VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 12 maj 1995 u nda nga jeta Mia Martini, një nga zërat më të bukur italianë

By | May 12, 2021
blank

Komentet

blank

VIDEO – KOMPOZITORI I SHQUAR ZEF ÇOBA JEP DORËHEQJEN NGA “ROZAFA EXPRESSION” TË CILËN E KRIJOI MË 21 QERSHOR 2007

VOAL – Kompozitori i shquar Zef Çoba detyrohet të japë dorëheqjen nga shoqata “ROZAFA EXPRESSION”, të cilën ai e themeloi më 21 qershor 2007, në Ditën Botërore të Muzikës. Ai sqaron publikun dashamirës shkaqet pse detyrohet ta ndërmarrë një vendim të tillë:

Të nderuar Miq të Muzikës; Të dashur muzikantë shkodranë;
Me daten 21 qershor 2007 vendosa ti bashkohem botës për të Festuar Diten Nderkombëtare të Muzikës në Shkodër me Shoqaten “ROZAFA EXPRESSION”, me aktivitetin e përvitshem “VIVA LA MUSICA”. Shoqatë që bazohet në talentin, pasionin dhe kontributin e anëtarëve. Kjo datë do të mbetet ngjarje, sepse për herë të parë Shqipëria iu bashkua mbi 110 shteteve, e më shumë se 460 vëndeve të botës. Miq të mirë, nuk ju ndalova unë ta festoni këtë ngjarje artistike, por jua mësova. Ju lutem, po, ju lutem, më jepni nje duartrokitje, pastaj hareshëm Festoni dhe guxoni të thoni çfarë të doni… “VIVA LA MUSICA”. Shenim: Të dashur edukator, mësojani drejtë të vërtetat e ngjarjeve artistike nxënësve tuaj të mirë.
blank
blank

“Pa vend” e dërgon Kosovën në Kanë

Fotografi e bërë gjatë xhirimeve të filmit të shkurtër “Pa vend”.

 

Luljeta Krasniqi – Veseli

Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do të garojë për “Palmën e Artë” në garën zyrtare të festivalit prestigjioz të filmit, atë të Kanës.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend”, është në mesin e dhjetë shteteve që do të garojnë në Festivalin e Kanës.

Ky është filmi i parë kosovar që garon në këtë festival.

Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta, në kontekstin e situatës së sotme.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, regjisori Samir Karahoda thotë se kjo është një prej arritjeve më të mëdha të kinematografisë së Kosovës, pasi filmi i tij, është prodhuar nga një ekip lokal.

Radio Evropa e Lirë: Nga afër 4 mijë filma të metrazhit të shkurtër, filmi “Pa vend” u zgjodh për garën për “Palmën e Artë” në Festivalin prestigjioz të Kanës. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Samir Karahoda: Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Është një prej arritjeve më të mëdha të kinematografisë vendore, duke përfshirë edhe ekipin, që vlen të përmendet, që është punuar me një ekip lokal. Pra, i tërë ekipi ka qenë nga Kosova. Me këtë e kemi dëshmuar se nëse bëhemi bashkë mund të arrijmë dhe të garojmë në secilin shtet të botës, sa i përket kësaj fushe.

Kinematografia, pa mbështetje të duhur

Radio Evropa e Lirë: Sa është e zhvilluar kinematografia në Kosovë?

Samir Karahoda: Jemi dëshmitarë që viteve të fundit, posaçërisht viti 2021, ka filluar me suksese të jashtëzakonshme prej festivalit “Sundance Film Festival“, ku patëm një triumf nga Blerta Basholli, pastaj Norika Sefa në Roterdam, filmi jonë është i radhës në Kanë. Deri në fund të vitit do të kemi edhe filma të tjerë në festivale të mëdha.

Kjo dëshmon se kemi kapacitete që të prodhojmë filma të mirë. Ndoshta edhe qeveria apo institucionet do të marrin parasysh këtë fakt dhe të bëjnë një strategji që të mbahet ky ritëm. Nëse nuk vazhdon të përkrahet kinematografia, atëherë ky ritëm mund të bie dhe pastaj do të jetë problem të kthemi në gjendjen që kemi qenë.

Sukseset e tilla të filmave tanë e ndërrojnë automatikisht perceptimin e selektorëve të festivaleve të filmit, pasi që nëse në çdo festival të madh kemi një prezencë, atëherë automatikisht fotografia jonë nga aspekti i kinematografisë do të ndryshojë.

Radio Evropa e Lirë: Sa jeni të kënaqur me mbështetjen që iu japin institucionet e Kosovës?

Samir Karahoda: Nëse e krahasojmë totalin e buxhetit të filmit tonë, një pjesë është financuar nga organizatat evropiane. Para se të prodhohet filmi ynë, televizioni prestigjioz Arte, ka blerë të drejtat për shtetin e Gjermanisë dhe Francës. Po ashtu, filmi është blerë edhe nga televizioni publik i Finlandës dhe tani jemi në negociata me televizionin e Zvicrës.

Regjisori Karahoda gjatë xhirimeve të filmit "Pa vend".

Regjisori Karahoda gjatë xhirimeve të filmit “Pa vend”.

Ne kemi marrë një shumë modeste nga Qendra Kinematografike e Kosovës, që menaxhohet nga shteti. Por, mund të them që problemi më i madh është mënyra e organizimit të pagesës së këtyre fondeve që i përftojmë. Pasi që filmi ynë është përfunduar pa asnjë alokim të mjeteve, tek këtë javë i kemi marrë mjetet e filmit. Pra, filmi është xhiruar, është montuar, është pranuar në një festival (Festivali i Kanës) dhe ne nuk e kemi pranuar pagesën e premtuar nga Qendra Kinematografike. Ky është problem më i madh sesa shuma që marrim. Kur nuk i ke mjetet, nuk mundesh të punosh. Por, falë vullnetit të mirë që kemi si shoqëri dhe përkrahim njëri-tjetrin, kemi arritur ta bëjmë këtë film.

Me buxhetin vjetor që ka kinematografia dhe sukseset që përfiton vendi ynë, nuk krahasohen. Nuk ka një balancë të suksesit me mbështetjen. Nëse kishte me qenë një përkrahje më e madhe, atëherë sukseset kishin me qenë më të mëdha. Shumë pak filma përkrahen gjatë vitit. Për këtë arsye, institucionet duhet të bëjnë një politikë që i jep prioritet kinematografisë. Aty ku shohin sukses, promovim të vendit, atëherë në ato pika duhet të investohet.

Fotografi e bërë gjatë xhirimit të filmit "Pa vend".

Fotografi e bërë gjatë xhirimit të filmit “Pa vend”.

Vetëm sporti dhe kultura janë duke dërguar fotografi të mira nga ky vend (Kosova), pasi që e dimë çfarë politike kemi. Pikërisht politika është duke penguar edhe fushat tjera.

Pikërisht edhe filmi ynë e trajton një temë të tillë, ku ekipet sportive nuk përkrahen dhe i lënë fëmijët tanë, të ardhmen tonë që të gjejnë zgjidhje vet.

15 vjet në 15 minuta

Radio Evropa e Lirë: Sa kohë është dashur që të realizohet filmi “Pa vend”?

Samir Karahoda: Teknikisht, xhirimet e filmit i kemi filluar në shtator (2020), por në tregim, në koncept kam punuar një kohë më të gjatë, diku afër një vit. Me qenë se filmi e përfshin vetëm një histori 15-20-vjeçare, pra prej pasluftës deri më sot, është dashur të punohet me kujdes pasi 15 vjet i kemi vendosur në 15 minuta.

Për 15 minuta (sa zgjat filmi) kemi xhiruar nëntë ditë, por xhirime të herëpashershme jo të pandërprera. Ajo forma të cilën unë e punoj filmin, zakonisht dua që t’i përfshij të gjitha stinët e vitit sepse tregimi është një histori e gjatë dhe është dashur të tregojmë se kanë kaluar vitet dhe tregimi vazhdon, e kështu me radhë.

Regjisori Karahoda thotë se për filmin, që zgjat 15 minuta, ka xhiruar nëntë ditë, në të gjitha stinët e vitit.

Regjisori Karahoda thotë se për filmin, që zgjat 15 minuta, ka xhiruar nëntë ditë, në të gjitha stinët e vitit.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë ato rrëfime që po i bëjnë përshtypje artdashësve të huaj?

Samir Karahoda: Punën që e kam si selektor i filmave në festivalin tonë DokuFest, kryesisht temat që dominojnë janë të drejtat e njerëzve, qofshin për një shoqëri të caktuar, pastaj të drejtat e femrave dhe barazisë gjinore. Në anën tjetër, numri i filmave artistikë që punohen, kryesisht kanë tema që trajtojnë të drejtat e njerëzve dhe problemet e shoqërisë në përgjithësi.

Radio Evropa e Lirë: Bosnje dhe Hercegovina është një vend që prodhon filma, të cilët jo rrallëherë, janë vlerësuar me çmime në festivalet prestigjioze ndërkombëtare. A mund që edhe Kosova të arrijë në një stad të tillë?

Samir Karahoda: Ndoshta Bosnja ka një traditë më të gjatë të filmit. Ata nuk e kanë pasur atë pengesë gjatë kohës së regjimit siç e kemi pasur ne paraluftës, kur ka qenë e ndaluar që të prodhohen filma. Ndoshta kjo ne na ka lënë pak prapa për dallim me vendet fqinje apo në ish-Jugosllavi. Sa i përket këtij momenti, mendoj që Kosova është duke e përjetuar një valë të re të kinematografisë, ku pothuajse shumica e filmave që po dalin, edhe ato pak që dalin, shumica e tyre po kanë suksese ndërkombëtare.

Sa i përket dallimit me Bosnjën, siç thash më herët, Bosnja ka një traditë më të gjatë, kanë qenë të nominuar edhe për Oscar, bile e kanë fituar një Oscar në vitet e kaluara. Por, ne nuk jemi larg tyre. Mendoj që shumë shpejt do t’i arrijmë, ndoshta edhe do t’i kalojmë, sa i përket filmit.

Radio Evropa e Lirë: A prisni të fitoni “Palmën e Artë”?

Samir Karahoda: Meqenëse vetëm dhjetë filma janë përzgjedhur nga afër 4 mijë filmave, mendoj se do të jetë një konkurrencë e fortë. Unë i qëndroj besnik filmit tonë, pasi që e kam punuar me përkushtim. Është një vepër që ka vlera, qoftë artistike, qoftë në përmbajtje të filmit, por nuk mund të them asgjë pasi që nuk i kam parë filmat tjera. Por, shpresat i kemi, shanset i kemi pasi që 10 përqindëshin e kemi të siguruar. I mbetet jurisë.

“Pa vend”, në DokuFest

Radio Evropa e Lirë: Kur mund ta shohin filmin artdashësit në Kosovë?

Samir Karahoda: Planet për shfaqjen në Kosovë janë për në DokuFest në muajin gusht, që i bie më pak se dy muaj, me qenë se para Festivalit të Kanës nuk mund të bëjmë premierë, pasi që rregullat e festivalit janë të tilla. Filmi për publikun vendor do të jetë në dispozicion prej muajit gusht, në DokuFest.

blank

BEKIM FEHMIU: ÇËSHTJA SHQIPTARE, TAKIMI I TIJ ME JOSEPH DIOGUARDIN MË 1991

Përvjetorin e dytë të vdekjes së Bekim Fehmiut, Milazim Salihu, mik shumë i afërt i Bekimit, e ka shënuar me një slogan “Një kafe me Bekim Fehmiun”, në kinemanë e vet “ABC”(Prishtinë), vend ku i ka kaluar pushimet e verës aktori i madh. Salihu ka thënë se si nuk e kuptuan shqiptarët asnjëherë përpikshmërinë e tij. Sipas tij, ka pasur shumë nisma që Bekim Fehmiu të lërë gjurmë edhe në artin shqiptar, por, siç thotë ai, injoranca e kineastëve shqiptarë të cilëve iu ka munguar bashkëpunimi në ide ka ndikuar që Bekim Fehmiu të tërhiqet në momentin e fundit. Në një nismë të tillë ka dështuar edhe me Kujtim Çashkun.

Si jeni njohur me Bekim Fehmiun?

Si krejt punëtorët e filmit që e kanë pasur idhull Bekim Fehmiun, në festivalin e punës në Istër, shumë i njohur në ish-Jugosllavi, unë për 20 vjet e kam ndjekur atë festival dhe isha student në Akademinë e Filmit, xhirues i filmit. Na përkrahte Bekim Fehmiu, na thoshte uroj që të kthehemi të gjithë në Kosovë dhe të bëjmë bashkërisht diçka. Kemi gjetur gjuhë të përbashkët, jemi njohur në vitet 80-të. Kemi përjetuar shumë gjëra të përbashkëta dhe dalëngadalë e kuptuam se mund të punojmë shumë projekte të përbashkëta dhe filluam. Iniciativa e një projekti ka qenë edhe projekti për Aleksandër Moisiun, në fillim të viteve 90-të. Shkuam në Lugano. U morëm vesh me Hajdin Sejdiun (biznesmen shqiptar), më pas erdhëm në Kosovë. U bëmë një ekip edhe me regjisorë kosovarë, por, mospërpikshmëria e ekipit kosovar bëri që Bekimi të tërhiqet. Bekimi gjithmonë ka pasur dëshirë të punonte me letra. Të rrallë janë njerëzit që kanë mundur të punojnë me të sepse ka qenë i përpiktë në punën e tij dhe kjo përpikshmëri e tij tregon për suksesin e tij në Evropë dhe botë. Por jo në Ballkan. Shqiptarët kurrë nuk kanë mundur të tregojnë disiplinë me të. Me të ka dështuar edhe Kujtim Çashku, i cili ka dashur të realizonte një film me të, ai ia ka dhënë skenarin që ta lexojë në fund të viteve të 80-ta. Bekimi e ka lexuar dhe i ka thënë Kujtimit që ta ndryshojë, por Kujtimi nuk ka ndryshuar asgjë në skenar, edhe është larguar duke thënë se “Si ti, si të tjerët jeni të njëjtë, shqiptarët nuk mund të shkojnë përpara në këtë formë të punës me mendimin se vetëm unë di dhe të tjerët nuk dinë asgjë, shqiptarëve iu ka munguar dhe ju mungon kombinimi i ideve”. Mëkat është për ne shqiptarët që nuk mundëm të realizojmë asnjë projekt me të. Prej vitit ‘88, ai çdo verë e ka kaluar këtu edhe në kohë të luftës edhe pas luftës. Ka biseduar me të gjithë, nuk ka as një kineast të ri që nuk ka pasur rast të mos bisedojë me Bekim Fehmiun, e sidomos këtu ku e ka pasur vendin në kinemanë “ABC”. Unë kam pas fat që e kam njohur Bekim Fehmiun.

Gjatë krejt asaj periudhë që jeni njohur me Bekim Fehmiun, si e keni njohur, çfarë njeriu ishte?

Bekim Fehmiu ishte i përpiktë, i fjalës, kur ka thënë po, ajo po ka ekzistuar. Nëse i ke thënë po Bekimit është dashur ta nxjerrësh atë po-në sepse është dashur ta bindësh për të mirë. Kjo është e rrallë te njerëzimi. Nëse Bekimi është bindur se duhet të punojë diçka, ai është nisur me idenë që ta përfundojë. Ndryshe, nëse nuk i ke dalë në fjalë ai është tërhequr në mënyrë të qetë. Rasti është i shkuarjes në Amerikë për çështjen shqiptare që njerëz të paktë e dinë këtë, por e dinë disa që janë në mesin e të gjallëve si: Ekrem Bardha, Hajdin Sejdia. Në vitin 1991 kemi shkuar në Amerikë dhe kemi takuar biznesmenët më të mëdhenj që t’i ndihmojnë shqiptarët në nevojë.

Kjo ishte ide e Bekimit. U takuam me Antonio Athanasin, Ekrem Bardhën, Xhim Xhemën, me DioGuardin, me të gjithë këta është takuar Bekimi, për çështje shqiptare, jo për film. Bekimi kërkonte një lobim për çështjen shqiptare sepse ishte një situatë shumë e ndjeshme si në Shqipëri si në Kosovë. Bekimi ishte luftëtar i asaj çështjeje. Mirëpo, edhe nga ai takim nuk doli asgjë. Ai u zhgënjye dhe u tërhoq.

Disa e kanë paraqitur Bekim Fehmiun si njeri hijerëndë, si e keni parë ju?

Po tip i rëndë ishte për ata që nuk donin ta dinin se kush ishte ai. Nuk deshën ta kuptojnë sepse nuk ju ka pëlqyer. Bekim Fehmiu është një ndër artistët e paktë që në moshën më të mirë, moshën më të re e ka ndërprerë aktrimin, kur ishte 52-vjeç. E ka bërë si protestë për terrorin e ushtruar të serbëve ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Është i vetmi artist që ka korrur sukses nga blloku i lindjes në perëndim. Sot e asaj dite është yll shqiptar. Është një detaj nga përvoja ime me të në Milano të Italisë. Ishim në aeroport të Milanos dhe kur arritëm aty, duke ia kërkuar pasaportën nga personeli i aeroportit, Bekimit i thanë mos je ti Uliksi (rol i Bekim Fehmiut), Bekimi ia ktheu se ka qenë Uliksi po tashti është Bekim Fehmiu. Kjo ngjarje bëri që krejt aeroporti i Milanos të bllokohej nga të interesuarit që të fotografohen dhe të marrin autografe të tij. Kjo ndodhi në kohën kur janë fyer më së shumti shqiptarët, në vitin ‘91.

Është krijuar bindja se shqiptarët nuk e deshën Bekim Fehmiun, nuk e afruan. Si mik i tij duhet të dini më shumë për këtë hendek. Çfarë ndodhi me të vërtetë?

Kineastët kosovarë nuk kanë ditur t’i qasen. Të dalë një kineast kosovar dhe të thotë që Bekim Fehmiu e ka refuzuar. Por, kineastët kosovarë nuk i janë ofruar me sinqeritet, deshtën të shfrytëzojnë ermin e tij. Por, Bekimi është Bekim dhe do të mbetet i pavdekshëm. Nuk kanë mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, jo që nuk e kanë dashtë, por mosdija i ka bërë injorantë sepse nuk di, nuk arrin ta kuptosh dikë të një niveli të tillë. Bekim Fehmiu ka qenë i tillë, ai e ka injoruar edhe producentin më të madh botëror sepse i është vonuar pesë minuta në takim. Përpikshmëria e tij ka ndikuar ndoshta edhe në fundin e jetës.

Sa kishte mall për Kosovën?

Ka pasur mall si krejt shqiptarët. Për atë i ka kaluar nga tre muaj verë këtu. Është përkujdesur për familjen.

Për çfarë flisnit më shumë me Bekimin, për shqiptarinë apo për artin?

Për të gjitha temat kemi biseduar, me sinqeritetin më të madh, pa asnjë interes. Ai ka pasur edhe shumë sens të humorit. Po është dashur ta njohësh mirë që ta kuptosh sensin e tij të humorit. Ka qenë një njeri i rrallë.

Sa të mungon tani Bekim Fehmiu, kur e kemi parasysh se ai këtë stinë e ka kaluar pikërisht në kinemanë tuaj?

Po i mungon të gjithëve. Sepse u mësuam të gjithë me të. Fundi i majit sillte Bekimin në Prishtinë.

Hiri i trupit, sipas amanetit të tij, iu shpërnda në Lumbardhin e Prizrenit, iu bëri të padrejtë miqve të tij që nuk la një varr për t’u lutur apo për të qarë?

Jo, për mua Bekimi është gjallë, nuk ka vdekur Bekimi, pikërisht që nuk ka varr, Bekimi nuk ka vdekur sepse Bekimi nuk vdes. Ata njerëz nuk vdesin, ai është këtu, është prezent, si këtu, si në Prizren. Era e Bekimit është këtu.

Çfarë dini ju për Bekim Fehmiun që nuk është thënë deri tani?

Ka shumë gjëra që nuk janë thënë. Nuk mund të thuhen me një intervistë, as me një libër. Ka shumë të flitet për Bekimin. Presim pjesën e dytë të librit të Bekimit. Nuk flitet për të as me një emision, nuk do të mjaftojë as e ardhmja.

Marrë nga gazeta “Zëri”

 

blank

Kosova përfaqësohet në BBC Cardiff Singer of the World me Elbenita Kajtazin

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi ka përfaqësuar Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World.

Kajtazi ka treguar se ishte ëndërr e saj të këndoj rolin e Juliette teksa falënderuar të gjithë për përkrahjen, njofton Klankosova.

 

“Të dashur miq, uroj ta shijoni paraqitjen time në Cardiff Singers Of the World, është ëndërr e imja të këndoj rolin e Juliette, uroj që së shpejti ta kem në kalendarin tim! Nga zemra ju uroj gjitha të mirat dhe faleminderit shumë për përkrahjen 💐. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme ta reprezentoja Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales” është shprehur Kajtazi.

blank

Më 16 qershor 1890 komiku i jashtëzakonshëm Stan Laurel

VOAL – Arthur Stanley Jefferson, i njohur më mirë si Stan Laurel, lindi në Ulverston, Lancashire (Britani e Madhe) më 16 qershor 1890. Babai, producenti, aktori dhe dramaturgu, Arthur J. Jefferson ishte pronari i Jefferson Theater Group dhe një nga aktoret e saj ishte e bukura Madge Metcalfe (e cila më vonë u bë gruaja e tij).

Kur grupi i teatrit u fut në telashe, çifti shkoi të jetojë me prindërit e Madge në Ulverstone, Lancashire veriore në veri të Gjirit Morecambe, ku Arthur Stanley Jefferson lindi më 16 qershor 1890, pesë vjet pas vëllait të tij Gordon. Më vonë, prindërit e Stanit i dhanë një motër të quajtur Beatrice të lindur, megjithatë, në Shield North, ku, ndërkohë, familja ishte shpërngulur.

Këtu, babai i Stan u emërua drejtor i Teatrit Mbretëror.

Jefferson së shpejti u bë një nga impresaret më të famshëm në veri të Anglisë, si dhe pronar i një zinxhiri të teatrove dhe drejtorit administrativ të Kompanisë Britanike të Vëzhguar me Anije.

Stan i ri ishte veçanërisht i magjepsur nga mjedisi teatral, ku ai kaloi pjesën më të madhe të kohës së lirë.

Kur u dërgua për të studiuar në një kolegj që e urrente, ai shfrytëzoi çdo mundësi për të vizituar teatrin e të atit në North Shields, rreth tridhjetë milje larg nga kolegji. Rezultatet negative, për sa i përket studimit, nuk kishin mbërritur, por babai i komikut të ardhshëm nuk bëri asgjë për të dekurajuar dashurinë e tij për teatrin, me shpresën sekrete se një ditë do ta zëvendësonte në fushën e menaxhimit dhe administrimit të teatrit.

Pasi prindi humbi një pjesë të madhe të pasurive të tij në një investim të pafrytshëm në New Theater Royal në Blythe, ai shiti të gjitha teatrot e tij për të shkuar dhe drejtuar, më 1905, Teatrin e famshëm të Glasgow Metropole. Stan, atëherë gjashtëmbëdhjetë vjeç, la shkollën për të punuar me kohë të plotë në sportelin e teatrit, por ambicia e tij e vërtetë ishte të punonte në skenë, e cila, pas insistimeve të panumërta, menjëherë ndodhi, edhe nëse me rezultate shumë të paqarta. Por kokëfortësia e Laurelit ishte legjendare dhe, megjithë reagimet e dobëta, vazhdoi rrugën e saj.

Pas shumë kohësh, ai filloi një turne në Angli me Levy dhe Cardwell’s Pantomimes, në shfaqjen Sleeping Beauty. Me pagën e një sterlinë në javë, ai punoi si menaxher në skenë dhe luajti pjesën e një “Golliwog”, një kukull groteske negre. Pas këtyre fillesave, “goditja” e parë e madhe ndodhi kur atij iu ofrua mundësia të punojë me kompaninë më të famshme teatrore në vend, atë të Fred Karno, ylli i të cilit së shpejti do të bëhej Charlie Spencer Chaplin. Me shoqërinë e Karno ai bëri disa shfaqje dhe nuk ishte e lehtë të shfaqesh në një mjedis kaq të ngopur me talent. Sidoqoftë, Laurel tregoi cilësi të jashtëzakonshme imituese, të njohura edhe nga i madhi Marcel Marceau, i cili vite më vonë pati arsye të shkruante: “Stan Laurel ishte një nga imituesit më të mëdhenj të kohës sonë”. Ai e kishte gjetur rrugën e tij.

Më 1912 kontrata e tij me Karno përfundoi, si një zëvendësues për Chaplinin, Stan vendosi të provojë fatin e tij në SHBA. Më 1916 u martua dhe në të njëjtën periudhë ndryshoi mbiemrin nga Jefferson në Laurel (arsyeja e vetme ishte bestytni: Stan Jefferson është saktësisht me trembëdhjetë shkronja!). Në vitin 1917 ai u vu re nga një prodhues i vogël i cili e lejoi atë të xhironte filmin e parë “Arra në maj”.

Gjithashtu në vitin 1917 Laurel e gjeti veten duke filmuar “Qen të lumtur” në të cilën takoi të riun Hardy.

Më 1926 Stan Laurel, në rolin e regjisorit, filmoi “Get’em Young” ku Oliver është një nga aktorët. Filmi nuk fillon shumë mirë, pasi Oliver digjet dhe zëvendësohet, me urdhër të Roach, nga vetë Stan që në këtë mënyrë humbet drejtimin e tij. Në vitin 1927, megjithatë, lindën veprat e para të çiftit Laurel & Hardy, megjithëse ata janë akoma larg nga të qenurit protagonistë të filmit.

Filmi i parë zyrtar i çiftit është “T’ia veshësh pantollonat Filipit” – “Putting Pants on Philip”, megjithëse në këtë film nuk gjejmë karakterizimet e personazheve të njohura për ne. Nga ky moment fillon partneriteti i hekurt me Hardy.

Vitet e arta mbarojnë rreth vitit 1940, kur marrëdhëniet me studiot Roach dhe Laurel & Hardy mbarojnë, ata kthehen në Metro dhe Fox; shtëpi të mëdha filmash që nuk i japin çiftit shumë kontroll mbi filmat.

Suksesi në Amerikë fillon të bjerë dhe kështu Stan dhe Ollie udhëtojnë në Evropë, ku fama e tyre është akoma shumë e madhe; suksesi është i menjëhershëm.

Vetëm në Evropë ata xhirojnë filmin e fundit “Atollo K”, një bashkëprodhim italo-francez që për fat të keq dëshmon se është një fiasko (ndër të tjera, gjatë xhirimit Stan kapet nga një sëmundje e rëndë).

Në vitin 1955 djali i Hal Roach kishte idenë të propozonte çiftin në një seri komedish për TV … por shëndeti i dy aktorëve është i keq. Më 1957 më 7 gusht, në moshën 65 vjeç Oliver Hardy vdes dhe me të një çift i papërsëritshëm; Stan është i shokuar.

Në vitet e fundit të jetës së tij Stan është i kënaqur me Oskarin, por i vjen keq që Ollie i varfër nuk mund ta shohë atë njohje madhështore. Më 23 shkurt 1965 në moshën shtatëdhjetë e pesë Stan Laurel dhe bashkë me të maska e tij të papërsëritshme, vdiq./Elida Buçpapaj

blank

Rrëfimi tronditës i Edmond Halilit: Si ma vranë vëllanë në kufi dhe s’na treguan as varrin! Petrit Gega më mori nga llaçi e më bëri aktor

Me më shumë se 200 role, e me një karrierë artistike prej 50 vjetësh në skenë, aktori i humorit, Edmond Halili, pak ditë më parë është nderuar me çmimin ”Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës.

Të gjithë e njohim si aktorin e humorit, të talentuar e popullor, shkodranin që jeton prej 20 vjetësh në Durrës, ai që ngjiten në skenë, e na bën të harrojmë hallet e jetës së përditshme. Por askush si ai, nuk e ka provuar brenda shpirtit të tij se çdo të thotë të të pushkatojnë vëllanë në kufij, në lule të rinisë, dhe t’ju ndalohet hapja e dyerve të mortit.

”Asnjë ditë zi, vëllanë e pushkatuan, ne të gjithë në punë, të gjithë si familje na dërguan në ndërtim, në punët më të vështira. Nuk jua mbajta dot amanetin prindërve, askush nuk na e tregon ku u varros vëllai dhe shoku i tij atë ditë të 18 gushtit të 1983”, thotë ai në një intervistë për gazetaren e “BalkanWeb” dhe “News24”, Klodjana Haxhiaj.

Vëllain e vranë dhe Mondin e dërguan të shuajë gëlqere çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje, e më pas është ngjitur në skenë për të bërë publikun të qeshë.

Mondi i përket brezit të humoristëve të Muharrem Hoxhës e Roland Kocës, me të cilët ka ndarë jetën artistike si humorist profesionist në teatrin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. E nisi aktrimin në moshën 14-vjeçare në Shkodër, aty ku humori është në gen të çdo qytetari e prej pak kohësh ka dalë në pension. ”Jam mirë me shëndet, për aq kohë as nuk blej ilaçe, pensioni më del”, shprehet me batutat, që për asnjë moment nuk i largohen.

Aktori i humorit rrëfen edhe pengun e madh të jetës së tij, në intervistën për “BalkanWeb” dhe “News24”. Prind i dy djemve, askush si ai nuk e ka përjetuar dhimbjen që për asnjë ditë të vetme të mos kesh mundësi të vajtosh e të mbash zi për vëllanë 25-vjeçar, të pushkatuar në kufi, në tentativë për t’u larguar nga vendi i zhytur në mjerim e skamje.

Në 17 gusht, vëllai i tij Tristani bën plot 40 vjet që u pushkatua në kufij, në moshën 25-vjeçare, në kufirin me Malin e Zi, në tentativë për t’u larguar nga vendi, dhe që atëherë, nuk ka mundur dot t’i bëjë një varr vëllait. Për asnjë ditë nuk i hapën dyert e mortit, për asnjë ditë nuk u veshën as nëna e as motrat e tij me të zeza, ndërsa kalvari i vuajtjeve të të gjithë familjes ishte i madh, deri në mbërritjen e demokracisë.

Së bashku me Guljelm Radonë, ata ishin dy aktorët shkodranë të spikatur të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Shumë dhimbje ka lënë largimi i parakohshëm i Guljelmit te Mondi, që në rrugët e qytetit të Durrësit është natyralizuar në durrsak, duke lënë mënjane biçikletën, e shëtitur në këmbë.

blank

HOROSKOPI I JAVËS 7-13 QERSHOR 2021

Dashi

Dielli vazhdon të lëvizë nëpër shtëpinë tuaj të familjes, duke ju kërkuar që t’i kushtoni vëmendje ndjenjave të caktuara që shfaqen në lidhje me ato me të cilat jetoni. Prapavajtja e kthimit të Neptunit mund të hedhë dritë mbi gjërat që mund të keni humbur, dhe potencialisht dikush që mund të mos ketë qenë i sinqertë. Në mesjavë, Venus zhvendoset në sektorin tuaj të komunikimit, duke e bërë një kohë të mirë për të zgjidhur këto çështje familjare.

Demi

Neptuni kthehet në mënyrë prapavajtëse në shtëpinë tuaj të miqësive, duke ju kërkuar që të bëni një vështrim më të afërt me miqtë që mund të mos jenë siç duket. Afërdita kthehet direkt në zonën tuaj të parave, kështu që për fat të mirë ato çështje të parave do të korrigjohen. Së fundmi, Marsi në Dashi lëviz në zonën tuaj shpirtërore, Demi. Është koha për t’u përqëndruar në atë që ju mban mbrapa.

Binjakët

Neptuni lëviz nëpër qëllimet tuaja dhe zonën e karrierës tani, Binjak. Bllokimi i qëllimeve tuaja është mënyra më e mirë për t’u siguruar që mjegullnaja e këtij planeti nuk të arrin tek ju. Afërdita kthehet drejtpërdrejt në shenjën tuaj këtë javë; disa të vërteta të pazbuluara mund të zbulohen. Më në fund, Marsi zhvendoset në zonën tuaj sociale, duke ju kërkuar të shoqëroheni, të shoqëroheni, të shoqëroheni.

Gaforrja

Prapavajtja e Neptunit po kthehet në sektorin tuaj shpirtëror, Gaforre. Dhe gjersa Afërdita kthehet drejtpërdrejt në zonën tuaj shpirtërore, kjo pjesë e grafikut tuaj po goditet nga drejtime të ndryshme. Besoni instinktet tuaja kur bëhet fjalë për atë që është më e mira për ju dhe lejoni vetes të shërohet nga plagët e vjetra.

Luani

Prapavajtja e Neptunit lëviz nëpër një zonë emocionale në tabelën tuaj. Kështu që ndërsa ju mund të jeni më shumë besim tani, Luan, mos harroni se gjërat janë të gjitha pak të mjegullueshme. Venera po kthehet drejtpërdrejt në zonën tuaj të miqësisë të Mërkurën, duke parë të gjitha llojet e tubimeve dhe ngjarjeve shoqërore për ju (edhe nëse ato janë në internet).

Virgjëresha

Ju mund të zbuloni se dikush po përfiton nga ju, Virgjëreshë. Prapavajtja e Neptunit po e sjell këtë në një pamje shumë të qartë. Fatmirësisht, Afërdita kthehet drejtpërdrejt në zonën tuaj të synimeve, kështu që ju do të jeni në gjendje të përqendroheni në atë që mund të bëni për të shtyrë veten përpara.

Peshorja

Prapavajtja e Neptunit po zhvendoset në zonën tuaj të jetesës. Ju mund të ndiheni sikur të gjitha gjërat që po bëni ju vetëm ju shtyjnë prapa. Pasi Afërdita të ecë përpara më vonë gjatë javës, tensioni do të hiqet. Ju mund të merrni disa mundësi të reja për të ringjallur ndjenjën tuaj të vetvetes. Përqafoni atë, Peshore.

Akrepi

Neptuni po kthehet në mënyrë prapavajtëse në sektorin tuaj të kohës së lirë dhe romancës. Ju e doni dashurinë, Akrep. Por për fat të keq, ky tranzit po ju bën pak më pak të prirur për të vendosur ato kufij. Marsi, sundimtari juaj, po kalon në zonën tuaj të jetesës. Kjo kërkon që të riktheheni shëndetin tuaj në rrugën e duhur.

Shigjetari

Neptuni lëviz tani nëpër zonën tuaj të shtëpisë, duke ju bërë të ndjeheni të shqetësuar në shtëpi me familjen. Mund të ketë një tension. Mënyra më e mirë për të pastruar ajrin, Shigjetar, është të filloni të flisni për parehatinë. Me Marsin në Dash duke kaluar në zonën tuaj të kohës së lirë, një aventurë e vogël nuk do të dëmtonte asnjë.

Bricjapi

Neptuni po kthehet në mënyrë prapravajtëse në zonën tuaj të komunikimit, Bricjap. Bëhuni gati që fjalët të ngjiten. Mënyra më e mirë për të përdorur këtë energji është të kanalizoni mendimet tuaja në heshtje përmes gazetarisë ose shkrimit. Venus zhvendoset në zonën tuaj të jetesës – një kohë ku do të zbuloni se më lehtë bashkoheni me bashkëmoshatarët dhe miqtë.

Ujori

Prapavajtja e kthimit të Neptunit në zonën tuaj të parave ju bën të kuptoni se sa i bashkangjitur jeni me pasurinë materiale. Mund të jetë gjithashtu më e vështirë të mbani shënime të parave tuaja. Gjithashtu këtë javë, Afërdita kthehet në sektorin tuaj të romancës. Përgatituni për të parë ndërprerjet në romancë, Ujor… Për shembull, gjërat mund të përfundojnë për ju dhe një partner.

Peshqit

Neptuni kthehet në mënyrë të përsëritur në shenjën tuaj deri në 28 qershor. Është një kohë e shkëlqyeshme për t’u lidhur përsëri me intuitën tuaj. Ky tranzit ju ndihmon të lidhni lidhjen tuaj shpirtërore në mënyrë që të jeni në gjendje të prekni gjërat që mund të shkojnë keq përpara se ato të bëhen. Afërdita kthehet mesjavë të drejtpërdrejtë, duke i bërë çështjet e shtëpisë më të dukshme. Është koha për t’i vendosur gjërat në tryezë ose për t’i ndjekur me disa ndryshime që dëshironi të bëni.

blank

Më 6 qershor 1928 lindi aktorja Melpomeni Çobani, Artiste e Popullit

Melpomeni Çobani ka lindur në 6 Qershor të vitit 1928 në Tiranë. Që në fillim merr pjese në festivalet amatore të punëtorëve në stabilimentin “Mihal Duri” ku punonte në shtypshkronjë . Aty vihet re nga Artisti i Popullit, Pandi Stillu i cili e fton të punojë si aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Roli i saj i parë do të jetë në dramën “Liza dhe Sula”. Në këtë periudhë shkëputet nga teatri për tu marrë me aktivitete sportive.

Kështu si sportiste e klubit më të famshëm sportiv në Shqipëri, “Partizani” Melpomeni do të vendoste disa rekorde në atletikë,dhe do të behet kampione e vendit me kete skuader në volejboll dhe në ping-pong. Në vitin 1952 i kthehet përfundimisht aktrimit por kësaj radhe në Estradën e Tiranës. Estradë kjo për të cilën Melpomeni Çobani kishte qenë një nga bashkë themeluesit e saj në vitin 1952. Veprimtaria artistike do të vazhdonte më tej me ngritjen e Teatrit të Kukullave dhe pjesëmarrjen në transmisionin e humorit të Radio Tiranës “Ora Gazmore”.

Të shumta kanë qenë rolet e saj në Teatër si në drama ashtu edhe në komedi . Këtu mund të përmendim “Fejesa”, “Halili dhe Hajria”,“Prefekti”,” Rrënjët e thella”, “Vajza nga fshati” etj.

Gjatë karrierës së saj 40-të vjeçare në Estradë ka interpretuar në më se 1500 role. Në kinematografi ajo ka një rol episodik në filmin e parë shqiptar “Skënderbeu” dhe më vonë në filmin e parë tërësisht shqiptar “Tana” . Në rolet e tjerë mund të përmendim rolet e saj në filmat “Kapedani”, “Estrada në ekran”, “Tela për violinë”, “Radiostacioni etj.

Për meritat e saj artistike është vlerësuar me shumë Çmime e Tituj, ku nëpërmjet të tjerëve mund të përmendim në vitin 1961 dekorohet me titullin “ Artiste e Merituar” ndërsa në vitin 1976 Melpomeni Çobani do të vlerësohej me me titullin më të lartë “Artiste e Popullit”.

Melpomeni Çobani është një ndër themelueset e para të Estradës së Tiranës në vitin 1952, e cila shënon gjatë karrierës së saj artistike rreth 2500 role në teatër, estradë dhe film.

“Kur më çuan në Estradë, unë nuk e doja dhe dëshira ime nuk ishte kjo. Më pëlqente më shumë teatri. Megjithatë e mora me kënaqësi dhe interpretova shumë bukur, publiku më pëlqente. Atëkohë publiku e preferonte shumë Estradën dhe unë vendosa ta doja me shumë” është shprehur artistja në një intervistë të vitit 2005.

Në vitin 1961 nderohet me çmimin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1976 me titullin e lartë “Artiste e Popullit”.

Ajo mban gjithashtu Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit I.

Më 26 tetor 2016 u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare “Artistja e Popullit, aktorja e Estradës së Tiranës, Melpomeni Çobani. Aktorja e njohur e skenës, u nda nga jeta  ditën e mërkurë rreth orës 10:00 dhe lajmi bëhet i ditur nga familjarët. Ndërkohë të nesërmen në orën 12:00 – 14:00 u mbajtën homazhet në ambientet e Qendrës Kulturore Tirana, (Teatri Metropol).

KINEMATOGRAFI
1988 – Stola në park.
1987 – Një vit i gjatë
1987 – Tela për violinë……Halla
1983 – Fraktura…..Lulishtare
1979 – Ballë për ballë…..Bedrija, pastruesja
1979 – Radiostacioni…
1977 – Cirku ne fshat….Fatorino
1974 – Qyteti më i ri në botë..
1973 – Operacioni “Zjarri”….
1972 – Kapedani…Faturinua
1970 – I teti në bronz…….bashkëshortja e Bamkë Qylollarit
1968 – Estrada në ekran…
1958 – Tana…..Gruaja e kryetarit te Kooperatives

TEATER
“Fejesa”
“Kolltuku magjik”
“Kopshti i jargavanëve”
“Liza dhe Sula”
“Napoloni dhe Amalia”
“Ngatërrestarja”

blank

blank

blank

blank

Ahmet Pasha: Pengu i Pirro Manit, dramat që nuk iu vunë në skenë, rreziku që ndjemë pas arrestimit të Mihal Luarasit

Aktori Ahmet Pasha, një prej aktorëve të preferuar të regjisorit Pirro Mani rrëfen në një intervistë për News24 e “BalkanWeb” miqësinë me të dhe bisedat e fundit.

Nga takimi i parë në Institutin e Lartë të Arteve, deri te biseda e fundit në telefon, ku Pavlina Mani sqaronte fjalët që mezi kuptoheshin të mjeshtrit të skenës, Pasha, rrëfen edhe pengjet.

“Kush është ai artist që ka jetuar ne komunizëm e nuk ka pengje. Mjaft që vije në skenë jo pjesët që doje por pjesët që përzgjidhte komisioni i kontrollit. Pirro Mani pati shkruar disa drama të cilat donte që t’ia vinin në skenë. Nuk ia vunë. Ai para se të ikte në SHBA po punonim me një dramë të tijën. E kishim pothuaj në fund të provave në tavolinë, dhe do ishte siç dukej, shumë e mirë si shfaqje. Tema ishte aktuale e vitit 1992,trajtoheshin problemet dhe ato që kishim kaluar. Unë madje kisha disa pjesë që imitoja Enver Hoxhën. Por, Pirro Mani iku dhe Teatri shqiptar humbi shumë”, thotë mes të tjerash Ahmet Pasha.

Sa i takon raportit në skenë të bashkëshortëve, Pavlina e Pirro Mani, Ahmet Pasha thotë se Pirro sillej me Pavlinën si me gjithë aktorët e tjerë. “Madje Pirro është në borxh me Pavlinën sepse shpesh për të shmangur fjalët nuk i jepte rolet e vendin që meritonte dhe Pavlina ishte aktore shumë e mirë”, thotë ai.

Mbi ideologjinë në filma e teatër, Pasha pranon se ishte kudo, madje kjo ndikoi në cilësinë artistike, por kjo dihet, shton ai, duke mos e parë të nevojshme që vetë artistët të distancohen prej produkteve tyre artistike.

Mjeshtër i skenave masive dhe i ndërtimit të karaktereve, Pasha tregon se regjisori arrinte deri të zvarritej në skenë për të shpjeguar çfarë do nga roli. Pasha ndalet te pasionet e Pirro Manit, nga peshkimi te rinia si gjimnast, çka i jepnin një forcë fizike. Gjithaq mbahet mend për thjeshtësinë e tij në komunikim. Batutat, forca, mençuria dhe arti që mundi të japë në kohë censure krijuan mitin e Pirro Manit, i pathyeshëm në teatrin shqip.

blank

Ndahet nga jeta balerina italiane Carla Fracci, mbretëresha e skenave botërore

VOAL – Carla Fracci, ylli italian i baletit klasik, vdiq në Milano, qyteti ku ajo lindi në 1936. Ajo do të kishte mbushur 85 vjeç më 30 gusht. Gazeta La Repubblica ishte e para që e raportoi largimin nga kjo jetë të balerinës të famshme. Ish-étoile i La Scala-s, ku kishte studiuar dhe  debutuar në 1955 dhe ku ishte promovuar si prima balerinë në vetëm 22 vjeç, kishte vuajtur nga kanceri për disa kohë. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo kishte kërcyer me të gjithë balerinët kryesorë në botë dhe në teatrot më të mëdha.

Carla Fracci, një nga balerinat më të talentuara dhe të njohura që Italia ka pasur ndonjëherë, mbretëresha e skenave botërore, lindi në Milano më 20 gusht 1936. Lartësia trupori i arriti 1.63m. Vajza e një shoferi tramvaji ATM (Azienda Trasporti Milanesi), ajo filloi të studionte balet klasik në shkollën e baletit Teatro alla Scala më 1946. Carla Fracci u diplomua në 1954, pastaj vazhdoi trajnimin e saj artistik duke marrë pjesë në faza të përparuara në Londër, Paris dhe New York. Midis mësuesve të saj është koreografia e madhe ruse Vera Volkova (1905-1975). Pas vetëm dy vitesh nga diplomimi, më 1956 ajo u bë soliste, më pas në 1958 ajo ishte tashmë prima balerinë.

Që nga fundi i viteve 1950, ka pasur shumë shfaqje. Deri në vitet 1970 ajo kërceu me disa kompani të huaja si London Festival Balet, Baleti Mbretëror, Stuttgart Balet dhe Royal Suedia Balet. Që nga viti 1967 ajo është e ftuar e Teatrit Amerikan të Baletit.

