VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mami i jep këshilla së bijës që po shkon në takimin e parë

By | June 8, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Një nga biznesmenët më të mëdhenj të zonës e ftoi Nastradinin në shtëpi

Një nga biznesmenët më të mëdhenj të zonës e ftoi Nastradinin në shtëpi. Nastradini shkoi në shtëpinë e biznesmenit në ditën dhe orën e caktuar. Kur iu afrua shtëpisë, Nastradini e pa biznesmenin duke vështruar nga dritarja. I ra ziles dhe thirri:

– Kam ardhur me ftesën e zotit të shtëpisë.

Shërbyesi i shtëpisë hapi derën dhe i tha se i zoti i shtëpisë nuk është këtu.

Nastradini u zemërua, por e ruajti qetësinë.

– Atëherë bëji atij shumë të fala nga unë dhe thuaji që herën tjetër, kur të largohet nga shtëpia, të mos e harrojë kokën në dritare, – i tha Nastradini.

Këndi i humorit: E panë njerëzit Nastradinin të ulur buzë liqenit dhe duke hedhur kos në ujë

E panë njerëzit Nastradinin të ulur buzë liqenit dhe duke hedhur kos në ujë. E pyetën se çfarë po bënte.

– Jam duke hedhu tharmin që liqeni të bëhet kos, – u përgjigj Nastradini.

– Po është e pamundur ta shndërrosh liqenin në kos, – i thanë ata.

– E di që është e pamundur, por nëse është e mundur, ju çfarë do të thonit?

Këndi i humorit: Disa fëmijë të komshijve ia morën Nastradinit çallmën

Disa fëmijë të komshijve ia morën Nastradinit çallmën. Kur ai u përpoq t’ua merrte, ata filluan t’ia pasojnë njëri tjetrit. Nastradini e pa se nuk mund ta rikthente çallmën. Kështu që mori rrugën për në shtëpi… Gruaja, sa e pa, e pyeti:

-Nastradin, ku e ke çallmën?

-Asaj iu kujtua fëmijëria e vet. Kështu që tani çallma po luan me fëmijët,- iu përgjigj Nastradini.

Këndi i humorit: Një natë vonë Nastradini dhe një mik i tij po udhëtonin për në shtëpi

Një natë vonë Nastradini dhe një mik i tij po udhëtonin për në shtëpi. Ata panë disa vjedhës përpara derës së një dyqani. Njëri prej tyre po e thyente drynin për të hapur derën. Duke e kuptuar se nuk kishte çfarë t’iu bënte vjedhësve, Nastradini vendosi të bëjë sikur nuk i pa.

-Nastradin, çfarë po bëjnë këta burra kaq vonë tek dera e dyqanit? – e pyeti miku i tij.

-Njëri po i bie çiftelisë, ndërsa të tjerët po e dëgjojnë,- u përgjigj Nastradini.

Miku i tij e mori seriozisht dhe iu kthye Nastradinit:

-Po unë nuk po e dëgjoj çiftelinë, tha ai.

-Do të dëgjohet nesër në mëngjes, – tha Nastradini.

Këndi i humorit: Një ditë gruaja e Nastradinit gatoi një ëmbëlsirë shumë të shijshme

Një ditë gruaja e Nastradinit gatoi një ëmbëlsirë shumë të shijshme. Në darkë hëngrën pjesën më të madhe të ëmbëlsirës dhe lanë diçka për mëngjes.

Atë natë Nastradini nuk flinte dot. Dikur u zgjua dhe i thirri së shoqes:

-Zgjohu, zgjohu, unë kam diçka të rëndësishme për të thënë!

Ndërkohë që gruaja po përpiqej të hapte sytë dhe të zgjohej, Nastradini vrapoi në kuzhinë dhe u kthye me tepsinë e ëmbëlsirës në dhomën e gjumit:

-Le ta mbarojmë këtë ëmbëlsirë. Është më mirë ta kemi në stomakët tonë se në mendjet tona!

Këndi i humorit: Një natë me hënë Nastradini shkoi tek pusi për të marrë ujë

Një natë me hënë Nastradini shkoi tek pusi për të marrë ujë.

Kur uli kokën ai shikoi hënën të pasqyruar në ujë. “Duhet ta shpëtoj hënën,” i tha vetes. Dhe filloi me kovën e pusit të nxjerrë ujë nga pusi pa pushim.

Ndërsa vazhdonte punën, litari i kovës iu kap diku. Nastradini e tërhoqi me forcë, por duke e tërhequr, u përplas prapa me kurriz përtokë.

Ai u trondit shumë nga përplasja. Por, kur i kaluan dhimbjet, hapi sytë dhe pa në qiell hënën:

“Lavdi Zotit! Unë punova sa u dërmova, por hëna, më në fund, është atje ku duhet të jetë!”

Këndi i humorit: Nastradini shkoi në pazarin e zogjve

Nastradini shkoi në pazarin e zogjve. Ai pa një zog shumëngjyrësh që shitej për dymbëdhjetë monedha floriri.

Ai u bë tepër kureshtar dhe pyeti:

-Pse ky zog kushton kaq shumë?

-Ky është papagall dhe flet, – iu përgjigj shitësi.

Nastradini shkoi drejt e në shtëpi pa vonuar, e mori gjeldetin e tij dhe zbriti në pazar.

-Sa e shet këtë gjeldet? – e pyetën.

-Dhjetë monedha floriri.

Të gjithë u shokuan.

-Gjeldeti nuk mund të kushtojë aq shumë!

-Epo ai burri atje kërkon dymbëdhjetë monedha floriri për një papagall.

-Po, Nastradin, ai papagalli ka një dhunti. Ai flet. Po gjeldeti yt çfarë di të bëjë?

– Në qoftë se ai papagall flet, ky gjeldet mendon, -u përgjigj Nastradini.

Këndi i humorit: Nastradini me të shoqen kishin një jorgan fare të vogël

Nastradini me të shoqen kishin një jorgan fare të vogël. Në netët e ftohta ai e kishte bërë zakon që e mbështillte krejt jorganin rrotull vetes që të ishte ngrohtë.

Një natë me borë gruaja e Nastradinit kishte shumë ftohtë dhe nuk po vinte gjumë në sy. Ajo kollitej dhe kthehej sa në njërin krah në tjetrin, duke mos e lënë Nastradinin të flinte. Më në fund, Nastradini u ngrit, doli jashtë dhe e mbushi një thes me borë.

“Ja ku të solla një thes plot me borë,” i tha gruas. “Merre dhe bëj me të një jorgan apo çfarë të duash që të jesh sa më ngrohtë.”

“U çmende ti?” – ia ktheu ajo. “Nuk bëhet jorgan prej bore. Bora nuk ngroh askënd.”

“Natyrisht që ngroh,” – i tha Nastradini. “Po të mos ishte kështu, si është e mundur që të parët e tu prej mijëra vjetësh flenë rehat nën jorganin e borës?”

Këndi i humorit: Nastradinit ia vodhën gomarin

Nastradinit ia vodhën gomarin. Fqinjët e tij, në vend që ta ngushëllojnë, filluan t’ia vënë fajet atij.

-Duhej ta kishe mbyllur mirë haurin.

-A dëgjove ndonjë zhurmë kur ta vodhën?

-Duhej ta kishe lidhur fort gomarin.

Nastradini i dëgjoi me durim, pastaj iu përgjigj:

-Mirë, ju po m’i lini mua të gjitha fajet. A mendoni ju se vjedhësi është i pafajshëm?

Këndi i humorit: Nastradini kishte vetëm 10 pare për të ngrënë drekë me to

Nastradini kishte vetëm 10 pare për të ngrënë drekë me to. Ai shkoi tek një furrtar, ia dha 5 pare furrtarit dhe ia kërkoi një bukë. Furrtari mori bukën t’ia jepte dhe i kërkoi atij paratë. Nastradini i tha:

-Unë sapo t’i dhashë paratë.

-Jo, ti nuk m’i dhe paratë, – këmbënguli furrtari. Unë nuk pashë asnjë pare.

Pas disa minutash debat, duke mos ia arritur ta bindte furrtarin, Nastradini u dorëzua. Ia dha 5 paret e mbetura dhe ia dha furrtarit.

Mbetur pa pare, Nastradini hyri në një dyqan ushqimor. Kërkoi një enë me kos. Kur shitësi ia kërkoi paratë, Nastradini i tha se sapo ia kishte dhënë 5 pare. Shitësi shpirtmirë ishte disi i shqetësuar atë mëngjes, kështu që i besoi me lehtësi Nastradinit se mund t’ia ketë marrë paret dhe të ketë harruar.

Nastradini mori bukën dhe kosin e u ul poshtë një peme. Para se të fillonte drekën, ngriti kokën drejt qiellit dhe tha: ‘O Zot, Ti e di atë që vërtet ndodhi, Ti ia more 5 pare njërit e ia dhe tjetrit.’

Këndi i humorit: Nastradini merr pjesë në një konferencë shkencëtarësh

Nastradini merr pjesë në një konferencë shkencëtarësh. Ishin shkencëtarët më të famshëm nga e gjithë bota.
Një shkencëtar i ulur pranë tij, e pa me qesëndi Nastradinin dhe zuri ta tallte.
– Ju lutem, e pyeti shkencëtari – çfarë ndryshimi ka mes teje dhe gomarit!
Nastradini ia ktheu: Vetëm një pëllëmbë largësi.

Këndi i humorit: Nastradini po ecte në një rrugicë kur dikush rrëshqiti nga një çati

Nastradini po ecte në një rrugicë kur dikush rrëshqiti nga një çati, dhe ra mbi zverkun e tij. i rëni nuk pësoi asgjë por Nastradini u dërgua në spital. Disa nga nxënësit e tij vajtën për ta vizituar.
–  E çfarë mësimi nxjerr nga kjo ngjarje Nastradin, e pyetën?
– Shmangni çdo lloj besimi në të pashmangshmen, madje edhe kur shkaku dhe pasoja duken të pashmangshme. Ai ra nga çatia, por zverku im u thye. Mos besoni supozimet teorike si: ‘’nëse dikush do të bjerë nga çatia, do të thyejë qafën e tij’…