VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Marie Collins largohet nga Komisioni i Papës për abuzim seksual të fëmijëve

By | March 2, 2017

Komentet

Më 24 maj 1937 lindi Serafin Fanko, aktor dhe regjisor i shquar shqiptar

Serafin Fanko (Shkodra, 24 maj 1937 – 29 shtator 2007), ishte një aktor dhe regjisor shqiptar i nderuar me titullin Artist i Popullit.

Biografia

U lind në Shkodër, i biri i Nikolla Fankos dhe Milicës së Serafin Bellkos. Asokohe i ati ishte kapiten i ushtrisë së Mbretërisë Shqiptare me shërbim në Shkodër dhe me pushtimin italian mbajti qëndrim antifashist, arsye për të cilën u vra më 1943 nga vullnetarë mirditorë.[1] Serafini kaloi një fëmijëri tragjike, ndër vitet 1946-1948 së bashku me të motrën jetuan në jetimore deri kur i mori e gjyshja dhe jetuan me të.[2]

Serafin Fanko studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Pragë dhe në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Filmi i tij i parë është “Fije që priten”. Më pas shkëlqeu në vitin 1977, me filmin “Gunat mbi tela” ku luante një nga rolet e mbretërisë së Savojës. Vitet e fundit spikati si regjisor dramash.

Mirënjohjet

Është nderuar me titullin “Artist i Popullit”

Filmografia

  • Emblema e dikurshme (film) – (1976)
  • Fije që priten – (1976) …. Klarku
  • Shembja e idhujve – (1977) …. Frat Engjëlli
  • Gunat mbi tela – (1977) ….
  • Ditët që sollën pranverën – (1979)
  • Yjet mbi Drin – (1979) …. Lulzimi
  • Qortimet e vjeshtës – (1981) …. Profesor Samiu
  • Vendimi – (1984) …. Filipi
  • Pranvera s’erdhi vetem – (1988) …. Profesori

Referimet

  1. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. ff. 195–196. ISBN 9789928440358.
  2. ^ Xhahid Bushati (2019). Teatri “Migjeni, kujtesa e një qyteti. Tiranë: Albas. f. 203. ISBN 9789928300904.

Më 24 maj 1543 u nda nga jeta Nikolla Koperniku, një nga astronomët më të shquar evropianë

Nikolaus Kopernikus (Koperniku), polonisht: Mikołaj Kopernik (lindi me 19 shkurt 1473 ne Thorn (sqt.: Torn) Poloni dhe vdiq me 24 maj 1543 në Frauenburg) u bë njëri nga astronomët më të shquar evropianë me teorinë e tij të lëvizjës së planetëve nëpër orbita rreth diellit. Me zbulimet e tij ai krijoi një botëkuptim të ri pas mesjetar. Përveç kësaj ai ishte astrolog, astronom, jurist, fizikant, diplomat, ekonomist matematikan, mjek, qeveritar dhe ushtarak.

Kombësia e Kopernikut që nga shekulli i 19 u bë shkak për shumë kundërshtime të ashpra. Një gje por është e qartë se ai ishte ose polak, ose gjerman. Kjo gjë pasqyrohet në emrin e tij. Në gjermanisht ai quhet përgjithsisht Nikolaus Kopernikus, për shkak të versionit të latinizuar Copernicus nga mbiemri Koppernigk. Polonisht ai quhet Mikołaj Kopernik. Koperniku ishte biri i një gruaje gjermane, kombësia e të atit është e paqartë. Qyteti i tij i lindjes Torn pak kohë pas lindjes së tij kaloi nën sundimin e mbretit polak, kështu që ai formalisht njihet si polak.

Jeta

Koperniku, biri i një tregtari, lindi më 1473 në Poloni në qytetin Torni. Në Krakov dhe shumë universitete ai studioi matematikën, astronominë, teologjinë, drejtësinë dhe mjekësinë. Që nga viti 1512 derisa vdiq, më 1543, jetoi në Frauenburg, një qytet i vogëlth në Prusinë Lindore, ku u emërua kanonik në katedrale. Koperniku në fakt është specialist i së drejtës kanunore, disiplinë në të cilën arriti gradën doktor. Puna si kanonik në katedrale i plotësonte nevojat ekonomike, kështu që mund t’u kushtohej hulumtimeve shkencore të trupave qiellorë. Astronomia ishte disiplina e preferuar e tij. Pozicioni gjeografik i Frauenburgut, që ndodhej në bregdet, e favorizonte punën ajgëtuese të tij. Kopereniku e vendosi observatorin dhe vendbanimin në një nga kullat mbrojtëse të bregut. Instrumentat e tij ishin shumë të thjeshtë, por më i madhi i vazhduesve të veprës së tij, Tiho Brahe, ishte më i lumturi i njerëzve kur i ofruan një të tillë.

Koperniku ishte më shumë teoricien se vrojtues. Ndihmesa e tij në astronomi, që është një ndihmesë mjaft e madhe, qëndron në një teori:në kundërshtim me idetë e pranuara deri atëherë, nuk është kupa qiellore që bën një rrotullim të përditshëm përreth tokës, por është toka që rrotullohet rreth boshtit të saj imagjinar, dhe përshkon në të njëjtën kohë një rrotullim rreth diellit. Koperniku arriti në këtë përfundim pasi studioi astronomët grekë e arabë, por edhe nga vrojtimet vetjake. Toka nuk është qendra e universit, por një nga planetet që rrotullohen rreth diellit. Kjo frazë e thjeshtë e thjeshtë është parimi themelor i “pikëpamjes kopernikiane për një nga miliona trupat e tjerë qiellorë. Koperniku në përfundimet e tij arriti pas shumë fakteve shkencore, por do të duhej të vinte gjysma e shekullit XIX për ta provuar atë përfundimisht.

Sot ende, anipse Koperniku vërtetoi që kjo nuk ishte e vërtetë, ne themi “ngritja”, apo “ulja” e diellit në fillim dhe në fund të ditës.

Zigmund Frojd, në një nga veprat e tij, thotë se gjatë rrjedhës së kohëve, shkenca i ka dhënë dy goditje krusmuese mendimit naiv që njeriu kishte për vlerat e tij: herën e parë, kur Koperniku nuk e pranoi tokën si qendrën e universit dhe e dyta kur Darvini provoi t’i heqë njeriut pozicionin e privilegjuar që besonte se zinte përballë botës së kafshëve. Përpara Kopernikut mendohej se dielli dhe yjet iahin krijuar në funksion të tokës dhe toka në funksion të njeriut. Kur ai shpalli se universi nuk rrotullohej rreth planetit tonë, vetëdija njerëzore pësoi një trandje shungulluese. Koperniku pati një ndikim aq revolucionar në botëkuptimin që njerëzit kishin për botën, sa vetëm bashkëkohësi i tij, Kristofor Kolombi, mund të mendohej se kishte arritur një lavdi të atillë. (Wikipedia)

Në vend të ngushëllimit për Profesorin e nderuar dhe shumë të respektuar Masar Rizvanollin – Nga Hysen Ibrahimi

 

 

Në vend të ngushëllimit për Profesorin e nderuar dhe shumë të respektuar Masar Rizvanollin, i cili ndërroi jetë me 21 maj 2020, po japim intervistën e tij, e realizuar ne vitin 2014 dhe 2016 me këtë titull:

 

TRADICIONALISHT, MËRGATA SHQIPTARE KA KONTRIBUAR SHUMË NË RUAJTJEN E VETËDIJES KOMBËTARE[1]

 

Kështu u shpreh Prof. dr. Masar Rizvanolli gjatë intervistës së tij, e realizuar nga Mone Sadiku Juniku më 8 dhjetor 2014 dhe Hysen Ibrahimi e Migena Arllati më 2 korrik 2016

Transkriptoi: Liridona Ibrahimi

 

Një intervistë me Prof. dr. Masar Rizvanollin ishte zhvilluar në vitin 2015, nga znj. Mone Sadiku Juniku, anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

 

Masar Riza Rizvanolli ka lindur në Gjakovë, më 24 maj 1933. Familja e tij fillimisht ka jetuar në Kukës, në kohën e Jugosllavisë së vjetër, kohë kur edhe shumë familje të tjera gjakovare kanë jetuar në Kukës. Pas marrëveshjes së Londrës kur u formua shteti shqiptar, Gjakova mbeti nën Serbi dhe kështu disa nga këto familje kanë mbetur atje.

Babai i Masar Rizvanollit, Riza Rizvanolli ka pasur të kryer shkollën në gjuhën shqipe, shkollë që është formuar në vitin 1915 në Gjakovë. Nëna e prof. Rizvanollit, Fitnete Rizvanolli, rridhte nga një familje intelektuale.

Prof. Masar Rizvanolli, shkollën fillore e ka filluar në Kukës. Mësuesi i tij i parë ishte Ejup Binaku i cili ishte gjakovar dhe një patriot i madh. Mësuesi Ejup Binaku kishte qenë udhëheqës ushtarak i Gani Kryeziut, i cili kishte jetuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjakova për dallim nga qytetet e tjera, ka qenë i vetmi vend që ka pasur dy lëvizje antifashiste: Lëvizja Antifashiste Komuniste dhe Lëvizja Antifashiste Demokratike. Baza e këtyre dy lëvizjeve ka qenë te beglerët në Gjakovë. Prof. Masar Rizvanolli na thotë në rrëfimin e tij se në vitin 1940, i ati Riza Rizvanolli vendosi të kthehej bashkë me fëmijët e tij në Gjakovë, kurse vëllezërit e tij vazhduan të jetojnë në Kukës. Pra, në vitin1940 janë kthyer në Gjakovë dhe sot e asaj dite jetojnë aty. Prof. Rizvanolli prej se është kthyer nga Kukësi ka jetuar me gjyshen e tij znj. Nurije Vokshi (motra e Sabrije Vokshit, e quajtur Bije). Prof. Rizvanolli tregon se si në kohën e Enver Hoxhës kanë qenë dy personalitete të respektuara: Nënë Bija dhe Babë Muslimi (Muslim Peza).

Gjyshi i Prof. Masar Rizvanollit ishte hoxhë dhe ai nuk lejoi që nipi i tij të shkojë në shkollën e shkaut, sepse ndërkohë kishte filluar Lufta e Dytë Botërore dhe kështu Prof. Rizvanolli filloi shkollën në mejtep (shkollë fillore, ku jepej edhe mësimi i fesë për besimtarët myslimanë).

Prof. Rizvanolli është gjenerata e parë e shkollës normale në vitin 1952 në Gjakovë, me mësues Nijazi Agastrën. Prof. Rizvanolli kujton edhe shokët e shoqet e shkollës normale, siç janë: Agim Gjakova, Besim Rizvanolli, Ismet Kënduesi, Sefedin Dallti, Jashar Bajraktari, gruan e Aqif Shehut e cila tashmë është e ndjerë etj. Tri klasë i ka kryer në shkollën “Sylejman Vokshi”, një klasë e ka kryer në shtëpinë e Beglerëve në Gjakovë (te ura e Ali Pashës). Mësuesit që e kanë mësuar atëherë kanë qenë Xhevdet Shehu, Sani Hoxha (vëllau i Fadil Hoxhës) dhe një mësuese Leposava Gjurbabe. Prof. Rizvanolli me lot në sy e kujton kohën kur ishte nxënës dhe kur si të gjithë nxënësit e tjerë në fillim ikte nga shkolla dhe shkonte në shtëpi, e mësuesja Gjurbabe ka shkuar dhe e  ka marrë. Gjergj Martini ka qenë një mësues i Ballit Kombëtar, njeri shumë autoritativ i cili është pushkatuar. Gjergj Martini nuk  i ka dhënë mësim Prof. Rizvanollit por i ka përgatitur nxënësit për festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit kombëtar.

Është interesante të ceket se në shtëpinë e Bijës së Vokshit, Qemal Stafa me Ymer Pulën ishin të parët që morën iniciativën për të themeluar Lidhjen Komuniste Shqiptare të atëhershme (me shpresë se ky sistem  do t’i shërbente kombit Shqiptar).

Prof. Rizvanolli tregon se si gjyshja e tij (me të cilën ka jetuar) i ka treguar shumë përralla të cilat i kishte mësuar nga halla e saj e cila ka qenë motra e Sylejman Vokshit. Përrallat ua kishte lexuar nga librat sepse kishte qenë nxënëse e medresesë në Prizren. Medreseja ka qenë 12 vjeçare, atëherë institucioni më i lartë arsimor sepse në Gjakovë s’ka pas medrese për femra.

