VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Materialet hetuese prej 3.000 faqesh është më shumë se shqetësim për  realitetit në Kosovë – Nga Skënder Karaçica

By | March 28, 2021
blank

Komentet

blank

Të gjithë me Marko Kepin ! Ja pse do të votoj për Marko Kepin këtë bir të Arbërisë ! Nga Keze Kozeta Zylo

 

Marko Kepi po kandidon për Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut dhe ne si shqiptarë doemos që na bën të ndihemi krenar. Personalisht nuk dua të shoh se është republikan apo demokrat, kjo nuk më intereson fare, pasi duke e njohur nga afër punën e tij të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar si dhe të gjitha komunitetet e tjera në Amerikë më bind që votën t’ja dhuroj Marko Kepit.

Marko Kepi është një djalë i lindur në Shkodër, ka ardhur në Amerikë në moshë të vogël, por gjuhën e nënës dhe dashurinë për Atdheun se ka harruar kurrë. Këto i ka treguar me veprat e tij dhe përkushtimin maksimal.

Ne si Diasporë e kemi një bir tjetër të devotshëm të Arbërisë në Bashkinë e Nju Jorkut z.Mark Gjonaj dhe kjo na e ka rritur kudo krenarinë si shqiptarë. Z.Mark Gjonaj është nje shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë brezat, pasi për herë të parë në Diasporën shqiptaro amerikane zë vend si këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut.

Marko Kepi ka qenë me dekada në krye të organizatës së mirënjohur “Rrënjët shqiptare” dhe pikerisht me këtë organizatë kanë dalë në pah tiparet e një lideri të vërtetë.

E kush si Marko Kepi organizon shqiptarët çdo vit në muajin qershor në Manhattan dhe i mbledh në Paradën Internacionale duke parakaluar me Flamurin kuq e zi para botës?

Shqiptarët e Diasporës vërshojnë si lumë në Manhattan veshur me simbolet e Flamurit Kombëtar. Por nuk ka qenë vetem veshja kuq e zi, ngase çdo vit Parada i është kushtuar çështjes kombëtare si: Kosova, Çameria, Mali i Zi, UÇK-ja, vëllezërve Bytyqi etj. Nëpërmjet paradës ai së bashku me ekipin e tij sensibilizon mbarë opinionin botëror ku kanë përshëndetur mjaft politikanë amerikanë nga podiumi i paradës.

Marko Kepi ka një komunikim plot mirësi dhe respekt me të gjithë shoqerinë dhe miqësinë pa marrë parasysh shqiptar apo nga vende të tjera. Më lejoni të sjellë se çfarë më ka thënë një zonjë e nderuar amerikane që fati e ka sjelle ta kemi mikeshë të përbashkët këtu në New York, me te cilen Qemali punoi 15 vjet në Norwegian Christian Home në Brooklyn ku njëherazi ushtron detyrën si zv/presidente e Bordit të Trustisë të këtij institucioni. Ne si familje e kemi njohur qysh në muajtë e parë të ardhjes në Amerikë. Zonja Arlene Bakke Rutuelo tha fjalë miradie për Marko Kepin pasi dhe ajo ka punuar bashkë në zyrën e senatorit Marty Golden. Ajo u shpreh se Marko Kepin është fat ta njohësh dhe unë tek ai shoh një të ardhme të shkëlqyer. Ai është punë mbaruar, korrekt, i devotshëm dhe i ka dhënë Amerikës duke e mbrojtur me dashuri si marins këtë vend të bekuar. Ai ka fituar zemrat e shumë amerikanëve pasi vetem me punë mund ta arrish atë vazhdoi zonja amerikane Rutuelo.

Marko Kepi eshte nje mbështetës i madh i shkollave Shqipe “Alba Life” në New York. Ai ka qenë disa herë pranë çdo shkolle shqipe në lagjet e Nju Jorkut dhe i ka frymëzuar dhe më shumë prindërit për të sjellë fëmijë në këto shkolla. Vetë gjuha shqipe që ai flet është frymëzim për gjithë nxënësit. Marko Kepi ka marrë pjesë pa hezitim në shumë aktivitete të organizatave shqiptaro amerikane, po ashtu ka qenë së bashku ndër festimet fetare pa dallime feje, por thjesht si vëlla shqiptar.

Marko Kepi së bashku me ekipin e tij mblodhi më shumë se çdo organizatë tjetër në Diasporë fonde për t’ju ardhur në ndihmë familjeve shqiptare që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019ës. Ai mblodhi 1.6 milionë dollarë për të pa strehët. Gjate fushates se tij ajo që më ka bërë përshtypje më shume se çdo gjë tjetër, ndoshta dhe si themeluese dhe mësuese e shkollave shqipe në New York, është premtimi që po u bën zgjedhësve për të ndërtuar “Illyrya House” në Staten Island ku do të jetë një qendër e gjithë shqiptarëve për aktivitete të ndryshme dhe të rëndësishme për komunitetin. Ajo që ma ngazëllen shpirtin dhe më realizon ëndrrën e kahershme është se do të ketë dhe mjedise dhe për klasat e shkollës shqipe.

Ai është diplomuar nga John Jay, Kolegji i Drejtësisë Penale, drejtimi në Shkenca Politike dhe Histori, dhe fitoi per Master Ekzekutiv i Administrimit të Biznesit (EMBA) nga Kolegji Wagner.

Marko Kepi u regjistrua në Marine Corp të Shteteve të Bashkuara për të demonstruar dashurinë dhe vlerësimin e tij për një vend që i dha atij dhe familjes kaq shumë liri dhe mundësi.

Prandaj për të gjitha këto cilesi të një lideri të vërtetë ftoj të gjithë shqiptarët të cilët janë të shumtë në numër që të mbështesin kandidaturën e Marko Kepit një djalë plot perspektivë dhe me vizion për të ardhmen në Amerikë.

Ekipi i fushatës për zgjedhjen e Marko Kepit po punon fort me të gjitha mundësitë për të regjistruar zgjedhësit dhe për ta çuar më tej punën gjer në fitore të tij.

Marko Kepi premton se do të punojë me shpirt për komunitetin, për Amerikën që i ka dhënë aq shumë dhe mezi pret te shërbejë si Këshilltari yne në Bashkinë e Nju Jorkut.

Për të gjitha këto që shkruajta më lart pohoj me gjithë forcën e shpirtit se:

Ja pse votoj për Marko Kepin këtë bir të Arbërisë!

