VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mediat bullgare: Gruevski është larguar edhe nga Hungaria

By | November 17, 2018

Komentet

Rreth 35 mijë shqiptarë e braktisën Kosovën vjet, ja nga cilat komuna pati më shumë ikje

Rreth 35 mijë kosovarë ia kanë dhënë lamtumirën Kosovës gjatë vitit të kaluar. Ata kanë hequr dorë nga vendlindja e tyre në kërkim të një jetë më të mirë në shtetet e huaja. Shumica e tyre e kanë braktisur vendin shkaku i bashkimit familjar dhe gjetjes së një vendi pune. Express u sjell numrin e qytetarëve që kanë ikur jashtë vendit prej secilës komunë.

Kosova po vazhdon të braktiset nga shtetasit e saj për çdo vit. Madje, krahasuar me vitin 2018, numri i atyre që kanë marrë rrugën për në shtetet e huaja ka shënuar rritje.

Sipas raportit “Vlerësimi i Popullsisë 2019”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i kosovarëve që e kanë braktisur vendin gjatë vitit të kaluar shkon në gati 35 mijë.

Shumica e tyre ishin emigrantë legalë, derisa arsyet kryesore pse ata hoqën dorë nga vendlindja po del të jenë bashkimi familjar, martesat dhe gjetja e një vendi pune.

“Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2019 është vlerësuar të jetë gjithsej 34,911 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2019 ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj”, thuhet në raportin e ASK’së.

Bazuar në këtë raport, më së shumti qytetarë kanë ikur nga Gjilani, Suhareka, Malisheva, Vushtrria, Rahoveci e Gjakova.

Vetëm nga këto komuna kanë dal jashtë vendit rreth 15 mijë persona.

Por, përvec atyre që e lanë Kosovën e shkuan për të jetuar në vende të huaja, të tjerë ndërruan vendbanimin.

Sipas këtij raporti, mbi 9 mijë kosovarë ndërruan qytetin ku jetonin. Arsyet kryesore për këtë kanë qenë martesat që janë realizuar gjatë 2019’ës.

“Numri i personave që kanë ndërruar vendbanimin nga komuna e mëparshme (nga një komunë në komunë tjetër-brenda Kosovës) është vlerësuar të jetë gjithsej 9,132 banorë (bazuar në trendin e martesave, lëvizjet në periudhën 5 vjeçare: 2005-2010 të nxjerra nga baza e regjistrimit të popullsisë si dhe numrin e nxënëseve që kanë ndërruar komunën e vendbanimit rezident)”, thuhet në raport.

E për dallim prej atyre që braktisën Kosovën, rreth 6 mijë persona e zgjedhën Kosovën që të banonin. Në këtë numër janë përfshirë të kthyerit / riatdhesuarit, numri i azilkërkuesve të Kosovës që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë, si dhe te gjithë ata persona qe kane leje qëndrimet më shumë se një vit qëndrimi në Kosovë.

“Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), komuna, UNHCR, IOM. të dhënat nga disa komuna, te dhënave nga disa institute statistikore dhe te dhënat nga databaza e Eurostatit numri i imigrantëve në Kosovë, gjatë vitit 2019 ishte gjithsej 6,066 banorë”, ka bërë të ditur ASK’ja.

Ndryshe, në fillim të këtij viti, Instituti EPIK ka publikuar një raport për migrimin e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë në një periudhë 10 vjeçare.

Sipas një hulumtimi të EPIK, rreth 1,249,706 (44%), qytetarë janë larguar nga Shqipëria e Kosova në periudhën 2008-2018.

“Viteve të fundit diskursi publik në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian është dominuar nga raportimet dhe debati publik për shkallën e emigrimit të qytetarëve nga rajoni i Ballkanit. Në mënyrë që të kontribuojmë që ky diskurs të jetë sa më i informuar, Instituti EPIK ka ndërmarrë hulumtimin e radhës, për të kuptuar ndikimin real të emigrimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së gjatë periudhës 2008- 2018”, thuhet në raportin e këtij instituti.

Në këtë listë, prin Shqipëria për t’u renditur e dyta Kosova me 529.647 (30%) qytetarë të larguar nga vendi./Gazeta Express

Shqipëri, nivele të larta të rasteve me Koronavirus e të viktimave

Në Shqipëri, rastet e reja kapën sot një tjetër pikë kulmore, ndërsa viktimat, prej të paktën dy javësh janë të përditshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 82 të infektuar të zbuluar në 19 qytete të vendit: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Që pas 10 ditëshit të parë të muajit qershor, ritmet e të prekurve kanë qenë të larta, duke arritur në total afro 1400 raste, ose më shumë se sa ishin konstatuar në 3 muajt e parë që nga fillimi i epidemisë.

Po ashtu, dhe numri i viktimave ëshhtë rritur në mënyrë shqetësuese. Vetëm në tre javët e fundit ka patur 34 viktima, nga 69 në total, që prej fillimit të muajit mars. Autoritetet njotuan sot për tre pacientë të tjerë që kanë humbur jetën në spitalin Infektiv të kryeqytetit. Bëhet fjalë për “një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese”.

Në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime të reja. Aktualisht aty po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë po përsërit në mënyrë të vazhdueshme thirrjet për respektimin e rregullave të sigurisë. “Çdo qytetar, duhet të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe apelon për vendosjen e maskës, kur nuk është e mundur të ruhet distancë”, u shpreh sot Rovena Daja e Institutit të Shëndetit Publik. Por qartazi, këto thirrje duket se po bien në vesh të shurdhër. zëri i amerikës

Dëshmi historike nga momenti i shpalljes së deklaratës kushtetuese të 2 korrikut 1990 – Nga Nuhi Bytyçi

Gjatë majit dhe qershorit të vitit 1990, bashkë me kolegët e tjerë të Televizionit të Prishtinës (TVP), Muhamet Mjekun, Ali Alajn, Enver Malokun, Tahire Govorin e kolegë të tjerë, përcillnim mbledhjet historike të Kuvendit. Kryetar i Kuvendit ishte Gjorgje Bozhoviqi, kurse nënkryetar Ilaz Ramajli.

Isha në sallë si gazetar dhe delegatët shqiptarë ishin shumë aktivë, sidomos Ruzhdi Bakalli, Ramadan Kelmendi, Skënder Skenderi, Muharrem Shabani, Bujar Gjurgjealo, Feride Hyseni, Selvije Gjinaj, Adem Mikullovci, Xhemajli Bajra, Daut Krasniqi, Daut Jashanica, Qazim Kelmendi, Ymer Gashi, Nazmi Kelmendi e shumë delegatë të tjerë insistonin që në rend të ditës të futej kërkesa për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, sipas së cilës, Kuvendi i Kosovës do ta shpallte pavarësinë nga Serbia. Më 24 dhe 25 qershor të vitit 1990, në cilësinë e gazetarit të TVP-së, isha në sallë bashkë me kolegët e mi dhe përcillnim rrjedhën e mbledhjes historike të Kuvendit. Bozhoviqi nuk lejonte kurrsesi që kjo kërkesë të përshihej si pikë e veçantë e rendit të ditës së Kuvendit të Kosovës. Ai e ndërpriste mbledhjen dhe kërkonte që delegatët të largoheshin nga salla e, bashkë me ta, edhe gazetarët. Sigurimi serb kërkonte që ekipi teknik dhe gazetaresk i TVP-së të largohej nga salla, por ne ishim të vendosur mos të dalim nga salla derisa në të qëndronin edhe delegatët e Kuvendit.

Më kujtohet momenti kur me urdhër të Bozhoviqit sigurimi serb e ndërpreu edhe rrymën në sallë dhe ajo u errësua, por ekipi teknik e aktivizoi gjeneratorin që e kishim dhe salla u ndriçua, në mënyrë që me autoreportazh ta xhironim tërë rrjedhën e mbledhjes së Kuvendit. Kishim kërcënime nga sigurimi serb që t’i ndërpresim reflektorët në sallë dhe t’i nxjerrim kamerat dhe reflektorët nga salla. Por, edhe unë me kolegët e mi vazhduam të qëndrojmë në sallë me të gjithë delegatët. Kjo ishte një mbështetje e fuqishme e ekipit të TVP-së, një sinjal që delegatët shqiptarë mos të dorëzohen, por të qëndrojnë aty deri në realizimin e kërkesave të tyre legjitime.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli, kishte qëndrim të vendosur që mos të dilte nga salla, por Bozhoviqi rrinte në kryesi, në mënyrë që mos ta lejonte Ramajlin ta zëvendësonte atë.  Jusuf Zejnullahu, i cili ishte kryetar i Qeverisë së atëhershme, si quhej atëherë kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, rreth orës 03:00 të mëngjesit ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe ka mbështetur delegatët shqiptarë në kërkesat e tyre legjitime. Mbledhja qe ndërprerë pas disa minutash, meqë ishte arritur “marrëveshja” në mes të Jusuf Zejnullahut dhe Sllobodan Millosheviqit, që ajo të mbahej një ditë tjetër, më 2 korrik 1990.

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990

Më 2 korrik 1990, paradite, delegatët shqiptarë ia mësynë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, hyrjes kryesore dhe asaj anësore, për të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës. Por, policia, nën dirigjimin e Beogradit, nuk i lejoi të hyjnë brenda. Policia e kishte rrethuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Bashkë me Ali Alajn, Enver Malokun, Tahire Govorin, Sylejman Gashin, Diana Toskën, Asllan Bajramin, Sylejman Shaqirin, Mahmut Rexhepin, Rrustem Gashin dhe gazetarë të tjerë ishim caktuar që më 2 korrik 1990 ta përcjellim për TVP mbledhjen historike të Kuvendit të Kosovës.

Të gjithë ishim të mobilizuar që me kameramanët dhe stafin tjetër teknik ta përcjellim këtë mbledhje dhe t’ua prezantojmë shikuesve. E dinim që po përcillnim një ngjarje historike. Siç dihet, mbledhja e delegatëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës nuk u mbajt në sallën e Kuvendit, por para dyerve anësore të Kuvendit, nën masa të rrepta policore serbe. Ishte e pamundur të pengohej mbajtja e saj, sepse delegatët shqiptarë me këtë rast po e shprehnin vullnetin e popullit shumicë të Kosovës. Ata kishin mbështetjen edhe të intelektualëve dhe të Alternativës Politike Shqiptare. Mbledhjen e drejtoi delegati nga Prizreni, Bujar Gjurgjeala, kurse Deklarata Kushtetuese e Pavarësisë së Kosovës, e cila u lexua nga Muharrem Shabani, u miratua në mënyrë unanime nga delegatët. Sipas kësaj Deklarate Kushtetuese, Kosova u shpall njësi e pavarur në kuadër të Federatës Jugosllave.

Me këtë rast, unë për TVP zhvillova disa biseda me delegatët Adem Mikullovcin, Sabri Hashanin, Xhemajli Bajrën, Agim Haskajn dhe Xhevat Pllanën. Kjo ngjarje përbënte historinë e kundërshtimit të politikës shoviniste dhe diskriminuese të Beogradit mbi shqiptarët e Kosovës. Pati jehonë shumë të madhe jo vetëm në Kosovë.

Si u përballa me policinë serbe më 2 korrik 1990

Pas kryerjes së mbledhjes historike të Kuvendit të Kosovës, pa planifikuar, në redaksi, me vetiniciativë, e mora kameramanin Leonard Mulliqin dhe dolëm në qendër të qytetit, para ish-hotelit “Bozhur”-“Iliria” (sot “Sëiss Diamond”) dhe filluam të xhironim disa opinione të qytetarëve, se si e kanë pritur miratimin e Deklaratës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës.

E ndala një qytetar që ishte duke ecur, një veteran të arsimit në Prishtinë, Hamëz Gashin nga Çabiqi i Klinës, të cilin fillova ta pyes: “Si e vlerësoni miratimin e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës nga Kuvendi i Kosovës?” Mirëpo, komandanti i njësive speciale serbe, Marko, i cili kishte arritur nga Serbia (Kraleva), vazhdimisht më kishte përcjellë. Ai ndërhyri dhe bashkëbiseduesi im nuk pati guxim të përgjigjej, sepse policia serbe kërcënohej se do të shtinte me automatikë në drejtim të tij, timin dhe të kameramanit. Megjithëkëtë, nuk u zmbrapsa dhe insistova që Hamëz Gashi të përgjigjej por, kur ai e pa komandantin e policisë serbe që kërkonte të ndërpritej xhirimi, u ndal. I kërkova mirëkuptim komandantit të policisë ta kryejmë këtë bisedë, por ai nuk lejoi, duke dhënë urdhër: “Ndërprite xhirimin!” Komandanti dhunshëm e ndërpreu xhirimin e bisedës në prani të shumë qytetarëve, të cilët ndiqnin me interesim të jashtëzakonshëm punën e ekipit të TVP-së.

