VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 7 qershor 1967 u nda nga jeta shkrimtarja e shquar satirike amerikane Dorothy Parker

By | June 7, 2019

Komentet

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT – LIBER I TETËT – NDERA – Nga AT SHTJEFËN KONSTANTIN GJEÇOVI

L I B R I   I  T  E T Ë T.

NDERA.

KRY I SHTATËMBDHETËT.

NDERA VEHTJAKE.

§.593. Kanûni i Malevet të Shqypnis nuk e veçon nierin prej nierit. “Shpirt per shpirt, sè duken e falë Zoti”.

§.594. I miri e i keqi kàn nji çmim: Kanûni i mban per burra: “Del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit”. “Në kandàr të vet sè i cilli peshon katerqind derhêm”.

§.595. N’i prekët kush kuej në nderë, peng a plak per nderë të mârrun s’kà, Kanûja thotë: në daç, fale, po deshte, laje ballin e vrugnuem.

§.596. Nderen seicilli e kà per vedi e nuk mùnd t’i perzihet kush kuej as me e rrethue me pêgje e me pleq. Dy gisht nderë në Iule të ballit na i njiti Zoti i Madh.

§.597. “Ndera e mârrun giobë nuk kà”. ‑Ndera e mârrun s’falet kurr.

§.598. “Ndera e mârrun nuk shperblehet me gjâ, por a me të derdhun të gjakut, a me të falun fisnikisht (permbas ndermjetsis së dashamirve të mirë).

§.599. I korituni kà deren çilë perkah ndera: peng s’shtron, pleq smêrr, gjygj slypë; giobë s’mêrr. ‑ Burri i fôrt mêrr gioben vetë.

§.600. Aj, të cillit i u muer ndera, xêhet i dekun kah kanûj a.

§.691. Ndera i mirret burrit:

a)       Me i thànë kush sè rren facle burrave të mbledhun në kuvend,

b)       Me e pshty, me i u matë, me e shty a me i rà kush;

c)        Me i prishë ndermjetsin a besen,

d)       Me i a dhûnue gruen a me i a hikun,

e)       Me i a marrue armët e krahit a të brêzit;

f)          Me i a dhûnue buken, tui i a ngâ mikun a pûntorin;

g)       Me i a thye Shpin, vathin, kotecin a çerranikun n’oborr;

h)        Me i a ndalë uhàn a detyren,

i)          Me i a luejtë rrasen e vegshit në voter,

j)          Me njye kashaten parpara mikut ‑ î mirret ndera mikut.

k)        Me koritë trevezen nder sy të mikut, kùr i zoti i shpis e kruen ulteren a Shpin e lpîn kupen.

KRY I TETËMBDHETËT.

NDERA SHOQNORE.

NYE I NANDEDHETEGJASHTËT.

Miku.

§.602. “Shpija e Shqyptarit âsht e Zotit e e mikut”.

§.603. Miku nuk mùnd të hîjë në shpi, pà bâ za n’oborr.

§.604. Si të bajë za miku, i zoti i shpis a kush i shpis i pergjegjet e i del perpara.

§.605. Falet me mik, armen i a mûrr, e i prîn në shpi.

§.606. Armen i a varë në krrabë, edhè e çon në krye të vendit ké votra.

§.607. Perpushet zjarmi, lypen edhè drû. “Miku don drû”.

§.608. Mikut do t’i bahet nderë: “Bukë e krypë e zerner”.

§.609. Buka e krypa e zêmra, zjarmi e trungu e do firi per shtrojë do të gjindet gadi per mik në çdo kohë të natës e të ditës.

§.610. Mikut të lodhun do ti vîhet rreth me të pritun me nderë. Mikut i lahen kambët.

§.611. Per çdo mik duhet buka si hàn vetë.

§.612. Per mik të mirë duhet kafja, rak­iia e buka e shtrueme me ndo’i send mâ teper.

§.613. Per mik zemret duhet duhâni, kafja e ambel, rakija e bukë e mish. ‑ “Mikut të zêmres i lshohet shpija”.

§.614. Ruj hi në shpi, mikut do t’i mbajësh armen”.

§.615. E mbaitmja e armës âsht:

a)                       shêj burrnije e nderje, edhè pse knaqesh sè t’erdh miku,

b)                       âsht shêj roje, sepsé tui i thànë: “Mirë sè erdhe”, ajo do të rrijë pà droje, e sè giin­desh gadi me i dalë zot per çdo rrezik,

c)                        âsht shêj urtije per vedi, pse, ‘si ti mârrish armen, edhè në pasët ndoi mende të keqe miku, nuk kà shka të bân si t’a çarmato­sish.

§.616. “Mikut i lshohet kryet e vendit”.

§.617. Mikut i lshohet kryet e vendit, Po kje në shpi si edhè po kje në kuvend burrash, porsé në kuvend nuk kà zâ.

§.618. Mikut i lshohet kryet e vendit si per nderë, si edhè qi të jét mâ në të pâm e në shêj si edhè të mos të perzihet nder robët e shpis.

§.619. Si të hîjë miku në shpi, të kà là detyren.

§.620. Po të hîni miku në shpi, gjak me të pasë, do t’i thuejsh: “Mirë sè erdhe!”

§.621. “Miku do të perciellet deri kû të lypë me e percjellë”.

§.622. “Miku, edhèpse xên kryet e ven­dit në shpi a kûdo, kurr s’prîn, por do t’i prijsh”.

§.623. Miku perciellet edhè me nji fini, po kje djalë a vajzë, gjithnji si nji burrë a grue.

§.624. Si t’a perciellish mikun deri kû desht vetë me shkue, e solle shpinen me shkue në pûnë t’aride, krisi pushka n’at hov e edhè e vrau, ty nuk të pritet mik.

§.625. Mbas mikut do të hupish pûn­torët, e me bukë t’aride, të mos fikesh e të mos koritesh.

§.626. “Si t’i prîsh mikut, çdo dhûnë fi bajë kuej ky, lypet mbë ty”.

§.627. Mikut mos i prij, a, ‘si t’i prijshë, do të hapish syt qi mos t’i bajë kuej ndo’i dhûnë a pûnë të ligë.

§.628. Kanûja urdhnon qi të perciellet miku sà mos t’a gjeë ndo’i pûnë e ligë, sà edhè mos ti bajë kuej ndo’i dâm me bukë t’ande.

§.629. Po bani ndo’i pûnë të keqe miku në bukë tande, arsyeja lypet prej teje.

§.630. I dhûnuemi e i dâmtuemi s’âsht në detyrë me ndiekë atê, qi e dhûnoi e qi e damtoi, por i kerset në derë atij, qi e mbajti në shpi e i dha bukë.

§.631. “Buka e làn dâmin”.

§.632. Kanû âsht prà, qi t’i prihet mikut, sepsé xêhet sè nuk din rrugë e nuk din a do të ndeshet në mik a n’anmik.

§.633. Do t’i prîjsh, pse jé rojsi i mikut, si me i a largue rrezikun, si edhè me e ndalë prej pûnet të keqe.

§.634. “Buka të nderon, porsé të qet edhè në pûnë”. (Buka m’u gjet dreq pat thànë dikush).

§.635. Po t’a dhûnoi buken miku, do t’epsh arsye në kanû per shpi e vath të thyem, per tufë të mârrun e pretime tjera.

§.636. Do të lajshë dâmet e bame prej mikut t’and a tuj vû kumbonen e tufés s’atê në trà, a me të hjekun të kaut të hullis, a me të shitun të rendit të ujit.

§.637. Nderen e dhûnen do t’a dajshë me mikun e të damtuemin do t’a ndreqish.

§.638. Ti do të lajshë e, po muejte me xjerrë gjâ tê miku, e ké per vedi, perndryshej të pasët mbetë ngiat: Paç e dhaç thotë kanûni.

§.639. Sikurse jé në detyrë me lypë mikun e prém ashtû jé në detyrë me dhânë arsye, në prefët kend miku në bukë fande.

NYE I NANDEDHETESHTATËT.

Të premt e mikut.

„ndora nuk lshohet“.

§.640. “Miku mik, shoqi shoq”.

§.641. “Veç nji gacë me t’a lypë kush tê dera per me kallë çubukun, i a dhae, e e ngau kush, të pritet mik”.

§.642. Po të rà ndore kush, edhè tuj t’a xânë vetem êmnin: “Jam miku i njatij” e edhèpa të pasë kênë kurr tê dera, po e ngau kush, të jét mik në derë e ftyra t’u vrugnue.

§.643. Po t’a vûni kush mikun në lojë a t’a shau, ti do t’a mkâmbish nderen e mikut me rrezik të jetës s’atê.

§.644. Po i u pré kuej miku, kanûja i kà lânë dy udhë: a të fiket, a të koritet.

§.645. Atij, qi i u pré miku, çdo send do ti epet me dorë të mâjtë e per rien giu mjé qi t’a paguej mikun.

§.646. Dora e mâjtë me kanû quhet e pandershme, e cilla mêrr e nuk ep, me miq nuk falet. Veç i pabesi me të pabesin falen me ‘të.

§.647. Me kanû të hershme gjygji e kar­mote më hu të pabesin, e s’e lîte në kuvend burrash.

§.648. I pabesi, qi pret kend vetë a shet kend në besë, grihet katundisht e shkon gjak­hupës.

§.649. Me gojë të kanûnit: baba, vllau e deri kushrinija e dalun fare falet, porsé miku nuk falet (posë me të hîm ndermjet të dashamirvet të zêmres).

§.650. Per mik të prém rrallë sè epet besa; ndermjetsija epet sà të mârrin e t’apin, në hîfët puna në të ndrequn.

§.651. Katundi shoqi‑sho’it i presin mik:

a) kùr nji shoq shmanget tê nji shoq e, tuj dalë prej shpije të këtij, e vret a shoqi tjeter a kushdo,

b) Edhepsé shoq a kushrî me të vramin mik‑prém, detyrë âsht me lypë shoqin‑mikun e vràm,

c) Po s’e lypi mikun e vràm, edhèpse shoq, skà pse del në kuvend burrash, pse jét i koritun e i marruern pergjithmonë e jetës.

§.652. Me ndeshë n’udhë të madhe dy shokë, e, ‘si të bâjn do rrugë, kerset pushka edhè vritet njani sish, këtij tjetrit nuk i pritet mik.

                                  Oroe:

Njimend, sè s’i pritet mik, porsé jét i koritun mos me qitë mbë dorërasin. 0 Shqyptari edhèpse bjen në gjak pà gjak, tuj e pague me vrasë mikun e preme, aj s’e mêrr ndore at pûnë, fiket me lang e plang, porsé marre s’bân.

NYE I NANDEDHETETETËT.

Të sjellnut e të zot’t të shpis me miq në shpi.

§.653. Miku xên kryet e vendit në trevezë (sofer), mandej i hîn ndorja.

§.654. Framurtarit mik i tokon kryet e dashit e mikut shpatulla.

§.655. Po sndolli flamurtari, por Kreu i njij Flamuri, shpatulla i tokon këtij e mikut kryet e dashit.

§.656. Miku do të hjekë rakin e ma i pari do t’u biej duerve në trevezë.

§.657. Me ndollë në trevezë kush i Gjomarkaj e nji mik i largët, Flamurtari e dàn pergjymës me të Gjomarkain kryet e dashit e shpatulla i jét mikut.

§.658. Famurtari do t’a thejë me grusht kryet e dashit e mikut, s’i t’a két Ipi shpatullen, do t’i a thejë sumbullen.

§.659. Me ardhë per mik i Ohërnjani (i Thkellas) a në Mirditë a në Malsi të Lezhes e me ndollë aty edhè kush i Gjomarkaj, kryet e vendit e xên i Ohërnjani, mandej i Gjomarkaj‑ (Ket pûnë s’e bân kush prej nderjet.)

                                         Oroe:

Këto sjellje duken si lojë, porsé kàn shkaktue vrasë të pergjegjme shi në trevezë.

§.660. Kafen e mêrr miku, mandej i zoti i shpis.

§.661. Duert në treveze i làn i zoti i shpis, mandej miku.

§.662. Goten e rakis e pin i zoti i shpis e të dyten miku,

§.663. Kashaten e nyjen miku, mandej i zoti i shpis.

§.664. Aj zot shpije, qi e njyete kashat­en perpara mikut, late 500 grosh giobë.

§.665. Aj zot shpije, qi koritte trevezen e vet nder sy të‑mikut, late 500 grosh giobë,

§.666. Pushka e shtîme per mik të prém nuk kà giobë.

NYE I NANDDHETENANDTËT.

Ndermjetsija.

§.667. Ndermjetsi, si lajmtari, nuk bân faj as nuk xêhet.

§.668. Ndermjetës thirret aj, i cilli hîn per me dà fjalët e kqij a, me shmangë rragen, prej të cillave mùnd të shkaktohet vrasa a ndo ‘i rrênim tj eter.

§.669. Nderrnjetës mùnd të jét burrë a grue, djalë a vajzë a edhè Prifti.

§.670. Ndermjetës mùnd të hîjë per shpi me shpi, per katund me katund, per flamur me fla­mur.

§.671. Me i u pré ndermjetsija njij shpis së veçanët, vetë e kerkon mikun.

§.672. Me i u pré ndermjetsija njij kak­tundi, katundisht u lypë mikun.

§.673. Me i u pré ndermietsija njij fla­muri, flamuri mbarë e lypë mikun.

§.674. Me i u pré ndermjetsija Priftit, mikun e lypë Famullija, në të cillen gjindet, a sè flamuri e lypë, po hîni ndermjet n’emen të flamu­rit.

§.675. Prifti, per me dà të keq, hîn nder­mjet jo n’emen të vet, por a n’emen të Famullis a n’emen të flamurit; por vetëm atbotë, kùr mos ti pûnojë fuqija e fjalës fêtare.

§.676. Po s’u inuer para sysh fuqija e fjalës fetare, atbotë Prifti hîn ndermiet si çdo qyte­tas, por, tuj mos bajtë zyria e tij shpatë e litàr, po i u bâ n’asgja ndermjetsija si e çdo qytetasit, katun­di a flamuri do t’a mkambin nderen e tij tuj e lypë mikun e prém.

§.677. Me kênë të vramë njiqind vetë në njânin krah e në tietrin kurrnji, s’i të hîjë kush ndermjet, pushka do të prâjë, zjarmi do të shuhet.

§.678. Me bâ me u qitë poshtë flala e ndermjetsit, ajo lagje, qi të fîlloëj pusken, i a pret mikun ndermjetsit. (Po s’prâni pushka e fjala e ger­gasa permbas ndermjetsis, perzihet lamshi per mnerë, kryqzohet pushka, e grihen aty per aty.)

§.679. Fjalët e dokshme të ndermjetsis jânë: “Leni flalët, or juni, jam ndermjet une! ‑Prani pushken, burra, un jam nderrnjet mjé ké të mirremi vesht. ‑ Prani pushken, sè katundi…, fla­muri… âsht ndermjet!”

§.680. Ndermjetsi u mêrr pêgjet të dyja lagjeve, tui u dà diten sè kùr e kû do të mblidhen në kuvend, per me u mârrë vesht.

§.681. Po nuk muejt me i ndreqë nder­mjetsi, pêgjet e të dy lagieve u lshon në dorë bur­rave t’urtë, e ky atbotë lirohet e del prej nderrnjet­sije.

§.682. Ndermjetsija mbaron gjithherë a me të rame diellit a me të mârrun të diellit (me të lem a me prendim të diellit).

NYE I NJIQIDTËT.

Dorzanija.

§.683. Dorzânë thirret aj, i cilli i Iidhet kuej per të pergjegiun të njij detyre, të cillen, po s’e lau në vade të caktueme detyrsi, ky bahet dord­hânës.

§.684. Uhasi, ‘si të két dorzânë, s’kà nevojë me i shkue në derë detyrsit, dorzâni do të pergjegjet per tê: “Dorzânë, dordhânë”, thotë kanûni.

§.685. Edhè në dekët detyrsi, uhasit s’i prishte gjâ, per detyrë, qi aj i pat këtij, do të pergjegjet dorzâni: “N’dekët detyrsi, rrnofët dorëzani,” thotë kanûni.

§.686. Me bâ me u pendue dorzâni e me dashtë me dalë dorzânije, kanûja nuk e lên, sepsé: ,, Dorzani nuk hîn per me mbajtë në mend, por per me là”.

§.687. Dorzani hîn me mirvet, e prandej nuk kà tager me lypë kpucë as të detyrsi as tê uhasi: “Dorzânë e bestàr nuk hîn kush me të holla”.

§.688. Detyrsi, kùr lypë kend per dorzânë e, per n’i hîfèt ky, faqe burrave i thotë: “Un po të hi dorzânë, por shikjo, sè, po s’e pate nder mend me i bâ gadi të hollat në vade të caktueme, më kallxo qyshë tashti e të bahem gadi me là per ty. T’a dijshë, sè shnierzim nuk duroj!

§.689. Po nuk i u pergjegj detyrsi dorzânit, edhè e lên të lidhë qi të lajë ky prej vedit detyren e tij, dorzâni do t’i a apë pengun uhasit.

§.690. Uhasi kà tager me i a dorzue kue­jdo at peng, per me xierrë detyren e vet.

§.691. Dorzani kà tager me bâ vàj në katund kundra detyrsit të keq, e katundi do t’a ngushtoîë detyrsin qi t’a shperblejë pengun e dorzânit e t’i a dorzojë të zot’t.

§.692. Po s’i bani gadi të hollat detyrsi vetem prei dhunet e kasnecijet, katundi e giobitë permbas randsis së fajit pré presë të bame.

§.693. Po i bani gadi te hollat detyrsi ne vade te caktueme, para sè t’i a dorzojë te zot’t do t’a bajë me dije dorzanin.

§.694. Po kje sè detyrsi nuk muejt me i bâ gadi të hollat në vade të caktueme vetem prej skamit, dorzâni do të rrîjë gadi me là per’tê, e ketë me e pritë, sè “Dora e thatë s’kà uratë” e s’kà pse e qet në katund, pse vajin nuk i a veshtron: t’a kishte matë vedin para sè t’i hite dorëzanë.

KRY I NANDËMBDHETËT.

GJAKU E GJINIJA, VLLAZNIMI E KUMBARIJA NË KANU TË MALEVET.

NYE I NJIQIDEPARË.

Gjaku e gjinija e breza Shqyptarësh.

§.695. Vargu i brêzavet të gjakut e të gji­nis, shkon në të pasosun per Shqyptarin e malevet.

§.696. Mahet vllà e fis me të gjith ata, prej së cillësh të parët e tij jânë dà heret a vonë.

§.697. Katerqind zjarmesh me u dà Shqyptari, aj as mêrr as ep, d.m.th. nuk bân krushqi.

NYE I NJIQIDEDYTË.

Lisi i gjakut, lisi i tamblit, nip trungut e nip bijet.

§.698. Brêzat rrjedhin a prej gjakut a prej gjinis.

§.699. Brêzat e gjakut rrjedhin prej ânet të babës; brêzat e gjinis rrjedhin prej ânet të nânës.

§.700. Rrjedhja e brêzavet prej ânet të babës thirret “Lisi i gjakut”.

§.701. Rrjedhja e brêzavet prej ânet të nânës thirret “Lisi i tamblit”..

§.702. “Nip trungu” a “mesë trungu” thirret aj varg mashkujsh a fêmnash, qi rrjedhun prej plangut të babës.

§.703. Nip a mesë bijash thirret aj varg mashkuish a fêmnash, qi rrjedhin prej bijave të martueme.

NYE I NJIQIDETRETË.

Vllaznimi.

§.704. Vllaznimi, qi bahet tui pî gjak, e ndalon krushqin pergiithmonë ndermjet të vllaznuemve, shpis së tyne e zjarmit të tyne.

NYE I NJIQIDEKATERT.

Kumbarija (Shengjonija).

§.705. Shka âsht gjaku e gjinija per kah krushqija, ashtû âsht edhè kumbarija.

§.706. Kumbarija e Shqyptarit të malevet âsht tri nduersh:

a)      kumbarija e Pagzimit,

b)      kumbarija e Kunorës,

c)      kumbarija e Flokvet.

NYE I NJIQIDEPESËT.

Kumbarija e Pakëzimit.

§.707. Kumbarija e Pagzimit e ndalon krushqin brêz mbas brêzit jo veç nder të pagzuemin, prînden e të pagzuemit e nder ata, qi e peshojn në derë të Kishës, por edhè nder sà rob të két shpija e njanës e të tjetres lagje e të zjarmit të tyne mbarë.

NYE I NJIQIDEGJASHTËT.

Kumbarija e kunorës.

§.708. Kumbarija e Kunorës e ndalon krushqin nder robët e shpis së kumbarve e të shpis së dhàndrrit e, qi të plangsohet kumbarija e Kunorës nder dy vllazni e të pershijë edhè zjarmet e tyne, kjo pûnë shkon me kumbari të Pagzimit.

NYE I NJIQIDESHTATËT.

Kumbarija e Flokvet.

§.709. Kumbarija e ndrikullija, qi bahet në të rruem e në të mârrun të flokvet hîn në Ildhje kanûnore, qi s’e luan gjâ.

§.710. Kumbarija e flokvet e ndalon krushqin brêz mbas brêzit ndermjet shpis, vllaznis e zjarmit të kumbarës e të ndrikulls.

§.711. Ndrikullija âsht si nusija: si shkon nusja ké prîndët në kohë të caktueme prej kanûnit, ashtû skon edhè ndrikulla në kohë të cak­tueme tê kumbara.

§.712. Koha e ndrikullis e caktueme prej kanûnit âsht nji muej para së Lidhunash.

§.713. Ndrikullija nuk mùnd të shtyhet mbi pêsë ditë: Ditët e ndejës së ndrikulls tê kum­bara do të jenë giithherë cub e jo kurr parë, tri a pêsë.

NYE I NJIQIDETETËT.

Sjelljet kanunore në të marrun të flokvet.

§.714. Nun a kumbarë thirret aj, qi mêrr flokët.

§.715. Ndrikull a nunë thirret e âma e dialit a e vajzës, të cillvet u mirren flokët.

§.716. Famull a famulleshë thirret djali a valza, të cillvet u mirren flokët.

§.717. Nuni e ndrikulla jânë si vllà e moter e nuk veçohen prej gjindes së shpis.

§.718. Po e mbushi vjetin djali e vajza, nuk u mirren flokët.

§.719. Me dekë fmija pà i u mârre flokët, nuk do të shtihet në dhé, do të thirret kum­bara i shenjuern; po kje larg kumbara, do ti mârrë flokët nji tjeter, i cilli nuk do të jét prej vllaznijet e fisit të fmis.

§.720. Per të mârrun të flokvet të dialit duhet të jét burrë, e grue per vajzë.

§.721. Prindja e djalit e té vajzës, të cil­Ivet tu mirren flokët, do të bâin gadi buken sà mâ mirë qi të munden, per me nderue kumbaren.

§.722. Kumbara do të vîjë me nji prej dashamirësh të vet.

§.723. Thirren nja tre‑kater shokë per me mârrë pjesë në gzim të shpis.

§.724. Si të kênë pî kafé, goditet vendi,

kû do t’ulet Nuni e do të gjinden aty veglat per të mârrun të flokvet.

§.725. Lypet karriga, kû do fulet Nuni, kupa me ujë, në te cilin Nuni do të lshojé nji asper të rrgjanët, msalla, qi do te shtrohet per të pritun të flokvet, gershànë a brîsk rrues per të qethun a per të rruem të famullit a të famulleshës.

§.726. Si t’ulet në karrigë Nuoi, ni djal i fisit i a pshtetë Nunit në préhen famullin a famulleshen.

§.727. Nuni do t’î marrë flokët me kët rend: a) nji çubë në ballë, b) në tambzja kà pji çube, c)mbas kreje nji çubë.

§.728. Si të mirren fjokët, Nuni i bjen ballit të famullit a të famulleshës me gersbàpé tri herë, tu thànë: “Me shndet e jetë të gjatë!”  e puthë famullin a famulleshen e, tuj e hjeke prêhnit i a ep s’amës ‑ Ndrîkulls, ‑ e cila edhè mêrr kupen me asper të rrgjanët.

§.729. Nuni i ep NdrikuIIes  50-150 grosh e jo mâ teper.

§.730. Çubat e flokvet i mêrr e âma edhè i ruen n’arkë,

§.731. Ndrikulla do t’i apë Kumbarës: gjurdi, brekë e mangore, e gjindes se shpis se kum­barës ‑ sà të jenë ‑ do t’u çojë kuej msalle, kûj ride a kollçikë.

§.732. Pa i u mârrë flokët finis, gershàna nuk do t’i a perkasë kryet, po i u rriten teper flokët, i percullohen me flakë t’unës së pishës.

§.733. Si t’i mirren flokët finis,Kumbara bun at nâtë në shpi të famullit a të famulleshës, ne e nesret çohet e mêrr me vedi ndrikullen e famullin edhè i çon në shpi të vet, kû rrin tri a pêsë ditë, si mbas kanûnit.

§.734. As mort as darsem e as të kremet s’luten pà ndrikull e kumbarë, pà famull e famulleshë.

 

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT – LIBER I GJASHTËT – TË DHANUNAT – Nga AT SHTJEFËN KONSTANTIN GJEÇOVI

L I B R I   I  G J A S H T Ë T.

TË DHANUNAT.

NYE I TETDHETEDYTË.

Uhaja.

§.499. Kanûja e malevet nuk njef uhà me shtojca fitimesh (Fajde).

§.500. Kanûja njef uhà të fjeshtë: sà të dhaçë ké me më dhânë.

§.501. Per me shndoshë pûnen e uhas e per me largue çdo dyshim pabesije per uhà të dhâ­nun, mùnd të mirret pengu.

§.502. Pengu perbahet prej njij sendi, qi të két çmim a sà uhaja e dhânun, a edhè mâ teper.

§.503. Pengu, qi mirret per uhà të dhâ­nun, mùnd të xêhet si “Peng hupës”.

§.504. Pengu i hupun xêhet atëherë, kùr aj, qi mêrr uhà, i lidhet uhasit a me prû uhàn në ditë të caktueme, a me lânë pengun, qi të hupë.

§.505. Uhaja e prûme në ditë të caktueme e shperblen pengun.

§.506. Po s’u prû uhaja në ditë të cak­tueme e nuk erdh mârrsi me u pà me uhasin, ky kà tager me shitë pengun e me xjerrë uhàn e vet.

§.507. Dita e caktueme viion mié në prendim të diellit e uhasi do t’a presë detyrsin mjé në prendim të diellit, po s’erdh, pengu i shitet.

§.508. Shka t’i dalë teper uhas së dhân­sit prej pengut të shitun, do t’i a dorzojë të zot’t të pengut.

Oroe.

Mbas parimeve të permenduna e mbas kallximît të burrave të lashët, Shqyptarët e hershëm të Malevet Vona nuk kàn pasë diejtë as me dhânë as me mârrë uhat me shtojca fitimesh, ky ves i mbrapshtë fôrt voné do të két hi.

NYE I TETDHETETRETË.

Vadja.

§.509. Vadja e uhave âsht nji kohë e caktueme, në të cillen detyrsi do t’i a çoië të zot’t uhàn e mârrun.

§.510. Uhaj a mùnd t’epet me besë e burrni, me dorzâni a edhè vetem tuj e shndrrue me peng. Mbi pêgje shif. Liber IV, Nye LXXXII, “Uhaja”, £56.

KRYE I GJASHTMBDHETËT.

 E FOLMJA, E FALMJA

NYE I TETËDHETEKATERT.

E Folmja.

‘’E folmja âsht në fund të kuletës”.

§.511. E folmia âsht prêmtimi i njij sendi, qi i bân kush kuej per nji mùnd, qi do të hjekë.

§.512. E folmja premtohet: per nji ple­qni, per nji udhtim a shtegtim, per pajtlm të gjakut, per shkuesi a per mjek.

§.513. E folmja perbahet prej njij çmimi, qi mùnd të mbrrijë mjé në 500 grosh.

§.514. E folmja premtohet edhè pà eper mendë caktimin e çmimit me të holla, b.fj. Ke nji parë opanga të holla, per në m’a marosh két a at pûnë. Opangat e holla kàn çmim 10,20 mjé 25 grosh. Opangat e trasha prej 50, 100 mj é në 500 grosh. Oka e kafes prei 50 mjé në 500 grosh. Oka e kafes kokerr xêhet e caktueme per 9 grosh.

§.515. Po s’e ndreqi pûnen plaku, udhtari, shkuesi etj., të folmet nuk epen, as kanûja s’i a gjegjë vajin per pûnë të pakryeme.

§.516. Si t’a ndreqë pûnen, shka t’i két folë kush kuej, do t’i apë, sepsé “E folmja âsht në fund të kuletës”.

NYE I TETËDHETEPESËT.

E Falmja.

“Fala, s’të fala. Kanuja s’e kapë”.

§.517. Po i thae kuej, sè don me i a falë két a at send, e rnbrapa e hàngre fjalen t’ande, me ‘’fala, s’t’a fala”, kanùja nuk të nget me peng e me plak.

§.518. Je i lir me mbajtë burrnin tande, jé i lir me u shburrnue.

§.519. Kanûja thotë: Ftyren e vrugnueme në daç laje, në daç zezoje edhè mâ.

 

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT – LIBER I PESËT PUNA – Nga AT SHTJEFËN KONSTANTIN GJEÇOVI

L I B R I   I   P E S Ë T.

PUNA.

NYE I KATERDHETEGJASHTËT.

“Puna len shtegun”.

§.289. Puna e largon udhen e madhe, porsé s’mùnd e qesë nd’ujë, kû mbytet bagtija, në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija” (Shif Nye LXIII, “Udha e madhe” 271.)

§.290. Po tê kaloi mun neper vend t’and udha e madhe e t’u mbush mendja me e çilë at vend, udhen mùnd t’a largojsh, porsé nuk mùnd e qesish neper prroje e rmore a buzë ujnash, as me e njitë shkrepave e shkambijve.

§.291. “Puna e luen shtegun”. Po t’u rnbush mendja me punue at tokë, neper të cillen âsht shtegu i katundit, punoje, porsé shtegut do t’i gjêjsh vend.

§.292. Kanûja s’don qi t’i bahet kuej dâm toka, e prandej thotë sè “Shaterkazi e luen udhen”, porsé udha e shtegu do të perligien me nii vend tjeter.

NYE I KATERDHETESHTATËT.

Bulbu.

§.293. Bulg thirret njaj, i cilli hinë me punue token e njaj zotnije.

§.294. Zotnija do të kujdeset me ndertue nii ksollë, §.mdheskë a kullë per bulg e per shpi­arët e ti).

§.295. Per qe, si të baj me zotnin.

§.296. Po pat qet e vet bulgu, punon, token e sà, per hu, si të vendohet me të zo’n e tokës.

§.297. Po s’pat qet e vet bulgu, nuk mùnd t’i mârrë njeti, por tê zotnija i tokës.

§.298. Almiset, hekurishtat e të prefunt e tyne, jânë në shpinë të bulgut.

§.299. Me dà e me reshtë ujët e vis, e me jau vû menden dasave, detyra e bulgut âsht.

§.300. Po theu ujët e vis në rend të huej e në mende të vet bulgu, dâmin e làn bulgu.

§.301. Me i çilë qerme (hendiqe) tokës, detyra âsht e zotnis e jo e bulgut.

§.302. Të thurmen e tokvet e kà bulgu e jo zotnij a.

§.303. Lavrimin e tokvet, të mjellmen, të mifinen, t’ujtmen, të korrunt, të çveshunt i kà bulgu e jo zotnija.

§.304. Gjithshka të mbjellë bulgu në tokë të zotnis (çdo bîmë), do t’a dajë me zotnin mbas vendimit, qi të ken bâ.

§.305. pêmë (fiq, arra, shega, molla dardha e këso tjerash) bulgu i shkundë e i mbled­hë e i dàn pergjymës me zotnin.

§.306. Bulgu kà tager me çilë nji copë kopshtë në tokë të zotnis e këtê per vedi, sà per lakna, qepë, hudra e per perime tjera.

§.307. Në vêftë edhè duhàn n’at kop­shtë, e kà per vedi.

§.308. Në vêftë bulgu a duhàn a kertol­la jashta kopshtit të caktuem, i kà pergjymës me zotnin.

§.309. Ne e pasët bulgu gjân e zotnis pergjymës, kashta i rrîn bulgut e me pleh do të plehnohen tokët. Mundin e pûntoris e hjekë bulgu.

§.310. Në pasët livadhe të njituna me tokë të bukës, bulgu i kositë e sânen e dàn pergjymés me zotnin; porsé të thurmen e t’ujtmen i kà bulgu.

§.311. Kullosen e livadhevet e ndalë bulgu, qi i ruejti, i thurri, i ujti e i kositi e zotnija nuk mùnd t’i a apë tjeterkuej, porsé edhè gjaja e zotnis do të kullosë nder’to.

§.312. Sanen e livadhevet bulgu e vên mullàr, porsé të bajtmen e kà zotnija.

§.313. Të korrmen, të qiruemen e të shimen e misrit e kà bulgu, perposë ne e mbled­hët zotnija nder koteca rrûm a kallzë edhè e grumbullon n’oborr të vet; atbotë bulgu i a bàn e per të qiruemen mendon zotnija.

§.314. Per t’ujtun të perimevet të kop­shtit, bulgu mèrr ujët në rend të tokve të zotnis.

NYE I KATERDHETETETËT.

Farkatari.

§.315. Farkës (si edhè Kishës, mullînit e perbûjtores) s’i pritet kush mik”.

§.316. Farka e kà me rend, si edhè mul­lîni”.

§.317. Farketari do të farkojë me at rend, qi i bjen kush hekurishtat.

§.318. Farketari nuk do të shikjojë dashamirisin, as nuk do të veçojë të pasmin prej të papasmit, të largtin prej të ngiatit. Detyra etij âsht me i a vû menden rendit.

§.319. Mundi i farketarit lahet koshiq per pendë të dheut.

§.320. Farketari âsht në detyrë me farkue, porsé hekurin do t’i a bijë sè i cilli per vedi.

§.321. Rrshiqi, frysi, kullma e tjera vegla jânë të farketarit. Eshken do t’i a bijn të zotët e hekuravet.

§.322. Detyra e farketarit âsht me mabat­hë e me prefë hekurishtat rrokull vjetit.

§.323. Të zotët e hekurishtavet kàn diten e vet të caktueme kà nji herë në vjetë; e në két rend të farkimit i a kàn detyrë farketarit buken e ditës e pûntorin. ‑ Rrokull vjetit s’i kanë detyrë.

§.324. Farketari âsht i lidhun me farkue per nji vjetë e nuk mùnd të kthejë kend.

§.325. Po shtoi gjâ prej hekurit të vet farketari, të zotët e hekurishtavet do t’i lajn të hol­lat per hekur, qi kà prish perta.

§.326. Per farkim të vargojve, të kurthave, të hekuravet të qênit e të hekurîshtave tjera, qi nuk hijn në bulki, po desht kush me i farkue, mundin e farketarit do t’a lajé  posaçe.

§.327. Rrogen e farkimit s’âsht në detyrë kush me i a çue farketarit tê dera: do të dalë vetë me e mbledhë.

§.328. Farketarin me shpi të tij nuk i kapë detyra e ushtris.

§.329. Detyra e farketarit âsht me farkue kà nji spatë krye dhetë vetësh të katundit të vet, qi dalin n’ushtri.

§.330. Farketari, me giithë të shpis së tii prej kurrnji zyres së katundit nuk âsht i jashtûem.

NYE I KATERDHETENANDËT.

Mullini.

§.331. “Mullîsi e perbûjsi do të flêjn në njânin brryll”.

§.332. Mullîsl do të rrîjë gadi nâtë e ditë sà per rojë të barrve, sà per të bluem, sà edhè mos t’u hupë giâ barrtorve.

§.333. Gjithshka t’u dorëzoin mullîsve barrtorët, do t’a mârrin me pergjegj*e.

§.334. Po hupi gjâ, dâmi âsht i mullîsit e jo i barrtorit, aq sà u hupi mullîsi, do fu lajë.

§.335. “Mullîni e farka e Un me rend.”

§.336. Me at rend, qi të vîjn barrtorët, mullîsi âsht në detyrë m’u blue barrët, pà pasë para sysh mik e dashamirë.

§.337. Mullini i lshuem katundisht ditët e rendit i kà të caktueme.

§.338. Po e pat të zon mullîni, blîmi shkon si të vîjn barrtorët, gjlthnji si tê farka, tê kroni e tê trapi. Të gjitha këto ndjekin rendin e t’ardhunit.

§.339. Po pate rendin e blîmit té cak­tuem, nji ditë a gjymës, shkove me blue edhè e gjete xânë, tager ké me ndalë gurin e me i a kputun blîmin, me i a hjekë millët e drithët e me blue vetë.

§.340. Nuk pate rendin e blîmit të cak­tuem, shkove në mullî edhè gjete njiqind barrtorë, do të rrîsh me pritë, a shko në mullî tjeter.

NYE I SHTATËDHETËT.

Vija e Mullinit.

§.341. Vija e muffinit, po kje e bleme me plang, nuk mùnd t’a ulë kush, s’mùnd t’a luej e s’mùnd t’a thajë kush.

§.342. Kjo vi, po kje e bleme me âmë e me plang, thirret plangçore, prà, edhè në thafét ara, gurët nuk mùnd t’i thajë kush.

§.343. Po kje nji vi, si e mullîjve si e arrnajave, e me ujët e kësaj vije ujten arnâjet e bluejn mullîjt, gurët e mullînit do tjesin në të thàtë e bîmët do të ujten per arrsye qi “Po s’pate shka me korrë, slé as shka bluen.”

§.344. Sà per brîmë të mullîjsve, pse u thajn gurët e mullijve, qi ata kàn veçanerisht, kanû­ja nuk u a gjegjë vajin edhè i thotë sè “Per dugâj e per mulli nuk giobiten shokët.”

§.345. “Vija e mullînit lypë udhen e vet’’.

§.346. Udha do të jetë e gjânë tetë kâmbë, sà kû mùnd të kalojë kali me barrë.

§.347. Kjo udhë lypet, pse do të kalojë mullîsi me dlirë vin e per me reshtun ujët.

§.348. Per të reshtun t’ujit, gjithsà mullîs të jenë, do të dalin zbaslikut në vi, aj, qi të mungoje pa lêje të shokvet (të mullîsvet), do të lajë giobë permbas së premes së mullîsvet. Në két giobë nuk mêrr piesë tieterkush posë mullîsvet.

§.349. Po i diq kush ndo’i mullîsit në shpi, kanûja e liron per tetë ditë prej çdo pûne, qi t’a két katundi perbashknisht, e nuk mùnd t’i shko­jë kush tê dera, per me i a lypë pûntorin as per katund as per mullî.

§.350. Nibas tetë ditësh do të çojë pûn­torin, me kênë edhè i Derës së Giomarkut.

NYE I SHTATËDHEPARË.

Vada.

§.351. “Vija e arnajeve nuk luhet as nuk ndalet.”

§.352. Vija do të jét qitë heret me njl farë tregut e të lidhun ndermjet të shoqnis, at treg tash nuk mùnd t’a luej kush.

§.353. Vendet, neper të cillat kalojn vij­najet, jânë të shkeluna me Pleq e me giind: ajo e shkelme thirret e dâme edhè e kputme e âsht bâ pleqni.

§.354. Pleqnija e ré s’mundet me shkelë të vjetren, sepsè “Plak mbi plak kanûja s’bàn.”

§.355. Shka kàn pà me udhë të parët, nuk mùnd e prishin të mbramët.

§.356. Edhèpsè të kjahet kush per vi, vaji nuk i gjegjet, pse vija kà pasë kalue neper at vend para sè kà fillue vaji: prà edhè n’u shkrîftë me pêgje, s’kà gjygj, qi mùnd t’a ndalë vin.

§.357. Vija kà rrjedhë, edhè e kà bâ vendin âmë, âma e bân vendin plang, prà aty do të rrîjë, do të hecë e do të pûnojë.

§.358. Prej plangut të vet nuk mùnd t’a luej kush kend. Punen s’mùnd t’i a ndalë kush kuej, sepsè e kà bâ themel: “themeli nuk zhgulet”, a’në kanû.

§.359. Vija si e arnàjave si e mullîjve, âsht per të mirë të shoqnis: doemàs do të kalojë nper nji vend. Ku ti bîe shesta. kanûja na vên detyrë me bajtë si të leten si tê randen.

§.360. “Per nji shpî s’lëhet mu thà nji katund”. “E mira e perbashkêt i paravêhet dâmit të veçanët”.

§.361. “Vija e katundit të kalon rrâzë votret”.

§.362. Tuj kênë sè pùnohet per të miré të perbashkët kû t’i biei shesta vis, aty do të kalo­jë, edhè psè nuk kê rend ujit né vi.

§.363. Ujët nuk din të dredhun termal e teposhtë: n’i raftë kryet kah vendi i yt, s’mùnd e ndalish.

§.364. Si të shestohet të kaluemt e vis, e të mbushet mendja me trajtue Shpin nder shêje tê vis, nuk mùnd t’i luejsh. edhè votra me të rà aty, ­rrâzë kësaj do të kalojë vija.

§.365. Po rà vija neper truell t’and, ti nuk mùnd e ndalish, porsé shoqnia do t’a perligjë dâmin, qi të gjên, a tui të bâ pjestàr n’ujët e vis, a me çmim, a tuj të lshue nji vend tjeter.

§.366. Po të ngurroi mendja në kryeneçi, vija sndalet, e mira e bashkaris e lypë: po s’u ndreqe me shokë, gjygji t’a mêrr vendin e mundet edhè me t’a bâ giobë.

§.367. “Puna e çon vin e ujit, por nuk mùnd t’a ulë”.

§.368. Me ulë vin e vadës kanûja s’e bàn, pse ksihte me dalë mâ poshtë sè i âsht kênë lshue masa, e kishin me mbetë në të thatë arët e hueja.

§.369. Aj, qi të vêhet me punue n’âmë a në plang të vis, a do t’a prishë, a do t’a ulë, a do t’a çojë vin.

§.370. Të prishmen e t’ulmen e vis kanu­ja s’e bàn, prà do të çohet.

§.371. Atê, qi të perkasë në plang të vis per të mirë të shpis së vet, kanûja s’e ndalon, porsé do të shikjojë mos me i a sjellë dâmin kuej, qi mos të mêjë ujët, a mos të shkojë vonë e ardhmja e ujit prej dredhimesh.

§.372. Po e luejti kush plangun e vis per fitim të vet, në detyrë âsht me punue vetë me e çue më tê, pà i dhânë kush ndimë e krah me pûntori.

§.373. Dami e fitimi jânë per shpi të tij.

§.374. Po i u mbush mendja kuej me e çue mâ nalt vin e ujit, por në truell të vet, per me trajtue a mullî a valanlcë, âmen e ré të vis do t’a qesë vetë, porsé ujët do të hecë neper vi plangçore.

§.375. Po e prishi kush vin e kuej desh­tas, posë qi do t’a ndreqë, ai do t’u laj edhè dâmin rendarvet, a giobitet per mbas randsis së fajît.

§.376. “Vija e ré s’mùnd t’a thajë të vje­tren”.

§.377. Vija e vieter e kà xânë plangun e vet, prà vija e ré nuk mùnd t’a thajë.

§.378. Kanûja kà vû két leçi të mos shu­mohen vijnajet, sè nuk kishte me u dalë në skâj padive e pegjève.

§.379. Nji vi kà xânë plang kush e din tash sà faqe nierit, s’kà prandej as plak as kanû, qi mùnd t’a thajë me vi të ré.

§.380. “Vîja e katundit kà dasat e veta”.

§.381. Aj, qi kà rendin e ujit e qi i duhet me ujtë a aren a livadhin a kopshtin etj., vetë âsht në detyrë me dalë e me xânë dasat.

§.382. Dasat e vis xêhen e hiqen me të ràm a me të mârrun të diellit, a si t’a két kush ujët: kreit a gjymsen e vis a nji kerçik.

§.383. Me shterrë vija qysh m’âmët, a prej shinash, a prel sè u shperthye vetë, të gjithë sà pjestarë të jenë në vi, do të dalin me e ndreqë e me e reshtun ujët.

§.384. Po u thye ujët në vend të ndon­janit, qi kà kerçikun në vi, do t’a ndreqë vetë.

§.385. Po u thye vija në vend të njanit, qi s’kà pjesë në vi, rendtarit Vujit i perket me dalë e me e xânë.

§.386. Po thej ujët e vis bagtija, i zoti i saj do Vi a lajë dâmin të dâmtuemit.

NYE I SHTATËDHEDYTË.

Ujemi.

§.387. Ujemi i blîmit, qi mêrr mullîsi per sè të cillen barrë, perbahet prej njij babûnie.

§.388. Mullîsi kà tager n’ujem, si gjithë i cilli pûntuer në rrogë të mundit. Pûntori don rro­gen e vet, ashtû edhè mullîsi don ujemin e vet.

§.389. barrtori âsht në detyrë me là ulemin mbas së premes së kanûnit.

§.390. “Kishës, mullînit, farkës e per­bûjtores s’i pritet kush mik.”

§.391. Në mullî bluhen glithfarë kokr­rash edhè msyn gjIthnduer nieri, seicilli per pûnë të vet e nevojë të vet.

§.392. Tuj shkue në mullî, strajcen e bukës e mêrr seiciili me vedi e, sà të rrîjë në mullî, hàn buken e vet.

§.393. Mullîsi bluen jo per nderë, por per me marre ujem per fitim të vet.

§.394. Mullîsi mêrr pergjegje per bar­rtorë e per barrë mié qi të ngarkojë barren e blueme e t’u thonë “udha e marë”.

§.395. Si të shtegtohet barrtori e, porsà të largohet prei hijes së mullînit i duel kush para e, a e vret a  a mêrr kush kalin me gjith barrë, mul­lîsit as s’i pritet mik as s’i xêhet kryet, perposë n’i rafét ndore barrtori.

KRYE I KATËRMBDHETËT.

GJOJA

NYE I SHTATËDHETETRETË.

Përcaktimi i gjojës.

§.396. Kanûj a nuk kà caktue ndo’i kohë per ndalim të gjojës, në çdo stinë gioja âsht e lirë nder male tona.

§.397. Me ardhë kush me gjuejtë me langoj a me zagarë nder rrethe shpijash të hueja, i zoti i vendit kà tager me e ndalë e mos me e lânë me gjuejtë.

§.398. Mbrenda kufinit të huej nuk mundet me hî kush per gjojë; po muer két guxim kush, gjoia i ndalet e kthehet në shpi pà gjâ.

§.399. Po duel katundi katundisht me gjuejtë, gilthshka të vrasin do t’a dajnë rrethas.

§.400. Pesëdhêtë vetë me kênë tuj gjue­jtë e nuk vrasin tjeter por veç nji leper, aq pjesësh do t’a dajn.

§.401. Me dalë 50 vetë me gjuejtë e me

kênë gjymsa me armë e gjymsa tjeter pà armë, paraz mârrin pjesen e gjojës, per arsye sè me nji qellim duelen në mal. Të pàarmatosunt u apin ndimë t’armatosunvet, kû me brîmë kû me rojë e kû me rrethim të vendit.

§.402. Po e çoi ndo’i gjâ zagari i gjue­tarvet, e kjo msyhet me kapercye udhen e madhe, udhtari, qi nolli atypari dredhë armen edhè e vret, nuk mùnd t’a mârrë.

§.403. Shpêzi i vràm âsht i të zot’t të zagarit e, udhtarit, qi e vret, i lahet dâmi i fishekut me fishek.

§.404. Aj, qi t’a pergjakë a t’a vrasë shpêzin, i a mêrr “Shengjeten”.

§.405. Shengjeta perbahet prej mushknish, e kaptinet per shpêz, qi bahen.

§.406. Shengjeta e derrit (thiut t’eger) perbahet prej kaptinet, mushknish e prej njij shol­lit të Ikurës, qi dorërasi do t’a ketë posaçe.

§.407. Aj, qi mêrr shengjeten do të mârrë edhè shpatullen si të derrit si edhè të kapro­Ilit e mbas kanûnit do t’i a çojë Priftit të Fàmullis.

§.408. Dorërasi, posë shengjetet, kà pjesë në mish e në Ikurë të çdo shpêzit të vràm, si të gjith gjuetarët tjerë.

§.409. Po duelen gjashtë gjuetarë me gjuejtë edhè vrasin nji derr, shengjeten e mêrr dorërasi e misht e Ikuren e dajn zbashkut.

§.410. Po kjenë permbi gjashtë, dorërasi mêrr shengjeten e krejt Ikuren e misht e dajn per krye gjuetari.

§.411. Po s’u hetue dorërasi, shengjeten e mârrin të gjitha pushkët e shtîme, misht e Ikura dahen per krye gjuetari.

§.412. Mos qitët lëkura e derrit aq parë opanga sà gjuetarë të jenë, do t’a presin e do t’a dajn copa‑copa.

§.413. Aj, qi e shiton shpêzin, i lir âsht me e mârrë mbrapa neper çdo katund a flamur.

§.414. Me u vrà shpêzi i shituem prej gjuetarësh tjerë, shengjeten e mêrr aj qi e shitoi, misht e Ikuren e dajn të dyja lagjet e gjuetarve.

§.415. Shpêzi i shituem, po s’u ndoq prej atii, qi e shitoi, âsht i atij, qi t’a vrasë.

§.416. S’âsht kanû me e peshue në kandàr misht e giâs, por, si t’a coptojn aq pjesësh sà gjuetarë të jenë, e qesin short si t’i biej kuej, ase i a lajn njanit edhè e dàn si t’i vijé per doresh.

§.417. Me ndollë gjuetarët në mal tu gjuejtë e, porsà të qesin pushkë, bertet prej malit kush: “A e vràt, or juni?” ‑ edhé u turren e erdhen, tuj e gjetë shpêzin pà u luejtë prej vendit e të rrxuem prej pushke, ata bahen pjestarët e gjojës, si të gjith tjerët.

§.418. Po shpejtuen gjuetarët edhè e dynden shpêzin prej atij vendi në tjeter, s’kàn tager n’at gjojë.

§.419. Po dole me gjuejtë, edhè t’u shoqnue ndokush me pushkë a edhè pà pushkë, në vrafsh gjâ, do t’i apish pjesë.

NYE I SHTATËDHETEKATERT.

Shpezi i ndjekun mbas gjurmësh.

§.420. Gjat e ndjekuna mbas gjurmësh, po u gjeten të hime a në zgaver të lisit, a në shpel‑

Ië, aj, qi i ndoq e i gjet, do t’a rrethoje me gjurmé tri heresh lisin a tre rreshta gjurmësh do të bajë para shpellë.

§.421. Aty, kû të shifen gjurmë, sà per at herë nuk mùnd të hullet kush.

§.422. Njiqind dhelpna, shqerth a vjetulla të ndjekuna prej njij tjetri e të hime mbrenda gjurmësh, nuk kà tager kush me u hùll, tagri âsht i gjurmve të para.

§.423. E vûna per gjurmë nji shpez e del tjetri edhè m’a pret rrugen, pà diejtë sè kà kend permbrapa, edhè e mshilë në shpellë a në zgaver të lisit, tui e rrethue tri herësh me gjurmë, e mbas do kohe behem un, qi e pata vû perpara, nuk karn tager m’at shpez, âsht i atij, qi e mshili.

§.424. Po e vûna per gjurmë nji shpezë edhè e mshila a në shpellë a në zgaver të lisit e u vûna me pré lisin a e msyna shpellen per me e xjer­rë, ky më del e hikë, e marr mbrapa edhè e ndjeki mjé qi më futet në shpellë a në zgaver të lisit të gjurmuern mbas kanûnit, nuk mùnd t’i shkapercej gjurmët: do t’ulem aty me pritë mjé qi të vîjë i zoti i gjurmvet.

§.425. Si të vijë i zoti i gjurmvet, mundin e së premes së lisit do t’a hjekin zbashku, e shpêzët e xjerrun do t’i dajn.

§.426. Me bâ me i kcye mendja të zot’t të gjurmvet të para e mos me lânë tjetrin me mârrë shpêzin e vet, qi i hiku e u mshil aty, kanûja i nep tager me mârrë shpêzin e hikun prej vathit të tij në vath të huej.

§.427. Shpezi i ndjekun prej njanit, hikë edhè fûtet në shpellë a në zgaver të lisit të xânës a Vograjës së huej, ky nuk mùnd të hîjë mbrenda xânës a ograjës pà lêje të zot’t. Po desht me xjerrë shpêzin, do t’a dajë pergjymës me të zon e xânës a t’ograjës.

§.428. Duel kush me gjuejtë e i u vû mbrapa zagari i huej, çdo gjâ qi të vrasë, i zoti i zagarit s’kà pjesë. N’e kapët me padi, pûntorin e ditës do t’i a lajë të zot’t të zagarit: 5 grosh.

NYE I SHTATËDHETEPESËT.

Gjoja e peshkut.

§.429. Gjoja e peshkut, si edhè gjoja e giâs, nuk kà ndalim të caktuem prej kanûnit. Në çdo stinë të vjetit gjoja e peshkut âsht e lirë.

1. Gioia nder lume e prroie.

§.430. Per të gjatë të rriedhës së çdo lumit, mbrenda kufinit të katundit të vet, mundet me gjuejtë peshk kushdo i katundit e nuk mùnd t’a ndalë kush.

§.431. Mbrenda kufinit të nii katundi nuk mundet me ardhë e me giuejtë nji i katundit të huej.

§.432. Neper prroje, qi jânë në nji lagje të katundit, nuk mùnd të shkojë kush me gjuejtë peshk veçmas, por do të dalë kuvendisht.

§.433. Sà peshk të xêhet, do të dahet per tym t’asaj lagjje.

§.434. Po u çuen pêsë‑gjashtë vetë prej nili shpije e prei njij tjetre nji nieri kalli i vetem, peskun e xânun do t’a dajn per shpi e jo per krye.

§.435. Në prrue, qi âsht ràzë shpis së njanit, pà lêje të zot’t nuk mùnd të shkojë kush me gjuejtë aty peshk, por do t’a bajë me dije të zo’n, e

ky, a shkon vetë, a çon nji xevendsë të vetin, a i ep lêje atii, qi e hetoi peshkun, qi të gjuej lirisht.

§.436. Po u beh kush ‑ a mik a kushdo i katundit ‑ mun në kohë të gjojës së peshkut, do z’i epet pjesa në gjojë. Kanû âsht mos me percjellë as mikun as shoqin pà gjâ.

§.437. Peshku, qi xêhet me rret, plumç, me perzivoj e kariqe, të zotët e këtyne veglave mârrin kà dy pjesë të gjojës.

§.438. Peshku i xânun do të dahet me kokerr e aq pjesësh  a grumbujsh sà gjuetarë të jenë, e madnei dahet me short, si t’i biej kuje.

2. Gioja’e peshkut me kosh a me kofen.

§.439. Kofna a koshi nuk mùnd të vêhen per ball t’arve të hueja, nen të cillat rrjedhë lumi.

§.440. Po i u mbush mendja kuej me vû kofnen a koshin per ball të tokve të hueja, do të merret vesht me të zo’n e tokës e, per ne e lashtë ky me î vû, si kofnen si koshin, do të gjuejn zbashku, ase herë niani, herë tjetri.

§.441. Si të vêjë kush kofnen a koshin, tjeterkush nuk mùnd t’i vêjë permbi ta, edhèpse në vend të vet.

§.442. Po muer guxim kush, tuj vû kof­nen a koshin permbi jtetrin vetem prej mllefit, katundi kà tager me u hjekë kofhat të dyja lagjevet, e mos me i lânë me gjuejtë aspak.

§.443. Po pat kush per të lshue ndo’i lândë (trenë) neper lum e i bani me dije të zotët ekofnes a të koshit qi t’i hjekin mjé qi të kalojë landa, po nuk i hôqen e i shgatrroi landa, dâmi âsht i të zot’t të kofnes e të koshit; i zoti i landës s’u kà ndo’i detyrë.

3,. Gjoja e peshkut me rrjell.