8 Maj, 2021
Staten Island, New York

blank

blank

blank

blank

blankblank

 

blank

Keni mendjen se ju mallkon gjaku…! – Nga Skënder Karaçica

Si shihet atdheu nga larg

Kriminelet e Serbisë dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës,priten me lule në bulevardin e Beogradit,ndërsa në Kosovë individë të korpusit politikë në institucionet e shtetit,djelmeninë e pushkës për Lirinë e Kosovës,pa turp dhe pa turp,i quajnë kriminelë…(!).

Ku jemi dhe ku kemi mbërri,kur e kur,regjimi vrastar i Millosheviqit i përgjaku udhët e Kosovës,ne të sftrukur i bënim uratën Zotit: ,,Shpetona o Zot,,(sic!)dhe tashti pas çlirimit dhe të harresës për kohën e gjenocidit të Serbisë,nuk kursejnë fjalët më të rënda për djelmeninë e pushkës për Lirinë e Kosovës(UÇK).

Në diskursin e korpusit politikë dhe në institucionet e shtetit,mund të thonë çdo gjë rreth diskursit  që u  vjen rreth gojës,por një gjë është e vërtetë para Tokës,para Kombit,para Flamurit dhe para Zotit se,DJELMENIA e PUSHKËS për LIRINË e KOSOVËS (UÇK)nuk ka bërë krime kundër njerëzimit dhe nuk janë kriminelë(!).

Keni mendjen se ju mallkon gjaku…!