Unë i kisha në dorë dy ekzemplarë të Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë. Kur m’i pa, komandanti më kërkoi t’i jepja njërin. Me qëllim nuk ia dhashë deklaratën, por i thashë: “Deklarata Kushtetuese është për mua që ma kanë dhënë delegatët e Kuvendit. Nuk jam i autorizuar t’jua jap juve!” Nuk doja që me dorën time t’i shërbeja atij, prandaj i thashë: “Shko kërkoje te delegatët e Kuvendit të Kosovës, sepse vetëm ata janë kompetentë për këtë!” Komandanti nuk ma mori dhunshëm Deklaratën Kushtetuese dhe unë vazhdova t’i marr opinionet e qytetarëve në një vend tjetër më të sigurt, ku nuk kishte policë. Me gjithë pengesat e mëdha nga policia serbe e xhirova bisedën me Hamëz Gashin, kurse kolegët e tjerë bisedat me qytetarët e tjerë lidhur me Deklaratën Kushtetuese dhe kronikën speciale i transmetuam në Ditarin qendror të TVP-së, në orën 19:30, më 2 korrik 1990.

Raportimi i të gjithë gazetarëve të TVP-së nga kjo ngjarje historike ishte në nivel të lartë profesional dhe pati jehonë të madhe në opinion. Dua me këtë rast të potrencoj rolin e jashtëzakonshëm që e kanë kryer gazetarët e TV të Prishtinës, të Radio Prishtinës,  por edhe të medieve tjera të asaj kohe – “Rilindjes”, “Zërit javor”, “Shkëndijes”, “Fjalës” dhe revistave tjera, të cilat me gjithë presionet dhe kërcënimet e aparatit shtëtëror serb, arritën që më sukses ta kryejnë misionin e tyre.

Roli i gazetarëve sot

Duke i analizuar kushtet dhe rrethanat në të cilat kemi punuar para 30 vjetësh dhe duke i krahasuar me këto të sotmet që punojnë gazetarët e rinj, kur teknologjia informative është e avancuar dhe kur ka demokraci, gazetarët sot nuk janë përherë profesionalë dhe, në shumë raste, s’janë të guximshëm për ta informuar publikun drejt me zhvillimet në Kosovën e re, shtet i pavarur dhe sovran. Shpesh ata bien nën ndikimin e partive të ndryshme politike, qoftë të pozitës, të opozitës dhe të grupeve të interesit nga biznesi, duke i shikuar në plan të parë interesat e veta personale dhe duke i dëmtuar interesat e publikut. Gazetarët edhe sot duhet të jenë në shërbim të plotë të informimit të opinionit, por duke e mobilizuar atë dhe kontribuar në krijimin e frontit unik të forcave politike dhe të institucioneve të shtetit të ri të Kosovës për daljen nga izolimi dhe forcimi i pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

 (Fragmente nga „LIBRI I LUFTËS“, mars 2019, Shtëpia Botuese “Armagedoni”)

Reforma zgjedhore, analistët: Nuk zgjidh financimin kriminal dhe administrimin e votës

Reforma zgjedhore në Shqipëri për të cilën palët politike së fundi arritën një marrëveshje, shihet nga ekspertët si përpjekje për arnime që nuk i jep zgjidhje problemeve të vjetra, si financimit kriminal në fushatë, shitblerjes apo administrimit të votës. Partitë e mëdha thonë ata kanë prodhuar gjithnjë rregulla në favor të tyre, dhe se partitë e vogla i kanë përdorur për shtim artificial votash, ose iu kanë ngushtuar hapësirat për futjen e tyre në parlament. Votimi i imigrantëve një premtim kryesisht i së majtës prej 15 vitesh, edhe në zgjedhjet e ardhshme duket se nuk do te realizohet pasi analistët thonë se shumica qeverisëse s’ka asnjë strategji dhe draft konkret. Materiali u përgatit për Zërin e Amerikës nga gazetarja Mimoza Picari.

Reforma zgjedhore në Shqipëri për të cilën palët politike së fundi arritën një marrëveshje, shihet nga ekspertët si përpjekje për arnime që nuk i jep zgjidhje problemeve të vjetra, si financimit kriminal në fushatë, shitblerjes apo administrimit të votës. Partitë e mëdha thonë ata kanë prodhuar gjithnjë rregulla në favor të tyre, dhe se partitë e vogla i kanë përdorur për shtim artificial votash, ose iu kanë ngushtuar hapësirat për futjen e tyre në parlament. Votimi i imigrantëve një premtim kryesisht i së majtës prej 15 vitesh, edhe në zgjedhjet e ardhshme duket se nuk do te realizohet pasi analistët thonë se shumica qeverisëse s’ka asnjë strategji dhe draft konkret.

Reforma zgjedhore për të cilën palët politike në Shqipëri arritën një marrëveshje së fundi, nëse miratohet do të jetë 12 në listën e reformave zgjedhore që janë kryer, që prej marrëveshjes së vitit 1991, që kishte në thelb shtyrjen e zgjedhjeve, amendimin e Ligjit të Zgjedhjeve dhe plotësimin e vendeve në KQZ. Edhe sot pas thuajse 3 dekadash, palët vazhdojnë të kërkojnë garanci që vota e saj nuk do preket, dhe se kjo për ekspertët nuk përbën progres.

Gjithë administrimi zgjedhor dhe reforma zgjedhore në Shqipëri nuk janë bërë realisht reforma që zgjerojnë demokracinë dhe garantojnë lirinë e votës dhe sistemin përfaqësues, se sa janë reforma për të krijuar besim tek palët e caktuara politike”- thotë Afrim Krasniqi, Instituti i studimeve politike.

Analistët mendojnë se marrëveshja e fundit mes shumicës qeverisëse dhe opozitës, nuk i kuron problemet e vërteta të zgjedhjeve në Shqipëri, duke filluar nga shitblerja e votës apo financimet kriminale në fushatë.

Përjashto identifikimin biomterik që shmang votimin familjar, pjesa tjetër në substancë nuk ka asnjë ndryshim, duke filluar që nga administrimi zgjedhor i politizuar, KQZ-ja bipartiatke dhe elementë të tjerë, si shitbblerja e votës, apo financimet kriminale në fushata zgjedhore”- shprehet Roland Lami analist.

Politologët thonë se pakti i fundit politik për reformën zgjedhore nuk i ka dhënë zgjidhje dhe ligjit të partive politike i cili bie ndesh me Kodin zgjedhor.

Dy partitë kryesore prodhojnë rregulla që në vetvete u japin atyre një lloj avantazhi krahasuar me të tjerat, ndërtojnë një realitet të ri politik, e interpretojnë atë dhe janë gati t’i ndryshojnë sërish rregullat në momentin kur mendojnë që të dy palët sërish përfitojnë”- thotë Blendi Çeka, analist.

Duke ju kthyer historisë së ndryshimeve të sistemeve zgjedhore në afro 3 dekada analistët konstatojnë se Shqipëria është nga vëndet e vetme në Europë që ka ndryshuar të gjitha sistemet. Nga maxhoritar i pastër në maxhoritar të korrektuar me proporcional, që solli mjaft probleme duke maksimalizuar në mënyrë fiktive votat e partive të vogla në shërbim të partive të mëdha, përmes skemës që mori emrin e fshatit ku u aplikua për herë të parë “Dushk” në zgjedhjet e 2001-it. Më pas në 2005-ën kjo skemë u aplikua në mënyrë masive. Sot kemi një sistem proporcional rajonal të miratuar në 2008-ën, shumë i kritikuar se favorizon partitë e mëdha.

Ideja ishte e asaj periudhe ishte të krijonim një sistem ku elitat të vijnë në parlament, dhe praktikisht ne bazuam gjithë sistemin tek vullneti i liderëve politikë dhe gatishmëria e tyre, për të na prodhuar një parlament elitar. Koha tregoi që në parlament na hynë një numër kriminelësh, hynë një numër rekord biznesmenësh. Shqipëria është rekord për numërin e biznesmenëve të tranzicionit të futur në parlament dhe kështu ra niveli i përfaqësimit parlamentar”- thotë Afrim Krasniqi, Instituti i studimeve politike.

Analistët shohin dhe një tjetër rrezik në sistemin aktual që nuk lë hapësirë për konkurimin e partive të reja apo të vogla jashtë koalicioneve.

Dy partitë kryesore riciklojnë veten përmes ligjeve apo sistemeve që dakortësojnë bashkë. Kjo na nxjerr në pah një dukuri që ndryshe në politologji njihet si dhuna e shumicës”- shprehet Roland Lami, analist.

Që prej vitit 2004 kur LSI u krijua si rrjedhje nga partia socialiste në pushtet aso kohe, asnjë parti e re nuk është bërë pjesë e parlamentit.

Ne kemi 4 raste në 2013-ën dy parti FRPD dhe Aleanca Kuq e Zi, në 2017-ën kemi dy parti të tjera, SFIDA dhe LIBRA, të cilat kanë konkuruar si subjekte kontrastuese me atë ç’ka konsiderohej estabilishmenti politik, dy partitë e mëdha, dhe të katërta partitë kanë marrë zero mandate”- vijon Blendi Çeka, analist.

Aktualisht partitë opozitare ne parlamentar kërkojnë ndryshimin e sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura, një debat për të cilin mazhoranca sugjeron të diskutohet në një moment të dytë. Ekspertët thonë se listat e hapura rrisin mundësinë e përfaqësimit të partive të vogla në kuvend, konkurencën brenda partisë, por nuk shmangin hyrjen e të fortëve në parlament dhe trafikun e votave sepse vullneti politik mbizotëron në çdo sistem.

Shqipëria është ndër vendet e pakta në Europë që e ka sistemin zgjedhor të përcaktuar në kushtetutë. Kjo do të thotë se duhen ndryshime kushtetuese dhe për t’i bërë ato duhen më shumë se 92 vota, duhet një vullnet politik dhe interesa të mëdha nga pas dhe asnjëra nga palët politike nuk ka interesa të tilla”- thotë Afrim Krasniqi, Instituti i studimeve politike.

Votimi i emigrantëve një premtim sidomos i së majtës që në 2004-ën ende nuk është bërë realitet. Kjo temë e nxehtë edhe tani i është adresuar për zgjidhje, nga faktori politik, KQZ, pasi vetë palët, nuk kanë draft konkret, strategji, database të emigrantaëve, sipas eskpertëve njohës të kësaj fushe. Problemi tjetër që shohin ata lidhet me administrimin e votës së emigrantëve, në kushtet kur në Shqipëri përballë kamerave, vëzhguesve ndërkombëtarë, dhe përfaqësive diplomatike në disa raste, ky admnistrim ka patur probleme serioze.

Marr parasysh gjithë këtë dyshimin e zankoshëm që ne kemi ose partitë kanë për menaxhimin e një proçesi normal brenda Shqipërisë. Të mos harrojmë që bëhet fjalë për 1 milion e 600 mijë vota që duan dy javë e gjysmë për t’i numëruar dhe për të dalë një rezultat i kontenstuar. Përfshirja e emigrantëve është një diskutim që duhet bërë por besoj se ne jemi gati për zgjedhjet e ardhshme”-shprehet Blendi Çeka, analist

Ekspertët vërjejnë se marrëveshja e fundit mes shumicës qeverisëse dhe opozitës, solli disa të mira përtej teknikaliteteve zgjedhore, si afrimin e opozitës me institucionet që pas djegies së mandateve në shkurt të 2019-ës, apo dhe kurimin e imazhit të qeverisë përballë Brukselit dhe Uashingtonit. Por shqetësimi real sot vazhdon të mbetet i njëjtë si afro 30 vjet më parë, dhe ai lidhet me administrimin e votës, një çështje që ende s’ka marrë zgjidhje.

Serbia ngre aktakuzë për krime lufte ndaj Nezir Mehmetajt

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj.

“Jemi në dijeni për aktakuzë, por nuk e dimë përmbajtjen e aktakuzës. Nesër apo pasnesër pritet të marrin dokumentin e plotë”, tha Valon Mehmetaj për REL, duke shtuar se lidhur me këtë familja është informuar nga avokati mbrojtës Sead Spahoviq.

“Rastin e kemi përjetuar rëndë sepse kemi pritur që ai të lirohet tash, pas gjashtë muajsh paraburgimi. Fatkeqësisht aktakuza u ngrit dhe iu vazhdua paraburgimi”, shtoi Valon Mehmetaj.

Prokuroria për krime lufte në Beograd, më herët ka konfirmuar për REL se ka ngritur aktakuzë ndaj N.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999.

Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Prokuroria në Beograd.

Së bashku me aktakuzën është edhe kërkesa për zgjatje të paraburgimit të të pandehurit N.M, i cili më 3 janar është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe që atëherë është në paraburgim.

Zëdhënësi i Prokurorisë për krime lufte në Serbi, Vasillje Seratiq ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë më 9 janar se shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj i ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, nën dyshimet për krime lufte në fshatin Rudicë.

Në përgjigjen me shkrim nga Prokuroria e Beogradit dhënë për Radion Evropa e Lirë, nuk përmenden detajet se për cilin krim bëhet fjalë dhe për çka konkretisht akuzohet Mehmetaj.

