VOAL

Please Wait ...
0%

Marrëveshje për një Shqipëri të Re, të lirë e të drejtë për të gjithë – Nga ROMEO GURAKUQI

By | May 18, 2017
1 Comments
  • author avatar
    Bardhi 4 months ago Reply

    More Romeo! Disa vijza hodhe në telajo, por nuk morëm vesht, se shka figura konturojn në sfond??????? Thuji gjanat një copet e leni obstruksjonet!

Komentet

FRESKIM KUJTESE PËR TË DY ANËT E KUFIRIT – Nga SHABAN MURATI

 

“Unë betohem se do t’i kushtoj të gjitha energjitë e mia ruajtjes së sovranitetit dhe të integritetit territorial të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale e saj”.

– Kjo është formula e betimit të presidentit të ri të Serbisë Aleksandër Vuçiç në parlamentin serb, me dorën mbi Ungjill dhe mbi Kushtetutën e Serbisë, në datën 5 qershor 2017.

Histori me Himarë dhe me mbretin Zog (e dëgjuar) – Nga REXHEP SHAHU

Mbreti Zog ishte ne Himare ne takim me kreret e vendit. I shtrojne dy probleme: shpalljen e Himares minoritet grek dhe regjistrimin e kengeve te Himares.

Per te paren, u thote mbreti, nuk e kam une ne dore por vendos parlamenti i vendit. Per te dyten, e kam une ne dore. Dergoni tek une ne Tirane perfaqesuesit tuaj, te marrin leket dhe te shkojne ne France e te regjistrojne kenget e Himares. Kur te vijne, nje kopje te disqeve te ma dorezojne mua, kopjet e tjera t’i sjellin tek ju.

U tha, u be. Erdhen ne Tirane perfaqesuesit himariote, moren leket, shkuan ne France, regjistruan kenget dhe ia sollen nje kopje te disqeve edhe mbretit Zog.

Pasi i degjoi mbreti kenget, i mblodhi kreret e Himares dhe u tha : Ç’minoritet doni te shpalleni ju ? Kur te paret tuaj, stergjysherit, gjysherit, nenat e baballaret tuaj kane kenduar shqip, cfare jeni ju? Te gjithe kenget shqip i keni kenduar dhe regjistruar ne France.

Keshtu e zgjidhi mbreti Zog çeshtjen Himare dhe deboi lakejte prej saj.

Ikën të gjithë, po kush mbeti? – Nga ARTAN FUGA

Ikën ata që shpallën pavarësinë,
madje iku edhe Haxhi Qamili,
Iku Selam Musai,
vate edhe Themistokliu.

Ikën ata që kishin bërë studimet në Firence, Romë dhe Vienë,
dërguar nga Lartmadhëria Zogu i Parë i shqiptarit,
Ikën edhe ata që më pas i bënë studimet në Moskë, Kiev dhe Leningrad,
mbetën ata që diplomohen me letra pa vlerë njomur me ujë Lane.
Madje ikën edhe ata që studjuan në Kinë, Vietnam dhe Kore.
Gjithçka në tru ka zënë kore,
ose skorje,
Mall Elbasani.
Ose dru me pre!

Ikën gjeneralët,
ikën dallëndyshet, lejlekët dhe arinjtë nga malet.
Ikën traktoristët,
Ikën kombajnerët!
Madje ikën edhe shoferët
të skodave Albania, kontrabandistët,
Mbetën analistët,

Ikën ata që dinin latinisht.
Ikën edhe osmanologët.
Ikën ata të greqishtes së lashtë,
ikën përkthyesit e kinezces
të rusishtes.
Nuk ka më as të burgosur për të përkthyer si duhet veprat e mëdha të artit botëror.
Tani mashtruesit përkthejnë rëndomthi me google translator.

