Bardhyl Çipi, një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj mjeko-ligjorë. Disa nga pacientët e tij, janë: viktima që u vranë në kufi për të shpëtuar nga diktatura komuniste, por i ndihmuar nga qeni i tij besnik, për zbulimin e kufomës së tij të fshehur, gruaja e internuar që vrau veten nga dëshpërimi, qytetarët e Kosovës të vrarë nga serbët, sepse kërkonin të jetonin të lirë, për të mos u poshtëruar dhe torturuar prej tyre, banorët që kanë jetuar 1500 vjet më parë në Shqipëri, profesori i universitetit të Tiranës i grabitur dhe i vrarë, etj.
Një libër mbi vdekjen dhe provat shkencore për zbulimin e llojeve të ndryshme të saj: vrasje, vetëvrasje, të stimuluara dhe të detyruara nga regjimi komunist, vrasje dhe gjenocide ndaj Shqiptarëve nga fqinjët e tyre, kufoma të freskëta apo të dekompozuara dhe të skeletizuara.
Dokumentet e vdekjeve të personave të shquar; Kenedit, Linkolnit, Napolonit, Leninit, Trockit, etj., dhe ngjarje të tjera të vdekjeve të njerëzve të zakonshëm. Njohuri mbi ndryshimet që ndodhin pas vdekjes dhe ekzaminimit të kufomave në botë dhe në vendin tonë, nga pikëpamja historike, etike, mjekoligjore, juridike. Disa nga librat e tij të fundit janë; “Manuali i Mjekësisë Ligjore” (2015), “Bioethics in Albania nowadays” (2016), “Tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore” (2018), “Mjekësia Ligjore Kriminalistika” (2020).
******
Sekreti mjekësor në përgjithësi dhe ai pas vdekjes së pacientit dhe i personave publikë
I njëjti arsyetim mund të bëhet edhe në rastin e Lordit Moran, i cili e botoi këtë libër pas vdekjes së pacientit, kryesisht për mjekimin e Çurҁillit, pa e diskredituar të ndjerin (Robitscher, 1968). Në literaturën mjekësore shembuj të tillë janë të panumërt (Robitscher 1968; Piédelièvre, 1966):
-Rasti Maratit, një nga udhëheqësit e revolucioni francez të viti 1789 që u vra duke bërë banjo, por që nga mjeku i tij rezultoi se ai vuante nga dermatiti (infeksion i lëkurës) së skrotumit dhe perineumt. Banja e qetësonte atë nga sëmundja prej së cilës vuante.Kjo e bëri më të lehtë atentatin ndaj tij.
-Rasti i mjekut, që kishte përpiluar raportet mjekësore mbi përparimin e sëmundjes dhe sjelljen e Napoleonit para se të vdiste.
-Rastet e sëmundjeve dhe vdekjeve të shumë presidentëve të ShBA etj.
Sekreti mjekësor në Shqipëri
Çështja e sekretit mjekësor në vendin tonë, paraqitet në kodin e etikës dhe deontologjisë mjekësore, i cili përmban nenin 22 (ruajtja e sekretit mjekësor) dhe nenin 23 (zbulimi i sekretit mjekësor).
Pra, sipas këtyre neneve, sekreti mjekësor i mjekut, përbën një parim shumë të rëndësishëm, por jo me karakter absolut, sepse mund të zbulohet kur rrezikohet jeta e pacientit ose e kërkon ligji.
Kështu mos-ruajtja e sekretit mjekësor, nga kërkesa e ligjit, është dhe ai i parashikuar në kodin e procedurës penale të vendit tonë. Sipas nenit 282 (kallëzim nga personeli mjekësor), personeli mjekësor për një mjekim që ai kryen dhe dyshon se lidhet me një vepër kriminale, është i detyruar ta denoncojë atë në organet e prokurorisë (Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, 1995).
Para disa kohësh, në zbatim të këtij neni të procedurës penale, u arrestuan dy mjekë dhe një infermier në Fier me akuzat penale “moskallëzim i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” (Top Channel, 2022).
Kjo për arsye, se ata kishin mjekuar një person që kërkohej nga drejtësia, pas përplasjes së tij me armë zjarri në një fshat të Elbasanit. Pra në këtë rast, ata nuk kishin zbatuar nenin 282 të kodit të procedurës penale, sipas të cilit ata ishin të detyruar të kallëzonin mjekimin që i kishin kryer këtij personi në organet e drejtësisë.
