VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mediat italiane: Mobilizim i madh anti-Rama në Tiranë për zgjedhje të parakohshme. Sondazhet nxjerrin shumicë qeverisëse PD dhe aleatët

By | April 14, 2019

Komentet

Ekspertët: “Kosova është në pozitë të pafavorshme për ta vazhduar dialogun me Serbinë”

Pas ngritjes së aktakuzave për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Kosova nuk është në pozitë të favorshme për të vazhduar dialogun me Serbinë, thonë ekspertët ligjorë e politikë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tha për Anadolu Agency (AA) se do të ishte më mirë moralisht nëse presidenti Thaçi do të jepte dorëheqje pas publikimit të një aktakuze të pakonfirmuar kundër tij, megjithëse për një veprim të tillë ai nuk obligohet nga Kushtetuta dhe ligjet.

Miftaraj vë në dukje se bashkësia ndërkombëtare, qoftë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), apo atyre nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të jenë në mëdyshje për rifillimin e dialogut pasi aty nuk do të jetë presidenti Thaçi, i cili është udhëheqës i pjesës më të madhe të këtij procesi që nga fillimi në vitin 2010.

“Tashmë kemi një situatë krejtësisht të re. Unë besoj se Republika e Kosovës nuk do të ngutet të fillojë menjëherë dialogun apo negociatat me Serbinë, qoftë përmes lehtësimit të BE-së, qoftë përmes SHBA-së. Kjo, me vetë faktin që presidenti i Republikës ka qenë një ndër aktorët kryesorë në negociatat me Serbinë pothuajse në gjashtë-shtatë vitet e fundit dhe me vetë faktin që Kosova tanimë po përballet me disa aktakuza ku janë të prekur presidenti, kryetari i PDK-së dhe shumë shpejtë mund të dalin edhe emra të tjerë. Kjo nuk është pozita më e favorshme e Kosovës për të vazhduar me dialogun”, thotë Miftaraj.

Sipas Miftarajt, partitë politike në Kosovë duhet të marrin mësime nga kjo dhe nga aktakuzat e kaluara teksa “duhet t’i lënë mënjanë inatet politike e interesat partiake”.

Miftaraj thotë se në njërën anë Kosova ka një qeveri që nuk ka vota të mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës dhe varet nga partitë opozitare, ndërsa nga ana tjetër, mund të arrihet një marrëveshje e re midis qeverisë aktuale dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila është në opozitë, për zgjedhjen e një presidenti të ri.

Ai thotë se publikimi i aktakuzës kundër Thaçit dhe Veselit pa u konfirmuar nga Prokurori i Specializuar, paraqet ndryshim të rregullave dhe është drejtësi selektive, ngase emrat e të akuzuarve të tjerë për të njëjtat krime të supozuara, nuk janë publikuar.

“Në anën tjetër, për dyshimet e ngritura nga njoftimi i Prokurorisë, se ka pasur pengesë në punën e Prokurorisë apo Gjykatës nga presidenti Thaçi dhe Veseli, kjo mund të vërtetohet lehtësisht nëse do të kishte vullnet nga këto dy figura të cilat tani janë subjekt i një aktakuze, qoftë t’i adresojnë në Gjykatën Speciale nëse mendojnë se të njëjtit nuk kanë bërë asnjë veprim që mund ta pengojë punën e gjykatës dhe prokurori ua ka shkelur të drejtat dhe liritë e tyre themelore”, shton ai.

Aktakuza vetëm 3 ditë para takimit në Washington ngre dyshime “nëse ishte e gjitha një rastësi”

Në të njëjtën kohë, profesori i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Mazllum Baraliu, vlerëson se botimi i aktakuzës së pakonfirmuar është një veprim i çuditshëm i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për krime lufte, e cila, sipas tij, është me ngjyra politike dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës.

Në një deklaratë për AA, ai shprehet se ky veprim është i pashembullt dhe i padrejtë.

“Këto pretendime politike se dikush ka ndikuar, aq më tepër në një njoftim që është në fakt një akt joformal i parëndësishëm publik për të penguar gjithsesi procesin negociator. Përmendja e këtyre elementeve dhe përmendja e njerëzve kinse të pretenduar se janë vrarë, dhunuar, zhdukur e të tjera, në një lajmërim publik që është në fakt akti më i thjeshtë administrativ i një gjykate dhe jo-procedural dhe jo-juridik është e pashembullt, është e çuditshme më së paku. Dhe, do të thosha madje e papranueshme për një gjykatë e rangut çfarë pretendon të jetë ajo”, thotë Baraliu.

Ajo që është e ditur, thotë Baraliu, është se në bazë të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), BE ishte e autorizuar të zhvillojë dialogun për zgjidhjen e çështjeve teknike dhe ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), por sipas tij, nuk ka pasur koordinim midis tyre.

“Fatkeqësisht ka pasur mosmarrëveshje midis qendrave vendimmarrëse ndërmjet BE-së dhe SHBA-së me një administratë të Trumpit që për shumëçka është jokonvencionale, jo specifike dhe me karakteristika të veçuara nga administratat e mëhershme tradicionale. Pra, sigurisht që është një prej faktorëve dhe problemeve që ka mundur të jetë interferues qoftë edhe në mënyrë automatike dashur pa dashur, sepse nuk ka pasur koordinim. Këto dy-tri vitet e fundit është e qartë që edhe vetë në BE nuk kishte koordinim në politikën e saj të jashtme”, shton profesori universitar.

Miftaraj beson gjithashtu se deklarata e Prokurorit të Specializuar për aktakuzat vetëm 3 ditë para takimit të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, në Washington, midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, ngre dyshime “nëse ishte e gjitha një rastësi”.

Sipas tij, politika duhet të ndahet nga gjyqësori, ndërsa nëse Gjykata Speciale për krime lufte nuk tregon se puna e saj nuk është e lidhur me proceset politike, pavarësia dhe paanshmëria e saj në realizimin e mandatit të saj do të vihet në dyshim.

“Aktakuza në fjalë do të konfirmohet ose refuzohet deri më 24 tetor”

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), thotë Miftaraj, se u bë për mbrojtjen e popullit shqiptar dhe me qëllimin çlirimin e vendit nga okupatori i cili kreu dhunë sistematike dhe vrasje. Në të njëjtën kohë, shton ai, në çdo luftë mund të ketë persona të cilët nuk zbatojnë rregullat e luftës, por në këtë rast duhet të presim për konfirmimin eventual të aktakuzës dhe gjykimit.

Miftaraj thekson se përkundër faktit se këto aktakuza e dëmtojnë Kosovës, në planin afatgjatë, “është në interes të bashkësisë ndërkombëtare, produkti i së cilës është Kosova, të sqarojë vrasjet që ndodhën në Kosovë nga disa individë”.

Ai sqaron se nëse Gjykata Speciale nuk kërkon një afat shtesë, aktakuza në fjalë do të konfirmohet ose refuzohet deri më 24 tetor të këtij viti, më së voni. Ndërsa, në rast të konfirmimit të aktakuzës, të akuzuarit kanë të drejtë të kundërshtojnë, por nëse aktakuza konfirmohet edhe pas ankesës, fillon gjykimi. Po ashtu, sipas Miftarajt, nuk është e nevojshme që personat e akuzuar të mbahen në paraburgim, duke marrë parasysh që masa e paraburgimit nuk është kërkuar as në këtë fazë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) aktakuzë ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen “për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura” më 24 qershor të këtij viti.

Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë, sipas këtij institucioni, janë “penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, ndërsa këto krime sipas të njëjtit institucion, përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë të tyre.

Drelaj- 28-10-1998- Shtabi Rajonal – “RUGOVA” Nga Tahir Cukaj

Dita më e lumtur për Rugovën dhe rugovasit, ku po këtë ditë tërhiqen policia dhe ushtria serbe nga fshati Shtupeq i Madh dhe fillon një frymë e re për një organizim të mirëfillt në Rugovë! Dhe, po në ketë ditë vie kontigjeni i parë më ndihma humanitare nga Bajram Ramë Xhemajli i cili deshmohet më guximin e tij intelektual prej një veprimtari dhe patrioti të shquar kelmendas! Për hir të respektit dhe kontributit të tij , për herë të parë po e postoj ketë foto , pasi që më ra në dorë më shumë vonësë! Në kohën kur zihej e pêrzihej fjala më gjak dhe varre , dhe mirreshin jetra njerëzish nga ushtria serbe , veprimtari Bajram Kelmendi merr vendim të sakrifikohet, po qe nevoja dhe niset drejt istikameve dhe shtigjeve të luftës për ti sjellur bukë dhe veshmbathje popullsisë se Rugovës dhe refugjatëve të cilët ishin të strehuar aso kohe në Rugovë! Në kohen kur Kosova përshkohej në flakë dhe mbi sofer dhe eshtrat e shqiptarve manovronte tenku më njësitet militare burrat e Rugovës ishin në kembë dhe në gjendje gatishmerie për ti ardhur në ndihmë , qoftë më pushkë qoftë më sofer të shtruar. Kjo ditë ishte ditë e shumëfisht më gëzime sepse patem fatin të njoftohemi më rrjedhat e luftës që zhvilloheshin në Rrafshin e Dukagjinit dhe të Kosovës, pastaj u takuam me disa veprimtar që ishin të kyqur në shoqata të ndryshme dhe mbi supe ndienin dhimbjen e popullit që kishte përfshi lufta! Në shoqerimin e Bajram Kelmendit në mesin e tyre ishte edhe miku dhe shoku im Haxhi Iberdemaj i cili ishte një veprimtar i shquar që nga ditet e para! Bajram Kelmendi, unë në emrin tim dhe të bashkluftetarit tim Sokol Muriqi dua të iu shprehi respektin tim për kontributin e dhenë gjatë luftës në Krahinen e Rugovës! Ndihma e jote ishte e vetmja shpresë për ta jetuar jeten popullata e Rugovës , dhe Ju jeni njeriu i parë që na u gjetet në ditet më të veshtira të jetës!

