VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 18 shtator 1970 u ndaj nga jeta Jimi Hendrix, kitaristi më i madh elektrik i të gjitha kohërave

By | September 18, 2020

Komentet

Më 23 tetor 1887 lindi piktori i shquar Simon Rrota

Simon Rrota lindi në Shkodër me 23 tetor 1887 ku edhe mori mësimet e para nga Kolë Idromeno. I ati, Gjush Rrota, i kushtoi vëmendje shkollimit të fëmijëve. Nga djemtë, i pari, Kola punoi si profesor në Katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Vjenës, Justini, prift dhe gjuhëtar i shquar solli në Shqipëri fotokopjen e Mesharit të Gjon Buzukut ndërsa Gjoni punoi si mësues ne shkollën e pare te hapur ne Fier e gjithashtu edhe si fotograf ne Fier, Lushnjë e Vlore ku edhe pati studion e tij.

Simoni mësimet e para i mori në filloren e françeskanëve e më pas në shkollën italiane të artizanatit me mësues Saverio Polarolin, duke ndjekur ndërkohë edhe rrethin e pikturës së Kolë Idromenos. Punësohet si çirak tek Ndrek Mini deri sa thirret nën armë nga ushtria turke, së cilës i shmanget duke u hedhur në Mal të Zi prej nga gjen strehim si refugjat politik në Bari të Italisë. Me ndihmën e Polarolit regjistrohet në akademinë e Breras të Milanos në të cilën studion nën udhëheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatë studimeve lidh miqësi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij të ardhshëm. Në atë periudhë viziton Francën dhe Austrinë, dhe më 1914 kthehet në Shqipëri. Fillimisht punon në Lushnjë si fotograf tek vëllai i tij Gjon Rrota qe ishte njëkohësisht edhe mësues, më pas si dekorator në shoqëritë kulturore të Shkodrës. Më 1922 emërohet mësues i vizatimit në Gjimnazin Shtetëror prej nga shkëputet vetëm pas 40 vjetëve. Gjatë kësaj periudhe merr pjesë në të gjitha ekspozitat e vendit si dhe në disa aktivitete ndërkombëtare. U vlerësua unanimisht “… për një mënyrë të vetën në të pikturuar, si dhe për krijime” … tërheqëse, kurjoze.

Rilindasi tek artisti

Si tek të gjithë rilindasit ndjenjat patriotike, atdhedashuria ishin shtrati emocional i artit të tij. Simoni nuk i kërkoi kurrë majat e virtuozizmit dhe dukjen e sforcuar. Ai ishte një personalitet i thjeshtë me një dhunti natyrore për punë dhe krijimtari të pandërprerë me çka ngjallte ngado simpati dhe mirëkuptim. Është i pari mësues i vizatimit të cilit do t’i thurren vargje e do t’i këndohen këngë. Ai jetoi dhe punoi në një kohë kur shoqëria dhe shteti shqiptar po hidhnin hapat e para, në një kohë kur çdo gjë me vlerë kërcënohej nga forca të egra fatale, nga terri i gjithëgjindshëm, në një kohë kur një ligësi absurde, e stisur nga njëqind duar të padukshme e rrezikonin imazhin- pikturën shqiptare – po aq sa dhe fjalën shqipe. Në largësinë një shekullore, në vorbullën e përpjekjeve kolektive spikat vepra e artistit dhe pedagogut të paepur i cili do të jetë pjesë e asaj shtylle që siguroi vazhdimësinë, duke u bërë simbol i këmbënguljes dhe i perseverancës kulturore.

Por edhe si natyrë, si karakter, ai ka qenë mishërim i këmbënguljes dhe i përqëndrimit. Duke ja vëzhguar personalitetin jam ndalur veçanërisht në fëmininë e tij pasi kjo duket si një përjashtim. Gjithsaherë ulej të vizatonte qortimet i vinin si grerëza : “Si po e leni me shku kot kët djalë ?”… Marshalla me gjithë kët shëndet !”… “Si kështu pa nji zanat?” Përqëndrimi i tij do të ketë pasur diçka acaruese sepse në një rast një person e qëlloi me thikë kur e pa se po e skiconte. Në dëshpërim dhe me lotë në sy i rrëfehej Kolës : “Kam me e lanë, kam me heq dorë prej pikture ! “A thua me të vërtetë në përqëndrimin e tij kishte diçka jo të zakontë ? Për të larguar mëdyshjen le t’ja japim fjalën vetë Simonit : “Bota kur më shihnin tue ba skica nëpër rrugët e qytetit më pyesnin : “Çka je tue ba more djalë? Dhe largoheshin duke i qarë hallin babës :… i shkreti Gjush Rrotë, çfarë djali po i rritet !”.

Siç dihet vizatimi për fëmijët është dëfrim, një lojë. Tek Simoni do të ketë qenë paksa ndryshe sepse Kolë Idromeno e ngushëllonte sikur të ishte fjala për një martirizim :”… këta njerëz do të jenë dëshmitarët e punës sonë”. Ky vrap ndër gurë e pengesa do t’i japë qëndresën e një suste çeliku. Edhe i shkuar në moshë, etja, dëshira për punë do ta ngrinin që me natë për të fituar ditën. V. Jani në monografinë kushtuar Simon Rrotës kujton: “Një herë para nja gjashtë vjetësh u ndesha me të pa lerë dielli tek ura në Ajazëm-bri Rozafatit, me kavalet në dorë. “Kam vjet shumë,- më tha- por nuk due me vdek pa i krye do punë dhe nuk mund të zë vend pa pikturue”. Cilado qofshin preferencat personale të artdashësve të shumtë, në një pikë të gjithë bashkohen me kritikën e cila nuk ndesh asnjë kundërthënie midis artit dhe personalitetit të tij si “…një qytetar i mirë, i pa të keq, i drejtë dhe gjithëherë i gëzueshëm.” Shprehjet e tij vizuale gjenerojnë impulset e një shpirti të këthjelltë plot mirësi. “Më i riu” i rilindasve e përjetoi atë epokë me gjithë qënien duke mbartur në shtratin e artit të dashur idealin kombëtar dhe mishërimin e tij-Gjergj Kastriotin.

“Ndër ditët e sundimit të sulltan Hamitit-tregon piktori-ishte një periudhë kaq e vështirë për piktorët sa mjaftonte me të pa kush në dorë një skicë njeriu për t’u krijuar dyshimi se është fytyra e Skënderbeut. Dhe mjaftonte ky fakt për të dhënë rrugën e internimit ose burgun e përjetshëm”. Këtij represioni vite më vonë, artisti do ti përgjigjet me tabllonë “Beteja” ku paraqet Skënderbeun duke u përleshur me tërbim kundër turqve si dhe me kompozimin e njohur “Skënderbeu në shtratin e vdekjes”. Gjatë jetës së vetë piktorit ju kushtua kryesisht peizazhit dhe portretit të cilat do të na i japë “… me ngjyra të gjalla e të forta dhe të bukura… duke trajtuar tema etnografike paraqet edhe objekte të vjetra, shtëpia tipike të moçme, kostume kombëtare… të cilat kanë vlera artistike dhe historike”. Narracioni i tij nuk është i rastësishëm, por i qëllimtë. “Tabllotë e tij kanë karakter përshkrues… dhe po ti mblidhnim të gjitha së bashku do të fitojnë më shumë interes se plotësojnë njëra-tjetrën…”. Me punë të palodhur ai arriti të bëhet”… një nga portretistët dhe pejsazhistët e rëndësishëm për artin realist shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX”. Dëshira e Simon Rrotës ka qenë që “… të japë të gjallë kohën e vet, tua tregojë brezave të ardhshëm se cila qe jetesa, cili qe shpirti, zakoni, zhvillimi, dhe dëshira e shqiptarit dhe kryesisht e shkodranit të shekullit të tij”.

Tradita, arti klasik dhe realiteti

Në Itali Simoni ra në kontakt me klasicizmin e pastër. Piktorët gjenialë si Rafaeli, Veroneze, Tintoreto, Karavaxho e deri tek më të spikaturit e noveçentos lanë gjurmë tek ai. Teknika e draperive të Rafaelit ndjehet mjaft mirë tek portreti i S. P. Pistulit. Ndërsa tek portreti i së shoqes, Karlës, loja e dritë – hijeve krahas butësisë rafaeljane na flet për afinitet me Karavazhistët. Është për të ardhur keq se nga riprodhimet e dobëta artdashësit janë privuar nga ëmbëlsia dhe delikatesa e origjinalit. I dashuruar mbas sfumaturave, me tone të buta dhe të ngrohta artisti u përcjell brezave imazhin e krijesës më të shtrenjtë të jetës së tij. Karla, kjo vajzë milaneze, lë postin e sekretares stenografe në firmën e famshme farmaceutike Montekatini drejt një të ardhme aspak të sigurt pas Simonit të saj shqiptar. Prodhimtaria e pazakontë (700 vepra) si dhe frymëzimi i pandërprerë i piktorit do të ishin të pamundura pa Karlën besnike.

Romantizmin e shëndetshëm si dhe skenat e paqme bukolike Simoni do ti mbaj nën kontrollin e profesionistit serioz. Përshembull në tabllonë “Ura e Mesit” autori nuk ka si qëllim të tregojë arkitekturën e një monumenti kulturor. Harku i madh dhe i rëndë jepet pjesërisht, aq sa me hijen e vet qarkon horizontin, ujrat, dritën dhe bagëtinë duke lënë mënjanë bareshën të zhytur në një vetmi soditëse të një jete të abandonuar. Pëlhurat e tij janë ndërtuar thjeshtë dhe po thjeshtë perceptohen. I përmbajtur dhe i ngrohtë, ndonjëherë më të rradhë e freskon paletën me tone të ftohta si tek pejsazhi modest “Bora pranë Arrës së Pashës”. Dëmtimi i dorës (dëmtuar… dorën) siç është konstatuar ndonjëherë më duket një lloj konforti midis recetave akademike, larg pranimit dinamik të modelit.