Sekreti mjekësor pas vdekjes i personave publikë
Çështja e sekretit mjekësor pas vdekjes përmendet në kodin e etikës dhe deontologjisë mjekësore (viti 2012) të vendit tonë vetëm në paragrafin e dytë të nenit 22 (ruajtja e sekretit):
“……..Madje edhe pas vdekjes të të sëmurit, me përjashtim të rasteve kur ajo (e fshehta mjekësor) përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e të tjerëve, mjeku duhet të mos zbulojë sekretin profesional”.
Siç shihet, kjo çështje trajtohet shumë pak në legjislacionin mjekësor Shqiptar. Prandaj për këto raste, sidomos për personat publikë, që kanë filluar të analizohen edhe te ne, duhen zbatuar rregullat e rekomanduara nga literatura e huaj, një pjesë e të cilave u paraqitën më parë në këtë studim.
Nga ana ime unë kam marrë pjesë në disa raste vdekjesh mjekoligjore, rezultatet e të cilave i kam shpallur dhe botuar në shtyp, duke mos ruajtur kështu sekretin mjekësor, por pa shkelur rregullat e veçorive të këtyre rasteve (B. Çipi, 2018).
-Kështu në disa botime për vdekjet e Mehmet Shehut, Nako Spirut, që përfshihen në grupin e vdekjeve kriminale dhe si të tilla ato do të konsiderohen si raste, kur sekreti pas vdekjes nuk ruhet. Sidoqoftë përpara botimit, unë kam marrë edhe lejen e familjarëve të tyre (Çipi B., Çipi S. 2015; Çipi, 2018, 2020;).
-Çështja e viktimave të bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë në vitin 1951, përbën edhe ajo një rast kriminal, ku nuk ka qenë nevoja e ruajtjes së sekretit mjekësor; edhe për këtë çështje është marrë prej meje leja e familjarëve të viktimave, të cilët kanë ndihmuar edhe në zbulimin dhe ekzaminimin e tyre.
-Në rastin e zhvarrimit të Enver Hoxhës në vitin 1992, të drejtuar prej meje, botimi i tij në vitet 2000, u bë për të përgënjeshtruar shpifjen e publikuar në atë kohë, sipas të cilës gjatë ekzumimit (nxjerrjes nga varri), kufoma u godit në kokë dhe u dëmtua nga kavoja e vinçit që po e nxirrte. Për këtë botim, unë pata mbështetjen edhe nga një prej njerëzve të rrethit familjar të Enver Hoxhës.
Në lidhje me të dhënat e ndjekjes mjekësore së Enver Hoxhës, mund të përmenden këto publikime:
-Shënimet mbi ndjekjen mjekësore të Enver Hoxhës, të lëna nga Prof. Dr. Fejzi Hoxha (të botuara pas vdekjes së tij nga Prof. Dr. Lluka Heqimi, në vitin 2003): bashkëmoshatar, nga Gjirokastra dhe ai, që e kishte njohur Enver Hoxhën që në fëmijëri dhe e kishte kuruar, pavarësisht nga vështirësitë e këtij mjekimi, për një kohë shumë të gjatë (Heqimi, 2003).
Botimi i këtyre shënimeve, pas vdekjes së autorit të tyre, përbën një nga ato raste kur sekreti mjekësor mund të mos ruhet për personat publikë shumë të njohur. Përveҁ tij, për mjekimin e Enver Hoxhës është shprehur edhe mjeku tjetër i tij, Prof.Dr. Sabit Brokaj, një nga mjekët e ekipit që ndiqte 24 orë shëndetin e Enver Hoxhës.
Sipas tij, Hoxha vuante nga një patologji e hershme e diabetit dhe ai kishte të gjitha faktorët rrezikues, që mund t’i merrnin jetën herët apo vonë.
“Diabeti ishte i njohur që nga viti 1948 dhe ndaj ishte eprori profesor Fejzi Hoxha, mjeku më i mirë endokrinolog që kishim, sepse pacienti ishte i sëmurë diabetik dhe Enver Hoxha mjekohej për diabetin. Ecuria e diabetit me ndërlikimet shoqëruese bëri rrugën e vet natyrale.
Duhet të kemi parasysh që ai ishte një pacient me një diabet të vështirë për ta ekuilibruar, obez, duhanpirës, me stres permanent. Pra, në konceptin e kardiologjisë, këta faktorë prej më shumë se 10 vitesh janë faktorët rrezikues dhe vetiu në një pacient të tillë, janë të pritshme ndërlikimet në sistemin arterial, në zemër apo dhe në tru”.