Latumira e kompozitorit të madh: Unë, ENNIO MORRICONE, kam vdekur

«Io, ENNIO MORRICONE sono morto. Lo annuncio così a tutti gli amici che mi sono stati sempre vicino e anche a quelli un po’ lontani che saluto con grande affetto. Impossibile nominarli tutti. Ma un ricordo particolare è per Peppuccio e Roberta , amici fraterni molto presenti in questi ultimi anni della nostra vita. C’è una sola ragione che mi spinge a salutare tutti così e ad avere un funerale in forma privata : non voglio disturbare. Saluto con tanto affetto Ines, Laura, Sara, Enzo e Norbert, per aver condiviso con me e la mia famiglia gran parte della mia vita. Voglio ricordare con amore le mie sorelle Adriana, Maria, Franca e i loro cari e far sapere loro quanto gli ho voluto bene. Un saluto pieno, intenso e profondo ai miei figli Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, mia nuora Monica, e ai miei nipoti Francesca, Valentina, Francesco e Luca. Spero che comprendano quanto li ho amati. Per ultima Maria (ma non ultima) . A lei rinnovo l’amore straordinario che ci ha tenuto insieme e che mi dispiace abbandonare. A Lei il più doloroso addio».

«Unë, ENNIO MORRICONE, kam vdekur. Kështu unë ua bëj të ditur të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg dhe i përshëndes me shumë dashuri. E pamundur për t’i përmendur të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio dhe Roberta, miq vëllazërorë shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë. Ekziston vetëm një arsye që më shtyn të përshëndes të gjithë kështu dhe të bëj një funeral privat: Unë nuk dua të shqetësoj askënd. Unë përshëndes ngrohtësisht Ines, Laura, Sara, Enzo dhe Norbert, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës time me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj motrat e mia Adriana, Maria, Franca dhe njerëzit e tyre me dashuri dhe t’i njoftoj ata se sa i dua shumë. Një përshëndetje e plotë, intensive dhe e thellë për fëmijët e mi Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen time Monica dhe nipërit e mbesat e mia Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca. Shpresoj që ata të kuptojnë se sa i doja shumë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme (Maria). Asaj ia ripërsëris dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur së bashku dhe që më vjen keq ta braktis. Asaj lamtumirën më të dhimbshme ». eb

 

 

Camaj dhe Koliqi agjentë të shumëfishtë?! Apo Tare një konspiracionist manipulator? – Nga Ermal Mulosmani

Në blogun letrar “Peizazhe të fjalës” sot u publikua një material mjaft voluminoz me dokumenta arkivore dhe plot arsyetime nëntekstuale që përpiqeshin të implikonin dy nga emrat më të njohur të botës letrare të diasporës antikomuniste, Martin Camajn dhe Ernest Koliqin.

Autori i këtij studimi, Auron Tare, kishte zgjedhur një titull mjaft provokativ, “Mite të rremë”,  a thua që pas këtij publikimi miti i tyre si letrarë dhe atdhetarë do të zhbëhej.

Shkrimi merrte shkak nga një aktivitet i përbashkët i dy Ministrive  të Kulturës, të Shqipërisë dhe Kosovës, tre vite të shkuara, që promovonte Camajn dhe Koliqin si dy kalorës të mohuar të letrave shqipe. Xhelozia e pafshehur për një aktivitet të tillë, duket e nxiti studiuesin Auron Tare për të gërmuar në arkivë e për të “zhbërë” sa të jetë e mundur mitin e tyre, për të diskretituar aktivitetin e dikastereve më të larta kulturore shqiptare.

Me një gjuhë sa ironike aq edhe kontradiktore  ai fillon studimin me konstatimin:

“E sa për lëmin e letërsisë më mungon kompetenca për t’i gjykuar këta “shqytarë kalorsiakë”, shpresoj që me analizën e mëposhtëme lexuesit të krijojnë një ide të qartë për “Mitet e rreme” që promovohen dhe lartësohen nga Ministritë tona të Kulturës”.

Ky ishte edhe paragrafi kryesor i shkrimit në fakt.

Autori shpërfaq inkompetencën për të gjykuar letërsinë e tyre dhe i quan në mënyrë kontradiktiore “Mite të rreme”! Si qenkan të rreme kur ti sapo thua që nuk kam kompetencë për letërsinë? A janë të famshëm si letrarë këta dy “shqytarë kalorsiakë”? A do ishin të famshëm fjala vjen po të ishin zejtarë apo hamenj? Sigurisht që jo! Atëherë përse i ka hyrë autori zgëqeve të arkivave të Sigurimit?

Me këtë paragraf, autori padashje shfaq qëndrim personal ndaj shkrimtarëve, ai premton “demaskimin publik përpara popullit” . Mendova që një inkompetent letrar siç e shpall veten zoti Tare, do të ketë zbuluar që vepra letrare e Camajt dhe e Koliqit do të jetë plagjiaturë e ndonjë shkrimtari tjetër. Vetëm kjo gjë mund të vinte në diskutim mitin e tyre.

Por jo. Tare nuk vinte në diskutim aspak letërsinë ai merrej me jetën personale të shkrimtarëve.

Për këtë qëllim, Tare vijon hulumtimin dhe publikimin duke filluar nga arkiva e dashur e Sigurimit të Shtetit e deri në dokumente të deklasifikuara të CIA-s dhe agjenturave të tjera. Bie në sy zelli për të nxjerrë konkluzione nga veprime apo mosveprime,  për të bërë deduksione që kompromentojnë Camajn.

Për çdo veprim të shkrimtarit, “studiuesi” hedh dyshime duke përdorur dokumenta të tërthorta që nuk provojnë asgjë. Ai arrin të diskutojë edhe mundësinë ekonomike të pushimeve për studentin e ri në një resort malor në vitin 1951. Megjithëse pak më lart, vetë Tare, kishte shpjeguar që në atë kohë Camaj ishte dashuruar me Nina Bogdanovitch, vajzën e ish Nënkryetarit të Bashkisë së Beogradit (një arsye e forte ku mund të justifikoheshin shpenzimet e pushimeve), “studiuesi i paanshëm”e harron këtë fakt.

I vetmi dokument që implikon Martin Camajn në publikimin e Tares është nënshkrimi i tij në Maj të 1948-ës për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit.  Ai u burgos më 5 Maj 1948 pasi dyshohej “për lidhje me një bandë të arratisurish pro-jugosllavë” dhe u lirua me datën 10 Maj të atij viti, pasi firmosi bashkëpunimin me Sigurimin. Pra ndenji në burg vetëm 5 ditë. Gjatë periudhës së burgimit ai jep deponime kundër disa mësuesve të tij fretër-jezuitë që ishin pushkatuar ndërkohë nga regjimi komunist.

Katër muaj më vonë Camaj arratiset nga Shqipëria në Jugosllavi. Studiuesi nuk sjell asnjë provë të bashkëpunimit me Sigurimin gjatë periudhës Maj-Shtator 1948 apo edhe më vonë. Gjithçka sillet si provë nga ky moment e në vijim është tendencioze, keqdashëse dhe e pavërtetueshme.

Më shumë se kudo vihet re kjo tendencë në interpretimin që i bëhet letrës së Camajt për Lazër Sheldinë në Romë. Kjo letër, e nisur nga  Camaj prej postës së Vjenës më 1956 (i trembur se posta e Beogradit kontrollohej nga agjentura jugosllave) tregon një student të frikësuar, të trishtuar dhe në panik për ekzistencën e tij. Në letrën e publikuar, ndërmjet të tjerash, thuhet :

“ NJë person i rëndësishëm ka dhënë urdhër të mos botohen shkrimet e mia dhe të më ndalohet puna në Universitetin e Beogradit të cilin e fitova me aftësinë time. Jam në një gjendje të rëndë ekonomike. U interesova për të mësuar për të gjitha këto dhe njerëzit thonë që Camaj dëmton rininë me punën e tij nacionaliste dhe irredentiste. Unë kam pasë mbrojtës ekselentë por tanii më thonë Tani je vetëm. Kam frikë se do më kthejnë në Shqipëri ashtu siç bënë me Selman Rizën apo intelektualë të tjerë. Prandaj, nëse mendon sado pak për mua, mundohu të më nxjerrësh jashtë këtij vendi”.

Çdo njeri normal kupton panikun për rrezikun që i kanoset letrarit të ri. Ai po jeton në një ambient ku me sot me nesër mund të kthehej në Shqipëri dhe mund t’i rrezikohej jeta pa le karriera letrare…

Mirëpo Tare sheh gjëra të tjera, të errëta. Me arsyetimin e tij “të përseve” dhe “sepseve” pa asnjë dokument të drejtpërdrejtë, ai konkludon:

“Dyshimi se Mërgata shqiptare ishte depërtuar nga Sigurimi Shqiptar e bënte të domosdoshme depërtimin e agjentëve amerikanë edhe në Bllokun Indipendent për të kontrolluar çdo hap të saj. Për të njëjtat arsye, edhe jugosllavët që ishin të angazhuar në operacionet anti Hoxha kërkonin të depërtonin në Komitetin “Shqipëria e Lirë” por edhe Bllokun Indipendent që mbronte politikën italiane për Shqipërinë!

Kjo si logjikë do të linte pa fjalë edhe Kastriot Myftarajn, aftësitë e të cilit për konspiracion janë të mirënjohura. Pra UDB-ja po çonte në Itali një rekrut për të depërtuar në Komitetin “Shqipëria e Lirë”!

Një analizë kaq pa bazë e kaq tendencioze nuk kisha lexuar ndonjëherë.

Si përfundim, mendoj se aktiviteti i Ministrisë së Kulturës që promovon letrarët më të shquar të diasporës ka qenë për çdo lavdërim. E shkrimi haluçinant, i pabazë i Tares shpreh mendësinë e historianëve të komunizmit sipas të cilëve “lufta ndaj komunizmit në Shqipëri është luftë ndaj Shqipërisë”.

Nuk është se jam njohës apo simpatizues i madh veprës së Camajt apo Koliqit por analiza e  Tares më shumë se për shkrimtarët flet për autorin e saj.

