VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mbi 80 fëmijë boshnjakë ndodhen në territoret që kontrollon ISIS-i

By | June 14, 2016
blank

Komentet

blank

Varroset Princi Philip i Britanisë

Arkivoli i Princit Filip të Britanisë është ulur të shtunën në qemerin mbretëror derisa pjesë e gjithë ceremonisë ka qenë edhe gruaja e tij, Mbretëresha Elizabeta II.

Në ceremoninë e 17 prillit kanë marrë pjesë 30 persona, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta II për 73 vjet, ka vdekur më 9 prill pasi ka kaluar një muaj në spital, ku është trajtuar nga disa komplikime në zemër dhe një infektim.

Ai ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

Ai është varrosur në Kështjellën Windsor, një kompleks gati 1,000 vjeçar në perëndim të Londrës.

Një gjithë Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur një minutë heshtjeje për ta nderuar Princin Filip.

Himnet dhe muzika do të reflektojnë lidhjet e Princit Filip dhe shërbimin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe më shumë se shtatë dekada të mbështetjes së Mbretëreshës Elizabeta, e cila mbush 95 vjet, javën tjetër.

Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit ka qenë Princi William dhe vëllai i tij Harry, i cili është bartur në Kaliforni me gruan e tij amerikane Meghan.

Gruaja e Harryt, Meghan është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit, dhe është këshilluar që të mos udhëtojë, andaj pritet ta shikojë gjithë ceremoninë nga shtëpia e saj në Shtetet e Bashkuara. rel

blank

SpaceX fiton kontratën për dërgimin e njeriut në Hënë

VOA

NASA i akordoi miliarderit Elon Musk të kompanisë SpaceX një kontratë prej 2.9 miliardë dollarësh për të ndërtuar një anije të hapësirës që do të dërgojë astronautët në Hënë, duke anashkaluar kompaninë Blue Origin të miliarderit Jeff Bezos dhe kontraktorin e mbrojtjes Dynetics Inc.

Njoftimin e bëri të premten gazeta Washington Post.

Oferta e kreut të Teslës, Musk, rezultoi më e mirë se sa ajo e themeluesit të firmës Amazon, Jeff Bezos, i cili kishte krijuar partneritet me kompanitë Lockheed Martin, Northrop Grumman dhe Draper, thuhet në njoftimin e Uashington Postit.

Në fillim të kësaj jave, kompania e raketave SpaceX njoftoi se kishte grumbulluar rreth 1.16 miliardë dollarë për financimin e projektit.

Vitin e kaluar, SpaceX, Blue Origin dhe Dynetics arritën një kontratë me NASA-n për të ndërtuar sistemet e dërgimit të njeriut në Hënë deri në vitin 2024, një afat i përshpejtuar, i caktuar nga Shtëpia e Bardhë në suazën e planeve “Nga Hëna në Mars” të agjencisë hapësinore.

Ndryshe nga ulja e anijes Apollo në Hënë mëse 50 vjet më parë, NASA po përgatitet për një prani afatgjatë në satelitin e Tokës, që agjencia thotë se përfundimisht do të lejojë që njerëzit të shkojnë në Mars.

Për realizimin e këtyre planeve, NASA po mbështetet mjaft te kompanitë private, mbi bazën e vizioneve të përbashkëta për eksplorimin e hapësirës.

blank

Rusia kërkon largimin e 1 milion emigrantëve ilegalë nga vendi

Moskë

Zëvendësministri i Brendshëm rus, Aleksander Gorovoy, i kërkoi udhëheqjes së Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) të angazhohen me banorët e tyre që banojnë ilegalisht në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka shumë nga shtetasit tuaj që janë aktualisht në territorin e vendit tim në mënyrë të paligjshme. Nëse nuk e zvogëlojmë këtë numër deri më 15 qershor, siç nënkupton dekreti presidencial, këta njerëz do të dënohen, deri në dëbimin dhe mbylljen e kufijve”, theksoi Gorovoy në një seancë plenare të Asamblesë Ndërparlamentare të CIS-së.

