Ngjarjet e pamira në FYROM, tash një kohë të gjatë që po ndodhin, dhe kjo e fundit në Kumanovë më përmasa tragjike, e hapin pyetjen për fatin e Maqedonisë. E hapin pyetjen për ekzistimin e shtetit të kompremetuar të fashistit Nikolla Gruevski. Të gjitha analizat flasin se ngjarjet shumë tragjike karshi shqiptarëve të cilët u bënë rrafsh me tokë nga forcat fashiste te Gruevskit në Kumanovë, ishin mirë të inskenuara dhe te ndihmuara edhe nga qarqet e caktuara antishiptare. Shumëçka u qartësua dhe po qartësohet lidhur më ekspediten ndëshkuese të forcave policore të Maqedonisë.
Maqedonia ka qenë dhe ka mbetur shqetësim për bashkësinë ndërkombëtare. Çdo krijesë artifciale herdokur e pret shpërbërja, siç ndodhi me ish BRSS-në, ish-Jugosllavinë, ndarja e çekëve prej sllovakëve e shembuj të tjerë. Krijesat e tilla artificiale ngërthejnë në vete së pari problemet etnike, problemet me fqinj, nuk kanë mundësi të zgjidhjes së problemeve sociale-ekonomike, nuk sigurohen në mënyrë të barabartë të drejtat dhe liritë e njeriut. Aq më të brishtë e bën situatën politike dhe të sigurisë në këtë shtet fakti se populli maqedon, sikurse serbët, kurrë nuk u liruan nga shovenizmi karshi shqiptarëve. Ata po trajtohen si qytetar të dorës së dytë ose edhe me keq. Në forma të ndryshme në vazhdimësi po persekutohen nga sllavomaqedonasit të mbushur më urrejtje patologjike. Rusët dhe bullgarët po mundohen qe Maqedoninë ta nxjerrin si paralelizëm me Ukrainën, e një paralelizëm i tillë po bëhet qëllimisht nga hegjemonitë ruso-bullgare dhe serbe. Rusia për ta zhvendosur konfliktin nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të futjes së ndikimit dhe të shtrirjes gjeostrategjike, ndërsa serbët dhe bullgaret për ta marre hisen e tyre të pretenduar moti. Në ketë mes gjendet edhe Greqia e cila është në kontest lidhur me emërtimin e FYROM-it, duke e stopur këtë shtet në integrimet euroatlantike. Kjo situatë e krijuar nxit dhe krijon kushte për një shpërbërje të mundshme të këtij shteti. Ky është realiteti politik që edhe përkunder këmbënguljes ndërkombëtare vështirë që do të shpëtojë heret ose vonë nga shpërbërja.
Ish sekretari amerikan i shtetit Xhems Bejker, përkundër se kishte deklaruar në Lubjanë se ish Jugosllavia do të duhet ta ruajë tërësinë territoriale, e pashmangshme ishte shpërberja e saj. Një analogji e tillë vlen edhe për krijesën e FYROM-it, të cilën krijesë si të tillë nuk e pranojnë shtetet fqinje. Aq me fraxhile e bën situatën politike në këtë vend, fakti që në krye të shtetit gjinden forcat ultranacionaliste të Nikola Gruevskit, i cili qëllimisht inskenoi shumë incidente nderetnike më përmasa tragjike. Edhe nese ndodh të largohet nga pushteti nën trysninë e fortë ndërkombëtare dhe të opozitës, pushteti shovenist i Gruevskit tashmë ka lënë pasoja gadi të pariparueshme. Pushteti sllavomaqedonas me shtetrrethimin e egër policor dhe ushtarak në Kumanovë shqiptarëve në këtë republikë u shpalli luftë. Këtë e vërtetuan edhe deklaratat tejet skandaloze të Jankullovskës së dorëhequr, e cila tha së shqiptaret duhet shlyer, edhe ate për një ditë të vetme. Kur një polici apo ushtri ushtron një dhunë të tillë mbrenda territorit vet, kunder nje entiteti të posaqëm etnik, vështire që do mbahet një bashkëjetesë e tillë e dhunshme për një kohë më të gjatë.