Avokati i Mehmetaj, Sead Spahoviq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Mehmetaj po akuzohet për vepra të kryera pas qershorit, 1999, kur lufta kishte mbaruar dhe se akuzat ndaj tij nuk mund të lidhen me krime lufte.
Ai ka shtuar se nuk ka asnjë dëshmi në shkresat e prokurorisë ndaj lëndës për Mehmetajn se klienti i tij ka qenë i përfshirë në ndonjë vepër që përbën krime lufte.

Pas ndalimit të Nezir Mehmetajt nga autoritetet serbe, Prishtina zyrtare kishte kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Ngjarja e bujshme që alarmoi KQPPSH më ’68 dhe arrestimet- Raporti ‘sekret’ për Hysni Kapon: Elementë me biografi të keqe i vunë zjarrin Pashalimanit

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendëshme të cilat i përkasin vitit 1968, ku bëhet fjalë mbi një korrespodencë me disa raporte me siglën “Teper sekret”, ku Ministri i Punëve të Brendshëm, Kadri Hazbiu, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu, sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Vlorës, Petro Dode, informojnë sekretarin e Komitetit Qëndror, të PPSH-së, Hysni Kapo, lidhur me ngjarjen e jashtëzakonëshme të ndodhur në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit, ku “element armiq” i vunë zjarrin depos së municioneve luftarake të Marinës. Të gjitha detajet e hollësishme të atyre raporteve mbi ngjarjen e rëndë që ishte e përsëritur dhe alarmoj udhëheqjen e lartë komuniste në Tiranë, ku si rezultat, për “mungesë të vigjëlencës” u arrestuan magazinieri Bajram Bajrami, tekniku i ndërtimit, Aleko Pango dhe normisti, Sherif Daupaj. Letra e sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së Vlorës, Petro Dode i cili njofton Hysni Kapon për Degën e Punëve të Brendëshme dhe Prokurorinë e atij rrethi, të cilët në kundërshtim me rregullat e Partisë, arrestuan komunistin, Sherif Daupaj dhe filluan hetimet ndaj furnitorit të kantierit, antarit të partisë, Ismet Bajramit, pa marrë më parë miratimin e Byrosë së Partisë së atij rrethi…?!

Lajmi i dhënë ditën e djeshme (dt.30 qershor) në shumë media të shkruara dhe vizive për zjarrin e rënë në afërsi të Bazës Ushtarake të Pashalimanit, ku për shuarjen e flakëve të tij, u angazhuan forca të shumta nga toka dhe disa helikopterë nga ajri, nuk është një ngjarje e panjohur që ndodh për herë të pare! Duke përjashtuar ato të vitit 1997, ku u shpërthyen, u hapën dhe u plaçkitën pjesa më e madhe e reparteve, magazinave dhe e depove ushtarake pothuaj në mbarë vëndin, duke përfshirë këtu edhe Bazën e Pashalimanit, ai repart nga më të rëndësishmit e Ushtrisë Shqiptare, para dhe pas viteve ’90-të, ka pasur ngjarje të tilla edhe në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Madje jo vetëm vjedhje armatimesh e municionesh, por edhe djegje të depove të saj.

Dhe këto ngjarje kanë ndodhur në fundin e viteve ’60-të, apo më saktë në fillimin e vjeshtës së vitit 1968, kur regjimi komunist i Tiranës nëpërmjet kryeministrit Mehmet Shehu, në një senacë të jashtëzakonëshme të Kuvendit Popullor, denoncoi agresionin e armatosur sovjetik ndaj Çekosllavakisë dhe Ushtria Shqiptare thuhej se ishte në kulmin e fuqisë së saj, e ishte gati që: “t’i bënte ballë një sulmi armik apo koalicioni armiqsh, si të Paktit Ushtarak të NATO-s, ashtu dhe Traktatit të Varshavës, dhe të dilte fitimtar mbi ta”. Gjë e cila ishte e sanksionuar edhe në Tezat e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes ku flitej mbi Artin Ushtarak Popullor, si dhe duke u shkruar me gërma të mëdha, jo vetëm në stendat e fasadat e repartave ushtarake, por edhe në rregulloret e librat e Ushtrisë Shqiptare, që i mësonin ushtarët dhe oficerët në Shkollat e Lira, Shkollat e Nënoficerëve dhe Oficerëve në Zall-Herr, Laç Vau i Dejës, Bunavi e Vlorës, Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, “Enver Hoxha” në Tiranë, si dhe Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, “Mehmet Shehu”.

Pra në këtë atmosferë kohe, Baza Ushtarako-Detare e Pashalimanit që ishte dhe mbeti krenaria e Ushtrisë Shqiptare, do të bëhej objekt grabitje dhe do t’i vihej zjarri, ngjarje e cila do të alarmonte ushëheqjen e lartë komuniste të asaj kohe. Kjo gjë veç të tjerash, bëhet e ditur edhe nga disa dokumente arkivore që mbajnë siglën “Tepër sekret”, ku ndodhet një korrespodencë ndërmjet sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së Vlorës, Petro Dode dhe ministrit të Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu, e zëvëndësit të tij, Feçor Shehu, që mbante postin e drejtorit të Sigurimit të Shtetit, të cilët informojnë sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapon, mbi ngjarjen tejet të rëndë që kishte ndodhur në Pashaliman. Për më shumë se ç’përmban korrespodenca ndërmjet tyre, na njohin dokumentat në fjalë të cilat Memorie.al po i publikon të plota dhe me faksimilet përkatëse.

Rapori i zv/ministrit të Punëve të Brendëshme, Feçor Shehu, për Komitetin Qëndror, për zjarrin në depon e Bazës së Pashalimanit

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME TEPER SEKRET

DREJTORIA E PARE Ekzemplar Nr. 1

Nr. 1915 Prot.

Tiranë, më 4.X.1968

KOMITETIT QENDROR TE PPSH-së
INFORMACION

Mbi zjarrin e shkaktuar në depon e materialeve të ndërtim-montimit dhe materialeve të uzinës së Flotës në Pashaliman

Duke pasur shumë shrregullime në depot e sektorit të ndërmarjes së ndërtimit “Perlat Rexhepi”, si mungesë kontrolli nga përgjegjësat, gabime në vendosjen e kuadrit, mbasi brenda në depo punonte si magazinieri ashtu dhe furnitori me pretekstin se nuk kishte zyrë (të dy këta ishin kushërinj të parë), ka mundësi që zjarri të jetë vënë nga këta, për të mbuluar ndonjë defiçit eventual.

Në fund zjarri mund të jetë shkaktuar edhe nga pakujdesia, mbasi persona që nuk kishin të bënin me depon, punonin në një zyrë të ngritur në korridorin e depos dhe deri në ora 18.00 të datës 26.9.1968, kanë luajtur shah, pinin duhan dhe cigare pa i shuar dhe i hidhnin për tokë, gjithashtu është vërtetuar se gjatë lojës, me pretekstin e shikimit, janë futur edhe persona të tjerë, të cilët edhe këta kanë pirë duhan.

Nga analiza doli se në atë depo nuk kishte rregull në vëndosjen e materialeve, mbasi nga ana e ndërrmarjes ishte lejuar që të vendoseshin në një vend, karbit, bojë vaji, vaji lini, dyshekë e jorganë, lecka, materiale elektrike, hidraulike etj. Përveç këtyre në depo hynte dhe dilte kushdi me punë dhe papunë, depo nuk sigurohej me roje, të paktën gjatë natës dhe dera kryesore e saj nuk mbyllej me kyç.

Me urdhër të drejtuesëve të ndërrmarjes, është prishur një barakë që kanë qënë zyrë për punonjësit e administratës dhe këta nëpunësa janë futur në korridorin e depos.

Në marrëveshje me komandën e garnizonit në Pashaliman u organizua kontrolli i depove të tjera të kësaj baze, nga ku doli se:

Nuk ka rregull të brendshëm mbi magazinimin e materialeve, p.sh. fuçiat me karbit, mbahen bashkë me pjesë motorri, domixhana me alkol dhe acid sulfurik, mbahen me materiale që mund të shkaktojnë zjarr.

Bëhen shtesa linjash nëpër raftet e materialeve në kundërshtim me rregullin teknik.

Ka mungesë atë masave kundër zjarrit dukë përfshirë edhe makinën zjarrëfikse të vetë bazës, e cila ishte shpërdoruar dhe sishte zhveshur nga paisjet zjarrëfikse, etj.

Nga mungesat e konstatura vërehet se orientimet e dhëna për forcimin e gatishmërisë luftarake, duke përshirë edhe masat për ruajtjen e depove kanë ngelur vetëm detyra të ngritura nga ana teorike në plane, kurse në praktikë nuk është marrë asnjë masë.

Nga sa u tha më sipër arrijmë në këto konkluzione:

Seksioni i Sigurimit në Pashaliman dhe Dega e Punëve të Brendëshme në Vlorë, në këtë rast, nuk kanë kryer mirë detyrën. Në zbulimin në kohë të tentativave të armikut, ashtu dhe për pastrimin e bazës nga element të padëshirueshëm, që në fakt kishte si në ndërtim, ashtu dhe në repartin ushtarak. P.sh. në një rast që Sigurimi zbuloi se tre persona kishin biografi të keqe, problemin e çoi tek Komisari i Brigadës së Nëndetësve, i cili nuk i hoqi me pretesktin se nuk janë të rrezikshëm, kurse shokët e Sigurimit, megjithëse nuk ishin të bindur, s’e bënë problem më lart.

Shokët e shërbimit zjarrëfikës të Degës së Punëve të Brendëshme në Vlorë nuk kishin bërë përçapje pranë komandës për t’u futur në reparte, në mënyrë që të kontrollonin dhe ndihmonin për të marrë masa për mbrojtjen nga zjarri.

Komanda e këtij reparti si dhe ndërrmarja e ndërtimit nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur zbatimit të urdhërave të qeverisë (Nr.2 datë 15 prill 1967) për masat kundrra zjarreve, kërkesave për vendosjen e materialeve në depo, sigurimin e jashtëm të depos dhe kishin lejuar vendosjen në një ndërtesë të materialeve civile dhe atyre ushtarake.

Kontrollet nga ekipet e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore nuk janë shtrirë në sistemimin dhe kontrollin e materialeve ne depo, sigurimin e tyre dhe zbatimin e rregullave kundra zjarrit. Po kështu shokët e Ministrisë së Ndërtimit dhe të Komitetit Ekzekutiv në Vlorë, nuk i janë futur këtyre problemeve.

Duke u nisur nga mungesat e konstatura që çuan në ngjarjen e mësipërme:

Propozojmë

Të bëhet edhe njëherë problem, sidomos për objektet ushtarake zbatimi me rigorozitet i urdhëresës së qeverisë Nr.2. datë 15 prill 1967.

Të shikohet mundësia e futjes së shërbimit zjarrëfikës të degëve të P. të Brëndëshme edhe në objektet ushtarake, ose në pamundësi të organizohet ky shërbim nga Ministria e Mbrojtjës Popullore, duke vënë në gatishmëri si mjetet zjarr-fikëse, ashtu dhe personelin përkatës.

Për objektet ushtarake në ndërtim e sipër, përveçse kontrollit nga Ministria e Mbrojtjes Popullore, të ushtrohet kontroll edhe nga Ministria e Ndërtimit.

Duke u nisur nga të metat që u konstatuan gjatë kontrollit në depot e Pashalimanit, mendojmë që nga Ministria e Mbrojtjes Popullore, të kontrollohen edhe depo të tjera të çdo reparti.

Të metat që u vunë re në punën e Organeve të Sigurimit të Shtetit, të bëhen problem me tërë punëtorët operativë të Sigurimit, me qëllim që të prevenohet në kohë çdo tentativë e armikut në sektorin ekonomik.

DREJTORI I DREJTORISE SE I-rë

FEÇOR SHEHU

……………………………………………………………………………………………………………………………

Letra e ministrit Kadri Hazbiu për Hysni Kapon

Shoku Hysni

Lidhur me materialin që paraqitet nga Drejtoria e Sigurimit theksoj:

Gjendja është e e patolerueshme dhe komandat e organet përkatëse duhet të marrin seriozisht çështjen në dorë në mënyrë që të vendoset rregull. Ndryshe po të vazhdohet kështu, do të jemi përpara të papriturash në depot e ushtrisë.

Problemi sa vjen dhe vështirësohet, sepse materjalet shtohen, ato shpërnfdahen tani më shumë dhe ajo po i lë shteg shkeljes së rregullave të ruajtjes dhe humbjes së kontrollit.

Përpos Organeve të Sigurimit të Ushtrisë dhe terrenit, gjithashtu qëndrojnë detyra të rëndësishme dhe të vështira. Këto organe nuk po e kuptojnë dhe nuk po aplikojnë shpejt në kryerjen e detyrave, për të zbuluar shkeljet, e për më keq, për të luftuar pa papushim për ndreqjen e të metave.

Akoma vazhdojnë ta konsiderojnë detyrën e kryer vetëm me bërjen prezent të konstatimeve përpara komandave.

Prandaj, përveç dënimit, të propozohet për kuadrot përgjegjëse, në ç’rregullimet e reparteve, po provokojmë për këtë çështje një mbledhje me kuadrot e Sigurimit të Ushtrisë e të organeve të Punëve të Brendëshme.