Më shumë se 1 milion imigrantë të paligjshëm nga vendet e CIS-it aktualisht jetojnë në Rusi, sipas Gorovoy-t.

Moratoriumi për dëbimin e imigrantëve të paligjshëm, i futur në Rusi për shkak të pandemisë, është në fuqi deri më 15 qershor.

Deri në këtë datë, imigrantët e paligjshëm mund të largohen lirisht nga Rusia dhe të mos ndëshkohen.

blank

Japonia planifikon stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit në brigjet e Detit të Kinës Lindore

Tokio

Forca Japoneze Tokësore të Vetëmbrojtjes (GSDF) kanë në plan të zhvillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit në rajonin Kyushu, në bregdetin e Detit të Kinës Lindore, në pjesën më jugore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi publik NHK, duke cituar burime nga GSDF, tha se ushtria japoneze po përgatitet të organizojë stërvitje përballë rritjes së pranisë rajonale të marinës kineze.

GSDF do të zhvillojë një stërvitje ushtarake midis shtatorit dhe nëntorit me pjesëmarrjen e afërsisht 140.000 pjesëtarëve të personelit të GSDF-së në rajonin Kyushu në jug të vendit.

Vendi planifikon të rrisë nivelin e parandalimit ndaj emergjencave të mundshme në pjesën jugperëndimore në stërvitjen më të madhe ushtarake të 30 viteve të fundit, në të cilën trupat në rajonin verior Hokkaido, si dhe në Tohoku dhe Shikoku, do të dërgohen në Kyushu.

Siç thuhet, përmbajtja e stërvitjes, ku logjistika e përbërë nga stafi ushtarak, tanket dhe ushqimi do të transportohen në rajon me anije dhe aeroplanë, mund të ndryshojë në varësi të shpërthimit të koronavirusit (COVID-19).

Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se një proces i tillë për stërvitje u krye për herë të fundit në vitin 1993, kur përfundoi Lufta e Ftohtë.

blank

Raul Castro jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga familja Castro në mesin e liderëve kryesorë, për herë të parë prej kur vëllai i tij Fidel ka fituar pushtetin në Revolucionin e vitit 1959.

Raul Castro, 89-vjeçar, e ka bërë këtë njoftim më 16 prill, teksa ka mbajtur një fjalim në hapje të Kongresit të Tetë të partisë në pushtet në Kubë.

Ai ka thënë se do të pensionohet pasi “ka përmbushur misionin e tij”.

“Për aq sa të jetoj, unë do të jem i gatshëm që të mbroj shtetin, revolucionin dhe socializmin me më shumë forcë se kurrë më parë”, ka thënë ai përmes një adresimi televiziv.

Castro nuk ka përkrahur ndonjë pasardhës të tij, mirëpo në të kaluarën ka treguar mbështetje për Miguel Diaz-Canel, i cili është zgjedhur president i Kubës, pas Castros më 2018.

Fidel Castro ka drejtuar Revolucionin e vitit 1959, duke larguar nga pushteti Fulgencio Batistan.

Ai është bërë kryetar i Partisë Komuniste të Kubës më 1965, dhe ka udhëhequr shtetin derisa ia ka dorëzuar presidencën Raulit më 2008.

Raul Castro njihet për arritje të marrëveshjes me ish-presidentin amerikan Barack Obama më 2014, çka ka rezultuar me forcim të lidhjeve në mes të dy vendeve, ndonëse një pjesë e mirë e marrëveshjes është përmbysur më vonë nga ish-presidenti tjetër amerikan Donald Trump.

Në fjalimin e 16 prillit, Castro ka thënë se Kuba vazhdon të ketë bisedime “të respektueshme” me SHBA-në, mirëpo nuk do të heqë dorë kurrë nga “parimi i revolucionit dhe socializmit”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka thënë në të njëjtën ditë se SHBA-ja nuk është duke planifikuar ndryshime në politikat kundrejt Kubës.