“Rrethi i Kujtesës” dhe eksperimenti me Bledarët – jetimë… -Nga Ilir Çumani

 

Pas  protestës të së shtunës nga opozita, për dreq se ç’mu kujtua subjekti i një filmi shqiptar me titull: “Rrethit i Kujtesës”. Ngjarjet në atë film, zhvillohen në një spital ushtarak gjerman, në Shqipërinë e pushtuar prej tyre në vitet 1943 – 1944.  Komanda gjermane, në bashkëpunim me ekspertët psikiatër të atij spitali, eksperimentonte për studime mjekësore e shkencore tortura nga më çnjerëzore mbi robërit e luftës, (partizanët). Ata, kryenin prova laboratorike me krime monstruoze mbi ta, të cilët i izolonin nëpër vënde të ngushta, duke i  inkasuar në dhomëza të vogla metalike e të mbyllura hermetikisht, duke lejuar vetëm qarkullimin e oksigjenit me anën e ca tubave të holla që bënin të mundur mbijetesën e personave që përdoreshin si kavie eksperimentale, me synimin për të parë rezultatet e këtyre eksperimenteve.

Aty, i mbanin njerëzit me orë të tëra, nën efektet e llahtarshme të ndriçimit me prozhektorë  e drita tejet të fuqishëm, me zhurma të forta sirenash dhe të akustikës, ashtu sikurse edhe i vinin në gjumë me inxheksion, për ti marrë gjakun e trupit përmes rrugëve intravenoze, të cilin e përdornin si transfuzion për rikuperimin ushtarëve dhe oficerëve gjerman të plagosur brenda atij spitali.  Mes tyre, ishte edhe një ish partizane, që në film e kishte emrin Margarita Begolli, rolin kryesor të së cilës e luan me mjeshtëri aktorja e mirënjohur e kinemasë shqiptare, Marjeta Ljarja. Qëllimi i eksperimentit “mjekësor”, sipas mjekëve ushtarak gjerman, ishte të arrinin  rezultate konkrete nga një studim që ata kishin bërë, ku pacientes ti fshihej  përgjithmonë kujtesa. Pra, personi që i nënështrohej këtij eksperimenti monstruoz, të mos mbante mend asgjë nga e kaluara. Përse e solla si shembull këtë rast…? Para disa muajsh, policia ushtroi një kontroll të paligjshëm në mesnatë, në banesën e një familjeje ku ndodheshin të vetëm në shtëpi atë e bir. Kontrolli ishte i paligjshëm, sepse rasti nuk ishte në flagrancë.

Arsyeja i këtij kontrolli ishte ndalimi i tyre, për shkak se ata kishin marrë pjesë në  mënyrë të paligjshme në një prej protestave që organizonte opozita e bashkuar. Atë e bir, u mbajtën të ndaluar disa ditë në polici, dhe më pas u liruan. Por ç’farë ndodhi më pas kur ata u liruan nga policia…!? Komshijntë dhe banorët e lagjes, kishin vënë re ndryshime të dukshme në sjelljen dhe veprimet e tyre. Dikur, ata shoqëroheshin gjithmonë bashkë, nuk ndaheshin asnjëherë nga njëri tjetri. Bashkë punonin, bashkë i bënin blerjet në shitore, bashkë dilnin në shëtitje, ndonjëherë, bashkë udhëtonin e shkonin për në plazh në muajt e verës… Pra, me një fjalë,  i shikoje të qëndronin bashkë gjithmonë. Pas vdekjes të nënës së djalit të mbetur jetim, babë e bir ishin lidhur aq shumë me njëri tjetrin, sa nuk i shikoje asnjëherë të ndarë, kudo ata shkonin. Në lagje, njihen si njerëz të qetë, të mbarë e të sjellshëm, madje shembullor dhe të respektuar, që bëjnë një jetë të ndershme por të vështirë, për shkak të të ardhurave të pakta dhe kushteve jo të mira ekonomike. Ndaj për të gjitha këto arsye, ata gëzojnë respektin dhe dashurinë e të gjithë banorëve. Mirëpo, për çfarë përshkrova më sipër, lidhur me këtë marëdhënie atë e bir, sot, kjo marëdhënie ka ndryshuar. Që nga koha kur ata u liruan pas ndalimit ku u mbajtën disa ditë në polici, sot, nuk i shikon më në asnjë rast të vetëm që të qëndrojnë bashkë, ashtu si më parë. Madje, edhe kur dalin në oborrin e pallatit  e në rrugicat e lagjes, nuk i shikon asnjëherë pranë njëri tjetrit, ashtu si dikur… Disa metra përpara ecën babai, e, pas tij, disa metra i qëndron i biri, duke e ndjekur pas, dhe kështu anasjelltas ditën tjetër.

Kohët e fundit, banorët e lagjes kanë vënë re diçka ndryshe në sjelljen e tyre. Kanë vënë re se, kur ata dalin nga banesa e tyre, i pari tani qëndron gjithmonë i biri, duke lënë pas vetes, disa metra larg të atin, i cili e ndjek pas. Me këtë sjellje, i biri demonstron superioritetin dhe mbase një lloj “pushteti” që ka ndaj të atit. Kjo lloj sjellje e ndryshuar në një marëdhënie atë e bir, çuditërisht më risolli në vëmëndje sërish episodin e filmit “Rethi i Kujtesës”, duke i bërë vetes pyetjen se: çfarë ka ndodhur në këtë rast, çfarë e ka ndryshuar këtë marëdhënie mes babait dhe djalit jetim…!? A ka ndikuar ndonjë faktor i jashtëm që mund të konsiderohet si “eksperiment” i aplikuar mbi ta dhe që ka sjellë këto ndryshime të dukshme të sjelljes dhe  deforimit në psiqikën e tyre….!?  Në protestën e opozitës të së shtunës, mes shumë të ndaluarve protestues, policia e shtetit ka ndaluar edhe një djalë të ri, i rritur jetim. Ai quhet Bledar Dule.

Bledari, është ndaluar nga policia e shtetit duke shitur lule me karrocën e tij, pasi bulevardi ishte zbrazur nga protestuesit. Ai ka qenë aty, jo si gjithë të tjerët për të protestuar, por për të shfrytëzuar mundësinë e shitjes së luleve tek njerëzit që ishin mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar. Pra, ka dalë për të nxjerrë bukën e gojës. Ai djalë, në mënyrë instiktive dhe krejt aksidentale është “përfshirë” në një protestë krejtësisht paqësore, duke shitur lule për qytetarë të ndryshëm kalimtarë, pse jo edhe për protestuesit, (nuk ka protestë më paqësore duke shitur lule…!). Bledar Dule është një person nevojtar, një hallexhi, që, më shumë se askush tjetër, nuk ka asnjë interes për të ditur qëllimin e atij tubimi madhështor që organizonte opozita e bashkuar, ngase ai është një person me aftësi të kufizuara, me një proces të vonë të të menduarit, të vepruarit, të perceptuarit dhe të kuptuarit të gjërave. Dikur, ai është rritur jetim në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, i braktisur që kur ishte foshnjë. Bledari, dhe shumë bledarë jetimë tashmë në Shqipërinë e mjerë dhe të frikshme JETIME, sot është një ish fëmijë i abuzuar, i keqtrajtuar që në embrion, që kur ka lindur dhe është braktisur nga ata që e sollën në jetë. Ai është i pambrojtur, i pambështetur dhe i pambuluar nga politikat sociale të shtetit. I pa trajtuar asnjëherë siç duhen trajtuar, ndihmuar dhe përkrahur jetimët, ashtu siç edhe trajtohen në çdo vend të botës së qytetëruar, me humanizëm, me dinjitet, në një shtet social dhe ligjor, funksional dhe  demokratik. Por, çfarë ka ndodhur dhe po ndodh sot me Bledarin dhe shumë bledarë jetimë në vendin tonë…!?

Ka ndodhur një eksperiment kriminal me natyrë të pastër genocidiste, si ajo që po shohim çdo ditë në Tiranë dhe në të gjitha sheshet e Shqipërisë, ku, me të drejtë shumica e njerëzve protestojnë për varfërinë, korrupsionin shtetëror dhe administrativ, drogën, krimin e organizuar, shitblerjen e votave, nepotizimin, klientelizmin qeveritar, papunësinë, varfërinë, mjerimin, padrejtësinë sociale. Protestohet në një  shtet – policor që drejtohet nga një gjeneral  pa spaleta, i cili  kapet gafil faqe mediave ndërkombëtare me Lëndë Helmuese Luftarake (LHL), duke i’a hedhur popullit të pafajshëm protestues, (vallë a ka lidhje (LHL) – ja e ministrit Lleshi me eksprimentet e mësipërme…!?).  Me Bledarin dhe bledarët jetimë, shteti i sotëm i  (LHL) – ve ka aplikuar dhe eksperimentuar metoda të paligjshme dhe antihumane, praktika represive ndaj pjesës më të dobët të shoqërisë, duke i nxjerrë këta jetimë jashtë sistemit shoqëror ku ata bëjnë pjesë, duke i konsideruar si pjesë e tepërt të shoqërisë, si pjesë bezdisëse për një klasë politike luksokrate, kryeneçe e fodulle, arrogante e të papërgjegjshshme, të korruptuar dhe aspak të ndjeshme. Ngase sot, edhe pse qeverisë  një forcë e majtë politike, kemi në krye një qeveri që nuk ka lidhje me të varfërit dhe të pamundurit, e cila bezdiset prej tyre dhe i urren ata, sepse ajo ka kohë që e ka humbur busullën e kohezionit social. Jetimi Bledar Dule, sot është viktima më autentike që akuzon me forcën e dhimbjes së Migjenit, ngase ai dhe shumë bledarët jetimë, përmes keqqeverisjes dhe arrogancës shtetërore, janë përdorë e keqërdorë si kavie eksperimetale nga një pushtet kriminal, të cilit, mjerisht  i është nënshtruar në mënyrë të pavullnetshme dhe të pavetëdijshme, përmes eksperimeteve të pafund që kanë të bëjnë me politika dhe praktika të mohimit të së drejtës për të jetuar në kushte jo normale.

Jetimi Bledar Dule, që në momentin kur lindi i braktisur nga prindërit dhe i është dorëzuar për edukim e mirërritje institucioneve shtetërore, ai kurrë nuk e ka  patur aksesin e duhur për t’u trajtuar me përkujdesjen dhe vëmendjen e duhur, për një edukim të shëndetshëm, për të marrë të gjitha shërbimet e nevojshme cilësore nga stafet multidisplinare në qendrat rezidenciale shtetërore  ku ai është rritur. Për këtë, flet fakti se sot, ai është një person i pashkolluar mirë, i parehabilituar,  me probleme të theksuara dhe qartësisht të dallueshme të aspektit frenues në procesin psikomotor të të menduarit dhe të vepruarit,  edhe pse është një person mjaft paqësor, shumë i qetë dhe aspak problematik. Por sot, ai është viktima më e pafajshme që jeton në një vend pa shtet, pa institucione, pa humanizëm dhe pa dinjitet. Sepse ato kanë kohë që nuk ekzistojnë. Jetimi Bledar Dule, sot është i papunë, i pastrehë, pa asnjë ndihmë ekonomike, dhe jeton jashtë vëmendjes së strukturave përgjegjëse shtetërore të cilat, qysh në krye të herës e kanë braktisur, e kanë neglizhuar sikur ai të mos ketë ekzistuar asnjëherë në këtë vend.

Para dy vjetësh, ai dhe 40 të rinj e familjarë jetimë, që dikur strehoheshin prej vitesh që nga fëmijëria në konviktin e shkollës së mesme të Hoteleri Turizimit në kryeqytet, janë nxjerrë me dhunë në rrugë të madhe nga policia e Bashkisë së Tiranës, duke i lënë përgjithmonë të pastrehë dhe në mëshirë të fatit. Atyre u hoqën edhe ndihmën ekonomike prej 20 dollarësh në muaj si të papunë e të pastrehë. Një pjesë prej këtyre jetimëve, përfshi edhe Bledarin, kanë mjaft probleme shëndetësore, e në këto rrethana, duke mos gjetur asnjë rrugëzgjidhje, u larguan përgjithmonë dhe e braktisën vendin si azilkërkues në Francë. Vetëm për këto arsye, ky vend i qytetërimit perëndimor  u hapi portat duke treguar humanizëm,  i strehoi dhe i ka pranuar si azilkërkues ekonomik këta të rinj jetim, duke treguar nga ana tjetër Shqipërinë me gisht tek partnerët “euroskeptikë” në parlamentin evropian, si një vend që shkel në mënyrë hapur dhe flagrante një nga të Drejtat Themelore për Njeriun: të drejtën për të jetuar, të drejtën e JETËS…! Por ç’ndodhi me jetimin Bledar Dule…!?

Duke qenë se sot, ai është një person me aftësi ndryshe nga vërsnikët e tjerë jetim, është krejt i pa zot për të vepruar dhe për të ngritur zërin e protestës, rrjedhimisht është edhe i paaftë për tu orientuar e për të bërë atë që bënë jetimët e tjerë, të largohet njëherë e përgjithmonë nga vendi që i mohon dinjitetin e jetës dhe nuk i ofron asnjë mundësi. Në këto rrethana, ai është një person rrisku për tu margjinalizuar, jo vetëm për të rënë pre e situatave të papritura nga krimi i rrugës me të cilin ai përballet çdo orë e çast, por është i kërcënuar për t’u “eksperimentuar” nga fenomenet që sipërpërmendëm,  ashtu edhe nga dhuna e policisë së shtetit që drejton gjenerali i (LHL) – ve, z. Sandër Lleshi. Ndryshe nga jetimët e tjerë që shkuan në Francë, jetimi Bledar Dule nuk di të bëj asnjë hap pas dhe asnjë hap para. Ai qëndron në një vend, aty ku e kanë lënë abuzuesit e tij permanent, sepse ngjason si dy pika uji me personazhin e filmit “Rrethi i Kujtesës”. Ai, ashtu si edhe Margarita Begolli në film, Bledari ka të njëjtin fat tragjik: nuk di çfarë është bërë me të, si kanë abuzuar në mënyrë sistematike mbi të institucionet tona, ngase nuk mban mend asgjë nga e  shkuara e tij. Dy vjet më parë, në qytetin e Sarandës u gjet i vdekur jetimi Leonard Arapi,  i cili jetonte si endacak rrugëve, i braktisur nga shteti prej vite e vite me radhë. Në qytetin e Korçës, një tjetër jetim i quajtur  Mirash Zefi, dergjet sot në shtrat i paralizuar, jashtë çdo vëmendje dhe pa asnjë mbështetje, pa asnjë përkrahje nga pushteti lokal.

Sot në Shqipëri, janë 31.000 fëmijë jetim që ndodhen jashtë vëmendjes së strukturave të mbrojtjes dhe përkujdesjes sociale. Janë me qindra djem e vajza jetimë në të gjithë vendin që sot po vuajnë dramën e tyre qysh nga koha kur erdhën në jetë dhe nuk po mund të gjejnë prehje në Atdheun e tyre JETIM!  Rastet i kemi përditë në të gjitha mediat, në programet e tyre ku transmetohen pafund fushata sensibilizuese për ndihmë e solidariteti ndaj tyre, a thua se jetojmë në xhungël, në një Republikë pa shtet, pa institucione. Pak ditë më parë, policia e shtetit, gjatë një proteste, ngriti një alibi përmes operacioneve të saj duke viktimizuar një jetim të pafajshëm, për ta skeduar rastin si “histori suksesi” në axhendën e saj operacionale kundër krimit dhe ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues.

Ndërkohë, qeveria e Kryeministrit Rama krihet e kapardiset, jetimët e vendit tonë përbuzen, neglizohen, përjashtohen,  dhunohen, keqtrajtohen dhe përdoren si “kavie eksperimentale” në birucat e  policisë të gjeneral Lleshit  në “Shqipërisë  që Duam….!”.

Amerika feston pavarësinë. A janë ndarjet pjesë e ADN-së së saj?

Dora Mekouar

Amerikanët e festojnë Ditën e Pavarësisë në një kohë të trazuar.

Ndërsa shumë njerëz debatojnë nëse duhet apo jo të mbajnë maska në publik, pandemia e COVID-19 po rritet në shumicën e shteteve amerikane. Protestuesit e zemëruar me moton “Black Lives Matter” kanë dalë në rrugët e qyteteve pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në arrest policor.

Një rekord prej 42.6 milion njerëzish kanë paraqitur kërkesa për pagesë papunësie gjatë pandemisë. Ndarjet politike ekzistuese që u thelluan më tej me zgjedhjen Presidentit Donald Trump në vitin 2016, vazhdojnë të shfaqen me forcë në vitin e fundit të mandatit të tij 4-vjeçar.

Por Shtetet e Bashkuara janë përballur me trazira, pasiguri dhe përçarje të mëdha edhe më parë. Madje, edhe në periudha të qeta, grindjet kanë vazhduar të ziejnë nën sipërfaqe, thotë sociologu Todd Gitlin i Universitetit Columbia.

Miti i unitetit

“Amerika gjithmonë ka qenë e ndarë. Mendoj se ideja që ne jemi një vend i bashkuar është një mit… Kredot e amerikane janë kontestuar qysh nga fillimi. Më gjeni një moment në histori, kur nuk kemi qenë qenë thellësisht të ndarë,” thotë Gitlin.

Në historinë e saj 244-vjeçare, SHBA ka kaluar nëpër përçarje të thella midis partive të saj politike, rreth industrializimit, Luftës Civile, imigrimin në fund të viteve 1800, votimin e grave, për çështjen nëse duhej hyrë në luftën e parë dhe të dytë botërore, për të drejtat civile dhe protestat kundër luftës në vitet 1960, të drejtat e homoseksualëve, të drejtat e abortit dhe shumë beteja të tjera.

“Kur nuk kemi qenë ndonjëherë thellësisht të ndarë?” pyet Gitlin.

Njëra arsye për këto përçarje mund të gjendet në vetë themelet e Amerikës, një bashkësi njerëzish që nuk ndajnë një histori të përbashkët sa i përket origjinës së tyre.

“Ne thjesht nuk jemi një vend i zakonshëm, i bazuar mbi marrëveshjen rreth një historie kombëtare apo një konsensusi kombëtar që zakonisht mbështeten tek një origjinë e vetme kombëtare,” thotë Gitlin. “Ajo që e bashkon Amerikën është një doktrinë ideologjike. Është një deklaratë bindjesh, jo deklaratë identitetesh.”

Bindje të përbashkëta

Identiteti i Amerikës vjen përmes bindjeve të përbashkëta, të sanksionuara në Deklaratën e Pavarësisë, e cila festohet në 4 korrik. Prandaj, shfrytëzimi i ditës së festës nga njerëz të ndryshëm për të shprehur protestëne tyre nuk është diçka e pazakontë.

“Njerëzit që janë ndjerë të shtypur, apo të përjashtuar nga ëndrra amerikane, gjithmonë e kanë përdorur 4 korrikun si një rast për t’u shprehur se ata janë pjesë e këtij vendi, për të kërkuar lirinë dhe barazinë me të tjerët,” thotë Timothy Shannon, profesor i historisë në Kolegjin Gettysburg.

Në korrik 1848, në Amerikë filloi lëvizja për të drejtat e grave me hartimin e një deklarate të formuluar sipas modelit të Deklaratës së Pavarësisë. Gjithashtu, para se Amerika të kishte një festë të quajtur Dita e Punës, 4 korriku pati rëndësi thelbësore për lëvizjen sindikaliste. Më 5 korrik 1852, Frederick Douglass mbajti fjalimin e tij të famshëm me titull: “Çfarë është 4 korriku për një skllav?”

Idelaet e themeluesve të Amerikës

Frederick Douglass, ish skllav i liruar, u bë një nga folësit më të zjarrtë kundër skllavërisë në Jugun amerikan.

A bronze statue of abolitionist Frederick Douglass is seen during a private viewing ahead of its unveiling at the Maryland State House, Monday, February 10, 2020, in Annapolis.

A bronze statue of abolitionist Frederick Douglass is seen during a private viewing ahead of its unveiling at the Maryland State House, Monday, February 10, 2020, in Annapolis.

Duke ngritur lart idealet e lirisë së themeluesve të vendit, ai e vuri gishtin te hipokrizia e idealeve të tyre për shkak të ekzistencës së skllavërisë.

“A janë shtrirë deri tek ne parimet e mëdha të lirisë politike dhe drejtësisë natyrore, të mishëruara në atë Deklaratë të Pavarësisë?” pyeste Douglass.

Për disa vëzhgues, protestat e tanishme të lëvizjes “Black Lives Matter” kundër brutalitetit policor dhe padrejtësisë të kujtojnë trazirat e viteve 1960, kur njerëzit marshonin për të drejtat civile, të drejtat e grave dhe kundër luftës së Amerikës në Vietnam.

