Çifti Zeqir e Sabrie LUSHAJ, 50 vjet bashkë. (Shengjin, Shtator 2018. Foto Lejla Golemi)
Vellezer e motra, ish shokë e shoqe të klases se IV A, të vitit 1967 në shkollen Pedagogjike “Shejnaze Juka” Shkoder.
Lekë Ndue Rica
Atë dite që morem maturen dhe u shperndame neper atdhe, atje ku kishte nevoje, asnjeri nga ne nuk e ka menduar se mbas kaq dekadash, pra, edhe sot pensionistë, do takohemi e gezojme e kujtojme ato vite sebashku. Mbas shperndarjes neper atdhe, mbas 4 dekadash u mblodhem se pari ne Fushe Kruje ne lokalin “Brazil”. Gezim por edhe befasi e madhe per te gjithe… Vendosem qe keto lidhje ti mbajme edhe me te shpeshta se edhe mosha e ben te veten. Caktuam daten 20 shtator per tu takuar diku sebashku per të thirrur emrat si dikur, në regjistrin shkollorë, per te risjelluar kujtimet tona, per te ngrene nje dreke se bashku e per te berë disa foto.
Sot na ka mbledhur ne shtepine e tij shoku yne nga me te miret Zeqir Lushaj, ketu ne pyllin me pisha te Rana e Hedhur ne Shengjin, ne kete ambjent te mrekullueshem qe familja LUSHAJ e ka ngritur me shume pune e djerse per shume vite.
Pozicioni gjeografik, planvendosja ne kete koder ku ka ne shikim jo veç detin Adriastik por krejt Lezhen e deri ne malet e Krujes, malin e Shengjinit e Velipojen deri ne vargmalet e Krajes, jo vetem ti mbushe zemren e mushkrite me oksigjen por e ben kete pike turistike te lakmueshme, do te thoja pa frikë, edhe per njeriun me te pasur te botes. I pari nga klasa jone Zeqiri punoi ne Tirane, ne gazeten “Zeri i Rinisë” qe ne vitet ’70. Per 22 vjet ne shtyp e organizatat qendrore te masave, ai krijoi personalitetin e tij te admirueshem si publicist, aktivist shoqror e politik, si autor librash te te gjitha gjinive.
Jo vetem gjate ketyre viteve te punes ne Shqiperi por edhe rreth dy dekada ne Amerike ku punoi e jetoi ne NJ të SHBA, Zeqiri mbajti lidhje te panderprera jo vetem me Tropojen e tij por edhe me shoket e shoqet e shumte ne te kater anet e atdheut.
Zeqiri bashke me shoqen e jetes Sabrien, sot jane shtetas amerikan, pensioniste shqiptare e amerikan njerez te respektuar nga te gjithe. E lane Ameriken e erdhen ne Shqiperi, e lan Tiranen ku kane jetuar rreth 3 dekada ku kane edhe nje shtepi te bukur dhe erdhen ketu ne Shengjinin bregdetar ne legjen e At Zef Pllumit, ne perlen shqiptare me emrin Rana e Hedhur.
Të behet zemra mal kur sheh jo vetem shtepine por bahçen e bukur ku me doren e tyre Zeqiri e Sabrieja si dhe djali i tyre Lulzimi (i cili jeton tash 26 vjet ne Lozanë të Zvicrres), kane mbjellur te gjitha pemet e nje ferme simpatike, me rrush, ullinj, mollë, dardhe, pjeshka, hurma, te gjithe llojet e agrumeve etj etj.
Ja pra mes gureve, mes shkurreve e pyllit te thatë, mes ferrave e shegave te egra çfare ben syri e dore e njeriut punetor. Se Zeqiri punon si bleta e jo si gjinkalla.
Ish klasa jone e IV A, e vitit 1967 e shkolles Pedagogjike “Shejnaze Juka” Shkoder mburret me Zeqirin si dhe me tre shoket e tjere te klases autor librash Kolec Traboini, Frrok Vukaj e Bajram Gashi. Ndaj Zeqiri kishte te drejte kur ne pershendetjen e tij veçoi sidomos ish pedagoget e letersise te atyre viteve en Shkoder qe na kane dhene mesim si Tomorr Osmani, Fadil Podgorica, Selami Tabaku e Vebi Troshani.
-Shikoni Zeqirin e Frrokun, edhe tani jane ulur prane njeri tjetrin, ashtu siç ishin shoke te pandare banke per 4 vjet ne pedagogjike, aty ne rrjeshtin e mesit, ne fund te klases…!
Dhurate e paharruar e kesaj dite do te jen edhe pakot me librat e Zeqirit qe i morem te gjithe shoket e shoqet e klases per ti lexuar e mbajtur ne bibliotekat tona.
…!
Në kete shtepi ku jemi mbledhur e po gezojme sot vijne shume shoke e miq jo veç nga Shqiperia por edhe nga jasht atdheut Ketu vijne shoket e femijerise se Zeqirit nga Tropoja, vijne ata te shume viteve pune të Komitetit Qendror te Rinise, te Frontit Demokratik, shoket e shtypit Qendror, vijne nga Amerika , vij ne nga Kosova miq e dashamire e sidomos shume krijues. Por, ne te sotmit jemi me te privilegjuarit nga te gjithë, se ne jemi shoket e shoqet me te vjeter, jemi maturantet 70 vjeçare. Dhe jo vetem te Zeqirit.
I degjuat kur folen këtu Gjergj Kola, Frrok Vukaj, Shaqir Aga etj. Me shume se per Zeqirin folen per babain e Zeqirit, per Sadik Selmanin e Grisë te cilin e kane njohur nga afer dhe e vleresojne kaq lart. Pra, stafeta e mikepritjes jo veçse vazhdon por edhe naltohet në breza.
Duke perfundur kete pershendetje te thjeshte ne emer te te gjithe shokeve e shoqeve te klases i urojme Zeqirit e Sabries, te cilet kete shtator festuan edhe 50 vjetorin e jetes bashkshortore, jëtë të gjatë e sa me te lumtur.
Zoti ua shtofte bujarine e gjithe te mirat e kesaj bote.
Me shume respekt e dashuri,
Lekë Ndue Rica,
-Rana e Hedhur, Shengjin, 20 Shtator 2018-
Vitet ikin dhe thinjat shtohen, por kujtimet, malli dhe respekti per shoket dhe miqte qe ke perjetuar se bashku kohen e arte te rinise ne bankat e shkolles veç rritet si deti me baticat e tij..tamam si valet e Adriatikut buze pyllit me pisha, ku ju sot jeni mbledhur ne pervjetorin e 70-te te diplomimit….Ju uroj te gjitheve shendet dhe mbarsj…Ndersa mikut dhe shokut tim te kahershem Zeqir, DY urime per dy festat ne nje dite….!GEZUAR!
Zeqo,
Me behet zemra mal kur degjoj se je mire me gjithe familjen tuaj.
Nuk cuditem per fjalet e zgjedhura shokeve te klases. Personaliteti jot, vlerat tuaja bejne krenar cdo mik tendin pra edhe mua.
Ju uroj gjithe te mirat e botes dhe jete te lumtur gjithe familjes tuaj.
Shpresoj se nje dite do vij me keto “pensionistet” e KQ te Rinise e do pime nga ndonje teke raki sebashku dhe te kujtojme “bemat” tona te monizmit e sidomos te demokracise.
Shume respekte e perqafime per Ju e Sabrien,
Desja
Hej ZOT, ne doren tande pca ra :
-Ma merrni ZEQIRIN e ma bani njeriun ma te lumtur ne kete bote jo se nuk eshte por ma bani edhe ma shume.
-Ma merr e ma larteso jo se nuk eshte i lartesuem por e dua larte e ma larte edhe me shume.
-Hej zot bane te me duan mue jo se nuk me don por nuk ngihem me te. Gjysen e botes e ke rrok , por dua qe ta perlajne te gjithe.
A e di ti Zeqir Lushaj qe te gjithe shoket, miqet e jaranat qe ti ka ngjitur i madhi zot ty, te jane borxheli per ate qe ke bere ti per ta.?
Ti je shpirti dhe frymezuesi i gjithe shoqrise .
UNE PA TY JAM JETIM.
Nga zemra ju uroje gezim e lumturi ty dhe Sabries , ciftit ma te mrekullueshem ma te dashur e ma humani te ksaje bote.
ZOTI JU BEKOFTE.
Nga Halit Myftari.
Zeqiri si gjithnje edhe sot eshte shume puntor e vizionar.
Duke e falenderuar per pritjen ate dhe Sabrien, ju urojme nje jete te lumtur, sa me te gjate e plot me energji vitale.
JU UROJ EDHE SA DEKADA TE TJERA TE FESTONI BASHKE DHE GJITHMONE TE LUMTUN!
JU UROJ SHNDET DHE KUSHTE EKONOMIKE PER NJE JETE MA TE MIRE SI PER JU, ASHTU
EDHE PER KE KENI MA PER ZEMER! NDIGJOFSHA GJITHMONE MIRE PER JU!
ME SHUME RESPEKT !
Pershendetje Zeqir !
Vitet ikin por tek ju nuk kane lene gjurme ne asnje aspekte. Ne cdo kohe na jep kenaqesi me shkrimet dhe librat tuaja brilante qe kane lexues te shumte ne gjithe boten nga te gjitha moshat. Me aktivitetin qe organizove tani me shoket e pedagogjikes , nga fotot qe pashe ne takimin tuaj dukeshit te gjithe te lumtur per rrugen qe keni bere nder vite.
Pedagogjikja te beri mesues dhe te hapi rrugen e arte qe pershkove ne vite ,qe vetem ju ditet ta pershkruani aq bukur . Edhe si mesues ne vitet e rinise shkelqeve si mesues dhe si njeri. Ai mesuesi i ri sec kishte nje sharm qe i beri per vete te gjithe ata qe paten fatin ta takonin qofte edhe njehere. Edhe sot pas gjysme shekulli e kujtojne me shume respekt . Dhe s’ kish si ndodh ndryshe se genet mbeten te tilla , nga i jati tek i biri , biles e lartesove me shume ate .
Nuk eshte e lehte te leshe Ameriken qe per cdo njeri eshte enderr qendrimi atje dhe te vish dhe te fillosh edhe njehere nga e para dhe ne ato permasa ,te ndertosh me pune e djerse ate mrekulli qe keni ndertuar ju.
Ju uroj qe te jeni mire dhe t’ na jepni kenaqesi me ato shkrime te bukura qe te lene gjithmone shije te embel .E falenderoj edhe zotin Leke Rica per kete shkrim
Zeqir Lushaj “mbylli sezonin turistik” te keti viti ne menyren ma te mire, duke i bashkuar e gostite ne shtepine e tij, ne Shengjin, shoket dhe shoqet e gjenerates nga Pedagogjikja “Shenjaze Juka”, Shkoder, te diplomuar para nje gjysem shekulli. Kesi evenimenti di, do dhe realizon vetem njeri e miku i madh, zemra dhe shpirti i shoqerise, Zeqir Lushaj, po me perkrahjen dhe punen e palodhshme e pa pertese te fisnikes e zonjes se nderuar Sabrije, bashkeshorte se mrekullueshme te Zeqirit.
Organizohen takime te tilla te gjeneratave neper hotele, restorante e kafiteri, por se organizohen e mbahen ne shtepi, kete mun ta beje vetem kalibri i Zeqir Lushajt, qe ka dhe kultivon traditen e mikpritjes bujare, te trasheguar prej te pareve..
E marr me mend se cfare knaqesie keni perjetuar ne ate ndeje, ate ambient e ate atmosfere mikpritje bujare te qiftit Zeqir e Sabrije Lushaj. Kam pasur nderin te jem mysafir i tyre dhe e di cfare pritje te perzemert e cfare muhabeti e respekti i bejne mysafireve te zotet e asaj Shtepie aq te madhe, por keta e kane edhe zemren ma te madhe se Shtepine, ne ate vend te zgjedhur.
Pershendes qiftin Zeqir e Sabrije Lushaj, gjithe Familjen e tyre, si dhe shoket e shoqet e gjenerates qe ishin mysafire ne ate shtepi.
Falemnderit z.Lek Ndue Rica per kete reportazh me tekst e fotografi nga ai takim i gjenerates. Uroj te takoheni edhe shume here, pa mungua asnjeni.
Isuf Rexhepi Daje Zeqir e lexova ,u prashita , u vadita , e kjo qe vjen pa na pyetur fare ,Duhet respektue , Lute festen more Shosh ……. E vjen nje dite e gjithkush plaket , ……, Falenderoj Zotin per shendetin e mire ne te gjitha pjeste e shqisat e trupit , me 49 vjet pune , 3 vjet ushtri e vazhdoje punen normal ,Te perqafoje daje Zeqiri ,Ju uroje si ty dhe Sabries ,shendet e jetgjatesi , Te lumtur e me dore e kame deri ne fund sic thote populli , Naten e mire,
Isuf Rexhepi Daje Zeqir e lexova ,u prashita , u vadita , e kjo qe vjen pa na pyetur fare ,Duhet respektue , Lute festen more Shosh ……. E vjen nje dite e gjithkush plaket , ……, Falenderoj Zotin per shendetin e mire ne te gjitha pjeste e shqisat e trupit , me 49 vjet pune , 3 vjet ushtri e vazhdoje punen normal ,Te perqafoje daje Zeqiri ,Ju uroje si ty dhe Sabries ,shendet e jetgjatesi , Te lumtur e me dore e kame deri ne fund sic thote populli , Naten e mire,
E lexova me vemendje kte reportazh , e kur arrita ne fund u ndjeva e privilegjuar ,qe edhe une e ze nje vend te vogel ne sofren e miqeve te njeriut te nderuar shkrimtarit poetit e gazetarit , zotit Z.Lushaj e te familjes se Tij. Vazhdova me tej duke lexuar edhe komentet nga te cilat kuptova se: _Jane vlerat dhe virtytet e larta njerezore ato qe e bejne njeriun te shnderrohet ne nje ylle per miqte e tij , duke ndricuar ne te gjithe , dhe kjo ndodhe vetem te njerez tejet te rradhe si Zeqir Lushaj.
Miqte tane te dashur Zeqir e Sabrie,
Jeni me te mire se sa shkruan zoti Rica. Ai paste faqen e bardhe qe shkroi per Ju. Ju rrofshi e trashegofshi te lumtur e te gezuar dhe shume e shume pervjetore te tjere.
Me dashuri, familja Qamili, Tr.