“Mbështetja për demokraci dhe të drejta të njeriut do të jenë në qendër të përpjekjeve tona”, ka thënë mes tjerash ajo. rel

blank

NATO: Bllokimi i lundrimit, pjesë e praktikave destabilizuese të Moskës

Jeff Seldin

NATO-ja e akuzon Rusinë se po acaron tensionet, duke i cilësuar si “veprim i pajustifikueshëm” planet e Moskës për të kufizuar kalimet përmes Ngushticës së Kerçit në Detin e Zi.

Në një deklaratë, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se kufizimet duket se janë pjesë e një “tendence më të gjerë për destabilizim”.

“Militarizimi në Krime, Detin e Zi dhe Detin Azov që vazhdon nga ana e rusëve, përbën kërcënim të vazhdueshëm për pavarësinë e Ukrainës dhe minon stabilitetin në rajon,” tha zonja Lungescu. “I bëjmë thirrje Rusisë të garantojë qasje të papenguar në portet ukrainase në Detin Azov dhe të lejojë lundrim të lirë”.

NATO-ja, së bashku me SHBA dhe aleatë të tjerë perëndimorë, i kanë bërë thirrje Rusisë të zbusë tensionet në rajon, pasi Perëndimi ngriti shqetësime se Kremlini po dërgon përforcime e pajisje ushtarake shtesë në Krime.
Komandanti kryesor i forcave amerikane në Evropë, Gjenerali Tod Wolters, tha të enjten se ka “rrezik të ulët deri të mesëm” se Rusia do të ndërmarrë një lloj operacioni ushtarak ndaj Ukrainës në 1-2 javët e ardhshme.

Ministria e jashtme e Ukrainës shprehu shqetësim të enjten lidhur me përpjekjet e Moskës për të mbyllur qasjen në Detin e Zi përmes Ngushticës së Kerçit. Kievi i akuzon anijet ruse se po përpiqen të mos lejojnë kalimin e anijeve ukrainase në Detin Azov.

Agjencia ruse e lajmeve RIA njiftoi të premten se Moska ka në plan të pezullojë kalimet në Detin e Zi të anijeve të huaja dhe “anijeve të tjera shtetërore” duke filluar nga java e ardhshme dhe se kufizimet do të mbeten në fuqi për afro gjashtë muaj.

Duke cituar një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, RIA tha se kufizimet nuk prekin Ngushticën e Kerçit, një pikë kritike tranziti për tregtinë rajonale.

blank

OBSH: Rastet me koronavirus po rriten me ritme shqetësuese, po i afrohemi shkallës më të lartë të infeksionit

 

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten globalisht me ritme shqetësuese, ndërsa vuri në dukje se numri i rasteve të reja të konfirmuara në javë është dyfishuar gjatë dy muajve të fundit.

Në një konferencë për shtyp të premten, kreu i OBSH-së deklaroi se numri i rasteve të reja “po i afrohet shkallës më të lartë të infeksionit që kemi parë deri më tani gjatë pandemisë”.

Tedros tha se disa vende që kishin arritur të mbanin në kontroll përhapjen e COVID-19, tani po raportonin rritje të rasteve.

“Deri në fillim të këtij viti, Papua Guinea e Re kishte raportuar më pak se 900 raste dhe nëntë viktima”, tha Tedros. Vendi tani ka regjistruar më shumë se 9,000 raste dhe 83 viktima, gjysma e të cilave u regjistruan gjatë muajit të fundit.

“Papua Guinea e Re është një shembull i përsosur pse shpërndarja e barabartë e vaksinave është kaq e rëndësishme”, theksoi kreu i OBSH, duke shtuar se vendi është mbështetur në dozat e vaksinave të dhuruara nga Australia dhe iniciativa COVAX e mbështetur nga OKB.