Një histori protestash

“Në vitet 1960, ne pamë protestuesit që marshonin nëpër rrugë dhe njerëzit që bojkotonin kompanitë raciste,” thotë Jamie Goodall, historian në Qendrën e Historisë Ushtarake në Uashington në një email dërguar Zërit të Amerikës.

“Sot, kemi protestues që dalin në rrugë dhe individë që zgjedhin të blejnë nga kompani me pronarë afrikano-amerikanë, duke bojkotuar kompanitë që kontribuojnë për kauza raciste dhe paragjykuese. Ne mund t’i shikojmë këto protesta si një shenjë të qëndresës amerikane. Ata po mbajnë lart pishtarin e paraardhësve të tyre, duke vazhduar luftën për liri dhe barazi,” thotë profesori.

US Protest

US Protest

Nga a e tij, Gitlin beson se Amerika është në mes të një tjetër krize ekzistenciale për të, e cila nisi në fillimin e viteve 1970 kur standardi i jetesës për shumicën e amerikanëve nisi të bjerë, ndërsa hendeku pasusor mes njerëzve u thellua.

Beteja për maskat

Beteja për të vënë apo jo maskë për të mbrojtur të tjerët nga përhapja e COVID-19s, në thelb ka të bëjë ndoshta me mënyrën se si amerikanët e shikojnë veten në një vend që po i bën njerëzit gjithnjë e më shumë të ndihen sikur duhet të zgjedhin këtë ose atë palë.

MINNEAPOLIS-POLICE/MEMORIAL

MINNEAPOLIS-POLICE/MEMORIAL

“A jemi individë të pavarur, të izoluar që e zgjedhin vetë jetën e tyre dhe që nuk kemi borxh ose përgjegjësi kolektive ndaj atyre që janë me më pak fat? Apo jemi aq të lidhur me njëri-tjetrin sa të kërkojmë një lloj përgjigjeje të koordinuar për vuajtjet e të tjerëve?” pyet Gitlin.

Drejt një bashkimi më të përsosur

Në një farë mënyre, 4 korriku i këtij viti, i shoqëruar nga probleme ekonomike, pandemia, politika e polarizuar dhe protestat kundër brutalitetit policor dhe për drejtësi sociale, i kujton Amerikës që edhe pse ajo nuk e ka përmbushur plotësisht premtimin e saj, përpjekjet për arritjen e këtyre idealeve vazhdojnë.

“Kjo është një farë kujtese e përvitshme se ky vend u themelua mbi një parim politik mjaft radikal: të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,” thotë Shannon.

“Padyshim, ky nuk ishte realiteti në vitin 1776, në një vend ku kishte skllavëri, në një vend ku grave u mohohej e drejta e votës. Por, si komb, neve na kërkohet t’i dalim zot atij ideali dhe të bëjmë sa kemi mundësi, brez pas brezi, për ta ruajtur dhe çuar përpara atë ideal barazie.”

Kriza e trefishtë që po trondit sot botën – Nga Joschka Fischer

Rrezikut që infektimet e reja të dalin jashtë kontrollit, dhe të përhapen edhe një herë në nivel global, duhet t’i shtohet edhe kriza e vazhdueshme ekonomike dhe sociale, dhe një përhapje e tensioneve gjeopolitike tashmë në përshkallëzim e sipër

Pandemia e Covid-19, po hyn në fazën e saj të dytë, teksa vendet po rihapin gradualisht ekonomitë e tyre, dhe po lehtësojnë, apo madje edhe po heqin masat e rrepta të distancimit social. Megjithatë, në mungesë të një terapie të efektshme, apo pasjes në dispozicion të një vaksine, rikthimi në “normalitet” do të jetë më shumë një aspiratë se sa një realitet.

Më keq akoma, ai rrezikon të shkaktojë një valë të dytë infektimesh në nivel lokal dhe rajonal, dhe ndoshta edhe në një shkallë shumë më të madhe. Është e vërtetë: vendimmarrësit politikë, punonjësit e kujdesit shëndetësor, shkencëtarët dhe publiku i gjerë kanë mësuar shumë nga përvoja e valës së parë.

Por ndonëse një valë e dytë infektimesh duket shumë e mundur, ajo do të sillet ndryshe nga e para. Në vend se një karantinë e re në shkallë të plotë, që zakonisht e ndal tërësisht jetën ekonomike dhe sociale të një vendi, këtë herë reagimi do të mbështetet kryesisht tek masat e rrepta por specifike të distancimit shoqëror, mbajtja e maskave në fytyrë, telekomunikimi, video-konferencat etj.

Por, në varësi të intensitetit të valës tjetër të Covid-19, mund të jenë ende të nevojshme karantinat lokale ose rajonale, sidomos në rastet më ekstreme. Ashtu si vala e parë e pandemisë, edhe faza tjetër e saj, do të përfshijë 3 kriza të njëkohshme.

Rrezikut që infektimet e reja të dalin jashtë kontrollit, dhe të përhapen edhe një herë në nivel global, duhet t’i shtohet edhe kriza e vazhdueshme ekonomike dhe sociale, dhe një përhapje e tensioneve gjeopolitike tashmë në përshkallëzim e sipër.

Ekonomia globale, gjendet tanimë në një recesion të thellë, që nuk do të tejkalohet shumë shpejt apo tepër lehtë. Dhe kjo, bashkë me pandeminë, do ta thellojë më tej rivalitetin intensiv Kinë-SHBA, sidomos gjatë muajve të fundit para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Dhe sikur ky kombinim trazirash shëndetësore, socio-ekonomike dhe gjeopolitike, të mos ishte mjaftueshëm destabilizues, nuk mund të shpërfillet në këtë mes edhe faktori Trump. Nëse presidenti amerikan Donald Trump do të fitonte një mandat të dytë 4-vjeçar, kaosi aktual global do të përshkallëzohej në mënyrë dramatike, ndërsa një fitore e rivalit të tij demokrat, Xho Bajden, do të sillte të paktën një stabilitet më të madh.

Rreziqet që vijnë nga zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA, vështirë se mund të ishin më të larta sesa kaq. Duke pasur parasysh krizat në rritje që ka sot bota, nuk është e tepërt të thuhet se njerëzimi po i afrohet një udhëkryqi historik.

Shkalla e plotë e recesionit ekonomik, nuk do të bëhet me siguri e dukshme deri në vjeshtë apo dimër, kur me shumë gjasa ajo do të përjetohet si një tronditje tjetër, pasi bota nuk është mësuar më me rënie të tilla dramatike. Si në rrafshin psikologjik, ashtu edhe në terma realë, ne jemi mësuar me rritjen e vazhdueshme ekonomike.

A do të jenë në gjendje vendet më të pasura në Perëndim dhe Azi, të përballen me një recesion të thellë, të shumë-përhapur, të gjatë apo edhe me një depresion ekonomik? Edhe nëse triliona dollarë fonde të dhëna në formën e shpenzimeve stimuluese, mund të duken si të mjaftueshme për të shmangur një kolaps të plotë, pyetja është se çfarë do të vijë më pas.

Në skenarin më të keq (që në fakt nuk është i pamundur), Trump rizgjidhet si president i SHBA-së, vala e dytë e pandemisë do jetë sërish globale, ekonomitë do të vazhdojnë të pësojnë rënie, dhe Lufta e re e Ftohtë në Azinë Lindore do të bëhet e “nxehtë”.

Por edhe nëse dikush nuk merr parasysh skenarin më të keq, kriza e trefishtë do të shkaktojë nisjen e një epokë të re, që do të kërkojë rindërtimin e sistemeve politike dhe ekonomike kombëtare, dhe institucioneve shumëpalëshe ndërkombëtare.

Edhe në skenarin më të mirë, nuk mund të ketë rikthim në statuskuonë e para disa muajve. E kaluara ka ikur; tani ka rëndësi vetëm e ardhmja. Ne s’duhet që të kemi ndonjë iluzion se çfarë mund ndodhë më pas.

Krizat e shkaktuara nga pandemia janë aq të thella dhe të gjata në kohë, sa që çojnë pashmangshmërisht në një rishpërndarje radikale të fuqisë dhe pasurisë në nivel global.

Shoqëritë që janë përgatitura për këtë skenar, duke mbledhur energjinë, njohuritë dhe investimet e e nevojshme, do të jenë në mesin e fitimtarëve.

Ndërsa ata që nuk arrijnë të shohin se çfarë po vjen, do të jenë në grupin e humbësve. Tek e fundit, shumë kohë përpara pandemisë aktuale, bota po kalonte një tranzicion drejt epokës digjitale, me ndikime shumë të gjera për vlerën e teknologjive tradicionale, trashëgiminë e industrive tradicionale, dhe shpërndarjen e fuqisë dhe pasurisë globale.

Për më tepër, një krizë edhe më e madhe globale, është tashmë plotësisht e dukshme në horizont. Pasojat e ndryshimit të klimës, do të jenë shumë më të rënda se çdo gjë tjetër që kemi përjetuar ndonjëherë, dhe nuk do të kemi asnjë shans që këtë problem ta zgjidhim vetëm me një vaksinë.

Kështu, pandemia e Covid-19, shënon një pikë kthese të vërtetë. Për shekuj me radhë, ne jemi mbështetur mbi një sistem të ekonomisë politike, që përfshin shtete sovrane egoiste, industri (si në kapitalizëm ashtu edhe në socializëm), të cilat funksionojnë me lëndë djegëse fosile, dhe që konsumojnë burime natyrore të fundme.

Ky sistem po mbërrin shpejt në limitet e veta, duke e bërë të pashmangshëm ndryshimin thelbësor. Detyra jonë tani është të mësojmë sa më shumë që mundemi nga vala e parë e krizës së trefishtë. Për Evropën, e cila edhe para pandemisë dukej se kishte rënë shumë në aspektin ekonomik dhe gjeopolitik, momenti aktuale paraqet një shans të papritur për të adresuar të metat e saj të dukshme.

Evropa ka vlerat e saj politike (demokracinë, sundimin e ligjit dhe barazinë sociale), njohuritë teknike dhe fuqinë e investimeve, për të vepruar me vendosmëri në interes të parimeve dhe synimeve të veta, si dhe ato të njerëzimit në përgjithësi. Pyetja e vetme, është se çfarë janë duke pritur evropianët.

Shënim: Joschka Fischer, ish Ministër i Jashtëm dhe zv.kancelar i Gjermanisë në vitet 1998-2005 / Project Syndicate – Bota.al

Gabimi i krahasimit të deklaratës së prokurorit special për Thaçin me një “fletërrufe” të kohës së Enver Hoxhës – Nga VETON SURROI

Nëse do gjykuar prej deklaratave publike, vizita e kryeministrit të Shqipërisë bërë Kosovës kishte për qëllim që t’i shprehet përkrahja Kosovës nëpërmjet shprehjes së mllefit për një deklaratë shtypi të prokurorit të Gjykatës Speciale, me të cilën u bë njoftimi se që nga prilli janë ngritur aktakuzat ndaj H.Thaçit dhe K.Veselit, se ato janë në verifikim e sipër te gjykatësi përkatës dhe se ky njoftim bëhet për shkak se dy të apostrofuarit po punojnë për zhbërjen apo bllokimin e Gjykatës Speciale.

Nuk besoj që në Kosovë këto ditë ka pasur nevojë për shprehje shtesë të mllefit. Është shumë i madh numri i njerëzve të mllefosur, për shkak se njëzet e një vjet pas luftës në opinionin publik botëror fillohet të flitet për krimet e supozuara të guerilëve shqiptarë karshi një gjendjeje në Serbi, ku tashmë janë rehabilituar që të gjithë kriminelët e luftës dhe është e përfaqësuar në shumicë politike ideologjia serbomadhe që solli këto krime.

Është shumë i madh numri i njerëzve që janë të mllefosur me mungesë të sundimit të ligjit. Është numër shumë i madh i njerëzve që ende nuk dinë për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur, dhe është shumë i madh numri i njerëzve, familjarë të viktimave të ekzekutimeve të pasluftës, që presin drejtësi.

Është numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve që kanë kaluar prej një krize në tjetrën në këta tridhjetë vjet okupimi të Serbisë, rezistencës paqësore ndaj këtij okupimi e pastaj edhe të armatosur, çlirimit, lindjes së dhimbshme të shtetit dhe kapjes së tij…

Edhe një i mllefosur që vjen nga jashtë nuk do të ndryshojë gjë në ndjenjën e përgjithshme të mllefit. Madje as nëse ky i mllefosur shtesë është kryeministri i Shqipërisë.

Problemi është se funksioni i kryeministrit të Shqipërisë nuk është të shprehë ndjenjat e veta –të mllefit ndaj gjykatave e prokurorëve apo të dashurisë ndaj personave të caktuar të historisë apo bashkëkohësisë kosovare.

Funksioni i tij është që nëpërmjet shprehjes së solidaritetit të përpiqet, qoftë edhe me prani fizike, të ndihmojë në një krizë të rëndë me të cilën do të ballafaqohet Kosova për disa vjet me radhë.

2.

Nuk jam i sigurt që kryeministri i Shqipërisë i ka ndihmuar Kosovës, e as vetes. Mllefi, zhgënjimi dhe hidhërimi që ka shprehur janë autentikë dhe të dukshëm e të kuptueshëm për këdo. Këtë e manifestoi me fjali të thjeshtë:

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale, që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”.

Të shprehura nga një individ, këto do të ishin një fjali shtesë e një njeriu të edukuar në vorbullën e madhe të pakënaqësisë kosovare. Por nga kryeministri i Shqipërisë këto janë vlerësime politike për një segment të ndjeshëm të Kosovës, e të shqiptarëve në përgjithësi, të sundimit të ligjit.

Nëse kryeministri i Shqipërisë mendon se deklarata për shtyp e prokurorit special është si një fletërrufe kineze e kohës së Enver Hoxhës dhe se është një njollë turpi në historinë e drejtësisë, atëherë më e pakta që duhet të nxjerrin si konstatim kosovarët është se duhet të rezistojnë.

Pra, duhet të ngrihen kundër një prokurori amerikan që është i kallëpit të Enver Hoxhës dhe duhet të ngrihen kundër kësaj “njolle turpi në historinë botërore të padrejtësisë”. Nuk do të ishte hera e parë që kosovarët do të ngriheshin kundër padrejtësive – në fakt do të ishte pjesë e traditës tashmë.

Konsekuenca logjike atëherë do të ishte që Kuvendi i Kosovës ta zhbënte Gjykatën Speciale, si një instrument ideologjik që i ngjason atij të Enver Hoxhës. Këtë, së paku formalisht, do të mund ta bënte duke e ndryshuar Kushtetutën e Kosovës, me dy të tretat e votave. Kur një gjë u provua një herë para disa vjetësh, ambasadorët, amerikan dhe britanik, u bllokuan në Kuvend për të mos e lejuar, dhe duke bërë me dije publikisht se Kosova po ua fut thikën pas shpine.

3.

Mllefi nuk është udhëzim politik. Kryeministri i Shqipërisë, pasi përmbushi nevojën e zbrazjes së mllefit, u kthye në Shqipëri. Me pasojat e mllefit të vet duhet të jetojnë kosovarët, të cilët po ashtu ndiejnë se po u bëhet padrejtësi, por kanë vesh e sy e mend për të kuptuar se është momenti më i keq i mundshëm për shfuqizimin e Speciales ky, kur tashmë është paralajmëruar një aktakuzë e mundshme dhe ajo nuk është e pëlqyeshme për liderët politikë.

Nuk ndihmon gjë t’i frysh zjarrit të animozitetit të Gjykatës Speciale, të largohesh e pastaj të shikosh se si kosovarët merren jo vetëm me Gjykatën Speciale, por edhe me hiperinjektimin emocional të kryeministrit të Shqipërisë.

Për dallim prej kryeministrit të Shqipërisë, presidenti i Kosovës dha një mesazh të cilin Kosova e jep prej kohësh, e në kushte sfidash të përhershme, se do ta respektojë vendimin e Gjykatës nëse ngre aktakuzë, dhe se do të japë dorëheqje.

Në të kthyer në Shqipëri, në një analizë të esëllt, kryeministri mund të kuptojë se po zhvillon një shpërputhje standardesh ndaj sundimit të ligjit. Në atë që e ka quajtur “beteja për reformën në drejtësi” si do të tingëllonte që çfarëdo që nuk do t’i pëlqente nga deklarimi i një prokurori a një gjykatësi menjëherë të cilësohej si “njollë”, si fletërrufe e si dëm ndaj shqiptarisë gjithandej?

4.

Nga kryeministri i Shqipërisë ka pasur iniciativa, dëshirë, dashamirësi dhe energji për ta ndihmuar Kosovën. Problemi ka qenë masa e drejtimi. Në mungesë të masës e drejtimit, kryeministri ka investuar emocionet e veta si politikëbërje.

Në tre vjetët e fundit kryeministri nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për të mos u përfshirë në planin e dëmshëm për këmbim territoresh Serbi-Kosovë. Dhe nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për t’u ngutur në projektin “mini-Shengen” pa përfillur brishtësinë politike në Kosovë.

Në një konflikt të papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, nevojat e Shqipërisë për t’u konsultuar e dakorduar me Kosovën janë më të mëdha se ato për t’u konsultuar e dakorduar me Serbinë.

Ndoshta kjo ndjeshmëri u përsërit edhe kësaj here në Prishtinë. Kryeministri, pos shprehjes së mllefit, kërkoi unitet të forcave politike të Kosovës, por, pos mllefit, nuk shpjegoi se rreth çkasë duhet të bashkoheshin.

Dhe aq më pak se si duhet ta kuptojnë këtë thirrje nga kryeministri, i cili paditi për shpifje ish-kolegun e tij kosovar në gjykatën e Kosovës. Të përbashkuar rreth gjykatave?

5.

Kosova s’do mend se do të ketë nevojë për shumë konsultime mes palëve politike brenda vendit, dhe s’do mend se do të ketë nevojë për konsultime me partnerë të afërt si Shqipëria. Konsulta do të duhej të prodhonte politika për tejkalimin e kësaj sfide, duke ruajtur interesat e Kosovës. Nuk i hyjnë fare në punë këtij objektivi as mllefi e as brohoritjet për historinë e lavdishme, as për pastërti lufte; teatraliteti i shfryrjes mund të bëjë lajm e batutë, por këto konsumohen brenda ditës.

Tash Kosova po hyn në një periudhë të re disavjeçare me sfida të cilat nuk i ka parë më herët.

Kosova ka një verë kritike përpara, çfarë mund të ndodhë me Thaçin – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Kosova ka një verë kritike përpara. Me Presidentin Hashim Thaçi që përballet me një aktakuzë për krime lufte, një qeveri koalicioni të dobët dhe e vlerësuar si jolegjitime nga opozita, një pandemi në vazhdim dhe me nismat e ngecura të ndërkombëtarëve për të rifilluar bisedimet me Serbinë, përparimi i vendit gjatë muajve të ardhshëm do të jetë i bllokuar.

Thaçi ka deklaruar se, nëse aktakuza për krime lufte konfirmohet nga një gjyqtar i procedurës paraprake të Dhomave Speciale, ai do të japë menjëherë dorëheqjen. Beogradi do të përfitojë nga kjo akuzë nga (pikëpamja) e përpjekjeve të tija për të delegjitimuar Kosovën. Duke e përcaktuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si të udhëhequr nga kriminelë lufte, pretendimi i vendit për shtetësi dhe integrim ndërkombëtar mund të dëmtohet.

Krimet e pretenduara të një numri të vogël guerrilësh gjatë një lufte nuk mund të barazohen me ato të shtetit serb kundër mbarë popullatës shqiptare të Kosovës. Konteksti dhe shifrat janë me rëndësi. Përndryshe, vrasja e SS-ve gjermanëve, e zyrtarëve nazistë dhe e bashkëpunëtorëve të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore do të shihej e barazvefshme me masakrimin e miliona civilëve të pafajshëm nga nazistët.

Prishtina duhet të jetë e palëkundur se Gjykata Speciale nuk po heton UÇK-në si një lëvizje çlirimtare, por individë që janë akuzuar për krime specifike lufte. Për më tepër, zyrtarët e qeverisë dhe analistët duhet të flasin hapur për krimet e luftës të kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës dhe mungesën e drejtësisë për vrasjen dhe zhdukjen e mijëra civilëve shqiptarë kosovarë. Edhe pse një pjesë e vogël e zyrtarëve të lartë serbë janë dënuan për krime lufte nga Gjykata e Hagës, një Dhomë Speciale për Serbinë e cila do ndërmerrte hetime më të thella dhe më përfshirëse është më se e vonuar.