Sipas Prof. Sabit Brokaj, që kishte qenë pjesë e ekipit të mjekëve, por dhe për përvojën për këta të sëmurë, “Enver Hoxha ka qenë i sëmurë i mirë-kontrolluar, në aktivitet të plotë derisa vdiq në atë moshë, pasi me këta faktorë, pacientët janë të rrezikuar dhe në moshë shumë më të re.
Enver Hoxha pati ndërlikimet e tij diabetike. Vdekja e Enver Hoxhës ishte rrjedhojë e një patologjie të hershme të diabetit, që në vitin 1948, duke krijuar komplikacione, që agravoheshin vit pas viti dhe në organet të tjera të trupit. Kujdesi ndaj tij ishte maksimal, ndërsa Enver Hoxha deri pak para vdekjes, ka qenë aktiv në detyrat politike dhe shtetërore”.
Në të vërtetë, në 10 vitet e fundit të jetës së tij, Enver Hoxha ka qenë nën kujdesin shëndetësor të një ekipi mjekësor të përzgjedhur, në të cilin bënin pjesë edhe Prof. Dr. Isuf Kalo dhe Prof. Dr. Ahmet Kamberi.
-Vitet e fundit janë botuar dy libra me detaje të hollësishme nga ana e këtyre dy mjekëve që e kanë kuruar Enver Hoxhën:
“Blloku” i Prof. Dr. Isuf Kalo, viti 2019 (Kalo, 2019).
“Pacienti ynë i veçantë” i Prof.Dr. Ahmet Kamberi, viti 2020 (Kamberi, 2020).
Të dy librat në lidhje me ruajtjen ose jo të sekretit mjekësor pas vdekjes, janë të justifikuara, sepse kanë të bëjnë me udhëheqësin kryesor të diktaturës komuniste 40 – vjeçare; prandaj problemet mjekësore të tij, do të ishin të nevojshme të njiheshin në radhë të parë nga publiku i gjerë i vendit tonë. Nga ana tjetër është marrë dhe leja e të vesë së Enver Hoxhës, për botimin e librit “Pacienti ynë i veçantë” të Prof. Dr. Ahmet Kamberi.
Në këto libra janë ruajtur dhe respektuar në përgjithësi interesat e pacientit.
Kështu në librin “Blloku”, Prof. Dr. Isuf Kalo shkruan midis të tjerave: “Kam mendimin se nëse Enver Hoxha nuk do të jetonte në atë kohë, nuk do të ishte bërë diktator, por do të ishte bërë një mësues shumë sharmant, sepse ishte shumë simpatik si njeri; në një farë mënyre, pozita e mori në qafë atë…! U bë një pacient bashkëpunues që ia lehtëson punën mjekut.…! Ai nuk ka dashur që ne ta diktojmë as sëmundja ta diktojë, por ka pasur inteligjencën edhe mundësinë që të bashkëpunonte në lidhje me mjekimi e tij”.
Ndërsa në librin “Pacienti ynë i veçantë”, Prof. Dr. Ahmet Kamberi, duke u mbështetur kryesisht në marrëdhënien mjek-pacient, thekson se: “Në marrëdhëniet me mjekët, Pacienti ishte i përzemërt. Nuk ka ndodhur kurrë që ai të shprehte pakënaqësi me fjalë, ndaj ndonjërit prej nesh, madje edhe atëherë kur ai nuk ishte i kënaqur me këshillat tona. Pakënaqësinë ai e shprehte thjesht, me ngrysjen e fytyrës, me mungesën dëshirës për ta zgjatur diskutimin dhe me mosbindje….”!
Por në librin e parë “Blloku” të Isuf Kalos, jepen disa të dhëna dhe mendime mbi jetën intime, që unë kam mendimin që Pacienti vetë dhe bashkëshortja e tij, nuk do të ishin dakord që ato të shpalleshin pas vdekjes së Pacientit. Po kështu në librin “Blloku”, jepen mendime dhe argumente kryesisht të karakterit psikologjik nga ana e autorit të librit, për ngjarje të ndryshme të asaj kohe, mendime këto të cilat nuk i ka shprehur Pacienti dhe me të cilat vetë Pacienti, kur ishte gjallë, besoj se nuk do të ishte dakord.