Përshëndetja e gurtë e mesjetës

“Përse mor baba ban gra me japanxha, mure e shtëpi të vjetra e kaq shumë veshje shkodrane ?” e pyeti në një rast Maria, nusja e të birit. I mendueshëm i moçmi Simon iu përgjigj : “Ka me ardhë një kohë moj bijë që kanë me u kërku këto dukje dhe veshje dhe rinia nuk do ti gjej ma kurkund”. Hijet e rrepta të rrugëve, dyert e mëdha prej guri të latuar me qemer, me pullaz të gjrë për strehë e me frëngji, artisti nuk do ti shohë si dekore të thjeshta dhe kurioze ; ai do të hulumtojë shpirtin që ato mbartin. Piktori e di mirë se rrugët e qyteteve kanë diçka nga fytyra e vërtetë e vendit. Kontakti me sa e sa “fytyra” përtej Adriatikut i dha shkathtësinë selektive për të hequr të tepërtat dhe evidentuar domethënien preçize të detajeve. Psikologjia e gurtë e pejsazheve plotësohet me figura të rradha njerëzore ; më së shumti gra me veshje tipike lokale. Ato shkojnë dhe vinë duke prezantuar, veshjet, etnografinë, natyrshëm larg pozave dhe sforcimeve; me shami kumashi në kokë, me japanxhat, xhybet, barnavekët dhe eteritë. Në gjithë këto ndërmarrje artisti pati përkrahje dhe mirëkuptim.

Kam bindjen se më mirë vepra dhe personaliteti i Simonit rilevohet po të ballafaqohet me piktorin V. Mio. Ndonëse është konsideruar si një nga “peizazhistët e parë të plenerit në Shqipëri” 14 më duket se ai mbeti në periferi të impresionizmit; përballë Mios Simon Rrota duket i rreptë dhe disi i ngurtë. Liria poetike dhe intelektuale e Vangjushit mbetet e huaj për të. I ajthëm, tërësisht evropian por dhe atdhetar i flaktë, Mio është plot ajër përpara muzgut të përhershëm, pothuaj metafizik të Simonit. Simoni beson në të përjetshmen, në të pandryshueshmen, Mio nuk harxhon kohë për fjalë të tilla. Simoni pikturon Zotin Krisht tek thërret : “Lini fëmijët të vinë tek unë…”, ndërsa Mio vendos një kishë në pejzash i ngazëllyer nga gjetja e një pleneri befasues. Por i mblidhni të gjitha tabllotë e Mios dhe i vendosni përballë një peizazhi mitik siç është “Derë e Madhe” dhe do të shihni se realizmi tragjik dhe metafizik i kësaj të fundit do ti lë prapa frymëzimet impresioniste. Mio nuk pikturoi në Shkodër ashtu si Simoni nuk do të dinte se çfarë të vendoste përpara dyerve modeste të ulickave të Korçës. Këto dy shprehje artistike kaq të plota dhe të pavarura, pothuaj të njëkohshme, përbëjnë një pasuri të vërtetë kulturore kombëtare, një traditë origjinale dhe besnike ndaj rrënjëve që u dhanë jetë.

Krimtaria e tij përfshin kompozime, portrete, peizazhe e vizatime me karbon. Ndër më të njohurat janë “Beteja e Skënderbeut” (1916), “Te pusi i fshatit”, “Portë Shkodre”, etj. Në mënyrë të veçantë përmendet për portretin e Lekë Dukagjinit. Punimet e tij artistike e vendosin atë, ndër piktorët më të njohur shqiptar. Vdiq më 27 janar 1961. Simoni nuk ka gjerësinë e Kolë Idromenos, ai ngjan më tepër me rrjedhën e bollshme të një prroi i cili përshkron kodra dhe male. Zëri i tij modest paralajmëroi një të ardhme për të cilën ai nuk e kurseu talentin. I drejtë dhe gjithherë i gëzueshëm por pa ju fshehur imazheve dramatike ai kalonte e rridhte për të çuar diku, drejt moteve që do të vinin një mesazh fisnik dhe burrëror. Në mes të artit zyrtar ai nuk bije në sy. Tonet e nostalgjisë dhe një lloj brenge romantike e shoqërojnë ndonjëherë në ngujimin, në vetëflijimin e tij, tek një art me interes të theksuar etnografik. Mbas vdekjes më 1961 ju dha titulli “Piktor i Merituar” dhe më 1999 “Piktor i Popullit”[3].

Vikamat e tingujve të Feim Ibrahimit – Nga Enver Kushi

( In memoriam në 85- vjetorin e lindjes)

Dhe do të vijë heshtja

Se çdo vikamë fillon

Dhe mbaron me heshtje…

Migjeni

Shënimet për librin e Vera Ibrahimit “Vikama e tingullit”, i gjeta rastësisht, teksa shfletoja librin e saj… Mbaj mend, që në shtator ose në tetor të vitit 1997, Vera do të më jepte për të lexuar, faqen e parë të librit. Ishin orët e paradites dhe unë në këmbë, në zyrën e saj të vogël në Ministrinë e Kulturës, e lexova dhe rilexova disa herë atë faqe. Më bëri përshtypje kultura e të shkruarit dhe emocioni që përcillej në ato pak rreshta. Dukej një dorë e stërvitur. Ja thashë menjëherë këtë. Ajo, si gjithmonë modeste dhe fisnike, më falenderoi. Pastaj shkova në zyrën time dhe nga dritarja, hodha vështrimin jashtë. Dukej godina e Qeverisë, bulevardi i pluhurosur dhe ushtarë të armatosur në trotuarin përballë. Ishte vjeshtë e trishtë, me pluhur, krisma, netë dhe ditë ankthi, lajme absurde nga një Shqipëri absurde, katandisur kështu fatkeqësisht nga një politike tej absurdes. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, ishin me plagë. Por Vera ishte shumëfish e plagosur. Fillimgushtin e 1997-ës, në Torino, kishte ndërruar jetë, bashkëshorti i saj, një nga kompozitorët më të shquar e më fisniku i racës së artistëve shqiptarë, Feim Ibrahimi… Ishte një humbje tronditëse për Shqipërinë e më gjerë… Vera Ibrahimi me dinjitet përballoi gjëmën dhe po me aq dinjitet, diti që plagën e madhe ta mbante brenda vetes. Ishte një stoicizëm i admirueshëm ballkanik, që padyshim kishte në të edhe nga stoicizmi dhe fisnikëria e grave shkodrane. Në sytë e mi ( dhe jo vetëm), kjo e fisnikëroi më shumë atë…

Dhe kur lexova atë ditë   fillimin e librit për Feimin, m’u duk sikur preka plagën e saj të madhe e të pashërueshme dhe ndjeva edhe mall të papërballueshëm e ca vikama tingujsh, po aq të papërballueshëm e hyjnorë. Vera Ibrahimi, si në rrëfimet mitologjike të të parëve të mi thesprotë, që pasmesnetëve të pagjuma, flasin me të vdekurit brigjeve të lumit tim mitik Aheron, në qendër të Tiranës, thërriste shpirtin e Feim Ibrahimit. Dhe ai vinte menjëherë, ashtu siç ka qenë: me të qeshurën karakteristike  dhe i zbehtë.

…Sepse ky libër nuk mund të shkruhej ndryshe, veçse në këtë atmosferë mistike, ku i gjalli me të vdekurin natyrshëm flasin me njëri-tjetrin.

Shënimët për librin “Vikama e tingullit”, janë mbajtur gjatë ditëve kur e lexova atë. Ato janë impresione të çastit dhe botohen ashtu siç kam shkruar në ato ditë të nxehta korriku.

Pa datë. Korrik

Kam ditë që lexoj librin e Vera Ibrahimit “Vikama e tingullit”. Është nga librat e rrallë, botuar vitet e fundit, që e lexoj me emocion të veçantë dhe çdo faqe e tij më drithëron. Mos ndoshta kjo ka të bëjëj me faktin se Verën e njoh prej vitesh dhe tani jam në një zyrë me të? Apo që edhe Feimin e kam njohur dhe me aq pak njohje, kam parë tek ai vazhdimisht nga të rrallët fisnikë të racës së artistëve? Nuk e besoj… Libri i Verës është det ndjenjash dhe emocionesh. Vërtetë kam kohë pa lexuar një libër kaq drithërues. Nuk është kuartet harqesh. As orkestër e vogël… Libri i Verës më duket se është një orkestër madhështore, me qindra orkestrantë dhe me një dirigjent të çuditshëm, që komandon ose dirigjon mrekullisht fjalën, këtë magji të shpirtit njerëzor. Vera, këtë magji që quhet fjalë, herë-herë i jep drithërimën dhe ndjeshmërinë e notave muzikore. Këtu fjala është edhe tingull drithërues njerëzor, edhe dritë, edhe muzg, edhe natë, edhe… Edhe amshim.

24 korrik. Bibliotekë. Pasdite.

Libri i Vera Ibrahimit, i kalon caqet e një libri thjesht kujtimesh. Ai i ka të gjitha: edhe kronikën e jetës, edhe kujtimet, edhe të përditshmen, botën artistike shqiptare me arritjet e padiskutueshme, por edhe me provincializmin, mediokritetin, ligësitë vulgaritetin e kohës që lamë pas, edhe anatominë e procesit krijues ose laboratorin e kompozitorit të madh Feim Ibrahimi… Ajo njeh mirë edhe muzikën, duke zbërthyer estetikisht, me profesionalizëm, veprat muzikore të bashkëshortit të saj.

E njejta ditë. Afër mesnatës. Shtëpi.