Kosovarët gjithashtu po i shkaktojnë dëme politike vetes nga paaftësia për të formuar një qeveri të gjerë koalicioni e cila do përballet me kërcënimet në rritje përpara shtetit të ri. Kjo nuk është koha për të debatuar mbi interpretimet e kushtetutës ose legjitimitetin e qeverisë, pasi kjo është në avantazh të forcave të jashtme që mundohen të provojnë se Kosova është një shtet i dështuar. Kosova ose ka nevojë për një qeveri më gjithëpërfshirëse me një mbështetje më të gjerë parlamentare ose zgjedhje të reja që do t’i jepnin legjitimitet të përtërirë institucioneve shtetërore.

Kryeministri Avduallah Hoti mund të përfshinte ose Partinë Demokratike të Kosovës ose Vetëvendosjen në koalicion, duke bërë thirrje për një front kombëtar në periudhë vështirësie. Nëse Thaçi dorëhiqet me të vërtetë, parlamentit gjithashtu do t’i duhet të zgjedhë një president të ri ose të përballet me zgjedhje të reja të përgjithshme. Zgjedhjet do të jenë copëtuese dhe konfliktuale, pikërisht në një kohë kur Kosovës i duhet stabilitet politik dhe shoqëror.

Momenti i akuzës ndaj Thaçit ngriti dyshimet se zyrtarët e BE ishin të përfshirë, në mënyrë që ta pengonin atë të kërkonte një marrëveshje në Uashington, nga frika se kjo mund të bllokonte hetimin e mëtejshëm të krimeve të luftës. Brukseli gjithashtu mund të ketë qenë i shqetësuar se një marrëveshje e mundshme e shkëmbimit territorial e mundësuar nga Shtëpia e Bardhë do të destabilizonte më gjerësisht rajonin. Ka spekulime të tjera se vetë administrata e SHBA-së u pajtua me përhapjen e procedurave të aktakuzës, duke llogaritur se samiti i Uashingtonit do të dështonte, çfarë do të krijonte një imazh të keq për Trump.

Hotit do t’i duhet të udhëheqë delegacionin kosovar në çfarëdo bisedimi të ardhshëm, por atij i duhet të këshillohet imtësisht me koalicionin e tij qeveritar dhe parlamentin përpara se ta bëjë këtë. Dobësia dhe vonesat e qeverisë për rifillimin e bisedimeve do të jenë në interes të Presidentit Vuçiç, i cili ia ka frikën çdo presioni amerikan që Serbia ta njohë Kosovën. Vuçiç u ndihmua nga fitorja e tij e thellë në zgjedhjet e bojkotuar nga opozita dhe nuk ka përballë rezistencë të qenësishme kundër sundimit njëpartiak.

Para vizitës së tij të planifikuar në Uashington, Vuçiç gjithashtu vizitoi Moskën. Putin po mundohet të forcojë pozicionin e Beogradit në bisedime dhe padyshim që ka dhënë udhëzime se si duhet të përballesh me zyrtarët e Trump. Moska parapëlqen të ketë një konflikt të ngrirë dhe ta shndërrojë Kosovën në një shtet të ngrirë. Kjo do të dëmtonte fushatën për njohje ndërkombëtare (të Kosovës) dhe do t’i mundësonte Serbisë të pretendojë se po tregon vullnet të mirë, porse Kosova nuk është partner i besueshëm.

Një (element) kyç i paditur është nëse i dërguari i posaçëm i Trump, Richard Grenell, do të kërkojë të rinisë bisedimet ose thjesht do t’ia transferojë iniciativën BE-së, e cila po planifikon një samit Kosovë-Serbi në Paris, në vijim të këtij muaji. Ai është përpjekur të përqendrohet në çështjet ekonomike dhe të bindë Beogradin dhe Prishtinën të krijojnë një zonë ekonomike speciale. Kjo ide nuk merr parasysh faktin themelor që lidhjet dypalëshe ekonomike nuk mund të shtohen pa siguruar një marrëdhënie simetrike midis Serbisë dhe Kosovës, sipas së cilës të dy palët njohin shtetësinë e njëra-tjetrës. Një zgjidhje e tillë nuk arrihet dot këtë verë.

Dita76, Albania
KOSOVA’S SUMMER CRISIS
Janusz Bugajski, 3 July 2020

Kosovarconfronts a critical summer. With President Hashim Thaci facing a war crimes indictment, a weak coalition government considered illegitimate by the opposition, an ongoing pandemic, and stalled international initiatives to restart talks with Serbia, the country’s progress will be blocked during the coming months.

Thaci has asserted that he will immediately resign if the war crimes indictment is confirmed by a Specialist Chambers pre-trial judge. The indictment will benefit Belgrade in its attempts to delegitimize Kosovar. By depicting the Kosova Liberation Army as being led by war criminals, the country’s claim to statehood and international integration can be undermined.

The alleged crimes of a small number of guerrillas during a war cannot be equated with those of the Serbian state against the entire Albanian population of Kosova. Context and numbers matter. Otherwise, the assassination of German SS-men, Nazi officials, and their collaborators during World War Two would be equivalent to the Nazi slaughter of millions of innocent civilians.

Prishtina must be adamant that the Special Court is not investigating the KLA as a liberation movement but individuals who have been accused of specific war crimes. In addition, government officials and analystsneeds to speak openly about the war crimes committed by the Serbian military and police forces during the war and the lack of justice for the murder and disappearance of thousands of KosovarAlbanian civilians.Although a handful of senior Serbian officials were convicted of war crimes by the Hague Tribunal, a Specialist Chamber for Serbia involving deeper and broader investigations is long overdue.

Kosovars are also inflicting political damage on themselves by an inability to form a broad coalition government to confront the mounting threats facing the young state. This is not the time to argue over constitutional interpretations or governmental legitimacy, as this plays into the hands of outside forces seeking to prove that Kosova is a failed state. Kosova will either need a more inclusivegovernment with wider parliamentary supportor a new election that would bestow fresh legitimacy on state institutions.

Prime Minister Avduallah Hoticouldinclude either the Democratic Party of Kosova or Vetevendosja in the coalition by appealing for a national front in difficult times. If Thaci indeed resigns, parliament will also need to elect a new President or face new general elections. Elections will be disruptive and conflictive precisely at a time when Kosova needs political and social stability.

The timing of Thaci’s indictment raised suspicions that EU officials were involved to prevent him seeking an agreement in Washington, fearing that this could block further war crimes investigations. Brussels may also have been concerned that a potential land swap deal facilitated by the White House would destabilize the broader region.There are additional speculations that the U.S. administration itself concurred with the release of indictment procedures, calculating that the Washington summit would fail and create a bad image for Trump.

Hoti will need to lead the Kosovar team in any upcoming talks but he must consult closely with his government coalition and parliament before he proceeds. Government weakness and delays in restarting talkswill benefit President Vucic who is fearful of any U.S. pressure that Serbia recognize Kosova. Vucic was helped by his resounding election victory boycotted by the opposition and faces no credible resistance to one-party rule.

Vucic also visited Moscow before his planned visit to Washington. Putin is seeking to strengthen Belgrade’s position in the talks and no doubt issued guidelines on how to dealwith Trump’sofficials.Moscowprefersto maintain a frozen conflict and transformKosovainto a frozen state.This would undermine the campaign for international recognitionand enable Serbia to claim that it is showing good will while Kosova is not a credible partner.

One major unknown is whether Trump’s special envoy Richard Grenell will seek to resume the talks or simply transfer the initiative to the EU, which is planning a Kosova-Serbia summit in Paris later this month. He has tried to focus on economic issues and to convince Belgrade and Prishtina to create a special economic zone.This ignores the basic fact thatbilateral economic tiescannot be intensified without ensuring a symmetrical relationship between Serbia and Kosova, in which both sides recognize each other’s statehood.Such asolution will not be reached this summer.

Judah: Aktakuza për Thaçin u bë publike për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve

Gazetari dhe analisti politik, Tim Judah, njëherësh autor i 3 librave për Ballkanin, thotë se për aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi punohej prej 20 vitesh.

Sipas tij, prokurori bëri publik emrin e presidentit për të ndryshuar qëllimisht rrjedhën e ngjarjeve. Për sa i përket dialogut, Judah thotë se, tashmë ai është në duart e BE, por Thaçi është jashtë ekuacionit politik.

“Për pothuajse 20 vjet,  në një formë apo tjetër,  mendoj se ata  kanë qenë duke punuar në lidhje me këtë çështje. Unë supozoj se nëse një prokuror beson se ka mjaftueshëm prova,  ai beson se ka prova të mjaftueshme për të dërguar Thaçi në gjykatë dhe ta dënojë atë. Kjo nuk është ajo që unë mendoj, por është e qartë që kjo është ajo të cilën e beson prokurori. Kjo nuk është një histori e re, vazhdon prej më shumë se 20 vitesh”, ka thënë ai në EuroNews Albania.

“Unë mendoj se ajo çfarë ka ndodhur është se Prokurori ka marrë informacione ose është shqetësuar tej mase, se në kohën që Thaçi do të shkonte në Uashington do të arrihej një marrëveshje ose diçka e tille, e cila do të ndryshonte komplet rrjedhën e gjërave, ose gjënë që do të donte të bënte ai (prokurori), në lidhje me akuzat e tij kundër Thaçi. Mendoj se ai (prokurori) u gjend në një pozitë të vështirë, mendoj se nuk mund të provonte akuzat e tij, Gjykata dhe prokurori nuk do ta pranonte kurrë këtë, kështu që kjo mbetet një spekulim. Pas diskutimeve edhe me persona të tjerë mendoj se ky është edhe shpjegimi më logjik i kësaj situate, sepse në një situatë tjetër ata s’do ta kishin marrë kurrë një hap të tillë”, thekson ai.

Sipas tij, prokurori ishte i shqetësuar se ndonjë marrëveshje do të nënshkruhej në Uashington e cila në njëfarë mënyre do të ndalonte Thaçin të përballej me këto akuza.

“Çështja është se nuk kemi të bëjmë me konspiracion.  Unë besoj se Prokurori ishte i shqetësuar se ndonjë marrëveshje do të nënshkruhej në Uashington e cila në njëfarë mënyre do të ndalonte Thaçi të përballej me këto akuza.  E përsëris, mendoj se ai reagoi para, se të ndodhte ndonjë gjë në Uashington. Mendoj se kjo ka qenë rrjedha e ngjarjes. Nuk mendoj se ka pasur politika konspirative, siç kanë artikuluar shumë njerëz.  Nuk e di cili ka qenë plan i tij, askush nuk e ka idenë se çfarë mund të ndodhte në Uashington. Disa javë më parë ka pasur shumë bisedime për shkëmbimet territoriale. Grenell tha se kjo gjë nuk është diskutuar kurrë me të. Z Thaçi e mohoi një gjë të tillë. Pastaj Grenell deklaroi se në fakt ata do të diskutonin në lidhje me ekonominë dhe BE do të jetë përgjegjës për politikën. Por në nuk mund të jemi të sigurtë, sepse takimi nuk u realizuar kurrë. Askush nuk ia ka idenë se çfarë mund të diskutohej në atë takim”, deklaroi ai.

Ai flet edhe për rivalitetin mes BE dhe SHBA.

“Parimisht mendoj se po, por supozoj se po bëhet pak teorike tani. Sepse më afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kjo e fundit nuk besoj se do të jetë shumë e përfshirë, vetëm nëse ndodh diçka shumë shpejt. Kështu që e gjitha beteja është zhvendosur sërish në duart e BE. Dhe mendoj se i dërguari BE- Miroslav Lajcak mendoj se është tejet i lumtur për këtë gjë, i surprizuar por i lumtur.  Tani ai do të mundohet të marrë hapa në lidhje me këtë por do ta ketë të vështirë për ta bërë këtë sepse haçi ka dalë jashtë këtij ekuacioni politik”, thotë tutje.

Judah nuk beson se sivjet do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jo nuk mendoj se është e mundur të arrijmë një marrëveshje brenda këtë vit. Mendoj se është e pamundur. Nuk kemi palë të barabartë për të negociuar tani. Kemi një president me fuqi të plotë të Serbisë në njërën anë dhe kemi një president të Kosovës i cili është nxjerrë jashtë ekuacioni. Nuk është realiste për Presidentin e Serbisë të negociojë me kryeministrin e Kosovës. Nuk mendoj se mund të ndodhë. Nuk mendoj se kjo gjë do të ndodhë këtë vit. Ajo që mund të ndodh tani është pikërisht fakti që Lajcak mund të thotë… janë 20 apo 25 marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës dhe shumë prej tyre nuk janë implementuar. Ajo që Lajcak mund të bëjë tani është të përpiqet të nxisë më tej që marrëveshjet që ekzistojnë të mund të zbatohen. Pra nuk besoj se në një të ardhme të afërt të ketë ndonjë progres…

“Idealisht do ishte dy shtete të barabarta në Ballkanin Perëndimor, Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës. Serbët të ndjenin të sigurtë se të drejtat  e tyre janë përmbushur në Kosovë, por nëse kjo do të ndodhë nuk e di, nuk besoj se kjo mund të ndodhë në një kohë të afërt”, ka thënë Judah.

Vizitat Tiranë-Prishtinë/ Nazarko: Rama dështoi për të krijuar realitete të reja ekonomike, monopolet kushtëzojnë politikat në të dyja vendet

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se qeveria Rama në raport me Kosovën, ka dështuar për të krijuar realitete të reja ekonomike at në funksion të një tregu të përbashkët.

Sipas Nazarkos, tregu i përbashkët është kufizuar nga monopolet apo grupet e fuqishme të interesit në të dyja vendet, për të krijuar kompani të reja shqiptare në Kosovë apo anasjelltas, edhe pse duket se ka pasur vullnet politik.

Nazarko shton se tregu mbarëshqiptar ka mbetur i kufizuar dhe duket se po tentohet diçka në sektorin energjetik.

”Ka një tërësi marrëdhëniesh që pritet të zhvillohen, prej shumë vitesh. Po përmend, ndoshta duket e çuditshme, në sektorin energjitik. Pas ndalimit të ndërtimit të termoçentralit me qymyr në Kosovë, Kosova ka probleme me furnizimin e energjisë, ndërsa Shqipëria po mendon të investojë në HEC-in e Skavicës. Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende në rajon që vuajnë nga kufizimet me energji elektrike sepse nuk kanë investuar në gjeneratorë të mëdhenj mbarëkombetarë apo linja e interkonieksionit s’ishte funksionale. të ndikuar nga lobet shitëse të energjisë elektrike. .
U diskutua dhe për të vijuar traditën e takimeve mes dy qeverive. Me një risi , që është mbledhja e autoriteteve vendore.
Diferenca në dokumentacion është pretekst, por janë grupet të caktuara te interesit në vendet tona që duan status-quo. Ata kushtëzojnë edhe politikat qeveritare në dy vendet. Prandaj ka ngadalësi në fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Potenciali ekonomik në viset shqiptare në Perandorinë otomane para coptimit ishte i madh dhe i plotë. Shqiptarët kishin fusha pjellore, lumenj të bollshëm, pozitën gjeografike. Sot sigurisht ne nuk do krijojmë një unitet politik të shqiptarëve në rajon, por në kushtet e sotme kur liria e tregtisë dhe njerëzve është primare krijimi i një uniteti ekonomik është i mundur.
Shqipëria i ka rritur eksportet drejt Kosovës, Kosova jo në të njëjtat nivele.
Keni dëgjuar të flitet që dy qeveritë nuk harmonizojnë dot prodhimet e specave dhe patatevr, por kjo pafuqi, paaftësi reflektuar në të dyja anët është dramatike. Por Rama që s’ka ndryshuar në 7 vjet nuk ka mundur të çajë në këtë drejtim për të krijuar realitete ekonomike të reja, dhe është një nga dështimet e mëdha të qeverisë së tij. Shikoni Serbinë: donte të blinte Telekom Albania, sot don IPKO ne Kosovë, kontrollon tregun e grurit dhe nënprodukteve të tij. Ka ardhur dhe kaluar koha që të krijohen kompani të mëdha në një treg jo të kufizuar, por treg të përbashkët.”- tha Nazarko.

Rreth 35 mijë shqiptarë e braktisën Kosovën vjet, ja nga cilat komuna pati më shumë ikje

Rreth 35 mijë kosovarë ia kanë dhënë lamtumirën Kosovës gjatë vitit të kaluar. Ata kanë hequr dorë nga vendlindja e tyre në kërkim të një jetë më të mirë në shtetet e huaja. Shumica e tyre e kanë braktisur vendin shkaku i bashkimit familjar dhe gjetjes së një vendi pune. Express u sjell numrin e qytetarëve që kanë ikur jashtë vendit prej secilës komunë.

Kosova po vazhdon të braktiset nga shtetasit e saj për çdo vit. Madje, krahasuar me vitin 2018, numri i atyre që kanë marrë rrugën për në shtetet e huaja ka shënuar rritje.

Sipas raportit “Vlerësimi i Popullsisë 2019”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i kosovarëve që e kanë braktisur vendin gjatë vitit të kaluar shkon në gati 35 mijë.

Shumica e tyre ishin emigrantë legalë, derisa arsyet kryesore pse ata hoqën dorë nga vendlindja po del të jenë bashkimi familjar, martesat dhe gjetja e një vendi pune.

“Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2019 është vlerësuar të jetë gjithsej 34,911 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2019 ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj”, thuhet në raportin e ASK’së.

Bazuar në këtë raport, më së shumti qytetarë kanë ikur nga Gjilani, Suhareka, Malisheva, Vushtrria, Rahoveci e Gjakova.

Vetëm nga këto komuna kanë dal jashtë vendit rreth 15 mijë persona.

Por, përvec atyre që e lanë Kosovën e shkuan për të jetuar në vende të huaja, të tjerë ndërruan vendbanimin.

Sipas këtij raporti, mbi 9 mijë kosovarë ndërruan qytetin ku jetonin. Arsyet kryesore për këtë kanë qenë martesat që janë realizuar gjatë 2019’ës.

“Numri i personave që kanë ndërruar vendbanimin nga komuna e mëparshme (nga një komunë në komunë tjetër-brenda Kosovës) është vlerësuar të jetë gjithsej 9,132 banorë (bazuar në trendin e martesave, lëvizjet në periudhën 5 vjeçare: 2005-2010 të nxjerra nga baza e regjistrimit të popullsisë si dhe numrin e nxënëseve që kanë ndërruar komunën e vendbanimit rezident)”, thuhet në raport.

E për dallim prej atyre që braktisën Kosovën, rreth 6 mijë persona e zgjedhën Kosovën që të banonin. Në këtë numër janë përfshirë të kthyerit / riatdhesuarit, numri i azilkërkuesve të Kosovës që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë, si dhe te gjithë ata persona qe kane leje qëndrimet më shumë se një vit qëndrimi në Kosovë.

“Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), komuna, UNHCR, IOM. të dhënat nga disa komuna, te dhënave nga disa institute statistikore dhe te dhënat nga databaza e Eurostatit numri i imigrantëve në Kosovë, gjatë vitit 2019 ishte gjithsej 6,066 banorë”, ka bërë të ditur ASK’ja.

Ndryshe, në fillim të këtij viti, Instituti EPIK ka publikuar një raport për migrimin e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë në një periudhë 10 vjeçare.

Sipas një hulumtimi të EPIK, rreth 1,249,706 (44%), qytetarë janë larguar nga Shqipëria e Kosova në periudhën 2008-2018.

“Viteve të fundit diskursi publik në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian është dominuar nga raportimet dhe debati publik për shkallën e emigrimit të qytetarëve nga rajoni i Ballkanit. Në mënyrë që të kontribuojmë që ky diskurs të jetë sa më i informuar, Instituti EPIK ka ndërmarrë hulumtimin e radhës, për të kuptuar ndikimin real të emigrimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së gjatë periudhës 2008- 2018”, thuhet në raportin e këtij instituti.

Në këtë listë, prin Shqipëria për t’u renditur e dyta Kosova me 529.647 (30%) qytetarë të larguar nga vendi./Gazeta Express