VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mbahet protesta e opozitës në Tiranë, përplasje mes policisë dhe protestuesve

By | May 26, 2018

Komentet

Zgjedhjet Evropiane: Dalin rezultatet e para të exit polleve

VOAL – CDU e kancelares Angela Merkel, pavarësisht rezultateve minimale, shfaqet në krye të sondazheve të rrjeteve televizive publike në zgjedhjet evropiane në Gjermani. Kristian demokratëve u jepet 28% e votave dhe pas tyre ekziston një valë e gjelbër e vërtetë: ekologët në fakt e dyfishojnë konsensusin e tyre, duke arritur në 20% në vendin e dytë. Së treti është SPD, e cila bie në 15.5% dhe humbet në të njëjtën kohë në bastonin e saj të Bremenit, ku u mbajtën zgjedhjet rajonale dhe fituan konservatorët. E djatha ekstreme e AfD-së përparon nga 7 në 10.5%.


Në Francë, sipas vlerësimeve paraprake, Fronti Nacional i Marinës Le Pen do të ishte partia e parë me më shumë se 24% të votave, përpara République en marche të Presidentit Emmanuel Macron. Surprizë që nuk parashikohen nga sondazhet janë të Gjelbrit, 13%, përpara Républicainëve (8%), ndërsa e majta nuk është më mirë se 6.5% as me PS, as me Francën Insoumise.

Në Spanjë, dy sondazhe, një para votimit dhe tjetra gjatë së njëjtës, parashikojnë fitoren e kreut të qeverisë Pedro Sanchez me 28-30% të votave, 11 pikë më shumë se ato popullore.

Priten mbylljet e votimeve në vendin e fundit, Itali në orën 23:00 dhe prandaj të dhënat e para zyrtare do të vonohen. Në Belgjikë Vlaams Belang (e djathta ekstreme) bëri një zhurmë duke kaluar nga më pak se 6% në mbi 18% dhe duke zbritur mbështetjen për formimin e parë të Flanders, nacionalist i N-VA. Në Walloni, nga ana tjetër, pjesa frankofone e vendit, dhe në Bruksel, Social Demokratët mbesin komandë, përkatësisht me 27% dhe 20%. Në kryeqytetin e dytë, E Gjelbëra e Ecolo-Groen, kokë më kokë me liberalët e kryeministrit në largim Charles Michel.


Në Holandë, fitorja e Laburistëve është konfirmuar me 18% të votave, përballë konservatorëve liberalë të Kryeministrit Mark Rutte me 15%, ndërsa Forumi për Demokracinë e populistit Thierry Baudet lë prapa partinë e Geert Wilders, e rënë në 4% .


Në Austri përkrahësit e kancelarit Sebastian Kurz janë konfirmuar kryesisht si partia e parë, me 34.5% të preferencave (mbi 7 pikë më shumë se në vitin 2014), ndërsa “skandali i Ibiza” nuk e ka dëmtuar shumë FPÖ-në, e cila humb disa pikë, por është formacioni i tretë i vendit prapa Social Demokratëve.

Konservatorët gjithashtu fitojnë në Greqi, ku sondazhet që dalin nga sondazhet i japin Demokracisë së Re 32-36%, disa pikë përpara majtës së Syriza, partia në pushtet.

Në Hungari, fituesi i madh do të ishte Fidesz i kryeministrit Viktor Orban, i cili sipas sondazheve të daljes do të votohej nga 56% e atyre që kishin të drejtë, ndërsa socialistët dhe liberalët ndaleshin rreth 10 dhe Jobbik (djathtas) në 9%.

Prevalenca konservatore gjithashtu në Kroaci, ku stacionet televizive japin përparësi për formimin e kryeministrit Andrej Plenkoviç me rreth 23%, përpara Social Demokratëve në 18%, në Finlandë, ku mbizotërojnë Social Demokratët dhe në vendin e tretë janë vendosur Verdi, dhe në Poloni, ku Ligji dhe Drejtësia me 42% tejkalojnë koalicionin e opozitës (39%).

Në Sllovaki, liberalët e presidentit të zgjedhur Zuzana Caputova janë në krye. Populistët e krahut të majtë të SMER-SD kanë pranuar se janë zhvendosur në rangun e dytë.

Parashikimet e azhurnuara në Irlandë e shohin Finn Gael, formacioni pro-evropian i kryeministrit Leo Varadkar, udhëheqin 29% të votave, ndërsa rivalët historikë të Fianna Fail rrezikojnë të japin vendin e dytë për të Gjelbrit.

Në Rumani, sipas sondazheve, e majta në pushtet e kritikuar nga Brukseli për reformat e saj të drejtësisë do të mundet nga pro-evropianët e qendrës së djathtë.


Ajo që tashmë duket e sigurt është se zgjedhjet evropiane kanë ngjallur interes të madh (51% e evropianëve, një në dy, shkuan të votojnë), pas dekadave të pjesëmarrjes vazhdimisht në rënie. Vlerësohet se në Francë midis 52 dhe 54% të atyre që kanë votuar, me një kërcim prej dhjetë pikash, në Gjermani 59% (+11). Të dhënat në rritje, me vende ende të hapura, u njoftuan gjithashtu nga Spanja, Polonia, Romakët dhe Hungaria.

Deutsche Welle – Tiranё: Protesta e gjashtё kombёtare e opozitёs kundёr qeverisё

Në Tiranë protesta e 6-të kombëtare kundër qeverisë të shtunën ( 25.05) u mbyll paqësisht, pa dhunë e sulme ndaj institucioneve si dy javë më parë. Thirrjet e ndërkombëtarëve kësaj here nuk ranë në vesh të shurdhër.

Për rreth dy orë e gjysmë, opozita e bashkuar protestoi përpara kryeministrisë. Në ndryshim nga protestat e kaluara, kёsaj here protesta kaloi pa incidente dhe ishte nё tёrёsi paqёsore. Nё prag tё protestёs ka pasur apele nga BE dhe SHBA pёr pёrmbajtje dhe distancim nga dhuna si dhe qё palёt tё bisedojnё pёr tё gjetur zgjidhje dhe tё mos e zhysin vendin nё krizё politike.

Edhe pse u përdorën shashkat në drejtim të kryemnistrisë dhe tymuesit, ato nuk ishin akte të veҫuara, jo mbizotëruese. Në vend të tyre, mbështetësit e opozitës zgjodhën të lëshonin drejt qiellit balona të bardha, në formë abazhuri, me parullën “Rama IK“ , pasi i vinin zjarrin në sajë të një mekanizmi që i bënte të ngiteshin lart, mes tymit.

Ndryshe nga protestat e tjera kombëtare anti-qeveritare ku mbizotëronte flamuri kombëtar kuq e zi, në protestën e të shtunës mbizotëronin flamuri blu i BE dhe ai i SHBA, por nuk mungonte as flamuri i Gjermanisë, që opozita e konsideron aleaten e saj të rëndësishme.

Kërkesat e opozitës dhe të mbështetësvetë saj janë të pandryshuara: largim i kryeministrit Rama, formim i një qeverie kalimtare që të organizoje zgjedhje të lira dhe të ndershme, moslejim i zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, në të cilat opozita ka deklaruar se nuk merr pjesë pasi sipas saj ato „ do të jenë një farsë“.

Element i ri në protestën e të shtunës është edhe mbajtja nga protestuesit e një tepsie prej alumini ku brenda saj ishin ngjitur parulla antiqeveritare dhe foto që stigmatizonin kryemnistrin Rama në lidhje me akuzat e opozitës për blerje votash, korrupsion dhe lidhje me krimin, të hedhura poshtë nga kryemnistri dhe qeveria e tij.

Proteste in Tirana Albanien (DW/A. Ruci)

Basha: Tani shansi për zgjidfhjen e krizës politike

Sipas një rituali të konsoliduar në protestat kombëtare anti-qeveritare të opozitës në Bulevardin „Dëshmorët e Kombit„ që nga fillimi i tyre në mesin e shkurtit të kaluar, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbajti fjalimin e radhës para protestuesve.

Basha tha në fjalën e tij se „zgjidhja politike e krizës kalon vetëm përmes largimit të Rames” të cilën e quajti “shkaktar dhe pengmarrës të demokracisë“

“Tani është shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë. Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Çdo ëndërr për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekje për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh”, tha Basha në fjalën e tij, që e mbylli me thirrjen drejtuar ptrotestuesve për të vijuar protestën në sheshin para Parlamentit.

Thirrjet e faktorit ndërkombëtar merren në konsideratë

Në prag të protestës  BE, OSBE dhe SHBA u bënë thirrje organizatorëve për të qëndruar larg akteve të dhunës.Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadat e vendeve anëtare vunë në duke se “dënojnë aktet e dhunës në  protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ambasada e SHBA theksoi në deklaratën e saj se “nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave Molotov dhe gurëve, është jo demokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë”.

OSBE theksoi qëndrimin e saj të vendosur kundër dhunës ekstreme në protestën e 11 majit, ku protestuesit kërcënuan edhe Ambasadorin e OSBE-së në Tirana, Bernd Bochardt për qëndrimin pa ekuivoj kunër dhunës.

“Dhuna është e papranueshme dhe  trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë – nënvizohet në qëndrimin e OSBE ndaj protestëssë të shtunës.

„Koktejet e Molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara protestës është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike” – thekson OSBE në deklaratën e saj.

Opozita vendos protestën tjetër më 31 maj, Basha: Koha për zgjidhje politike (fotot dhe videot)

TIRANË

Ka nisur krejt ndryshe protesta e kësaj të shtune e opozitës së bashkuar, e cila kishte ndryshuar tërësisht taktikën e saj përmes simboleve e mesazheve.

Mbështetës të opozitës nga i gjithë vendi u vendosën përpara kryeministrisë ku ishin rreshtuar edhe forcat e policisë. Mesazhet se protesta do të vijonte paqësore i dhanë edhe të rinjtë e FRPD të cilët ishin vendosur përpara kordonit policor me fasha të bardha në krahë. Thirrjet për të shmangur dhunën u përsëritën edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila këtë radhë ishte e bindur se cdo incident i ndodhur në shesh do të shkonte në favor të kryeministrit.

Teksa ndezën balonat me mbishkrimet ‘Rama Ik’ protestuesit pritën në bulevard mbërritjen e kryeopozitarit Lulzim Basha iu përgjigj përmes publikut ftesës së Ramës për dialog.

“Ky bashkim i jashtëzakonshëm ka forcën, vendosmërinë dhe qartësinë për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ne nuk do ta pranojmë dhunën e krimit të organizuar në kutitë e votimit. Nuk do pranojmë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të faktuara ilegjitime. Nuk do pranojmë më zgjedhje kriminale të kësaj qeverie ilegjitime dhe këtij kryeministri të kapur në krim. Jemi gati që së bashku me gjithë faktorët e përgjegjshëm politikë të vendit të hapim rrugën e zgjidhjes politike duke bërë të mundur së pari largimin e pengmarrësit dhe përmes një qeverie tranzitore ndarjen e pushteteve, zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky kushtrim është dëgjuar nga miqtë tanë strategjikë. Orët dhe ditët në vijim qofshin ditë reflektimi të thellë për ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë popull se mendojnë se mund ta mbajnë peng qeverisjen e këtij vendi. për ata që iu shkon në mendje se më 30 qershor do iu shtrëngojnë kularin në fyt shqiptarëve dhe do mbysin demokracinë, kjo nuk ka për të ndodhur. Sot në këtë mbrëmje të mbushur me shpresë, të mbushur me optimizëm, me mesazh pozitive të shkrirjes në një të vullneteve tuaj, të popullit shqiptar për liri dhe demokraci, vetë vullnetit të Europës dhe miqve tanë për ta çliruar Shqipërinë nga diktatura e krimit, të ndahemi me një mesazh të qartë se ne jemi gati ta çojmë këtë betejë deri në fund po kështu dhe paralajmërimi se kush mendon se do ta thyejë këtë vendosmëri popullore, gabohet rëndë dhe e pret vetëm përmbysja popullore. Rama ik, hapi rrugë zgjidhje politike. Beteja jonë po shkon drejt fundit që paracakton historia për kombet që nuk e duan të keqen”, deklaroi Basha.

Në vend të flakadanëve e bombave molotov në shesh u shpalosën flamujt kombëtar i BE dhe SHBA si mesazh ndaj ndërkombëtarëve, ndërsa në kor protestuesit thërrisnin ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

Pas më shumë se një orë para Kryeministrisë, Kryedemokrati Lulzim Basha iu bëri thirrje protestuesve që me telefona ndezur ta ndiqnin drejt parlamentit, si mesazh për ndezjen e shpresës.

Incidentet e vogla që u shënuan përpara parlamentit nuk e prishën shijen që la tubimi paqësor në bulevard nën dritën e balonave në qiell.

Pas më shumë se dy orësh kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe mbështetës të tij u rikthyen pranë selisë blu ku përsëriti të njëjtin qëndrim se zgjidhja e krizës është vetëm largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Lideri i selisë blu ka mohuar në formë kategorike një dialog në këto kushte, ndërsa ka shtuar se kryefjala e kauzës së opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore. Sipas Bashës, këto janë dy parakushte që do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike, e cila prej kohësh  në fakt është shoqëruar me argumente dhe akuza të forta në distancë mes palëve.

Nga selia e PD u vendos së protesta e ardhshme e opozitës së bashkuar  të jetë më 31 maj. Protesta është vendosur më 31 maj, në ditën kur kreu i maxhorancës Edi Rama ka deklaruar se nis zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Vendoset data, ja kur do jetë protesta e radhës e opozitës

Ora 22:04 – Vetëm pak minuta pas mbylljes së protestës së gjashtë kombëtare, nga Partia Demokratike ka ardhur dhe konfirmimi për protestën e ardhshme. Gazetari Klajdi Bodlli duke iu referuar burimeve nga PD raportoi për “BalkanWeb” se protesta e ardhshme e opozitës do të jetë pas 6 ditës, më 31 maj.

Pas protestës, Basha mbledh ish-deputetët, zbulohet qëllimi

Ora 21:51  – Pas mbylljes së protestës së opozitës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar një mbledhje me ish-deputetët demokratë, kryetarët e degëve dhe të bashkive.Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se Basha ka ndërmarrë këtë veprim për t’i falënderuar për punën e tyre me strukturat dhe pjesëmarrjen në protestat e opozitës.

Protestuesit tek Kuvendi, FNSH dhe një autobot në gatishmëri

Ora 20:51- Ndërsa protestuesit i janë drejtuar parlamentit për të vijuar protestën e tyre, edhe policia ka marrë masa. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe një autobot janë në gatishmëri tek parlamenti. Perimetri i sigurisë është me gardh metalik. Ndërkohë një pjesë e protestuesve janë afruar tek gardhi i policëve të vendosur në fund të oborrit të parlamentit.

“Jepjani përgjigjen”, Basha për Ramën: Ta dëgjojë në çdo bunker

Ora 20:27- Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas letrës së katërt të dërguar sot. Basha tha se nuk ka dialog me Ramën duke ua lënë fjalën protestuesve për t’iu përgjigjur me ‘joooooo’.

Jepjani përgjigjen, ta dëgjojë në Surrel, në çdo bunker ku futet. Jepjani përgjigjen. Mirënjohjen më të thellë kam sot për kurajën tuaj që zgjoi botën demokratike se ne jemi popull i Europës, i lirisë, i demokracisë. Jemi njerëz që besojmë në vlera, tek dinjiteti i njeriut. Besojmë tek Zoti, besojmë tek demokracia, ndaj kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, për Europën.
Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le t’i shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores. Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar t’i jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet t’i thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e t’i hapë rrugë zgjidhjes politike. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik”, deklaroi Basha.

Basha: Për pushtet, Rama do të cojë vendin në përplasje civile

Ora 20:19- Ndërsa mbante fjalën e tij para mbështetësve të opozitës së bashkuar e mbledhur në bulevardin dëshmorët e kombit, kryedemokrati Lulzim Basha e ndërpreu atë për të respektuar agjërimin e besimtarëve mulsimanë.

“Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, tju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqitparët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve të tjera mbi tokë.” – u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se më 30 qershor po kërkon të cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile, dhe kjo vetem për pushtetin e tij.
“Mjerë ai që nuk ka vesh e nuk dëgjon. E dëgjon e gjithë Shqipëria, e gjithë bota, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Rama ik. Në një javë Europa tregoi standardin e saj të vërtetë. Nga Londra në Vjenë, politikanët e përgjegjshëm dhanë dorëheqjen e i rikthyen sovranit atë që është e sovranit. Sot në vendin tonë, për akoma pak kohë, zotër janë politikanë të lidhur me krimin, një grup horrash që kanë marrë peng partinë e tyre dhe e shohin popullin si shërbëtor. Edi Rama sakrifikoi gjithçka të qytetarëve, vodhi zgjedhjet për një qëllim, pushtetin e tij, për këtë do ta cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile. Duke cuar për herë të parë në 29 vite, të njëjtët trafikantë e banditë, figura të krimit, që nëse drejtësia nuk do ishte e kapur, do i dënonte për përfshirjen e tyre në shitblerjen e votës. Për pushtetin e tij, për pasurinë e tij, jo vetëm i ka mbrojtur kriminelët por do përfundimisht të vendosë zgjedhën e krimit në Shqipërinë.” u shpreh Basha.

Balona drejt qiellit

Ora 18: 45- Protesta e opozitës ka nisur ndryshe këtë herë. Një mesazh deri në qiell është konceptuar si i tillë gjesti i lëshimit të balonave me ajër që mbajnë një kërkesë: “Rama ik”.

Mësohet se janë 500 balona të bardha që janë ngritur në qiell nga organizatorët e protestës dhe të rinjtë demokratë.

Snajperë e kamera me rezolucion të lartë, masat e policisë

Ora 19:15- Policia e Shtetit por edhe Garda ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ nga Bulevardi se policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë. Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë.

Pankartë gjigande, thirrje “Rama ik”,protestuesit drejt Bulevardit

18:45- Ka nisur grumbullimi i protestuesve të thirrur nga opozita në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarë nga njësia 7 në kryeqytet po përshkojnë në këmbë distancën nga “21 dhjetori” tek sheshi Skenderbej. Me një pankartë gjigande të vendosur para rreshtit të protestuesve dhe thirrje “Rama ik” ata kanë mbushur “Rrugën e Kavajës” për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në Bulevard.

Protesta/ Zbulohet plani i FRPD, ja çfarë mbajnë në krahë

Ora 18:46- Pak minuta para nisjes së protestës, zbulohen detaje të reja nga skenari i opozitës. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se 300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje. Ata do të pozicionohen pra kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe dhunës.

PD nxjerr shifrat: Ja sa qytetarë nga rrethet do jenë në protestë

Ora 18:02- Plot 62 450 protestues nga rrethet janë nisur për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Kjo është shifra që jep Partia Demokratike duke iu referuar të dhënave nga degët e saj në 11 qarqet e vendit përveç Tiranës.

Burime nga PD bëjnë të ditur se “pavarësisht presionit të policisë, ndalimeve të shumta të protestuesve, të gjobave ndaj autobusëve, prania e qytetarëve pritet të jetë madhështore”.

Qarku Shkodër – 9450 qytetarë
Qarku Lezhe – 7300 qytetarë
Qarku Kukës – 3800 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9800 qytetarë

Qarku Elbasan – 8100 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 5600 qytetarë
Qarku Vlorë – 5000 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë
Qarku Korçe – 4700 qytetarë

Një orë nga protesta, ‘blindohet’ kryeministria

Ora 17:48- Rreth një orë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, forca të shumta policie kanë bërë gardh, godinën e kryeministrisë. Efektivë të forcave të rendit, janë vendosur në rresht pas gardhit metalik që rrethon godinën.
Forca të shumta policia ndodhen në të katër anët e godinës qeveritare, të cilat duket të jenë më të shumtë në numër krahasuar me protestat e mëparshme.

Opozita e bashkuar pritet të mblidhet sot në protestën e shtatë kombëtare, kundër qeverisë Rama. Pavarësisht ftesave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Basha nuk ka ‘lëshuar pe’ nga qëndrimi i tij, largimi i kreut të qeverisë dhe krijim i një qeverie tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira.

Makinat me protestues nisen nga Elbasani, kontrolle nga policia

Ora 17:38 – Ashtu sikundër nga çdo qark i Shqipërisë, edhe nga Elbasani janë nisur shumë protestues, që do të marrin pjesë sot në protestën e madhe të opozitës së bashkuar. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se autobusë dhe makina janë nisur normalisht nga selia blu në qytetin e Elbasanit.

Korçë, PD: Bllokohen 2 autobusë me protestues, 2 të shoqëruar

Ora 16:49 – Dy protestues janë shoqëruar nga policia në Korçë, ndërsa janë mbajtur të bllokuar dy autobusë. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i PD në Korçë Andrea Mano, i cili akuzoi policinë se po ushtron presion mbi protestuesit. Sipas Manos, dy protestuesit Artur Keci dhe Klement Karafili, ky i fundit ish-polic po mbahen pa asnjë arsye të shoqëruar ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë sqarim pse u shoqëruan.

Lezha i bashkëngjitet protestës kombëtare opozitare

Ora 16:39 – Edhe Lezha i është bashkëngjitur protestës së sotme opozitare kombëtare. Mësohet se me dhjetëra protestues, qytetarë dhe simpatizantë të opozitës së bashkuar janë nisur nga qarku i Lezhës në drejtim të Tiranës.

Tritan Shehu: 2200 protestues nga Gjirokastra, dështuan presionet

Ora 16:23 – Ish-deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu thotë se presionet dhe përpjekjet për të penguar pjesëmarrjen në protestën e sotme të opozitës kanë dështuar. Ai ka publikuar foto të protestuesve të nisur nga qarku i Gjirokastrës drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Sipas Shehut janë mbi 2200 protestues nga Gjirokastra.

Protestuesit fierakë drejt Tiranës, Baçi: Rama të japë dorëheqjen

Ora 16:16 – Qindra qytetarë nga Fieri, mbështetës të opozitës janë nisur nga Fieri drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e sotme. Me autobusë dhe mjete private ata do të jenë të pranishëm në protestën e disatë kombëtare të opozitës kundër qeverisë.

Katër autobusë me protestues opozitarë nisen nga Berati

Ora 15:37 –Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se katër autobusë janë vënë në dispozicion të anëtarëve, simpatizantëve por edhe qytetareve, të cilët po nisen drejt Tiranës. Nisja e protestuesve u organizua jashtë mjediseve të selisë blu në këtë qytet.

Radio Evropa e Lirë: Opozita në Shqipëri proteston dhe refuzon dialogun

Gresa Kraja

Mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në kryeqytetin e Tiranës të thirrur në protestë nga opozita për të kërkuar largimin e Qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht para ndërtesës së Kryeministrisë, për të vazhduar një marshim deri te Parlamenti i Shqipërisë, ku disa prej tyre edhe shkatërruan gardhin metalik dhe hodhën gurë e tymuese në drejtim të policisë dhe institucionit.

Policia përdori autobote uji për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm. Protesta, përveç këtij incidenti, përfundoi e qetë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke iu drejtuar turmës së protestuesve nga selia e partisë së tij, tha se tani është koha për zgjidhje politike dhe për zgjedhje të lira.

Lideri i PD-së, Lulzim Basha, foto nga arkivi.

Lideri i PD-së, Lulzim Basha, foto nga arkivi.

“Mesazhi ynë është i qartë, ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Ne jemi popull i Evropës dhe nuk do të pranojmë kurrë despotizmin anti-evropian të një qeverie banditësh dhe kriminelësh të cilët kanë marrë peng vendin, kanë kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Evropës. Ne sot japim këtë mesazh të qartë e të vendosur. Evropa e dëgjoi zërin tonë dhe tani është koha për zgjidhjen politike dhe largimin e Edi Ramës, qeverisë transitore, zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Basha.

Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama, në katër ditët e fundit i ka dërguar letra të hapura kreut të PD-së duke e ftuar atë për dialog. Ai i ka thënë zotit Basha se “edhe armiqtë dialogojnë, madje edhe kur janë në llogoret e luftës prej vërteti, ata e ndalin këmbimin e zjarreve dhe i lenë një kohë këmbimit të fjalëve”.

“Ndërsa kundërshtarët në demokraci hedhin e presin shumicën e kohës, po ka gjithnjë një kohë kur ulen e flasin, sepse demokracia edhe mur edhe urë, fjalën ka”, ka shkruar kryeministri në një nga letrat e tij.

Misionet diplomatike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje për dialog të dy palëve, dhe kanë shprehur gatishmëri të ndërmjetësojnë një dialog të tillë.

Ata, për protestën e së shtunës i kanë bërë thirrje organizatorëve për qetësi dhe kanë kërkuar që të gjithë pjesmarrësit të përmbahen duke qëndruar larg dhunës.

“Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë”, u tha në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Edhe delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare me seli në Tiranë kanë thënë se “ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen”.

Protesta e së shtunës ka shënuar protestën e gjashtë kombëtare që nga mesi i muajit shkurt, kur partitë opozitare Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, bashkë me aleatët e tyre të djathtë u larguan nga Parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e tyre si deputetë në Kuvend.

Kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie transitore që garanton organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre.

Në anën tjetër, Qeveria në krye me Edi Ramën, partia e së cilit ka shumicën e ulëseve në Kuvend dhe njihet si qeveri legjitime brenda dhe jashtë vendit, thotë se zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 qershor qytetarët do të zgjedhin kryetarët e bashkive të tyre.

Zëri i Amerikës: Tiranë, protestë e qetë e opozitës

Në Shqipëri protesta e thirrur të shtunën në mbrëmje nga opozita u zhvillua paqësisht, me përjashtim të disa minutave tensioni pranë parlamentit, ku protestuesit u ndalën pas qëndrimit para godinës së qevrisë. Ndërsa manifestimet e mëparshme janë mbizotëruar nga lëndët plasëse dhe tymueset që fluturonin drejt selisë së Qeverisë, sot ajo u karakterizua më së shumti nga elementë koreografikë. Fillimisht me protestues që mbanin në duar tepsi me mbishkrimin “Rama IK”, të cilat më pas u mbushën me fotokopje parash, duke simbolizuar korrupsionin qeveritar, me projektimin në fasadën e selisë së Kryeministrisë të sloganeve kundër qeverisë, ndërsa më pas drejt qiellit, ndërsa kishte nisur të binte errësira, u lëshuan balona ndriçuese, mbi të cilat gjithashtu ishte stampuar me gërma të mëdha fjala “IK” drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Mesazhet e zoti Basha në fjalën e tij ishin po ato që kanë qenë në thelb të të gjithë qëndrimit të opozitës gjatë këtyre tre muajve që kur ajo u largua nga parlamenti. “Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë u shpreh zoti Basha.

Sipas kryetarit demokrat, qytetarët me manifestimin e sotëm dhanë mesazhin se tani “është shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë. Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize, përmes diktatit të normave dhe parimeve të Evropës. Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike. Le të jetë preludi i zgjidhjes politike për ti hapur rrugën Shqipërisë si e gjithë Evropa”.

Në fjalën e mbajtur në mbyllje të protestës, para selisë së Partisë Demokratike zoti Basha ishte më i drejtpërdrejtë kur tha se “mesazhi i sotëm është mesazhi i qartë dhe i prerë ndaj miqve dhe aletaëve tanë dhe ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë, se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithshka për votën e lirë, se jemi popull i Europës, e nuk do pranojmë kurrë despotizmin antieuropian të një qeverie banditësh që kanë marrë peng vendin, kanë kapur drejtësinë, dhe kanë bllokuar rrugëtimin drejt Europës. Ndaj orët dhe ditët në vijim – vijoi kryetari demokrat – qofshin ditë reflektimi të thellë për ata që mendojnë se mund të vazhdojnë të mbajnë peng popullin, qeverisjen e këtij vendi, për ata që u shkon në mendje se do mbysin demokracinë”, u shpreh ai duke paralajmëruar se “kjo nuk do ndodhë, forca jonë është bashkimi, vendosmëria, qëndresa, forca jonë është përballja dhe përballje do të ketë deri në fitoren e kësaj beteje”.

Ndalesa para selisë së parlamentit, u shoqëruar me momente tensioni, ndërsa një grup manifestuesish larguan gardhin metalik në hyrje. Më pas u ndez një zjarr i vogël, e nuk munguan dhe lëshimi i gurëve dhe sendeve të forta drejt policisë. Makina ujëhedhëse e policisë, u vu në përdorim vetëm një çast. Për të sprapsur protestuesit ndërhyri Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, ndërsa zoti Basha, bëri rikthim drejt selisë së Partisë Demokratike.

Komuniteti ndërkombëtar i ka paraprirë sërish këtë të shtunë, me thirrje për qetësi dhe kundër akteve të dhunshme, protestës së mbrëmjes së opozitës në Tiranë. Ambasada amerikane, përmes një deklarate u shpreh se “ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë”.

Në të njejtën linjë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadat e vendeve anëtare. “Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen”, vë në dukje deklarata.

Thirrje për një manifestim paqësor erdhën dhe nga drejtuesit më të lartë të OSBE-së, të cilët përsëritën qëndrimin e mbajtur lidhur me protestën e dhunshme të 11 Majit ku theksuan se “dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë – nënvizohet në qëndrimin e sotëm – Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike” – thekson OSBE në deklaratën e saj.

Përfaqësitë diplomatike të BE-së dhe SHBA-ve ndërkohë i bënë thirrje palëve për një “dialog konstruktiv me synim për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente”.

Më herët gjatë ditës dhe presidenti Ilir Meta, ju drejtua opozitës duke vënë në dukje se “sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore. Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar. Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë”, shprehet presidenti, duke shtuar se “vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit”.

VIDEOT – Pas 180 minutave, Basha: Takohemi në protestën e ardhshme

TIRANË

Pas 180 minutash, Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbyllur protestën e opozitës që me përjashtim të disa momenteve tek parlamenti shkoi pa incidente. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt parlamentit dhe është hequr gardhi metalik. Policia është përgjigjur me ujë. Sekretari organizativ i PD-së Gazment Bardhi iu ka bërë thirrje vazhdimisht dhe shenja protestuesve të ndalojnë. Protestuesit kanë ndezur zjarre me pankartat që janë shuar nga policia me fikëse. Pas këtyre momenteve Basha ka mbyllur protestën nga selia e PD duke iu bërë thirrje për t’u takuar në protestën e ardhshme.

“Ky bashkim i jashtëzakonshëm ka forcën, vendosmërinë dhe qartësinë për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ne nuk do ta pranojmë dhunën e krimit të organizuar në kutitë e votimit. Nuk do pranojmë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të faktuara ilegjitime. Nuk do pranojmë më zgjedhje kriminale të kësaj qeverie ilegjitime dhe këtij kryeministri të kapur në krim. Jemi gati që së bashku me gjithë faktorët e përgjegjshëm politikë të vendit të hapim rrugën e zgjidhjes politike duke bërë të mundur së pari largimin e pengmarrësit dhe përmes një qeverie tranzitore ndarjen e pushteteve, zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky kushtrim është dëgjuar nga miqtë tanë strategjikë. Orët dhe ditët në vijim qofshin ditë reflektimi të thellë për ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë popull se mendojnë se mund ta mbajnë peng qeverisjen e këtij vendi. për ata që iu shkon në mendje se më 30 qershor do iu shtrëngojnë kularin në fyt shqiptarëve dhe do mbysin demokracinë, kjo nuk ka për të ndodhur. Sot në këtë mbrëmje të mbushur me shpresë, të mbushur me optimizëm, me mesazh pozitive të shkrirjes në një të vullneteve tuaj, të popullit shqiptar për liri dhe demokraci, vetë vullnetit të Europës dhe miqve tanë për ta çliruar Shqipërinë nga diktatura e krimit, të ndahemi me një mesazh të qartë se ne jemi gati ta çojmë këtë betejë deri në fund po kështu dhe paralajmërimi se kush mendon se do ta thyejë këtë vendosmëri popullore, gabohet rëndë dhe e pret vetëm përmbysja popullore.
Rama ik, hapi rrugë zgjidhje politike. Beteja jonë po shkon drejt fundit që paracakton historia për kombet që nuk e duan të keqen”, deklaroi Basha.

Basha: Europa na dëgjoi, koha për zgjidhje politike, largim i Ramës (video)

TIRANE

Rreth 2 orë pas nisjes së protestë së gjashtë kombëtare të opozitës së bashkuar kryedemokrati Lulzim Basha, iu drejtua mbështetësve të tij nga selia blu.  Basha tha se e sotmja ishte protesta më masive popullore në 29 vite dhe se Europa e ka dëgjuar tashmë zërin e tyre. Për kreun e opozitës, tashmë është koha për zgjidhje politike, largimi i kryeministrit, qeveri tranzitore zgjedhje të lira.

“E duam Shqiperine si gjithë Europa. Me këtë thirrje kemi nisur qëndrimin tonë më 16 shkurt, që kulmoi sot në pjesëmarrjen më masive popullore, në 29 vite. Mesazhi më i qartë i shpresë që ka nisur e nuk do të fiket deri sa beteja ndaj të keqes të fitohet plotësisht. Cdo ditë e më shumë bashkimi bëhet më i vendosur, mesazhi i sotëm është i qartë e i prerë, ndaj miqve aleatëve se jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë, jemi popull i Europës e nuk do pranojmë kurrë despotizmin antieuropian të një grupi bandidësh e kriminelësh që kanë bllokuar rrugëtimin drejt europës. Sot japim këtë mesazh të qartë e të vendosur, Europa e dëgjoi zërin tonë dhe tani është koha për zgjdihje politike, largimin e ramës qeveri tranzitore zgjedhje të lira, e vetmja rrugë për të hapur dyert e mbyllura të Europës” u shpreh Basha.

LIVE/ Protestuesit hedhin gurë drejt parlamentit policia përgjigjet me ujë (videot)

TIRANË

Me sa duket nuk mund të shkojë tërësisht e qetë kjo protestë e opozitës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt parlamentit dhe është hequr gardhi metalik. Policia është përgjigjur me ujë. Sekretari organizativ i PD-së Gazment Bardhi iu ka bërë thirrje vazhdimisht dhe shenja protestuesve të ndalojnë. Protestuesit kanë ndezur zjarre me pankartat që janë shuar nga policia me fikëse.

Pas më shumë se një orë para Kryeministrisë, Kryedemokrati Lulzim Basha iu bëri thirrje protestuesve që me telefona ndezur ta ndiqnin drejt parlamentit, si mesazh për ndezjen e shpresës.

Opozita ka mbusur sot sërish Tiranën me mbështetësit e saj për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e për zgjedhje të lira me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. 1700 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë.  Efektivët e policisë janë vendosur gardh rreth Kryeministrisë, ndërsa janë mbuluar me dritaret dhe dyert e institucionit. Kryeministri Edi Rama ka ftuar disa herë kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij. Në mënyrë të përsëritur shefi i ekzekutivit iu drejtua Bashës me katër letra publike duke i kërkuar dialog pa kushte, pasi siç pohonte mes tjerash kryeministri, koha nuk pret sepse 30 qershori po afron.

Lideri i selisë blu ka mohuar në formë kategorike një dialog në këto kushte, ndërsa ka shtuar se kryefjala e kauzës së opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore. Sipas Bashës, këto janë dy parakushte që do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike, e cila prej kohësh  në fakt është shoqëruar me argumente dhe akuza të forta në distancë mes palëve.

Këtë të shtunë opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë  kombëtare përpara godinës së kryeministrisë në orën 19:00, e cila sipas drejtueseve të partive opozitare, do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë gjatë historisë së pluralizmit politik në Shqipëri.

Ndërkohë ende nuk ka detaje për formën se si do të organizohet  dhe sa do të zgjasë kjo protestë, por ndërkohë dje lideri demokrat nga Mati, teksa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit se nuk ka asnjë hap pas në synimet e opozitës, pavarësisht thirrjeve të Ramës përmes letrave për dialog pa kushte.

Por duket se ‘ujërat’ politikë në vend disi janë trazuar pas apelit të koalicionit gjerman  CDU/CSU, i cili përmes një deklarate për mediat ftoi partitë në Shqipëri të ulen në dialog dhe të diskutojnë për të gjitha temat, pa përjashtuar edhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershori.

Në të njëjtën gjatësi valë u vendos edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili dje dha një mesazh të fortë duke theksuar se është i gatshëm të sakrifikojë edhe mandatin, me qëllim që palët të gjejnë zgjidhje  për krizën ku ndodhen aktualisht vendi. Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se do të jetë i hapur të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet lokale, ndërsa iu bëri apel palëve që të jenë më të përgjegjshme dhe të shohin me përparësi  interesat kombëtare të vendit.

Protestuesit tek Kuvendi, FNSH dhe një autobot në gatishmëri

Ora 20:51- Ndërsa protestuesit i janë drejtuar parlamentit për të vijuar protestën e tyre, edhe policia ka marrë masa. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe një autobot janë në gatishmëri tek parlamenti. Perimetri i sigurisë është me gardh metalik. Ndërkohë një pjesë e protestuesve janë afruar tek gardhi i policëve të vendosur në fund të oborrit të parlamentit.

“Jepjani përgjigjen”, Basha për Ramën: Ta dëgjojë në çdo bunker

Ora 20:27- Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas letrës së katërt të dërguar sot. Basha tha se nuk ka dialog me Ramën duke ua lënë fjalën protestuesve për t’iu përgjigjur me ‘joooooo’.

Jepjani përgjigjen, ta dëgjojë në Surrel, në çdo bunker ku futet. Jepjani përgjigjen. Mirënjohjen më të thellë kam sot për kurajën tuaj që zgjoi botën demokratike se ne jemi popull i Europës, i lirisë, i demokracisë. Jemi njerëz që besojmë në vlera, tek dinjiteti i njeriut. Besojmë tek Zoti, besojmë tek demokracia, ndaj kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, për Europën.
Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le t’i shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores. Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar t’i jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet t’i thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e t’i hapë rrugë zgjidhjes politike. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik”, deklaroi Basha.

Basha: Për pushtet, Rama do të cojë vendin në përplasje civile

Ora 20:19- Ndërsa mbante fjalën e tij para mbështetësve të opozitës së bashkuar e mbledhur në bulevardin dëshmorët e kombit, kryedemokrati Lulzim Basha e ndërpreu atë për të respektuar agjërimin e besimtarëve mulsimanë.

“Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, tju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqitparët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve të tjera mbi tokë.” – u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se më 30 qershor po kërkon të cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile, dhe kjo vetem për pushtetin e tij.
“Mjerë ai që nuk ka vesh e nuk dëgjon. E dëgjon e gjithë Shqipëria, e gjithë bota, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Rama ik. Në një javë Europa tregoi standardin e saj të vërtetë. Nga Londra në Vjenë, politikanët e përgjegjshëm dhanë dorëheqjen e i rikthyen sovranit atë që është e sovranit. Sot në vendin tonë, për akoma pak kohë, zotër janë politikanë të lidhur me krimin, një grup horrash që kanë marrë peng partinë e tyre dhe e shohin popullin si shërbëtor. Edi Rama sakrifikoi gjithçka të qytetarëve, vodhi zgjedhjet për një qëllim, pushtetin e tij, për këtë do ta cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile. Duke cuar për herë të parë në 29 vite, të njëjtët trafikantë e banditë, figura të krimit, që nëse drejtësia nuk do ishte e kapur, do i dënonte për përfshirjen e tyre në shitblerjen e votës. Për pushtetin e tij, për pasurinë e tij, jo vetëm i ka mbrojtur kriminelët por do përfundimisht të vendosë zgjedhën e krimit në Shqipërinë.” u shpreh Basha.

Balona drejt qiellit

Ora 18: 45- Protesta e opozitës ka nisur ndryshe këtë herë. Një mesazh deri në qiell është konceptuar si i tillë gjesti i lëshimit të balonave me ajër që mbajnë një kërkesë: “Rama ik”.

Mësohet se janë 500 balona të bardha që janë ngritur në qiell nga organizatorët e protestës dhe të rinjtë demokratë.

Rama Ik Balona

Snajperë e kamera me rezolucion të lartë, masat e policisë

Ora 19:15- Policia e Shtetit por edhe Garda ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ nga Bulevardi se policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë. Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë.

Pankartë gjigande, thirrje “Rama ik”,protestuesit drejt Bulevardit

18:45- Ka nisur grumbullimi i protestuesve të thirrur nga opozita në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarë nga njësia 7 në kryeqytet po përshkojnë në këmbë distancën nga “21 dhjetori” tek sheshi Skenderbej. Me një pankartë gjigande të vendosur para rreshtit të protestuesve dhe thirrje “Rama ik” ata kanë mbushur “Rrugën e Kavajës” për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në Bulevard.

Protesta/ Zbulohet plani i FRPD, ja çfarë mbajnë në krahë

Ora 18:46- Pak minuta para nisjes së protestës, zbulohen detaje të reja nga skenari i opozitës. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se 300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje. Ata do të pozicionohen pra kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe dhunës.

PD nxjerr shifrat: Ja sa qytetarë nga rrethet do jenë në protestë

Ora 18:02- Plot 62 450 protestues nga rrethet janë nisur për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Kjo është shifra që jep Partia Demokratike duke iu referuar të dhënave nga degët e saj në 11 qarqet e vendit përveç Tiranës.

Burime nga PD bëjnë të ditur se “pavarësisht presionit të policisë, ndalimeve të shumta të protestuesve, të gjobave ndaj autobusëve, prania e qytetarëve pritet të jetë madhështore”.

Qarku Shkodër – 9450 qytetarë
Qarku Lezhe – 7300 qytetarë
Qarku Kukës – 3800 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9800 qytetarë

Qarku Elbasan – 8100 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 5600 qytetarë
Qarku Vlorë – 5000 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë
Qarku Korçe – 4700 qytetarë

Një orë nga protesta, ‘blindohet’ kryeministria

Ora 17:48- Rreth një orë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, forca të shumta policie kanë bërë gardh, godinën e kryeministrisë. Efektivë të forcave të rendit, janë vendosur në rresht pas gardhit metalik që rrethon godinën.
Forca të shumta policia ndodhen në të katër anët e godinës qeveritare, të cilat duket të jenë më të shumtë në numër krahasuar me protestat e mëparshme.

Opozita e bashkuar pritet të mblidhet sot në protestën e shtatë kombëtare, kundër qeverisë Rama. Pavarësisht ftesave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Basha nuk ka ‘lëshuar pe’ nga qëndrimi i tij, largimi i kreut të qeverisë dhe krijim i një qeverie tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira.

Makinat me protestues nisen nga Elbasani, kontrolle nga policia

Ora 17:38 – Ashtu sikundër nga çdo qark i Shqipërisë, edhe nga Elbasani janë nisur shumë protestues, që do të marrin pjesë sot në protestën e madhe të opozitës së bashkuar. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se autobusë dhe makina janë nisur normalisht nga selia blu në qytetin e Elbasanit.

Korçë, PD: Bllokohen 2 autobusë me protestues, 2 të shoqëruar

Ora 16:49 – Dy protestues janë shoqëruar nga policia në Korçë, ndërsa janë mbajtur të bllokuar dy autobusë. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i PD në Korçë Andrea Mano, i cili akuzoi policinë se po ushtron presion mbi protestuesit. Sipas Manos, dy protestuesit Artur Keci dhe Klement Karafili, ky i fundit ish-polic po mbahen pa asnjë arsye të shoqëruar ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë sqarim pse u shoqëruan.

Lezha i bashkëngjitet protestës kombëtare opozitare

Ora 16:39 – Edhe Lezha i është bashkëngjitur protestës së sotme opozitare kombëtare. Mësohet se me dhjetëra protestues, qytetarë dhe simpatizantë të opozitës së bashkuar janë nisur nga qarku i Lezhës në drejtim të Tiranës.

Tritan Shehu: 2200 protestues nga Gjirokastra, dështuan presionet

Ora 16:23 – Ish-deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu thotë se presionet dhe përpjekjet për të penguar pjesëmarrjen në protestën e sotme të opozitës kanë dështuar. Ai ka publikuar foto të protestuesve të nisur nga qarku i Gjirokastrës drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Sipas Shehut janë mbi 2200 protestues nga Gjirokastra.

Protestuesit fierakë drejt Tiranës, Baçi: Rama të japë dorëheqjen

Ora 16:16 – Qindra qytetarë nga Fieri, mbështetës të opozitës janë nisur nga Fieri drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e sotme. Me autobusë dhe mjete private ata do të jenë të pranishëm në protestën e disatë kombëtare të opozitës kundër qeverisë.

Katër autobusë me protestues opozitarë nisen nga Berati

Ora 15:37 –Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se katër autobusë janë vënë në dispozicion të anëtarëve, simpatizantëve por edhe qytetareve, të cilët po nisen drejt Tiranës. Nisja e protestuesve u organizua jashtë mjediseve të selisë blu në këtë qytet.

“Drita e shpresës”, protestuesit në marshim ndriçojnë Bulevardin (videot)

TIRANË

Në përfundim të fjalës së tij, kryedemokrati Lulzim Basha ftoi protestuesit të ndezin dritat e celularëve, ndërsa i ftoi ata të marshojnë drejt parlamentit.

“Ju ftoj të më ndiqni në një marshim, me një mesazh, pa ndërprerje me dritat e celularëve dritat e shpresës, Ndizni dritat, mposhtni errësirën.” -apeloi Basha protestuesit, ndërsa Bulevardi u ndriçua më tej nga dritat e protestuesve të cilët në mënyrë paqësore nisën marshimin drejt parlamentit.

Ndryshe nga ma parë, protestuesit mbanin sot në duar edhe balona të bardha me mbishkrimin Rama ik, të cilat u ngritën në qiell.

Basha: Për pushtet, Rama do të çojë vendin në përplasje civile

TIRANE

Ndërsa mbante fjalën e tij para mbështetësve të opozitës së bashkuar e mbledhur në bulevardin dëshmorët e kombit, kryedemokrati Lulzim Basha e ndërpreu atë për të respektuar agjërimin e besimtarëve myslimanë.

“Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, tju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqitparët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve mbi tokë.” – u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se më 30 qershor po kërkon të cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile, dhe kjo vetem për pushtetin e tij.

“Mjerë ai që nuk ka vesh e nuk dëgjon. E dëgjon e gjithë Shqipëria, e gjithë bota, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Rama ik. Në një javë Europa tregoi standardin e saj të vërtetë. Nga Londra në Vjenë, politikanët e përgjegjshëm dhanë dorëheqjen e i rikthyen sovranit atë që është e sovranit. Sot në vendin tonë, për akoma pak kohë, zotër janë politikanë të lidhur me krimin, një grup horrash që kanë marrë peng partinë e tyre dhe e shohin popullin si shërbëtor. Edi Rama sakrifikoi gjithçka të qytetarëve, vodhi zgjedhjet për një qëllim, pushtetin e tij, për këtë do ta cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile. Duke cuar për herë të parë në 29 vite, të njëjtët trafikantë e banditë, figura të krimit, që nëse drejtësia nuk do ishte e kapur, do i dënonte për përfshirjen e tyre në shitblerjen e votës.  Për pushtetin e tij, për pasurinë e tij, jo vetëm i ka mbrojtur kriminelët por do përfundimisht të vendosë zgjedhën e krimit në Shqipërinë.” u shpreh Basha.

Basha ngre masën peshë: Mesazhi nga populli “Rama ik”

TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se aspirata që ka mbledhur shqiptarët në kauzën e tyre është Shqipëria si gjithë Europa. Para mijëra protestuesve, Basha tha se ky bashkim është garanci kombëtare për fitoren e betejës. Ai iu bashkuar thirrjeve duke theksuar mesazhin e tyre “Rama ik”.

“Mirë se keni ardhur në këtë miting madhështor. Në këtë bashkim historik zemrash dhe mendjesh, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës sonë për shqipërinë si gjithë Europa.
Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i pandalshëm i sovranit. janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj me zërin tuaj unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota shohim e dëgjojmë shpresën e një kombi të ngritur më këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me vendosmëri, me një mesazh të prerë ta dëgjojë gjithë bota ‘Rama ik’.
Ky është mesazhi, kjo është aspirata, ky është misioni që i ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim. Për herë të gjashtë në këtë shesh, dhjetëra herë në këto muaj zgjimi kombëtar.
Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e mos të shporret një orë e më parë nga karrigia e të çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij e grupin parlamentar me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë dhe të mos shporret e të shkojë para drejtësisë. Standardet, vlerat dhe normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi ramës dhe të bandës së tij. Në këto 6 vite e gjysëm, vetëm krim, korrupsion e hajduitëri, babëzi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ndaj sot e derisa të bëhet realitet, ka vetëm një mesazh nga populli: Rama ik.
Ky është mesazhi i sovranit, tash tre muaj qëndresë. Ky është mesazhi i sovranit, i qytetarëve të bashkuar përtej dallimeve partiake e krahinore, të gjithë bashkë për të larguar shkaktarin e krizës më të thellë. Njeriun që për pushtetin e tij futi krimin në parlament. Njeriun që për pushtetin e tij shkatërroi gjykatat, kapi prokurorinë, paralizoi drejtësinë, njeriu që e kthehu Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar. njeriut që vodhi taksat e popullit më të varfër dhe ia dha një grushti oligarkësh, grabitqarë, një grushti kriminelësh duke iu hequr bukën e gojës fëmijëve”, deklaroi kreu i PD.

Pankartë gjigande, thirrje “Rama ik”,protestuesit drejt Bulevardit (video)

TIRANË

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të thirrur nga opozita në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarë nga njësia 7 në kryeqytet po përshkojnë në këmbë distancën nga “21 dhjetori” tek sheshi Skenderbej.

Me një pankartë gjigande të vendosur para rreshtit të protestuesve dhe thirrje “Rama ik” ata kanë mbushur “Rrugën e Kavajës” për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në Bulevard.