BARCELONË – Gjatë votimit të Kryeministrit aktual të krahinës spanjolle Katalonia, Artur Mas, disa të rinj spanjollë vendosën që në mënyrë demonstrative ta shprehin pakënaqësinë e tyre.
Mas së bashku me bashkëshorten votoi në qendrën e votimit në Shkollën fillore “Infant Jesus” në Barcelonë. Megjithatë, në ato momente të rinjët spanjollë shprehën pakënaqësinë e tyre. Ata erdhën me flamujt e Spanjës dhe pankarta “Unë jam spanjoll dhe katalonjas”. Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë reaguar duke larguar demonstruesit nga qendrat e votimit.
Nga ana tjetër, disa katalonjas të cilët kanë ndodhur në ato momente aty, me duartrokitje mbështetën Mas dhe brohoritën duke thirrur “Pavarësi”. Me këtë rast, Mas pas hyrjes në sallë është përshëndetur me duartrokitje të madhe.
“Sot në Kataloni demokracia realizon fitoren e saj të madhe.
“Kemi kapërcyer të gjitha pengesat të cilat na i vendosi qeveria e Spanjës. Populli i Katalonjës ka të drejtë në mënyrë demokratike të votojë. Jam shumë i gëzuar që kemi arritur deri këtu që të dihet fati i Katalonjës”, ka thënë Mas për mediat.
Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme rajonale e kanë 5,5 milionë katalonjas.
“Jam 39 vjeç dhe për herë të parë ndjej nevojë për të votuar. Nuk kam hezituar. Kjo është zgjedhje shumë e rëndësishme. Përcaktohet fati ynë”, ka thënë një shofer taksie.
Në zgjedhjet “vendimtare” për Katalonjën marrin pjesë gjithsej 11 subjekte politike. Katalonia ka rreth 7,5 milionë banorë dhe 196 mijë prej tyre jetojnë jashtë krahinës, por të cilët votën e tyre mund ta japin në konsulatat e Spanjës.
Edhe pse mbahen si krahinore, zgjedhjet në të cilat katalonasit zgjedhin qeverinë autonome, mund të rriten edhe në diçka më tepër përderisa palët seperatiste fitojnë shumicën absolute në Parlamentin autonom dhe realizojnë premtimin e tyre të hershëm se do të shpallin pavarësinë nga Spanja në afat prej 18 muajve pasi të vërtetohet rezultati zgjedhor.
Këto zgjedhje mund të jenë historike që do të çojnë deri te shkëputja nga Spanja dhe krijimit të shtetit të ri në Evropë.aa
Komentet