 Kjo grua fisnike, që unë kam patur fatin të punoj vite më parë në Ministrinë e Kulturës dhe më pas në një zyrë në Muzeun Historik Kombëtar, në këtë libër shfaq talentin e saj si shkrimtare e vërtetë. Ajo mund të mos shkruajë më… Ndoshta edhe mund të shkruajë… Kjo s’ka rëndësi. Ky libër, me një tekst të ngeshur emocional, ku shpaloset  një epokë dhe një kompozitor i shquar, duhet të futet në programet e shkollave të muzikës në Shqipëri dhe Kosovë. Në të do të prekni dhe njiheni me punën e palodhur të kompozitorit. Në të gjitha vitet, që kam kaluar me Feimin,shkruan Vera, kohë-jeta e Tij ka një skemë të pazakonshme me jetën e njerëzve të profesioneve të tjera. Ushtrime në piano, pastaj kompozim, lexime të panumërta partiturash, poezishë, biografishë të njerëzve të shquar, shkrime teorike rreth muzikës nga teoricienë arti, librash filozofike. Letërkëmbime, përkthime. Vazhdimisht përsosje në gjuhën frënge e ruse, madje edhe mësime në anglisht. Pothuajse asnjë orë para televizorit, sepse dëgjon vetëm lajmet në stacionet më kryesore, ose kur transmetohet muzikë simfonike, instrumentale, balete, opera… Punë, punë shumë e madhe do të jetë deri në fund të jetës motoja udhërrëfyese e Feimit.

Muze. Zyrë. Ora 10 e datës 25 korrik.

Vapë e madhe.

Vetëm ajo mund të depërtojë aq mjeshtërisht dhe thellësisht, në jetën e njeriut me emrin Feim Ibrahimi dhe kompozitorit të shquar me emrin e pavdekshëm Feim Ibrahimi… Kur lexon Verën thua: “Jo fjala, por tingulli tronditës, që më shumë se fjala depërton në misteret e jetës dhe shpirtin e njeriut, është i pari…”. Ndoshta njeriu i parë, para se të artikulonte fjalën e plotë, me siguri, ka “folur” me tingujt muzikorë… Libri i Verës, më rikthen në vitet e rinisë time të hershme, atëherë kur dëgjoja këngën e filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen” apo qershorin e vitit 1978, kur i mbërthyer pas ekranit të televizorit, dëgjoja zërin tronditës të Rikard Larjes dhe muzikën epike, po aq tronditëse të Feim Ibrahimit. Mbaj mend se isha mësues i letërsisë në shkollën e mesme të Rrogozhinës dhe 100-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nëpërmjet edhe poemës vokalo-simfonike “Tan Shqipnia asht betue” të Feim Ibrahimit, erdhi e prekshme, dramatike, e gjallë si asnjëherë tjetër… Ishte një muzikë himn. Ndoshta do të mjaftonte vetëm ajo, për të ngritur mijëra shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi. Faleminderit Vera, që me librin tënd, më riktheve emocionet e rinisë sime.

E njëjta ditë. Ora 1400

 I qetë në dukje, me një mirësi e buzëqeshje të përhershme në portretin e tij, Feim Ibrahimi në brendësi dallgëzonte. Dhe s’mund të ishte ndryshe njeriu Feim Ibrahimi nga kompozitori Feim Ibrahimi. Vera, në librin e saj, ka dhënë botën e dallgëzuar të njeriut dhe kompozitorit. Dallgëzimet në muzikën e tij janë të brendshme, në thellësi. Dhe dallgëzimet në thellësi janë më të fuqishme, më tronditëse se ato në sipërfaqe. Kjo është veçori e artit të vërtetë të të gjitha kohërave. Feim Ibrahimi jetoi në një kohë të trazuar dhe krijoi një muzikë të trazuar, thënë ndryshe, në të ndjehen dallgët e brendshme të saj.    Vera Ibrahimi, në këtë libër homazh e të rrallë, e jep bukur këtë anë të jetës dhe veprës së bashkëshortit të saj. Libri i Verës, për ata që dinë të lexojnë, dallgëzon nga brenda. Nuk është i rastit tituli i librit. Sipas “Fjalorit të Gjuhës Shqipe”, fjala VIKAMË ka këtë kuptim: britmë, thirrje, vigmë. Dhe fjala VIGMË ka kuptimin: klithma që njerr njeriu në rast fatkeqësie, nga dhimbja që ndjen etj., britmë e madhe, sokëllimë. I tillë është ky libër, fund e krye një dhimbje dhe britmë e madhe për ndarjen para kohe nga jeta të kompozitorit Feim Ibrahimi, krijimtaria e të cilit është vikamë më vehte e mijra tingujve…

Kompozitori Aleksandër Peçi në shkrimin “Biografia e Vikamës së një Epoke”, botuar në gazetën “Drita”, më 10 gusht të vitit 1979(cituar i plotë nga Vera Ibrahimi, në librin e saj), i bën një analizë të thellë, duke shkuar më tej, “Trios Vikamë për violinë, për violë, violonçelë”,  premiera e së cilës u dha më 21 maj 1996, në Akademinë e Arteve: “E tillë është vikama me të cilën kompozitori Feim Ibrahimi përshëndeti botën muzikore të viteve ’60-’70. Ishte klithmë e një lindje të re si kompozitor e që do të zgjonte mëngjese të reja për botën muzikore shqiptare…ajo do të piskante fuqishëm për një identitet kombëtar modern e drejt rireformimeve bashkëkohore…si fenomen sonor, por edhe si fenomen estetik, sinonimati vikamë-piskamë-klithmë e Ibrahimit, formuloi gjatë gjithë jetës tek ai profilet e një krijuesi antidogmë e antikonservator…vepra e Feimit është një refleksion i vikamës së madhe të Atdheut, që thyen e përtyp klithma tragjedish, që lind e varros bijtë e vet, që e bëjnë t’i fryjnë erëra lotëndjellëse e që ëndërron t’i vesëzojë mëngjeset e shpresave”.

Më emocionojnë edhe marrëdhëniet e Feimit dhe Verës me vajzën e tyre të vetme, Etrin, tashmë pianiste e talentuar. Etri, shkruan Vera, me tingujt e saj na krijoi një botë të dytë, tepër të mundimshme, por që asaj dhe ne, shumë herë na blatoi kënaqësi të jashtëzakonshme, mosqënie në Tokë dhe fluturime qiellore… Ai donte të nderohej edhe me kryeveprën e Tij, Etrin, dhe prandaj bëhet kujdestar, petagog, kritik I rreptë, bashkëpunëtor, konsulent…

Intermexo: Kronika e jetës

Feim Ibrahimi lindi në 20 tetor 1935 në Gjirokastër.

Në vitin 1962 në Konservatorin e sapokrijuar të Tiranës, nisi studimet nën drejtimin e Tish Daisë, që e përfundoi në 1966.

Në vitet 1966–73 dha mësim në degën e kompozicionit, kontrapunkt dhe harmoni, në Konservator, e më pas mbajti postin e Nëndrejtorit të Institutit të Lartë të Arteve. Në vitet 1977–1991 emërohet Sekretar për Muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe më vonë  edhe Drejtor i Pergjithshëm i Teatrit të Operas dhe Baletit, (1991–92).

Nga viti 1992 -1997 ishte profesor i teorisë dhe kompozicionit në Akademinë e Arteve.

Gjatë të gjithë karrierës së tij, ai u përpoq të çonte muzikën shqiptare në skenën muzikore europiane.

Nga viti 1978-1991, punoi pa reshtur për pranimin e muzikës shqiptare në UNESCO dhe në 1991 ai u bë presidenti i parë i Këshillit Kombëtar të Muzikës, duke arritur më në fund, ta bënte atë, anëtar të Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës në UNESCO.

Për të rritur zhvillimin e kompozicionit shqiptar,në vitin 1992, Ibrahimi themeloi festivalin “Mbrëmje të Muzikës së Re Shqiptare”.

Në 1994 themeloi shoqatën artistike “Pentaton” (sot Fondacioni Kulturor “Feim Ibrahimi”), me synim organizimin e veprimtarive kulturore, si edhe ngritjen e një konservatori privat për fëmijë të talentuar. Disa nga veprat e tij janë botuar në Angli prej Emerson Edition.

Për meritat artistike, në 1989, shteti shqiptar i akordoi titullin “Artist i Popullit”, titulli më i lartë artistik i Shqipërisë.

Në vitin 2000, Bashkia e Tiranës i akordoi titullin “Mirënjohje e Tiranës”, për kontributin e tij në kulturën shqiptare dhe veçanërisht për kulturën e kryeqytetit.

Në 2001, Bashkia e Durrësit (qyteti ku kishte kaluar fëmijërinë dhe rininë e tij), i dha titullin Qytetar Nderi.

Në 2008, Bashkia e Gjirokastrës, qytetit të tij të lindjes, i akordoi titullin “Qytetar Nderi” dhe i vuri emrin e tij shkollës së mesme rajonale të muzikës.

Emrin e Feim Ibrahimit e mbajnë rrugët në qytetet Gjirokastër, Durrës dhe Prishtinë.

Muzika e Ibrahimit shtrihet thuajse në të gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale. “Dialogo” për violonçel dhe piano, si dhe romanca “E la tua veste è bianca” (sipas një poeme të S. Quasimodo-s) për soprano, violonçel dhe piano, (të dyja të kompozuara në qershor të 1997-s), janë veprat e fundit të kompozitorit, i cili u largua nga jeta në 2 gusht 1997, në Torino, Itali.

Pa datë

Ky libër është shkruar gjatë netëve të tëra dhe natyrisht, si çdo libër apo krijim artistik, në vetmi. Vera, e ngarkuar emocionalisht me qindra dhe mijëra orë dhe ditë të së kaluarës, si një magjistare, i ka thirrur ato, ditët dhe netët e shkuara të Feimit e të sajat. Dhe si në artin e madh surealist, befas, ka rizgjuar kohën e shkuar. Duket sikur ato rrëfejnë, herë-herë me radhë në mënyrë kronologjike, por në të shumtën e rasteve, ato dalin nga radha. Vitet 1969-1971.  Pastaj 1983. Prap viti 1971. 1978. Është një vit ulëritës ky. E më pas, i shpërfytyruar vjen gushti i 1997-ës: i verdhë, meit, hënor, me pak fjalë, me sy të tharë nga dhimbja, i ngrirë me një kohë pa kohë…

Vera lë menjanë fletën e bardhë dhe ndez cigaren. E thith ngadalë. I hedh një vështrim të shpejtë derës, pastaj telefonit, prap derës dhe orës së madhe në mur… Ka kaluar mesnata… Është koha kur vjen Ai, me të njejtën buzëqeshje dhe mirësi… Ajo ka kohë që e pret. Ka nevojë për rrëfimin e tij. Dhe Vera nis e shkruan: “Mirëpo në mes të ëndrrave, në orën 2-3 pasmesnate, dikush e zgjon. Është një zë i brendshëm, që  e urdhëron të ngrihet. Pa ndezur abazhurin , duke mos dashur të më prishë gjumin, hedh diçka krahëve dhe shkon në studio. I afrohem vjedhurazi derës. Asnjë zhurmë. E hap ngadalë dhe pamja e tij me mbetet e fiksuar përjetësisht: i ulur në piano, me laps në dorë, e i përkulur mbi partet e lëna ashtu, të hapura…

… Kur ka ndodhur kjo? Në ç’natë? Në ç’muaj? Në ç’vit? Nuk e di. Se përcaktoj dot, sepse ishte e shpeshhershme, madje më duket se edhe tani. Ai është përsëri aty, në studio, megjithëse piano hesht…”

I tillë është ky libër: shkruar me shpirt ose rrëfim për një shpirt, që ka fituar përjetësinë.

Këtu është pak a shumë historia e një kompozitori, që edhe pranë vdekjes hodhi në partiturë nota muzikore. Luftoi të shpëtonte, shkruan Vera, por nuk arriti dot. Atëhere hapi krahët dhe u zhduk drejt të panjohurës. Është një histori, që flet për jetën dhe bukurinë e saj, për shortet dhe qëndrueshmërinë, për mundësitë e jetës së vërtetë dhe vdekjen…

Shënimi i fundit: Brënda dhe jashtë tekstit

Tirana në të gjitha stinët, ka ditë që qiejt e ngarkuar me retë gri, derdhin shira të rrëmbyer zemrak, inatçorë. Ndoshta të tillë kanë qënë këto shira, që nga fillesat e këtij  qyteti, por nuk e di pse, më duket se kohërat e fundit ato janë si shpërthime dufesh për të rizgjuar shpirtin dhe kujtesën e këtij qyteti. Këto mendoja fundshkurtin e këtij viti, pasi kishim përcjellë për në banesën e fundit Fuat Çanon, një gjirokastrit të mënçur dhe të heshtur. Ai u varros, sipas amanetit që i kishte lënë të shoqes, Natashës, në një varr me nënën, që vinte nga derë e Shapllove. Varri ishte ne fillim të varrezave të Sharrës, ose mos gaboj, në parcelën e parë, ku ndryshe nga të gjallët, që jetojnë në lagje, ajo e të vdekurve nuk quhet lagje, por parcelë.

Që nga mëngjesi i asaj dite, në Tiranë derdhte dufin e tij shiu i vrullshëm. Dhe ndërsa kthehesha përmes varreve, për të dalë në rrugën kryesore të qytetit të të vdekurve, befas syri më zuri portretin e qeshur të Feim Ibrahimit. U afrova pranë tij dhe preka me dorë, në fillim fotografinë e vendosur në pjesën e sipërme të mermerit dhe më pas notat e pentagramit, që ishin hedhur në një pjesë tjetër mermeri, që ngrihej lart. Ky nuk është varr i zakonshëm, thashë me vehte, është më shumë se vepër arti. Skulptori, Mumtaz Dhrami edhe këtu, për mikun e tij Feim Ibrahimi, ka ngritur një monument, që flet shumë. Sipas skulptorit, pjesa e ngritur e mermerit, është një krah ëngjëlli dhe notat muzikore të pentagramit të ngrira në këtë krah janë të romancës “Lamtumirë miku im, lamtumirë”. Feim Ibrahimi këto nota muzikore i hodhi në letër, pak kohë para se të ndrronte jetë, frymëzuar nga vargjet e mrekullueshme të poetit të madh rus, Esenin.

Kujt u flasin këto nota muzikore të gdhendura në këtë krah ëngjëlli, që vazhdon të rrihet nga shiu i vrullshëm: të gjallëve, apo të vdekurve? E ndërsa u largova, nuk dëgjoja asgjë: as shiun, as zërat e njerëzve që kalonin, as lutjet e fëmijëve romë që zgjatnin duart, as… Më pas, teksa autobusi u nis, hapa perden, duke parë varret e parcelës nr.1. Dhe përmes shiut që binte, nga varri monument i Feim Ibrahimit, krahas tingujve të romancës “Lamtumirë miku im”, më ndiqnin nga pas edhe mijra tinguj, ose vikama tingujsh, që kompozitori i madh kishte lënë pas. I telefonova Verës dhe i tregova për shiun e rrëmbyer që binte në varrezat e Sharrës, për portretin e qeshur të Feimit dhe pentagramin si krah ëngjëlli të varrit të tij… Atëhere mendova për vdekëtarët e medhenj të këtij qyteti, që nuk janë më, shkrimtarë, piktorë, skulptorë, kineastë, artistë të tjerë, e midis tyre edhe Feim Ibrahimi, që edhe i vdekur vazhdon të na japë gëzime, sa herë dëgjojmë këngët e veprat  muzikore të tij…Dhe m’u kujtuan vargjet e një poezie të Xhevahir Spahiut kushtuar kompozitorit të madh, që nuk është më:

Ti buzëqesh pa thënë asnjë fjalë,

Tingujt janë kthyer në fllad a rrebesh.

Tiranë, vjeshtë e dytë 2020

Gëzuar Ditën e lindjes vlonjati i mirë, Piktor i Popullit, Nestor Jonuzi! – Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

 

  Në këtë përvjetor të lindjes, Urimet më të mira, jetë gjatë e të suksesshme, birit të Vlorës,  Nestor Jonuzi!

 

  Nestor Jonuzi(1944), Piktor i Popullit, i cili, jo vetëm nuk e njohu të Atin,  por nuk i tha goja kurrë “Baba”.

 

Nestor Jonuzi është përfqësuesi më  autentik i Fisnikërisë Vlonjate, krenari e qytetit të Pavarësisë, që me historinë dhe bukurinë e tij të pakrahasueshme, me dy detet dhe natyrën përrallore, falë talentit të tij të  lindur, e bënë atë, një artist me famë.

Emri dhe fama e Nestor Jonuzit nderon familjen që e lindi, familjen që ka krijuar së bashku me bashkëshorten, fëmijët, me nipër e mbesa. Ai është Nder i Qytetit që e lindi,  Vlorës, së cilës i ka kushtuar jetën përmes pjesës më të madhe të pikturave të tij e veçanërisht shoqërinë e tij të mrekullueshme, që  në idividualitetin e tij çmon piktorin e madh dhe qytetarin, ose vlonjatin e mirë. Cilido e nderon këtë personalitet, pasi ai me penel e tellajo ka paraqitur historinë, bukurinë dhe ashpërsinë e jetës, ndaj me të drejtë është cilësuar një Vlerë e Kombit. Ai njihet si Njeri i mirë, qytetar i mirëilltë dhe Vlonjat i mirë, cilësi që ia rrisin atij autoritetit.

Cili është Nestor Jonuzi?

Nestor Jonuzi lindi në qytetin e Vlorës, më 15.10.1944, pak javë para çlirimit nga pushtuesit nazi- fashistë. Ka prejardhje nga familja fisnike “Jonuzi”, me origjinë  nga Elbasani, por që ka marrëdhënie fisnore dhe miqësie me familjet më fisnike të Vlorës.. Nuk ka fis dhe familje në Vlorë e më gjerë që të mos e njoh gjyshin e tij, tregtarin, Musa Jonuzi, i cili ka pasur Ekskluzivitetin (të drejtën) e tregtimit të filxhanëve prej porcelani të kafesë që mbanin emrin e tij, (Musa Jonuzi) si në pjatë dhe në filxhan, të cilët prodhoheshin në Venecia.

E ëma e Nestorit, Lake Avdullahu,  është e bija e Ibrahim Avdullahut, intelektual i njohur, një personalitet me influencë në Vlorë. Ka kryer Universitetin e Stambollit për Drejtësi. Është ndër themeluesit e Klubit “Labëria” dhe drejtues i tij. Për këtë arsye Ibrahim Avdullahu dhe të tjerë u kapën nga turqit më 1908 dhe i çuan në Stamboll, ku rrezikonin dënim me vdekje. Pasi u kthye në atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit më të afërt të Ismail Qemalit. Pas shpalljes së Pavarësisë është Kryetar i Bashkisë së Vlorës (1912–1914). Në mars të 1914 shkoi në Francë si përfaqësues i Vlorës për t’u këshilluar me Ismail Qemalin. Në 1914 kryeson negociatat me rebelët për të shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kërkuan largimin e tij si kryetar i Bashkisë. Ibrahim Avdullahu, ka qenë  një nga personalitetet më me influencë në Vlorë. Në vitin 1923 vuri kandidaturën për deputet.

