VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

MARTIN CAMAJ: TIRANA E MVARUR NGA RUSËT PËR ÇËSHTJEN E KOSOVËS

By | December 31, 2016

Komentet

Gazeta franceze (1942) – Riza Lushta, futbollisti i talentuar shqiptar nga Mitrovica, mund të kishte luajtur për Montpellier-in nëse…

Riza Lushta (Mitrovicë, 1916 – Torino, 1997)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Gusht 2019

 

“L’Auto” ka botuar, të mërkurën e 16 dhjetorit 1942, në ballinë, një rrëfim të rrallë për futbollistin e talentuar shqiptar nga Mitrovica, Riza Lushtën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Ai thjesht kaloi

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në fund të verës së vitit 39, një i ri u paraqit me modesti para drejtuesve të “SO Montpellier”.

 

“Unë jam një student nga Shqipëria”, u tha ai, “dhe do të doja të luaja futboll në ekipin tuaj.”

 

Kandidati dha provat dhe…u integrua menjëherë.

 

Por një javë më vonë, ngjarjet e detyruan atë të kthehej në Itali.

 

Futbollisti në fjalë ishte Lushta, të cilin që prej atëherë e seleksionuan në Squadra Azzurra (kombëtaren italiane) dhe aktualisht luan në të majtë te Juventusi, midis Meazza-s dhe Ventimiglia-s. Dhe Juventusi mundi liderin (kryesuesin) e kampionatit, Livornon.

 

Drejtuesit e skuadrës së Montpellier-it pranojnë se nuk janë gati të gjejnë një sulmues të kësaj vlere…

 

Savra ku u internuan familjet e 5 ish- kryeministrave, ose kampi i elitës

Historitë e patreguara të kampeve të Lushnjës në  “Dinjiteti përballë totalitarizmit”

Fatmira Nikolli

Këmbët që ua ndalën hapin. Kjo është fraza që më vjen ndërmend kur shoh memorialin e internim-dëbimeve në Lushnje. Mbi pulpa të dobëta (trupash të paushqyer) një strukturë betoni qëndron imponuese. E zezë, e rëndë, e fortë dhe shtrënguese. Si komunizmi. Mbytëse dhe ndaluese. Si komunizmi. Përçudnuese, si ai. Nën të- të vogla, të bardha, të pafuqishme dhe të ndalura- këmbë njerëzish që stërmundohen. Nuk ka emra për to, ato u përkasin të gjithëve, të gjithë atyre që në kohë të ndryshme, u sollën për t’u izoluar në fshatrat pranë. Simbolika është e qartë dhe dy ngjyrëshi bardh e zi thyhet nga lulet që u lihen në kujtim shpirtrave që nuk u dehën kurrë në aromën e tyre.

JETË NË FIJE PERI

“Në fund të nëntorit 1953 u mbyll kampi famëkeq i Tepelenës. Ata që u liruan nga internimi, kapërcyen telat me gjemba dhe në këmbë morën rrugën për shtëpi. Mijëra të internuarit e tjerë të kampit, u hipën në kamionë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe u nisën drejt së panjohurës. Kryeqendra e internimit ishte Savra, një fshat buzë rrugës në Lushnjë, ku ndodhej edhe komanda”. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të shtetit e nis kështu fjalën e saj për kampet e Lushnjës, në kuadër të aktivitetit “Dinjiteti përballë totalitarizmit” mbajtur të dielën në pallatin kulturor të qytetit. Të pranishëm qenë ish të internuar dhe pasardhësit e tyre, si për të shenjuar triumfin mbi vdekjen e mbi shtypjen, tani kur në liri, shumë syresh kanë ikur larg. Përkrah dosjeve të vëna në një tryezë që përbëjnë ekspozitën arkivore të përndjekjes së Sigurimit në fshatrat e të internuarve në Myzeqe, të varura në ajrinë e sallës, qëndrojnë imazhet e të internuarve në kampe: fëmijë, të rritur, familje, dasma, pleq, kazma, lopata, fusha ku punohet, gra të skërmitura, fytyra të zbehta, punëtorë të dobët. Duken si kukulla, të gjithë të hollë a thua se mend do thyhen nga çasti në çast. Imazhet e tyre të varura tregojnë gjithë proceset e jetës në kampe, nga lindja te dhembja. Fotografitë e varura tunden kur dera e hapur e sallës së një qyteti ende të varfër sjell rryma ajri. Por sa herë ato futen lëkunden para syve të mi, mendoj se si ato foto, edhe jetët e atyre njerëzve qenë të varura në fije peri. Por jo simbolikisht. Jo të gjithë dolën të gjallë prej kampeve. Lëkundja e fotove nga era të bën vetëm të imagjinosh se ç’tërmete i shkundnin jetët e tyre në kampe. Me gjasë grupi i punës për ekspozitën, i drejtuar nga Ardita Repishti ka pasur në mendje ‘jetët në fije peri’ kur ka zgjedhur këtë mënyrë ekspozimi, ku jeta e vdekja, dasma e gëzimi, frika e dhembja, puthen e takohen në ajrinë e thatë të të këtij gushti. Të rinj që qeshin, familje të bashkuara, fëmijë që rriten pranë gjysheve, çifte të reja që nisin një jetë mes gërmadhash- për një çast duket se jeta qe krejt normale. Derisa mbishkrimi shquhet: Kampi i… Ishin veçse baraka, dhe buzëqeshjet e ndalura në kohë qenë veçse një rrekje për të jetuar duke i lënë mënjanë për një çast njerëzit që kishin humbur para shkrepjes së atij momenti. Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen dhe duar të shtrënguara si paranojë për atë që mund të vinte.

KAMPET E ELITËS

Të ardhur nga kampi i Tepelenës, sapo zbritën në zonën kënetore të Myzeqesë, që më tej funksionoi si ferma “29 Nëntori”, ndonëse ashtë telave me gjemba, sërish rreshtoheshin për apelin e radhës me njoftimin e çangës. Genta Sula vëren në fjalën e saj se familjet “armike të popullit” nga e gjithë Shqipëria u vendosën në 7 baraka, në kushte shumë të vështira dhe për ta nisi një jetë e re, me punën në fermë, apelin e përditshëm dhe përshtatjen me kushtet e reja të jetesës. “E ideuar si kryeqendër internimi politik, ku do të mbaheshin në kontroll ‘klasat e përmbysura’, Savra i kapërceu arsyet për të cilat u krijua. Në pak vite Savra dëshmoi martesat e para mes të internuarve, ku familjet e mëdha, të dënuara shumëfish, lidhën pazgjidhshmërisht fatet e tyre”, thotë Sula. Dinjiteti njerëzor, shton ajo, i “dyerve të mëdha”, Markagjoni, Pervizi, Bajraktari, Dukagjini, Kokali, Dine, Vatnikaj, Koliqi, Biçaku, Mulleti, Alla, Merlika, Topalli, Alizoti, Alla, Matjani, Kupi, Dosti, Kaloshi, Tinaj, Kolgjini, Sina, Bami, Mirakaj e dhjetëra të tjerë, mes të cilave e pesë kryeministrave shqiptarë, Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, Mustafa Merlikës, Fiqiri Dines, po mundte hapësirat e ngushta të barakave, ku vijonte përkthimi shqip i “Orlandit të çmendur” të Ariostos, me 40.000 vargje, nga Prof. Guljelm Deda, dëgjoheshin zërat e fëmijëve të lindur në Savër dhe shpresa po fitonte mbi të gjitha, me ligjësitë e saj të pashpjegueshme.

Kjo afri e “klasave të përmbysura”, ky grumbullim që rreshtohej rregullisht për apel dhe gjatë ditës i nënshtrohej punëve më të rënda bujqësore, shumë shpejt u pa si kërcënim real nga arkitektët e tij. Ishin mbledhur në të njëjtin vend elitat- dhe një përqendrim kaq i madh mendjesh të shëndosha përbënte kanosje sipas tyre. Ata nuk qenë kundërshtarë të çfarëdoshëm ndaj u vendos që Savra të shpërndahej në shumë fshatra të zonës kënetore dhe familjet e ndëshkuara t’i kryenin atje internimet 5-vjeçare. Sula shënon se qendra internimi u kthyen fshatrat e Çermës kamp, Çermës sektor, Grabianit, Gradishtës, Kryekuqit, Karavastasë, Bedatit, Plugut, Gjazës, Rrapëzës, Kolonjës, Dushkut, Zhamës, Sulzotajt, Karbunarës, etj. Komisioni i internim-dëbimeve mblidhej dhe vendoste për shtyrje të internimeve, sa herë anëtarët e këtyre familjeve mbërrinin në ditët e fundit të dënimit të dhënë, kryesisht nga 5 vjet.

BURGJE PA HEKURA, A KAMPE?

Foto bardhezi fatesh të kryqëzuara, gjyshe me shami te zeza, baraka ku njerëzit jetonin si në kuti shkrepësesh kanë përballë fotot me ngjyra të fshatrave sot. Si është ta shohësh burgun me ngjyra, atë burg të pamatë, ku u shkuan sa vera përvëluese e dimra të ftohtë?

Në sytë e atyre që jetuan aty e sot janë gjallë- më shumë se lot ka një bosh që shquhet. Është boshi i ndjesive kontradiktore; mes mallit për rininë që shkoi dhe paqes së lirisë së fituar. Dikur, Shqipëria për ta ishte veçse grumbulli i barakave, sot Shqipëria është atdhe e dhembje, është mall e lot, është trishtim i asaj që mund të ishte më mirë, por ka mbetur pak më tutje se një barakë e madhe.

Edhe vetë barakat, disi janë zhbërë. Diku janë suvatuar e diku po bien. Të internuarit renditeshin përditë për apelin në oraret e caktuara dhe i kishin të ndaluara lëvizjet jashtë fshatit ku jetonin. Për lëvizjet jashtë fshatit duhet të pajiseshin me leje të operativit. Punët e tyre ishin më të vështirat në fermë dhe privimet nga jeta sociale ishin gjithherë të pranishme. Në këtë kontekst, pyet Sula, a mund të konsiderohen kampe të punës fshatrat e mësipërm të fermës “29 Nëntori”? Apo ishin qendra internimi? “Apo ishin burgje pa hekura? Gjatë procesit të dokumentimit, sot, 30 vjet pas rënies së komunizmit, ne fotografuam vijën e ujit në Gjazë, e cila ishte pika kufitare që nuk mund të kapërcehej nga të internuarit. Edhe vija e ujit në Gjazë ka historinë e saj të patreguar të kufirit. Po arrestimet e të internuarve, dalja me pranga nga zyra e operativit, apo leja e refuzuar për t’u varrosur në vendlindje, si rasti i të ndjerit Mark Temali, si ndikojnë në emërtimin e këtyre qendrave të internimit ku shkuan jetën mbi 700 familje, siç ka dokumentuar Instituti për Integrimin e të Përndjekurve Politikë”, thotë kryetarja e Autoritetit. Për të dhe për shumë të tjerë që merren me fatet e së shkuarës, ka shumë pyetje e përgjigje komplekse nga e shkuara e afërt, e cila meriton të njihet, të tregohet, të studiohet, të dokumentohet e, duke u rrëfyer në vende kujtese, të bëhet e vizitueshme për të rinjtë dhe brezat që do të vijnë.

Për sa më lart, ajo thotë se Autoriteti ka marrë përsipër ndërtimin e një narrative gjithëpërfshirëse për kampet e punës/qendrat e internimit në Lushnjë, bazuar në dokumentimin e së djeshmes dhe të sotmes, mbi historitë familjare dhe individuale të të internuarve. “Krijimi i profileve të të lindurve në internim. Historitë e tyre që zunë fill në Savër, Gradishtë, Plug e fshatrat e tjera dhe sot shkruhen në të gjithë botën, me përvojat e tyre jetësore e profesionale”-, thotë ajo, duke shtuar se “kthimi në vende kujtese i shtëpive, banesave, ndërtesave, kazermave të beqarëve në fshatrat e të internuarve në Lushnjë, Divjakë e Fier, me pllakate përkujtimore që t’i flasin të sotmes sonë dhe t’ua rrëfejnë qartësisht brezave këtë histori të patreguar të zonës ku u internuan 90% e kundërshtarëve politikë të sistemit”.

“Të shihje që fëmija jepte shpirt dhe fjala e fundit ishte ‘bukë”, dëshmitari rrëfen tmerrin: Si komunistët shkatërruan 2 familjet më të pasura të Devollit

Sekuestrimi i pasurisë së familjes Fidani dhe shpërndarja e djemve të saj, në burgje dhe kampe internimi. Një prej trashëgimtarëve, Meti Fidani, tregon sagën e kësaj familjeje, ku i ati u burgos në Burrel dhe xhaxhai u dërgua në kampin e Tepelenës

Në një postim të para pak kohëve në faqen e tij në Facebook, djali i vëllait të Ferik Fidanit, tregon se si ardhja e komunistëve në pushtet, shkatërroi familjen Fidani, një nga më të pasurat e Devollit të Sipërm, në vitet ’40, duke dënuar me burgje dhe internime dy nga bijtë e saj. Një prej tyre ishte Feriku, më i madhi i 5 vëllezërve dhë më i urti, siç e quan Meti, një nga ata që “nuk turbullonte ujët” kurrë, siç i thonë në ato zona. Megjithatë, kjo nuk do ta ndalte pushtetin ta internonte në kampin e Tepelenës, nga gjithë ai burrë, u kthye gjysmë njeri. Nga kampi i Tepelenës, nuk mund të ktheheshe ndryshe, nëse ishe njeri kur shkoje.

“Tmerret e këtij kampi i ka provuar dhe i ka parë xhaxha Feriku. Ka parë kur fëmija jepte shpirt dhe fjala e tij e fundit ishte bukë… Kishte parë se në një ditë humbën 30 jetë fëminore… Kishte parë kur as arkivole nuk kishte për fëmijët e vdekur… As varre nuk kishte… Komandanti legjendar e kishte hequr dhe të drejtën e varrit… Armiq këta fëmijë… Humbën pa nam e nishan… Shumë eshtra i mori Vjosa. Shumë eshtra nuk dihet se të kujt janë, shumë eshtra nuk dihet se ku janë… Dhe nuk janë pak… Janë 6000 të zhdukur në gjithë Shqipërinë”, shkruan nipi i Feritit në postimin e tij. Xhaxhai i tij kishte parë vërtet shumë, por fliste pak. “-Për qahmet të Tepelenës – thoshte shpesh xhaxha Feriku. Ai ishte një nga të mbijetuarit e këtij kampi. Nuk fliste shumë i urti xhaxha… Sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Vetëm se kur dëgjonte ndonjë këngë për komandantin, shkonte me vrap dhe e mbyllte radion”.

Para se ta çonin në Tepelenë, Ferikun e kishin internuar në Porto Palermo. Familja e tij nuk dinte asgjë për fatin e tij, deri sa vëllai i vogël, Nekiu, e gjeti. I kishin mbetur vetëm kockat dhe rrobat e trupit, por ishte i gjallë dhe kjo kishte rëndësi. Familja Fidani, e vënë në shenjestër, nuk mund të shpresonte më shumë. Jeta iu ishte kërcënuar disa herë anëtarëve të saj. Një nga vëllezërit, Lacja, kishte shkuar me kokën në trastë dhe dy fëmijët me vete të dorëzohej në çadrat e gjyqit partizan në Shipckë të Voskopojës. Sigurisht, Shazija dhe Engjëlli i vogël, që kur të rritej, do të ishte një i burgosur politik më shumë nga familja Fidani, nuk do ta preknin zemrën e partizanëve që ishin treguar të pamëshirshëm në shumë raste duke i dhënë atij gjyqi namin e gjyqit nga nuk ktheheshe më, por ishte zemra dhe zëri i djalit të Sali Butkës, që e shpëtoi Lacen. “Nga një çadër ngjitur u dëgjua një zë urdhërues:

-Iljaz Fidanit t’i falet jeta. Të dënohet 6 muaj me punë të detyruar.

As Lacja e as sekretarja nuk e prisnin këtë.

-Ik o Lace ik. Merri fëmijët e shko në shtëpi. Ik mor Lace, mor vëlla, se gjaku nuk bëhet ujë-foli ai tjetri pa dalë fare nga çadra.