Çikago,5 maj 2021

blank

OLSIAN NORECI- STUDENTI SHQIPTAR NË LETËRKËMBIM ME PRESIDENTIN AMERIKAN JOE BIDEN – Nga DALIP GRECA, Dielli

Olsian Noreci, studenti shqiptar në “Criminal Justice” pranë “Mercy College” në New York, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, New York, letërkëmbimin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Një letër mirënjohjeje të veçantë, falenderimi të përzëmërt, urimi të sinqertë dhe kërkesë për të ndihmuar Shqipërinë me vaksina në luftën ndaj pandemisë globale dhe reformën në drejtësi. Në intervistën për “Dielli”-n e Vatrës dhënë gazetarit Sokol Paja, studenti shqiptar që impresionoi Presidentin Biden ndalet gjatë te roli dhe ndihma e SHBA në Shqipëri, te problemet që ka Shqipëria, rolin e diasporës në interesin kombëtar dhe thirrja për rininë që të kontribuojë për ndryshimin e Shqipërisë.
LETËR MIRËNJOHJE DHE SHPRESE PRESIDENTIT AMERIKAN JOE BIDEN
Arsyeja se përse i kam shkruar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka qënë një dëshirë për ti shprehur falenderim e mirënjohje nga ana ime, kam qenë i impresionuar nga ana njerëzore për çfarë kam parë edhe kam lexuar për atë njeri të madh. Në radhë të parë në kohën kur Joe Biden ka qënë Senator në vitin 1993, kur Serbia vazhdonte bënte Genocid në Ballkan edhe kryesisht në Bosnje, ai ka qënë nga të vetmit Senatorë që ka folur në Kongresin Amerikanë kundër genocidit serb në Bosnje. Në vitin 1999 përsëri Joe Biden, ka qënë një nga nismëtarët të firmosjes së peticionit për të detyruar Presidentin Klinton të vepronin menjëherë edhe të ndërhynin me ushtrinë e NATO-s kundër ushtrisë Serbe në Kosovë, edhe largimin e saj nga trojet e Kosovës. Përsëri Djali i Joe Biden, Bue Biden që ka shërbyer në Kosovë si ushtarë i ushtrisë Amerikane. Duke parë një personalitet si Joe Biden 37 vite Senator, 8 vite zëvëndës President edhe tani President i SHBA, duke patur kaq shumë vështirësi, qoftë edhe ato familjare, ishte më e pakta që ti dërgoja mirënjohjen time për çfarë ka bërë për kombin tonë dhe ti ofroja mbështetje me çdo kusht. Duke parë të gjitha këto cilësi te Presidenti, mendova se Presidenti Biden do e mirëpriste letrën e dërguar nga ana ime edhe do t’më vlerësonte, siç edhe ndodhi. Kam shumë shpresë për një marrëdhënie afatgjatë edhe si një Aleate strategjikë për Shqipëtarët edhe Shqipërinë, SHBA të jenë të përhershëm me mbështetje dhe ndikim në vendin tonë. Letrën presidentit ia dërgova me shpresën e vetme se vetëm Administrata e një supërfuqie dhe vendi mik dhe aleat si SHBA mund ta ndihmojnë dhe ndryshojnë Shqipërinë.
NJË LUTJE PRESIDENTIT AMERIKAN BIDEN
Në dy letrat që i kam dërguar presidentit të SHBA Joe Biden përmbajnë edhe shqetësimet më madhore që vuan Shqipëria sot. Vaksinimi i popullsisë në betejën globale ndaj Covid dhe reforma në Drejtësi në Shqipëri. Përveç të tjerave, këto janë dy problem madhore që ka Shqipëria jonë sot. Përbindëshi global Covid dhe përbindëshi i drejtësisë së kalbur e të kapur janë vrastare për një vend të pafuqishëm e të varfër si Shqipëria. Mbarimi me sukses i reformës në Drejtësi si një shpresë për vendin, çlirimi i qytetarëve nga prangat e një drejtësie të kapur e të kalbur dhe qasja e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë në procesin e vaksinimit ishin shqetësim i madh për mua. Duke ju lutur Presidentit Joe Biden, për një sasi vaksinash Covid-19 për ata njërëz të pa mundur të vëndit tone, shpresoj se arrita të prek zemrën e një miku të veçantë të kombit tonë. Në çdo vështirësi Shqipërisë i kanë ardhur ndihmat nga miqtë e mëdhenj të saj. Ne besojmë te Amerika. Nëse s’do ishte Amerika s’do kishte shtet dhe mbase as komb shqiptar. Amerikës i detyrohemi për gjithçka.
VIZITA NË MUZETË DHE VARREZAT E ISH – PRESIDENTËVE TË AMERIKËS
Duke pasur dëshirën për ta njohur historinë edhe duke lexuar një pjesë të madhe të historisë së saj edhe burrat e shtetit që e kanë dashur këtë vënd me zemër, kam zhvilluar shumë vizita tek shtëpitë, varret dhe muzetë kushtuar ish presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA ka një histori mbreslënëse. Kam qënë shum kurioz të dija se si Presidentët e SHBA kanë jetuar, ku kanë jetuar edhe si kanë jetuar, këta burra shteti që nuk ja kishin me hile vëndit të tyre. Kam bërë disa udhëtime nëpër varret edhe shtëpitë e tyre, si të Theodore Roosevelt, Frankline Roosevelt, njeriut që shpëtoi Shqipërinë në 1919, edhe do ti jemi mirënjohës me shpirt, Woodrow Wilson, i madhi JFK, që kam mësuar një thënie shumë të përdorur nga ana ime, që mos pyesni se çfarë bën vëndi juaj për ju, por çfarë bëni ju për vëndin tuaj. Kjo thënie vlen edhe për Shqiptarët në të gjithë botën. Edhe ju bëj një pyetje se çfarë ne të gjithë bëjmë për vëndin tonë. Kam dëshirën që të vazhdoj edhe të eksploroj më shumë për Presidentët e këtij vëndi të bekuar nga Zoti.
DIASPORA SHQIPTARE TË JETË E UNIFIKUAR PËR INTERESIN KOMBËTAR
Diaspora shqiptare në mergatën shqiptare nëpër botë duhet me patjetër që të jetë e unifikuar dhe të luftojë fort për interesin kombëtar. Për çdo shtet diaspora ka një rol specific, edhe shqiptarët që nuk jetojnë më në Shqipëri nuk duhet të harrojnë rrënjët, historinë dhe të kontribuojnë sa herë që shteti dhe kombi kanë nevojë për shqiptarët e mërguar. Do të kisha shumë dëshirë të shihja bashkëpunim shtetëror me diasporën dhe të përfshihej sa më shumë në proceset shtetformuese edhe në ndryshimet demokratike. Është e papranueshme që diapsora shqiptare ende s’ka të drejtën e votës në shtetin e tyre. Ky është një dëm i jashtëzakonshëm dhe një mohim i të drejtës së shprehjes së vullnetit. Diaspora shqiptare duhet të jetë e organizuar, kompetitive, inspiruese, kontribuese dhe duhet të bashkohet me ide dhe organizime e qëllime të qarta për vëndin tonë edhe për komunitetin tonë.
REFORMA NË DREJTËSI DHE SHQIPËRIA TJETËR
Shqipëria e së ardhmes kalon nga themelet e forta të drejtësisë. Një shtet pa drejtësi është si një ndërtesë pa kolona. Tranzicioni i stërzgjatur 30-vjeçar është edhe si pasojë e një drejtësie makabre në Shqipëri. Reforma në Drejtësi duhet të ecë përpara me çdo kusht. Politikanët duhet urgjentisht të heqin dorë nga drejtësia. Aksesi në drejtësi e segmenteve të caktuara të politikës ka mbajtur peng vendin dhe reformat jetike në Shqipëri. Reforma në drejtësi duhet të ketë progres dhe të mos çalojë apo të zvarritet. Edhe pse ka ndërhyrje të fuqishme nga pushteti politik, përsëri jam shpresë plotë te partnerët tanë Amerikanë se reforma në drejtësi do të ketë prioritet dhe sukses të madh. Dua të falenderoj Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Zonjën Yuri Kim, për këmbënguljen për ta çuar përpara Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe për të përmbyllur me sukses një ndër reformat më jetike në 30 vite tranzicion demokratik.
VUAJTJET E SHQIPËRISË: DREJTËSIA DHE SHËNDETËSIA
Problemi kryesorë sot në Shqipëri është drejtësia dhe shëndetësia. Në një vënd që nuk ka drejtësi gjithçka mund të ndodhë. Kur s’ka drejtësi ka korrupsion në nivele ekstreme, s’ka përgjegjësi në asnjë institucion, administrata shtetërore e pa përgjegjshme sepse nuk ka ndëshkime kundrejtë shkelësve të papërgjegjshëm. Unë do të thoja që nëse politika shqiptare nuk e ka dëshirën e mirë për të bërë ligje që i shërbejnë drejtësisë, do të ishte shumë e vështirë reforma të kalojë në një stad tjetër. Me angazhimin dhe përqëndrimin e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri gjërat po marrin rrugë të pakthyeshme. Drejtësia e re duhet të fillojë nga politikanët që dominojnë skenën politike tash 30 vjet, drejtësia e re do shembuj konkretë dhe nivele të larta të ndëshkueshmërisë për të krijuar besim, vazhdimësi dhe histori suksesi. Pas drejtësisë, duhet një qasje e re shtetërore për shëndetësinë. Mjekë që vetëm ikin, spitale në kushte skandaloze, specialistë që në rrethe mungojnë, trajtime financiare qesharake dhe mbi të gjitha braktisje e qëllimshme e shëndetësisë në Shqipëri. Duhet një reformim i thellë i sistemit të drejtësisë e shëndetësisë që Shqipëria të bëhet vend i sigurtë dhe të ecë përpara.
RINIA DUHET TË NDRYSHOJË SHQIPËRINË
Kam një thirrje të sinqertë dhe të përzemërt për të gjithë rininë shqiptare në të gjithë diasporën kudo që ndodhen. Duhen të vlersojnë që të parët tanë kanë sakrifikuar gjithçka për ta ruajtur me fanatizëm të madh gjuhen shqipe, kanë investuar gjithçka për përparimin e atdheut tonë e ne sot duhet të japim e të kontribuojmë sa mundemi për vëndin tonë. Shqipëria ka nevojë gjithmonë për ne, të mos ia kthejmë kurrë shpinën Shqipërisë. Të mos e harrojmë kurrë prejardhjen e të parëve tanë. Mos harroni që jemi një nga popujt më të vjetër në Europë. Duke respektuar çdo vënd në botë që na i ka ofruar mundësitë dhe na ka mbështetur në çastet tona të vështira historike, duhet që kudo nëpër botë të shpalosim talentet në fushat e ndryshme të jetës, të shkëlqejmë dhe të lartësojmë flamurin tonë kombëtar e shtetin nga vijmë. Rinia në Shqipëri dhe rinia në diapsorë duhet të angazhohet më shumë në proceset demokratike të vëndit e të jetë më shumë pjesëmarrëse në zgjedhje dhe administrim shtetëror.
KUSH ËSHTË OLSIAN NORECI STUDENTI I CRIMINAL JUSTICE, NË MERCY COLLEGE
Olsian Noreci, ka lindur në Divjakë në një familje vëndalie myzeqare e modeste. I rritur me një fëmijëri të shëndosh me bashkëmoshatarët e tij. Në moshën 11-vjeçare del nga Shqipëria me një shoqatë bamirësie për në Hollandë. Duke krijuar një mardhënie të shkëlqyer me miqtë hollandez, edhe pasi përfundon Shkollën e Mesme në ” Miti Zoi Zaka” në Divjakë, me një iniciativë të pa shtershme krijon një kompani import-export. Duke e ushtruar prej disa vitesh këtë aktivitet në Shqipëri, vendosi të largohet për një jetë më të mirë për në SHBA, ku edhe sot jeton, punon e studjon. Duke u ingranuar me jetën e emigracionit edhe duke parë që një edukim i fortë do të ishte shumë mirë, vendosi të studiojë në New York e të ndjekë Criminal Justice, në Mercy College. Duke parë që i pëlqen drejtësia si kolonë themelore e shtetit të së drejtës, ka dëshirë të formohet dhe ta ushtrojë si profesion edhe pse jo edhe për të kontribuar në Shqipëri në të ardhmen.
blank
blank
blank

Joe DioGuardi i doli në mbrojtje kur e përgjakën Ziadin Selën – Nga Skënder Karaçica

Në vend të reagimit
 
 
Figura kombëtare shqiptare Joe DioGuardi dhe (LQSHA)si e vetmja organizatë lobuese në këto tridhjetë vjet në Amerikë,është padyshim zëri më i fuqishëm në krah të çështjes shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.Për arbëreshin do të mbetën gjurmët historike për kronikat e historisë shqiptare dhe,së kendejmi një dorë që ka ditur të hapë dyert e lobimit në institucionet e shtetit amerikan në Senat dhe Kongres si dhe në vijat e trasha të diplomacisë së këtij vendi mik të përjetshëm për kombin shqiptar.
 
Në rrugëtimin e tij arbëreshi a pati testament nga babai i tij që në të gjitha rrethanat të bëhet krah i kombit shqiptar në Ballkan dhe për liri dhe pavarësinë e Kosovës.Në këtë vijë i fortë qëndroi në rreshtat e parë bashkë me mërgimtarët shqiptarë nga të gjitha trevat etnike për të hedhë dritë dhe për të kërkuar përkrahjen për shpetimin e shqiptarëve etnikë në tokën e Kosovës nga regjimi më i egër fashist i Serbisë së Milloshevqit.Në këtë betejë të arbëreshit,ai pati përkrahje të madhe nga institucionet e shtetit amerikan në Washington dhe në vitin 1999 ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë pjesë e historisë më të re kombëtare dhe demokratike në udhën e lirisë dhe të pavarësisë.
 
Arbëreshi për këto vite nuk është ndalur më angazhimet e tij me gjak e shpirt shqiptari,që të marrë në shyqrtim në programin e (LQSHA-së)edhe çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut.Ai në këto vite ka kërkuar nga korpusi politik(shqiptarë)që përmes projektit politiko-demokratik të kërkohet rrafshi i ri në kushtetutën e këtij vendi multietnikë,ku populli shqiptar (jo komuniteti-term i partive politike -vërejtja ime)të marrë primatin kushtetues-ligjor popull jo pakicë kombëtare,por popull shumicë dhe shtetformues  me të gjitha të drejtat që i ka populli maqedonas.
 
Në korridorët e pralamentit në Shkup kur qarqet e grupeve antishqiptare të dirigjuara nga dora e ish kryeminsitrit Gruevski dhe aleatët e tij nga Beogradi e përgjakën për vdekje deputetin shqiptar dhe kyretarin e ASH-së dr.Ziadin Sela,në Nju Jork është dëgjuar zëri dhe protesta kombëtare e arbëreshit Joe DioGuafrdi.Për këtë rast me motive të orëve vrastare e të përgjakura,në Washington u mbajt takimi i dëshmisë për  parlamentin maqedonas në Shkup,ndërsa vetë arbëreshi e shpalli dr.Ziadin Sela me moton,,Viktimë e Demokracisë,,në Maqedoninë e Veriut!
 
Në dritën e këtij reagimi nga Amerika,po i tregojmë Ziadin Selës,deputet i kuvendit të këtij shteti si dhe kyretar i ASH-së që,strukturat e caktuara policore dhe të shërbimeve sekrete maqedonase e kishin vërë në cak  të vdekjes,arbëreshi Joe DioGuardi është hidhëruar më ty dhe ua zë për të madhe se si deri tash asnjëherë nuk i jeni lajmëruar arbëreshit në Nju Jork,që bashkarisht të trajtoni çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut.
 
Ziadin Sela ka gjetur kohë të merret me ,,nisma të reja të lobimit shqiptar,,(sic!)me ,,Kongresin Panshqiptar Amerikan,,ndërsa ia ka kthyer shpinën arbëreshit dhe (LQSHA-së)si e vetmja organizatë e regjistruar në institucionit të shtetit amerikan që e ka për detyrë dhe në programin e saj të bëj lobim në të gjitha fushat dhe me institucionet relevante në shtetin e Amerikës dhe më gjerë në Evropë dhe botë.
 
Ziadin Sela,po ua rikujtojmë se keni treguar pabesi dhe jo burrni prej intelektuali dhe politikani,që kaq shpejt e keni harruar arbëreshin Joe DioGuardi(LQSHA)në Nju Jork dhe keni marë udhë tjetër me disa ambicje tjera sa për hije dhe sa për të (penguar)rrugëtimin e arbëreshit,që,siç ka thënë shpeshherë derisa të jem gjallë,çështja kombëtare shqiptare është mbi të gjitha pjesë e jetës time dhe amaneti i babës tim arbëresh!
 
Ziadin Sela mos i cakrroni gotat me ,,lobistët shqiptarë,,(sic!) në ,,Kongresi Panshqiptar Amerikan,,por dil nga vetja dhe sy me sy të flisni e të falenderoni arbëreshin Joe DioGuardi,i cili përmes dëshmisë dhe më vonë si pjesë e një Rezolute u doli në mbrojtje kur e kur pushteti maqedonas të përgjaku për vdekje për të treguar para popullit shqiptarë në këto hapësira etnike se,shteti dhe pushteti është i shumicës maqedonase dhe jo e popullit shqiptar në pozitën kushtetuese si pakicë kombëtare dhe jo shtetformues!
blank

DEKLARATË PER 109  VJETORIN  E  VATRES

Te dashur e të nderuar Vatranë dhe Shqiptarë kudo që ndodheni
Sot është 109 Vjetori i themelimit të Vatrës.
Ju uroj gëzuar këtëditëtëshenjtëpër çdo vatran dhe eshqiptare nëbotë.
Kjo organizatëdhe insitut kombëtarëka shërbyer mëshumëse njëshekull e duhet tëvazhdoj shërbimin e saj për shumëshekuj të tjerë.
Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmëjo vetëm ata që themeluan VATREN si Faik Konica, Kristo Kirka, At Fan Noli, Lambi Çikozi; Kristo Floqi, Paskál Aleksi, Vangjél Gjika , Josif Pani,, Elia Tromara, Kosta Vasil por kujtojmë dhe gjithë ata VATRANE patriotë që u vrane ose humbën jetën burgjeve  gjakatare në Shqipëri.
Ne sot kujtojmë me nderim Kristo Kirkën që vdiq në Burgun e Burrelit më 28 Prill 1955 në ditën e themelimit të VATRES,
Koço Kotën që vdiq në Burgun e Burrelit,
Kolë Tromarën që u pushkatua, Arqile Tasi, Kolë Rrodhaj, Faslli Frashëri që u pushkatua,
editorin e Diellit Bahri Omari qe u pushkatua,
Andon Frashëri dhe Halit Qyteza që vdiqën në burgjet dhe internimet e komunizmit në Shqipëri.
Fatkeqësisht, sot Vatra jonë e dashur për herë të parë në historinë 109 vjecare të saj është në gjykatë Federale e dërguar atje nga një grup njerëzish që duan me çdo mënyrë shkatërrimin instiutcional të kësaj organizate kombëtare.
Ky është një turp një shpullë për vatranët që punuan e sakrifikuan për Shqiperinë, Kosovën e për çdo shqiptar në botë.
Është një poshtërim i punës e sakrificave të ndjerit Zoti Agim Karagjozi që e mbrojti Vatrën në një kohë shumë të vështirë.

Në këtë ditë të shënuar unë falenderoj gjithë ata VATRANË që me kembenguljen e vullnetin e tyre dhe me kursimet e tyre po bëjnë gjithcka që është e mundur te mbrojnë këtë institucion madhor të kombit shqiptar .

Shqiptarët kanë luftuar me shekuj e kanë mbrojtur atdheun, gjuhën, traditat, lirinë e tyre me gjak.

Vatra është nje organizatë për cdo shqiptar të drëjtë e te sinqertë po mbi të gjitha është një organizatë që mbron lirinë, të drejtën e fjalës, mendimin ndryshe dhe ndjek rregullat e demokracise institucionale dhe traditat e kombit shqiptar.

Në këtë pikë ne asnjëherë nuk bëjmë kompromis.

Ne kemi rrënjë të thella e shqiptarizmin në zemër.

Vatranët e rij, të vjetër, të Krishterë, e muslimanë jemi vllezër e motra e do të punojmë së bashku për të pasur një VATËR ashtu siç e krijuan Korifenjtë e Kombit

GËZUAR 109 VJETORIN ME SHËNDET TË PLOT, SUKSESE, E LUMTURI.

RROFTË VATRA

Me Respekt,

Ahmet Giaffo, Xhafo,

Kryetar i Fedratës Panshqiptare Amerikës VATRA

blank

Patronazhistet po veprojne edhe ne SHBA e Kanada… Nga Dalip Greca

Vetem dy fjali per Patronazhistet…

Patronazhistet po veprojne edhe ne SHBA e Kanada…

Perveç “rekrutimit” , tash po sulmojne edhe Diellin online dhe Facebook-un nga postohen mesazhe dhe shkrime per te votuar Ndryshimin- nderhyjne ne status,

frenojne pelqimet, cenojne privatesine.

Besoj se pas te Henes nuk do te jete nevoja te ndryshojme here pas here paswordet pasi te Dielen do te votohet ndryshimi!

blank

Qytetarët serbë nuk paguajnë taksën e udhës për Maqedoni të Veriut – Nga Skënder Karaçica

(M)arrëveshje

Vendimi i qeverisë Zaev në Shkup që të ka të bëj me qytetarët e Serbisë dhe udhëtimi falas nëpër udhët e Maqedonisë së Veriut,sot ky vendim po realizohet në kufirin në mes të dyja vendeve.

Në praktikën demokratike të BE-së nuk ka ndonjë vend tjetër që,qeveria të marrë një vendim të këtij niveli për udhëtime të qytetarëve pa paguar taksën rrugore,sikurse kjo e qeverisë së Maqedonisë së Veriut me Serbinë.

Pse qeveria Zaev në Shkup po bën lojën e strucit,për dikë nënë e për dikë njerkë(lexo:shqiptarët në hapësirën e vetë kombëtare,-vërj.ime),që,për të udhëtuar në vendet tjera të rajonit udhëtimin nuk e kanë falas(sic!).

Për këtë vendim të qeverisë Zaev,faktori politikë shqiptarë në këto hapësira etnike dhe partitë në koalicion(BDI)është dashtë të reagojnë në vednimin e njerkës për shqiptarët dhe,së kendejmi duke ua mundësuar qytetarëve të Serbisë të udhëtojnë pa paguar taksën rrugore të Maqedonisë së Veriut(!).

Nostalgjia dhe tiparët ,,vëllazërore,,(lexo:serbo-maqedonase),
tashmë janë të njohura për shqiptarët në tokën e vet në Ballkan.

Çikago,prill 2021

blank

“Vatra” takim në Autoritetin e Dosjeve, nga pylli i fëmijëve të Tepelenës te nevoja për te ditur të vërtetën

Autoriteti i Dosjeve dhe përfaqësues e kryesia e Federatës Panshqiptare Vatra të Amerikës, kanë mbajtur një takim në Tiranë ku kanë folur për bashkëpunim mes tyre. Zbardhja e së vërtetës dhe ndihmesa në përçimin e kujtesës qenë në fokus të bisedës.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se “bashkëpunimi me ‘Vatrën’ është në vijim për dëshmi e dosje. “Vatra” ndihmoi për pyllin e fëmijëve në Tepelenë”. Në anën tjetër, kreu i Vatrës, Elmi Berisha tha se federata panshqiptare, ka qenë gjithnjë në shërbim te atdheut. “E kemi për detyrë morale të dimë të vërtetën.

Duhet të dimë se sa është dëmtuar çështja kombëtare dhe sa është ndihmuar”, shtoi ai, ndërsa ne takim u parashtruan raste kërkime te eshtrave te familjarëve, te zhdukurve me forcë, te vdekurve ne internim, puna e detyruar etj.

Roli i Vatrës ka qenë kyç përgjatë një shekulli në fatet e Shqipërisë. Përfaqësues të Vatrës dhe komunitetit shqiptar në SHBA u njohën me punën studimore dhe projektet e Autoritetit të Dosjeve.

blank

DEKLARATË E VATRËS PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI – POPULLIT SHQIPTAR: VOTA E JUAJ ËSHTË BAZA E DEMOKRACISË – DEMOKRACIA E PROSPERITETI KËRKOJNË QEVERI TË PAKORRUPTUARA

Kryetari i FederatësPan Shqiptare tëAmerikës Z. Ahmet Xhafo

 

Federata PanShqiptare e AmerikësVatra i bën thirrje popullit shqiptar që të përdorë forcën e votës për të ardhmën e Shqipërisë. Vota është bazë e domokracisë. Vota është një nga mënyrat më kritike që ndikon në vendimmarrjen e qeverisë. Përdorëni këtë të drejtë për të votuar për kandidatin që mbron interesat kombtare, që mbron interesat e juaja, që mendon për të ardhmën e fëmijëve tuaj. Kjo e drejtë ju është mohuar nga viti 19441991, dhe këto 30 vjetët e fundit, politikanët e korruptuar kanë manipuluar me votën tuaj. Në shumë zgjedhje parlamentare janë bërë shitblerje votash, gjë që ka shkaktuar pezullimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e standartit të jetesës së popullit; ka shkaktuar që rinia shqiptarë të marrë rrugën e emigrimit.

Metodat kriminale të tilla kanë penguar fazën e vendosjës së një baze të shëndoshë domokratike. Gjithashtu, individë që duhet të japin llogari për vrasje, dëbime të detyruara, masakra, internime, burgosje, tortura, zhdukje, terror psikologjik, etj. janë dekoruar, dhe disa janë shpërblyer me poste qeveritare gjatë tetë vjetëve të fundit. Krimet të cilat janë kryer në emër të komunizmit janë krime kundër njerëzimit.Gjëndja e vendit tonë nuk është vetëm problemi i korrupsionit ndër të gjitha shtresat institucionale, por është lidhja e direkte e krimit të organizuar me zyrtarët që përfaqësojnë institucionet shtetërore. Prandaj, u bëjmë thirrje votuesëve të Shqipërisë të votojnë për kandidatë që të kenë në plan të parë mbrojtjen e interesave kombtare, dhe jo të kallepeve që kanë tentuar të bëjnë lëshime ndaj ektremizmit grek, dhe që bënje pazare me Vučićat e Sërbisë, marrëveshje që cënojnë integritetin teritorial të Kosovës.

U bëjmë thirrje votuesëve shqiptarë që të përdorin forcën e votës për të luftuar korrupsionin. Investorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri nëse shtresat institucionale vazhdojnë të jenë të korruptuara, nëse nuk ka transparencë në prokurimin publik, nëse oligarkët janë pjësë e vazhdueshme e kontratave të parteritetit publik privat siç është tani.Vatra e mbështetë qendrimin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila ka theksuarse kriminelët nuk kanë vënd në parlament. Vëndi i tyre është në burg. Vatra u bën thirrje votuesëve që të mos bien viktimë e shitblerjës se votës sepse ky akt i shëmtuar pengon zhvillimin e vendit dhe shkon ndesh me karakterin dhe moralin historik të shqiptarit, dhe sikur ka theksuar ambasadorja Kim, “Akti i përpjekjes për të blerë vota është një krim.”. Vatra u bën thirrje votuesëve shqiptarë të zhvillojnë zgjedhje të qeta si qytetarë të civilizuar dhe të votojnë kandidatët e përgjegjëshëm që përkushtohen për një të ardhme të mirë për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë

blank

Pse administrata e shtetit të Kosovës është  kaq e shtrenjtë…? – Nga Skënder Karaçica

Në të gjitha zgjedhjet parlamentare për krijimin e institucioneve të shtetit të Kosovës,deri tash,po shkon me të njëtin avaz të vjetër për rahatimin e militantëve të partive politike.Me këtë rast është parë nga afër,tashti në kabinetin e qeverisë Kurti 2,ku kemi rritje të numrit të punësuesrve në administratë dhe në vendet udhëheqëse më shumë po vërehet emërimi zv.ministrave dhe të këshilltarëve,që do të rëndojë buxhetin e shtetit edhe ashtu të varfër!
Asgjë nuk ka ndryshuar nga qeveritë e deritashme,që partia e Albin Kurtit(VV)i pati kritikuar për numrin e madh të punësimit të militantëve të partive dhe,tashti po e bën të njëjtin program të numrit të madh të militanëtve dhe rahatimi i tyre në vendet e mira të punës në qeveri dhe matanë bulevardit në institucionet tjera të rëndësishme shtetërore.
Pse administrata e shtetit të Kosovës është kaq e shtrenjtë…?
Në zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe ardhja e PD-së në udhëheqjen e shtetit të Amerikës me presidentin Joe Biden në
Washington,kabineti i tij  ka 14 sekretariate,nënpresdenti dhe prokurori i shtetit.E shihni një kabinet i njëjtë me të gjithë presidentët që e kanë udhëhequr Amerikën me 340 milionë banorë.
Shteti i Kosovës nuk e ka ,,luksin,,të ketë një administratë dhe kabinetin qeveritar  më  kaq shumë ministri  dhe kaq shumë të punësuar,që për buxhetin është një administratë e shtrejtë dhe e pa përballueshme.
Shtetit  të Kosovës i duhet një kabinet qeveritar racional jo më shumë ministri(ministra e zv,ministra)që përditë dëgjojmë se është nominuar( ky, ai dhe ajo)të gjithë militantë të partisë në pushtet(VV)!
Kujtoj se do të ishte mirë që shteti i Kosovës të ketë një kabinet qeveritar si model kabineti qveritar në vendin më të zhvilluar në Evropë(Zvicrës)me 7-8 ministri dhe vetë kyreministri,që do të ishte në kërkesën e kohës për një administratë të lirë,efikase,profesionale në relacionet e sotme ndërkombëtare.
Çikago,prill 2021
blank

Meta pret delegacionin nga Organizata Pan-Shqiptare “Vatra” në SHBA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot një delegacion të kryesisë së Organizatës Pan-Shqiptare “Vatra” të SHBA-së, të udhëhequr nga Kryetari i saj, zoti Elmi Berisha.

Zoti Berisha e informoi Presidentin Meta, se qëllimi i vizitës së këtij delegacioni është që të përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve tepër të rëndësishme parlamentare të 25 prillit 2021.

“Shqetësimi i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që ky proces zgjedhor të jetë sa më i rregullt, i drejtë, i barabartë dhe pa probleme, si dhe të ketë një rezultat pozitiv për rrugën europiane të Shqipërisë dhe për bashkëpunimin e sinqertë me SHBA”, – theksoi gjatë takimit zoti Berisha, në emër të Organizatës “Vatra”.