Ikën ata që dinin të ndërtonin hekurudha,
ikën ata që dinin të operonin,
Ikën ata që mbi supe dinin të mbanin pesëdhjetë vite burg,
ikën meshtarët ilegalë dhe hoxhallarët që agjëronin fshehurazi.
Ikën dhe besimtarët,
mbetën bestydët dhe ne frikacët nga vdekja.

Ikën dashnorët e serenatave,
ikën vajzat që kishin frikë mamatë,
ikën gratë që u ndruheshin burrave dhe burrat që nuk kishin frikë nga gratë.
Mbetën T-shirt-et uniseks.
Ikën edhe virgjëreshat bashkë me burrneshat.
Mbeti preshi.
Dhe kastraveci i rritur në furgone
me hormone.
Iku dhe Bulevardi i Korçës,
mbetën kërnackat korçare,
me kullën idiote.

Iku velenca prej leshi.
Iku edhe guna e grrisur mbi tela,

Mbetëm ne që tërë ditën në verë themi : uuuu sa vapë,
ne llotaxhinjtë,
mbetëm ne që u marrin votave atyre që janë pas nesh në listat e kandidatëve për deputetë.
ne hajdutët që bërtasim “Kapeni hajdutin!”
Mbetën edhe pulat që t’i vjedhim ne hajdutët e pulave.

Mbetëm ne që ikim nga sytë këmbët dhe bërtasim :
“Shqipëri të kam lënë pendët!”
Mbetëm ne të ikurit që nuk ikim dot!
Dhe nga që nuk ikim dot bërtasim :”Kam vendosur të jetoj këtu!:”
Mbetëm ne lexuesit e pornove prej të sëmurësh seksualë në gazeta.
Mbetëm ne rrenacakët që nuk e shohim hundët e pinokut te ata që na gënjejnë.

Mbetën edhe qentë e bashkive. Me vathë në vesh!
Dhe ne që na kafshojnë qentë!

Si edhe karvani që leh kur sheh se qentë shkojnë përpara!

Ja dua të ndaj me ju një të dhënë të ilirishtes së shkruar… – Nga PËRPARIM KABO

Të dyshosh nuk është diçka e keqe… por të largosh dyshimet është një punë e vështirë… duhen investime serioze dhe argumente të besueshëm dhe të bazuar… Kohët e fundit ka ndoca shkrues që i josh teza se vazhdimësia iliro shqiptare nuk është e provuar dhe duke injoruar të dhënat arkiologjike, antropologjike, etnografike, teonike dhe oronike… me një mëndjelehtësi ngelen vetëm te një argument…tek thonë:… “se ska gjë të shkruar në ilirisht.” Është e vërtetë se nuk ka me bollëk dhe Paul Emilius e më tej pushtimi osman dëmtuan rëndë këtë kujtesë… E megjithatë ajo që ka ekzistuar nuk mund të humbasi për fare…pa nam e pa nishan, aq sa të na shpjerë në përfundimhidhërimin se … oh nuk ka ekzistuar… Ja dua të ndaj me ju një të dhënë të ilirishtes së shkruar… Ja një shëmbull që na jepet nga Kupitori…
“…Ilirishten, Paonishten dhe Dalmatishten “sabaja” dhe “sabajum” e shpëton Ammianosn Marcellinos”…”est autem sabaja ex hordeo vel frumento in liquorem vonveres paupertinus in iliriko potus quod genus est potionis ex frugibus aquaque confectum et vulgo in Dalmatia e Panoniae que provinciis gentili barbarbaroque sermon appellatur sbajum”
“Sabaia” do të thotë pije në Iliri e bërë nga gruri ose frutat të shëndruara në pije dhe në krahinën e Dalmatisë dhe Paonisë sipas dialektit të tyre barbarë quhet sabaiin.
Fjala ilire “sabaja” dhe “sabajum” duhet të nënkuptojë shqipen-vijon Kupitori- “Shëmbim”, nga e cila njësohet dhe rrënja dhe rëndësia por nëpërmjet tipeve “shëmbije-ja” ose “shëmbe-ja”; në fundore i afrohet fjala shqipe me fundore greke “ma”, me përfundim që “shëmbi-mi”=”ptisani ekthima” që do të thotë mushti. Ndryshimi midis ‘a’ dhe ‘e’ ose ‘e’ duket dhe në vrejtjen e këtyre dy fjalëve dhe na tregon arsyen.
Mbledhësit e fjalëve heshtin se nga rrjedh fjala “sabaja” ose “sabajum”…ajo ska lidhje rrënjësore me fjalë greke apo latine…është fjalë ilire…
Faleminderit Kupitori…
pkabo 12 gusht 2017

Dosjet e Serbisë janë një litar në qafën e kombit shqiptar – Nga SHABAN MURATI

Është naive të pritet që një Serbi e demokratizuar të gjejë në të ardhmen, pas 50 apo 100 vjetësh, gatishmërinë për të publikuar emrat e shqiptarëve, që u kanë shërbyer interesave serbe në Tiranë, në Prishtinë apo në Shkup. Kjo mbetet detyrë ekskluzive e shtetit në Shqipëri dhe në Kosovë. Një detyrë tepër e vështirë, sepse Serbia është kujdesur që njerëzit e saj në këto kryeqytete të jenë shumë të pasur, me shumë pushtet, me shumë influencë politike, zyrtare dhe publike. Dhe këta drejtohen nga Beogradi me telekomandën e dosjeve. Ndaj dosjet e Serbisë janë një litar në qafën e kombit shqiptar.

Z.Kryeministër, jepi urdhër Milena Haritos të dorëhiqet ! – Nga Elida Buçpapaj

Kur e more mandatin e parë u premtove hipotekat e shtëpive shqiptarëve. Dhe përgjatë 4 viteve ke bredhur nëpër Shqipëri duke ndarë hipoteka.

Në fund te mandatit të parë e ke detyruar të japë dorëheqjen pjesën më të madhe të drejtorëve të hipotekave në rrethe pasi hipotekimin e banesave e kthyen në torturë për qytetarët.

Por stili i drejtorëve torturues për qytetarët është emërues i përbashkët i administratës ku punësohen jo sipas meritës por emërimet janë politike, nepotike dhe klienteliste.

Milena Harito, ministrja e Inovacionit, ka premtuar në vitin 2014 futjen e mediave online në “google adsense”, çka do t’i jepte mundësi gazetarëve të mbijetonin jo të varur nga oligarkët dhe politika, por nga puna e tyre.

Sigurisht, që të ndalohet abuzivizmi, kjo kërkon edhe certifikim profesional të portaleve, por aksesi në “google adsense” do të plotësonte një detyrim të shtetit shqiptar për garantimin e kushteve minimale të punës për mediat, detyrim ky kushtetues që lidhet me shtypin e lirë, tè cilave shteti shqiptar u mohon të drejtën e pagesës përmes reklamave që bën google adsense. Nëse portalet janë fitimprurëse, do të përfitonin jo vetëm gazetarët, por edhe shteti.

Premtimi i ministres së Inovacionit në vitin 2014 bëri bujë të madhe, u mirëprit nga gazetarët por sot rezulton një hiç, një zhgënjim i madh sikur i banorëve të cilët u torturuan nga drejtorët që ti i shkarkove sa hap e mbyll sytë. Ti prite gjatë 4 vjet!

Në mandatin që shkoi qeveria jote luajti sporco me hipotekat dhe Vettingun, përmes drejtorëve qafirë dhe justifikimeve të bashkëqeverisjes. Me gazetarët lojën e bëri ministrja e qeverisë sate duke u premtuar akses të shqipes në Google adsense.

Siç e sheh edhe vetë asnjë premtim nuk rezulton i mbajtur.

Për premtimin e pambajtur të hipotekave shkarkove drejtorët, për Vettingun fajësove timonin që e ndave me LSI-në, për mos futjen e shqipes në google adsense duhet të fajësosh e shkarkosh Ministren e Inovacionit.

Por mos harro se i të gjithë këtyre mashtruesve, torturuesve e mosmbajtës premtimesh je ti shef qeverie.

Jam për hapje totale me Kosovën! – Nga ARTAN FUGA

Miq dhe lexues këtu në facebook më falenderojnë kot, a thua se kam bërë dhe bëj ndonjë gjë me vlerë, dhe pse? Sepse ndjehem mirë kur u lë rrugën plazhistëve nga Kosova, Berati, Gjirokastra, Ulqini, Mirëdita, etj., kur ata kalojnë nga njeri trotuar te tjetri këtu në plazh në Durrësin mikriptës?

Normale mo! E bëj sepse ashtu më pëlqen, përpos e kam me rregulloren e rrugës.

Po, ajo nuk ka rëndësi.

Puna është se unë, duke mos qenë fare nacionalist, madje me disa devijime të lehta kozmopolite, jam për hapje totale me Kosovën.

Kur?

Sot mo!

Cdo i ri shqiptar që nga gjimnazi e lart ta bëjë shkollën ku të dojë në Kosovë a Shqipëri. Ato kuotat idiote, proteksioniste, për trojet në Universitetet shqiptare më bëjnë me turp.

Kuota burokratësh pa asnjë vlerë!

Gazetat, librat, revistat, tekstet, nga Shqipëri në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri, të transportohen falas si akti i madh amerikan që për gazetat nuk kishte pullë poste.

Hajde baballarë të Kushtetutës amerikane hajde!

Kolosë, dhe jo maskarenj dyleksha!

Në Prishtinë të funksionojë me paret e shtetit të Kosovës Shtëpia e Kulturës e Shqipërisë dhe në Tiranë me lekët e Shqipërisë Shtëpia e Kulturës e Kosovës.

Heqje e të gjitha taksave dhe e barrierave doganore !

Poshtë histeria proteksioniste që u shërben vetëm biznesmenëve të paaftë!

Heqje e cdo kontrollit në kufi !

Konkurim i lirë për në postet e administratës shtetrore të dy vendeve për qytetarë Kosovarë ose nga Shqipëria pa marrë parasysh se ku jetojnë.

Tregti e lirë dhe sipërmarrje e lirë pa asnjë kusht ose detyrim shtesë, pra si për vendasit.

Hapja e një kanali në Televizionet publike përkatëse të kanaleve televizive të ndërsjella.

Tekste mësimore të diversifikuara, por që mund të zgjidhen lirisht nga të gjitha shkollat në Kosovë dhe në Shqipëri.

Konkurse dhe olimpiada shkollore të përbashkëta.

E drejtë e hapjes së gjendjes civile për cdo qytetar në cdo qytet të të dy vendeve pa kufizim.

Ne kemi nevojë për qytete multikulturore!

E drejtë për cdo rezident nga të dy vendet për të votuar për pushtetin lokal atje ku jeton.

Nuk keni ujë? Pini coca cola! – Nga Artan Fuga

Çmimi i ujit qe pime, lahemi, perdorim neper dushe,WC, bejme supen, taratorin, dhallen, dje u percaktua nga:

Shkalla e amoralitetit politik brenda nje grupimi keshilltaresh, pra atyre te LSI.

Shkalla e korruptimit politik nga administrata.

Marredhenia e bashkise me mediat.

Numri i militanteve gjoja protestues te shkallen e bashkise.

Paaftesia e opozites per veprim politik.

Etj. dukuri jo ekonomike.

E kuptoni o njerez se ne cfare derexhejeje ka arritur menaxhimimi i hapesira et urbane???

Ekonomia dhe administrimi nuk percaktohen nga nevojat tona, nuk drejtohet nga logjika ekonomike, por thjesht nga trafiqet e influencave politike dhe nga humori i individeve qe as i njohim as na njohin, as i kemi zgjedhur as na perfaqesojne.

Por, vazhdoni flini, beni gjumin e vapes dhe blini ujin ne dyqan se ai eshte çmimi i vertete i ujit qe na kane hedhur si dush i ftohte mbi koke kryetaret e bashkive ne keto njezet vjet.

Flini dhe votoni me gurmazin te thare nga etja!

Nuk keni uje? Pini coca cola!

Fazlliç! Ka ikur koha e Popoviçëve dhe Mugoshëve! – Nga Hysen Arapi

Sipas disa mediave serbo boshnjaku Fazlliç qenka shprehur se fitorja e Bashes ne krye te Pd qenka si fitorja ne Korene Veriut dhe se Pd duhet te prehet ne paqe!

Fazlliç ! Ka ikur koha e Popoviçeve dhe Mugosheve!

Shqiptaret jane te lire ti zgjedhin vete udheheqesit e tyre politike! Ti dhe gjithe viçet , içet apo kerriçet qe mendojne si ti vafshi ne djall!

Prof.Përparim Kabo: Që të rinjtë të mos e lënë Atdheun ata duan si vila juaj në Lalz zoti President!

Prof.Dr. Përparim Kabo ka reaguar në rrjetin social në lidhje me zgjedhjen dhe fjalimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ja si shkruan Prof.Kabo, një nga mendjet elitare të paktat që kanë mbetur në Shqipëri:

“Që të rinjt dhe fëmijët të mos e lënë atdheun ata duan si vila juaj në Lalz…

zoti President…a e bëni dot ?…”

Dhe më poshtë:

“Nga sonte nis një histori tragjike…komike apo të dyja…”

Romeo Gurakuqi: E gjithë media nën kontroll!

Historiani i mirënjohur dhe deputeti i PD Prof.Dr. Romeo Gurakuqi shkruan në rrjetin social:

“E gjithe media nen kontroll,

per te heshtur,

per te dhene vetem imazhin e nje vendi te lumtur,

me protokoll shteterore korrekt,

te rinovuar per epoken e re presidenciale,

epoke ne te cilen e gjithe klasa politike eshte e njesuar dhe e bashkuar ne pranimin e ndryshimit.”

Tani ktheje timonin djathtas z. Basha! – Nga Hysen Arapi

Asnjehere nuk kam dyshuar ne rikonfirmimin si kryetar te Pd te Lulzim Bashes,per aresyen thjeshte se ashtu si rreth gjysem milioni shqiptare besova ne idete dhe programin e tij konkret te hartuar me ekspertize gjermane. Cuditerisht gjate fushates nuk u kontestua ky program, por rezultati nuk ishte ai qe te gjithe ne deshem e prisnim. Pikerisht ketu besoj se z. Basha do te filloje analizen e thelle te zgjedhjeve qe kaluan, por nese do te mund ti jepja nje keshille fare modeste z. Basha do ti thoja: Ktheje timonin djathtas, ndiq shembullin qe ndoqen paraardhesit tuaj ne vitet 90- 92. Drejtoju te rinjve dhe shtresave te margjinalizuara nga regjimi komunist, me perulesi, me zemer ne dore ashtu sic duhet te jete lideri i kohes se sotme. Drejtoju intelektualeve, ushtarakeve , punetoreve qe mezi nxjerrin buken e gojes. Refuzo oligarket , interesaxhinjte, mafiozet e lidhur me politiken. Bashko vullnetet e sinqerta sepse ne fund te fundit vete partia eshte bashkim vullnetar dhe mbaji larg ata qe treguan se para privilegjeve te tyre nuk ndalen para asgjeje . Kontrata juaj eshte me qytetaret shqiptare dhe me anetaret e mrekullueshem te PD ! Suksese i nderuar Kryetar!