Libri i parë të cilin e ka lexuar Prof. Rizvanolli është libri i Faik Konicës me titull “Nën hijen e Hurmave”. Të njëjtat përralla që i ka lexuar në këtë libër, ia kishte treguar edhe gjyshja. Dhe këtu Prof. Rizvanolli bën një ndërlidhje se si motra e Sylejman Vokshit, në kohën e Sylejmanit (diku nga shek. XIX) ka ditur shkrim – lexim sepse e ka kryer medresenë, përderisa gjyshja dhe nëna e tij kanë qenë analfabete.

Shkolla normale në Gjakovë është hapur në vitin 1946 me drejtor Beqir Kastrati me origjinë nga Peja, i cili ka merita shumë të mëdha për arsimin shqip. Mësues të kësaj shkolle kanë qenë: Hasan Vokshi, Dhimitër Fullani, Ibrahim Zherka, Nebil Dino etj.

Pas normales, Prof. Masar bashkë me shokun e tij Alush Dushin, pasi nuk kishin të drejtë të shkonin për të vazhduar shkollimin në Beograd, shkojnë në Shkup mirëpo pas dy jave atje u thanë se nuk kemi vend ndaj kthehuni në vendin tuaj.

Në vitin 1952, gjenerata e parë e shkollës Normale morën vendimet e punës në të cilin shënohej se në cilin vend do të punonin. Prof. Masari u caktua të punojë si mësues në Shtime, në shkollën “Emin Duraku”. Në Lipjan u caktua Din Mehmeti me Agim Gjakovën, kurse të tjerët në qytete të tjera.

 

Fuat Rizvanolli (djali i axhës së Masarit) është doktori i parë i shkencave të matematikës në Kosovë. Ai ka themeluar Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik.

 

Masar Rizvanolli bashkë me Kadri Kusarin konkuruan në Katedrën e Albanologjisë, mirëpo nuk i pranuan sepse ishte kusht që duhet të kenë të kaluar edhe provimin e gjuhës latine. Pas një kohe, ky kusht ishte hequr dhe Kadri Kusari shkon në albanologji kurse Masar Rizvanolli shkon në katedrën e historisë, për të vazhduar aty deri në semestrin e dytë, e pastaj shkon në Beograd.

 

Masar Rizvanolli studion dhe diplomon në Universitetin e Beogradit, në degën e Historisë në vitin 1959.

Me t’u kthyer në vendlindje, në vitin 1959 i përkushtohet veprimtarisë arsimore, duke punuar në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë (në atë kohë njihej si gjimnazi më i fortë në tërë Jugosllavinë). Ai mbante mësim edhe në shkollën e Amvisërisë dhe në shkollën Teknike të tekstilit në Gjakovë. Aty ligjëronte lëndët: histori, ekonomi politike dhe ndërtim shteti.

 

Masar Rizvanolli ka marrë bursë në vitin e tretë, në vitin e parë dhe të dytë nuk kishte marrë sepse e quanin reaksionar pasi kishte teze Bijën e Vokshit. Asim Blyta (shef i Sekretariatit  për Punë të Brendshme në Gjakovë) pas “Plenumit të Brioneve”, i kishte dhënë bursë nga rrethi i Mitrovicës me kryetar Ymer Pulën.

Prof. Rizvanolli tregon se si gjyshja e tij për Gjakovë ka qenë e vetmja çifligare[2] e cila ka pas tokë sepse i ka takuar me ligj. Sipas tij, Bijën e Vokshit e ka mbajt Esat Mekuli, Xeladin Deda që ka qenë mjek, Hajdar Jakupi, dhe gruaja e Vehap Shitës. Të gjithë këta i kanë dërguar të holla. Sabrije Vokshi (e bija e Vokshit) ka vdekur në vitin 1984. Bija e Vokshit nuk ka treguar se kush e mban, por ka thënë se e mban e motra e cila ishte gjyshja e Masar Rizvanollit, e që ky i fundit jetonte me të. Kjo deklaratë e Bijës së Vokshit, i kishte nxjerrur problem Masar Rizvanollit pasi që për këtë arsye nuk i jepnin bursën deri në vitin e tretë.

Prof. Masar Rizvanolli veçohet si njeri ambicioz dhe i papërtueshëm. Ai ishte një ndër të parët që vazhdoi studimet pasuniversitare. Ndërkohë, kishte konkuruar në revistën “Përparimi” dhe ishte pranuar në stafin e saj. Ende pa filluar punën, atij i kërkohet nga komuna e Gjakovës të mos e pranojë atë pozitë. Ishte viti 1960 – 61 kur Qamil Xuna (kryetar i komunës së Gjakovës) e thërret Masar Rizvanollin dhe i thotë pse po na lëshon gjimnazin, kush do të na i mësojë fëmijët tanë dhe e siguron se do ta dërgojnë në shkallën e tretë. Një ditë, Skender Hasimja (nip i Emin Durakut), arkitekti i parë dhe profesor universitar me të cilin Masar Rizvanolli kishte qenë shok dhome në Beograd,  ia uron faktin që po shkon në studimet e shkallës së tretë. Prof. Rizvanolli nuk e beson. Sapo kishte filluar viti shkollor dhe kishte ardhur Kolë Shiroka, ministër i Arsimit për Serbi. Ai e dërgon Rizvanollin në studime të shkallës së tretë. Prof. Rizvanolli tregon se atje e kanë trajtuar shumë mirë dhe e kanë paguar tri më herë më shumë se sa në Gjimnaz.

Prof. Rizvanolli, në shkallën e tretë,  mentor kishte Vaso Ҫubriloviçin pasi e ka pasur temën: “Historia e popujve të Jugosllavisë, koha e re – Krahinat Lindore nën Perandorinë Osmane Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe nën Perandorinë Absburge Sllovenia dhe Kroacia. Në këtë drejtim Masar Rizvanolli ka qenë bashkë me një angleze e cila kishte qenë një bëmirëse që ka jetuar në Kroaci e Slloveni sikur Mary Edith Durham. Ajo kish pasur temën “Miss Erby”, kurse Masar Rizvanolli kishte temën “Sistemi i Timarit[3] në Kosovë”. Mirëpo Vaso Ҫubriloviçi i kishte caktuar për mentor Hasim Shabanoviçin i cili ka qenë osmanisti më i madh në ish Jugosllavi, studiues me famë botërore. Ai i kishte dhënë mësim Masar Rizvanollit sa ishte student në Beograd. Disa emra të tjerë të cilët i kanë ligjëruar Masar Rizvanollit gjatë studimeve ishin edhe Vaso Ҫubriloviçi, Viktor …, Radovan Samargjiç, Hasim Shabanoviçin etj. Masar Rizvanolli tregon se sa ishte student në Beograd, në katër semestra nuk kishte mësuar histori por vetëm lëndë ndihmëse të historisë, siç janë: paelografia[4], latinishtja, greqishtja e vjetër, sllavishtja dhe osmanishtja.

 

Masar Rizvanolli ka qenë studenti i vetëm shqiptar i cili i ka marrë temat nga historia shqiptare sepse në vend të diplomës ka pasur për t’i bërë dy tema shkencore, njërën nga historia e popullit të Jugosllavisë dhe tjetrën nga historia e përgjithshme. Vaso Ҫubriloviçi ia cakton për temë: “Lidhjen e Prizrenit”. Pas shumë shfletimeve e hulumtimeve që bën, si entuziast që ishte, Rizvanolli e sheh se që të gjithë shkruajnë se Lidhja e Prizrenit është vegël e Perandorisë Osmane. Kështu shkon te Prof. Ҫubriloviçi dhe i thotë se nuk mundem ta përgatis këtë temë sepse nuk kishte material shqip. Ai i jep rekomandimin që të shkojë në Bibliotekën e Fakultetit Filozofik dhe aty ia jep në shfrytëzim krejt botimet e Shqipërisë. Aty, tregon Prof. Rizvanolli, e kam njohur për herë të parë Mark Krasniqin dhe Kadri Halimin.

 

Në vitin 1937, Vaso Ҫubriloviçi kishte shkruar një projekt për zhdukjen e shqiptarëve. Këtë fakt, Masar Rizvanollit ia tregojnë Mark Krasniqi dhe Kadri Halimi në një takim të rastësishëm sepse ai deri atëherë nuk e kishte ditur. Por për këtë projekt, Ҫubriloviçi kishte thënë se mund ta lejojnë për lexim vetëm pasi të vdiste ai.

Dhe kur Masar Rizvanolli në njërën prej ligjëratave ia tregon Prof. Ҫubriloviçit ato që kishte lexuar, ky i fundit ia kthen që nuk është ashtu siç i ke lexuar, mirëpo Rizvanolli ia demanton duke i dhënë fakte nga Pashko Vasa, nga Sejfulla Malisheva etj., dhe e lë pa fjalë Ҫubriloviçin. Në këto argumentime, Zekerja Cana ngritet dhe e ndihmon Prof. Masar Rizvanollin me fakte të tjera.

Masar Rizvanolli doktoraturën e përfundoi në vitin 1990, një temë mjaft voluminoze me rreth 600 faqe.

Shkolla e parë shqipe në Gjakovë është hapur në fund të vitit 1914. Kontribuesit e kësaj shkolle kanë qenë: Qazim Bakalli, Ibrahim Fehmiu, Sali Morina, Nimon Ferizi (që të gjithë gjakovarë). Objekti i kësaj shkolle edhe sot ekziston në mejtepin Ruzhdije[5]. Ka qenë edhe Ibrahim Kolqi në Pejë, Abdullah Hadri në Vushtri, Muharrem Domi në Cërmjan (fshat i Gjakovës), të gjitha këto në vitin 1915. Murat Muhaxhiri Gjakova ka dhënë një kontribut të madh për shkollën e parë shqipe në Gjakovë. Vepra e Pjetër Bogdanit “Ҫetta e Profetëve”, botimi i vitit 1492 në Venedik, ka qenë deri vonë në Gjakovë në shtëpinë e hoxhës. Në Gjakovë është edhe vepra “Enciklopedi” e Sami Frashërit, në shtëpinë e Xhelal Pulës. Tre profesorë të medresesë kanë dhënë mësim në Fakultetin Fate të Stambollit: Hasan Efendi Shllaku, Masar Lluka dhe Tahir Efendi Boshnjaku.

 

Jani Vretoja thotë që intelektuali më i madh në Stamboll ka qenë Tahir Efendi Boshnjaku. Ky ka shkruar veprën “Emni Vehbije” në gjuhën shqipe. Më 1907, Xhafer Kolonja në Shoqërinë e Sofjes, ka bërë deskriptimin e saj në alfabetin e Stambollit.

 

Në atë kohë nuk ka pasur femra në shkollën shqipe, ndërsa në mejtepe po. Nivelet e fillores në atë kohë janë ndarë kështu: Elifi (klasa e parë), omja (klasa e dytë), tebarja (klasa e tretë) dhe musafi (klasa e katërt). Tash së voni, Nehat Krasniqi i ka gjetur disa dokumente në teqen e Sheh Banit në të cilat shihet se kush e ka hapur shkollën.

Shkolla e parë shqipe ka zgjatur katër vite: 1914 – 1918. Kur hyri Jugosllavia e vjetër, ajo u mbyll. Në këtë shkollë është shkruajtur arabisht, mirëpo është folur shqip. Tahir effendi Boshnjaku ka shkruar me gjuhën osmanishte, e cila ka qenë gjuhë shumë e vështirë me dhjetë alfabete.

 

Në shkollën e parë shqipe, në fillim kanë qenë 30 – 40 nxënës për klasë, sistemi ka qenë nga klasa 1 – 5, e më vonë u kthye në katër klasë sepse u bë tetëvjeçarja.

Në Gjakovë, myslimanë dhe të krishterë kanë punuar së bashku dhe nuk e kanë pasur paragjykim fenë.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka luftuar për mbrojtjen e të gjitha tokave shqiptare, edhe sanxhaku i Novi Pazarit ka qenë me shqiptarë.

Tradicionalisht, mërgata shqiptare ka kontribuuar shumë në ruajtjen e vetëdijes kombëtare. Janë mërgimtarët, duke filluar nga Kajro ku ka qenë Ҫajupi, ata në Bukuresht e në Sofje, dhe pas 1912-ës edhe mërgata në Amerikë me në krye Fan Nolin, që nuk janë ndalur së punuari për shqiptarët.

Iniciativa për Lidhjen e Prizrenit është mënyra më e mirë e organizimit të popullit shqiptar. Ajo ka filluar prej Komitetit të Stambollit për mbrojtjen kombëtare shqiptare me kryetar Abdyl Frashërin. Në Enciklopedinë Botërore thuhet për Sami Frashërin “themelues i gjuhës dhe letërsisë moderne turke”. Veprën “Besa”, Sami Frashëri e ka shkruar në turqisht dhe Abdyl Kolonja e ka përkthyer në gjuhën shqipe. Mandej për t’u përmendur është edhe vepra “7 mrekullitë e botës” e arkitektit me origjinë shqiptare Nimar Sinani, të cilin e vrau princi indian në mënyrë që të mos shfrytëzohet si model nga dikush tjetër.

Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani” i bën përshtypje Masar Rizvanollit dhe i vjen shumë mirë për botimet e kësaj shoqate. Ai ka një vërejtje që lidhet me zvogëlimin e numrit të faqeve të librave dhe këshillon që të vazhdojnë me këtë mision. Mes të tjerash ai thekson se shqiptarët që jetojnë brenda trojeve shqiptare nuk iu kanë dhënë sa duhet rëndësi shqiptarëve të diasporës. Shoqata për kthimin e shqiptarëve (me kryetar Jahja Llukën) ka qenë e para që ka bërë thirrje për formimin e ministrisë së mërgatës.

 

Një ndër aktivitetet me të cilin mburret prof. Rizvanolli është anëtarësia e tij në Shoqatën për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e tyre. Plot 38 autobusë janë nisur nga pallati i shtypit dhe kanë dalë bashkë me Esat Stavilecin, Pajazit Nushin e shumë të tjerë  e iu kanë folur popullatës. Populli shqiptar, thotë profesor Rizvanolli, në botën antike ishte populli më i madh për nga territori. Në dokumentet antike, shënohen 70 fise ilire që kanë pasur një territor kompakt. Edhe kufinjtë kanë qenë natyrorë, e jo si janë tani; veriu ka qenë Danubi e Sava, në lindje ka qenë Morava deri të malet Vranos në Greqi, në perëndim deti Adriatik. Në kohën e Skënderbeut, ¼ e popullit shqiptar janë shpërngulur në Itali, pra është fjala për arbëreshët e Italisë.

Prof. Rizvanolli tregon edhe se si janë organizuar për të sjellë eshtrat e Isa Boletinit. Ai thotë se bashkë me Pajazit Nushin dhe Jahja Llukën, kanë shkuar në Mitrovicë te kryetari i LDK-së në atë kohë Latif Berisha. Në atë kohë Pajazit Nushi ka qenë nënkryeministër, dhe disa herë i ka kërkuar eshtrat zyrtarisht, por edhe pse i kanë premtuar, ata kurrë s’e kanë realizuar sepse, siç thotë profesori, ata e kanë vrarë vetë. Pra, në këtë ekip kanë qenë: Masar Rizvanolli, Pajazit Nushi, Jahja Lluka, Latif Berisha dhe Asllan Murati – Mulla Asllani (i cili kishte qenë nxënës i prof. Masar Rizvanollit). Masar Rizvanolli propozon që ta marrin edhe babain e Edi Shukriut – Muhamet Shukriun i cili kishte qenë drejtor i Entit për Monumente të Prizrenit dhe e njihte shumë më mirë vendin. Pastaj, Muhamet Shukriu bisedon me presidentin Dr. Ibrahim Rugova dhe shkon i nxjerr eshtrat dhe kthehet drejt e te Masar Rizvanolli që ta informojë se ku i ka fshehur, por ky i fundit e drejton të shkojë te Pajazit Nushi të cilin nuk e gjen aty, e atëherë shkon dhe ia jep eshtrat Mulla Asllanit i cili po ashtu ka merita të mëdha.

 

Prof. Rizvanolli tregon se si fëmijë e ka ditur nga gjyshi i tij edhe varrin e Sylejman Vokshit. Kur është bërë njëri nga përvjetorët e Lidhjes së Prizrenit, ku kryetar i komisionit ishte Pajazit Nushi, ai e kishte pyetur Masar Rizvanollin se ku e ka varrin Sylejman Vokshi, dhe ky ia tregon. Ka ardhur hungarezi i cili ka zbuluar se kryetari i Lidhjes së Prizrenit, Ymer Prizreni, ka vdekur prej goditjes.

 

Mesazhi i Masar Rizvanollit për mërgimtarët është që të mos e harrojnë kurrë vendlindjen. Prej gjitha të mirave që mërgata i ka bërë, sipas tij e ka edhe një të keqe: na ka mbjellur ndjenjën e dembelisë, në veçanti në fshatra sepse duke iu ndihmuar mërgimtarët, ata kanë pasur mjaftueshëm dhe kështu kanë krijuar një komoditet e iu kanë mbetur tokat pa punuar. Prof. Rizvanolli thotë se është më mirë që në vend të parave të gatshme për harxhim, ata t’u dërgojnë mjete për të investuar në bujqësi, ose për të ndërtuar ferma etj.

”Atdheu duhet duke i bërë njerëzit të punojnë për të!”, përfundon i nderuari Prof. Masar Rizvanolli.

[1] ”Thesar Kombëtar…”, vëllimi nr. 7, faqe 527, Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë

”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Prishtinë, 2017

 

[2]1.Pronar i madh tokash, që i punon këto duke shfrytëzuar bujqit, pronar çifligjesh (në vendet me marrëdhënie feudale në prodhim; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Çifligar i madh (i vogël). Çifligarët e pasur. Tokat e çifligarëve. Përmbysja e çifligarëve. Iku koha e çifligarëve.

  1. keq. Ai që shfrytëzon dhe merr nëpër këmbë të drejtat e të tjerëve, ai që sillet me egërsi e me përbuzje ndaj njerëzve të thjeshtë, ashtu si përfaqësuesit e klasës feudale. Çifligar i ri.

[3]Pronë shoqërore, toka ka qenë pronë e shtetit dhe ajo tokëështë nda në timare, zijamete dhe në hase . Timaret kanë qenë toka që kanë prodhuar 19999 akçe (njësi monetare). Zijametet kanë prodhuar 20000 deri 100000 akçe.

[4]Paeolgrafia – shkrim i vjetër.

[5]Fjalë turke që dmth gjimnazi i ulët.  Ruzh-dije ka qenë niveli ma i ulët pastaj vjen ipti-daije dhe ida-dije. Gjakova nuk i ka pas këto dy nivele tjera.

“As televizor nuk kishim, babai shkonte për të parë filmat te…”- Historia e panjohur e Sandër Prosit, kollosit të teatrit

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e aktorit Sandër Prosit, i konsideruar si një nga kollosët më të mëdhenj të skenës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Memorie.al shkruan se Prosi që në rininë e tij, përveç punës që bënte në klinikën stomatologjike të vëllait të tij ku shkonte shpesh për ta ndihmuar, ai kishte prirje e pasion për muzikën dhe luante bukur në kitarë, violinë, apo këndonte bukur në korin e Kishës Orthodokse në Tiranë, bashke me shokun e tij të ngushtë, Prokop Mima.

Angazhimi i tyre si “aktorë” duke interpretuar në pjesën “Vilhelm Tel” që vunë në skenë shokët e tyre më të vegjel të gjimnazit të Tiranës në vitin 1943, gjë e cila do të sillte më pas arrestimin e tyre nga komunistët në nëntorin e ’44-ës, duke u akuzuar si pjestarë të rinisë nacionaliste të Ballit Kombëtar. Dëshmitë e rralla të aktorit të ndjerë Rikard Ljarja për mikun dhe kolegun e tij, si dhe të birit, Aristidhit, i cili hedh dritë mbi disa anë të panjohura të babait të tij: nga përgatitja e roleve, jeta e thjeshtë familjare, miqtë dhe kolegët me të cilët shoqërohej, e deri te pasionet dhe hobet e tij.

Ka qënë 24 marsi i vitit 1985, kur në një nga sheshet e xhirimit të filmit “Pranverë e Hidhur”, të Kinostudios “Shqipëria e Re”, skenat e të cilit po përgatiteshin në plazhin e Durrësit, humbi jetën nga një aksident fatal, Sandër Prosi, një nga aktorët më të famshëm të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Po cila ishte e kaluara e Sandër Prosit, ku kishte studiuar ai dhe si mundi që të bëhej një nga yjet e teatrit dhe filmit shqiptar?

Familja Prosi

Sandër Prosi u lind në 6 janar të vitit 1920 në Shkodër, ku nëna e tij, Aspasia, kishte shkuar për të qëndruar për pak kohë në familjen e saj. Sandri ishte fëmija i fundit i Jovan Prosit, nga tre djem dhe tre vajza që kishte ajo familje e vjetër tiranase me origjinë vllehe dhe kur lindi Sandri, familja e tij banonte në një shtëpi të vjetër në rrugën e “Barrikadave”. Jovan Prosi, u kujdes që t’u jepte fëmijëve një arsimim sa më të mirë. Kështu Kleanthi, vëllai i madh i Sandrit, u diplomua për stomatologji dhe pas diplomimit ai hapi një klinikë private diku afër “Pazarit të Ri” në Tiranë. Pas Kleanthit, po në të njëjtin profesion studio edhe i vëllai tjetër, Aristidhi, por ai nuk pati fatin të jetonte gjatë dhe vdiq në Tiranë në moshën 30 vjeçare, pasi ishte kuruar në një nga klinikat e Zvicrës. Vdekjen e Aristidhit, familja e përjetoi dyfish pasi të gjithë ata mbaheshin me të ardhurat e klinikës së Kleanthit dhe Arstidhit. Kur Sandri ishte në vitin e fundit të gjimnazit të shtetit në Tiranë, shpesh herë shkonte tek klinika dhe punonte, duke zëvëndësuar vëllain e madh, i cili shkonte në Bukuresht për të takuar të afërmit e familjes së tyre.

Pasioni i tij, muzika.

Ndonëse fëmijët e Jovan Prosit ishin të dhënë të gjithë pas profesionit të stomatologut, Sandri i vogël bënte dallim nga ata, pasi që kur ishte në bangat e shkollës fillore, shfaqi prirje për muzikën. Këtë pasion i’a ushqeu dhe babai i tij, i cili merrte leksione violine nga mjeshtri i madh, Ludovik Naraçi. Sandri studioi disa vite edhe instrumentat e fizarmonikës dhe kitares, madje aty nga fundi i viteve ‘30, ai mori vëndin e parë në një konkurs violine të organizuar nga Ministria e Arsimit e Kulturës së asaj kohe. Përveç muzikës, ai ishte i dhënë shumë edhe mbas kinematografisë botërore dhe asokohe ai mbildhte foto të ndryshme revistash të filmave italianë duke i koleksionuar ato. Pas mbarimit të gjimnazit në vitin 1938, Sandri mundi të përfitojë një bursë nga qeveria e Zogut, për të studiuar për stomatologji në një nga universitetet e Vjenës. Në kryeqytetin austriak, ai studio për dy vite, dhe më pas atij i’u ndërpre bursa pas pushtimit italian të Shqipërisë. Si pasojë e kësaj ai u detyrua që të kthehej në Tiranë, ku herë pas here ndihmonte të vëllanë, Kleanthin në klinikën dentare. Më pas ai shkoi në Bari të Italisë, ku disa nga miqtë e tij anti-fashistë që ishin të internuar aty, i thanë që të mos rikthehej në Tiranë, pasi aty kishte shpërthyer lufta. “Unë nuk i dëgjova këshillat e miqve të mi, pasi kisha dobësi për nënën time Aspasinë”, kujtonte Sandri lidhur me kthimin e tij në atdhe.

Prosi e Mima në 1943-in te “Vilhelm Tel”

Në vitet 1942-43, maturantët e gjimnazit shtetëror të Tiranës, ku midis të cilëve ishte dhe aktori Naim Frashëri, vunë në skenë dramën “Vilhelm Tel”. Për këtë ata kërkuan ndihmën e shokëve të tyre më të rritur, Sandër Prosit dhe Prokop Mimës, të cilët kishin jo më shumë se 3-4 vite që ishin larguar nga shkolla. Kjo premierë pati një sukses të padiskutueshëm dhe për këtë patën një meritë të madhe Prosi dhe Mima. Kjo shfaqje do të shënonte edhe fillimin e karrierës së tyre si aktorë të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Gjatë viteve të pushtimit të vëndit, 1939-’44, Sandër Prosi nuk u përfshi në asnjë nga forcat politike të asaj kohe, por sipas disa dëshmive, në fund të vitit 1944, ai figuronte në listat e komunistëve për t’u arrestuar, si ish-pjestar i formacioneve të rinisë së organizatës nacionaliste të Ballit Kombëtar. Madje sipas disa dëshmive, si p.sh. ajo e bërë publikisht nga Xhemal Alimehmeti, ish-eksponent rinisë nacionaliste të Ballit Kombëtar, diku aty nga fundi i tetorit apo fillimi i nëntorit 1944, Sandër Prosi me gjithë shokun e tij i ngushtë Prokop Mima, u arrestuan nga një njësit partizan dhe u dërguan në malin e Dajtit në afërsi të fshatit Priskë, ku partizanët i kishin improvizuar disa godina të vjetra si burg dhe mbanin aty shumë nga të arrestuarit e atyre ditëve. Aty nga mesi i muajit dhjetor, të gjitha të arrestuarit që ishin aty i zbritën në Tiranë dhe i “sistemuan” në dy burgjet që sapo ishin vënë në funksion, por Sandri me Prokop Mimën mundën të liroheshin, pasi përveç pjesmarrjes së tyre në pjesën “Vilhelm Tel” të organizuar nga rina e Ballit Kombëtar, nga hetimet nuk rezultoi që ata të kishin pasur aktivitet në rradhët e asaj organizate nacionaliste. Por kjo ngjarje dhe akuza si “ish-pjestar i Rinisë së Ballit Kombëtar”, do ta ndiqte Sandrin dhe mikun e tij të ngushtë, Prokop Mimën, edhe për shumë vite, pasi ata kishte filluar punë si aktor në Teatrin Popullor.

Në Teatrin Popullor

Pas mbarimit të Luftës aty nga fillimi i viti 1945, Sandri së bashku me mikun e tij Prokop Mimën, u afruan në korin e Filarmonisë së Shtetit, pasi më parë kishin dhënë “prova”, duke kënduar në korin e Kishës Orthodokse. Në korin e Filarmonsië, Sandri qëndroi deri në fundin e vitit 1947, kur u thirr për të luajtur si aktor në Teatrin Popullor. Në atë kohë u ofruan pranë atij teatri edhe aktorët Mihal Popi, Besim Levonja, Loro Kovaçi, Prokop Mima, etj. Sandri u aktivizua që në pjesët e para të vëna në skenë nga regjizori Pandi Stillu, ashtu dhe nga rusi Kriçkov. Lidhur me rolet e tij në Teatrin Popullor, Rikard Ljarja, një nga aktorët e mëdhenj të kinematografisë shqiptare, kujtonte: “Ndonëse për vetë moshën unë nuk kam pasur nderin që të luaj së bashku me Sandrin, përveç dy-tre roleve në kinematografi, di të them se ai ka qënë një njeri i jashtëzakonshëm. Roli i tij më i spikatur ka qënë ai i Horatios tek “Hamleti”. Them kështu, pasi ai ishte një rol i një njeriu të mirë si në dramë ashtu dhe në filma, është tepër e vështirë që të realziosh role si ai i Horatios, mikut të ngushtë të Hamletit. Megjithatë loja e Sandrit tek Horatio, ishte virtuoze, gjë që e bëri të shkëlqejë atë me gjithë madhështinë e tij. Sandri kishte dhunti interpretuese tek rolet në filma, të cilat fillonin që nga portreti, fiziku i tij, deri tek gjestikulacionet. Ai diti të dallojë shumë mirë filmin nga teatri, të cilat janë dy gjëra krejt të ndryshme, por ai e gjeti veten më së miri në film”, përfundon Ljarja për kolegun e tij. Sipas dëshmive të Rikard Ljarjes, por dhe kolegëve të tjerë të tij, përveç punës së madhe që ai bënte me rolet në studiot e teatrit, Sandri atë gjë e vazhdonte për orë të tëra, edhe në shtëpinë e tij. Lidhur me këtë, djali i tij i madh, Aristidhi kujton:”Babai punonte shumë në shtëpi me rolet e tija të Teatrit. Kështu më kujtohet aty nga mesi i viteve ‘60-të, ai ka punuar për afro katër vite për rolin e Otellos. Aq shumë ishte i dhënë pas atij roli, saqë edhe unë që isha i vogël, arrita t’i mësoja përmëndësh, pothuaj pjesën më të madhe të monologjeve të asaj drame. Po kështu edhe kur dilnim në xhiro në shëtitoren e Tiranës, ai shpesh përshpëriste me vete rolet e tija. Në çdo kohë ai e kishte mëndjen vetëm tek rolet”, kujton i biri, Aristidhi.

Në filmat e parë

Pas shumë roleve në dramat e pjesët e tjera që u vunë në skenën e Teatrit Popullor, me krijimin e Kinostudjos “Shqipëria e Re”, kur filluan që të realizoheshin filmat e parë shqiptarë, Sandër Prosi ishte një nga aktorët që u aktivizua me role kryesore në ato filma. Kështu Sandri, mori pjesë në filmin “Furtuna” që ishte një bashkëprodhim shqiptaro-rus, e më pas në filmin “Vitet e para” në rolin e një inxhinieri që punonte për tharjen e asaj kënete. Pas këtyre filmave me të cilat filloi kinematografia shqiptare, Sandër Prosi vazhdoi të interpretojë një galeri rolesh, ku ndër më kryesoret janë: oficer i Sigurimt të Shtetit te ”Detyrë e Posaçme”, italiani te ”Oshëtimë në Bregdet”, doktor Borova te “I teti në bronx”, Kapedani i bigës, te “Horizonte të hapura”, komunisti te “Debatiku”, babai i Zanës te “Plagë të vjetra”, si dhe role të tjera kryesore te “Mëngjeze Lufte”, “Yjet e netëve të gjata”, “Udha e Shkronjave”, “Shtigje Lufte”, “Fije që priten”, “Përballimi”, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, “Nëntori i Dytë”, “Dora e ngrohtë” etj. Nga roli i drejtorit të shkollës te filmi “Debatik” që ishte roli i tij i parë në kinematografi, e deri tek ai i fundit te filmi ”Pranverë e Hidhur” në vitin 1985, që Sandri nuk arriti ta përfundojë, ai shënon 29 role nga më të arrirët të kinematografisë shqiptare, të cilat kanë hyrë në fondin e artë të filmit shqiptar. Po kështu përveç këtyre, nga viti 1947 e deri në vitet e fundit të karrierrës së tij artistike, Sandër Prosi luajti edhe mbi 100 role në teatrin shqiptar.

Si jetoi Sandër Prosi?

Ndonëse Sandër Prosi pati një ngritje të shpejtë si aktor duke u bërë një nga më të njohurit e kinematografisë shqiptare, ai bënte një jetë krejt të thjeshtë. Ai së bashku me familjen e tij, nga bashkëshortja Filomena dhe dy djemtë Aristidhi e Adriani (të dy muzikantë) deri në vitin 1976, kanë banuar në një shtëpi të vjetër tiranase, e cila kishte vetëm një dhomë e një guzhinë, te rruga e “Barrikadave”. Në vitin 1976, shteti u detyrua që t’i jepte një apartament më të zgjeruar aktorit të madh Sandër Prosi. Në atë shtëpi, Sandri përgatiti pjesën më të madhe të roleve të tija, ku spikati ai i Otellos, për të cilin i’u desh katër vite punë. Prosi nuk e kishte kurrë zakon të ankohej për kushtet në të cilat banonte dhe punonte. Ndonëse ishte një nga më të famëshmit e kinematografisë shqiptare, nuk kishte televizor në shtëpinë e tij dhe shumë nga filmat e kohës ishte i detyruar që të shkonte për t’i parë tek i vëllai Kleanthi. Siç tregojnë kolegët dhe familjarët e tij, Sandër Prosi ishte i mbyllur në vetvete. Lidhur me këtë djali i tij Aristidhi kujton: ”Babai bënte një jetë të rregullt familjare. Ai nuk pinte alkol, ndonëse frekuentonte zakonisht barin e “Vollgës” dhe atë të katit të tretë në Pallatin e Kulturës, që ishin dhe dy nga lokalet ku ai shkonte zakonisht me kolegët e tij artist, (nga miqtë më të afërt kishte Prokop Mimën e Naim Frashërin) dhe pinte rreth shtatë-tetë kafe në ditë, të cilat i shoqëronte me tre paketa cigaresh”.

Pasionet e Sandrit

Ashtu si gjithë njerëzit e tjerë dhe Sandër Prosi në jetë, kishte hobet e pasionet e tija. Lidhur me këtë, i biri Aristidhi, kujton:”Im atë që nga rinia e tij, kishte një pasion për zogjtë, gardelinat dhe kanerinat. Ai i mbante ato nëpër kafaze në shtëpi dhe kujdesej shumë për to. Një herë kur në teatër ju desh një kanarinë, ai mori një nga ato të shtëpisë dhe u bë shumë keq kur atë ia hëngri macja, ngaqë dikush nga kolegët e tij i kishte lënë derën e kafazit të hapur. Po kështu babai nuk i’u nda kurrë muzikës, pasionit të parë të tij. Ai mbante në shtëpi një numër të madh disqesh gramafoni me muzikë klasike dhe operistike, ku më shpesh kishte dëshirë të dëgjonte simfoninë pastorale të katërt të Bethovenit. Një pasion të madh kishte dhe për librat, ndonëse për vetë natyrën e punës së tij, nuk kishte shumë kohë të lexonte. Përsa i përket kinematografisë botërore, im atë kishte idhull, aktorin e madh francez Zhan Gaben, ndonëse nuk mbante foto të tija në shtëpi, për vetë rrethanat e asaj kohe. Sa herë kishte shfaqe, na merrte me vete e pas mbarrimit të saj, ne e prisnim aty përpara ish monumentit të Stalinit. Babai nuk e kishte kurrë për zakon që të shante njeri, e aq më pak kolegët e tij. Aktori i madh Sulejman Pitarka thonte shpesh: “Unë nuk kam lënë njeri në teatër pa bërë fjalë, por me të vetmin që nuk u fjalosa kurrë, ishte Sandër Prosi dhe kjo jo për meritën time”.

Vdekja aksidentale

Aktori i madh Sandër Prosi, vdiq krejt papritur në moshën 65 vjeçare, kur ishte në kulmin e energjive të tij krijuese. Ka qenë viti 1985 kur ai ishte caktuar që të lunate një rol tek filmi “Pranverë e hidhur”, të autorëve Luan Rama e Muharrem Fejzo. Skenat e xhirimit të atij filmi, ishin vendosur në ambientet e plazhit të Durrësit, në hotelet e të cilit ishte akomoduar dhe trupat e aktorëve. Paraditen e 24 marsit, teksa Sandri po dilte nxitimthi nga dhoma e tij e hotel “Adriatikut” ku po studionte skenarin, humbi jetën në mënyrë tragjike. Të nesërmen e asaj dite, në një nga sallat e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, pranë arkivolit me trupin e tij u bënë homazhe nga kolegët, miqtë, shokët dhe qindra banorë të Tiranës, të cilët e përcollën aktorin e madh për në banesën e tij të fundit. Për kontributin e tij të madh në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me çmime të Republikës dhe urdhra e medalje të tjera. Në 25-vjetorin e vdekjes së tij, aktori i madh Sandër Prosi, u dekorua nga Presidenti i Republikës, me Urdhrin “Nderi i Kombit”, ndërsa në 24 shkurt të vitit 2017, ai u nderua me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pas vdekjes./Memorie.al

 

Miqësia jonë me Maks Cikulin Nga Elida Buçpapaj

 

Ndarja e parakohëshme nga jeta e Prof.Dr.Maks Cikulit ka shkaktuar dhimbje të thellë jo vetëm për Familjen, të afërmit, kolegët, miqtë e shokët, por tek të gjithë shqiptarët që e kanë njohur profesionistin e shkëlqyer, shkencëtarin, mjekun humanist, njeriun e palodhur, intelektualin elitar, shtetarin me integritet.

Maks Cikuli një personalitet i rrallë që ia dha kontributin e tij të palodhur shkencës shqiptare, mjekësisë shqiptare, pacientëve, shteti dhe qytetarëve shqiptarë.

Ai ishte nga të vetmit, në mos i vetmi, që solli në politikë dimensionin e intelektualit, duke dëshmuar se atij i mjaftoi personaliteti i tij edhe në detyra të larta partiake dhe shtetërore, duke dhënë kontributin e tij të vyer në postet që pati dhe duke mos përfituar për veten e tij asgjë.

Cikuli u bë ministër i Shëndetësisë në vjeshtën e vitit 1994, pikërisht në kohën kur kishte shpërthyer kolera dhe çdokush mund t’i trembej përballjes me një situatë të tillë të pashembullt dhe në rrethana tejet të acaruara politike të asaj kohe.

Ai u dëshmua gjakftohtë shembullor në komunikimin dhe bashkëveprimin me mediat dhe arriti ta administronte situatën në mënyrën më të përkryer, duke krijuar në publikun e gjerë shqiptar qartësinë e duhur dhe gjendjen e duhur shpirtërore të përballimit të kolerës.

Të vetmet reforma që u bënë në sistemin shëndetësor të Shqipërisë në gjithë këtë periudhë të tranzicionit ishin ato që i ndërmori dhe i kreu Maks Cikuli. Para tij dhe pas tij në krye të dikasterit të shëndetësisë ishin përgjithësisht njerëz që ose nuk kishin të bënin me shëndetësinë, ose ishin të paaftë dhe të korruptuar.

E ka shkruar edhe Profesor Petrela, Shqipërisë i duheshin njerëz si Maks Cikuli. Ai ishte një personalitet me shumë shokë dhe miq nga elita intelektuale e mjekëve dhe nga elitat e tjera intelektuale në Shqipëri, pa e ndjerë asnjëherë nevojën të bëhej pjesë e klaneve përfituese të asnjë kategorie apo grupimi, pa u bërë asnjëherë pjesë e tyre. Sepse intelektualëve të mëdhenj, njerëzve të mëdhenj, siç ishte Maksi, gjithmonë iu mjafton personaliteti i tyre.

Kur klanet brenda Partisë Demokratike e mënjanuan, Maks Cikuli vazhdoi të mbante të njëjtin pozicion ndaj kësaj partie dhe njerëzve të saj deri në fund të jetës. Dhe nuk e ndryshoi qëndrimin ndaj kundërshtarëve të së djathtës.

Vetëm me njerëz si Maks Cikuli, Shqipëria mund të bëhet.

Maks Cikuli vjen nga një familje intelektuale, bir i dy mjekëve, i mjekut dhe shkrimtarit Zisa Cikuli dhe Zonjës Rachel Cikuli, në venat e tij rrjedh gjak shqiptar dhe hebre, një lidhje e mrekullueshme.

Kur Maks Cikuli është larguar nga kjo jetë, ne miqtë e tij ndjejmë boshllëk, pikëllim, por edhe krenari. Se e kemi patur Mik një njeri të tillë!

Miqësia e familjes tonë me Maks Cikulin ka në themel miqësinë e poetit Vehbi Skënderit, tim eti me mjekun dhe shkrimtarin Zisa Cikuli dhe bashkëshorten, mjeken Rachel Cikulin, një miqësi që ishte e shtrirë në rrethin e shkrimtarëve Sterjo Spasse e Nonda Bulka. Ishte një rreth vicioz shkrimtarësh që e vlerësonin, e çmonin njëri-tjetrin dhe që në momente të vështira i qëndronin pranë njëri-tjetrit.

Im atë pritej e përcillej në Familjen Cikuli, në Familjen Spasse, në ditët kur në fytyrën e tij përplaseshin dyert e të afërmëve tanë!

Im at, poeti Vehbi Skënderi i falej dhe i ishte mirënjohës tërë jetës miqësisë së miqve të tij sikur Marcel Proust kur thotë “Le të jemi mirënjohës ndaj miqve që na bëjnë të lumtur; ata janë kopshtarët që e bëjnë shpirtin tonë të lulëzojë “, në ditë kur bota duket e pashpresë.

Kaq sinqerisht duheshin dhe vlerësoheshin sa këtë dashuri të sinqertë e kishin përcjellë si edhe tek ne fëmijët, ne tek fëmijët tanë e kështu me radhë.

Tranzicioni i ka ndarë shqiptarët nëpër botë, por miqësitë e vërteta rrojnë gjithmonë e trashëgohen !

Dy mesazhe të shkëmbyera sapo kishte hyrë 2018 rezultojnë midis nesh të fundit, por dashuria, vlerësimi dhe respekti do të shkojë brez pas brezi, si trashëgimi tek fëmijët e familjeve tona, të Maksit, të Ilindenit, tanët e me rradhë…

Te dashur Elida e Skender,
Ju urojme Gezuar Vitin e Ri!
Rastesia e solli qe ne kete moment te jem me Ilinden Spassen duke folur per prinderit tuaj te ndjere e shume te nderuar.
Qe te gjithe ketej ju urojme shendet e begati.
Maksim Cikuli

Sent from my iPhone

Të dashur Maksi dhe Ilinden,
Ju flm shumë për këtë mesazh të bukur.
Prinderit tanë duheshin, çmoheshin dhe e respektonin shumë njëri-tjetrin.
Miqësia e tyre e shenjtë është trashëgimia jonë dhe e brezave që vinë.
Ne ju duam dhe ju çmojme ad hoc, ju e supermeritoni natyrisht, por ne na mjafton qe jeni bijte e Xhaxhi Zisës dhe Xhaxhi Sterjos.
Urimet me te mira per 2018!
Gëzuar! Me shendet e begati.
Kur t’ju bjere rruga ne Bazel, tek ne jeni ne shtepine tuaj.
Perqafimet tona
Elida dhe Skënderi

Jeta vazhdon dhe brezi i ri pastë një jetë të bukur, të angazhuar për të ndryshuar vendin sikur ka qenë në ëndërrat e gjyshërve dhe të prindërve !

Pa harruar kurrë Miqësinë! Miqësia nuk është ajo që të vjen pas kur je në majë të pushtetit apo suksesit, miqësia është ajo që në çdo rrethanë të jetës nuk të largohet kurrë!

 

VIJ ATY MIDIS JUSH PËR TË KUJTUAR VEHBIUN E DASHUR NË PËRVJETORIN E SHKUARJES SË TIJ Nga ZISA CIKULI, shkrimtar, mik i ngushtë i poetit VEHBI SKËNDERI

 

Profesor Mentor Petrela: Maksim Cikuli, eulogji për një shok

“U largua nga detyra i ndershëm, vetëm me dy monedhat për…”- Profesor Mentor Petrela mesazh prekës për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Maksim Cikuli

 

Maksi shoku i jetës për të tre së bashku me Bernardin, u largua pas një sëmundje të rëndë që nuk arriti ta kronicizojë me gjithë përpjekjet e kolegëve. Nuk e kisha menduar se do shkruaja por ky është realiteti i jetës. Lindi në Korçë nga një familje e nderuar, i ati Dr. Zisa mjek e shkrimtar dhe e ëma Dr. Rashel Cohen pediatre nga hebrenjtë që lanë Spanjën në shekullin 15 dhe u vendosën në Perandorinë Osmane.

U edukua në Tiranë ku jetoi fëmijërinë gjimnazin dhe studioi Mjekësinë ”Cum Laude”.

Pas një eksperience kurajoze me Zanën për katër vite në Kukës ku la mbresa, studioi dhe u diplomua në Paris nën kujdesin e veçantë të Jean Frezal, gjenetist ndërkombëtar, në spitalin Necker.

Jeta e solli që në komunizëm edukimi familjar ishte baza me solide në mbrujtjen e karakterit në shpërndarjen e informacionit, leximit me qarkullimin e brendshëm të letërsisë së ndaluar nëpërmjet bibliotekave  familjare. Ezoterizmi në këtë drejtim krijonte avantazhin e njohjes së klasikëve mbi modernen që u thye pas viteve ’90.

I ftuar nga Z.Berisha, njëkohësisht koleg pranoi detyrën ad hominem të Ministrit të Shëndetësisë në qeverinë Meksi 1993-1997 për të kryer reformat themelore në shëndetësi dhe u rikthye në kabinetin e tij në 2006.

U largua nga detyra i ndershëm vetëm me dy monedhat për të paguar Karonin kur ta pyesë: ”Kush është ai që i la mjerimet e kokëçarjet dhe erdhi këtu të gjejë prehje?”

Koha do ta tregojë se të bërit shtet kërkon shtetar si Maksim Cikuli që grekët e vjetër zbrisnin  tek Hadi  mbretëria e të vdekurve e  kërkonin aty kur mërziteshin nga shterpësia njerëzorë mbi tokë sipas Aristofanit.

Në vazhdim jetoi i gëzuar me Zanën, familjen, prindërit, një privilegj në kontekstin e ndryshimeve të klimës së kulturës e sjelljes në shoqërinë post komuniste.

Shpesh kohët e fundit citonim Ernest Becker ”Denial of Death” që e përballonte me humorin e tij karakteristik hebraik

Në shkollën fillore ”Murat Toptani” jam njohur me Maksin dhe më pas nuk u ndamë, ishte i vërtet, përbuzte sjelljet narcisike, vulgaritetin, detyrat i kryente me seriozitet deri në fund pa fjalë duke zbatuar privatësinë pa të cilën nuk ka liri thoshte. Revoltohej kur politika rrudhte dhe i zë frymën opinionit publik, einpolitizieren të Hana Arendt.

I përkushtohej studentëve, një herë Grejs Kadare biologe në Paris më patë thënë se metodologjinë e shkrimit të tezës shkencore nuk e kam mësuar këtu por e kam nga profesor Maksi.

Drejtoi departamentin e pediatrisë të Fakultetit të Mjekesisë duke e orientuar drejt modelit francez si frankofil që ishte, ndërkohë përktheu së bashku me Zanën ”Samarkanden” të Amin Maalouf.

Miqtë, të dashurit, kamaraderia do të kenë shumë të tregojnë se sot më janë shteruar fjalët nga lotët.

Do ta thërres si grekët e vjetër që të më dëgjojë ”Maksi, Maksi, Maksi”

Ndjesi për Rashelin, Zanën, Julin, Sarën, familjen…./

Më 15 maj 1931 lindi Pavlina Nikaj, pioniere e këngës së lehtë në Shqipëri

Pavlina Nikaj (1931–2011) ishte një këngëtare shqiptare.  Së bashku me Anita Take dhe Pjetër Gjergji, ajo konsiderohet pionierja e interpretimit të muzikës së lehtë në Shqipëri.

 

Pavlina Nikaj ka lindur në qytetin e Korçës, më 15 maj 1931. Për herë të parë ka kënduar në vitin 1945 në korin e sindikatave në Korçë, më vonë në Radio-Korça. Në vitin 1950 u caktua këngëtare profesioniste pranë Ansamblit të Ushtrisë, ndërsa në vitin 1957 kaloi këngëtare profesioniste në Teatrin e Estradës së Tiranës, ku këndoi afro 20 vjet. Me një zë altoje, të qartë, të purpurt, të fuqishëm dhe shumë emocional, filloi të interpretojë me shumë sukses këngë të lehta të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj. Po kështu, ajo ka në repertorin e saj shumë këngë korçare, patriotike, partizane etj. Në fillimet e punës së saj ka punuar në Ansamblin e Ushtrisë Popullore dhe, më pas, me krijimin e Estradës së Tiranës, ajo u inkuadrua pranë këtij teatri. Shumë kompozitorë filluan të shkruajnë këngë të reja me destinacion zërin e saj. Së bashku me Anita Taken, formuan duetin e papërsëritshëm “Nikaj-Take”. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete artistike, koncerte, festivale, spektakle, festa popullore etj. Me këngët dhe interpretimet e bëra, ajo ka merituar plotësisht simpatinë dhe duartrokitjet e publikut. Në repertorin e saj shënohen këngë, që kanë mbetur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare, si: “Udhët e lumturisë”, “S’të harroj”, “Kënga ime të kushtohet ty”, “Një lule”, “Kujtim i shtrenjtë”, “Ç’po dremit liqeni i kaltër”, “Midis gushës ke një pikë”, “Autobusi”, “Kujtimet e studentit”, “Shtëpia e pushimit”, “La Paloma”, “Me duar të arta”, “Gaz zemra ime”, “Trëndafil mos u zemëro” etj.


Ajo është e njohur dhe me një aktivitet të gjerë në lëvrimin e këngës popullore vlonjate. Dalja e saj e fundit në skenë është recitali i vitit 1986 në Teatrin e Estradës së Tiranës, me regjisor Kosta Kamberin. Pavlina Nikaj është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Naim Frashëri”, i argjendtë në vitin 2005, ndërsa në vitin 2005 u nderua me titullin “Qytetare Nderi” e Tiranës.

 

 

Më 13 maj 1958 ka lindur regjisori dhe skenaristi i shquar shqiptar Artan Minarolli

Më 13 maj 1958 ka lindur regjisori i shquar shqiptar Artan Minarolli (13 maj 1958 – 31 dhjetor 2015).

Artan Minarolli vinte nga një familje intelektuale. Ishte i lidhur që i vogël  me Teatrin dhe Kinemanë sepse ishte i nipi i të madhit Kujtim Spahivogli.

Tan Minarolli mbaroi gjimnazin Sami Frasheri ne Tiranë në vitin 1977.

Më pas studioi në Akademinë e Arteve, dega dramë dhe përfundoi studimet në 1982.

Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio.

Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë.

Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos.

Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996.

Artan Minarolli ishte drejtor i Arkivit të Filmit. U nda nga jeta në mënyrë të papritur në Tiranë më 31 dhjetor 2015.

Si regjizor dhe skenarist

  • Alive! – Gjallë (2009)
  • Kronikë provinciale (2009)
  • Nata pa hënë (2004)
  • Plumbi prej plasteline (1994)
  • Qind për qind (1993)
  • Fjalë pa fund (1986) as.regjizor

Më datën 20 Tetor 2018 , filmi shqiptar “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të Artan Minarollit fitoi Çmimin e Madh të Varshavës në Festivalin të 34-t Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë.

Subjekti i filmit, skenari i të cilit u shkrua nga Artan Minarolli para se të shuhej, zhvillohet në tetor të vitit 1990, periudhë ku regjimi komunist në Shqipëri përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion europian vjen në Tiranë për të monitoruar vënien në jetë të reformave nga ana e qeverisë – një parakusht që Shqipëria të pranohet në OSBE. Betejë me tingëllimën e sotme…

Filmi konkuroi mes 190 prezantimeve të tjera, sipas faqes zyrtare të lajmeve polake, ndaj fitorja ishte me shumë vlerë..

Kasta e aktorëve mban firmën Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, Kasem Hoxha, Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Armend Smajli, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska, Fatume Bunjaku, pjesëmarrjen me vlerë të Richard Sammel dhe të tjerë aktorë, që iu bashkuan kontributit dhe kujtimit të përbashkët për Minarollin, në këtë detyrim që u lartësua në këtë çmim.

Vepra dhe kujtimi i Artan Mnarollit do të jetojë gjithmonë.

Foto dokument: Familja e Hajredin Cakranit, nënshkrues i dokumentit të pavarësisë të Shqipërisë

Nënshkruesi i Deklaratës së Pavarsisë së Shqipërisë, përfaqësues i vetëm i Fier – Mallakastër, Hajredin Bej Cakrani, ushtarak studiuar në Stamboll, në vitet e fundit të jetës, (foto e nxjerrë nga arkivat italiane se fundmi), së bashku me familjen në sarajet e tij në Petoshaj (Libofshë).
Lart fëmijët: Hajdar Cakrani (student ushtarak i marines,në Livorno) dhe më pas në Grac të Austrisë, Suhate Cakrani, (studente arti në Firenze), Hysen Cakrani, (student fleurculture Lion), Vasfi Cakrani, (student për diplomaci, Sorbonne, Paris)
Poshtë prindërit; Iftizar (Zare) Cakrani dhe vetë Hajredin Bej Cakrani
Hajdar Cakrani: Lindi në vitin 1910, në Petoshaj të Libofshës. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe asaj qytetëse, kreu në Grac të Austrisë shkollën e lartë ushtarake. Me fillimin e luftës kundër italianëve, ngriti çetën e parë nacionaliste në Myzeqe dhe u përfshi në shumë beteja. Me mbarimin e luftës u arrestua si kundërshtar dhe, pas një gjyqi special, u ekzekutua në Fier, më 1945. Për këtë arsye, më 7 qeshor të vitit 1945, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pa-surisë së tij, të tundshme e të patundshme.

Per luften e tij kunder komunizmit, Kongresi Amerikan dhe Presidenti Richard Nixon dekoron shqiptarin Kadri Cakrani me ”Medal of Freedom” i SHBA Nga Adriatik Riza Dosti

Per luften e tij te pa epur e shume vjeçare kunder komunizmit…Kongresi Amerikan e personalisht Presidenti i atehershem Richard Nixon e dekoron shqiptarin Kadri Cakrani ne 1969 me ”Medal of Freedom” (Medalja e Lirisë është dekorata më e lartë që presidenti i SHBA i jep një civili për kontribut të veçantë ndaj interesave kombëtare të SHBA, paqes botërore, kulturës apo veprimtari të tjera të rëndësishme me interes publik apo privat).

———–

Shqiptare…mesojeni historine tuaj te vertete kombetare ashtu sic ka ndodhur ne realitet e jo ashtu sic kekojne t’ju a mesojne kelyshet e komunizmit gjakatar…

Kriminelet e Pisanjoset e Diktatures nuk mund te hedhin dot balte mbi Nacionalistet e ndershem e Patriotet shqiptare….

Ndoqa per dy dite resht dy emisione e debate televizive qe kishin ne qender te vemendjes se tyre figuren e shumeperfolur te Kadri Cakranit….

Ne studion e shqiptaro – serbit Mut Nano e ne emisionin e tij me emer serb Provokacja ku ishte i ftuar pseudo historiani komunist qe mban emrin e klasikeve te Marksizem – Leninizmit …Marenglen Kasmi …te dy pisanjoset e lindur e te rritur ne komunizem hodhen balte sa munden mbi figuren e nacionalistit e te patriotit te shquar shqiptar Kadri Cakrani …

Ndersa ne nje tjeter emision debat ne Top Chanel …per here te pare e degjoj historianin Auron Tare qe te mbaje nje qendrim te ekuilibruar e disi korrekt e te pranueshem ndaj dhe reagimi i Nipit te z.K.Cakrani …Avokatit te njohur Kujtim Cakrani me se shumti ju adresua ish Presidentit te Shqiperise z.Alfred Moisiu i cili ne nje reagim te tij publik ka guxuar dhe e ka etiketuar K.Cakranin si figure te zeze te historise, kriminel lufte, vrases e bashkepunetor te gjermaneve etj etj …

Po si qendron e verteta historike dhe cili ishte ne fakt Kadri Cakrani dhe cfare realisht perfaqeson ai ne historine e vertete te historise se Shqiperise e te shqiptareve….

Cili ishte ai te cilit Amerika qe ne 1969 i ka akorduar Medaljen e Lirise ndersa ne edhe sot e kesaj dite ne 2020…per turpin e shtetit te pa turp shqiptar vazhdojme ta quajme vrases e ta kemi ende ne Listen e djeshme komuniste te …Krimineleve te Luftes….

Kadri Cakrani u lind ne 1903 ne Cakran te Mallakastres ne nje familje me aktivitet te shquar patriotiko-kombetar dhe ishte biri i patriotit e firmetarit te Shpalljes se Pavaresise Hajredin Cakranit …

E gjithe familja e tyre shquhej per ndjenja te larta partriotizmi e atdhetarie dhe kishte lidhje te ngushta me Austro – Hungarine duke shfrytezuar vec ne te mire te Shqiperise gjithcka prej kesaj lloj lidhje dhe historia flet qarte se sa shume kane bere per Shqiperine ne momente kyce e delikate te historise se saj keto dy vende ….

Kadri Cakrani u shkollua, u arsimua e mori teresisht edukate e kulture perendimore pasi studioi e u dipllomua ne ”Theresian Military Academy ” ne Vjene te Austrise ku dhe qe aty dallohej haptazi per ndjenjat e tij te theksuara patriotike, atdhetare e vecmas antikomuniste …

Me kthimin ne Atdhe e pas levizjeve te tij te njohura antizogiste me vone ku pasi ben edhe burg… vihet teresisht ne sherbim te Ballit Kombetar madje eshte edhe nje nder firmetaret e themeluesit e tij ne 1939… dhe shpejt behet nje nder ushtaraket me te zot, me trima e me te pergatitur te kesaj force politike e kundershtare e komunisteve qe perfaqesoheshin nen ombrellen e Nacional – clirimtares…

Pra edhe pse ishte antizogist … Cakrani…. ishte mbi te gjitha nje shqiptar i mire sikurse vete Mbreti Zog e Shqiperine te dy e vinin mbi cdo lloj ideali tjeter …e jo si komunistet qe ishin antishqiptare e serbo-ruso-sllavizmin e vinin kurdohere mbi Shqiperine…

Pas vrasjes se Hysni Lepenices ne vendin e tij si Komandant i Pergjithshem i Ballit Kombetar do te emerohej e zgjidhej pikerisht trimi , patrioti e nacionalisti Kadri Cakrani … ( nderkohe qe Mit’hat bej Frasheri vazhdonte te ishte Komandat Politik i Ballit Kombetar ) i cili vepronte e drejtonte kryesisht veprimet ushtarake te kesaj force politiko-ushtarake qe prej qarkut te Beratit e operonte me se shumti ne zonat e Jugut te Shqiperise…

Akuzohet si kriminel lufte nga komunistet pasi sipas tyre kish vrare jo pak partizane ne betejat e perpjekjet me ta…por edhe si bashkepunetor i ngushte ushtarak me pushtuesit gjermane…

Se pari si ka mundesi e si mund te pranohet ende edhe sot e kesaj dite llogjika banale qe …ata balliste qe vrane partizane gjate luftes quhen tradhetare, armiq e kriminele …ndersa ata partizane qe vrane gjate luftes po shqiptare pavaresisht se quheshin Balliste , Legaliste etj… e qe i lyen jo pak duart e tyre me gjak vellezerish te pa fajshem nxitur nga komunizmo-bolshevizmi vella vrases e gjakatar e vecmas nga serbo – sllavizmi qe ti shihte te gjithe shqiptaret ne plumb e prape s’ngopej dot …te etiketohen Heronj ! [???]..

Ishte lufte … dhe nder te tjera jo thjesht clirimtare por edhe lufte per pushtet …nese pranohet e saktesisht e keshtu ka ndodhur ne te vertete pavaresisht permasave dis-proporcionale ne favor te komunisteve …qe te dyja palet i kane lyer duart me gjak shqiptaresh…pasi lufta nga nacional-clirimtare me orientim e nxitje te serbeve e komunisteve tane u shnderrua ne lufte vellavrasese atehere perse komunistet na u dashkan quajtur Heronj e fitimtare ndersa ballistet kriminele , tradhetare e humbes?

Kadri Cakrani akuzohet per bashkepunim te ngushte ushtarak me gjermanet… nderkohe qe historia e dokumentet zyrtare flasin qarte se ky bashkepunim krejtesisht ushtarak ishte thjesht per pushtet e absolutisht jo ideollogjik apo i ndonje forme e platforme tjeter …ku vete fakti qe Cakrani nuk e pranoi gradimin ushtarak prej komandes gjermane i ve kapak kesaj ceshtje…sikurse pranohet qe ai ishte armik i betuar i partizaneve komuniste dhe i udheheqesve te tyre kryesore te N-Cl.

Akuzohet prej komunisteve per masakren e 4 Shkurtit ne Tirane se bashku me ish ministrin e brendeshem te asaj kohe Xhafer Deven …

Por komunistet akuzatore enkas e poshtersisht nuk e permendin kurre faktin e njohur qe nje dite me pare me 3 shkurt ata organizuan dy atentate tipike terroriste permes njesiteve te tyre guerile ndaj Kadri Cakranit e Xhafer Deves duke i vrare te parit shoferin e tij dhe te dytit nipin e tij…

Me pas si pasoje e ketij shkaku vijoi te nesermen hakmarrja e tyre por edhe ketu poshtersia e pa besia e njohur tipike komuniste hodhi gurin e fshehu doren…

Jo te gjithe te masakruarit e 4 shkurtit mbajne damken e hakmarrjes se dyshes Cakrani -Deva dhe numri i tyre i trumbetuar nga komunistet si 84 kurre nuk eshte vertetuar as sot e kesaj dite me as nje lloj dokumenti zyrtar e jo te tille nderkohe qe prej asaj masakre mbeten te vrare 16 qytetare te Tiranes e mes tyre edhe nje shtetas italian… madje disa prej viktimave jane veper kriminale e komunisteve terroriste dhe jo e dyshes Cakrani – Deva.,..vertetuar kjo nga deshmite e shumta te deshmitareve okulare te asaj masakre te pergjakshme…

Perse e quan kriminel ish presidenti Moisiu ish komandantin e Ballit apo pse i jati i tij Spiro Moisiu qe deri dje i kish sherbyer Mbretit Zog u vu ne sherbim te komunisteve si nje nder drejtuesit e saj te larte ushtarake duke i lyer edhe ai duart me gjak te pa fajshem shqiptaresh pas urdherave kriminale e vellavrases qe jepnin serbet sadiste Miladin Popovici e Dushan Mugosha?

Apo e akuzon per ate se i jati i tij vazhdoi e i sherbeu rregjimit kriminal komunist …diktatorit e diktatures edhe ne vitet e mepasme te pas luftes pavaresisht se Hoxha pasi ja piu lengun e flaku tutje si Limon te shtrydhur?

Apo e akuzon se edhe vete Alfred Moisiu njesoj si i jati i tij …ushtarak i larte i sherbeu per vite me radhe Diktatorit e Diktatures?

Kadri Cakrani vec te tjerash ka vleren e vecante historike qe pa turperisht historiografia e felliqur antishqiptare e komuniste kurren e kurres nuk pati kurajo e guxim qofte edhe t’ja shqiptoje atij…e jo me t’ja shkruaje e arkivoje ne histori…

Ai denoncoi me fakte, dokumente e emra konkrete Mareveshjen e fshehte tradhetare e antishqiptare te komunisteve e krereve te larte te Nacional – clirimtares me pushtuesit gjermane ne 1944 ne Berat …akt-mareveshje kjo qe ishte ku e ku me e rende se sa bashkepunimi i tij ushtarak me gjermanet qe ne fund te fundit ishte nje lloj bashkepunimi kunder marrjes e vendosjes se pushtetit komunisto-bolshevik e serbo-ruso-sllav ne Shqiperi…nga ana e komunisteve …

Dhe koha e historia e mepasme e Shqiperise qe nga 1944 – deri me sot i dha e i ka dhene plotesisht te drejte Kadri Cakranit e jo Enver Hoxhes…dhe as ndjekesve e idhtareve fanatike e besnike te tij…

Shume pak flitet per ate gjest te madh fisnik e njerezor qe beri Kadri Cakrani ne Berat, Fier etj teksa ju shpetoi jeten qindra Hebrejve duke vene koken e tij ne rrezik por njeheresh duke e lartesuar se tepermi emrin e Shqiperise e te shqiptareve ne mbare boten si komb e si popull me veti , cilesi e virtyte te larta fisnike e njerezore….

Askush nuk flet per aktin patriotik te Kadri Cakranit qe u shpetoi jeten disa infermiereve anglo-amerikane ne zonen e Belshit …gjest te cilin Aleatet e asaj kohe por edhe te me pasmit e vleresuan dhe e cmuan se tepermi…

Askush nuk flet se si e shpetoi nga gjermanet Kodikun e shenjte e te rralle te kishes Orthodokse ne Berat …patrioti e nacionalisti Kadri Cakrani…

Te gjithe pisanjoset kriminelet e lindur ne komunizem ende vazhdojne ta quajne ate kriminel lufte e te hedhin sikur dje balte e llum ndaj figures se tij…

Pseudo historiani Marenglen biles ka kurojon e cmendur te na tunde ende edhe sot disa Lista kriminelesh lufte ku figuron edhe emri i Kadri Cakrani lista keto hartuar nga shteti kriminal komunist i Enver Hoxhes ne 1946 si dhe miratuar me pas edhe nga Kuvendi i tij Popullor ne 1956…

Dhe nese shteti i sotem shqiptar e parlamenti i tij nuk i abrogojne keto lista e vendime thote publikisht historiani pinjoll i kelysheve te djeshem komuniste…serisht Kadri Cakrani do te vazhdoje te figuroje ne historine e Shqiperise si person negativ e do te vazhdoje te quhet ende Kriminel Lufte [???]….

Jemi ne vitin 2020 …plot 76 vjet pasi lufta ka mbaruar e plot 30 vjet qe te pakten zyrtarisht edhe ne Shqiperi komunizmi ka rene si sistem…dhe serisht Marengleni kerkon tu a servire shqiptareve historine e tyre te pergjakeshme e tragjike permes Listave te Shtetit te djeshem komunisto-terroristo-diktatorial…sikurse te njejten gje ben edhe ish Presidenti Moisiu i cili minimalisht e ne baze te Kushtetuses se Shqiperise presupozohet te jete faktor Paqe e simbol i Unitetit Kombetar …

Kadri Cakrani derisa vdiq …ne 1972 ne Pensilvania te USA…ne moshen 69 vjecare ishte e mbeti nje shqiptar i mire e patriot , nje nacionalist i flakte e trim dhe nje antikomunist i betuar e konseguent deri ne frymen e tij te fundit…sikurse ne kujtimet e tija ka spjeguar qarte, sakte e me kurajo qytetaro-civile anet e mira te tijat e te familjes se tij ne dobi te kombit e te popullit te vet sikurse ka pranuar edhe te metat e gabimet e tija gjate luftes…ndodhur keto ne rethanat historike te asaj periudhe …

Per luften e tij te pa epur e shume vjecare kunder komunizmit…Kongresi Amerikan e personalisht Presidenti i atehershem Richard Nixon e dekoron shqiptarin Kadri Cakrani ne 1969 me ”Medal of Freedom”…

E as Moisiu, as Mut Nano e as ai fare Marengleni nuk guxojne ta permendin kete fakt madhor qe nderon e ben krenar Shqiperine e shqiptaret e jo thjesht Kadri Cakranin ….

Prandaj shqiptaret duhet ta dijne e ta mesojne historine e vertete te tyre ashtu sic ka ndodhur ne realitet e jo ashtu sic ju a serviren”fitimtaret ”e tyre komuniste qe fshehen perdhosen e degraduan cdo gje e aq me keq e me rende akoma kur permes ca kartave te zhubrosura e te djegura dhe pa vlere si A.Moisiu apo edhe pseudogazetare e pseudo historiane kelyshe te komunizmit e antishqiptare si Mut Nano e Marenglen Kasmi gjejne ende guximin e kurajon ta shtremberojne ate e te vazhdojne te hedhin ende llum e balte mbi historine tone te vertete kombetare…duke u bere dashur pa dashur bashkepunetore kriminale te krimineleve te djeshem…

A.R.DOSTI

Ka ndërruar jetë arkitekti i njohur Maks Velo

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare arkitekti dhe artisti i njohur Maks Velo.

Velo humbi jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë prej të cilës vuante.

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.

Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Më 7 maj 1711 lindi filozofi i shquar David Hume

David Hume (shqipërimi: Dejvid Hjumi) (7 maj 1711- 25 Gusht 1776). Filozof anglez (skocez), ekonomist, historian, tregtar, profesor, burrështeti, bibliotekar, nënsekretar për punët e jashtme, politikan në shërbim të markizëve dhe gjeneralëve të ndryshëm, Dejvid Hjumi, me siguri është personaliteti më origjinal dhe filozofikisht më konsekuent i gjithë filozofimit empirist anglez. I qartë dhe i padyshimtë si kristali, ky kundërshtar «i gënjimeve të mësuara thjesht filozofike» dhe i pedanterisë, me mendjemprehtësi, si analitik i dorës së parë depërtoi me të menduarit e vet konsekuent dhe pa përfillje deri te konsekuencat e mundshme të fundit që i ofroi pozita e filozofisë empiriste angleze. Me gjithë këtë mprehtësi të jashtëzakonshme dhe origjinalitetin cilësor të mendimeve, sipas fjalëve të tij – një kohë të gjatë ishte lënë aq shumë në heshtje sa që nuk arriti të shkaktojë as «murmurisje midis fanatikëve».

Hjumi konsideronte – duke iu përmbajtur devizës themelore të empirizmit – se forca e frymës qëndron para së gjithash në faktin se lënda e fituar nëpërmjet përvojës, përkatësisht shqisave, bashkon, merr formë të parë ose zvoglohet sipas ligjeve të asociacionit. Me një seri shembujsh Hjumi provoi se gjithë puna e mendjes zhvillohet sipas këtyre ligjeye, nga të cilat ekzistojnë tri lloje: ligji i ngjashmërisë, i kontaktit në hapësirë dhe në kohë dhe «asociacioni i të priturit». Kështu pikërisht në mënyrë qenësore kufizoi veprimin e mendjes, e cila jo vetëm që nuk krijon asgjë të re nga vetja e që nuk do të ekzsitonte në fakticitetin ndijor, por edhe materialin e fituar e bashkon vetëm në kuadrin e ligjeve të përmendura të asociacionit. Por megjithkëtë, ne mund ta përfytyrojmë për shembull kodrën prej ari dhe të krijojmë tablonë mbi të, ndonëse ajo ndijorja nuk ekzsiton. Mirëpo ky përfytyrimi ynë gjithmonë është i lidhur medoemos përveç me përfytyrimin e kodrës edhe me përfytyrimin e arit që më parë i shikuam dhe vetëm fryma njerëzore i ka bashkuar këto dy përshtypje në një. Në këtë veprimtari të kufizuar reduktohet në realitet tërë forca dhe fuqia e të menduarit. Hjumi vërtet dëshiroi «të trondisë vetëdijen e vetvetes krenare të intelektit që mendon, që ishte parim i racionalizmit, sepse kudo e kufizon kuptimin e tij, i mohoi të drejtat e tij për të pasur një vlershmëri të përgjithshme dhe parimet e tij, dhe para së gjithash, kauzalitetin e reduktoi në ndjenja, shtytje dhe instinkte, të cilat janë burim i vërtetë i gjithë jetës» (Yberveg). Mirëpo, megjithkëtë, sipas Hjumit, sigurinë dhe autenticitetin duhet t’i atribuojmë çdo argumentimi racional të tipit matematik-gjeometrik, ndonëse autenciteti i tyre nuk buron nga përvoja. «Edhe sikur të mos ekzistonte në natyrë asnjëherë rrethi ose trekëndëshi, prapëseprapë të vërtetat e Euklidit do të përmbanin sigurinë evidente». Gjeometria edhe më shumë aritmetika si shkenca bazohen në raportet e pandryshuara dhe andaj këto përmbajnë njohje të domosdoshme dhe të sigurta. Një autenticitet i tillë, ndërkaq, nuk ekziston kur është fjala për faktet, ngase të gjykuarit tonë mbi faktet bazohet në raportin midis shkakut dhe pasojës. Në fakte, besojmë ngase nga shkaku presim pasojën. Mirëpo njohja nga shkaqet në pasoja nuk mund të jetë apriore, por vetëm empirike. Nga vetë të kuptuarit e dy sferave askush nuk mund të pohojë se këto me rastin e ndeshjes do të largohen prej njëra tjetrës, nuk mund të dime se nga zjarri do të digjemi në qoftë se për këtë nuk kemi përvojë. Në bazë të çfarë kriteri, pra, megjithatë pohojmë a priori se ekziston lidhja e paevitueshme shkajkore-rrjedhore? Kriteri është psikologjik: kjo është fuqia e shprehisë ngase sipas analogjisë presim nga të njëjtat shkaqe të njëjtat pasoja. Ne jemi të mësuar të gjykojmë sesi ajo që është post hoc do të thotë njëkohësisht edhe propter hoc. Në të vërtetë, nuk shohim kurrgjë tjetër veçse që një fenomen vjen pas tjetrit dhe pastaj konkludojmë se njëri është shkak i të dytit. Mirëpo, një konkluzion i tillë është krejtësisht arbitrar dhe nuk rrjedh nga kurrfarë domosdoshmërie logjike, ndërsa në përvojë nuk mund të vërtetohet. Me fjalë të tjera, për arsyetimin logjik është gjithashtu e kuptueshme se lulja lulëzon në dhjetor dhe jo në maj, dhe arsyen nuk e kundërshton a priori asnjë pasojë nga çfarëdo qoftë shkaku. Në realitet duhej të thoshim me arsye se ka mundësi vetëm që të gjithë njerëzit do të vdesin ngase deri tash kanë vdekur, ose se dielli duhet të dalë ngase deri tash ka dalë. Andaj arsyeja është plotësisht e pafuqishme kur përpiqet nga natyra e shkaqeve të konkludojë për natyrën e pasojës. Përveç mohimit të kauzalitetit objektiv, Hjumi mohon skeptikisht edhe ekzistimin e çfarëdo substance, materiale ose shpirtërore. Gjithashtu edhe substanca e perëndisë është e pavërtetueshme. «Në qoftë se i veçojmë të gjitha idetë, do të shohim se kanë dalë nga ndjenjat ose ndijimet. Madje edhe ideja e perëndisë si qenie jashtëzakonisht inteligjente, e urtë dhe e mirë, përbëhet nga vëzhgimi i veprimtarisë sonë shpirtërore dhe nga shtimi i pakufizuar i këtyre cilësive». Të konstatosh se burimi i religjionit është në fantazinë njerëzore dhe jo në ekzistimin objektiv të perëndisë, ishte mendim mëkatar të cilin e sulmuan pa mëshirë të gjithë filistinët, fetarët dhe etikanët e mundshëm të asaj kohe (për shembull peshkopi Horn).

Rezultat i filozofimit të Hjumit është skepsa radikale dhe konsekuente. Në fund të veprës së tij Hulumtime mbi arsyen njerëzore i hedh në zjarr librat teologjikë dhe metafizikë, ngase nuk mund «të përmbajnë kurrgjë përveç gënjimit dhe mashtrimit». «E vetmja gjë që dimë është mosdituria jonë e themeltë» përfundoi në mënyrë sokratike Hjumi Dhe kështu empiristi, që mendoi në mënyrë konsekuente ta zbatojë parimin e qartësisë së Dekartit, përfundoi në skepticizëm, ashtu si pat filluar me të themeluesi i këtij parimi.

Mirëpo, megjithkëtë, do të ishte gabim sikur ta reduktonim në skepsën gjithërrënuese. Në kuadrin e problematikës etike, ai për shembull flet mbi «ndjenjën morale» të sigurt dhe medoemos të nevojshme, e cila konkretizohet në simpati dhe aftësi për të pasur dhimbsuri për të tjerët. E mira morale është identike me të dobishmen, prandaj sipas kësaj teze të vet Hjumi deri diku është edhe paraardhës i drejtimit utilitarist në etikë. ,Por për Hjumin në përgjithësi, etika dhe estetika «nuk janë objekte të mendjes sa të shijes dhe të ndjenjës». Bukuria dhe vlera konsistojnë në ndjenjën e këndshme; bukuria para së gjithash është kënaqësi, kurse kënaqësia është motiv themelor i gjithë aktivitetit tonë. Në këtë drejtim, arsyeja «duhet të bëhet vetëm skllave e pasioneve dhe kurrë nuk mund të pretendojë se ka të drejtë për çfarëdo pune tjetër përveç që t’u shërbejë dhe t’u nënshtrohet».

Shikuar në tërësi, filozofia e Hjumit është pa dyshim një zhvil’lim i mëtejshëm i traditës filozofike angleze, me ç’rast përveç peshkopit Berklit nuk duhet harruar as ndikimin e Haçesonit. Ndikimi që bëri në filozofinë e mëvonshme, ishte ndoshta ndikimi më i madh që e bëri ndonjëherë një filozof anglez. Për shembull, Kanti e pranoi këtë me ngurrim. Pavarësisht nga një seri konkluzionesh negative, skeptike, pavarësisht nga konsekuencat paradoksale dhe të papranueshme që pasonin nga premisat në esencë të gabuara – siç është për shembull kuptimi pasiv i nocionit të përvojës – çështjet e Hjumit pa dyshim ishin nxitje për t’u futur më thellë në problemet themelore të filozofisë dhe në këtë kuptim kritik, ndikuan pozitivisht në zhvillimin e mëtejshëm të mendimit njerëzor.

Veprat kryesore: Treatise on human nature (3 vëll. 1739-40); Essays moral, political and literary (2 vëll. 1741); Philosophical Essays concerning human understanding; titulli i mëvonshëm i të njëjtes vepër: An Enquiry concerning human understanding; An Enquiry the principles of morals (1751); Political Discourses (1752); Essays and Treatises on several subjekcts (1758); My Own Life (1776).

  • Uni – Hjumi e mohonte se ne kemi një ide për veten. Hjumi e mohonte ekzistencën e një vetëidentiteti të vazhdueshëm dhe thoshte, për gjithë pjesën tjetër të njerëzimit, që “ata nuk janë asgjë tjetër veçse një grumbullim perceptimesh të ndryshëm”. Atëherë si arrijmë ne në përfundimin se çfarë është vetvetja? Hjumi përgjigjej se, është fuqia e kujtimeve tona ajo që na krijon mbresën e identitetit të vazhdueshëm. Hjumi e krahasonte mendjen me një lloj teatri ku shumica e perceptimeve shfaqin prezencën e tyre në mënyrë të suksesshme”, por shtonte se “ne nuk kemi as nocionin më të vogël për vendin ku këto skena janë shfaqur…”
  • Substanca – Hjumi këmbëngulte se asnjë lloj substance nuk mund të vijë nga mbresat dhe ndijimet tona. Në qoftë se ideja e substancës është transmetuar tek ne nëpërmjet shqisave, Hjumi pyeste “… se nga cila prej tyre dhe në ç‘mënyrë? Pasi në qoftë se do të perceptohej nga sytë do të ishte ngjyrë; në qoftëse do të perceptohej nga veshët do të ishte tingull; pot ë ishte nga pjata do të ishte shija… Pra, përfundimisht ne nuk kemi ide për substancën përveç asaj që shohim si një grumbull i cilësive të veçanta…”
  • Zoti – Argumenti për krijuesin fillon me vëzhgimin e një rregulli të përsosur në natyrë. Ky lloj rregulli është i ngjashëm me po atë rregull që edhe mendja njerëzore është e aftë ta vendosë mbi sendet që nuk mendojnë. Nga ky vëzhgim fillestar, mendja arrin në përfundimin se sendet, që nuk mendojnë, nuk përmbajnë mbrenda tyre parimin e rregullsisë: “Kështu disa copa çeliku së bashku, pa asnjë formë dhe përmasë, asnjëherë nuk mund të renditen vetvetiu në një mënyrë të tillë, që të formojnë një orë…” Pra, rregulli kërkon veprimet e një mendjeje dhe të një rregullatori. Përvoja na tregon se asnjë orë apo shtëpi nuk mund të krijohej pa orëbërësin apo arkitektin.Përderisa ne themi se kemi arritur tek ideja e shkakut nga vrojtimi i përputhshmërisë, prioritetit dhe lidhjeve të qëndrueshme të dy sendeve, atëherë si mund të supozojmë një shkak për krijimin e universit, kur ne asnjëherë nuk kemi ndeshur një univers të lidhur me atë që ne mund ta quanim një shkak. Përdorimi i analogjisë së mësipërme nuk e zgjidh këtë problem, përderisa analogjia midis orës dhe universit nuk është e saktë. Pse atëherë nuk e konsiderojmë Universin si produkt të një procesi vegjetativ, në vend të një krijuesi racional? Por, edhe në qoftë se shkaku i krijimit të universit është diçka e lidhur me inteligjencën, si mundet që karakteristikat morale t’i atribuohen një qenie të tillë? Ose më tej, në qoftë se do të përdornim analogjinë, atëherë cilën prej tyre duhet të zjgjidhnim? Shtëpitë dhe anijet janë pothuajse gjithmonë të projektuara nga një grup projektuesish: atëherë për analogji a mund të themi se universi është krijuar nga shumë perëndi? Shumë herë modelet eksperimentale janë krijuar duke mos u mbështetur në njohjen e formës përfundimtare të sendit: por a është universi një model provë apo një projekt përfundimtar? Duke ndjekur këtë vijë arsyetimi, Hjumi donte të theksonte se rregulli i universit është thjesht një fakt empirik dhe prej tij nuk mund të vërtetojmë ekzistencën e Zotit. Kjo nuk e bëri Hjumin ateist. Ai thjesht provoi vërtetësinë e idesë sonë për Zotin, nëpërmjet parimeve të tij empirike në të cilat provoi dhe vërtetësinë e unit dhe të substancës.
  • Etika – Për Hjumin, fakti kryesor rreth etikës ishte se gjykimet morale janë të krijuar jo vetëm nga arsyetimi, por gjithashtu edhe nga ndjenja e simpatisë. Nuk ka asnjë dyshim, se arsyetimi luan një rol të rëndësishmë në debatet tona rreth vendimeve etike. Por, thotë Hjumi, vetëm arsyetimi “nuk është i mjaftueshëm për të krijuar mangësitë apo miratimet morale”. Ajo që e kufizon rolin e arsyes në etikë është se kjo e fundit i bën gjykimet mbështetur në problemet faktike dhe në lidhjet; ndërsa gjykimet morale mbi të keqen nuk janë të kufizuara as nga problemet faktike dhe as nga lidhjet e tyre.Për shembull, pse ne gjykojmë një vrasës kur ai bënte një krim? Ose, pot ë përdorim fjalët e Hjumit, “cili është ai problem faktik, të cilin ne e quajm krim?” Në qoftëse do të përshkruanim veprimin, kohën e saktë në të cilën ka ndodhur, armën e përdorur dhe përfundimisht, në qoftëse i mbledhim të gjitha këto detaje rreth ngjarjes, përsëri aftësitë e të arsyetuarit nuk do të arrijnë të veçojnë faktin, të cilin ne e vulosim me fjalën krim. Pra, pas gjithë këtyre, ky veprim nuk mund të konsiderohet një krim gjithmonë dhe në të gjitha rrethanat. I njëjti veprim mund të quhet vetëmbrojtje ose ekzekutim zyrtar. Gjykimi i së mirës dhe së keqes bëhen vetëm pasi njihen të gjitha faktet.

Hjumi kuptoi se për të ndërtuar një system etik mbi aftësitë e ndjenjave, sentimenteve apo keqardhjes, do të thotë të rrezikosh kthimin e etikës në një çështje shijesh ku gjykimet morale janë subjektive dhe relative. Të pranosh ndjenjat apo sentimentet si burim të vlerësimit apo të fajësimit, do të thotë të nënkuptosh se gjykimet tona morale janë shprehje të interesave dhe dashurive tona personale. Ndjenjat e simpatisë apo të miqësisë, shkruan Hjumi, mund të përshkruhen si “parime të natyrës njerëzore, prej të cilave nuk mund të ketë asnjë parim më të përgjithshëm”. Pra janë kapacitetet njerëzore që japin vazhdimisht çmime për veprime të virtytshme, fakt ky, që nuk ka asnjë lidhje me vetë interesin e ngushtë të njerëzve. Hjumi e kundërshton hipotezën e ekzistencës së rregullave morale duke thënë se një hipotezë e tillë është “e vështirë” dhe “nuk ka për të qenë kurrë e lehtë për ta kuptuar”. Midis cilësive që ju japin spektatorëve ndjenjën e kënaqësisë dhe të aprovimit, janë: “maturia, kujdesi, iniciativa, ekonomia, mirësia, urtësia dhe aftësia për të dalluar”. Gjithashtu, përveç, këtyre ekziston një marrëveshje unviersale, bile edhe ndërmjet njerëzve më cinik të botës, e cila përfshin “meritat e temperamentit, qetësinë, durimin, qëndrueshmërinë, konsideratën, prezencën e mendjes, shpejtësinë e konceptimit dhe lehtësinë e shprehjes”. Dallimi midis asja që është e dobishme dhe asaj që është e dëmshme është një dallim moral esencial. Pra, thotë Hjumi, “në qoftë se dobia… do të jetë një burim i ndjenjave morale dhe, në qoftëse kjo dobi nuk do të jetë gjithmonë në shërbim të vetvetes, kjo do të thotë se gjithçka që kontribuon për lumturinë e shoqërisë, do të fitojë aprovimin dhe dëshirën tonë të mirë.

  • Drejtësia – Hjumi pranoi përzierjen e interest vetiak me simpatinë, në analizën e tij të drejtësisë. Në të vërtetë, ai këmbëngul se drejtësia e cila paraqitet si një “paqe dhe rregull i përgjithshëm nga zotërimet e të tjerëve”, pasqyron interesin vetiak të çdo personi, i cili dëshiron të ketë siguri si individ dhe në pronë. Kjo siguri dhe lumturi mund të arrihet në shoqëri, do me thënë me vendosjen e drejtësisë. Sipas kësaj drejtësia del si një pasqyrim i interest vetiak të çdo njeriu. Pavarësisht nga dobia shoqërore apo interesi vetiak, të cilat e çojnë njeriun drejt shoqërisë apo një skemë drejtësie, ekziston diçka tjetër, veç interesave vetiake, e cila siguron bazat morale të drejtësisë. Ajo, që i jep drejtësisë cilësinë e një virtyti moral dhe padrejtësisë cilësinë e së keqes, nuk është interesi vetiak, por ndjenja e simpatisë. Në e dënojmë padrejtësinë jo vetëm kur përfshihet interesi ynë personal, por gjithashtu kur ajo krijon dhembje, shqetësime dhe mosmarrveshje tek të tjerët, të cilat ne mund t’i ndajmë me të tjerët me anë të simpatisë, “Kështu”, thotë Hjumi, “interesi vetiak është motive bazë për të krijuar drejtësinë, ndërsa simpatia me interes publik është burim i aprovimit moral, i cili pason këtë virtyt.