Presidenti Meta falënderoi përzemërsisht përfaqësuesit e “Vatrës” për vizitën në këtë kohë në Shqipëri dhe sidomos për interesimin e tyre dhe të bashkëatdhetarëve shqiptaro-amerikanë për procesin zgjedhor.

Presidenti Meta e informoi delegacionin e “Vatra” me parregullsitë, që po vërehen gjatë këtij procesi, mbi të gjitha, për vjedhjen e paligjshme dhe keqpërdorimin e të dhënave personale të shtetasve, që është një krim shtetëror dhe me pasoja të mëdha.

Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu shqetësimin e tij për klimën dhe situatën tepër të rënduar, që po nxitet nga mazhoranca në pushtet, dhe nga kryeministri aktual i vendit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij maksimal për zhvillimin sa më korrekt të procesit zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, duke theksuar se do të jetë kudo në Shqipëri në mbrojtje të votës së lirë, të Kushtetutës dhe të demokracisë.

Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu drejtësinë, që të vendosë përpara përgjegjësisë ligjore çdo shkaktar të prishjes se procesit zgjedhor, në veçanti të vjedhjes, blerjes dhe manipulimit të votave.

blank

THEMI – VATRA DHE KUPTOJME-KOMBI ( 1912-2021) – Nga Hektor Zotaj Virginia -USA

 

Histori e Vatres eshte drejtesisht histori e levizjes nacjonale e shqiptareve ne Amerike. (Kanunorja ii) “… Kryeministri Greqise Z. Venizelos tha ne kohen e Konferences Paqes ne Paris, se te vetmim pengim serjos qe gjeti ne Epir Greqia, ish pengimi i vene nga Vatra” (Kanunorja iii). Me miqt e tij ai tha fjale per fjale “ Na mundi Vatra “. Ajo, per 109 vjet eshte Histori e Kombit e Shqiptar e faktori baze per njohjen e tij, dhe e perfaqeson ate brenda USA dhe prane shtetit Amerikan si asnje komb tjeter ne bote Zanafilla e saj nis me rikrijimin e ndergjegjes kombetare perpara renies se Perandorise Otomane, vazhdon me Luften e I boterore, me Lidhjen e Kombeve ne 1920, me ngritjen e shtetit shqiptar, me pushtimin fashisto-nazist, me pushtimin komunist, me post komunizmin e sotshem e ne vazdim. Te gjitha besimet ne Zot, kane vendet e tyre te shenjta. Judaizmi ka murin ne Jeruzalem, Kristjanizmi ka Baziliken e Shen Pjetri ne Vatikan, Islamizmi ka Tyrben ne Meke. Kombi Shqiptar me dy besime, vendin e tij te shenjte ka Vatren ne Amerike Sot Vatren Kombetare duan ta perjashtojne nga Vatra duan ta ndajne nga Kombi. Kete perjashtim po perpiqen ta bejne me ligjet e Tiranes te perkthyera anglisht dhe me para anonime. Ata thone “Vatren e kemi blere ne me vota njeqind dollareshe,prandaj eshte prona jone”.

Vatra nuk eshte prone, eshte CESHTJE, eshte KAUZE, eshte KAUZA e KOMBIT nuk i perket asnje grupi. Vet juristet amerikane habiten si mund te hapen padi te tilla,qe kane te bejne me te drejten e fjales, me te drejten e shtypit,me te drejten e tubimit, qe jane te drejta kushtetore te Kushtetutes Amerikane, dhe zgjatin ne kohe, e kushtojne qindra-mijra dollare. Vatra Kombetare keto shpenzime me aq sa mundet po i perballon me te ardhurat personale te anetarve “ paycheck to paychek”,per te mos lejuar qe Vatra te kthehet ne nje “ levizje polltike e shqipetareve ne Amerike”,sic po ben padin e saj ata qe pretendojene qe jane VATRA dhe qe ka ne programin e saj “LEVIZJEN POLITIKE.E ka ne STATUTIN e saj, ne organiken e saj me zv. Kryetar te POSACEM vetem per CESHTJE POLITIKE. Ka aktivitete konkrete me lidhje e takime politike ne Shqiperi, me vizita zyrtare te titullareve te saj te publikuara gjeresisht nga shtypi. -Vatra Kombetare nuk perzihet me asnje politike, ajo qendron permbi partite per te marre pjese ne zjgidhjet e problemeve jetike te Kombit sot. -Vatra Kombetare perseri sot eshte ne momentin me kritik te misjonit te saj. Nga tribuna e partise ne pushtet, nga kandidatja tashma “ defacto “ e zgjedhur ( eshte ne krye te listes se kryetarit }, behet deklarata qe tingellon teper “h i s t e r i k e-” Enveri kishte me shume te mira se te keqija “. E thene fjale per fjale “ te kthehemi perseri tek Enveri “, “ te kthehemi tek 8 nentori i vitit 1941” Nenkuptohet qe ky do te jete “ sllogani” i partis saj ne vitin 2021 e tutje, pamvaresisht se quhet “ jasht kontekstit “. Konteksti gjithmone eshte nje. Nuk ka dy kontekste, nje per ne shtepi e nje tjeter per ne pazar. Ajo ka vetem kontekstin e Enverit. Kryetari qe e emeroi deputete ti mbaje edhe barren. Per ata koha perseri ka ardhur. Ne vitin 1991 Enveri vdiq perfundimisht me 22 shkurt. E denoi populli me vdekje pas vdekjes. E zvarriti nga Sheshi Skenderbej dhe e vari tek kodra ne rrugen e Elbasanit, ne shembelltyren e Causheskut. Bota ne ekran ne historin e saj ka pare vetem dy pamje te tilla,-rrezimin e monumentit te Enver Hoxhes dhe ate te rrezimit tet monumentit te Sadam Hysenit. Ramiz Alija qe e la hapur me qellim daten e vdekjes te Enverit, ne pllaken e varrit duhet ta kish gedhendur ne mermer edhe daten e vdekjes se vertete Te paraqitej e plote: “Enver Hoxha 1908-1991 me epitafin i denuar nga populli i vet . Populli atje ne koder kendoi me melodi “Posht Enveri – Posht Nexhmija-Esht eshte e jona Shqiperia”.-dhe- shpalli Kursin e Ri “ Ta bejme Shqiperine si gjith Evropa”. E,kur politika dredharake nuk e beri ate,-populli shkoi vet ne Evrope,Amerik e ne te gjith boten. Ne vitin 1991 “ Totalitarizmi Komunist “ ra, dhe u tulat, nuk beri “ gek “ deri sa u “qetesuan gjakrat”, sic e pershkruan Nexhmije Hoxha ne librin e saj.