Deri tani, COVAX ka dërguar rreth 40 milion vaksina në më shumë se 100 vende.

blank

Konkurrenca ruse për gaz do të vazhdojë në Evropë

Ankara

Rusia jo vetëm që do të duhet të luftojë për pjesën e saj të tregut të gazit në Evropë kundër fluksit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) të SHBA-së por në një konkurrencë më të madhe të LNG-së në përgjithësi, tha profesori Jonathan Stern, studiues dhe themelues i Programit të Kërkimit të Gazit Natyror në Institutin e Oksfordit për Studime të Energjisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Rritja e konkurrencës në Evropë për LNG-në ka ardhur në formën e motivimit politik nga Polonia dhe Lituania, të cilat kanë vendosur të zëvendësojnë tubacionin e gazit rus me LNG-në e SHBA-së. Megjithatë, vendet e tjera, përfshirë Turqinë, po ndjekin një qasje më pragmatike në lejimin e çmimit për të përcaktuar se cilin gaz ose LNG do të importojnë, tha Stern.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në Turqi gjatë pjesës më të madhe të 2019 dhe 2020, tha ai kur LNG, përfshirë LNG-në amerikane, ishte më e lirë se gazi rus, kështu që kompania shtetërore e naftës dhe gazit e Turqisë, BOTAS, bleu më shumë LNG në tregun vendas dhe më pak gaz nga tubacioni rus.

Ai potencoi se kur çmimet aziatike të LNG-së tejkalojnë çmimet në Evropë, siç ishte rasti në janar 2021, eksportuesit e LNG-së, përfshirë eksportuesit e SHBA-së, do të riorientojnë furnizimet e tyre në Azi, duke e lënë Evropën më të varur nga gazi rus.

Rusia ende është e fuqishme në Evropë

John Roberts, një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Globale të Këshillit Atlantik të Energjisë, parashikon një konkurrencë më të madhe midis LNG-së amerikane dhe gazit të tubacionit rus në tregun evropian të gazit.

Bazuar në parashikimin e rritjes prej 21 për qind të kërkesës globale për LNG në rreth 585 miliardë metra kub në vitin 2025 nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, Roberts pret të shohë rritje reale pasi ndikimi i tkurrjes ekonomike të lidhur me COVID-19 fillon të zvogëlohet.

“Por, kapaciteti i ri, posaçërisht nga SHBA-ja dhe Katari, ka të ngjarë të rritet edhe më shpejt pasi projektet tashmë janë në zhvillim e sipër. Kjo do të thotë që prodhuesit e LNG-së, në përgjithësi, do të jenë nën presion të fortë për të mbajtur çmimet dhe kostot sa më të ulëta të jetë e mundur në mënyrë që të sigurojmë pjesë të tregut”, tha Roberts.

Ai theksoi se Evropa aktualisht mbështetet në LNG-në të rreth një të katërtës së konsumit të saj të gazit, që do të thotë se do të jetë një fokus kryesor i konkurrencës midis prodhuesve të LNG-së dhe furnizuesve ekzistues të tubacioneve, veçanërisht Rusisë dhe Norvegjisë.

“Duhet të ketë hapësirë ​​për rritje të importeve të gazit LNG dhe gazit rus për dy arsye kryesore”, tha ai.

Roberts shpjegoi se arsyeja e parë është nga rënia e qëndrueshme e prodhimit të brendshëm evropian si rezultat i prodhimit të reduktuar në Detin e Veriut dhe e dyta është sepse kërkesa për gaz natyror në Evropë pritet të rritet, jo më pak sepse çmimet e larta të karbonit do të kontribuojnë në një kalim nga qymyri në gaz.

Eksportet ruse në Evropë tashmë janë duke u rritur vazhdimisht, tha ai.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, dërgesat në Gjermani u rritën me 33.3 për qind në të njëjtën periudhë në vitin 2020 dhe mbi të njëjtën bazë, dërgesat në Poloni u rritën me 18.5 për qind, në Serbi me 71.3 për qind, në Finlandë me 67.3 për qind, në Rumani me 90.4 për qind, në Bullgari me 52.4 për qind dhe në Greqi me 23.4 për qind.

Por, ai vuri në dukje se rritja më e madhe ishte në Turqi, me dërgesat e rritura në jo më pak se 106.6 për qind.

blank

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në botë tejkalon 3 milionë

Ankara

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit (COVID-19) në botë ka tejkaluar shifrën 3 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer” e cila përpilon të dhënat lidhur me pandeminë, numri i të vdekurve në botë arrin në 3.000.243.

Pandemia e COVID-19 më rëndë ka goditur SHBA-në ku deri më tani janë regjistruar 578.993 vdekje.

Sipas numrit të viktimave, pas SHBA-së vijon: Brazili (365.954), Meksika (211.213), India (174.335), Britania e Madhe (127.191), Italia (115.937), Franca (100.073), Rusia (104.398) dhe Irani (56.538).

Numri i rasteve me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 139.7 milionë, prej të cilëve janë shëruar mbi 118.8 milionë.

blank

NATO vendos: Aleatët dhe partnerët do të tërheqin nga 1 maji trupat ushtarake nga Afganistani

NATO ka vendosur që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani duke nisur prej 1 majit.  Në deklaratën zyrtare thuhet se në Afganistan nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, dhe brenda disa muajsh do të tërhiqen të gjitha forcat e misionit mbështetës të SHBA.

Për NATO, ky është një kapitull i ri pasi aleanca do të vijojë të mbështesë Afganistanin për një proces paqësor të udhëhequr nga vetë afganët.

Prej thuajse 20 vitesh trupat e NATO kanë qenë në Afganistan për të luftuar terrorizmin fill pas tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në kullat binjake të Nju Jorkut. Nga ana tjetër NATO garanton se ky nuk është fundi i marrëdhënieve të saj me Afganistanin.

DEKLARATA E NATO

Në 2001, Aleatët thirrën Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit për herë të vetme në historinë e NATO-s dhe shkuan në Afganistan së bashku me objektiva të qarta: për t’u përballur me al-Kaedën dhe ata që sulmuan Shtetet e Bashkuara në 11 Shtator dhe për të parandaluar terroristët që të përdorin Afganistanin si një strehë e sigurt për të na sulmuar. Në dekadat pasuese përmes investimit të gjakut dhe thesarit, dhe në partneritet me Republikën Islamike të Afganistanit dhe forcat e saj të sigurisë, ne kemi punuar së bashku për të arritur këto qëllime.

Në dritën e kësaj dhe duke njohur që nuk ka zgjidhje ushtarake për sfidat me të cilat përballet Afganistani, Aleatët kanë vendosur që ne do të fillojmë tërheqjen e forcave të Misionit të Mbështetjes së Vendosur nga 1 maji. Kjo tërheqje do të jetë e rregullt, e koordinuar dhe e qëllimshme. Ne planifikojmë të përfundojmë brenda disa muajsh tërheqjen e të gjitha forcave të Misionit të Mbështetjes së Sh.B.A-së. Çdo sulm i Talibanëve ndaj trupave Aleate gjatë kësaj tërheqje do të pritet me një përgjigje të fuqishme.

Përfundimi i Misionit të Mbështetjes së Vendosur të NATO-s zhvillohet në sfondin e mbështetjes së ripërtërirë rajonale dhe ndërkombëtare për përparimin politik drejt paqes. Ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin e paqes në pronësi afgane dhe të udhëhequr nga afganët. Ne e mirëpresim Konferencën e Stambollit si një mundësi për të çuar përpara procesin e paqes dhe për të forcuar progresin e bërë në Doha. Ne i bëjmë thirrje qeverisë Afgane dhe Talibanëve që t’i përmbahen zotimeve të tyre për procesin e paqes të iniciuar nga marrëveshja SHBA-Taliban dhe Deklarata e Përbashkët SHBA-Afganistan.