Ngjarjet në FYROM shpërfaqën edhe dobësit e mëdha të faktorit politik shqiptar në këtë republikë, dhe shpërfaqën edhe dobësitë e faktorit politikë shqiptar të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, të cilat qendra u treguan të ngathta para një situate të tillë të krjuar, ku mbi bashkombasit e tyre në Kumanovë u ushtrua terror i vërtetë nga terbimi sllavomaqedos. Për prapavinë dhe prapaskenat që ndodhën me këtë rast, duke i tradhtuar rëndë ata trima të cilët luftuan fyt për fyt me egersirat maqedonase, lë të mbetet kjo në ndërgjegjën e tyre sigurisht të vrarë. Nese vërtet dikush nga shqiptarët ka bërë veprime te tilla tradhtare – e duket se ka bërë, – historia kurrë nuk do t’ua falë.
Armiqtë tanë gjithmonë vepruan në mënyrën më barbare kunder interesave të shqiptarëve, vetëm që mos të faktorizohemi në ketë pjesë të Evropës. Kumanova hapi dimensione te reja, duke krijuar krejtësisht një situatë të re politike, që ngerthen në vete edhe pozicionim të ri të faktorit politik shqiptar dhe ndërkombëtar. Duke i pasur para sysh problemet e hapura në këtë republikë dhe të mardhënieve ndërkombëtare, automatikisht hapen platforma te reja politike të cilat kërkojnë një studim të veçantë. Platforma politike shoveniste serbe, ruse dhe maqedonase për Shqipëri të Madhe, është tezë ekspansioniste e këtyre shteteve karshi tokave shqiptare. Shqipëria e Madhe, Shqiperia Natyrale apo Bashkimi Kombëtar është diçka shumë e logjikshme dhe e natyrshme, kur dihet se nga fuqitë e mëdha të kohës tokat shqiptare u shkëputën nga trungu i lashtë ilirik.
Faktori ndërkombëtar ishte dashur të marre masa preventive për parandalimin e ekspansionit ruso-serbo-maqedonas në hapësirat Ballkanike. Ndërkombëtarët është mirë që nuk ranë nën ndikimin e qarqeve antishiptare që ngjarjet në Kumanovë t’i klasifkojnë si ngjarje ku u luftuan terroristët shqiptarë, për dallim të faktorit poltik shqiptar. Edhe ata të cilët nuk i kanë dy lidhje me politikë nuk do të kishin ra pre e një logjke të tillë antishqiptare. Deklaratat e fundit të kreut të Kremlinit, të kreut të Serbisë dhe të kreut të FYROM-it janë mirë të sinkronizuara, që faktori shqiptar të dobësohet dhe që, para syve të botës demokratike, të paraqitet si fajtor kujdestar për eskalimin e mundshem në Ballkan.
Faktori politik shqiptar duhet ta shfrytëzojë mirë situatën e krijuar dhe të bëjë hapa konkretë në revidimin e Marrëveshjës së Ohrit. Pushtetit të Gruevskit po i ngushtohet fusha e veprimit, dhe kjo të shfrytëzohet mirë për realizimin e te drejtave legjitime të shqiptarëve në FYROM. Maqedonia tashmë e identifikuar si shtet jo stabil për shkak të nëpërkëmbjes së të drejtave të shqiptarëve po hyn në fazën e re destabilizuese. Po hyn në fazen e gërshetimit të interesave ndërmjet Amerikës dhe të Rusisë në planin gjeopolitik. Në shikimin e planit të çështjes shqiptare të eliminohen revidimet e deritashme në drejtim të federalizmit të Maqedonisë, e që do të ishte zgjedhja e përhersheme e problemit etnik maqedono-shqiptar…
Komentet