Por Totalitarizmi i kishte ne dore te gjitha mjetet. Ai vuri ne fuqi me “ rruge parlamentare “ ligjet jetike te tij: Ligjet e Privatizmit . – qe i beri komunistet nga “ shok udheheqes te Pasurise se Shtetit “ ne kohen e komunizmit, ne “ Pronare” me dokumenta pronesije “. I beri “kapitalisto-komunist “ Ndersa populli mbeti ne “ zero “, mbeti “ Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni “. LIgji“ Teper Sekret” i “ Moskthimit te Prones “ . – qendron i hekurt edhe sot. Qeverite nderrohen, ky ligj i pa pranueshem nga njerezimi mbetet i pa tundur. Keto ligje strategjike ja kishin borxh nenes parti “ pasardhesit e saj te te gjitha bojrave “. Keto ligje u vendosen nga te dy palet e politikes shqiptare. Keto ligje e bene komunizmin ne Shqiperi “ Totalitarizem Apsolut Ekonomik “, qe i shtuar dhe i shumuar me biznese te erreta korruptive, sic akuzohen publikisht, i bene udheheqjet e tyre “Oligarket e Ballkanit sic e percakton Jon Kerry ish- sekretari shtetit amerikan. “Ligji i Sistemit Proporcjonal te Zgjedhjeve”.- i bere me vone, prape dy krahet e klases politike ne Shqiperi i hapen rrugen perseri duke bere te mundur“ Sistemit Totalitar Politik “. Kryetaret fuqi plote te partive bejne “ spastrimet” politike, bejne “ marreveshje“ me rivalet per te vazhduar luften e klasave. Rast tipik eshte kryesia e Parlamentit Shqiptar qe kaloi nga Jozefina Topalli e “ fundit e mohikaneve “ nga pala me biografi te keqe “, e frontit kombetar anti-komunist tek Ministri i Fundit i Brendshem i Komunizmit Gramoz Ruci. Ajo karrike ku qendroi Ramiz Alija ne vitin 1991 nuk e duron dot kombin. Ai pranonte qe komunistet ishin percares dhe shkaterrues te UNITETIT KOMBETAR. Eshte deklarata e tij, e bere ne takim te ngushte me 23 korrik 1990.” Opozita Antikomuniste sjell rrezikun e Pajtimit Kombetar.( Panorama 11| 12 | 2017). Kjo porosi e Ramiz Alise e mesuar mire nga klasa politike shqiptare ne keto 30 vjet e fundit beri te mundur largimin total e shtreses se vuajtur nacionaliste dhe antikomuniste nga pozicionet kyce te drejtimit politike dhe insitucionale ne Shqiperi. Totalitarizmi Apsolut Ekonomik , Thirrjet per rehabilitimin e Enver Hoxhes nga tribuna e PS dhe Totalitarizem Politik- jane shume shqetesuse per popullin shqiptar kudo qe ndodhet. Ai i rrebeluar , mund te kthehet e te perserit nje “ 22 shkurt 1991 “- jo me arme zjarri, sepse policine e ka partia, por me hunje e me shkopinj si ne kohen e Pellazgeve, mundet. Kjo do te ishte tjeter gjeme per Shqiperin e Boten Shqipetare. Le te lutemi te gjithe,sic u lut Nene Tereza ne vitin 1997: “ Zot hiqe mallkimin tend nga populli im “ ( sic e thekson Fritz Radovani ) Kerkesat e Popullit Shqipetar mbeten te hapura: – Te gjenden kockat , pa dallim feje, krahine, e ideje, te te vrareve nga Enveri, qe edhe sot jane pa nam e pa nishan Gjenerali ushtris vdekur erdhi nga Italia, tek ne, ne vend te huaj dhe i gjeti me numur matrikulli nje per nje pas 15 vjetesh. Ne pas 80 vjetesh nuk i kemi gjetur akoma shqipetaret tane. –

Te rishqyrtohen ligjet e privatizimeve, te dalin statistikat zyrtare, dhe listat emer per emer, nga regjistrat e pronave te pronareve qe kane privatizuar ate qe ka qene me emrin “ Pasuri Shteti” perpara renies te shtetit komunist ne 1991, ne forme ndertesash,objekte industriale,objekte tregetare, objekte e qendra mekanike bujqesore,ujore, objektet e ndermarrjeve bujqesor, objekte pyjore,objektet monetare qe dispononte shteti komunist ne fundin e tij,punishtet e te gjitha llojeve,oficinat e mjeteve te transportit, mjetet e transportit, qendrat e pushimit e shume pasuri te tjera te ngritura nga krahet e klases punetore, fshataresis punonjese,dhe te internuarve, te burgosurve dhe e te gjith popullit shqiptar pa perjashtim. Pronaret e “ rinj “ qe kane privatizuar mbi normativen baze te te gjithe popullates te Shqiperise ne ate kohe, tu hiqet e teperta, dhe te behen debitore per gjith periudhen 25-30 vjecare. Kjo do te ishte thjesht nje ide,por grupet e specjalisteve te fushave perkatese jane shume me kopetente per te koregjuar ate qe i eshte vjedhur popullit shqiptar nga komunizmi, ne kohen pas renies tij. “ Pasuria e shtetit” e pushtetit komunist ti rishperndahet gjithe popullit. – Te denoncohet dhe te cfuqizohet Ligji “ teper sekret “ i “ Mos Kthimit te Pronavete sekuestruara pronareve ne fillim te Regjimit Komunist Keto prona te kthehen te gjitha me shpenzimet e shtetit 100%,sepse jane cfrytezuar nga shteti komunist per 45 vjet, dhe nga shteti post-komunist per 30 vjet. Shteti te tundet, te kthej pronat me vleren qe kane sot, dhe te perballoj shpenzimet. Ne Amerike dhe ne te gjithe “ boten njerezore “ prona esht e shenjte – Te behet “ Gjyqi i Krimeve te Komunizmit “ si ai i Nurembergut. Te ndalohen me ligj thirrjet per diktatorin dhe diktaturen, qe,te mos shpresojne qe ne Pallatin e Kongreseve do te kendojne perseri hymni tyre: “ lart me lart o shoke flamujt e kongresit beteja fitore te reja na presin “ Qe te mos kthehet me populli shqiptar tek “ Animal Farm “ ( Orwell) Qe te mos kthehet me populli shqiptar tek “tufezatVetem Populli ne Fuqi“We the People” Populli ti zgidh problemet themelore te tij me Referendum – jo-me Parlament

Prill, 16,2021 Hektor Zotaj Virginia


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend