VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Martohet vajza e Heroit të Kosovës Agim Ramadani! Voal.ch i uron një jetë të lumtur!

By | August 7, 2017

Komentet

Martohet vajza e Heroit të Kosovës Agim Ramadani! Voal.ch i uron një jetë të lumtur!

Është martuar Lorina Ramadani, vajza e Heroit të Kosovës, Agim Ramadani me Faton Hazirin.

Kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Zagreb. Agimi ishte piktor i talentuar dhe shkruante poezi.

Agim Ramadani iu bashkua menjëherë luftës për çlirimin e Kosovës. Ai ishte epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Agimi u vra në Koshare më 11 prill 1999. Ai drejtoi betejën për hapjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Voal.ch i uron çiftit jetë të lumtur, shëndet, mbarësi e të trashëgohet!

 

Ndërron jetë bashkëshorti i këngëtares Irma Libohova

Ndërron jetë bashkëshorti i këngëtares Irma Libohova, aktori Besnik Kaso.

Mësohet se Kaso është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme, pas një sëmundjeje të rëndë.

Irma kishte 32 vite martesë me aktorin, nga e cila lindën edhe një djalë, me emrin Ataol. Besniku ishte i njohur për publikun shqiptarë pasi ka luajtur në disa filma, si “Streha e Re” etj.

 

Ndërkohë kujtojmë se para dy ditësh Irma u përfshi në një debat publik me një organizator koncertesh, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk i kishte shlyer shumën e plotë të parave të cilën i detyrohej.

545454

(Fotografi) Të “arratisur” në Suedi çifti i dashuruar – Princi Leka II dhe e dashura e tij e zemrës Elia Zaharia

Princi Leka II dhe e dashura e tij e jetës dalë më 4 Korrik

Voal- Voal.ch shkruan se prestigjiozja franceze Paris Match publikoi javën që shkoi një fotoreportazh të Princit Leka II dhe Elia Zaharia, nën titullin “Princi Leka II dhe Elia Zaharia të dashuruar në Stockholm”.

Ky reportazh botohet vetëm tre muaj larg, shkruan Le Paris Match, nga martesa, kur të dy gjatë muajit korrik “bënë një arratisje” në Suedi.

Në fillim të korrikut që shkoi, Princi Leka II i Shqipërisë, 34 vjeçar dhe e fejuara e tij e bukur prej 2010, aktorja Elia Zaharia, kanë pozuar së bashku gjatë një vizite disa ditore në Stockholm.

Ata patën mundësi të merrnin pjesë  në një pritje për nder të tyre në Pallatin Mbretëror të Mbretit Carl Gustaf XVI i Suedisë.

Të dashuruarit po ashtu dhanë edha disa intervista dhe pozuan për disa sete fotografish.

Disa nga këto foto janë zbuluar në fund të gushtit 2016.

Ato kanë fokusuar pretenduesin për fronin mbretëror shqiptar me të dashurën e zemrës së tij me të cilën ndan jetën prej disa vjetësh.

Të dy duke shndritur nga lumturia dhe dashuria në prag të dasmës së tyre që do të mbahet 8 tetorin e ardhshëm të Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

 

Leka II u zhvendos me prindërit e tij në Shqipëri kur ai ishte 20 vjeç

 

I lindur më 26 Mars, 1982 në Johanesburg, Afrika e Jugut, Princi Leka II është nipi i Mbretit Zog I.

Pasi u zgjodh president i republikës, Zogu I u vetëshpall mbret i shqiptarëve më 1 shtator 1928, duke mbretëruar për gati dhjetë vjet e gjysmë, deri në pushtimit italian të Shqipërisë 7 prill 1939 kur u mërgua nga Atdheu.

Monarku i vjetër vdiq në Francë në vitin 1961, pa qenë në gjendje të kthehej në vendin e tij. Deri në vitin 2002 kur e veja e tij, Mbretëresha Geraldine dhe djali i tyre, Princi Leka, fituan të drejtën të kthehen në Shqipëri.

Bashkë me Princeshën Susan, gruan e me origjinës britanike dhe djalin e tyre, i quajtur gjithashtu edhe ai Leka, kur djali ishte në moshën 20 vjeçare.

Me vdekjen e babait të tij në vitin 2011, Princi i ri Leka II u bë kreu i shtëpisë mbretërore të Shqipërisë.

I integruar mrekullisht në këtë vend, ai ka punuar në disa zyra ministrore dhe tani është këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani./Burimi:Paris Match /VOAL

 

princleka

Le-prince-Leka-II-d-Albanie-et-sa-fiancee-Elia-Zaharia-a-Stockholm-le-4-juillet-2016

princleka 3

Urimet më të mira për Ditëlindjen e Zonjës Nikoleta Buçaj (Fotogaleri)

Femijet e çiftit Gjon dhe Nikoleta Buçaj, kishin organizuar te Dielen ne mbremje, ne qendren Kulturore ”Nene Tereza” prane kishes Shqiptare ’Zoja e Shkodres”, nje feste “surprize”.  Teuta, vajza, ishte bere iniciatore e festimit te Ditelindjes se Nikoletes. Te ftuarit nisen te vinin rreth ores 5 e 30 pm. Ishte nje mbremje e gezuar, natyrisht pa fjalime, me perjashtim te bashkeshortit te Nikoletes, dr. Gjon Buçaj, i cili permes humorit, beri urimet e rastit dhe uroi nenen e femijeve per rrugetimin deri ne cakun e kesaj ditelindjeje. Kenge, fotografi dhe pije. Mbesa, do te fitonte duartrokitje tek do te interpretonte enkas per Gjyshen ne diten e Lindjes. Nje nate qe do te kujtohet jo vetem nga Nikoleta dhe Familja Buçaj, por edhe nga ne pjesmarresit. Gezuar Ditelindjen zonja Nikolete! Edhe Voal i bashkohet këtij urimi!

10-11-2015 07-57-3510-11-2015 07-58-4410-11-2015 07-56-5610-11-2015 08-09-41

10-11-2015 07-56-22

10-11-2015 08-11-0310-11-2015 11-30-3010-11-2015 08-23-4710-11-2015 11-30-54

KËSHTU DONIKA KADAJ-BUJUPI URON TË BIJËN DORONTINA

 

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi e uron në facebook sot vajzën e saj Dorontina Bujupi, e cila është nxënëse paramaturante:

Tinush ma kujtove ditën kur bëre hapat e parë e unë nuk isha aty, sot prap në një ditë te veçantë unë s’jam me ty. Por të uroj nga shpirti që të vazhdosh të ecësh vet e sigurtë në çdo hap që ndërmerrë!

Të don mami shumë dhe të puth nga larg!dorontinaa

dorontina2dorontina3