Nestori është i biri i Tahsin Jonuzit, i cili studioi për arkeologji, histori e filozofi në Austri (Grace), ku mbrojti doktoraturën  dhe mori gradat shkencore Profesor-Doktor. Më 14 gusht 1944 u arrestua nga gjermanët bashkë me 39 burra të tjerë që përfunduan në krematoriumet e Mat’hauzenit. Tahsini la pas gruan të re shtatëzënë dhe me një djalë, Mentorin. Ai kurrë nuk e mësoi se ishte bërë me tjetër djalë. Nestori u rrit pa baba, jetim dhe gjithçka e fitoi nën kujdesin e nënës, fal talentit dhe vullnetit për të realizuar veten. Sot, jo pse është Piktor i Popullit, por ai është vetvetja në artet e bukura dhe kënaq shijet e njerëzve që e admirojnë pikturën dhe janë në gjendje ta lexojnë atë.

Nestori arsimin fillor e tetëvjeçar i kreu në qytetin e lindjes.Në vitin 1962  shkoi me studime në liceun artistik“Jordan Misja” në Tiranë. Në vitin1965 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve (Tiranë), dega e Pikturës.

Ai pati si udhëheqës artistik në artin e bukur e të vështirë të pikturës, piktorët e shquar Abdurrahim Buza, Kel Kojdheli, Janaq Paço, Nexhemdin Zajmi, Vilson Kilica, të cilët ishin pedagogët e tij. Duke qenë i talentuar, me ecuri të lartë në studime dhe pikturë, Nestori  e mbaroi Institutin 2 vite përpara. Pra 4 vite studime, i bëri në 2 vjet, fenomen i rrallë për kohën. Është një fakt që tregon talentin e rrallë dhe intelektin e tij.

Bregu ku piktori i Popullit gjen veten  në magjinë e natyrës së pakrahasueshme dhe matë  vendlindjes së tij, Vlorës

Drejt Pavarësisë

 

Pas studimeve, me një diplomë të merituar, u kthye në qytet, por askush nuk e emëroi, së paku të jepte lëndën e vizatimit, por e futën në NTAN si bojaxxhi. Ishte koha e Revolucionit Kulturor kinez, ku nisi etapa e tretë e luftës së klasave, u prishën institucionet fetare (kisha e xhamia), u arrestuan e u internuan qindra e mijëra familje shqiptare. Gjithsesi Nestori nuk ela penelin, por vazhdoi me një vullnet të jashtëzakonshëm, ashtu fjalëpak para tellajos prezantonte vendin e tij mes ngjyrave dhe talentit.

Ka një veprimtari krijuese shumëplanëshme, me ekspozita të shumta në vend e jashtë shtetit, me vepra në fondin e Galerisë Kombëtare, Vlorë, muze, nëpër institucionet shtetërore si dhe tek shtëpitë e miqve dhe dashamirësve të pikturës. Në disa portrete dhe kompozime ka në epiqendër Themeluesin e Shtetit Shqiptar, Ismail Qemalin.  Piktori Nestor Jonuzi dikur bonte pjesë  në ata piktorëqë kritika e kohës, e ka nënzëritur pa bërë bujë. E kanë pëlqyer, e kanë admiruar artin e tij të shprehur në tellajo dhe me pëshpërimë të zvargura që të mos i dëgjonte kush, bashkë me piktorët e shquar të qytetit si Skënder Kamberin dhe Nestror Jonuzini quajtën ,“Shkolla e pikturës së Vlorës”., ose “Shkolla e Vlorës”, ndoshta kundër dëshirës së tyre partiake.

Në të vërtetë në Vlorë shkolla e pikturës ka nxjerrë piktorë me emër jo vetëm brenda vendit, por, edhe jashtë kufijëve të kombit. Të tillë janë: Skënder Kamberi dhe Nestor Jonuzi, që janë vlerësuar me titullin “Piktor i Popullit”.Veç tyre  në Vlorë janë piktorë të shquar si, Agron Dine” Mjeshtër i Madh”, Sabaudin Xhaferi, Petrit Ceno, Agim Sulaj, Rakip Shabani etje… Në fakt, arti vetëshfaqet si qenësi vetjake, ku secili dallon  nga të tjerët, duke krijuar mëvetësinë e tij artistike. Çdo piktor ka veçoritë e tij artistike, që varen nga vetëqenia ose Nevetja, e cila përkufizon formimin e karakterit të çdo individi. Aq më tepër formimi i një artisti varet nga trashëgimia e genit, edukata, intelekti që vë në lëvizje talentin e lindur, shkalla e kulturës dhe vullneti për të realizuar ëndrrën, të çojnë në origjinalitetin e çdo dege të artit apo shkencës.

Prandaj një artist i madh është, njëkohësisht, edhe një “shkollë” më vehte, sepse në veprat e tij ai përçon një stil të vetin. I tillë ka qenë dhe vazhdon të jetë “Piktori i Popullit” Nestor Jonuzi.

Horizonti që përshfaqet teksa vëren pikturat e Nestorit në galeri, ku përfshihet e tëra e qenësishme  brenda një tabloje, ishte e huaj për normat e Realizmit Socialist, pasi syri dhe ndërgjegja e piktorit shihte tej realitetit që jetonte një komunitet i mbyllur, i ndarë për së gjalli nga bota e kulturuar. Kjo varej nga këndvështrimi i piktorit Jonuzi për jetën në veçanti dhe botën në tërësi. Koshienca dhe subkoshienca(DIJA dhe NËNDIJA) e një piktori të talentuar, gjenden tek Mbindërgjegja, ku artisti del mbi veten, mbi realitetin që  ai përjeton.  Kritika socialiste kishte shikim të lëbyrtë për t’i analizuar dhe vlerësuar pikturat e Nestorit, paçka se doktrinës marksiste nuk ia kishte qejfi të bënte përveçime e tubime shkrimtarësh e artistësh në rrethe të identifikuara, që i bashkonte diçka “ndryshe”, sikurse dhe i dallonte diçka nga e tërësishmja, nga “kopeja”, sepse këto ishin metodat e Realizmit Socialist. Mirëpo artisti i shquar s’ka nevojë për të qenë pjesë e një Grupimi, Lidhjeje, Shkolle, Metode, sepse ai vetë, me forcën e talentit të tij,pasi me talentin dhe punën e tij përbën një grup, një lidhje, një shkollë, një metodë krijuese më vete. Nestor Jonuzi, duke qenë vetvetja, si rrallë bashkëkohës të tij në artin e pikturës, e ka brenda Qenies së tij atë që u tha më sipër. Ai është në radhen e piktorëve më të shquar shqiptarë  e pa pikë dyshimi, sipas meje hyn ndër koloristët e mrekullueshëm dhe peizazhistët ku në atë hapësirë të telajos, syri ngulet te imazhi i piktorit dhe vështirë se largohet prej andej. Artisti para pak kohësh hapi një ekspozitë në Vlorë, ku vizitorët  në biseda me njëri-tjetrin, duke shijuar penelatat e piktorit  ndjenin emocionet e tij estetike derdhur me mjeshtëri artistike dhe jetësore nëpër peizazhe, portrete, akuarele dhe përtej realitetit. Të përshkruhet  ndjeshmëria e artistit është e vështirë, madje e pamundur të shpjegohet përmes fjalës  apo ligjërimeve, pasi aty pasqyrohet gjendja e brendshme e tij. Janë ndjesitë që lindin brenda Nevetes së tij që reflektojnë dhe përjetësohet një botë realëe  në tellajo përmes penelit të tij. Tek shikuesit e ndjeshëm krijohet pështypja sikur në çdo pikturë të tij, vërejnë një vallëzim mes ndjenjave të piktorit, natyrës, dritëhijeve që ngrihen në revoltë nga brendësia e shpirtit  të tij.  Përmes imazhit dhe lojës së ngjyrës, diçka shpesh e pashpjegueshme me fjalë, diçka jo njerëzore, thuajse mistike,  të kaplon trup e shpirt, të cilat i shijon syri, i ndjen thellësisht zemra dhe i përcepton mendja. Këto ndjesi ushtron arti i tij tek artdashësit.

Ndoshta dhe vetë Nestor  Jonuzi, po ta pyesësh befasisht, s’do arrij ta shpjegojë deri në fund atë çka syri i tij estetik, subkoshienti, intuita dhe ndjeshmëria e çastit improvizues gjatë atij harku kohor derisa ideja apo imazhi shndërrohen në një vepër të arrirë.

Çfarë gjen syri zhbirues i cilitdo dhe i mijëra shikuesëve, çfarë shquan apo i bije në sy në pikturat e Nestorit?  Sa hyn në një ekspozitë të tij, vëren vallëzimin e ngjyrave, një shkrirje nuancash të së kuqes, portokallisë, të verdhës, kafes, të plumbtës, të argjendtës, krejt ai horizont gati kozmik si në një yllësi a galaksi ku përflakja vjen nga tej horizontit, ose nga sipër nga retë , gjë që të jep një ndjesi adhurimi  deri në dehje kënaqësie shpirtërore, ku dimensionohen fisnikëria, madhështia dhe potenca, pra diçka tej realitetit. Në pikturat e tij të josh kontrasti estetik i ngjyrave, dimensioneve, dritëhijeve,  ku zotëron harmonia mes natyrës, rrymave të dritës, ajrit dhe sendeve  të vendosura mjeshtërisht në tellajo, që të çojnë drejt përjetësisë. E përbashkëta e peizazheve të Nestorit me dimensiobne të mëdha apo të vogla, është ndjenja e një kënaqësie ngazëllyese, që lë mbresa edhe pasi ke dalë nga galeria apo ekspozita.  Dhe ti i larguar me ndjesinë e së bukurës, e magjikes, rrugës kuvendon me Neveten, duke nënzëritur ëmbël: “Duket sikur këto piktura i ka vendosur aty Dora e Perëndisë së Bukurisë , e cila miraton nga lart kënaqësinë që kanë përciellë tek vizitorët apo artdashësit. Kurse njeriu artist fshihet nën syrin soditës dhe të mrekulluar të piktorit, i cili në lëbyrtësinë e muzgut, i zhytur në natyrë bëhet njësh me të,  me bukurinë e jashtëzakonshme të mëngjeseve të argjendëta dhe perëndimeve të rralla e të papërsëritshme të qytetit të tij të lindjes, Vlorës”. Pastaj nën ndjesinë, apo efektin mistik të  natyrës, e ka radhën peneli dhe ngjyrat fisnike, si, e bardha , okra, e murrmja dhe e hirta… I njohur për fuqinë e koloritit ai sjellë lindjet e praruara të diellit  dhe perëndimet origjinale.

Prandaj admiruesit e pikturës,  ndjehen mirë me të madhërishmen që gjejnë në pikturat e Nestorit, ku admirojnë horizontet e përflakura, paanësinë e të ujtës që tretet në kaltërsië dhe në pafundësinë e detit, hapësira të pamata, kontraste  relievesh  të vendit tonë deri në male të larta të thinjura prej moshës. Kjo harmoni që mbizotëron në pikturat e Nestor Jonuzit, ngjason me pentagramin në një orkestër Simfonike drejtuar nga dirigjenti. Këtu qëndron edhe sekreti i pikturave të Nestor Jonuzit, që veç harmonisë mes ngjyrave aty  shprehet muzikaliteti i veprës e cila flet ëmbël : “Unë jam e bukura, qetësuesja dhe harmonizimi  që sundojnë jetën!”

Në çdo kohë , kudo që të jetë, në Tiranë apo në Vlorë, atë e gjen në studio duke punuar. Talenti nuk njeh as moshë dhe as lodhje. Për Nestor Jonuzi , si piktor i shquar dhe i mirënjohur,  janë të huaja si mosha dhe lodhja.

 

Nestor, pranoni urimet tona : Gëzuar dhe festofshi dhe shumë vite të tjera Ditëlindjeje , me Djanën, fëmijët, dhe nipërit e mbesat!Qofsh gjithmonë i suksesshëm

 Ju urojmë shëndet!

 

Vilhelme , Fitimi dhe Familja Haxhiraj

Vlorë 20. 10 2020

Ajo hyri herët në jetën e artit me filmin “I teti në Bronz” – Nga PËRPARIM KABO

Ajo hyri heret ne jeten e artit 50 vjete me pare ne vitin 1970 me filmin ” I teti ne Bronz” dhe u rrit me artin skenik dhe ate filmik ( 12 filma artisike) dhe hap pas hapi mbriti qe te kthehej ne nje figure skenike tejet e admiruar. Nuk ishte e lehte qe te luaje ne skenen e Teatrit Kombetar krahas artisteve te medha te skenes te cilat kishin pervoje profil te spikatur dhe arritje…Por ajo nuk u dorezua deri sa arriti kulmet. Sot ka datelindjen artistja Yllka Mujo.
Ne teater ka interpretuar ne dhjetera shfaqje, por spikati vecanerisht me rolin e Luiza Milerit ne dramen Intrige e dashuri e Shilerit me nentitull Luiza Miler, 1979. Vijoi me pas me rolet: Bardha ne dramen Permbytja e Madhe e Kole Jakoves, 1977; Euromeni ne dramen Prometeu te Viktor Eftimiut, 1984; Nafija ne dramen Hijet e nates e Vedat Kokones, 1986. Ne vitin 1987 luajti rolin e Maries ne komedine “Nata e dymbedhjete” e Shekspirit.
Pas viteve ’90, Yllka Mujo pati nje veprimtari te ngjeshur, duke misheruar me nivel e prerje te ndryshme aktoriale shume role interesante, si madam Smith te komedia “Kengetarja tullace” e Joneskos, 1994; Julia te drama “Zonjusha Julia” e Stinbergut, 1998; Frosina te komedia “Kopshti me dallendyshe” e Babis Cikliropulos, 1998. Ne vitin 1995 i dha jete njerit prej roleve me te realizuar ne karrieren e saj aktoriale, Julias, ne dramen “Fernando Krafti” me ka shkruar kete leter e Tankert Dorstit, me te cilin fitoi cmimin Aleksander Moisiu si aktorja me e mire e Festivalit Kombetar te Teatrove, zhvilluar ne Vlore.
Spikat me rolin e Silvias te Kujdes! Kafshon e A. Gernit, 1999, dhe me rolin e Irina Nikollajevnes te Pulebardha e Cehovit. Nje tjeter personazh cehovian krijoi ajo ne dramen Xhaxha Vanja, 2005, ate te Elena Andrejevnes.
Ne vitin 2006 fitoi çmimin si “Aktorja me e mire” ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber, Maqedoni, me rolin e Klaudias ne dramen “Te jesh nene” te Robert Bracco. Eshte nje kulm roli i Elizabetes ne dramen Pamje nga ura (2007) e Artur Milerit.
Shkelqen mrekullisht te roli i Filumena Marturanos ne dramen e Eduardo De filipos (2009).
Kam pasur fatin ta shoh ne skenen e Globe Theater ne Londer gjate te parit festival botror me te gjitha veprat e Shekspirit; ne 2012-n ku luante tek Henri VI…Monologu i saj i la pa fryme spektatoret qe shperthyen ne duartrokitje, aq sa nje nga grate e sherbimit me pyeti, çfare gjuhe eshte kjo kaq magjike. Shqip i thash, me e vjetra e me misteriozja gjuhe… Nuk e kuptoj, shtoi ajo, por ndjenjat qe percolli aktorja me lane te habitur, çfare muzikaliteti dhe ndjesije. Kam 6 vjete qe punoi ketu ne kete teater por kjo shfaqie eshte speciale, kjo eshte aktore e madhe botrore. Po i thashe, e tille eshte…
pkabo 15 tetor 2020

Albumi i kompozitorit shqiptar Thoma Simaku në Top Ten në revistën prestigjoze Fanfare në SHBA –

Artistët shqiptarë në botë shkëlqejnë me artin e tyre. Art me identitet shqiptar.

 

Lajmi më i fundit që voal.ch ka nderin ta bëjë me  dije është se albumi i kompozitorit shqiptar Thoma Simaku Solos & Duos qe doli ne treg nga shtepia diskografike Naxos Records me 2019, eshte zgjedhur ne dhjeteshen me te mire te vitit nga kritiku James H. North ne revisten prestigjoze Fanfare ne Amerike. Ne kete liste perfshihen CD me vepra nga Beethoven dhe Bartok, si dhe dy kompozitore te tjere te shekullit XXI nga Hollanda dhe SHBA.

Artikulli botohet ne numrin 44:2 te revistes (nentor-dhjetor 2020).

Duke e renditur kompozitorin shqiptar nder kompozitoret e medhenj te shekulli XXI, kritiku amerikan shkruan:

“Secila veper e kompozitorit shqiptaro- anglez Thoma Simaku eshte mahnitese. Ky eshte albumi i tij i dyte ne Naxos, dhe kjo eshte hera e dyte qe ai zgjidhet ne listen time. Nje numer veprash te tjera qe gjenden ne YouTube dhe gjetiu jane po aq stimuluese”.

Te kater instrumentistet angleze Peter Sheppard-Skaerved, Roderick Chadwick, Joseph Houston dhe Chris Orton kane nje aktivitet te gjere nderkombetar. Midis veprave te tjera, ne kete album perfshihen dhe kenga arbereshe Moj e Bukura More, si dhe vepra Soliloquy V – Flauto Acerbo e cila fitoi cmimin ‘Kompozitorit i Vitit’ nga Akademia e Kompozitoreve Britanike (BASCA), te cilen juria e cilesoi si e cilesuar nga juria si vizionare dhe krejtesisht origjinale.

Muzika e kompozitorit shqiptar eshte ekzekutuar ne mbare Evropen, ne SHBA dhe me gjere per tre dekada, dhe eshte vleresuar me nje seri cmimesh nderkombetare per cilesite e saj ekspresive dhe mpleksjen e vecante te intensitetit muzikor dhe modernizmit.

Nder veprat kryesore perfshihen Koncerit per Orkeser Simpfonike qe fitoi çmimin Lutosławski Prize me 2013 ne konkurisn nderkombetar i shpallur me rastitn e 100 vjetorit te kompozitorit polak te shekullit XX, vepra per Orkester Harqesh The Scream (2017) e bazuar ne pikturen e famshme te Edvard Munch; si dhe nje cikel veprash virtuoze per instrumenta te ndryshem solistike. Kenga Moj e Bukura More ne versionin per violin & piano mund te degjohet ne YouTube.

 

NAZMI HOXHA: AUTOPORTRET (E botojmë me rastin e ditëlindjes së piktorit të shquar)

VOAL – Sot ka ditëlindjen piktori i shquar tropojan Nazmi Hoxha. Kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për Nazmiun, familjen, miqtë, të afërmit, por edhe për admiruesit e shumtë të talentit të tij të jashtëzakonshëm.

Me këtë rast e botojmë këtë autoportret, duke i uruar në emër të VOAL, në emër të lexuesve dhe në emrin e tonë piktorit të shquar Nazmi Hoxha edhe 100 vjet të tjera të lumtura, me një krjimtari gjithnjë e më të pasur dhe gjithnjë e më të përkryer, duke realizuar edhe plot kryevepra të tjera me penelin e tij të ndritur.