Me respekt

KADRI HAZBIU

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Letra e sekretarit të Parë të Komitetit Partisë së Vlorës, Petro Dode, për Komitetin Qëndror të PPSH-së

PARTIA E PUNES SHQIPERISE Sekret

KOMITETI I PARTISE RRETHIT Ekzemplar Nr.1

VLORE

Nr. 395

Lenda: Mbi djegien e depos në Pashaliman

KOMITETIT QENDROR TE P.P.SHQIPERISE

TIRANE

Siç kemi njoftuar më 26.IX.1968 rreth orës 21 e 30 në Pashaliman u dogj një depo ku kishte materiale të ndryshme të NSHN “Perlat Rexhepi” dhe repartit të Marinës Luftarake. Kjo është një ngjarje e rëndë politike mbi të gjitha dhe për arsye të vëndit dhe kohës kur ndodhi, veç kësaj dhe dëmi material është i madh.

Me gjithëse nuk dihet akoma me saktësi, u dogjën ose dolën jashtë përdorimit materiale me një vleftë prej rreth 500.000 Lekë. Bindja e deritanishme është se kemi të bëjmë më një diversion të shkaktuar nga elementë armiq.

Ka dhe një variant tjetër të mundshëm, por jo bindës, ai i djegies me qëllim nga ana e magazinierit dhe furnitorit, të cilët mund të kenë vjedhur dhe kanë shkatuar djegien për të humbur gjurmët dhe që përsëri është veprim armiqësor.

Hetimet për të zbuluar shkaqet dhe njerzit që dogjën depon vazhdojnë. Megjithkëtë ne kemi arritur në disa konkluzione ku më kryesoret janë këto:

Ka pasur mungesë të theksuar vigjëlence si nga drejtuesit dhe si nga organizata bazë e Partisë së NSHN-së ashtu dhe nga organizatat e Partisë dhe komanda e repartit ushtarak.

Janë shkelur udhëzimet që kanë të bëjnë me organizimin, funksionimin dhe sistemimin e materilaleve në magazina.

Në një kapanon të ndarë me tre depo me kompesatë ose pupulit ishin tre magazina, një e NSHN së dhe dy të repartit ushtarak.

Brenda në depo ishte vendosur një zyrë ku rrinin magazinieret, normistët, furnitorët etj. Në zyrë hynin e dilnin punonjës të ndryshëm dhe dyert e magazinave ishin të pasiguruara. Në këtë zyrë luhej shah, pihej duhan etj.

Nuk ishin marrë masat e duhura nga reparti ushtarak për të pasur në gatishmëri mjetet e ndryshme kundër zjarrit, mbi të gjitha nuk ishte në gatishmëri makina zjarrëfikëse.

Të gjitha këto i kanë lënë mundësi veprimi për elementët armiq. Theksojmë se në bazë gjatë këtyre dy vjetëve të fundit ka pasur edhe tre raste të tjera zjarri, si ai i nëndetëses, në depon e pambukut dhe një zjarr në mol.

Nuk ka pasur kontroll rigoroz mbi njerzit që hyjnë në këto objekte. Në organizatën e Partisë doli, p.sh. se: aty vazhdonin të hynin njerëz që kishin punuar më parë në bazë, por që ishin larguar apo përjashtuar më pas dhe figuronin ende në listën që mbahej në post-bllok.

Drejtuesit e NSHN-së megjithese kanë shkuar disa herë në objektin që ishte duke u ndërtuar, nuk kanë ndihmuar dhe të marrin masa për pjesën e tyre për rregullimin e anomalive që ka pasur në objekt.

Drejtuesit e bazës nuk kanë marrë masat e nevojshme të sigurimit për objektet e ndryshme të bazës.

Mbas ngjarjes që ndodhi, u morrën një seri masash të shpejta. U bë mbledhja e Byrosë së Komitetit të Partisë, u morrëm masa për sistemimin dhe rregullimin e depove të tjera të bazës.

U bë mbledhje me drejtorët dhe sekretarët e organizatave bazë të Partisë së ndërrmarjeve ekonomike për të nxjerrë mësime nga kjo, për të forcuar vigjëlencën revolucionare dhe për të kontrolluar dhe për të marrë masa serioze dhe të shpejta për anomalitë që mund të kish në ndërrmarjet e tyre.

Në NSHN “Perlat Rexhepi” u bë mbledhja e organizatës bazë të Partisë së kantierit të Pashalimanit. Janë marrë masa që depo e djegur të jetë gati jo më vonë se data 10 Tetor. Masa të tilla Partie dhe në rrugë shtetërore janë marrë edhe në repartin ushtarak të bazës.

Mbasi të nxirren edhe disa të dhëna të tjera, nga hetimet e të cilave po vazhdojnë, Byroja e Komitetit të Partisë do ta analizojë në mënyrë të veçantë këtë çështje për të nxjërrë mësimet dhe detyrat e tjera të nevojshme, lidhur kjo dhe me disa raste të tjera të zjarrit që kemi pasur gjatë kohëve të fundit.

Nga ana e Organeve të Drejtësisë deri tani janë arrestuar 3 veta Barjam Barjami, magazinier, Aleko Pango, teknik ndërtimi, si dhe komunisti Sherif Daupaj, normist, i cili u largua i fundit bashkë me Aleks Pangon nga zyra ku kishin pirë cingare dhe ku kishin luajtur shah dhe lanë hapur dritaren e magazinës.

Theksojmë se arrestimi i komunistit Sherif Daupaj, u bë pa autorizimin e Byrosë së Komitetit të Partisë. Për këtë ju tërhoq vërejtje shokëve të Degës dhe të Prokurorisë, që të respektojnë rigorozisht porositë e Komitetit Qëndror të PPSH-së mbi proçedurat e arrestimit të komunistëve.

Përveç këtyre është lejuar të bëhen hetime edhe ndaj anëtarit të Partisë, Ismet Bajrami, me detyrë furnitor në kantierin e ndërtimit, që është kushëri i parë i magaznierit që u arrestua dhe që furnizonte magazinën që u dogj.

SEKRETARI I I-rë K.P. RRETHIT
PETRO DODE
………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Informacioni i Feçor Shehut për Komitetin Qëndror të PPSH-së

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME “TEPER SEKRET”
DREJTORIA E PARE Ekzemplar Nr. 1
Nr. 1915 Prot.

Tiranë, më 4.X.1968

INFORMACION
Mbi zjarrin e shkaktuar në depon e materialeve të ndërtim-montimit dhe materialeve të uzinës së Flotës në Pashaliman

Më datën 26 Shtator 1968 në orën 21 e 53’ ra zjarri në depon e lartë-përmëndur ku u dogjën materiale të ndryshme që ndodheshin në të, të cilat kapin një vleftë mbi 1 milion lekë.

Nga analiza që ju bë në vënd kësaj ngjarje, arrijmë në konkluzion se e ky akt është kryer:
Nga persona armiq me qëllim kundër-revolucionar, duke shfrytëzuar shrregullimet e mëdha që kanë ekzistuar në bazën e Pashalimanit.

Vlen të theksohet se objekti ushtarak, qysh nga Prilli i vitit 1967 kur u shfaq një zjarr në një nëndetëse, ka pasur edhe tre raste të tjera zjarri.

Një person që ndiqet nga Sigurimi në katundin Dukat, para se të digjej kjo depo, ka shprehur dëshirën për një akt të tillë.
DREJTORI I DREJTORISE SE I-rë
FEÇOR SHEHU /Memorie.al/

ANTONIO BELLUSHI, NGJITJA NË MAJË E NJË ARBËRESHI – Nga SAIMIR LOLJA

Arbërit e jugut dhe mesit të Gadishullit Ilirik filluan zhvendosjen në Gadishullin Apenin dhe Siçili më së shumti në shekujt XV-XVI me qëllim që të shmangnin shfarosjen prej hordhive osmane-tartare (mongole)-arabe. Dallohen largimet e mëdha pas rënies së Krujës në vitin 1478 dhe Koronës në More në vitet 1533-1534. Si e fundit zbritje e madhe arbëreshe qe ajo e vitit 1744 në Villa Badessa afër Peskarës. Fisnikët e tyre arbërore bënë marrëveshje të dokumentuara me principatat vendore në Gadishullin Apenin. Për shembull, një marrëveshje e atillë për qytezën e Frasnitës, ku lindi Antonio Bellushi, daton në vitin 1490. Në Italinë jugore janë 136’000 arbëreshë në 55 fshatra që akoma flasin Shqip, ndërkohë që 182’000 të tjerë në fshatra të tjerë nuk e flasin Shqipen. Shkaku kryesor për këtë gjendje mbetet mungesa e shkollave Shqipe. Arbëreshët, veç atyreve të ardhur, janë kudo në Itali Ata kanë lënë gjurmë kudo në historinë e Gadishullit Apenin në çdo fushë të jetës, kulturës, fesë, të shtetit e ushtrisë, në të shkuarën e në të sotmen.

Antonio Bellushi dhe Robert Elsie te shtëpia e Adem Jashari në Prekaz të Drenicës, Gusht 2003

Rasti i arbëreshve në Itali të Jugut, përfshirë edhe Siçilinë, që nga ana fetare janë të krishterë ortodoksë tregon se të parët e tyre që erdhën aty prej jugut të Gadishullit Ilirik 300-600 vite më parë flitnin e luteshin Shqip bashkë me priftërinjtë edhe në kishat e tyre. Domethënë priftërinjtë e tyre edhe kanë lexuar e vazhdojnë ta lexojnë biblën e shkrojtur në Shqip edhe kanë shkrojtur Shqip. Nga shekulli XVII  e deri në vitin 1867 ata shtyheshin me dhunë që ta kthenin ritin fetar nga lindor ortodoks në atë katolik i cili kryhej në italisht. Ata që ndryshuan ritin u tretën në italianë. Ata që u mbajtën fort pavarësisht dhunës ruajtën vetëdijen dhe gjuhën Shqipe. Sepse, ata nëpërmjet kishës së tyre lindore ortodokse kanë ruajtur gjuhën Shqipe dhe vetëdijen arbëreshë ngase shkolla Shqipe nuk kanë patur e nuk kanë edhe tani. Eparkia e Ungrës (Dioqeza e Lungros) në Kalabri për arberëshët e ritit bizantin u themelua vetëm në vitin 1919. Dhe viti 1937 pati themelimin e Eparkisë së Horës së Arbëreshve (Piana degli Albanesi, ita.) në Siçili dhe shpalljen si nën-peshkopatë të Abacisë së Shën Mërisë në Grottaferrata afër Romës. Në këto Eparki të krishtera ortodokse me peshkop arbëresh dhe pjesë e Papatit katolik të Romës flitet e përdoret gjuha e njësuar Shqipe.

Gjuha Shqipe filloi të shkruhej për herë të parë tek arberëshët në vitin 1736 kur u themelua Kolegji i Shën Adriani në San Benedetto Ullano në Kalabri dhe Seminari Arbëresh i Palermos në Siçili. Kolegji Shën Adriani botoi tekste, programe e plane shkollore për mësimdhënien e mësimmarrjen e gjuhës Shqipe. Në vitet 1898-1919 mbi 100 shqiptarë nga Gadishulli Ilirik morën mësimet në Kolegjin e Shën Adrianit dhe më pas lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombtare e shtetrore shqiptare. I ndrituri Jeronim De Rada qe nxënës dhe më pas dha mësim në atë kolegj. Kurse Luigj Gurakuqi, Zef Serembe, Bernard Bilota, Zef Jubani, Thimi Mitko, Aleksandër Xhuvani e Kostaq Cipo qenë nxënësit dhe bashkëpunëtorët e tij. Gazeta “Flamuri i Arbrit” që botonte Jeronim De Rada ishte gazeta e parë periodike shqiptare që bashkoi shkollarët shqiptarë të kohës dhe shpërndahej kudo ku kishte shqiptarë në botë.

Grupi folklorik nga Zymi i Dardanisë tek bibloteka e Antonio Bellushit

Antonio Bellushi lindi në Frasnita (Frashëri) të Kalabrisë më 15 Shtator 1934. Shumë prej arbëreshve të Frasnitës dhe qytezave përqark Ejanina, Civita, etj. janë vendosur aty rreth vitit 1490. Qyteza e Frasnitës ka nxjerrë shkollarë, shkrimtarë e priftërinj që bënë emër. Një nga ata është edhe i diplomuari i Kolegjit të Shën Adrainit në shekullin XIX i madhi arbëresh Vincenzo Dorsa.

Antonio Bellushi u diplomua për Filozofi e Teologji në Universitetin Gregorian të Romës në vitin 1962. Në ata vite u miqësua me profesor Ernest Koliqin dhe shkrojti në revistën e tij “Shejzat”. Në vitet 1962-1965 ai qe prift në qytezën arbëreshe të Shën Sofisë së Epirit, ku të parët arbëreshë patën ardhur nga Epiri në vitin 1472. Në vitet 1965-1973 ai qe prift në qytezën e Shën Konstadinit, ku arbëreshët ishin me origjinë nga Morea. Aty ai botoi revistën “Vatra Jonë” në Shqip, italisht e anglisht, e cila pasqyronte historitë, zakonet, këngët, veshjet e tyre arbëreshe me origjinë nga Morea.