Fama artistike e Carla Fracci mbetet kryesisht e lidhur me interpretimet e roleve romantike si Juliet, Swanilda, Francesca da Rimini, apo Giselle. Midis balerinëve të mëdhenj që kanë qenë partnerët e saj në skenë janë Rudolf Nureyev, Vladimir Vasiliev, Henning Kronstam, Mikhail Baryshnikov, Amedeo Amodio, Paolo Bortoluzzi dhe mbi të gjitha danezi Erik Bruhn. Baleti “Giselle” nga Carla Fracci me Bruhn do të mbetej i paharrueshëm për kaq gjatë dhe një film do të bëhet në 1969.

Interpretime të tjera të shkëlqyera të veprave bashkëkohore përfshijnë Prokofiev “Romeo dhe Zhulieta”, “Barok Koncert”, “Les demoiselles de la nuit”, “Pulëbardha”, “Pelléas et Mélisande”, “Lule guri”, “La sylphide”, ” Coppelia “,” Liqeni i Mjellmës “.

Regjisori i shumë prej veprave madhështore të luajtur nga Carla Fracci është burri i saj Beppe Menegatti (1929).

Në fund të viteve 1980 drejtoi korpusin e baletit të Teatrit San Carlo në Napoli së bashku me Gheorghe Iancu.

Në vitin 1981 në një prodhim televiziv mbi jetën e Giuseppe Verdi, ajo luajti pjesën e Giuseppina Strepponi, sopranoja dhe gruaja e dytë e kompozitorit të madh.

Ndër veprat kryesore të kryera në vitet në vijim janë “L’après-midi d’un faune”, “Eugenio Onieghin”, “Jeta e Marisë”, “Kukulla e Kokoschka”.

Në vitin 1994 u bë anëtare e Akademisë së Arteve të Bukura Brera. Vitin pasues ajo u zgjodh kryetare e shoqatës mjedisore “Altritalia Ambiente”.

Carla Fracci është gjithashtu protagonistja e një ngjarje historike kur ajo performon para të burgosurve të burgut San Vittore në Milano.

Nga viti 1996 deri më 1997 Carla Fracci drejtoi trupat e baletit të Verona Arena; atëherë largimi i saj shkaktoi një bujë polemikash.

Në vitin 2003 asaj iu dha nderimi italian Cavaliere di Gran Croce. Në 2004 ajo u emërua ambasadore e vullnetit të mirë e FAO.

Tashmë mbi shtatëdhjetëvjeçare ajo performon në koreografi me intensitet modest, në shfaqje të krijuara posaçërisht për të nga burri i saj.

Së bashku me Beppe Menegatti ajo është gjithashtu drejtore e korpusit të baletit të Teatro dell’Opera di Roma.

Më 2009 Carla Fracci  i jep karizmën e saj  edhe politikës, duke pranuar të bëhet këshilltare për kulturën e Provincës së Firences.

Më 19 shtator 2020 mori çmimin e karierës nga ana e Senatit të Republikës të Italisë.

Carla Fracci la bashkëshortin Beppe Menegatti dhe të birin Francesco, lindur më 1969, me profesion arkitekt që ka krijuar familje, duke i bërë prindërit gjyshër me një nip dhe një mbesë./Elida Buçpapaj

 

blank

Lindi nga një nënë zëvendësuese, Naomi Campbell zbulon detaje të reja nga ardhja në jetë e vajzës së saj

Modelja Naomi Campbell ka zbuluar detaje nga ardhja ne jetë e vajzës së saj.

Ylli i pasarelave tregoi se gjatë kohës që vogëlushja po vinte në jetë dëgjonte në sfond muzikën e Bob Marley.

51-vjeçarja, e cila zbuloi se u bë nënë për herë të parë në fillim të muajit maj, tha se shpesh iu është drejtuar muzikës gjatë “momenteve të veçanta” të jetës së saj.

“Muzika është si… Në momentet e mia më të veçanta, ju e dini që sapo u bëra nënë, po dëgjoja Bob Marley. Këto janë rrënjët e mia”- u shpreh ajo.

Campbell njoftoi ardhjen në jetë të foshnjës, pak para ditëlindjes së saj të 51-të, në një postim në Instagram ku publikoi një foto të dorës së saj duke mbajtur këmbët e foshnjës.

blank

Ndërsa nuk dihet ende nëse e ka lindur vetë vajzën apo e vogëlushja ka ardhur në jetë nëpërmjet një nëne zëvendësuese, pasi supermodelja e ka mbajtur të fshehtë gjithçka. Daily Mail raporton se Naomi Campbell e ka mirëpritur në jetë foshnjën nëpërmjet një nënë surrogate dhe do ta rrisë vajzën me të dashurin amerikan.

Një burim tha për People se Naomi dëshironte të bëhej nënë për më shumë se një dekadë.

Lidhja e fundit publike e modeles ka qenë me reperin Skepta, ndërsa nuk dihet se kush është partneri i saj aktual.bw

blank

Fituesi i Eurovisionit del negativ në testin e drogës

Vokalisti Damiano David i grupit Italy’s Maneskin, fitues të Eurovizionit 2021.

 

Vokalisti i grupit italian, Maneskin, Damiano David, që fitoi në festivalin e këngës evropiane “Eurovision”, ka dalur negativ në testin e drogës, thanë organizatorët e festivalit.

Pamjet të cilat e shfaqnin atë me kokë të ulur në tavolinë, në zonën e mikpritjes së festivalit, u bën virale dhe shkaktuan reagime dhe spekulime se ai mund ketë konsumuar substancë narkotike.

David u pyet për pamjet gjatë një konference shtypi të dielën dhe ai tha se kishte parë poshtë sepse kitaristi, Thomas Raggi, kishte thyer një gotë.

“Asnjë përdorim droge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur”, tha Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU), që është organizator i festivalit.

EBU me bazë në Gjenevë tha se pas akuzave për përdorimin e drogës në prapaskenë, ajo kishte rishikuar faktet, duke përfshirë kontrollimin e të gjitha pamjeve në dispozicion.

Damiano David vullnetarisht iu nënshtrua një testi droge të hënën dhe EBU e ka parë rezultatin.

Grupi italian ishte në konkurencë të ngushtë më Francën dhe Zvicrën, por arriti 524 pikë duke u shpallur fitues me këngën e tyre “Zitti e Buoni”.

Më herët kishin reaguar edhe zyrtarë të qeverisë franceze. Ministri francez për Evropën, Clement Beaune kishte bërë thirrje për “transparencë totale”.

“Nëse ka një problem, ka ndëshkime duke përfshirë edhe skualifikimin e mundshëm”, tha ai.

Eurovision, është një festival që shikohet nga qindra miliona njerëz çdo vit.

Festivali Eurovision për herë të parë u mbajt më 1956, me qëllim të bashkimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.


Send this to a friend