Botuesit

Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Ilir Çumani: “Zëri i Shpirtit tim”, kushtuar Zhuliana Jorganxhi

Ilir Çumani lajmëron daljen së shpejti të librit të tij kushtuar Zhuliana Jorganxhi, poeteshës të qindra e qindra teksteve të këngës shqiptare, e cila ka bashkëpunuar me majat e kompozitorëve dhe këngëtarëve shqiptarë. Ja çfarë shkruan Ilir Çumani në rrjetin social:
“Dëshiroj t’ju bëj me dije se sapo kam përfunduar dhe dorëzuar në shtyp Librin  “Zëri i Shpirtit tim”, me poezi të muzikuara të Mbretëreshës së Këngës Shqiptare, Zhuliana Jorganxhi.
Ka qenë një punë jo e lehtë për të përmbledhur në një libër të veçantë si ky, krijimtarinë më të begatë të kësaj autoreje që shtrihet në më shumë se gjysëm shekulli  dhe që në fakt, ky emër, sot zë një vend qendror në historinë i muzikës dhe të Këngës Shqiptare.
Janë tekste këngësh që kanë bërë historinë e Festivaleve në Radio Televizion dhe në koncertet e “Pranverës” dhe ato të “Stinës”, dhe jo vetëm.
Ky botim, krejt i veçantë në llojin e tij, do të jetë një befasi jo vetëm për profesionistë të fushës, si studiues, kompozitorë, poetë, këngëtarë, nxënës e studentë që studiojnë për kanto dhe kompozicion, por edhe për artëdashësit e shumtë të këngës dhe për lexuesit e thjeshtë….
Për më tej, ia lemë lexuesit të zbulojë mjaft të pa papritura, impresione dhe emocione që përcjell ky botim i cili do të pasurojë fondin e artë të trashëgimnisë së Kulturës sonë Kombëtare.”

Endri Nini është Ambasador i kombit në Europë, sepse me emrin e tij ai nderon Shqipërinë dhe shqiptarët

Për sezonin 2020/21 ai është Drejtori Artistik i Festivalit të Muzikës të Dhomës të Universitetit të Muzikës dhe Dramës Rostock, i cili do të zhvillohet nën moton Gëzuar Ditëlindjen Z. Beethoven ! Endri Nini është i vetmi artist shqiptar në trupën akademike të dy universiteteve shumë prestigjioze në Europë, Universiteti i Muzikes dhe Theatrit ne Rosotock Gjermani dhe ne Akademine Sibelius Finlande, perveç karieres brilante solistike në gjithë këto vite.

—————

Artistët shqiptarë në botë kanë arritur maja të suksesit. Por ky sukses nuk dhurohet, as nuk dhurohet në tabaka, por është rezultat i talentit, lodhjes dhe djersës.

Voal.ch po ju sjell portretin e Artistit Endri Nini. Në fund kur ta mbaroni së lexuari do të emocionoheni dhe krenoheni me Endrin sepse Endri ngre lart nëpër skenat e botës emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Endri Nini është njëkohësisht një pianist dhe muzikant i njohur i muzikës të dhomës që sot ka një jetë të pasur koncertore nëpër skenat e Europës.

Endri Nini ka lindur në 1984 në Tiranë. Ai studjoi piano me Anita Tartari në Akademinë e Arteve, pastaj i vijoi studimet me pedagogë të famshëm si Sontraud Speidel në Karlsruhe, Kevin Kenner në Londër dhe Bernd Goetzke në Hanover.

Endri gjithashtu mori leksione muzikore të posaçme nga Stephen Kovacevich, Aldo Ciccolini dhe Andras Schiff. Ai përfundoi studimet e tij për Muzikën e Dhomës me Markus Becker dhe Oliver Wille në Hanover.

Për rezultatet e tij të shkëlqyera Endri Nini ka marrë bursa nga Fondacione të tilla si DAAD, Villa Musica, Alfred-Töpfer Stiftung dhe Fondacioni Solti në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktivitetet Artistike të Endrit përfshijnë koncerte në Athinë, Londër, Vjenë, Berlin, Romë, Hamburg, Krakov,Frankfurt dhe shfaqje si solist me orkestra si Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptarë, Orkestra Filarmonike e Baden-Baden, Orkestra e Akademisë së Arteve Tiranë, Orkestra e Dhomës Karlsruhe dhe Orkestra e Dhomës të Tiranës.

Endri Nini ka performuar në festivale si: Annecy, Prusisë Kovi, Holland Music Sessions, de la Rajoni Franche-Comte, Chamber Music Festival Hanover dhe Allegretto Albania.

Si pianist i muzikës të dhomës ai ka performuar me muzikantë të kalibrit të lartë si Albrecht Mayer, Sabine Meyer, Daniel Rowland, Gustav Rivinius, Elsbeth Moser dhe Wolfgang Güttler, ndërsa koncerte të shumta solo dhe paraqitje në ansamblet e muzikës së dhomës  në vende të rëndësishme në të gjithë Gjermaninë, Evropë dhe Kinë.

Nga viti 2012 deri në vitin 2018 Endri ishte anëtar themelues dhe pianist i Flex Ensemble me të cilin fitoi disa çmime kryesore në garat prestigjioze ndërkombëtare të muzikës së dhomës si çmimi i parë në konkursin ndërkombëtar të muzikës së dhomës Robert Schumann në Frankfurt dhe çmimin e parë në Gianni Bergamo Çmimi i Muzikës Klasike në Lugano.

Me Flex Ensemble ai ka performuar në vende të tilla si Concertgebouw Amsterdam, Alte Oper Frankfurt, Qendra e Arteve Shfaqëse të Pekinit dhe Meistersingerhalle Nürnberg.

Si solist ai ka interpretuar me Orkestrën Filarmonike Baden-Baden, Orkestrën Simfonike të Radios dhe Televizionit Shqiptar, Orkestrën e Dhomës Karlsruhe dhe Orkestrën e Dhomës të Tiranës. Regjistrimet e tij përfshijnë dy CD me Ansamblin Flex „Arritja e Natës“ dhe „Au Suivant!“ (Për etiketat muzikore Genuin dhe Avi) si dhe regjistrime për radio si SWR, NDR, Radio Tirana, Radio 4 Amsterdam dhe Radio Semnoz në Francë . Ai gjithashtu ka performuar në Festivale të tilla Sommerliche Musiktage Hitzacker, Heidelberger Frühling, Festspiele Mecklenburg-Vorpommen, Annecy Festival, Prussia Cove, International Music Festival Goslar, Prishtina International Music Festival, Allegretto Albania dhe Podium Festival Esslingen.

Endri Nini ka fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare  si Concours International de Piano “Ile de France” në Paris, çmim nga Fondacioni Solti në Mbretërinë e Bashkuar Premio “Trio di Trieste” në Trieste dhe konkursi ndërkombëtar i muzikës së dhomës Kiejstut Bacewicz në Łódź .

Endri gjithashtu shpesh kuron formate multidisiplinare të koncerteve si një mënyrë efektive për të bashkuar audienca të ndryshme dhe muzikë.

Që nga viti 2014 ai ka krijuar rregullisht programe dhe duke performuar me muzikantë, kërcimtarë, aktorë dhe artistë vizualë në Festivalin e Muzikës së Dhomës Rheinhesen, serinë e koncerteve imPULS në Hanover si dhe Projektin Wunderkind në Shqipëri.

Për sezonin 2020/21 ai është Drejtori Artistik i Festivalit të Muzikës të Dhomës të Universitetit të Muzikës dhe Dramës Rostock, i cili do të zhvillohet nën moton Gëzuar Ditëlindjen Z. Beethoven !

Endri Nini është i vetmi artist shqiptar në trupën akademike të dy universiteteve shumë prestigjioze në Europë, Universiteti i Muzikes dhe Theatrit ne Rosotock Gjermani dhe ne Akademine Sibelius Finlande, perveç karieres brilante solistike në gjithë këto vite.

Endri Nini është Ambasador i kombit në Europë, sepse me emrin e tij ai nderon Shqipërinë dhe shqiptarët./Përgatiti: voal.ch/ Elida Buçpapaj

 

 

 

Shënim e pikëllim (i pa botuar, kurrsesi  i vonuar) – Porosi malesh: Gjelosh Gjokaj nuk do vdes kurrë! – Nga Bajram Sefaj

 

Jo vetëm Mileshi , por gjithë fshatrat e Malësisë (“Tuzi ndodhet në veriperëndim të Liqenit të Shkodrës, 10 km nga Podgorica, dhe 130 km nga Tirana. Komuna urbane e Tuzit përfshin fshatrat Arrëz, Bardhaj, Bënkaj, Budëz, Camaj, Cemi, Delaj, Dinosha, Dresha, Gurreci, Helmnica, Koja, Kodërbudani, Ksheva, Llofka, Lekaj, Mileshi i Ulët, Muzheçku, Nabomi, Nënhelmi, Nikmarrashi, Omerbozhaj, Pankali, Pikala, Prifti, Rudina, Selishta, Skorraqi, Spija, Stjepohu, Sukruqi, Shipçaniku, Shtëpia e Rakiqëve, Traboini, Trieshi, Tuzi, Vllana, Vrana”, por, sikur edhe fushat e gjëra, malet e larta, kodra e kodrina…, sikur gur e dru bashkë me liqenin e Shkodrës vetë…, në ditën e parë të këtij muaji (1 tetor), e lanë një porosi: të shënohet ndonjë fjalë më shumë për një nga këto fshatra, pikërisht për fshatin Milesh të Tuzit. Pse pikërisht për këtë fshat e jo për ndonjë tjetër, kur të gjithë si një kanë emta të bukur me nga një simfoni shkrepash, brenda tyre. (Shqiptoju emrat edhe një herë e provo t’i mbash në mëndë, kushtoju nga një poezi, këndoju një këngë!).

Atë ditë në fshat, në fshatin Milesh, në fshatin e lindjes, për herë të fundit aty u kthye biri i tij më i shtrenjtë dhe më i njohur nga kjo anë, Gjelosh Gjokaj,  djalë i këtij katundi të vocërr, si të harruar, atje midis shkrepash e kodrinash, ia qiti zërin e bardhë në “shtatë e Evropa”, por edhe në mbarë botën e madhe e të pafund të artit, atij pamor “cette fois ci”, siç thonë francezët. Gjeloshi erdhi në Mileshin e tij, për të mos u kthyer më, për të  mbet aty, për të vazhduar jetën e përmotshme (të amshueshme) nën dheun e tokës mëmëdhe të lindjes…

Toka (dheu) i lehtë i qoftë!

Ndonëse ishte ditë e lame me një diell të kuqërremët të vjeshtës së parë në Milesh,  egjithatë, ajo ishte ditë zie e pikëllimi, jo vetëm për këtë katund Malësie, por ishte ditë dhimbje e krenarie, për mbarë botën e madhe, për të gjithë shqiptarët, kudo e ngado, qofshin ata: atë ditë të shtunë, një tetor 2016, botës tjetër, asaj të ftohtës, të errëtës, të përjetshmes, ia falnim dhe ia lenim amanet dheut të qetë të njeriut tonë të urtë e fisnik, të gjeniut tonë të arteve pamore, të Picasso-s se maleve tona, një fyell ndër male… sikurse ishte Gjelosh Gjokaj.

Tokës, dheut të shenjtë të Mëmëdheut ia dhamë trupin e gjeniut tonë  që të na e ruaj me xhelozi, por, në anën tjetër, as tokës (dheut), as akujt tjetër, nuk ia dhuruam veprën e tij të madhe artistike. Vepra(t) e tij, do t’i ruajnë fondet e galerive të famshme kudo (në)për botë, do t’i ruajnë koleksionistët e pasionuar ngado qofshin ata, e, ata janë të shumtë…  Vepra kolosale e Gjeloshit, që, mbase, shumë shpejtë, do të shpallet thesar i trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore, ose një pjesë e atij, thesari të ruhet në shtëpinë e të ndjerit në Milesh, që ndoshta shumë shpejt edhe do të shpallet Shtëpi muze.

Pse jo!

Mileshi i vocërr i Malësisë se Madhe, atë ditë të bukur vjeshte plotë ngjyra (si të huazuara nga mijëra e mijëra pëlhura (telajo) të Gjeloshit tonë), për një çast ishte qendër e madhe të botës se madhe shpirtërore dhe artistike shqiptare, ishte luginë lotësh, ishte pistë mode e veshjes me të zeza, burra e gra, malësorë e malësore vendas dhe nga të gjitha trevat e tjera shqiptare…

Ditë e pikëllimit të madh, na bashkoi!

Të gjithë, si një, pjesëmarrësit në çastin e ndarjes prej Gjeloshit tonë, nxituan të hedhin nga një grusht dhé mbi çatinë e tij të amshueshme.

Kjo ishte përshëndetja, lamtumira e fundit, me Gjeloshin tonë, atje, në atë Milesh.

Bashkë me Ganiun (Gashin), piktor, student i dikurshëm dhe mik i dashur dhe i përjetshëm, (mik shtëpie) i të ndjerit, me pikëllim të madh, për të dytën herë përbirohemi sot nëpër kufirin ndër-shqiptar, Hani i Hotit dhe Morinë…Për të satën herë shijuam pelinin e hidhur e psherëtitë. deri kur më!?!, mallkuar qofsh ore kufij  që na ndanë gjithnjë…

Rruga është e gjatë, pikëllimi është i madh. Ani, kemi kohë që Gani Gashi, të shpalos disa, vetëm një pjesë të atyre përjetimeve më të thella gjatë shekullit të shoqërimit me të pa vdekshim kurrë, Gjeloshin tonë, modest e gjeni tok…

(Milesh, e shtunë, 1 tetor 2016)

Këngëtarja e talentuar shkodrane Gentjana Tafili soprano e parë në Korin zviceran të traditës Chor & Bündig

voal. ch – Në Suhr Aargau të Zvicrës zhvillon prej 13 vitesh aktivitetin koncertor Kori zviceran i Traditës Chor & Bündig ku soprano e parë është këngëtarja e njohur dhe e talentuar shkodrane Gentjana Tafili.

Kush e ka dëgjuar Gentjanën duke kënduar këngët shkodrane magjepset prej zërit të saj të kulluar e plot dritë.

Gentjana është dalluar për talentin  dhe interpretimet e saj që në fëmijëri duke marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme në qytetin e kulturës e traditës të këngës sikur është Shkodra.

Më pas, Gentjana Tafili emigroi në Zvicër, ku edhe krijoi familjen e saj të bukur, duke mos u ndarë kurrë prej pasionit të saj për këngën dhe punës të saj profesionale për të ngritur edhe më lart artin e të kënduarit bukur, gjithnjë të mbështetur në tabanin e pasur kombëtar, duke bërë që të Gentjana Tafili të mbetet zë i bukur në plejadën e këngëtareve më të mira shkodrane.

Gjithmonë për të rritur cilësinë interpretative Gentjana vazhdon të marrë mësime të kantos pranë pedagoges të kantos Znj.Marianne Benz ( Vocal Coach) si edhe mësime të Kitarës me pedagogun dhe kitaristin Z.Andy Lehner.

Gentjana Tafili përpos punës si edukatore e fëmijëve është e dashuruar me  skenën dhe publikun e saj të cilit vitet e fundit i ka dhuruar një numër këngësh të interpretuara me shumë mjeshtëri të lartë qoftë në evenimente të njohura të muzikës shkodrane në qytetin e saj të lindjes në Shkodër, por edhe në Zvicër, duke marrë pjesë në manifestime qoftë humanitare, në kuadër të aktiviteteve të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër si edhe në disa aktivitete kulturore të organizuar nga Zvicra apo komunitetit shqiptar këtu.

Gentjana Tafili po ashtu ka marrë pjesë në shumë projekte artistike në kuadrin e integrimit dhe shkëmbimit kulturor në Zvicrën multikulturore. Ajo është e ftuar shpesh në aktivitete ndërkulturore me të ftuar zvicerianë dhe pjesëmarrës nga kombësi të ndryshme.

Kur voal.ch kontaktoi me të, Gentjana i tregoi se është e angazhuar në dy koncerte që do të japë Kori zviceran i Traditës Chor & Bündig në datat 1 dhe 7 Nëntor ku ajo është soprano e parë. Koncerti më tregoi Gentjana është Pop dhe Musical si dhe me këngë të folklorit zviceran në dialektin e Zvicrës gjermanofolëse. Gentjana bashkë me korin do të paraqiten para publikut zvicerian e shqiptar nën drejtimin e dirigjentes Znj.Simone Fischer dhe piano Z.Simon Peter.

Adhuruesit e këngëve të Gentjana Tafilit janë zviceranë dhe shqiptarë, që presin me të drejtë prurje të reja prej saj, ngase ajo me zërin e bukur që ka dhe talentin, do ta pasurojë edhe më tej muzikën e pastër shqipe dhe këngën magjike shkodrane.

Voal.ch me këtë rast i uron Gentjana Tafilit suksese të pafundme!/

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho: Mirënjohëse për jetë Fjalët e zemrës për një ikonë si Rozmari Jorganxhi !

 

Voal.ch – Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, shpreh ekskluzivisht për voal.ch  dhimbjen e saj për largimin nga kjo botë të mbretëreshës të belkantos Rozmari Jorganxhi, sikur shkruante përpara disa ditësh në rubrikën In Memoriam gazeta Il Piccolo e Triestes, për artisten e madhe e cila e mbylli karierën në skenën e Teatrit të Operas Xhuzepe Verdi.

Ermonela Jaho e falenderon dhe i është mirënjohëse për jetë mezosopranos së famshme shqiptare, duke nënvizuar se takimi që ka patur me Artisten e madhe ka qenë pjesë e rrugëtimit të saj si artiste. Artistët e mëdhenj në fillimin e karierës së tyre ndodh patjetër që të jenë takuar me Artistë të mëdhenj të cilët në mënyrë profetike u parashohin rrugën e suksesit.

Ermonela Jaho me sukses të plotë vijon jetën e saj koncertore nëpër botë. Momentalisht ndodhet në Greqi, ku prej dje mbrëma, si dhe më 16, 20 dhe 25 tetor në Teatrin Kombëtar të Operas të Athinës është duke u shfaqur Opera e Puçinit Madam Buterfly, ku Ermonela interpreton rolin e Cio-Cio-San.

Kjo na bën të kujtojmë se kur Madame Buterfly është shfaqur për herë të parë në Teatrin e Operas në Tiranë, e shkëlqyera Rozmari Jorganxhi ka interpretuar rolin e Suzukit.

Më poshtë po sjellim dedikimin e Ermonela Jahos për Rozmari Jorganxhi, të një ikone në shkëlqim për ikonën që tashmë shkëlqen si yll në qiellin e parajsës. /Elida Buçpapaj

 

“Këto janë fjalet e zemres për nje ikone si Rozmari Jorganxhi.

Largimi nga jeta e figures se shquar te artit shqiptar dhe jo vetem,

te nderuares Rozmari Jorganxhi eshte nje humbje e madhe per boten e artit.

Ajo qe nje ikone e vertete

e Artistit me A te madhe.

E thjeshte, modeste, punetore e palodhur,

e dedikuar ne çdo gje qe bente,

vlera keto qe vetem nje Artist i vertete i misheron.

Mirenjohese per jete kesaj Zonje – Muzë e botës së muzikës.

Faleminderit qe takimi me ju ka qene nje nder hapat e rrugetimit tim si artiste.

I paharruar kujtimi dhe emri i saj i madh.”

Kam njohur një grua… Krijoi dhe interpretoi Rudina Papajani

Kam njohur një grua… Krijoi dhe interpretoi Rudina Papajani

 

 

 


Send this to a friend