Ai që po fliste ishte Muharrem Butka, i biri i Sali Butkës”, tregon pasardhësi i familjes Fidani. Edhe jeta e vëllait tjetër, Etemit ishte varur në fill të perit, por pastaj ishte shpëtuar po me ndërhyrje. “Babain e kishin dënuar me pushkatim, por falë ndërhyrjes së Myftar Tares, u anulua vendimi me 101 vjet burgim”, tregon i biri, Meti Fidani. Do të mbetej gjallë dhe Etemi, pa çka se në burgun e Burrelit.

Edhe dy vëllezërit e tjerë kanë historitë e tyre në këtë sagë. Estrefit iu desh të fshihej te njerëzit e bashkëshortes, në Melçan, pasi i sekuestruan dyqanin në qendër të Korçës. Vetëm që para se të ikte, ai bëri një gjest që më vonë do e shpëtonte nga dënimi kapital. Ua fali nxënësve dhe fëmijëve në nevojë gjithë artikujt shkollorë dhe veshjet që kishte në dyqan. Kur u khye nga arratia, kjo do i falte jetën. Ndërsa më i vogli Nekiu, në pak kohë, u gjend dhe në anën e partizanëve dhe kundër tyre.

“Nga emri nacionalçlirimtare, kuptohej dhe mendohej që kishte vend edhe për nacionalistët në luftë. Nga parrulla: pa dallim feje dhe ideje, kuptohej që do kishte pluralizëm. Kur thuhej që do krijohet qeveria demokratike e pasluftës, të jepej përshtypja që do të kishte një demokraci. Kjo ishte arsyeja që familja Fidani, e dërgoi Nekiun në luftë, megjithëse i vogël në moshë. Nekiu është nga veteranët e paktë të luftës në Korçë, që janë gjallë. Ai tregon se i ndoqëm gjermanët këmba-këmbës gjer në Jugosllavi, por gjerman nuk pamë gjëkundi. Ndoshta gjermanët ishin më të shpejtë. Por në të njëjtën kohë duhej bërë spastrimi nga forcat e brendshme kundërshtare, nga bajraktarët dhe kleri katolik, tregtarët e ballistët. Edhe pse ishte në Jugosllavi, Nekiu e kuptoi se lufta nuk ishte vetëm çlirimtare, ishte edhe vëllavrasëse. Një ditë rreshtuan brigaden e u thanë se e çliruam edhe Jugosllavinë. Tani e tutje kush dëshiron të qëndrojë oficer në ushtri, le të qëndrojë, kush nuk dëshiron, të kthehet pranë familjes. Nekiu zgjodhi variantin e dytë”, trego Meti Fidani. Kur u kthye nga lufta, nuk gjeti as një vëlla. Në shtëpi ishte vetëm e ëma me nipin dhe mbesën. U lumturua që i biri qe gjallë, por i tha të mos futej në shtëpi sepse ajo ruhej nga partizanët që kishin ardhur për ta djegur. Në atë shtëpi, vetëm pak kohë më parë, u ishin lëshuar 4 dhoma partizanëve që ishin pritur me gjithë të mirat, që kësaj shtëpie nuk i mungonin.

Ata kishin mullinj, destila për larjen e përpunimin e qilimave, kishin një dyqan në Korçë, bagëti, kullota, pyje, etj. Rrjedhimisht merrnin edhe punëtorë nga Devolli i Poshtëm. Madje kishin sjellë energjinë elektrike në fshat para “elektrifikimit” të Shqipërisë, me anë të një turbine të ardhur nga Italia, që u montua pranë mullirit, për të ndriçuar punishten edhe gjatë mbrëmjes, kur puna vazhdonte për shkak të kërkesës së madhe. Ishin në një gjendje shumë të mirë ekonomike, por pikërisht kjo u kthye në arsye që të përndiqeshin, ndonjëherë edhe nga ata që kishin punuar për ta. Megjithë vuajtjen që kish në shpirt për katër djemtë që nuk dinte ku i kishte, nënë Naimeja, porositi Nekiun të lajmëronte myshterinjtë të merrnin bereqetin para se t’i bastisnin. “U bë si u bë të mos turpërohemi me myshterinjtë tanë hallexhinj”, i tha ajo të birit. Dhe pikërisht në një nga ditët kur Nekiu ishte në mulli për t’u shpërndarë porositë myshterinjve, sheh të vijë aty një nga mushkat e tyre, e ngarkuar tej mase me gurë që sikur e njohu të zotin, që e shkarkoi dhe e puthi në ballë kafshën e gjorë, por në atë çast u shfaq një partizan. Tani Nekiu, nuk kishte si të ishte në anën e tyre.

“-Pse e shkarkove mushkën? Ne po ndërtojmë postën.

-Pse kaq shumë ngarkohet mushka? Janë gurë nuk janë pambuk… Mushka do këputet në mes.

-Të vjen keq ty për mushkën e të deklasuarve?- dhe partizani e goditi kafshën në kokë me kondakun e pushkës, si dënim që kishte hyrë në mullirin e saj, atje ku kishte hyrë vite me radhë.

Nekiu e kapi partizanin për jake të xhaketës dhe të dy dolën përjashta duke u kacafytur… Një çast burrat shtangën njëherësh:

-Po ti qenke o spurdhjaku i Devollit

-Ti Neki je…

Partizani kishte qenë hyzmeqari ynë, por dhe miku ynë. Ishte kushëri i afërt i Ferdane Çakshirit, i gruas se xhaxha Ferikut… Të dy me Nekiun ata hanin bukë bashkë, loznin bashkë, dilnin për gjah bashkë.

-Kemi urdhër t’i ngarkojmë sa më shumë kafshët e konfiskuara nga të deklasuarit-u shfajësua devolliu”.

Tashmë komunistët ishin kthyer në pronarë të kafshëve, tokave dhe gjësë së vënë me mund, por ishin kthyer në pronarë edhe të jetës së njerëzve. Të mbijetoje edhe pasi të kishin vënë në shenjestër do të thoshte ta kishe jetën për së dyti. Veçse ajo nuk ishte një jetë normale. Nuk mund të ishte, pasi kishe parë ato që ndodhnin në kampin e Tepelenës.

Nga A.Çano/ Fotoja dhe citimet janë marrë nga faqja e Meti Fidanit në Facebook./ Kujto.al

Ju tregoj emrat e spiunëve që fundosën sekretarin personal të Hoxhës

Nga arrestimi natën te ferri në burgje, rrëfimi i ish-kryeprokurorit të Enverit:

AFRIM IMAJ/ Ka qenë mesnata e 10 nëntorit 1981, kur forcat e Policisë Sekrete kanë arrestuar në fshehtësi Vahid Lamën, juristin që kishte punuar 13 vite në paradhomën e Enver Hoxhës. Pak ditë më parë, kur përgatitej të merrte pjesë në Kongresin e VIII të Partisë, sekretari personal i Sekretarit të Parë të KQ ishte shkarkuar nga detyra dhe ishte internuar familjarisht në një fshat malor të Gramshit. Arrestimi i tij menjëherë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit historik të Partisë ishte certifikuar më herët në zyrat e KQ, aty ku më parë ishte kryqëzuar për veprimtari armiqësore ndaj vijës së Partisë. Prej këtej, Vahid Lama iu nënshtrua një kalvari pa fund në ferrin e burgjeve të komunizmit, për t’u kthyer pranë familjes në fillimin e viteve ‘90. Goditja e befasishme e tij, ka qenë nga ato raste kur Rrapi Mino, ish-Prokuror i Përgjithshëm duhej të zyrtarizonte dramën e tmerrshme për mikun e ngushtë, çfarë nuk e kishte menduar kurrë. Po si është gjendur ai përballë kësaj të papriture, si ka operuar me procedurat që ia detyronte funksioni për ta bërë shokun e afërt banor të qelive të tmerrshme të burgjeve famëkeqe dhe çfarë raportesh ka mbajtur me të pas rikthimit në liri. Në rrëfimin për gazetën “Panorama” autoriteti më i lartë i organit të akuzës të regjimit komunist kujton disa prej momenteve kryesore të kësaj historie, duke veçuar mënyrën si mbeti miku i tij viktimë e spiunimit të kolegëve ish-punonjës të aparatit të KQ të Partisë, me të cilët kishte punuar plot 13 vjet pa ndërprerë…

Rrapi Mino duke folur për “Panorama”

Zoti Rrapi, nga praktika disavjeçare në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, kujtoni ndonjë goditje të padrejtë që ju ka mbetur merak?

Një e tillë ka qenë goditja ndaj sekretarit personal të Enverit. Vahid Lama e quanin. Ishte një intelektual me peshë dhe një nga juristët më të mirë të kohës. Me sa më kujtohet, punoi rreth 15 vite në paradhomën e Enverit. Kur po shkëlqente në detyrë, i bënë kurthin dhe e shfarosën brenda natës. E kam ndjekur nga afër historinë e tij, se ishim shokë të afërt me njëri-tjetrin. Takoheshim gati përditë, flisnim e bisedonim pa dorashka me njëri-tjetrin, pavarësisht çfarë detyrash mbanim. Disa vite me radhë, të dy kemi qenë dhe pedagogë të jashtëm në Fakultetin Juridik…

Ju ishit Prokuror i Përgjithshëm, nuk kishit mundësi ta shpëtonit, së paku nga burgosja?

Rasti ishte i tillë që nuk më krijonte as mundësinë më të vogël për ta lehtësuar paksa, pale ta shpëtoja nga ajo goditje e pamëshirshme.

Si ta kuptojmë që Prokurori i Përgjithshëm përballë një rasti të tillë i kishte duart e lidhura?

Vahid Lamja shkoi në bankat e të akuzuarit nga aparati i Komitetit Qendror, që do të thoshte se goditja e tij ishte vendosur nga krerët e vendit e të Partisë. Tjetër gjë do të ishte në rastin e një fshatari apo inxhinieri të zakonshëm. Ky fakt e bënte të pamundur ndërhyrjen time, ndryshe situata bëhej më e koklavitur dhe kishte risk të madh edhe për mua. Këtë e dinte fort mirë dhe Vahidi dhe përveç ndonjë konsulte për rrethanat e penalizimit kur ishte i paarrestuar, nuk më kërkoi gjë tjetër…

Vahid Lama
Vahid Lama

Sidoqoftë, një fjalë e numrit një të akuzës e konsumuar në mirëbesim mes kolegësh, do ndikonte sadopak për ta lehtësuar pozitën e tij…

Nuk ishte puna për një fjalë apo për një xhest të konsumuar me një mik apo koleg të zakonshëm, por rasti i Vahidit bëhej i pamundur se ndërhyrja duhej lart te burimi, te zyrtarët e KQ, te anëtarët e Byrosë Politike, te anëtarët e Plenumit. Ata ishin jo vetëm denoncuesit, por edhe përcaktuesit e kohës së vijon nga numrat e kaluar dënimit të tij. Fati i keq i Vahidit që qëlloi në ato pozita të pafavorshme…

Në çfarë rrethanash u dënua Vahid Lama, si nisi goditja ndaj tij kur ishte në detyrën e rëndësishme pranë Enverit?

Historia e penalizimit të tij nisi me një letër anonime në adresë të Enverit dhe përfundoi me një mbledhje rrufe të organizatës së Partisë të aparatit të Komitetit Qendror, që e përjashtoi nga Partia dhe sugjeroi organet kompetente për ta parë nga afër dhe me kujdes gjithë biografinë e tij. Në fakt…, në fakt goditja ndaj Vahidit ishte një goditje e paralajmëruar…

Pra, ju, nga pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm, e dinit që miku juaj ndiqej për t’u arrestuar…

Nga pozicioni i detyrës nuk dija gjë absolutisht. Sinjalet e para se e ndiqnin, m’i kishte thënë vetë Vahidi. Me sa dukej, ai e kishte kuptuar se e kishin vënë në shënjestër dhe për ditë e muaj të tërë jetonte me ndjenjën e persekutimit.

Ju tregonte kur bisedonit pse e kishin bërë objekt goditjeje?

Kam folur gjatë në atë periudhë me të dhe të them të drejtën mënyra si shpjegohej për këtë situatë kritike nuk më dukej bindëse. Bile, bile, në ndonjë rast mendoja se vuante nga sindroma e përndjekjes. Nuk më shkonte kurrë në mëndje se lufta e klasave do të arrinte të bënte viktimë edhe vetë sekretarin e Enverit. Mirëpo gjërat rrodhën shpejt dhe Vahidi një ditë të bukur e pa veten me pranga në duar.

Si jua shpjegonte Vahidi arsyet e përndjekjes?

Rasti i parë që e kam parë të tronditur, ka qenë një pasdite vere e vitit ‘81. Në mos gaboj, rreth një muaj e diçka para arrestimit. Teksa po mbaronte orari zyrtar, më mori në telefon dhe më tha se duhej të pinim një kafe për të biseduar rreth një çështjeje serioze. E pashë në zë që ishte i shqetësuar dhe i thashë të takoheshim nga darka. Ashtu bëmë. Aty nga mbrëmja u takuam në një lokal në qendër të Tiranës. Hë, i thashë, çfarë të mundon. Më kanë bërë një letër anonime, u shpreh ai i shqetësuar dhe më tregoi se e kishte lexuar dhe Enveri. Dikush që nuk identifikohej me emër vinte në dijeninë e udhëheqësit se sekretari i tij, Vahidi, pra, nuk kishte biografi të mirë, se ishte fodull dhe fliste mirë për Abaz Kupin. Pak a shumë, këto thoshte letra. Më shumë se paniku që sillnin situata të tilla, Vahidin e brente enigma për emrin e njeriut që i kishte shkruar Enverit të tilla broçkulla. Fillimisht u përpoqa ta qetësoj, duke i thënë se raste të tilla ka çdo ditë në institucionet e shtetit, por fjalët e mija nuk ngjisnin. Aty për aty sollëm në bisedë emrat e njerëzve që mund të ishin autorët e letrës dhe arsyet e këtij letërkëmbimi të pazakontë. Fakti që letra është tek Enveri, i thashë në fund, duhet të na bëjë vigjilentë, por mbi të gjitha duhet të jemi të sigurt se udhëheqësi nuk i dëgjon këta zëra që duan të denigrojnë drejtuesit e Partisë. Me kaq u ndamë atë natë për t’u takuar pas disa ditëve. Herën tjetër ai erdhi me një lajm të gëzuar. Në takimin ditor që kishte pasur me Enverin, ai i kishte folur edhe për letrën. Vahid, i kishte thënë, e shikon çfarë bëjnë njerëzit e këqij, por Partia të njeh mirë dhe do t’u tregojë vendin këtyre delenxhinjve. Kishte mjaftuar ky komunikim dhe Vahidi iu rikthye jetës normale. Një moment edhe unë mendova se ky reagim i Enverit i kishte vënë kapak gjithë asaj historie kërcënuese. Por jo. Nuk kaluan vetëm disa javë dhe gjendja u rëndua përsëri, këtë herë edhe më frikshëm…

Erdhi ndonjë letër e dytë?

Nuk erdhi letër e dytë, jo, por letra e parë, me sa dukej, kishte bërë efektin e vet. Mbi bazën e të dhënave të saj, kishte nisur puna gjurmuese për të verifikuar jo vetëm ato që përmbante ajo, por tërësinë e figurës së Vahidit. E gjitha kjo në periudhën kur ai ndihej i qetë pas atij shpjegimi, që i kishte bërë Enveri për pallavrat e letrës anonime. Loja nisi me provokime nga më të ndryshmet, me kurthe e prapaskena nga më të çuditshmet. Dhe nga kush, pale. Nga shokët e punës në aparatin e KQ. I pari që nxitoi ta denoncojë fshehtazi ishte kolegu i tij Pandi Didi. Shkas ishte bërë një ngjarje e pazakontë, ku Vahidi në një gjendje dëshpëruese ishte shprehur shkujdesur për zyrtarët e Partisë dhe tjetri vigjilent e kishte tjerrë gjerë e gjatë te shefat e tij.

Si kishte ndodhur ngjarja e pazakontë dhe çfarë kishte shprehur shkujdesur Vahidi?

Një ditë të zakonshme, në mos gaboj disa javë para se ta arrestonin, teksa punonte në zyrë, Vahidin e kishte telefonuar e shoqja dhe i kishte thënë se djali kishte thyer syzet optike. Ai vuante qysh fëmijë nga një sëmundje dhe trajtohej me syze që nuk i dispononte tregu vendas. Atë çast ishte gjendur aty Pandi dhe e kishte pyetur pse ishte shqetësuar. Vahidi i kishte treguar hallin. Ky është problem që zgjidhet, e kishte qetësuar dhe i kishte rekomanduar t’i bënte një kërkesë ministrit të Shëndetësisë. Ia kam bërë dhe herë tjetër, ishte shpjeguar Vahidi, por nuk ma ka zgjidhur. Duhet të ta zgjidhë patjetër, prandaj e kanë vënë aty, kishte shtuar Pandi. Ai është gomar, gomar, more vesh, andaj s’përgjigjet, i kishte shpëtuar goja Vahidit. Tjetri sakaq nuk e zgjati, por mori dosjen që kishte në tavolinë dhe u largua. U largua si hije dhe bëri atë që nuk të shkonte në mendje…

VAHID LAMA (NE RRETH) NE MBLEDHJEN E PLENIUMIT TE KQ

E raportoi…

E raportoi patjetër, por e çoi dhe më tej shkujdesjen e Vahidit. Shkoi te Simon Stefani, që atëherë ishte sekretar i KQ dhe ia shtjelloi historinë sipas variantit të tij: Vahidi më kërkoi ta ndihmoja për një palë syze për të birin. Syze të tilla, i thashë mund të porositen me urdhrin e ministrit të Shëndetësisë. Lëre këtë punën e ministrit më tha, se ia kam kërkuar disa herë dhe nuk më është përgjigjur. Ai është aty për t’i zgjidhur këto gjëra, i thashë unë. Ashtu është, po ja që nuk do t’i zgjidhë. Si nuk do, i thashë. Nuk do se është gomar, u përgjigj Vahidi. Atëherë t’i tregojnë vendin ata që e kanë vënë, ia ktheva unë. Edhe ata gomarë si ministri janë, shtoi ai duke aluduar për anëtarët e Byrosë Politike që e kanë emëruar në detyrë. Që këtej Vahidi u fut në rreth të kuq. Rrëfimi i Pandit te sekretari i KQ, i hapi rrugën garës mes kolegësh për të sjellë sa më shumë të dhëna që provonin veprimtarinë armiqësore të Vahidit…

Jua ka treguar Vahidi emrat e atyre që e kanë denoncuar për veprimtari armiqësore?

Nga aq sa më ka treguar, përveç dëshmisë së Pandit, mbaj mend denoncimin e Jeta Mitrushit, një punonjëse e vjetër kjo e KQ, e cila pati deklaruar se Vahidi në një bisedë shoqërore për 8 Nëntorin i kishte thënë se në mbledhjen themeluese sekretar i parë i KQ të Partisë nuk u zgjodh shoku Enver, por “Baca” (Ramadan Çitaku) dhe se radio “Beogradi” në çdo 8 Nëntor transmeton emisione të posaçme, ku kërkon rehabilitimin e Bacës. Dy instruktorë të tjerë kishin pohuar se Vahidi kishte përdorur fjalë fyese për Nexhmije Hoxhën dhe kishte thënë se Ramiz Alia nuk ka burrëri. Një tjetër kolege, Leo Shehu, me të cilën kishte pasur miqësi, kishte dëshmuar se Vahidi fliste lart e poshtë sikur ishte ai autori i vërtetë i librave të Enverit. Akoma më shumë e kishin rënduar deponimet e Haxhi Kroit dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës së Partisë ku bënte pjesë. Të gjitha këto në fund i kishte sistemuar një dorë e kujdesshme dhe materiali nga Komiteti Qendror, përfundoi në Ministrinë e Brendshme dhe Prokurori…

vijon…

*Ky artikull është marrë nga “Panorama’. Krimet e komunizmit nuk nuk janë ekskluzivitet i asnjë gazete, kushdoqoftë pronari, edhe nëse pronari është njëri nga oligarkët e shtypit më Shqipëri por duhet të jenë domen i  publikut, pra shpërndarja e krimeve të diktaturës është obligues

“Takimi i fundit me Kadri Hazbiun”, rrëfimi i ish-kryeprokurorit

Rrapi Mino, Prokurori i Përgjithshëm më jetëgjatë i regjimit komunist në rrëfimin e tij ekskluziv për “Panorama” ka treguar rreth procesit gjyqësor ndaj grupit armiqësor të Kadri Hazbiut. Komunikimi i dënimit më vdekje në qelinë “VIP” të burgut 313 dhe deri tek tentativa që ndërmorën ish-zyrtarët e regjimit komunist për ti shpëtuar skuadrës së pushkatimit. Mino tregon takimet në qeli me Kadri Hazbiun, Feçor Shehun e të tjerë.



T’i rikthehemi procesit që u zhvillua në Burgun 313. Në fund të tij, keni komunikuar pretencën…

Pretencën e kam komunikuar pas një dite që ishte mbyllur procesi. U gjykua që në fund të ballafaqimit gjyqësor të bëhej një ditë pushim dhe ashtu operuam…

Një ditë pushimi për të pandehurit…

Kjo nuk ishte thjesht një ditë pushimi për të pandehurit…

Mos ndoshta ju duhej të konsultoheshit me autoritetet e larta zyrtare për masën e dënimit?

Nuk kisha me kë të konsultohesha. Konsulta bazë ishte ligji dhe vetëm ligji. Pastaj unë do hidhja propozimin tim për masën e ndëshkimit. Ishte gjykata ajo që e vendoste përfundimisht. Ashtu edhe siç ndodhi.

Nuk patët asnjë takim gjatë kësaj kohe me krerët e shtetit? As me ministrin e Brendshëm nuk e biseduat si do finalizohej procesi i Kadri Hazbiut?

Unë isha prokuror i çështjes dhe nuk kisha pse të kërkoja mendime të tjera për ato që rezultuan gjatë procesit. Ndërkohë, me ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai, kam pasur kontakte të shpeshta gjatë gjithë procesit. Hekurani i ka ndjekur hap pas hapi hetimet. Ai e drejtonte nga afër dhe me shumë impenjim tërë procesin dhe njihej i pari me të gjitha deponimet dhe dëshmitë e të pandehurve. Ka pasur takime të herëpashershme me çdo njërin prej tyre, sidomos me Kadriun dhe Fiqrete Shehun.

Atëherë, pse duhej ndërprerë procesi për ta dhënë pretencën pas një dite pushimi?

Se duhej artikuluar gjerë e gjatë akuza, duhej kopsitur baza ligjore, se bëhej fjalë për dënime kapitale. Ishte kjo një kohë e domosdoshme, sidomos për mua, por edhe për pjesëtarët e tjerë të trupës gjykuese…

Çfarë dënimesh parashikonte pretenca që kumtuat në fund të procesit?

Në pretencë propozoja dënimin me vdekje, pushkatim për Kadri Hazbiun, Feçorr Shehun dhe Llambi Peçinin. Për Mihallaq Ziçishtin kërkova 25 vjet burg, ndërsa për Ali Cenon dhe Xhevit Ismailagen diçka më pak…

Cili ishte reagimi i të dënuarve kur dëgjuan pretencën tuaj?

Ata u shprehën njëri pas tjetrit siç e përcaktonte procedura përkatëse. Deponimet e tyre të fundit duheshin regjistruar para se të jepej vendimi nga trupi gjykues. Kështu ndodhi dhe në këtë rast. I pari foli Kadri Hazbiu. Deponimi i tij ishte një shpërthim revoltues. Pastaj u çua Feçorri që përmendi të njëjtin refren, “Jam i pafajshëm”, si gjatë gjithë procesit. Ndërkohë, të tjerët, me sa më kujtohet, vunë në dukje se kishin besim te Partia që do ta gjykonte drejt për dënimin e tyre…

Ndërkohë, trupa gjykuese e vlerësoi të drejtë pretencën tuaj duke e kthyer në vendim të formës së prerë…

Patjetër që kështu do të ndodhte…

Nga salla e gjyqit, të dënuarit u kthyen në qeli. Çfarë ndodhi me ta më tej? A pati negociata të tjera për të mësuar diçka më shumë nga aktiviteti i tyre i fshehtë, siç ndodhte rëndom me të dënuarit VIP?

Ata iu drejtuan Presidiumit të Kuvendit Popullor, siç ua lejonte ligji, për t’u falur jetën. Ishte kjo mundësia e fundit që t’i shmangeshin përballjes me skuadrën e pushkatimit. Po në rastin e tyre nuk funksionoi. Përfundimisht, mbeti në fuqi vendimi i gjykatës. Që do të thoshte se pritej vetëm urdhri i ministrit të Brendshëm për të bërë ekzekutimin e tre të pandehurve…

Gjatë kohës që pritej përgjigjja e Presidiumit të Kuvendit Popullor, patët ndonjë negociatë me Kadri Hazbiun?Unë për vete, jo. Kam dëgjuar që e ka takuar Hekuran Isai, por çfarë kanë biseduar nuk mund të them gjë.Sipas dokumenteve, ju i keni njohur të pandehurit me përgjigjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor te vendi i ekzekutimit…

Ashtu ka qenë. Aty jam takuar për herë të fundit me ta… /Panorama/

Jeta e doktor Sotir Polenës, deri në vdekje për të mposhtur vdekjen – Nga Vepror Hasani

Lajmi i ngjante pikës së lotit. Më i trishtuar dhe më i dhimbshëm nuk mund të bëhej. As qyteti i Korçës nuk pati forcë ta mbante fshehur në shpirtin e tij. Njerëzit që ecnin në rrugë kishin vetëm lotë në sytë e tyre. Një djalë i ri së bashku me të fejuarën ishte mbytur në liqenin e Ohrit, në afërsi të Shën Naumit. Ishte 30 mars i vitit 1930. Kishte vdekur fëmija i tetë i familjes Kostandin Polena, doktorit më të vjetër të Korçës. Tragjedia nuk po ndalej. Të gjithë kishin vdekur njëri pas tjetrit. Shtëpia e Polenasve rrinte gjithnjë me të zeza. Tashmë kishte mbetur vetëm një djalë, Sotir Polena, njeriu që do të merrte famën e doktorit të operacioneve gati të pamundura për kohën, por edhe ai atë çast nuk ndodhej aty… Lajmi kishte dalë befas nga valët e liqenit, kishte vrapuar ankthshëm drejt Korçës, te familja e të vdekurit për të qëndruar aty vetëm për një çast, aq sa për të veshur qytetin me të zeza dhe pastaj ishte nisur me të njëjtin nxitim rrëqethës drejt Gjermanisë… Atje ndodhej Sotir Polena, djali i nëntë i kësaj familjeje, për të cilin do të flitet në këtë rrëfenjë tronditëse… Ai kishte vetëm tre vjet që kishtë përfunduar studimet e larta për mjeksi në Mynih të Gjermanisë dhe vetëm dy vjet që kishte mbrojtur doktoraturën në Universitetin “Ludvigo Maksimilan” të Bavarisë… Më pas do të punonte edhe në Shtutgard, aty i mbërriti edhe lajmi…Që të gjitha këto i tregon çdo qytetar i Korçës, por kjo histori e trishtë do të vijojë me rrëfimin e Adhonit, djalit të Sotir Polenës, tashmë mjek obsetër-gjinekolog në spitalin e Korçës.

Familja Polena

Në Gjermani

“Po , lajmi kishte mundur të mbërrinte në Shtutgard të Gjermanisë, nis rëfimin e tij, Adhon Polena. Në atë kohë babai im ishte vetëm 28 vjeç. Kur po delte nga klinika, dikush e kishte ndalur dhe i kishte dhënë lajmin: “Të kthehesh në shtëpi sa më parë …”. Aludohej për një të sëmurë në familje, por ai, (Sotir Polena), sapo kishte dëgjuar lajmin, kishte mbetur një çast si i ngrirë dhe pastaj me frikë kishte pyetur veten: “Çfarë të ketë ndodhur vallë…”? “Vdekje…”? Vetëm këtë gjë nuk donte ta mendonte. Një pikë loti i kishte rrëshqitur nëpër faqe. “Më paska marrë malli”, mendoi. “Ndoshta mund të jetë i sëmurë babai, tha me vete … ndoshta nëna …” Ai ende nuk e dinte se vëllai i tij, Nikollaq Polena së bashku me të fejuarën e tij, Julia Fundo ishin mbytur aksidentalisht në liqenin e Ohërit, jo shumë larg nga Shën Naumi, së bashku me disa të tjerë. Tashmë kishte mbetur fëmija i vetëm i Kostandin Polenës. Të gjitha këto ai do të na i tregonte kohë më vonë, kur binte rasti të flitej për familjen tonë…”, tregon biri i doktor Sotir Polenës, Adhoni Polena.

Dy fjalë për gjyshin, Kostandin Polenën

“Që në çastin e parë të mbërritjes së lajmit, babai kishte nisur të bënte gati bagazhet,. Lutej që vetëm vdekje të mos kishte qënë ai lajm që sapo kishte marrë, vijon më tej rrëfimin e vet, Adhon Polena. Babai im, Sotir Polena, kishte qënë fëmija i vogël i familjes Polena. Deri në atë kohë kishte parë vdekjet e njëpasnjëshme të vëllezërve, të motrave të tij, të fëmijvë të tjerë, të të moshuarve… Ata vdisnin në duart e babait të tij. Pas kësaj kishte të qara dhe ulërima nënash, thirrje deri në kupë të qiellit për fëmijën e humbur… Babai i Sotirit, Kostandin Polena, në çaste të tilla trishtohej dhe në heshtje përjetonte dhimbjen e thellë që i reflektohej te sytë si një pikë loti që mbetet fshehur nën qerpikë. Gjithçka kishte nisur me rënien e një epidemie të frikshme në qytetin e Korçës. Ai kishte shpëtuar nga vdekja me dhjetra e qindra njerëz, por kjo epidemi po ia rrëmbente njerëzit nga duartë. Fëmijët vdisnin njëri pas tjetrit. Konstandin Polena, babai i Sotir Polenës, ose gjyshi im, tregon Adhon Polena ishte doktor, kishte studiuar në Athinë për kirurgji, gjinekologji dhe farmakologji. Në spitalin e Korçës që u hap nga amerikanët në vitin 1916 ai punoi si kirurgu i parë obsetrik Në shtëpinë e tij vinin çdo ditë fëmijë të sëmurë, në prag të vdekjes, por befas do të sëmureshin edhe dy fëmijët e tij. Kostandin Polena ishte furnizuar me vaksina në Athinë, por ato nuk mjaftonin… Ndodhte që në çastin që do t’i bëntë një gjilpërë fëmijës së tij, një nënë sillte gjysëm të vdekur fëmijën e vet dhe atëherë, Kostandin Polena atë gjilpërë e shpenzonte për të sjellë në jetë një fëmijë që ishte duke vdekur…” Në rrethana të tillë i vdiqën edhe dy fëmijët e tij të parë…ishte koha kur mungonin medikamentet, kur as një vaksinë nuk kishte mbetur as për fëmijët e tij.”

Motrat dhe vëllëzërit e Sotir Polenës

“Babai im, Sotir Polena, shtyn më tej tregimin e tij, Adhon Polena, së fundi kishte përgatitur gjithçka për kthimin e tij në Korçë. Gjithçka e kishte përgatitur me shpejtësi. Ankthi e kishte pushtuar krejt. “Vetëm vdekje të mos jetë ky lajm që sapo mora”, kishte menduar sërish ai. Babai im i dinte dy vdekjet e ndodhura në shtëpinë e tij gjatë kohës së epidemisë. Në fillim kishte vdekur motra e tij, Agllaia, kishin shkuar për të varrosur atë, por kur u kthyen në shtëpi gjetën të vdekur motrën tjetër të tij, Rodhopin. Ato kishin qenë të vogla, jo më shumë se 5- 6 vjeçe. Vdekjet e kishin tronditur vazhdimisht. Në shtëpinë e tij vdekja kishte qenë gjithnjë e pranishme. Pas dy motrave të para, vdiq edhe motra e tretë, Eterpi, edhe ajo kishte qenë e vogël. Pastaj, në vitin 1903, u nda nga jeta edhe vëllai i tij, Vasili, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pas la vetëm një tufë pikturash, sepse ishte i dashuruar pas artit, por nuk mundi të përjetone gëzimin e artit të tij. Në 10 nëntor të vitit 1909, në shtëpinë e babait tim do të ndodhte një tragjedi tjetër. Themistokli Polena, një nga vëllezërit e babait u gjet i vdekur: e kishin helmuar turqit. Ai në atë kohë vazhdonte studimet në SHBA për Astronomi dhe sapo ishte kthyer në Korçë me pushime, por pa e ditur kurthin që e priste. Në vitin 1924, vdiq një motër tjetër e babait, Elena, e cila sapo kishte mbushur të 19-tat. Nga 9 fëmijë që kishte patur gjyshi im, Kostandin Polena, i kishin mbetur vetëm dy: Nikoja që tashmë ishte mbytur aksidentalisht në liqenin e Ohrit, dhe djali i vogël, Sotir Polena, që në ato çaste po përgatitej të kthehej në Shqipëri, ndërsa vazhdonte të lutej: “O Zot, vetëm lajmi që sapo mora të mos jetë vdekje…”.

Shtëpia e Polenës

Kthimi i Sotir Polenës

“Para se të largohej nga Gjermania, Sotir Polenës iu desh të takohej me profesor doktor Hecker, sepse kishte punuar me të, dhe sepse nën drejtimin e tij kishte mbrojtur edhe doktoraturën në Universitetin “Ludvigo Maksimilan” në Bavari. “Mos ik, qëndro këtu, i kishte thënë profesor doktor Hecker, klinikat tona kanë nevojë për ju”, por Polena i ishte përgjigjur: “Më duhet të iki profesor, atje në Shqipëri vdesin shumë njerëz, ka nevojë për mjekë…”. Të njëjtën gjë i kishte thënë edhe kryekirurgu i klinikave të Mynihut, Ferdinand Sauerbruk, por tashmë babai im e kishte ndarë mendjen: “Vendi im është Shqipëria, do të shkoj të punoj në qytetin e Korçës”, ishte përgjigjur. Veç kësaj e kishte marrë malli për të atin, për nënën e tij, për të vëllanë, Nikon. (Sotiri ende nuk e dinte që vëllai i tij ishte mbytur). Mendonte të ulej me Nikon dhe të bisedonin gjatë, sepse Nikos i pëlqentë të fliste për pacientët e tij, për pneumatologjinë, për shpëtimin e jetës së njerëzve… madje thoshte gjithnjë: “Ah, sikur të kisha qenë mjek në kohën që ra epidemia dhe të kisha patur këto aparatura…” Niko Polena kishte përfundur studimet e larta për mjekësi në Athinë dhe Gjermani. Gjithnjë kishte dëshiruar të bëhej pneumatolog, sepse kur kishte qenë i vogël, në kohën e epidemisë, gjithnjë kishte parë se si vdisnin njerëzit nga turbekulozi. Sigurisht, Niko Polena, jo pa ndonjë lloj krenarie do t’i tregonte të vëllait, Sotirit, se kishte qenë ai që në vitin 1926, kishte sjellë për herë të parë në Shqipëri aparatin Rëntgen me shkëndijë elektrike. Korça për herë të parë pati energji elektrike në vitin 1925. Bashkë me aparatin Rëntgen, Nikoja solli edhe një laborante nga gjermania, të cilën e quqnin Ollga. E punësoi në klinikën private të familjes. Edhe babai im (Sotir Polena) do t’i tregonte së fundi se pas marrjes së titullit doktor ishte specializuar në Shtutgard edhe për kirurgji dhe obsetri – gjinekologji. Kishin vendosur që të dy së bashku të punonin çdo ditë për të mposhtur vdekjen që në ato vite kishte mbërthyer Korçën. Por kur babai im mbërriti në Korçë mori vesh se vëllai i tij, së bashku më të fejuarën, ishin mbytur aksidentalisht në liqenin e Ohrit. Dhimbja për të atë çast nuk pati kufi. Nuk do të kalonin shumë kohë dhe po atë vit, në 10 dhjetor 1930, në moshën 77- vjeçare u nda nga jeta edhe babai i tij, Konstandin Polena”.

Një jetë me bisturi

Megjithatë, jeta vazhdonte, thotë biri i Sotir Polenës, Adhoni Polena. Babai im me t’u kthyer në Korçë, në vitin 1930, nisi punë në klinikën e familjes. Më 14 janar, 1931 në Korçë ra tërmet dhe klinika e familjes Polena pësoi dëmtime. Babai e ngriti sërish nga e para. Kjo klinikë e ndërtuar nga duartë e tij është Klinika e parë në Shqipëri. Spitali kishte 10 shtretër, aparatin Rëntgen, laboratorin klinik dhe sallën e operacioneve. ( Në Tiranë klinika e parë u hap në vitin 1935). Megjithatë që nga viti 1933 dhe deri në vitin 1962, im at punoi edhe në spitalin e Korçës si kirurg dhe si drejtor i spitalit. Emri i tij shumë shpejt nisi të përhapej në të gjitha anët e vendit. Ai arriti të realizonte operacione gati të pamundura për kohën, ndoshta po kaq të vështira edhe për kohët e sotme. Mbaj mend që në spitalin e Korçës njerëzit vinin nga çdo anë: nga jugu, veriu, Myzeqeja, nga Gora, Opari, Mokra, Skrapari… Vazhdimisht e kalonte kohën me operacione. Dikush operohej nga sytë, një tjetër nga gjoksi, një i tretë për probleme otorino-laringologjike… Babai im ishte atje edhe kur njerëzit vuanin nga shpretka, mëlçia, tiroidet… Një jetë të tërë me bisturi në dorë. Ai pati sukses edhe në neurokirurgji, në kirurgjinë torkale dhe në ortopedi. Qepja e venave ishte një mjeshtëri e rrallë e tij. Kishte guximin dhe kurajon të kryente ndërhyrje të vështra edhe t’u vinte në ndihmë grave shtatzëna, duke u kthyer jetën dhe fëmijën. Befas do të kuptoja se emri i tij kishte shkuar larg. Mjekët evropianë e kishin vendosur emrin e tij në në manualet e mjeksisë për realizimin e operacioneve të vështira, të pamunura për teknologjinë e kohës.

Shirli Polena e vogël

Detyra është gëzim

Në shtëpi kthehej vetëm në mbremje, gjithnjë në orët e vona. Nuk mbaj mend të ketë thënë ndonjëherë: u lodha. Sa herë që nxirrte ndonjë pacient nga “kthetrat” e vdekjes, dhe kjo gjë ndodhte shpesh, ne arrinim ta merrnim vesh edhe pa na i thënë ai. Në raste të tilla babai, sapo hynte në shtëpi më hidhte një vështrim të gëzuar dhe më thoshte: “Adhoni, pa na luaj diçka të bukur në piano”. Sigurisht unë nuk isha pianist, por më pëlqentë muzika. Përpiqesha të luaja ndonjë melodi të gëzueshme që tingujt e saj të mbushnin gjithë shtëpinë. Në çaste të tilla, ai ulej pranë meje dhe diça mendonte. Më dukej sikur ai bisedonte me Nikon që nuk arriti të martohej, me Themistokliun që e helmuan, me motrën e tij Elenën, me vëllanë tjetër, Vasilin, me nënën dhe babain e tij. Dukej sikur bashkë me tingujt që nxirrnin tastierat, ai bënte një bashkëbisedim të gjatë me të atin: “Baba, kam filluar t’u kthej jetën njerëzve, bëj të gjitha përpjekjet ashtu siç përpiqeshit ju për gjithë fëmijët e Korçës, sepse për ju që të gjithë ishin njëlloj, sikur të ishin njerëzit e familjes. Unë ju kam adhuruar gjithnjë baba, dëshiroj të jem një doktor po aq i mirë sa ju. Shpesh më duket sikur punoj edhe me duartë e Nikos. Aparati rontgen që solli në vitin 1926 e kemi akoma në spitalin e familjes…”. Por nëse babai nuk më kërkonte të luaja në piano atëherë ai ose merrte librat e Gëtes, Dantes, Shilerit, Frojdit, Niçes, apo Hajnes dhe lexonte, ose merrte lapsin dhe vizatonte diçka, sepse i pëlqente mjaft arkitektura, (madje edhe shtëpia ku jetojmë sot është e projektuar nga vetë ai në stilin eklektik), ose shkonte te kopështi zologjik që kishte ngritur pranë shtëpisë dhe luante me pëllumbat, duke dëgjuar gugitjet e tyre. Në çaste të tilla ai ndihej jashtëzakonisht i lumtur. Një ditë në xhepin e xhaktës së tij gjeta të shkrura vargjet e shkrimtarit të madh indian, Rabindrand Tagares: “Fjeta dhe ëndërrova se jeta është gëzim/, u zgjova dhe pashë se jeta është detyrë/, veprova sipas saj dhe nxora një përfundim/: Detyra është gëzim”.

Shirli Polena, e bija

Familja Polena

Babai im, Sotir Polena, tregon biri i tij, Adhoni Polena, u lind më 5 gusht 1902 dhe u nda nga jeta më 3 korrik të vitit 1967. Gjatë kohës që ai punonte me bisturi, në një çast pati prerje të dorës. Ajo prerje iu shndërrua në plagë. I dhënë gjithnjë pas pacientëve të vet, e harroi plagën e tij, ndërsa ditët kalonin… Vetëm dy vjet më vonë ai u nis drejt Vjenës në Austri për të kuruar plagën e bisturisë. Mjekët e Vjenës u kujdesën për të, bënë të pamundurën, por babai nuk mundi të mbijetonte. U nda nga jeta kur ndodhej në spitalin e Vjenës. Megjithatë ai mbahet mend për operimin e parë të kancerit të rectiumit, për operacionin e parë të kancerit të gjirit, për operimin e parë të zemrës, për qepjen e vazave të gjakut, për operimet në kokë etj, etj. Tashmë tre fëmijët e tij: unë, thotë Adhoni dhe dy motrat e mia: Rea dhe Ida u bëmë mjekë. Edhe vajza ime, Viola, punon si mjeke, gjinekologe në Paris në spitalin “Tenon” dhe në Bordin shkencor, edhe nipi i tij, Sotiri i Ri u specializua për kardiologji, edhe një besë e tij, Elda Naumi, punon si mjeke dhe pedagoge në institutin e Infermierisë. Ndoshta familja e Doktor Polenës nuk do të rreshti kurrë së nxjerri doktorë brez pas brezi për të qënë në shërbim të njerëzve të njerëzve, përfundon rrëfimin e tij, biri i doktorit të dëgjuar, Adhoni Polena, tashmë mjek obsetër-gjinokolog, por duke shtuar edhe diçka tjetër: “Vetëm njëra prej vajzave të mia, Shirli Polena, nuk iu përkushtua mjeksisë, por muzikës, sot ajo është Soprano e Operas së Mynihut në Gjermani. Sa herë vjen në Korçë, i them: “Shirli, ulu në piano dhe luaj diçka, ndërsa mua, në çastë të tilla, më pëlqen të nis një bashkëbisedim të gjatë me babain tim që nuk jeton më, ashtu siç bënte ai dikur me babain e tij, Kostandin Polena…”.

Doktor Polena

KUNAVIA NË REGNUM ALBANIAE – MBRETËRIA E ALBANISË (1272 – 1368) – Nga Lutfi ALIA

Me Shtetin e Arbërit (1190 – 1216), princat e dinastisë Progoni krijuan një komunitet arbëror të fortë politik, administrativ, fetar dhe kulturor, kësisoj Arkondia e Albanisë, nga njësi e thjeshtë adminsitrative bizantine, u shndërrua në bashkësi e konsoliduar trevash etnike albaneze. Në Shtetin e Arbërit perfshiheshin trevat e Krujës, Kunavisë, Matit, Pultit, Mirditës dhe Dibrës. Kryeqendra ishte Kruja. Dinastia Progoni kontribuoì në krijimin e një formacioni shtetëror perëndimor dhe në plazmimin e klasës feudale albaneze, kryesisht katolike, me edukim sipas modelit napolitan dhe francez. (K. Frashëri, Principata e Arbërisë. Tiranë 2014, f. 6467).

Shteti i Arbërit nuk u ngacmua nga Dhespoti i Epirit Mihal Engjell Komneni, i cili synonte rimëkëmbjen e Perandorisë Bizantine, që ishte shpërbërë në vitin 1204. Dhespoti Mihal nuk kishte interesa ta prekte Shtetin e Arbërit, madje e shfrytezoi si aleat kundër Venedikut, që kishte aneksuar qytetet e Albanisë bregdetare dhe të Greqisë nga Korfuzi deri në Korinth. (K. Frashëri, Principata e Arbërisë. Tiranë 2014, f. 104 – 107).

Në këtë kohë, Marin Valaresso – duka i Venedikut në Durrës, u ndodh përballë sulmeve të dhespotit të Epirit, por dhe të kundëershtimeve të Dhimiter Progonit, që me të drejtë pretendonte Durrësin. (Uspenskij F. I. Istorija vizatinskoj impperii. Vol. I, Sanct Peterburg 1913).

Dhespoti Mihal Komneni, i shfrytëzoi të gjitha rrugët diplomatike, ekonomike dhe ushtarake për të vepruar kundër feudalëve perëndimorë. Për konkretizimin e marrëveshjes tregtare me Venedikun, të nënshkruar më 20 qërshor 1210, dërgoi ambasadorë dy ipeshkëv arberorë, Simeonin e Kunavisë dhe Theodorin e Çermenikës, të cilët i përkisnin kishës bizantine. Në letrën e dytë (faqe 114 dhe faqe 140; CX: Vol. I), të marrëvshjes të dhespotit Mihal Komnena, me Dozhën Ziani të Venedikut theksohet: “Nuncios meos virum venerabilem Theodorum Cernicensem et Symeonem Cunalis, magnitudini vostre porraei, concessitis mihi et heridibus meis et nomine feudi dedistis terras que vostri juris suni quas ego tenebam quando Marinus Vallaresus vir nobilis dux Dyrrachi venit ad me”. (Acta et Diplomata. Vol. I. Doc. 140).

Me këtë marrëveshje, Dhespoti Mihal Komneni i bëri lëshime Venedikut, por nga ana tjetër perfitoi në kurriz teë arbërve, duke i aneksuar tre provincat e Arbërisë jugore: Çamërinë, Kolonjën dhe Mallakastrën. (Emanuele Antonio Cicogna. Della iscrizioni veneziane. Vol IV. Venzia 1834. f. 540)

Pas këtyre arritjeve, Dhespot Mihali e prishi aleancën me Shtetin e Arbërit dhe në vitin 1212 e pushtoi Durrësin, në vitin 1214 dhe Shkodrën, por më pas u detyrua ta braktisi. Në këto rrethana konflikti, princi Dhimiter Progoni e shpërnguli qendrën e Shtetit në Geziq të Mirëditës, dhe për t’iu kundërvënë dhespotit të Epirit, lidhi aleancë me mbretin George të Diokleas. (K. Frasheri idem. F. 107).

Në vitin 1217 Shteti i Arbërit nuk përmendet në dokumentat dhe në kronikat e kohës. Pas rënies së Shtetit të Arbërit, trojet tona u bënë arena e konflikteve tipike bizantine dhe e përplasjeve të kishës perëndimore me atë lindore, për të fituar kishën arbërore.

Në vitin 1217, trojet arbërore u pushtuan nga dhespoti i Epirit Teodor Engjell Komneni, ndërsa ne vitin 1230 u pushtua nga bullgarët e perandorit Ivan Aseni II. Ndërhyrja e bullgarëve nuk u tolerua nga Johan Duka Vataces, perandori bizantin i Nikeas, i cili në vitin 1253 e pushtoi Arberinë. Me perandorin bizantin u bashkua Gulami, sundimtari i Arbërisë. Në këtë periudhë Arberia ishte trevë autonome. (K. Frasheri, idem, f. 129)

Në vitin 1254, perandori pasardhës Teodori II Laskaris, caktoi komandantin ushtarak bizantinin Kostantin Havaroni në krye të provincës së Arbanonit, duke i shkelur të drejtat e autonomisë të Arbërisë, që ia kishin njohur parardhësit. Perandori Teodori II Laskaris dërgoi pretorin Georgii Acropolitis për të vëzhguar situatën në viset arbërore. Në kronikën e tij, Akropoliti thotë se bashkë me parinë e vendit vizitoi Durrësin, kaloi nëpër viset e gjëra të Kunavisë, kaperceu malin Malam Petram (Mali i Keq, kufiri verior i Kunavisë), përshkoi Matin, kaloi në Diber dhe pas tre muaj udhëtime arrijti në Perlep, ku mori lajmin, se arbërorët ishin ngritur në kryengritje dhe se kishin zën rob komandantin Kostantin Havaronin. Në kronikën e Akropolitit theksohet: “Dyrrachiique negotiis compofitis, in viam deducor, & Chunavia emenfa  & montem, quam Malam Petram cognominant, permeans, Matem progredior, inde que Derbem appello cum univerſis, qui in itinere obviam fa&i funt, quique veloppida , vel privatos exercitus, vel publicarum etiam rerum fummam peragerent ſermonem conſerens & per Cytzabim tranfiens Prilapum cóntendi”. (Georgii Acropolites, Historia bizantinae. Venetiis. Ex Typographia Bartlolemei Javarina. MDCCXXIX) XX, 17. Doc. 39. f. 59 – 60)

Konfliktin mes dhespotit të Epirit me Perandorin Bizantin të Nikeas, e shfrytëzoi mbreti i Siçilisë Manfred Hohenstafen, i cili pasi pushtoi qytetet bregdetare, e shtriu pushtetin në brendësi të trojeve Albanisë.

Me inkursionet e Manfredit filloi një periudhë e re e ndikimit të feudalëve perendimorë në historinë e Albanisë. Një ndër vendimet e rëndësishme të Manfredit ishte bashkimi i Durrësit me provincën e Arberisë dhe emërimit të fisniku albanez Andrea Vrana, qeveritar ushtarak i Durrësit dhe i Albanisë: Capitaneus Arbani et Dyrrachii. (P. Xhufi 1997, p. 1233-1256). Klasa feudale me identitet arbëror, i asimiloi vlerat e shoqërisë militare dhe kalorsiake perëndimore dhe bashkë me feudalë të kulturës bizantine, në shekullin XIV u bashkuan dhe kundër-shtuan presionet e perandorisë dhe të kishës ortodokse serbe.

Manfredi Hohenstafen mbeti i vrarë në betejën e Benevento në vitin 1266 dhe fronin e Italisë jugore (Mbretëria e Napolit dhe e Siçilisë) e mori Karli I Anzhuin (i biri i mbretit të Francës Luigjit VIII).

Pas rënies të Shtetit të Arberit (1216) dhe të princit Gulami më 1255, në skenën e historisë tone doli Mbreteria e Albanisë – Regum Albaniae, me mbret Karli I Anzhuin. Mbretëria e Albanisë (1272 – 1373), u shpall zyrtarisht si formacion politik më 21 shkurt të vitit 1272, nga Karli I Anzhuin, por në fakt, termi Regnum Albaniae u përdor nga kancelaria Anzhuine, në traktatin e Viterbos, më 27 maj 1267, të nënshkruar nga Papa Klementi IV dhe Karlit I, ku me këtë akt u përligjën fushatat militare të Karlit I në Ballkan dhe pushtimi i trojeve arbërore. (Acta Albaniae 1913, vol. I, doc. 268)

Në shkurt të vitit 1271, flota e Karlit I pushtoi Durrësin. Kalimi i Durrësit nen zoterimin e Anzhuineve, erdhi në mënyrë spontane dhe me miratimin e prijësave lokalë dhe të përfaqësueseve të klerit katolik, që luajtën rol themelor në propogandën dhe në traktativat diplomatike të mbretit Karli I Anzhuin, me sundimtarët arbëror të Albanise. (Ducellier A. 1981, p. 238 – 239). (Carabellese 1911, p. 49, nota 2).

Historianët É. Léonard, P. Xhufi, G. A. Ducellier, Del Giudice, E. Carabellese, M. Šufflay, A. Kiesewetter D. G. M. Monti, G. Campobasso etj, theksojnë: “Ishin ipeshkvët, kontët, baronët, ushtarët dhe qytetarët arberorë, ata që e zgjodhën dhe e pranuan Karlin I si mbretin e tyre”.

Marrja e Durrësit në vitin 1271 ishte konkretizim i negociatave me princat arbëror, të ndërmjetësuara dhe të mbeshtetura nga klerikët benedektinë dhe françeskanë. Në këto traktativa, kontribuan dy klerikë albanezë, murgu Nicola d’Albania, të cilit mbreti Karli I i akordoi një shpërblim vjetor prej 12 onçe ari, për meritat në kalimin e qytetit të Durrësit nën sovranitetin anzhuin; si dhe prifti Giovanni di Durazzo (Gjon Durrsaku), i cili gjatë vitit 1271 udhetoi disa herë në Pulja, si mediator ne bisedimet ndermjet dy paleve, per kalimin e Durresit nën varësinë e mbretërisë anzhuine: “… ad predictas partes Durachii pro nostre maiestatis exequendis serviciis remeare”. (Gianvito Campobasso. Alcune fonti per lo studio del Regnum Albaniae degli Angiò : documenti, epigrafi, araldica e visual evidences. 2016. Melangès e l’ècole Francaise de Rome).

Në vitin 1272, Karlit I Anzhuin u shpall mbret i Albanisë: “Carolus I, dei gratia Rex Siciliae et Albaniae”. Kryeqyteti i Regnum Albaniae ishte Durrësi. Në një dokument të vitit 1272, rezulton se Karli I Anzhuin, emëroi mëkëmbësin e tij të përgjithshëm në Albania Kinardo Gaxoni, të birin e admiralit Filipp, zot i Vlorës dhe i Korfuzit: Carolus I dei gratia Rex Siciliae et Albaniae et cetera. Gazoni Chinardo militi suo in regno Albaniae vicario generali dilecto … De tua prudencia et fidelitate plenam fiduciam obtinentes, amovendi et puniendi tam in Regno Albaniae quam in exercitu et extolio nostris destinatis ad ipsum regnum omnes officiales, tam castellanos”. (Acta Albaniae 1913, vol. I, doc. 268) (Acta Albaniae, op.cit. n. 14, vol. I, doc. 270).

Pushteti i anzhuinëve në Albania, vazhdoi rreth një shekull. Gjatë kësaj periudhe, Albania ndjeu zgjedhën dhe ndikimin napolitano-francez, madje zbatonte doket dhe rregullat ad modum Franciae, që u përvehtësuan nga elita albaneze, me synim të krijonin qendrime dhe sjellje kulturore të njejta, ose të ngjashme me ato të oborrit të Anzhuinëve. (Gianvito Campobasso. Idem.)

Si e thekson historiani Campobasso, ambicjet e Karlit I, për aneksimin e trojeve ballkanike, ishin nxitur dhe mbështetur nga Selia e Shenjtë, sepse Papati e shihte Karlin si një instrument për organizimin e kryqëzatës kundër shizmës të ortodoksisë serbe dhe me synim për një bashkim konfesional të ortodoksëve “shizmatikë” nën primatin roman. Mbështetjen Papale, anzhuinët e shfrytëzuan për të ligjëruar veprimet ushtarake në lindje, si dhe për të përfituar tituj të lartë fisnikërie. Me këtë politikë Papale, u bashkua dhe kleri katolik albanez, që nxiti dhe favorizoi kalimin e Albanisë nën zoterimin e Anzhuinëve. (Gianvito Campobasso. Alcune fonti per lo studio del Regnum Albaniae degli Angiò : documenti, epigrafi, araldica e visual evidences. 2016. Melangès e l’ècole Francaise de Rome).

Gjatë sundimit të tij, Karli I Anzhuin nxorri disa diploma, ku shprehte karakterin paqësor të politikës se tij në marrdhëniet me fisnikët albanezë dhe pasardhësit e tyre, duke përdorur formula diplomatike për “bashkimin” e Albanisë me mbretërinë anzhuine pa kurrfarë dhune dhe shtërngimi: “Nosque et heredes nostros absque aliqua violentia seu cohactione in perpetuos dominos recognoscere…” (Acta Albaniae 1913, vol. I, doc. 268).

Me mbretin Karli I Anzhù, katolicizmi u zgjerua dhe u konsolidua në trojet arbërore, duke filluar në veri me Pultin, Mirëditën, duke vazhduar me Matin, Krujën, Kunavinë, Dibrën, ne lindje vazhdoi deri në Ohër e Kostur, ne jug në Himarë dhe deri në Butrint, ku shtriheshin kufijt e mbretërisë (K. Frasheri idem).

Në Durrës ishin përqëndruar organet administrative, komanda ushtarake (me komandant marshallin francez Guillaume Bernard) dhe Kryeipeshkevia. M. Šufflay dhe Karabellese, bazuar në dokumentat papnore të vitit 1272, përcaktuan shtrirjen e Regum Albaniae. Kufiri verior perfshinte Pultin, Mirëditën, Lezhën, Ulqinin dhe Danjen (nën zotërim te protosevastorit Guljelm Blinishtit, dhe të baronit Calojohannes Blinishti), në juglindje përfshinte territoret në zoterim të Mentul Muzaka – konti i Këlcyrës; ne lindje ishin trojet e Ohrit dhe te Dibres (ku sundonin baroni Pal Matrenga dhe baroni Pal Gropa); në qendër bënin pjesë Durrësi (kryeqendra), Kruja (në zoterim të kapitenit Andrea Vrana); Kunavia nën zotërim të markezit Martaseos, Çermenika në zotërim të kontëve Ladislavi dhe Andrea Muzaka – mareshalli i Regum Albaniae; Berati në zotërimet e Gjin Muzaka; ndërsa kufiri jugor ishin malet Akrokeraune, Himara dhe Butrinti.

Në dy diploma, që kishte nxjerr kancelaria mbretërore më 20 dhe 21 shkurt 1272, Karli I Anzhu iu premtoi fisnikëve arbëror mbrojtje (protectionem suam) dhe njohjen e privilegjeve, të normave dhe të dokeve “të mira” të mëparshme, pra pranonte kodin arbëror. Njohja nga ana e krerëve arberorë, të sovranitetit anzhuin nuk ishte “dorëzim” pa kushte, por një ujdi e arritur në mirëkuptim, si shprehej vetë mbreti Karl I, gjithëçka u krye “pa kurrfarë dhune dhe shtrëngimi – absque aliqua violentia seu cohactione”.

Mbreti Karli i I Anzhu dhe pse iu premtoi fisnikëve arbëror mbrojtje dhe autonomi, i shkeli premtimet, madje për të shmangur revoltat, mori peng disa fisnikë dhe i internoi në Itali. Ne vitin 1278, në kështjellën e Terni-t burgosi Dukën Tanush Dukagjini (Dux Ginus Tanusius Albanensis); ndërsa një grup tjetër fisnikësh arbëror ishin të burgosur në Anversa, nder ata Duka Tanush Skura (Dux Tanusius Scura), i cili me 5 fisnikë të tjerë, u arratisën dhe u kthyen në atdhe.

Në vitin 1273, Albania u trondit nga një tërmet i fuqishëm, sidomos u ndje në Durres ku shkatërroi banesat e qytetit dhe shkaktoi mbi 25 000 viktima. Rrënimi i qytetit i detyroi banorët të transferohen ne Berat, ku qëndruan deri në rindërtimin e një pjese të banesave. Për rikthimin e banorëve në Durrës kontribuan në veçanti fratenit minorë të urdhërit Françeskan, të pranishëm në qytet që nga vitit 1248. Pasojat e tërmetit në Durrës përshkruhen në kronikën e pelegrinit Simeon Simeonis. (Gianvito Campobasso. 2016. idem).   

Ky termet tronditi dhe trojet malore të Kunavisë, ku rrënoi shumë banesa, shkaktoi viktima dhe dëmtoi kishat e manastiret, sidomos katedralen dioqezane të Shën Dhimitrit. Katedralia e rindërtuar, u konsakrua me emrin e Shën Gjon Pagëzorit (Sanctus Joannes Batista), çka dokumentohet në bulën e Papa Klementi V, e vitit 1311, për emërimin e Imzot Gulielm Montegrano, ipeshkëv i Dioqezës shufragane të Kunavise në Mbretërinë e Albanisë. Ndryshimi i emërit ka nje motiv bindës, sepse Shën Gjon Pagëzori është mbrojtësi ndaj fatkeqësive natyrore, ndaj tërmeteve dhe stuhive, mbrojtës i barinjëve dhe i përpunueseve të leshit, i prodhuesve të shpatave etj, etj. Titulli i Shën Gjon Pagëzorit, u pranua dhe u nderua nga malesorët e Kunavisë, të cilët ishin kryesisht blegtorë, pasi bujqësia zinte pak vend në jetën e tyre, si për kushtet klimatike, por dhe të terrenit të ashpër malor e me shumë pak tokë për kultivimin e drithrave.

Në shekujt XIII – XIV, Albania përjetoi qytetërimin perëndimor në tërë rrafshet e zhvillimeve politike, ekono-mike dhe shoqërore; respironte kulturë europiane, ishte pjesë integrale e Europës. Shpallja e Mbretërisë së Albanisë, ndikoi që paria vendore, të fitoi status politik dhe status fisnikërie të njejtë me të vendeve perëndimore. Titujt e fisnikërisë ishin të trashëgueshëm, pavarësisht nga jetëgjatësia anzhuinëve në territoret tona, pavarësisht se në vitet e më pasme do te kishte apo jo një mbret. Një herë e shpallur, mbretëria mesjetare e Albanisë, nuk mund të shpërbehej më, andaj dhe titujt e fisnikëve u trashëguan nga brezat pasardhës. Kultura europiane ishte e mishëruar dhe në heraldikën arbëror, e cila ishte sa origjinale, aq dhe pasqyrim i heraldikës europiane dhe të asaj anzhuine, e shprehur me stemat, me flamujt, me medaljonet dhe me kodikët e fisnikëve.

Stemat e para heraldike të dinastive dhe titujt e fisnikërisë arbërore, u shfaqën në shekullin XII me princat Progoni të Shtetit të Arbërit. Në periudhën e Mbretërisë së Albanisë stemat heraldike u perdorën gjërësisht nga fisnikët arbëror, të cilët i braktisën titujt bizantinë dhe përdorën tituj perëndimor. Në traktatin e vitit 1295 të gjenovezit Galvano Levante Januensis, përmenden antarët e familjeve fisnike albaneze me titujt respektivë perëndimor si kont, baron, kalorës etj: “Illustribus heroidibus Albaniae dominis Bardo Matrango, Alexio Comit, Comiti Johani,  et cavallieri Demetrio Olfano, Demetrio Scura, filio Zacharia Scura, Johanis Sbramu-no, Canastio Belvestio, Michaeli Cachoruga et omnibus aliis baronibus de natione Albaniae neophitis, per revonationem fidei orthodoxe et reconceliationem ex proposito bono ad sanctoi Romanem Ecclesiam”. (Ch. Kohler. Mélange pour servir à histoire de l’Orient latin e des croisades. Paris 1906, f. 222 – 223).

Në shekullin XIV, familjet patronomike të Mbretërisë së Albanisë, përdorën simbolet heraldike anzhuinëve. Zambaku me tre petale (Fleur de lis) i anzhuinëve francezë, ishte i pranishëm në stemat heraldike të disa dinastive fisnike arbërore dhe pse asnjeri prej zotërve të këtyre familjeve nuk ishte kurorëzuar mbret. Stemat e princave Topia, Muzaka, Skura, Kastrioti, Frangu etj, e kanë komponent zambakun tre petalesh, ashtu si kanë shqiponjën me një apo dykrenëshe, me një ose me dy kurora mbretërore, pavarësisht se familjet e tyre nuk ishin me origjinë mbretërore, as nuk ishin kurorëzuar mbretër nga Papa, as nga Patriarku i kishës Ortodokse, si ishin ligjet dhe normat e mesjetës.

Filologu erudit Faik Konica, duke iu referuar periudhës të Mbretërisë Anzhuine të Albanisë thekson: “Gjuha albaneze duhet të jetë shkruar në shekullin XIII, kur në 1272, Karli I Anzhu, u zgjodh mbret i albanezëve me kryeqytet Durrësin. Ai dërgoi në Durrës mëkëmbësin G. Chinardo, për të organizuar Mbretërinë e Albanisë dhe kuptohet, duhet të ketë organizuar gjuhën administrative në arberisht”. Konica mendon se në këtë periudhë ekzistonte dhe një lloj letërsie laike e herëshme albaneze e mesjetës, e formës me rrëfime kalorësiake, apo përmbledhje historishë popullore, sipas modelit të botimit italian “Cento novelle antiche“.

Mbreti katolik Karli I Anzhù, i preu lidhjet me Konstantinopojën dhe e konsolidoi lidhjen e kishave arbërore me Romën, por pa ndryshuar ritin kishtar tradicional bizantin. Si kuptohet kthesa u krye nën trysninë e faktorit politik të anzhuinëve, të cilët me përhapjen e katolicizmit, synonin te rikrijonin Perandorinë Latine të Lindjes, atë që ishte shembur në vitin 1260.

Karli I Anzhuin vdiq në Foxhia me 7 janar 1285, duke ia lënë fronin të birit Karli II Anzhuin (1285 – 1309). Pas vdekjes të Karlit II, në fron hypi i biri Roberto Anzhù (1309 – 1343), mik i Petrarkës dhe i Bokaçios. Me vdekjen e Robertit, në fronin e mbretërisë së Napolit hypi e mbesa Xhiovana I Durazzo, të cilën e rrëzoi nga froni i nipi Karlo, duka i Durrësit dhe Zoti i Albanisë, që u shpall mbret i Napolit me emrin Carlo III di Durazzo. Karlo III Durrsaku ishte i biri i Luigjit III – duka i Durrësit dhe i Margarita Sanseverino. (Salvatore Fodali. Dizionario Biografico degli Italiani. 1977, vol. 20).

Karli I Anzhuin synoi të pushtonte Ballkanin, per te krijuar nje shtet të madh në orbitën napolitane, por ëndërra e tij nuk u vazhdua nga Karli II, i cili i ndodhur para konflikteve të brendëshme, sidomos të Vespri Siçiliane, u detyrua t’i braktisi këto ambicje, për faktin se forca ushtarke dhe financiare e mbretërisë u dobësuan në vitet 1285 – 1302. (Carabellese 1911, p. 33, nota 1. Léonard 1967, p. 243-246. Frachery 2005, p. 15, nota 32).

Mbreterit anzhuin, kanë merita se e organizuan Mbretërinë e Albanisë sipas modelit napolitano-francez. Ata kontribuan në plazmimin e fisnikërisë albaneze me kulturë perëndimore dhe në konsolidimin e katolicizmit në popullatën arbërore. Një ndër masat e rëndësishme administrative ne organizimin e shtetit ishte hartimi i statuteve qytetare, një proçes paralel i shtrirë në të gjithë mbretërinë, që filloi me Consuetudines Barenses (Kushtetuta e Barit, Itali), vazhdoi në Albania me statutin e Ulqinit në vitin 1280, me statutin e Shkodrës të vitit 1349, të Vlorës në vitin 1357, të Tivarit në vitin 1369, të Durrësit në vitin 1392, të Drishtit 1397, etj. Drejtimi i mbretërisë dhe i shoqërisë me norma juridike të parashikuara në statutet qytetare, dëshmon për nivelin e zhvillimit social-kulturor dhe politik perëndimor të Albanisë në shekujt XIII – XIV.

Në vitin 1294, mbreti Karli II i dha të birit Filipit drejtimin e Principatës Tarentine, të principatës të Akaia, të dukatit të Athinës, të mbretërisë së Albanisë dhe Vlakisë: “principatu Achaie, ducatu Athenarum, regnio Albanie, provincia Wlachie ac ceteris locis imperii seu partium Romanie tam in terra firma quam in insulis ex quacumque causa iuro vel titulo nobis nunc competunt et possent competere in futurum”. (Léonard 1967, p. 373. Nicol 1994, p. 24-32)

Princi Filip sundoi nën koronën e Anzhuinëve, por me ambicie, për të krijuar një principatë indipendente, me shtrirje strategjike në vendet tej detit, duke perfshirë Albaninë dhe vendet e tjera Ballkanike. Për të realizuar këto qellime, Filipi shfrytëzoi dhe martesat, kështu fillimisht u martua me Tamarën e Epirit, ndërsa më pas me Katerina Valua Kurtenei, trashëgimtaren e ish-perandorisë Latine të Lindjes. Pas marteses, Katerina vizitoi Albaninë. (Ducellier, La façade ,pp. 323-59, in part. pp. 326-47, pp. 338). Kuptohet se kjo vizitë i sherbeu për të planifikuar një aleancë të re martesash të fisnikëve arbëror me Anzhuinët, duke krijuar bazat për fuqizimin e pushtetit të familjeve albaneze. (Perrino: Affari pubblici , pp. 91 – 94; Curzi, S. Maria , pp. 71 – 78, f. 89). Duke analizuar pemën gjeneallogjike të Anzhuinëve, Léonard konstatoi se konti Andrea Topia u martua me të bijën natyrale të princit Filip dhe jo me të bijen e mbretit Robert, si ishte thënë më parë. (Émile-Guillaume Léonard 1967, p. 373)

Princi Filipi i Taranto u tregua aktiv për forcimin e pushtetit në trojet arbërore, andaj së bashku me dukët e Durrësit, organizuan vizita diplomatike dhe ekspedita ushtarake. Në një akt zyrtar të 5 shtatorit 1304, në gjuhën latine, i lëshuar nga adminsitrata anzhuine e princit Filip, rezulton se është një marrëveshje me prijësat arbëror, të cilëve u njihte privilegje të veçanta. Në këtë dekret janë përfshirë trembedhjetë bashkësitë e trevave arberore: Albos, Spatos, Catarucos, Bischesini, Aranitos, Lecenis, Turbaceos, Martasesos, Scuras, Zeneuias, Bucceseos, Logoresccos, Mataseos. (Acta Diplomata. Vol I, Doc. Nr 563). Në këtë listë mungojnë Muzaka dhe Topia, me të cilët, princi Filip kishte bërë më parë marrëveshje bashkëpunimi, duke i njohur privilegjet dhe autonominë, në shkëmbim të besnikërisë së tyre ndaj Princit Filipi Tarantin. Në listën e trevave është përfshirë Markaseos i Kunavisë, me sundimtar markezin Martaseos.

Në vitet e sundimit të Anzhuinëve, Durrësi mori zhvillim duke u shndërruar në qendër administrative, kulturore dhe fetare, me kryeipeshkëvinë e Durrësit që kishte në varësi 14 dioqeza shufragane.

Në vitet e para te shekullit XIV, nje pelegrini i quajtur “Anonimo Latino”, e përshkruan Durrësin të shtrirë  brenda mureve të kështjellës, në periferi me toka pjellore dhe tufa bagëtish, me banorët të besimit katolik dhe nën sundimin e Princit Tarentin: “Est enim hec Albania regio satis lata et magna. Terra est fertilis in carnibus,  caseis et lacte, in pane et uino non multum habundant, sufficienter tamen habent. Habent tamen unam ciuitatem que uocatur Dyrrachium et est Latinorum. Ab ea enim habent pannos et alia necessaria. Partem huius regni cum ciuitate Dyrrachena predicta tenet nunc princeps Tarentinus, filius regis Sicilie, et hoc ex uoluntate libera illorum dominorum de terra qui ipsum, propter naturalem amorem quem habent ad Gallicos, sponte et libere eum in dominum receperunt.

Ky përshkrim (descriptio) i anonimit latin, ashtu si kronika e vitit 1320 e pelegrinit Simeon Simeonis, tregojnë përkatësinë politike të Durrësit anzhuin, duke theksuar se banohej nga latinë, greke, hebrej dhe barbarët vendas, që flisnin gjuhën albaneze dhe se popullata ishte pakësuar si pasojë e termetit të rëndë, që kishte goditur qytetin: “Durachiam, civitatem olim famosam et in mari et in terra potentem, et imperatori grecorum subjectam, nunc autem principi Romanie fratri regis Jerusalem. Ipsa autem civitas est in murorum ambitu amplissima, et in edificiis vilis et exigua, quia quondam terre motu fuerat funditus eversa, et in ejus eversione ditissimi ejus cives et inhabitatores propiis palatiis oppressi fuerant, ut dicitur, bene XXIIII millia, et mortui sunt : nunc autem in populo est sterilis, qui est ritu et habitu et lingua divisus ; habitatur enim latinis, grecis, judeis perfidis, et barbaris albanensibus”. [Nashmith (a cura di), Itinerarium, pp. 246 – 282, in part. p. 252.92]

 

 

Vula e princit Filipi Tarantino, me stemën heraldike të anzhuinëve.

 

Regnum Albaniae përmendet dhe në dokumentat e kancelarisë Papnore të vititt 1317, në bulat e Papa Gjoni XXII, të dyja bulat të lidhura me Kunavinë. Më 10 maji 1317, Papa Gjoni XXII i drejtohej Imzot Guljelm Montegrano, ipeshkëvi i Kunavisë, i Kryeipeshkëvisë së Durrësit të Regnum Albaniae, me urdhërin të paraqitej në Avinjon, ku ishte transferuar selia Papale. Kjo bulë, ka vlera historike si dokument, me të cilin Papati e njeh zyrtarisht Regnum Albaniae, por dhe sepse lidhet me historinë e Kunavisë, si pjesë integrale Mbretërisë së Arbërit edhe si dioqezë, ku po rritej roli i kishës katolike.

Me bulën e dytë më 27 shtator 1317, Papa Gjoni XXII i drejtohet Imzot Ndreut (Andrea Croensis – Andrea Krutani), ipeshkëvi i Krujës dhe administratori apostolik i Kunavisë, të cilin e ngarkonte me detyrë të organizoi kryengritjen antiserbe, por dhe me misonin e legatit: “Të konfirmoi emërimin e At Gjon Rubeut në famullinë e kishës së Shën Nikolla në Petrosa të dioqezës së Kunavisë”. Petrosa është fshati i sotëm Lena në Martanesh. Sipas Millan Šufflay, famullia e Shën Nikolla në Petrosa të Kunavisë, ishte shumë e pasur dhe siguronte në vit të ardhura me rreth 60 gulden të arta, një shumë sa të ardhurat e dy ipeshkëvive të vogla,. (M. Šufflay. Situata e Kishës në Shqiperinë paraturke. Botime Françeskane. Shkodër 2013, f. 125)

Konteksti i bulave të Papa Gjoni XXII në vitet 1317 – 1320, lidhen me kryengritjen kundër serbëve.

Plani për kryqezatën kundër serbëve, u perpilua nga Anzhuinët me mbështetjen e Papës Gjoni i XXII, i cili në letrën e 12 maj të vitit 1319, dërguar princit Filip, e siguron se ishte i gatshëm për çfarëdo lloj iniciative, pasi kësisoj mendonin dhe Karli I Roberti – mbreti i Hungarisë (1308-1342) dhe Mladeni II – Bani i Kroacisë dhe i Bosnjës.

Në vitin 1319, malësorët e Kunavisë u bashkuan me imzot Ndreun, udhëheqësin e kryengritjes kundër shizma-

tikut Uroshi II, revoltë që vazhdoi edhe kundër carëve të tjerë pasardhës. (M. Šufflay. Sitauat e Kishës në Shqiperinë paraturke. Botime Françeskane. Shkodër 2013, f. 58)

Sulmet serbe kundër trojeve arbërore dhe politika e tyre agresive për konvertimin e banorëve në ortodoksë, i detyroi prijësit e trojeve veriore të Albanisë, të kërkojnë ndihmën e Papës. Në letrën, që delegatët arbëror i dorëzuan Papës Gjoni XXII, theksonin terrorin serb ndaj arbërorëve: “…quam dura est tyrannica servitute ab Rege schismatico premerentur illi populi …” Në qershor të vitit 1319, Papa Gjoni XXII, miratoi planin për kryqëzatë kundër mbretit serb. Me letrën e 17 qershorit 1319 Papa Gjoni XXII, kete vendim ua njoftoj fisnikëve albanezë Guljelm Blenishtit (protosevastor), Guljelm Aranitit (protholegatur), baronit Pal Matrangës dhe baronëve të tjerë të mbretërisë së Albanisë, si dhe Ladislavit – konti i Albanisë, Mentul Muzaka (konti i Këlcyrës), Andrea Muzakës (Mareshalli i Regnum Albaniae), Theodor Muzaka (protosevastori i mbretërisë së Albanisë), Vladislavit konti i Dioklea. (Farlato et Coletti, Illirici sacri, vol VII, pp. 63 – 64).

Anzhuinët, me pas e humbën besimin e Papës Gjoni XXII, për shkak të lidhjeve, që ata krijuan me Serbët shizmatikë dhe me bullgarët. Mungesa e harmonise dhe bashkpunimit të Papatit me anzhuinët, e pengoi realizimin e kryqëzatës së planifikuar për të cilën u thirrën fisnikët e Arbërisë.

Në gjysmën e parë të shekullit XIV, trojet e Albanisë u pushtuan nga serbët. Politika e Stefan Uroshit II (1282-1321) kundër katolikëve të viseve arbërore, u intensifikua gjatë sundimit të Stefan Uroshi III (1322-1331) dhe Stefan Dushanit (1331-1355). Këta tre sovranë e fuqizuan mbretërinë serbe, përkrahën kishën ortodokse me peshkopin Sava (djali i vogël i mbretit Stefan Nemanja), me të cilin e ka zanafillën hierarkia e kishës greko–sllave, e pasuar me kryepeshkopin Arsenije I.

Letrat e Papës drejtuar klerikëve dhe fisnikëve arbëror, synonin të arrihej bashkimi i të gjitha forcave politike e ushtarake albaneze, për çlirimin nga sundimi i serbëve, të cilët si thotë studiuesi Pëllumb Xhufi, ata përdorën të gjitha politikat për shkatërrimin e strukturave social-politike të Albanisë të asaj kohe, së pari duke i zhveshur shtresat e larta nga pasuritë dhe duke imponuar politikën e serbizimit, që fillonte me konvertimin e popullatës në ortodoksë. Asimilimi kishtar, asimilimi kulturor dhe së fundi asimilimi etnik, ishin shtresa të të njëjtit proces serbizimi i politikës serbe.

Kjo situatë e ndërlikuar në Albania, është prezantuar nga kardinali Guido de Bologne, në një letër të 25 majit 1350, dërguar Papa Klementi VI, ku përshkruan me shqetesim masakrimin e arbërve nga serbet.

Kjo periudhe, përkon me prishjen përfundimtare të marëdhënieve të Serbise me Papatin dhe me fuqitë katolike, sidomos me mbreterinë Anzhuine të Albanisë dhe të Hungarisë. (M. Šufflay. Situata e Kishës në Shqipërinë paraturke. Botime Françeskane. Shkodër 2013, f. 58)

Në vitin 1355, ra Mbretëria e Albanise. Princat arberor mobilizuan popullin kundër pushtuesve serbë e njera pas tjetrës u çliruan provincat dhe u themeluan principaatat. Ne vitin 1367, u themelua Despotati i Arta e me pas principatat e Balshajve, Topiajve, Arianititëve, Muzakëve, Kastriotëve, Dukagjinëve etj.

Durrësi, vazhdoi të drejtohej nga pasardhësit e dinastisë Anzhuine deri ne vitin 1368, kur u pushtua nga princi Karl Topia, i cili formalisht konsiderohej vasal i Anzhuinëve të Napolit, por në çastin e duhur, i shkëputi lidhjet dhe e pushtoi qytetin e Durrësit, pa i përfillur protestat e anzhuinëve, ankesat e Papatit dhe shqetësimet e zakonëshme të Venedikut, që i trembej daljes së feudalëve arbëror në detin Adriatik.

Princi Karl Topia, fillimisht arriti t’i bashkoi nën sundimin e tij territoret nga Mati deri në Shkumbin, troje te cilat dikur kishin qenë zotërime të atit Tanush Topia dhe të ungjit Andrea Topia, kesisoj shpalli dhe u be zoti i Principates se Arberit. Në vitin 1370, Topiajt zotëronin një pjesë të mirë të brezit bregdetar, trojet ndërmjet lumit Drin, Mat, Shkumbin dhe Seman, nga ku i kishte larguar me forcë Muzakajt, zotërit e mëparshëm. Në Arbërinë qendrore, Principata e Topiajve përfshinte Matin, Krujën, Bendën, Kunavinë, Çermenikën, Polisin, Elbasanin, Myzeqenë, ndërsa ne lindje kufizohej me zotërimet e Andrea Gropës, që shtriheshin nga Dibra deri në Oher, madje Karl Topia përfshiu qytetin e Ohrit, ne zotërimet e tij. Princi Karl Topia arriti të bashkonte te gjitha trojet e Arbrit të vjetër dhe te njihej “zot i gjithë vendit të Arbrit (Albanoit)”.

Në vitin 1374, Princi Karl Topia, i premtoi Papës, se ai vetë, fisnikët dhe populli i arbërit, do të perqafonin katolicizmin. Duke e vlerësuar pushtetin e Karlit dhe lidhjen me kishën katolike, Papa Grigori XI, i dha Karl Topisë titullin “Grande Comte d’AlbaniaKont i madh i Albanisë”.

Gjatë sundimit të kontit Karl Topia, kisha katolike e dioqezes se Kunavisë u fuqizua. Gjatë shekullit XIV, në katedralen e Shën Gjon Pagëzorit të dioqezës shufragane të Kunavisë, shërbyen pesë ipeshkëv katolikë: Imzot Gulielm Montegrano, Imzot Gjon Hojo (Johannes de Hojo), Imzot Pietro, Imzot Françesku OFM dhe Imzot Beninjus OFM.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIV dhe fillimin e shekullit XV, mbretërimi rreth një shekull i Anzhuinëve në Albania, ishte vetëm një kujtim i largët. Në vitin 1409, duka Ladislao di Durazzo (Ladisllav Durrsaku), pinjolli i fundit i anzhuinëve, ia shiti Venedikut zotërimet dalmate.

Pavarësisht nga ky divorc, kultura anzhuina vazhdoi të mbijetoi në organizimin feudal të principatave arbërore, në jetën e familjare dhe shoqërore të fisnikëve, në raportet fetare me kishën katolike të Romes dhe në shkëm-bimet tregetare me Puljan dhe Venedikun.

 

 

Deklarata ekskluzive e mbretit Zog në gazetën franceze, një vit pas nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit (1940)

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Gusht 2019

 

“Le Midi Socialiste” ka botuar, të martën e 9 prillit 1940, në faqen n°2, deklaratën e mbretit Zog, një vit pas nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Përvjetori i nënshtrimit të Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një deklaratë e mbretit Zog I

 

Me rastin e nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit, zyra e shtypit shqiptar komunikon deklaratën e mëposhtme të mbretit Zog I :

 

Shqiptarët, si të gjithë popujt e tjerë, kanë të drejtën e shenjtë për të jetuar të lirë dhe të pavarur në tokën e të parëve të tyre.

 

Shqiptarët, të drejtën natyrore dhe legjitime, e kanë shenjtëruar në sytë e botës nëpërmjet sakrificave të gjakut që ata kanë bërë gjatë një historie të vjetër disa mijëra vjeçare.

 

Mbretëresha dhe unë, si të gjithë shqiptarët, i kushtojmë të gjitha mendimet dhe përpjekjet tona që kombi shqiptar të fitojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të pavarur, e drejtë që bota e qytetëruar e ka njohur solemnisht.

 

Jam plotësisht i bindur që Shqipëria, falë sakrificave të fëmijëve të saj dhe pozicionit gjeografik në Ballkan, do të shohë fundin e agresionit që i është shkaktuar dhe rikthimin e të drejtës së saj për një jetë të pavarur, në tërësinë e saj.

 

Arkivat kombëtare shënojnë ditën kur gratë amerikane fituan të drejtën e votës

Ky vit shënon 100 vjetorin e miratimit të amendamentit të 19-të të Kushtetutës, i cili u garanton miliona grave amerikane të drejtën për të votuar. Përpjekjet e vazhdueshme të aktivisteve për këtë çështje, janë në fokus të një ekspozite të hapur në Arkivën Kombëtare në Uashington.

Arkivat kombëtare në Uashington ruajnë disa nga dokumentet më të rëndësishme në historinë amerikane, si amendamenti i 19-të që u miratua në Kongres para afër një shekulli.

“Para afër 100 vitesh, amendamenti i 19-të u ndaloi shteteve dhe qeverisë federale t’iu mohojnë qytetarëve amerikanë të drejtën e votës në baza gjinore. Këtu në Arkivat Kombëtare jemi krenarë që shënojmë këtë përvjetor të rëndësishëm”, tha zëvëndës Arkivistja e Shteteve të Bashkuara, Deborah Steidel Wall.

Në nderim të kësaj ngjarje është hapur ekspozita me titull “E drejta e saj”, ku janë paraqitur figurat kryesore që ndihmuan këtë çështje, si aktivistja Ida Wells Barnet.

Gratë gjithmonë i kanë shërbyer demokracisë, si në rastin e Jeanette Rankin nga Montana që fioi një vend në Kongres në vitin 1916, para se të miratohej amendamenti. Ajo nuk ishte e vetme.

Shumë gra shërbyen në Kryqin e Kuq gjatë Luftës së Parë Botërore.

Veç fitoreve në të kaluarën, ekspozita “E drejta e saj” vë në pah edhe sfidat me të cilat përballen votueset sot.

“Na kujton se e drejta për të votuar, që për mendimin tonë është themeli i demokracisë, nuk garantohet gjithmonë, por është fituar me punën e palodhshme të aktivisteve për gjenerata të tëra”, tha Deborah Steidel Wall, zëvendës arkiviste e Shteteve të Bashkuara.

Kuratorja Corinne Porter shpreson që mesazhi i ekspozitës të përqafohet nga gratë kudo në botë.

“Fuqia e votës tuaj është zëri juaj në qeveri. Mendoj se kudo në botë, kjo është e vërteta. Shpresoj që grate ta shohin këtë dhe të votojnë nëse munden dhe të vazhdojnë presionin për të drejtën e votës”, thotë Corinne Porter, kuratore e ekspozitës.

Nga e kaluara e deri tash, kontributi i gruas në demokraci vazhdon të jetë vlerë në traditën amerikane. za

“Maskarenjtë, ia prishën gjakun”, Isuf Kalo tregon si reagoi motra e Enverit pas debateve me Mehmetin

Isuf Kalo me Nexhmije e Enver Hoxhën, në Drilon

A kishte qenë martesa e të birit, Ilirit, me mbesën e Ramiz Alisë, që i ndërroi mendjen Enverit mbi pasardhësin e tij, apo fejesa e gabuar e të birit të Mehmet Shehut?! Në librin e tij “Blloku”, Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës, tregon prapaskenat e jetës në Bllok dhe i bën një analizë qëndrimeve dhe vendimeve të diktatorit. Ai, mes të tjerash, ndalet edhe te ngjarja e bujshme, ajo e vetëvrasjes së ish-Kryeministrit, mollë sherri e të cilit u bë një krushqi, për të cilën Mehmeti nuk ishte konsultuar me Enverin. Katër takime zhvilluan Enveri me Mehmetin. Edhe pse diktatori, për të mos goditur partinë, i dha si zgjidhje të fajësonte të birin për zgjedhjen e tij të pamenduar, Mehmeti nuk pranoi, duke ngulur këmbë në pafajësinë e të birit dhe se ai ishte në dijeni të lidhjes. Ky mospranim nga ana e tij do të vendoste edhe fatin e një prej dy njerëzve më të fuqishëm të Shqipërisë socialiste…

enver hoxha
NEXHMIJE DHE ENVER HOXHA ME FIQIRET E MEHMET SHEHUN

Isuf Kalo

KRUSHQIA QË NDRYSHOI HISTORINË?

Në të tilla rrethana nuk kishte arsye pse Nexhmija t’i kundërvihej lidhjes së djalit të madh, Ilirit, me vashën që kish zgjedhur. Përse mund të duhej ndërhyrja e politikës për t’i lidhur këta dy të rinj të dashuruar spontanisht, të cilët, nga të gjitha parametrat fizike, kulturore dhe shpirtërore, dukeshin sikur ishin lindur posaçërisht për njëri-tjetrin? Nga ana tjetër, nuk do të ishte çudi nëse një tjetër arsye pse Nexhmija e miratoi me dëshirë lidhjen që patën krijuar vetë Iliri me Teutën, do të ketë qenë edhe fakti se ajo ishte mbesa e Ramizit. Ajo me të njihej prej shumë kohësh si person dhe si familje. Si e priti atë krushqi Enveri? A i lindi atij, në rrethanat e reja që u krijuan nga kjo fejesë, ndonjë projektide e re mbi mundësinë e promovimit të Ramizit si kandidat më i përshtatshëm sesa Mehmeti, për pasardhës të tij? Askush nuk ka folur, as shkruar, për një projektim të tillë, i cili, nëse ka ekzistuar vërtet, ka qenë natyrisht e kyçur në mendje, si tepër sekret ose e shkruar në ditarët intimë, personalë të pabotuar të tij.

Enveri mund të ketë qenë i ndërgjegjshëm për kufizimet e atëhershme të Nexhmijes për lidership. Asaj nuk i mungonin potencialet intelektuale, as njohuritë dhe besnikëria ideologjike, as qartësia në vlerësimet e situatave, por jeta e saj pati rrjedhur e tillë, që ajo ishte rritur e lartësuar ndër vite me Enverin pranë, pa e ndier nevojën e krijimit të trungut të saj. Nëse Enveri ka pasur realisht një projektide të tillë, ajo duhet t’i ketë lindur nga ndërgjegjësimi se Nexhmija, pavarësisht inteligjencës, “vështirë se do të mund të qëndronte solide për shumë kohë në udhëheqje pa një trung mbështetës”.

isuf kalo dhe enver hoxha
Isuf Kalo me Nexhmije e Enver Hoxhën, në Drilon

Ajo kishte qenë “hardhi” me kërcell delikat, e ngjitur në majat e larta, e mbështetur dhe pleksur me trungun dhe degët e të shoqit. Kur ky do t’i mungonte, ajo rrezikohej ta rrëzonin prej brishtësisë, mosmbështetjes dhe ngurrimeve për vendimmarrje. Në rrethanat e reja të krushqisë, Ramizi dukej si zgjidhja më e sigurt për të ardhmen. Në “duet”, Ramiz–Nexhmije do të mund të mbështesnin dhe të plotësonin njëri-tjetrin. Mirëpo, më pas, nuk rezultoi ashtu. E mbetur pa Enverin, pastaj edhe pa Ramizin, Nexhmija e krijoi trungun e saj autentik, të cilin e dëshmoi në vitet e ndërrimit të sistemit, në ballafaqimin me kritikat dhe akuzat e pushtetit të ri. Sidoqoftë, askush nuk e di nëse i lindi vërtet dhe as kur mund t’i jetë kristalizuar Enverit ideja e zëvendësimit të pasardhësit të shpallur Mehmet Shehu me Ramiz Alinë, i cili ishte asokohe numri gjashtë në hierarkinë e nomenklaturës së lartë.

A e pati këtë ide që në fillim të viteve 1970, fill pasi bëri krushqinë me Ramizin dhe filloi kryqëzatën kundër pushtetit administrativ, duke i eliminuar si tradhtarë dhe sabotatorë një nga një ministrat e Kryeministrit Mehmet Shehu apo shumë më vonë, në vitin 1981, vetëm pasi Mehmet Shehu, i shpallur deri atëherë si pasardhësi i padiskutueshëm, bëri gabimin fatal të fejesës së djalit të tij me një vajzë me biografi politike jo të përshtatshme? A kishte lindur kjo ide në mendjen e Enverit më parë se Mehmeti të gabonte, apo ajo iu injektua me takt më pas edhe nga Nexhmija, pasi Mehmeti gaboi, me shpresë se ajo do të ishte më e sigurt dhe më rehat me një pasardhës si Ramizi?

Në vlerësimin tim, më i mundshëm është varianti i dytë. Vendimi përfundimtar i ndërrimit të pasardhësit, Enverit i lindi më vonë, në vitin 1981, shtatë vite pas lidhjes së krushqisë me Ramizin, bashkë me pikëpyetjen dhe dyshimin e parë për mosbesnikërinë e Mehmetit. Aq më tepër, kjo iu theksua pas katër takimeve paraprake zhgënjyese, kokë më kokë me Mehmetin, për këtë çështje në dy javët e para të shtatorit 1981.

Në të vërtetë kishin ndodhur paraprakisht veprime të papritura dhe jo lehtë të kuptueshme e të justifikueshme nga ana e Mehmetit. Atij iu bë e njohur nga i biri dëshira për t’u fejuar me Silva Turdiun që në muajin korrik 1981. Skënderi ka pohuar se nuk ia kishte fshehur që në fillim të atit edhe “njollat e zeza” në biografinë politike të familjes së saj. Mehmeti i pat thënë se mjaftonte të përqendroheshin vetëm te rrethi i ngushtë i familjes së saj, i cili ishte pa probleme. Por Fiqiretja e ndjeu instinktivisht rrezikun që mund të sillnin ato “njolla” biografike dhe i sugjeroi të shoqit që, përpara se t’i jepte pëlqimin të birit, të fliste me Enverin. Nuk dihet pse në vend të Enverit, Mehmeti zgjodhi të fliste me Feçor Shehun, ministër i Brendshëm dhe një nga zyrtarët më të afërt e më të besuar të tij.

Ai ia tregoi vetë Enverit bisedën që pat bërë për atë fejesë, me ministrin vartës të tij: “Si do të veproje ti po të ishe në këto rrethana, në vendin tim?”, i pat bërë Kryeministri pyetjen njëmilionëshe, në konfidencë, Feçorit.

“Në një rast të tillë, unë do të vija t’ju pyesja ju”, ishte përgjigjja ezopiane e ministrit dhe, më pas, ai pat shtuar me të njëjtën gjuhë me dy kuptime: “Sidoqoftë, Skënderi duhet ndihmuar”, (pa e saktësuar për çfarë duhej ndihmuar, për t’u fejuar e bashkuar, apo për t’u ndarë dhe shkëputur prej saj?

Në një intervistë, Skënderi ka përmendur se Mehmeti kishte biseduar edhe me Ramiz Alinë dhe se ky i kishte folur vetëm pozitivisht për familjen Turdiu. Një e dhënë e tillë nuk është përmendur as dokumentuar ndonjëherë më pas, as nga Mehmeti, as nga Enveri, në asnjë material që lidhet me këtë ngjarje. Të jetë fshirë më pas qëllimisht?

Pa dyshim që Enveri u zhgënjye kur kuptoi se Mehmeti, që ai e njihte prej dekadash si militant i paepur, burrë i madh shteti dhe pasardhës i konfirmuar i tij, qenkej shndërruar nga sentimentalizmi në një “baba dhe njeri të vockël sentimental”. Në të katër takimet që pati me Enverin, gjatë dy javëve të para të shtatorit 1981, Mehmeti ngulte këmbë me sinqeritet në pafajësinë e djalit. Ai e mori përsipër vetë të gjithë gabimin e fejesës e, bashkë me të, edhe shkeljen e vullnetshme nga ana e tij të një norme ideologjike, thuajse të shenjtë të asaj kohe, atë të luftës së klasave. Mirëpo, kjo ishte pikërisht e kundërta e asaj që Enveri dëshironte dhe priste. Prej tij, Enveri i la të kuptohej Mehmetit, që “faji së paku fillimisht, duhej t’i lihej i gjithi Skënderit. Pra, të deklaronte sikur ai pati vepruar me kokën e vet, pa dijeninë e të atit. Sepse fajësimi personalisht i Mehmetit krijonte në popull dhe në parti zhgënjim dhe dëm të madh. Krijonte te komunistët dhe te të gjithë njerëzit tanë habi dhe dyshim për sinqeritetin e partisë lidhur me luftën klasore”. Me fjalë të tjera, dëmtoheshin rëndë imazhi dhe drejtësia e Partisë. Në kuptimin e opinionit “tjetër na thonë dhe tjetër bëjnë vetë”, sqaroi Enveri.

Skandali në këtë ngjarje, sipas Enverit, nuk ishte aq “fejesa e gabuar” sesa miratimi i saj nga Mehmeti, madje i bërë fshehurazi Enverit, si dhe evidentimi kështu, për herë të parë haptas në publik, i përçarjes mes të dyve. Kjo duhej të zbutej e të maskohej. “Feçorin, kur e pyete, të tha se po ta kishte ai atë hall përpara se të vendoste, do të vinte të të pyeste ty. Po ti, Mehmet, nuk pate nevojë që të pyesje dikë nga shokët?”. E thënë ndryshe “nuk e quajte me vend që të vije të më pyesje edhe mua, shefin tënd”?

Mospyetja, mosinformimi paraprak dhe miratimi i fejesës nga Mehmeti, fshehtas Enverit morën te ky një domethënie të qëllimshme, edhe për faktin se më 26 korrik 1981, Mehmeti pat vajtur për vizitë tek Enveri në Pogradec, ndërkohë që ky pushonte atje dhe drekuan të dy si shokë e miq të ngushtë në Volorek.

Çuditërisht, gjithë ato orë atje së bashku, Mehmeti nuk ia zuri në gojë as si lajm të mirë, as si problem shqetësues fejesën e të birit! Madje, as pas datës 29 gusht, kur Enveri u kthye nga Pogradeci në Tiranë!

ga Pogradeci në Tiranë! Hedhja e fajit vetëm te djali, “sikur ai kishte vepruar pa dijeninë e Mehmetit”, mund të ishte fillimisht taktikë. Ngjarja do të interpretohej si gabim banal i një të riu të papjekur. “S’ka dyshim që edhe ti Mehmet dhe Fiqiret keni gabuar rëndë, por faj ka edhe djali, Skënderi, i cili ka bërë edhe skandale të tjera”, u tha atyre Enveri. Dhe vazhdoi haptas: “Nuk do i themi popullit dhe partisë që fajin e ka Mehmeti, sepse dëmtohet partia. Ky gabim u bë, por duhet të zgjidhet pa dhembje për Partinë”.

Enveri synoi ta “shfajësonte” përkohësisht Mehmetin, për të “mos fajësuar Partinë”. Ai e vuri atë para zgjedhjes: “partinë ose të birin”. Mbase ishte taktikë e përkohshme por, sidoqoftë, i la Mehmetit të kuptonte se duhej të distancohej nga ajo që kishte ngjarë. Mehmetit i kërkohej të aktronte, të bënte “të paditurin” dhe hipokritin, ta dënonte të birin, të propozonte ai vetë përjashtimin e tij nga partia për “gabimin politik” që kishte kryer (meqenëse Skënderi ishte anëtar partie me teserë), ta ndëshkonte, deri duke e mohuar si birin e vet. Apo ta transferonte në ndonjë minierë, diku larg. Kjo, së paku për disa kohë sa të harrohej ngjarja. Kështu do të mund të shpëtohej, së paku aty për aty pastërtia e figurës së Mehmetit si udhëheqës kryesor dhe njëkohësisht pastërtia dhe interesat e Partisë. Nuk dihet nëse Mehmeti nuk e kuptoi, apo qëllimisht nuk iu bind Enverit. Ai, përkundrazi, i tha se donte ta dërgonte djalin në Suedi që të përfundonte aty studimet e filluara prej disa vjetësh. Enveri nuk e priste këtë. Ai priste që Mehmeti ta ndëshkonte të birin që po “njolloste imazhin e të atit dhe po devijonte linjën e Partisë”, kurse Mehmeti çuditërisht i fliste për Stokholmin apo i qahej se mos i biri “pas prishjes së fejesës vriste veten” nga dëshpërimi.

“Zotat, shkruan Cvajgu, nuk i paralajmërojnë ata që ua kanë paracaktuar fatin e keq. I lënë që të vazhdojnë rrugën e tyre pa u krijuar parandjenjë frike për fatin e keq, drejt të cilit shkojnë”. Kurse Mehmeti u paralajmërua, por ai, me këmbëngulje, nuk e dha djalin. “Jo, djali nuk ka faj. Ai më pyeti”, insistoi Mehmeti me sinqeritet dhe burrëri. “Gabimin e bëra unë”, përsëriti ai shumë herë të vërtetën. Në mbrojtje të të birit, Mehmeti qëndroi i paepur. Si për dreq, situatën e tensionuar gjatë asaj bisede e rëndoi, pa dashur, edhe Fiqiretja, e pranishme në atë bisedë, e cila u zhvillua në shtëpinë e Enverit.

“Shoku Enver, Skënderi është parimor”, i tha ajo, me shpresë se do t’ia zbuste zemërimin e tij ndaj të birit. Por këto fjalë e irrituan edhe më keq Enverin. “Për çfarë parimori po na flet ti, moj shoqe”, shpërtheu i inatosur dhe me ironi ai ndaj saj. Qëndrimi i Mehmetit e befasoi dhe e tronditi Enverin. Ishte ndër rastet shumë të rralla që, pasi u nda me ta dhe u kthye në dhomën e ndenjjes së familjarëve të tij, Enveri shfaqi hapur zhgënjimin dhe zemërimin e papërmbajtshëm. Atë natë, Sano, motra e pamartuar e tij, që jetonte e banonte me të, e cila zakonisht nuk përzihej në çështjet shtetërore të vëllait, zbriti në sallonin poshtë të kuzhinës dhe të personelit me fytyrë të vrerosur dhe kërkoi, si rrallë ndonjëherë, të ndizte një cigare.

“Maskarenjtë. Ia prishën gjakun”, na tha ajo si duke folur me vete, neve që u ndodhëm aty, dhe vazhdoi e dëshpëruar: “Po ç’të thuash, kur ta punojnë pas krahëve edhe shokët më të ngushtë” (Uaaa! Mehmeti qenkej “maskarai”?) Unë nuk po u besoja veshëve. U habita, por as e imagjinova atë çast gravitetin dhe pasojat e asaj që dëgjova. Prishja e Enverit me Mehmetin ishte e paimagjinueshme. Mund të ndodhte vetëm në ndonjë ëndërr të keqe. Kur mendova kështu, çuditërisht u kujtova se as Enveri dhe as Nexhmija nuk më patën folur asnjëherë për ëndrrat që shihnin. Madje, nuk dija nëse ata shihnin ëndrra apo jo. Dikur, mjekët e mbretërve interesoheshin për ëndrrat e pacientëve dhe nxirrnin parashikime dhe mesazhe nga ato. Unë as që pata guxuar t’i pyesja. Sidomos pas botimit të “Pallatit të ëndrrave” të Kadaresë, ëndrrat e personave të tillë, sado me interes nga ana mjekësore, ishin me “spec” t’i trazoja dhe të hyja në botën e tyre pa qenë i ftuar.

Atë natë, Enveri bëri gjumë të trazuar. Nëse ka parë ëndërr, ajo do të ketë qenë me Mehmetin. (Ky, duke iu afruar ngadalë, tinëzisht, me pistoletë në dorë dhe Enveri i informuar paraprakisht nga Suloja që pistoleta ishte pa plumba, i thotë qetësisht: Ç’po bën mo? Edhe ti Mehmet? Nuk t’u durua? Pa vdekur unë, doje të bëheshe i pari? Pse nuk ia kthen atë pisqollë më mirë vetes?).

Me porosi të veçantë të Nexhmijes, e vizitova Enverin të nesërmen në mëngjes. Dukej që gjatë natës kishte bërë gjumë jo të qetë. Megjithatë, rrahjet e zemrës dhe tensionin arterial i kishte njëlloj si më parë. Ai as nuk më pyeti për to.

Për sa kohë qëndrova atje, ai qëndroi i heshtur, me fytyrë të ngrysur, pa këmbyer asnjë fjalë mes nesh. Madje, i përqendruar, me vështrimin larg nga dritarja si i përhumbur, as nuk më falënderoi dhe as më përshëndeti kur u largova, siç e kishte zakon. Unë nuk e dija se që nga ajo ditë pati filluar në Shqipëri një nga tragjeditë më tronditëse dhe më enigmatike në historinë e pushtetit komunist, jehona e së cilës vazhdon ende sot, pas rreth katër dekadash.

Kur u ktheva në mbrëmje vonë në shtëpi, ankthi që ndjeva pas fjalëve të Sanos nuk më ndahej. Në gjumin e trazuar që bëra asaj nate, edhe unë pashë një ëndërr rrëmujë, të frikshme, të dhunshme, subjektin e së cilës nuk e kujtoja dot të nesërmen. Pas takimit të parë dhe të dytë me Enverin, Mehmeti, me miratimin edhe të djalit, e prishi, e anuloi “fejesën e gabuar”, por nuk pranoi që faji t’i hidhej vetëm të birit. “Mehmeti rezistoi. Nuk e dha djalin”. “Mehmeti baba e mundi Mehmetin Kryeministër”.

Pyetja si tryezë gërryese, ngulmuese që do t’i vihej atij nga Enveri gjatë muajve që pasuan do të ishte: “Përse?” Përse po i bënte këto? Përse demonstroi publikisht pavarësi vendimmarrëse pa pyetur shefin? Përse devijoi me ndërgjegje nga vija e Partisë? Vetëm prej sentimentalizmit prindëror, apo prej ndonjë shtyse të diktuar nga jashtë? Përse i ishte fshehur atij, pse i kishte dredhuar? Dhe pse po vijonte të bënte “rebelin” duke mos pranuar zgjidhjen që i propozoi Enveri në interes të Partisë? Sipas Enverit, “duke mbrojtur me ngulm djalin dhe duke e marrë përsipër vetë gabimin, Mehmeti u pozicionua me ndërgjegje kundër vijës dhe interesit të Partisë”.

A ishte Mehmeti asokohe i vetëdijshëm për pasojat e atij qëndrimi? Nga buronte ky karshillëk dhe kjo kokëfortësi e pazakontë e tij ndaj sugjerimit të Enverit? Ngjarjet e mëpasshme do të dëshmonin se ai akt kundërshtimi do të interpretohej nga Enveri si më i rëndë dhe më zhgënjyes sesa vetë miratimi i “fejesës së gabuar”.

Fjala nuk ishte më për fejesën, ishte për luftën e klasave, për unitetin, për linjën e përbashkët dhe disiplinën e partisë. A duheshin vazhduar ato me bindje të verbër, si deri tash, apo duheshin zbutur e rishikuar si jashtë kohe? Mehmeti, me miratimin e asaj fejese, i kishte shpërfillur ato. Mos vallë, Mehmeti e dha qëllimisht vetë miratimin për “fejesën e gabuar”, pa e pyetur Enverin, si balonë prove apo si sinjal për diku jashtë Shqipërisë, te krushqit e rinj, me mesazhin se ai nuk ndante të njëjtat parime e qëndrime me Enverin për luftën e klasave dhe nuk varej më prej tij? Kjo nënkuptonte se as do të ndiqte më pas (kur të bëhej i pari i vendit) po atë rrugë të Enverit që kishte ndjekur deri tani.

Me ose pa ndërgjegje, Mehmeti kreu dy akte të palejueshme, asokohe: shpërfilli Zotin e tij dhe shkeli parimet dhe disiplinën e Partisë. Fshehtësia, me të cilën miratoi fejesën pas shpinës së Enverit, u perceptua prej këtij të fundit si pabesi e qëllimshme. Kjo dhe mospranimi i zgjidhjes që Enveri i propozoi, për t’ia hedhur të gjithë fajin Skënderit, do të sillnin tragjedinë për të, për djalin dhe tërë familjen. Dhe do t’i bënin pluhur e hi të gjitha lavdet e meritat e deriatëhershme të tij.

E VERTETA E VDEKJES AT BERNARDIN PALAJ OFM KATILAT E MBYTEN DHE E LANE EDHE PA VARR… – Nga Fritz RADOVANI

AT BERNARDIN PALAJ O.F.M.
(1894 – 1946)

2 GUSHT 2018 EDHE NJË USHTAR I ATDHEUT DHE I FESË MA SHUMË !
2 GUSHT 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946)
EDHE NJË DIJETAR FILLON ME DALTUE ME PENË NDER ALPET TONA…
1944 Per Françeskanët e Shqipnisë, hapi vetem gropa varrimi pa emen dhe Kryq…
Pranë Spitalit të Shkodres ishte edhe konvikti “Malet Tona”, një ndertesë që shpejtë u kthye në hetuesi, se i duhej Sigurimit të shtetit me kenë pranë Spitalit per “autopsi”…
Në vitin 1946 asht arrestue edhe një shkodranë që per fat ka jetue deri në vitin 1999, kur shumica e Martirëve tanë e kishin mbyllë jeten e vet. Ky ishte Loro Vata, nder Burrat e nderuem per qendresen nder tortura dhe në vuejtjet e pafund nder kampet e shfarosjes.
Njëtjeter vlerë e Loros që ndoshta, nder shumë të tjerë edhe mungonte, ishte saktësia e ruejtjes së ngjarjeve në kujtesen e Tij, që kur fliste të dukej sikur po lexon kujtime…
Pata fatin e madh me u njoh afer me Loron mbas vitit 1992, kur unë porsa kishe fillue me shkrue per vitet e paharrueshme të diktaturës komuniste dhe “luftës së kllasave”.
Një ditë u takueme tek Dugajt’ e Reja, dhe u ulëm me Loron me pi nga një kafe tek klubi poshtë shtëpisë Plevneshëve. Loro filloi nga 1946, pak ditë mbas arrestimit kur Loro Vata dergohet në hetuesinë tek konvikti “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një katil i njohun i hetuesisë, Fadil Kapisyzi. Qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje edhe të arrestuemit tjerë. Në krahun tjeter Fadili i kishte vue pranë Loros një zonjë shkodrane, së ciles i kishin pushkatue burrin dhe këte po e torturonin me e dënue. Kjo ishte zonja Bedrije Ashikja, e motra e Ahmet Ashikes.
Shpesh Bedrijen vinte dhe e merrte hetuesi Dul Rrjolli, dhe e vente me pastrue zyret.
Loro po më tregonte per ditët e para të Dhjetorit 1946, kur Bedrija mbasi mora fshisen dhe koven e ujit shkoi tek dhoma e Fadilit me e pastrue zyren e tij. Dy kriminelat, Fadili me Dulin kishin dalë perpara ndertesës dhe po pinin cigare.
… Nuk kishin kalue pak minuta mbasi Bedrija po pastronte dhomen e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse… As nuk mund të merrej me mend!
Shumë shpejtë nuk vonoi pak kohë dhe mërrijti Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti Bedrijen: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro… moj e poshter.., moj…” dhe
ai vazhdoi, tue terhjekë rrëshanë Bedrijen, që nuk i ndigjohej fare zani, por tue e sha me fjalorin e njohun të tyne, eci derisa e holli në qeli… Mërrijti aty edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund Fadili e porositi me nervozitet Bedrijen:  “Guxo e tregoi kujt se shka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj ..!”
Loro tregoi se atë natë ishe i sigurtë se i pergjojnë, prandej, as nuk i kishte dhanë asnjë sinjal Bedrijes per me marrë vesht shka ngjau atëditë, në zyren e torturave të Fadilit…
Të nesermen heret më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, a e di shka ka ngja dje në zyre të hetues Fadilit?” – Unë, i pergjegja jo! Po në të vertetë, gjatë natës, veshtrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapne një gropë, dhe hollen aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët mu tek qerrshija brinjë murit të hetuesisë… Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura!
Bedrija i kishte tregue Loros, se: “Gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit u ka mbetë i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë e kishin ba si thes në zhgunin e vet ngjyrë kafe. Unë pa dijtë gja, tue pastrue mbasdere, kur e pashë vrrita dhe nga tmerri më ka ra të fikët… Ka ardhë Duli dhe më ka hjedhë ujë, e mbas pak kam ardhë në vete. Gjithë diten jam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka…
Një tmerr me e pa Fratin e shkretë ashtu..!!”
***
E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me u shkrue si ishte e verteta!
Keni “harrue” sa vjet janë ba tue tregue përralla me mbret e tetanoz…
E sa mija e mija Martirë t’ Atdheut janë të mbuluem me përralla e rrena…
HIQNI DORË NGA MASHTRIMET ! Kerkoni të verteten!
Nuk ua hiqni dekoratat “Heronjve” Vrasës dhe Tradhëtarë! I mbrojnë bijt’ e tyne…
…E, kur pat pyet Dulin një shok i veti: “Çka po bani në këte popull kështu, o Dul!?”
Ai u pat pergjegjë: “Kur ishim fëmijë, nder mejtepe, nga Hoxhallarët e patme ndigjue fjalen Zot! Po këta që po rriten që as nuk e kanë ndigjue as, nuk e dijnë Atë Emen?
Mendoni se çka do të bajnë këta mbi këte Popull…”
Koha po i verteton të gjitha parashikimet!
Melbourne Gusht 2018

Gazeta franceze (1934) – Kur mbreti Zog e lejoi Fan Nolin të kthehej në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Gusht 2019

 

“L’Ere nouvelle” ka botuar, të martën e 30 janarit 1934, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me lejimin e kthimit në atdhe të Fan Nolit nga mbreti Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

 

Kthimi në Shqipëri i ish-Presidentit të Këshillit Fan Noli

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 29 Janar.

 

  1. Fan Noli, ish-President i Këshillit Shqiptar, iu dha leja për tu kthyer në Shqipëri.

 

Fan Noli jetonte deri tani si një emigrant politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.