Këto mund të kenë qenë disa nga arsyet që për botimin e librit: “Blloku”, nuk është marrë miratimi familjes së Enver Hoxhës. Në lidhje me këto botime, unë kam këto vërejtje dhe sugjerime:
-Botimi i këtyre librave, të dy mjekëve të njohur: Prof. Dr. Isuf Kalo dhe Prof. Dr. Ahmet Kamberi, po kështu edhe botimet e mjekëve të tjerë që kanë mjekuar Enver Hoxhën, do të ishte mirë që të shoqëroheshin edhe me publikimin e plotë të raportit të autopsisë, sikurse është vepruar me udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik, Leninit dhe Stalinit. Kjo më shumë për të vërtetuar ose hedhur poshtë hipotezën, që ai mund të jetë eliminuar. Kjo akuzë e shpallur në shtyp, është ngritur nga njëra prej nuseve dhe njërit prej djemve të Enver Hoxhës, sipas të cilës, ai është helmuar.
-Do të ishte më e përshtatshme që libra të tillë, të botoheshin në një kohë më të vonë, sikurse rekomandohet nga literatura përkatëse, sipas të cilës kujtesa e njerëzve që e kanë njohur të vdekurin, është shumë më e rëndësishme se ajo që ka mbetur në gjeneratat e më pasme, prandaj mbrojtja e konfidencialitetit mjekësor pas vdekjes, do të pakësohet me kalimin e kohës, deri në zhdukjen e plotë të tij.
Kjo, për arsye se botimi i këtyre dy librave, sidomos i librit “Blloku” u shoqërua, përveç lavdërimeve të shumta, edhe me një reagim të rreptë kundërshtues ndaj paraqitjes simpatike të Enver Hoxhës, në marrëdhëniet me mjekët që e kuronin atë, ndërkohë që në mendjet e njerëzve, si atyre të moshuar por edhe atyre më të rinj, janë ende të freskëta dëshmitë shumë negative të jetës së Enver Hoxhës, një pjesë nga ato të publikuara nga ata që e kanë njohur që në rininë e tij, si dhe ato të krimeve monstruoze të urdhëruara prej tij, shumë prej tyre ende të pazbuluara.
P.sh., shkrimtari dhe studiuesi Vedat Kokona (Kokona 2020), që e ka njohur që në rini Enver Hoxhën, në kujtimet e tij, midis të tjerave shkruan se; “Ai ka qenë një sfinks ndanë piramidës të ndërtuar me eshtrat e atyre që vrau…..e mbylli këtë vend në një bodrum të fëlliqur, në një kënetë të ndotur, ku krokasin natë e ditë bretkosa të mjera…! Afro gjysmë shekulli në errësirë, në këllirë, me mashtrime, gjurmime, pushkatime, internime, spiunime, kur bije në shtrat me frikë dhe ngriheshe me frikë…….kur duhej të flisje dhe të thoshe ato që s’doje t’i thoshe….etj”!
Një vlerësim tjetër negativ për Enver Hoxhën, nga një person anonim: “Njeri i lig dhe i djallëzuar shumë. Vuajti shumë ky popull. Nuk ja kishte borxh….! Ç’faj patën gjyshërit tanë që ishin me dhën, e me dhi, me shtëpi e katandi? Ç’faj patën ata që mësuan në shkollë dhe u diplomuan në Perëndim? Pse Enveri ishte tapë topi dhe aventuerier….! Hajt të bëjë terror gjithë të diplomuarit, gjithë pasanikët, gjithë të kamurit etj.
Në përfundim duhet theksuar se:
-Parimi i rëndësishëm i konfidencialitetit mjekësor, i cili nga një detyrim moral është kthyer në një detyrim ligjor dhe në fund si një nga të drejtat fondamentale të njeriut, përmban edhe të fshehtën mjekësore pas vdekjes, të njohur jo aq sa duhet.
-Kjo e fundit përmban aspekte të ndryshme që i përkasin argumenteve kryesisht filozofike, interesave të personit të vdekur, rrethanave kur kjo e fshehtë nuk ruhet, kohës që ka kaluar nga vdekja, personave që kanë detyrimin për ruajtjen ose jo të saj, rasteve të ruajtjes ose jo të saj për personat e njohur etj.
-Kjo lloj e fshehte mjekësore, sidomos ajo e një personi publik për vendin tonë, përbën një çështje shumë delikate që kërkon një kujdes shumë të madh në rastet e shpalljes së saj. Bardhyl Çipi Memorie.al
Shumë i rrespektuari Zotri Marti Ahtisari,fitus i çmimit Nobel për paqë!