Aleatët dhe partnerët e NATO-s do të vazhdojnë të qëndrojnë me Afganistanin, njerëzit e saj dhe institucionet e saj në promovimin e sigurisë dhe mbështetjen e fitimeve të 20 viteve të fundit. Tërheqja e trupave tona nuk do të thotë përfundimi i marrëdhënies sonë me Afganistanin. Përkundrazi, ky do të jetë fillimi i një kapitulli të ri. Një paqe e qëndrueshme në Afganistan do të ketë në themel një marrëveshje paqësore të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse që i jep fund dhunës, mbron të drejtat e njeriut të të gjithë afganëve, veçanërisht të grave, fëmijëve dhe pakicave, mbështet shtetin e së drejtës dhe siguron se Afganistani nuk shërben më kurrë si një strehë e sigurt për terroristët.

NATO mblodhi një nga koalicionet më të mëdha në histori për të shërbyer në Afganistan. Trupat tanë shkuan në Afganistan së bashku, ne jemi përshtatur së bashku, dhe tani po largohemi së bashku. Ne jemi mirënjohës të gjithë atyre që shërbyen dhe e mbështetën këtë mision, përfshirë forcat e sigurisë së Afganistanit. Ne nderojmë sakrificat e atyre që paguan çmimin përfundimtar në shërbim të tij.

blank

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë stërvitje të njëkohshme ushtarake

Marrë nga Reuters

Rusia dhe Ukraina zhvilluan të mërkurën stërvitje të njëkohshme ushtarake ndërsa ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të NATO-s filluan diskutimet emergjente mbi grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit ukrainas.

Uashingtoni dhe NATO-ja janë alarmuar nga grumbullimi i madh i trupave ruse pranë Ukrainës dhe në Krime, gadishulli që Moska aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Dy anije luftarake të SHBA pritet të mbërrijnë në Detin e Zi këtë javë.

Rusia, e cila tha se lëvizja detare e SHBA është një provokim jo miqësor dhe paralajmëroi Uashingtonin të qëndrojë larg Krimesë dhe bregdetit të saj të Detit të Zi, ka thënë se grumbullimi i trupave është një stërvitje ushtarake e shpejtë tre javore për të provuar gatishmërinë luftarake në përgjigje të asaj që ajo e quan sjellje kërcënuese nga ana e NATO-s. Ajo ka thënë që stërvitja do të përfundojë brenda dy javësh.

Në prag të mbërritjes së anijeve luftarake të SHBA, marina ruse filloi të mërkurën një stërvitje në Detin e Zi, me manovra që përfshijnë qitje ndaj objektivave tokësore dhe ajrorë. Stërvitja vjen një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Moskës që t’i japë fund grumbullimit të trupave.

Në Ukrainë, forcat e armatosura provuan të zmbrapsnin një sulm tankesh dhe këmbësorie afër kufirit të Krimesë së aneksuar, ndërsa ministri i saj i mbrojtjes, Andrii Taran, u tha parlamentarëve evropianë në Bruksel se Rusia po përgatitet të depozitojë armë bërthamore në Krime.

Taran nuk dha asnjë provë për pohimin e tij por tha se Rusia po grumbullon 110,000 trupa në kufirin me Ukrainës, në 56 grupe taktike me madhësi batalioni, duke cituar burimet e zbulimit.

Shtohen luftimet në Ukrainën lindore

Luftimet janë shtuar javët e fundit në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia në një konflikt shtatë-vjeçar që Kievi thotë se ka vrarë 14,000 njerëz.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili zhvilloi bisedime në Bruksel me zotin Stoltenberg përpara një video konference me të 30 aleatët e NATO-s, tha se aleanca “do të diskutonte mbi veprimet agresive të Rusisë në dhe rreth Ukrainës”, por pa dhënë hollësi.

Marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara ranë në një pikë tjetër të ulët muajin e kaluar, kur Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai mendonte se Vladimir Putini ishte një “vrasës”.

Në një telefonatë me Presidentin Putin të martën, Presidenti Biden propozoi të mbahej një samit midis dy udhëheqësve për të trajtuar një mori çështjesh, duke përfshirë uljen e tensioneve mbi Ukrainën.

Kremlini tha të mërkurën se ishte herët për të folur për një samit të tillë në terma konkretë dhe se mbajtja e një takimi të tillë do të varej nga sjellja e ardhshme e Uashingtonit, një referencë mesa duket për sanksionet që mund të vendosin SHBA ndaj Moskës.

Rusia ka akuzuar rregullisht NATO për destabilizim të Evropës duke forcuar trupat e saj në vendet balltike dhe Poloni pas aneksimit të Krimesë nga Moska.

NATO-ja e ka mohuar pretendimin e ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu se aleanca po vendos 40,000 trupa dhe 15,000 pajisje ushtarake pranë kufijve të Rusisë, kryesisht në Detin e Zi dhe rajonet balltike. VOA

blank

Inteligjenca amerikane paralajmëron për rreziqet nga Kina

Shefat e agjencive të inteligjencës amerikane paralajmëruan për një “rrezik të pashembullt” nga ana e Kinës. Gjatë një dëshmie para Kongresit, ata përmendën si faktor të këtij kërcënimi, agresionin rajonal të Pekinit, aftësitë kibernetike dhe ndikimin ekonomik.

“Kina gjithnjë e më shumë është një konkurente që sfidon Shtetet e Bashkuara në shumë fusha, duke bërë presion për rishikimin e normave globale në atë mënyrë që favorizojnë sistemin autoritat kinez”, tha para Komitetit për Inteligjencë të Senatit amerikan, Avril Haines, drejtore për Inteligjencë Kombëtare.

“Kina gjithashtu posedon aftësi të konsiderueshme kibernetike që nëse përdoren, më së paku, mund të shkaktojnë çrregullime të përkohshme të infrastrukturës kritike brenda Shteteve të Bashkuara”, tha Haines.

Ne deklaratën hyrëse, gjatë dëshmisë së saj, Haines përmendi edhe përpjekjet ruse për të minuar ndikimin e SHBA-së, pastaj rolin e Iranit në paqëndrueshmërinë e Lindjes së Mesme dhe terrorizmin global.

Që nga viti 2019, shefat e inteligjencës amerikane nuk mbajtën dëshminë për “Rreziqet në Botë”, pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shpesh është përplasur me agjencitë e sigurisë kombëtare.

Kryetari i Komitetit për Inteligjencë, senatori demokrat, Mark Warner, tha se ai ishte “zhgënjyer” që nuk kishte pasur seancë dëgjimore gjatë vitit të kaluar. Senatori republikan, Marco Rubio, gjithashtu foli për rëndësinë e mbajtjes së seancës dëgjimore.

Warner tha se është i shqetësuar që Pekini mund të bëjë përpjekje që edhe me teknologjitë tjera në zhvillim, të bëjë atë që bëri me Huawein, të cilën u mundua ta bëjë lider të sistemit të përparuar 5G.

Në dëshminë para Komitetit të Inteligjencës morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Paul Nakasone dhe Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral Scott Berrier.

Seanca u zhvillua një ditë pasi agjensitë e inteligjencës amerikane lëshuan një raport gjithëpërfshirës mbi kërcënimet globale.

“Sëmundjet, hendeku mes të varfërve dhe të pasurve, ndryshimi i klimës dhe konfliktet brenda dhe midis kombeve do të paraqesin sfidat më të mëdha në dekadat e ardhshme, përfshirë pandeminë COVID-19 që përkeqëson tashmë disa nga ato probleme, tha raporti nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës. rel


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend