MARINGLEN KUME/ Maxhoranca ashtu si kishte bere me dije, nuk ka humbur kohë për të vijuar procedurën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Ne mesditen e sotme, ka nisur mbledhja e trete e Komisionit Hetimor per shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i cili mesohet se do te therritet per t’u pyetur me daten 6 shtator.
Mbledhja drejtohet nga socialisti Ulsi Manja, dhe ka ne rendin e dites miratimi i procesverbalit te mbledhjes se kaluar dhe plani i hetimit ne javet e ardhshme.
Hapat proceduriale që do të ndiqen deri në përfundim të hetimit janë:
1. Seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.
2. Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve, të dhënave, raporteve të marra nga institucionet lidhur me objektin e hetimit.
3. Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e
procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta”, datë 26.06.2019.
4. Administrimi dhe shqyrtimi i Opinionit të Komisionit të Venecias.
5. Diskutim në lidhje me gjetjet e Komisionit Hetimor sipas objektit të hetimit.
6. Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.
7. Paraqitja në Kuvend i raportit përfundimtar.
Komisioni Hetimor, që ka si objekt pune verifikimin e procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve lokale (30 qershor).
Gazeta “Panorama” ka mësuar përmes burimeve se gjatë muajit gusht në sekretarinë e komisionit kanë mbërritur disa përgjigje nga institucionet publike si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.
Në përgjigjen e Policisë së Shtetit mësohet se ndër të tjera është thënë se që pas zhdekretimit të 30 qershorit, është rritur numri i procedimeve penale (bëhet fjalë për arrestimet e personave që sulmuan KZAZ-të).
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta ka përgatitur gjithashtu edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, por që kjo listë mbahet sekret. Ajo që është mësuar nga burimet, është se Presidenca do të thirret për të dëshmuar. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse kreu i shtetit do t’u përgjigjet pozitivisht thirrjes për të dëshmuar para deputetëve.
Mes Deputetëve të Opozitës Parlamentare në Komisionin Hetimor po diskutohet që të kërkojnë shtyrjen e afatit të Komisionit, pasi ende nuk është ngritur Gjykata Kushtetuese dhe shkarkimi i kreut të shtetit në këto kushte do të krijonte sërish një vakum institucional. Por ky qëndrim i deputetëve të opozitës parlamentare nuk është ende i kristalizuar.
Ndërkohë, në fund të kësaj jave pritet që të mbërrijnë në Shqipëri edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin opinionin e tyre në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit Ilir meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Opinioni i ekspertëve të Komisionit të Venecias do të luajë një rol të rëndësishëm në hartimin e raportit ose raporteve përfundimtare, në rast se deputetët e opozitës dhe ata të maxhorancës dalin me qëndrime të ndryshme.
Komisioni Hetimor Parlamentar me objekt pune verifikimin e procedurës së ndjekur nga Presidenti Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve lokale më 30 qershor u konstatua më 11.07.2019 dhe afati i tij përfundon në fillim të muajit tetor.
Pra, nëse nuk do të ketë një shtyrje të afatit të punës së komisionit, atëherë në tetor, para ligjvënësve vendoset opsioni për shkarkimin e Presidentit Meta, ose jo. Për shkarkimin e kreut të shtetit nevojiten minimalisht 94 vota pro në seancën plenare. Më pas është Gjykata Kushtetuese që vendos përfundimisht për kreun e shtetit.
Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11226, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.
9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/ 2015″
Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11251, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për
koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”” Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11254, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, shpk, si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum-Llogora”, shpk, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum-Dukat (ura e Shën Elizës)””
Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, shpk, si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, shpk, si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren””
Trimi katundar,i fryre si gjel deklaroi: “Femijet e mij e kane jeten te siguruar” Ndoshta nga rrogat !