VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mbretëresha Elisabeth pret Presidentin Trump

By | July 13, 2018

Komentet

Takimi Trump-Putin: Ekspertja flet për gjuhën e trupit të dy liderëve

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se takimi i tij i shumëpritur me Presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki ishte një “fillim i mirë”. Të dy udhëheqësit u takuan për rreth dy orë me praninë vetëm të përkthyesve në pallatin presidencial të Finlandës.

Ata u kishin thënë gazetarëve paraprakisht se do të diskutonin për një gamë të gjerë çështjesh nga tregtia te siguria.

Gjuha e trupit e liderëve nuk ishte edhe aq mirë, pasi Trump dhe Putin u ulen në karrige gjatë konferencës për media. Presidenti amerikan eshte pare duke ia bërë me “sy” homologut rus i cili nuk reagoi fare.

Kjo sipas Judi James, eksperte e gjuhës së trupit e cila për Daily Mail tha se samiti ku janë takuar lideri amerikan dhe ai rus, tregonte fuqinë që shfaqnin liderët por “jo edhe admirim për njëri-tjetrin”.

“Që të dy – Trump dhe Putin u futën në sallë sikur dëshironin të tregonin forcën e tyre. Nuk kishte admirim mes tyre, e në veçanti tek Putini i cili përveç se lëvizte sytë për asnjë moment nuk dhuroi as edhe një buzëqeshje të vogël kur Trump e uroi për organizimin e kampionatit botëror të futbollit”, ka shtuar Judi.

Ajo gjithashtu ka komentuar gjestikulacionet e liderëve lidhur me atë se cili do të duhej të fillonte i pari të fliste.

Sipas saj ky moment është dashur të shfrytëzohet për pak humor, por ndodhi e kundërta, vërehej “tension”, shton ajo.

“Të dy, Trump dhe Putin ndërsa po ecnin tërhoqën xhaketat e tyre në një gjest klasik qe tregon “përgatitje për luftë”, tha ajo.

May: Trumpi më tha që ta padis BE-në për Brexitin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministren britanike, Theresa May.

 

 

Kryeministri britanike, Theresa May thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka thënë asaj se duhet ta “padisë” Bashkimin Evropian në negociatat mbi largimin e Britanisë nga blloku.

Trump u tha gazetarëve më 13 korrik, gjatë një konference të përbashkët me May se ai i ka dhënë sugjerime lideres britanike, të cilat sipas tij, zonjës May i janë dukur “brutale”.

E pyetur sot se çfarë sugjerimi i ka dhënë Trumpi, May tha se “ai më tha se unë duhet ta padis BE-në. Mos shko në negociata, paditi ata”.

“Çfarë tha tjetër presidenti në konferencën për media ishte ‘Mos u largo. Mos u largo nga negociatat’”, shtoi May.

Pakistan, arrestimi i ish kryeministrit Nawaz Sharif dhe vajzës së tij

Autoritetet në Pakistan kanë burgosur kryeministrin e larguar nga detyra të Pakistanit, Nawaz Sharif mbi akuzat për korrupsion. Turma të mëdha u mblodhën në Lahore, kur Sharif  po kthehej të premten nga Londra. Ayesha Tanzeem e Zërit të Amerikës bisedoi me zyrtarë të partisë së tij në aeroportin e Lahores.

Dhjetëra mijëra vetë iu bashkuan një marshimi në Lahore të organizuar për të pritur në aeroport kryeministrin e rrëzuar nga posti të Pakistanit Nawaz Sharif dhe vajzën e tij Maryam. Por shumica e njerëzve nuk mundën të arrinin atje. Autoritetet kishin vendosur kontejnerë të rëndë, për të bllokuar rrugët.

Shërbimi i celularit në qytet u bllokua, duke e bërë të vështirë organizimin dhe planifikimin e mitingut. Zyrtarët e partisë folën për arrestime të anëtarëve të partisë në ditët para tubimit.

Por përkrahësit nuk u frikësuan:

“Ne do të jetojmë dhe vdesim për partinë e Sharifit. Qindra mijëra vetë do të shkojnë në aeroport”– tha një përkrahës.

Qeveria e përkohëshme e rajonit të Punxhabit, e zgjedhur me synimin për të mbajtur zgjedhjet pas përfundimit të mandatit të qeverisë së mëparshme, tha se nuk kishte patur kërkesë zyrtare për leje, prandaj partia nuk kishte të drejtë të organizonte marshimin. Ata urdhëruan ndalimin e tubimeve publike në të gjithë qytetin.

Nawaz Sharif dhe vajza e tij u arrestuan menjëherë pas uljes së avionit dhe u dërguan në kryeqytetin Islamabad.

Një javë më parë, një gjykatë anti-korrupsioni i kishte dënuar të dy ata, nën akuzat për korrupsion.

Përkrahësit e tyre, megjithatë, refuzuan ta besonin vendimin e gjykatës, sepse mendojnë se ata ishin dënuar ngaqë kishin folur kundër institucionit të fuqishëm të ushtrisë së Pakistanit.

“Ky nuk është një rast korrupsioni. Në këtë vend edhe kryeministrat e kaluar janë dënuar, ose vrarë. Këtu forcat e fshehura luajnë një rol të madh”. – tha një përkrahës.

Pavarësisht largimit të Sharifit nga Lahore, partia e tij e vazhdoi marshimin, duke u përplasur në disa vende me policinë.

Kthimi i dy Sharifëve, pas thënieve se ata do të arrinin një marrëveshje me ushtrinë dhe do të largoheshin nga jeta politike, duket se e ka ringjallur partinë e tij. Analistët politikë thonë se arrestimi i tyre mund të ketë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në Pakistan.

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet në Japoni

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Japoni, është rritur në 209.

Sipas lajmit të gazetës “Japan Times”, Agjencia e Fatkeqësive Kombëtare ka njoftuar se nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të cilët e kanë marrë në ndikim perëndimin e vendit që nga java e kaluar, ka shkaktuar vdekjen e 209 personave.

Në 31 prefektura të vendit brenda një jave kanë ndodhur rreth 700 rrëshqitje të tokës për shkak të reshjeve të dendura.

Zyrtarët theksojnë vazhdon kërkimi i mbi 50 të humburve, duke shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të vdekurve.

Në qytetet Hiroshima, Okayama dhe Ehime vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit me ekipet me mbi 70 mijë persona.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe të Fatkeqësive, rreth 6.700 persona qëndrojnë nëpër strehimore.

Mbi 5.9 milionë personave iu dha urdhër të lëshojnë shtëpitë e tyre në 19 prefektura për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Shumica e viktimave u raportuan në prefekturat Hiroshima. Ehime, Okayama, Yamaguchi, Kyoto, Gifu, Shiga, Hyogo, Kochi dhe Fukuoka.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, shtyu vizitat e planifikuara në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve. aa

Pakistan, 133 të vdekur në dy sulme mbi mitingjet zgjedhore

Njëri sulm ndodhi në qytetin Dringarhu, që gjendet 35 kilometra në jug të Quette, kryeqytet i provincës Balochistanit, ku vetëvrasësi me bombë vrau së dhjetëra persona

KARACHI/ISLAMABAD – Së paku 133 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 150 janë plagosur në dy sulmet e ndara me bombë që kanë ndodhur në tubimet parazgjedhore në Pakistan, konfirmuan burime ushtarake dhe policore.

Njëri sulm ndodhi në qytetin Dringarhu, që gjendet 35 kilometra në jug të Quette, kryeqytet i provincës Balochistanit, ku vetëvrasësi me bombë vrau së paku 60 persona.

Nga sulmi janë plagosur disa dhjetëra pjesëmarrës të mitingut parazgjedhor të politikanëve të partisë që kandidohen për parlament.

Në sulmin e dytë në qytetin Mastung në jugperëndim të vendit, po ashtu afër një tubimi politik, janë vrarë katër persona, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur.

Mediat lokale lajmërojnë se një vetëvrasës me bombë me motoçikletë goditi një automjet disa minuta pas përfundimit të tubimit parazgjedhor në Bannu, që kufizohet me rajonin e trazuar të Vaziristanit Verior.

Bëhet fjalë për sulmin e dytë ndaj kandidatëve të MMA-së në Bannu gjatë dy javëve të fundit. Javën e kaluar në një sulm vetëvrasës gjatë një mitingu parazgjedhor në Peshawar, kryeqytet i provincës Khyber Pakhtunkhawa, humbën jetën 21 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe kandidati i MMA-së.

Përgjegjësinë për këtë sulm e mori dega pakistaneze e talebanëve Tehrik-e-Taliban-Pakistan.

Zgjedhjet kombëtare në Pakistan mbahen më 25 korrik, ndërsa për sigurinë do të angazhohen mbi 370.000 ushtarë. aa

Indi, vritet leopardi që për tri vite vrau 21 persona

Gjuetarët në Indi kanë vrarë një leopard që ka vrarë 21 persona gjatë tre viteve të fundit.

Mediat lokale theksojnë se në pyjet afër New Delhi është vrarë leopardi i cili gjatë tre viteve të fundit 21 personave u shkaktoi lëndime vdekjeprurëse.

Mediat raportojnë se ka qenë e pamundur të kapet në kafaz ose në kurth, andaj e vetmja mënyrë ka qenë që ta qëllojnë. Gjatë kërkimit të tij janë lënduar tre persona.

Në muajin mars përmes dritares ishte futur leopardi në një shtëpi ku sulmoi pronarin. Fshatarët që atëherë kanë qenë në frikë të vazhdueshme. aa

Mbretëresha Elisabeth pret Presidentin Trump

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth u takua me Presidentin amerikan Donald Trump për një çaj në kështjellën Windsor, në vazhdim të vizitës së presidentit amerikan në Britani.

Mbretëresha e priti presidentin dhe Zonjën e parë Melania Trump në oborrin e kështjellës, ku një bandë ushtarake i nderoi ata me përshëndetje mbretërore, përpara se të ekzekutohej himni kombëtar amerikan.

Takimi mes zotit Trump dhe mbretëreshës Elizabeth ishte planifikuar të zgjaste rreth 30 minuta.

Pas takimit së tij me mbretëreshën, zoti Trump udhëton të premten drejt Skocinë për një udhëtim privat për të vizituar Turnberry-n, një rezort golfi në pronësi të tij.

Lëvizjet e zoti Trump brenda dhe jashtë Londrës u bënë vetëm me helikopter, duke minimizuar bllokimin e trafikut në kryeqytetin e mbingarkuar, por dhe për të shmangur përballjen me mijëra protestues që mbushën rrugët e qytetit.

Të hënën zoti Trump udhëton për në Helsinki për një samit me presidentin rus Vladimir Putin.

Trump: Marrëdhëniet me Britaninë janë “shumë të fuqishme”

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministrja britanike, Theresa May

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se marrëdhëniet e tij me Mbretërinë e Bashkuar janë “shumë, shumë të fuqishme”, pavarësisht se ditë më parë kishte kritikuar publikisht kryeministren britanike, Theresa May.

Trump kishte kritikuar planet e kryeministres May për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në një intervistë për gazetën Sun, duke thënë se në gjë e tillë mund të ketë mbytur shpresën për marrëdhënie tregtare SHBA-Britani, pasi sipas Trumpit, May ka dështuar në negociata.

Teksa ishte i ulur pranë kryeministres britanike në rezidencën e May në Chequers, Trump ka thënë se “ ne kemi marrëdhënie shumë të mira”, dhe se do të diskutojmë për tregti, ushtrinë dhe çështje tjera pas drekës.

Kur Trump është pyetur nëse ka diskutuar me udhëheqësen britanike për intervistën, May ka thënë: “Kemi shumë për të diskutuar”, duke shtuar se do të flasin edhe për lidhjen e ashtuquajtur shumë speciale në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Zëri i Amerikës: Presidenti Trump në Londër, përballë protestave

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua në Londër me kryeministren britanike Theresa May përpara se të niset për në Windsor për çaj me Mbretëreshën Elizabetë e Dytë.

Ata që e kundërshtojnë vizitën e zotit Trump po e vënë në lojë presidentin amerikan me një balon gjigant që tregon një Trump të zemëruar me pelena. Baloni gjashtë metra i gjatë do të fluturojë mbi Parlament për dy orë gjatë një proteste të planifikuar.

“Ne nuk e duam Donald Trumpin në vendin tonë, ne jemi njerëz të mirë, nuk tolerojmë abuzimin e grave, nuk tolerojmë mizorinë në asnjë formë, as racizmin. Nuk mendojmë se ky njeri duhet të lejohet në vendin tonë,” thotë një protestues.

Ambasadori i SHBA në Britani, Woody Johnson, i cili shoqëron presidentin, tha se zoti Trump nuk po përpiqet t’i shmanget asgjëje duke udhëtuar me helikopterë. Përkundrazi, ai po përpiqet ta bëjë vizitën e tij sa më të frytshme që të jetë e mundur brenda këtyre 24 orëve”.

Kjo është vizita e parë në Britani e zotit Trump që kur mori detyrën si President 18 muaj më parë. Para se të largohej nga Brukseli për në Londër, Presidenti Trump nuk i kushtoi rëndësi një pyetjeje rreth protestave duke thënë se ai mendonte se britanikët “e duan shumë”.

Ambasada e SHBA vuri në dukje se protestat e planifikuara nga e enjtja deri të shtunën, synonin të “tërhiqnin turma të mëdha njerëzish.” Ajo paralajmëroi amerikanët në Londër që të “tregonin kujdes nëse ndodheshin papritur pranë tubimeve të mëdha që mund të shndërroheshin në dhunë”.

Trump: Plani për Brexit “mund ta vrasë” marrëveshjen tregtare me SHBA-në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, në Londër.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Mbretëria e Bashkuar me gjasë nuk do të mund të bëjë marrëveshje tregtare me SHBA-në, nëse plani i kryeministres britanike për Brexit ec përpara

Në një intervistë për gazetën britanike The Sun, Trump tha se plani i Theresa May “do ta vriste ndoshta marrëveshjen”, pasi me atë plan, “SHBA do të duhej të merrej me Bashkimin Evropian dhe jo me Mbretërinë e Bashkuar”.

May dëshiron të flasë për një marrëveshje të tregtisë me Trumpin, i cili ndodhet për vizitë në Britani.

May ka thënë se Brexit-i, apo dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, është një mundësi për të krijuar rritje ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

Plani i saj për marrëdhëniet me BE-në pas Brexit-it ka shkaktuar pakënaqësi edhe në kabinetin e saj, duke çuar në dorëheqjen e dy ministrave.

Në intervistën për The Sun, Trump përsëriti kritikat e tij për kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, për shkak të sulmeve terroriste gjatë vitit të kaluar në kryeqytetin britanik, duke thënë se ai “ka bërë një punë të tmerrshme”.

Presidenti Trump në Londër

Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti sot në Londër, një qytet i përfshirë nga tensionet, paqartësitë e brendshme politike dhe protestat. Kjo është vizita e parë e Presidentit Trump në Britani që kur mori detyrën gati 18 muaj më parë.

Pak para se të mbërrinte në vend, Presidenti Trump iu referua Britanisë si “një vend i nxehtë tani.”

Pas një udhëtimi me helikopter prej 15 minutash nga aeroporti i Stanstedit, Presidenti dhe Zonja e Parë Melania Trump u nisën drejt Winfield House, rezidenca e ambasadorit amerikan në Britani që ndodhet në buzë të Parkut Regent.

Ata u mirëpritën nga personeli i ambasadës amerikane me këngën këngën e grupit Beatles “We Can Work It Out” në sfond.

Presidenti dhe Zonja e Parë u takuan me ambasadorin Woody Johnson, i cili është më i njohur për rolin e tij si bashkëpronar i ekipit të futbollit amerikan New York Jets.

Presidenti ishte i shoqëruar edhe nga Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton.

Vizita ndodh në një periudhë paqëndrueshmërie politike për Kryeministren Theresa May, pasi Ministri i saj i Jashtëm, Boris Johnson dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të saj këtë javë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste për një plan të zbutur të qeverisë për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Khan: Protestat kundër Trumpit duhet të jenë “paqësore”

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan

Protestat në Londër kundër vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump duhet të jenë “paqësore”, ka thënë kryetari i Londrës, Sadiq Khan të enjten, pasi lideri amerikan ka arritur në kryeqytetin britanik, transmeton Reuters.

“Mesazhi im për ata që protestojnë në Londër është që ato duhet të jenë paqësore. Ata që kanë qëllim shkaktimin e problemeve dhe shkeljen e ligjit, unë iu them se nuk janë të mirë se ardhur”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Khan, anëtar i Partisë Laburiste, që aktualisht është në opozitë, më herët ka pasur përplasje me Trumpin, duke thënë se protestat kundër tij nuk janë kundër Amerikës dhe në vend të saj banorët e Londrës kanë treguar pakënaqësitë e tyre për për politikat e “frikës dhe dëshpërimit”.