerat.

Me 1996 u bera kryetar i Shoqates Kombetare Miqte e Havzi Neles. Sa te urrejne Havzi

I dashur Havzi,
ne gjobvenie per llogari te bustit per ty eshte perfshire edhe ndonje patriot i zbukuruar ne plumba (ne enderr) duke i ike Kosoves, duke i ike luftes e qendreses per Kosoven, duke u bere çlirimtar refugjat, duke u bere Mic Sokol naten kur s’e sheh askush, duke u bere kundershtar i flakte i Serbise, dhe jaran i çetnikeve qe jane ministra ne Qeverine e Kosoves. A po kupton i dashur Havzi. Po, e di, e ngateruar eshte pak, por do te ta qartesoj me vone ne kete leter. Pa marak.

Per gjobvenesit patriote qe i vene gjoba patriotike biznesit, i dashur Havzi Nela, ti nuk je kombetar, me permasa kombetare, ti je lokal, ata duan nje cope bust me llamarine te bronxte qe te mos ngjaje aspak me ty por bust qe ta vene dikund ne ndonje skute te Kukesit.
Se ne Tirane jo, ti nuk je per Tirane, ata jane per Tirane, ti je lokal, hero lokal, provincial.
Mos u deshpero Havzi! Ti ke pare keq e me keq. Po ka edhe te tille qe te shqyejne edhe te vdekur, ka hiena i dashuri im Havzi.

I dashur Havzi Nela!
Une nuk e kisha ditur se ne emrin tend jane gjobitur e ndeshkuar e kercenuar politikisht edhe pushteare te ndryshem lokale a zyrtare qendrore, jane bere flete-rrufe si flete gjobash nga skutha te ndryshem ne emer te denimit te krimeve te komunizmit.
Para shume vitesh skulptori Ilmi Hoxha beri bustin tend i dashur Havzi. Nuk e beri te gjalle, por iu afrua sa s’ka me shume. Bashke me Petrit Palushin, Nazif Doklen e disa te tjere qe perfilleshim ne Kukes, e miratuam ate bust per tu bere. Ia shprehem dakortesine tone PD.
Por nuk u be ne bronx ai bust sepse ngjante me ty Havzi.
Sot biznesmenet patriota duan te vjelin gjoba te bejne nje bust qe te mos ngjaje aspak me ty i dashur Havzi.

I dashur Havzi Nela!
Ne vitin 1996 kur u bera kryetar i Shoqates Kombetare Miqte e Havzi Neles, premtova se do te luftoj qe te ndalet lekundja jote se ende lekundesh ne litar, do te luftoj te pranohesh se ende refuzohesh, nuk pranohesh, do te te mbroj nga komunistat antikomuniste, do te te mbroj nga hienat, nga ata qe duke te lepire te kafshojne, do te te mbroj nga gjithe debilat e shoqerise.
Por nuk te mbrojta dot dhe sot shpall pendesen time.
Por do te t’i ruaj eshtrat se mua me takon me ti ruajte eshtrat qe duan me ti zhduke, me ti mbeshtjelle me ndonje llamarine sa me te holle bronzi por te qe mos ngjaje me ty dhe per kete llamarine bronxi me gjobite sa me shume njerez, me i gjobite patriotikisht, antikomunistikisht…

I dashur Havzi
Unë nuk marr përsipër të ndryshoj asnjë serb. As nuk marr përipër që serbët të luftojnë për çlirimin e Kosovën nga Serbia. Serbët e duan Kosovën brenda Serbisë, brenda shtetit të tyre serb. Qotriqi thotë:

*
“Kosova është Jerusalemi ynë”.
Po aq sa është dhe Jerusalemi.

*
Prishtina nga Beogradi është 350 km larg.
Çdo ditë është edhe më larg.

*
Beogradi dhe Prishtina dialogojnë në Bruksel.
Ashtu vendosi Uashingtoni.

*
Nëse nuk e pranojmë Kosovën si fqinj,
do na futet edhe ndonjë tjetër në mes.

*
“Do kthehemi në Kosovë”!
Për të luajtur ndeshje ndërkombëtare.

*
Edhe nëse nuk duket ashtu,
rruga drejt Europës kalon nëpër Kosovë.

*
Serbia do të jetë përsëri një e tërë.
Kur të ikin Kosova dhe Vojvodina.

*
Dy shtete shqiptare tashmë ekzistojnë – Shqipëria dhe Kosova,
dy të tjerë janë në formim – Maqedonia dhe Zvicra.

Këto janë disa nga aforizmat e Qotriqit në librin e tij Shitësit e mjegullës që botim I imi me mbështetjen financiare të Flamur Hoxhës

Por patriotët e shquar shqiptarë që i ikën luftës që nuk u zbukuruan me ndonjë plagë në luftë, që nuk u përzhitën ndopak, që nuk guxuan as të heqin mbiemart e tyre serbë thonë ëshët kriminel Qotriqi. Natyrisht që Qotriqi nuk është patriot shqiptar ai duhet të jetë patriot serb.

Thelbi yt Havzi, nuk është qenia jote poet që rreken të të quajnë e shpallin. Jo. Askush nuk të dënoi si poet, nuk e ditën se je poet as shoqëria as partia që të dënoi. Thelbi yt është disidenca e formuar e shprehur qartë çdo ditë prej teje e sidomos në përballje në gjyqe.
Vëllai t’i ruajti vjershat dhe sot ato të dhanë përmasë tjetër, por ama sot, pasi të varën.

Ti nuk je hero shoqatash i dashur Havzi, janë të vogla shoqatat për ty, nuk të nxënë dot. Se shoqatat janë në ndonjë rast edhe çerdhe përdhunuesish, gjobëvënësish si në rastin tënd që synojnë të gjobisin të tjerët në emrin tënd.
Ti nuk je hero lokal, je hero kombëtar dhe për ty duhet të kujdeset shteti dhe jo shoqatat që të përdorin ty me nxjerrë lekë prej teje. Se helbete, i duhen lekët kryetarit të shoqatës, kryetar është tjetri e kryetarlleku ka shpënzime, don pak burrni, pak privilegje. Për me i sigurue këto, duhet me gjobitë biznese, me u marrë lekë gjasme për bust për ty e me i përdorë ato lekë edhe për bust.
Ti nuk je hero shoqatash por hero kombëtar. Kjo nuk do të thotë se shoqatat përbuzen e nuk u pranohet e njihet kontributi, u njihet kontributi po jo zgrapja e askujt në emrin tënd, ky nuk është kontribut.
Bustet kanë veçori se vendosen në vende publike dhe duhet të bëhen përmes konkurimeve të lira të artistëve nga shteti dhe bustet nuk janë pronë shoqatash.
Ti i dashur Havzi nuk ke pronar asnjë kryetar shoqate që në emrin tënd u vë gjoba bizneseve duke zgrapë lekë për bustin tënd, duke bërë presione të pështira bizneseve duke sanksionuar se kush nuk i jep euro Nebilit nuk është patriot as antikomunist por është serb, shka, çetnik, tradhëtar.
Konkurimi i lirë i artistëve e vendos cili bust shpallet fitues për mjedise publike sepse nuk ka askush të drejtë të ndotë ambjentin me buste që zgjedhin apo caktojnë e i vlerësojnë si të mira pronarët e busteve, pronarët e shoqatave që gjobisin biznesmenë.
A më thua i dashur Havzi sa lekë janë lëvruar në emrin tënd, për llogari të madhnimit tënd, për buste, bazorelieve, pllakate, libra, fletore, fletëpalosje, dreka, darka etj etj.
Thjeshtë ta di, e mbaj sekret, nuk i tregoj askujt përveçse e botoj. Kam qenë pjesë dhe kam hy me nda kur dikur desh u bënë copa duke akuzuar njëri – tjetrin për një bazorefiev sa ka kushtuar, sa broz keni vjedhë etj etj.

I dashur Havzi, ka ndodhë e po ndodh ende përditë një keqkuptim i madh me ty. Hijenat që duan të të shqyejnë, kalorësit e vetshpallur të lirisë, ata që shpallin se janë sjellësit e lirisë e të demokracisë, duan të të përvetësojnë e të të shalojnë ty. Kujtojnë e duan të na bindin të gjithëve sikur ti je hero i të përsekutuarve politikë antikomunistë (po pse ore, a ka edhe të përsekutuar politikë komunistë…), sikur ata janë pronarët e tu, sikur ti nuk je hero i të gjithëve ne, hero shqiptar, hero i demokracisë.
I dashur Havzi, kur të bëhet civile vërtetë shoqëria jonë ti do të jesh hero më shumë se kombëtar. Je hero europian që je dënuar me varje në litar i fundit në Europë duke i kënduar Helsinkut. Do të ndjehen jo mirë pronaërt e tu kur të ndodhë kjo…

Busti për ty i dashur Havzi nuk mund të jetë bust privat se ti nuk je tashmë hero privat, ti je hero që shoqëria e sotme nuk po të nxe, hapsirat e sotme nuk po e nxënë heroizmin tënd, përmasat e tua të mëdha i rrinë të vogla shoqërisë sot edhe 30 vite pas varjes tënde.
Shteti demokratik ka detyrim ligjor e moral për ty, për bust për ty, për gjithë nderet për ty, sepse ti në fund të fundit u sakrifikove për një shtet të lirë e demokratik, për një shtet siç e kemi sot, të lirë, demokratik por të papërsosur.

Shoqatat e gjobëvënësit shpallin disidentë, shpallin antikomunistë, çertifikojnë antikomunistë, japin triska antikomunisti.
Nëse nuk të shpall antikomunist Nebili nuk je antikomunist me i nxjerrë brinat sa të kaut të larmë.
Antikomunist mund të bëhësh me një shuk lekësh, me një dorë eurosh në dorë Nebilit.
I dashur Havzi se të lodha,
Patriotat e gjobëvënsit në emër të antikomunizmës harrojnë se letërsia eshte letërsi e jo politikë as luftë, harrojnë se letërsinë e bëjnë letrarët e politikën politikanët. Unë kam marrë përsipër të bëj letërsi, të botoj letërsi të zgjedhur ballkanike.
Ne letrarët nuk jemi fajtorë për politikën e politikanët, politika e politikanët janë fajtorë për letërsinë.
Ndërsa debilat do të gëjojnë gjithmonë në ahuret e gjirizet tona.

President Trump, Ju lutem mos dilni në foto me kryepolitikanët shqiptarë! Nga Elida Buçpapaj

Shqipëria dhe Kosova vuajnë krizën e keqqeverisjeve, të mosfunksionimit të sistemit, vuajnë prej mungesës së shtetit ligjor, prej korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit, nepotizmit, klientelizmit, mercenarizmit që ka paralizuar tregun dhe iniciativën e lirë, që ka paralizuar konkurencën e ndershme, shanset për punë, që ka rritur pasigurinë, papunësinë, pabarazinë sociale, varfërinë, shtimin e shtresave vulnerabël dhe në nevojë.

PS Këtë lutje ia kam drejtuar një vit më parë presidentit Obama. Për një vit situata nuk është përmirësuar, përkundrazi është përkeqësuar, prandaj kjo lutje mbetet në fuqi edhe për Presidentin Donald Trump

President Obama Ju lutem mos dilni në foto me kryepolitikanët shqiptarë! Nga Elida Buçpapaj

Shqipëria, vendi më i mirë për të vdekur – Nga Aurel Dasareti*

 

“Politikanët duhet njëherë e përgjithmonë të mësojnë se ata nuk janë zotërinjtë tanë, në demokraci. Për këtë ata duhet të jenë të vetëdijshëm çdo ditë kur zgjohen dhe çdo natë kur shkojnë të shtrihen në shtrat, se ata janë shërbëtorët tanë. Ata janë shërbëtorë të popullit pasi ata mund të qëndrojnë në pushtet vetëm me lejen tonë, për ne, në demokraci.”- ka shkruar në autobiografinë e vet gjyshi im, oficer i lartë.

***

Të thuash se shtëpia shqiptare është ndërtuar në tokë ranore, kufizohet me një fyerje të madhe të rërës.

Në shoqërinë shqiptare është keq për shumicën, ndërsa është mirë për dikë që njeh dikë që e njeh dikë.

Trojet shqiptare janë të kapura nga banditizmi politik. Duket qartas se nga mafiozët ka një fushatë konstante të drejtpërdrejtë për të frikësuar dhe mbyllur gojën atyre pak mediave, atdhetarëve  dhe intelektualëve të mirëfilltë të cilët përpiqen të informojnë qytetarët për aktet e tyre mizore në një mënyrë sa më korrekte. Jo vetëm kërcënime, banditët politik me metoda terroriste kanë vrarë gazetarë sinqeriteti i të cilëve nuk u pëlqente. Ata bile kanë provuar, në midis të Zvicrës, edhe vrasjen në tentativë të redaksisë së gazetës Bota Sot.

Unë sinqerisht shpresoj se dita vjen kur llogaritë do të jepen, dhe të gjitha këta derrat që e kanë mizën nën kësulë, nënat e të cilëve është dashur t`i abortojnë e jo t`i lindin, do ta paguajnë dënimin më të rëndë për keq-bërje ndaj Vendit dhe Kombit. Largohuni nga Atdheu ynë ju kopilë të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.

***

Shqipëria është i vetmi vend në botë që rreth e përqark kufizohet me shqiptarë autokton në tokat e veta të okupuara, dhe që në 100 vitet e fundit ka humbur shumicën e hapësirës tokësore dhe shumicën e popullsisë së saj. Një popullsi e humbur që vazhdon të jetojë si fqinjët jashtë kufijve të shtetit shqiptar, sidomos në Kosovë, e cila është e kapluar nga një rrëmujë e madhe, identike me një dasme minjsh.

Është e pamundur për të kuptuar mungesën e vazhdueshme të dashamirësisë ndaj këtij vendi, apo çdo përpjekje për të kërkuar falje për këtë amputim barbar kur Serbia vazhdimisht deklaron çmendurinë mendore të veten se “Serbia është atje ku ka një varr serb”.

Fuqitë e Mëdha që e copëtuan Shqipërinë në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), për të mbuluar krimin e tyre kundër shqiptarëve kanë përdorur dhe akoma janë duke përdorur falsifikimin e historisë në favor të zaptuesve të tokave tona, në dëm tonin. Dhe, ne jemi të detyruar t`i demantojmë falsifikimet duke shpjeguar realitetin të ndihmuar nga historia. Prandaj, që të arrijmë të vërtetën, ne duhet për të hapur arkivat e vjetra për të kuptuar të tashmen. Ne vetë duhet të heqim mjegullën dhe gënjeshtrat e dikujt tjetër; për të konfirmuar sërish cilët njerëz janë vendas autokton në një territor: shtetin amë Shqipërinë, Kosovë, FYROM, Mal të Zi, Kosovën Lindore, Çamëri – e cilët nuk janë. Arkivat gjenden sidomos në kryeqendrat e atyre vendeve që janë fajtorët kryesor të copëtimit të Shqipërisë. Shteti shqiptar duhet të kërkoje hapjen e tyre. T`u mbyllet goja fqinjëve rrenacak dhe nga ata që na kanë borxh të kërkohet përmirësimi i pisllëqeve ndaj nesh. Kthimi i trojeve, Shqipëria e ribashkuar.

Shqipëria duhet të ribashkohet dhe të bëhet “një vend që krijon dhe ndan mundësinë për një jetë të mirë për të gjithë qytetarët, jo vetëm për ata që kanë vetëbesim.

***

Ne jetojmë në një kohë ku pushteti në ritmin e përshpejtimit është transferuar nga fleta e votimit në kartëmonedhë.

Vitin e kaluar u gjenda kalimthi në Shqipëri. Rastësisht, isha spektator (anonim) i një programi televiziv në Tiranë, debati politik. Vështroja: jo prezantime programesh të partisë së vetë por mungesa mirësjelljeje, ndërprerje të debatit, fokus në të kaluarën dhe përsëritja e mesazheve të thjeshta.

Më dukej sikur gjendem pranë ndonjë koteci të pulave ose moçali të bretkosave e jo në një shtëpi televizive.

Të dëgjosh debatet politike të shqiptarëve është njësoj si të dëgjosh kakarisjen e pulave ose korin e bretkosave. Flasin në kor, të gjithë së bashku, përnjëherësh. Menaxherët e partive dërdëllitin gojë në gojë, bërtasin në kor (bashkarish), ndërpresin njëri-tjetrin dhe aspak nuk e dëgjojnë prezantuesin e programit /dirigjentin e korit.

Kakarisja vështirë se bind shumë njerëz. Njerëzve normal nuk u pëlqen mungesa e mirësjelljes qytetëruese. Është tragjikomike se disa politikan dhe intelektual që vijnë nga shtëpi të mobiluara, shkelin rregullat e thjeshta të edukimit të mirë dhe sjelljes.

Për politikanët shqipfolës faktet janë të pakëndshme për t`i komentuar drejtpërsëdrejti – prandaj një lloj manovrimi emocional i evazionit (shmangies) është një opsion për të përcjellë debatin nga rasti tek personi.

Përkundër gjithë pasurisë astronomike joligjore, këta njerëz nuk kanë ide. Ata vetëm kanë mendime, dhe mendimet nuk mbajnë peshë.

Këto janë partitë të cilat me dëshirë sakrifikojnë popullin dhe atdheun për pushtet. Për të pasur pushtet, e vetmja gjë që u intereson atyre, si të gjithë sistemet totalitare.

Çfarë gabim kemi bërë?

Është thënë se ne marrim atë që meritojmë.

***

Një shoqëri funksionale

Gjykimi politik dhe dhënia e përparësisë do të udhëheqin rrugën drejt qëllimit tonë. Dhe, kush duhet t`i kontrollojë politikanët? 

Është e domosdoshme edhe përfshirja jote në këtë çështje!

Unë dua që ne të kemi një qeveri që na mbështet dhe na jep besim, e cila na ndihmon të jetojmë dhe që kujdeset për ne. Ata që tradhtuan atdheun duhet të dalin nga politika në baza të përhershme. Vendin e kanë në burgim të përjetshëm, ose edhe më keq.

Shqipëria është dëmtuar mjaftë nga klasa e vjetër e korruptuar politike. Shqiptarisë i nevojiten njerëz të rinj, energji të reja, fytyra të reja, ide të reja. Një komb modern demokratik ka nevojë për patriotë që e dinë se një komb i gjallë u përket atyre që e kanë krijuar dhe atyre që marrin pjesë në mënyrë efektive në zhvillimin e tij.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)