Joseph Dioguardi, Antonio Bellushi, Ibrahim Rugova, Nju Jork 1990

Në vitet 1973-1979, Antonio Bellushi qe famullitar në qytezën Falconara Albanese. Atje krijoi me të rinjtë një ekip i cili jepte koncerte në fshatrat arbëreshe përreth. Në vitet 1979-2000 ai qe famullitar për 5000 banorët arbëreshë të qytetit të Kozencës. Atje, ai themeloi në vitin 1980 revistën gjashtëmujore “Lidhja” e cila vazhdoi deri në vitin 2009. Revista “Lidhja” u kthye në një perlë që madhësohej me kohën nëpërmjet shkrimeve të shkollarëve arbëreshë për gjuhën Shqipe, kulturën, trashëgiminë dhe historinë e arbëreshve kudo të ishin.

Qëkur nisi të ushtronte detyrën e priftit, Antonio Bellushi filloi të studionte e regjistronte jetën e trashëgiminë arbëreshe, këngët, vallet, veshjet, shprehjet, fjalët e urta, gojëdhënat, përrallat, martesat, ritet fetare, fisnikërinë, etj. Ai thesar i grumbulluar më pas filloi të botohej i plotë dhe rregullisht në revistën e tij “Lidhja”, e cila u shkonte arbëreshve kudo të ndodheshin në botë. Gjurma e tij e ngjitjes lart e më lart është formuar nga 60 vjet punë kombtare arbërore me një sasi e cilësi të pakryer nga njeri tjetër dhe e bërë drejtpërsëdrejti në terren. Biblioteka e tij tani është një thesar i mbajtur pastër e i rradhitur dhe është e hapur për sa më shumë studentë e profesorë shqiptarë nga kudo ku janë. Biblioteka e tij përmban mbi 10’000 botime që kanë të bëjnë me kulturën, artin, gjuhën e historinë arbërore-shqiptare dhe grumbulluar aty nga të katër anët ku ka arbëreshë-arbanas-arvanitas-shqiptarë. Atë, për shembull, e kanë vizituar shkollarë shqiptarë nga Tirana e Prishtina që nga viti 1977 dhe tani dhjetra studentë shqiptarë në vit nga Universiteti i Tetovës.

Kuvendi i parë për Kosovën – Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Antonio Bellushi, Nju Jork 1990

Arbëreshët kanë biblioteka e muzeume, grupe muzikore e valltare, organizojnë festivale, kanë libra, revista, vjershëtarë, shkollarë dhe faqe interneti në Shqip. Në shtëpinë e arbëreshit mendohet, flitet, shkruhet e këndohet vetëm Shqip. Arbëreshi këndon këngë popullore me çdo mik që u hyn në shtëpi. Malli për dheun e Atit dhe të Amës nuk shteron. Ai e ka Besën të skalitur në mendje e sjellje. Antonio Bellushi krenohet se gjatë tërë jetës së tij ka ndjekur këshillën e babait Xhovani Bellushi që të ishte një arbëresh i mirë. Ai kujton të ëmën Teresa Policastro Bellushi që, sipas fjalës së saj, kur vdiq u varros me kostumin arbëresh të martesës.

Në gjurmën që Antonio Bellushi ka skalitur  duke u ngjitur lart janë edhe 40 vite punë kombtare, që nga viti 1965, me arbërorët-arbanitët-arvanitët e Greqisë. Ai shkonte në katundet arvanitase në tan Greqinë dhe merrte pamje, regjistronte të folmet, vjershat, këngët, fjalët e urta, mallkimet, përrallat, zakonet, gojëdhënat, bisedat, në gëzime e zi. Pastaj ato ai i botonte në revistën “Lidhja” dhe ua dërgonte me mijra kopje në duart e tyre. Arvanitasit i shkruanin letra atij në Shqip. Ai i pyeste ata imtësisht, si bie fjala: Si e bëni bukën dhe djathin? Si i thoni kësaj, asaj, atij? Si i punoni vreshtat dhe arën? Si quhen fshatrat, malet e kodrat përqark? Si përshëndeteni? Si uroni, këndoni e për çfarë?

Në Frasnitë (Frashër) të Kozencës

Përgjigjet që mori nga 900 fshatrat e shpërndarë në tan Greqinë ishin të njëjta, gjë që domethënë vërtetonte se kultura arbërore-arbanite-arvanite-shqiptare është e njëjtë kudo në Greqi. Dhe se ajo, bashkë me emrat e fshatrave, ishte njëlloj me kulturën shqiptare në trojet e tjera arbërore të Gadishullit Ilirik dhe arbëreshve në Italinë jugore e Siçili. Besa, miku, mikpritja, mirësia “bukë, kripë e zemër” janë të njëjta kudo ku ka arbër. Këtë nuk e mbulon as ndryshimi i 2/3 të emrave të fshatrave arbërorë në Greqi në emra jo-arbërorë dhe as dhuna policore e psikologjike e shtetit dhe kishës greke kundër vetëdijes e kujtesës kombtare arbërore-arvanitase.

Antonio Bellushi dhe Aristidh Kola e shkollarë të tjerë arvanitas u bënë si vëllezër me bashkëpunimin midis tyre. Arvanitasit dhe arbëreshët e jugut të Italisë kanë të njëjtën mënyrë të folmes së Shqipes. Një nga botimet e Antonio Bellushit është edhe libri “Arbërorët-arvanitë, një popull i padukshëm” posaçërisht për ta. Arvanitasit nuk mund të jenë pakicë në Greqi sepse ata janë vendas dhe pasardhës të arbërve të lashtë, edhe të Athinës apo Spartës së hershme. Shpjegimi i hyjnive në përrallat “greke” bëhet vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe ndërkohë që faltoret më të vjetra të Zë-usit gjendeshin në rajonin E Pirit. Një shembull domethënës është qyteza emërmadhe e Maratonës në lindje të Athinës. Afër saj është një varrezë përmendore me emrat e 192 arbërve të lashtë të rënë në betejën kundër persëve në vitin 490 p.e.s. Një nga ata emra ka mbiemrin Bellushi.

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dekoron Antonio Bellushin me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, Prishtinë, 2003

Antonio Bellushi krijoi bashkëpunim me arbëreshët kudo ku ndodhen në botë, qoftë në Argjentinë, Ukrainë, Bullgari, Kroaci, ShBA, Brazil, Uruguaj, Australi, Rumani, Zvicër, Gjermani apo Turqi. Ai qe i pranishëm në shtëpitë e tubimet shqiptare në Uindsor e Toronto të Kanadasë, në Detroit, Çikago, Boston, Filadelfia e Nju Jork të ShBA. Ai qe pjesë e lëvizjes së madhe kombtare botërore për largimin e pushtuesve serbë nga Dardania (Kosova, serb.) në fund të shekullit XX. Ai bashkëpunoi shumë me Jozef e Shirley Cloyes Dioguardin, Lidhjen Qytetare Shqiptare-Amerikane, dhe veprimtarët e ndryshëm kombtarë në ShBA, Europë, Australi, si dhe me udhëheqësit nga Prishtina.

Profesor Ernest Koliqi nderon Antonio Bellushin ditën që u urdhërua si prift, Romë, Nëntor 1961

Në Dardani ai qe për herë të parë në vitin 1970 kur mori pjesë në seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturës shqiptare organizuar në Prishtinë. Në vitin 2003, ai bashkë me Robert Elsin vizituan varrezat e dëshmorëve në Prekaz të Drenicës. Vizita e tij më e fundit në Dardani ishte në Shtator 2018. Vizita e tij e parë në Tiranë qe në Shtator 1972 i ftuar nga Akademia e Shkencave për të marrë pjesë në Kuvendin Kulturor Ilir. Vizitën e dytë e kreu në Nëndor 1992 dhe në vitet 1993-2018 ka shkuar pothuaj çdo vit në Shqipëri. Tanimë edhe si qytetar shqiptar, ai mori pjesë në votimet e vitit 2015.

Selia e Shoqatës Kulturore Arbërore Marko Boçari. Aristidh Kola, Antonio Bellushi dhe arvanitas të tjerë, Athinë 1984

Ndriçimi e përparimi i shqiptarëve të kudondodhur u erdhi e u vjen nga rrënjët arbëreshe, si para 200 vjetësh ashtu edhe tani. Arbëreshët kanë nevojë për shkolla në gjuhën Shqipe ku mësimi në Shqip të jetë i detyrueshëm me ligj për të gjitha vitet e lëndët mësimore. Është përgjegjësia e qeverisë shqiptare që në marrëveshje me Italinë, e cila e njeh me Kushtetutë bashkësinë kombtare arbëreshe, të organizohen për hapjen e mbajtjen shkollave Shqipe dhe dërgimin aty të mësuesve shqiptarë. Në paralel, është përgjegjësia e qeverisë shqiptare që të kërkojë ndihmën që do i jepet për këtë gjë edhe nga Vatikani, sepse kishat ortodokse arbëreshe ku flitet e meshohet në Shqip janë pjesë e tij.

Universitarë shqiptarë që jetojnë në Zvicër që kryejnë praktikën në biblotekën e Antonio Bellushit, 2017

Përkujdesje për rrënjët arbëreshe domethënë pyll me lisa arbërorë të shëndetshëm kudo, sepse shpirti i Arbrit rron përjetë. Zëri i arbrit dëgjohet pa ndalim sepse kumbimi i tij nuk shuhet. Një rrënjë domethënë një gjak e cili domethënë një komb, një gjuhë, një besë.

 

 

Saimir Lolja

“Feston me shishe vodka grabitjen…”, gazetari i njohur i sportit Kosta Grillo denoncon Thoma Gëllçin: Ky është Ylli i RTSH-së, iu vodhi shqiptarëve 1.8 mln euro

Grillo shkruan në rrjetet sociale,  Gëllçi, të cilin e etiketon si “ylli i RTSH”, është duke festuar grabitjen e parave të shqiptarëve.

 

Kosta Grillo dhe Thoma Gellçi

TIRANË– Komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo i cili deri kohë më parë punonte në Radio Televizionin Publik Shqiptar, por u largua për shkak të përplasjeve me drejtorin Thoma Gëllçi, ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku Gëllçi shihet teksa ka në zyrë një shishe Vodka. Grillo shkruan në rrjetet sociale,  Gëllçi, të cilin e etiketon si “ylli i RTSH”, është duke festuar grabitjen e parave të shqiptarëve.

“Ky eshte “YLLI” I RTSH SE…QE FESTON ME SHISHE VOTKE NE ZYREN E TIJ GRABITJEN E 1.8.EUROVE TAKSAPAGUESVE SHQIPTARE ( 600.000 EURO PER 18 NDESHJE NE SEZON)…”,-shkruan Grillo. 

 

Denoncimi për “grabitjen” e Gëllçit, vjen disa ditë pasi RTSH është në qendër të akuzave në lidhje me transmetimin e ndeshjeve të UEFA Champsions. Dosja.al zbardhi ekskluzivisht edhe marrëveshjen, ku RTSH merr përsipër të paguajë 3.2 milionë euro për tri sezone për të transmetuar një ndeshje nga të UEFA falas. RTSH e shiti këtë si një arritje duke shfrytëzuar bumin në media, dhe duke dhënë vetëm gjysmën e lajmit, se ndeshja falas shoqërohej me një faturë të majme prej 3.2 mln euro nga taksapaguesit shqiptarë.

(F.g/dosja.al)

Analistët: Rama dhe Thaçi janë jashtëzakonisht përçarës

Bekim Bislimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes deklaratave në kuadër të adresimit të tij ndaj publikut, të hënën, synon ruajtjen e funksionalitetit aktual të shtetit dhe institucioneve të tij, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Megjithatë, ata kanë këndvështrime të ndryshme lidhur me deklaratat e presidentit, se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka, si dhe për këkesën e tij për një unitet politik në vend.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë më 24 qershor, ka njofuar se ka paraqitur kundër presidentit Thaçi, aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kërkesa “e vonuar” për unitet politik

Analisti i çështjeve politike, Naim Rashiti, drejtor i Grupit të Ballkanit për Politika, thotë për Radion Evropa e Lirë që presidenti Thaçi, lidhur me paraqitjen e aktakuzës ndaj tij, ka shprehur vullnetin për përballjen me këtë sfidë, por ka shprehur edhe nevojën për një koordinim të fuqishëm politik brenda vendit për ta ruajtur stabilitetin e institucioneve.

“Kjo për të krijuar një tranzicion të lehtë dhe ndoshta për t’u ulur dhe për të menduar përfundimisht për disa zgjidhje të mëdha strategjike, vendime strategjike për të ardhmen e Kosovës, në raport me pozicionin e saj me BE-në, me dialogun dhe kështu me radhë. Natyrisht që tani i bie barra presidentit dhe kujtdo tjetër që mund të jetë, që t’iu përgjigjet drejtë gjithë këtyre proceseve, që të lehtësojnë transferin e pushtetit dhe të rrinë anash politikës publike, në pritje të vendimit të Gjykatës (Speciale)”, tha Rashiti.

Ai shtoi që presidenti aktualisht është i cenuar në çdo aspekt nga lajmi se ndaj tij është paraqitur aktakuza dhe sipas tij, ai duhet të largohet nga prezenca publike duke folur në emër të institucioneve.

Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se janë dy çështje të rëndësishme që kanë dalë nga adresimi i presidentit Thaçi.

Sipas tij, e para është konfirmimi se ai do të japë dorëheqje në rast se aktakuza ndaj tij vërtetohet nga Dhomat e Specializuara ose në të kundërtën do të mbetet në postin e presidentit, si dhe e dyta, kërkim-falja, siç e ka cilësuar ai “e vonuar” ndaj publikut për gabimet e tij politike që nga viti 2007 e deri më sot . “Të vonuar” e quan ai edhe kërkesën e presidentit Thaçi për një unitet politik.

“Kërkesa e tij për një unitet politik dhe kërkesa e tij që ta ketë në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që t’i takojë të gjithë liderët politikë me një kërkesë për unifikim të skenës politike, është kërkesë e vonuar. Rama dhe Thaçi, në dy kryeqendrat respektive, në Tiranë dhe Prishtinë, janë jashtëzakonisht përqarës. Tanimë kemi një Qeveri të Kosovës, e cila është varur dhe varet nga votat e Listës Serbe dhe më herët është parë që presidenti Thaçi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në bërjen e asaj qeverie”, theksoi Qorolli.

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, ka viztuar të hënën Prishtinën dhe është takuar me krerët e institucioneve më të larta të vendit, si dhe të partive politike në pushtet dhe në opozitë.

Rashiti: Thaçi nuk do të jetë pjesë e dialogut

Të dy njohësit e zhvillimeve politike, thonë që Kosova tashmë ka një president, i cili ka të paraqitur një aktakuzë për krime të luftës, e cila brenda 4 muajve të ardhshëm pritet të konfirmohet ose refuzohet nga Dhomat e Specializuara. Por, pavarësisht epilogut, sipas tyre, kjo situatë do të ndikojë në institucionin e Presidentit, por edhe në procesin e dialogut me Serbinë, i cili është paralajmëruar se do të rinisë.

Rashiti shpreh mendimin që rruga më e mirë do të ishte që presidenti të jepte dorëheqje që tani, derisa është në pritje të vendimit të gjykatës. Sipas tij, edhe ashtu, Thaçi nuk do të jetë më pjesë e asnjë procesi të dialogut dhe as konferencave të ndryshme.

“Si do që të ndodhë në këtë fazë, a jep tash dorëheqje apo më vonë, presidenti nuk është pjesë e ekuacioneve. I mbetet skenës tjetër politike të vendosë apo edhe të koordinohen me presidentin, për shkak se ai ka qenë bartës i këtij procesi deri më tash”.

“Por, takimet në Shtëpinë e Bardhë apo takimi i Parisit, i paralajmëruar për javën e dytë të korrikut, do të ndodhin pa presidentin. Aty do të shkohet me një përfaqësim sa më të lartë të nivelit politik, në emër të shtetit dhe do të diskutohet për procesin e dialogut, pa marrë parasysh zhvillimet e brendshme në Kosovë apo në raport me Gjykatën (Speciale)”, theksoi Rashiti.

Por, Qorolli vlerëson që përderisa Thaçi të jetë në krye të Presidencës së vendit, ai nuk do t’i shmanget komunikimit me vendet partnere të Kosovës. E vetmja mundësi, sipas tij, është që Bashkimi Evropian ta përjashtojë atë nga komunikimi dhe të kontaktojë vetëm me Kuvendin dhe me Qeverinë e Kosovës.

“Thaçi ka qenë shumë thellë i përfshirë me çështjet, me administratën amerikane për marrëveshjen me Serbinë. Unë besoj që ky proces do të ndalojë. Derisa Thaçi të jetë në krye të presidencës, ai pritet, me shumë gjasë, që të ekskomunikohet nga një pjesë e botës, për shkak të dyshimeve të bazuara. Sigurisht që institucion qendror i të drejtës penale është supozimi i pafajsisë, por në diplomaci, këto çështje kanë pasoja, në mënyrë që të mos dëmtohet Kosova, por të llogariten individët ata të cilët potencialisht janë të dyshuar, por jo tërësisht shoqëria dhe e tërë Kosova”, theksoi Qorolli.

Njohësit e zhvillimeve politike theksuan se në të ardhmen mbetet të shihet se cili do të jetë formati i dialogut Kosovë-Serbi dhe se a do të përfaqësohet nga presidentët apo kryeministrat.

Sipas tyre, në rastin ideal, Kosova do të duhej të kishte një president të ri dhe të fuqishëm politik, të emëruar me konsensus të nivelit sa më të lartë në Kuvend, i cili do të shkonte bashkë me kryeministrin në takimet e nivelit më të lartë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, më 24 prill ka dërguar aktakuzën për shqyrtim me dhjetë pika, në të cilën Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe “të tjerë”, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është bërë e ditur kush bën pjesë në mesin e “të tjerëve”.

VIDEO – Lubonja: Prokurori nxori aktakuzën, sepse Thaçi edhe me takimin në Uashington mund ta pengonte drejtësinë

Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi aktakuzën e ngritur ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime lufte, pohoi se politika kosovare është bërë bashkë në thirrje për unitet e bashkim kundër ‘armikut’.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Lubonja tha se ndonëse flitet për një armik, nuk përcaktohet qartë se kush është ky.

Mes të tjerash ai parashtroi faktin se shqiptarëve kur iu duhen ndërkombëtarët, i cilësojnë ata partnerë, ndërsa kundër diçka del kundër, i quajnë ‘armiq’.

“Ajo që dua të them unë në përgjithësi, përshtypja që kam, e dëgjova me shumë vëmendje. Kam parë dhe vizitën e Ramës atje. Ajo që duan të krijojnë përmes aktivitetit të tyre, është thirrja për unitetin e popullit në këtë situatë. Problemi është se nuk na kanë përcaktuar armikun. Do bashkohemi, por kundër një armiku. Dikur Enver Hoxha, i thoshte Hurshovit; ti je hero, dhe më pas e shpalli armik. Akuza po vjen nga Gjykata e Hagës, që shpalli Kosovë të pavarur. Kur ju duhet SHBA, Merkel, Macron, Haga, shqiptarët thonë; partneri ynë. Kur del ndonjë gjë që rrezikon pushtetin e tyre, atëre i bëjnë thirrje popullit që të bashkohen kundër armikut. Kush është armiku?! Pse ky prokurori doli aty! Njëri version thotë se është Europa pas atyre që mund të bënte Thaçi në SHBA me Grenell. Hipoteza e dytë është; janë armiqtë e Trump. E treta; shkaku kryesor që doli ky prokurori është padyshim politika, e cila ka ndërhyrë për të penguar drejtësinë në gjykatën e Hagës. Këta liderë të UÇK ku morën pushtetin mund të destalibizonin. Kjo ishte teza e Carla Del Ponte. Ky prokuror ka dalë për të penguar pengimin e drejtësisë që ata mendojnë që të bëjnë në këtë rast, pasi kanë vite që hetojnë dhe ka qarkulluar fjala se përmes politikës, qoftë dhe me këtë takim që bëhet në Uashington, del kundër këtij bllokimi. Unë jam afër kësaj teze. A është mirë për Kosovën kjo. Që të shajmë dhe t’i shpallim armiq ndërkombëtarët? Duhet ta kishin thënë në 2015 në parlament, se i kishin bërë gjyqet. Aty ka dështuar edhe gjykata, edhe UMNIK, EULEX dhe gjykatat vendore. Se kalojmë dot kaq lehtë. Ka 1 mijë njerëz të vrarë, të zhdukur, ka dhe shqiptarët, kërkohet një transparencë, drejtësi. Prokurori çon një akuzë dhe thotë se ka prova të mjaftueshme për të hapur një çështje. Kur nuk ka prova të mjaftueshme hapet çështja. Prokurori tha se kam ngritur një akuzë, dhe se ka prova.”,- tha Lubonja.
(BalkanWeb)

Si u realizua kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në atdhe – Nga Ekrem Spahiu*

(me rastin e 18 vjetorit – 28 qershor 2002) Megjithëse diktatura komuniste ra si regjim në pranverë të vitit 1991 dhe në Shqipëri nisi të ngrihej një sistem demokratik, Familja Mbretërore shqiptare ende nuk lejohej të kthehej në atdhe nga pushtetarët e kohës. Asokohe politika gjente justifikim në absurditetin e mbajtjes në fuqi të vendimit të udhëheqjes komuniste në Kongresin e Përmetit, të 24 majit 1944, ku i “… ndalohej Mbretit Zog dhe Familjes Mbretërore kthimi në Shqipëri”. Por arsyeja e vërtetë dihej se cila ishte… Familja Mbretërore, personaliteti i Mbretit Leka, mund të ndryshonte shumë gjëra në skenën politike, madje mund ta përmbyste statusquo-në e dakordësuar. Droja ndaj këtij faktori madhor politik ishte e prekshme, qoftë në artikulimet publike të politikës së kohës, qoftë në frymën e përgjithshme që sundonte e kontrollonte median. Në fillimvitet ’90-të nuk u lejua madje as veprimtaria politike e Partisë së Legalitetit në atdhe. Aprovimi i PLL-së u bë rreth 15 muaj mbas lejimit të partive politike në vend.

Sot, në distancën e kaq shumë viteve, kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare, mund të duket si një proces i natyrshëm, e pa ndonjë ngarkesë të posaçme, por siç do ta shtjellojmë më poshtë, nuk ka qenë aspak e lehtë. Ky kthim u bë i mundur si rezultat i kombinimit të një përpjekjeje madhore të faktorit mbretëror/legalist në Shqipëri, ndërhyrjes së miqve ndërkombëtarë të Mbretit Leka e gjithashtu edhe rrethanave të brendshme, që luajtën një rol gati vendimtar në një pikë të caktuar.

***

Mbreti Leka, – që ishte larguar foshnje dy ditësh nga Shqipëria, më 7 prill 1939 nga pushtimi fashist dhe që gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar atdheut e kombit, – me rënien e diktaturës, donte sa më parë të kthehej në Shqipëri, por e kishte të pamundur për shkak të koniukturave të kohës. Por Ai nuk mund të rrinte duarkryq e të priste për shumë vite. Në koordinim dhe me mbështetje nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, të interesuar edhe për të testuar demokracinë në Shqipëri, Mbreti Leka vendos që në momentin më të përshtatshëm thjesht të vijë dhe vizitojë Shqipërinë.

Rast i volitshëm u konsiderua 50-vjetori jubilar i krijimit të O.K.L.L, (Organizata Kombëtare e Lëvizjes së Legalitetit) në kongresin e Zall-Herrit. Më 21 nëntor 1993 bëheshin 50 vjet nga kjo ngjarje e rëndësishme për lëvizjen mbretërore në Shqipëri. Kjo datë u konsiderua si oportune që Mbreti Leka të kthehej në atdhe për herë të parë që prej largimit në 7 prill 1939.

Kështu, më 19 nëntor 1993, rreth orës 16:00, me një avion të posaçëm, mbërrin në Rinas Mbreti Leka, i shoqëruar nga stafi i vet, shqiptarë dhe të huaj. Pas kryerjes së procedurave të hyrjes në aeroport, niset drejt Tiranës dhe akomodohet në suitën 214 të Hotel “Dajti”.

Lajmi i mbërritjes së Mbretit në Tiranë u përhap si rrufe në gjithë vendin. Mijëra mbretërorë, nga të katër anët, udhëtojnë për gjithë natën dhe, në orët e para të mëngjesit, ishin para Hotel “Dajti”, përgjatë bulevardit e deri te Pallati i Kongreseve. Këtu, në sallën e madhe të kësaj ndërtese, në ora 10:00, do të kremtohej 50 vjetori i O.K.L.L. por në thelb do të realizohej takimi i ëndërruar me Mbretin Leka.

Të alarmuar nga interesimi i jashtëzakonshëm i mbretërorëve për t’u takuar me Mbretin, pas mesnate, rreth orës 03:00, funksionarë të lartë të SHIK-ut dhe Policisë së Shtetit, shkojnë në Hotel “Dajti” dhe kërkojnë kthimin në Rinas dhe largimin e Mbretit nga Shqipëria, për shkak të “problemeve” me “dokumentet e udhëtimit dhe armatimeve personale”.

Për të evituar ndonjë përplasje të mundshme mes mbretërorëve dhe policisë, Mbreti Leka respekton “kërkesën” e zyrtarëve të shtetit dhe, në ora 08.30, del nga hoteli, niset për në Rinas dhe largohet nga atdheu, pa mbushur 18 orë. Ky ishte largimi i dytë traumatik pas atij të 7 prillit 1939.

***

Vjen viti 1997. Në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, partitë politike, në marrëveshjen e 9 marsit 1997, për të përfituar nga kredibiliteti që kishte Mbreti nga jugu në veri të vendit (socialistët nuk mund të shkonin në veri, ndërsa demokratët nuk mund të shkonin në jug), lejuan “kthimin e Mbretit Leka I në atdhe”, madje edhe “zhvillimin e referendumit për formën e regjimit”. Mbreti mbërriti në  Shqipëri për herë të dytë më 12 prill 1997, duke përdorur po ato dokumente udhëtimi si në 1993.

Referendumi do të zhvillohej më 29 qershor 1997, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare. Mbreti zhvilloi një fushatë shumë dinjitoze në mbarë vendin dhe fitoi referendumin me votën e shqiptarëve.  Politika e kohës, e befasuar nga rezultati surprizë, urdhëronte KQZ-në, të mos shpallte fitoren e Monarkisë dhe të zgjaste procesin e numërimit, deri sa të manipulonte votat pro Republikës. Përballë këtij manipulimi të hapur, mbështetësit e Mbretit që votuan pro Monarkisë, vërshuan në një tubim-proteste në sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar shpalljen e rezultatit. Policia ndërhyri me armë për të shpërndarë protestuesit, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur shumë të tjerë. Prokuroria urdhërohet të nisë hetimet, duke e akuzuar Mbretin Leka “Për organizim e grumbullim të manifestimit të paligjshëm për rrëzimin e rendit kushtetues dhe armëmbajtje pa leje”.

Mbreti Leka, për të evituar konfliktet e provokacionet, fiks pas tre muajsh detyrohet të largohet përsëri nga atdheu më 12 korrik 1997, me premtimin se ishte i gatshëm të kthehej në momentin që do ta kërkonte populli shqiptar.

***

Një nga prioritetet kryesore të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, ka qenë kthimi i Familjes Mbretërore në atdhe. Momenti i parë, shumë i rëndësishëm, i këtij procesi, ishte hartimi dhe firmosja e një rezolute në 04.06.1998 nga kryetarët e të gjitha partive (të djathta dhe qendrës së djathtë) opozitare parlamentare dhe joparlamentare, ku ndër të tjera kërkojnë: “…i bëjmë thirrje Mbretit Leka I për t’u kthyer në atdhe, pasi edhe procesi gjyqësor i  ngritur ndaj tij është një farsë politike e koalicionit të majtë”.

Ndërkohë vjen dhe momenti më i mirë për ta realizuar kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Në vitet 2001-2005, Partia “Lëvizja e Legalitetit” ishte në pikun e fuqisë së saj politike dhe me një kredibilitet të madh në elektorat, jo thjeshtë se ishte parti parlamentare, por edhe për shkak të qendrimeve të mbajtura dhe kompaktësisë së grupit parlamentar. Shkurt, PLL ishte faktor real në politikën shqiptare.

Me nismën e grupit parlamentar të PLL, në pranverën e vitit 2002, filloi përgatitja e infrastrukturës së duhur institucionale për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Pas një lobimi të fuqishëm me drejtuesit e partive parlamentare, u arrit një marrëveshje politike ku kryetarët e 9 grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, më 17 qershor 2002, firmosën një dokument të përbashkët, ku ndër të tjera shkruhej: ”Duke respektuar Familjen Mbretërore Shqiptare, jemi të bindur se respektojmë themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe, merr fund një padrejtësi e shkaktuar nga pushtimi fashist dhe diktatura komuniste”.

Deklarata e grupeve parlamentare u shoqërua me kërkesën e 74 deputetëve firmëtarë (nga 140 që kishte Kuvendi), ku kërkohej: “Ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur në vlerësimin që kemi për historinë e Shtetit Shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri”.

Pse duhej firma e 74 deputetëve?

Partia Socialiste kishte mazhorancën dhe drejtonte Qeverinë dhe Kuvendin, ndërsa opozita kishte gjithsej 53 deputetë. Mbreti Leka vazhdonte të ishte nën akuzë për ngjarjen e 3 korrikut 1997 dhe vazhdonte procesi farsë i seancave gjyqësore. Në këto kushte pasigurie, për të shmangur votimin në Parlament ku mund të kishte rrjedhje votash, me shumë negocime u arrit të merren 74 firma = 52.9% të numrit të deputetëve të Kuvendit, duke e bërë të panevojshëm një votim formal.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, në cilësinë time si ish-deputet e kryetar grupi, por edhe si ish-kryetar i PLL, gjej rastin të rifalenderoj të gjithë deputetët firmëtarë për atë akt politik e patriotik, por edhe njerëzor njëherësh.

Pas kësaj arritjeje të madhe politike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” me gjithë strukturat e saj, filloi organizimin dhe përgatitjet për një pritje dinjitoze të Familjes Mbretërore. Më 28 qershor 2002, ditë e premte, që në orët e para të mëngjesit kishin ardhur në Tiranë me mijëra legalistë dhe qytetarë të ndryshëm nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe trevat shqitare. Nisja e organizuar për në Rinas u bë nga sheshi “Nënë Tereza”. Në aeroportin “Nënë Tereza”, atmosfera ishte e jashtëzakonshme – festë kombëtare.  Me flamuj kombëtarë dhe të Legalitetit, me pankarta në duar, me kostume të larmishme kombëtare, nën muzikën e orkestrës frymore dhe asaj popullore, me këngë e valle, të pranishmit festonin dhe i uronin mirëseardhjen Familjes Mbretërore në atdhe.

Në ora 11.15, ulet në Rinas avioni “Boeing 727” i kompanisë “Million Air”, që transportoi nga aeroporti “Lanceria” i Johanesburgut, Familjen Mbretërore Shqiptare të përbërë nga: Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Mbreti Leka I, Mbretëresha Suzan, Princi trashëgimtar i kurorës Leka II dhe Kontesha Virxhinia (motra e Nënës Mbretëreshë Geraldinë).

Mbreti Leka, sapo zbriti në Rinas u shpreh për mediat e shumta: “Dua të falënderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthye në atdheun tonë”.

Karvani i gjatë i makinave të simpatizantëve të mbretërisë shoqëroi nga aeroporti “Nënë Tereza” e deri në Tiranë, pjesëtarët e Familjes Mbretërore, që përshëndeteshin nga qytetarët e shumtë të vendosur përgjatë gjithë rrugës. Ekzaltimi arriti kulmin kur Familja Mbretërore mbërriti në Vilën Nr. 4 dhe pjesëtarët e familjes zbritën nga makinat për t’u akomoduar në këtë rezidencë, që ishte fill pas Hotel “Rogner”, 100 metra larg selisë së qeverisë shqiptare dhe një ndër më modernet ndërtesa në kryeqytet.

Kështu, pas 63 vitesh mërgimi të detyruar nëpër vende të ndryshme të botës, Familja Mbretërore shqiptare u kthye përfundimisht në atdhe me të gjitha nderimet e duhura, ashtu sikurse e meritonte, jo thjeshtë për kontributet e jashtëzakonshe që kishte dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar, por edhe për të ardhmen e shqiptarëve.

* ish deputet & kryetar i PLL-së

Irani u rrëmben çiftelinë shqiptarëve në Unesko – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Hienat pansllave e neootomane vazhdojnë sulmin kundër simboleve kombëtare dhe grabitjen e trashëgimisë shpirtërore me synim shterrimin e identitetit kulturor të Kombit Shqiptar.

Serbët rrëmbyen lahutën, Irani po grabit çiftelinë, grekët po vjedhin llautën, malazezët synojnë përvetësimin e xhubletës.
Sllavët po përpiqen të marrin Eposin e Kreshnikëve.

Çfarë na mbetet neve?!
Çitianet e dajës, Sulltan Ramës dhe Guruja (Paramahamsa Vishewandanda) i Damian Gjiknurit.

Ku janë strukur institucionet shtetërore?!

Qeveria Shqiptare në vend që të marrë masa e të hartojë një strategji panshqiptare për mbrojtjen e tyre rrënoi vetë teatrin kombëtar dhe me anë të qendrës kombëtare të veprimtarive folklorike promovon buzukun gjatë pandemisë si trashëgimi greke.

Kjo situatë imponon platformë emergjente panshqiptare për mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Eshtë krijuar një panoramë tragjikomike në dyert e Uneskos.
Hienat pansllave e neootomane pasi kanë ndërmarrë një sulëm të akorduar kundër simboleve kombëtare janë turrur për të rrëmbyer trashëgiminë shpirtërore, pasuritë kulturore shqiptare të mbetur pa Zot.
Qeveria Shqiptare në vend që të hartojë një platformë panshqiptare për mbrojtjen e tyre bëhet vetë pjesë e ketyre skenarëve ogurzi.
Me rrulat e talebanëve të saj e shembi vetë tempullin e artit, shtëpinë e artistëve, rrënoi identitetin kulturorë, me qëllimin keqdashës, asgjesimin e memories kombëtare, kurse për grabitjen e trashëgimisë kulturore hesht në mënyrë të paturpshme.
Akademitë e shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës nuk reagojnë, Instituti i Kulturës Popullore nuk prononcohet, ministritë e kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës janë inekzistente, madje Ministria e Kulturës së Shqipërisë në mënyrë paradoksale, duke shfrytëzuar pandeminë, promovoj buzukun si trashëgimi kulturore greke.
Unioni Artistik i Kombit “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti”, denon me forcë këtë platformë të akorduar pansllave – neootomane, sulmin ndaj simboleve kombëtare, grabitjen dhe përvetësimin nëpërmjet Uneskos të instrumentëve muzikorë shqiptarë, synimin e rrembimit të Eposit të Kreshnikëve, asgjësimin e identitetit kulturor, zhbërjen e historisë kombëtare, njëkohësisht bën thirrje për hartimin e një programi dhe strategjie panshqiptare për mbrojtjen e identitetit kombëtar.
Po pse jemi në këtë situatë?!
Eshtë krejt e thjeshtë për tu përgjigjur?!
Sipas përcaktimit filozofik kemi kombe dinastike, politike, kulturore.
Kombi ynë futet tek kombet kulturore, sepse akoma nuk është shtet komb, i cili në fakt do të ishte e vetmja zgjidhje që garanton stabilitet e paqe në rajon.
Folklori është ADN-ja e tij, engjëlli mbrojtës, pashaporta e identitetit të rrugëtimit përmes mugëtirës së shekujve, në kalvarin e gjatë për të mbijetuar.
Profeti Muhamet na ka lënë një postulat:
“jetëgjatësia e një populli varet nga jetëgjatësia e kulturës tradicionale të tij”.
Mbijetesa jonë gjatë odisesë kristiane, kulturës tradicionale i dedikohet.
Por është shumë e dhimbshme dhe e turpshme që po na i marrin armët e mbijetesës një nga një, për shkak të mbetjes pa përkujdesje, pa mbrojtje nga qeveria e institucionet përkatëse.
Qeveria nuk ka asnjë projekt mbrojtës, biles nuk ka investuar aspak në këtë fushë, përkundrazi ka deshmuar se për shkak të utilitetit për pushtet ka sakrifikuar të gjitha asetet kombëtare, pasuritë strategjike, madje Zhupan Rama është përfshirë si protagonist në skenarët ogurzi të ndarjes së trojeve shqiptare nga qarqet antishqiptare.
Sulltani ynë lahutën ia dhuroj Vuçiçit, të cilit do t’i dhuronte edhe troje shqiptare, Aeroporitn e Vlorës po ia jep Erdoganit, kurse çiftelinë Ayatollah Khomeinit.
Në mungesë të përfeksionimit, përsosjes dhe paisjes me teknologji të instrumentëve muzikorë folklorikë, për shkak të lenies pas dore, me dashje të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Shqipërinë e jugut e ka pushtuar buzuku, të cilin qendra kombëtare e veprimtarive folklorike vazhdon ta propagandojë si trashëgimi kulturore greke, ndërsa Shqipërinë e veriut e kanë pushtuar sazet turke.
Erdogani ndryshe nga ekspeditat pushtuese me luftë të Mehmet pushtuesit, po përdorë si strategji ekspeditat ekonomike rajonale në formë ndihme dhe ekspansionin kulturorë për ringritjen e Perandorisë Otomane, duke imituar e shpresuar kështu në suksesin që pati arritur inavdimi hollivudian i viteve 70- të në fundshekullin e 20-të.
Për këtë vershim neootoman në rajon janë shqetësuar edhe fuqitë e mëdha perëndimore.
Llautën që e përdorin shqiptarët si instrument folklorikë nga veriu i Shqipërisë, në Çamëri deri në Kalabri, kanë nisur punën për ta regjistruar si trashëgimi kulturore të tyren grekët në Unesko.
Malazezët synojnë ta përvetësojnë xhubletën shqiptare mijëravjeçare.
Nuk jam çuditur pse sllavoserbët nuk kanë bërë këkesë për ta rrëmbyer plisin e bardhë e xhamadanin.
Jo aspak.
Sepse shpresojnë ti marrin bashkë me Eposin e Kreshnikëve.
E çfarë na mbetet neve?!
Çitianet e dajës producent, Sulltan Ramës dhe Guruja i Damian Gjiknurit.
Po dashur të bëj kasandrën me hamendësi, përtej mendimeve hipotetike, po i referohemi dhe analizojmë me logjikë të ftohtë faktin e kryer.
Në dhjetorin e vitit të kaluar Irani u grabiti çiftelinë shqiptarëve duke e regjistruar atë në Unesko si trashëgimi të vehten.
Ku është Ministria e Kulturës?!
Ku janë institucionet shqiptare?!
Ku janë strukur?!
Pse heshtin?!
A po e shesin çiftelinë njësoj si Lahutën?!
Është tepër e rëndë, dramatike dhe komike njëkohësisht.
Shqiptarëve u është grabitur instrumenti bazë prej nga janë krijuar të gjithë instrumentët e tjerë me tela, ndërsa Ministria e Kulturës dhe institucionet përgjegjëse heshtin, bëjnë të paditurin.
Sigurisht do të mjaftohen me deklarata qesharake, ashtu sikur bënë për lahutën.
Natyrshëm shtrohen pyetjet:
A na mori Irani çiftelinë?!
Kujt i përket ajo?!
Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve duhet shpjeguar kuptimi etimologjik i çiftelisë, e për këtë na vjen në ndihmë gjuha jonë e bukur shqipe, e cila gëzon statusin e 10-të gjuhëve më të vjetra të botës.
E kënë bërë edhe të tjerë ndonjë shpjegim para meje, por unë po përpiqem të bëj interpretime linguistike shtërruese të emrave të instrumentëve muzikorë folklorikë kordanofonë që nuk mund të shpjegohen në asnjë gjuhë tjetër veçse në gjuhën shqipe.
Vetë emri çifteli tregon pagëzimin e një instrumenti me dy korda.
Ky ëmërtim ka filluar të përdoret atëherë kur teknologjia e ka bërë të mundur pajisjen e kësaj vegle me korda metalike.
Po si u grabiti Irani çiftelisë shqiptarëve dhe si e regjistroj si trashëgimi iraniane ?!
Sepse përdori në regjistrim emrin e vjetër të saj, duter por persisht, dotar do – tar ( dy tela).
Për ta kuptuar më mirë lojën me emërtimin duhet të shpjegojmë kuptimin etimologjik të emrit “Duter”.
Duter fjalë për fjalë përkthehet në shqip dy ter, dy tjerr, të tjerra, pra dy fije, sepse në lashtësi kordat e istrumetëve muzikorë bëheshin me qimet e tjerra të kafshëve, por ata përdorën fjalën persishte dotar dy tela.
Është lehtësisht e kuptueshme se telat janë shumë më të vonë në kohë se kordat prej leshi, prandaj vetëkuptohet pa asnjë ekuivok se ata kanë marrë çiftelinë tonë.
Meqenëse çëftelia është instrumenti bazë nga janë krijuar të gjithë instrumenët e tjerë kordanofonë po i analizoj me radhë, një nga një
Në Ballkan është i njohur edhe buzuku, i cili është shumë i vonë në kohë, me të cilin është unifikuar kultura greke, pasi ua mori shqiptarëve, ku në fakt për turpin e saj qendra kombëtare e veprimtarive folklorike si të tillë e promovoj edhe sëfundmi gjatë pandemisë.
E theksoj me forcë këtë fakt sepse emri buzuk ka vetëm një shpjegim, shqip, buzë- ujku.
Dihet që ujku lëshon një zë të madh, ulurimë të zgjatuar, po ashtu edhe buzuku ka një tingull të fortë, të tejzgjatuar si hungurima e tij.
Në kohërat e herëshme kordat bëheshin me leshin e ujkut.
Buzuku nuk ka asnjë shpjegim në gjuhën greke.
Turqit i kanë vendosur emër tjetër, dyzen, që shqip do të thotë dy zëra.
Ndërsa mandolina me katër çifte telash shqip do të thotë,”ma nep dollinë”.
Të gjithë studiuesit janë në një mendim unik se buzuku është përsosje e tambures.
Tamburja është pranuar në mënyrë aksiomatrike, botërisht se është modifikimi i duterit, çiftelisë duke i shtuar një tel, kurse buzuku është krijuar shekuj më vonë, pas tambures, e cila është vertetuar katërcipërisht se është trashëgimi e të parëve tanë, i cili është përsosur në vijimësi.
Buzuku me tetë tela, katër çifte është krijim i shekullit të 20-të.
Tamburja do të thotë “Ta mburja” të mbajnë burrat.
Ajo ka qënë vegël vetëm për meshkuj, sepse për femrat kishte vegël tjetër, “Pandora”, pa në dorë, mban në dorë, në kuti.
Kështu shpjegohen të gjithë emrat me radhë të veglave me shumë tela, psh emri i vjetër “harpa” përkthehet qafëharp, kuptimi i të cilës vjen nga harku i gjuetarëve.
Edhe harpa vjen nga “Lyra”, lira, ylli, poli i veriut.
Romakët e quajnë timpan, persët zuraja, arabët asanja, etimologjikisht përkthehen “t’i mban”, ” zu- un-ra-ja”, “a – shaja -është shenja”.
Vetë Orfeu i famshëm përkthehet rrefëj.
Në shkrimet që kam trajtuar lahutën e kam quajtur si institucioni i kuvendit me Zotin.
Për të vertetuar si e kanë grabitur serbët atë e shoh të arsyeshme ti referohem edhe njëherë kuptimit etimologjik të emrit të saj, lahutë, e cila nënkupton e do të thotë lutë, të flasësh me perendinë, shkurt lutje perëndisë për fat, mbarësi, pra ajo ishte instrument i shoqërimit të ngjarjeve të jetës njerëzore.
Të gjithë studiuesit prestigjozë janë të një mendje se lahuta është instrumenti me i vjetër në botë dhe kanë dalë me përfundimin shtërrues se violina e sotme është përsosmëria e saj.
E risolla edhe njëherë në vëmendjen e publikut lahutën sepse edhe gusla e pranuar në Unesko si trashëgimi kulturore serbe është shumë e vonë, biles variant kroatë, të cilët janë pasardhës të fisit ilirë të dalmatëve që u asimiluan nga sllavët.
Shpjegimi etimologjik i gusle-s është “gisht që i bie instrumentit dhe gushë, sepse violina mbështetet në gushë, poshtë mjekrës.”
Strategjia e serbëve ka qenë e hollë, në fillim kanë marrë guslën, variant kroat dhe pastaj do të hidhen në sulem për Eposin e Kreshnikëve të Jutbinës, meqenëse Jutbina, që ata e thërrasin Udbine, ndodhet rreth 50 km në veriperëndim të Zarës në Kroaci, do të mundohen të luajnë me vendodhjen e saj në territorin e zaptuar atëkohë prej krajlive e zhupanëve të tyre.
Megjithëse të gjitha faktet historike janë kundër sllavo-serbëve Eposi është në rrezik e kërkohet reagim emergjent, unik, panshqiptar për ta mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore të shtrenjtë e të shenjtë.
Ai është në rrezik se mund ta dhurojë Nastradini shqiptar Edi Rama, sepse sllavoserbët nuk kanë asnje argument për ta vertetuar si trashëgimi të tyren.
Studiuesi Ramadan Sokoli “Nderi i Kombit” thotë se Eposi është dokumentuar qysh në vitin 1350- afër 4- 5 shekuj pa dalë në skenë Vuk “UK” Karaxhiqi shqiptari nga Bosnja, i ortodoksizuar i cili krijoj folklorin serbë e kushtetutën serbe.
Arbëreshet e Zarës, të themeluar nga fisi ilir i liburnëve që u kanë rezistuar rrebesheve të historisë erozionit të kohërave, asimilimit që nga perandoritë e zhupanëve serbë, mbretërite sllave, ustashëve e udbashëve, janë deshmia kokfortë e pakundërshtueshme, se aty janë rrenjët ilire, vetë gusla është ilire dhe Eposi i Kreshnikëve është shqiptar.
Per të vertetuar këtë pohim po rikthehemi edhe njëherë tek Jutbina.
Jutbina është qëndra kryesore e kreshnikëve.
Ajo është urëkalimi nga identiteti fisnor ilirë në identitetit e ri, atë arbërorë.
Ky zhvillim ndodhi pas përballjes me pushtuesit barbarë serbë në shekullin e 7-të, të cilët u përqëndruan rreth lumit Sava, ku u konsoliduan e krijuan edhe mbretëritë e tyre me në krye krajlët.
Gjatë ketyre betejave të kreshnikëve me krajlitë serbe u krijuan këngët epike.
Shqiptarët arbërorë u zhvendosën në bjeshkët e nemuna, për t’u mbrojtur nga sulmet e barbarëve, por arbërorët u detyruan të ikin edhe nga Jutbina, veçse Eposin e morën me vehte.
Ata që kanë qëndruar aty janë asimiluar.
E kam shpjeguar në shkrimet e mëparshme se dylyftimet dhe mejdanet e kreshnikëve me krajlitë serbe vazhduan edhe në territorin e Tropojes së sotme.
Ajkuna e vajtoj Omerin në Grykën e Valbonës e Omeri e ka varrin në bjeshkët e Koshares.
Fshati Mejdan rrëzë Malit të Shkelzenit e ka marrë këtë emër nga dylyftimet e Mujit e Halilit me krajlitë serbe dhe Gjergj Elez Alisë me bajlozët e detit.
Një tjetër instrument muzikorë me korda, modifikim i çiftelisë, është sharkia, por shumë, shumë e vonë, në shekujt 17-18-të.
Kuptimi etimologjik i saj do të thotë “çfarë kie çfarë ke”.
Edhe ky instrument muzikorë përdorej për të shoqëruar ngjarjet e jetës.
Shpjegimi etimologjik i emrave të instrumetëve folklorikë bazikë të trashëgimisë kulturore shqiptare, verteton se ka një platformë akord sllavo – neootomane për grabitjen e saj.
Dy nga instrumentat bazë të identitetit kulturorë shqiptar lahuta dhe çiftelia janë rrëmbyer nga serbët dhe Irani, ndërsa buzuku është dhuruar vetë nga Ministria e Kulturës Shqiptare, kurse llauta po grabitet nga grekët.
Le të shpresojmë që fondacioni Prek Cali do ta shpëtojë xhubletën mijëra vjeçare nga përvetësimi i malazezëve.
Por e apostrofoj edhe njëherë se qëllimi kryesor i sllavëve është përvetësimi i Eposit të Kreshnikëve.
E pasi ta marrin eposin, e marrin edhe plisin e bardhë, edhe xhamadanin.
Ata shpresojnë shumë, se pasi kanë përjashtuar lahutën shqiptare dhe e kanë bërë pjesë të Uneskos guslën e kanë shumë të kollajtë për ta marrë Eposin, pasi e kanë marrë shpirtin e tij, lahutën.
Ata janë kujdesur herët, qysh pas Luftës së Dytë Botërore për ta shpopulluar krejtësisht zonën e Jutbinës dhe rreth saj nga popullsia kroate.
Gjatë luftërave të kroatëve me serbët në kohën e shpërbëries së Jugosllavisë Jutbina është demtuar shumë rendë deri sa e kanë marrë forcat kroate në vitin 1995.
Sllavët mendojnë se kanë zhdukur çdo gjurmë aty, prandaj po luftojnë me çdo çmim për ta përvetësuar Eposin tonë legjendarë.
Kjo situatë kërkon urgjentisht një platformë kombëtare panshqiptare, për mbrojtjen e simboleve kombëtare dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare e identitetin kombëtar.
Duhet të reagojnë me shpejtësi rrufe ministritë e kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës, akademitë e shkencare shqiptare, Instituti i Kulturës Popullore, studiuesit, akademikët, artistët, shoqatat kulturore, meqenëse Unesko nuk ka marrë vendim akoma për çiftelinë.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar lëshon kushtrimin.
Në këmbë për të shpëtuar trashëgimisë kulturore dhe identitetin kombëtar.
E lëshojmë këtë kushtrim sot në ditën e triumfit të fitores së parë të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit mbi Perandorinë Osmane.
Është tepër paradoksale dashuria e Edi Ramës me Erdoganin që sot po na mban të izoluar, larg Europës.
Me dt 29 qershor të vitit 1444 në Betejën e Terviollit, e njohur si Beteja e Dibrës së Ulët arbërorët e udhëhequr nga Gjergji ynë mundën ushtrinë osmane prej 25000 trupash.
Pikërisht në ditën e fitores së parë të simbolit kombëtar e shtetëror, të shtetit me bazë nacionale, që sot quhet shteti komb ju bëjmë thirrje për të jetësuar mesazhin e thuprave të tij kur ai po kalonte në amshim.
Bashkë.
Në këmbë për të mbrojtur identitetin e sovranitetin kombëtar.
Bashkimi bën fuqinë e fuqia drejtësinë për kauzën tonë hyjnore shekullore.
Asgjë nuk mund ta ndalë finalizimin e ëndrrës tonë nacionale, bashkimin kombëtar e shtetin komb, me çifteli e pa çifteli, me lahutë e pa lahutë, me buzuk e pa buzuk.