Pajtohem më deklaratën e juaj,por druaj se paksa me vonesë,mëqë
di para ashtu edhe 20 vjet pasë lufte Evropa përheré e ka përgëdhel Sërbinë dhe duke iu falenderuar qebdrimit Evropian rrafsh njzeté vjet jané humbur në “parajsën e shpresës së humbur”! jo vstm për Kosovën por,edhe për terë Balljanin Perendimor!
Juve enjihni më mirë politikënse sa uné,por Evropa është duke bërë fabime te njejta,andaj lirisht mubdte themi sd nukjanë gabimet e paditurisé,misadshjes apo gamiet e rastesishme,por këto janë veprime mirë te planifikuara sé bashku më Sërbinë dhe Rusin që të perfitojnë jo vetém,ne kohé,materijal,por edhe të coptojnë tokat shqiptare edhe ashtu te coptuara nga vet Evropa me aminin e Perandorisë Otomane.
Andaj Ju lutem, a dini té ne thoni gjërë kur me genjeshtra dhe mashtrime serbosllave me aleatet s saj?????
Përzenërsisht ju përshendesim dhe ju urojmë shëndet dhe jetë tëgjatë.
Oo burr mir eki po msou me shkru
Një realitet i qëlluar pse pa njohjen e Kosovës shtet nga ana e Serbisë nuk mundet qete këtë stabilizim politik apo edhe ekonomik jo vetëm ne Ballkan por as ne Evrope ,Vonesa e shtetit te Serbisë per ta njohur Kosovën shtet ka krijuar argumente te vlerave te racizmit pse kur fare mire dihet se Kosova është shtet sovran dhe i pranuar nga 106 shtete demokratike ,,Serbia duhet kuptuar se pranimi i Kosovës shtet sovran është garanti per stabilizim te dy anshëm ne fusha te ndryshme pra ne fusha te bashkëpunimit te dy anshëm ,,Pra sa me pare qe Serbia ta pranon Kosovën shtet aq me shpejt ecim si dy vende demokratike ne drejtim te BE dhe ne NATO,,Mërgimtari
Pershendetje keta jan ardh ketu ne shek.3 keta jan te karoateve na kan zapuar tokat tona mija vjeqar sllavet ose shkijet e dreqit keta gjethqysh duhet me shku ne karpate se atje e kan vendin jo ketu me na flliq neve shqipet edhe ballkanin edhe shtet fqinje keta jan m sherri i ballkanit.
te gjitha historit thuajn se sllavet jane ardhur prej karpateve…
Z. Marti Athisari ke qene dhe do ngelesh njeriu me i dashur dhe me humani ndaj popullit te shtypur dhe te masakruar e perdhunuar atij te Kosoves Serbija eshte rraca me e poshter e Planetit Toke nuk jam rraciste por jam nje intelektual qe me dhemb shpirti dhe zemra per vllezerit e mi Kosovar qe hoqen te zezat e ullirt nga genocidi Serb u vrane me mijera qytetare te Kosoves u perdhunuan vajza dhe gra u dogjen me mijera shtepi u plaqkiten nga ushtrija qetnike barbare Serbe me mijera shtepi dhe u be nje katrahure e papare ne historine e njerezimit ne Kosove te lutem ndaloni menjehere bisedimet me nje shtet qe nuk pranon qe eshte fajtor ndaj Kosoves nuk ka paqe me Serbo – Ruset ato jane prurje Ruse ne trojet Dardane me rrespekt Ismail Dostan Vata nga Surroj i Kukesit banues ne Valias i Ri Kamez Tirane Dt /16/ 05 /19
… hahaha .. po mir a janë dakort populli amerikan (përveç indianëve) të ikin dhe shpërndahen nëpër botë nga kanë ardhur… bile serbët kanë mbi një mijë vjet dhe i bëhet presion genocidiv për të ikur, kurse amerikanët (jo indjanë) kanë rreth 300 vjet aty.. nuk është etike të shpërndahen kështu deklaratash luftënxitëse, mendoj të pa vërteta..
Dardanët kanë qenë nji fis ilir me histori mija vjecare. Shumë historianë të lashtësisë kanë evidentu zhvillimin e gjithanshëm, kulturën, traditat dhe bukurinë e ketij kombi! Megjithë respektin që kam për tò, nuk mund të krahasohen fiset e indigjenve të amerikës me fisin që përmenda ma nalt!
Nji tjetër argument: – Colombi, u gjind në trojet e atyne fiseve pa dash me i pushtu. Ai u nis me urdhnin e me financimin e Mbretit të Spanjës, për me gjet nji rrugë të re për në Hindi, e jo për me i pushtu me marinarët e tij! Ata u cuditen me bujarinë Popullit vendas, kur filluen me shkëmby pasqyrat me flori. Ndërsa sebët kanë vërshu në trojet dardane me hordhi barbare të panumërta, e kanë kry krime monstruoze. I kanë pushtu trojet dardane….. e nuk kanë shkëmby pasqyra me flori….!
Europa është kha e përkrah serbinë pasi nuk e denon për krimet e bëra në Kroaci, Bosnje edhe në Kosovë. Por mëgjithatë ajo po sulmon sikurse të ishte viktimë joqë Kami qenë agresor me Mira njerëz kavrarë e masakruar e kurrfarë pergjegjsie nuk jep,atë po e perkrahin Ruset edhe disa shtete të BE . Serbia diktatore po e sjellë Europën vërdallë sikurse të ishte ndoj superfuqi !? Deride atë ta ledhatojnë ajo pëshurr perpjetë por duhët të denohët edhe time paguaj të gjitha krimet e bëra në vendete cekura më lartë e pasta të ulet në tavolinë përbisedime sikurse Gjermanet në Luftën e Dytë I Kanpaguar të gjitha .Europa mos të bëhët e mirë ndaj një që po të ketë mundëssi kish mè kallë të tërën sikurse këto vendët e Ballkanit Perendimor . Europë hapi Dytë e bëra katër e dijë armiqët e miqët tu cilët jonë .Atisari mirë ishte përgjegjur po si konvenoi kështu lëtë shkojnë në Rusi se prej endej edhe kanë ardhur span vend në Ballkan e këtu nuk duanë stabilitet as n’Ballkan e as në Europë .
Pershendetje I nderuar .keto komente tua I pershendes .po mos harro. Ti vet kur ke sjell pakojen tande . Per ligjet dhe te drejta e minoritetev . Ku ti vet e solle qe serrbet te kan te drejt per bashkimin e komunev .dhe pako e juaj e ndaloj qe flamuri yn te jet
Diqka I ngjajshum me te mem shqipris.
Cdo gje e sakte dhe e qarte.
pa njohje te shtetit te Kosoves s’ka Serbi ne BE.
FLM Athisari
Ju pr te vjithve por lexova shum nga pergjigjjet e juaja te nderuar shqiptar por as njeri nuk me tinglloj si pergjigjje me vende. Nje te jesh atdhetar dhe te merresh me politik ather duhet te dish kogja shum jo veq hajt e te shkruj diqka e te mos di qa te them. Ahtisari dhe evropa din mir per popullin shqiptar evropa ja prejti teshat kosoves ahtisari pos i ka dergu a te bin taman a jo qato i ke. Nje. E dyta. Kush sna ka faj si gjithmon ne luftrat jem dal fitimtar por edhe te djegur rrensisht por fitimtar e ne paqe shesim vendin ton dhe me e keqja si apet e perkrahemi sikur esat pashen ne jem te pa patriot si egziston. Ne bote. E kem shum sende si nuk shkojn ne binart e duhur. Por duhet te shkollohemi te edukohemi mir dhe te bejm diqka per vendin ton me respekt per te vjith.
Ju pr te gjithve por lexova shum nga pergjigjjet e juaja te nderuar shqiptar por as njeri nuk me tinglloj si pergjigjje me vende. Nje te jesh atdhetar dhe te merresh me politik ather duhet te dish kogja shum jo veq hajt e te shkruj diqka e te mos di qa te them. Ahtisari dhe evropa din mir per popullin shqiptar evropa ja prejti teshat kosoves ahtisari pos i ka dergu a te bin taman a jo qato i ke. Nje. E dyta. Kush sna ka faj si gjithmon ne luftrat jem dal fitimtar por edhe te djegur rrensisht por fitimtar e ne paqe shesim vendin ton dhe me e keqja si apet e perkrahemi sikur esat pashen ne jem te pa patriot si egziston. Ne bote. E kem shum sende si nuk shkojn ne binart e duhur. Por duhet te shkollohemi te edukohemi mir dhe te bejm diqka per vendin ton me respekt per te gjith.