§.444. Nder hurdha a rider vende fujit të ndêjun, qi gjinden mbrenda kufinit të huei, nuk mundet kush me lshue rrjell per me mbytë peshk.

§.445. Po i dha lêjen i zoti i hurdhës, gjojen e dajn pergjymës.

§.446. Në gjojë të peshkut me rrjell, mêrr pjesë vetun aj, qi bjen ngarkicen e rrjellit.

        4. Gjoja e peshkut me bàr.

§.447. Po u lshue bari neper hurdha, per të gjatë të lumit, a neper prroje, peshku i mbytun âsht i atyne, qi lshuen barin.

§.448. Per njizetekater orë nuk mùnd të hullet kush me gjuejtë nder këto vende.

§.449. Peshkun e rnbytun me bàr, mùnd t’a mârrin mbrapa të zotët e barit per të giatë të lumit, pà muejtë kush me i ndalë, edhèpse shtyhen per të giatë të katundeve të Flamurit të huej.

§450. Krye 24 (njizetekater) orësh, tagri i atyne, qi lshuen bàr, mbaron.

§.451. Si të jét lshue bari prej njanes lagje, lagja tjeter nuk mundet me lshue barin tjeter as mbi as nen ata, qi e lshuen perpara.

KRYE I PESËMBDHETËT.

TREGTIJA.

NYE I SHTATËDHEGJASHTËT.

Percaktimi i tregtis.

§.452. Kanûni i tregtis a blén e shet pà qyshke, d.m.th. me të kputun, a edhè me qyshke, faqe dishmitarve, a edhè me kapàr.

§.453. Kapari âsht njaj grosh (të hol­lash), qi epet para sè të mirret në dorë gjaja, qi ble­het.

§.454. “Kapari t’a bân gjân fanden, porsé do të lajshë shka të jesish pertej”.

§.455. Po dhae nji a njiqind grosh kapàr, ti jé i zoti i gjâs së kaparueme.

§.456. “Kapari i mârrun nji herë, nuk kthehet mâ”.

§.457. Si t’epet kapari, njiqind blesë me dalë, shitsi nuk mùnd të luej mâ.

§.458. Po u pendue blesi, edhè njiqInd grosh kapàr me pasé dhaAnë, i hupin.

§.459. Me bâ me u rrêjtë shitsi, tuj i a shitë tjeterkuej gjàn e kaparueme, pse i dha mâ teper ai ~jetri, tregu âsht i pallgjshëm.

§.460. Po hîni puna nder Pleq e pêgje, kanûni e bân shitsin qi t’a stermârré’ g.I*ânë e fi a apë atij, qi e pat kaparue.

§.461. Me bâ me i rà moh shitsi, sè nuk kà mârrë kapàr, e dhânsi nuk kà dishmitàr, kanûni e çon në bé: po bani bé., kapari hupë.

§.462. Gjaja e bleme me qyshke, po duel e metë, i kthehet të zot’t.

§.463. Gjaja, qi blehet me frigë mos âsht e vjedhun, po i duel  zoti  mbasi u blé, blesi i çon tê aj, qi i a shiti e çmimin qi pat dhânë per at gjâ, do t’i a kthejë shitsi i gjâs së vjedhun. Parimi i kanûnit âsht: “Kudo qi t’a gjejë gjân e vet i zoti, e mêrr”.

NYE I SHTATËDHESHTATËT.

Tregu i tokës.

§.464. Para sè të shitet ndo’i tokë, a rendi i vadës, a rendi i mullînit, do t’u çohet tê dera kushrijve, vllaznis e fisit.

§.465. “Kufijari blén token e kufijarit, po s’e bleu kushrinija, vllaznija e fisi.”

§.466. Po s’e blén të permendurit e as kufijari, i zoti âsht i lir me i a shitë cilitdo në katund.

§.467. Po s’e bleu as katundi, atbotë jé i lirë me i a shitë çdo blesit.

                                                            Oroe.

Gadi kurr nuk kà ndollë nder Malsi t’ona, qi âsht shitë ndo’i tokë a mullî a rendi i vadës jashta katundit. Po s’e xên kryet kushrinija, fisi e kufijari per me blé at tokë a mullî a rendin e ujit, katundi do të shitet e të pershitet e nuk bân qi ti blejë i largti e tu hîjë nder hundë.

§.468. Po u çue kush edhè shiti token, mullinin a rendin e ujit, pà jau leçitë kushrijve, vllaznis, fisit a kufijarit, tregu âsht i paligjshëm kah kanûja.

§.469. Të permendunt kàn tager me bâ qi të shkmehet aj treg.

§.470. Blesi nuk mùnd të bajë fjalë, tuj

e dijtë sè bleu jasht udhet, por do t’i mârrë të hol­lat e veta.

§.471. Po thà blesi, sè i a kà vû két oroe shitsit para sè t’a blete token e edhè e verte­toi két pûnë me dorë në bé, shitsi permbas randsis së fajit do të giobitet, porsé tregu i tokës jét sè jét i paligjshem e do të shkmehet.

§.472. Vllau i dâm e kushrinija e ngiatë e blén token 100 grosh mâ lirë sè vllaznija e fisi i largtë. (Dukagjini, Shala, Shoshi etj. 500 grosh mâ lirë a ep t’afermit sè të largtit.)

§.473. Toka e shitun me qyshke: Un po t’a shes két tokë sot, por neser, t’u mbush mendja ty m’e stershitun, nuk mùnd t’i a epsh tjeterkuej, per pà m’a prû mue persri tê dera.

§.474. Ky qyshk e lidhë blesin e nuk mùnd t’i a shesë tjeterkuei, per pà i a çue tê dera shitsît të parë.

§.475. Po u shit toka pà qyshke të per­menduna, blesi âsht i lir me e shitë atëherë kùr ti mbushet mendja.

§.476. Tokës së shitun e muffinit a ren­dit t’ujit kanû âsht m’u pî rakin.

§.477. Rakin do t’a qesë aj, qi blén.

NYE I SHTATËDHETETËT.

Tregu i armve e i kalit.

§.478. “Pushka e kali e kàn kûj mbë kûj “.

§.479. Po bleve armen, e të thà shitsi: “E bajshë me nderë!”, e e vore në krrabë me dorë t’ande, të mbetë në derë, edhè n’i a gjetsh ndo’i gand mbrapa.

§.480. Arma blehet gjithherë e  mbushun.

§.481. Po bleve kàl, e lidhe në kûj me dorë t’ande, solle shpinen e gjete cofët, dâmi âsht i yti, të zot’t do ti epen të hollat.

§.482. Kali blehet gjithherë me kapis­ter.

§.483. Po bleve nji kà a lopë etj. me shke: po duel kjo gjâ e kelbazët mjé diten e Shen.

NYE I SHTATËDHENANDËT.

Çmime në kanu.

§484. Mbas kanûnit:

1. Plangu a trolli i shpis bân 500 grosh.

2. Nj i copë tokë, qi qet 100 grosh dobi…” 500 ” “Njiqind grosh dobi pêsëqind grosh tokë”.

3. Penda e dheut: per mbas toket, per detyrë xêhet në të randë.

4. Shortja e zabelit, rendi i mullînit e i ujit: si të jét vendi.

5. Ullini i mirë…100

6. Lisi per lândë a per trén…. bân deri 23 “

7. barra e drithit “grosh e okë “…. bân 100’’

8. Rêmet xêhen në të randë: Kâzani… 500 “

9. Kusija 15 okshe…100

10. Tepsija e mirë… bân 50 grosh.

11. Oka e leshit të pàlam…5

12. Oka e kmendës…3

13. Pashi i zhgûnit të shkelun…20

14. Zgjoni i bletës me mizë….50

15. Oka e mjaltës…5

16. Oka e dyllit..5

17. Oka e vênës…1

18. Oka e rakis së rrushit    …5

19. Oka e djathit …5

20. Oka e tlyenit të pashkrim..10

21. Oka e tlyenit të shkrim…15

22. Oka e mishit …3

23. Oka e mishit të thiut të thatë…10

24. Oka e kafes …9

25. Oka e sânës … bân 10 pare.

26. Nji parë opanga… bàjn 5 grosh.

27. Delja a dhija … bân 50

28. Kingji a edhi… 20

29. Dashi a skjapi per ogiç kumbone …100

30. Viçi sà të lèjë …50

31. Mzati …200

32. Kau i hullis …400

33. Lopa barrës … bân 300 grosh.

34. Kali i barrës … ” 590 “

35. Mushku bân 1000 mjé në 1500 “

36. Gomari … bân 300 “

37. Thiu bân 50 mjé në 100 “

38. Thiu i mbajtun bân 500 “

39. Huta (Martina)… ” 500 “

40. Pistole të bardha (të ngrime) …. bâjn 100 “

NYE I TETËDHETETËT.

Udhëtari i paguem.

§.485. “bân rrugë, mêrr rrogë. ‑ kali me qira kà Ikuren mbë trà”.

§.486. Udhtar thirret aj, i cilli bân rrugë per rrogë per nji pûnë të huejen.

§.487. Udhtari nuk shkon me ndore të derguesit, âsht ndorja e vetvedit.

§.488. Po e gjet gjâ në rrugé udhtarin, nuk i pritet mik derguesit.

§.489. Udhtari si edhè shkuesi bâjn rrugë per kpucë e me bukë të vet, prandej s’jânë ndorja e kuej.

§.490. Po duel udhtari fill prej shpis së vet, edhè e vrau kush, nuk i pritet mik as shpis, qi e dergoi per pûnë e as shpis, së cillës i dergohet.

§.491. Po duel udhtari prej shpis, qi e dergon a prej shpis, së cillës i kje dergue, e po e gjet gjâ me bukë të tyne, u pritet mik, si mbas Kanûnit.

NYE I TETËDHETEPARË.

“Gja çdo gja”.

§.492. Kanûja e hershme ‑ si edhè e kohve të vona në shumë rasë nuk kà pasë njoftë çmime të hollash e detyrët laheshin me “gjâ çdo gjâ”.

§.493. Kanûja nuk bân qi të ngushto­het kush me i là me çmim të hollash:

a)      dâmet,

b)      gjoben,

c)      gjaqet.

§.494. Po bani dâm kush me gjâ n’arë, në kopshtë, në vêshtë a në livadh, i zoti i gjâs do t’a ndreqë të damtuemin me bîmë per bîmë të damtueme.

§.495. Po rà kush në giobë të katundit a të Flamurit, globa lahet me gabti: me lopë, qe e desh e jo me çmim të hollash.

§.496. Po vrau kush kend, gjaku lahet me “gjâ çdo gjâ”: me bagti, me tokë e me armë. Sado qi në këto kohë të vona per gjak do të late dorërasi të holla, por edhè armë.

§.497. Gioba e vrasës lahet me “gjâ çdo gjâ”, si edhè gioba e fajeve të randa faqe katundit a Flamurit, si per trathti, per mik të prém e tjera.

§.498. Ma e ulta giobë mbrrin mié në nji dash e mâ e nalta nuk mùnd të kalojë mbi njiqind desh.

 

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT – LIBER I KATËRT. SHPI, GJA E PRONE. – Nga AT SHTJEFËN KONSTANTIN GJEÇOVI

L I B R I   I   K A T E R T.

SHPI, GJA E PRONE.

KRYE I DHETËT 

NYE I KATERDHETEKATERT.

“Shpija e thyeme ka 500 grosh giobë e dy per nji të zot’z”.

§.132. Në themel xêhet shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë tym.

§.133. Çdo ndertesë qi të gjindet n’oborr, âsht e njitun me shpi, pse gjindet në hije të saj, po u thye, kà giobë e dy per nji.

§.134. S’i hîhet kuej në shpi, per pà i bâ zâ n’oborr.

§.135. Thirre e, s’t’u pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë t’ande.

§.136. Po u shtyne e çile deren, shpija xêhet e thyeme edhè e pruejtun, e cilla kà 500 grosh giobë, e rraqet e hupuna dy per nji.

§.137. Kanuni thotë: kush t’i a thejë shpin kuej, per nderë të mârrun kà 500 grosh giobë. Flamurit (Bajrakut). e prej sendesh të vjed­huna dy per nji të zot’t.

§.138. Vathi e gjâs kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.

§.139. Vathi i bletve kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.

§.140. Çerraniku i tamblit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.

§.141. Koshari i drithit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.

§.142. Me i a thye kuej shtegun e obor­rit, t’arës, të livadhit a të kopshtit, qi i kà pàra shpi­je, kà 500 grosh giobë, e të zott pûnen të ndreqme.

KRYE I NJIMBDHTËT.

GJAJA E GJALLË.

NYE I KATERDHETEPESËT.

Bariu.

“Shpija e thyeme ka 500 grosh giobë e dy per nji të zot’z”.

§.143. Bari thirret aj. qi i prîn tufës-gjâs në kullosë

§.144. Bariu‑rrogtàr âsht në detvre me i a vû menden tufës të mos t’i damtohet as mos t’i bâje dam kuej.

§.145. Po i bâni dam kuej bariu me gjâ, i zoti i tufés e làn e jo bariu.

§.146. Me i tretë ndo’i kambë berri bar­iut. do t’a bâje me dije të zo’n e tufés, e, si i zoti si edhè bariu do të perpiqen në hetim të tij.

§.147. Po i treti bariut ndo i berr pà shêj e pà dukë, i zoti i tufés kà tager me e çue barin deri në bé, po i u là me bé, s’i kà tjeter detyrë.

§.148. Po thej qafen a u kafshue prej bishe ndo’i berr, bariu â’në detyrë me i a çue shêjin të zot’t e tjeter detyrë s’i kà.

§.149. Po i a vodh kush ndo ‘i berr bari­ut, detyra e këtij âsht me e bâ me dije të zon e tufës, tuj i a kallxue vendin e kohen se kû e kùr u vodh, tjeter detyrë s’i kà.

§.150. Po duel cub barîu vetë, gjânë e vjedhun do t ‘i a kthejë të zot’t në mëndyrë të kanunit, edhè e perejellë në pûnë të vet. Në mos e pasët krye vietin, rroga do fi epet mje në ditë, në të cillen u gjet në faj.

§.151. Me vrà bariu cubin tuj vjedhë a tuj pretue tufen, gjakun e çon te shpija e vet, e sà per berr a tufé të pretueme, i zoti do të krepatohet.

§.152. Bariu âsht në detyrë me rueitë gjân, e nuk do të pshtetet në të thurun a të pà thu­run, sepse “gjâja do rojë, ‘se hecë, e toka nuk luen”.

NYE I KATERDHETEGJASHTËT.

Skjapi a dashi i kumbonës ( Ogiçi ).

§.153. “Ndera e vathit âsht në kumbonë”.

§.154. Po u muer pré, per dhûnë a pre ndo ‘i marazit e faqe bariut skjapi a dashi i kum­bonës, e po s’u vràn n’at hov, 500 grosh giobë i mir­ren pretarit e gjâja dy per nji.

NYE I KATERDHESHTATËT.

Gjaja per gjymës.

§.155. Kryegjâja âsht e të zot’t, me cofé ndo ‘i kâmë, dâmi âsht i të zot’t. Per vertetini do t’l çohet të zot’t’ shêji prej atij, qi e kà per gjymës.

§.156. Po u dhàn per giymës dhi a dele, pjella, këmenda e leshi dahen per gjymës ndermjet zotnis e bariut.

§.157. I zoti s’âsht me detyrë me men­due as per krypë as per kësollë, por bariu qi i mêrr per gjymës.

§.158. Po u dha viçi fêmen e u rrit në derë të bariut, si të pjellë, pjella e parë âsht e bari­ut, qi e rriti, e bylmeti per glymës.

§.159. Po e prishi barlu bylmetin e glâs, qi kà per gjymës. detyrë i a kà të zot’t a pjesen e bylmetit a piellen.

§.160. Gjâja per gjymës nepet e mirret gjithherë në vieshtë.

§.161. Lopa per për gjymës i sjellë të zot’t 4 okë djathë e 2 okë tlyen.

§.162. Në dhetë krenë dhi, i zoti mêrr 5 okë tlyen ‑ gjymës oke per krye.

§.163. Në dhetë krenë dele, i zoti mêrr 5 okë tlyen ‑ gjymës oke per krye.

§.164. Në djathë s’kà tager i zoti as në të dhive, as në të deleve.

NYE I KATERDHETETETËT.

Kryegjaja.

§.165. Kryegjâja âsht e të zot’t, e cilla as nuk shtohet, as nuk dnohet kurr.

§.166. Kryegjâja kurr s’cofë.

§.167. Lesht e kmenda e kryegjâs âsht e të zott.

§.168. Pjella âsht krejt e bariut, mje qi t’i rritje në derë kryegjâja.

§.169. Bylmeti dahet si të bâhet nder­mjet tyne. ‑ Vende vende bylmeti nuk nepet aspak.

§.170. Po u damtue ndo’i kambë berri, dami âsht i bariut, e do t’a pertrîjë per me e mbushë numrin.

NYE I KATERDHETENANDËT.

Gjaja me pergjegje.

§.171. “Gjâja me pergjegje nuk mir­ret”.

§.172. Po more gjân per giymës, detyra e pergjegjes nuk të lidhë, dami âsht i të zot’t.

§.173. Po u shkaktue dami prej pàkujde­sit të bariut, dami âsht i tij e giânë e damtueme do t’a pertrijë.

NYE I PESËDHETËT.

Dosa per gjymës.

§.174. Po u muer derku fêmen per gjymës e porsà t’a daje dosa, edhè e rriti aj, qi e mure, pjellen e saj do t’a dajë per gjymës me të zo’n.

§.175. Dosa i jet bariut, qi e rriti, per të cillen do t’i apë zot’t nji derk mâ teper.

§.176. Po s’u mbarrs dosa n’at vjetë, bariu nuk mund t’a shes as s’mund t’a presë, por do t’a lâjë qi të pjellë nji herë.

§.177. Po u kervis dosa e puell e i shkuen dam dirqt pà i dà e âma, do t’a ruej bariu mje qi të mbarrset e të pjellë së dyti, e dirqt dahen si në 174.

§.178. Dirqt dahen ‘si t’i dajë e âma e jo para.

§.179. Po u dha per gjymës dosa e rritun, pjella dahet per gjymës, e dosa i kthehet të zot’t, per të cillen do t’i lêhet bariut nji derk mâ teper.

NYE I PESËDHETEPARË.

Steli i qênit.

§.180. Qêni i hekurave kà stelin e vet.

§.181. Steli âsht tbâna e rojsit të shpis e të vathit.

§.182. Po vrau kush qênin në stel të vet, i kà 500 grosh të zot’t të qênit.

§.183. Qêni i hekurave lshohet mbas darkësh të mdhaja, e rrin zgjidhë mje qi të dalë drita.

§.184. Të shkrepunit dielli, qêni i heku­rave do të gjindet në stel me hekura në qafé.

§.185. Po t’u turr qêni n’udhë të madhe, si të dalë drita, e nuk mund i pshtove pà e vrà, edhè e vrave, peng e plak nuk mund të lypë i zoti i qênit, per arsye qi “Udha e madhe nuk làn gjâ”.

§.186. Po t’u turr qêni në çdo kohë të ditës, i drodhe pushken edhè e vrave, tuj i rà a bal­lit a krahnorit, qêni shkon hupës.

§.187. Qêni në dam vritet, por at‑botë veç kùr të gjindet me “mish në gojë” b.f. tuj të bâ dam ndo ‘i kambë berri në tufé.

§.188. Qênit në mal, tuj shkue mbas tufés së vet, s’i pritet gjygji: po e vrave, làn qênin.

§.189. Prifti nuk mundet me mbajtë qên hekurash te Qela (Kisha), per arsye qi Prifti do të gjindet gati natë e ditë per çdo nevojë të popullit.

NYE I PESËDHEDYTË.

Kau më hu.

§.190. Po desht me mbajtë qên hekurash Prifti, as natë as ditë nuk mund t’a lirojé prej hekurash.

§.191. Kau më hù po e dimnoi bulku, kà nji barrë drithë, po e dimnoi i zoti kà nji barrë e gjymës,.

§.192. Po u vodh kau më hù, bulku e i zoti i kaut do të rreken në hetim të tij.

§.193. Kapucarin do t’a lajn zbashkut, sà niani tjetri.

§.194. Po i vojt mendja të zot’t, se bulku i a kà damtue kàn, ky do t’i lahet me bé.

§.195. Po e kaptoi kan bisha a e xû’ giarpni në mal e bulku e gjet cofêt, do t’a çojë të zot’t Ikuren a ndo’i shêj tjeter.

§.196. Po hupi kau pa shej e pà dukë, bulku do t’i ligjohet të zot’t me bé, se nuk kà gisht në dam të kaut.

§.197. Po s’e ngau kan bulku, aj pasët e grazhdofët, porse të zot’t i a ka hunin

§.198. Bulku do t’i çoië të zot’t bimen te dera.

NYE I PESEDHETETRETË.

Bleta.

§.199. “Vathi i bletës i thyern kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.”

§.200. Vathi i bletve, kah Kanûja, i para­zohet shpis së thyeme, vathit të gjâs, kosharit të drithit e çarranikut të tamblit.

§.201. Kush të viedhë nji zgjue bletet në vathë, vathi xêhet i thyern, prà kà 500 grosh giobë, e të zot’t dy zgjoj per nji.

§.202. Po i rà mohit, bén e kà me 12 poronikë, 6 të niehun e 6 të paniehun.

§.203. Zgjoni i bletës me miza mbrendë, mbas çmimit të Kanûs, bân 50 grosh.

§.204. Oka e mjaltit bân 5 grosh, oka e dyllit 5 grosh.

§.205. Bleta e hikun, qi xên vend në pêmë a gardh të huej, âsht e të zot’t, qi i vêhet permbra­pa, e i zoti i pêmës a i gardhit nuk mund t’i a ndalë.

§. 206. Bleta e hikun prej vathit të vet, po zû’ vend në pêmë a gardh të huej pà e mârrë mbra­pa kush, i zoti i pêniës e i gardhit ka tager  mos me i a dhânë kuej e me e ndalë per vedi.

§.207. Bleta, qi Ishoin, do të mirret mbrapa kambë me kaimbë e do të ndiqet mje qi të zatesë kund, e, kûdo qi të ndalet, e mbiedhë i zoti.

§.208. Po Ishoi bIeta edhè shkoi me zatetë kund pà e mârrë mbrapa kush, ajo qi t’a gjêjë mâ i pari, e mbledhë per vedi.

§.209. Po u çue kush atie vonë, edhè i duel zot bletës së hikun, pà e pasë màrrë mbrapa, kanûja nuk i a gjegjë vajin e bé per bletë nuk i epet kuej, per arsye qi nuk mundet kush me thânë se kjo bletë âsht e êmja, po s’e pat marrë mbrapa kambë me kamdë kùr i hiku, ‘se “bletë kjo, bletë ajo”.

§.210. Bleten e gjetun nder kopshtîje të hueja a në rrethînë të shpis së huej nuk mund t’a mbledhë kush, âsht e atij, në kopslitë a  rrethînë të të cillit u gjet.

§.211. Bleta e gjetun në mal a nder prozhme të hueja, po kje larg shpijash, âsht e atij, qi e gjet.

§.212. Bleta e gjetun nder shpella té shkambîjve të vendit të huej, po kje larg shpijash,  âsht e atij, qi e gjet. per ndryshej âsht e atij  në rrethînë të të cilit u gjet.

KRYE I DYMBDHTËT.

PRONET.

NYE I PESËDHETEKATERT.

Caktimi i pronvet.

§.213. Shkaf â’shpi, qi qet tym, do të két pronet e veta.

§.214. Plangu i shpis kà oborr e kopshtë, kà vêshtë e arë, kà livadh e xâna, kà udhë e shteg, kà kufij si në mal, si në vrrî, si në fushë.

§.215. Të gjItha tymet kart pjesë në kujri.

§.216. Ara, vêshta, kopshti e livadhi, xâna, prozhme e zabele, jânë të dame me kufij.

§.217. Kujrija, mali e bjeshka jânë të perbashkta si per te ngulun të tbanave, si per landë e almiste, si edhè per drû.

§.218. Shpijat plangçore munden me pasë mâ se nji per tekë (thuper), qi u kan mbetë trashigim prej të dalunve faret.

§.219. Aj, qi të shkojë me ngûlë vathë a tbânë në bjeshkë, me truell, kopshtë a ndo’i copë arë, po desht me i çilë i çilë e jesin të tijat, e nuk mundet kush as me e ndalë e as me e xjerrë prej atij vendi.

§.220. Mrizat a lisat, qi lên kush per me mrizue gjân, nuk mund t’i a presë kush, pse jânë t’atij, qi nguli mâ i pari n’at vend.

§.221. Me u dyndë nji shpi e me u zhgulë fare prej katundit të vet, po s’e shiti trollin e token, ashtû do t’i rrîje e nuk kà tager kush me ngulë mbë ‘to.

§.222. Po shiti token me lang e me plang, vendi i tbânës âsht i tij, e mje qi të qindrojë shpija e tij, nuk mund t’i pushtojë kush.

§.223. Se e cilla shpi e katundit në Flamur kà tager me shtî në pûnë aq tokë në kujri sa’ të pershîje rreth e rreth me gùr të hjedhun me dorë të majtë.

§.224. Aty, kû të fillojë me mifé do Vulet kambkryq, do të mârrë nji paperdhok në dorë të majtë, edhè e hjedhë në kater ânë kryq e rreth vedi aj vend âsht i tij. Heret kan pas doke me hjedhë latushen (spaten).

§.225. Token e çilne nji herë a per kop­shtë, a per arë, a per tbâanë, edhè ne e lashtë djerr i zoti per qinda vjeç, tjeterkush i katundit as i fla­murit nuk mund të hîjë me e pûnue. Djalë mbas djalit jet e tija. qi e pat çilë i pari. (Malcija e Lezlies).

§.226. Aj, qi mos t’i biej mbrapa tbânës së vet per 10 vjet. mbas 10 vietësh i del dore e i jet

aij, qi t’a xâjë i pari. (Oroshi)

NYE I PESËDHETEPESËT.

Me ba vlla kënd në katund.

§.227. Me bâ vllà kend në katund, don me thânë me pelqye nji shpi të flamurit të huej, qi të mundet me ardhë e me ngulë në katudn të fla­murit tjeter.

§.228. Si t’a bâjë vllà at shpi katundi, kushdo i këtij katundi mundet me i a shitë token, porse nder kater kufijt.

§.229. Në bjeshkë, në vrrî e në kujri, si të katundit si të flamurit gjâ s’i shitet e pjesë zotni mi nuk mundet me pasë kurr, sâ per kullosë e per drû e almiste i nepet lirija e perdorimit per nderë.

§.230. Zyrevet të perbash‑k‑ta të katundit do Vu pergjegjet.

§.231. Mort e darsem. peng e giobë e uhàn e miellit e kà uhazisht me katund. Do t’apë giobë, ashtû edhè ne pjesë të giobës ka  tager.

NYE I PESËDHETEGJASHTËT.

Kujrija.

“kujrija shkon për tym”

§.232. Kuirija âsht vendi, qi e kà per­bashknisht nji katund a nji flamur per kullosë, per landë, per drû, per gjojë e per tjera nevojë.

§.233. Kujrija nuk dahet, por, sà shpi a tyme të jenë në katund, kan tager në kujri të katun­dit, e sà tyme të jenë në flamur, kan tager në kuiri të Flamurit.

§.234. Visarin e kujris s’mund e shesë nji pà tjerë, dâmi e fitimi âsht i të gjitha tymeve të katundit a të flamurit.

§.235. As arë, as vèshtë. as kopshtë s’mund të çilë kush në kujri. pà u pushue pûna prej gjith katundit a prej tlamurit.

§.236. Kush vên ndo’i pême në kujri, aj, qi e vuni, kà tager mbi landë të sajë e mund t’a presë kur t’i mbushet mendja, porse tjeterkush nuk mund t’i a ngulë spaten.

§.237. Pêma e landa e vûme në kujri, âsht e atij, qi e kà vû, porse kokrrat i han kush të mundet pà muejtë me i ndalë aj  qi e kà vû.

KRYE I TREMBDHTËT.

KUFINI.

NYE I PESËDHETESHTATËT.

Kufijt e tokës nuk luhen.

§.238. Kufini perbâhet prej gurësh të mdhaj e picigiatë edhè ngulen sà nen, aq mbi dhé. Per kufi mund të sherbejë edhèe ndo’i landë e montueme.

“Guri i kufinit kàa dishitarë mbrapa”.

§.239. Guri i kufinit kà per rreth dish­mitarë. Këta jânë a gjashtë a dymbdhetë paperd­hokë (gurë të vogjel), të cillt vorrohen nen dhé rreth e rreth prit të kufinit.

§.240. Në të ngulun të kufijve, posë shpijave nder fjalë, duhet të jenë edhè pleqt e  katundit, pleqt e flamurit e saà mâ shum prej të rish e fmish e edhè prej katundesh të rrethit, qi të mba­het në mend kufini.

§.241. Se e cilla tokë. po kje arë a livadh, kopshtë a vêshtë, prozhem a zabel, xânë a ograjé, a rrethi i shpis, katundi me katund a Flamuri me Flamur e shpija me shpi, kan të damet me kufi.

§.242. “Kufini i ngulun nji herë, nuk luhet mâ”.

§.243. Eshtent e vorrit e guri i kufinit faqe Kanunit jânë paraz. Me lueit kufinin âsht nji si me lueit me eshtent e të dekunve.

§.244. Aj, qi të hîjë me dà kufij, a me drejtue ndo’i kufi të harrue, do t’a mârrë në shpirt, do të ngarkojë në cup të krahit nji gùr e nii bûcë dheu, e do t’u prije dy shpijave a dy katundeve, a dy Flamurve, tuj ngulë kufinin e ri a tui kallxue shêjet e kufijve të vjeter.

§.245. Me gùr e dhé në cup të krahit, plaku, qi prîn në të dàm të kufîjve të vieter, do të perbehet para se të niset.

§.246. Mëndyrët e bés mbas Kanunit jânë njekëto:

1) Per ket gùr e dhé (ase per ket peshë), me të cillat e ngarkova vedin, per shka kam pasë ndie prej sa parësh, vêset e kufijve jâné kênë sikurse do të ju diftoj tash, e më sà m’à mêrr mend­ja e shpirti, s’do t’i randohem kurrnjanes lagje”.

2) Ter ket peshë, këtû e këtû kan kênë kufijt e hershem e këtûu po i nguli edhè un.  bajsha n’at jetë, në kjofsha tuj iu rrêjtë.”

            3) Ter ket peshë, e cilla m’u randoftë n’at jetë, njekëtû jânë kênë shêjet e vjetra të kufijve, si më kà pasë kallxue tatgjyshi, kùr ishe carnerdhok e bari dhizësh me ‘tê. Aj e kà pasë mârrë n’at jetë, se kufijt jânë këtû e këtû, e per mbas fjalës së tij edhè un po e mârr në shpirt.”

4) “Mu randofèt në ket e n’at jetë kjo peshë, mos shkosha me shpirt kah kufijt e vjetër.”

§.247. Si t’a mârrsh me peshë (si t’a mârrsh gurin e kufinit në krah), s’kà burrë, qi mund t’a luej.

§.248. Po i u dha plakut guri e plisi, i vûni në krah e u vû per me diftue kufijt, nuk mund të dalë kush me e ndalë, por i thohet: Prîj prà, e mos pûnojsh me të drejtë, kjo peshë tu randofèt n’at jetë!

§.249. Si t’a ngulë kufinin plaku, do të mbajë doren mbi ‘tê edhè thotë ai qi e luejtët ket gùr, atij i u randofèt n’at jetë”

§.250. Kush t’a luel kufinin me qellim qi me ngatrrue a shpin me shpi. a katundin me katund, a Flamurin me Flamur, i shtym prej së folmesh e së falmesh. po u hetue, posë giobes e faqes së zezë, atij i randohen edhé damet, qi do të shkaktohen prej këtij ngatrrimit.

§.251. Po u bâ ndo’i vrasë mbas ngatr­rimit të kufinit të luejtun. Ngatrresi  do të lajë per giobë 100 desh e i kà, e grîhet katundisht.

NYE I PESËDHETETETËT.

“Kufini nuk ban lak.”

§.252. Per me shporrë çdo pamarrvesht­je, kufini s’do të lakojë e s’do të shkojë dredha-dredha, por do të çajë drejt.

NYE I PESËDHENANDËT.

“Kufini i fituem me gjak.”

§.253. Me u shty kush mbrenda kufinit të huej pà diejtë se âsht vendi i huej, e kush s’i shkoi te dera as s’i bâni zâ, per me i thânë se kà kalue ne e huejen, edhè në pasët bâ ndo’i dam në landë a në shkado diten e pengut, s’i vêhet me là gjâ per dame të bâme, veç se del vendit, mbasi duel i huej

§.254. Po u kapen per kufij vllazen, a kushrîj, a fisi me fis, a katundi me katund, njiqind me u vrà, veçse fiken, se kufijt nuk luhen. Pengjet e Pleqt do t’i shgatrrojn.

§.255. Me ndollë vrasa mund në kohë të të damit të kuffjve, a me qillue vrasa nder bari në mal, tui u shty nder vedi per kahë kufiit e kullosës në mal a në bieshkë, atbotë kputet çdo pleqni per kah vendi i kufinit. “Aj mé lypi pashtrakun, un i a ktheva hekurin e çarkun”. Aty kû t’u ngulen muranat, jet vendi i kufinit.

§.256. Gurët e muranave lesin per kufij per gjithmonë.

§.257. Me qillue se vriten dy vetë flakë per tlakë e bukur larg prej shoqi‑shoqit, kufini i njanës lagje jet ke murana e njanit. e i tjetres ke murana e tjetrit.

§.258. Vendi. qi âsht nderrnjet dy muranave, jet i të dyja lagjeve.

§.259. Me ndollë se i vrami nuk rrxohet prej pushket, e i ep zêmer vedit e shtyhet, kû tuj u çue, kû tuj u rrxue rrshanas kah kufini i huej, sado kthellët me hî, aty kû të rrxohet, e i lodhun prej varret, des, i varret murana, ajo muranë jet per kufi, edhepse në vend të huej.

§.260. Vendi i jet atij katundi e Flamuri, të cillvet u perkitte i vrami, qi u shty, e s’kà burrë, qi guxon me luejt muranen, qi mbet per kufi, pse u muer me gjak e me rradake të lamun.

§.261. Ky tager âsht vetem kùr të vriten per kufij e jo per çdo vrasë.

NYE I GJASHTËDHETËT.

Kufini i fituem me “Gurapesh” a me rrasë të ngarkueme.

(Heret‑heret, kùr skà kênë pushka ndoshta, në të dàm të kufive qitej në pûnë gurapeshi per kufije t’aferta, e per të lartat bâhej gadi nji rrasë a gùr sà bindi me nji “kush i del!” d.m.th. me u ngarkue me tê.).

§.262. Dy flamuret e ngatrrueme do të gjêjshin ka nji burrë të fuqishem e të dàmt e kufive do t’u lêhej atyne.

§.263. Me guraesh: Aj, qi mbrrijte me hjedhë gurin kah vendi i huej mâ larg, aj vênd i jitte flamurit të tij. Mâ çiltas: po e ferfllova gurin un mâ larg, t’a mirrshe at vend ty, po e ferfllove ti, m’a mirrshe vendin.

§.264. Me rrasë a gurë të madh në shpinë: tuj ngarkue rrasen a gurin, shtyheshin rnje qi jitshin nen tê. Aj, qi shtyhej mâ larg, vendi i kufinit të flamurit të tij do t’jitte aty. (Si i Nen‑nder­fandori në Fusha të Lugjeve në Mal Shêjt të bjeshkve t’Oroshit.)

NYE I GJASHTËDHETEPARË.

Kufini i ngulun me “spatë”.

§.265. Po më ngushtoi nevoja me xjerrë ndo’i landë a prej se s’kâm bjeshkë, ase nuk mund  të gjêjë aso lande, qi më lypet, rroki latushen (spat­en) e hîj në bjeshkë të huej. Mbas krizmes së spatës, vînë rojtarët e bjeshkës edhè më gjêjn tuj trupue arrnej të perhjedhun.

§.266. Po u shterngue me të shpejt darnçori, e i punoi fuqija e krahve, edhè i dha spatës tuj e ngulun rnje më tû në trup t’arrnênit, e po s’mund e xueren rojtarët e bjeshkës, kufini i fla­murit të këtij, qi e nguli spaten, jitte aty. (Si i kà pasë ndollë Gjokë Buçës s’Kaçinarit me Kushnê.)

       Oroe: Kufijt e fituem me gjak, me gura­pesh e me të ngulun të spatës, do të njehen nder kanune Vigâjsh, per arsye qi per të fituem të tyen kà pûnue fuqija per të shporrë marren e korin. Do të kuptohen edhè mâ kjartas, kùr të fillojm me îmtue doket e Maleve t’ona.

NYE I GJASHTËDHETEDYTË.

Udha e katundit.

“Udhët janë drejt e tokës”

§.267. “Udha e shtegu nderrnjet dy meg­jeve lypë pashin e vet”.

a) Udha e lagjeve të katundit do tjét e gjânë tetë pllâmbë, kater pllâmbë niani, kater tjetri.

b) Per të ngulun të gardhit nderrnjet dy arnajve, do të lêhen tetë pllambë: sà njâni sà tjetri.

c) Po s’kje udhë katundi, por udha e dy kufijarve, këta, në laçin rrugë nderrnjet, do të lânë ka nji pllambë per shoq, ashtû qi kufini të jesë në mjedis, po s’lân rrugë, gardhin do t’a thurrin zbashkut.

d) Po u rrethue vendi me ledh, aq larg kufinit të huei do të fillohet, sà âsht trashsija e led­hit.

e) N’u ndertoftë shpija, do të ndertohet larg kufinit të huej sà xên vend streha.

f) N’u çilët pusi, do të çilet aq larg, sà mos t’a thithë ujët e pusit të kufijarit, ase sà âsht e gjânë gryka. “Ujët âsht gjaku i tokës.”

             g) Po u vû ullîni a fiku a çdo landë e dobishme, do të vêhet pêsë kambë larg kufinit të huej, po su bajtë, do’vû dhetë kambë larg kufinit.

             h) Po bîni landa mbrenda kufinit, porsè teper afer kufinit të tjetrit, po s’e shkmesi i zoti, kufijari kà tager me e shkmesë e me largue damin: “Jezullin e huej shkmese, mje kû të mrrîje kmesa”.

             i) Po desht kush me vû ndo ‘i landë çfaretdo, dhetë kambë do t’a largojë prei kufinit të huej.

             j) Landa a péma, qi i bân dam arës së huej me hije, a do t’a zhgulë i zoti, a do t’i a lajë darnin e pervjeçem të zot’t t’arës (Malësija e Lezhës).

            k) Kush t’i presë kuei a lande a pémé rreth shpijet, veç prej mnijet, 500 grosh do t’i lajë të zot’t të landës a të pêmës së preme.

NYE I GJASHTËDHETETRETË.

Udha e madhe.

§.268. Udha e madhe do t’jét e gjânë aq, sà mund të kalojë kali me barrë e qét me zgiedhë.

§.269. Udha ndjekë dellin, e s’ndalet as mund pritet.    

§.270. E mira e perbashkët i paravêhet dâmit të veçanët.

§.271. Pûna e largon udhen e madhe, porsè s’mund e qesë nujë, kû mbytet bagtija, as në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija”.

§.272. Po e largove udhen e katundit prej vendit t’and, nuk do t’a terthorzoish shum, edhè mundim e së ndreqmes do t’a hjekish vetë.

§.273. Po e ndreqe keq, në të gjet dami ty, e paç per vedi, po e gjet dami tjetrin, ty të zhgarkohet, e do t’epsh arsye permbas damit.

§.274. “Udha e Flamurit do të jét e gjânë aq, sà âsht e gjatë shtîja e Flamurit”.

NYE I GJASHTËDHETEKATERT.

Udha e verbët.

§.275. Shtegu a kapercyelli a, mbas kanunit, udha e verbët, po kje në kater kufij t’ue, ndryje e token pûnoje.

§.276. Po kje shtegu i kênë gjthherë, kû kan kalue kambsorët (shokët e katundit), porsè tuj t’a shkaktue dâmin nder amaj. kopshtîje, nder vêshta e nder pêmajë, ne e mbyllsh. do të çilish nji tjeter., por jo teper në të rrethuern.

§.277. Po kie shtegu i lshuern per nderë e me fjalë, e të del dhûnë, ké tager me e ndry, e, me i lshue fjalë katundit të mos të bije mâ aty pari.

§.278. Po kje shtegu kû kan kalue shokë, krushq me nuse e percjellsa me të dekun, a kah Kisha a kah vorret, e kênë aty rnotit, nuk mund e ndrysh.

§.279. Per të luejtun të çdo shtegut duhet, dàemos, pelqîmi i katundit.

NYE I GJASHTËDHETEPESËT.

Pashtraku.

§.280.’’Pashtrakun epe vetë, perndryshe t’a marrin edhe me perdhuni’’.

§.282. Po u xû nji tufé e hueja në mal a në vrrî të flamurit tjeter, i zoti i tufës do të lajë pashtrakun.

§.283. Dâmi i pashtrakut do të lahet me krye berri.

§.284. “Kumbona e ogiçit nuk mund, të mirret pashtrak, âsht ndera e tufés.

§.285. I zoti i mallit nuk kà tager me prekë tufen e as me mârrë me dorë të vet berrin, dora e të zott të tufés do t’i a apë vetë berrin per dâm.

§.286. I zoti i malit nuk kà tager me zgiedhë berrin, por do të mârrë at berr, qi t’i apë dora e bariut.

§.287. Njiqind herë në ditë në hîfët tufa e huej në mal të huej, aq berre do të lajë i zoti i tufës.

§.288. Po s’u gjegj bariu me là pash­trakun, e u çue i zoti i malit me disà shokë edhè i rà pré tufës në mal të vet, atbotë si katundi, si fla­muri perkrahen pretarit, e lypin arsye prej të zot’t të tufës. Katundi e flamuri i bariut a do t’a ngushtojn me là pashtrakun, a do të hjekin dore prej si.

 

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT – LIBER I TRETË MARTESA – Nga AT SHTJEFËN KONSTANTIN GJEÇOVI

§. 28. Pecaktimi i Maresës në Kanu.

M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per krah të punve, sa per të shtuen të fmive.

§. 29. Mëndyrat e Martesës.

a)     Martesa me kunorë, e pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekës

b)     Gruja e mbajtne mbi kunorë, kundra Fejet e kanujet të Lekës;

c)     Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah Feja e kanuja;

d)     Martesa me provë kundra Fejet e kanuiet.

NYE I DYMBDHETËT.

Tagari i djalit e i vajzës.

§. 30. Tagri i djalit.

‘’Djali ka tager me mendue per martes të vet, po s’pat prind’’.

  Djali sa të ket prind s’ka tager :

a)     me mendue per martesë të vet;

b)     me shenjue shkuesin

c)     m’u perzie në fejesë të vet;

d)     as në shej, as në petka, as në këpucë, e as në të prem fejet.

§. 31. Tagri vajzës.

Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes të vet, tagri asht në dorë të vllazenve a të kusherijve.

Vajza s‘ka tager:

a)     me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a fejojn;

b)     m’u perzie në shkuesi as në fejesë;

c)     as në këpucë as në petka.

NYE I TREMBDHETËT.

Detyrët e burrit e të grues.

§. 32. Detyrët e burrit ndaj gruen.

Burri a’në detyrë:

a)     me u perkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lyprt per me mbajtë jeten;

b)     me ruejtë nderen e grues e mos me e lanë me u ankue per kurrnji nevojë.

§. 33. Detyrët e grues ndaj burrin.

Grueja a’në detyrë:

a)     me i a ruejtë nderen burrit;

b)     me i rrogue pa zhibla;

c)     me i ndejë nen sundim;

d)     m’u pergjegjë detyrve të kunorës;

e)     me rritë e me mkambë fmin me nderë;

f)       me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja);

g)     mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.

§. 34. Tagri i grues së vejë.

Grueja ka tager me lypë prej burrit të mbajtmen, e veshen e mathen.

NYE I KATERMBDHETËT.

Tagri i burrit të vejë e i grues së vejë.

§. 35. Tagri i burrit të vejë.

Burri i vejë, po s’pat prind, ka tager me folë vetë per martesë të vet, (porse burri i Malevet të Shqypnisw s’e ban ket punë, edhe në dijtë se do t’jesë pa u martue; dokja asht me qitë nji tjeter qi të flasë per te perkah martesa).

§. 36. Tagri i grues së vejë.

‘’Grueja e vejë flet vetë. – Grueja e vejë i kthen krushqit m’udhë’’.

  Grueja e vejë ka tager:

a)     me folë vetë kah martesa;

b)     me zgjidhë per fat ate, qi t’i pelqejë per sy;

c)     me da me gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin.

KRYE I TRETË.

SHKUESIJA . FEJESA

NYE I PESËMBDHETËT.

Shkuesija.

§. 37. Percaktimi i shkuesit.

Shkues thirret njaj, i cili rreket m’u fjalë-mirë a te prindja e vajzës, qi të marrin a të napin vajzen per at djalë.

§. 38. Tagri e perlimi i Shkuesit.

1.      Shkuesi asht ndermjetsi te dhandrri e te nusja (te djali e te vajza), të mos të luejn fjalet as njana as tjetra lagje.

2.      Shkuesi ka tager mbi 50 grosh të shkuesit, per kpucë, të preme prej kanuje.

3.      Kpucët e shkuesit e kan vaden në ditë qi të mirret nusja.

4.      Shkuesin e gjen a shpija e vajzës a shpija e djalit.

5.      Kpucët e shkuesit i ban gjith-herë shpija e dhandrrit, edhe ne e shenjoft shkuesin shpija e nuses.

6.      Shkuesi ka tager me folë sa per prindt e vajzës, ashtu edhe per prindt e djalit.

7.      Perlimi i shkuesit asht me hecë per të marrun vesht, per me çue paret me t’a’n a të vllan e dhandrrit te prindja e vajzës.

8.      Shkuesi ka tager m’u perzie në çdo punë ndermjet prindës së djalit e të vazës, mje në ditë të martesës.

NYE I GJASHTËMBDHETËT.

Fejesa

§. 39. Të ndaluemt e martesës në Kanun.

Në fejesë varzash do të shikjohet:

a)     Të mos jetë gjak e gjini;

b)     Të mos jetë të njij fisit;

c)     Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë;

d)     Të mos të jetë grueja e lshume;

e)     Të mos të ketë kumari:

1)     në të peshuem në derë të Kishës;

2)     në kunorë;

3)     në të marrun të flokvet;

4)     të mos të jetë vllaznue me gjak të pim.

Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon qi edhe shpin i a djegë).

Në fejesë të lirë asht kanu qi të shkoje shkuesi e i ati  – a i vllaj – i djalit te prindja e vajzës, per me çue shejin në natë të dame.

Të himit n’anë, shkuesi do të perpushë zjarmin, para se të lypë vajzen; si t’a perpush zjarmin, flet. Si të ketë hanger darkë, i ati i dhandrrit do t’i apë shkuesit në dorë si paret, si shejin. Shkuesi si të njehë paret më qethit, do të çohet më kambë, e lshon në dorë të t’et të vajzes si paret, si shejin.

§. 40. “ Nuse pa shkuesi s’bahet”.

Vajza e grabitne a e hikne, me gjetë burrë, nuk mund të stoliset si nuse; do të shkojë vajzënisht – me petka vajzënijet – per arsye, qi u muer e shkoi jasht kanujet pa shkues.

NYE I SHTATËMBDHETËT.

Sheji.

“Sheji, mje ke të hjekish dorë, t’a ban nierin t’andin”.

§. 41. Percaktimi i Shejit.

Sheji perbahet prej njij unaze të remët a t’argjanët (tash vonë), se arit s’i dihet fija nder malci t’ona. “Unaza e dhetë grosh” janë me kanun. Sheji as ndrrohet as kthehet per të gjallët t’atij, qi e xen vajzen. Me shej perdorohet vajza, e, po duelen fjalet, prindja e vajzës shpis së dhandrrit i kan nji gjak.

§. 42. Tagri i djalit per me lshue vajzen e zanun.

Njatë herë kur t’i teket djalit, asht i lirë me lshue vajzen e xanun, porse sheji e gjithsa pare të ket la per vajzë i hupin; arsyeja asht: “kush e lshon vajzen nder unazë, kanuja  a ban gjobë hem shejin hem paret sa të ket la per te.”  Para se ta lshojë vajzen djali, do të bajë me dije shkuesin e ky me dy shokë të katundit të djalit do të shkojë te prindja e vajzës, e nder sy të dy shokve të katundit të vajzës, u kallxon, se djali, qi e pat xanë vajzen e tyne, a’tue hjekë dorë, e janë lirë me ë martue njeti.

§. 43. Vajza nen unazë nuk ka tager me lshue djalin.

Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe në mos e pasët per sy.

Po s’ndegjoi vajza me shkue m’at fat, qi e ka xanë, e edhe prindja i perkrahen së bis, kjo s’mund të martohet ma per të gjallët e dhandrrit me tjeterkend.

Prindja e vajzës janë detyrë me i a kthye shpis së dhandrrit mje në ma të mbramin dysh, qi kan la per at vajzë.

Sheji e dhetë grosht e kanus, qi i janë çue vajzës kur u xu, do të jesin n’arkë të sajë deri diten e dekës së dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj shej s’i len me luejtë.

Kah kanuja, vajza jet e lidhun, e veç me leje të dhandrrit qi e pat xanë e per në hjekët dorë ky, se s’mund të martohet, e s’a’kanun qi të shkojë tjeterkush me e lypë, si të dijë se gjindet e pengueme.

Edhe po e muer tjeter grue dhandrri vajza e xanun prej tij jet e lidhun se e lidhun.

Me dekë të dhandrrit, kanuja e liron vajzen, e, po desht, mundet të martohet per arsye qi “me dekë të dhandrrit, sheji xehet i hupun”.

Po s’nigioi vajza me shkue m’at fat, qi e pat xanë,  edhe me perdhuni do t’ia apin atij, qi e ka xanë me “Fishek më shinë”; e per n’i raftë per sy vajza tue hikun, ky e vret me fishek të prindës së saj, e gjaku i vajzës shkon hupës, per arsye qi me fishek të tyne e vrau.

NYE I TETËMBDHETËT.

“E premja e Fes”. – Dita më shej.

§. 44. Percaktimi i “Fes së preme.”

“Me pre Fen” do’ me thanë me da diten e vaden e kputme se kur me nisë krushqt per me marrë nusen.

Si t’i “pritet feja” vajzës, tuj kenë ditë më shej, krushqt do të nisen at ditë as kanuja s’e shtyn, as ban qi të shtyhet.

Krushqt do të shkojn me marrë nusen at ditë, edhe me dijt se a’tuj dekë nusja, zhagas e rrshanas do t’a çojnë në shpi të dhandrrit.

Krushqve s’u ndalet udha, edhe me pasë të dekmin në shpi, prindja e dhandrrit e prindja e vajzës.

I dekni në shpi, krushqt do të nisen; nusja hinë në shpi, I dekni del shpijet. Andej të vajtohet, këndej të këndohet. (Kjo thtohet per me diftue se as deka ket ditë s’mund t’i ndal krushqt, se me këndue nuk këndohet.)

NYE I NANDBËMBDHETËT.

Çmimi, qi nepej e nepet per gra.

Çmimi, qi nepej per varza a gra, tash 50 vjetë e andej, perbahej prej 50, 100, 200 mije 400 groshësh.

Çmimi i kanus së vonë perbahet prej 1500 groshve, aq sa ban gjaku i grues.

NYE I NJIZETËT.

Trshigimi I grues Shqyptare.

Grueja shqyptare farë trashigimit s’ka te prindja, as më plang, as në shpi, – kanuja e xen gruen si nji tepricë në shpi.

Prindja s’mendon per pajë as per kurrnji send per vajzë të vet; qi e xen do t’i a baje kujdesin.

Prindja e djalit, qi e xun vajzen do të mendojn per gjith shka duhet per martesë të saj.

KRYE I KATERT.

DARSMA

NYE I NJIZETEPARË.

Gatimi i darsmes në Kanun.

§. 45. Per darsem do të gatohen:

a)     Kau i darsmes do të qesë 100 okë mish e vjamë;

b)     Nji barrë miell kallamoqit;

c)     4 babune grunë – miell grunit;

d)     12 okë sheqer;

e)     8 okë oriz;

f)       4 okë mjalët;

g)     10 okë djathë

h)     2 okë tlyen;

i)        3 okë voj të butë;

j)        70 okë raki.

V.O. heret në vend të rakis ishte vena.

§. 46. Në darsem të Kanus hijn:

a)     12 Krushq e 13 Krushka;

b)     Thirca;

c)     Strafuleca;

d)     Sherbtorë;

e)     Kcimatare;

f)       Desharët;

g)     Kangë vallesh;

h)     Dhandrri e Nusja;

i)        Dy dishmitarë (Kumarët e Kunorës);

j)        Kunora.

§. 47. Detyra e të zot’t të Darsmes.

Kater javë para para darsmet i ati i dhandrrit a i zoti i shpis do të shkojë vetë me krye me thirrë krushqit.

Ma para thirren krushqit miq, mandej krushqit shokë.

§. 48. “Asht kanum, qi mikut t’i shkohet në darsem me dash.”

Desh do të çojn:

a)     Nipa e sternipa, edhe në djep me kenë e ama do t’a ket dashin per per doret e djepinmë shpinë;

b)     I ungji i dhandrrit.

§. 49.Rendi kur do të shkohet në darsem.

a)     T’Ejten shkojn bijat e nipat;

b)     Të Premten mbrama shkojn Thirrca, Strufulleca, Magjatore, Ujatore, Deshtarët, e Krushqit miq.

Deshtarët, të mrrijmit n’oborr të dhandrrit, do të qesin ka’i pushkë per krye.

c)      Të Shtunden nadje shkojnë Krushqit shokë.

Të Shtunden, si të nisen Krushqit, do të therret gjengji i darsmes.

NYE I NJIZETEDYTË

            Prija e Krushqvet.

§ 50. “Prirjen e kryshqve e lype e pvete e veç atij qi i perketse s’kä burrë, qi munde të prijë”.

Asht e rrebët kjo kanu.

Prija e krushqve s’luhet as ndrrohet.

Me bame hetue i zoti i darsmes, e me me shenjue per krushk të parë ate, të cilit s’i shkon prija e krushqis, posë qi bjen në gjobe, edhe krushkaparin, qi aj e shenjoji, kanuja s’i a xen.

Krushkapari s’mundet me kenë:

a)     Mik, por shoq i katundit të dhandrrit;

b)     Nuk do t’jet prej vllaznije a fisit të dhandrit, por prej fisit tjeter.

Krushkaparin kanuja s’e shikon per dukë, por të cilit I perket prija, e edhe fmi e shemtim per sy me kenë, shpija e dhandrrit do ta pelqeje.

§ 51. Vargu I krushqve m’udhë.

Rreshti I krushqve kur të nisen me marr nusen, e tuj u kthye me te, mbas kanunit ashtu është njek.

I.                     – Krushkapari, shoq, prin

II.                   – Krushku mik

III.                  – Krushku shoq

IV.               – Krushku mik

V.                 – Krushku shoq

VI.               – Krushku mik

VII.              – Krushku shoq

VIII.            – Krushku mik

IX.               – Krushku shoq

X.                 – Krushku mik

XI.               – Krushku shoq

XII.              – Krushku shoq me dash per doret.

XIII.            – Krushka tuj e reshtë dashin.

Ma i mbrami do të shojë i ati a i vllaj i dhandrrit me kal per doret.

                  Krushqit, tue u nisë per nuse, do të qesin ka nji pushkë per krye n’oborr të dhandrrit.

NYE I NJIZETETRETETË

Krushqit pa e me nuse, e percjells a me të deknin, s’mund t’i kalojn kuj per derë, posë me kenë shteku a udha e katunit a udha e madhe”.

§.52. Udhen e katundit e udhen e madhe, s’ka burrë qi mund t’i a ndalue kuej, edhe me kenë se i kalon para derës së ships.

Aty, ku kalon nieri, kalon edhe bagëtija, kalon i gjalli, e kalohet me të dekunin.

M’u rrenim m’udhë të madhe, zhyt e mbyt, aty do të kaloj shtektari e bagëtija, nusja me krushq, e përcjellsa me të deknin.

Zameja e të zot’t lypet – pa ndryshim – per me i kalue rrazë shpijet, e ky mundet me lirue shtekun, porse me fjalë, të mos i jesë aty udhë, e të mos i bahet ndera dhunë.

Me ba me u trimnue kush, a krushqit a percjellësat me të deknin, me i kalue per derë, kanuja e ep me i këthye dalë, per arsye qi shtekun e shpis e të pronvet të veta e ka per vedi e jo per udhë të madhe.

Me qillue se shtyhen me besat (forkade), ka ndollë, qi janë ba shokë të deknit, e nuses i a vu futa më krye.

NYE I NJIZETEKATERT.

Krushku i vendit t’ia lshojë udhen krushkut mik”.

Krushqit m’udhë, tue shkue per nuse s’mund të qesin pushkë, e kanuaj ven leçi mos me i ngue kush.

Shtektarët, çfarëdo kambet e nderjet të jenë, qi ndeshen me krushq, do të shmangin udhen sa të kalojn krushqit.

Krushku i vendit do t’i a lshojë udhen krushkut mik; kjo asht kanu detyret e burrnijet, qi  e kan pasë malet t’ona që se mbahet në mend.

Mu ndeshë me krushq miq në katund a në Flamur t’em, kanuja më ven detyrm’u shmangë me krushqt e mi, sa të kalojnë krushqt miq.

Mu ndeshë dy lagje krushq në katund a në Flamur të huej, kanu detyret asht të shmangen sa njana sa tjetra lagje, e të ndahen me nderë e pa fjalë.

NYE I NJIZETEPESËT.

“Krushku – krushk, Miku – mik”

§.53.Kanuja S’na ven leçi mos me nga mikun më shpi t’onë.

’’Krushku a’krushk“ e kanuja na len shtekun  të lirë me e nga, edhepse na  xen caranin e votres. – Me nga krushkun s’i quhet kuej për marre.

Qe arsyeja:

Krushqit vijn dhe biejn me vedi mish, meze, raki (venë) paret e së bujtmes e tjera; kah kanuja krushqit han buken e vet në shpi t’eme.

§.54. Krushqit do biejn me vedi:

1.      Dashin 12 okësh rrumull; po erdh mengut, i ati i nuses ka tager me ngushtue Krushkaparin qi të blejë’i dash tjetër si e lypë kanuja;

2.      Në ditë krezhmijet do të bjejn 8 okë peshk të that;

3.      Djathë 2 okë;

4.      Venë 8 okë;

5.      Raki 2 okë;

6.      12 grosh pare të s’bujtmes; – këto pare janë per bukë, qi u qet krushqve shpija e nuses okë e grosh;

7.      Djalit, qi u del krushqve përpara 5 grosh;

8.      Grues, qi e vesh nusen 5 grosh;

9.      10 grosh ungjittë vajzës- vllaut të s’amës.

a)     Krushqt  vijn si grabitçarë e si nji tubë cubash at natë, per me ra pre e me marrë nierin si rob të xanun, e s’vijn si miq;

b)    Edhe i zoti i shpis, pra, e ka shtekun çilë  me i ngucatë2, m’u ra prej tuj u ndalë armët, e peng me te s’mund të qesin, se kanuja s’jau gjegjë vajin.

§.55. Darsma në shpi të nuses.

Në shpi, prej së cilës del nusja, s’a’kanun me kndue, as me qitë pushkë.

Krushqt edhe në mrrijshin heret në katund të nuses, s’a’kanu m’u nisë kah shpija, pa prendue dielli e  pa u muzgë.

Nji holli kaut larg’shpis së nuses, nji prej shokësh të katundit të nuses, i cili s’do të jet as gjak as fis me nusen, do t’u dalë perpara krushqve.

Krushqt, tuj mrrijtë n’oborr të nuses do të qesin ka nji pushkë per krye, ashtu edhe kur të dalin m’u nisë me nusen.

Krushkapari vetem flet, krushqt tjerë s’akanu qi të flasin, posë n’u thirrët a n’u pvetët kush me emen.

Krushqt me krushken do të hajn bukë zbashkut më njitryezë; s’a’kanu me i da dyzash.

Si të kryhet buka, do të lshojn dasmorët dhantit per nusen mbi bukë të pathyememë tryezë.

Dhantia perbahet prejnji groshit per krye, s’a’kanu me dhanë as ma teper as mengut.

KRYE I PESËT.

KANUNI I DHANDRRIS.

NYE I NJIZETEGJASHTËT.

“Me dekë dhandrri, prindja e nuses janë në detyrë me i a kthye gjysen e çmimit shpis së dhandrrit”.

§56. Tagri i shpis së dhandrrit e detyra e mikut.

Me dekë dhandrri pa e marrë nusen, mikut i jet në dorë Sheji (unaza) e dhetë grosh të kanus, se paret tjera do t’i a kthejë prindës së dhandrrit deri në  ma të mbramin dysh.

U martue dhandrri e veç nji natë e kaloi me nusen  e diq, gjysen e çmimit do t’i a kthejë miku prindës së dhandrrit.

Me dekë dhandrri n’at vjetë qiu martue , gjysen se gjysen e çmimit i a kthen miku i prindës së dhandrrit. Me dekë dhandrri në krye të dy vjetve mbas marteset, dy pjesë të çmimit miku i ndal për veti, të treten i a kthen prindës së dhandrrit.

Me dekë dhandrri edhe vjetin e dytë, por tuj lan fmi në cara të votres, miku s’i a ka farë detyret prindës së dhandrrit, per arsye qi bija i a la shpin të perzieme e çmimin i a lau me fmi qi i a la në plang.

Me dekë dhandrri në krye të tri vjetve, prindës së këtij s’i jet gja me marrë te miku, për arsye qi bija e ktij a bani rrogen në derë.

NYE I NJIZETESHTATËT.

Deka e nuses.

§.57. Tagri i prindës së nuses.

Me dekë nusja në krye të tri vjetve mbas marteset, pa lanë fmi në plang të burrit, prindja e kësaj kan tager me marrë petkat e rrgjanet, porse arka me dry me nji palë petka do të jesin ke prindja e burrit.

Me dekë gruja, tuj lanë një djalë a vajzë te burri, prindja e kësaj kanë tager mbi rrgjanet e frytit, se tjera sende do të jesin në shpi të burrit.

NYE I NJIZETETETETËT.

„Gruja s’bjen në gjak“ – „Grueja lshon më gjak prinden“

Njimend se mbas kanunit t’onë „gjaku shkon per gisht“, porse kjo kanu s’e pershin gruen, per arsye, qi „Grueja s’bjen në gjak“ edhe me qillue se vret kend.

Me vra grueja burrin e vet a kedo, prindja e kësaj do t’apin arsye per at gjak.

Burri e blen mundin e të jetuemt e grues, por jo jeten e saj.

Me gjetë gja gruen per faj të burrit, prindja e kësaj i lypin arsye më kanu.

Me rrahë burri gruen, nuk bie në faj kah kanuja, e as prindja s’mund t’a kerkojn të rrahmen.

Me plyrë burri gruen, e po bani vaj kjo ke prindt, burri do t’u apë arsye.

Me mbytë grueja burrin, e m’u çue i kunati me vra të kunaten, pse i a vrau të vllan, kjo s’asht e perligjme më kanun. – Gjaku i grues s’bahet krahas me gjak të burrit; pra, tepricen e gjakut të burrit do t’a perligjin prindja e grues.

Sikurse janë në detyrë prindja me dhanë arsye per çdo punë të ligë qi të bajë në derë të burrit a kuejdo bija e tyne, ashtu çmimin e gjakut të saj.

NYE I NJIZETENANDËT.

„Grueja asht shakull per me bajt“.

Grueja njifet si një calikë per me bajtë sa të jetë në derë të burrit, se prindja se hjekin dorë prej sojet, e ndalin per vedi e mbi vedi të të pergjegjmen per te, por edhe me lypë arsye, me ba me gjetë gja.

NYE I TRIDHETËT.

Grueja e vejë.

Grueja, qi mbet e vejë e pa fmi, tuj u da me shpi të burrit, petkat, qi pat pru si nuse e arken me dry i merr me vedi.

Grueja e re, qi mbetet e vejë, por me fmi, po desht me ndejë në plang të burrit me fmi, do të dorzanitet me dy lagje dorzanë: dy dorzanë do të jenë të katundit ku mbet e vejë, se s’ka me3 pasë kush punë me te, e se s’do t’i a korisin emnin prindës as burrit të dekun; dy tjerë do të qes prindja a kushrinja e saj se s’do t’a dajn prej fmive, veç në lypët vet m’u da e m’u marte.

Grueja, qi mbet pa burrë e pa fmi, e, pse e shtyme në vjetë, i lutet prindes me e lanënë plang të burrit, s’guxon me e trazue kush prej vllaznis a fisit të burrit.

Grueja e vejë e pa djelm per në pasët varza të martueme, ka tager me ndejë e me jetue në plang të burrit. Mundet me shkue edhe ke prindët a ke ndonjana bijë e martueme me gjallit, e toka e burrit do t’I qes bukën e gojës – tri barrë drithë per vjet deri në dekë.

Po u marte grueja e vejë, atbotë rrnesën e vet e gjen te burri i dytë, se toka e burrit të parë s’qet bimë ma per të.

NYE I TRIDHETEPARË.

Theku i prem.

(Me lshue gruen)

Po s’u pru grueja si duhet te burri, kanuja i nep leje me i pre thekun a flokun e me lshue.

Kunora jet, e as burri as grueja nuk mund të martohen për të gjallët.

Po u qortue grueja, mbas të lutmes së dashamirve, qillon qi burri e merr perseri.

Per dy punë e ka fishekun në shpinë grueja e per nji punë i pritet theku e lshohet.

a)     per kurvni;

b)     per mik të prem.

Per këto dy punë të pabesijet i shoqi e vret të shoqen, e rrin pa ndore, pa besë e pa kenë i ndjekun për gjak, se prindja e nuses së vrame marrin çmimin e gjakut, e këtij do t’i napin fishekun e do t’i qesin dorëzanët.

Per bracni a cubni burri e lshon gruen porse tjeter dhunë s’ka tager me i ba grues.

Grueja, qi lshohet, tuj dalë shpijet të burrit, kurrnji send s’ka tager me marrë me vedi posë petkash, qi ka në shtat. I hupin petkat grues së lshueme, perse çmimi, qi ka pasë la burri per të, i jet ke prindt.

Me pasë djalë prej gjiut grueja e lshueme, i shoqi, edhe pse e din kathedret, asht në detyrë me i a shenjue nji vend rreth plangut të vet, me i a dhanë djalin e  me mbajtë me vesh e me mathë e me bukë.

NYE I TRIDHETEDYTË.

Grueja e pa-kunorë.

Aj, qi të marrë gruen pa kunorë, jet i lidhun kah Feja edhe kah kanuja.

Grueja e pa-kunorë farë tagrit s’ka në shpi të burrit.

Kanuja i nep këto ndeshkime burrit, qi merr grue të pa kunorë:

a)     shpija i digjet e toka i jet djerr;

b)     xirret prej vendit, e s’mund t’a shklasë token e vet mje qi t’a largojë gruen e mbajtne pa kunorë;

c)      në pasët fmi me grue të pa kunorë, njehen të pa-ligjë e prandej s’mund të bahen kurr perkaes (trashigues).

KRYE I GJASHTËT.

PRINDJA. (Baba – Nana – Djelmt)

NYE I TRIDHETETRETË.

Baba – Burri.

§.58. Tagri I burrit mbi gruen.

Burri ka tager:

a)     me kshillue e me qortue gruen;

b)     b) me rrahë e me lidhë gruen e vet, kùr të mbrrîjë me i a perbuzë fjalen e urdhnit.

§.59. Tagri i babës mbi të bijt.

Baba kà tager:

a)     mbi jetë e mbl gjallnim të të bijve

b)     me rrahë, me lidhë, me burgosë a edhè me vrà të birin e të bin, kanuja s’i lypë arsye, edhè î a xên se vret vendin: “Kush vret vedin shkon gjak‑hupës,

c)      me nijtë të birin në rrogë sà herë të duej, per arsye, qi “Sà të jét i ati gjàll, i biri njehet si bulg “,

mbi fitimet e të birit, të rrogës a sidà kojshin ;

d)     me shitë e me blé, me dhânë e me mârrë,

e)     me karmue të birin shpijet pa pjesë, kùr mos t’i rrije nen sundim e ndigiesë; ‑ porsè, si të desë i ati, i biri vien ne trashigirn t’et.

§. 60.Detyra e babës.

a)     Baba âsht me detyrë mu rrekë per të mirë të të bijve si kah ndera si ka pasunija.­

b)     m’u blé armë djelmve. si të bàhen per’to:

c)      mos me bâ testamende. si të ket të bijt:

d)     trashigimin paraz m’u làn djelmvet

NYE I TRIDHETEKATERT.

Nana – Grueja.

§. 61. Paperlimsija e grues.

a)      Burri nuk kà tager mbi jetë të gures

b)      Grueja farë tagrit s’kà as inbi të bijt as në shpi,

c)       Me vrà i biri t’âmen, bien në gjak me prindt e sâmës,

d)      Me rrah, me plyrë a me vrà gruen e burrit dora e huej,nderen i a kérkon burri, varren é gjakun prindja.

e)     Me rrehë kunetija gruen e burrit, prindja e grues i a lypin nderen, në mos i raftë s mbrapa i shoqi.

f)         Me kenë nâna gergase (qi perzien e shpin), i biri e qet tàmen prej shpijet pâ njesë e pà    gjâ, veç se vjetin e parë do t’i apë buken e gojës (tri barrë drithë) e tjetër s’i kà.

NYE I TRIDHETEPESËT.

Djelmt.

§.62. Detyra e perlinii i dielmvet

a)     Bijt jau kan detyrë prindës bindjen e ndigiesen,

b)     do të rrîjn nen sundim të t’et mje qi të desë ky,

c)       smund të siellin doren më ‘ta, as m’u  rà ndesh fjalës,

d)      per çdo pûnë do të mêrren vesht me t’anë;

e)      pà lêje të t’et s’mund të shkojn kund,

f)         pà zamê të t’et s’mund të blejn as s’mund të shesin gjâ, e as farë mârrdhâmet s’mund të kenë me kend,

g)     smundne me hî dorëzânë, posë per aq.. sà u bâjn armëi e brêzit,

h)     s’munden me qitë fanë më rrugë të madhe edhè pse â’plakë jetôs,

i)        me pretue (me mârrë pré), me viedhë a me vrà kend i biri, i ati do të pergiegjet per arsye qi “Fitimi e rreziku i të bijve i perpiesënohet t’et e vllazenve”

j)        me vrà i biri t’anë, fisi a grîn dorërasinn ase e xjerrë vendit per gjithë herë;

k)      me i u mbushë menja ndonjênit nder dielm me u dà prej t’et, del pà pjesë e pà gjâ.

§.63. Tagri i Parbinis ( i dialit të parë).

a)     Djalit të parë i perket sundimi i shpis mbas dekës së t’et,

b)     Vllau i parë do të pvetet per gjithshka mbrenda e jashta shpijet,

c)      Me kênë derë Flamurtari, djalit të pare të vllaut të parë i perket Flamuri,

d)     Me kênë derë Vojvodet, djalit të parë të vllaut të parë i perket prî,ja,

e)     Me kênë Plak katundit, djalit të vllaut te pare i perket strapleqnija.

 Oroe: Sà të jét pà u dà shpija, i ungji i të bijve të vllaut të parë nder  zyre të katundit e të Flamurit, si të dahen, s’kan tager m’u perzie nder zyre të naltpermenduna, as i ungji as të bijt e tij, pse jânë të të bijve të vllaut të parë.

KRYE I SHTATËT.

TË DAMT.

§.64. Në Kanû të të damit pershîhen.

1.Shpija, troje e vithna. 2.Toka: a)arë b)vneshta, c)livadhe, d)xâna, ograja, e)prozhme zabele, 3.Vada (rendi i ujit), 4.Mullîni‑, 5.Fitim e të prishuna, 6.Armët, 7.Rêmet, hekurishta, almistra qésh, 8.Rraqe shpijet ‑ shtroja e mbloja , 9.gjâja e gjallë:lopë, qé, kual, dele e dhi, 10.Drithi e çdo  bimë aret, 11.Bletët, 12. Djathi e tlyeni; 13.Vêna e rakija, 14.Pleqt e të damit.

§.64. Shpija, troje e vithna.

1.      Shpija me tokë, qi të ketë per rreth, i perket vllaut të mbramë.

2.      Prroje e vithna dahen per ‑Vllà aq pjesësh, s’â zjarmijesh të dahen vllazent.

§.66. Toka.

1.Toka e të parve do të dahet me terkuzë ‑ per vllà.

2.Toka e bléme prej djlemve mbas dekës së prindës ‑ do të dahet per pushkë.

3.Vllau i ndermjemët kà tager me zgjedh tokë kû të duej.

4. Ara, vneshta, livadhi, xâna ograja, prozhme e zabele do të dahen me terkuzë per vllà, sà njani,tetri.

5. Kujnija, mali e bjeshka s’dahen,’do t’a kenë zbashkut, si per drû si per kullosë

§.67. Vada.

Rendi i ujit do të dahet me kerçik mbas oket.

§.68. Mullîni

Mullîni, si toka, dahet per vllà.

§. 69. Fitime e të prishuna.

1.Fitimet e të prishunàt jânë të plangut: shpija i gzon e, pà u dà shpija,.do të lahen.

2. Fitime të posaçta kanuja së veçon: “Shka të xânë të dàmt në shpi, jet mbrendë.”

3.Paja e grues nuk hîn në pleqëni të damit.

4. Dhantit, qi i mblidhen nuses në ditë të martesës, si te prindja, si te burri, kanuja é të damit nuk i pershîn, jânë të grues.

§.70. Armët.

Armët do ti epen vllaut të parë

§.71. Rême, hekurishta, alinistra qésh.

Rêmet do të dahen  per vllà. si edhé hekurishtat: spata, sheten. kosa, kmesa, kîza, shar­ra, thadra, dalta, etj… ashjû edhé almistra qesh.

§.72. Rraqe shpijet.

a)     Shtroja e rnbloja do të dahen per vllà:

b)     vozga, govixha,  fuçija, sheka, per vllà:

c)      lugë, qêtha, vjedra (mielca), mtîj, tur­ren e drûve, vegsha, vorba, kuça, e shka të jenë ênë drûnit e dheut, i dàn e zoja e shpis per mbas msim­it të pleqve, ashtû adhè pulat.

                   §.73. Glâja e gjallë.

“Berret dahen per pushkë”. ‑ Në të dam të berrevet, të lopvet. të qevet e të kualvet mârrin vetun ata, qi jânë të zot me bajtë armë.

§.74. Drithi.

1.      Drithi dahet per gojë”. Burravet, gravet e fmivet do t’u epet buka e gojës në ditë të të damit.

2.      Fmija ‑ djalé a vajze ‑ pa e mbushë vjetin, s’kan tager në bukë të gojës. Si të mbushin vjetin, do tu dahet  pjesa e bukës si tjervet.

3.      Jo veç drithi, por edhè çdo bimë tjeter e arve a e kopshtijeve, do të dahet per gojë.

§. 75. Bletët.

                 1.  Zgjojt e bletve do të dahen per vllà.

3.      Mjalti dahet per gojë.

§. 76. Diathi e tlyeni.

Bylmeti e çdo melmesë do të dahet per gojë.

§.77.  Vêna e rakija.

Vêna e rakija, me nji  fjalë, glithshka hahet e pihet, do të dahen per gojë.

§.78. Pleqt e të damit.

1.Pleqt e të damit do të ienë dy a kater, a si t’a lypë nevoia e           shpis, qi dahet.

2. Pleqt e të damit kan tager me mârrë ka nji berr per krye plakut.

3. Kpucët e pleqve të të damit do t’i apin zbashkut vllazent, qi dahen.

Oroe.

§.79.  a) Plakut të shkretë do ti epen të prishunat e drekve pà u dà shpija.

b) Vllaut të pamartuem do ti epen të prishunat e martesës pà u dà shpija.

c) Granija s’hîjn në pjesë të të damit, posë per bukë të gojës ‑ në të gjitha sendet, qi hahen e pihen.

d) Grazhdi ‑ sâna e kashta ‑ dahen mbas gjâjet.

§.8O. Po u mbush mendia vllazenve me u dà per të gjallët e t’et, këta nuk kan tager me u perzie as në tokë, as në pasuni, e do të shkojë seciIi n’at piesë, qi t’u a shênjojë i ati.

§.81. Mbas deket të t’et, kanuja e të damit nuk i veçon vllazent, por, sà të jenë, aq pesësh do t’a dajn pasunin e t’et, si të tundshmen si edhè të, patundshmen.

§.82. Me kênë kater vllazen, e per në qit­shin Pleqt per m’u dà, token e të parve do t’a dajn me terkuzë  per vllà.

§.83.  Me u dà dy vllazen më nji krah e dy tjerë me nji tjeter, token e të parve e dajn per gjymës, token e bleme prej sish per pushkë.

§.84. Me dekë njani vllà prej dy te damve, pà lânë djalë në voter, toka, qi i pat rà në pjesë, do të dahet trish, posë tokësh të bleme mbra­pa e pos gjâsë së gjallë të pertrîme mbasi jânë dà.

§.85.  Paragrafi 83 e 84 pershîn edhè vllazen dy nanash.

§.86. Vllazent e dàm nii herë me gùr e kufi, po u perzîen persri, e mbas do kohe u mbushet mendja me u sterdà, tokët i dajn mbas kufinit të së dames së parë. Per në paçin blé tokë të reja e pertrî gjâ të gjalla permbasi u perzien, do të qesin ne pûnë § 83.

§.87. Me kênë dy a mâ shum vllazen, e me dekë njani tuj lànë djalë mbrapa, kùr të dahen, djali i vorfen dahet me t’ungjin si vllà, mêrr pjesen e t’et.

KRYE I TETËT.

TRASHIGIMET.

NYE I TRIDHETEGJASHTËT.

Tagari I trashigimit në Kanu.

§. 99. Me mbajtë në shpi varzat e plangut të shuem, me i a bajtë kujdesin  per kah vesha e  mbatha.

§.100. Me martue varzat e vorfna.

§.101. Me pritë në të pam e me i përcjellë mbas kanunit.

§.102. Me u ba drekët bisave, po diqnenë shpi të vet para a mbas maltese.

NYE I TRIDHETETETETËT.

Vllau i shpifun.

§.103. Vlla i shpifun, mbas Kanunit, thirrej njaj, i cili len nanës me burrë të dytë.

§.104. Vllau i shpifun s’ka tager trashigimi as perkasie në plang të burrittë parë të nanës.

KRYE I NANDËT.

TË LANUNAT.

Testamendet

NYE I TRIDHETENANDËT.

Pecaktimi i testamendeve.

Oroe: Kanûni i Lekës nuk nief testa­mende, e, per në dashtë kush me lânë gjâ prej pasunish të veta per shpirt, duhet doemos pelqimi i kushrîjve.

§.105. Percaktimi i të Lânunave (i Testamendeve).

Per te lânunat a të falmet a, si thotë gola e kombit tonë “me lânë giâsend per shpirt” mêrret vesht me lânë gja per kish, si arë a livadh, kopshtë a vêshtë, prozhem a zabel, rendin e ujit, a edhè lang e plang me t’eger e të butë, do të két:

a)     mendt e shndoshta në krye,

b)     të jét i lirë kah e lânmja;

c)      mos të jét i tutun prej kercnimit të ndokuej

d)     të két tager me lânë.

NYE I KATERDHETËT.

Mëndyrë të lanunash.

§.106. Të lânunat jânë dy mëndyrësh: me barrë e pà barrë.

a)     Të lânunat me barrë (me detyrë) jânë ato kùr lânësi i cakton kishës nji detyrë, b.f. me thânë nji a dy Meshë në vjetë per shpirt të tij a të parvet të tij, per at pasuni, qi po lên.

b)     Të lânunat pà barrë jânë ato, kùr lânësi lên gjâsend per kish pà i caktue kurrfarë detyre, e xêhet si e falun.

c)        Lânësi âsht në detyrë me mbledhë kushrinin e vet e Pleqt e fisit me dishmitarë, e, si lânësi si këta, do të vêjn gisht në leter si e lypë kanûni.

NYE I KATERDHEPARË.

Tagri i të dalunit fare.

§.107. Gjithkush âsht i zoti i pasunis së vet, e aj, i cilli don me lânë gjânë e vet per kishë, âsht i lirë e nuk mund t’a ndalë kush.

§.108. Baba edhè në mos pasët djelm, nuk mundet me u lânë bijave as tokë, as plâng, as shpi.

§.109. Baba. per të gjallë të vet, kà tager me u falë bijavet të holla. Rraqe, çakla, permbas deket të t’et s’kà tager bija me lypë të falmet e të folmet e t’et.

NYE I KATERDHEDYTË.

Tagri i kushrinis.

§.11O. Kushrinija e të dalunit fare kanë tager me shperblye token e gjânë e të dalunit fare, porsè çmimin e kësaj pasunije do t‘ia dorëzojn Kishës, mbas mendes së të dalunit fare.

§.111. Me pasë lânë uhà e detyrë gjaqesh i daluni fare, do të lahen prel pasunish të shperblyeme prej kushrîjsh, e tepricen do t’i a dorë­zojn Kishës per shpirt të të dalunit fare.

§.112. Me dekë në të papritun i daluni fare, kushrinija, kan tager mbi giâ e pasuni të tij.

§.113. Edhè në mos lashtë gjâ me shkrim i daluni fare, kushrinila jânë në detyrë me mendue, per shpirt të tij, po s’e mueren në kujdes ket pûnë kushrinija, fisi e Pleqt e katundit, kùr t’a dajn pasunin e tij, u caktojn se shka do të lânë per  Kishë.

§.114. Në pasët bija të martueme i dalu­ni fare, e per ne e shperbleshin pasunin e tij  kushrinija, në detyrë.jânë me  pritë e me i perejel­lë mbas kanunit.

§.115. Po pat dielm, i jati nuk mundet me bâ testamend.

§.116. Po diq i ati në të papritun, tuj lânë djalin férishte djepi, kushrinija do t’a mârrë në kujdes pasunin e dialin mje qi të bâhet 15 vjeç.

NYE I KATERDHETRETË.

Rrogtari.

§.117. Zotnija kà urdhnesen, rrogtari ndigjesen.

§.118. Rroga lahet mbas vendimit, qi të bâhet ndermiet zotnis e rrogtarit.

§.119. Per ndo’i fâj, qi të bâj rrogtari zot­nija s’mund i a bâjë giobë rrogen.

§.120. Po vodh a vrau kend rrogtari me bukë e me fjalë të zotnis, rrogtari bjen në faj e ne gjak, porsè dâmi âsht i zotnis. e ky do t’a xjerrë së keq rrogtarin.

§.121. Po ndodhi cubnija a vrasa ne katund të zotnis, do t’a largojë rrogtarin, porse do t’a percjellë me rrogë të motmotit per arsye qi faji kje i zotnis e jo i rrogtarit.

§.122. Po bâni ndo’i mbrapshti rrogtari a në katund të zotnis a jashta këtij, porsè në mende të vet e pà dije të zotnis, dâmin e gioben do t’a hjekë rrogtari, e në dashtë zotnija me e percjellë, rrogen deri n’at ditë do  t’ia apë.

§.123. Me vrà kend rrogtari në mende të vet, gjakun e çon te shpija e vet.

§.124. Me vrà kush rrogtarin, bjen nëgjak me shpi të tij, por zotnis i pritet mik.

§.125. Me i u mbushë mendja zotnis me e dà rrogtarin, veç pse nuk i pelqen e pà e gletë në faj, rrogen e vietit do t’i a lajë.

§.126. Me u dyndë zotnija me plang pre një krahine në nji tjeter, po s’e muer rrogtarin me vedi i a kà detyrë rrogen e vjetit, po s’u gjegj rrog­tari me i shkue mbrapa, i a kà rrogen deri n’at ditë.

§.127. Po i kcej rrogtarit me u dà prej rroget para vadjet, veç pse i merzitun, zotnija do t’i apë rrogen mje m’at ditë.

§.128. Po s’heci mbas andes së zotnis rrogtari, mund t’a dajë, ‘se me vû gojë keqas mbë tê e me vû dorë nuk mundet.

§.129. Me shà keqas a me rrafé rrogtarin zotnija, e per n’u daftë ky para vadjet, per të rrafme e per të shame do t’i ligjohet.

§.130. Brimen e qortimin e zotnis do t’i kaperdîje rrogtari.

§.131. Me rrafé rrogtarin dora e huej, ky lypë gjygj e zotnija buken e dhûnueme.

§.132. Në themel xêhet shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë tym.

§.133. Çdo ndertesë qi të gjindet n’oborr, âsht e njitun me shpi, pse gjindet në hije të saj, po u tye., kà globë e dy per nji.

§.134. S’i hîhet kuej në shpi, per pà i bâ zâ n’oborr.

§.135. Thirre e, s’t’u pergjegj kush, a rrî e prit, a nisu në pûnë Vande.

§.136. Po u shtyne e çile deren, shpija xêhet e thyeme edhè e pruejtun, e cilla kà 500 grosh giobë, e rraqet e hupuna dy per nji.

§.137. Kanum thotë: kush Vi a thejë shpin kuej, per nderë të mârrun kà 500 grosh globë. Flamurit (Bajrakut). e prej sendesh të vjed­huna dy per nji të zot’t.

§.138. Vathi e gjâs kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.

§.139. Vathi i blet‑ve kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.

§.140. Çerraniku i tamblit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.

§.141. Koshari i drithit kà 500 grosh giobë e dy per nji të zot’t.

§.142. Me i a thye kuej shtegun e obor­rit, t’arës, të livadhit a të kopshtit, qi i kà pàra shpi­je, kà 500 grosh giobë, e të zott pûnen të ndreqme. në kullosë

§.143. Bari thirret aj«. qi 1 prîn tufës‑g.lâs

§.144. Bariu‑rrogtàr âsht në detvre me i a vû menden tufës té; mos t’i damtoliet as mos Vi bâje dam kuej.

§.145. Po 1 bâni dam kuej barlu me gjâ, i zoti i tufés e làn e jo bariu.

§.146. Me 1 tretë ndo’l k‑ambë berri bar­iut. do t’a bâje me dije të zo’n e tufés. e. si 1 zoti si edhè bariu do të perpiqen në hetim të tij.

§.147. Po i treti bahut ndo 1 berr pà shêj e pà dukë, i zo ti i tufés kà tager me e cue barin deri në bé, po i u là me bé, s’i k‑à t*eter devuë.

§.148. Po thej qafen a u kafshue prej hishe ndo’i berr. bariu â’në det‑vre me i a çue shêjin

të zot’t e tjeter detyrë s’i kà.

§.149. Po i a vodh kush ndo ‘i berr bari­ut, detyra e këtij âsht me e bâ me dije të zon e tufës, tuj 1 a kallxue vendin e kohen se kû e kùr u vodh‑, tjeter detyrë s’i kà.(I)

§.150. Po duel cub barîu vetë, gjânë e vjedhun do Vi a kthe.jë të zot’t në mëndyrë të kanunit, edhè e perejellë në pûnë të vet. Në mos e pasët krye vietin, rroga do fi epet mie në ditë, në të cillen u gjet në faj.

§.151. Me vrà bariu cubin tuj vjedhë a tu] pretue tufen, gjakun e çon te shpija e vet, e sà per berr a tufé të pretueme, i zoti do të krepatohet.

§.152. Bariu âsht në detyrë me rueitë gjân, e nuk do të pshtetet në të thurun a të pà thu­run, sepse “gjâja do rojë, ‘se hecë, e toka nuk luen”.

§.153. “Ndera e vathit âsht në kum‑

bonë”.

§.154. Po u muer pré, per dhûnë a pre ndo ‘i marazit e faqe bariut skjapi a dashi i kum­bonës, e po s’u vràn n’at hov, 500 grosh giobë i mir­ren pretarit e gjâja dy per nji

§.155. Kryeglâja âsht e të zot’t, me cofé ndo ‘l kâmë, dâmi âsht 1 të zot’t. Per vertetini do t’l çohet të zot’t’ shêj*l prej atlj, qi e kà per gjymës.

§.156. Po u dhàn per giymës dhi a dele, pjella, këmenda e leshi dahen per gjymës nderi‑n’

et zotnis e bariut.

§.157. 1 zoti s’âsht me detyrë me men­due as per krypë as per kësollë, por bariu qi 1 mêrr per gjymës.

§.158. Po u dha viçi fêmen e u rrit në derë të bariut, si të pjellë, pjella e parë âsht e ban­ut, qi e rriti, e bylmeti per glymës.

§.159. Po e prishi barlu bylmetin e glâs, qi kà per iz*,,‑mës. det~, ré i a k‑à të zot’t a pjesen e bylmetit a piellen.

§.160. Glâla per g*j~,mës nepet e mirret gjithherë në vieshtë.

§.161. Lopa per p’~‑rnés i sjellë të zot’t 4 okë djathë e 2 ok‑ë ilven.

§.162. Në dhetë krenë dhi, 1 zoti mêrr 5 okë tlyen ‑ g«‑,,mës ok‑e per k‑r~e. J.,

§.163. Në dhetë î~‑renë dele, 1 zoti mêrr 5 okë tlyen ‑ gjymës ok‑e per kn‑e.

§.164. Në d”athë s1à tager 1 zoti as në të dhive, as në të deleve.

§.165. Kryeglâja âsht e të zot’t, e cilla as nuk shtohet, as nuk dnohet kurr.

§.166. Kryegjâja kurr s’cofë.

§.167. Lesht e kmenda e kryegjâs âsht e të zott.

§.168. Pjella âsht krejt e bariut, mje qi t’i.

 

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT – LIBER I DYTË FAMILJA. – Nga AT SHTJEFËN KONSTANTIN GJEÇOVI

KRYE I DYTË NDERTIMI I FAMILJES. NYE I NANDËT. Familja e kuptueme në vedvedi..

§. 18. Percaktimi i familjes.

Familja asht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cilët gjallisin nen nji kulum, qellimi i të cillvet asht të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkanbuent e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises.

§. 19. Pjestarët e Familjes.

Familjen e perbajn gjindja e shpis; si të shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom,  e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhë, e doke.

§. 20. Tagri, perlimi e detyra e të zot’t të shpis.

Mbas Kanunit, sundimi i shpis i perket ma të vjetrit nen kulm të shpis a se vllaut të parë; po s’paten ato veti , qi duhen per me krye ket zyre si e lyp detyra, atbotë zgidhet kuvendisht prej shpjakve njaj, qi të jet ma i meqem, i urtë e ma kujdestar.

Zot shpije mundet m’u ba edhe njeri i pamartuem.

I zoti i shpis ka tager:

1)     me ndejë në krye të vendit në shpi të vet, edhe pse gjinden ma të vjerer se ky në shpi;

2)     mbi armët e veta, edhe njiqind qese n’i bashin; mbi kal të shalës; mbi shtrojë e mblojë të veten; mbi veglat e kafes, e këto sende as kunaja e dahes s’i pershin;

3)     mbi fitime të gjindes së shpis, të rrogës a të falmeve;

4)     me ble, me shitë e me ndrrue tokë, si arë, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vadës gja të gjalla e remet;

5)     me dhanë e me merrë uha e me hi dorzanë;

6)     me ndreqë shpija, ksolla vithna, etj;

7)     me çue në punë a në shtek gjinden e shpis;

8)     me çue gjinden e shpis per puntorë uha a edhe fjal;

9)     mbi venë e raki, a me ble a me shitë a me dhanë uha;

    10)  me ndeshkue  gjinden  e shpis, kur kur mos të hecin si e   

            lypë e mara e shpis.

Ndeshkimet jan njikëto:

a)     Me lanë pa hanger

b)     Me u hjekun armët e krahit a të brezit per nji a dy javë;

c)     Me lidhë a me burgosun në shpi;

d)     Kryekcyemin me e da shpijet me pjesë, qi i perket, per me shporrë shnerzimin e rrezikun.

10) Me hi dorëzanë kush i shpis pertej se i ban arma; me shitë, me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis, ka tager mos mu pergjegjë, se Kanuja s’e xen per të zakonshme as të shitmen, as të blemen as të ndrruemen e as dorëzanin këso dore, e çdo send a gja do të shkembet, se a’ba pa leje të zot’t të shpis.

§. 21. Perlimi e detyra e të zot’t të shpis.

1)  Mu perkujdesë per të marët e gjindes e të shpis;

2)     Me mbajt në fre gjinden e shpis të mos t’i sjellin ndo’i dam a rrenim;

3)     Me pri ma i pari në punë qi i perkasin vehtjes së tij;

4)     Me mbajtë sy mbi tokët, të mos të jesin djerr; mbi tufë të gjas s’gjallë, të mos praptohet e mara e sajë;

5)     Me punue me mend e urti merenda e jashta shpijet e të mos t’a çoj rrenimi e fika shpin;

6)     M’u perkujdesë per veshë e mbathë të gjindes së shpis prej fitimeve të shpis;

7)     Me mbajtë udhen e drejtsis në shpi, e mos me i a mbajtë krahin ma teper njanitt se tjetrit;

8)     M’u ble armët djelmvet, kur të shofë se janë ba per to.

§. 22. Tagri i së zojës së shpis.

E zoja e shpis ka tager:

1)     Mbi të gjtha sendet, qi bahen në shpi;

2)     Me dhanë a me lypë uha miell, bukë, krypë, djath, e tlyen ;

3)     Me i urdhnue grat e shpis, me i çue per ujë, per dru, m’u çue bukë puntorvet, me ujët (me vaditë), me bajtë pleh, me korrë e me mihë a me qirue.

§. 23. Perelimi i zojës së shpis.

E zoja e shpis ka:

1)     Me ba gati mjesditen e darken, me zie, me ndreqë tryezen e me da haenat;

2)     Me i a vu menden bylmetit të mos të shkoj dam ;

3)     Mos me shitë, a me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis. E zoja e shpis s’gatuen, s’shkon per ujë, s’ban dru, as pleh, as me ujët as me korrë a me qirue, as bukë m’u çue puntorvet;

4)     Me shikue drejtsin në të ndrequn të gjindes e të fmive të shpis; mos me i a mbajtë krahin kuej ma teper se tjetrit;

5)     E zoja e shpis do të përkujdeset per fmi, sa të jen në punë grat.

§. 24. Tagri i gjindes së ships.

Gjindja e ships ka tager:

1)     Me hjekë të zo’n e ships per në pashin se nuk punon per të marët e shpis a i çon kah fika;

2)     Me hjekë të zojen e shpis, per n’u raftë per sysh se bracnon, a shet gja tinëz – edhe nji kokerr voejet me kenë – a n’u mbajtë krah fmivet të vet ma teper se të tjervet.

3)     Mbi armët e veta seicili; munden me shitë, me ndrrue, a me lanë peng, porse s’kan tager me lypë tjetren në shpi;

4)     Mbi qe ka tager bulku, qi i nget: me i ndimue kuej a uha a falë pa pasë nevojë per leje të zot’t të shpis;

5)     Mbi tuf dhensh ka tager bariu, qi i ruen; i zoti i shpis s’ka tager me i u perzie në ket zyre; para se të shes gja a të prese ndo’i kambë berri, bariut do t’i thotë, e ky e din se çë fare berri a lope asht per t’u hjekë.

§. 25. Perlimi i gjindes së ships asht:

1)     Mos me hi dorzanë pa leje të zot’t të shpis ;

2)     Munden me hi dorëzanë edhe pa e pvetë të zo’n e shpis, porse per aq, sa u ban arma, se kjo asht e vehtja;

3)     Nuk munden me i shkue kuej per puntorë pa leje të zot’t të shpis

4)     Nuk munden me shit as me ble as me ndrrue gja;

5)     Gjindja e ships nuk munden me mundshtue të zo’n e shpis në punët e shpis a të krahit;

6)     Me ndigiue, e  me shkue gjithkund t’urdhnoje i zoti i ships;

7)     Kuj t’i a njese gishtin i zoti i shpis me dal n’ushtri, do të dale;

8)     Granija janë në detyrë me punue per shpi; po u teproj koha, si të lirohen prej punve të shpis, munden me ba punë doret të vetat.

NYE I DHETËT.

Familja e kuptueme në Katund e në Flamur.

§. 26. Tagri i Familjes.

1)     Ka tager e za në kuvend të katundit;

2)     Ka tager në pjesë të giobës së katundit;

3)     Ka tager në kujri të katundit;

4)     Ka tager me marr më ndore kedo;

5)     Ka tager me pri me unë zjarmi e me spatë në të djegun të nji shpije në fis të vet;

6)     Ka tager me pri gjobtarvetnë vathë të fisit të vet;

7)     Me ra më ndo’i faj të randë shpja, per të cilin i shkon ndeshkimi i unës së zjarmit e i spatës, as katundi  as Flamuri s’mund vej dorë më rrenim pa pri vet fajtori.

§. 27. Perlimi i Familjes.

a) në Katund:

1)     I zoti i shpis do të pergjegjet per çdo dam, qi t’bajn kuej gjindja;

2)     Do të dalë në kuvend gjith sa herë të mblidhet katundi;

3)     Do të çojë puntorin në punë, qi ka katundi rrethas;

b) në Flamur:

1)     Do të dalë në kuvend të Flamurit kur të thirren “Burrë per shpi’’ ;

2)     Do të pergjigjet rrethas me katund per  “dy hae bukë” djemvet të Flamurit ;

3)     Do të lajë 400 grosh giobë Derës së Gjomarkut per çdo vrasë ;

4)     Do të dalë n’ushtri të Flamurit.

 

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT – LIBER I SHTATËT. FJALA E GOJËS. – Nga A. SHTJEFEN KONSTANTIN GJEÇOVI, O.F.M.

LIBER I SHTATËT.
FJALA E GOJËS.

NYJE I TETËDHETEGJASHTËT.
Fjala.

“Fjala mort s’bân”. – “Shtriga në gjak nuk bjen”. – “Goja s’qet kend në gjak”.

§ 520. Giûha âsht tulit e gjithshka bluen.

§ 521. Fjala e gojës s’ême hîn në vesh të tjetrit, e i treti e perdoron për rrênim të kuej, un rrî e tallem.

§ 522. Fjala e ême në shkaktofët vrasë të përgjegjme un rrî e zgerdhîhem; nuk mund të më kapë kush për pûnë të liga, qi shkaktoi goja e ême.

§ 523. Aj, qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per njanin herë per tjetrin, me gojë të kanunit thirret »Argat i keq«. As e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë.

§ 524. A fola a s’fola, goja nuk vulosë gjâ. – Fjalët e sterkqive kanûja s’i mêrr para sysh.

Oroe: Shênjimin e fuqín e fjalës së folun në hov të vrasës e shka don me thânë »Fjala peng«, me kohë do të zhvillohen.

NYE I TETËDHETESHTATËT
Mohi.

§ 525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit as shpifjes, kje per ndo’i dâm, per vjedhní aper ndo’i vrasë, etj.

§ 526. Të germushunat e kercnimet prej njij hamendje kanûja s’i bán. – Mohuesit nuk mund t’i hypet në qafë qi të lajë, pasë e pá pasë, per çdo zhgarkim e shpifje.

§ 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në faj, kúr ky mos të duej me ardhë n’arsye.

§ 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen n’arsye mohuesin me pleq e me peng.

NYE I TETËDHETETETËT.
Beja.

“Pertè bén nuk shtýhet mllefi”1 “Bé, e s’ka përtej”. “Beja lán gjaqe”. “Gjânë e djerrun e gjaqet e hupuna i vèn per udhë beja”. “A bén, a gjân”.2

§ 529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin e Perendís në dishmí të së vertetës.

§ 530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanunit të Malevet të Shqypnís si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun besë.

§ 531. Bén nëgojësh kanûja as s’e pelqen, as s’e tumirë; e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemòs qi të bâhet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet me dorë.

§ 532. Beja e Shqyptarit ká dý pûnë para sýsh: a) thrret Perendín në dishmí të së vertetës; b) i nenshtrohet randimit të ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah kanûja.

NYE I TETËDHETENANDËT.
Beja mbë “Gúr” e beja mbë Kryq e mb’Ungjíll.

§ 533. Beja e Malevet të Shqypnís âsht dý mndyrësh:

a) beja mbë »gúr«, me Kanû;3
b) beja mbë Kryq a mb’Ungjíll.

§ 534. Beja mbë »gúr« kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet.

§ 535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prej njij zhgarkimi mohuesi, do të bâjë bé a mbë »gúr«, a mbë Kryq e Ungjíll.

§ 536. Betarë a Poronikë njehen disá »dorë bejet«, qi do të perkasin Ungjillin, e disá tjerë lêhen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini)

§ 537. Bét mbë »gúr« bâhen:

a) per me u dlirë prej njij zhgarkimi;
b) per me u lidhë me besë kundra hjeksive e trathtive të vendit;
c) per me ndêjë gati me u bâ báll kercnimeve e rreziqeve të perbashkta.

NYE I NANDËDHETËT.
Kush do t’a bâjë bén.

§ 538. «Bân e hup, thotë kanûja e jo bân e mêrr».

§ 539. Bén do t’a bâjë aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit.

§ 540. «Mohi ká bén,». – «Mohuesit i bjen beja».

§ 541. Zhgarkuesit s’i epet beja e nuk i bjen beja, edhepsè ndoshta e ká pá me sý bâkeqin a tuj vjedhë a tuj vrá.

§ 542. Arsyeja e kanunit âsht të mos t‘i epet beja atij, qi kjahet, pse, ke s’i a priton zhgarkimit, s’kishte me i a pritue as bés, veç t’i dalë me mârrë.

§ 543. Të parit i lêhet të shofë bén e të dytit të bâjë bén.

§ 544. Kanuni thotë: «Beja nuk mêrr» e «Mârrsit s’i bjen beja».

§ 545. Porsè, tuj kênë se, mbas parimit të kanunit: «Cubi âsht me bé mbë krah», si per me i a shndoshë zêmren të zot’t të gjâs së hupun, si per me i a mbledhë pêjt të pandehunit, kanuja ká lânë qi t’i njifet beja me Poronikë.

§ 546. S’i epet as s’i gjegjet beja atij, qi don me lá vedin pá Poronikë, sepsè «Uku e lpin misht e vet, por të huejin e han».

§ 547. Parimi i kanunit âsht: «Vedin me e lá me bé e s’i gjegjesh kuej». –

NYE I NANDËDHETEPARË.
“Beja mêrr gjân e vet”.

§ 548. Pak rasë jânë, nder të cillat kanûja e ká pá me udhë me lânë qi të «mârrë beja».

§ 549. Per gjâ në shêj të hupun prej atij, në dorë të cillit u gjet e qi mund të dishmojn edhè tjerët, se âsht e atij, qi e lypë.

§ 550. Edhè n’i rafët moh aj, të cillit i u gjet në dorë gjâja me shêj, kanûja s’i a xên e beja s’i epet.

§ 551. Po s’u gjegj me i dhânë gjânë të zot’t, i zoti do të bâjë bén se âsht gjâja e tij e gjâja do t’i epet.

§ 552. Po kjau kush ndo’i detyrë a uhá mbë të dekunin, për të cillat s’din a don me i hupë prindja e të dekunit, tuj i rá moh, parimi i kanunit âsht: «Mohin për të dekun kanuja s’e xên».

§ 553. Edhè në ket rasë «Beja mêrr», d.m.th. se zhgarkuesi do të bâjë bé.

§ 554. Per çdo ankesë, qi të bâhet mbí të dekun, beja do të bâhet mbí vorr të tij.

§ 555. Në ditë të dame si zhgarkuesi si prindja e të dekunit do të gjinden te vorri i të dekunit, mbí të cillin kjahet uhaja a detyra.

§ 556. Zhgarkuesi do të mârrë gurë e dhé prej vorrit të të dekunit, do t’i vêjë mbë cup të krahit e do të siellet trí heresh rreth vorrit të të dekunit, tuj folë këto fjalë të caktueme per këso bésh:

«Un …. kaq e kaq uhá a detyrë kjáj mbí ket të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në ket e n’at jetë me gúr edhè gjithkah kah ká shkelë kamba e tij sá kje gjallë.»

§ 557. Si të bâjë ket bé zhgarkuesi, uhán a detyren, qi kján mbë të dekunin, do t’a lajn prindja e tij.

NYE I NANDËDHETEDYTË.
Beja per derë.

§ 558. Kanûja e ká lânë shtegun të lír qi t’epet beja edhè per derë.

§ 559. Në bé per derë do të betohet i zoti i shpís n’êmen të vet e n’êmen të gjindes së shpís.

§ 560. Me bé per derë i zoti i gjâs së hupun nuk ká tager me vû në bé edhè gjinden shpís, si t’i bâjë bén i zoti i shpís n’êmen të tyne.

§ 561. Prej çdo beje granija e fmija jânë të jashtuem prej kanunit.

§ 562. Aj, qi ep bé per derë, ká tager me lânë per bé me Porotë at shpí, mbë të cillen i kján zêmra mâ fort.

§ 563. Po e veçoi nji shpí i zoti i gjâs së hupun, per me i dhânë bé me Porotë, do të veçojë edhè sá shpi tjera në katund, qi kan me i u dashtë per Poronikë, se në dý bé nuk mund të çojë kend.

§ 564. Edhè në bé, qi epet per derë, do të bâhet beja per vedi, per gjinden e shpís e per «S e d i j e».

NYE I NANDËDHETETRETË.
Beja në krye të djelmvet.

§ 565. Beja, qi bâhet në krye të djelmvet, njehet nder bé të randa, edhè âsht e ligjshme kah kanûja.

§ 566. Po i u lyp kuej beja në krye të djelmvet, do t’a bâjë e do t’i ashndoshë zêmren zhgarkuesit.

§ 567. Si t’a dajn diten e bés, zhgarkuesi do të shkojë te shpija e të pandehunit, e ky, sá djelm mashkuj të két nen kulm, i mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbí krenat e tyne e bân bén: «Pasha kryet e djelmvet, nuk t’a kam bâ at rreng, per të cillin më jé beditë e as nuk e diej se kush t’a ká bâ!»

§ 568. Pertè ksaj beje shgarkuesi nuk ká tager me rrekë të pandehunin me bé tjera.

NYE I NANDËDHETEKATERT.
Beja me “Sedije”.4

§ 569. «Maja e bés âsht «sedija» (s’e dija).

§ 570. «Beja t’a njef edhè «sedijen».

§ 571. «Beja s’ká skâj por s’bân perbishtnime».

§ 572. Sedija âsht nji mjet, qi kanûja e ka vû per parim, per me i a rrudhë pêjt katundit, qi mos të bâhet kush hjekës i gjâs së shoqnís a të kuejdo.

§ 573. Sedija lypet pá ndryshim në çdo bé.

§ 574. Edhepsè s’vodh as vrau aj, qi bân bé, por ndoshta ká ndie a edhè din se vodh a vrau i vllaj a kushrîni a kush tjeter.

§ 575. Kúr të bâhet beja, do të thohet: «as vetë, as kush i shpís s’ême e s’diej se kush të vodh a të vrau».

§ 576. Prandej ká vû Poroten kanûja, qi, tuj shkue në bé gjith aj nieri, mos njani, tjetri e i treti mund të diej ndo’i send kû prej të ndiemit a prej të pamit të njij shêji, e se nuk do t’a shesin shpirtin, tuj e lá me bé të rrêjshme nji nieri.

§ 578. Si të bâhet beja me «sedije», s’ká tager kush me i u beditë mâ per at vjedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do të shkojë njeti me bâ hetime per gjâ a gjak të hupun. «Bé mbí bé kanûja s’bân».

§ 578. Po s’muejt kush me bâ bén me «sedije», s’do të shkojë në bé, tuj mendue se gjindet në peshim para Perendís e se beja e rrêjshme, posë qi ká rrfén kah shpirti, ajo ká ndeshkimin e faqen e zezë permbrapa, po u hetue.5

§ 579. Do të flasë me ndonjanin prej Pleqsh, qi t’a ndalë Poroten, të mos shkojë në bé; do t’u kallxojë bâkeqin, qi t’a vêjë per udhë të zo’n e gjâsë a të gjakut të hupun.

§ 580. I zoti i gjâs a i gjakut, permbas hetimevet të pertejme, do t’u lypë arsye si mbas kanunit.

§ 581. Po s’i u vû, i zoti i gjâs a i gjakut ká tager me e vû në bé, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhè kapucarís.

§ 582. «A bén me «sedije», a gjân, a cubin».

§ 583. Dedejen në bé s’e bân kanûja; po s’u gjegj kush me bâ bé me «sedije», kanûja e mban per fajtuer; prá, a bén me «sedije», a me lá gjân, a me kallxue bâkeqin, në mos pasët ky gisht n’at vjedhní a vrasë.

§ 584. Parimi i kanunit s’luen: «Maja e bés âsht sedija», e «Sedija xjerrë gjân».

§ 585. «Shka të mirret me bé, i jet atij, qi e muer». – «Permbas bejet t’i vêjë kumbonë (berrit); permbas bejet t’a ngasë n’arë (kán)».

§ 586. Janë fjalët e kanunit, jo pse i pelqen, por pse s’ká si me i a njitë grrêmçin, si të lahet me bé.

§ 587. Kanûja jet dalë në këto rasë e prandej ká mbetë fjala: «Mos të ndeshët Zoti në bérrêjshmin!»

§ 588. Per të shmangun të çdo dyshimit të bés së rrêjshme Pleqt e gjygjit do të çilini sýt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të njehun, mbë të cillt varet beja e drejtë.

NYE I NANDËDHETEPÊSËT.
Gioba e bés së rrêjshme.

§ 589. Po duel kush ndo’i burrë zêmrak, edhè i prîn të zot’t në gjâ të vet permbas bés së rrêjshme, aj do t’a lajë gjân të dyfishueme e gioben e bés së rrêjshme, e mbí këta kanûja i a njet vulen e shnjerzimit brêz mbas brêzit mje në shtatë faqe.

§ 590. Po duel kapucari mbas bejet, Pleqt do t’a shqyrtojn mirë e do t’a rmojn pá të ngutun.

§ 591. Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë e me shêjë të sigurta, cubit a gjaksit i brumbullakzohen në derë Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhè i zbatojnë kanunin atij bérrêjshmit.

§ 592. – Ndeshkimet mbé bérrêjshmin janë:

1. do t’i lajë të zot’t të gjâs dy per nji;
2. 6 do të lajë kpucët e Kapucarit;
3. do të lajë 100 desh e nji ká po kje beja më 24 Poronikë, e 500 grosh Derës së Gjomarkut. – Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi.
4. do të shkojë te Kisha me u zgidhë prej bés së rrêjshme me gjith Poronikë;
5. do të lajë ka 500 grosh per krye Poroniku, pse u prîni në bé të rrêjshme, tuj dhûnue Kishen. – Këto të holla cubi do t’i lâjë mbi eltér per Kishë.

 

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT – LIBER I PARË. KISHA. – nga AT SHTJEFEN KONSTANTIN GJEÇOVI, O.F.M.

LIBER I PARË.
KISHA.

Artikull i parë.

PJESA QYTETNORE.

KRYE I PARË.

NYE I PARË.
Hija e Kishës.

§.1. Kuptimi i Hijes së Kishës.

Per hije kishet xêhet rrethi mje kû mrrîn kufîni i tokës, në të cillen âsht ndertue:

a) Kisha, b) bâna (qela) e famullitarit.

§.2. Tagri i Kishës. “Kisha bân tym në famullí.”

1. – Kisha ká tager pasunijet si per gjâ, si per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
2. – Kisha ká pjesë në mal, në vrrî, nd’ujë e në mullî të kujrís së famullís.
3. – Kishës i duhet bâ pjesë në gionë të famullís.
4. – Kisha ká tager me blé e me shitë, si edhè me mârrë e me mbajtë të falunat, qi i vînë prej bujarís së bâmirve e me vendue si t’a shofë vetë me udhë.

§.3. Paperlimsíja e Kishës. “Kisha nuk giobitet.” “Kisha s’ká pèng me kend.”

1. – Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fés e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund t’i vêjë kurrnji barrë kishës, veç se ká detyrë me i dalë zot, kúr kjo hupë ndihmen e tij.
2. – Me bìjtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullís, famullija s’mund t’i lypë pêng kishës; veç do të bâjë váj te i Pari i Fés – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kisha si famullija, do t’i rrîjn pá fjalë.
3. – Per çdo mungesë, qi kisha mundet me bâ në sy të famullís, kishës s’mund t’i mirret gioba, vetun i vêhet me lá damet, qi t’jenë bâ per shkak të saj.
4. – Kisha s’ep pagesa, as del n’ushtrí, as u qet buken djelmve të Bajrakut, as shkon angarí nder pûnë të famullís. Veç se kúr famullija dán me bâ ndo’i pûnë per me mbajtë a per me shtue pasunín e kujrís së vendit, në të cillen kisha të két pjesë, kjo, atëherë, âsht në detyrë me lá pare, me qitë buken e me çue pûntorin në pûnë, mbas mndyret qi famullija t’i a u ketë dá të gjithve per tym.

§.4. Ndera e Kishës. “Kisha shpatë e konop s’ká.” “Kush dhûnon Kishen, dhûnon Famullín.” “Nderen e Kishës e lypë Famullija.” “Kishës, mullìnit, farkës e tregtores nuk i pritet kush mik.”

1. – Kush dhûnon kishen, ká detyrë gioben a) kishës, b) famullís, c) Flamurit (Bajrakut). – Dhûnon kishen njaj, qi fjaliset, shán a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
2. – Gioben e fajtorit i a mêrr famullija e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ká.
3. – Kush vritet a rrihet a në çë farë-do mndyre koritet prej kuej, tuj hî a tuj dalë prej Hijes së kishës, marre kishës nuk i lên; pse kishës s’i pritet kush mik.
4. – Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës a me i rá kush ndore kishës, atëherë aj njifet miku i kishës, famullija âsht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) introierit, solvit necessum est. – Gellius, b. 10. C. 15. –)

NYE I DYTË.
Vorret.[edit]

§.5. – 1. – Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hîn i dekuni a i vrami i vllaznís a i fisit tjeter. – Po e bâni kush ket pûnë pá lêje të vllaznís a të fisit, të cillit jânë vorret, Kanuni i vên detyrë me xjerrë të deknin prej vorrit të huej.

1. – Me ardhë me ngulë në katund nji shpí, qi s’ká vllazní as fis, mbas të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorreve nder vorre të famullís, tuj i a vû detyrë me lá si ’i vjetë nji vjetë, nji çmim kishës per me blé qira a ndo’i send tjeter per ltér.
2. – Kush fjaliset, a hán e i kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.

NYE I TRETË.
Pronet e Pasunít e Kishës.

§.6. Pronet e pasunija e kishës jânë të paprekshme.

1. – Pronet e pasunija e kishës jânë të paprekshme e s’mundet kush me vû dorë më’to.
2. – Pronet e pasunija e kishës jânë nen rojë të Meshtarit të kishës e të famullís.
3. – Atê, qi guxon me u shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija, tuj e bâ, mbas Kanunit, me hjekë dorë prej sosh.
4. – Kúr ndokush t’i bâjë dâm kishës kah pronet e pasunija, famullija çmon dâmin, qi do t’a lajë dâmçori.
5. – Kush vjedhë gjânë e kishës, posë se do t’a kthejë at gjâ mbas Kanunit të vêndit, kû gjindet kisha, ká edhè detyrë me i lá gioben kishës per nderë të mârrme, e gioben famullís per ndore të çartne, pse kisha âsht ndorja e famullís.
6. – Kúr cubi e njef gabimin e vet e, pá u mârrë vesht dhûna, qi i ká bâ kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullís, tuj i a kthye gjânë e vjedhme, s’ká detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ká tager me e falë.
7. – Me pasë me i rá cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a két leçitë vjedhsin në famullí, famullija ká tager me i a mârrë gioben si per vedi si per kishë, edhè pse famullitari t’i két falë gabimin, me gjith gjâ të vjedhne.

§.7. Rregullimi i pasunís së Kishës.

1. – Pronet e pasunín e kishës e rregullon Famullitari, e famullija nuk ká tager me i lypë arsye Famullitarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunís së kishës.

NYE I KATERT.
Meshtari i Famullís, ase Famullitari.

§.8. T’êmnuemt e Famullitarit.

1. – Famullitarin e vên Ipeshkvi në Famullí, edhè Ipeshkvi vetun ká tager me e hjekë prej Famullije.

§.9. Tagri e detyrët e Famullitarit.

1. – Famullitari ká tager me mësue e me qortue Famullín e me i krye zyret e Fés gjithsi t’a lypë pûna e shpirtit, e kurrkush i famullís s’ká pushtet me i u perzie nder detyrë të Meshtarís.
2. Famullitari, per sherbim, qi i bân Famullís, ká tager me mârrë të dhettat e kishës, mbas Kanunit të vendit kû gjindet kisha.
3. – Famullija nuk ká detyrë me i a çue famullitarit të dhettat te dera; por Famullitari o t’i xjerrë e do t’i bajë me pûntorë të vet.
4. – Famullitari ká tager me mârrë frytin e pasunís së kishës si të tokve, ashtu edhè gjâve të gjalla, e kurrkush per tê s’mund t’i lypë arsye perposë të Parit të vet.
5. – Famullitari ká detyrë me i bâ Famullís gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a vên barrë Kanuni i kishës; e mâ teper edhè do sherbime tjera të posaçme nder do ditë të shênjueme, si me thânë: me bekue shpijat, me thânë Meshë ndo’i herë në motmot nder vorre të largta prej kishës së Famullís etj.

§.10. Vehtja e Famullitarit âsht e paprekshme. “Prifti âsht ndorja e Famullís.” “Prifti s’bjen më gjak.” “Prifti s’çohet në bé.”

1. – Kush vên gojë në Famullitár, a e shán e i germushet, e vên dorë më tê e e rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullís në mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija âsht në detyrë me e lypë nderen e Famullitarit të vet.
2. – Me vrá kush Famullitarin, gjaksin e ndjekë Famullija, Bajraku e shpija e të vramit.
3. – Me u vrá dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit nuk mund të vrasë tjeterkend prej shpís së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te shpija.
4. – Me vrá kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhè Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e bán shpija e Meshtarit.
5. – Rrallë e gadi kurr s’çohet Meshtari në bé1 e vetun per pûnë të madhe fort.
6. – Me ndollë qi Meshtari çohet në bé, a per me dlirë vedin a per Poronik, ky vetem do të njehet e do të zêhet per njizet-e-kater vetë.
7. – Kúr Meshtari bân bé, tuj kênë se xêhet per nieri i drejtë e i kushtuem së Drejtës së pasosme, nuk lypet qi aj të perkasë Unjillin me dorë; por mjafton qi të shqyptojë fjalët e bés para Unjillit.
8. – Me rá Famullitari nen giobë s’e kapë Kanuni: âsht pûna e të Parit të vet.
9. – Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famullín, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon nji Meshtár tjeter me shtrue pengun në Kanû n’êmen të Famullitarit.
10. – Meshtari i Famullís mundet me i u mâtë edhè me i rá ndokuej e me gjith këta s’i lshon marre as të rrahunit as vetë nuk bjen në faj para Kanûnit.2

NYE I PÊSËT.
Rrogtari i Kishës.

§.11. – 1. – Rrogtari i kishës âsht lirë me pûnue në shtek të vet.

1. – Rrogtari i kishës kûdo të shkojë e per çë do fjalë qi do t’i trokllojë kuej te dera mbas urdhnit të zotnís së vet, aj shkon e tregon n’êmen të Famullitarit.
2. – Me e tundue kush rrogtarin e kishës me fjalë a me pûnë, zêhet se tundon Famullitarin, e bjen në giobë të kishës mbas Kanunit.
3. – Gioba, qi mirret per pûnë të rrogtarit të kishës, nuk i perket rrogtarit por kishës e katundit.
4. – Me vrá kush rrogtarin e kishës, dorërasi per në kjofët i Famullís së vendit, ndiqet vetem prej shpís së të vramit; por, në kjoftë se âsht i katundit të huej, atëherë e ndjekë edhè Famullija, në të cillen rrogtari kje vrá.

NYE I GJASHTËT.
Pûntorija e Kishës.

§.12. –1. – Me ngá kush pûntorët e kishës, bjen në giobë të Famullís.

1. – Sado pûntorë me pasë per të kênë në pûnë të kishës gergasi lán vetem nji giobë, por mâ të randë.
2. – Gioba, qi mêrret per ngase të pûntorís së kishës, dahet ndermjet kishës e pûntorve.

Artikull i dytë

PJESA NDESHKIMTARE.

NYE I SHTATËT.
Amtyra e ndeshkimeve.

§.13. Kuptimi i Ndeshkimit.

Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrîhet kuej per faj të bâm.

§.14. Të caktuemt e Ndeshkimeve.

Vetem Bajraktari me krenë, e ndo’i herë edhè me të Parë të kishës, ká tager me i a caktue ndeshkimin fajit të bâm kundra kishës.

§.15. Të dhânunt e ndeshkimit.

Fajtorit, qi ká fye kishen, ndeshkimi i epet prej krenve e prej vogjlijet.

§.16. Cilltija e Ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës.

Ndeshkimet, qi nepen per faje kundra kishës, jânë njikëto:

1. të gjykuemt per dekë;
2. të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robí;
3. të djegunt e shpís;
4. të lânunt e tokës djerr a të prémt e pêmve;
5. gioba me gjâ të gjalla;
6. gioba me pare.

V.O. Mbas Kanunit gioba me pare mundet me u lá me do gjâ, tuj dhânë oken e drithit 1 grosh, oken e rakís 5 grosh, e kán e hullís 400 grosh.

NYE I TETËT.
Caktimi i Ndeshkimit mbas cillsís së fajit.3

§.17. – 1. – Kush then kishen, âsht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robí jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi – bâhet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupës. Vllaznija a fisi mâ i aferm i bâkeqit e blén token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.

1. – Kush vjedhë gjân e huej, e shkon e e mshehë në kishë, pá dije të Famullitarit, i ká detyrë kishës 1000 grosh giobë per nderë të mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut, posë gjâsë, qi do t’i a kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.
2. – Kush të vjedhë gjânë e gjallë të kishës, më rreth kû pershîn Kanûni, ká me lá dý per nji, si gjithkuej.4
3. – Kush të vjedhë në qelë a bâne të Famullitarit, do të lajë dý per nji gjân e vjedhne, 100 grosh kishës per nderë të mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
4. – Aj, qi shán a vên gojë më Meshtár të Famullís perpara popullit, ká 100 grosh giobë kishës, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.5
5. – Aj, qi i kercnohet a i germûshet Famullitarit, do të láj 10 desh giobë.
6. – Kush t’i shpifet Meshtarit në pûnë të randë kah ndera, ká shpín e djegun e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
7. – Me vû kush dorë më Meshtár, me e rrahë, me e shty a se me e pshty, i a lânë tokën bár (djerr) per disá vjetë.
8. – Aj, qi vret Meshtarin, bâhet batare prej Bajrakut e gjaku i hupë. Mâ teter i digjet shpija, toka i lîhet bár, pêmët, vneshta e kopshtîjet i priten e i rrênohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë; por vllaznija munden me i shperblye me pare.
9. – Me i folë ndokush keq, a me ngá rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh giobë Bajrakut, a se edhè mâ, mbas randsís së fajit.
10. – Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po kje dorërasi i katundit, i digjet shpija e i mirren 100 desh e 1 ká per giobë.
11. – Me ngá kush me fjalë a me pûnë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10 deshve.
12. – Aj, qi s’i vêhet ndeshkimit të kishës e të Kanûnit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija e tij e do t’i mârrë gjithshka të két në vathë.

 

Kanuni i Lekë Dukagjinit – Parathâne nga AT GJERGJ FISHTA

 

Randsija e Folklores komtare.

Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perftue në mende të vet idén «Atdhé», kupton mirfillit randsín e madhe qi per kóm ká në vedvedi të mbledhunt e «folklorës» së tij komtare.

«Folklora» âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, më të cillen historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsís e e letersís komtare. «Folkloren», po, do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhè pa tê komi jetë nuk ká; «folklores» do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike; në «folklorë» prap ké me ndeshë më type mâ të nalta, më karaktere mâ të forta, e më motive mâ t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës komtare. – Epopét mâ të mdhá e mâ të bukura të botës: si nji «Iliade», nji «Shah-Name», nji «Niebelungen», nji «Fingal» etr. etr. kan ngallitë e janë zhvillue mbí bazen e «folklorës» komtare.

Mjerisht disa nder atà të bij të fisit shqyptar, qi mbahen per intelektuala e udhëhjeksa të fatit e të shartevet të komit, por qi shkolla, neper të cillen paten kênë pershkrue, nuk mrrîjti me u a qirue shpirtin krejt prej zdramit të do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me u a hjekë at lmashk pedantizmi e kulimlleku vagabond-modern, qi ata quejn «kultur», perbuzin njomsín e vallevet popullore, bâjn n’asgja bukurín gjithmonë të njethtë e të kerthnestë të rapsodijavet kreshnike, kerveshin buzen mbí randsí të vendimevet të kanunit doketar – droit coutumier – mbí fjeshtsín e artë të mytologís, të prrallavet, e mbí marë «folkloren» t’onë komtare. E pra, sa bukurija thânjesh, sa njomsija e naltsija mendimesh nuk âsht strukë permbrenda ksajë «folklore», më të cillen ká punue psihja heroike e komit marë e i kan rá më limë kavaljetet e gjata, të palodhshme! Per shembull: kû m’a ké – s’po tham në leteratyrë shqype: se mâ kjo e shkreta hecë faqet per dhé, sie grami; por edhè nder leteratyra të reja të komevet të gjytetnueme – nji pershkrim, prû me njyre mâ të gjalla, me shembulltyra mâ të pershtatuna, e me nji burrní mâ bujare, mâ fisnike e te njerzishme mbí hijeshín e nji vashe, se, pershkrimin, me të cillin fatosi i rapsodís «Martesa e Halilit», botue ne «Hýll të Dritës» (1924, f. 261) paraqet hijeshín e Tanushës, së bijs së krajlit:

       "...E un Tanushen vetë e ko’ pa,
       Kúr kem pasë besë me krajlí:
       Gjâ mâ të mirë s’shef njeri nen ket diell!
       Vetulla e sajë ndrejt, si fiskaja [1]; 
       Shteku i ballit, si shteku i malit,
       Kúr merr hana me prendue;
       Syni i sajë, si kokërra e qershís;
       E ká qerpikun, si krahi i dallndyshës;
       Ftyra e sajë, si kuqet molla m’degë:
       Hunda ndrejt, si kalemi i Tushes[2];
       Goja e vogel, si lulja qi shperthen;
       Dhâmët e bardhë, si gurzit e lúmit,
       Fíll mbas shiut, kúr po i shndritte dielli;
       Qafa e sajë, si qafa e pllumit;
       Shtati i sajë, si ‘i shtat çetine;
       Misht e dores, porsi rremi i shemshirit".

Kû e ká Petrarka – mbreti i vjerrshës së bukurís e të dashtnís – nji pershkrim të hijeshís së grues mâ të bukur se ky? Petrarka, mshilë prej mbramjet n’odë të vet, hupë – të thuesh – krejt nder libra e karta të vjetra, në dritë të zbetë e të marrët të nji flake kandili vojit, e cilla herë trashet e herë tëhollohet – thue se po fiket m’ilik të vetin të shkrûmuem: grumullue në magazinë të fantazís së vet allabastra, fildisha, ixhí, zadefa, perle etr. qi ká mûjtë me pá kund në ndonji kishë, në ndonji salon, a duqan sendesh të rralla e të kushtueshme: si edhè kroje e gurra te hartueme, lule e lulishta, kodra e suka të blera, ograja e senjore zotnísh etr. edhè me nji cenë, me nji duresë pernjimend monakale, vêhet e pershkruen në poezí idealin e vet të bukurís – Lauren, tue peshue ç’do mendim, tue matë ç’do fjalë, tue limue ç’do germë, e gjithmonë tue fshâ, tue rektue mbas sajë, si qi edhè sod – mbas gjashtqind-shtatëqind vjetsh – të bâhet se po i ndîen ato të fshâme e të dihame të tijat. Ndersa rapsodi i malevet t’ona neper biga e hije blinit –atjé kû ktheter-rrëmysja shqype murrojë bân çerdhen neper gallushtra të stênavet t’ashklatisuna, çá neper duhme të ndonji rrfeje zharritse, dermuese – gjithkah âsht rrethue me madhní te pamatne të natyrës e me at bukurí dermore të luginavet të karmatisuna e të grykavet t’errta hijet të qarravet e të lisavet disa herësh shekullorë. Ktej nji mal i blertë, me vithna, thana, e stane; andej nji bjeshkë e naltë e rryeshme, randë ngarkue me borë; pertej nji humnere mija metrash shpatit të malit thikë n’teposhtë zgavrrue; në fund t’asajë humnerje nji lum tue gjimue zallit; nji çuterr m’at anë, krejtë bardh prej shkumet, tue u dikue nper krepa: e gurgullo gurra të cemta, e vallzo bylbyla neper brej, aha e çetina: edhè huti tue hukue, edhè ujku tue ulrue, çakalli tue lehë: prap tingllo koçana e capit, blegro kingji i delmes, thuja bariu kangës «terthorçe» e «maje krahit», çurliko fýll e zanamare: kce blegreshat hijevet, porsì Zanat mrizevet: e rrethon, po, nji jetë, nji gjallní, nji galldim, nji gaz, si gazi i prendverës së rruzullimit! Edhè ky, rapsodi, a se në zheg të ditës te mrizi i ahit, a se në mbramet mbas darke urë voters së vet mirëpritse, kapë lahuten në dorë, e plot menden e zêmren me Zot e Shen Nkollë, me Orë e me Zana, me drangoj e kulshedra, me fatosa, kreshnikë, pleq, krén, bajraktarë, pansira, heshta, armë të ngrîjta, tagana, kual mejdanash, besë e burrní shqyptare, pa matë vjerrshë, pa lmue fjalë, e rrmye mendjet në naltsí e bukurí t’argumentit, lshue krejt vedin m’flatra të fantazís së vet t’entuzjazmueme – si thote Ovidi:

   Est deus in nobis; agitante calescimus illo,
   Sedibus ætheriis spiritas iste venit.[3]
   (Fast., VI, 6-7)

tue perkue zanin me tingell të lahutës, i a hîn me pershkrue bukurín e Tanushës, së bijs së krajlit, e tue e ndigjue nji qiell e kaltert, do bjeshkë të nalta, ulkoja e bylbyli, e shokët e vet zêmret bujare, kudon: «E un Tanushen vet e ko’ pá – Gjâ mâ të mirë s’shef nieri nen ket diell» ! E pse s’din shka janë allabastrat, fildishat, ixhít, zadefat, perlet, mergjanet, rubinat e tjera kso çikrrísh salonash e duqanesh, per me pershkrue nji bukurí jo grueje, jo fêmne – e cilla e hiejshme mund të ndollë edhè në mal, në fushë, ne stan e nder shpija të nderit të dyshimtë – por bukurín e nji vashe fisnike, e të nji typi grueje bujare, ky – Titan i rí – me fuqí të fjalës së vet rrmyese, të pushtetshme, perkulë madhnín e natyrës nen lëmaje të harkut të lahutës së vajtueshme, edhe merr ktû nji shtek malit, kû prendon hana: atjè nji çetinë: pertej molla, qershija; nji qafë pllumi, nji krah dallndyshe: gurzit e lumit, fíll mbas shiut kúr po i shndritte dielli, lulet qi shperthejn: prap kalemin e Tushës, rremin prej shemshirit, edhè kta, kaq me nji forcë e gjallní shembulltyrash, naltsí mendimesh, pershtatsí e permvehtsí fjalësh, sa me të vojtë mendja, se jé tue ndigjue kund ndonji thermí te «Titanomakís» s’Eziodit. Posë dámit të Hektorit prej Andromaket, pershkrue prej Homerit n’Iliade, nuk më bjen nder mend, se kam lexue kund ndonji pershkrim mâ të frymzuem me fisnikí e me burrní, e kû titanizmi e njomsija e shembulltyravet të perkojn mâ ambel me naltsín e idévet, se ket pershkrimin e rapsodit malsuer mbí bukurín e Tanushës, së bijs së krajlit. Prandej, mund të jét, ndoshta, se «Laura» e Petrarkës âsht nji «Venus», mbrû m’shkumë të detit; por sugurisht se «Tanusha» e rapsodit të Dukagjinit âsht e bardha ajo «Athenaja», shperthye e armatisne prej rrashtet të Zeusit rruféflakrues.

Prej ktyne fjalve shifet kjartas randsija e madhe, qi per kóm mund të ketë të mbledhunt e «folklores» komtare. E do vû n’oroe, se ktû, perj ngushticet të vendit, kjo randsí u prû vetem në pikpame estetike-letrare e tue skjyrtue vetem nji degë të «folklorës»: poezín popullore. Po t’ishte vendi, po t’a lypte puna me e peshue ket randsí nder të gjitha pikpamet shkencore e letrare, kishte me û pá fort mâ kjartë detyra, qi ká Qeverija e intelektualt shqyptarë, mendjet të kthjelltë e vullndeset të mirë, me u perkujdesë per të mbledhunt e të bashkuemt e ktij visari komtár, qi âsht «folklora».

Randsia e të mledhunit të ligjvet dokesore.

Françeskâjt shqyptarë kjenë njatà, qi nder mâ të parët në Shqypní pán randsín e madhe e ndîen nevojen e të mledhunit të «folklorës» komtare; e nder kta mâ i pari kje – dritë pasët! – Át Shtjefen Konst. Gjeçov, qi me zéll, entuzjazm e duresë i u vû ksajë pune.

Të kryemen kndimet e veta e të marrmen qi muer Urdhnat e Meshtarís, ky françeskan i shkelqyeshem me nji herë i a nisi me mbledhë kangë e valle popullore, prralla, bestytní mitologike, thânje, fjale e kashë-të lashta, lojna, lojë fjalësh, fjalë synonime etr. të popullit t’onë. Edhè mbas pak vjetsh bashkoi nji materjal folkloristik mjaft të madh. Françeskâjt, at herë, ndertuen mbrenda rrethit të vet vepren «Visari komtar», per të mbledhunt e të botuemt e «folklorës», në të cillen vepër mueren pjesë edhè do djelm civila, atdhetarë entuzjastë shkodranë. Edhè kshtû vjetin 1910 botuen të parin blê të ktij kolekcjoni folkloristik, nen titullin «Visari Komtar» të perbâm prej kangësh, vallesh popullore e rojmesh fmijsh, të mledhuna – sidomos prej A. Shtjefen Gjeçov – n’anë të Gegnís. – Kjo vepër do të kishte vijue botimet e veta metodikisht, por erdhen kryengritjet, luftat, kohët e vshtira e jo veç se nuk u botue mâ ndoni tjeter blê, mu hupi shumica e materjalit të bashkuem.

Gjatë ksajë kohe A. Sh. Gjeçov, tue vijue gjithnji me nji cenë e duresë të pa shoqe nder rmime të veta folkloristike, kishte bashkue shum materjal mbí Kanunin e Lekë Dukagjinit: e kúr Françeskâjt (1913) ndertuen të perkohshmen «Hylli i Dritës», nisi me botue m’tê numer per numer shinimet e pikzimet e veta mbí kanûn. Botimi i ktij studjimi të tij mbí kanûn kje pritë me entuzjazm prej Shqyptarësh e prej dijetarësh jashta Shqypnijet. – Disá profesora Akademísh e Universitetesh: nder të cillët edhè Thallòczy: me inzistenca të mdhá lypen prej drejtimit të së perkohshmes autorizimin, qi me mûjtë e me perdorue ato studjime nder vepra të veta. – Nderkaq A. Shtjefni vijote pa i a dá kurr nder rmime e studjime mbí kanûn, edhè pat shtue materjal tjeter të rí kshtû, qi botimi definitiv i kanunit do të kishte dalë, nen ç’do pikpame, nji veper pernjimend fort e interesantshme. Veç shka se u vrá mizorisht në Jugoslaví, e i hupen edhè dorshkrimet, posë qi vepra i mbet pa krye. Tash, Françeskâjt i kan bâ bashkë kto studjime t’A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, të botueme rresht mbas rreshti në «Hýll të Dritës», e po botojn tok në nji liber: të sugurtë se me ket veper i ngrefim nji pomendore të padekshme êmnit t’Autktorit, e nji sherbim të pelqyeshem marë komit shqyptár.

Me të vertetë se neper botim të «Kanûnit të Lekë Dukagjinit» i bâhet komit nji sherbim i dobishem, mbasì per ç’do Shtet, qi thotë, se do me jetue e me zhvillue mbas parimeve t’arsyes e të hullís së gjytetnís së vertetë, ligjët gojdhânse e qi permblidhen në kanunin doketar të komit, kan nji randsí të madhe fort në vetvedi: e se prandej duhen pasë para sýsh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjët e Shtetit.

Te bashkuemt e shum njerzve nuk mund të quhet – shoqní, po s’paten të gjith nji qellim të perbashktë. – Qellimi i perbashktë paracakton natyren ase esencen e shoqnís civile të Shtetit.

Nieri ndollë në shoqní në nji mëndyrë të domosdoshme: prandej nieri âsht i detyruem me bashkveprue me tjerë shokë, per pranimin e qeltimit të perbashktë. – Veprimi i perbashktë konsolidon ekzistencen e Shtetit.

Per me veprue mbas nji qellimit, nierit i duhet me kqyrë neper arsye, qi mjetet të jenë të perkueshme me pronim të qellimit: neper vullndesë me nzitë fuqít shpirtnore e fizike per pronim të ktij qellimi. Prandej, per me bashkveprue nieri me shokë tjerë, per nji qellim të perbashktë, lypet arsyeja e vullndesa. – Arsyeja e vullndesa zhvillojn perparimin moral e materjal të Shtetit.

Por arsyeja e vullndesa, qi do të bâjn me veprue kolektivitetin në hullí me pronimin e qellimit, per arsye qi gjithkush i shef e i kupton, nuk mund të jenë individuale, por kolektive, – të perbashkta. Ligja âsht arsyeja e perbashktë; Auktoriteti vullndesa e perbashktë. – Në të pershtatunt me ligjë e me auktoritet ngallitë lumnija e mjerimi i Shtetit: i gjytetasvet marrë kolektivisht e individualisht.

Tash, mâ se pari ligja, per me detyrue gjytetast, do të jét e drejtë ase e ndershme: pse ligja e padrejtë e jo e ndershme nuk mund të krijojë detyrë.

Së dyti, ligja do të jét e dobishme, e preme per të sjellë njimend të miren e posaçme: mbasì shî prej ksajë të mire ngallitë të kênunt e karakteri i ç’do shoqnije të konkretueme e i ç’do auktoriteti qi e qeverisë.

Por në çë mndyrë mund do të reshet kjo e mirë dobije të perbashktë? Mjetet do të jenë të pershtatuna subjektit, qi do të lvitet, do të veprojë: ligjët prá do të jenë të pershtatuna popullit, qi do t’i qesë në punë e jo vetem në pikapame t’idés shoqní, por edhè të rrethânavet individualizuese të tija (Tapparelli). Prandej nji ligjë mund të jét e mirë per nji vend e e keqe per nji tjeter (Beutham). Nji ligjë e preme, po zâmë, per ingilz, aleman e tjerë popuj të shtruem e të gjytetnuem, sugurisht nuk bân – sado e drejtë e e ndershme të jèt – per rrebela të Ballkanit, fatalista të Azís, kanibal t’Afrikës etr. Por edhè kodi penal, per arsye qi ndeshkimi do të jét i pershtatun me vehtjen qi ndeshkohet, si thotë Tapparelli, ndryshon mbas kohve, vendit e komevet; pse shekuj e popuj të ndryshem duen të mira të ndryshme. – Lodra, fjala vjen, dikúr edhè naten permallote gjinden në Shypní; por sod merzitë gjithkendin edhè diten. Kohët ndrrojn, e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjët, per me kênë vertè të dobishme, posë se të drejta e të ndershme, do të jenë edhè të gjashme, due me thânë: të préme mbas psihes e mbas nevojve të njimendta të popullit, qi do t’i majë; e se prandej fuqija ligjdhânse e nji Shteti, para se të presë nji ligjë të ré, duhet t’a njofë mirë shpirtin e popullit e t’i peshojë sa duhet nevojët e kohvet e të vendit, per të cillat ajo ligjë pritet. Per ndryshe ligja del dhûnë e jo hullí jete. Prandej nji filozof i madh thotë, se ligja, para se me kenë ligjë, âsht nji fakt – nji doke, zakon, “adet” e se ligja e drejtë âsht të shprehunt e nji faktit të vertetë – ligjë e kanuni populluer. Kta nuk do me thâne, se dokja, zakoni, “adeti” – kanuni të bâhet ligjë, pa kenë sankcjonue prej auktoritetit; por do me thânë, se nji auktoritet i drejtë do të presë ligjët, tue pasë gjithmonë para sýsh doket, zakonet – kanunin e vendit.

Por kû mâ mirë e mâ kjarët se nder ligjë doketare të nji kanuni ligjdhansët e Shtetit kan për të njoftë shpirtin, karakterin e nevojët e verteta të popullit? Fuqija ktyne ligjve, mâ fort se prej sankcjonit të ligjdhânsve, u vjen prej faktit se janë bâ doke e prej vedit kan hî shî në jetë të popullit; e prandej janë mâ të gjashme, pse edhe influencen e kan mâ të madhe mbí masat, qi merr seicilli nder ato interesat e veta. Ligjët neper kohë e rrethâna ndrrojn: prandej edhe ligjët e kanunint do të ndrrojn; por, para se të ndrrohen, jurista të specjalizuem do të studiojn kohen, mndyren se si me i ndrrue, tue ruejtë gjithmonë frymzimin karakteristik të tyne edhè nder ligjë të reja, neper të cillat të zevendsohen. Kshtû kan punue të gjitha kombet e gjytetnueme, e dér dikû edhè Turkija vetë. – Prane Mehqemes Turkija mbate në Shqypní edhè Xhibalin, i cilli nder do çashtje gjykote mbas ligjvet gojdhânse të kanunit.

Prandaj me gjith arsye tham, se botimi i «Kanunit të Lekë Dukagjinit», perpilue prej A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, O.F.M. – dritë pasët! – i sjell komit nji sherbim të dobishem, të pelqyeshem.

Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Fjala kanûn s’ká dyshim, se etimologisht rrjedhë prej fjalet greqishte «kanón», qi don me thânë : mastár – njajo vegel drunit a e ndonji brumit tjeter, qi vien me terhjekë viza të ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhânse e të pa kodifikueme, mbas të cillave hecte dikúr hullija e jetës e e veprimit të popullit shqyptár.

Por pse i thonë: i Lekë Dukagjinit? qe nji çashtje e cilla enè nuk âsht zhvillue krejt mirë e me sugurí të plotë. Nji palë thonë, se quhet i Lekë Dukagjinit, per arsye qi ky Leka e paska mledhë e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se ká kêne edhè Dr. Milan Šufflay, i cilli ne librin e vet «Serbtë edhè Shqyptarët» (perkthye prej slavishtes) thotë në faqe 90 – «Gojdhâna, mbas së cillës këto zakone ligjare të quejtuna me êmnin «Kanuni i Lekës», âsht në lidhje me Lekën III. Dukagjinin» (1459-1479). E vertetë se Auktori i famshem, nuk thotë, se ky Lekë Dukagjini III. ká permbledhë e kodifikue Kanunin në fjalë; por prej do vendeve tjera të librit të tij të sypripermendun mund të thohet edhè, se pernjimend Kanuni ká mûjtë me kênë kodifikue prej Lekës III.

Prej vepret të citueme të Dr. Šufflay theksohen do fakte, qi mund të kenë të perpjekun me kodifikim të ligjvet në Shqypní. Qe nji herë Auktori thotë, (f. 23 et seq.) se që prej së të tremdhetes qindvjete nder do gjytete të Shqypnís gjindeshin zyre noterjale, kû u shkruejshin e prej kahë u perhapshin lajmet gjygjtare të vendit. «Prej trajtës e prej mbrendsís së lajmevet noterjale shqiptare – dukljane, shkruen mandej (f. 25 et seq.) mund të xjerrim ndonji gjâ mbí faret e statutevet të gjytetevet…»

Në nji tjeter vend mandej shton (f. 27) «…qytetasit e Durrsit kishin qenë të shternguem t’i mshehshin statutet e veta. Në fillimin e periudhës së Venedikut (1398) u gjet vetem nder Franciskâjt e atjeshem neni i 35 i nji Statuti, i shkruem mbí papír». Paska pasë pra aso kohe statute të shkrueme në Shqypní.

Mâ teper (op. cit. f. 87 et seq.) Dr. Šufflay kallxon, se si rreth së të tremdhetës qindvjetë filluen me u trajtue në Shqypní si do republika të vogla të permbâme prej disá fshatesh a bajrakësh, «tue marrë me vedi dý elemente të reja: nji ushtarak e nji ligjuer» Kshtû (1414 «e mâ tutjè») bâhet jashtzakonisht i fortë fisi i Hotit, kryetari i të cillit quhej: Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum), e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e barjakvet të Mirditës, e cilla aso kohe mund të dyndte nji ushtrí 12,000 luftarësh. – Se do të ketë pasë dikúr kso republikash të vogla në Shqypní, na difton – mbas mendimit t’êm – fakti, qi ktû ka vise, qi quhen me dy êmna pllojcë. Per shembull: Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Shllak e Temal, Mat e Çidhen etr. Tash, tue kênë se Auktori thotë, se edhe Drishti n’interland të verit të Shqypnís – ká pasë Statutin e vet të kodifikuem (op. c. f. 25) nuk âsht krejt fjalë e pa vend, me thâne, se edhè kto republika kan mûjtë me pasë të kodifikueme ligjët e veta – mos seecilla m’vedi, nji kanûn të perbashktë të gjitha.

Masandej Auktori shkruen, (f. 91 e 180 op. c.) se disá nder kryetarë fisesh në Shqypní u naltsuen në dinast të pamvarun. T’a merr mendja prá, se kta dukë e princa, qi drejt per së drejti e n’êmen të vet lidhshin besë e merrshin e epshin me Shtete të mdhá t’Europës, s’do të kenë lânë mbas dore kodifikimin e ligjvet per vise të veta: mbasì aso kohe u gjindshin kso ligjësh e kso statutesh të kodifikueme. Prandej âsht të gjith gjasa se «Kanuni i Lekë Dukagjinit» dikúr ká kênë i kodifikuem. Ket punë e dishmojn edhè analogít e shumta, qi ligjët e Kanunit te sodshem kan me ligjë të Romës, të Byzantit, të Serbvet. – Merret vesht prej vedit, se, mbas të hîmit të Turqvet në Shqypní, «Kanuni i Lekës» ká hupë si formë kodi, e âsht perdhosë si landë drejtsije.

E po nder cillat vise të Shqypnís qitej në punë, a – si thonë sot – zbatohej «Kanuni i Lekë Dukagjinit»? Qe nji tjeter pvetje, së cilles nuk mund t’i pergjegjet me sugurí; pse mjerisht per shum do arsye mungojn shenime pozitive mbí ket çashtje. Por, per me folë pergjithsisht, mund të thohet se ká pasë vlerë legale nder Lekë (Malsorë të Mbíshkoders) e në Dukagjin. – Dukagjini nder kohë të kalueme perfshîte Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Mirditë, Kthellë e Selitë e Zhuben (Malsín) e Lezhës. – Per ket punë thonë nji palë, se Kanuni quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ká kênë kodifikue prej Lekë Dukagjinit, por pse ká kên zbatue nder «Lekë» e «Dukagjin»; pra: «Kanuni Lekë-Dukagjin», e jo i «Lekë Dukagjinit». Kto çashtje tash i zhvillon me kohë historija.

Fusnotat

  1. ↑Fiskaja: çurril ujit, it. zampillo d’acqua.
  2. ↑Tusha: farktár në zà armësh. – Nji parë kubure të ngrîjta zakonisht paguheshin gjashtë qese: kuburet e punueme prej Tushet, dymdhetë qese. Tagani, dore së Tushës, rrite qiri m’kamë, pa e pshtetë më kurrgjâ. Prandej “kalêmi i Tushës” ktû mirret per harmoní e symetrí vizash. – Shembulltyrë mâ fisnike e homerike s’e ká leteratyrë në botë!
  3. ↑Shqyp: “Kemi nji Zot mbrenda nesh; xehemi neper livizje të tij, – Ky shpírt dirgjet prej vendeve t’epra”.

Vetes sime të dashur – Vetes sime të dashur – Poezi nga VLADIMIR MAJAKOVSKI – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Katër fjalë. Të rënda si një grusht.

“Cezarit atë që është e Cezarit, Zotit atë që është e Zotit”.

Po një si unë nga mund t’ia mbajë?

Ku më pret ndonjë shtrofull?

Nëse do të isha vocrrak sa Oqeani i Madh,
do të ngrihesha në majë të këmbëve si kreshtat e dallgëve,
duke ledhatuar valëzimet e hënës.

Ku ta gjeja një të dashur si unë?
Edhe vetë qielli do të ishte i ngushtë për të!

Oh, sikur unë të isha i varfër si një miliarder. E çfarë është paraja për shpirtin?
Një hajdut i pangopur është në të:
për hordhinë e shfrenuar të të gjitha dëshirave të mia
nuk do të mjaftonte krejt ari i Kalifornisë!

Nëse unë do të isha gjuhëlidhur si Dante o Petrarka…
Nëse do më digjej shpirti për ndonjërën, me vargjet e mia…
Do ta shndërroja në hi.
Dhe fjalët dhe dashuria ime do të ishin një hark triumfi:
kryelartë pa lënë gjurmë do të kalonin poshtë tij
të dashuruarit e të gjithë shekujve.

Apo nëse do të isha i heshtur si bubullima, do të gjëmoja… Duke rrokur
manastirin tim të tokës…
Do të vazhdoja të sokëllija me zërin tim të gjigantit.

Kometat do të përdridhnin krahët e tyre flakërues,
duke u zhytur kryengul nga melankolia.

Me rrezet e syve do t’i ndukja deri në kockë netët
a thua se do të isha i mugët si dielli…

Sikur nuk do të doja tjetër veç ta ujis me shkëlqimin tim
barkun e shterrur të tokës.

Do të kaloja duke hequr zvarrë dashurinë time të pamasë.

Në cilën natë delirante dhe të sëmurë,
nga cilët Goliatë qesh ngjizur unë
kaq i madh,
e kaq i padobishëm?

1916

Se me doli tymi! Nga mërzia, kur aq shpesh, gati paianda, dëgjon muzikë dhe melodi të çoroditura! – esé nga bajram sefaj

Foto, fatmir alijaj. Lisbonë – 2016. (rrugët e largëta, shkurtohen e, zjarri i kujtimeve djeg gjithnjë e më fort! )

————————     

Përnjëmend. Jo vetëm tymi, por, para se të del tymi, të merr edhe flaka. Një flakë e verdhë, që djeg keq, sakaq dhe shkrumbon pa mbarim. Kur aq shpesh, gati-gati përditë sa të hapesh radion. Të dëgjosh programet e tij të shpeshta muzikore. Një precizitet: edhe kur është fjala për tekste, edhe kur është fjala për melodi, me një fjale autorëve, nuk ka kush asgjë kundër tyre. As kundër atyre që  shkruajnë tekstet (fjalët), as kundër atyre që e shkruajnë (kompozojnë) muzikën. Që të dyja palët e përfshira në këtë  aferë, mund të kenë gjithfarë shtysash dhe motivesh. Para se gjithash, e, mbi të gjitha, të fitojnë sa më shumë para. Të shesin mall (edhe) të keq, edhe bofëll (bajat) qoftë, vetëm e vetëm, të mbushin qeset. Çorapë apo “sllamaricë”, (siç i thoshin dyshekut në kohën e bashkim-vëllazërimit të njohur, me përfundim të  keq, jugosllav!). Ani. Soji i tyre, është në rregull. Të përsëdytët, askush nuk ka asgjë kundër gjinisë muzikore e cila, që në start, që në embrionin e vetë, që në nismë, nuk ka tjetër synim, pos profitin sa më të madh material, financiar. Në kësi thesi, të kësi lloji e soji të galmë të muzikës, mund të hyjnë edhe ata krijues që nuk kanë qëllim tjetër, as kriter tjetër nuk kanë, pos të krijojnë gjëja se muzikë argëtuese për të gjithë, për masa të gjëra popullore. Ani, edhe ky synim mund të kalojë. Nëpër dyert, paksa më të lirshme të kritereve, mund të kalojë edhe muzikë e krijuar apostafat për dasma, zallamahi  e gazmende familjare. Enkas për festa të ndryshme, që nuk kalojnë caqet e oborrit të shtëpisë, në të shumtën, të mëhallës, të katundit apo të lagjes. Atje, me zemër të plasur, duhet pranuar, disi mund të kalojë ai far lloj muzike. E qartë, pra, fjala nuk është për muzikë të tillë, as për muziktarë të tillë. Njëherë e mirë, duhet sqaruar. Fjala është, për një tjetër muzikë. Për muzikën që dëgjuesit i servohet përmes radios e televizionit. Sidomos përmes valëve të radiostacioneve që, për fat të mirë a të keq (!), sot janë shumuar aq shumë. (Për të mos e përdoruar atë krahasimin tashmë të stëreksploatuar – si këpujat pas shiut!). Radiot dhe televizionet, sado të vogla qofshin ato, sado lokale qofshin ato, qofshin edhe të imëta sa zërin të mos ua njohin as rrokun  kurrfarë frekuencash, nuk guxojnë të emitojnë gjithfarë muzike. Të çfarëdo niveli qofshin, ato janë mediume të informacionit publik, janë publike dhe, qoftë edhe në një cep (fare) të padukshëm të statuseve të tyre shprehimisht dhe ligjshmërish, duhet të shënojë se: “… kanë për qëllim (mision) informimin, argëtimin dhe arsimimin e masave popullore (dëgjuese). Pra, edhe në emisionet e tyre, më argëtuese, humoristike e të tjera, në raste dhe rrethana të ndryshme më të lirshme, janë të detyruara (të shtrënguara) të ruajnë nivelin ideoartistik, pastërtinë e argëtimit. E lëre më kur është fjala për emisione të tjera të shumta, që nuk kanë lidhje me humor e satirë.

Sa për ilustrim, le të rrëfehen vetëm dy raste: për një kohë të gjatë, në valët e Radio Prishtinës, (kur dëgjuesit e saj besnikë akoma nuk janë mësuar me emrin e saj të ri!), “rrotullohet” një këngë, ndryshe, në interpretim shumë të mirë, të ëmbël, mund të thuhet, që në “trungun” e saj ka një varg, në mos erotik, atëherë, banal, pa fije dyshimi. “… se me doli tymi…”, thotë fisnikja, ditë e më drekë e, pesë para nuk i jep, nëse dëgjuesit e shumtë skuqën, kanë krupë për këto fjalë të pahijshme, që përsëritën në refren. Prej nga, prej cilës anë (vrimë, qyng…?), i del një këngëtareje (supozohet të jetë e re dhe e bukur!) tymi? Në çfarë i shkojnë dëgjuesit mëndët më së pari? Nëse autori i tekstit nuk ka qenë i vëmendshëm në çastin e shkrimit të atij vargu (në refren), nëse interpretuesen nuk e pengon shqiptimi i tij, atëherë, redaktori i muzikës (në ketë rast) i  Radio Prishtinës, është dashtë të jetë i kujdesshëm, vigjilent, i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm, (atë detyrë ka!) dhe, nga të dy, nga autori i tekstit, edhe nga interpretuesja e melodisë, të kërkojë që, nga kënga e tyre të suprimohet, të hiqet e të zhdukët ai varg, ajo pjesë vargu që, kur përsëritet  shumë herë (në refren) del se është, jo vetëm erotik, por edhe banal, në kuptimin e parë të fjalës. Ajo melodi, me atë refren brenda saj, nuk të argëton, përkundrazi, të mundon, sidomos kur e dëgjon në rrethin familjar, me djem, çika e mbesa. Rasti tjetër. Tash një ditë, atje larg në kurbet, një mëngjesi të hershëm, kur ekranin e TVP (kur shikuesit e tij besnikë akoma nuk janë mësuar me emrin e tij të ri!), ishte vetëm shenji i sinjalit, si thikë zeherli, jo vetëm prej gjumit gjysmë jerm, por, prej varrit (!) do të zgjonte teksti i çoroditur, i një melodie të çoroditur, me një thirrje (porosi) edhe më të çoroditur… “…ejani të shkojmë në Prizren, të falim Bajramin, në xhami… !!!”, apo kështu, disi ngjashëm! Si të merrej mundi e të  shënohej më besnikëri e, aq më pak, me përpikëri se çfarë thuhej në atë marri! E para gjë që të bie ndërmend, nuk është as mllefi ndaj autorit të tekstit të “këngës”, as ndaj interpretuesit të saj, janë redaktori dhe përgjegjësit e tjerë të programit muzikor në radio apo në televizion. Mos të teprohet, vëllezër, me myslimanizëm të zhveshur, sado i bekuar qoftë! Zotërinj, redaktorë, nuk e shihni se armiku, në vargun e shumë “arsyeve dhe të argumenteve” që Kosovës mos t’i pranohet pavarësia dhe sovraniteti, është “mos t’i hapen dyert, për hyrje të lirë, të alkaidës dhe dergjës saj të rendë (ngjitëse) në Kosovë. Mendoni pakë, zotëri redaktorë dhe përgjegjës të Radiotelevizionit, cilidoqoftë ai, në Kosovë a në Shqipëri. Madje, një apel dhe thirrje e tillë, për kujdes dhe  syçelëti, vlen për të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët. Nëse  bëni një gafë të tillë edhe njëherë, nëse edhe njëherë u shpëton një gabim i tillë, më e pakta, ndëshkimi më i lehtë, që duhet t’ju gjejë është përplasja matanë grilash! Po, po! Mos ironizoni! Mendoni pakëz. Vrajeni mendjen. Bjereni në mendime. Nuk bën, kurrqysh nuk bën që, çfarëdo lloj paçavureje që ju ofron rruga, ashtu pa gatuar e pjekur, siç ka qëlluar, të lëshohet në etër… Për ashtu të quajturën “muzikë e re”, eshë folur dhe shkruar shumë. Për fenomenet e “reja”, vërshimi i të cilave ka përfshi gjithë muzikën tonë, në tërë hapësirën tonë etnike…

Tamam në çastin kur tekstet e melodive të interpretuara në festivalin e porsambaruar, të dyzet e gjashtin më radhë, në Radiotelevizionin shqiptar, (Tiranë, 14, 15 dhe 16 dhjetor, ky vit), të mbushnin  krenari, për nivelin e tyre artistik, (kishte në mesin e tyre edhe vargje të L. Poradecit, por edhe A. Doçit, mjeshtrit brilant të vargjeve për melodi të lehta, i cili, (thënë midis nesh, ka premtuar se do të shkruaj edhe tekstin për himnin e shtetit të ri të Kosovës!), tamam në çastin kur të shkonte ndërmend që të (ri)kthehet, çmimi për tekstin më të mirë ndër meloditë e interpretuara në festival, sikundër veprohej dikur e në një vakt, në festivalin e muzikës se lehtë “Akordet e Kosovës”, tamam në çastin kur u gëzuam se, më në fund, do të kemi një këngë të denjë për evrosong-un 2008 në Beograd, apo kudo tjetër që të mbahej ai, siç ishte ajo me titull “Jeta kërkon dashuri”, (në interpretim të shkëlqyer të duetit Flaka Krelani, – Doruntina Disha), plasi sherri, kur verbëria e dy anëtarë të jurisë, prishën hijeshinë e kësaj feste të valë, siç ishte Festivali i Dyzet e Gjashtë, gjithëkombëtar i këngës në RTSH – 2007!

Gaillard, 9.7.2020

Varre për ty nuk gjej në tokë as në yje Nga poezia e poetit AGIM DESKU

 

ATLANTIDA

E ndava fatin me thellësitë titanikiane
E di se ti Atlantida më mbanë gjallë
Në frymën tënde jam njeriu i parë i tokës
Dhe bir i së bukurës së detit të Atlantikut

Ma thonë pikturat e muzeut të Durrahut
Kalorësit u kryqëzuan në luftëtarë t’shejtë
Jetën fshehtas e jetova n’ferrin e Dantes
Tmerr për perënditë pse fuqinë e shiten

Dhe ne mbetëm deri tani pa zotin tonë
Sëcili demon u ba edhe perandori ynë
Edhe shekujt u mësuan me betejat tona
Lirinë e kishim në shpirt dhe n’emrin Ilir

Për Atlantidën jetuam edhe para Krishti
Bota pikturohej në pikturat e dashurisë
E verboj Homerin bukuria e saj hyjnore
Nga ai çast yjet tani shndërrisin errësirën

Atlantida të pash në fytyrën e Mona Lizës
Shejtërinë e bukurisë e ke n’flakë të diellit
Të shkruar me emrin e hyjneshës Erna
N’tokë e det jetoj me rrezet tua jeta ime.

SONTE JE VET POEZIA IME

 

Sonte kush më bëri dritë
këtë mbrëmje të vetmuar vargu
hëna erdhi për ty se ishe buzëqeshja e saj
në vargun tim më solli pak liri
pikturës sime si pejsazh më rri.

Sonte më zë ylli i mëngjesit zgjuar
me trëndafilat e kopshtit tënd
sa bukur kishin çelur kuq e zi.

Në botën tënde janë më ndryshe
si kënga e dashurisë sate,ku këndonim bashkë
kur emrin ma merr për gur e mur
të secilës fjalë që kalon nëpër syvargu
e muros fatin tim.

Heshtjen e sjell mbrëmjeve me hënë
dhe ndez vet zjarrin në mua.

Sonte lutëm më shumë se dje
flas edhe me këngën time
herë bëhëm i krisur për secilin varg
që e shkruaj sonte bashkë me miken
nën dritën e hënës me tinguj serenade.

Për një çast u bëmë lule trëndafil
që çelë shumë herë pranverave
aromë e përqafimit tënd a puthje zjarri
secila sjell pranverën e parë ,lulet e para

Si pejsazhe të pikturoja pikturën e juaj
ku më rri varur shpirtit e këngës sime
duke pritur hënën të vie tek vargu im.

Këtë natë vetëm me shi,eh kudo bie
në secilin sy më shumë më rri
nuk e di nëse rri më mirë tek unë apo të ti.

I pyesim fjalët që burim kanë zemrën
unë besoj më shumë në ty
se agimi është çdo herë këtu.

Nuk di kur ka shi a kur nuk ka
është ky lumi që kalon më pranë
më merr edhe mua në shoqërinë e tij
herë më mbyet në valët cunamiane
dhe më falë pak shpirt të më shoh mikja ime.

Sonte jam emri yt i shkruar
nëpër secilin varg si pasqyrë ëndrrash
kur fjalët janë të pakta e shoh nga lartë hënën
që rri me ty,ah,ti varg i ikur largësive
një botë më ndryshe largë apo afër meje.

Se emri im je sonte
pak zjarr kam për të dhënë
edhe pak dashuri që ia mora hënës
në dritën e diellit fjeta,u zgjova si princi yt.

Sa afër më rri shpirtit
aty ku vetëm hyjnitë hyjnë
askush nuk vdes nga dashuria
pranverat falin vetëm lule me aromë jete
në ty gjeta vargun tim
Të dytë u bëmë pikturë
u varum në murin e secilit shpirt.

Sa e dua tani botën
ti nuk je më as ëndërr
vargu im që e shkruaj
për çdo ditë ngapak.
Eh, sonte jemi i vetmi varg
me vite i kërkuar.

Sonte je vet poezia ime.

 

A VRITET POEZIA

 

Poezinë e vrisni ngapak
I vëni gurë mbytës
Bëheni sikur jeni luftëtar
të poezisë.

I mendoni se keni njëmijë vjet
Shejtëri vargu.

Harroni apo jeni kohë e harruar
Askush nuk mund ta vras poezinë.

Ta hedhë në valë deti
E keni për ,,nder ,,
Nëse shndërroheni në bajlozë.

Ç῾fate të hidhura erdhen
Pasi vdiq Lasgushi
Iku edhe Serembe.

Mos e vrisni tani poezinë
Më hudhni gurë mbi mua
Nëse Heminguej nuk vdes
Ai më mbron mua.

Një ditë secili numëron varret e veta
Vetëm ti poezi mbetesh jeta ime.

Varre për ty nuk gjej
Në tokë as në yje.
9 Korrik 2016
Më hudhni gurë mbi mua
Nëse Heminguej nuk vdes
Ai më mbron mua.

Një ditë secili numëron varret e veta
Vetëm ti poezi mbetesh jeta ime.

Varre për ty nuk gjej
Në tokë as në yje.

SA HERË N’DYSH MË NDANË

 

Vrasja më ishte fjala e fundit e jetës
Nëse n’gjuhën time kryqëzohësha shqip
Me perandorët si t’netoja natë e ditë
Kur kryefjala e vdekjes ishte emrit Yt

Çdo gjë më kishin zbritë perënditë
Vëç ty Shqipni s’të kisha n’krahët e mi
Sytë m’i verbuan shekujt në parakalim
Përmes shqiponjave ah sa t’ doja shumë

Sërish në Durrah e takoj t’bukurën e detit
Sa larg e sa afër ishit me hyjrinë e tokës
Harruat t’dashuroni për t’u ba legjenda
Edhe sot luftojnë për një atdhe të shejtë

Dymijë vjet i humba n’kërkim t’ashtit tim
Gjysma e jetës u bë lapidare luftëtarësh
Pertëj deti presin t’kryqēzohen sërish shpatat
Dashuritë harruan t’ecin rrugës n’Via Egnatia

Kam ëndrrue për liri t’i ngriti njëqind dolli
T’puthi Shqipni në ballë më shumë mallë
Me rëndësi të takoj gjatë lutjeve n’Tiranë
Si dikur n’shtëpi t’nënës Tereze n’Shkup.

 

Ç’MË PUSHTUAN ËNDRRAT

Nuk thëm se i pava natën
Jo,në pik të ditës më zgjuan
Ç’mu bënë pushtet të dritës së yjeve

Sytë më mbetën n’beteja t’shpirtit
Fjalët as çele guri gojën

N’botën e verbuar duhet t’jetojmë
Sa keq që nuk jemi nën të njëjtin diell

Lum kush është mbi yje

Yjet dhe Erna sonte shohin shumë dritë
Demonët s’kanë sy para diellit
Përandorët kanë thye qafën diku

Veç unë mezi dola nga ëndrrat
Thash të jetoj edhe i verbuar
Se jeta ka udhën e gjatë
Të vjetër sa Via Egnatia

FLOKU I SHEJTË

Gjithçka nisi me flokun tënd Eva
S’kishim frikë nga koha e krisur e Adamit
Edhe pse perandorët u bënë dashnorë t’ marrë
Sa keq edhe pushtues mbretëreshash

Në një natë i kalova njëmijë nëtë t’përrallave
Ç’bëhëj nëse isha i vetmi krijues i muzeut t’zemrës
Apo një rrëfimtar i gjallë donkishotian

Eca me dhimbjen e njeriut besnik t’fjalës
Më çmendi fytyra e shpetimtarës së Otrantos
Për një çast shiu qetësoj stuhitë e plagëve t’shpirtit

Desha të bëhem perandor i dashurive venedikiane
T’i mundi bajlozët e jetës së ëndrrave
Për ty e bukura e detit

Treqind kalorës mirëditas ende presin
Të rinisen sërish legjendave të nusërisë
Nësë e duam përjetë bekimin e Gjergjit
Nuse të duam Erna e mbretëreshë për
hyjni.

10 korrik 2020 AGIM DESKU